Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/24

Ëndrra e Nuses



Recenzioni nga ADEM GASHI : 

Ëndrra e Nuses



SHTJELLA E RËNDOMTËSISË


Lëndën letrare të Reshat Sahitajt, të shkruar e të publikuar deri tashti, e kam lexuar dhe e kam njohur pothuajse njëkohësisht me njohjen e figurës së autorit. Më vinte paksa e çuditshme se si e ruante ai pozicionin opozicion ndërmjet shkrimtarit dhe veprimtarit politik. Megjithatë, kujtoj se ndjenja e atdhetarisë, në masë të madhe ishte në funksion ekuilibrimi. Në një terren dyluftimi, sido që të jetë, ka një epilog, siç ka dhe një trofe për ngadhënjimtarin. Së fundmi, duke lexuar dorëshkrimin “Rojtari i pjesëve të harruara”, ma thotë mendja se artisti ka dalë laureat.
Pavarësisht nga opinioni që ke krijuar për një shkrimtar, pavarësisht se ai ka dhënë provën e maturimit në artin letrar, dorëshkrimi gjithmonë t’i injekton ethet e kureshtjes: nëpër ç’labirinte do të na prijë këtë herë autori, ç’botë do të shpalojë para nesh, do të na braktisë apo do ta braktisim?
E para e punës, Sahitaj e ka të qartë se bazamenti i prozës është narracioni;
E dyta, se kur ka narracion doemos ka edhe veprim; E treta, se kur ka veprim, patjetër që do të ketë edhe aktant. Gjuha dhe stili kallëzimtar i japin prozës (në këtë rast tregimit) përmasë estetike dhe artistike. Ç’kurs ka ndjekur autori kësaj radhe? Në 26 tregimet e këtij vëllimi ai ka ballafaquar artistin me veprimtarin me një paanësi të habitshme. Mbase ky ballafaqim, paradoksalisht, i ka dhënë lehtësinë e bredhëritjes aventuroze atraktive nëpër një botë krejt të rëndomtë. Mu në këtë shtjellë rëndomtësie është ndërtuar kështjella magjike letrare. Personazhi me emër e mbiemër real, sa futet në muzgun e epokave (edhe përtej vdekjes), sa shfaqet në asfaltin para Grandit të Prishtinës duke ndërtuar kësisoji arkitraun e mitologjisë letrare.
Në raste të tjera, për autorë të tjerë, do të këmbëngulja të shpjegoja ironinë. Vepra e Reshat Sahitajt më nxjerr në tjetër yrt. Them se është fjala për poetikën moviste. E ulta, e shëmtuara, banalja është veshur me rrobat e magjishme të artit letrar. Pikërisht këtë e konsideroj sa veçanti të artit të tij, poaq edhe vlerë letrare nga të rrallat. (Adem Gashi)
Paradigmat narrative





(Reshat Sahitaj: “Ëndrra e nuses”, tregime, botoi Forumi i krijuesve të Artit, Prishtinë 2004)

Vëllimi „Ëndrra e nuses“ i Reshat Sahitajt paraqet rikthimin brenda-subjektiv të shkrimtarit në paradigmat tematike, të trajtuara më parë tek romanet e botuara: me syzheun e lirshëm, me funksionalitetin kompozicional, me mikrostrukturat e drejtpeshimit artistik... Në plan të parë del procedimi tematik-fenomenologjik i tekstit, i ndërlidhur me përditshmërinë mitike, ligjërimore, sociale a ekzistenciale, nacionale a familjare. Aty, sikur ngërthehet ideja letrare borhesiane për labirintin letrar, si mbizotëruesja kryesore e poetikës së narracionit, do të thotë që rikthimi te paradigma tematike e romaneve, tash në trajtën e fikcionit tregimtar, mund të lexohet si rishkrim i tekstit, për të cilin parim krijues Roland Barthes thoshte se përbën mbizotëruesen e palimpsestit letrar.

Parabola moderne dhe parodia ironike e lakuriqësisë së realitetit

Që në tregimin e parë “Lakuriq drejt pavarësisë”, Sahitaj e kapërthen lëndën narrative nga pikëvështrimet e (vetë)ironizimeve në shkallë të lartë. Kapërcimi i subjektit narrativ nga pozitat, pasionet, pastishet, vetironizimet e nga sferat e ndryshme, zhvillohet në dy kahe: si kronologji ngjarjesh, si vetëdije për mesazhin, nga njëra anë dhe si diskurs i të parëndomtës që haset në realitetin e përditshëm, i çrëndomtësimit, nga ana tjetër. Bosht i këtij tregimi është martesa e Zanës njëzetvjeçe me një nëpunës të UNMIK-ut, Del Porto, 58-vjeçar. Për këtë martesë shkruajnë gazetat e përditshme, kosovarët harrojnë nga gëzimi problemet e veta, dasma festohet kudo nëpër qytetet e Kosovës, kryeqyteti stoliset me fotografi të çiftit martesor, ndërsa poenta e segmentit narrativ arrihet tek fundi i tregimi. Aty është Mitrovica, ku “në shenjë proteste, serbët kishin zgjedhur njëqind femra që ishin ndër më të bukurat dhe i ekspozuan të gjitha cullak duke i mbajtur tërë ditën mu në urën që e ndan qytetin.” Pjesa shqiptare ekspozon njëqind meshkuj të zgjedhur për inat të serbëve, lakuriq, përballë femrave serbe! “Gjendja është e tensionuar” përtallet subjekti ironik narrativ i tregimit dhe përfundon me komentin ironik: “Tani fitorja është në krahun e të lakuriquarve.”
E përfolëm fabulën e tregimit, për të parë se si parodizimi, emfaza e parodisë së realitetit të përditshëm, si dhe pastishi narrativ vijnë duke u zbërthyer shkallë-shkallë, për të arritur apogjeun e ironisë kolektive të kësaj përditshmërie: Kulti i Pavarësisë së Kosovës, nga subjekti përbërës narrativ, kthehet në Kultin Parodik të kësaj pavarësie! E pra, autori shkon përtej caqeve të një tregimi realist: nëse ai e përdor rrëfimin realist, nga ana tjetër, a e ndërfut parodinë e parodizimin si njërin ndër instrumentet kyçe të veçorive formale-stilistike. Autori, në mënyrë të çuditshme, i bashkon brenda hapësirës së një tregimi ndërkombëtarë, vendorë dhe bashkësitë e armiqësuara, sikundër janë serbët e shqiptarët, dhe, njëkohësisht, po këta personazhe, i parodizon. Është parodi e kaosit, e raporteve tona të pasluftës: aty secili e luan lojën e tij! Aty ndërfutet parabola moderne për rreziqet kolektive, në të cilat gjenden popujt dhe qytetarët kundruall vërshimeve e tajfuneve nga të huajt apo nga e kaluara: përsëri duhet të mendosh krejtësisht ndryshe për kërkesën tënde të vërtetë.

Konvencat e tregimit

Strategjia narrative e tregimit të Sahitajt vë në gërshet linja të shumta kompozicionale e tematike, tek njësohen në tonin e përgjithshëm të librit: ndërlidhja me (kuazi)faktogarfinë e realitetit, me propagandën neoideologjike të kohëve që i përjetuam e po i përjetojmë, me teksturat e me enterierin që duan ta theksojnë frymën e autenticitetit. Mandej ai arrin “të depërtojë” përtej vdekjes e të rikthehet përsëri në realitetin banal të së përditshmes.




Te tregimi “Ahmet Zalli” (që rrëfen për luftën e UÇK-së e për reflektimet e realitetit të Kosovës në këto tri kohë); te “Ëndrra e nuses” (martesa në luftë e në zgripet e kohës, si parabolë për abortimet e realitetit të lirisë, ëndrrave e dëshirave ekzistenciale-jetësore); te “Djaloshi nga Himalajet” (parabolë për tragjiken e mërgimit që nga kohët ilire deri në Himalaje, nëpërmes të Ladit që kërkon identitetin e humbur, e gjen në luftën e fundit të UÇK-së dhe vritet nga plumbi i të panjohurit mbas luftës); te “Libri amanet” (parabolë në tri kohët e shtrofimeve të identitetit e të Mitit për Librin e Ndaluar); te “Dashuria me ushtarin e huaj” (tragjikja e Dianës që dashuronte me shpirt, që përfundon me vetëvrasjen e saj në lirinë e përjetuar si robëri); - te të gjitha këto tregime hasim gërshetimin e procedeve tregimtare-narrative, të rrëfimit me mënjanimin e kërkimit të fabulës me çdo kusht; si dhe hapjen ndaj ndikimeve të arteve tjera, sikundër janë filmi a trajta e videokilipit si imazhe tregimtare. Së këndejmi, edhe në tregimet “E mërkura”, “Çmenduria”, “Terri”, “Guri i murmurimës”, “Midis agonisë dhe realitetit”, “Dashuria në ëndërr”, “Rrëfim për zbulimin e sekretit të ëndrrës”, “Përralla e sosur”, “”Rrëfim mbi legjendën”, “Dragoi im”, “Rikthimi i demonit” etj, krejtësisht në harmoni me procedimorin e mësipërm tregimtar, pikësynimi kryesor i prozës postmoderne, qëndron në inversionin, domethënë, në integrimin e elementeve produktive të modeleve të vjetëruara të prozës, me ato të përbërësve risimtarë narrativë në një Tekst krejtësisht tjetër, krejtësisht i përshtatshëm e analogjik me paradigmat e qytetërimeve moderne. Teksti i tillë del shumëzërësh, polimorf dhe i hapur, si do të shprehej Umberto Eko e që përkufizohet si dinamizëm i trajtës. Aty ndërthuren ëndrra, fantastikja e përditshmëria.
Më tutje, Sahitaj e shtrin korpusin tematik, ideor e motivor në disa kohë, të cilat maten me Kohën e Luftës: me tregime që trajtojnë kohën e paraluftës, kohën e luftës dhe atë të mbasluftës. Së këndejmi, tregimet na dalin një shtegtim arti nëpër tri kohë, që na e paraqesin shtegtimin tonë ekzistencial, nacional e çlirimtar, me gjithë përplasjet dhe kundërthëniet që na kanë përcjellë në realitetet e deritashme tragjike. Ky rrugëtim shënjon dy botë krejtësisht të kundërta me njëra tjetrën, sikundër janë kultet e pushtuesit kundruall Kultit të Lirisë shqiptare, janë idealistët shqiptarë të rezistencës kundruall pushtuesve e veglave qorre të pushtuesit, që projektojnë dhunë, shfarosje etnike e tragjedi të shumta njerëzore e kolektive, është realiteti i përditshëm që ngërthen tragjiken e personazheve, kurse fantastikja e magjikja i shënojnë shpesh situatat narrative tregimtare kundruall narracionit që e shënjon jetën e përditshme. Në tregimin “Një shqiptar më pak” del në pah realiteti tragjik i një familjeje e i akantëve të tri kohëve: i Shpresës dhe Hamdiut që e kanë të lidhur fatin e tyre me krimin barbar, të kryer e bërë kundër ish basghkëshortit të Shpresës e që na del jo vetëm si vrasje “për hir të dashurisë”, po edhe si vrasje politike. Sahitaj nuk i largohet konvencave të tregimit realist, po nuk iu reshtet as konvencave të tregimit modern.

Bota e karaktereve fikcionale

Karakteret fikcionale ngërthehen në veprimet e në botën e fikcionit të tregimit artistik të Sahitajt: posi në realitetin e përditshëm, ata portretizohen e endëzohen me paraqitjen imagjinative, me koncizitetin narrativ që e kërkon poetika e natyra e tregimit të shkurtër. Ashtu sikundër e kërkon kjo poetikë, këto karaktere vendosen në qendër të tekstit fikcional. Karakteret, përpos botës reale, merren edhe nga regjione të tjera të përjetimit e të imagjinatës: nga bota e heroizmit shqiptar e nga ajo e të vdekurve, posi në hadin homerik (Skënderbeu, Nëna Tereze e Zahir Pajaziti ringjallen në fanitjet e përhumbura të rrëfimtarit). Merren nga bota e legjendave dhe e përrallës që i ngjet aq shumë realitetit: (te tregimet “Përralla e sosur”, “”Rrëfim mbi legjendën”, “Dragoi im”, “Rikthimi i demonit” dhe “Rojtari i pjesëve të harruara”), në të cilat secili tregim ka heronjtë e vet të diellit, e ku secili zbulon një anë të panjohur të mitit e të legjendës, tek ndeshen terri e drita, e mira dhe e keqja, liria dhe robëria.



Këta karaktere merren nga parabolat, nga realiteti i përditshëm e që përafëron me tipin e parabolës (“Terri”, “Libri”, “”E mërkura”, “Çmenduria” etj). Kund e kund, këta karaktere fikcionalë veprojnë posi në botën e artit të performancës, teatrit apo kinemasë, porse ata këtu ringrihen e ringjallen sipas imagjinatës krijuese. Emri i karakterit fikcional të personazheve “importohet” nga bota e realitetit të përditshëm, nga njëra anë dhe nga ajo e fushave të tjera të imagjinatës krijuese, nga ana tjetër; ata shpesh mbajnë emra emblematikë që i shënon historia nacionale e shoqërore, për të arritur efektet e kërkuara sugjestive e artistike, sipas idesë apo konvencës narrative të autorit. Paraqiten karaktere njerëzore të larmishme, në disa plane. Kosova dhe Sopina janë dy toponime letrare që merren si bosht i hapësirës së zhvillimit të të ndodhurave. Aty, në këto hapësira të shënjuara të toposit letrar, ndodhin intrigat dhe tragjeditë jetësore, sakrificat sublime kundruall mashtrimeve, kurdisjeve e shpifjeve tmerrësisht tragjike. Janë njerëz që jetojnë të ngërthyer në të kaluarn dhe njerëz që përballen me plagët e të përditshmes. E, mbi të gjitha, karakteret fikcionale të këtij tregimi janë luftëtari, veprimtari politik dhe idealisti i jetës shqiptare. Së këndejmi, kemi një magji ëndrre e ëndërrimi, dashurie e disidence, ashtu sikundër do ta paraqiste këtë në romanet e deritashëm “Mali i ndaluar”, “Rruga pa kthim” dhe “Jetë dyfishe”). Ata kanë përvojat e tyre të burgjeve, të veprimit në atdhetaren ilegale e të luftës së fundit të UÇK-së, po edhe të pastërtisë së këtij idealizmi mbas luftës (si në tregimet “Ahmet Zalli”, “Takimi”, “Çmenduria” dhe “Djaloshi nga Himalaja”). Ata kanë vizion të gjerë për lirinë dhe këtë vizion e shkelin ata që janë futur edhe në luftë jo me qëllime krejtësisht të pastra, po që këtë vizion nuk e kanë pasur asnjëherë. Prandaj edhe fatet e personazheve të tillë idealistë janë fate të të martizuarve që e pësojnë edhe pas luftës, fate të luftëtarëve që heqin dorë nga lavdia e nga privilegjet, ose, aty-këtu, që përfundojnë edhe në çmenduri.


NGA FLORI BRUQI : BOTOHET NË PARIS ROMANI I RESHAT SAHITAJ : L'EMBUSCADE (GRACKA)

Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar. 

Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:“Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë”.

Reshat Sahitaj


Libri  me titull "Gracka ",  në serinë e botimeve të zotit Reshat Sahitaj , nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar.


Reshat Sahitaj botohet në Francë -DJEPI I KULTURES BOTËRORE

Në Paris këto ditë më 1 mars 2016, doli nga shtypi romani « L'EMBUSCADE » (Gracka) nga autoriReshat Sahitaj, në përkujdesjen e Shtëpisë botuese L'Harmattan-Qe nga pas lufta e këtej Reshat Sahitaj është prozatori i parë kosovar i cili ka arritur ta botojë romanin e tij në një shtëpi botuese serioze në Francë.

****





 Romani « Gracka » i krijuesit nga Kosova u prezantua edhe në Panairin e Librit në Paris që u mbajt nga data 17 deri më 20 mars 2016, (Parc des expositions de Paris - Porte de Versailles) , dhe ka zgjue interesim të lexuesit dhe kritiket francezë.

Romani « Gracka » nga krijuesit Reshat Sahitaj temë qendrore e ka fatin e një femre shqiptare nga Prizreni burrin e së cilës paramilitarët serbë e marrin nga shtrati në një mengjes të hershem të vitit 1999.

Pas luftës, Donika kryeprotagonistja e këtij romani, është në kërkim të identifikimit të eshtrave të trupit të burrit të saj duke shkuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare, në varreza masive, për të gjetur një shenjë identifikuese të burrit.

 Donika përballet me avokatë matrapazë të cilët dëshirojnë ta mashtrojnë se gjoja burri i saj gjendet diku në burgje private serbe.

 Donika ka qenë marrëzisht e dashuruar në burrin e saj, dhe nuk mund të pajtohet më fatin e saj se pse pikërisht kësaj i ka ndodhur rasti tragjik duke ia shembur të gjitha ëndrrat e jetës. “Reshat Sahitaj me sukses ka arritur që nga ngjarja e dhëmbshme e Donikës, pjesërisht si dëshmi,të na paraqesi fatin e popullit të tij dhe të një femre e cila më kotë është në kërkim të burrit të saj tëzhdukur gjatë luftës.

Ajo viziton varret masive, për të gjetur gjurmë të burrit të vdekur a të gjallë,dhe mundohet të gjejë strehim në fundin e botës së shpirtit të saj duke jetuar më kujtimet e sëkaluarës.

Gjatë tërë romanit, autori e elaburon reflektimin mbi kufizimin në mes të realitetit dhekufinit të frikshem mbinatyror.

Rreth kryefjalës “magjike” të cilës i jepë përparësi, me një mjeshtritë rrallë e më shpejtësit krijon lidhshmëri në mes jo stabilitetit dhe dobësisë sonë për ta kuptuarjetën në botë. Paraqitejt, halucinacionet, dhe vizionet që i shfaqen Donikës, a nuk janë e kundërta erealitetit?

Herë pas here heroina Donika mendon se këto a thua janë shenja nga djalli, apo siç i thotëfalltorja Hana , një segment tjetër i botës misterioze, dhe asgjë nuk ka të bëjë me çmenduri? ( profdr. Héléne Stafford e diplomuar në Universitetin e Oxfordit).

 Tërë forca ekêtij romani më një ngjarje pikante, gjendet e koncentruar në pyetjet e mrekullueshmedhe perplekse, me një refleksion të pasionuar e të butë e nganjëherë mbi keqpërdorjen mbi natyrën edashurisë si dhe në anën tjetër përshkrimet mbi: urrejtjen,dhunën dhe vdekjen.

« Autori e përshkruan situatën dhe personazhet në atë mënyrë që të shpien nga një befasi në një tjetër, paraqet atë që na duket e pamundur dhe absurde, mirëpo autori arrin të krijojë një realitet krejtësisht të ri.

Eshtë një roman mbi vetminë, mbi brishtësinë e femrave dhe zhgënjimin në dashuri.

Gjërat janë tëparaqitura të vrazhda ashtu siç është jeta, duke e modifikuar peizazhin dhe qenien njerëzore.Sentimentet dhe kujtimet na paraqiten atëherë kur humanizmi më nuk e ka vendin e tij. Romaniështë njëherit një dëshmi dhe një spirale, ku mund të themi se dashuria, jeta dhe vdekja po ikin”.( Nicole Barriere- kritike- Paris)Romani “L'Embuscade” gjendet ne shtije në Francë kushton 17 euro dhe mundet te porositet edhepermes interentit.

*****



KUSH ËSHTË PATRIOTI DHE PUBLICISTI  RESHAT SAHITAJ ?

Lindi në Sopi(1952) të Therandës.Reshat Sahitaj ka një veprimtari letrare, kulturore dhe atdhetare.

 Për shkaqe politike, autori qe i detyruar të largohej më 1979 nga Kosova dhe të vendosej në Belgjikë. Në Bruksel ndjek studimet e gjuhes frenge dhe diplomon në Ecole Superieur de l’Etat. 

Atje ishte ndër organizatorët e shumë demonstratave kundër terrorit serb në Kosovë. Me 1983 emërohet sekretar për marrëdhënie me jashtë në Komitetin e Mbrojtjës së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me kryetar Enver Hadrin. 

Pas vrasjes së Enver Hadrit, vazhdon veprimtarinë politike në Byronë Informative të Republikës së Kosovës deri në përfundim të luftës në Kosovë. Ka dhënë një kontribut të çmuar në miratimin e të gjitha rezolutave për Kosovën në Paralmentin Europian që nga viti 1989 deri më 1998.

 Reshat Sahitaj ishte ndërmjetësues i kontaktëve të para diplomatike në mes të të gjithë personalitetëve kosovare në Parlamentin Europian, Senatin Belg, dhe NATO. Ne verën e 1998, në lokalet e OKB-së në Gjenevë,

 Reshat Sahitaj në bashkëpinim me zonjën Anne Marie –Lizin, arriti të organizon konferencë për shtyp të UÇK-së, ku mori pjesë edhe Bardhyl Mahmuti.
.....

Reshati rrjedh nga një familje fshatare që nuk ishin as të pasur e as të varfër, si pjesa dërmuese e popullsisë sonë të atyre viteve ku i lumtur ishe po të siguroje kafshatën e gojës.

Nëse arrije ta siguroje bukën e misrit për një vit, sistemi “kujdesej” që edhe atë pak kënaqësi ta shndërronte në vuajtje , siç i ndodhi Shaqirit (babait) që të korrurat i kishte futur nën një grop të fshehura nën stivën e druve.

Kur komisioni i percjellë me forca policore ia bastisin shtëpinë dhe nuk gjetën rezerva të tepërta të drithit, nisën të shkonin. Policët, të inatosur që Shaqiri kishte dashur t’i mashtronte, e rrahin në sy të gruas dhe të bijëve dhe e arrestojnë duke e denuar tre vjet burg, që i vuan në burgun e Nishit.

Reshati e kaloi një fëmijëri skajshmërisht të varfër. Në moshën katërvjeçare më 1956, 'vdes' në një aksident nga disa kuaj të harlisur. Në lokalet e një kishe katolike, pas gjashtë muajve nën përkujdesjen e motrave kishtare, u ringjall.

Babai kishte qenë pjesëmarrës në të gjitha luftërat që u zhvilluan në territorin tonë, (plus dy vjet i burgosur në burgun e Tiranës, ku bashkë me disa shokë dhe me vëllanë e tij Hazirin, kthehen këmbë në Kosovë).

Përvoja jetësore e kishte armatosur me guxim e krenari, por gjatë tërë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore policia e kishte shndërruar në një njeri të urtë. Kurrë nuk fliste për dajak e tortura që i kishte përjetuar, siç flisnin disa të burgosur të tjerë politikë. Kurrë nuk guxonte të krenohej se kishte qenë edhe bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës. Kurrë, ama kurrë nuk fliste kundër shtetit në praninë e mysafirëve.

Babai nuk u tregua i lumtur edhe atëherë kur ia komunikuan lajmin e ringjalljes së Reshatit. Ringjallja e të birit do t’i shfaqte probleme të reja: një frymë më tepër për ta ushqyer, një problem më shumë me qeverinë, i kishte thënë bashkëshortes pas aktit seksual, i shtrirë në kokërr të shpinës.

Ramadanin vëllain e tretë, për shkak të babait që trajtohej ish i burgosur politik (e që nuk kishte lidhje me politikë) kurrë nuk arriti të regjistrohej në asnjë shkollë të mesme.

Deri në përfundim të Shkollës Normale, Reshati do t’i ndihmonte prindërve në punët e ndryshme bujqësore.

Për ta përfunduar Normalen, duheshin pesë vjet, por Reshati i bëri shtatë, sepse si adoleshent që ishte, ishte i parehatshëm, prandaj profesori i muzikës, Xheladin Kastrati, ia vuri një njësh të kuq, që aso kohë i tha se ia dha një “kërrabë” për të mbledhur bari gjatë verës (njëshit i thoshte kërrabë, ndërsa kërraba shërbente për te nxjerrë sanë). Po kështu veproi edhe profesori i artit figurativ, veprimin e të cilit e ndoqi edhe Nail Koro; duke ia mbyllur një “kërrabë” në kimi.

Asnjëherë në historinë e shkollës Normale nuk kishte rastisur që dikush ta përsëriste vitin nga muzika dhe arti figurativ, kur të gjitha notat tjera i kishte pesëshe dhe katërshe. Kurrë! Tre profesorët veten e konsideronin prizrenas të vjetër dhe ndienin urrejtje ndaj fëmijëve fshatarë.

Disa vjet më vonë Reshati do të luajë rolin kryesor në dramën “Sfinga e gjallë” në regji të Sefo Bejta Krasniqit, pastaj në RTP në radiodramën “Vdekja e Gjergjezit” si dhe në filmin televiziv “Rropullari” të RTVP etj.

Në pranverën e vitit 1979 u detyrua të ikte nga Kosova për më shumë se njëzet vjet rresht. Për një kohë të gjatë te të gjithë njerëzit që e kanë njohur dominoi mendimi se ai tashmë kishte vdekur.

Shërbëtorët e Shërbimit Sekret, të shoqëruar nga forcat policore, më 1981, më 1983 dhe më 1989, në mungesë të tij, ia rrethuan shtëpinë duke ia keqtrajtuar prindërit nën pretekstin se djalin e tyre e mbanin të strehuar. Nga këto bastisje të kota (që më shumë kishin qëllim të futnin frikë) si dhe botimit të një artikullit në “Duga” ( me 1982, në faqet e së cilës shkruhej se u arrestua terroristi), familja e kuptoi se i biri i tyre nuk kishte vdekur, por jetonte ende.

Mendime të disa qytetarëve, ish-bashkëpunëtorë të okupuesit, të disa shokëve xhelozë, të disa pseudointelektualëve, të disave që përpiqen t’i fshehin veprat e tyre të ndyta :

Dikush diku shkruan: “Reshati ka qenë paranojak, destruktiv, përçarës. Musa Hoti e Reshati u organzuan dhe ia arritën qëllimit – e shkatërruan Keshillin Kombëtar para se…”
Një tjetërkush shkruan: “Reshati nuk e ka mbajtur alltinë se ka qenë frikacak, por Beharja e ka mbajtur ne çantën e saj”

Pop Cvetki i Mushtishtit 1978 ( të cilin Reshati si fëmijë me një shkop e kishte rrëxuar prej biçiklete dhe të cilin e shohim personazh ne romanin “Jeta e dyfishtë”): “Ljudi to je çudo! I Reshat radi kao uçitelj, nema vishe drzhave! ( Njerëz kjo është për t’u habitur! Edhe Reshati punon mësues, nuk ka më shtet!)”.

Huda Leskovcaliu nënshkruan udhëresën të vënë ne derë të shtëpisë së kulturës në Prizren: “U ndalohet hyrja e aktorëve: Sefo Beta Krasniqi, Reshat Sahitaj, Samedin Latifi, Alush Sahitaj e Bejtullah Krasniqi” Kjo ndalesë u vu me 1978-1982.

Dikush nga errësira: “Shpifni ato që janë dhe ato që nuk janë. Përhapeni fjalën se është spiun, dhunes, i çmendur, gënjeshtar, çdo veti të keqe që ekziston shpifni ! Ju jemi ata që populli ju beson, ai do te mbetët nën hijen tuaj. Duhet larguar nga çdo aktivitet politik. Duhet ta injoroni! «


Mendime të disa shokëve dhe miqve të mi shumë të sinqertë:

Enver Maloku : Pranoni të dhënat e mbledhura në terren mbi agresivitetin e forcave serbe në Kosovë. Pershendetje Enveri.¨

Adem Demaçi : Vëlla Reshat, po ta dergoj biografinë time , por mos u lodh shumë se çmimin Saharov, ata nuk ma japin mue.

Ibrahim Rugova gjatë një bisede private korrik 1990: Bravo Reshat, ia arrite të aprovohet rezoluta për Kosovën !

Reshati : Ishte e meritë e përbashkët.

Rugova : Hahahaha…..

Akademik  Prof.Rexhep Qosja : (Në Parlamentin Evropian) Ke bërë një vepër të shkelqyeshme, të lumtë !

Veton Surroi : (Para dyerëve te Konferencës se Paqjes në Bruksel, 1992) Kërkoj falje, por LDK-ja ma ka kushtëzuar pjesëmarrjen : nëse ti je, ata nuk marrin pjesë dhe nuk m’i paguajnë shpenzimet.

Nevzat Halili : Në mbledhjen e Kryesisë së PPD, Reshat Sahitaj, autorizohet të jetë koordinator i të gjitha kontakteve me institucionet evropiane.

Haçif Mulliqi: Ke shkruar një roman të mrekullueshëm.

Prof.Dr.Hajrullah Gorani : Ju falënderojmë shumë për ndihmën tuaj me sindikata evropiane.

Rexhep Smajlaj: Na duket se Reshat Sahitaj ka kaluar nëpër shkollën e Stefan Cvajgut, sepse me një mjeshtri të rrallë artistike e shpie lexuesin në psikologjinë e personazhëve dhe zbërthen aspektin e botës kuptimore të tyre

Rushit Ramabaja,shkrimtar : Me gjetjen artistike të çmitizimit të historiesë me aq patetikë e me aqë idolatri të rreme, vepra e Reshatit ta kujton romanin e Tolstoit “Lufta dhe Paqja”: të gjitha etnitë kanë të përbashkëtën e vetëshkatërrimit, të prerjes së fatit të vetë…

Prend Buzhala ,shkrimtar: Aty, sikur ngërthehet ideja letrare borhesiane për labirintin letrar, si mbizotëruesja kryesore e poetikës së narracionit, do të thotë që rikthimi te paradigma tematike e romaneve, tash në trajtën e fikcionit tregimtar, mund të lexohet si rishkrim i tekstit, për të cilin parim krijues Roland Barthes thoshte se përbën mbizotëruesen e palimpsestit letrar.

Prof.Dr. Arben Haxhiymeri(Elbasan).: Reshati u bën apel bashkëqytetarëve të tij për një refleksion të sinqertë mbi veten, mbi atë çfarë dinë se janë dhe çfarë të tjerët thonë për ta, mbi temat dhe problemet themelore te jetës, të individit e të shoqërisë, pse jo, edhe mbi çeshtje ekzistenciale, si jeta dhe vdekja, e moralshmja dhe e pamoralshmja, e natyrshmja dhe hyjnorja, e lavdishmja dhe e palavdishmja, për miqtë e mire dhe ata të këqij, armiqtë më të këqij dhe ata pak më të mire.

Adem Gashi,shkrimtar: Vepra e Reshat Sahitajt më nxjerr një tjetër yrt. Them se është fjala për poetikën moviste. E ulta, e shëmtuara, banalja është e veshur me rrobat e magjishme të artit letrar. Pikërisht këtë e konsideroj sa veçanti të artit të tij, po aq edhe vlerë letrare nga të rrallat.

Nebih Bunjaku,shkrimtar: Aktualiteti dhe origjinaliteti i stilit tuaj buron dhe gurgullon si një ujëvarë e mrekullueshme, që të magjeps dhe të mrekullon me tema dhe motive nga më të ndryshmet. Veprimet e personazheve si dhe karakteret e tyre nuk janë thjesht fryt i fantazisë imagjinatave, por të njerëzve që veprojnë e flasin shqip. Stili yt krejt origjinal mban vulën e intelektualit që quhet Reshat Sahitaj.

Abdyl Kadolli,shkrimtar: Në këtë rrugë të përgjakshme jeta merr kuptimin e ekzistencës. Këtu thyhet miti totalitar i pushtimit dhe lind miti i qëndresës.

Demir Gjergji / Tiranë: Romani mendoj se është një autopsi tjetër për Kosovën e sotme në përpëlitjet e saj për të gjetur identitetin në këtë botë të qytetëruar e njëherësh barbare në luftën e saj fund e krye plot grykësi për ekzistencë e mirëqenie.

Janë të shumta emocionet që më krijon proza juaj, por nuk mund të rri pa vlerësuar zgjuarsinë tuaj si shkrimtar e intelektual, të shkrirë gjithë finesë mes rreshtave të saj.

Prof.dr.Agim Vinca: Nëpërmjet përsonazheve të tij, të krijuara mbi bazë reale, autori mëton të tregojë zgjimin e ndërgjegjës kombëtare në Kosovë.

Prof.dr.Sadri Fetiu: Si roman i ri, në kuptimin e mirëfilltë të teorisë së romanit, ndonëse flet, rrëfen, për ngjarje bashkëkohore, mund të thuhet edhe për të sotmen e drejtpërdrejtë, për njerëzit që janë në jetë dhe në skenën e politike, autori ka meritë të veçantë, sepse e ka ruajtur me shumë sukses distancën emocionale, qetësinë karakteristike dhe paanësinë që e karakterizon eposin. Ai pothuajse në asnjë rast nuk i vlerëson drejtpërdrejt heronjtë e veprës së tij, por vetëm rrëfen për ta, për veprimet, për botën e tyre shpirtërore, për mendësinë dhe pasionet e tyre.

Akademik Rexhep Qosja: Ky nuk është roman historic tradicional. Jo. Ky është roman, në të cilin shprehet përvoja e romanit postmodern, në të cilin, në të vërtetë, dokumenti dhe fiksioni herë gërshetohën e herë këmbehën.

Flori Bruqi,shkrimtar nga Prishtina: Reshat Sahitaj është figurë poliedrike e artit dhe politikëbërjës shqiptare.Është njeri prej diplomatëve të parë shqiptar që ngriti çështjën kosovare në arenën ndërkombëtare duke e senzibilizuar diplomacinë botërore për shqiptarët e Kosovës.Ai është enciklopedi e mendimit shqip.


Reshat Sahitaj dekada të tëra kishte kontribuar në internacionalizimin e dramës kosovare e sidomos në Parlamentin Evropian, në NATO dhe në Qeverinë Belge. Menjëherë pas Lufte u kthye në Kosovë.

Reshat Sahitaj ka interpretuar në teatër dhe film: në dramën “Sfinga e gjallë”, në regji të Sefo Beta Krasniqit, 1977; “Vdekja e Gjergjezit”-radiodramë për RTP,1978; “Rropullari”- film televiziv i RTP-së, 1978; “Procesi” – autor Jusuf Gërvalla, film televiziv 1984; “Prilli i thyer”- film franko-amerikan, Francë 1986; “AD” –film ne regji të Isa Qosjes, ku luajnë Iliri Shaqiri e Reshat Arbana, 1997; “Zemër e vetmuar”- seri televizive TV21,2004; “Krim pa krisma” –film nga Halil Budakova.
“Nëntoka e Kosovës II” , film nga Halil Budakova , maj 2008 Der më tash ka botuar këto libra:“Rojtari i Shqipërisë së harruar” –tregime, 1982;“Rruga pa kthim”-roman ,1983; “Mali i ndaluar”- roman , 2003;“Ëndrra e nuses”- tregime, 2004; “Jeta e dyfishtë”- roman, 2005;“7 Minutat e fundit”- roman, 2007; Përktheu nga frëngjishtja “Munuali i luftëtarit te dritës”, nga Paulo Coelho etjAutor i emisionit letrar “ Labirintet e fjalës” RTK 2006 Autor i filmave dokumentar:“Atdheu mbi të gjitha”“Kosova është gjaku ynë që nuk falet”“Miftar Hasani-legjendë apo realitet...? “ RTK 2007
“Musli Dumoshi” RTK 2008 etj

Ka shkruar disa skenarë te filmit dokumentar dhe artistik“Krim pa krisma” film artistik nga Halil Budakova“Mësuesi i malit”- artistik “Kosova është gjaku ynë që nuk falet”- dokumentar për jetën dhe vrasjen e Enver Hadrit Atdheu mbi të gjitha” – dokumentar për jetën dhe vrasjen e Vehbi Ibrahimit RTK“Miftar Hasani-legjendë apo realitet” dokumentar për jetën dhe pushkatimine M.Hasanit- RTK“Musli Dumoshi” RTK etj.

Edhe pse me grupin e tij në Bruksel kishte kontribuar në njohjen e çështjes sonë, u detyrua të “vdesë” më 2007, por njëkohësisht shihet duke shëtitur nëpër Prishtinë.

Çdo vit e boton nga një roman. Shkruan në gazeta ditore dhe herë pas here duke përgatitur emisione në televizion.



PROMOVIMI I DY LIBRAVE : Dy rrathë të jetës dhe Libri im.


Studiuesi, Z. Thanas Hodaj organizoj një mbledhje në librarin “Blumin Dell”, më 6 shkurt 2016, për promovimin e dy librave, atë të Z. Xhevdet Sakaj Dy rrathë të jetës” dhe të Z. Hetem Zotaj “Libri im”. Z. Thanas falënderoi pjesëmarrësit dhe dy autorët që dhanë shkak për këtë takim dhe uroi se të tilla mbledhje presim të vinë nga autorë të tjerë për promovime të librave të tyre. Mbas përshkrimit të librave dhe urimit të autoreve, u dha fjalën dy autorëve për librat e tyre. Pastaj Studiuesi Hodaj u dha fjalën pjesëmarrësve, që vazhduan njëri pas tjetrit, si: Rasim Bebo, Jani Depo, Memo Gjonzenelaj, Fejzi Sulejmani, Kryetari i Komiteti Shqiptaro-Amerikan për Çikagon z. Bujar, si dhe Pajazit Mërtishi me recitime patriotike, Riza Mila, Ilir Ademi, etj. Të gjithë i vlerësuan librat duke kujtuar atdheun qe kemi lënë dhe qëndrojmë si emigrant në vend të huaj. Duke lënë pas Qeverinë e korruptuar, që drejton popullin nga një vend shumë i pasur drejt  varfërisë së mjeruar, që për të siguruar bukën e gojës populli, sidomos rinia po boshatis atdheun duke u larguar nëpër botë. Kjo boshatisje e uritur i vjen për shtat qeveris tradhtare dhe fqinjëve tanë në Veri dhe Jug. Në këto dy librat del në sipërfaqe: Mjerimi, lufta e klasës, humanizmi, forca e zakonit dhe emancipimi, nga pjesëmarrësit që morën fjalën.                                            
U tha se Z. Xhevdet shkruan me çiltërsi kujtimet e vegjëlisë, shumë momente prekëse e të dhimbshme të fëmijërisë së tij. Në libër ai sjell në kujtesë: Babai na la jetim, u nda nga jeta në vitin 1950. Vëllai i madh ishte 12 vjeç, pas tij vijnë tre të tjerë, unë më i vogli 6 vjeç, kam lindur në janar 1942. Nëna e jonë hallemadhe ngrihej nga Krahësi e shkonte në këmbë në Tepelenë për të marrë 8 kg. bereqet për frymë, me të cilin mbyllnim muajin. Ja një intimitet që dikush mund të mos e besojë, dikush mund të qeshë, a po të përlotet. Ishte viti 1955… Ndërsa prisja radhën për të hedhur farën aty në brazdë, haja kokrra misri nga ato të farës, por me kujdes të mos më shikonte Hyseni. Këtë e bëja ngaqë isha i uritur. Po kështu kam pasur raste kur kthehesha nga mulliri i Malos … pasi kisha bluar misrin dhe kthehesha në shtëpi, gjatë rrugës mbushja dorën me miell dhe e futja në gojë. Këtë e bëja për të shuar urinë.(“Përballja mes erërash”, f. 10). Pasi mbarova shkollën 7 vjeçare në vitin 1957, fillova punën më kooperativë deri në tetor të 1958. Në këtë kohë hapet shkolla 2 vjeçare për teknik bulmeti, e fillova dhe e mbarova në korrik të vitit 1960, ne shtator fillova punën si teknik bulmeti për një periudhë 7 mujore, pas kësaj pune, fillova si kamerier në restorantin “Vjosa”. këtu u njoha me klientin, kryetarin e degës P.B. Maliq Jaupi. Ky më hapi rrugën për të vazhduar shkollën 3 vjeçare të ministrisë P.B. E fillova shkollën më 1 shtator1961 dhe e mbarova në korrik të vitit 1964 me gradën N/toger, në specialitetin e armës së kufirit. (“DY rrathë…”, f. 13).  Më 25 gusht me ngarkuan me detyrën e komisarit politik në postën kufitare Arrëz të rrethit Kolonjë, në kufi me Greqinë, Nëna më tha: “Udhë të mbarë e dalç faqebardhë, por hapë syte se je në kufi me grekun, se mos të vrasin, se ai është i pabesë”Ndërsa Samiu me sy të përlotur më tha: “mesa di unë, në kufi, për efektivin përdorin pije alkoolike (konjak) prandaj ky kujdes mos alkoolizohesh dhe mirë do bësh të mos e përdorësh fare”. Në fund të vitit 1968  u transferova nga Kozeli në Gërmenj, pranë postës kufitare Shelegur, e cila ishte një ndërtesë për tre familje, në një vend kodrinor të pyllëzuar, ku dëbora në dimër arrinte në 50 cm. Kur hapej dera në mëngjes, shikonim gjurmët e arinjve dhe ujqërve. Kishte raste që Vera dhe Berti 2 vjeçar të ndodheshin vetëm, larg fshatit dhe dyqaneve për furnizim. Ne zbatonim formulën fikse që u jepej njësive kufitare dhe u komunikohej në mënyrë solemne: “Ju caktoj me detyrë për ruajtjen dhe mbrojtjen e kufirit shtetëror të RPSH”.  Edhe në Sarandapor nuk kishte fshat afër për familjet e kuadrove, afër postes ishte ngritur një banesë për 4 familje. Në muajin gusht 1970, unë u shkëputa nga posta kufitare për të vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake në Tiranë. Nëna me vëllezërit më kanë gjetur, kudo ku kam shërbyer. Më vitin1966 nëna dhe Axhemi erdhën në Arrëz, unë u ktheva në mëngjes nga shërbimi me një lepur të vrarë. Me tytën e pushkës po beja shaka, nëna duke qeshur më tha: “Mos loz me të se e mbush shejtani”. E ktheva nga tavani dhe pa dashje u bë shkrepja dhe shejtani e kishte mbushur me të vërtetë. Plumbi shpoi tavanin, mua më ngriu gjaku. Shpëtuam nga një tragjedi.(f. 43). Më datën 27 korrik 1972,  u diplomova dhe më datën 1 shtator 1972 u paraqita në degën e P. B. Të Korçës. U emërova shef shtabi i batalionit kufirit të Korçës. Prej këtej më 28 shtator 1974, me urdhër të ministrit Kadri Hazbiu, emërohem komandant batalioni të kufirit në Gjirokastër dhe më datën 15 gusht 1979 më emëruan komandant të repartit Nr. 309 në Ballsh. Më 1 shtator 1979 u nisa për në Ballsh, reparti ndodhej 3-4 kilometra në lindje të qytetit të Ballshit. U njoha me kuadrot, policët dhe ushtarët, u njoha me mjediset e kampit (burgut) që shtrihej në disa hektarë, i rrethuar me tela me gjemba mbi dy metra lartësi. Me 11 kazerma apo fjetore me kapacitet për 100 persona të vendosur në shtretër dyshe. Mjedise të tjera si blloku mencë-kuzhinë, biblioteka, depot e ushqimit-veshmbathje, infermieria, berberhana, kuzhina private, dyqani, zyrat, të gjitha këto ndodheshin brenda rrethimit të parë. Mjediset e tjera, si qendra e zërit, kioska e librave dhe revistave, këpucaria, minihoteli me 5 dhoma për takime special me familjet dhe gratë e tyre, rrobaqepësia, dy gjeneratorë për ndriçim territori, blloku i infermierisë, doktori patolog dhe stomatolog, lavanteria, dhe dhomat e izolimit apo birucat. Pasi mora dorëzimet, fillova punën, kisha shumë emocione. Deri atëherë kisha idenë se me të dënuarit nuk mund të komunikohej në asnjë lloj forme, apo mënyre. Por nuk ishte ashtu… U njoha me personelin dhe ligjet. Kam dëgjuar shprehjen: “Të gjithë jemi bashkëvuajtës”. Disa në burgun e vogël e më shumë në burgun e madh (e gjithë Shqipëria e burgosur). Kam mendimin se abuzohet, ose u hyhet në pjesë atyre personave që kanë vuajtur burgun e vërtetë, në atë të voglin.                                           
Po përmend disa nga personat e dënuar që dikur kishin kryer detyra të rëndësishme funksione të larta partiake e shtetërore si, Dashnor Mamaqi, Andon Sheti, Edip Ohri, Vasil Kati, Shaban Reçi, Begator Kozeli etj. (të rangut të larte me Mehmet Shehun, Beqir Ballukun e shume të tjerë që morën emrin “Kasta”. Çërçilli ka thënë:“Komunizmi ha foshnjën e tij”. (Shënimi im”). Vinë nga lufta partizane tre komuniste, me grada dhe dekorata djem të rinj si:  Aliaj, Lamçe dhe Manej, caktohen në vijën e parë si komandat të burgjeve dhe internimeve në kontakt me armiqtë për zbatimin e luftës së klasës, sipas thënies së Enver Hoxhës: “Lufta e klasës është e dhimbëshme e përgjakshme deri në eleminim”. Dhe sot kërkohet të mbyllen me një ligj në kushtetutë “krimet e komunizmit në Shqipëri. (Shën.im”).       Tani ua lëmë fjalën të burgosurve, siç ishin shprehur: Komandanti po sillet mirë e shumë njerëzor, prandaj neve duhet të bëjmë kujdestë mos e djegim, se pastaj do na e largojnë për zbutje të luftës së klasave.(“Këtu është vija e ndarjes ose demarkacionit me të vjetrit që mbajnë mbi kurriz  “krimet e komunizmit dhe të riut, siç e shpreh At  Zef Pllumbi”,( shën. im”). Dhe më shkoqur: “… ndalova tek kabina e Zefit. Sa më pa u ngrit në këmbë dhe mbajti qëndrim gatitu. I zgjata dorën për ta takuar, por ai më thotë: “Më fal Zotni komandant, por asht e ndalueme me dhanë dorën! Ne kemi ba mbi 20 vjet burg e asnjë komandant nuk asht sjellë si ju, prandaj ne duam të ruajmë ty, por edhe veten tonë, se kena frikë se mos po të hekin prej këtej. Nuk asht vetëm mendimi im, por edhe shumë të dënuarve të tjerë”. At Zefi me 2000-2001 shkroi librin “Rrno për me tregue” në të cilën trajton burgjet e Shqipërisë në kohën e diktaturës dhe u vlerësua me titull “Pena e Artë”, në librin e dytë “Histori kurrë e shkrueme”, mori titullin “Nderi i Kombit”.                                             Me një falënderim të përzemërt kujtoj dedikimet ndaj personit tim, në të dy librat e tij, veçoj paragrafin: “Z. Xhevdet Sakaj, ju shpreh kujtimet ma të mira që mbaj për ato ditë të vështira, ngushëllimet ma humane të cilat na i dhe me sjelljet si komandant i kampit të Ballshit. Nderimet më të thella, At Zef Pëllumbi’. Ndërsa në librin e dytë shkruan: “Shumë të nderuarit Zotni Xhevdet Sakaj, me të cilin na lidhi një miqësi e ditëve të vështira të jetës së kaluar”.                       
Andon Sheti, është një nga të burgosurit që kishte mendimin se komandanti i burgut është njeri korrekt dhe sillet mirë me të dënuarit. Andoni pati një infeksion në dhëmballë, pasi ja hoqi mjeku pati 2-3 ditë hemorragji, kur hyra ne fjetoren e të sëmurëve pashë Andonin të këputur dhe të dobësuar nga hemorragjia. Urdhërova të nisej për në spitalin e Fierit, aty u mjekua u bë mirë. Shkoj dhe erdhi pa i hedhur hekurat në dorë nga polici. Aty nga maji i vitit 2001, u takova me Andonin dhe më prezantoj me të shoqen duke i thënë: “Ky është ai floriri i vogël, komandanti i madh i burgut të Ballshit”. Një natë më njofton i vëllai i Begator Kozelit me telegram, se bashkëshortja e Begatorit ndërroi jetë. Kur të gjithë të dënuarit flinin, unë me doktorin shkova te krevati i Begatorit, u afrova dhe u ula te krevati i tij. Pasi e pyeta për të shoqen, më tha se e pres vetëm lajmin e keq, atëherë i dhashë dorën dhe e ngushëllova. Por ai më tha: “Komandant, Flora më la, e unë do shkoj pas saj, por juve sonte mu dukët sikur ma ngjallët Florën, e më sheruat edhe mua”. (“Dy rrathë…”, f. 145).    Dhe At Zef Pëllumbi bëri të tijen si jo më mirë. Ai mundësoi dërgimin e tim biri për specializim dy vjeçar në degën inxhinieri kompjuterike, në Padova, Itali. Unë nuk kam shpenzuar asgjë. Në korrik të viti 2006  në dasmën e Bertit si të ftuar nderi pata At Zef Pëllumbin, i cili kishte ftesa për tre dasma të tjera, por për kënaqësinë tonë dhe të tijën ai zgjodhi të vinte  në dasmën e Bertit.
Inxhinier Hetem Zotaj, me librin “Libri im” shkruan:. Unë qëndrova në bankat e shkollës 16 vjet dhe vitet e punës time rreth 31, tre në ministrin e ndërtimit në vitet 1958-1961, 12 vjet në Bonifikimin nacional të qytetit të Fierit, nga viti 1966-1977, në drejtorinë e përgjithshme të karburanteve Fier, në vitet 1978-1979 dhe 14 vjet 1980-1993 punova në naftë, në Patos. Nga puna u ndava 4 vjet para se të dalja në pension, sepse u ndërrua sistemi, “Demokracia” që erdhi dhe mbylli ndërmarrjet, Do të rrojmë me “çekun e bardhë” (të Gramos Pashkos të istruktuar nga shoku i tij greku Gejxh. Shën.im) që çdo gjë do shembej dhe do fillohej nga e para. Gradurova, fshati im me 35 familje dhe me 250 fryme, ndodhet në lindje të Fratarit...
Libri i Zotit Hetem Zotaj, veç të tjerave ka vlerë për historinë dhe gjeografinë për të marrë referenca se shkruan me detaje për “Vende dhe popuj” duke filluar që nga koha para Krishtit, bie fjala me Kaligulën, e deri në ditët e sotme, me Vehabizmin që  drejton ISIS-in  me terrorizëm nëpër botë, me inondatat e natyrës dhe me figurat e mëdha të shkencës që i dhanë botës zhvillim. Në këtë libër flitet me fakte për luftën e klasës, për kooperativizmin, forcën e zakonit dhe emancipimit... Nga fundi i vitit 60’ u vendos që të krijoheshin kooperativat bujqësore në fshatin tonë. Filluan të duken të deleguarit nëpër fshatra nga qendra dhe rrethi. Bujqit po shqetësoheshin për dorëzimin e tokës, mallit e gjësë. Kur vinin këta myteberë, i zinte koka bujqit, se kërkonin taksat e tatimet në mish, grurë, misër, vezë, lesh, vaj etj. Shtëpia e jonë ishte ndër të parat e fshatit nga ekonomia. Por ajo nuk u ftua në mbledhjen e zgjeruar të partisë. U mblodhën te lëmi i fshatit, nga 40 familje u futën në kooperativë 11 familje. I deleguari erdhi për darkë tek neve, e pritem mikun me të gjitha të mirat, ne ishim në gjendje më të mirë ekonomike. Si mendon, o Neki Zotaj, foli ai, do të japësh fjalën nesër për të hyrë dhe familja e juaj në kooperativë, si porosit Partia?... Për këtë punë kam lënë tim vëlla, tha baba Tefiku, të gdhihemi shëndoshë u përgjigj im atë. I deleguari pasi hëngri mëngjesin, shkoi te lëmi i mbledhjes, babai bisedoi me të shtëpisë, nga ky siklet nuk shpëtojmë dot tha ai, më mirë të pranojmë se të gjithë në atë rrugë do shkojnë. Në mbledhje, babai u ngrit: Jam dakord të bëhem anëtarë i koperativës, nga toka e jonë do të mbajmë 12 dylim, një pjesë do të jetë nën ujë, do të përfshihet vreshti pranë shtëpive dhe kopshti i mullirit, kuajt e punës dhe pulat. Koperativës i dorëzoj të gjithë pasurinë, veç asaj që zura në gojë... Kur babai erdhi në shtëpi, gratë që kishin marrë vesh për sa ndodhi, filluan të qanin, nuk kishte më tokë, ullinj, dhen, dhi, mulli, pjergulla me rrush. Tani do të ngushëlloheshin me një kalë dhe një mushkë, me vreshtin pranë shtëpisë dhe me kopshtin e mullirit. Në këtë kopsht, në anë të djathtë të përroit me një sipërfaqe 700 m2, babai kishte verselitur (mbillte) të gjitha llojet e zarzavateve dhe të gjitha llojet e pemëve. Çdo gjë vaditej me ujë. Kur e mori kooperativa u kthye në tokë të shkretë. Dajua priti Bilbil Klosin që shoqërohej nga sekretari i partisë dhe kryetari i këshillit, u përshëndetën me gjyshen dhe vazhdonte muhabeti. Po kalonte mezi i natës dhe sipas zakonit miku kërkon bukën, dajua pyeti një nga shoqëruesit që Bilbili e ka harruar zakonin. Nuk e kam harruar zakonin tha Klosi, por unë para buke kam diçka për të biseduar me Ramadanin, urdhëro e fol, u përgjigj dajua. Partia vendosi që të formohet kooperativa bujqësore, kunati i juaj e përkrahu direktivën e partisë, ne për këtë jemi munduar. Ti je familje dëshmori dhe ti ke dhënë gjak. Unë, tha dajua, mendova se partia kujtohet për familjet e dëshmorëve, vjen t’i takoje, t’i shikojë etj., nuk mendoj të vinë vetëm për të hyrë në kooperativë, apo për të marrë tatime dhe taksa. Do të pyes nënën, vëllanë, nipërit para se të vendos. Ky problem është i mbyllur, hani bukë dhe merrni një sy gjumë se u gdhi. Kur u bindën që i zoti i shtëpisë nuk po lëshonte udhë, të deleguarit hëngrën bukë dhe ranë të flenë. Të nesërmen në mbledhjen e fshatit dajua nuk vajti… dhe e paralajmëruan se pavarësisht se ishte familje dëshmori do të shpallej kulak. Kështu ai mendonte se prona është atdheu, kur i heq pronën, i heq atdheun, prona e gjithkujt prona e askujt.                                               
EMANICIPIMI.  Gjyq do më bëni tha vajza, ika me të, sepse nesër niset për shkollë, i thashë të më përcellë në shtëpi. Ju e njihni atë djalë, sepse jemi në një fshat, ku qëndron e keqia? Unë them mos të bëjmë sherr, sidomos tani që ka kaluar gjyma e natës, po doni të bëni gjyq e vazhdojmë nesër, se tani po shkoj të flë, natën e mirë tha dhe u largua. Xha Kasimi, Merushja dhe i biri vazhduan të bisedojnë për “hallin e madh” që i kishte zënë edhe dy orë të tjera. I vëllai i Arbenit, u prit nga Afrimi, djali i xha Kasimit, e solli në dhomën e miqve. Ç’ë e mirë të pruri pa gdhirë ne shtëpinë tonë, foli plaku. Xha Kasim, për këtë problem mendova të vi vetë, se kohët kanë ndryshuar dhe neve e njohim njëri-tjatrin se jemi në një fshat. Unë kam ardhur për të kërkuar dorën e vajzës tuaj, Selvisë, për vëllanë tim Arbenin, ata duhen me njëri-tjetrin dhe nga neve pritet miratimi. Mbarove ti, i tha xha Kasimi? Vajzën e kemi në fjalë, u përgjigj plaku. Presim të bëjmë ceremoninë e fejesës. Nuk besoj që ime bijë të dojë një djalë që nuk është i sërës së saj, edhe ju duhet të kërkoni një mik të sërës tuaj. Vëllai i Arbenit u ngrit e i tha: “Mbase të rinjtë nuk pyesin për juve, apo për neve për jetën e tyre, mos bëni gabim të prishni jetën e tyre. Kur Selvija u fut në shtëpi, hyri në dhomën e zjarrit ku ishin të dy prindërit e saj duke qarë. Baba dhe nënë e dashur tha: Unë Arbenin e dua, ai më do gjithashtu, sipas zakonit familja erdhi për të kërkuar dorën time, si më paskeni në fjalë për fejesë kur unë nuk di gjë?... Është mirë të jepni fjalën dhe uratën, se unë e gjallë burrë tjetër nuk marrë... Kur u nis të delte duke qarë, plaku nxitoi ti thoshte: Kur të vdes unë mund të marrësh atë burrë që nuk është i sërës tënde... Dolën të dy nga dhoma duke qarë. Kur Afrimi, djali i familjes rjepacake u largua nga ne, Selvia shkoi tek ata dhe u kthye në shtëpi e pa pikë turpi ma përplasi në fytyrë dashurinë e saj për të.        Krushqit e Lisit lajmëruan sedo të vinin të dielën në drekë. Shtëpia e Agarajve pritën krushqit. Vishu iu drejtua plaka së bijës, do tu dalësh krushqve, ata për ty kanë ardhur, tani je e fejuar e do vesh në derë të mirë dhe do marrësh atë deli djalë. Kur Merushja doli, Selvija i tha motrës, Lindita: Ndihmomë të bëhem gati shpejt se vendosa të iki nga shtëpia, mblidhi rrobat e mia dhe futi në valixhe, se ku do shkoj nuk e di. Motrës nuk i shkoi në mëndje që do të zëvendësonte “Nusen e gjorë”… Sevilja puthi motrën dhe me valixhen në dorë u zhduk në errësirën e natës. Kur panë krushqit që nusja nuk po dukej dyshimi u lindi në kokë, të na vijë shpejt nusja tha prapë i pari I tyre. E kërkuan Selvinë e nuk e gjetën. Xha Kasimi kërceu në këmbë i tërbuar: Gjejeni dhe silleni në shtëpi gjallë ose të vdekur. U dha “Mandata”, ne nuk turpërohemi, ne nuk ikim pa nuse i dashur Kasim, prandaj nesër të jetë gati.                                     Kishte kaluar mezi i natës, trokitje te shtëpia e Xha Rapos, i hapen derën dhe e futën brenda. Ika nga shtëpia se donin të më martonin me zor në fshatin Lis, vazhdoi vajza, unë dua një djalë tjetër këtu në fshat tha ajo, Arbenin, familja e tij më kërkoi si pas zakonit, por babai nuk pranoi. Nuk di a më pranoni, ju mund të keni telashe me mua.Në mëngjes krushqit ikën me nuse. Por jo me atë për të cilën kishin ardhur por me të motrën, Linditën.           Kasimi e mori vesh se ku kishte vajtur Selvija. Rapoja i dërgoi një letër, ajo është tani çupa ime dhe do martohet me atë që do, Arbenin, ka ikur koha që martohen të rinjtë me zor shkruante ai. Kur kishte kaluar gjysma e natës dhe dasmës në Lis po i vinte fundi, dhëndëri hyri në dhomën e nuses. Ne njihemi, tha Arturi, me dëshirën e palës tuaj, unë duhet të martohesha më motrën tënde, fati na bashkoi bashkë. Unë nuk doja t’i prishja Selvisë lumturinë, ajo donte një tjetër. Pavarësisht se ty të thanë shko nuse në vend të motrës, ndryshe të mitë do të turpëroheshin nga fshati e nga miqësia, ne jemi të rinj dhe vendosim vetë për jetën tonë. Unë kam për detyrë të të pyes: Ke dëshirë të bëhesh gruaja ime, shoqe e jetës sime, a më do? Para se të përgjigjesh unë për veten time të çmoj, të dua dhe jam i lumtur që fati na bashkoi bashkë, të premtoj se do të jem një bashkëshort i mirë dhe do të përpiqem që të bëj të lumtur. Me kokë ulur Lindita u përgjigj: fjalët e tua më forcuan bindjen se fati më bashkoi me një shok të zgjuar dhe besnik. E pranoj me kënaqësi të jem e jotja dhe do  të përpiqem që familja e jonë të këtë dashuri dhe harmoni për njëri- tjetrin              Gjithë fshati Lumas e mori veshë atë që ndodhi në shtëpinë e xha Kasimit. Plaku u mbyll në shtëpi shumë i hidhëruar, dërgoi fjalë nëpër miq, se nuk pret në shtëpi njeri për ta ngushëlluar për një çupë dhe për ta uruar për tjetrën. Çupa e madhe ka vdekur, tha ai, por vdiq me turp prandaj nuk pres ngushëllim për të, ndërsa Lindita e babait nuk e turpëroi shtëpinë time, por vajti bedele për motrën e vdekur, duke shpëtuar miqësinë e lashtë me ata të Lisit.                                                 
Arbeni me vëllanë e madh shkuan te Rapua për të kërkuar dorën e Vajzës (Selvisë), u pritën si krushq, dasma u la për të shtunën e vjeshtës së tretë. Rapua e martoi Selvinë si të ishte çupa e tij, ia bleu të gjitha rrobat e pajës sipas zakonit. Njerëzit e shtëpisë së Selvisë akoma nuk janë bërë të gjallë, xha Kasemi vdiq para gjashtë muaj dhe në të dyzetat e tij vdes Merushja, e shoqia e tij. Selvija nuk u pranua të shikonte të paktën të shikonte të vdekur nënën. Kështu pleqtë nuk u pajtuan me vajzën dhe ndërruan jetë bashkë me zakonin e vjetër.                                                                                         
Në fund, organizatori dhe studiuesi Z. Thanas Hoda, i uroj të dy promovuesit e librave si dhe autorët e tjerë për të pasur promovime të tjera, në kujtim të atdheut tonë të dashur. Pastaj uroi pjesëmarrësit në këtë takim dhe i drejtoi për te tryeza e shtruar me shumë pije freskuese dhe pasta. U bënë shumë foto për të çimentuar këtë takim
                                           Rasim Bebo, Addison Çikago, IL. USA mars 2016

TRE VJETORI I PETICIONIT PËR RRUGËN E ARBËRIT

Nga Dr.Gezim Alpion


Përshëndetje Përkrahës të Peticionit,

Sot tre vjet më parë filluam peticionin online për Rrugën e Arbërit.

Nuk kemi asgjë për tu gëzuar në këtë përvjetor. Ëndrra dibrane për rrugën është binjake me ëndrrën shqiptare për demokraci. Në çerek shekullin e fundit kaotik është e admirueshme që dibranët akoma kanë forcë të ëndrrojnë. Dhe mirë bëjnë.

Rruga e Arbërit është me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Kur të bëhet! Tani për tani, kjo rrugë në ndërgjegjen e shqiptarëve është treguesi më domethënës i nivelit të seriozitetit të shtetit, i mënyrës se si qeveris partia në pushtet, dhe i shkallës së efektshmërisë së opozitës.

Ja bilanci i rrugës, që filloi zyrtarisht në vitin 2005, edhe pse për të nuk kishte dhe akoma nuk ka një projekt serioz: Edhe ato segmente që quhen të përfunduara nuk përmbushin standardet ndërkombëtare. Në tre vitet e fundit qeveria aktuale ka arritur të përfundojë vetëm 464 metra. Fondet e rrugës nuk janë gjëkundi.

Siç premtuam në fillim, ne e kemi mbajtur dhe do ta mbajmë peticionin jashtë politikës. Për ne nuk ka rëndësi se cila parti apo aleancë politike është në pushtet.

Ne kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë të takohemi me Kryeministrin. Dhe kjo jo thjesht për të dorëzuar peticionin, një akt formal që përbën obligim si për ne ashtu edhe për z. Edi Rama ndaj më shumë se 10,000 nënshkruesve online dhe në formularë. Takimi do të mundësoj edhe fillimin e një dialogu konstruktiv.

Ne do të kthehemi së shpejti në Shqipëri për të vazhduar dialogun që filluam në Maj 2014 me përfaqësues të pushtetit lokal, deputetë të Dibrës dhe drejtues të shtetit dhe politikës në Tiranë. Shpresojmë që një nga takimet të jetë edhe me Kryeministrin me të cilin jemi të gatshëm të dialogojmë në çdo kohë brenda këtij mandati.

Duke ju falenderuar për përkrahjen tuaj të vazhdueshme, ne ju sigurojmë edhe një herë se nuk do të pushojmë së lobuari për këtë vepër deri sa të përfundohet.

Me respekt,
Gëzim Alpion

Në emër të Grupit të Lobimit


Birmingham, Angli, 18 Mars 2016


_____________

Peticionin mund ta nënshkruani këtu: http://chn.ge/1NZeyGu

Aristidh Kola,arvanitasi qe tronditi themelet e Greqis moderne

Aristidh Kola,është shkenctar shqiptar( arvanitas) i lindur në Thiva, pranë Athinës në korrik të vitit 1944.Shërbimi sekret grek e helmojë të njajtin i cili më vonë edhe  vdiq .

Këtu i gjeni disa filma nga studimet e këtij atdhetari të madh shqiptar, njëherit i drejtohem dhe Kristo Papasit të Agimit të Artë, "që grekët e sotëm janë një konglomerat popujsh:sllavë,arvanitas
(shqiptarë) ,turq ,egjiptianë, arabe dhe bullgarë.
Një pjesë e mirë e tyre erdhën me dyndjet e popujve të detit,rreth 15 shekuj para krishtit në Ballkanin jugor.



*****




Nga Abdurahim Ashiku

1 aristidh


Më 2 gusht të vitit 2013 pata nderin të marr në tubimin qendror “Ditët e diasporës” çmimin pastmortum që Ministria e Diasporës të Republikës së Kosovës u jep çdo vit njerëzve për veprën e madhe në shërbim të çështjes shqiptare.

Në certifikatë shkruhet: Z. Aristidh Kola (Post mortum) Për kontribut të veçantë jetësor. Prishtinë, më 2 gusht 2013. Ibrahim Sh. Makolli, Ministër…

Kam dy vjet që kërkoj njerëzit e tij, familjarët, bashkëpunëtorët, miqtë…

Gjeta një meditim për Të, shënuar para dy vjetësh…

Gjeta edhe bisedën me Të, e fundit e jetës së tij, bisedën më 9 shkurt 2000, 246 ditë para IKJES…
Po i përcjell në përvjetorin e 15-të të IKJES…

Dhe do ti përcjell përsëri e përsëri, në përvjetorët e tij, të lindjes (8 KORRIK 1945) dhe të IKJES (13 TETOR 2000)

…Kur vendos të bësh diçka të rëndësishme në jetën tënde patjetër duhet të kesh parasysh gjënë më të keqe dhe të vesh “kokën në torbë“…
…historia greke që nuk merr parasysh arvanitët në epokën e re dhe pellazgët në atë të lashtë, as greke e as histori nuk mund të quhet. Është thjesht një histori e sajuar…
…Do të vijë koha të shkruaj historinë e arvanitasve. Dhe në qoftë se nuk do ta arrij unë, do ta bëjnë bashkëpunëtorët e mi më të rinj, në bazë të ideve dhe udhëzimeve të librit “Arvanitët dhe prejardhja e helenëve”…
Aristidh Kola, 9 shkurt 2000
Aristidh Kola IKU për të qëndruar i gjallë midis nesh përgjithmonë…

Abdurahim Ashiku,/

Athinë, 10 tetor 2015/

Ai sot do të ishte 70 vjeç e 97 ditë… /

Moshë e re për një krijues të madh, një studiues të madh të çështjes arvanite, një njeri të dashuruar pas arvanitëve gjini e gjak i të cilëve ishte.

Nuk është. Pesëmbëdhjetë vjet të shkuara, më 13 tetor 2000, ai IKU. Grekët kanë një fjalë ngushëlluese në raste të tilla, nuk thonë “vdiq” por “IKU”.

Aristidh Kola IKU fizikisht për të qëndruar midis njerëzve shpirtërisht, me fjalën e tij të ëmbël, me tonin e veçantë të një avokati të një çështjeje madhore të asaj që lidhej me “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”, vepra madhore e tij, vepër që sikur të kishte jetë do ta pasonte “Zeusi pellazgjik dhe lajthitja indoevropiane”…

E kam takuar më 4 shkurt 2000 në një mjedis shqiptarësh kur ai do të referonte me kompetencën e një shkencëtari të shkencave historike temën “Arvanitasit dhe kontributi i tyre në kishën ortodokse“. E fotografova tek fliste si dhe midis njerëzve. Pasi u ulëm rreth një tavoline të gjerë dhe pimë kafe i dhashë disa pyetje në shqip për të marrë disa ditë më vonë përgjigjen në zyrën e tij. E fotografova tek më lexonte përgjigjen. Një shok i tij më bëri nderin duke më fotografuar bashkë me të.
Megjithëse e publikuar e quajta të nevojshme ta ripublikoj atë që kam shkruar vite më parë, bisedën që kam bërë me të më 9 shkurt 2000…

Nga intervista gjykoj të shkëpus dy fragmente që flasin për amanetin e Aristidh Kolës…

…Për sa i përket “Betejës së Kanaleve “, e dija se shkoja në gojë të ujkut. Më kishin ngritur kudo kurthe, nuk më linin të flas kur shikonin se po ndikoja në opinionin publik me mendimet e mija. Shkoja i ndërgjegjshëm për të gjitha ato vështirësi dhe bashkë me mua shkuan edhe miq e bashkëpunëtorë të tjerë…. Bëmë një betejë krejt të pabarabartë, një betejë ama që e kishim detyrë ta bënim. Ekzistonin sigurisht rreziqe të mëdha, por kur vendos të bësh diçka të rëndësishme në jetën tënde patjetër duhet të kesh parasysh gjënë më të keqe dhe të vesh “ kokën në torbë “.

…Është një joshje e madhe të shkruaj një pjesë të dytë me brendi ngjarjet e fundit në Kosovë . Por, si ka thënë Gëte , “ Ndërsa arti është i pafund, jeta është e shkurtër.” Nuk kam kohë. Po përpiqem të botoj veprën time “ Zeusi pellazgjik dhe lajthitja indoevropiane “, ku përcjell materiale dhe të dhëna shumë të rëndësishme për periudhën parahistorike dhe kryesisht paraardhësit e kosovarëve, Dardanët . Nga ana tjetër shumë gjëra i kam shkruar në revistën “ Arvanon “ me të cilën merrja pjesë në betejë bashkë me kosovarët. Dhe së fundi :problemi kosovar mori një fund fatlum.

Fjalën e Aristidh Kolës është kulturë ta lexosh jo vetëm njëherë…

Më 2 gusht të vitit 2013 pata nderin të marr në tubimin qendror “Ditët e diasporës” çmimin pastmortum që Ministria e Diasporës të Republikës së Kosovës u jep çdo vit njerëzve për veprën e madhe në shërbim të çështjes shqiptare.

Në certifikatë shkruhet: Z. Aristidh Kola (Post mortum) Për kontribut të veçantë jetësor. Prishtinë, më 2 gusht 2013. Ibrahim Sh. Makolli, Ministër…

Athinë, 13 tetor 2013/

NJË YLL NË QIELLIN ARVANITAS/

Në korrik të ‘96-s, tek largohesha dhimbshëm nga Dibra ku linda dhe jetova 55 vjet, nga Shqipëria jonë që lëngonte, Dritëro Agolli i madh i letrave shqipe, në shtëpinë e tij, do të më ngushëllonte duke më dhënë me vete një numër telefoni dhe një emër njeriu…

” Është miku im, më tha, por mbi të gjitha është mik i madh i shqiptarëve të thjeshtë…”

Dritëro Agolli më kishte dhënë me vete floririn e gjakut të shprishur shqiptar të kohës sonë, Herkulin intelektual të botës arvanite…

Nuk do t’a përdorja atë numër telefoni sepse nuk desha që hallin tim t’a bëja hall të atij njeriu që, siç do të mësoja me kohë, ishte rritur e burrëruar midis halleve të arvanitasve, ishte avokati më i madh i çështjes arvanite, profesionalisht dhe shpirtërisht, dhe si pasojë, kishte qenë dhe ishte me të vërtetë në “gojën e ujkut “.

Aristidhe Kola nuk ishte një Avokat i Madh vetëm i çështjes arvanite, gjak të cilës i përkiste dhe i kushtoi tërë jetën e tij të shkurtër. Ai ishte një studjues i madh i historisë së Greqisë dhe i vendeve ballkanike. Siç e dëshmon në intervistën e tij, ai ishte në merak për botimin e një vepre tjetër madhore “ Zeusi Pellazgjik dhe lajthitja indoevropiane”, vepër në të cilën përcillen të dhëna shumë të rëndësishme për periudhën parahistorike në Ballkan dhe kryesisht për paraardhësit e shqiptarëve të Kosovës, DARDANËT…

Aristidh Kola ndërroi jetë më 13 tetor 2000. Jeta e tij ishte shumë e shkurtër, 55 vjet e 97 ditë. Ai, duke e ndjerë në trup helmin që i brente shëndetin, nxitonte, vraponte në veprën e tij dhe duke cituar Gëten: “ Ndërsa arti është i pafund, jeta është e shkurtër” kishte besim se atë që “ nuk do ta arrij unë do ta arrijnë bashkëpunëtorët e mi të rinj’.

Jorgo Miha, një ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë dhe shok në debatet televizive në mbrojtje të çështjes së Kosovës, në takimin e lamtumirës do t’i jepte Aristidh Kolës vlerat e njeriut që i zbuloi botës shkencore se …edhe emrat e Perëndive të botës antike i kanë rrënjët në gjuhën arbërore…
Biseda me Aristidh Kolën, njeriu që edhe emrin e tij këmbëngulte t’ia shqiptonin në shqip, “ Mos e shkruaj Kolja, më tha Ai, por KOLA”, origjinali i tij në Greqisht, një fotografi bashkë me të, kanë qenë dhe do të jenë ndër gjërat e shtrenjta që unë i ruaj me kujdes. Ajo, ndoshta ka qenë intervista e fundit e jetës së tij…

Për ikjen e parakohshme të Aristidh Kolës është folur shumë. Ajo është përjetuar dhe përjetohet si një përzënie nga jeta, si një dhunë e kobshme, si një krim, pjesë përbërëse e krimeve të kësaj natyre që merimanga e zezë e kohëve ka tjerrë rrjetën e zhdukjes së njerëzve të mëdhenj.

Fakteve të shumtë për këtë do t’ju sjell edhe një fakt timin…

…Në mars 2003, tentova ta publikoj intervistën në një gazetë gjysmë greke e gjysmë shqiptare me emrin RILINDJA XXI. Deri atëherë shtigjet e botimit të saj në Greqi më ishin mbyllur. Fjala e plotë e Aristidh Kolës ishte e ndaluar…

E faqosa intervistën (në detyrën e kryeredaktorit) në dy faqet me ngjyra të mesit të gazetës dhe pasi e firmosa e përcolla për botim…

Të nesërmen pashë se intervista ishte ngushtuar në një faqe dhe ishte prerë e sakatosur kobshëm…
Një ditë më parë, greku që merrej me “faqosjen” të cilit i kisha dhënë origjinalin për ta botuar në numrin pasardhës në gjuhën greke, pasi e lexoi më tha: “Këtë njeri e kanë vrarë”.

Nata e kishte bërë punën e saj. Aristidh Kolën, fjalën e tij e kishin vrarë në sytë e mi.
Atë ditë kuptova edhe një herë se sa i madh ishte Aristidh Kola, sa e gjerë dhe e thellë ishte vepra e tij, vepër e cila nuk mund të shuhet me një urdhër censural kompjuterik.

Athinë, 9 shkurt 2005 /

TRIMËRITË E HERKULIT DHE HERKULËT INTELEKTUALË/

Bisedë me Arvanitasin e Madh Aristidh Kola

Athinë, 9 shkurt 2000

1. Çfarë thotë Aristidh Kola për veten e tij ?

Linda në vitin 1945, më 8 korrik, në fshatin Leontari të Thivës ( Tebës ), një fshat arvanitësh që atëherë quhej Kaskaveli. Atje viteve të hershme bënin djathin e mrekullueshëm kaçkavall, ladhotiri .
Fëmijërinë e kalova në fshat, në një mjedis ku jo vetëm gjuha por edhe doket e zakonet, këngët dhe vallet, morali, sjelljet dhe karakteri i njerëzve mishëronin në mënyrë të theksuar karakterin e Arvanitit.

Në vitin 1963 fillova studimet në Universitetin e Athinës në jurisprudencë, drejtësi. Pas diplomimit, deri në vitin 1987, vazhdova të ushtroj profesionin e avokatit.


2. Kur filloi dhe sa janë përmasat e punës suaj në shërbim të studimit të çështjes arvanite ?

Fillimet u përkasin viteve ‘ 70-të, por nga viti 1975 mund të them se jam marrë sistematikisht me gjurmimin dhe studimin e gjuhës arvanite, të historisë dhe të folklorit arvanit. Fryt i këtij studimi të gjatë ishte libri im i parë: “ Arvanitet dhe prejardhja e helenëve “ . Libri , që nga viti 1983 e deri sot, është në rend të ditës dhe numëron 9 botime. Libri nuk është ndonjë histori e arvanitasve por rishikim dhe ripërcaktim i historisë helenike në përgjithësi. Këtu qëndron origjinaliteti i tij, zhurma dhe interesi i madh ndaj tij. U përpoqa të faktoj, dhe më duket se e faktova, se historia greke që nuk merr parasysh arvanitët në epokën e re dhe pellazgët në atë të lashtë, as greke e as histori nuk mund të quhet. Është thjesht një histori e sajuar.

Do të vijë koha të shkruaj historinë e arvanitasve. Dhe në qoftë se nuk do ta arrij unë, do ta bëjnë bashkëpunëtorët e mi më të rinj, në bazë të ideve dhe udhëzimeve të librit “Arvanitët dhe prejardhja e helenëve” . Këtu qëndron edhe vlera e madhe e këtij libri; një libër i ngjalljes së vetëdijes dhe jo një rrëfim historik

3. Aristidh Kola ishte i pari, në ballë të mbrojtjes së çështjes kosovare e të popullit të Kosovës në ditët më të vështira të tij. Cilët ishin motivet e kësaj mbrojtjeje ?

Që në vitin 1991 kisha parashikuar zhvillimin e ngjarjeve të lidhura me Kosovën, lëvizjet e Millosheviçit dhe të qarqeve nacionaliste të Beogradit. Shqetësohesha sepse në planet e tij të çmendura donte të ngatërronte edhe Greqinë me qëllim që të gjejë mbështetje për zgjidhjen e problemit shqiptar. Kërkonte nga Greqia që ta ndihmojë në çastin e përshtatshëm me një kundërgoditje në Jug të Shqipërisë. Po ashtu kërkonte edhe nga Gligorovi të përgatitej për një përballim të përbashkët të problemit sepse edhe në atë shtet, shpejt apo vonë do të ngrihej problemi i shqiptarëve.

Siç e dini, çdo veprim politik ose ushtarak, që të ketë sukses, kërkon një parashtrim teorik për të bindë aleatët dhe popullin. Millosheviçi foli si ortodoks i krishterë në Kishën greke e cila është me ndikim të madh në popull, foli si komunist në Partinë Komuniste Greke dhe si socialist popullor në PASOK. Ai me nacionalizmin dhe serbomadhizmin e tij arriti të mallëngjente nacionalistët dhe shovinistët e këtushëm. Ai mundi të rrëmbejë dhe të ngatërrojë shumicën e botës politike greke dhe si rrjedhojë edhe të popullit. U gjendën disa gazetarë grekë të cilët kuptuan, parashikuan dhe denoncuan planet aventureske gjakatare të Millosheviçit. Unë më duket se isha i vetmi që kisha theksuar dhe paralajmëruar se propaganda filoserbe dhe antishqiptare, e cila aso kohe sapo kishte filluar, ishin dy anë të së njëjtës monedhe.

Atëherë ishte shumë e vështirë të shkruaje e denoncoje për këto sepse e gjithë bota politike dhe Kisha qenë viktima të një mashtrimi dhe të një aventure me rrezik të madh. Nuk ishte fjala se kisha frikë për jetën time, por se nuk do të më dëgjonte askush. Shikoja se Millosheviçi, Karaxhiçi, Shesheli, Arkani dhe bandat e tyre kriminale prisnin të lanin hesapet me Bosnjën dhe me Kroacinë dhe pastaj të lajnë duart një herë e mirë me Kosovën. Atëherë , për herë të parë, ndonëse kisha qenë antiamerikan, thashë: “ Nuk ka shpresë tjetër veç Amerikës ! “ Jeta luan role të çuditshme; shumë herë mbytesh nga miqtë dhe shpëtohesh nga armiqtë.

Në qoftë se nuk ndërhynte Amerika dhe Evropa do të kishim probleme shumë të mëdha, të cilat u përpoqa t’i tregoj dhe t’i theksoj në libër. U përpoqa të lajmëroj udhëheqjen politike se po luan haptazi me zjarrin duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën dhe tërësinë e shtetit grek. Mjerisht ai libër u varros krejtësisht në Greqi. Nuk pati asnjë jehonë e popullaritet në vitin 1995 kur u botua.
Në vitin 1999 kur shpërtheu kriza e Kosovës ua dërgova librin disa politikanëve me horizonte të hapura dhe e rivendosa në librari, ku ndonëse u shit, nuk iu dha përsëri asnjë popullaritet. Një vello heshtjeje ! Ekzistonin njerëz këtu që kujtonin se Greqisë i leverdiste një “ Serbi e Madhe “. Për fat të mirë grekët kurrë nuk do të mësojnë se çdo të thoshte për Greqinë një “ Serbi e Madhe “. Këtu nuk mungon vetëm njohja e historisë. Mungon edhe fantazia…

Për sa i përket “Betejës së Kanaleve “, e dija se shkoja në gojë të ujkut. Më kishin ngritur kudo kurthe, nuk më linin të flas kur shikonin se po ndikoja në opinionin publik me mendimet e mija. Shkoja i ndërgjegjshëm për të gjitha ato vështirësi dhe bashkë me mua shkuan edhe miq e bashkëpunëtorë të tjerë si J. Miha dhe J. Korizis dhe njerëz të tjerë të ndershëm me të cilët nuk kisha kontakt dhe bashkëpunim deri atëherë si R. Sumeritis, Xhanetakos, Theodhoraqis ( jo kompozitori ), Dhimu e të tjerë. Bëmë një betejë krejt të pabarabartë, një betejë ama që e kishim detyrë ta bënim. Ekzistonin sigurisht rreziqe të mëdha, por kur vendos të bësh diçka të rëndësishme në jetën tënde patjetër duhet të kesh parasysh gjënë më të keqe dhe të vesh “ kokën në torbë “.

4. Vepra Juaj “ Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit “ e botuar edhe në shqip që evokon ngjarjet në Bosnjë a do të pasohet nga një volum i dytë me temë Kosovën ?

Librin “ Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit “ e ka përkthyer Mite Guga. Libri ka një parathënie të bukur të mikut tim të dashur Moikom Zeqo me të cilin jam njohur para disa viteve në Athinë kur erdhi në shtëpinë time bashkë me të madhin Dritëro Agolli.

Është një joshje e madhe të shkruaj një pjesë të dytë me brendi ngjarjet e fundit në Kosovë . Por, si ka thënë Gëte , “ Ndërsa arti është i pafund, jeta është e shkurtër.” Nuk kam kohë. Po përpiqem të botoj veprën time “ Zeusi pellazgjik dhe lajthitja indoevropiane “, ku përcjell materiale dhe të dhëna shumë të rëndësishme për periudhën parahistorike dhe kryesisht paraardhësit e kosovarëve, Dardanët . Nga ana tjetër shumë gjëra i kam shkruar në revistën “ Arvanon “ me të cilën merrja pjesë në betejë bashkë me kosovarët. Dhe së fundi :problemi kosovar mori një fund fatlum.

5. Me çfarë planesh për çështjen shqiptare hyn Aristidh Kola në shekullin e ri ?

Planet duhet t’i bëjnë vetë shqiptarët. Unë dhe sa të tjerë ju duam dhe ju ndjejmë vëllezër në të gjithë botën. Bëjmë vetëm plane për ndihmë. Por që të të ndihmojnë duhet që ti vetë me punët dhe veprat e tua të tregosh se sa vlen, se lufton në një rrugë të mirë për një qëllim të shenjtë. Barra bie mbi shpatullat e udhëheqjes politike dhe shpirtërore – kulturore të shqiptarëve. Nuk dua të hyj në fushën e politikës për shumë arsye. Dua ama të shpresoj tek udhëheqja intelektuale..

 Vëzhgoj ndërhyrjet dhe luftën e të madhit Ismail Kadare në fushën botërore. Është ambasador i madh i Shqipërisë në botën e jashtme. Pres akoma një lëvizje të madhe dhe mbështetjen e fuqishme të vlerave të mëdha intelektuale brenda Shqipërisë. Atje do të bëhet lufta më e madhe dhe më e vështirë, luftë kjo e domosdoshme për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Problemin ekonomik e zgjidh lehtë shqiptari kudo që gjendet. Problemin e kombit, historisë dhe kulturës si do t’i zgjidhë në kushte kaq të vështira, me influenca e ndikime nga kaq rryma që vërshojnë çdo ditë në vend ose që pranojnë emigrantët në vendet e huaja? Trimëritë e Herkulit kanë nevojë për trimëritë e Herkulëve të rinj intelektualë.

Kjo është rruga e ndritshme e lavdisë për njerëzit e artit e të shkronjave….

ABDURAHIM ASHIKU

Athinë, 9 shkurt 2000


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...