Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/26

Aleksandri i Madh ishte ilir dhe shqiptar

aleksandri2

Brahim Ibish AVDYLI:
MAQEDONIA NË VORBULLËN E FQINJËVE ANTISHQIPTARË

“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe”.
aleksandri2

Thënie e marrë nga gazetari Amerikan, Edward R. Marrow, dhe libri i tij, “A nation of sheep will beget a guvernment of wolves”, cituar nga vepra e njohur “Maqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve historike”, Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7.
  1. Edhe disa fjalë për Aleksandrin e Madh
Kur e fillojmë këtë histori për Aleksadrin e Madh, mund të themi se Shqipëria e ka nxjerrë LEK-un nga pseudonimi i tij dhe e mbajnë me nderim të thellë monedhën e tyre nacionale. Duhet të themi se asnjë shtet tjetër dhe veçanërisht as Greqia nuk kanë monedhë me emrin “LEK”. Pseudonimi Â-lé (k)-si-ândër=Â-leks-ândër është i bërë nga dy fjalët komponente në gjuhën shqipe, që prej atëherë e deri më sot, sepse LEK-u dhe Ândrra vinë në gjuhën shqipe prej pellazgishtes, të cilat edhe sot do të thonë“Leka është si ëndërr”, d.m.th. “është Lek-a” që ka lindur “si ëndërr”.
Shqiptarët i kanë ngjitur emrat e njerëzve të tyre edhe sot në forma të ndryshme, si variante të këtij “llagapi”, p.sh. LEK, ALEKS, SANDRI, LEKSANDER, etj. e edhe në Greqinë e sotme ku ndodhet një ishull me emrin Andra, që në vizitën e tij nga Arben Llalla, është vërtetuar se ky vend prej shekullit XII p.e.s. e deri më sot banohet mbi 70% të njerëzve të cilët e flasin në familjen e tyre gjuhën shqipe, pra janë arvanitas.
Ishulli ANDRA i ka 27 fshatra shqipfolëse; toponimet dhe mbiemrat e familjeve janëshqip. Pseudonimi ALEKSADËR përbëhet nga fjalë të kuptimësisë shqipe.[1]
Elementet që e tregojnë pikësëpari origjinën ilire dhe shqiptare të Aleksadrit të Madh prej mbishkimit të gjetur në Egjipt, ku thuhet se Aleksandri i MadhquhejMeryamun[2], prej një citimi nga disa shkencëtarë të botës së gjërë. Pseudonimin e tij i marrur më vonë, shtatë fish e tregon se ai ishte ilir dhe shqiptarë.
Në Enciklopedia e Lirë apo Wikipedia Org na jepet si “sllav”“makedon” e “grek”.[3]Ne po i japim më poshtë shtatë të dhëna, të marrura nga Arben Llalla:
1.-Filipi ishte i lindur nga nëna ilire; dhe Olimbia, gruaja e tij, nënën dhe babain e kishteilir. Pra, reciprokisht e shkencërisht ALEKSANDRI I MADH ishte Ilir. Filipi ishte djali i Eurodikes, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Aleksandri, bir i tij, është e sigurt se ishtedjali i ilires Olimbia, e cila vinte nga fisi ilir i Epiriotëve. Shpesh ajo akuzohej se Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit, por i gjarprit Amon, sepse ajo e adhuronte pandërprerë gjarpërin dhe një VETI të gjarpërit e kishte biri i saj.
2.– Vetëm të gjykojmë më njerëzisht, nga vetë pamja e jashtme e Aleksandrit dhe karakteri i tij, ai i ngjante Olimbisë; kishin të përbashkët ngjyrën e flokëve, bukurinë e fytyrës, ambicien, zgjuarsinë, etj.
3.-Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet vetëm nëgjuhën shqipe të dialektit geg“MER-JAM-UN”. Në disa fshatra shqiptare, sot ende thonë në Maqedoni “MER JAM UNË”, e cila, sipas gjuhës letrare shqipe do të thotë “MIRË JAM UNË”. Pra, Meriamun është emri i pagëzimit të Aleksadrit.
4.– Emri i njohur botërisht nga bëmat e Miriamunit ishte Aleksandër, të cilën, siç e shpjeguam më lartë, ka kuptim vetëm në gjuhën shqipe.
5.– Aleksandri ishte mbajtës i brirëve të Cjapit. Më vonë këtë shenjë do ta mbante Pirrua, mbreti i Epirit dhe Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe Arbërisë.
6.– Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij dhe bashkëluftëtarëve të suitës së tij të luftës ishte ilirishtja e dialektit gegë të Maqedonisë. Aleksandri gjuhën e shkruar pellazge me alfabetin fenikas, e cila thuhet se ishte “gjuha e vjetër greke”, e mësoi kryesisht nga Aristoteli. Ata kanë qenë pellazg me alfabet tjetër, jo “grekë”.
7.– Në vitin 1925 Republika e Shqipërisë, monedhën shtetërore e quajti me emrin LEK, për nder tipike të Aleksandrit të Madh. Në faqet e monedhës shqiptareLEKpasqyroheshin figurat e Aleksandrit të Madh, Herkulit, Akilit, Pirros, etj. Kur shteti shqiptar kishte këto elemente në monedhën e tij në vitin 1925, e cila vazhdoi deri në vitet 1950, Greqia dhe Republika e Maqedonisë (FYROM) nuk e kishin monedhën e tyre me këto figura shqiptare të njohura të historisë sonë të lashtë.[4]
Janë mbushur librat në botë dhe Evropë, filmat, tragjeditë e komeditë me emrat e mbaresat greke “ois”“os”“us”, etj., të AleksandritHerkulitAkilitPirros, derisa na vjen të vjellim edhe emrat e tyre kombëtarë. Turp për këta emra të shpallur ngabota perëndimore “dreçër me bishta” e jo pellazgo-ilirë dhe shqiptarë me gabimet e bëra keqas e duke i shqiptuar jo drejtë, pra duke mos e njohur paraprakisht gjuhën e parëpellazgishten, që është në të vërtetë shqipja. Është turp për një Enciklopedi të Lirë, që nuk është “e lirë”, Wipikedia, që shkruan edhe faqe të tilla, aq paqartë.
Po i marrim dy libra të formatit të madh e voluminoz: “Die Menschen die die Welt veränderten” me pjesën për Aleksandrin e Madh[5]; dhe “Atlas der Weltgeschichte, von 10.000 vor Christus bis heute”,[6] e cila jo vetëm se tregon botën e vjetër “greke”, por edhe Aleksandrin e Madh dhe botën e tij të luftimit, mbretërimit dhe të nënshtrimit.Aiprej Maqedonisë dhe të ashtuquajturës “Greqi”, në moshën 19 vjeçare, në vitin 334 p.e.s., në krye të 45.000 luftëtarëve, i priu armatës më të madhe të kohës, i cili e kaloi Helespontin, midis Egjeut dhe Detit të Zi, rreth kokës së sotme të Turqisë për në Azi të Vogël, rreth qyteteve me të mëdha të Detit Mesdhé deri në Egjipt, duke u kthyer në Mesopotami, për të vazhduar ngjarjet në Azinë Qendrore e deri në Pamir e në Indi. Historinë botërore e ka lënë edhe në Bibël. Çuditërisht i dha fund jetës së tij nga një sëmundje e tmerrshme, nga malarja, në fund të majit të vitit 323 p.e.s.
Përveç të tjerëve, ai ia la Antigonit dhe djalit të tij të vetëm Dhimitrit (Demetrius) Atigoniten dhe Maqedoninë.[7] Kjo shihet në faqet paraprake, “Die Griechische Welt”, meSpartënDodonënThebënMaqedoninëSiçilinë dhe Kartagjenën, etj. Aty i vendosin për “grekë” e jo për pellazgë. Nuk e shënon askund Aleksandrin e Madh si pellazgo-ilir, por si “maqedon”. Dihet se atëherë është folur gjuha pellazge dhe ështëshkruar gjuha pellazge me alfabet fenikas të Kadmit, por nuk kanë ekzistuar fare“grekët” dhe kjo vjen në shprehje pas vitit 1821 deri në vitin 1827, kur është njohur Greqia. Vepra të tjera nuk po i zëmë në gojë, por njërën po, po e përmendim. Ajo është“Homeri-Historia dhe racizmi”, në të cilën thuhet se përkundër Linearit A, që është më i vjetër dhe i një hieroglife mineone primitive, Lineari B, duke u nisur nga shekulli i XV i erës sonë, u bë për përdorim të zakonshën nëpër treva që e përdornin gjuhën hellene të shkuar me alfabet të Kadmit fenikas. Pra, de fakto, kjo është koha kurgjuha hellene u adaptua, ndërsa Greqia u themelua pas vitit 1827.[8] Përpara kësaj nuk ka ekzistuar“Greqia”, dhe në qoftë se thuhet se ka ekzistuar një pjesë e këtij vendi, kjo pjesë është quajtur “Hellada”, sipas mitit të Hellenit.
Nga disa “historianë” të shteteve tona fqinjë, por edhe të largët nga ne, që nuk janë absolutisht shkencorë, por “pseudohistorianë”, pretendohet që Leka i Madh “nuk ka prejardhje shqiptare”.[9] Le të thonë sa të duan ata se ky personalitet është “grek”apo“makedon”, asnjëra nuk e shprehë përkatësinë e tij etnike.
Maqedonia ka qenë një njësi shtetërore. “Greqia e lashtë” nuk ka ekzistuar fare, porThesalia dhe Epiri, etj. E para ka qenë një njësi admistrative, ndërsa të tjerat janë cituar për “gjuhën heladike”, e cila është shkruar që atëherë, dhe e para gjuhë artificiale, e shkruar, e shtypur dhe e mësuar nëpër shkolla, e cila është e përkthyer në“gjuhën greke”, por nuk e ka pasur pas etninë “greke”. Njësia shtetërore e këtyre vendeve rreth e rrotull ka qenë e përbërë nga kombi pellazgo-ilir dhe shqiptarë, dhe kjo e ka shprehur përkatësinë etnike të përbashkët. Ka mjaft biografë e historianë të lashtë që i kanë lënë nëpër shkrimet e tyre shënime që shpjegojnë se Aleksandri i Madh ka qenë bir i një mbreti të Maqedonisë, Filipi të II, dhe i një princeshe ilire, Olimpisë, e bija e mbretit të Epirit, Neoptolemi i I, e që nuk kanë se ku i dërgojnë tjetër, pos në etninë e tyre, prej të cilëve ka lindur mbreti Aleksandri i Madh, që nuk mund të gënjejnë pseudohistorianët, madje as në Enciklopedinë e Lirë.
Shumë shkrues të ndryshëm të historisë antike, ndër ta edhe babai i historisë hellade, që e përkthejnë “greke”, Tukididi (Thucididis)[10], na lajmërojnë se Pellazgët(pellazgo-ilirët apo shqiptarët) janë popull para grekëve të sotëm,“proeliminoi”.[11]
Me këtë e vërtetojnë ata se kanë qenë para helenëve, d.m.th përpara se të lindin mitet për Hellenin, birin e Deukalionit, që është një konstrukt i vjetër i miteve që nuk e shprehë etninë, edhe pse përhapej rreth e rreth atij lokaliteti të asaj kohe, të cilën e shprehin mirë fjalët e Tukididit se para luftës së Trojës nuk ka bërë asgjë të përbashkët Hellada e as me forca të përbashkëta.
“Greqia”, në tërësi, nuk e mbante këtë emër, dhe Hellada nuk e ka pasë territorin që sot thirret Greqi, madje as mitin e Hellenit. Në atë kohë, ajo nuk e ka përfshirë dy të tretën e Greqisë së sotme, por më pak se një të tretën. Kësaj “Hellade”, ia dhanë emrin “sipas emrave të tyre, fiset e ndryshme, më tepër pellazgët”.[12] Pra, nuk ishin pjesëtarë të kësaj “etnie” të “shpallur pas vitit 1821”. Ne, këtu e shpjeguam pak. Nuk është e vërtetë se ka ekzistuar atëherë Greqia. Por, të kthehemi në antikë.
Filipi, për të mësuar të birin e tij, Aleksandrin, i ka zgjedhur dy mësues ilir, që morën pjesë në tërë edukimin e tij, Leonidhën, që ishte kushëri me Olimpinë dhe Lisimakun, nga krahina e Dodonës pellazgjike. Më vonë, e ka sjellur nga Stagjira, meprejardhjen ilire dhe shqiptare, të njohur më vonë nën emrin e tij Aristoteli, një filozof i zoti nga Selaniku,[13] për t`ia mësuar Aleksandrit të ri gjuhën e shkruar“hellade”, që është pellazgishtja, me alfabet fenikas nga Kadmi, jo gjuhën greke, që përkthehet e shkruhet mjerisht kështu, madje edhe prej shqiptarëve.
Në antikë, mund të shprehte historinë e bujshme të popujve të ndryshëm, sepse ata ishinpellazgë, që kanë jetuar atëbote dhe e kishin një gjenezë të përbashkët, në Troja, në Smirna, Qipro, Canan, Egjypt apo Mesopotami e deri në Indi.
Pra, më tepër nuk do të merremi me këtë çështje madhore, e as me konstatimet e historianit amerikan, Edwin Jacques; as Biblën e as veprën e Robert d`Angely, që i kemi lexuar,[14] dhe historinë e gjatë të Elena Kocaqit për dinastinë e Maqedonisë me Aleksandrin e Madh,[15] sikurse qindra autorë të huaj e shqiptarë.
Po ndalemi në rrjedhat e studimit të përparshëm për Maqedoninë dhe ato gjëra që kanë lidhje me te…

  1. Historia e rrejshme dhe historia e vërtetë

Kur ta studiojmë historinë antike pa shumë vrapime pas emrave të vendosur tre shekujt e fundit, në shekullin XIX, XX e XXI, do të shohim se nuk ka ekzistuar fare Greqia me këtë territor që e ka sot territor të vetin, as edhe një vend në tërë rruzullin tokësor gjeografik me po këtë emër, para vitit 1827 e deri në gjenezën e njerëzimit, e as Homeri i Madh, në dy poemat e veta si kryevepra të letërsisë botërore, “Iliada” dhe “Odiseja”, dhe ai nuk i këndon asnjëherë emrit “Greqi” dhe “grek”.[16]
Grekët e quajnë faqen e tyre në përkthimin anglisht “Hellenic Republic”, ndërsa në origjinal quhet Υπουργείο Εξωτερικών-Greece”.[17]
Fjalët “heladik” dhe “heladnik” evokohen vetëm në fund të shekullit XIX të kohës sonë dhe e marrin thelbin e historisë së lashtësisë[18], duke thënë se kjo histori është“greke”. Shteti Greqi u themelua me dredhitë e Evropës, Anglisë e Fuqve të Mëdha, për t`a fundosur njëherë e përgjithmonë historinë e vjetër; për t`a fshirë kujtesën e popujve; për t`a fshirë tërësisht vetëdijen e tyre dhe për të mos i lënë në gjenezën e Evropës popullin pellazg apo parailirë dhe ilirë, kur mija luftëra i ka thyer mbi kurriz e me vuajtje të mëdha ky popull. Kur u themelua Greqia afër 7.800.000 banorë janë arvanitas, prashqiptarë, që e kishin ndërruar gjuhën e tyre me gjuhën greke, por pjesa më madhe e tyre e flasin në shtëpitë e veta gjuhën shqipe.
Gjuha më e vjetër që dokumentohet në vendin që sot quhet “Greqi” dhe që kanë dalur veprat e para nga Homeri i Madh, ka qenë pellazgjishtja e shkruar me alfabet fenikas prej Kadmit dhe ky është populli më i lashtë. Kjo gjuhë nuk mund të quhet“gjuha greke”, dhe duhet të ketë qenë gjuhë e folur edhe e popullatave përreth saj, siç e ka folur dhe shkruar populli i trevave të Greqisë së sotme, meqenëse se emri “Greqi”nuk ka ekzistuar, dhe as nuk mund të ketë ekzistuar në atë kohë të lashtë gjuha me emrin greqisht.[19]Duhet të them se greqishtja e re starton me krijimin e shtetit Grek, ajo nuk është e argumetuar që nga lashtësia. Raportet historike, që në kohët e vona qarkullojnë me “hellen”, “hellas”, “hellade”, “hellandik”, grek e greqisht, para krijimit të këtij “shteti” me tokat shqiptare, janë të sajuara jashtë realitetit objektiv të historisë. Ato janë të rrejshme, false e të pavërteta.
“Po të pohohet e vërteta nga vetë grekët se edhe prejardhja e tyre më e hershme është pellazge, të cilët i këndon Homeri i Madh si popullsi më të hershme, dhe më pas historianët, si Herodoti, Straboni, etj., të cilët në lashtësi Athinën e quanin Pellazgji, edhe historia botërore e Greqisë do të bëhej shumë e thjeshtë, shumë dinjitoze, si e të gjithë gjitonëve”.[20] Janë pohime këto të “historianëve”, në dyqind vitet e fundit të kohës sonë, të cilët thonë se gjuha e zbuluar me një alfabet tjetër ishte gjuha greke. Ata nuk dëshironin që të quhej gjuha pellazge me alfabet tjetër fenikas, që ishte gjuha shqipe me alfabet të huaj, sepse kjo do t`a përjashtonte popullin e sotëm nga atributet e rrejshme të një “populli elitë”. Asgjë nuk kishte trashëguar nga e kaluara e lavdishme e pellazgëve autoktonë Greqia, deri në vitin 1000 e.s. e këndej, as “komb grek”, por njëmultietnicitet, pra një komb i klonizuar me fanatizmin e grekëve të rinj e shizofren, të thirur vetë “hellenë”.[21] Të kujtojmë thënien e Faveirialit, nga libri “Jeta e Shën Kelmendit”, ku thuhej që grekët e rinj imitonin fenikasit.
Emrat “grek” dhe “Greqi” u futen me dhunë në histori. Pra “grekët” janë ireal. Ata, në lashtësi, nuk ekzistonin. Thuhej se Hellada lidhej me Hellenën e bukur të Spartës apo mitin e Hellenit, në vend se të shpjegohet me Eladën pellazgo-ilire.
Siç thotë edhe Fiqret Barbullushi, historia është gjithmonë në kontrast me kohën, vendin dhe njerëzit, për të cilët “përdorë” emrat Greqi e grek që në lashtësi e këndej, duke pohuar se në të njëjten kohë për këto raste janë përdorur emra të tjerë. Rastet janë të panumëta. Janë përdorur emra qytete-shtetesh, sipas fiseve, emra të njësive të shteteve, të popujve, etj. por nuk ka pasur asnjë lloj kombi pos pellazgo-ilirë në gadishullin Ilirik, të gjuhës së vjetër pellazge, duke pasur parasysh dallimet sipas të gjitha ndarjeve, si dialektet e një gjuhe. Është e saktë se ka qenë pellazgishtja.[22]
Pellazgishtja dhe pellazg në lashtësinë e hershme; Iliria dhe ilirishtja, pasardhës të pellazgëve, në lashtësinë e vonshme; Arbëri dhe arbërorët, pasardhës të ilirëve në mesjetë; Shqipëri dhe shqiptarë, në kohërat e ardhëshme, që e përcaktojnë thjeshtë e qartë gjenezën natyrore të këtij emri. Asgjë nuk kalon te grekët e as te Hellada.[23]
Për këto qëllime të vetat destruktive, shkenca pseudohistorike, ashtu siç bëri me helenët e Helladën, në kurriz të kombit shqiptar, ndër shumë gjëra të rrejshme që i ka futur në këtë shkencë, shekull pas shekulli, e ka futur edhe një “mit” artificial për Maqedoninë, që është kryeput një përrallë me bisht.
Në këtë mit thuhet se “Maqedoni, bir i Zeusit dhe i Etrisë, zaptoi krahinën e madhe në perëndim të Thrakës dhe e quajti Maqedoni”.[24]
Vetë emri “Maqedoni” nuk lidhet me emrin e Helladës. Në të gjitha këndvështrimet argumentohet se Maqedonia ka ekzistuar shumë përpara Greqisë, madje në lashtësi, edhe kur një pjesë e saj e vogël është quajtur “Hellada”. Greqia si shtet unik nuk ka ekzistuar. Mbretëria e Maqedonisë, dihet, se ka ekzistuar, madje unike si shtet nga disa fise, ndryshe prej qytete-shteteve të Helladës, të cilat ende nuk kishin krijuar një shtet unik apo një mbretëri të përbashkët, sepse ishte futur dredhia fenikasembrenda tyre. Edhe sikur të marrësh ekzistencën e emrit Maqedoni, si regjion apo si krahinë e vetme e qeverisjes administrative, ajo nuk ka lidhje me qytet-shtetet e siujdhesës së poshtme të tërë gadishullit, të cilat mbanin emra të tjerë dhe ishte jashtë Helladës. Në të vërtetë, ajo ishte kundërshtare e saj dhe e tyre.[25]
Dikush nuk dëshiron që të përmendet Aleksandri i Madh në lidhje me “Greqinë”, por ka edhe zëra të kundërt me këto zëra, që e quajnë ate “grek”, sepse e ka mësuar “gjuhën”e tyre dhe e ka udhëhequr në tërë botën. Mosmarraveshja për Aleksandrin e Madh vie për një arësye tjetër, si ide e qëllimshme. Nuk duhet Aleksandri i Madh i Maqedonisë të lidhet me pjesën e historisë së lashtë të “Greqisë”, sepse ajo nuk ishte “Greqia”, porquhej Hellada, e cila ishte shumë e vogël.[26]
Sidoqoftë, thrakët e maqedonët ishin të njëjtë për nga prejardhja e tyre me ilirët, pra ishin pellazgo-ilirë, jo sllavë e aq më pak bullgarë, dhe ndaheshin nga Morava, Vardari (Bardhari), dhe vargi i maleve Vranas. Ilirë, thrakë e maqedonë ishin të afërt në mes tyre, kishin edhe përplasje luftërash si përplasje të atëhershme kufitare.
Jetonin pranë njëri tjetrit, prandaj ishin të vetëkuptueshme këto zënka, të cilat, dërgonin në luftëra. Por mirreshin vesh ndërmjet veti, pa pasur nevojë të merrnin ndonjë përkthyes, siç quhen sot. Nuk janë të rralla rastet kur autorët i ngatërronin karakterin etnik të këtyre fiseve.[27]
Në historinë e vjetër të kombit shqiptar, e cila shënohet nga të huajtë, të cilët nuk e dinin mirë shqipen dhe nuk shkruhej, të gjitha luftërat e vjetra na dalin si luftëra në mes të qytet-shteteve apo të fiseve më të organizuara, në formë të aplikimit dhe të zhvillimit të më tutjeshëm të kulturës së shoqërisë në veçanti, duke u nisur pikë së pari prej kulturës lokale të pellazgo-ilirëve, në fundin e shekullit të V p.e.s. e fillimin e shekullit të IV, p.e.s., kur janë formacionet e para shtetërore ilire. Na përshkruhen disa luftëra tëLynkestëve,PelloponezitAkamanisë dhe të vetë Maqedonëve të vjetër pellazgo-ilir, të cilat nuk janë krejtësisht të konsoliduara. Në formë të thellimit e diferencimit social dhe zhvillimit të pronës private në këto zona që i përmendëm, i shkaktonin këto konflikte, të cilat kanë qenë konflikte të interesave fisnore. Në procesin e këtyre konflikte të fiseve të vogla pellazgo-ilire për veprime të përbashëta, si p.sh. të molosëvetë thesprotëvetë kaonevetë orestëvetë paraurejvetë lynkestëvetë paionëvetë dardanëve, etj. i kanë detyruar në radhë të parë këto fise të lidhin bashkëpunime, të cilat dërguan nëfederatat fisnore.[28]
Kështu, nga shekulli i IV e deri në shekullin e II p.e.s. shoqëria pellazgo-ilire mori pamjen e ndarë në klasa e shtresa shoqërore me interesa të ndryshme, shpeshherë të kundërta, të cilat ndonjëherë dilnin me emërtime të rajonit, si p.sh. Maqedonia, e të tjera herë në emër të fisit kryesor ose të fisit të madh e të vetëm.
Ato, ndonjëherë kanë përplasje me njëra tjetrën, sikurse i zhvillon Maqedonia, që ka disa përplasje me EnkelejtëMolosëtLynkestëtfiset thrake e Taulantët, etj. të cilat u detyruan që ta njohin atë dhe në krye të saj Aleksandrin e Madh.[29]
Kjo është mjaft për Mbretërinë e Maqedonisë; Aleksandin e Madh, gënjeshtrat e mëdha të Greqisë dhe të vërtetat historike të këtij regjioni…

  1. U dashka këto emra të vendeve “të përkthehen” sllavisht

Ajo që më së shumti na kushton kur e shohim faqen e Republikës së Maqedonisë në Enciklopedinë e Lirë-Wipikedia, janë jo vetëm historia sllave, e shkruar këtu, pa kritikë të mirëfilltë, por me proklamime, sikur të qenë “çlirimtarët”; edhe emrat e të gjitha qyteteve të mëdha të saj marrin nuansa të natyrës sllave. Okupuesit e bëjnë të veten mbi Enciklopedinë e Lirë. Sikur janë “harruar” emrat e vjetër të këtyre qyteteve pellazgo-ilire dhe shqipe me qëllim, dhe futen në vend të tyre ata bullgarë…
Na lodhin emrat sllavo-bullgarë mbi emrat e vjetër origjinal. Ne i përcjellim së pari “Skopje”, “Tetovo”, “Kičevo”, “Ohrid”, “Bitola”, “Veleš”, “Kumanovo”, “Štip”, “Stumica”,  etj., lumit që i thonë “Vardar”, sikur nuk e “dinë” si i kanë quajtur këto vende tona kur i kanë okupuar bullgarët e Bullagarisë: Shkupin, Tetovën, Kërçovën, Lynkninë (Ohrin), Manastirin, Vulën, Astibin dhe Strumicën, etj. pa rrëfimin popullor mbi malet e Gostivarit“për gruan që fundoset në ujë të bardhë”, ku buron Bardhari, pra Lumi i Bardhë, dhe bullgaro-makedonëve nuk ua nxjerr goja “dh” shqipe, e lënë “d”, deri sa“B” e parë e lexojnë sllavisht, si “V”. Kështu, Bardhari na bëhet Vardar (?!).
Për ata, kjo gjë nuk prish punë, thonë të paditurit. Shtati i lumit mbetet i njëjtë e derdhet në të njëjtin det. Ai ështe shqip dhe qytetet shqiptare, por të huajt ua kanë ndërruar emrat. E shqiptarët nuk kanë “mend” t`a marrin vesh këtë çështje…
Papritur, na bie në sy një artikull i një gazete dhe është gazeta “Lajm”. Dimitrovi i Bullgarisë thotë se “makedonët, janë bullgarë”. Si duket, nuk mund të thotë se janë“bullgaro-maqedonë”, por e ngatërron vetë çështjen nacionale.
Pa marrë parasysh se çka do të thotë me këtë punë nacionalisti i vërtetë bullgar, i ngarkuar si “kujdestar” i vlerave historike e Drejtor i Muzeut Historik KombëtarSofje, po i themi se në Maqedoni kanë jetuar bullgarët si okupatorë dhe atë shtet mund t`a lënë kur të duan dhe të shkojnë ku të duan, më së miri në Bullgari, dhe të kenë edhepashaporta të Bullgarisë, sikur kryetari i Maqedonisë, zotëria Gligorov, sepse prejardhjen e kanë prej Bullgarisë, dhe nuk janë “makedon”.[30]
Republika e Maqedonisë duhet të mbetet këndej Republikës së Bullgarisë. Nuk e ka lindur Bullgaria. Por, edhe ajo është ndjekëse e thrakëve nga territori i saj dhe ne i mbajmë edhe sot thaqianët, që janë një fis i vjetër pellazgo-ilirë dhe shqiptarë.
Bullgaro-maqedonët nuk mund të quhen “makedon”, sepse nuk e shprehë etninë, përderisa është ndarje e regjionit, jo e kombit të veçantë.
Me të vërtetë, do të bëhet më vonë e tërë Maqedonia pa asnjë sllavo-bullgarë.
Do t`a shohim këtë temë, në vazhdimet tona…
[1] E marrë nga artikulli i Arben LLallës, “Origjina shqiptare e Aleksandrit të Madh”, në organin “E vërteta”, e datës 2 nëntor 2014, në lëndën “History”, nëhttp://everteta.al/origjina-shqiptare-e-aleksandrit-te-madh.
[2] I njëjti artikull, “meryamun setepenra Aleksadros”.
[3] Shikoni faqen e Wikipedias, “Republika e Maqedonisë”, në https://en.wikipedia.org/wiki/Portal:Republic_of_Macedonia.
[4] Nga i njëti shkrim i Arben Llallës, e datës 2 nëntor 2014, nëhttp://everteta.al/origjina-shqiptare-e-aleksandrit-te-madh.
[5] Pjesa “Alexander der Grosse-Griechische Kultur prägte das Reich des Eroberers”, të veprës së formatit të madh, me fotografi, nga Roland Gööck, “Menschen die die Welt veränderten”, Berlin-Darmstadt-Wien, pa vit botimi, faqe 26-33.
[6] Dr. Geoffrey Wawro, “Atlas der Weltgeschichte, von 10`000 vor Christus bis heute”, Ullmann Publishing GmbH, China 2013, e formatit të madh me fotografi, në pjesën“Alexander der Grossen und sein Reich”, faqet 72-75.
[7] Vepra paraprake, faqe 75.
[8] Fiqret Barbullushi, “Homeri-Historia, Racizmi”, Botimet “Dita 2000”, Tiranë 2012, faqe 88-89.
[9] Shikoni ju mijëra vepra të tilla, e unë nuk po i përmendi fare.
[10] Thuchididis, “Historiae/ recesuit Carolus Hude”, editio minor, Editio Stereotypa, Lipsiae in aedibus B.G. Teubneri, 1915.
[11] Arben Llalla, i njëti shkrim, në hyrje.
[12] Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë, “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, Botimet Toena, Tiranë 2002, faqe 24.
[13] Arben Llalla, po aty.
[14] Shikoni veprat e Edwin Jacques, “Shqiptarët-Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”, Karte e Pendë, Tiranë 1997; Robert d`Angely, “Enigma- nga pellazgët te shqiptarët”, Botimet Toena, Tiranë 1998.
[15] Elena Kocaqi, “Albanët, Pellazgo-Ilirët-Shqiptarët me famë Botërore”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 85-115.
[16] Fiqret Barbullushi, “Homeri-Historia, Racizmi”, faqet 76-77.
[17] Ju mund të shikoni faqen zyrtare të Greqisë, psh. http://www.mfa.gr/.
[18] Po aty, te vepra e cituar nga Fiqret Barbullushi, faqe 88.
[19] Po aty, faqe 93.
[20] Cituar nga faqja 96 e të njëjtit libër.
[21] Për këte, shiko edhe në faqen 98.
[22] E njëjta vepër, faqet 116-117.
[23] Po aty, faqe 120.
[24] Po aty, faqe 199.
[25] Po aty, faqet 202-203.
[26] Po aty, faqe 203-204.
[27] Nga Selami Islami dhe Kristo Frashëri, në krye të autorëve të Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë, të USHT, “Historia e Shqipërisë”, vëllimi i I-rë, Tiranë 1959, faqja 51, nga të 3 vëllimet, të cilat, i kam gjetur me librat e veçanta, në Zvicër, pasi më qenë djegur në Morinë të Gjakovës, të gjitha librat e dokumetet e Bibliotekës sime, gjatë luftës së Serbisë me UÇK-në.
[28] Shikoni “Federatat fisnore”, faqe 30-31, nga libri i Akademisë Shqiptare të Shkencave: “Historia e Popullit Shqiptar”, Shtëpia Botuese Toena, Tiranë 2002.
[29] Vëllimi i I-rë i “Historisë së Shqiperisë”, faqet 80-82.
[30] Shikoni çka thotë Dimitrovi, në http://www.gazetalajm.com/dimitrov-maqedonet-jane-bullgare.html, e datës 14.08.2015.

Në Greqinë e Veriut shqipja ende flitet në 42 fshatra

f1_02llalla1375430449Arben P. Llalla : “Demografia e viseve shqiptare në Greqinë e Veriut” (Maqedoninë greke dhe Trakia greke) 
f1_02llalla1375430449
Pas një pune disa vjeçare studiuesi Arben Llalla ka sjell të dhëna për demografinë e fshatrave shqiptar në Greqinë e Veriut duke sjellë të dhëna shkencore se deri në vitin 1913, ku edhe filloi shpërngulja e madhe e shqiptarëve që jetonin në Greqinë e sotme ka pasur rreth 90 vendbanime ku jetonin shqiptarët me etnitë e tjera. Sot, siç transmeton INA, nga të dhënat që na ofron libri dalin se në rreth 42 fshatra flitet ende gjuha shqipe.
Autori më shumë në këto të dhëna është mbështetur në statistikat që janë bërë nga të huajt nga viti 1840 e deri më sot. Për nga lloji libri Demografia e Viseve Shqiptar në Greqinë e Veriut është i pari që botohet nga një autor shqiptar.
Në fund të librit Arben Llalla sjell tabelat me emrat e vjetra të fshatrave si dhe emrat e sotëm edhe dy harta Etnografike duke ja lehtësuar lexuesve se  për cilat vise bëhet fjalë ku kanë jetuar dhe jetojnë shqiptarët ende në Greqi. Libri shoqërohet edhe me shumë fotografi të vjetra nga jeta e shqiptarëve në këto vendbanime. Autori vetë i ka shkelur shumicat e fshatrave për të cilat shkruan para disa viteve. Libri flet vetëm për fshatrat që janë rreth kufirit të Greqisë me pjesën juglindje të Shqipërisë, Maqedoninë, Bullgarinë dhe Turqinë.
Ndër të tjera historiani Arben Llalla shkruan:
Qëllimi ynë kryesor është që të njohim demografinë e fshatrave shqiptar në Maqedoninë e Egjeut dhe të Trakisë greke, duke përjashtuar fshatrat shqiptar në krahinën e Çamërisë dhe në ato vendbanime ku banojnë arvanitasit. Në këtë libër do të sjellim të dhëna shkencore në bazë të statistikave të udhërrëfyesve të huaj të shek. XIX dhe XX, për banorët, etnitetin dhe besimin fetarë të fshatrave ku shqiptarët kanë jetuar dhe jetojnë me popullsitë e tjera. Një pjesë të këtyre qyteteve dhe fshatrave i kam vizituar gjatë viteve 1991-2004, kur kam jetuar në Greqi. Kam takuar grekë me origjinë shqiptare me të cilët kuvendoja shqip. Prej tyre, mësova shumë gjëra interesante rreth jetës, këngëve, traditave dhe riteve të ndryshme që bëjnë të ruhen vlerat shpirtërore të një populli.
Në përfundim kam nxjerr se deri në vitin 1913 në Greqinë e Veriut flitej gjuha shqipe në 59 vendbanime, nga të cilat 22 ishin në prefekturën e Kosturit, 23 ne prefekturën e Follorinës, 5 në prefekturën e Dhramës, 3 në Ksanthi etj. Gjatë luftërave Ballkanike dhe e luftës së Parë Botërore popullsia shqiptare në Greqinë e Veriut u gjend përball shumë zjarreve dhe pjesa më e madhe u detyruar të emigrojë me dhunë për në Turqi, një pjesë e vogël në Shqipëri dhe ata që mundët të paguanin shuma në të holla ushtarëve grek mbetën brenda territorit të shtetit grek që dalëngadalë do të asimiloheshin ndër vite.
Sot, pas 100 vitesh, pra më 2013 në Greqinë e Veriut gjuha shqipe flitet në 42 fshatra, prej të cilave 7 ndodhen në prefekturën e Follorinës, 19 ndodhen në prefekturën e Evros, 3 në Selanik, 5 në Serres, 4 në Ksanthi, etj.
Lexuesi në këtë libër do gjejë tabelat me të dhëna shkencore për emrat e fshatrave si janë quajtur deri në vitin 1928, emrat e rinj, numrin e banorëve sot si dhe një hartë Etnografike ku ndodheshin dhe ndodhen sot fshatrat ku është folur dhe flitet ende gjuha shqipe.
Kohën që jam marrë për të shkruar këtë libër ka qenë shumë e vështirë për mua duke pasur parasysh vendin dhe vitet ku jetojmë. Megjithatë edhe në kushte të vështira mendoj se kam sjellë për lexuesit një libër që do t’u shërbejë për të njohur demografinë e fshatrave shqiptar në Maqedoninë e Egjeut dhe Trakinë greke. Shpeshherë këtyre fshatrave përveç se u janë ndërruar emrat, disa herë ju ndërrohen edhe kufijtë bashkiak apo komunal. Besoj se këto ndërrime të shpeshta janë bërë për të çorientuar studiuesit që merren me studime rreth demografisë së fshatrave në Greqi, por edhe banorët që në thellësi të shpirtit të tyre ndihen me kombësi jo-greke, të mos jenë të grupuar në masë të madhe.

“4 milionë grekë kanë origjinë të pastër shqiptare”


greket shqiptar 3greket shqiptarValeria Dedaj



-Pas një pune disa vjeçare historiani Arben Llalla boton të dhëna për demografinë e fshatrave shqiptarë në Greqinë e Veriut. Të dhënat fillojnë që në vitin 1913, kur dhe filloj shpërngulja e shqiptarëve që jetonin në Greqinë e sotme. Fillimisht kanë qenë rreth 90 vendbanime ku jetonin shqiptarët me etnitë e tjera. Sipas studiuesit Llalla, në një intervistë për “Shekullin” në vitin 1913 në Greqinë e Veriut flitej gjuha shqipe në 59 vendbanime, kurse sot pas 100 vitesh gjuha shqipe flitet në 42 fshatra. Libri “Demografin e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut” (Maqedoninë greke dhe Trakia greke) flet dhe për ndikimin e luftërave Ballkanike dhe më pas atyre Botërore në këto zona Llalla thotë se: “popullsia shqiptare në Greqinë e Veriut u gjend përballë shumë zjarreve dhe pjesa më e madhe u detyrua të emigrojë me dhunë për në Turqi, një pjesë e vogël në Shqipëri dhe ata që mundën të paguanin shuma në të holla ushtarëve grek mbetën brenda territorit të shtetit grek, derisa dalëngadalë filluan të asimiloheshin ndër vite”. Një pjesë të këtyre qyteteve dhe fshatrave Llalla i ka vizituar gjatë viteve 1991-‘04, kur ka jetuar në Greqi. Ai ka takuar dhe grekë me origjinë shqiptare të cilët ende flisnin shqip. “Jam takuar në Konicë me stërnipin e Çeçiz Topullit më vitet 1991, 1992, 1997, 1998, quhej Ibrahim, ishte shtetas grek dhe kishte një kafene në qendër të Konicës, për fat të keq këto ditë dëgjova nga një gazetar se kishte vdekur”. Por cili është qëllimi i autorit që për disa vjet ka punuar me këtë libër? “Qëllimi im kryesor në këtë libër është të nxjerr nga pluhuri i harresës disa fakte, disa të dhëna që na bëjnë të mësojmë ku kanë jetuar dhe jetojnë njerëzit që në venat e tyre
71285
kanë gjak shqiptari, po ç’ka se për interesa ekonomike dhe nga presionet e ndryshme janë deklaruar prej shumë vitesh qytetar të një kombësie tjetër. E ardhmja nuk e dimë se çfarë befasish na ofron…”. Ky është libri i parë në shqip ku lexuesit mund të njihet me demografinë e fshatrave shqiptarë në Maqedoninë e Egjeut dhe Trakinë greke. Burimet kryesore që Llalla ka përdorur kanë qenë librat Etnografik të studiuesve francez, gjerman, serb, bullgarë dhe grek si Ami Boues, Adolphe Joanne, Emile Isambert, Guilaume Lejean, J. Lewis Farley, Joannoy N. Kallostipi, Kleanthis Nikolaidhis, Aleksandros Dagas, Nikolaos Th. Shina, Dhimitri Lithoksou, Athanasios Halkopulos, Spiridon Gopsheviç, Borivoje Millojeviç, Vasili Kënçov, Dimitar Mishev – Brancoff etj.
Si lindi libri “Demografia e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut” (Maqedoninë greke dhe Trakia greke)?
Para disa vitesh kam botuar disa studime rreth fshatrave shqiptarë në Janinë, More-Pelomponezi, Follirin, Kostur dhe Tiqeri, por disa historian me tituj prof.dr të cilët bëjnë histori nga zyrat politike dhe kamerat televizive filluan ti kopjonin studimet e mia pa më cituar, pati edhe nga ata që bënin copi dhe paste. Kështu, mendova të filloj mbledhjen e materialeve për botimin e librit. Deri tani për fat të keq nuk ka asnjë libër për demografinë e viseve shqiptare në Ballkan, prandaj kemi edhe mungesa të informacioneve sepse shpeshherë studiuesit që janë marrë me këto studime i paraqesin shqiptarët si turq, bullgar, serb dhe grek.
greket shqiptar 3
Sa ka qenë numri i vendbanimeve shqiptare në të cilat flitej shqip?
Në libër unë flas vetëm për vendbanimet shqiptare në Greqinë e Veriut e njohur ndryshe Maqedonia e Egjeut dhe Trakia greke. Në Greqinë e Veriut flitej gjuha shqipe në 59 vendbanime, të cilat 22 ishin në prefekturën e Kosturit, 23 në prefekturën e Follorinës, 5 në prefekturën e Dhramës, 3 në Ksanthi etj. Ka nga ata studiues shqiptarë që japin deklarata se ka pasur 60 apo 100 fshatra, por nuk japin të dhëna vetëm flasin kot. Mendoj që mbi pasionin edhe emocionet duhet thënë e vërteta shkencore ashtu siç ka qenë. Jam munduar të jem sa më objektiv për të thënë dhe mbrojtur të vërtetën e këtyre fshatrave dhe banorëve të tyre, atë të vërtetë që të gjithë ne dëshirojmë ta dëgjojmë, ta shohim e ta prekim, por e vërteta rrallë herë pranohet ashtu siç është sepse ajo mund të na duket e hidhur dhe të kundërshtojë interesat tona të ngushta kalimtare. Prefektura e Kosturit deri në vitin 1920 njihej si Shqipëri, të paktën nga kartolinat e kohës që janë botuar në Francë dhe shitur në Europë, ku qytetin e Kosturit e përcaktonin si Shqipëri.
Vazhdon të flitet ende në shqip në këto vendbanime?
Sot, pas 100 vitesh, pra më 2013 në Greqinë e Veriut gjuha shqipe flitet në 42 fshatra, prej të cilat 7 ndodhen në prefekturën e Follorinës, 19 ndodhen në prefekturën e Evros, 3 në Selanik, 5 në Serres, 4 në Ksanthi, etj. Kur them flitet gjuha shqipe ende, kam parasysh të vërtetuar në bazë të shkencës, deklaratave të tyre dhe medieve greke. Pra, unë si mbështetës kam shfrytëzuar më shumë burimet greke duke ua mbyllur gojën replikave të tyre që mund të kemi për këtë libër. Kurse në tërë Greqinë gjuha shqipe duhet të flitet në rreth 1.5 milion njerëz dhe rreth 4 milion grek kanë origjinë të pastër shqiptare. Për këto ekzistojnë materiale me bollëk nëpër arkivat greke.
Fotografit që përdorni në libër, çfarë tregojnë konkretisht?
Fotot janë nga jeta e shqiptarëve në, Follorinë, Kostur, Negovan-Flamburo, Bellkambe- Dhrosopigi, Selanik si për shembull shtëpinë e figurës së shquar, Hasan Prishtinës. Këto ndërtesa janë ende pasuri shtetërore në Greqi, por që i përkasin shtetit shqiptar. Ka foto nga dekorimi i Esat Pash Toptanit më gusht 1917 në Selanik nga gjenerali francez Serraiti si dhe pritja madhështore që ju bë Toptanit më 1916, po në Selanik. Ka një foto të pllakatës së kishës Shën Athanasi në Kostur ku janë shënuar emrat e Teodor dhe Stojë Muzakës. Janë edhe disa fotografi interesante të vitit 1923 nga shkëmbimi i popullsisë myslimane nga Greqia për në Turqi, ku shihen njerëz duke vajtuar sepse me dhunë braktisin shtëpitë e tyre, pasuritë e çdo gjë të çmuar dhe nisen në drejtim të paditur se çfarë jete i pret. Kam përdorur gjithashtu dhe foto të refugjatëve të ardhur nga Rusia, Kaukazi dhe Azia e Vogël të cilët u vendosën në shtëpitë dhe tokat e myslimanëve turq, shqiptarë, pomak etj.
Besimi fetar i banorëve ka qenë mysliman, por sa ka ndryshuar me kohën?
Greqia u pastrua pothuajse nga elementi shqiptar mysliman 100%, ka rreth 150 mijë mysliman turq dhe pomak. Sot në fshatrat ku flitet gjuha shqipe banorët i përkasin besimit ortodoks.
Po përsa i përket personave që ke takuar personalisht në Greqi gjatë viteve 1991-’04, në Greqi, Vazhdojnë ti ruajnë ende traditat?
Jam takuar në Konicë me stërnipin e Çeçiz Topullit më 1991, 1992, 1997, 1998, quhej Ibrahim, ishte shtetas grek dhe kishte një kafene në qendër të Konicës, për fat të keq këto ditë dëgjova nga një gazetar i njohur që kishte vdekur. Kam miqësi me shqiptarët ortodoks të Prefekturës së Evros, një ndër ta Kosta Kazaqi, i cili më ka ndihmuar shumë në studimet e mia, me një kushërirë të Fan Nolit, Maria Kutulidhi e cila jetonte në Selanik dhe jemi takuar me dhjetëra herë. Më kanë ndihmuar edhe nipi i Avni Rustemit, djali i motrës së tij, i cili jetonte në Selanik dhe quhej Gjeorgjio. Pa folur për të ndierin Aristidh Kola, i cili më besoj para se të vdiste një arkiv me libra dhe revista nga jeta e arvanitasve. Më kanë ndihmuar edhe studiues grek të cilët e duan realitetin dhe të vërtetën. Dhe shumë të tjerë që për arsye të njohura nuk dua tua përmend emrin se mos dëmtohen…
Ndikimi i Luftërave Ballkanike dhe Botërore në asimilim
Gjatë luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore popullsia shqiptare në Greqinë e Veriut u gjend përballë shumë zjarreve dhe pjesa më e madhe u detyrua të emigrojë me dhunë për në Turqi, një pjesë e vogël në Shqipëri dhe ata që mundët të paguanin shuma në të holla ushtarëve grek për të ndenjur brenda territorit të shtetit grek dhe pse me kalimin e viteve do të asimiloheshin dalëngadalë. Shqiptarët gjatë periudhës së Perandorisë Osmane u dëmtuan më shumë nga të gjithë edhe pse ata përqafuan në masë të madhe islamin. Në dukje shqiptarët gëzonin privilegje në Perandorinë Osmane në krahasim me popujt e tjerë si grekët, serbët, bullgarët, armenët etj., por në të vërtetë, shqiptarëve, nuk iu lejua pavarësimi i kishës ortodokse, nuk iu lejua hapja e shkollave në gjuhën shqipe, etj. Shqiptarët ishin të fundit që nga Perandoria Osmane iu lejua të themelonin shtetin e tyre të pavarur dhe kjo falë përkrahjes së shteteve si SHBAja, Italia dhe mbretërisë Austro-Hungareze. Turqia për interesat e saj gjithnjë lidhi marrëveshje zyrtare me Greqinë, Serbinë, Bullgarinë dhe Rusinë në dëm të interesave dhe tokave shqiptare. Nga viti 1912-1924, në shtëpitë e shqiptarëve, turqve, myslimanëve të tjerë dhe bullgarëve të përzënë nga Greqia u vendosën refugjatë të ardhur nga Azia e Vogël. Këta refugjatë shteti grek qëllimisht i vendosi në zonat e banuara në shumicë jogreke si në Atikë-Beoti ku banojnë arvanitasit, në zonën e Maqedonisë ku banonin shqiptarë, bullgarë, turq, hebrenj dhe në Trakia, me qëllim që me kalimin viteve të bëheshin ndryshimet gjuhësore dhe kulturore, pra atje ku grekët ishin pakicë me ardhjen e refugjatëve do bëheshin shumicë. Sipas statistikave numri i refugjatëve të ardhur në tërë Greqinë pas vitit 1912, ishte 1.221.849 njerëz, rreth 20% të popullsisë së atëhershme që jetonte në Greqi. Nga këta refugjatë 638.253 prej tyre u vendosën në Maqedoninë e Egjeut. Kjo shifër përbënte 45% të popullsisë së përgjithshme në këtë krahinë. Nga ana antropologjike, gjuhësore dhe veshja tradicionale refugjatët e ardhur nuk kanë lidhje me qytetërimin antik grek dhe me luftëtarët që themeluan Greqinë Moderne të 1821. Ata më shumë ndihen në zakone si turq dhe sllavë aziatik se sa grek, trashëgimtarë të Sofokliut, Aristotelit, Herodotit, Kolokotronit, Boçarit, Karaiskaqit, Kunduriotit, Pangallos, etj. Këtë shqetësim, për dallimin e racave brenda vetë popullit grek e ka shprehur edhe shkrimtari dhe poeti grek Niko Dhimu në 23 qershor 2009, në gazetën NY TIMES.

Masakrat në Kosovë

serbet

njesitimunja..
Këto dëshmi të mbledhura me kujdes, janë të ilustruar me fotografi të shqiptarëve të masakruar, me emra kriminelësh e matariale të tjera që dëshmojnë qartë për gjenocidin e kryer nga shteti serbë në Kosovë.
listaekrimineleveserb

Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur.. 

Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.

 
Kush janë barbarët serbë që morën pjesë në Masakrën e Reçakut
Sipas dëshmitarëve që mbijetuan krimin, në vrasjen e bashkfshatarëve të tyre (përveç njësive militare dhe paramilitare serbe) morën pjesë edhe serbët lokalë, që punonin në postë, në kuvendin komunal të Shtimes etj.
1.Bizhidar Markoviç
2.Çedomir Aksiç
3.Zhivorad Stojçetoviç
4.Bogdan Nojiç
5.Jovica Stojkoviç
6.Momir Ristiç
7.Zvonko Ristiç
8.Ljubomir Nojiç
9.Nenad Marinkoviç
10.Pavle Marinkoviç
11.Zoran Nedelkoviç
12.Sllavisha Marinkoviç
13.Vojisllav Janiçijeviç
14.Milivoje Çanoviç
15.Jovica Jovanoviç
16.Stojan Aksiç
17.Millorad Kostiç
18.Dragisha Kostiç
19.Dragan Tasiç

Kush janë 35 kriminelë serbë që morën pjesë në vrasjen e 750 shqiptarëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve nga Gjakova

35 emra të kriminelëve serbë që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen e 750 shqiptarëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve nga komuna e Gjakovës.
Emrat e kriminelëve janë:
1.Stanojeviç Momçilo
2.Çamoviç Sreten
3.Stanojeviç Milan
  1. Çoliç Rade
  2. Slavkoviç Milan
  3. Stanojeviç Sava
  4. Kovaç Slobodan
  5. Stojanoviç Sava
  6. Dekiç Milan
  7. Dekiç Momçilo
  8. Raçiç Dragan
  9. Mirkoviç Vuk
  10. Vujoviç Vaso
  11. Vujoviç Nikotin
  12. Ragiç Darko
  13. Simiç Bozhidar
  14. Stefiç Nikola
  15. Stefiç Bojan
  16. Obradoviç Ljubisha
  17. Pantoviç Radovan
  18. Pantoviç Miliç
  19. Jovanoviç Aca
  20. Bozhoviç Çedomir
  21. Jovanoviç Sava
  22. Ristiç Predrag
  23. Jovanoviç Goran
  24. Shqepanoviç Millosh
  25. Krstiç Srgjan
  26. Dikiç Milan
  27. Dikiç Momçilo
  28. Dimiç Zvezdan
  29. Jovanoviç Sinisha
  30. Rajkoviç Gojko
  31. Drashkoviç Laza
  32. Lazareviç Doka

    thikasopatateperegjakura

    Kush janë barbarët që masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj në fshatin Padalishtë
    Kriminelët që kanë ekzekutuar mizorisht familjen Imeraj, janë serbë të  ardhur nga disa fshatra të komunës së Burimit (ish-Istogut).
    Ata janë:
    -Predrag Belosheviq (Pjesëmarrës i luftrave në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë);
    vëllezërit Grujica e Lubisha Belojeviq,
    Zharko Belosheviq,
    Zhika Belosheviq,
    vëllezërit Malisha e Çeda Tijaniq,
    Goran Tijaniq,
    Dejan Tijaniq,
    Vedran Tijaniq,
    Obrad Tijaniq,
    Zhivan Vuçiq,
    Mirolub Vuçiq,
    Dushan Vuçiq,
    vëllezërit Rade e Milisav Ivanosheviq,
    Igor Shapiq,
    Gradibor Radunoviq,
    Ivan Gajin  dhe
    Zoran Shlaniq – të gjithë nga fshati Cërkolez;
    Dushan Shapiq e Zharko Shapiq nga Belica;
    Dragan Cvetkoviq nga Uça dhe
    Sllobodan Petkoviq nga Zhakova.

    Kush janë barbarët që morën pjesë në ekzektutimin e 147 shqiptarëve në Izbicë
    Sipas raportit të KMDLNJ-së (6 prill 2000) në ekzekutimin e 147 shqiptarëve në Izbicë janë përfshirë edhe serbët lokalë të fshtarave të Drenicës dhe të Burimit (ish-Istogut).
    Në këtë masakër mizore kanë marrë pjesë: 42 pjestarë të familjeve Tomasheviq nga Syrigana, e këta janë:
    1. Mihajlo Tomasheviq
    2. Veselin Tomasheviq
    3. Sllavko Tomasheviq
    4. Vujadin Tomasheviq
    5. Nenad Tomasheviq
    6. Stojadin Tomasheviq
    7. Igor Tomasheviq
    8. Miloje Tomasheviq
    9. Vladan Tomasheviq
    10. Radoslav Tomasheviq
    11. Vasilije Tomasheviq
    12. Milosh Tomasheviq
    13. Radivoje Tomasheviq
    14. Preda Tomasheviq
    15. Srgjan Tomasheviq
    16. Millorad Tomasheviq
    17. Mileta Tomasheviq
    18. Radenko Tomasheviq
    19. Mile Tomasheviq
    20. Stojadin Tomasheviq
    21. Milenko Tomasheviq
    22. Milan Tomasheviq
    1. Dragoljub Tomasheviq
    2. Gjoko Tomasheviq
    3. Boshko Tomasheviq
    4. Zhivorad Tomasheviq
    5. Zhivojin Tomasheviq
    6. Najdan Tomasheviq
    7. Nebojsha Tomasheviq
    8. Nenad Tomasheviq
    9. Branillav Tomasheviq
    10. Ratko Tomasheviq
    11. Filip Tomasheviq
    12. Dejan Tomasheviq
    13. Gordan Tomasheviq
    14. Predrag Tomasheviq
    15. Despot Tomasheviq
    16. Tadisha Tomasheviq
    17. Sinisha Tomasheviq
    18. Tomisllav Tomasheviq
    19. Zoran Tomasheviq e
    20. Goran Tomasheviq , Pastaj
    21. Branisllav Kragoviq
    22. Ratko Kragoviq i biri – po nga nga Syrigana.
            Pastaj,
    1. Marko Ristiq
    2. Marko Damjanoviq
    3. Dragoljub Rajkoviq
    4. Jovica Rajkoviq
    5. Rade Kovaçeviq – Zec
    6. Dika Kovaçeviq
    7. Ognjan Kovaçeviq
    8. Gjorgje Mojsiq
    9. Radosav Kovaçeviq – Cule
    10. Mile Jokiq
    11. Nebojsha Kovaçeviq
    12. Sinisha Jokiq
    13. Svetozar Ristiq
    14. Zoran Kovaçeviq – Princ , të gjithë nga Banja;
    15. Momir Milentijeviq
    16. Zoran Jovanoviq
    17. Milutin Arisiq,
    18. Milan Todoroviq
    19. Dejan Spasiq
    20. Nebojsha Nikçiq
    21. Miodrag Komatina
    22. Niqifor Kovaçeviq
    23. Dragan Dimitrieviq
    24. Vukmiq Lazareviq – nga Runiku
    25. Todor Deverxhiq
    26. Rade Deverxhiq
    27. Dragisha Deverxhiq
    28. Milan Shteviq
    29. Dragomir Shteviq
    30. Miliq Petroviq e
    31. Ognjan Petroviq,  nga Radisheva
    32. Nenad Shmigiq
    33. Radoje Shmigiq
    34. Cvetko Shmigiq
    35. Dragan Shmigiq e
    36. Gollub Shmigiq nga Leçina.
    37. Dadosha Iliq
    38. Zhivoin Iliq dhe
    39. Momçillo Radovanoviq – nga Kuçica.
    40. Zhivko Jokoviq e
    41. Radosllav Kandiq nga Kotorri, si dhe
    42. Radivoje Rasha – Kalenoviq  me të bijtë
    43. Dejan Rasha dhe
    44. Dushan Rasha
    45. Zvonko Jovanoviq
    46. Zoran Jovanoviq
    47. Bllagoje Çolakoviq
    48. Nenad Çolakoviq
    49. Radosh Lajoviq
    50. Ilija Trajkoviq
    51. Rajko Rajçiq
    52. Vllado Bakraçeviq
    53. Lubisha Iliq
    54. Momo Peleviq
    55. Sllagjan (polic i komunikacionit)
    56.  100.Sadudin Rexhepagiq (boshnjak) – të gjitha nga Skënderaj.
    57. Goran Shapiq,
    58. Rade Shapiq dhe
    59. Dushan Shapiq, që të tre nga Belica e Burimit (ish-Istogut).
      krimineletmetregishtaflamuri
    Kush janë bandat tjera kriminale serbe që kanë kryer krime në Drenicë
    Në tetor 1999 në fshatin Sankoc të Drenicës, gjatë pastrimit të terenit nga njësiti i TMK-së, të Batalionit I-rë „Ymer Alushani“ të Brigadës 121 „Kumanova“, në njërën nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, është gjetur një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë. Aty janë gjetur edhe numra të telefonave dhe fotografi të ndryshme si dhe ditarë që këta kriminelë kanë mbajtur gjatë luftës në Kosovë.(Shih: revistën Ekskluzive, nr.1. janar 2000, f.101)
    Lista e emrave të barbarëve serbë, është si më poshtë:
    1.Llazareviq Dragisha, nëntoger
    2.Gjorgjeviq Sinisha, rreshter
    3.Blanusha Mile, rreshter i vjetër
    4.Korçag Goran, rreshter i klasit të parë
    5.Millanoviq Predrag, dhjetar
    6.Radulloviq Nebojsha
    7.Simiq Goran
    8.Kostiq Sasha
    9.Daniq Sllobodan
    10.Gjorgjeviq Zoran
    11.Shabiq Zvonko
    12.Qausheviq Nenad
    13.Jovanoviq Dragi
    14.Momqilloviq Miroslav
    15.Ivanoviq Milivoje
    16.Dejanoviq Verolub
    17.Janjusheviq Zhivorad
    18.Nedelkoviq Bratisllav
    19.Petkoviq Bogolub
    20.Gjoriq Sllavolub
    21.Vaniq Rasha
    22.Dimiq Dushan
    23.Bajrami Igor
    24.Aliq Zoran
    25.Branko Jançiq
    krimineletdjegin..
    Kush janë barbarët serbë që u përfshinë në vrasjen e Shqiptarëve  Sllatinë të Fushë- Kosovës (?!)
    Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në garazhin e shtëpisë së Rrahim Imerit në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës është gjetur një  listë me emra të pjesëtarëve të forcave ushtarake e policore serbe që morën pjesë në vrasjen e shqiptarëve në Sllatinë dhe në plaçkitjen e djegien e shtëpive të shqiptarëve në këtë fshatë. (Revista: Ekskluzive nr.4 prill 2000, fq.52)
    Në këtë listë figurojnë emrat e këtyre kriminelëve:
    1. Zoran Vukdragoviq – toger
    2. Lubisha Simiq – rreshteri
    3. Zoran Ristovski
    4. Dushan Jevriq
    5. Zoran Joviq
    6. Mladen Peshiq
    7. Milosh Mihajloviq
    8. Marko Zhivoinoviq
    9. Slavisha Gjorgjeviq
    10. Miodrag Pejatoviq
    11. Dejan Mikiq
    12. Igor Gurkoviq
    13. Ivan Stanojeviq
    14. Zoran Mimiq
    15. Radoje Bulatoviq
    16. Mile Rangjeloviq
    17. Cvetko Boshkiq
    18. Radoslav Ristia
    19. Slobodan Gjurgjeviq
    20. Darko Miloviq
    21. Dragisha Ivanoviq
    22. Ivan Steviq
    23. Vladeta Stojanoviq
    24. Sasha Aksiq
    25. Nenad Jovanoviq
    26. Nenad Zhivkoviq dhe
    27. Dejan Slaviq.
    (Krimineli Dejan Saviq mësohet se ishte pjesëmarrës edhe në masakrat ndaj civilëve shqiptarë në Opojë)
    grupkrimineleshmedykufomashqiptaresh
    Cilat njësi barbare serbe vranë e masakruan 42 shqiptarë në fshatin Qyshkdhe 35 të tjerë në fshatrat fqinje Pavlan dhe Zahaq të Pejës
    Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk (2-3 km afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe.
    Në masakrimin e civilëve shqiptarë kanë marrë pjesë:
     – Formacioni “Frenki”, një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq – “Frenki”, e cila ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si “Crvene beretke” (Beretat e kuqe).
    Njësiti snajperist i Armatës së Tretë “Jugosllave”, grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë serbe. Pastaj, grupet paramilitare të ashtuquajtur “Munja” (vetëtima). “Munja”, në një raport të organizatës “Human Rights Watch-it” (HRW), përshkruhen se “ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë”. miroslavgapiqfoto
    patentimakinesser.berishes

    Kush janë barbarët serbë që kryen krime në fshtatin Kishnicë dhe në disa vende tjera të Kosovës
    Në nëntor 1999, në fshatin Kishnicë (afër Prishtinës), në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra barbarësh serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet se nga kjo bazë shkonin e bënin krime ndaj popullatës civile shqiptare nëpër shumë pjesë të Kosovës. Bazuar në listën me emra e mbiemra dhe në adresat e tyre, rezultonë se këta barbarë janë nga Kosova me përjashtim të njërit që ishte nga Kurshumlija. Një pjesë prej tyre, krime kanë kryer edhe në fshatin Kishnicë. Për këto krime kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, që kanë shpëtuar nga thikat e këtyre kriminelëve.(Ekskluzive nr.1 janar 2000, fq.101)
    Në listën e gjetur janë skalitur këta emra:
    1. Berisha Ruzhdi – Bekim, rom
    2. Iliq Stalin – Velko
    3. Paniq Pavli – Sinisha, Prelloc i Prishtinës
    4. Cvejiq Lubisha – Lan, Hallaq i Madh – Lipjan
    5. Vukadinoviq Jovan – Njegosh, Kurshumli
    6. Andriq Mirko – Drashko, Prishtinë
    7. Dikiq Branko – Nebojsha, Prilluzhë
    8. Krastiq Rade – Svetisllav, Skullan i Lipjanit
    9. Selishnik Jelica – Tomisllav, Kishnicë
    10. Sinisha Jovanoviq, Kishnicë
    11. Jovan Karaxhiq, Kishnicë
    12. Goran Trajkoviq, Kishnicë
    13. Boban Trajkoviq, Kishnicë
    14. Dejan Trajkoviq, Kishnicë
    15. Predrag Gjorgjeviq, Kishnicë
    16. Petar Saveliq, Kishnicë
    17. Mile Bulajiq, KIshnicë
    18. Gjorgje Bulajiq, KIshnicë
    19. Zhivorad Mitiq – Zhiko, Kishnicë
    20. Dragan Mitiq – Burdo, KIshnicë
    21. Dragan Miliq, Kishnicë
    22. Zoran Trajkoviq, Kishnicë
    23. Mike Iliq, Graçanicë
    24. Dushan Iliq, Graçanicë
      barbaretopgdhemunjakargaqpeje
      Kush janë 22 barbarët që janë përfshirë në vrasjen eshqiptarëve në Klinë
      Më 12 Nëntor 1999, është gjetur edhe një listë me emra të kriminelëve serbë, që kanë vrarë, ekzekutuar e masakruar mizorisht qindra civilë Shqiptarë në komunë të Klinës. Në mesin e barbarëve figuron edhe një barbar shqipfolës. Dihet mirëfilli se në komunën e Klinës janë përfshirë më së shumti serbë lokalë në vrasjen e Shqiptarëve.
      Lista përmban këta emra:
      1. Danë Balaj
      2. Zoran Dobriq
      3. Zharko Stepiq
      4. Vitomir Saviq
      5. Millorad Stepiq
      6. Gollub Stashiq
      7. Dragomir Stashiq
      8. Bado Bogiqeviq
      9. Zaiq Vojo
      10. Dobishleviq Sreta
      11. Dançiq Vojo
      12. Popi Zoran
      13. Pavlloviq Dragan
      14. Zhivkoviq Radosllav
      15. Zhivkoviq Llazar
      16. Vushtiq Radoje
      17. Zariq Sreqko
      18. Kiziq Gollub
      19. Kiziq Gjoko
      20. Dashiq Nevica
      21. Krstiq Millan
      22. Dobriq Dushan
        vendikukanmaltrtuarserbnt
        Kush janë barbarët serbë që me emrin ”Toga e tmerrit” vranë e masakruan civilët shqiptarë në Viti
        Më 2 dhjetor 1999, janë gjetur disa dokumente në Samakovë, Viti, Goshicë, Kabash, Binçë, Kllokot, Zhiti etj., në të cilat dëshmohet se paramilitarët serbë, në këtë rajon kanë vepruar me emrin”TOGA E TMERRIT”. Kjo togë është formuar më 19 maj 1999 dhe për një kohë të shkurtër ka vrarë e masakruar 22 civilë pleq, plaka, fëmijë, gra dhe burra që i zunë nëpër shtëpitë e tyre.
        Emrat e kriminelëve janë:
        1. Miodrag Stanishiq
        2. Sasha Jeriniq
        3. Stanisllav Vukiq
        4. Sasha Vujiq
        5. Mirosllav Mihajlloviq – Mikica
        6. Millovan Ivkoviq
        7. Vidosllav Kojiq
        8. Moma Vasoviq
        9. Nenad Perzhiq
        10. Branko Arizonoviq
        11. Nebojsha Stanojoviq
        12. Zoran Cvetkoviq
        13. Sllavisha Maksimoviq
        14. Dragisha Dinqiq
        15. Novica Jakovleviq
        16. Lubisha Arsiq
        17. Sinisha Jovanoviq
        18. Aleksander Jovanoviq
        19. Srgjan Ristiq
        20. Goran Arsiq
        21. Nebojsha Stanishiq
        22. Dragan Nojkiq
        23. Canko Spasiq
        24. Bogoso Krqmareviq
        25. Millosh Mitroviq (komandant i togës).
          krimineletnefoto
          Kush janë barbarët serbë që kryen krime dhe spastrim etnik në Fushë-Kosovë
          1.Sllavisha Andrijeviq – (njëri ndër organizatorët kryesorë për dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga Fushë-Kosova)
          1. Dragomir Popoviq
          2. Boban Mitroviq
          3. Dragan Dabizhleviq
          4. Lazar Deniq
          5. Radomir Dishiq
          6. Radovan Petroviq
          7. Dragan Mitroviq
          8. Radojica Mitiq
          9. Dragan Iliq
          10. Aca Stankoviq
          11. Zhika Begnellaviq
          12. Mlladen Laziq
          13. Sllavisha Grujiq
          14. Sasha Mihajlloviq
          15. Sava Drashkoviq
          16. Miodrag Bangjur
          17. Millan Milkoviq
          18. Boban Grujiq
          19. Sasha Maksimoviq
          20. Nebojsha Stefanoviq
          21. Vllastimir Jovanoviq
          22. Dushan Zharkoviq
          23. Dragan Zhekiq
          24. Dobri Artinoviq
          25. Stanko Milankoviq
          26. Sllobodan Mitroviq
          27. Dobrivoje Gjorgjeviq
          28. Darko Milosheviq
          29. Dragolub Lakaqeviq
          30. Lubisha Veliqkoviq
          31. Zharko Vasiq
          32. presinkokenmesopat




    Fotogaleria e barbarëve në rajonin e Prizrenit



    ***
    Djegja e Kompleksit Memorial të LSHP-së, më 27 Mars 1999

    ***
     Vrasje, masakra, ekzekutime…armë  të  ftohta…
    Një bunar me kufoma të shqiptarëve !


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...