Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/26

50 spiunët shqiptarë prej të cilëve kanë vdekur mijëra vetë

largea_spi1426172655

largea_spi1426172655
Spiunet shqiptarë qe kane punuar per Sigurimin, por edhe ata qe kane punuar per CIA-n dhe KGB-ne. Agjente shqiptare qe kane punuar per shtetin shqiptar, por dhe per shtete te huaj
Ata qe kane punuar me nder, e ata qe kane lene pas punes se tyre turp. Ne kete speciale do te vijne historite e 50 prej tyre, te rrefyera ne media e libra nga ish-agjente te Sherbimit si Mark Dodani e Bekim Budo, por dhe nepermjet kujtimeve te ish-kreut te Komisionit te Verifikimit te Figurave, Nafiz Bezhani. Si rekrutoheshin agjentet shqiptare, shantazhet dhe devotshmeria. Paradokset dhe lojerat agjenturore, profesionalizmi dhe sakrificat. Rreziqet dhe veshtiresite, si dhe nderhyrjet nga sherbimet e huaja si CIA amerikane, UDB-ja jugosllave, MI-6 britanik, SIM-i italian etj.
Ceno bej Kryeziu
Spiuni i pare dhe i famshem shqiptar mund te quhet padyshim Ceno bej Kryeziu, i cili ishte njekohesisht edhe kunat i Ahmet Zogut. Ai kishte lindur ne Gjakove dhe ishte rekrutuar nga Sherbimi Sekret Jugosllav qe ne vitet ’20. Ne saje te aftesive te tij, ai ki kishte arritur t’u kalonte shume informacion jugosllaveve. Per kete arsye, ne vitin 1924 pas ndihmes qe jugosllavet i dhane Zogut per te ardhur ne pushtet, ata i kerkuan ketij te fundit qe kunatit te tij Ceno bej Kryeziu, t’i jepej posti i Minister i Brendshem. Por me pas Zogu do ta kuptonte lojen qe bente kunati i tij dhe me vone ky i fundit detyrohet te largohet nga Shqiperia dhe vendoset ne Çekosllovaki. Me 14 tetor 1927, Ceno bej Kryeziu qellohet per vdekje ne kafe “Passage” ne qytetin e Prages, nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi.
“Ciceroni”
Iliaz Bazna eshte emri i legjendes shqiptare te spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ai u be nje nga spiunet me te famshem gjate Luftes se Dyte Boterore, ne kohen kur punonte si kamarier ne shtepine e ambasadorit britanik ne Ankara. “Ciceroni” arrin t’u jape gjermaneve informacione te shumta, por te gjitha keto ne shkembim te parave. Brenda nje kohe te shkurter, ai arriti te mbledhe rreth 300 mije sterlina, nje shume jashtezakonisht e madhe ne ate kohe. Por ne pranvere te vitit 1944 zbulohet veprimtaria e tij. “Ciceroni” arrin te arratiset se bashku me te gjitha parate e tij te cilat rezultuan te ishin false. “Ciceroni” vdiq ne Stamboll, ne vitin 1971, por historia e tij u be skenar filmi dhe subjekt libri.
Hekuran Pobrati
Hekuran Pobrati ishte anetar i grupit special te Ministrise se Brendshme, ai njihej me pseudonimin “Mali”. Pobrati lindi ne fshatin Pobrat te Beratit, me 15 shtator te vitit 1920. Pobrati kreu shkollen e mesme dhe ne vitin 1943 ishte partizan i Brigades se Pare Sulmuese me funksione nga zevendeskomandant kompanie deri ne zevendeskomandant batalioni. Pas çlirimit mbaroi dy kurse shtatemujore per oficer dhe mori detyren komandant batalioni ne mbrojtjen e popullit. Nga vitit 1947 deri ne nentor 1948, arrestohet nga Koçi Xoxe nen akuzen e bashkepunimit me armikun. Pas 1948-s rifiton te gjitha te drejtat dhe merr pafajesine. Ne kete vit filloi pune ne Sigurimin e Shtetit, deri sa doli ne pension. Ai mbante pseudonimin “Mali” dhe ka marre pjese ne operacione te famshme se bashku me kolegun e tij, Asim Aliko. Pobrati vdiq ne vitin 1991.
“Dragoi”
Ne librin “Mekatare” te Nafiz Bezhanit, ish-kryetarit te Komisionit Shteteror te Kontrollit te Figurave, trajtohet gjeresisht dosja “Dragoi”, e agjentit me emrin imagjinar Robert Duka. “Dragoi” vleresohej nga Sigurimi si agjent profesionist dhe me rezultate shume te mira. Ai ishte me arsim te larte dhe nje njeri me reputacion ne rrethet intelektuale. Ne liber shpjegohet se fillimisht “Dragoi” u fut ne Sigurim me qellimin e venies nen kontroll te Sigurimit te rretheve letrare dhe veçanerisht veprimtarine e rrezikshme qe mund te zhvillonin ato. Ne ate kohe ishte nen shenjester grupi “armiqesor” i letrareve te rinj te Universitetit te Tiranes, te drejtuar nga Kasem Trebeshina. Duke qene nje person i simpatizuar nga keto rrethe letrare, “Dragoi” mund te jepte informacione te vlefshme dhe te pengonte veprimtarine ne kete drejtim.
Lirim Dema
Ish-furnitor i mensave te punetoreve ne NSHFP te Kukesit, Lirim Dema ishte arratisur ne Kosove, pasi gjate nje kontrolli financiar qe i ishte bere ndermarrjes, ishin zbuluar shume falsifikime te dokumentacionit, te bere nga ai per qellime perfitimi. Para se te arratisej nga frika e ndonje denimi, ai i kishte zene prite makines qe sillte rrogat e punetoreve dhe kishte vrare shoqeruesin e armatosur te saj, Mark Nikollen. Pasi kishte mberritur ne Kosove, ai ishte rekrutuar nga UDB-ja jugosllave dhe i ishte zotuar se do t’i sherbente me besnikeri çdo urdhri te saj. Keshtu ai punoi per UDB-ne, ne varesi te Mirko Vukoviq, nje agjent i rrezikshem qe punonte kunder Shqiperise, duke organizuar njesi me qellim rrezimin e pushtetit te asaj kohe deri sa u vra nga agjentet e Sigurimit te Shtetit ne Itali.
“Martini”
Agjenti radist ishte larguar nga Shqiperia ne ditet e para te çlirimit, se bashku me shume ish-ushtare italiane qe kishin mbetur ne Shqiperi pas kapitullimit te Italise. Sipas librit “Mekatare 2″, ai u vesh me rrobat e nje ushtari qe mbeti ne Durres dhe me emrin e tij u nis ne Itali. Aty deklaroi se e kishte bere kete veper per shkak se ishte kundra regjimit politik te vendosur ne Tirane dhe se kishte deklaruar se do te luftonte per permbysjen e atij regjimi. Ne keto kushte, atij iu njoh statusi i te merguarit politik dhe u bashkua me grupet e tjera te shqiptareve te arratisur. “Martini” ishte rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe sherbente ne kampin e refugjateve shqiptare qe ndodhej midis Barit dhe Brindisit si radist. Ai jepte informata per planet e te arratisurve, te cilat gjithmone deshtonin ne saje te ketij dekonspirimi. Gjithashtu, “Martini” sherbente si baze informacionesh per agjentet e tjere te ngarkuar me misione ne Itali.
Koll Qefalia
Nen pseudonimin e “Nishozit” fshihej Koll Qefalia, kryetar i Keshillit Popullor ne nje zone te Mirdites. Ai ishte agjenti me besnik i Alush Leshanakut, ose i njohur ndryshe “Luani”, agjentit te sherbimeve sekrete italiane. “Nishozi” ishte njeriu qe luajti rolin e ndermjetesit per takimin qe do behej midis Alush Leshanakut dhe Frontit te Rezistences. Kjo e fundit ishte nje organizate fantazme e ngritur nga Sigurimi i Shtetit per te futur ne kurth bandat, e cila drejtohej nga Kadri Hazbiu. Ish-agjentet e Sigurimit, megjithese “Nishozin” e konsideronin si nje nga armiqte me te medhenj, e vleresojne shume profesionalizmin e tij. Sipas tyre, “Nishozi” i kamuflonte levizjet e tij. Qefalia kapet pas nje kurthi agjenturor te organizuar nga Sigurimi i Shtetit.
Mehmet Shehu
Ai cilesohet nga ekspertet e Sherbimeve Sekrete si nje nga agjentet me te famshem shqiptare. Po ndryshe nga teorite e shumta qe jane hedhur per rolin e tij ne Sherbimin Sekret Shqiptar si poliagjent, Bekim Budo ne librin e tij “Sherbimi i Fshehte”, e cileson ate si dopioagjent ne favor te interesave te Shqiperise. Sipas librit te Budos, Shehu mbante pseudonimin e koduar BAB-008, te cilin e kishte mbajtur qe kur bente pjese ne Shkollen Teknike dhe zberthehej “Balcan American Branche” (Rrjeti Amerikan i Ballkanit. Nderkohe pseudonime te tjera si “Mjekra”, “Misha” etj., ishin pseudonime konspirative te cilat i mbante gjate pushtimit nazifashist. Shehu grumbulloi me vete agjentet kryesore te zbulimeve serbo-sovjetike dhe filloi dopiolojen me KGB-ne dhe UDB-ne jugosllave. Shehu u ndihmua nga CIA per organizimin e disa kurtheve operacionale si dhe kapjen e bandes legjende te Hamit Matjanit, ne shkembim te kerkesave te tyre nga blloku komunist.
Mark Dodani
Ish-oficeri i Sigurimit te Shtetit eshte futur ne kete sherbim ne fillim te vitit 1946, i nxitur nga vrasja e babait dhe vellait te tij ne vitin 1945. Por ne menyre te drejtperdrejte, ai angazhohet ne operacione ne vitin 1948 pas takimit me Kadri Hazbiun. “Mendoja se me kishin thirrur per punen time ne zonen ne veri, gje e cila mu perforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Biben, por nuk dija se qe ne ato momente jeta ime do te merrte rrjedhe tjeter”, ka rrefyer Dodani per median. Sipas shenimeve te ish-sigurimsit, Kadriu, i drejtohet Markut: “Ti je Mark Dodani!”. “I thashe se une jam”, – tregon Dodani. Pa e zgjatur, Kadriu i eshte drejtuar Bardhok Bibes: “Mos e kerko me Mark Dodanin, ai do te punoje me ne”. Keshtu, per 35 vjet me radhe, Dodani punoi ne organet e Sigurimit me pseudonime te ndryshme, ku me kryesoret jane “Xhakoni” e “Studenti”.
Alush Leshanaku
Ishte me origjine nga Elbasani, fshati Leshanak. Kishte qene profesor gjimnastike ne Liceun-Gjimnaz te Shkodres qysh ne periudhen e regjimit te ish-mbretit Zog. Studentet shkodrane te gjimnazit e njihnin si njeri te shkathet, intelektual te zotin, me nje trup sportisti, fizikisht i forte, disi enigmatik. Sapo u largua mbreti Zog I, me 7 prill 1939, Alush Leshanaku vihet ne sherbim te fashizmit, teksa rekrutonte “Giovani Fashisti”, te rinj fashiste. Ne vitin 1941, me pseudonimin “Luani”, punon si agjent i sherbimit sekret italian me mision ne Shqiperi. Detyra e tij ishte te krijonte grupe e t’i organizonte ato qe ishin per rrezimin e regjimit komunist ne ate kohe. Kishte zbarkuar ne Mirdite me parashute, dhe ishte nje nga agjentet me te rrezikshem per Sigurimin e Shtetit, cilesohej si “Gjenerali i Perdes se Hekurt”. Alush Leshanaku, i njohur me kodin “Luani”, kishte zbarkuar me parashute ne Mirdite. Leshanaku mbeti i vrare nga Sigurimi i Shtetit.
Asim Aliko
Ai ishte kryetari i grupit special te Ministrise se Brendshme qe kishin si qellim depertimin ne radhen e bandave e agjenturave te huaja me pseudonimin “Tomorri”. Aliko u be pjese e Sigurimit te Shtetit ne vitin 1948 dhe punoi derisa doli ne pension ne vitin 1965. Ish-oficeri i Sherbimit Sekret, Mark Dodani tregon se Aliko per pese vjet ka kapur 120 bandite. Taktika e tij ishte qe t’i perçante banditet, te organizonte takime ne vende ku donin oficeret e Sigurimit, me qellimin per t’i kapur te gjalle. Menyra me origjinale e Alikos ishte se pjesen me te madhe te rasteve ai e arrinte kete me dollite qe ngrinte.
Kadri Hazbiu
Pseudonimi i tij ishte “Besniku”. Nje nga figurat kryesore te diktatures deri ne vitet ’80, kur u akuzua si “armik i popullit dhe i partise”, ka qene nje nga agjentet me te njohur te Sigurimit te Shtetit. Madje cilesohej si legjenda e sherbimit inteligjent shqiptar. Hazbiu njihej nga bandat si kryetar i Komitetit Qendror i Frontit te Rezistences, nje organizate e krijuar per te futur ne kurth te gjithe agjentet e huaj si dhe banda qe synonin permbysjen e regjimin e sistemit komunist. Megjithese me formim ekonomist, Hazbiu ishte vetem 23 vjeç kur u emerua shef i Sigurimit te Ushtrise. Studimet per kete detyre i kreu ne Shkollen e Larte te Sigurimit ne Moske, ku u profilizua ne fushen e agjentures dhe te çeshtjeve te policise. Ai punoi si agjent i Sigurimit deri ne vitet ’50. Me cilesite e tij, ai kishte krijuar besimin se mund te ishte nje shtylle e forte e shtetit te asaj kohe. Deri ne vitin 1979 ai punon ne drejtim te Ministrise se Brendshme. Me pas, Hazbiu u emerua minister i Mbrojtjes, te cilin e mbajti deri ne vitin 1981. Pas vrasjes se Mehmet Shehut, Hazbiu u akuzua si armik i popullit dhe u ekzekutua me 10 shtator te vitit 1983.
Pal Melyshi
Pal Melyshi, me pseudonimin “Furtuna”, ishte nje nga agjentet me te mire te Sigurimit te Shtetit. Ai ishte nje komunist i flakte, edhe pse babai i tij ishte detyruar te arratisej pse nuk i perkrahte idete komuniste. U fut ne Sigurim ne shtator te vitit 1949 dhe qendroi deri sa u vra ne vitin 1950. Synimi i tij ishte te ndihmonte ne luften kunder bandave. Por infiltrimi ishte shume i veshtire, pasi te gjithe e njihnin per komunist. “Furtuna” u vra nga sigurimsat ne nje shkembim zjarri me banden, nga e cila nuk u shkeput dot ne momentin e rrethimit.
Pashke Prela
Deshmorja nga Puka ka qene nje nga agjentet me te njohura femra te Sigurimit te Shtetit. Ndoshta kjo, edhe per shkak fundit tragjik te saj. Kryetari i bandes, “Keqanaj”, te cilin Prela e futi ne kurth te Sigurimit te Shtetit, mori hak duke e vrare ne syte e femijeve te saj. Ish-oficeri i Sigurimit, Mark Dodani ka treguar per “Tirana Observer”, se vejusha ishte nje agjente e zonja dhe se ishte afruar te Sherbimi pas kercenimeve te bandave, se ajo do te vihej ne sherbim te tyre. Ne fillim te vitit 1947, u realizua edhe kurthi qe do paralajmeronte fundin tragjik te Preles. Ndersa banda “Keqanajt” strehohej ne shtepine e saj, e cila nuk dyshonte per Prelen, , agjentja ve ne jete planin. “Pashka çorienton “kryebanditin”. I mbushi rende çantat me ushqime, djathe, turshi, buke, nderkohe qe midis ushqimeve iu kishte futur sende te renda, madje dhe gure, me qellim qe kur te dilte nga dera te mos ishte ne gjendje te vraponin per t’iu ikur forcave qe i kishin rrethuar”, rrefen Dodani. Kryebanditi arrin te shpetoje, dhe me gjithe se Preles iu kerkua te linte banesen, nuk pranoi, me shpresen se nuk ishte pikasur. Por pas disa muajsh, kryebanditi kthehet ne befasi dhe ther me thike Pashke Prelen ne syte e femijeve.
Sofokli Mici
Personazhi imagjinar Sofokli Mici trajtohet ne librin “Mekatare 2″ te Nafiz Bezhanit si nje agjent profesionist i Sigurimit te Shtetit. Ai ishte nje intelektual shume i njohur. Kishte studiuar ne Leningrad per Drejtesi. Ishte zgjedhur anetar i Gjykates se Larte dhe kishte fituar tituj shkencore doktor dhe profesor. Sipas Bezhanit, ideja per te aktivizuar prof. Sofon, siç e quan ai ne liber, ne Sherbimin Sekret Shqiptar u krijua pas vizites turistike qe beri ne Shqiperi ne vitin 1985 nje grup turistik grek. Ne dosjet sekrete ai eshte protagonist i asaj me emrin “Misioni Apollon”, e cila kishte si qellim normalizimin dhe permiresimin e marredhenieve midis dy vendeve fqinje, Shqiperi e Greqi, mision i cili u realizua me sukses nga ai. Ne te njejten kohe, ne dosje dyshohej se prof. Sofo ishte bashkepunetor i sherbimit sekret grek, Asfali, gje e cila nuk vertetohet ligjerisht.
Ymer Kondo
Nje agjent profesionist i Sigurimit te Shtetit, Ymer Kondo mbart nje histori mjaft interesante. I ardhur nga nje familje pronaresh vlonjate, pas çlirimit ai u radhit ne listen e personave qe konsideroheshin armiq te klases punetore. I rritur me kete njolle ne biografi, ai ishte nje person i izoluar nga shoqeria dhe njerezit. Por, per çudi, ai pranoi te punonte per Sigurimin e Shtetit e madje me zell te madh. Ne nje nga arrestimet e tij, nje nga gjeneralet e Ministrise se Brendshme e kishte marre Ymerin dhe e kishte futur ne nje kurs te veçante per ta stervitur si specialist zbulimi. Pastaj i kishin propozuar te punonte ne kampin e te arratisurve ne Itali si radist. Me nje te shkuar te tille, te gjithe besonin se Kondo ishte nje i arratisur dhe i mbushur me mllef ndaj regjimit. Kondo njihej si agjent inteligjent dhe i shkathet. Ai vrau edhe “Njekovin”, nje poliagjent te njohur.
“Papastrati”
Nje nga agjentet me te njohur eshte edhe ai me pseudonimin “Papastrati”. Ai ishte me origjine greke dhe jetonte ne nje qytet ne jug te Shqiperise. Per shume vite, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ai ka punuar per llogari te agjenturave greke. “Papastrati”, sipas Budos, kishte arritur te ngrinte nje rrjet te fuqishem informatoresh ne jug te Shqiperise per llogari te agjentures greke. Ne vitet ’70, Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte rene ne gjurmet e kesaj veprimtarie dhe arrin te kape, fale nje kombinacioni te persosur, “Papastratin”, i cili tregon perpara hetuesve se si ishte vene ne sherbim te grekeve. Me pas agjenti “Papastrati” rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit dhe ben nje loje te dyfishte. Ai i dha shume informata shtetit shqiptar ne lidhje me Sherbimin e Fshehte Grek.=
“Berlini”
Agjenti “Berlini” eshte padyshim nje nga agjentet me te mistershem shqiptare. Kjo per shkak se ne te gjitha dokumentet, ai asnjehere nuk ka figuruar me emrin e tij, duke mbetur nje anonim. Por veprimtaria e tij si spiun, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ka qene shume e madhe. Sipas Budos, ne dosjen “Berlini” nuk ka shenime nga drejtues eprore si dhe vleresime per informacionet qe ka dhene. Karakteri i ketij agjenti del kur behet kombinacioni per ta futur ne lidhje me Sekretarin e III-te te Legates Italiane ne Tirane. Aksioni i tij u krye me sukses, ai arriti te ishte ne aksione te ndryshme dhe te jepte informacione per Sigurimin e Shtetit.
“Gramafoni”
“Gramafoni” eshte nje nga agjentet jugosllave me kombinacion ne vendin tone dhe me nje histori te veçante me karakter pergjithesues per sa i perket formave dhe metodave te veprimtarise se zbulimit jugosllav ndaj vendit tone. Para se jugosllavet ta fusnin “Garmafonin” ne Shqiperi, i bene nje kurs intensiv. “Gramafoni” u fut ne Shqiperi ne vitet ’50 nga kufiri jugosllav, si nje kosovar qe perndiqej nga serbet. Ai u vendos ne fillim ne Fier, por veprimtaria e tij i ra menjehere ne sy Sigurimit te Shtetit. Pasi u kap “Gramafoni” pranoi qenien e tij ne sherbim te zbulimit jugosllav, pasi iu paraqiten disa prova tekniko-shkencore dhe me pas ai punoi per Sigurimin e Shtetit, duke bere nje loje te dyfishte. Per te mos rene ne sy te zbulimeve jugosllave, ai u burgos per disa vjet ne burgun e Burrelit dhe me pas Sigurimi i Shtetit e dergon ate jashte vendit per interesa te tij.
Adem Rama
Agjenti Adem Rama u kthye ne çeshtje dite ne vitin 1953, ku u shenua si incident i marredhenieve shqiptaro-jugosllave. Per kete ngjarje propaganda jugosllave trumbetoi se ishte zbuluar veprimtaria armiqesore e agjentit te rrezikshem te Sigurimit te Shtetit, Adem Rama, student me bursen e shtetit jugosllav ne Universitetin e Beogradit. Nderkohe, nga Sigurimi ai mbahej nen vezhgim si agjent i UDB-se. Nafiz Bezhani tregon ne “Mekatare 2″ se ne dosjen e tij kishte raporte te hollesishme per Sigurimin, ne te cilat ai kishte denoncuar si te dyshimte 86 persona, nga te cilet 12 konsiderohen te rrezikshem. Adem Rama ishte i biri i nje shqiptari qe pas çlirimit u be kryetar bashkie ne Prishtine. Por pas uljes se te atit nga detyra, qe perkonte me kohen e gjimnazit, ai kerkohej te rekrutohej nga UDB-ja, pasi ishte nje djale inteligjent dhe i shkathet.
Agjenti S.Ll.
Agjenti S.LL., ka qene nje agjent i sherbimit sekret shqiptar dhe ka vepruar per nje kohe te gjate pa arritur te zbulohet nga sherbimet sekrete te huaja. Ai ishte me origjine nga Dibra dhe punonte kryesisht ne dem te sherbimit sekret jugosllav. Sipas ish-agjentit Bekim Budo, ai ishte nder te paktet agjente te Sigurimit Shqiptar qe nuk u zbulua nga sherbimet jugosllave. Kjo, sipas Budos, se agjenti S.Ll. sa here dergohej me detyra ne Dibren e Madhe, ai nuk shkonte ne asnje rast atje ku e rekomandonin, dhe mbijetoi fale zgjuarsise dhe intuites se tij, nuk u kap nga UDB-ja, e cila kishte shume agjente qe punonin per llogari te saj ne Shqiperi.
Demo Tafani
Demo Tafani ka qene nje agjent i sherbimeve sekrete italiane. Ai ishte rekrutuar nga sherbimet sekrete italiane gjate kohes se pushtimit te vendit tone nga Italia. Pas çlirimit te vendit ai ishte larguar nga Shqiperia se bashku me mikun e tij dhe agjentin e sherbimeve sekrete italiane Alush Leshanakun. Ne vitin 1949 ata dergohen me mision ne Shqiperi, pasi ishin personalitete te njohura e te vendosura ne misionin e tyre, por gezonin edhe nje mbeshtetje ne qarqet nacionaliste ne vend. Ne kete periudhe sherbimi i zbulimit e kunderzbulimit te shtetit shqiptar e kishte shtuar depertimin e personave apo grupeve speciale ne keto grupime diversante, duke bere qe Demo Tafani te binte shpejt ne duart e tyre.
Dielli
Nje nga agjentet me te mire me origjine shqiptare, por qe ka vepruar ne dem te shtetit shqiptar, ka qene edhe ai me pseudonimin Dielli. I derguar per te vjele informacion ne Greqi ne vitet e para te çlirimit “Dielli”, me origjine çame, oficer i sherbimit sekret shqiptar ne vitin 1946 raportohet i vrare. Per kete arsye shteti shqiptar i asaj kohe e shpalli “Diellin” ne menyre sekrete deshmor dhe familjes se tij iu lidh pension i posaçem deshmori. Pas disa vitesh, kunderzbulimi i Sherbimit Sekret Shqiptar vertetoi se “Dielli” ishte shendoshe e mire dhe se vepronte si interlokutor midis qendres se sherbimit te jashtem sekret dhe grupit te spiunazhit te huaj, ngritur ne klandestinitet te thelle ne Shqiperi. Kjo tregoi se agjenti sekret “Dielli” kishte bere loje te dyfishte dhe kishte mashtruar sherbimet sekrete shqiptare.
Et’hem Çako
Ka qene nje nga agjentet me te mire te CIA-s me origjine nga Shqiperia. Pas largimit nga Shqiperia ne fund te Luftes se Dyte Boterore si kundershtar i regjimit komunist ai rekrutohet nga CIA. Me pas ai dergohet ne Shqiperi me mision per te organizuar luften kunder rrezimit te regjimit te Enver Hoxhes. Ne vitin 1949 ai hidhet me parashute ne Shqiperi. Detyra e tij ishte qe te pergatiste terrenin per zbarkimin e grupeve te tjera diversenate si dhe te Hamit Matjanit. Por ne saje te agjenteve te infiltruar te Sigurimit te Shtetit ai bie menjehere rob i tyre sa zbarkon ne Shqiperi.
“Gaveta e Vjeter”
Ndue Zefi, me pseudonimin “Gaveta e vjeter”, mund te quhet padyshim si nje nga agjentet me frutdhenes te Sigurimit te Shtetit ne fund te viteve ’40. I rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit ne vitin 1949, “Gaveta e vjeter”, me origjine nga nje fshat i Mirdites, dha nje kontribut te madh ne zbulimin dhe eliminimin e bandave diversante ne ate kohe. I kamufluar si nje anetaret i ketyre bandave si dhe armik i pushtetit te asaj kohe, Ndue Zefi i dha Sigurimit te Shtetit informacion te shumte ne lidhje edhe me sherbimin sekret jugosllav qe sherbente ne ato ane. Por agjenti i sherbimit sekret do kishte nje fund tragjik, pasi vetem pak kohe pas rekrutimit te tij nga ana e Sigurimit te Shtetit ra viktime e nje skenari te UDB-se jugosllave qe kishte zbuluar aktivitetin e tij te dyfishte.
“Gjenerali”
“Gjenerali” ishte nje agjent dopiorol. Ai e pranon kete fakt edhe perpara “Sekretarit” (Hetuesit). Mendohet se pothuajse te gjithe agjentet e sherbimit tone te fshehte ishin te tille. Ky person mbante lidhje me agjenturat jashte shtetit. Gjate Luftes Nacionalçlirimtare mbahej ne lidhje nga misionare te huaj, ndersa pas çlirimit te vendit e mori ne lidhje togeri francez Cochet. Nderkohe, atij i kishin fiksuar, edhe disa takime te fshehta me majorin anglez Smith. Ne keto kondita, siç del nga dosja, ai arrestohet ne menyre sekrete dhe pasi zberthehet si agjent i huaj, rekrutohet me material komprometues nga zevendesministri, “gjenerali” dhe nje nenkolonel e keshilltar jugosllav.
Gjon Gjinaj, “Munella”
Gjon Gjinaj ka qene nje nga agjentet shqiptare qe punonte per llogari te agjentures italiane ne fund te viteve ’40. Ai ishte cilesuar si nj nga agjentet e tyre me te mire dhe per kete arsye ai ishte hedhur me parashute me malet e Mirdites ne vitin 1947, me detyre krijimin dhe organizimin e bandave te armatosura per te rrezuar regjimin komunist ne vend. Ne vitin 1949, Gjon Gjinaj, ose i njohur ndryshe me pseudonimin Munella, se bashku me banden e tij arrin te futet ne kurth nga Sigurim i Shtetit. “Grupi Special” i krijuar nga Mehmet Shehu dhe i drejtuar nga Kadri Hazbiu arrin te kap Gjon Gjinajn, i cili me vone ekzekutohet po nga ky grup.
Halit Bajrami
Padyshim eshte cilesuar si nje nga agjentet me te miret e Sigurimit te Shtetit. I arratisur nga Shqiperia ne vitin 1950, Halit Bajrami mbante ne ate kohe postin e zv/shefit te Sigurimit ne Korpusin Ushtarak te Qarkut te Korçes. Gjate kesaj kohe ai qendroi ne vende te ndryshme dhe se bashku me shokun e tij me te cilin u arratis, Sabaudin Haznedari, u rekrutuan nga sherbimet sekrete te huaja. Por gjate kesaj kohe, si agjent i sherbimeve te huaja, Halit Bajrami i dergoi informacion me shume vlere Sigurimit te Shtetit. Ne vitin 1982 ai behet pjese e grupit te Xhevdet Mustafes, qe kishte marre si detyre eliminimin e Enver Hoxhes. Gjate zbarkimit te grupit ne Shqiperi, Halit Bajrami ben te mundur dekonspirimin e planit, duke bere te mundur qe anetaret e tjere te bandes se Mustafes te eliminoheshin. Pas kesaj ngjarje, Halit Bajrami dergohet perseri nga Sigurimi i Shtetit jashte vendit.
Hamit Matjani
Drejtori i CIA-s ne vitet ’50, Allen Dulles i kishte vene Hamit Matjanit nofken “Tigri”. I cilesuar si nje nga agjentet me te mire shqiptare qe punonte per llogari te CIA-s, Matjani kishte arritur te realizonte shume aksione ne Shqiperi per rrezimin e regjimit komunist. I larguar nga Shqiperia menjehere pas ardhjes ne pushtet te regjimit komunist, “Tigri” kishte arritur te desantonte ne Shqiperi gati 26 here. Kjo e kishte bere ate qe te quhej nga sherbimi sekret amerikan si njeriu me i zote per te desantuar ne Shqiperi. Ne te gjitha rastet qe ai kishte hyre ne Shqiperi, ishte futur nga toka nepermjet Greqise. Heren e fundit qe ai u fut ne Shqiperi ai u hodh me parashute nga ajri. Ne vitin 1953, vetem pak kohe pas zbarkimit ne malet e Shengjergjit ne Elbasan, ai do kapej nga organet e Sigurimit pas kurthit qe ata i kishin bere me ane te radios nderlidhese. Ai u denua me vdekje dhe u ekzekutua me 14 prill 1954.
“I penduari”
Ky ishte pseudonimi i nje prej agjenteve me histori me paradoksale te Sigurimit te Shtetit. Ai kishte mbaruar me rezultate te shkelqyera shkollen e lare per oficer dhe Akademine Ushtarake ne vitin 1962 dhe kishte arritur te behej komandant korpusi, por pas spiunimit te shokut te tij te ngushte per nje fraze, ishte denuar me 15 vjet si armik i popullit. Ne burg, pranon me vullnet te plote te vihet ne sherbim te organeve te Sigurimit si i penduar, per te shlyer fajin e bere dhe e zgjedh edhe vete pseudonimin e tij “I penduari”. Per 11 vjet, ndonese agjent i Sigurimit, ai i eshte nenshtruar torturave çnjerezore per te fituar besimin e te burgosurve, objekt i veprimtarise se tij agjenturore. Per 11 vjet ai kaloi nga burgu ne burg, gjoja me denime disiplinore por ne fakt me sherbime teper speciale, te pergatitura me kujdes nga organet e specializuara te Sigurimit. Me permbysjen e diktatures, “I penduari” fiton statusin e te persekutuarit politik dhe emerohet ne funksione te larta te shtetit.
“Hutini”
“Hutini” hyn ne listen e atyre agjenteve qe bejne historine famekeqe te Sigurimit te Shtetit. Ai ka qene nje personalitet ne arenen e politikes shqiptare pas ’90-es. Agjenti i Sigurimit te Shtetit, ishte rekrutuar ne vitin 1970 dhe kishte punuar per 10 vjet per kete sherbim. Ne dosjen e tij, qe Nafiz Bezhani e citon me numer 17594, paraqitet edhe veprimtaria e ketij agjenti, i cili spiunonte edhe detaje nga me te vogla. Pas ardhjes se demokracise, “Hutini” emerohet ne organet qendrore te vendit.
Hysen Lepenica
Hysen Lepenica ka qene nje nga agjentet shqiptare qe punonte per llogari te CIA-s. Veprimtarine e tij ai e kreu kryesisht ne fund te viteve ’40. Ku pasi ishin trajnuar nga oficere te CIA, ai se bashku me disa agjente te tjere zbarkon ne Shqiperi me detyre per te rrezuar regjimin e komunist. Ata zbarkuan ne Gryken e Dukatit ne tetorin e vitit 1948. Pasi nendetesja doli ne siperfaqe, Hysen Lepenica, Zagoll Shena, Safet Kaba, etj. me ane te nje varke gome iu drejtuan bregut. Por misioni i tij do deshtonte per shkak se rane pre e nje kurthi te ngritur nga Sigurimi i Shtetit.
Idriz Seiti, “Profesori”
Agjenti Idriz Seiti ishte anetar i i “Grupit Special” te krijuar nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu ne vitet e para te pasçlirimit. Grupi kishte si detyre zbulimin dhe eliminimin e te gjitha bandave diversante qe vepronin ne ate kohe ne vend. I lindur ne fshatin Çorrush te Mallakastres, Idriz Seiti gjate Luftes se Dyte Boterore u bashkua me forcat partizane dhe u dallua per trimeri dhe besnikeri ndaj Partise. Per kete arsye, menjehere pas çlirimit, me krijimin e Sigurimit te Shtetit, duke qene edhe mik i ngushte i Mehmet Shehut, i cili ne ate kohe ishte minister i Brendshem, emerohet anetar i Grupit Special dhe iu vendos pseudonimi “Profesori”. Gjate veprimtarise se tij si agjent, “Profesori” luajti nje rol te madh ne kapjen dhe vjeljen e shume informacioneve te agjenteve te sherbimeve te huaja.
Jonuz Mersini
Eshte cilesuar pa dyshim si nje nga agjentet me te mire te Sigurimit te Shtetit qe ka vepruar jashte vendit. Jonuz Mersini, i vendosur ne France ne vitet ’50, arriti deri aty sa te punonte prane mbretit Zog gjate kohes se qendrimit te tij ne France. Gjate kesaj kohe ai i dha Sigurimit te Shtetit informacione te shumta, duke bere qe shume nga planet grupeve nacionaliste dhe legaliste per rrezimin e regjimit komunist te deshtonin. Ne vitin 1952 ai u urdherua ne ate kohe nga Sigurimi i Shtetit dhe konkretisht nga kreu i tij, Kadri Hazbiu te eliminonte Ahmet Zogun. Por kete mision ai nuk mund ta kryente dot. Me vone, pas dekonspirimit te tij si agjent, ai kthehet ne Shqiperi. Historia e tij i sherbeu me vone edhe nje shkrimtari te njohur te vendit tone, i cili beri nj liber qe pati shume sukses ne ate kohe.
“Kobra”
Eshte nje nga agjentet shqiptare me histori me interesante nder figurat e Sherbimit Sekret. “Kobra” kishte luftuar me devotshmeri si partizan ne kohen e luftes e me pas ishte vene ne sherbim te Sigurimit te Shtetit. Por jo vetem te tij, por edhe te CIA-s. Ne vitin 1949 ai ishte “arratisur” ne Amerike, ku u trajnua per dy vjet nga CIA. Ai kishte kryer nderkohe Akademine Ushtarake ne Moske, dhe kishte njohje me personalitete te KGB-se qe kishin qene pedagoget e tij atje. “Kobra” njihej si agjent shetites i CIA-s, me disa emra e funksione, me foto te ndryshme, here me mjeker e mustaqe e here i rruar, here me kaçurrela brune, e here biond e here tullac. Nje nga agjentet me profesioniste te Sigurimit te Shtetit dhe te CIA-s, u denua nga te dyja sherbimet dhe qeverite. Nga Partia e Punes u akuzua si tradhtar dhe si “sherbetor i imperialisteve amerikane”, ndersa nga CIA, si agjent i Sigurimit. Ai burgoset nga kjo e fundit dhe kthehet ne Shqiperi disa muaj para se te vdiste. “Kobra” kreu shume funksione te suksesshme per llogari te Sigurimit dhe te CIA-s, duke u qendruar besnik te dy ketyre sherbimeve.
Koçi Xoxe
Ish-ministri i pare i brendshem ne qeverine e sapokrijuar te pasçlirimit ne vitin 1945, Koçi Xoxe vetem kater vite me vone u akuza si agjent i UDB-s jugosllave. Sipas dokumenteve te Sigurimit te Shtetit ai u ishte nje nga agjentet me te fuqishem te UDB-se dhe kishte arritur te krijonte nje rrejt agjenturor shume te madh per llogari te jugusllaveve. Pas çlirimit ai mori postin zv/kryeministrit dhe te ministrit te Brendshem. Me 28 nentor 1948, ai arrestohet me akuzen si agjent i jugosllaveve. Ai nuk e pranon kurre akuzen dhe gjykata me pas e denon me vdekje, pushkatohet ne maj te vitit 1949.
“Koloneli”
“Koloneli” eshte cilesuar si nje nga agjentet me mire dopiorol te Sigurimit te Shtetit. I lindur ne Elbasan ne nje familje patriotike ai u rekrutua nga sherbimi sekret britanik qe ne vitet ’30 me rekomandim te Margaret Hazllek. Gjate luftes “Koloneli” u aktivizua me forcat partizane. Ne saje te intelektit dhe gjuheve te shumta arriti te behej edhe perkthyesi i Enver Hoxhes gjate takimeve te ketij te fundit me misionaret angleze. Gjate kesaj kohe ai filloi te punoje edhe per Frontin Nacionalçlirimtar. Pas çlirimit ai filloi te punoje per Sigurimin e Shtetit, duke bere te mundur sjelljen e shume informacioneve te vlefshme. Me pas ai dergohet me detyre nga Sigurimi i Shtetit jashte vendit ku qendron per nje kohe te gjate.
“Loro”
“Loro”, ishte nje ish-oficer kufiri dhe komunist, i cili ishte nxjerre ne lirim “per mungese vigjilence”, pasi ne zonen e tij kufitare kishin kaluar kufirin diversante pa u kuptuar nga nenreparti i tij. Me pas ai ishte kthyer ne Tirane, ku punonte si kasap. Sipas librit “Mekatare 3″ te Nafiz Bezhanit, agjenti qe pas perjashtimit nga partia ishte vene nen funksion te sherbimeve te huaja. Ai ndihmoi keto sherbime per futjen e familjes Popa ne vitin 1985 ne ambasaden italiane. Nje ngjarje e madhe kjo qe shenoi krisjen e pare te shtetit shqiptar.
Nikoll Melyshi
Padyshim qe historia e familjes se Melyshajve eshte nje nga me interesantet e sherbimeve sekrete. Rralle mund te ndodhte qe ne nje familje, i ati te sherbente per nje agjenture sekrete dhe i biri per nje tjeter. Nikoll Melyshi, babai i Pal Melyshit ishte nje nga agjentet me potente te CIA-s ne vitet ’50. Ai ishte hedhur me parashute nga CIA ne malet e Mirdites dhe atje kishte arritur te krijonte nje bande me te cilen organizonte aksione te ndryshme kunder regjimit komunist. Por nderkohe qe ai punonte per CIA, i biri i tij, Pal Melyshi punonte si agjent i maskuar ne Sigurimin e shtetit. Pas vrasjes se te birit, Nikoll Melyshi kthehet ne Amerike ku jetoi deri sa vdiq ne vitin 1989.
Agjenti “Profesori”
“Profesori”, ishte nje nga kreret e emigracionit shqiptar ne Belgjike gjate kohes se regjimit komunist, por njekohesisht ai ishte edhe nje nga agjentet me te forte te Sigurimit te Shtetit. Agjenti sekret ishte nga Elbasani dhe njihej si nacionalist. Rekrutimi i tij per llogari te Sigurimit te Shtetit ishte bere nga Omer Nishani, i cili e kishte mik te ngushte. Pas rekrutimit te tij, Sigurimi i Shtetit kishte bere te mundur dergimin e tij jashte vendit dhe infiltrimin e tij ne radhet e emigranteve shqiptare ne Bruksel. Gjate kesaj kohe ai i solli Sigurimit te Shtetit te dhena shume te vlefshme si per situaten e spiunazhit ashtu edhe per zhvillime te tjera me rendesi.
Panajot Plaku
Panajot Plaku eshte akuzuar nga Sigurimi i Shtetit si agjent i UDB-s. Anetar i Komitetit Qendror si dhe gjeneral i ushtrise shqiptare, ndryshe nga miqte e tij te ngushte, Dali Ndreu dhe Liri Gega, te cilet u arrestuan dhe u denuan si agjent te jugosllaveve, ai arriti te arratisej ne Jugosllavi ne vitin 1957, vetem pak momente para arrestimit. Ata akuzoheshin se te tre se bashku punonin per llogari te sherbimeve sekrete jugosllave. Por, megjithese arriti t’i shpetonte arrestimit, Panajot Plaku nuk mundi t’i shpetonte dot kurthit te Sigurimit te Shtetit. Vetem pak kohe me vone me ane te nje agjenti te saj arriti te vriste ne Jugosllavi ish-gjeneralin shqiptar, Panajot Plakun, te akuzuar si spiun i UDB-se jugosllave.
Sabaudin Haznedari
Ai ishte nje nga anetaret e grupit te Xhevdet Mustafes, te derguar nga CIA per eliminim e Enver Hoxhes. Sabaudin Haznedari kishte lindur ne Durres dhe kishte qene nje njeri shume aktiv gjate Luftes Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit ai mori disa poste drejtuese, por me vone pas nje konflikti me nje nga kreret e partise se ketij qyteti ai pushohet nga puna. Ne vitin 1950 ai arratiset nga Shqiperia se bashku me nje shokun e tij dhe vendoset ne fillim ne Greqi, me pas ne Turqi e ne fund ne Itali. Gjate kesaj periudhe ai rekrutohet nga sherbimet sekrete te huaja dhe fillon te punoje per ta. Ne vitin 1982 ai zbarkon ne Divjake bashke me Xhevdet Mustafen. Por vetem pak ore pas zbarkimit, grupi i tyre zbulohet ne qytetin e Rrogozhines, dhe gjate nje perplasje me policine Sabaudin Haznedari vritet.
Shemsi Aliaj
Agjenti sekret prane ambasades shqiptare ne Rome konsiderohet si nje nga rekrutuesit me te mire te Sherbimit Sekret Shqiptar. Ne pak vite ai arrin qe ne Rome, por edhe ne Milano apo Bari, te kete nje rrjete te gjere informatoresh ne radhet e zyrtareve italiane, ne duart e te cileve qarkullonin te dhena sekrete qe i interesonin shtetit shqiptar. Si arritja me e madhe e Aliajt konsiderohet rekrutimi ne vitin 1953 i shefit te Shifres se Ushtrise Italiane. Shemsi Aliaj u kap nga agjentet e Sherbimit Sekret Italian teksa ishte me dy nga bashkepunetoret e tij vendas. Ai u shpall “non grata” dhe u debua nga Italia. Llogaritet qe ne 4-5 vite ai te kete rekrutuar rreth 25 bashkepunetore ne Itali.
Skender Barçi
Skender Barçi eshte nje agjent i Sigurimit te Shtetit, i cili ka vepruar ne vitet ’60. Kryesisht veprimtarine e tij ai e kreu ne Jugosllavi, ku kishte per detyre te mblidhte informacione sekrete mbi agjente e UDB-se. Ne vitin 1961, sipas disa dokumenteve jugosllave, ai arrestohet ne qytetin e Shkupit nga sherbimet sekrete jugosllave. Kjo, pasi sipas tyre, Skender Barçi kishte marre si detyre nga Sigurimi i Shtetit eliminimin e ish-gjeneralit shqiptar qe tashme jetonte ne Jugosllavi, Panajot Plakut. Po sipas ketyre dokumenteve, Skender Barçi gjate marrjeve ne pyetje kishte pranuar se punonte dhe se detyren per eliminimin e Panajot Plakut ja kishte dhene vete ministri i Brendshem i asaj kohe, Kadri Hazbiu. Me pas gjykata jugosllave e denoi ate vetem me gjashte vite burg, me pas ai u rekrutua nga UDB-ja dhe punoi per llogari te tyre.
Xhevdet Mustafa
I arratisur nga Shqiperia ne vitin 1964 ne drejtim te Amerikes, Xhevdet Mustafa eshte njeriu qe hyri si personi fundit qe do desantonte ne Shqiperi per te vrare ish-diktatorin Hoxha. Gjate qendrimit te tij ne Amerike, Xhevdet Mustafes ishte rekrutuar nga sherbimet sekrete amerikane. Ai ishte shume i njohur per forcen e tij fizike. Ne shtator te vitit 1982 i nisur nga Brindizi i Italise, Mustafa se bashku me 2 persona te tjere zbarkon ne plazhin e Divjakes. Detyra e tij ishte eliminimi i Enver Hoxhes. Por ne fakt Xhevdet Mustafa nuk arrin te realizoje dot detyren e tij, pasi plani dekonspirohet. Me 27 shtator 1982, pas dy ore luftimi, Xhevdet Mustafa vritet nga forcat e Sigurimit te Shtetit.
Zenel Shehu
Ai do mbahet mend si njeriu qe beri te mundur kapjen e Hamit Matjanit. Badigard i Ahmet Zogut dhe mik i ngushte i Hamit Matjanit, ai rekrutohet nga CIA, me urdher te mbretit per te desantuar ne Shqiperi. Detyra e tij ishte t’i paraprinte mberritjes ne vend te grupeve te tjera diversante. Zenel Shehu zbarkon ne Shqiperi ne vitin 1952, por shume shpejt ai do kapej nga sherbimi sekret shqiptar. Me pas nepermjet tij ata realizojne kapje edhe te 13 grupeve te tjera me ane te radiolojes. Duke qene mik i ngushte i Hamit Matjanit, ai e detyron kete te fundit te zbarkoje ne Shqiperi, duke i paraqitur nje situate tjeter ne vend. Pas kesaj, ne vitin 1953, Matjani zbarkon ne Shqiperi dhe kapet menjehere nga Sigurimi i Shtetit, kurse Zenel Shehu kishte vetem pak dite qe ishte vrare.
“Vogelushi”
Edhe peshen e ka pasur te vogel tek Sigurimi i Shtetit, por kjo detyre ia komplikoi atij gjithe jeten. Me te tille pseudonim iu shfaq Nafiz Bezhanit dosja e nje ambasadori, qe duhej t’i kontrollonte figuren. Ne librin “Mekatare” shpjegohet se “vogelushi” u fut ne Sigurim me premtimin se do i jepnin burse per te filluar studimet e larta, nje hile qe perdorej shpesh per te rekrutuar te rinj ne Sigurim. Ai pranoi, dhe me vajtjen me studime ne France, me misionin qe te raportonte per çdo sjellje te shokeve te tij qe studionin atje, veçanerisht per veprimet e tyre ne perkrahje te kultures perendimore. Ai bie ne dashuri atje me nje franceze. Per kete, Sigurimi i preu bursen e perjashtoi nga radhet e veta duke e akuzuar rende per marredhenie intime me nje agjente te sherbimit te huaj. Ai vezhgohej per çdo veprim te tij me kontrollin 2/A, qe do te thote vezhgim gjate 24 oreve. Nje rast qe tregon fare mire paradoksin e te qenit agjent dhe i persekutuar.
Agjenti Mehilli
Agjenti me pseudonimin “Mehilli” ishte ne nga spiunet me te rrezikshem te UDB-s jugosllave qe vepronte ne Shqiperi. Ai ishte nje nga drejtuesit me te larte te Ministrise se Brendshme ne vitet e regjimit komunist. Ne saje te veprimtarise se tij, shume agjente sekrete shqiptare u zbuluan ose shume aksione te tyre u dekonspiruan. Ne disa prej dokumenteve qe u zbuluan prej Sigurimit te Shtetit, ne lidhje me veprimtarine e ketij agjenti rezultoi se ai kishte derguar UDB me shume informacion per figurat politike shqiptare te asaj kohe. Ai u zbulua ne fillim te viteve ’80, dhe do denohej rende nga drejtesia e asaj kohe.

Zbulohet e vërteta e madhe: Shqiptarët në Maqedoni 47 %, shumicë absolute!

shqiptaretnemaqedMë në fund shpaloset e vërteta e madhe, shqiptarët në Maqedoni jo që nuk janë numri dy i popullsisë, por janë numri një, 47 % e popullatës janë shqiptarë, gati shumicë absolute! Që këtej e tutje, të gjithë duhet të thonë se shqiptarët janë populli shumicë në Maqedoni, pasi sipas të dhënave të reja rezulton se ata që e konsiderojnë veten sllav maqedon, nuk janë as 40 %. Megjithëse të dhënat për minoritetet nuk janë të sakta ato janë hiq më pak se 15 % e popullsisë së përgjithshme.
Informacioni i rëndësisë së veçantë vjen nga publicisti dhe intelektuali nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi, i cili këtë të dhënë e ka bërë publike në një medium televiziv duke iu referuar burimeve të institucioneve ndërkombëtare.

shqiptaretnemaqed

“Sipas një informacioni të marrë javet e fundit nga një institucion ndërkombëtar, shqiptarët në Maqedoni janë 47 % nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë…”, thotë Nijazi Muhamedi.
Por, ai apo edhe burimi i informacionit nuk ka sqaruar nëse jashtë kësaj shifre janë lënë edhe rreth apo më shumë se 100 mijë shqiptarë ortodoks. Pra, jemi më shumë se një milion shqiptarë këtu, kjo tashmë është e qartë.

Nuk gjetëm asgjë na lini, t’ju lëmë të tjerëve diçka…

Lulzim Cuka


Nga: Lulëzim Cuka




PSE? mbyllen dyert ku të rinjtë trokasin, mos valle kombi nuk hap dyert e tij? Apo mos vallë rojtari i ka kyçur dyert vetëm e vetëm nga egoizmi i pamoral i tij, për të gllabëruar gjithçka në interes të vet. Nuk jemi të rinj pa aspirata, ndaj mos ki frik. Ne kemi një ideal për jetën, thjesht duam të projektojm të ardhmen tone.

Nëse nuk mund te na thuash nje fjalë të mirë, ska gjë, ti thjesht hesht. Nëse nuk mund të na ndihmosh, ska gjë ti thjesht qëndro, ne do kujdesemi edhe për ty. Ne thjesht duam të vrapojmë në rrugën tonë të shpresës për të vazhduar deri në fundin e saj, nëse nuk ke fuqinë të na ndjekësh, ska gjë, ne do ju mbajm në krah që të ecim sëbashku. Nëse ju janë mbaruar armët për betejën, qendro, ne do bëjm kraharorin tonë si mburoje për ju, mendjen dhe penën, si armët më të forta për të ndryshuar gjendjen e KOMBIT tonë, s’kërkojm asgjë por të paktën na lini t’ju lëmë të tjerëve dicka...

Sot të rinjtë, kanë ambicie, forcë, ide, talent, rinia është sateliti i dëshirave dhe kënaqësive por fatkeqësisht këto mrekulli që personalizojnë të rinjtë përdoren në rrugë boshe të mjedisit ku ata edukohen, jo për shkak të tyre, por për shkakun e keqmenaxhimit të politikave të arsimit të ndjekura kohët e fundit dhe mungesës së një programi për ta, që ka paralizuar të rinjtë duke i bllokuar rrugët e zhvillimit dhe edukimit.

Shtetet që duan të garantojnë të ardhmen, nuk mund të jenë indiferent për edukimin e shtetasve të tyre. Institucionet arsimore kan një rëndësi jetike për rritjen e një brezi të ri të shëndetshëm dhe sigurimin e një sistemi shoqërorë të shëndoshë.


Kombi po ecën në rrugën pa orjentim duke u rrotulluar rreth vetes sikur ka bërë një përshkrim të gjatë duke u rikthyer serish në fillim. Por të rinjtë duhet të jenë ata “therorët e dijes dhe orjentimit” të gatshëm të rimarrin dhe rikthejnë atë që u është rrëmbyer nga duart?

A mund të themi se ata të cilët pretendojnë se mund ta përfaqësojnë kombin në një periudhe kaq fatkeqe, ku edhe ata kanë rënë, mund të ringrihen?

A mund të themi se ata që përfaqësojnë kombin tonë mund të lënë menjëanë dëshirat e tyre personale, dhe të paisen me dëshirën e tyre për të ringritur të rënët në rrugën e shkatërrimit,drejt një shprese për të ardhmen.

Sa njerëz mund të jenë të cilët ndjehen të ndërgjegjshëm?

Sa njerëz të sinqertë mund të përmendim se shërbejnë kësaj rruge me nder?

Sa shpirtra të ndritur mund të përmendim, të cilët kanë pëlqyer ti shërbejnë të tjerëve, por jo ti shtypnin?

E vërteta është se ne kemi bërë gabime të pa falshëm duke i ushqyer ndjenjat tona, për të ngritur botën tonë materiale, duke adoptuar një sistem mendimi duke bërë botën e të tjerëve më të pa jetueshme. Por kjo s’do thotë se marrëzia që ka pushtuar ndjenjat tona për vite me rradhë nuk mund të ç’rrënjoset.

Sigurisht që Po!

Ç’rrënjoset!

PO! PO! Ç’rrënjose! nërastëse ne largohemi dhe e largojmë popullin tonë nga veset si: lakmia, dembelizmi, ambicia për post , lakmia për fame, egoizmi dhe mendjemadhësia, duke atribuar tek ta ndjenjen e virtyteve: kuraja, modestia, përulësia, mëshira dhe mirësia të cilat janë virtyte që e ngrenë kombin.

Por gjithkush mund ti ketë drejtuar vetes pyetjen “Ç’farë kemi bërë”, Ç’po bejme, Ç’duhet të bëjmë”, por nërastëse ne presim që përgjigjen të na e japin te tjerët, kemi humbur pa filluar ende, kemi humbur mundësinë e një përpjekje për tu ringritur, dhe ndërtuar atë se çfarë duhet të ideojmë dhe projektojmë, duke i dhënë dorën njëri-tjetrit që të ringrihet, e nërastëse edhe këte nuk mund ta bëjme sigurisht që kemi humbur epokën tonë ashtu siç kanë humbur të tjerët epoken e tyre.

Ne duhet të angazhohemi për të hedhur themelet më të fortë, të hedhura deri më sot, ky themel duhet të qëndroje mbi të gjitha themelet tona personale dhe individuale, që përbën një besim të fuqishëm, dhe të pashtershëm, që rrjedh mbi kohën e paçmueshme në shërbim të nje ideali: “idealin e përbashkët për kombin tonë”. Të rinjtë duhet të gjejnë rrugën e së ardhmes, atë rrugë që dita ditës e nëpërkëmbim si diçka kalimtare dhe të parëndësishme, madje edhe duke u larguar dhe e braktisur atë, me shpresën se diku do gjejm një rrugë tjetër.

Gabohemi kur mendojmë, se do gjejm një rrugë të mbushur me petale trëndafilash e të zbukuruar me ngjyra prej zmeraldi, por ne nuk duam, as nuk duhet ta pranojmë që dikush të ndërtoj rrugët tona. Ne duhet të jemi arkitektët e së ardhmes për ti ndërtuar ata, si fortesa shkëmbore ku të gjith të ecin mbi to pa frike dhe kush mendon se mund ti shemb ato gabohen.

Në këtë kontekst brenda ingranazheve të kohës, mbi të cilat nuk kemi kontroll, njeriu ka kërkuar gjithmonë një shkëndi të re të jetes, një ere të fresket si flad i agimit, dhe ka shpresuar dhe dëshiruar të hedh nje hap në dritë duke lënë pas erresirën, sikur të ishte duke kapërcyer një prag.

Për të çrrënjosur këtë lloje devijimi e cila është mbjellur vite më parë, nevoitet një përpjekje e gjallë e një zelli të vazhdueshëm, dëshirë të pathyeshëm, kohë e mjaftueshme , durim i parreshtur në një rrugë të pakthyeshme. Ne duhet të vendosim fuqinë e dijes dhe të përparimit në thelb për ti dhënë fund epokës së errësirës dhe mosarritjeve në dekadat e fundit.

U bëj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!

Nga Fritz RADOVANI:

KRISHTI  U  NGJALL !




                                                               (Veper arti e marrun nga interneti)
MARTIRËT E KISHËS KATOLIKE NË SHQIPNI THIRRËN:
“Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme.
Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Papa, Rrofshin Katolikët, Rroftë Shqipnija!
U bëj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!”

●Genocidi komunist ka përfshi nga viti 1944 – 1990 këta Klerikë Katolik në Trojet Shqiptare:

TË PUSHKATUEM:
(Me gjyqe, pa gjyqe dhe gjyqe të mëshefta)
1.  Imzot FRANO GJINI (1886 – 1948) Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni. 1945.
2.  Imzot GJERGJ VOLAJ (1904 – 1948) Ipeshkëv i Sapës.
3.  Imzot NIKOLL DEDA (1890 – 1948)
4   Imzot NIKOLL NOGA (TUSHA) (1895 – 1946)
5.  At MATI PRENNUSHI OFM. (1882 – 1948) Provinçial i Françeskanve të Shqipnisë.
6.  At ÇIPRIAN NIKA OFM. (1900 – 1948) Guardian i Françeskanve të Shkodres.
            7.  At LEKË LULI OFM. (1908 – 1944).
            8.  At LEONARD TARGAJ OFM. (1910 – 1945)
            9.  Don LAZËR SHANTOJA (1892 – 1945)
            10. Don NDRE ZADÊJA (1891 – 1945)
            11.  Don MARK GJANI (1909 – 1945)

            12.  At PAPA PANDI (1909 – 1945)
            13.  At ANTON HARAPI OFM. (1888 – 1946)
            14.  At GIOVANI FAUSTI  SJ. (1899 – 1946)
            15.  At DANJEL DAJANI  SJ. (1906 – 1946)
            16.  At GJON SHLLAKU  OFM. (1907 – 1946)
            17.  Don NIKOLL GAZULLI (1893 – 1946)
            18.  Don ALFONS TRACKI (1892 – 1946)
            19.  Don LUIGJ PICI (1907 – 1946)
            20.  Don ZEF MAKSEN (1901 – 1946)
            21.  At BERNARDIN LLUPI  OFM. (1894 – 1946)
            22.  Don LUIGJ PRENDUSHI (1896 – 1947)
            23.  Don DEDË MAÇAJ (1920 – 1947)
            24.  Don ANTON ZOGAJ (1905 – 1948)
            25.  Don EJËLL KOVAÇI (1920 – 1958)
            26.  Don DEDË MALAJ (1920 – 1959)
            27.  Don ZEF BICI (1919 – 1968)
            28.  Don MARK DUSHI (1920 – 1968)
            29.  Don MARIN SHKURTI (1933 – 1969)
            30.  Don SHTJEFËN KURTI (1898 – 1971)
            31.  Don MIKEL BELTOJA ( 1935 – 1974)
            32.  Seminaristi MARK ÇUNI (1919 – 1946)

●TË VDEKUN NË TORTURA:

33.  At LORENC MITROVIÇ  OFM. (1872 – 1943)
34.  At BERNARDIN PALAJ  OFM. (1894 – 1946)
35.  At SERAFIN KODA OFM. (1915 – 1947)
36.  Papa JOSIF PAPAMIHAJLI (1912 – 1948)
37.  Don ALEKSANDËR SIRDANI (1892 – 1948)
38.  Don PJETËR ÇUNI (1914 – 1948)
39.  Don DEDË PLANI (1889 – 1949)
40.  Don JAKË BUSHATI (1890 – 1949)
41.  Imzot JUL BONATI (1874 – 1951)
42.  Vlla GJON PANTALIA ( 1887 – 1947)

●TË VDEKUN PAK KOHË MBAS TORTURASH NGA SIGURIMI I SHTETIT:

43.  Imzot FRANO GJURAJ (1893 – 1947)
44.  Don ANTON MUZAJ (1921 – 1948)
45.  Don KOLEC PRENNUSHI (1902 – 1950)
46.  Don LAZËR JUBANI (1925 – 1982)

●TË VDEKUN NË BURGJE E KAMPE SHFAROSJE:

47.  Imzot VINÇENC PRENNUSHI  OFM. (1885 – 1949)
            48.  Imzot ERRNESTO ÇOBA (1913 – 1980)
49.  Don MARK BICAJ (1911 – 1946)
            50.  Don NIKOLL SHELQETI (1892 – 1947)
            51.  Don EJËLL DEDA (1917 – 1948)
            52.  Don NIKOLL LASKAJ (1898 – 1948)
53.  At GASPËR SUMA  OFM. (1897 – 1950)
            54.  At PAL DODAJ OFM. (1880 – 1951)
            55.  At KARLO SERREQI  OFM. (1911 – 1954)
            56.  At KLEMENT MIRAJ  OFM. (1882 – 1956)
            57.  At RROK GURASHI  OFM. (1894 – 1965)
            58.  Don RROK  FRISKU (1892 – 1956)
            59.  Don PJETËR  NOGA (TUSHA) (1873 – 1958)
            60.  Don ANTON  DOÇI (1920 – 1973)
            61.  Don MARK  HASI (1920 – 1981)
            62.  Don LEC SAHATÇIJA (1906 – 1986)
            63.  Don NIKOLL  GJINI (1911 – 1987)
            64.  Don PJETËR GRUDA (1922 – 1989)

●VDIQËN MBASI VUEJTËN DËNIMIN:

65.  Imzot GJERGJ HABERI (1874 – 1950)
66.  Don ZEF  SHTUFI  (1879 – 1950)
            67.  Don NDOC NIKAJ (1864 – 1951)
68.  Don MARK SHLLAKU (1865 – 1951)
69.  Imzot BERNARDIN  SHLLAKU  OFM. (1875 – 1956)
70.  At BUON GJEÇAJ  OFM. (1870 – 1957)
71.  At PAL ÇIURÇIJA  OFM. (1878 – 1957)
72.  At PASHKO GJADRI  SJ. (1877 – 1960)
73.  Don NIKOLL KIMZA (1878 – arratiset, vdes në Romë 1960)
74.  Don NDOC SUMA (1887 – 1962)
75.  Don TOMË LACAJ (1898 – 1962)
76.  At MARIN SIRDANI  OFM. (1885 – 1962)
77.  Don VLASH MUÇAJ (1918 – 1963)
78.  At LEONARD  SHAJAKU  OFM. (1887 – 1964)
79.  Don MEHILL ÇUNI (1871 – 1965)
80.  At ÇIRIL CANI  OFM. (1875 – 1967)
81.  Don LAZËR DEDI (1919 – 1967)
 82.  Don PRENKË QAFALIA (1900 – 1967)
 83.  Don NIKOLL SHLLAKU (1886 – 1967) 
 84.  Don NDRE  LUFI  (1878 – 1969)
 85.  At FLORIAN BERISHA  SJ. (1897 – 1970)
 86.  At MARK  HARAPI SJ. (1890 – 1974)
 87.  At MARJAN PRELA  OFM. (1885 – 1974)
 88.  At GJON KARMA  SJ. (1896 – 1975) 
 89.  Don PAL GJINI (1905 – 1975)
 90.  At ALFONS ÇUNI  OFM. (1900 – 1976)
 91.  Don NDUE SOKU  (1922 – 1976)
 92.  Don LEKË DREDHAJ (1899 – 1976)
 93.  At MËHILL  MIRAJ  OFM. (1909 – 1978)
 94.  Don INJAC  GJOKA (1916 – 1979)
 95.  At GEGË LUMAJ  OFM. (1904 – 1980)
 96.  At  DONAT KURTI  OFM. (1903 – 1983)
 97.  At  MËHILL TROSHANI  SJ. (1904 – 1983)
 98.  At  SEBASTJAN DEDA OFM. (1916 – 1984)
 99.  At  FILIP MAZRREKU OFM. (1913 – 1984)
100. At  FRANO KIRI  OFM. (1902 – 1986)
101. At  FERDINAND PALI  OFM. (1907 – 1986)
102. Don MARIAN ARTA (1905 – 1986)
103. At  AUGUSTIN ASHIKU OFM. (1906 – 1986)
104. At  PJETËR MËSHKALLA  SJ. (1901 – 1988)
105. Don KOLEC TONI (1932 – 1992)
106. Don NDOC SAHATÇIJA  (1904 – 1993)
107. At  PETRAQ ISAK (1914 – 1997)
108. Fra GASPËR JUBANI (1920? – 1992) 
109. Fra Ndue VILA (1879 – 1956)



KLERIKË QË U ZHDUKËN NGA SIGURIMI I SHTETIT KOMUNIST:

110. Don MATISH  LISNA (1924 – helmatisë 1958)
111. Don PRENKË NIKÇI (1921 – aksidentalisht 1974)
            112. Don LAZËR SHELDIJA (1928 – 1988, vra në SHBA)

●VUEJTËN DËNIMIN  DHE ISHIN NË SHERBIM TË FESË MBAS VITIT 1993:
            ●25 Prill 1993 PAPA GJON PALI II – në SHQIPNI.

“....Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë me ruejtë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë, sikur edhe vetë ky shesh na e kujton, u shque figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar...
Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazën e Motra s’ ishte pa kurrë në historinë e njerzimit...”
                                                         Papa Gjon Pali II (Në Sheshin Skenderbej Tiranë)
                                          Buletini Katolik Shqiptar, Vol.XIV. fq. 171, 1993. San Francisco USA.

113. Imz FRANO ILLIJA Argjipeshkëv i Shkodres (1918 – 1997)
114. Imzot NIKOLL TROSHANI (1915 – 1996)
115. Imzot ZEF SIMONI (1928 – 2009)
116. Imzot MIKEL KOLIQI ●KARDINALI  I – SHQIPTAR (1902 – 1997)
117. At ZEF PËLLUMBI  OFM. (1924 – 2008)
118. At ALEKS BAQLI OFM. (1918 – 1993)
119. At JAK GARDIN  SJ. (1905 – 1996)
120. Don ZEF GILA  (1916 – 2000)
121. At KONRRAD GJOLAJ  OFM. (1918 – 2000)
122. Don SIMON JUBANI  (1928 – 2011)
123. At LEON KABASHI  OFM. (1906 – 1998)
124. Don LUIGJ KÇIRA  (1925 – 2008)
125. Don NDRE KRROQI  (1922 – 1996)
126. At ANTON  LULI  SJ. (1910 – 1999)
127. At DIONIZ MAKA  OFM. (1910 – 2004)
128. Don NIKOLL MAZRREKU (1912 – 1996)
129. Don PASHKO MUZHANI (1915 – 1993)
130. Don NDOC NDOJA (1914 – 1996)
131. Don LORO NODAJ (1918 – 1996)
132. Don NDOC NOGAJ (1926 – 2011)
133. Don GJERGJ SIMONI (1935 –
134. Don ERRNEST TROSHANI (1928 – 
135. Don MARTIN TRUSHI  (1933 – 1998)
136. At GJERGJ  VATA  SJ. (1915 – 2000)
137. At VIKTOR  VOLAJ  OFM. (1910 – 1995)
138. Don JAK  ZEKAJ  (1906 – 1995)

●MOTRA QË VUEJTËN DËNIME NË BURGJET KOMUNISTE:
139. Moter GJEORGJINA  BULGARECI (1928 – ?
140. Moter LILJANA RADOVANI (1925 – ?

■EDHE HARRESA ASHT VRASJE...E SHPESH, MA E RANDË SE PREJ PLUMBIT!
PO, MOS HARRONI... TË GJITHË PARA SE TË PUSHKATOHEN KANË THIRRË:
“RRNOFTË SHQIPNIA!”...
Melbourne, 26 Mars 2016.
Shenim: Nga libri “KKSH perballë Gjenocidit komunist 1944 – 1991” Autor FR. 2013.


2016/03/25

Presidentja Atifete Jahjaga në Universitetin Georgetown: Kosova, hapa të mëdhenj përpara


1 George Town University_1


*Fjalimi i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në Universitetin Georgetown- “Konteksti i marrëdhënieve ndërfetare në Kosovë: tejkalimi i ndarjeve dhe forcimi i tolerancës në shtetin e ri”/

*The Speech of the President of Kosovo at Georgetown University- “THE CONTEXT OF INTERRELIGIOUS RELATIONS IN KOSOVO: OVERCOMING DIVISIONS AND FORGING TOLERANCE IN THE NEW STATE”/

I nderuari Imam Hendi/

Të nderuar studentë,/

Zonja dhe zotërinj,/

Është kënaqësi e madhe të rikthehem në Universitetin e Georgetown-it për të diskutuar atë çfarë po bëhet sfida më e madhe e gjeneratave të këtij shekulli – ajo se si e definojmë rolin e religjionit dhe si e akomodojmë religjionin – apo religjionet – në demokracitë tona pluraliste.

Para se të filloj, dëshiroj që t’ju falënderoj të gjithë ju për pjesëmarrje dhe Imamin Hendi për ftesën që të flas në këtë forum dhe për t’u rikthyer në Georgetown. Shumë gra vendimmarrëse të cilat u kanë dhënë formë debateve të kohës sonë dhe për të cilat kam respekt të thellë, kanë kaluar nëpër këto salla dhe është gjithmonë kënaqësi që të vazhdosh hapave të këtyre shtegshënueseve.

Kisha kënaqësinë që ta takoj Imamin Hendi gjatë vizitës së tij në Kosovë vitin e kaluar, kur na u dha mundësia për të shkëmbyer mendimet dhe pikëpamjet mbi ato se çfarë jemi duke u munduar të bëjmë në Kosovë dhe sfidat e shumta me të cilat jemi duke u ballafaquar. Dhe jam mirënjohëse për mundësinë për t’i përshkruar se si shteti më i ri i Evropës është duke bërë hapa të mëdhenj në rimëkëmbje, tejkalim dhe ecje përpara.

Natyrisht, rrugëtimi drejt rimëkëmbjes, drejt normalitetit, drejt asaj se çfarë përfaqëson Kosova sot, ishte kompleks. Siç e kam përshkruar shpesh, ne jemi një shoqëri e cila në fundin e shekullit të kaluar ka jetuar, ka rezistuar nëpërmes një mosbindjeve qytetare, dhe përfundimisht ka luftuar represionin e tmerrshëm të regjimit serb të kohës, një represion dhe një luftë të cilat kanë lënë varrë të thella në shoqërinë tonë.

Me ndihmën e shumë vendeve demokratike, të cilat i dolën në ndihmë popullit të Kosovës, ne kemi kaluar këto dy dekadat e fundit në rindërtimin e lidhjeve në mes të etnive të ndryshme, në mes të institucioneve fetare dhe kemi punuar shumë për të ndërtuar besimin, komponentë kyçe kjo e pajtimit dhe sigurimit se ngjarjet e viteve 1990 nuk do të ndodhin më kurrë ne Ballkan.

Për përcaktimin e drejtimit tone përpara, ne vetëm duhej të shinim prapa, në traditën tonë të gjatë të koekzistencës paqësore dhe harmonike të religjioneve të ndryshme. Kosova është shtëpi e një popullate prej rreth 90 për qind shqiptarë, shumica myslimanë, shumica e të cilëve janë sekularë dhe të tjerët shumica pasues të traditës Hanefi, e cila daton që nga konvertimet e ndodhura gjatë pushtimit nga perandoria osmane në shekullin e pesëmbëdhjetë. Kemi po ashtu edhe një prezencë të Sufizmit, me traditat e tyre mistike, e cila prezencë ka mundësi të datojë që nga shekulli i trembëdhjetë, duke mbijetuar deri më sot në Kosovë, një pasuri të cilën ne e konsiderojmë si trashëgimi të vlefshme kulturore.

Kosova ka disa nga kishat më të rëndësishme ortodokse serbe, në të cilat komuniteti serb, rreth 5 për qind e popullatës, kryen ritet e veta fetare. Po ashtu kemi edhe një komunitet shumë të vogël, por vibrant, të komunitetit katolik. Dhe jemi shumë, shumë krenarë që i japim kishës katolike shenjtoren e saj më të re, Nënën Terezë, murgeshë me origjinë shqiptare, e cila bëri betimin e saj shumë vjet më parë, në një kishë të vogël dhe të izoluar, të njohur për statujën e saj të Madonës së zezë, në lindje të Kosovës.

Nuk na duhet të hulumtojmë shumë dhe gjatë për të gjetur gjurmë të rëndësishme të kësaj koekzistence nëpër qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Ato janë thellësisht të mishëruara në arkitekturën e qyteteve të cilat shtrihen në rrugët tradicionale të tregtisë. Si në pak vende të botës, në Kosovë kemi kisha, katolike dhe ortodokse, dhe xhamia, të cilat e ndajnë të njëjtin oborr. Përzierja e tingujve të kambanave dhe thirrjes së myezinit për tu falur, e minareve dhe kryqeve të cilat e shpojnë qiellin, e bën Kosovën jo vetëm të pasur me traditë, por edhe krijon një model të tolerancës, e cila në botën e sotme plot intolerancë, dallon dukshëm.

Kishte kohëra kur kjo koekzistence fetare të cilën sapo e përshkrova, ishte testuar rëndë, posaçërisht gjatë shkatërrimit të Jugosllavisë, pjesë e së cilës ishte edhe Kosova. Në kohë të ish Jugosllavisë, menjëherë pas përfundimit të luftës së dytë botërore, kur ne sundoheshim nga komunizmi, klerikët ishin të persekutuar, xhamitë-shpesh ato më historike- ishin rrëzuar deri në themel dhe religjioni në masë të madhe ishte larguar nga domeni publik. Eventualisht, lloji socialist i komunizmit lejoi që në përfundim të shekullit të 20-të në Jugosllavi të zvogëlohet shtrëngimi mbi objektet fetare.

Për dallim nga Shqipëria fqinje, ku diktatura komuniste kishte kthyer xhamitë dhe kishat në vende grumbullimi plehrash, në Kosovë gjatë viteve 70 dhe 80, xhamitë dhe kishat lejoheshin që të ekzistojnë me kusht që religjioni të mos ketë vend në mënyrën se si ndërtohej shoqëria komuniste. Por, atyre u kushtohej shumë pak kujdes dhe shumë objekte u shkatërruan nga moskujdesi.

Në vitet 1990, kur Jugosllavia filloi te shkatërrohet, shumë autorë filluan ta përshkruajnë lutën në bazë të shkrimeve të veprës së Samuel Hantingtonit, “Përplasja e Civilizimeve” ku luftërat ndodhin në vijat ndarëse të civilizimeve, vija ku civilizimet janë të përziera dhe ku kultura është e barabartë me religjionin.

Por, ajo çfarë pamë në terren ishte se si batica e nacionalizmit gjeti mbështetje në religjion. Pamë se si nacionalizmi i fjetur u përforcua nga identiteti fetar. Dhe në ato vende ku identitetet ishin të përziera dhe ku koekzistenca ishte më prevalente, pasojat ishin më të rënda.

Kjo nënkupton se objektet e kultit – të cilat kishin mbijetuar për shekuj për shkak të respektit të ndërsjellë dhe ruajtjes nga komunitetet e përziera – u sulmuan – jo për shkak të Zotit të cilit i luteshin në to, por sepse agjenda nacionaliste i kishte përcaktuar si identitete kundërshtare me të cilat kishte përleshje për territore.

Për shembull, gjatë represionit të Millosheviqit, dhjetëra kisha u ndërtuan në Kosovë me shumicë shqiptare, si pjesë e përpjekjes për kolonizim dhe asimilim. Shumë pakë mbrojtje dhe ruajtje iu ofrua trashëgimisë islamike të Kosovës. Gjatë luftës, rreth 40 për qind të xhamive të Kosovës, bibliotekave islamike dhe objekteve të tjera me rëndësi kulturore dhe fetare u dëmtuan apo u shkatërruan nga forcat serbe në kampanjë të pastrimit etnik.

Pas luftës, huliganët shqiptarë shkatërruan një numër të kishave ortodokse serbe duke u munduar që të dobësojnë lidhjet e komunitetit serb në Kosovë.

Ky ishte një episod i dhimbshëm i historisë së gjatë të Kosovës gjatë së cilës- në pjesën më të madhe- njerëz të etnive dhe feve të ndryshme ruajtën atë të cilën e besuan se është trashëgimi e tyre e përbashkët, duke u ngritur mbi tundimet për të ndjekur agjendat politike të cilat i ndanin këto komunitete dhe të cilat keqpërdornin dallimet në mes tyre.

Nga ajo kohë kemi arritur që ta hapim një kapitull të ri në Kosovë. Në përgjithësi, sulmet ndaj monumenteve religjioze dhe shkatërrimi i vendeve të shenjta është ndërprerë. Dhe në raste kur ato ndodhin, ato dënohen nga të gjithë dhe kryesit e veprave sillen para drejtësisë.

Si liderë të Kosovës, ne i jemi qasur detyrës për rindërtimin e lidhjeve me pikëpamje se koekzistenca jonë është më e gjatë se periudha e mosmarrëveshjeve tona.Paqja dhe stabilitetit nuk mund të ndërtohen nën kërcënim dhe presion, se prosperiteti ynë ekonomik dhe vlerat dhe idealet e demokracisë nuk mund të krijohen pa ndërprerje të armiqësive.Se nuk do t’i mohojmë të drejtat të cilat në një periudhe na u mohuan ne. Një nga zotimet tona të shpeshta ishte se do ta rindërtojmë Kosovën si shtet laik, ta ndajmë qartazi shtetin nga çështjet fetare. Pikënisja jonë ishte Kushtetuta e jonë. Ne hartuam dhe aprovuam një Kushtetutë e cila promovon praktikim të papenguar të fesë dhe i jep trajtim të njëjtë të gjitha feve në Kosovë. Ne natyrisht, në jetët tona sekulare, po ashtu e lejojmë edhe mosbesimim, sepse ne e shohim religjionin si pjesë të rëndësishme të identitetit të njerëzve por edhe si zgjidhje individuale.

Në themel, nëpërmes këtij zotimi që të ndajmë religjionin nga shteti ne duam që të mbrojmë religjionet dhe objektet e tyre të kultit nga politika dhe që ato të mos përdoren më kurrë për nxitje të ndasive etnike.Përkundër të kaluarës sonë të hidhur, si shumicë etnike në Kosovë, ne kemi obligim që t’i ruajmë kishat ortodokse serbe dhe mënyrën e jetës së bashkëvendësve tanë serbë. Për ta, këto monumente janë pika kyçe të identitetit të tyre dhe janë vende të rëndësishme të mbijetesës së tyre.Ne fitojmë legjitimitet si shtet i qytetarëve të barabartë në bazë të asaj se si i trajtojmë pakicat tona, dhe jemi të vendosur që ta ndërprejmë këtë cikël të pakuptimtë të dhunës e cila ka lënë gjenerata të tëra- duke përfshirë edhe gjeneratën time- të përjashtuar nga shoqëria dhe në izolim. Kjo është arsyeja se pse, nëse e shikoni Kushtetutën e Kosovës, ajo është unike në dhënien e një autonomie të madhe kishës ortodokse serbe dhe në mbrojtje të vendeve të shenjta. Pas trazirave të vitit 2004 të cilat shënjestruan këto objekte, qeveria e Kosovës ka paguar të gjitha shpenzimet e rikonstruimit dhe ka burgosur fajtorët.Është e panevojshme të thuhet se ka shumë hidhërim të mbyllur në shoqërinë tonë rreth të kaluarës, për atë se ka shumë kryes të krimeve të tmerrshme, të kryera në emër të kombit dhe fesë, të cilët kurrë nuk janë penduar, kërkuar falje apo dënuar.

Por, ne duhet t’i rezistojmë kësaj shtytjeje për t’u hakmarrë. Ne duhet të shohim përpara dhe të vendosim themelet e një dialogu kuptimplotë ndërfetar me qëllim që ngjarjet e së shkuarës sonë mos të ndodhin më kurrë në të ardhmen. Dhe jam e lumtur që mund të them se liderët fetarë të Kosovës e kanë kuptuar këtë rol dhe janë duke udhëhequr përpjekjet për të iniciuar këtë lloj diskutimi.

Dhe derisa lëvizim përpara, Kosova po ballafaqohet me çështjen se si do të zgjedhë t’ia interpretojë të shkuarën gjeneratave të ardhshme. Kosova kurrë nuk guxon të bëhet vend ku monumentet fetare shkatërrohen deri në themel. Por, pasi që janë objekte kulti, ato nuk duhet të bëhen vend ku mund të iket nga fakti se si u krijuan ato, posaçërisht ato objekte të cilat u ndërtuan gjatë represionit serb. Nëse vendosim t’i shohim si objekte të shenjta, kam frikë se do ta tregonim vetëm një pjesë të tregimit.

Mënyra të cilën shpresoj se bashkëvendësit e mi do ta zgjedhin është se do t’i ruajnë ato dhe do t’i informojnë gjeneratat e reja me kontekstin i cili i rrethon ato, ngjashëm me debatin e kohës së fundit në shoqërinë tuaj rreth rolit të figurave të mëdha historike dhe skllavërisë. Kjo është e vetmja mënyrë për të mësuar nga gabimet e së shkuarës.

Një sfidë tjetër e madhe për vendin tonë të vogël është edhe ruajtja e llojit tonë unik të islamit, i cili është produkt i shumë viteve koekzistence me traditat tjera fetare.

Fatkeqësisht, Kosova nuk ka qenë e kursyer nga ringjallja globale e rrymave fetare të cilat mundohen të eksploatojnë dallimet etnike për të shtyrë më tej ambicien fetare, pra për të përdorur fenë për t’i theksuar dallimet etnike ekzistuese si pabesi. Ne jemi duke i parë shenjat e një interpretimi jo tolerant dhe më fundamental të islamit, të huaj për Kosovën por i cili ka gjetur rrugë deri tek vendi ynë.

Por, pyetja se si t’i mbrojmë shoqëritë tona nga kjo ka vetëm një përgjigje: arsimim dhe vetëm arsimim.

Të dashur miq,

Ky është tregimi modest i Kosovës. Siç mund ta kuptoni nga fjalimi im, ne nuk i kemi akoma të gjitha gjërat të qarta por kemi bërë hapa të mëdha përpara.

Ne e kemi zgjeruar tavolinën dhe kemi shtuar numrin e karrigeve që t’i përfshijmë të gjithë ata të cilët i kanë mbajtur të gjalla traditat dhe karakterin e bukur të shoqërisë sonë.

Ju faleminderit që ishit sot këtu dhe që më lejuat të ndajë mendimet e mia me ju.

*****

The Speech of the President of Kosovo at Georgetown University

“THE CONTEXT OF INTERRELIGIOUS RELATIONS IN KOSOVO: OVERCOMING DIVISIONS AND FORGING TOLERANCE IN THE NEW STATE”/

Dear Imam Hendi,
Distinguished students,
Ladies and Gentlemen,

It’s a great pleasure to be back at Georgetown University to discuss what is shaping up to be one of the main generational challenges of this century – namely how we define the role of the religion and how we accommodate religion – or religions – in our pluralistic democracies.

Before I begin, I want to take a moment to thank you all for attending and Imam Hendi for extending me the invitation to speak at this forum and to be back in Georgetown. Many women, decision-makers who have shaped the debates of our time and for whom I have profound respect, have walked through these halls and it’s always great to follow the footsteps of these trailblazers.

I had the pleasure to meet Imam Hendi in his visit to Kosovo last year when we were able to exchange our thoughts and views about what we are trying to do in Kosovo and the numerous challenges that we face. And I am grateful I was able to describe to him how Europe’s youngest country, Kosovo is making leaps in recovering, in overcoming, in moving forward.

Of course, the journey to recovery, to normalcy, to what Kosovo represents today, has been complex. As I have often described, we are a society that at the end of the last century lived through, resisted through civil disobedience and eventually fought a despicable repression by Serbia’s regime of the time, a repression and war that left deep scars in our society.

With the help of many democratic countries that came to the rescue of the people of Kosovo, we have spent the these two past decades in rebuilding the ties between different ethnicities, different religious institutions, and we have worked hard to try build trust, the key component to reconciliation and an assurance that the events of the 1990s will never revisit the Balkans again.

In charting our path forward we have only had to look back into our long tradition of peaceful and harmonious coexistence between different religions. Kosovo is home to ninety percent Albanian population, that is predominantly Muslim, the majority of whom are secular and the rest mostly adherents of the Hanefi tradition dating back to conversions during the conquest of the Ottoman Empire in the fifteenth century. We also have a Sufi presence with their mystic traditions possibly dating back to the thirteenth century, surviving to this day in Kosovo, a treasure that we consider as a valuable cultural heritage.

Kosovo has some of the most important Serb Orthodox churches, where the Serbian community, about 5 percent of the country’s population, worships. We also have a very small but vibrant Roman Catholic community. And we are very, very proud to have given the Catholic Church its most recent saint, Mother Teresa, the nun of Albanian descent, who took her vows many years ago in a small, secluded church, known best for its black Madonna, in eastern Kosovo.

We do not have to search long and hard to find the important traces of this coexistence throughout towns and villages in Kosovo. They are deeply ingrained in the architecture of the cities that fall along traditional trading routes. Like a few other places in the world, in Kosovo we have churches – Roman Catholic and Serb Orthodox and mosques share the same courtyard. The mixture of bell tolls and muezzin’s call to prayer, of minarets and crosses piercing the skies, makes Kosovo not only rich in tradition, but creates a model of tolerance that in today’s world of much intolerance sticks out.

There were times when this religious coexistence that I just described has been severely tested, especially during the breakup of Yugoslavia, of which Kosovo was a part of.

In the Yugoslav times immediately after World War II, when we were ruled by communism, the clergy were persecuted, mosques – often the most historic ones – were razed to the ground and religion was largely pushed out of public domain. Eventually, the socialist brand of communism allowed at the end of the 20th century in Yugoslavia loosened up its grip on places of worship.

Unlike in neighboring Albania, where a communist dictatorship turned mosques and churches into trash collection points, in Kosovo during the 70s and 80s, mosques and churches were allowed to exist upon the condition that religion had no place in the communist society that was being forged. They were however accorded very little care and many were left to decay.

In the 1990s, when Yugoslavia began to fall, many authors began to describe the wars along the lines of Samuel Huntington’s Clash of Civilizations, where wars occur at the fault lines of civilizations, which are conflated with cultures and where cultures equal religions.

Yet, what we witnessed on the ground instead was how the tide of nationalism that corresponded to ethnic maps found its match in religion. We witnessed dormant nationalism accentuate religious identity. And in places where those identities were blended and coexistence was more prevalent, the consequences were the harshest.

This meant that objects of worship – which had survived for centuries because of the mutual respect and preservation accorded to them by the mixed communities that surrounded them – were attacked – not because of the God that was worshipped in them, but because nationalistic agenda had made them markers of the opposing identities now enmeshed in deep animosities over territorial claims.

For example, during Milosevic’s repression, tens of churches were built in Albanian-majority Kosovo as part of his colonization and assimilation effort. Very little protection and preservation was offered to Kosovo’s Islamic heritage. During the war, about 40 percent of Kosovo’s 560 mosques, Islamic libraries and other places of cultural and religious significance were damaged or destroyed by the Serbian forces in target campaign of ethnic cleansing.
After the war, Albanian mobs destroyed dozens of Serbian Orthodox churches in an apparent attempt to weaken the bonds of the Serbian community to Kosovo.

It was a painful episode of Kosovo’s long history in which – for the most part – people of different ethnicities and religions preserved what they believed was their common heritage, rising above the temptation to follow the political agendas that tore these communities apart and exploited the differences between them.

Since we have managed to turn a new page in Kosovo. By and large, attacks on religious monuments and desecration of holy sites and objects of worship have ceased. And on the occasions when they do occur, they are widely condemned and perpetrators are found and brought to justice.

As leaders of Kosovo, we have approached this task of rebuilding our bonds with the view that our coexistence is much longer than our period of disagreement.

That peace and stability cannot be built under threat and duress, that economic prosperity and the values and ideals of democracy may not come to life without cessation of animosities.

That we will not roll back on the rights and freedoms that at one time were denied to us.

One of our main commitments has been to restore Kosovo as a secular state, to separate clearly and firmly the state from matters of religion.

Our starting point has been our Constitution. We have drafted and approved a Constitution that promotes the unfettered practice of religion and gives equal treatment to all religions in Kosovo and their followers. We, of course, in our secular life, also allow for the category of nonbelievers because we regard religion as an important part of people’s identity but also as an individual choice.

In large part, through this commitment to separate religion from matters of state, we want to protect religions and their objects of cult from politics so that they never again are used to stoke up ethnic divisions.

Despite our bitter recent past, as the ethnic majority in Kosovo, we have an obligation to preserve the Serb Orthodox churches and the way of life of our fellow Serbs. To them, these monuments are a focal point of their identity and they are important venues of their perseverance.

We draw our legitimacy as a state of equal citizens in how we treat our minorities. And we are determined to interrupt the senseless cycle of violence that has kept a whole generation – my generation included – socially excluded and in isolation.

That is why, if you take a look at Kosovo’s constitution today, it is unique in that we provide much autonomy to the Serbian Orthodox Church and the preservation of holy sites. Following the 2004 riots that targeted these monuments of cult, Kosovo’s government paid for all the reconstruction of the damaged objects and jailed the culprits.

Needless to say, there is a lot of pent up anger in our society about the past, about the many perpetrators that have committed atrocious crimes in the name of ethnicity and religion, who have never faced justice, repented or apologized.

But, we must resist the urge to get even. We must look forward and set the foundations of a meaningful interfaith dialogue so that these events of our past do not revisit us again in the future. And I am glad to say that Kosovo’s clergy have understood their role well by taking the lead to initiate this important discussion.

As we move forward, Kosovo is challenged with how it chooses to interpret its past for the future generations. Kosovo must never become a place where religious monuments are razed to the ground. But, being objects of cults should not provide an escape from the narrative of how they came to be, specifically those sites that have been erected during the Serbian repression. If we choose to view them solely as places of sanctity, I am afraid that we will be telling just a part of the story.

The way that I hope my fellow citizens will choose is to preserve and inform the future generations of the context that surrounds these monuments akin to the recent debate in this society about the role of major historical figures and slavery. It is only that way that we will learn from the mistakes of the past.

Another big challenge for our small country is to preserve our unique brand of Islam that is a product of many centuries of coexistence with other religious traditions.

Unfortunately, Kosovo has not been spared of the global resurrection of religious currents that seek to exploit ethnic strife to further religious ambition, namely to use religion to point out existing ethnic divisions as Godlessness. We see signs of external, more fundamentalist and intolerant interpretations of Islam, which are foreign to Kosovo, but which have found a way into our country.

And there is only one answer to protect our societies from this: that is education and only education.

Dear friends,

This is the humble story of Kosovo. As you can derive from my speech here today, we haven’t figured it all out. But we have made leaps forward.

For one, we have expanded our table and have added more chairs to it to include all those that have kept alive the traditions and the beautiful character of our society.

Thank you for being here today and for allowing me to share this thoughts with you.

Thank you!

- See more at: http://gazetadielli.com/presidentja-jahjaga-ne-universitetin-georgetown-kosova-hapa-te-medhenj-perpara/#sthash.c2Z0Qs99.dpuf

Historiani Uran Butka: Ja çfarë krime ndaj shqiptarëve ka bërë Fadil Hoxha!


1 Butka Uran


Nga Uran BUTKA/

Uran Butka, autor i librit Masakra e Tivarit, në një shkrim për Gazetën Express jep një përgjigje për nostaligjikët e Fadil Hoxhës, me rastin e 100 vjetorit të tij të lindjes. Ai tregon rastet kur Fadil Hoxha ka qenë pjesëmarrës direkt në vrasjet e shqiptarëve.Për gjykimin dhe vlerësimin e një personaliteti historik mbahet parasysh koha kur ka vepruar, si edhe qëndrimi ndaj ngjarjeve kryesore të jetës të popullit e kombit të vet. Fadil Hoxha jetoi dhe veproi në një nga kohët më kritike të kombit tonë: Lufta e Dytë Botërore dhe paslufta, që ndikuan dhe kondicionuan në formimin dhe veprimtarinë e tij.

Në këtë shkrim nuk do të shpalos aktivitetin e plotë të Fadil Hoxhës, por do ndalem shkurt vetëm në disa qëndrime të tij, që bien ndesh dhe rrëzojnë vlerësimet tendencioze të Rahman Perllakut dhe të disa nostalgjikëve të tjerë në Shqipëri e Kosovë, që e quajnë Fadil Hoxhën figurë e shquar të kombit shqiptar, me qenë se këto vlerësime bëhen publike në shtyp dhe përhapin ende sot të pavërteta, deformojnë historinë, si edhe lëndojnë ndjesinë kombëtare.

Do të sjell disa fakte të dokumentuara, lexuesi le të gjykojë.

1. Lëvizja “Kryeziu” është një nga lëvizjet e rëndësishme çlirimtare në Malësinë së Gjakovës dhe më gjerë. Në krye të saj ishin vëllezërit Hasan, Gani dhe Said Kryeziu. Menjëherë pas pushtimit Italian ata organizuan rezistencën antifashiste dhe më pas edhe luftën e armatosur kundër pushtuesve gjermanë. Rruga që zgjodhën Kryezinjtë, ishte ajo e luftës çlirimtare kundër okupatorëve, në bashkëpunim me të gjithë faktorët antifashistë, veçanërisht me aleatët perëndimorë.

Pikërisht, kur forcat e Lëvizjes “Kryeziu”, ku bënin pjesë edhe luftëtarët e Mehmet Ali Bajraktarit, Mujë Ramës dhe Ymer Bardhoshit, bashkë me ta edhe Llazar Fundo si edhe britaniku Simkoks, luftonin kundër pushtuesve gjermanë në betejen për çlirimin e Gjakovës, 10 -15 shtator 1944, u sulmuan pabesisht nga të dy anët prej forcave nacionalçlirimtare të Jugosllavisë të komanduara nga Fadil Hoxha dhe forcave e Brigadës V të Ushtrisë Nacoonalçlirimtare të Shqipërisë.

E.Hoxha vraponte për të qenë i pari në këtë holokaust vrasës. Në radiogramin dërguar Liri Gegës datë 8.08,1944 E.Hoxha udhëzonte: “Pranë Kryeziut është Zai Fundo. Para një muaji Fadil Hoxha ka biseduar me shokët e Kosmetit. Ka dijeni edhe Dushani e Rade.[1] I thashë Fadilit që ta vrasë (Zai Fundon) pa marrë parasysh asnjë rrethanë.” (Arkivi Qëndror i Shqipërisë F.41 D.158 v.1944)

Sekretari i komitetit të PKJ për Kosovën dhe anëtar i shtabit operativ të UNJ. Pavle Joviçeviçi (Rade) udhëzonte Fadil Hoxhën që të verifikonte tepër fshehtas informacionin se ku ndodhej saktësisht Gani Begu, sa forca kishte, ku ndodheshin batalionet, a ruhej rruga etj. “Kjo është rigorozisht konspirative. Lajmërohu në 5.30 dhe 10”- Pavle.” ( Dokumente AIH, Instituti i Hitorisë, Beograd, 1949)

Gjithashtu, E. Hoxha i dërgonte më 21.09. 1944 Korparmatës së Parë, në mënyrë shumë konspirative Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH ne Veri, radiogramin: “Mos kërkoni më nga Ganiu të dorëzohet, por me çdo kusht dhe me ashpërsi të sulmohet dhe të vritet. Duhet të veproni sa më parë, se mund t’i vijnë në ndihmë kosovarët” ( AQSH, F.41 d.158 v.1944)

Fadil Hoxha i dergonte informacion të plotë Liri Gegës për shpartallimin e forcave të Gani Kryeziut, arrestimin r britanikut Simkoks dhe Said Kryeziut si edhe pushkatimin e Zai Fundos (AQSH F.41 v.1944 D.158)

Llazar Fundon e arrestuan, e rrahën për vdekje dhe i kërkuan t’u përgjigjej pyetjeve që kishte dërguar E.Hoxha me radiogram: “Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni andej. T’i kërkohet të japë sqarime për këto pyetje: Pse ka ardhur në Kosovë, kush e ka dërguar, dhe me ç’direktiva; cilat janë qëllimet e Ganiut dhe të anglezëve Të japë sqarime për aktivitetin e mëparshëm dhe për tradhëtinë e tij…Zain e vrisni andej…”(Radiogrami E.Hoxhës. 21.9.1944)

E ekzekutuan më 23 shtator 1944, pasi e torturuan për vdekje.

2,Shaban Polluzha ka hyrë në historinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar si një luftëtar i madh i kombit dhe si një martir i tij. Këtë nuk e kundërshton dot askush. Mirëpo, urdhërin për shtypjen e përgjakshme të rezistencës kombëtare të tij e ka dhënë më 5 shkurt 1945 komandanti i shtabit Operativ të Kosmetit, Fadil Hoxha dhe komisari serb Krsto Filipoviç. Atëherë, s’ka sesi të jetë figurë e shquar e kombit njëkohësisht edhe viktima, Shaban Polluzha, edhe urdhëruesi i vrasjes së tij dhe i qindra luftëtarëve të tij atdhetarë, Fadil Hoxha?

Po japim dokumentin:

SEKRET

Nr.119, 5 shkurt i vitit 1945

U R D H Ë R 50

Të dhëna mbi armikun: Forcat e Adem Vocës, nga Veriu i Mitrovicës së Kosovës e deri në shpatet jugore të Kopaonikut, janë shkatërruar. Forcat e Shaban Polluzhës në Drenicë janë me një fuqi prej 5000 ushtarësh. Po japin një rezistencë të fortë. Rrethimi i tyre po shtrëngohet. Një grup në mes të Runikut dhe Rakoshit ka kaluar drejt Rogoznit. Forcat e tjera kanë tendencën në po atë drejtim dhe në drejtim të Gjakovës dhe Istogut. Forcat tona janë fuqizuar me Divizionin 24 dhe Brigadën I malazeze të Bokës dhe të Kotorrit.

Detyra: Të vazhdohet me shkatërrimin , përndjekjen, eliminimin e armikut dhe çarmatimin e popullit.



Komisari Krsto Filipoviç Komandanti Fadil Hoxha

(Dokumenti: Arkivi i Luftës NÇ të Jugosllavisë, nr.9-4 kutia 1411, v.1945)

Mësymja ushtarake kundër forcave të Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës nisi në fillim të shkurtit dhe përfundoi më e ashpër gjatë ditëve 12- 22 shkurt 1945. Sh. Polluzha, M.Gradica dhe luftëtarët shqiptarë luftuan heroikisht me forca të pabarabarta në numër dhe armatime, por qëndruan heroikisht.

Fadil Hoxha urdhëronte: “Forcat e armikut në Drenicë ende nuk janë asgjësuar. Armiku po reziston shumë. Brigadat tona po kalojnë njëkohësisht në sulm, kështu që armiku vetëm në një sektor po mund të rezistojë. Është e domosdoshme që nga të gjitha anët të bashkohet rrethimi dhe të kalohet në një sulm të përgjithshëm, derisa të eleminohet armiku” ( Arkivi i Luftës NÇ të Jugosllavisë, nr.9-4 kutia 1411, v.1945)

Armiku, sipas Fadil Hoxhës, ishte Shaban Polluzha dhe luftëtarët e tij drenicarë, që mbronin të drejtat elementare njerëzore dhe kombëtare të Drenicës dhe të Kosovës. Fadil Hoxha, njëlloj si Enver Hoxha, i quante armiq të gjithë kundërshtarët, qoftë edhe Brenda Lëvizjes NÇ. Sa për dijeni, Shaban Polluzha dhe forcat e tij, mbi 6.000 luftëtarë, bënin pjesë në aradhet nacionalçlirimtare dhe luftonin për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit nazifashistë, por edhe mbronin popullin e saj nga barbarizmat e ushtrisë jugosllave dhe çetnikët e Mihajlloviçit.

Në përleshje me forcat komuniste serbo-malazeze-shqiptare, Sh. Polluzha dhe M. Gradica u plagosën, por s’e ndalën luftën, kundër-sulmuan dhe e çanë rrethimin në drejtim të fshatit Gollupovë. U plagos për të dytën herë Polluzha dhe vdiq po atë natë në fshatin Çikatovë. Po ashtu, u vranë në betejë Mehmet Gradica, Miftar Bajraktari dhe djali i Shaban Polluzhës, Tafa. Gjatë atyre 28 ditë luftimesh, u vranë dhe u plagosën rreth 430 luftëtarë nga Drenica, asnjë nuk u zu rob, u grabitën dhe u dogjën mbi 150 shtëpi; 6 000 banorëve të Drenicës, Vushtrisë dhe Mitrovicës me rrethet iu grabit i tërë ushqimi dhe pasuria e tundur. (Dokumenti:Promemorie gjeneralit britanik Hodgson, 22 tetor 1945)

3. Nga ana e Shtabit Suprem të Jugosllavisë, u përdor strategjia e shtypjes dhe asgjësimit të forcave kombëtare në Kosovës, por edhe strategjia e shpërnguljes nga Kosova të forcave ushtarake nacionalçlirimtare të saj dhe rekrutëve të mobilizuar me dhunë. Kështu, u urdhërua Shtabi Operativ i Kosovës që disa brigada kosovare të linin Kosovën dhe të zhvendoseshin në Vojvodinë e në Bosnjën Lindore, për t’ua lënë vendin aradheve të ushtrisë jugosllave, si edhe forcave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë.

Brigada VI kosovare u dërgua më 2 janar 1945 në Vojvodinë, në rajonin e Vershacit, ku luftëtarët e saj u shpërndanë nëpër brigadat plotësuese jugosllave. Trajtimi i tyre ishte si të ishin robër lufte. Në një raport të OZN-ës, të datës 10.02.1945, lexojmë: “ Këtu ndodhen rreth 1.500 arnautë në brigadën plotësuese… Po kërkojnë prej shtabit të brigadës t’i dërgojnë në front, ose t’i kthejnë në Metohi. Shtabi i brigadës është përpjekur t’i çarmatosë, por pa sukses…; me rastin e kryengritjes së batalionit shqiptar, në brigadën plotësuese në Vershac – atje ka shkuar Fadil Hoxha… Fadili është emëruar kryetar i gjyqit ushtarak, që i ka dënuar organizatorët e kryengritjes…në Vërshac u gjykuan dhe u pushkatuan njëmbëdhjetë kryengritës arnautë.”

Edhe Brigada VII, me 15.260 ushtarë dhe me komandant Shaban Haxhia nga rrethi i Tropojës, e mori urdhrin nga shtabi Operativ i Kosovës me komandant Fadil Hoxhën për të shkuar në Srem, por gjatë rrugës u sulmua nga partizano-çetnikët jugosllavë dhe u gati u shfaros. Shaban Haxhia shihte me dhimbje shokët që i vriteshin dhe i vdisnin nga tifoja, por megjithatë vazhdoi rrugëtimin e vdekjes. Luftëtarët e paktë të mbetur të saj u shpërndanë në Banatë nëpër brigadat jugosllave dhe thuajse nuk u kthyen më në Kosovë. U kthye vetëm komandanti i palavdishëm Shaban Haxhia me katër vetë në Kosovë. A thua nuk ka përgjegjësi Fadil Hoxha për këtë plojë? Si komandant i aradheve nacionalçlirimtare në Kosovë dhe më pas si komandant i Shtabit Operativ, ka luftuar edhe kundër gjermanëve, edhe kundër nacionalistëve shqiptarë,si pjesë e Luftës NÇ të Jugosllavisë dhe e PK të Jugosllavisë, duke u shërbyer besnikërisht atyre.

4. Masakra e Tivarit, apo më gjerë, tragjedia e Tivarit, është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa, projektuar dhe realizuar ndaj shqiptarëve nga shteti komunist jugosllav në bashkëpunim me shtetin komunist shqiptar. Historinë e plotë të kësaj masakre e kam trajtuar të plotë te libri “Masakra e Tivarit”. Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptar, ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim.”

Kështu u mobilizuan 13.050 rekrurë shqiptarë në Kosovë e viset e tjera shqiptare nën Jugosllavi ( me ndihmën e Divizioneve V dhe VI të ushtrisë NÇ të Shqipërisë, që ishte vënë nën urdhërat e Shtabit Suprem të Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë) dhe u dërguan të çarmatosur dhe të shoqëruar nga ushtria Jugosllave nëpër Shqipëri drejt Frontit të Adriatikut për t’u asgjësuar.

Sipas dokumenteve që gjenden ne Aerkivin e shtetit shqiptar dhe në Arivin e Ushtrisë NÇ të Beogradit, shtabet e Divizioneve V dhe VI të Shqipërisë i dorëzonin Shtabit Operativ të Kosovës gjithë të rekrutuarit dhe gjithë vullnetarët kosovarë të vetëdorëzuar në mirëbesim tek divizionet s Shqipërisë, të cilët mandej dërgoheshin si mish për top në Srem apo në Tivar, për t’u asgjësuar. Për ilustrim, vetëm një dokument:

***

SHTABIT OPERATIV PËR KOSOVË E METOHI,

PRISHTINË

Bashkangjitur po ju dërgojmë listën emërore të dorëzuarve dhe vullnetarëve kosovarë t’ardhun në radhët e këtij divizioni.

Komisari Politik Komandantui i Divizionit V

N.Kol.RamizAlia Rahman Perllaku

(Dokumenti: AQSH, Fondi 206/ APL v.1945)



Në udhëtimin e tyre mortor nga Kukësi në Shkodër u vranë dhe u zhdukën mëse 1000 nga këta shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në Tivar e më tutje, gjithsej 3933 bashkëkombas të pafajshëm. Fadil Hoxha ishte në atë kohë (mars-prill 1945) nënkomandant i Shtabit operativ të Kosovës, nga i merrnin urdhërat divizionet dhe brigadat ushtarake jugosllave që vepronin në Kosovë. A ka përgjegjësi Fadil Hoxha për këtë masakër? Kur tri kolonat me rekrutë shqiptarë u masakruan në Tivar në muajin mars 1945, përse u dërguan dhe tre kolona të tjera në prill dhe që pësuan të njëjtin fat? Përse Fadil Hoxha nuk u përpoq ta ndalonte këtë kasaphanë? Edhe nëse nuk e ndalonte dot, përse nuk foli, nuk kundërshtoi, përse nuk e dënoi asnjë herë këtë masakër, përse nuk dha dorëheqjen nga komanda e Shtabit që drejtonte masakrën kundrejt mijëra shqiptarëve?

Madje edhe Rankoviçi, ministri i Brendshëm i Jugosllavisë, e ka pranuar masakrën në Kongresin e Parë të PK të Serbisë, maj 1945, ndonëse e trajtoi si një incident: “Gjatë dërgimit të një numri të shqiptarëve për plotësimin e njësive të Armatës IV, ndodhi një incident, Por, drejtuesit tanë, në vend që çështjen ta zgjidhnin pa e përhapur konfliktin, deshën të bënin reprezalje, tentuan t’i pushkatonin 40 shqiptarë për çdo luftëtar të vrarë. Shpërtheu revolta…Kurse komandantët tanë hapën zjarr dhe i vranë 300 shqiptarë” ( Kongresi I i PK të Serbisë, maj 1945. Fjala e Rankoviçit)

Gjithsesi, Rankoviçi ka meritën që ta përmendë këtë masakër dhe ta quajë “gabim të tmerrshëm kundrejt shqiptarëve”, ndërsa Fadil Hoxha e Fadilistët, jo vetëm atëherë, por asnjëherë nuk cekën apo nuk e shqyrtuan këtë gjenocid shtetëror kundër shqiptarëve. As në vitet e mëvonshme, kur këtë çështje e rihapi dhe e shtroi me kurajë e fakte denoncuese ish-përjetuesi i i masakrës së Tivarit, Azem Hajdini .

Fadil Hoxha, përgjegjësi kryesor i udhëheqjes politike dhe ushtarake në atë kohë në Kosovë, heshti si fija e barit. Vetëm më vonë, pas 35 vjetësh, më 14 dhjetor 1979, në simpoziumin “Forcat e armatosura revolucionare të LNÇ të Kosovës 1941-1945”, pohoi me gojën e tij: “Nuk ka revolucion në botë, ku nuk ka pasur ndonjë gabim. Diçka nga kjo ka edhe në revolucionin tonë, edhe pse shumë pak. Unë nuk pajtohem që tashti të hulumtojmë se kush i ka vrarë ata njerëz në Tivar, pse janë vrarë dhe çka do të thotë ajo? Janë vrarë me gjasë të pagabuar dhe të paborxh. Kaq mund të konstatojmë. Nëse , megjithatë, fillojmë sot ta hulumtojmë atë ngjarje, nuk do t’i kontribuohej shumë historisë…” ( Fadil Hoxha, Diskutime, Prishtinë 1981)

Kjo është hera e parë dhe e fundit që flet Fadil Hoxha për këtë tragjedi kombëtare. Fatkeqësisht, ai thotë se ajo që ka ndodhur është shumë pak, se shqiptarët janë vrarë me “gjasë të pagabuar dhe të paborxh”, që do të thotë se nuk ka gabuar kush, nuk u ka borxh askush, nuk ka përgjegjësi kush!! Sikur të mos kishte ndodhur asgjë! Ai nuk pajtohet me zërat që kërkojnë të zbardhet e vërteta, sepse e vërteta është e hidhur edhe për atë vetë dhe duhet fshehur.

5. Fadil Hoxha, si komandant i aradheve nacionalçlirimtare në Kosovë kishte luftuar egërsisht kundër forcave kombtariste. Këtë e vërtetojnë urdhrat që ai ka lëshuar si komandant i Shtabit Operativ të Kosme-tit, para datës 8 shkurt 1945, por edhe me veprimet si nënkomandant i këtij shtabi dhe, mandej, si një nga partiakët e pushtetarët më të lartë të Jugosllavisë. Këtë rol ai e vulosi më 18 shkurt 1945 në mbledhjen e KQ të PKJ në Beograd, ku u diskutua për statusin e Kosovës. Fadil Hoxha nuk e ceku opsionin e bashkimit të trojeve shqiptare me shtetin amë, siç ishte shprehur edhe Konferenca e Bujanit si edhe vetë udhëheqësit jugo-sllavë gjatë luftës. Ai përkrahu zgjidhjen e dytë, atë të ndarjes së trojeve shqiptare dhe bashkëngjitjen e qarkut të Kosovës me Serbinë. Më e keqja është se këtë e pranoi “në emër të popullit shqiptar, si zgjidhja më e drejtë” ( Fadil Hoxha, Dklaratë publike , 25 qershor 1990)

Kjo ishte zgjidhje e padrejtë, sepse trojet dhe popullsia shqiptare, që zinte vendin e dytë në Jugosllavi për nga numri, pas serbëve, u ndanë ndërmjet Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, duke i hapur kështu rrugën eliminimit të përkatësisë e njësisë kombëtare shqiptare. Ndryshe reagoi Halim Spahia, njëri nga personalitetet e Lëvizjes NÇ dhe të Konferencës së Bujanit: “E gjithë ndihma që ne i dhamë LNÇ të Jugosllavisë paska qenë e kotë. Ne qenkemi tradhtuar!”

Fadil Hoxha, Mehmet Hoxha, Xhavit Nimani e të tjerë udhëheqës komunistë të Kosovës dhe vegla të bindura të PK Jugosllave, në bashkëpunim të plotë me Dushan Mugoshën dhe Spasoje Gjakoviç, kryetar i OZNA-s etj, organizuan më 27 mars 1945 të ashtuquajturin Komitet të Shqiptarëve të Kosovës e Metohisë, i cili në Kuvendin Themelues, me kryetar Fadil Hoxhën, shprehu “vullnetin” e popullit të Kosovës për bashkim me Serbinë, duke varrosur përpjekjen shqiptare për çlirim e bashkim kombëtar. Kuvendi Themelues iu drejtua kolonel Fadil Hoxhës, i cili saktësoi “randësin e kuvendit dhe qëllimet e tij” ( Rilindja, Prishtinë 5 prill 1945)

Fadil Hoxha, mohoi publikisht si të gabueshme vendimet e Bujanit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë mbi parimin e vetëvendosjes, kur deklarohej ndryshe në Kuvendin e Prizrenit, (10 korrik 1945), i cili ligjëroi përfundimisht aneksimin e Kosovës nga Serbia, si “qark autonom” pa të drejtë flamuri, gjuhe zyrtare dhe të drejta kombëtare”: “Ligjërisht dhe në mënyrë demokratike njëherësh anullohet edhe pjesa e gabueshme e Rezolutës së miratuar në Konferencën e Bujanit” – deklaronte Fadil Hoxha në Kuvendin e Prizrenit, që vendosi për bashkimin e Kosovës me Serbinë.

Krahas këtyre akteve kolaboracioniste, erdhi ripushtimi i dhunshëm e i përgjakshëm i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare nga Jugosllavia, me ndihmën e brigadave nacionalçlirimtare të Kosovës dhe të divizioneve të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë.

Fadil Hoxha i dënoi demonstratat e qytetarëve të Kosovës në vitin 1968 dhe në vitin 1981 dhe, kur shteti policor serb i shtypi me gjak si edhe Kosova sërish u zbraz nga intelektualët, ai heshti dhe u pajtua me dhunën ndaj bashkëkombasve të tij. Fadil Hoxha nuk u bë i gjallë as kur kasapi i Ballkanit, Milosheviçi, kreu masakrat e përbindshme mbi popullin e Kosovës në vitin 1998- 1999 dhe realizoi spastrimin më të madh etnik të Kosovës, kur mbi 1.000.000 shqiptarë i pëezuri me forcë nga trojet dhe shtëpitë e tyre.

Mundet që Fadil Hoxha të jetë një një figurë e shquar e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë, e politikës Jugosllave dhe e shtetit komunist Jugosllav, ku shërbeu dhe arriti majat më të larta, por në asnjë mënyrë figurë e shquar e Kosovës dhe e kombit shqiptar.

- See more at: http://gazetadielli.com/historiani-butka-ja-cfare-krime-ndaj-shqiptareve-ka-bere-fadil-hoxha/#sthash.EMa91jM6.dpuf

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...