Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/05

VETËM QIELLI ËSHTË KUFI

VETËM QIELLI ËSHTË KUFI

Pasioni, ndjenja e zbulimit të panjohurës tek natyra, udhëtimi drejt saj, e ka shtyrë Gjemi Kelmendin drejt sporteve ekstreme. Thotë se është e vështirë të ushtrohen sporte të tilla. E pasi e provon për herë të parë të ngjitësh një majë mali, gjithçka të kthehet në ves, pa të cilin nuk jeton dot të përditshmen e zakonshme.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Magjia e Alpeve, brenda e jashtë kufirit shtetëror, biodiversiteti i natyrës, mikpritja e njerëzve të thjeshtë janë ato që kanë bërë që Gjemi të mos i ndahet këtij pasioni. Mirëpo puna e eksploratorit drejt çative të botës është një nga më të vështirat. Rreziqet janë të shumta. Deri tani ka përmbushur dy prej tyre: malet, Kilimanjaro dhe Mont Blanc. Ndërsa, Everesti për të është një sfidë e vërtetë dhe përqendrimi kryesor i tij.
Gjemi Kelmendi në këtë intervistë, rrëfen për sfidat e tij të jashtëzakonshme dhe se si për të arritur objektivat e tij, gjëja më e rëndësishme ka qenë mosdorëzimi.
1
Bjeshkataria dhe alpinizmi sot janë sporte shumë të popullarizuara, për dikë një hobi e për të tjerë edhe profesion. Njerëzit që nuk kanë të bëjnë me alpinizmin e kanë të vështirë që të kuptojnë këtë pasion, prandaj ju pyes, cila është shtysa e vërtetë që ju bën të ngjiteni në lartësi të tilla të rrezikshme?
Secili pejan rritet me Bjeshkët e bukura të Rugovës dhe nuk është vështirë që të dashurohesh në bukuritë dhe rreziqet që t’i ofron bjeshka. Unë kam një respekt shumë të madh për malin, por nuk kam frikë prej tij. Kam një marrëdhënie shumë intensive me lartësitë dhe e njoh malin deri në detajet më të imta.
2
Nëpër cilat vende të rëndësishme keni kaluar në këtë rrugë deri tani dhe cilat vende ju kanë fascinuar më së shumti?
Kam qenë në shumë vende të Evropës, si në Francë, Austri, Gjermani dhe në Tanzani (Afrikë), Turqi (Ararat, Kaçkar-Suphana). Në Kaçkar, ngritja ka qenë nga ana e akullnajave, dhe për momentin, jam i vetmi shqiptar që kam pushtuar me sukses.
Të gjitha bjeshkët janë fascinonte në mënyrën e vet dhe në kohën kur i pushton (dimër,verë). Më tërheqin Alpet Shqiptare, sidomos maja malore e Jezercës në Shqipëri.
3-
Ju bashkë me disa anëtarë të ekspeditës e pushtuat çatinë e Afrikës, majën Kilimanjaro në Tanzani, me lartësi 5895 metra?
Po kemi qenë një ekip prej 7 bjeshkatarëve nga Kosova dhe mbas shumë peripecive nga ana e shtetit të Kenias, kaluam xhunglën dhe pastaj e pushtuam Kilimanjaron. Të them të drejtën ndihem shumë mirë, sepse ka qenë një sfidë shumë e madhe. Ka qenë një periudhë shumë e gjatë përgatitje dhe lodhje njëkohësisht. Tani shijojmë atë që kemi arritur, në kuptimin mendor dhe emocional.
4
Mirëpo, jo secili është i lindur për të qenë alpinist. Alpinizmi kërkon aftësi të larta teknike dhe gjimnastikore. Ky udhëtim ka kërkuar përgatitje të mëdha. Çfarë pajisjesh keni pasur me vete?
Marrja me këtë profesion kërkon përgatitje të lartë fizike dhe psikike pa nënvlerësuar edhe nevojën e përgatitjes së mirë logjistike. E gjithë kjo me qëllim të kapjes së majave më të larta të botës. Përgatitjet fizike bëhen gjatë gjithë vitit, sepse njëkohësisht pushtohen bjeshkët tjera. Pajisjet, kuptohen që duhet të jenë dimërore, për kushte ekstreme, sepse atje mbretërojnë temperatura të ulëta, nën -15.
5
A ka qenë sfidë psikologjike të niseni pastaj në pushtimin e majës më të lartë në Evropë, Mont Blanc, me lartësi prej 4808 metra?
Ka qenë sfidë, por bjeshkatarët e Kosovës kanë ndihmuar njëri-tjetrin për pushtimin e kulmit të Alpeve. Problemet hëpërhë i kemi lënë t’i mbulojë bardhësia e saj, e tani do të flasim vetëm për argëtim dhe kënaqësi.
6
Jeni gjithë kohës në kërkim të lartësive, madje edhe të atyre që i keni arritur më parë?
Bjeshkatarët kurrë nuk ndalen dhe shpresojmë që së shpejti të pushtojmë dhe majën më të lartë në botë Mont Everestin (8.848 m), e cila është tentuar të pushtohet nga bjeshkatarët e Gjeravicës disa herë, por ka dështuar për shkak të kushteve klimatike. Shpresojmë se një traditë mbi 85 vjeçare të kurorëzohet me pushtimin e kësaj maje. Për të arritur këtë sfidë duhet dhe ndihma e shtetit të Kosovës.
7
Në çfarë mënyre jeni përgatitur për situata potencialisht të rrezikshme?
Çdo lëvizje në bjeshke të ushtron domosdo për situata të rrezikshme. Rreziku është pjesë e aventurës, e asaj çfarë mua më tërheq. Kjo më bën që të jem gjithmonë në eksplorim. Njëkohësisht mbahen trajnime për bjeshkatari që ndihmojnë në tejkalimin e këtyre rrethanave. Pres sezonin dimëror me padurim që malet t’i ngjis me dëborë e akull pasi ajo më jep adrenalinë.
8
A ua ka ndryshuar jetën kjo përvojë?
Shumë, madje shumë, për një jetë më me vlerë dhe me bukuri të papara të natyrës; të bën të ndjehesh bukur në këtë Kosovë të zymtë.
9
Cilat kanë qenë momentet më të vështira deri tash?
Ka shumë çaste të tilla, në vetvete edhe vështirësitë i shijojmë si kënaqësi. Është pjesë e pasionit. Momenti më i vështirë ka qenë në Mont Blanc, ku dy bjeshkatar u detyruan të kthehen pak para pushtimit të majës si dhe bjeshkatarët që kthehen nga Tanzania për shkak të mungesës së të hollave nga rritja e kostos së udhëtimit.
10
Dhe, cilat kanë qenë momentet më të bukura dhe më mbresëlënëse?
Momente mbresëlënëse ka shumë. Çdo maje i ka bukuritë e papërshkrueshme, të pashijuara, por moment i bukur ka qenë ngritja e flamurit kombëtar dhe atij kosovar në Mont Blanc nga 12 bjeshkatar kosovar, por edhe nga shtatë bjeshkatarë tjerë në Kilimanjaro. Ne, jemi të vetmit që me krenarinë e çdo shqiptari valëvitim flamurin në majat gjigante, ndërsa askush nuk na sheh dhe nuk na brohorit. Mirëpo, këtë e bëjmë për krenari.
11
Pavarësisht rreziqeve, vazhdoni që të kërkoni sfida të reja, duke mos u tërhequr kurrë. Përveç alpinizmit, jeni i pasionuar dhe adhurues i çiklizmit dhe lundrimit?
Që nga mosha rinore jam marrë me sporte të ndryshme për të fituar kondicion për ngritje në bjeshkë. Çiklizmi është ushtrimi më i preferuar dhe më ngacmoi që t’i bashkëngjitëm një grupi nga Peja që ta kalojmë rrugën e vjetër Pejë-Çakorr-Plavë- Gusi-Kelmend-Shkodër-Bajram Curr-Junik-Pejë, të cilën e kaluam me shumë peripeci. Gjithashtu, me disa anëtar nga Kosova kemi lundruar në rrjedhjen e Drinit të Bardhë që nga Klina deri ne bregdet, në Shëngjin. Ndërsa, vitin e kaluar, bashkë me 6 anëtarë të tjerë, rrugëtuam nga Brukseli në Prishtinë me biçikleta, për 19 ditë me radhë, 2500 km; dmth, mesatarisht brenda ditës kemi kaluar 132 km.
12
Turizmi ekstrem është gjithnjë e më i popullarizuar. A ekziston mundësia që njerëzit të cilët kurrë nuk janë marrë me alpinizëm të nisen për të pushtuar lartësitë, si njëfarë forme e “udhëtimit turistik”?
Ndonëse prej vitesh kam shoqëruar grupe të ndryshme në eksplorimet në natyrë, kam vënë re se vitet e fundit shumë të rinj e të reja kanë filluar të dalin në natyrë dhe të shijojnë bukuritë, madje përveç ecjes në natyrë ka filluar t’u pëlqejë dhe alpinizmi duke bërë ngjitje nëpër malet e larta.
Kur shkohet me persona të licencuar për udhëheqje në bjeshkë, shumë nga personat që paraqiten për herë të parë apo kanë pak dijeni, me dëshirë të madhe, i tejkalojnë edhe mundësitë e veta.
13
Sa ndiheni i vlerësuar për arritjet në fushën e këtyre sporteve atraktive dhe të rrezikshme?
Sa herë që ngjitem në një majë, më bën të ndjehem plot jetë dhe një qetësi shpirtërore më mban një kohë të gjatë. Por edhe vlerësimet nga bjeshkatarët e tjerë si dhe shoqatës që i përkas unë, Gjeravica e Pejës, me një traditë mbi 85 vjeçare, më bëjnë krenar. Kam marrë mirënjohje për pushtimet e majave të larta në Evropë dhe Afrikë më 2009 dhe 2010 nga Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës, ndërkaq jam vlerësuar edhe si bjeshkatari i vitit 2011. Këto vlerësime më bëjnë që të jem edhe më aktiv. Por, edhe sa herë që më takojnë nëpër kafene, më ndalin në rrugë apo kudoqoftë dhe më pyesin se si mund të na bashkëngjiten, me dëshirë të madhe i udhëzojë që të jenë pjesë e shoqërive bjeshkatare që ekzistojnë në të gjitha qytetet e Kosovës. 

Ilda Bejleri, moderatorja që të mbërthen pas vetes

Gazetarja më e njohur e sportit në Shqipëri, që përshkruhet si “trup ëndrrash, Ilda Bejleri, provon adrenalinën e sfidave të forta në televizion dhe bashkë me një seri fotosh epshndjellëse, zbulon detaje të panjohura nga jeta e saj.
Në këtë rrëfim kemi mësuar më shumë për jetën e saj, ndjenjat, dashurinë, arritjet e saj profesionale dhe si është të jesh gjithë kohës në ekran përballë tifozëve kryesisht meshkuj të futbollit.
dfdsfsd
Në media je shprehur se sporti është pasioni yt i madh. Duke folur për ngjeshje e pikë çfarë fiton apo humbet nga sensualiteti yt?
Asgjë nuk humbas, përkundrazi fitoj. Futbolli është loja më e dashur për ne evropianët. Futbolli të argëton, bashkon njerëz dhe të bën të ndihesh krenare, sidomos kur luan ekipi përfaqësues. Sakaq dukesh gjithmonë nën vëzhgimin e tifozëve të çmendur pas skuadrës së tyre të zemrës.
Je ndier ndonjëherë nën presion dhe në ç’rast e ke përjetuar sportin gati si luftë?
Tifozët janë shumë delikatë dhe duhet të tregohesh shumë e kujdesshme kur flet me ta. Ka pasur raste kur jam ndjerë nën presion. Për shembull një rast ka qenë kur më duhej të përballesha me pakënaqësinë e tifozëve kuqezi pas humbjes me Serbinë. Ai ishte një moment shumë delikat, sepse unë e kuptoj se sa të ndjeshëm janë tifozët, megjithatë me duhej të gjykoja më ftohtë duke theksuar se në fund të fundit futbolli mbetet një lojë, e vetëm një skuadër fiton në fushë.
Bazuar në lajmet e fundit thuhet se je larguar nga “Supersport” për një eksperiencë të re televizive. Si është e vërteta?
Unë të largohem nga “Supersport”?! Si mund ta bëj unë këtë gjë, kur të gjithë më njohin si Ilda e “Supersportit”! Nuk do e braktisja asnjëherë supersportin, pasi aty unë jam krijuar. Jam imazh i Supersportit dhe gazetare sportive. Aty ndihem si në shtëpinë time.
sdsdasdasdsaf
Pra nuk ka ndryshuar asgjë përveç faktit që do të moderosh një spektakël të madh. Ç’mund të na zbulosh më shumë për këtë aventurë të re televizive?
Nuk ka ndryshuar asgjë, thjesht m’u propozua një super spektakël i ri i në “Digitalb” nga Rezart Aga, dhe i thashë “po”, sepse mua më pëlqejnë sfidat. Dhe “Sfida” është një “game show” që të argëton pa fund. Aty do të shohim personazhe shumë të njohur të luajnë duke kaluar disa figura që shfaqen në një mur ndryshe, bien në pishinë. E adhuroj formatin “Sfida”, sepse është një “game show” që të mbërthen pas vetes.
Ka qenë ambicia jote prezantimi i një spektakli argëtues me përmasa të tilla? Çfarë do të sjellësh ndryshe këtë herë me prezencën televizive?
Unë do të vij shumë ndryshe, por njëkohësisht me origjinalitetin dhe spontanitetin që më karakterizon.
Si është jeta e ekspozuar para kamerave. Në ç’rast ndien dëshirën për t’u fshehur?
Nuk është e thjeshtë.
Dashuria për ty çfarë është?
Dashuria është ajo që të lë natën pa gjumë. Dashuria është ajo ndjenjë që të bën të mbyllësh veshët dhe sytë, dhe të detyron të bësh atë që kërkon zemra.
Për momentin je e plotësuar në dashuri?
Jam e lumtur.
fdfdfdfdf
Çfarë mund të blesh me para dhe çfarë s’mund të blesh dot as me para?
Dashurinë.
Të ka ndodhur të pendohesh për ndonjë vendim që ke marrë në jetë?
Përgjithësisht jam person, që nuk nxitohem për vendimet që marr. Edhe pse jam gjaknxehtë si tip, i mendoj mirë gjërat. Për sa kohë kam marrë një vendim nuk ka kthim prapa. Është e kotë të pendohesh.
Je e aftë të tërhiqesh në momentin e duhur nga gjërat që s’funksionojnë?
I mendoj mirë gjërat që bëj, dhe po aq mirë di të tërhiqem në momentin e duhur.
Filmi që e ke ndjekur më shumë se një herë?
“Propozimi”. E adhuroj atë film, sepse dashuria triumfon mbi gjithçka.
Për cilin mashkull të famshëm i ke thënë vetes: “Ç’botë e mallkuar që s’mund ta takoj!”
Për Robert Radford.
Burri yt i ardhshëm do jetë një futbollist? Sa do të pëlqente?
Bashkëshortin nuk do mund ta zgjidhja nga profesioni. Ka shumë gjëra më të të rëndësishme për mua. Një njeri që nuk është i bezdisshëm, nuk të kontrollon në çdo moment, i dashur, i sjellshëm dhe sigurisht shumë i bukur.
Është ky partneri që dëshiron në krah?
Jo.
fsffrrrf
Besimi për ty çfarë është?
Gjëja më e rëndësishme.
Bota e meshkujve është më fantazi se ajo e femrave, apo e kundërta?
Mendoj që ka femra me fantazi po aq sa ka edhe meshkuj me fantazi.
Kur e ke provuar errësirën nga një situatë e vështirë?
E kam provuar errësirën, por e rëndësishme është që në fund ka pasur dritë gjithmonë. Gabriel Garcia Markez thoshte: “Të gjithë duan të jetojnë në majën e malit, por nuk e kuptojnë që e bukura është kur zbret faqen e pjerrët”. Si do e vlerësonim dritën nëse nuk do të provonim errësirën?!
Çfarë bën dritë në shpirtin tënd?
Dashuria.
Si gazetare në profesion, cila është pyetja që i bën shpesh vetes?
Si gazetare që jam e pyes shpesh veten për shumë gjëra, saqë ndonjëherë më duhet të pajtohem me faktin se jo çdo gjë që ndodh e ka një “pse”.
Duke u nisur dhe nga spoti i verës së “Digitalb”, deri tani je komentuar si “vajza seksi”. Në konceptin tënd si do e deshifroje peshën e këtij cilësimi?
Kjo është një peshë që nuk më rëndon. Nuk ka asgjë të keqe të jesh seksi, për sa kohë nuk je vetëm aq.
Pika jote më e fortë e pamjes?
Buzëqeshja, sytë, etj. (qesh)
Femra më e bukur e të gjitha kohërave?
Monica Bellucci.
Mashkulli më seksi i momentit?
Ka shumë…
ilda armand
Ngjyra që të hap mendjen, dhe ajo që të errëson mendimet?
Ngjyra që më hap mendjen është e bardha, ndërsa ajo që më errëson mendimet është e zeza. Pothuajse si unë. I shoh gjërat bardh e zi, nuk e njoh ngjyrën gri.
Deri ku ka shkuar fantazia e njerëzve për ty aq sa ke thënë: “Edhe këtë s’e kisha imagjinuar”?
As vetë nuk e di, aq shumë fantazojnë njerëzit.
Je skllave e modës, apo e ndonjë hobi tjetër?
Më pëlqen shumë moda, por asgjë nuk mund të më shndërrojë në skllave.
Je kureshtare të zbulosh anën e errët të njerëzve që të rrethojnë?
Shumë.
Ti mund të kesh çfarë dëshiron dhe si?
Askush nuk mund të ketë gjithçka që dëshiron në jetë.
E ke vënë ndonjëherë në provë veten dhe për çfarë?
Shumë herë, jeta është e tillë dhe duhet të rrezikosh.
Goli më i papërsëritshëm sipas teje?
Ka shumë.
eqwrerwe
“Story”
Foto: Armand Sallabanda

Aventura e re e Shota Baraliut

Aventura e re e Shota Baraliut

Aktorja Shota Baraliu shquhet për guximin e saj artistik. Pas disa roleve në teatër e kinematografi, po përgatitet të shfaqet para publikut me një “stand up comedy”, ku e vetme në skenë do të ironizojë çdo person me influencë publike, që nuk përmbahet me sjelljen arrogante.
E njohur për natyrën e vajzës që thyen tabu, Shota nuk i ka refuzuar rolet e nxehta, duke qenë dhe motivuese për artistët e tjerë.
Në këtë intervistë rrëfen rikthimin pas tre vitesh mungesë edhe në muzikë, me një klip të këngës së njohur, që ia dedikoi shokut homoseksual.
162777_117982341608117_7524616_n
Të kemi njohur si këngëtare kryesisht, ndërkohë që po përgatitesh të shfaqesh bë skenë si aktore pas disa roleve të mëparshme. Ç’është ky projekt i ri?
Po aktualisht po përgatitem për një “stand up comedy”, sepse profesioni im i parë është i aktores. Kështu pas një pushimi tre vjeçar, mendova të rikthehem pak më ndrysh: tek publiku.
Jemi mësuar që shfaqjet “stand up comedy” të vihen në skenë nga aktorë meshkuj. Pse guxove për ta provuar ti e para këtë gjini?
Është një risi, sepse jam aktorja e parë femër që guxoj me një shfaqje të tillë. Ideja ka qenë e imja, kështu që i kam hyrë punës. Mendoj që është shumë ide e mirë që një femër të dalë në skenë me një “stand up comedy”. Duke e ditur që jam pak e çmendur dhe e guximshme, vendosa të jem ajo e para.
11111
Thua “me pullë të kuqe”, po në ç’rast do të tregohesh e pacipë?
Nuk mungon pjesa ekstravagante e imja, të cilën do e alternoj me gjuhën e rrugës dhe ndonjë sharje të lezetshme, por pa e tepruar. Do të kem katër role të ndryshme në shfaqjen që do të ketë 40-45 minuta. Sigurisht që do të jetë disi me pullë të kuqe, deri në gradën që e lejon teatri. Tashmë po punoj që shfaqjen ta vendos në teatrot e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.
Do flasësh hapur për seksin, po cilat shtresa të shoqërisë do të thumbohen nga ironia jote?
S’do flas vetëm për seksin. Do të ketë politikë, barsoleta, ngjarje të vërteta dhe komunikim me publikun. Pra, pak a shumë këta do të jenë personazhet me të cilët do të merrem.
Në këtë shfaqje je kundër meshkujve apo pro tyre?
Në shfaqje jam kundër meshkujve, por jam kundër çdo personi që shet mend, apo që i duket vetja dikushi. Më shumë do të ironizoj ata njerëz që na shesin moral dhe mend çdo ditë.
299885_191719007567783_1022513133_n
Çfarë tabush do të thyesh në skenë përsa i përket fjalorit që do përdorësh?
S’e besoj se do të thyej ndonjë tabu me fjalorin në skenë. Do ketë fjalë që i përmendim çdo ditë ne, do të ketë gjuhë të rrugës, dhe sharje në kuptimin e mirë.
Tre vite larg publikut, në muzikë ke planifikuar rikthim?
U bë kohë që kam munguar, por kam dy këngë të reja që mendoj t’i realizoj në klipe. Edhe kënga për homoseksualët do të jetë me klip shumë shpejt.
Jeta jote private si po shkon? Je e dashuruar apo vetëm?
Pa marrë parasysh pjesën e dështimeve apo mërzive të ndryshme që kalojmë në jetë, unë vazhdoj të jem e dashuruar. E vetmuar jo, s’dua të jem kurrë.11201107_965951320104474_8437605155789354461_n

Duart e shkathëta të dr. Myrvete Paçaradës

Duart e shkathëta të dr. Myrvete Paçaradës
Prof. Dr. Myrvete Paçarada, tashmë është emër i dëgjuar i Mjekësisë sonë. Ajo, është femra e parë nga Llapi, e cila me përkushtim i është qasur profesionit të gjinekologes, madje në një kohë kur edhe numri i meshkujve mjekë, ishte i pakët. Por, dr. Myrvetja me përkrahjen e prindërve, të mjedisit dhe falë punës deri në sakrificë, arriti që të bëhet doktore e dëgjuar dhe e respektuar.

Bisedoi: Shaqir Foniqi

Klunika e Prof. Dr. Myrvete Paçarades të thuash, është e mbushur përherë me pacientë,  të cilët e kanë fituar besimin dhe e respektojnë profesionalizmin e saj. Por, si është të jesh mjeke gjinekologe dhe a është gjithmonë rruga e shtruar me lule, apo ka edhe sfida dhe probleme gjithfare. Për të gjitha këto, lexoni intervistën në vazhdim.
Dr. Myrvete, si rastisi që të përcaktoheni për këtë profesion, kur dihet se nuk keni trashëguar dikë nga familja?
Po, është e vërtetë, unë rrjedh nga një familje tregtarësh. Kam mbaruar shkollën e mesme për mami dhe gjatë praktikës në QKUK më ka pëlqyer profesioni si mjeke. Që në atë kohë i kam pasur idol dy mjeket të cilët kanë punuar në spitalin e gjinekologjisë, Prof. Sahadete Mekuli dhe Prof. Emine Gashi, të cilat ishin pishtaret e mjekësisë kosovare.
lindjet_2
Jeni bërë mjeke në një kohë kur numri i femrave mjeke, e veçanërisht gjinekologe ishte i vogël. Si jeni pritur nga mjedisi?
Nga mjedisi jam pritur shumë mirë. Rrethi ku jetoj dhe veproj, kanë treguar mirëkuptim gjatë gjithë karrierës sime. Në kohën kur isha studente, kane qenë vetëm dy femra mjeke në klinikën e gjinekologjisë, ndërsa tani jemi afër 30 mjeke.
Vaji dhe buzëqeshja e fëmijës janë të ëmbla, kurse gëzimet e nënave të mëdha. Ju keni bërë shumë fëmijë të qajnë e qeshin, njëkohësisht dhe shumë nëna të qeshin, e më pak të qajnë. Si ndiheni para këtyre fenomeneve?
Është një ndjenjë e papërshkrueshme. Nuk ka gëzim më të madh në jetë se lindja e fëmijës. Ne si mjek e kemi atë fat që çdo ditë të ndajmë gëzimin me nënat.
Mjeke në karrierë duhet të përballet me shumë sfida, dhe madje me shumë zgjedhje: juve ju ka ndodhur?
Sfida më e madhe ka qenë koha kur na larguan me dhunë nga puna, menjëherë kam vendosur ta vazhdoj profesionin dhe kam hapur ambulancën e parë private. Në të njëjtën kohë, iu kam bashkangjitur ekipit të mjekëve për fillimin e veprimtarisë së ambulancës “Nëna Tereze”, ku për shumë vite kam punuar si gjinekologe.
A, iu ka penguar ndonjëherë jeta personale të ushtroni profesionin tuaj aq fisnik?
Jo, nuk më ka penguar. Fatmirësisht kam pasur përkrahje të madhe gjatë gjithë kohës nga familja.
Keni pasur ndonjë rast gjatë ushtrimit të profesionit tuaj që ju ka bërë të ndiheni keq?
Përveç ndarjes së gëzimit me nënat, profesioni ynë është i përcjellur edhe me shumë rreziqe ku është në pyetje jeta e nënës apo e fëmijës! Ndihem keq në rastet kur nuk mundem të ndihmoj.
Keni arritur shumëçka në jetë, duke sjell shumë jetë…në jetë: jeni krenare për këtë?
Pa dyshim qe jam shume krenare. Sidomos kur dëgjoj për sukseset e fëmijëve të cilët iu kam ndihmuar të vijnë në jetë. Unë mburrem me ta sikurse nënat e tyre.
Myrvete-pacarada
Ju jeni ndjerë ndonjëherë e stresuar, para ndonjë operacioni të rëndë?
Jam e stresuar, para çdo operacioni mundohem që punën ta kryej në mënyrë sa më profesionale, por ndodhë qe pacientet lajmërohen në stadet shumë të avancuara të sëmundjes, ku mundësitë tona janë të kufizuara. I gëzohem shumë çdo operacioni të përfunduar me sukses.
Do t’ia kishit preferuar djalit, apo vajzës sate të njëjtin profesion?
Gjithsesi kam pasur dëshirë që fëmijët e mi të jenë mjekë, mirëpo zgjedhjen e profesionit të tyre ata e kanë bërë vetë.
Gjatë punës suaj jeni përballur me raste të ndryshme, të rënda gjithsesi, por edhe me anomali të shumta. Si keni arritur t’i përballoni këto dallgë të punës suaj në një kohë plot turbullira gjithfare, madje edhe politike?
Dëshira dhe vullneti për punë më kanë ndihmuar që t’i kaloj të gjitha dallgët. Edhe pas largimit nga puna, shpresa që një ditë do të kthehemi përsëri në vendet e punës, na ka ndihmuar t’i kalojmë ato ditë të vështira jashtë institucioneve tona.
Puna juaj, përveç që është humane, është edhe delikate…?
Puna jonë është humane, por e përcjellur me shumë rreziqe. Shpeshherë ndodhë të hyjmë në sallë të operacionit me raste urgjente kur pacienti nuk ka asnjë analizë laboratorike të kryer dhe ne rrezikohemi të marrim sëmundjen që ajo e bartë me vete.
Një pyetje që kërkojmë të jeni e sinqertë. A jeni gëzuar më shumë kur kanë lindur goca apo çuna?
I gëzohem lindjes së fëmijës të shëndoshë. Gjinia nuk luan rol.
Thuhet se femrave gjinekologe ua është rritur puna, kurse meshkujve iu ka rënë. Si e shpjegoni këtë fenomen?
Nuk pajtohem plotësisht me vlerësimin tuaj. Edhepse duket që është më e natyrshme që një femër do të ishte më e lirë t’i drejtohej një mjeku femër për problemet e veta, shpesh herë ndodhë e kundërta.
Ju jeni edhe profesoreshë fakulteti, si është interesimi i studentëve për studime cilësore, kur dihet se ky profesion ka të bëjë me fillet e jetës?
Vet konkurrenca për regjistrimin në Fakultetin e Mjekësisë tregon për interesimin e shumë studentëve të ri në këtë profesion. Përzgjedhja e çdonjërit është privilegj. Kemi shumë studentë të dalluar që me punën e tyre janë dëshmuar edhe në universitet më prestigjioze të botës.
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
Në kohët moderne ka ndryshuar edhe jetëgjatësia, madje thuhet se mosha është vetëm numër. Vazhdoni t`i jepni kuptim jetës edhe në këtë moshë?
Përkundër moshës, unë, ende vazhdoje të jem e angazhuar si në kliniken gjinekologjike- obstetrike, gjithashtu në arsim dhe në ordinancën private.
Po të lindnit përsëri, a do të përcaktoheshit sërish për këtë profesion dhe pse?
Nga përgjigjet e mëparshme besoj që kam arritur të përcjellë mesazhin për dashurinë dhe përkushtimin që kam ndaj profesionit tim dhe, rrjedhimisht, kjo tregon që prapë do të zgjedhja profesionin e njëjtë.
Iu kujtohet ndonjë detaj interesant nga puna juaj e përditshme dhe cila është dhurata më e çmuar që e merrni nga prindërit? Cili është përgëzimi që merrni nga ata kur kuptojnë se fryti i tyre ka lindur i shëndosh dhe pa probleme?
Dhurata më e çmuar për çdo mjek është gëzimi i prindërve. Në shumë raste nga gëzimi i tyre, prindërit e shprehin falënderimin e tyre me bekime të shumta për mua, familjen dhe stafin e angazhuar. /Telegrafi/

2016/05/03

Ironizojnë me Edi Ramën: Na i jep një xhiro syzet!

Stili i veshjes dhe aksesorët e shtrenjtë që kryeministri Edi Rama përdor, e kanë rikthyer qendër të shakave dhe ironive.
Edi Rama me syze

Në faqen e tij zyrtare në Facebook janë publikuar disa foto gjatë inspektimit të punimeve për rrugën Qukës-Qafë Plloçë, por mesa duket vëmendja e komentuesve nuk ka qenë tek punimet, por tek syzet e Ramës.
Edi Rama me syze2
Midis komenteve të tjera ka nga ata që i shkruajnë: “Të rrijnë të vogla syzet o Edi Rama. Dhuroja ndonjë kinezi anej”.
Edi Rama me syze3
Një tjetër ia kërkon t’ia japë atij: “O Edo do mi japësh kto syze?”. “Ça modeli i paske syzet, të hënksha syzet e kinezit ishalla.😛😛”, i shkruan dikush.
Ndërsa një tjetër komentues është edhe më i ashpër: “Nuk ta var më njeri, ke filluar e i bën selfi vetes!”. “Kto syzet dhuroja Erion Braçes, se të rrin të vogla”, përgjigjet një tjetër.
Edi Rama ne perurim rruge
Por në fund është njëri që kërkon që komenti i tij të mos anashkalohet dhe e shkruan me germa të mëdha: “HIQI SYZET O SPORTIST, DHE SHIKOJI MIRË PUNIMET, PA SYZE… HAHAHA”. 

Urime Kosovë.

13094201_1821380834749813_8209958283648607892_n
Në faqen e saj UEFA ka publikuar edhe zyrtarisht antarësimin e Kosovës.

Pas kongresit që u mbajt sot në Budapest Kosova u bë antarja më e re e UEFA-s me 28 vota të marra.

Kosova është federata e 55 që bëhet anëtarë që nga themelimi i saj në vitin 1954.

pranimi_1462292562-9196816

basha

Anëtarësimi zyrtarisht i Kosovës në UEFA është përshëndetur edhe nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në një status në Facebook, Basha thotë se vendimi i sotëm i Kongresit të UEFA-s ka gëzuar çdo shqiptar.
Screenshot_15
“Lajmi i mire dhe i gezueshem per cdo shqiptar: Federata e Futbollit e Kosoves anetaresohet ne UEFA! Urime Kosove!”, shkruan kreu i PD Lulzim Basha.

vokrri-infantino-650x358
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka cilësuar si moment historik pranimin e Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit – UEFA, ndërsa ka njoftuar se anëtarësimi në FIFA do të bëhet më 12 ose 13 maj.

romak


Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Ralph Zloczower është i dëshpëruar pas pranimit të Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit.
Në fakt, ai gjatë kohës së votimit për pranimin e Kosovës, Zloczower është parë të ngushëllohet nga presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomisllav Karadziç.
Fillimisht, Federata e Zvicrës (FFZ) ia kishte arritur qëllimit që Kosova mos të pranohet në Federatën Evropiane të Futbollit.
Në fakt, FFZ-ja kishte propozuar që në një votim të veçantë të votohet ndryshimet statusore, përkatësisht neni 7 i UEFA. Neni i 7 thotë se në UEFA nuk mund të pranohet asnjë shtet që nuk është i pranuar në Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Por, pas një lobimi të fuqishëm të zyrtarëve ligjor të UEFA-s, Shqipërisë dhe Malit të Zi, u vendos që me vota të fshehta që të votohet për pranimin e Kosovës.
Pas këtij votimi rezultoi se 28 anëtarë ishin në favor të Kosovës, ndërsa 24 kundër dhe dy
abstenuan.
xhaka-januzaj
Futbollistët e shumtë me origjinë nga Kosova që luajnë për përfaqësuese të tjera, përfshirë këtu edhe ata që luajnë për Shqipërinë, nuk i pengon më asgjë për të mbrojtur ngjyrat e Kosovës.
Anëtarësimi historik në UEFA e bën thuajse formal anëtarësimin e Kosovës edhe në FIFA, që duket më se i sigurt. Por tashmë vëmendja shkon te futbollistët që do të jenë pjesë e përfaqësues së Kosovës në fushatën e saj të parë eliminatore, që mund të nisë që nga shtatori me botërorin e Rusisë.
Trajneri Albert Bunjaki ka tashmë një skuadër të aftë për t’u përballur denjësisht me çdo kundërshtar, megjithatë të gjithë do të dëshironin që pjesë e kësaj përfaqësueseje të bëhen edhe lojtarë të tillë si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Adnan Januzaj.
Federata kosovare e futbollit ka dalë tashmë me një qëndrim zyrtar dhe ai është se futbollistët që janë pjesë e kombëtares shqiptare nuk do t’i bashkohen skuadrës së Albert Bunjakut.
Në këtë kontekst vëmendja shkon te lojtarët me origjinë kosovare që luajnë për përfaqësuese të tjera. A do të bashkohen Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me përfaqësuesen Kosovës? Kjo është pyetja që mbizotëron aktualisht në kokën e të gjithëve.
Duke qenë se Kosova nuk ka pasur më herët një përfaqësuese që njihej me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA, të gjithë futbollistët kosovarë që luajnë për ekipe të tjera lejohet të bëhen pjesë e skuadrës së drejtuar nga Albert Bunjaki.
Duhet pritur vendimi i Granit Xhakës dhe Shaqirit, por i sigurt duket se është pas pranimit në UEFA me Kosovën do të bashkohet Adnan Januzaj, njofton TCH.
Lojtari i Manchester United ka vendosur të lërë Belgjikën për t’u bërë pjesë e vendit të tij të origjinës.
Shani Tarashaj, lojtari i Grasshoppers, por që në verë do të luajë për Evertonin, ka vetëm pak kohë që është bërë pjesë e përfaqësueses zvicerane, por edhe ai mund të jetë një opsion për Kosovën.
Dy emra të tjera janë të dy vëllezërve Valon dhe Veton Berisha, që aktualisht janë pjesë e përfaqësues së Norvegjisë. I pari luan për Red Bull Salzburgun në Austri ndërsa vëllai më i vogël, Vetoni militon në radhët e Greuther Furth në Bundesligën e dytë gjermane.
Këta janë disa nga emrat që mund t’i bashkohen përfaqësues së Kosovës, por ka edhe plot e plot të tjerë që luajnë me ekipet e moshave në vendet e Perëndimit, veçanërisht në Zvicër.


auto_Koon1462271640-4-650x358
Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë lajmit të pranimit të Kosovës në UEFA pasi disa lojtarë të Zvicrës rrezikojnë të largohen nga kjo përfaqësuese duke zgjedhur vendlindjen e tyre.
leicester-behind-scenes_3431711-1
Lajmi i anëtarësimit të Kosovës në UEFA nuk është pritur mirë nga Zvicra.
E përditshmja ‘Blick’ hap gazetën me titullin: “Kosova në UEFA, po Xhaka dhe Shaqiri, çfarë do të bëjnë tani?”


gashiii-cover_1462287644-8618593
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, e ka quajtur si ditë e madhe për futbollin pranimin e Kosovës në UEFA.
“Çfarë dite e madhe për futbollin. Faleminderit UEFA dhe urime Kosovë”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook
gashiiii_1462287538-8316869

Në një intervistë për Infokusi.com, Behrami ka deklaruar se pas Evropianit, do të vendoset gjithçka sa i përket Kosovës.
Ai ka treguar se e ka ndjekur drejtëpërdrejtë Kongresin e UEFA-s që është mbajtur në Budapest.

valon-behrami-650x358
‘E kam ndjekur drejtëpërdrejt pranimin e Kosovës dhe jam gëzuar shumë që edhe Kosova u pranua, ani pse jam frikësuar shumë. Mendoj që ka ardhur koha, por gjithçka do të vendosi pasi të përfundojë Kampionati Evropian, pasi për momentin jam i fokusuar aty. Me sa e di unë, të gjithë futbollistët shqiptarë do të bisedojmë me FFK-në dhe secili do të vendos për vete se a do të luaj për Kosovën apo jo, njëjtë do të vendosi edhe unë pas Evropianit’, është shprehur Behrami për Infokusi.com.
Ai është bërë nërvoz me reagimin e përfaqësuesit të Zvicrës që kërkonte që Kosova mos të pranohet në UEFA.
‘Nuk më ka pëlqyer reagimi i përfaqësuesit të Zvicrës që kërkonte që Kosova mos të pranohet. Ka qenë një befasi për të gjithë, jo vetëm për mua. Kaq mund të them për momentin’, theksoi futbollisti i Watfordit.
shm-650x358
Kosova për antarësimin në UEFA ka marr edhe urimin e mbrojtësit nga Tetova që luan për Gjermaninë, Shkodran Mustafi.
“Urime Kosovë pranimin ne ‪#‎UEFA”, ka shkruar futbollisti në Facebook.
I vetmi që akoma nuk ka reaguar për anëtarësimin e Kosovës në UEFA mbetet Adnan Januzaj.
mustafi-urimi
Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karadzic ka uruar Kosovën pas anëtarësimit në UEFA.
tomislav-karaxhic
Lajmi është konfirmuar nga homologu i tij Fadil Vokrri i cili nënvizoi se Karadzic vazhdimisht ka kundërshtuar pranimin e Kosovë në UEFA por tashmë ai e përgëzoi.

Kosova mori 28 vota pro, aq sa iu nevojitën për t’u anëtarësuar me të drejta të plota në Federatën Europiane të Futbollit.
Screenshot_5-67

Një ditë historike kjo për Kosovën por jo për Serbinë dhe mediat aty të cilat shkruajnë vazhdimisht për dështimin e votimit të parë për ndryshimin e nenit të 5-të, sipas të cilit vendet që nuk janë pjesë e Kombeve të Bashkuara të mos bëhen pjesë e UEFA-s.
Presidenti Shoqata e Futbollit e Serbisë, Tomisllav Karaxhiq ka thënë se nuk do ta mbështesë kurrë pranimin e Kosovës si anëtare të UEFA-s.
Me 28 vota pro, 24 kundër dhe 2 të pa vlefshme Kosova është anëtari i 55-të i UEFA-s.


Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...