Stili i veshjes dhe aksesorët e shtrenjtë që kryeministri Edi Rama përdor, e kanë rikthyer qendër të shakave dhe ironive.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook janë publikuar disa foto gjatë inspektimit të punimeve për rrugën Qukës-Qafë Plloçë, por mesa duket vëmendja e komentuesve nuk ka qenë tek punimet, por tek syzet e Ramës.
Midis komenteve të tjera ka nga ata që i shkruajnë: “Të rrijnë të vogla syzet o Edi Rama. Dhuroja ndonjë kinezi anej”.
Një tjetër ia kërkon t’ia japë atij: “O Edo do mi japësh kto syze?”. “Ça modeli i paske syzet, të hënksha syzet e kinezit ishalla.”, i shkruan dikush.
Ndërsa një tjetër komentues është edhe më i ashpër: “Nuk ta var më njeri, ke filluar e i bën selfi vetes!”. “Kto syzet dhuroja Erion Braçes, se të rrin të vogla”, përgjigjet një tjetër.
Por në fund është njëri që kërkon që komenti i tij të mos anashkalohet dhe e shkruan me germa të mëdha: “HIQI SYZET O SPORTIST, DHE SHIKOJI MIRË PUNIMET, PA SYZE… HAHAHA”.
No comments:
Post a Comment