2016-05-02

Mesila Doda: Guximi i gruas që dëshmoi kundër Shullazit, sa i 20 burrave bashkë me 2 rektorët




Pas lajmit të sotëm që një grua biznesmene është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ka dëshmuar kundër Emiliano Shullazit dhe Gilmando Danit, ka reaguar deputetja Mesila Doda.
Ajo përmes profilit të saj në FB ka vlerësuar guximin e saj me 20 burra bashkë përfshirë edhe 2 rektorë që nuk kishin guximin për të dëshmuare kundër Shullazit dhe bandës së tij.
Doda: Guximi i gruas që dëshmoi kundër Shullazit, sa i 20 burrave bashkë me 2 rektorët
“Po lexoj lajmin e një zonje që ka pasur guximin të denoncoje Shullazin… E çuditshme, një grua ka pasur dinjitet dhe burrëri me shume se 20 burra bashke, përfshi dhe 2 rektore që e hëngrën turpin me bukë pasi nakatosen një vend të tërë. I drejtohem organeve ligjzbatuese dhe i kërkoj që ndaj kësaj zonje dhe familjes se saj të vihen masa të veçanta mbrojtje me qellim që të shërbejë jo si shembull dekurajues por si model inspirimi e kurajo. Gratë janë pjesa me e mire e këtij vendi”, ka shkruar deputetja e PDIU-së.

*****



Kush është Emiljano Shullazi




Emiljano Shullazi është një emër i njohur për drejtesinë dhe policinë. Ai është ndaluar disa herë nga policia për kërcenime dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa, pak kohë më parë, u lirua nga burgu pasi kreu dënimin prej 7 vjetësh e 4 muaj burg për trafik droge. Emiljano Shullazi, i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i grupit, tashmë është i arrestuar. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, e cila është krijuar në Tiranë, janë Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Ben Cami, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar. Ky grup kriminal, sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Në datën 9 nëntor 2011 Shullazi është arrestuar së bashku me një shokun e tij për veprën penale të armbajtjes pa leje. Emiljano Shullazi dhe Gilmand Dani, u arrestuan nga forcat e komisariatit të policisë nr. 2. Policia tha se menjëherë pas kapjes së tyre, janë ushtruar kontrolle në banesat përkatese. Efektivët që u morën me kapjen e tyre thanë se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pistoleta, maskat, telefonat e dy të ndaluarve, si dhe makina e cila ishte në pronësi të kuvendit të shqipërisë. Po ashtu dhe disa kohë më parë, Shullazi është kapur me armë, por ka deklaruar se ajo ishte artizanale dhe e kishte dhuratë, duke hedhur poshtë dyshimet se po planifikonte ndonjë ngjarje kriminale .

No comments:

Post a Comment

Shkëlqim Devolli vazhdon takimet me kongresistë në Washington DC

                                 Flori Bruqi  Kosovar businessman Shkëlqim Devolli met today with the former American president, Donald Trum...