Nga Flori Bruqi
Gjarpëri
Gjarpëri është zvarranik me prejardhje nga kafshë të ngjashëm me hardhuca. Paraardhësve të tyre mendohet se t'iu ketë zgjatur trupi shumë dhe pastaj t'iu kenë gërryer këmbët nëpër tokë. Deri më ditët e sotme janë të njohur rreth 3000 lloje gjarpërinjsh. Me përjashtim të polit të veriut, polit të jugut dhe vendeve subpolare gjarpërinjtë hasen në secilin vend të botës.
Nga lloji në lloj trupi i gjarpërinjve mund të ndryshojë p.sh. disa mund të kenë një trup të trashë me bisht të shkurtër, kurse disa të tjerë shkojnë duke u holluar normal nga koka e deri te fundi i bishtit. Edhe madhësia e gjarpërinjve ndryshon shumë nga 10cm (gjarpri më i vogël) deri me mbi 10m te Pitoni rrjet (gjarpri më i madh). Është i pa vërtetë pohimi i shumë njerëzve se gjarpri më i madh është anakonda me 10m gjatësi sepse deri më sot askush nuk ka mundur të gjej një anakondë mbi 9 metra e gjysmë.
Lëkura
Lëkura e gjarpërinjve është e përbërë nga tre shtresa: Epidermi (shtresa e jashtme), dermisi (shtresa qëndrore) dhe subdermisi (shtresa e brëndshme). Secila shtresë i ka funksionet e veta. Epidermi e mbron gjarprin nga ndikimet e jashtme, nga mikrobet e ndryshme. Në dermis gjenden të gjitha nervat, indet lidhëse, enët e gjakut dhe pigmentet (kromatoforet) e gjarprit. Pra në këtë shtresë gjarpëri e ka shqisën e të prekurit dhe i ka pigmentet të cilat ia japin ngjyrën atij. Në subdermis gjenden yndyrat trupore në të cilën është e ruajtur energjia.
Ndërtimi i trupit
Eshtrat e gjarprit mund të ndahen ne tri grupe: Eshtrat e kokës(kafka), boshti kurrizor dhe brinjët. Kafka e gjarpërit është e ndërtuar në mënyrë të atillë që të jetë sa më e lëvizshme. Nofullat e gjarpërit nuk janë si te njeriu të ngjitura, por,janë vetëm të lidhura ndërmjet tyre, kjo i mundëson gjarpërit ta hap gojën shumë. Dhëmbët e rendit të parë tek gjarpëri shërbejnë për kapjen e presë, kurse dhëmbët e rendit të dytë shërbejnë për të bartur prenë deri në laring e më pas në lukth.
Meqënëse të gjitha eshtrat e gojës tek gjarpëri nuk janë të lidhura ndërmjet tyre ai pas çdo kafshimi apo gëlltitje të presë duhet që të hapi e të mbylli gojën disa herë që të gjitha eshtrat të bien në vend të vet.
Gjarpëri ka 200 deri në 435 unaza kurrizore. Këto unaza janë që të gjitha të ngjitura mes tyre me nyje. Edhe pse unazat veç e veç nuk janë në gjendje që të bëjnë një lëvizje përdredhëse, numri i madh i tyre e bënjë të mundur që ato kafshë të mund të përdridhen shumë (nëse një gjarpër ka 40 unaza ai mund që të bëjë një lëvizje 60 gradë). Secila unazë përveç unazës së qafës dhe bishtit kanë nga një çift brinjësh. Brinjët janë të lidhura me unaza me nyje dhe përfundojnë të ndara (nuk bashkohen me njëra tjetrën). Në bazë të këtyre nyjave gjarpëri mund ta zgjerojë trupin e vet më shumë.
Dhëmbët e gjarpërit
Dhëmbët gjarpri nuk i ka për të përtypur por për mbajtjen e presë ose në rast se është gjarpër helmues i ka për të lëshuar helmin. Dhëmbët nuk i ka të ngjitur në nofulla por vetëm gjenden aty të lirë. Të gjitha dhëmbët i ka të kthyer për nga brenda. Nëse preha mundohet të ikë nga goja e gjarprit atëherë dhëmbët e gjarprit i hyjnë më thellë në mish.
Gjarpërinjtë kanë 4 lloje dhëmbësh:
1. aglyph: Gjarpërinjtë me këtë lloj dhëmbësh nuk janë helmues. Të gjithë dhëmbët e kanë madhësinë të njëjtë, kanë formë të njëjtë dhe gjenden njësoj të shpërndarë nëpër gojë. Këso lloj dhëmbësh i kanë Colubrinae, gjarpërinjtë gjigandë boida, gjarpërinjtë e verbër typhlopidae dhe gjarpërinjtë e verbër të hollë leptotyphlopidae.
1. proteroglyph: Gjarpërinjtë me këtë lloj dhëmbësh i kanë disa dhëmbë helmues të cilët ndodhen në anën e përparme të nofullës së lartë. Dhëmbët helmues janë pak më të mëdhenj se dhëmbët e tjerë. Përfaqësuesit kryesorë të gjarpërinjve me këta dhëmbë janë gjarpërinjtë e detit hydrophiinae dhe naterat e helmuese Elapidae. Gjarpërinjtë më helmues në botë si p.sh. Taipani, gjarpëri më i helmues, e ka këtë lloj dhëmbi.
1. opistoglyph: ndërtimi e dhëmbëve të këtyre gjarpërinjve është gati njëjtë me proteroglyph-in, por ndryshimi është se dhëmbët helmues gjenden në anën e pasme të nofullës së sipërme. Këta lloj dhëmbës kanë pamje mashtruese colubridae.
1. solenoglyph: Këta lloj dhëmbësh gjenden në pjesën e përparme të nofullës së sipërme, por janë vetëm dy dhe kanë gjatësi më të madhe se dhëmbët e tjerë (varet nga lloji 3 deri në 6cm). Për këtë arsye kur gjarpri e mbyll gojën dhëmbët e tij palosen pas. Dhëmbët janë me birë në mes si gjilpërat (age) dhe nga këto vrima del helmi. Kur gjarpri kafshon, dhëmbët e tij rrotullohen 90 gradë para për t'ia mundësuar atij që dhëmbët të hyjnë sa më thellë në trupin e presë. Të gjithë viperëtviperidae dhe oterët e gropave crotalinae i kanë këta lloj dhëmbësh.
Organet e brendshme
Anatomia e gjarpërit.
Shumica e organeve të brendshme të gjarpërit janë të gjatë. Mushkëria e majtë e gjarpërit nuk është thuajse aspak e formuar,kurse mushkëria e djathtë mund të shkojë deri në 2/3 e gjatësisë së trupit. Kjo mund të shihet edhe nga jashtë kur merr frymë dhe trupi i zgjerohet nga ajo anë më shumë. Në anën e pasme mushkëria e gjarpërit shkon në formën e thesit. Me anën e këtij thesi gjarpëri mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa frymë(p.sh. kur gjarpëri kap prehë shumë të madhe dhe ai nuk mund të marrë më frymë me gojë athëhere ai i ka rezevat e ajrit në thesin mushkërorë). Edhe mëlçia nuk është e formuar plotsisht, ajo ka vetëm anën e majtë, por shtrihet gati gati në të tërë trupin.
Zemra ndodhet ndryshe tek ata, ajo varet nga abitati ku ai jeton. Zemra e gjarpërit është e përbërë vetëm prej një dhome. Tek gjarpërinjtë të cilët jetojnë nëpër lisa zemra është më afër kokës,që edhe nëse gjarpëri zvarritet lart zemra të mund ta furnizojë trurin me gjak. Gjarpërinjtë të cilët jetojnë në tokë zemrën e kanë diku mbas 1/3 e trupit. Me zemren në këtë vend gjarpëri mund të ngrejë pjesën e përparme të trupit për një kohë të shkurtër. Gjarperinjtë e ujit e kanë zemren diku në mes të trupit. Kështu kanë mundësi që të qëndrojnë në ujë.
Laringu i gjarpërit është shumë i përdredhur çka e bën të mundur të zgjerohet shumë dhe kështu mund të gëlltisë edhe kafshë të mëdha.Edhe lukthi i gjarpërit ka formë të zgjatur dhe anash është me mure muskulozë. Në këtë vend prodhohen enzimat e tretjes.Këto enzima mund të tresin gati gjithçka përveç lëkuren e insekteve dhe keratinin (flokët, pendlat dhe thonjët).
Legjenda e gjarpërit të shtëpisë
Legjenda thotë: Besohet se çdo shtëpi ka gjarpërin e vet. Ata si rëndom janë të qetë. Ndodh që gjatësia e tyre të jetë mbi dy metra, por populli i quan “gjarpërinjtë e shtëpisë” ose “gjarpëri i shtëpisë”. Ata lëvizin apo ecin nëpër shtëpi lirisht dhe askush nuk guxon t’i ngacmojë, kështu që shpesh herë i gjejmë nëpër teshat apo mbulesat e fletjes, nën jastëkët, nëpër djepet e foshnjeve, e kështu me radhë. Iu jepet qumësht në vendet e caktuara, ku gjarpëri i shtëpisë zakonisht e ka daljen e vet. Thuhet nëse e mbysim gjarpërin, atëherë ai ndëshkon saqë në atë shtëpi ndodhin ngjarje të kobshme, u digjet shtëpia, mund të vdesë dikush prej anëtarëve të familjes, etj. " Eshte interesant te permendet rasti i mbrojtjes nga magjia" nepermjet kokës se gjarpërit. Vajzat e bukura dhe nuset , me qellim që të mbrojtjen nga magjia , e mbartin në qafë dhe midis gjinjëve kokën e gjarpërit. Në fakt, kur dikush rastesisht gjate punës së përditshme në fushe mbyste ndonjë gjarpër, ia merrte kokën , të cilën sipas nevojës më vonë mund ta mbante një vajzë ose nuse e shtëpisë. Koka e gjarpërit e mbajtur në qafë ose midis gjinjëve është nje ritual i trashëguar që nga ilirët, të cilët besonin në forcën mbrojtëse të gjarpërit. Gjarpëri edhe sot e kësaj dite tek shqiptarët konsiderohet si "roje i shtëpisë" dhe mendohet se secila shtëpi diku në themelet e saja e ka gjarpërin e vetë i cili e mbron shtëpinë. Prandaj kur ai paraqitet në oborrin e shtëpisë as nuk mbytet e as nuk ngacmohet, por lihet i qetë. Pra, koka e gjarpërit tek shqiptarët e ka patur kuptimin e një objekti sigurie për individin dhe shtëpinë.
Asnjë kafshë në simbolikën religjoze tek ilirëve nuk ka luajtur rol të rendësishëm sa gjarpëri. Kjo kafshë misterioze, me formë të jashtzakonshme e cila pa zhurme zvarritet dhe del nga thellësia e tokës aty ku jetojnë demonët dhe zotat e nëntokës, si edhe shpirtrat e të ndjerëve, i cila me kafshimin e vet mundet aty per aty ta mbyse jo vetem kafshen, por edhe vete njeriun, ka nxitur respekt nga frika. Nuk është e rastit, pra, që gjarpëri luan rol të rëndësishëm në religjonet dhe mitologjitë e të gjithë popujve që shtrihen në viset , ku jetojnë gjarpërinjtë, nga Amerika deri në Perendim, e deri në Azi në Lindje, dhe prej kohrave paleolitike e deri në ditët tona. Tek ilirët, sidomos tek ata të Jugut, gjarpëri është kafsha e cila me domethënien e vetë të shumëfishtë zë vëndin qëndror në strukturen religjioze simbolike. Ai është kafshë toteme dhe kryetar i fisit ilir, simbol i mënçurisë, i së keqes, shëndetit, pjellshmërise, personifikim i shpirtit të të ndjerit, mbrojtës i vatrës së shtëpisë e mbi të gjitha kafshe mitologjike.
Paraqitjet e gjarperit, si material deshmues e domethenes i kultit dhe i simbolikes se tij, ne kete pjese te Evropes paraqitet shume me heret se koha e formimit te fiseve ilire ne kete treve. Paraqitjet me te lashta figurative te gjarperit jane te fazes me te lashte te kohes se neolitit e cilaështë deshmuar me se miri ne lokalitetin e njohur te Lepenski Vir ne Gjerdap. Ne kete lokalitet, ne shtepine nr. 50 është zbuluar paraqitja e gjarperit, e formuar prej tokes ranore,1 si edhe nje ne trajte te gjilperes prej ashti "pjesa e siperme e se ciles është transformuar ne trupin spiral te gjarperit". Ky objekt i fundit është gjetur ne shtresen e Ic te ketij lokaliteti, e mund te datohet ne mbarim te mijevjeçarit te VI para e.r. Qe gjetjet nga Lepenski Viri nuk jane te rastit, perkatesisht qe kulti i gjarperit nuk ka qene i kufizuar vetem ne kete lokalitet neolitik, deshmojne gjetjet ne lokalitetet e tjera neolitike. Keshtu, ne vendet Donja Branjevina te Deronjas, ne shtresen qe i takon kultures starçevo-Korros, jane zbuluar dy figura prej argjili, per te cilat me mjaft siguri mund te pohohet se paraqesin kete kafshe.
Nga neoliti mund te permendim, perveç te tjerash, edhe nje sere paraqitjesh te gjarperinjve, si p.sh. ate nga Tjerrtorja e Prishtines, nga Lisiçiqi i Konjices ne Bosnje, nga Krivaça e Bribirit ne Dalmaci, dhe e gjejme te aplikuar edhe ne nje sere shembelltyrash te meshkujve dhe te femrave prej argjili.
Prej neolitit te ri e deri te mbarimi i kohes se hekurit te zhvilluar ne pjesen perendimore te Ballkanit nukndeshen paraqitjet realiste te gjarperit. Kuptohet qe kjo kurrsesi nuk do te thote se gjarperi ne kete periudhe te gjate kohore nuk ka luajtur rolin si kafshe kulti te cilin do ta kete me vone ne kohen e hekurit. Zhdukja e paraqitjeve realiste te gjarperit është ne perputhje me gjeometrizimin ne artin figurativ prej neolitit te vone e tutje ne kete pjese te Evropes.
Arti gjeometrik dominon edhe te iliret deri ne mesin e mijevjeçarit te I. para e.s., kur paraqitja figurative e hyjnive, simboleve, skenave ngajeta etj., perseri merr hov. Ne periudhen e gjate te shprehjes gjeometrike figurative simboli i gjarperit merr interpretimin e vet gjeometrik, te stilizuar ne formen e vijes valore, spirale, meandri e te ngjashme. Paraqitjet realistete kesaj kafshe shfaqen si ne mbarim te shek. VI para e.s.; pra, ne kohen kur ne treven e banuar prej ilireve - jo kudo ne te njejten trajte dhe me te njejtin intensitet - fillon, ne pajtim me transformimet e thella shoqerore-ekonomike qe ne ate kohe fillojne te manifestohen dukshem dhe natyrisht me ndikimin gjithnje e me te pranishem te qendrave te zhvilluara kulturore ne Jug (Greqia) dhe ne perendim (etruret, venetet etj.) ne iliret, te zhvillohej tendenca gjithnje e me e dukshme per formimin figurativ ne" rend te pare te atyre fuqive transcedentale qe drejtonin fatin e njeriut te atehershem ose, te pakten formimin figurativ te atyre simboleve qe paraqitnin mbrojtjen nga shpirterat e keqinj, semundjet, fatkeqesite, armiqte.
Coronella austriaca, Ticino, Switserland, June 2007
Paraqitjet realiste te gjarperinjve ne truallin ilir shfaqen se pari ne Jug, ne treven e shtrirjes se kultures seTrebenishtes. Nen ndikimin e Greqisejonike ne trevat maqedone dhe peone deperton motivi i gjarperit i cili me shpesh paraqitet ne byzylyket, qysh ne fund te shek, Vl.para e.s., ne menyre qe me vone, ne shek. V dhe IV. para e.s. shfaqjet e tilla ne kete treve te behen shume te shpeshta. Natyrisht, vete prejardhja e motivit te gjarperit kurrsesi nuk duhet identifikuar me prejardhjen e permbajtjes se tij simbolike, per arsye se kulti i gjarperit është i njohur nder iliret e ketyre viseve, siç e kemi thene, shume me heret se koha kur kjo kafshe fillon perseri te paraqitet ne kohen e hekurit. Me ne fund, vete fakti qe motivi i gjarperit ne kete kohe, perkunder prejardhjes se tij nga Jonia dhe te inspirimit nga arti jonik, me se shumti është i perhapur ne treven e kultures ilire te Trebenishtes, e shume me pak ne viset fqinje joilire ne jug dhe ne lindje, është pohim tregues mbi autoktonine e kultit te kesaj kafshe te iliret.
GJARPËRINJTË QË JETOJNË NË KOSOVË
Kulti i gjarpërit
Gjarpri, ky zvarranik me aftësi të çuditshme, ka luajtur një rol të rëndësishëm në religjionin dhe mitologjinë ilire. Kulti i gjarprit, është evident edhe te shumë popuj të botës që nga Azia Lindore e deri në Amerikë. Shumë e njohur dhe e famshme është legjenda e Gjarprit Hitit, emri i të cilit ishte Illurjanka, që për disa autorë shërben si burim nga rrjedh edhe emri ilir. Autorë të këtij mendimi janë: gjermani O. Gruppe dhe filologu slloven K. Oshtiri. Në aspektin kohor, simbolika e gjarprit në trevën shqiptare gjendet përtej kufirit të formimit të etnosit ilir. Ky kult është prezent edhe sot në përralla, legjenda e tregime të ndryshme, brenda gjithë hapësirës etnike shqiptare. Kulti i gjarprit, në rrafshin botëror, daton prej kufirit paleolitik dhe vjen deri në ditët tona, ndërsa në trevat ilire ai evidentohet qysh nga koha e neolitit. Megjithatë, nga epoka e neolitit e deri në epokën e hekurit, arkeologët ende nuk kanë zbuluar një simbolik të qartë të këtij kulti.
Malpolon insignitus, Peloponnese, Greece, October 2012
Kështu Olimpia, bashkëshortja e Filipit dhe nëna e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, e cila ishte e bija e mbretit të Epirit, disa herë ishte parë të mbështillte rreth trupit gjarpërinj të gjallë. Autorët antikë dhe kujtesa popullore na ofrojnë edhe legjenda të tjera për gjarprin, prej të cilave po veçoj legjendën e gjarprit të Bistricës. Në zonën e Delvinës në lashtësi ishte një gjarpër i madh (Kuçedra), i cili ishte bërë tmerri i zonës, sepse, jo vetëm kishte zënë burimet, por edhe hante çdo gjë, madje edhe njerëzit. Tentativat për ta vrarë gjarprin kishin dështuar, por funksionoi plani i një plaku. Plaku ngarkoi një gomar me eshkë dhe qymyr. Kur përbindëshi ishte në gjumë, plaku e shpuri gomarin në vendin ku flinte dhe ndezi një eshkë. Gjarpri, pasi e hetoi gomarin e hëngri, por eshka vazhdonte të digjej nga frymëmarrja e gjarprit dhe bashkë me të edhe gjarpri. Meqenëse nuk i duronte dot dhimbjet i kërkoi ndihmë perëndisë së detit dhe Bistricës. “Ku je, o nëna ime Bistricë dhe ti motra det?”. Bistrica nxori 18 burimet e Syrit të Kaltër, por kjo nuk i mjaftonte gjarprit, i cili e kuptoi gabimin dhe thirri: “Ku je, nëna ime det dhe ti motra Bistricë?”. Deti erdhi deri në Finiq, por nuk arriti ta shuante. Që të shpëtonte nga dhimbjet gjarpri lëvizi me shpejtësi në shpatin e malit mbi Devinë. Nga lëvizja u formua një vijë e drejtë, ku nuk mbin bari. Këtë vijë vendasit e quajnë: “rruga e gjarprit”, atje, ku sot, gjendet një dukuri komplekse natyrore me origjinë gjeologjike, në të dyja anët e së cilës ka mbirë valanidh. Me kockat e gjarprit, u ngrit, thotë legjenda, manastiri i Mesopotamit. Në muret e poshtme të manastirit të Mesopotamit, gjendet një gur i madh në faqe të së cilit, është gdhendur një gjarpër, i cili është ndoshta dragoi shqiptar. Albanologu Robert Elsie, në veprën “Leksiku i kulturës popullore shqiptare, besime, mitologji, fe, doke, rite, festa dhe veçori kulturore”, thekson: “Gjarpri ka qenë simbol i fuqishëm i ilirëve të lashtë, sidomos i atyre të Ballkanit jugor. Në periudhën romake, në Dardani, kishte altar kushtuar gjarpërinjve Drakon dhe Drakaena”. Forma e gjarprit gjendet në shumë figura, skulptura, objekte zbukurimi e stoli të ndryshme, varëse në përmendoret e periudhës romake etj. Në pjesën e poshtme të murit të manastirit të Mesopotamit, në Delvinë, gjendet një gjarpër i gdhendur në gur, me krahë dhe me bisht të përdredhur, i cili mendohet e motivohet edhe si dragoi shqiptar. Në luginën e Vjosës, gjarpri është prezent në skulpturën e një femre, e cila është gjendur në fshatin Qesarat të rrethit të Tepelenës. Skulptura është prej guri gëlqeror dhe ka një lartësi 0.98 m. Në të paraqitet një femër me një shportë të mbushur me fruta në dorën e majtë, rreth së cilës është mbështjellë një gjarpër, koka e të cilit drejtohet për nga frutat në shportë. Arkeologët shqiptarë, H. Ceka dhe S. Anamali, janë të mendimit se këtu gjarpri simbolizon bollëkun e prodhimit. Të njëjtin mendim e shpreh edhe M. Xhaxhiu, kur thekson: “Një rëndësi të veçantë ka pasur te ne roli i gjarprit në çështjen e pjellorisë së tokës, si forcë vepruese për mbarësi dhe bollëk të prodhimeve bujqësore, si dhe për lindjen e gruas,”- shton ai.
Gjarpri ishte një figurë, i cili adhurohej shumë në gjithë luginën e poshtme të Vjosës gjatë antikitetit. Ai është prezent edhe në monedhat e Bylisit, Amanties dhe Apolonisë. Aleksandër Stipçeviç jep këtë shpjegim për figurën e cjapit, që është në luftë me gjarprin, skenë, e cila gjenden në monedhat e kolonisë greke të Farit: “Cjapi simbolizon kolonët dhe gjarpri ilirët”. Kulti i gjarprit mund të evidentohet edhe sot, nëpër të gjitha krahinat. Mendohet se çdo shtëpi ka gjarprin e saj, që konsiderohet mbrojtësi i shtëpisë dhe njihet me emra të ndryshëm: “ Vitorja e shtëpisë”, “ Roja e shtëpisë”, “ Boa”, “ Uratë e shtëpisë”, “Zot i truallit të shtëpisë”, “Tokësi” “Gjarpri i shtëpisë”etj. Ky gjarpër nuk vritet, por edhe nuk është i dëmshëm për të zotët e shtëpisë, të cilët nuk tremben prej tij. Në zonën e Tepelenës besohet se kur dikush vret një gjarpër, “ I zoti i jetës” thotë: “ Vrau miza një Ezhdërha”. Një element tjetër, i cili dëshmon për kultin e gjarprit në trojet shqiptare, është njoftimi i autorëve të antikitetit se në Iliri kishte pyje të posaçme, ku rriteshin gjarpërinjtë, të cilët ushqeheshin një herë në vit prej tri femrave, që shkonin atje nudo. Nëse pranohej ose jo ushqimi, priftërinjtë bënin parashikimin e ecurisë së motit, prodhimit, mënyrës së qeverisjes, mundësisë së zhvillimit të luftërave etj. Kulti i gjarprit te pellazgët dhe te ilirët (ilirët, epirotët dhe dardanët shënimi im, Sh. H.), ishte një totem, ndërsa te shqiptarët konsiderohet edhe sot si mbrojtës prej fatkeqësive. Gjarpri i shtëpisë ose Vitorja ka qenë e shenjtë. Ajo ishte mbrojtësja e familjes, e njerëzve, sillte mbarësi në njerëz, në prodhime, në bujqësi, blegtori e në pemëtari. Figura e gjarprit gjendet e skalitur edhe në portat e shtëpive, zbukurimet e ndryshme me gdhendje druri, si në: tavane, musëndra, dyer, furka tjerrjeje, cula dyjare, çifteli, kërraba, në përmendoret e varreve etj., duke përfshirë një areal të gjerë në zona të ndryshme të vendit si në: Përmet, Labëri, Çamëri, Malësi e Madhe, Dukagjin, Kosovë, Malësi e Tiranës etj. Mark Tirta, gjatë studimit të dokeve dhe zakoneve të Malësisë së Tiranës, konfirmon se koka dhe lëkura e gjarprit përdoreshin në këtë trevë si hajmali për fëmijët, për t’u mbrojtur nga syri i keq dhe sëmundjet e ndryshme. Prania e kultit të gjarprit edhe në ditët tona, me një shtrirje në të gjitha trevat shqiptare, dëshmon për një kult të përbashkët shqiptar, i cili u ka rezistuar dogmave të besimeve monoteiste.
Si ti mbash gjarpërinjtë larg objekteve.
1.Mbaj oborr të paster pa rrëmujë pa sende të hedhura,mbulesa,karroca lodra ku gjarperi
mund të fshihet.Nqs oborri ka bar duhet mbajtur barin e prerë dhe jo më i lartë se 4 cm.
2.Pellgje uji të ndenjura i terheqin gjarpërinjte.Duhen fshirë dhe niveluar gropa
që të mos krijohen pellgje uji.
3.Nqs pranë shtëpise ka shkurre dekorative ato duhet të priten, rrallohen deget dhe hollohen
4.Çarje dhe brima në mur mund të jenë vende ku gjarpëri te strehohet.Brima çarje duhet të mbulohen me çimento.
5.Macja dhe pulat në oborr i largojnë gjarpërintë .
6.Mbajtja e një derri është ide e mirë.Derri i urren gjarpërinjtë,nuk trembet nga gjarpërinjtë dhe i vret
7.Fazani gjithashtu i vret gjarpërinjtë
8.Shtëpia duhet të jetë e pastër,pa infeksione ne insekte si mushkonja,cimka,tartabiqe,pa infeksione ne insekte si furrtarja e zezë(cockroach) dhe te mos ketë minj,pasi të gjitha këto janë material për ushqim për gjarpërinjtë dhe i terheqin gjarpërinjtë si magnet.
Gjarpëri i ndjen këto në largësi dhe i afrohet shtëpisë.
9.Mbjellja e një brezi me bimë luledielli në periferi të oborrit i largon gjarpërinjtë
Lulet e verdha nuk i pëlqejne gjarpërinjve dhe ai u largohet.Gjithashtu era specifike e luleve të diellit nuk u pelqen gjarpërinjve dhe ato largohen.
10.Bari i prerë nuk duhet lenë grumbull pasi aty mund te fshihet gjarperijtë.
Gjarpërinjtë mund te fshihen edhe nen grumbuj gjethesh pemësh të rëna në vjeshtë.
Ne kete rast bari duhet të hidhet në qeska të mëdha plastike ose qeska te mëdha letre se bashku me gjethet dhe të dërgohet për tu hedhur në plera dhe marrë nga makina e plerave
dhe jo te mbahet pranë shtëpisë.
Gjarpëri mund te fshihet edhe nen grumbuj drunj të prera që përdoren për të bërë zjarr/ngrohje.Mund te fshihet edhe nën grumbuj kashte.
11.Në periferi të oborrit të shtëpisë mund të instalohen rrjete metalike me kuadrate të imëta.Keto rrjeta me suportiera kunjash prej betoni do shërbejnë si gardh barriere
për të mos lejuar futjen e gjarpërinjve.
12.Krijimi i një brezi 10 cm i gjërë në periferi të oborrit të zona e gardhit,ky brez të ketë pluhur squfuri.
13.Pluhuri i squfurit largon gjarpërinjtë.Mund të përdoret edhe brez me kristale naftalinë(derivate nafte)që i largon gjarpërinjë.
14.Naftalina(MOTH BALLS) është material kristalor i rumbullaket me erë karakteristike
qe futet edhe në sirtare me rroba në shtëpi per te parandaluar molen që hanë rrobat dhe shkakton brima në rroba.
Naftalina dhe squfuri nuk duhet të përdoren nqs ke fëmijë të vegjël për rreth shtëpisë
pasi ekziston rreziku i helmimit të fëmijëve te vegjel.
15.Macja është shumë vigjilente ,i gjen ku jane fshehur gjarpërinjtë dhe i mbytë ata.
16.Nqs dyshon që rrotull ka ndonjë gjarpër,nxeh fort ca qumësht ne një enë metalike te ceket dhe ashtu te nxehtë lere ne dysheme.
Nëse gjarpri eshte rrotull ai do ndjeje eren e qumë shtit dhe do shkojë te ena më qumësht të nxehtë dhe duke pirë qumeshtin e nxehtë do i digjet fyti dhe do të ngordhë.
Qumështi duhet të jetë shumë i nxehtë( vale) .
16.Mund të përdoren edhe pesticide(repelnt për gjarpërinë) produkte qe i largojner gjarpërinjtë si këto këtu:
17.Nxjerrja e produkteve qe vrasin gjarpërinjtë ne treg në shumë shtete është rrebtësisht I ndaluar me me ligj dhe konventa ndërkombëtare për biocide.
Janë aprovuar vetëm produkte(repellent) për ti larguar ato nga zona te banuara.
Mund ti qellosh gjarperinjte me arme trankuilizator me gjilpere sedative(sedative dart) qe i injekton kemikate (narkotik) qetësues dhe e neutralizon ta( gjarperin) per ta kapur dhe futur ne ndonjë enë qelqi të mbyllur.
Gjarperinjte nuk i afrohen asnjehere kotë shtëpisëe.
Janë disa arsye qe e drejtojnë gjarpërin të udhëtojë dhe afrohet shtëpisë.
Shkaqet janë:
1.Gjarpëri kërkon hije
2.Gjarpëri kërkon ngrohtësi, kur jashtë bënë ftohtë
3.Kur mbretëron thatësi e madhe.(Gjarpëri është në kërkim për ujë).
4.Gjarpëri nuhat erë ushqimi si erë minjsh,erë insektesh,erë bari, erë kashte ,erë druri të prere,erë shkurresh etj.
5.Erëra te panjohura që vijnë nga shtëpia dhe e bejnë gjarperin kurioz të afrohet.
Zhurma si ajo e motorrave,zhurma makinave,zhurma makinerish si sharra,kositese bari që punojnë me nafte sharra elektrike qe presin dru jashtë ,te gjitja keto i trembin dhe largojnë gjarperinjte dhe kjo lidhet me intensitetin e lartë te tingujve te zhurmave për largimin e tyre nga oborret dhe fusha.
Gjarperinjte nuk i durojnë dot këto zhurma/vibracione dhe largohen më shpejtësi.
Gjarpërinjtë kurre nuk duhet te provokohen apo te besh luftë me ata për ti vrarë(zhdukur).
Nqs gjarpëri ndjehet i kërcenuar dhe ndjen rrezik ai kthehet difensiv(në mbrojtje)
dhe bëhet shumë agresivë dhe te hidhet dhe kafshon me shumë shpejtësi megjithse
ndodhet ne largësi 7-9 metra mund të te afrohet dhe të kafshojë për dy sekonda rrufe.
Ashtu sic ti ke frike nga gjarperi edhe gjarperi ka frike nga njeriu,kafsha etj.
Gjarpëri kurrë nuk e fillon luftën për aqë kohë sa ti nuk e ngacmon,nuk i afrohesh për ta vrarë.
Gjarpëri të shmanget iken nga frika kur te sheh.
Por po e provokove për ta kapur ose vrarë ai të hidhet dhe të kafshon,dhe ky veprim është një refleks natyral i gjarpërit për të mbrojtur vetën.
Preparate repellent (për zvarranikë,gjarpinjë)
Emri gjenerik i preparatit
Formula kimike e preparatit
Snakes repellent
ekstrakt cimeti 0,6 %, ekstrakt klinčića 0,3 %, ulje cedrovog drveta 3,1 %, sumpor 10,0 %, glina 86,0
Preparati nr.1.të kenë Cërtifikatë : 2009 NACD Awards apo equivalente çërtifikata.
Dallimi i gjarpërinjve helmuesë nga ata jo helmue
1-Gjarpëri jo helmues e ka beben e syrit të rrumbullakët kurse ai helmues e ka në formë elipsoidi pingul me tokën .
2-Dhëmët e gjarpërit johelmues janë njëjt të barabartë në nofullën e spërme në dy rreshta, kurse ai helmues ka dhe dy më të mëdhenj 3-6 cm në nofullën e sipërme që quhen çataj dhe duken qartë në pjesën e kashuar .
3-Luspat e bishtit në gjarpëri helmues janë vendosur në një rresht kurse në tjetri në dy rreshta.
dallimi gjarperit helmues dhe johelmues
4- Dallimi i fundit është se një pjesë gjarpërinjve helmues që kanë ngjyrat kryesore verdhë e zi për helmuesit janë një rreth i zi i pasuar nga një i verdhë në të padëmshmit janë dy rrathë të zinj që pasohen nga një i verdhë.
Megjithatë pacienti i pickuar gjithmonë do të trajtohet njëlloj sikur është pickuar nga një gjarpër helmues.Pohime dhe të dhëna të rëndësishme për gjarpërinjtë.
Gjarpëri është zvarranik me prejardhje nga kafshë të ngjashme me hardhucën. Paraardhësve të tyre mendohet që t’ju jetë zgjatur trupi shumë dhe pastaj t’ju jenë gërryer këmbët nëpër tokë. Me përjashtim të Polit të Veriut, Polit të Jugut dhe vendeve subpolare në të gjithë botën hasenrreth 3000 lloje gjarpërinjsh nga këta 400 lloje janë helmues.
Nga lloji në lloj trupi i gjarpërinjve mund të ndryshojë p.sh. disa mund të kenë një trup të trashë me bisht të shkurtër, kurse disa të tjerë shkojnë duke u holluar normal nga koka e deri te fundi i bishtit. Edhe madhësia e gjarpërinjve ndryshon shumë nga 10cm (gjarpëri më i vogël) deri me mbi 10m te Pitoni (gjarpëri më i madh). Është i pavërtetë pohimi i shumë njerëzve se gjarpëri më i madh është anakonda me 10 m gjatësi sepse deri më sot askush nuk ka mundur të gjej një anakondë mbi 9 metra e gjysmë.
Gjarpëri jeton 10-40 vjet në vartësi nga lloj.Speciet e gjatësive të vogla jetojnë më pak 3-10 vjet kurse të mëdhenjtë si psh Pitoni deri 40 vjet. Ai jeton rreth 1 muaj pa ngrënë dhe 1-2 javë pa pirë ujë.
Kafka e gjarpërit është e ndërtuar në mënyrë të atillë që të jetë sa më e lëvizëshme. Nofullat e gjarpërit nuk janë si të njeriu të ngjitura, por, janë vetëm të lidhura ndërmjet tyre, kjo i mundëson gjarpërit ta hap gojën shumë.
Dhëmbët e rendit të parë tek gjarpëri shërbejnë për kapjen e presë, kurse dhëmbët e rendit të dytë shërbejnë për të bartur prenë deri në laring e më pas në lukth.
Meqënëse të gjitha kockat e gojës tek gjarpëri nuk janë të lidhura ndërmjet tyre ai pas çdo kafshimi apo gëlltitje të gjahut duhet që të hapi e të mbylli gojën disa herë që të gjitha kockat të venë në vend .
Dhëmbët gjarpri nuk i ka për të përtypur por për mbajtjen e presë ose në rast se është gjarpër helmues i ka për të lëshuar helmin.
Të gjitha dhëmbët i ka të kthyer për nga brenda. Nëse prehu mundohet të ikë nga goja e gjarprit atëherë dhëmbët e gjarprit i hyjnë më thellë në mish,dhe nëpërmjt kanalit që përshkruan dhëmbin e tij(si age e shiringave) injektohet helmi i cili në disa raste shërben për ngordhjen e gjahut në raste të tjera shërben si tretës i ushqimit. Shumica e organeve të brendshme të gjarpërit janë të gjatë.
Mushkëria e majtë e gjarpërit nuk është thuajse aspak e formuar,kurse mushkëria e djathtë mund të shkojë deri në 2/3 e gjatësisë së trupit.
Me anën e këtij thesi mushkëror ai mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa frymë(p.sh. kur gjarpëri kap prehin shumë të madh dhe ai nuk mund të marrë më frymë me gojë athëhere ai i ka rezevat e ajrit në (thesin mushkëror).Kjo veti e bën atë që të qëndrojë gjatë në ujë pa marë fryme .
Tek gjarpërinjtë të cilët jetojnë nëpër lisa zemra është më afër kokës,që edhe nëse gjarpëri zvarritet lart zemra të mund ta furnizojë trurin me gjak. Gjarpërinjtë të cilët jetojnë në tokë zemrën e kanë diku mbas 1/3 e trupit.
Gjarperinjtë e ujit e kanë zemren diku në mes të trupit. Kështu kanë mundësi që të qëndrojnë në ujë. Pra nuk e ke vrarë një gjarpër nëse i ke këputur vetëm bishtin e diçka më shumë.
FAKTE RRETH GJARPËRIT
§ Gjarpëri femër është më i madh se ai mashkull.
§ Gjarpërinjtë nuk janë vegjetarianë, ata hanë insekte ose kafshë të vogla shumica prej tyre janë dëmtues si psh minjtë , brumbujt etj.
§ Ai ha vetëm kur është i uritur , ka raste që rri muaj pa ngrënë.
§ Gjarpëri e ka kohën e çiftimit në pranverë (prill-maj) pasi ka zbritur nga malet ku fillon të shkrijë dëbora, pjell zakonisht çdo vit vezë ose disa lloje gjarpërinsh, pjellin këlyshë 13-15 cm me peshë rreth 2 g .
§ Koha e pjelljes është zakonisht vjeshta. Shumica e gjarpërinjve e arrijnë pjekurinë seksuale në moshën 4 vjeçare dhe janë më agresivë gjatë sezonit të shumimit.
§ Të gjithë llojet e tyre mund të notojnë për bukuri, dhe pickimi prej tyre në ujë është njëjt i dëmshëm si pickimi në tokë.
§Llojet e gjarpërinjve që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë
Në Shqipëri dhe Kosovë njihen rreth 18 lloje gjarperinjsh por jam i sigurt se ka akoma me tepër se kaq duke mare parasysh qe midis llojeve ka edhe nenlloje.
Ata e kafshojnë njeriun vetm kur janë të detyruar ta bëjnë këtë për vetëmbrojtje. Shumë njerëz nuk e kane idene dhe nuk dine te dallojne gjarperinjte helmues nga ata te pademshem Me poshte do te bej nje lloj renditjeje të thjeshtë të specieve qe jetojne ketu.
Dallojmë dy lloj BOLLASH veçojmë atë të shtëpisë (elaphe longissima)dhe atë me katër vija ,
GJARPERI SHTEPISE (ELAPHE LONGISSIMA)
Dallojmë tre lloje të GJARPËRIT KAMZHIK (dolichophis) etj
Ndihma e pare në rast kafshimi :
1-Largojmë menjëherë të pickuarin nga gjarpëri, nga gjymtyra e pickuar i hiqen unaza , byzylykë etj, shpëlahet vendi i kafshimit me ujë të bollshëm e sapun.
2. Identifikohet gjarpëri duke e vrarë atë (KUJDES) e i meret koka që ti tregohet mjekut për të caktuar llojin. Ose tashme është e lehtë që me anën e telefonave celular apo aprateve të ndryshme të bëjmë video/foto të gjarpërit duke rrezikuar sa më pak veten tonë.
3- Mbulohet vendi me një beze, dhe bëhet lidhja e krahut ose këmbës së pickuar rreth 3-4 cm mbi pickim dhe shtrëngohet aq sa të hyjë lirisht një gisht mes krahut dhe bendes lidhëse. Lidhja e gjymtyrëve bëhet vetëm kur ajo mund të jetë nën pozicionin e zemrës .pickmi nga gjarperi- Shtrengimi i dores
4-Dërgimi me shpejtësi në ambulancë duke vendosur akull ose ftohësa mbi pickim nëse mundet.
KUJDES!
-Mos tento të çash më tepër plagën dhe të thithësh helmin , sepse vërtet që helmi të vdes kur ka kontakt me gjakun , por ti mund të kesh ndonjë plasaritje të mukozes së gojës ose ulçeracion dhe nga shpëtimtar këthehesh në viktimë .
-Mos i jep ushqim, alkool, kafe,çaj ,duhan etj të pickuarit nga gjarpëri.
-Mos përdor pomada të ndryshme në plagë.
-Gjarpërin e sapo vrarë siguroje mirë duke e mbyllur në një kuti apo kavanoz dhe duke e mbajtur larg sepse ndodh që dhe që dhe të pickojë në mënyrë reflektore (vertet shumë rallë por ndodh) .
Meqënse gjarpëri është kafshë e tokës veç serumit anti-vipera duhet që plaga të quhet e molepsur dhe nga bacilli i tetanozit dhe mikrobe të tjera , pra në mjekim këto duhet të meren parasysh.
Parandalimi prej pickimit
§ Mënjano ecjen në muzg e zhveshur nëpër të çarat e shkëmbinjve, apo afër shkureve apo pirgjeve me gurë në vendet ku ka lëvizjë gjarpërinjsh.
§ Mos fli përtokë nëse mundesh dhe kontrollo gjithçka nën objektet afër, para se të flesh në tokë. Përdor preparate që largojnë gjarpërinjtë ( si psh V.S.R) rreth shtëpisë, vilës, tendave staneve të bagëtive në mal etj, këto preparate kanë si përbërës kryesorë squfurin,kamforën etj dhe shiten në farmacitë veterinare e bujqësore.
§ Masë tjetër është dhe luftimi i minjve në shtëpinë tuaj i cili është ushqimi kryesor që tërheq gjarpërinjtë.
Në të gjitha rastet kur dyshoni se jeni pickuar nga gjarpëri por nuk jeni të sigurt pasi nuk mundët të shihni apo kapni gjarpërin, mos neglizhoni por paraqituni tek klinika më e afërt për të marrë ndihmën e duhur nëse do të jetë e nevojëshme.
Dhe krejt në fund :
Faturimi: Faturmi për Repelent në BashkësineEuropiane,SHBA,Angli ,Zvicër,
Gjermani, Hollandë etj bëhët në dy mënyra në bazë të Stacioneve,ku përafërsisht çmimi për stacion variron prej llojit të gjarpijve,terenit etj.
Çmimi sillet për 1 Stacion rreth 90,00 deri 150 €uro (varësisht nga tereni).
Në disa vende tjera të Europës lindore (Rusi,Moldavi,Letoni ,Bullgari etj) Çmimi është në hektar dhe ai është përafërsisht prej 1500 deri 2000 €uro për 1 hektar).
Në disa vende Aziatike, Lindje të Mesme ,Afrikë Qendrore (bëhët në hectare,Stacione ose metra katrorë).
Fjala vjen në Izrael çmimi është për Stacione prej 120,00- deri 160,00 €uro; ndërsa në Kongo(Brazavil) çmimi i Repelimit është në Sistemin SI –m2(0,50 €uro)ndërsa në Siri Repelimi është në 1 hektar (prej 2.500,00 deri 3.500,00 Euro)
Në Kosovë,Serbi,Maqedoni,Malin e Zi Repelimi i zvarranikëve kryesisht bëhët me Stacione,ku 1 Stacion është prej 90,00 deri 150 Euro(varësisht prej tereneve dhe tipeve të gjarpinjve).
Ju lutemi nëse përdorni materjalin duhet të kërkoni autorizim nga autori i shkrimit të këtij studimi .
Nuk lejohet ribotimi i këtij shkrimi pa lejën e NTP”Flomed”si dhe Agjencionit “Floripress” ose autorit të shkrimit(Mr.sci.prof.Flori Bruqi,).
Gjarpëri
Gjarpëri është zvarranik me prejardhje nga kafshë të ngjashëm me hardhuca. Paraardhësve të tyre mendohet se t'iu ketë zgjatur trupi shumë dhe pastaj t'iu kenë gërryer këmbët nëpër tokë. Deri më ditët e sotme janë të njohur rreth 3000 lloje gjarpërinjsh. Me përjashtim të polit të veriut, polit të jugut dhe vendeve subpolare gjarpërinjtë hasen në secilin vend të botës.
Nga lloji në lloj trupi i gjarpërinjve mund të ndryshojë p.sh. disa mund të kenë një trup të trashë me bisht të shkurtër, kurse disa të tjerë shkojnë duke u holluar normal nga koka e deri te fundi i bishtit. Edhe madhësia e gjarpërinjve ndryshon shumë nga 10cm (gjarpri më i vogël) deri me mbi 10m te Pitoni rrjet (gjarpri më i madh). Është i pa vërtetë pohimi i shumë njerëzve se gjarpri më i madh është anakonda me 10m gjatësi sepse deri më sot askush nuk ka mundur të gjej një anakondë mbi 9 metra e gjysmë.
Lëkura
Lëkura e gjarpërinjve është e përbërë nga tre shtresa: Epidermi (shtresa e jashtme), dermisi (shtresa qëndrore) dhe subdermisi (shtresa e brëndshme). Secila shtresë i ka funksionet e veta. Epidermi e mbron gjarprin nga ndikimet e jashtme, nga mikrobet e ndryshme. Në dermis gjenden të gjitha nervat, indet lidhëse, enët e gjakut dhe pigmentet (kromatoforet) e gjarprit. Pra në këtë shtresë gjarpëri e ka shqisën e të prekurit dhe i ka pigmentet të cilat ia japin ngjyrën atij. Në subdermis gjenden yndyrat trupore në të cilën është e ruajtur energjia.
Ndërtimi i trupit
Eshtrat e gjarprit mund të ndahen ne tri grupe: Eshtrat e kokës(kafka), boshti kurrizor dhe brinjët. Kafka e gjarpërit është e ndërtuar në mënyrë të atillë që të jetë sa më e lëvizshme. Nofullat e gjarpërit nuk janë si te njeriu të ngjitura, por,janë vetëm të lidhura ndërmjet tyre, kjo i mundëson gjarpërit ta hap gojën shumë. Dhëmbët e rendit të parë tek gjarpëri shërbejnë për kapjen e presë, kurse dhëmbët e rendit të dytë shërbejnë për të bartur prenë deri në laring e më pas në lukth.
Meqënëse të gjitha eshtrat e gojës tek gjarpëri nuk janë të lidhura ndërmjet tyre ai pas çdo kafshimi apo gëlltitje të presë duhet që të hapi e të mbylli gojën disa herë që të gjitha eshtrat të bien në vend të vet.
Gjarpëri ka 200 deri në 435 unaza kurrizore. Këto unaza janë që të gjitha të ngjitura mes tyre me nyje. Edhe pse unazat veç e veç nuk janë në gjendje që të bëjnë një lëvizje përdredhëse, numri i madh i tyre e bënjë të mundur që ato kafshë të mund të përdridhen shumë (nëse një gjarpër ka 40 unaza ai mund që të bëjë një lëvizje 60 gradë). Secila unazë përveç unazës së qafës dhe bishtit kanë nga një çift brinjësh. Brinjët janë të lidhura me unaza me nyje dhe përfundojnë të ndara (nuk bashkohen me njëra tjetrën). Në bazë të këtyre nyjave gjarpëri mund ta zgjerojë trupin e vet më shumë.
Dhëmbët e gjarpërit
1. aglyph: Gjarpërinjtë me këtë lloj dhëmbësh nuk janë helmues. Të gjithë dhëmbët e kanë madhësinë të njëjtë, kanë formë të njëjtë dhe gjenden njësoj të shpërndarë nëpër gojë. Këso lloj dhëmbësh i kanë Colubrinae, gjarpërinjtë gjigandë boida, gjarpërinjtë e verbër typhlopidae dhe gjarpërinjtë e verbër të hollë leptotyphlopidae.
1. proteroglyph: Gjarpërinjtë me këtë lloj dhëmbësh i kanë disa dhëmbë helmues të cilët ndodhen në anën e përparme të nofullës së lartë. Dhëmbët helmues janë pak më të mëdhenj se dhëmbët e tjerë. Përfaqësuesit kryesorë të gjarpërinjve me këta dhëmbë janë gjarpërinjtë e detit hydrophiinae dhe naterat e helmuese Elapidae. Gjarpërinjtë më helmues në botë si p.sh. Taipani, gjarpëri më i helmues, e ka këtë lloj dhëmbi.
1. opistoglyph: ndërtimi e dhëmbëve të këtyre gjarpërinjve është gati njëjtë me proteroglyph-in, por ndryshimi është se dhëmbët helmues gjenden në anën e pasme të nofullës së sipërme. Këta lloj dhëmbës kanë pamje mashtruese colubridae.
1. solenoglyph: Këta lloj dhëmbësh gjenden në pjesën e përparme të nofullës së sipërme, por janë vetëm dy dhe kanë gjatësi më të madhe se dhëmbët e tjerë (varet nga lloji 3 deri në 6cm). Për këtë arsye kur gjarpri e mbyll gojën dhëmbët e tij palosen pas. Dhëmbët janë me birë në mes si gjilpërat (age) dhe nga këto vrima del helmi. Kur gjarpri kafshon, dhëmbët e tij rrotullohen 90 gradë para për t'ia mundësuar atij që dhëmbët të hyjnë sa më thellë në trupin e presë. Të gjithë viperëtviperidae dhe oterët e gropave crotalinae i kanë këta lloj dhëmbësh.
Organet e brendshme
Anatomia e gjarpërit.
Shumica e organeve të brendshme të gjarpërit janë të gjatë. Mushkëria e majtë e gjarpërit nuk është thuajse aspak e formuar,kurse mushkëria e djathtë mund të shkojë deri në 2/3 e gjatësisë së trupit. Kjo mund të shihet edhe nga jashtë kur merr frymë dhe trupi i zgjerohet nga ajo anë më shumë. Në anën e pasme mushkëria e gjarpërit shkon në formën e thesit. Me anën e këtij thesi gjarpëri mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa frymë(p.sh. kur gjarpëri kap prehë shumë të madhe dhe ai nuk mund të marrë më frymë me gojë athëhere ai i ka rezevat e ajrit në thesin mushkërorë). Edhe mëlçia nuk është e formuar plotsisht, ajo ka vetëm anën e majtë, por shtrihet gati gati në të tërë trupin.
Shargani boshnjak (Vipera berus bosniensis)
Laringu i gjarpërit është shumë i përdredhur çka e bën të mundur të zgjerohet shumë dhe kështu mund të gëlltisë edhe kafshë të mëdha.Edhe lukthi i gjarpërit ka formë të zgjatur dhe anash është me mure muskulozë. Në këtë vend prodhohen enzimat e tretjes.Këto enzima mund të tresin gati gjithçka përveç lëkuren e insekteve dhe keratinin (flokët, pendlat dhe thonjët).
Legjenda e gjarpërit të shtëpisë
Legjenda thotë: Besohet se çdo shtëpi ka gjarpërin e vet. Ata si rëndom janë të qetë. Ndodh që gjatësia e tyre të jetë mbi dy metra, por populli i quan “gjarpërinjtë e shtëpisë” ose “gjarpëri i shtëpisë”. Ata lëvizin apo ecin nëpër shtëpi lirisht dhe askush nuk guxon t’i ngacmojë, kështu që shpesh herë i gjejmë nëpër teshat apo mbulesat e fletjes, nën jastëkët, nëpër djepet e foshnjeve, e kështu me radhë. Iu jepet qumësht në vendet e caktuara, ku gjarpëri i shtëpisë zakonisht e ka daljen e vet. Thuhet nëse e mbysim gjarpërin, atëherë ai ndëshkon saqë në atë shtëpi ndodhin ngjarje të kobshme, u digjet shtëpia, mund të vdesë dikush prej anëtarëve të familjes, etj. " Eshte interesant te permendet rasti i mbrojtjes nga magjia" nepermjet kokës se gjarpërit. Vajzat e bukura dhe nuset , me qellim që të mbrojtjen nga magjia , e mbartin në qafë dhe midis gjinjëve kokën e gjarpërit. Në fakt, kur dikush rastesisht gjate punës së përditshme në fushe mbyste ndonjë gjarpër, ia merrte kokën , të cilën sipas nevojës më vonë mund ta mbante një vajzë ose nuse e shtëpisë. Koka e gjarpërit e mbajtur në qafë ose midis gjinjëve është nje ritual i trashëguar që nga ilirët, të cilët besonin në forcën mbrojtëse të gjarpërit. Gjarpëri edhe sot e kësaj dite tek shqiptarët konsiderohet si "roje i shtëpisë" dhe mendohet se secila shtëpi diku në themelet e saja e ka gjarpërin e vetë i cili e mbron shtëpinë. Prandaj kur ai paraqitet në oborrin e shtëpisë as nuk mbytet e as nuk ngacmohet, por lihet i qetë. Pra, koka e gjarpërit tek shqiptarët e ka patur kuptimin e një objekti sigurie për individin dhe shtëpinë.
Sharka(Vipera berus berus)
Asnjë kafshë në simbolikën religjoze tek ilirëve nuk ka luajtur rol të rendësishëm sa gjarpëri. Kjo kafshë misterioze, me formë të jashtzakonshme e cila pa zhurme zvarritet dhe del nga thellësia e tokës aty ku jetojnë demonët dhe zotat e nëntokës, si edhe shpirtrat e të ndjerëve, i cila me kafshimin e vet mundet aty per aty ta mbyse jo vetem kafshen, por edhe vete njeriun, ka nxitur respekt nga frika. Nuk është e rastit, pra, që gjarpëri luan rol të rëndësishëm në religjonet dhe mitologjitë e të gjithë popujve që shtrihen në viset , ku jetojnë gjarpërinjtë, nga Amerika deri në Perendim, e deri në Azi në Lindje, dhe prej kohrave paleolitike e deri në ditët tona. Tek ilirët, sidomos tek ata të Jugut, gjarpëri është kafsha e cila me domethënien e vetë të shumëfishtë zë vëndin qëndror në strukturen religjioze simbolike. Ai është kafshë toteme dhe kryetar i fisit ilir, simbol i mënçurisë, i së keqes, shëndetit, pjellshmërise, personifikim i shpirtit të të ndjerit, mbrojtës i vatrës së shtëpisë e mbi të gjitha kafshe mitologjike.
Gjarpër mali(Sharka-(Vipera ursinii macrops)
Paraqitjet e gjarperit, si material deshmues e domethenes i kultit dhe i simbolikes se tij, ne kete pjese te Evropes paraqitet shume me heret se koha e formimit te fiseve ilire ne kete treve. Paraqitjet me te lashta figurative te gjarperit jane te fazes me te lashte te kohes se neolitit e cilaështë deshmuar me se miri ne lokalitetin e njohur te Lepenski Vir ne Gjerdap. Ne kete lokalitet, ne shtepine nr. 50 është zbuluar paraqitja e gjarperit, e formuar prej tokes ranore,1 si edhe nje ne trajte te gjilperes prej ashti "pjesa e siperme e se ciles është transformuar ne trupin spiral te gjarperit". Ky objekt i fundit është gjetur ne shtresen e Ic te ketij lokaliteti, e mund te datohet ne mbarim te mijevjeçarit te VI para e.r. Qe gjetjet nga Lepenski Viri nuk jane te rastit, perkatesisht qe kulti i gjarperit nuk ka qene i kufizuar vetem ne kete lokalitet neolitik, deshmojne gjetjet ne lokalitetet e tjera neolitike. Keshtu, ne vendet Donja Branjevina te Deronjas, ne shtresen qe i takon kultures starçevo-Korros, jane zbuluar dy figura prej argjili, per te cilat me mjaft siguri mund te pohohet se paraqesin kete kafshe.
Smuk (Zamenis longissimus)
Prej neolitit te ri e deri te mbarimi i kohes se hekurit te zhvilluar ne pjesen perendimore te Ballkanit nukndeshen paraqitjet realiste te gjarperit. Kuptohet qe kjo kurrsesi nuk do te thote se gjarperi ne kete periudhe te gjate kohore nuk ka luajtur rolin si kafshe kulti te cilin do ta kete me vone ne kohen e hekurit. Zhdukja e paraqitjeve realiste te gjarperit është ne perputhje me gjeometrizimin ne artin figurativ prej neolitit te vone e tutje ne kete pjese te Evropes.
Natrix natrix astreptophora, Sierra de Gredos, Spanjë
Arti gjeometrik dominon edhe te iliret deri ne mesin e mijevjeçarit te I. para e.s., kur paraqitja figurative e hyjnive, simboleve, skenave ngajeta etj., perseri merr hov. Ne periudhen e gjate te shprehjes gjeometrike figurative simboli i gjarperit merr interpretimin e vet gjeometrik, te stilizuar ne formen e vijes valore, spirale, meandri e te ngjashme. Paraqitjet realistete kesaj kafshe shfaqen si ne mbarim te shek. VI para e.s.; pra, ne kohen kur ne treven e banuar prej ilireve - jo kudo ne te njejten trajte dhe me te njejtin intensitet - fillon, ne pajtim me transformimet e thella shoqerore-ekonomike qe ne ate kohe fillojne te manifestohen dukshem dhe natyrisht me ndikimin gjithnje e me te pranishem te qendrave te zhvilluara kulturore ne Jug (Greqia) dhe ne perendim (etruret, venetet etj.) ne iliret, te zhvillohej tendenca gjithnje e me e dukshme per formimin figurativ ne" rend te pare te atyre fuqive transcedentale qe drejtonin fatin e njeriut te atehershem ose, te pakten formimin figurativ te atyre simboleve qe paraqitnin mbrojtjen nga shpirterat e keqinj, semundjet, fatkeqesite, armiqte.
Coronella austriaca, Ticino, Switserland, June 2007
Paraqitjet realiste te gjarperinjve ne truallin ilir shfaqen se pari ne Jug, ne treven e shtrirjes se kultures seTrebenishtes. Nen ndikimin e Greqisejonike ne trevat maqedone dhe peone deperton motivi i gjarperit i cili me shpesh paraqitet ne byzylyket, qysh ne fund te shek, Vl.para e.s., ne menyre qe me vone, ne shek. V dhe IV. para e.s. shfaqjet e tilla ne kete treve te behen shume te shpeshta. Natyrisht, vete prejardhja e motivit te gjarperit kurrsesi nuk duhet identifikuar me prejardhjen e permbajtjes se tij simbolike, per arsye se kulti i gjarperit është i njohur nder iliret e ketyre viseve, siç e kemi thene, shume me heret se koha kur kjo kafshe fillon perseri te paraqitet ne kohen e hekurit. Me ne fund, vete fakti qe motivi i gjarperit ne kete kohe, perkunder prejardhjes se tij nga Jonia dhe te inspirimit nga arti jonik, me se shumti është i perhapur ne treven e kultures ilire te Trebenishtes, e shume me pak ne viset fqinje joilire ne jug dhe ne lindje, është pohim tregues mbi autoktonine e kultit te kesaj kafshe te iliret.
GJARPËRINJTË QË JETOJNË NË KOSOVË
Kulti i gjarpërit
Gjarpri, ky zvarranik me aftësi të çuditshme, ka luajtur një rol të rëndësishëm në religjionin dhe mitologjinë ilire. Kulti i gjarprit, është evident edhe te shumë popuj të botës që nga Azia Lindore e deri në Amerikë. Shumë e njohur dhe e famshme është legjenda e Gjarprit Hitit, emri i të cilit ishte Illurjanka, që për disa autorë shërben si burim nga rrjedh edhe emri ilir. Autorë të këtij mendimi janë: gjermani O. Gruppe dhe filologu slloven K. Oshtiri. Në aspektin kohor, simbolika e gjarprit në trevën shqiptare gjendet përtej kufirit të formimit të etnosit ilir. Ky kult është prezent edhe sot në përralla, legjenda e tregime të ndryshme, brenda gjithë hapësirës etnike shqiptare. Kulti i gjarprit, në rrafshin botëror, daton prej kufirit paleolitik dhe vjen deri në ditët tona, ndërsa në trevat ilire ai evidentohet qysh nga koha e neolitit. Megjithatë, nga epoka e neolitit e deri në epokën e hekurit, arkeologët ende nuk kanë zbuluar një simbolik të qartë të këtij kulti.
Sharkë e zezë(Vipera berus prester
Ky fakt arkeologjik i ka shtyrë studiuesit albanologë të mendojnë se fizionomia e plotë e këtij kulti i takon periudhës së hekurit, shek VI - V para e.s. Rruga mitologjike e kultit të gjarprit fillon në Mesopotami, përcillet në Azinë e Vogël dhe këtej në botën mediteranease, nga ku egjeanët dhe fenikasit tregtarë e përcollën në Perëndim. Por, sipas analitikës sonë, edhe një rrugë tjetër duhet të jetë ndjekur. Bëhet fjalë për popujve kurganë, të cilët iu drejtuan Ballkanit, në vitet 2700 – 2500 p.e.s. Studiuesit janë të mendimit se lëvizja e popullit pellazgjik bëri të mundur edhe përhapjen e kulteve, për të cilët ata ishin bartës të tyre. Shumë sinjifikative është legjenda, të cilën na e ka përshkruar Apolodori. Sipas tij: “Kadmi, pasi kërkoi dhe nuk e gjeti të motrën Evropën, që e kishte rrëmbyer Zeusi, u vendos në Tebë dhe u martua me Harmonin, e cila ishte e bija e perëndisë së luftës, Aresit, dhe e perëndeshës Afërdita. Me urdhër të perëndive Kadmi shkoi në mbretërinë e Enkelejve dhe u bë mbret i tyre. Në mbretërinë Enkelease ata lindën një djalë, i cili në momentin e lindjes u mbështoll nga gjarpri mistik. Djalit ia vunë emrin “Ilir” nga rrjedh edhe emri i Ilirisë. Në kohën e pleqërisë Kadmi dhe Harmonia u shndërruan në gjarpërinjë të shenjtë”. Kulti i gjarprit respektohej edhe prej familjeve mbretërore.Malpolon insignitus, Peloponnese, Greece, October 2012
Kështu Olimpia, bashkëshortja e Filipit dhe nëna e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, e cila ishte e bija e mbretit të Epirit, disa herë ishte parë të mbështillte rreth trupit gjarpërinj të gjallë. Autorët antikë dhe kujtesa popullore na ofrojnë edhe legjenda të tjera për gjarprin, prej të cilave po veçoj legjendën e gjarprit të Bistricës. Në zonën e Delvinës në lashtësi ishte një gjarpër i madh (Kuçedra), i cili ishte bërë tmerri i zonës, sepse, jo vetëm kishte zënë burimet, por edhe hante çdo gjë, madje edhe njerëzit. Tentativat për ta vrarë gjarprin kishin dështuar, por funksionoi plani i një plaku. Plaku ngarkoi një gomar me eshkë dhe qymyr. Kur përbindëshi ishte në gjumë, plaku e shpuri gomarin në vendin ku flinte dhe ndezi një eshkë. Gjarpri, pasi e hetoi gomarin e hëngri, por eshka vazhdonte të digjej nga frymëmarrja e gjarprit dhe bashkë me të edhe gjarpri. Meqenëse nuk i duronte dot dhimbjet i kërkoi ndihmë perëndisë së detit dhe Bistricës. “Ku je, o nëna ime Bistricë dhe ti motra det?”. Bistrica nxori 18 burimet e Syrit të Kaltër, por kjo nuk i mjaftonte gjarprit, i cili e kuptoi gabimin dhe thirri: “Ku je, nëna ime det dhe ti motra Bistricë?”. Deti erdhi deri në Finiq, por nuk arriti ta shuante. Që të shpëtonte nga dhimbjet gjarpri lëvizi me shpejtësi në shpatin e malit mbi Devinë. Nga lëvizja u formua një vijë e drejtë, ku nuk mbin bari. Këtë vijë vendasit e quajnë: “rruga e gjarprit”, atje, ku sot, gjendet një dukuri komplekse natyrore me origjinë gjeologjike, në të dyja anët e së cilës ka mbirë valanidh. Me kockat e gjarprit, u ngrit, thotë legjenda, manastiri i Mesopotamit. Në muret e poshtme të manastirit të Mesopotamit, gjendet një gur i madh në faqe të së cilit, është gdhendur një gjarpër, i cili është ndoshta dragoi shqiptar. Albanologu Robert Elsie, në veprën “Leksiku i kulturës popullore shqiptare, besime, mitologji, fe, doke, rite, festa dhe veçori kulturore”, thekson: “Gjarpri ka qenë simbol i fuqishëm i ilirëve të lashtë, sidomos i atyre të Ballkanit jugor. Në periudhën romake, në Dardani, kishte altar kushtuar gjarpërinjve Drakon dhe Drakaena”. Forma e gjarprit gjendet në shumë figura, skulptura, objekte zbukurimi e stoli të ndryshme, varëse në përmendoret e periudhës romake etj. Në pjesën e poshtme të murit të manastirit të Mesopotamit, në Delvinë, gjendet një gjarpër i gdhendur në gur, me krahë dhe me bisht të përdredhur, i cili mendohet e motivohet edhe si dragoi shqiptar. Në luginën e Vjosës, gjarpri është prezent në skulpturën e një femre, e cila është gjendur në fshatin Qesarat të rrethit të Tepelenës. Skulptura është prej guri gëlqeror dhe ka një lartësi 0.98 m. Në të paraqitet një femër me një shportë të mbushur me fruta në dorën e majtë, rreth së cilës është mbështjellë një gjarpër, koka e të cilit drejtohet për nga frutat në shportë. Arkeologët shqiptarë, H. Ceka dhe S. Anamali, janë të mendimit se këtu gjarpri simbolizon bollëkun e prodhimit. Të njëjtin mendim e shpreh edhe M. Xhaxhiu, kur thekson: “Një rëndësi të veçantë ka pasur te ne roli i gjarprit në çështjen e pjellorisë së tokës, si forcë vepruese për mbarësi dhe bollëk të prodhimeve bujqësore, si dhe për lindjen e gruas,”- shton ai.
Vipera seoanei cantabrica, Portugal
Gjarpri ishte një figurë, i cili adhurohej shumë në gjithë luginën e poshtme të Vjosës gjatë antikitetit. Ai është prezent edhe në monedhat e Bylisit, Amanties dhe Apolonisë. Aleksandër Stipçeviç jep këtë shpjegim për figurën e cjapit, që është në luftë me gjarprin, skenë, e cila gjenden në monedhat e kolonisë greke të Farit: “Cjapi simbolizon kolonët dhe gjarpri ilirët”. Kulti i gjarprit mund të evidentohet edhe sot, nëpër të gjitha krahinat. Mendohet se çdo shtëpi ka gjarprin e saj, që konsiderohet mbrojtësi i shtëpisë dhe njihet me emra të ndryshëm: “ Vitorja e shtëpisë”, “ Roja e shtëpisë”, “ Boa”, “ Uratë e shtëpisë”, “Zot i truallit të shtëpisë”, “Tokësi” “Gjarpri i shtëpisë”etj. Ky gjarpër nuk vritet, por edhe nuk është i dëmshëm për të zotët e shtëpisë, të cilët nuk tremben prej tij. Në zonën e Tepelenës besohet se kur dikush vret një gjarpër, “ I zoti i jetës” thotë: “ Vrau miza një Ezhdërha”. Një element tjetër, i cili dëshmon për kultin e gjarprit në trojet shqiptare, është njoftimi i autorëve të antikitetit se në Iliri kishte pyje të posaçme, ku rriteshin gjarpërinjtë, të cilët ushqeheshin një herë në vit prej tri femrave, që shkonin atje nudo. Nëse pranohej ose jo ushqimi, priftërinjtë bënin parashikimin e ecurisë së motit, prodhimit, mënyrës së qeverisjes, mundësisë së zhvillimit të luftërave etj. Kulti i gjarprit te pellazgët dhe te ilirët (ilirët, epirotët dhe dardanët shënimi im, Sh. H.), ishte një totem, ndërsa te shqiptarët konsiderohet edhe sot si mbrojtës prej fatkeqësive. Gjarpri i shtëpisë ose Vitorja ka qenë e shenjtë. Ajo ishte mbrojtësja e familjes, e njerëzve, sillte mbarësi në njerëz, në prodhime, në bujqësi, blegtori e në pemëtari. Figura e gjarprit gjendet e skalitur edhe në portat e shtëpive, zbukurimet e ndryshme me gdhendje druri, si në: tavane, musëndra, dyer, furka tjerrjeje, cula dyjare, çifteli, kërraba, në përmendoret e varreve etj., duke përfshirë një areal të gjerë në zona të ndryshme të vendit si në: Përmet, Labëri, Çamëri, Malësi e Madhe, Dukagjin, Kosovë, Malësi e Tiranës etj. Mark Tirta, gjatë studimit të dokeve dhe zakoneve të Malësisë së Tiranës, konfirmon se koka dhe lëkura e gjarprit përdoreshin në këtë trevë si hajmali për fëmijët, për t’u mbrojtur nga syri i keq dhe sëmundjet e ndryshme. Prania e kultit të gjarprit edhe në ditët tona, me një shtrirje në të gjitha trevat shqiptare, dëshmon për një kult të përbashkët shqiptar, i cili u ka rezistuar dogmave të besimeve monoteiste.
Si ti mbash gjarpërinjtë larg objekteve.
1.Mbaj oborr të paster pa rrëmujë pa sende të hedhura,mbulesa,karroca lodra ku gjarperi
mund të fshihet.Nqs oborri ka bar duhet mbajtur barin e prerë dhe jo më i lartë se 4 cm.
2.Pellgje uji të ndenjura i terheqin gjarpërinjte.Duhen fshirë dhe niveluar gropa
që të mos krijohen pellgje uji.
3.Nqs pranë shtëpise ka shkurre dekorative ato duhet të priten, rrallohen deget dhe hollohen
4.Çarje dhe brima në mur mund të jenë vende ku gjarpëri te strehohet.Brima çarje duhet të mbulohen me çimento.
5.Macja dhe pulat në oborr i largojnë gjarpërintë .
6.Mbajtja e një derri është ide e mirë.Derri i urren gjarpërinjtë,nuk trembet nga gjarpërinjtë dhe i vret
7.Fazani gjithashtu i vret gjarpërinjtë
8.Shtëpia duhet të jetë e pastër,pa infeksione ne insekte si mushkonja,cimka,tartabiqe,pa infeksione ne insekte si furrtarja e zezë(cockroach) dhe te mos ketë minj,pasi të gjitha këto janë material për ushqim për gjarpërinjtë dhe i terheqin gjarpërinjtë si magnet.
Gjarpëri i ndjen këto në largësi dhe i afrohet shtëpisë.
9.Mbjellja e një brezi me bimë luledielli në periferi të oborrit i largon gjarpërinjtë
Lulet e verdha nuk i pëlqejne gjarpërinjve dhe ai u largohet.Gjithashtu era specifike e luleve të diellit nuk u pelqen gjarpërinjve dhe ato largohen.
10.Bari i prerë nuk duhet lenë grumbull pasi aty mund te fshihet gjarperijtë.
Gjarpërinjtë mund te fshihen edhe nen grumbuj gjethesh pemësh të rëna në vjeshtë.
Ne kete rast bari duhet të hidhet në qeska të mëdha plastike ose qeska te mëdha letre se bashku me gjethet dhe të dërgohet për tu hedhur në plera dhe marrë nga makina e plerave
dhe jo te mbahet pranë shtëpisë.
Gjarpëri mund te fshihet edhe nen grumbuj drunj të prera që përdoren për të bërë zjarr/ngrohje.Mund te fshihet edhe nën grumbuj kashte.
11.Në periferi të oborrit të shtëpisë mund të instalohen rrjete metalike me kuadrate të imëta.Keto rrjeta me suportiera kunjash prej betoni do shërbejnë si gardh barriere
për të mos lejuar futjen e gjarpërinjve.
12.Krijimi i një brezi 10 cm i gjërë në periferi të oborrit të zona e gardhit,ky brez të ketë pluhur squfuri.
13.Pluhuri i squfurit largon gjarpërinjtë.Mund të përdoret edhe brez me kristale naftalinë(derivate nafte)që i largon gjarpërinjë.
14.Naftalina(MOTH BALLS) është material kristalor i rumbullaket me erë karakteristike
qe futet edhe në sirtare me rroba në shtëpi per te parandaluar molen që hanë rrobat dhe shkakton brima në rroba.
Naftalina dhe squfuri nuk duhet të përdoren nqs ke fëmijë të vegjël për rreth shtëpisë
pasi ekziston rreziku i helmimit të fëmijëve te vegjel.
15.Macja është shumë vigjilente ,i gjen ku jane fshehur gjarpërinjtë dhe i mbytë ata.
16.Nqs dyshon që rrotull ka ndonjë gjarpër,nxeh fort ca qumësht ne një enë metalike te ceket dhe ashtu te nxehtë lere ne dysheme.
Nëse gjarpri eshte rrotull ai do ndjeje eren e qumë shtit dhe do shkojë te ena më qumësht të nxehtë dhe duke pirë qumeshtin e nxehtë do i digjet fyti dhe do të ngordhë.
Qumështi duhet të jetë shumë i nxehtë( vale) .
16.Mund të përdoren edhe pesticide(repelnt për gjarpërinë) produkte qe i largojner gjarpërinjtë si këto këtu:
17.Nxjerrja e produkteve qe vrasin gjarpërinjtë ne treg në shumë shtete është rrebtësisht I ndaluar me me ligj dhe konventa ndërkombëtare për biocide.
Janë aprovuar vetëm produkte(repellent) për ti larguar ato nga zona te banuara.
Mund ti qellosh gjarperinjte me arme trankuilizator me gjilpere sedative(sedative dart) qe i injekton kemikate (narkotik) qetësues dhe e neutralizon ta( gjarperin) per ta kapur dhe futur ne ndonjë enë qelqi të mbyllur.
Gjarperinjte nuk i afrohen asnjehere kotë shtëpisëe.
Janë disa arsye qe e drejtojnë gjarpërin të udhëtojë dhe afrohet shtëpisë.
vibora cantabrica (vipera seoanei)
Shkaqet janë:
1.Gjarpëri kërkon hije
2.Gjarpëri kërkon ngrohtësi, kur jashtë bënë ftohtë
3.Kur mbretëron thatësi e madhe.(Gjarpëri është në kërkim për ujë).
4.Gjarpëri nuhat erë ushqimi si erë minjsh,erë insektesh,erë bari, erë kashte ,erë druri të prere,erë shkurresh etj.
5.Erëra te panjohura që vijnë nga shtëpia dhe e bejnë gjarperin kurioz të afrohet.
Zhurma si ajo e motorrave,zhurma makinave,zhurma makinerish si sharra,kositese bari që punojnë me nafte sharra elektrike qe presin dru jashtë ,te gjitja keto i trembin dhe largojnë gjarperinjte dhe kjo lidhet me intensitetin e lartë te tingujve te zhurmave për largimin e tyre nga oborret dhe fusha.
Gjarperinjte nuk i durojnë dot këto zhurma/vibracione dhe largohen më shpejtësi.
Gjarpërinjtë kurre nuk duhet te provokohen apo te besh luftë me ata për ti vrarë(zhdukur).
Nqs gjarpëri ndjehet i kërcenuar dhe ndjen rrezik ai kthehet difensiv(në mbrojtje)
dhe bëhet shumë agresivë dhe te hidhet dhe kafshon me shumë shpejtësi megjithse
ndodhet ne largësi 7-9 metra mund të te afrohet dhe të kafshojë për dy sekonda rrufe.
Ashtu sic ti ke frike nga gjarperi edhe gjarperi ka frike nga njeriu,kafsha etj.
Gjarpëri kurrë nuk e fillon luftën për aqë kohë sa ti nuk e ngacmon,nuk i afrohesh për ta vrarë.
Gjarpëri të shmanget iken nga frika kur te sheh.
Por po e provokove për ta kapur ose vrarë ai të hidhet dhe të kafshon,dhe ky veprim është një refleks natyral i gjarpërit për të mbrojtur vetën.
Preparate repellent (për zvarranikë,gjarpinjë)
Emri gjenerik i preparatit
Formula kimike e preparatit
Snakes repellent
ekstrakt cimeti 0,6 %, ekstrakt klinčića 0,3 %, ulje cedrovog drveta 3,1 %, sumpor 10,0 %, glina 86,0
Preparati nr.1.të kenë Cërtifikatë : 2009 NACD Awards apo equivalente çërtifikata.
Dallimi i gjarpërinjve helmuesë nga ata jo helmue
1-Gjarpëri jo helmues e ka beben e syrit të rrumbullakët kurse ai helmues e ka në formë elipsoidi pingul me tokën .
2-Dhëmët e gjarpërit johelmues janë njëjt të barabartë në nofullën e spërme në dy rreshta, kurse ai helmues ka dhe dy më të mëdhenj 3-6 cm në nofullën e sipërme që quhen çataj dhe duken qartë në pjesën e kashuar .
3-Luspat e bishtit në gjarpëri helmues janë vendosur në një rresht kurse në tjetri në dy rreshta.
dallimi gjarperit helmues dhe johelmues
4- Dallimi i fundit është se një pjesë gjarpërinjve helmues që kanë ngjyrat kryesore verdhë e zi për helmuesit janë një rreth i zi i pasuar nga një i verdhë në të padëmshmit janë dy rrathë të zinj që pasohen nga një i verdhë.
Megjithatë pacienti i pickuar gjithmonë do të trajtohet njëlloj sikur është pickuar nga një gjarpër helmues.Pohime dhe të dhëna të rëndësishme për gjarpërinjtë.
Gjarpëri është zvarranik me prejardhje nga kafshë të ngjashme me hardhucën. Paraardhësve të tyre mendohet që t’ju jetë zgjatur trupi shumë dhe pastaj t’ju jenë gërryer këmbët nëpër tokë. Me përjashtim të Polit të Veriut, Polit të Jugut dhe vendeve subpolare në të gjithë botën hasenrreth 3000 lloje gjarpërinjsh nga këta 400 lloje janë helmues.
Nga lloji në lloj trupi i gjarpërinjve mund të ndryshojë p.sh. disa mund të kenë një trup të trashë me bisht të shkurtër, kurse disa të tjerë shkojnë duke u holluar normal nga koka e deri te fundi i bishtit. Edhe madhësia e gjarpërinjve ndryshon shumë nga 10cm (gjarpëri më i vogël) deri me mbi 10m te Pitoni (gjarpëri më i madh). Është i pavërtetë pohimi i shumë njerëzve se gjarpëri më i madh është anakonda me 10 m gjatësi sepse deri më sot askush nuk ka mundur të gjej një anakondë mbi 9 metra e gjysmë.
Gjarpëri jeton 10-40 vjet në vartësi nga lloj.Speciet e gjatësive të vogla jetojnë më pak 3-10 vjet kurse të mëdhenjtë si psh Pitoni deri 40 vjet. Ai jeton rreth 1 muaj pa ngrënë dhe 1-2 javë pa pirë ujë.
Kafka e gjarpërit është e ndërtuar në mënyrë të atillë që të jetë sa më e lëvizëshme. Nofullat e gjarpërit nuk janë si të njeriu të ngjitura, por, janë vetëm të lidhura ndërmjet tyre, kjo i mundëson gjarpërit ta hap gojën shumë.
Dhëmbët e rendit të parë tek gjarpëri shërbejnë për kapjen e presë, kurse dhëmbët e rendit të dytë shërbejnë për të bartur prenë deri në laring e më pas në lukth.
Meqënëse të gjitha kockat e gojës tek gjarpëri nuk janë të lidhura ndërmjet tyre ai pas çdo kafshimi apo gëlltitje të gjahut duhet që të hapi e të mbylli gojën disa herë që të gjitha kockat të venë në vend .
Dhëmbët gjarpri nuk i ka për të përtypur por për mbajtjen e presë ose në rast se është gjarpër helmues i ka për të lëshuar helmin.
Të gjitha dhëmbët i ka të kthyer për nga brenda. Nëse prehu mundohet të ikë nga goja e gjarprit atëherë dhëmbët e gjarprit i hyjnë më thellë në mish,dhe nëpërmjt kanalit që përshkruan dhëmbin e tij(si age e shiringave) injektohet helmi i cili në disa raste shërben për ngordhjen e gjahut në raste të tjera shërben si tretës i ushqimit. Shumica e organeve të brendshme të gjarpërit janë të gjatë.
Mushkëria e majtë e gjarpërit nuk është thuajse aspak e formuar,kurse mushkëria e djathtë mund të shkojë deri në 2/3 e gjatësisë së trupit.
Me anën e këtij thesi mushkëror ai mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa frymë(p.sh. kur gjarpëri kap prehin shumë të madh dhe ai nuk mund të marrë më frymë me gojë athëhere ai i ka rezevat e ajrit në (thesin mushkëror).Kjo veti e bën atë që të qëndrojë gjatë në ujë pa marë fryme .
Tek gjarpërinjtë të cilët jetojnë nëpër lisa zemra është më afër kokës,që edhe nëse gjarpëri zvarritet lart zemra të mund ta furnizojë trurin me gjak. Gjarpërinjtë të cilët jetojnë në tokë zemrën e kanë diku mbas 1/3 e trupit.
Gjarperinjtë e ujit e kanë zemren diku në mes të trupit. Kështu kanë mundësi që të qëndrojnë në ujë. Pra nuk e ke vrarë një gjarpër nëse i ke këputur vetëm bishtin e diçka më shumë.
FAKTE RRETH GJARPËRIT
§ Gjarpëri femër është më i madh se ai mashkull.
§ Gjarpërinjtë nuk janë vegjetarianë, ata hanë insekte ose kafshë të vogla shumica prej tyre janë dëmtues si psh minjtë , brumbujt etj.
§ Ai ha vetëm kur është i uritur , ka raste që rri muaj pa ngrënë.
§ Gjarpëri e ka kohën e çiftimit në pranverë (prill-maj) pasi ka zbritur nga malet ku fillon të shkrijë dëbora, pjell zakonisht çdo vit vezë ose disa lloje gjarpërinsh, pjellin këlyshë 13-15 cm me peshë rreth 2 g .
§ Koha e pjelljes është zakonisht vjeshta. Shumica e gjarpërinjve e arrijnë pjekurinë seksuale në moshën 4 vjeçare dhe janë më agresivë gjatë sezonit të shumimit.
§ Të gjithë llojet e tyre mund të notojnë për bukuri, dhe pickimi prej tyre në ujë është njëjt i dëmshëm si pickimi në tokë.
§Llojet e gjarpërinjve që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë
Në Shqipëri dhe Kosovë njihen rreth 18 lloje gjarperinjsh por jam i sigurt se ka akoma me tepër se kaq duke mare parasysh qe midis llojeve ka edhe nenlloje.
Ata e kafshojnë njeriun vetm kur janë të detyruar ta bëjnë këtë për vetëmbrojtje. Shumë njerëz nuk e kane idene dhe nuk dine te dallojne gjarperinjte helmues nga ata te pademshem Me poshte do te bej nje lloj renditjeje të thjeshtë të specieve qe jetojne ketu.
GJARPERI I UJIT (natrix natrix ) ,
Dallojmë tre lloje nepërkash veçojmë:
NEPERKEN E LENDINES (vipera ursinii )
gjarper helmues- Neperka ( vipera ursinii)
Dallojmë tre lloje gjarpërinjsh SHIGJETË,