2016/05/02

Më 4 maj pritet vendimi pozitiv për liberalizimin e vizave?!




Kanë mbetur edhe pak ditë, deri kur shteti i Kosovës do të marrë përfundimisht lajmin e shumë pritur për liberalizimin e vizave. Burimet bëjnë të ditur se sipas të gjitha gjasave, më 4 maj, do të merret vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Pritet që edhe pak ditë, gjegjësisht më 4 maj të merret vendim pozitiv për liberalizimin e vizave”, ka theksuar ky burim.
Më 4 maj pritet vendimi pozitiv për liberalizimin e vizave?!
Ndërkaq, optimist është shprehur edhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, i cili sot së bashku me kryeministrin Isa Mustafa, kishin takuar presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker.

Çollaku në një deklaratë të dhënë medieve ka theksuar me shumë bindje se brenda këtij viti, qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza.

Në anën tjetër, avokati i njohur kosovar, Tahir Rrecaj aksionin e sotëm masiv të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës, për arrestimin e deputetit të PDK-së, Azem Syla dhe të shumë zyrtarëve të tjerë, nën dyshimin për përfitime dhjetëra milionëshe në kundershtim me ligjin, e ka parë si “viktima”të liberalizimit.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...