Në faqen e saj UEFA ka publikuar edhe zyrtarisht antarësimin e Kosovës.
Pas kongresit që u mbajt sot në Budapest Kosova u bë antarja më e re e UEFA-s me 28 vota të marra.
Kosova është federata e 55 që bëhet anëtarë që nga themelimi i saj në vitin 1954.
Anëtarësimi zyrtarisht i Kosovës në UEFA është përshëndetur edhe nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në një status në Facebook, Basha thotë se vendimi i sotëm i Kongresit të UEFA-s ka gëzuar çdo shqiptar.
“Lajmi i mire dhe i gezueshem per cdo shqiptar: Federata e Futbollit e Kosoves anetaresohet ne UEFA! Urime Kosove!”, shkruan kreu i PD Lulzim Basha.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka cilësuar si moment historik pranimin e Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit – UEFA, ndërsa ka njoftuar se anëtarësimi në FIFA do të bëhet më 12 ose 13 maj.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka cilësuar si moment historik pranimin e Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit – UEFA, ndërsa ka njoftuar se anëtarësimi në FIFA do të bëhet më 12 ose 13 maj.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Ralph Zloczower është i dëshpëruar pas pranimit të Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit.
Në fakt, ai gjatë kohës së votimit për pranimin e Kosovës, Zloczower është parë të ngushëllohet nga presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomisllav Karadziç.
Fillimisht, Federata e Zvicrës (FFZ) ia kishte arritur qëllimit që Kosova mos të pranohet në Federatën Evropiane të Futbollit.
Në fakt, FFZ-ja kishte propozuar që në një votim të veçantë të votohet ndryshimet statusore, përkatësisht neni 7 i UEFA. Neni i 7 thotë se në UEFA nuk mund të pranohet asnjë shtet që nuk është i pranuar në Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Por, pas një lobimi të fuqishëm të zyrtarëve ligjor të UEFA-s, Shqipërisë dhe Malit të Zi, u vendos që me vota të fshehta që të votohet për pranimin e Kosovës.
Pas këtij votimi rezultoi se 28 anëtarë ishin në favor të Kosovës, ndërsa 24 kundër dhe dy
abstenuan.
abstenuan.
Futbollistët e shumtë me origjinë nga Kosova që luajnë për përfaqësuese të tjera, përfshirë këtu edhe ata që luajnë për Shqipërinë, nuk i pengon më asgjë për të mbrojtur ngjyrat e Kosovës.
Anëtarësimi historik në UEFA e bën thuajse formal anëtarësimin e Kosovës edhe në FIFA, që duket më se i sigurt. Por tashmë vëmendja shkon te futbollistët që do të jenë pjesë e përfaqësues së Kosovës në fushatën e saj të parë eliminatore, që mund të nisë që nga shtatori me botërorin e Rusisë.
Trajneri Albert Bunjaki ka tashmë një skuadër të aftë për t’u përballur denjësisht me çdo kundërshtar, megjithatë të gjithë do të dëshironin që pjesë e kësaj përfaqësueseje të bëhen edhe lojtarë të tillë si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Adnan Januzaj.
Federata kosovare e futbollit ka dalë tashmë me një qëndrim zyrtar dhe ai është se futbollistët që janë pjesë e kombëtares shqiptare nuk do t’i bashkohen skuadrës së Albert Bunjakut.
Në këtë kontekst vëmendja shkon te lojtarët me origjinë kosovare që luajnë për përfaqësuese të tjera. A do të bashkohen Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me përfaqësuesen Kosovës? Kjo është pyetja që mbizotëron aktualisht në kokën e të gjithëve.
Duke qenë se Kosova nuk ka pasur më herët një përfaqësuese që njihej me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA, të gjithë futbollistët kosovarë që luajnë për ekipe të tjera lejohet të bëhen pjesë e skuadrës së drejtuar nga Albert Bunjaki.
Duhet pritur vendimi i Granit Xhakës dhe Shaqirit, por i sigurt duket se është pas pranimit në UEFA me Kosovën do të bashkohet Adnan Januzaj, njofton TCH.
Lojtari i Manchester United ka vendosur të lërë Belgjikën për t’u bërë pjesë e vendit të tij të origjinës.
Shani Tarashaj, lojtari i Grasshoppers, por që në verë do të luajë për Evertonin, ka vetëm pak kohë që është bërë pjesë e përfaqësueses zvicerane, por edhe ai mund të jetë një opsion për Kosovën.
Dy emra të tjera janë të dy vëllezërve Valon dhe Veton Berisha, që aktualisht janë pjesë e përfaqësues së Norvegjisë. I pari luan për Red Bull Salzburgun në Austri ndërsa vëllai më i vogël, Vetoni militon në radhët e Greuther Furth në Bundesligën e dytë gjermane.
Këta janë disa nga emrat që mund t’i bashkohen përfaqësues së Kosovës, por ka edhe plot e plot të tjerë që luajnë me ekipet e moshave në vendet e Perëndimit, veçanërisht në Zvicër.
Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë lajmit të pranimit të Kosovës në UEFA pasi disa lojtarë të Zvicrës rrezikojnë të largohen nga kjo përfaqësuese duke zgjedhur vendlindjen e tyre.
Lajmi i anëtarësimit të Kosovës në UEFA nuk është pritur mirë nga Zvicra.
E përditshmja ‘Blick’ hap gazetën me titullin: “Kosova në UEFA, po Xhaka dhe Shaqiri, çfarë do të bëjnë tani?”
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, e ka quajtur si ditë e madhe për futbollin pranimin e Kosovës në UEFA.
“Çfarë dite e madhe për futbollin. Faleminderit UEFA dhe urime Kosovë”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook
Lajmi është konfirmuar nga homologu i tij Fadil Vokrri i cili nënvizoi se Karadzic vazhdimisht ka kundërshtuar pranimin e Kosovë në UEFA por tashmë ai e përgëzoi.
Kosova mori 28 vota pro, aq sa iu nevojitën për t’u anëtarësuar me të drejta të plota në Federatën Europiane të Futbollit.
Një ditë historike kjo për Kosovën por jo për Serbinë dhe mediat aty të cilat shkruajnë vazhdimisht për dështimin e votimit të parë për ndryshimin e nenit të 5-të, sipas të cilit vendet që nuk janë pjesë e Kombeve të Bashkuara të mos bëhen pjesë e UEFA-s.
Presidenti Shoqata e Futbollit e Serbisë, Tomisllav Karaxhiq ka thënë se nuk do ta mbështesë kurrë pranimin e Kosovës si anëtare të UEFA-s.
Me 28 vota pro, 24 kundër dhe 2 të pa vlefshme Kosova është anëtari i 55-të i UEFA-s.
No comments:
Post a Comment