Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/02

10 mendjet brilante të historisë dhe llojet e drogave që kanë përdorur

1- Charles Dickens – Opium
1- Charles Dickens – Opium
Kur ky autor i njohur ecte nëpër rrugët e Londrës, në to mbizotëronin strofullat e opiumit. Ai i përshkroi ato në punën e tij të fundit të papërfunduar – Misteri i Edwin Drood. Dickens-i sikur shumë autor të njohur të periudhës viktoriane, ishte i varur për shumë kohë në një tretësirë të opiumit të njohur si laudanum, dhe e përdori për shumë vite sidomos në periudhën pak para se të vdiste.
2- Morgan Freeman – Marihuanë
morgan nona
“Asnjëherë mos hiqni dorë nga kanabis”, – tha në një intervistë për The Guardian aktori i njohur Freeman. Ai gjithashtu e quajti atë si bari (kanabisi) i Zotit.
3- Vincent van Gogh – Absinth
van gog
Të gjithë e dimë që van Gogh, edhe pse një artist tejet i talentuar, kishte një anë të çmendur. Çfarw nuk është shumë e ditur është droga e tij e preferuar, absinthi dhe droga digitalis, të cilat kanë mundur të ndikojnë në punën dhe sjelljen e tij. Ai i ka përdorur absinthin dhe digitalis për të trajtuar epilepsinë, ankthin dhe depresionin. Fatkeqësisht të dyja substancat ndikojnë që të shihen objektet me ngjyrë të verdhë dhe me pika të verdha – çfarw thotë shumë për pikturat e tij!
4- Steve Jobs – LSD
steve
Para se të ndryshonte rrjedhën e teknologjisë, Steve Jobs ishte vetëm një adoleshent i zakonshëm që rrinte në konviktin e tij duke i dëgjuar Pink Floyd. Sipas një kolegu të tij Daniel Kottke “ata ishin në kërkim të kuptimit më të mirë të vetëdijes duke përdorur një variacion të LSD-së të quajtur Rreze e diellit e portokalltë.”
5- Sherlock Holmes – Kokainë dhe morfinë
840265
Jo, Sherlock Holmes nuk është person real, por ai kishte një mendje briliante dhe shumë njerëz nuk e kanë kuptuar që në libra ai ishte përdorues i rregullt i drogës. Holmes përdorte kokainën dhe morfinën për të ikur, siç thoshte ai, nga “rutina e mërzitshme e ekzistencës” dhe si mënyrë për të stimuluar “trurin e tij tepër aktiv në periudhat kur nuk kishte raste interesante për t’i zgjidhur.”
6- Sigmund Freud – Kokainë
frojd
Ishte viti 1884 kur babai i psikoanalizës moderne porositi gramët e parë të kokainës prej farmacisë lokale ku jetonte ai. “Në depresionin tim të fundit mora kokainë përsëri dhe një dozë e vogël më qoi në qiellin e shtatë. Në këtë moment jam duke mbledhur literaturë për këngët lavdëruese që i janë bërë kësaj substance magjike,” i shkroi ai më vonë të fejuarës së tij.
7- Francis Crick – LSD
franciscrick1
Francis Crick është fitues i çmimit Nobel dhe babi i gjenetikës moderne. Pas vdekjes së tij në vitin 2004 u bë e ditur që ai ishte nën ndikimin e LSD-së kur për herë të parë ra në përfundim të strukturës spirale të dyfishtë të ADN-së, para 50 viteve.
8- Thomas Edison – Eliksir të kokainës
edison
Në vitin 1863, kimisti francez Angelo Mariani shpiku “Verë Mariani”, një verë Bordo (Bordeaux) të bërë me gjethe të kokës, përbërësi aktiv i kokainës. Edisoni ka qenë njëri prej shumë njerëzve të asaj periudhe që rregullisht kishte konsumuar këtë eliksir të pasuruar me kokainë.
9- Carl Sagan – Marihuanë
sagan
Sagan-i mund të jetë i vetmi në univers që mund të përshkruhet si astronom, astrofizikan, kozmolog dhe konsumues i rregullt i marihuanës. “Eksperienca e kanabisit më ka përmirësuar shumë vlerësimin për art, një subjekt që kurrë më parë nuk e kam vlerësuar shumë,” shkroi ai. “Kuptimi i qëllimit të artistit, të cilin e arrijë kur jam nën ndikim të marihuanës, mbartet edhe kur më lëshon efekti i saj. Kjo është një nga shumë kufijtë e njerëzimit që kanabisi më ka ndihmuar ta tejkalojë.”
10- Oliver Stone
oliver
Regjisori legjendar i filmave ka “tymosur marihuanë në të gjithë botën, nga Vietnami dhe Tailanda deri në Xhamaika dhe në Sudanin Jugor. Por ai tha se marihuana më e mirë bëhet në ShBA dhe mund të jetë industri e madhe në rritje për taksapaguesit, nëse do të legalizohej,” raporton Huffington Post.

Akademikët grekë: Greqishtja – gjuhë teknike edhe jo gjuhë e popullit


Akademikët grekë tregojnë se ‘’nuk ka asnjë gjuhë greke që vjen nga mijëvjeçari i dytë’’.
Ne shqiptarëve, si nga ana shkencore edhe nga ana etnike, na duhet të kemi njerëz të shkolluar në studimet klasike të gjuhëve të vjetra që janë folur e shkruajtur në pellgun tonë sepse gjuha jonë lidhet drejperdrejtë me studimet klasike. Ne, jo vetëm që nuk kemi akademikë të specializuar por, mbështetemi tek bizantinologë si z Pellumb Xhufi apo tek specialist me kurse gjashtë mujore në epigrafi si Faik Drini. Asnjeri nga këta edhe shumë të tjerë si këta nuk i ka studimet e duhura shkencore të flasi për kohët klasike. As Beqir Meta, as Ledia Shamku, as Seit Mansaku e Kolec Topalli edhe askush tjetër nuk është specializuar në fushën e studimeve klasike edhe as nuk e kanë një studimin e tyre në lidhje me këtë periudhe por, nga ana tjetër, të gjithë këta që përmenda më sipër edhe shumë të tjerë, marrin mbi shpatulla, me mllef të madh, të mohojnë gjithçka pellazgjike edhe pa asnjë studim elementarë, që të rrezonin të paktën Hahnin në se kanë akademizëm, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se shfryjnë fjalë në erë.
Ndërkohë që akademikët tanë e injorojnë çeshtjen paragreke,pellazgjike, akademikët grekë tregojnë se ‘’nuk ka asnjë gjuhë greke që vjenë nga mijvjecari i dytë’’. ‘’Gjuha greke rrjedh nga shartimi i një dege indoeuropiane mbi një lastarë të huajë’’. ‘’Athinasit, të parët, e krijuan gjuhën greke edhe e përhapën me favorizim nga Aleanca e Dilos’’. Para greqishtes flitej edhe shkruhej ‘’gjuha jone’’ të cilën nuk e njohim por me alfabetin e saj është shkruajtur mbishkrimi Pellazgjik i Limnos e po ashtu mbishkrimet Eteokretane. Kjo gjuhë teknike që ‘’mësohej në letër e nuk mbinte në buzët e popullit’’ do i duhej kujtdo studiesi akoma edhe më shumë fushës së prof Xhufit pasi kështu do kishte një ide më të mirë për ‘gjuhën greke në Bizantë’’
Ora të flasim me fjalët e akademikëve grekë:
“Te vetmet përfundime të sigurta që mund të nxjeri kush, nga te dhëna gjuhësore të këtij tipi (emrave vendore) janë këto: të paktën një gjuhë flitej në Greqi më parë se të vinin Grekët . Gjuha greke lindi nga SHARTIMI i një bisku indoevropian mbi një trung jo grek”
M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 23
“Athinasit dhe te huajt që banonin në Athinë, saktë me propozim të këtyre të fundit, ndaluan nga një kohë e caktuar dhe më vonë të shkruajnë Joniken dhe filluan të shkruajnë Atiken”
M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 302
“Vertetësisht është një problem lidhja e gjuhës së folur Jone dhe shkrimit pezik Jonik. Fillimisht të parën thuajse nuk e njohim….”
F. R. Adrados. “Historia dela lengue Griega”, përkthimi në greqisht, f . 234
“Perfundimisht përsoset krijimi i një shkrimi pezik të jonishtes, por rreshqitja e gjuhës së pastër Jone drejtë atikes së Jonizuar është më se e sigurtë. Hapin e fundit e bëri Gorjas me krijimin e një gjuhe Atike”
F. R. Adrados. “Historia dela lengue Griega”, përkthimi në greqisht, f. 250-251
“Pas përfundimit të luftrave me Midët, udhëheqien politikoshpirtërore e mori Athina. Rreziku Pers i bashkonte grekët dhe ky bashkim favorizonte dialektin Atik. Aleanca e Athinës me qendër faltoren e Apolonit në Dilo e bënë detyrimisht Athinën qendrën e takimeve të shumë qyteteve dhe ishujve. Këtu mblidheshin dijetarë të shumë degëve. Që të bashkoheshin, ardhësit në qytetërimin pretendues Athinas, detyroheshin të adoptonin mënyrën e jetesës Athinase mbi të gjitha të përdornin me lehtësi dialektin e zgjedhur Atik. Qytetërimi i Athinës është tashmë “pritanio e diturisë” ose “shkolla e grekëve”. As lufta e pafat e Peloponezit, as therjet civile, as ngritja e forcës maqedonase nuk e ndërpreu zhvillimin e atikishtes si organ gjuhësor të gjithë grekëve. Përkundrazi Filipi II e vendosi atikishten si gjuhën e parë të shkollimit e të organizimit të shtetit të tij. Aleksandri dhe pasardhësit e aristokratëve të familjeve maqedonase ishin shkolluar në gjuhën atike. Sulmi i shkëlqyeshëm gjithë grek në lindje përhapi elenizmin deri në Baktriani. Në qytetet shumë kombëshe merr jetë thënia e famëshme e Isokratit se “Grekët janë ata që marin pjesë në shkollimin grek”. Dhe shkollim para së gjithash do të thoshte të mësoje gjuhën greke”
M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f . 84
“Atikun e ashpër e pranoi më së fundi si gjuhë të parë dhe kisha e krishterë…. Çmimi i kthimit mbase ishte shumë i rëndë. Këmbëngulia e atikistëve në të shkuarën e lavdishme si dhe kundërshtimi i prerë që të pranojnë të vetëvertetuarën se gjuha shëndrrohet e çoj vëndin në dygjuhësi e cila e mundoi kombin për 2000 vjet dhe do të thellonte hendekun midis pakicës së të shkolluarve dhe popullit të thjeshtë. Hyrja në pasurinë e shkollimit kërkonte një punë shumëvjeçare me një organ gjuhësor që nuk mbinte në buzët e popullit por mësohej në letër. Vlerësimi i padrejtë i nje vepre me kriterin e vetëm gjuhën në të cilën ishte shkruajtur bëri që të lihen mënjanë shkruajtësit që shkruanin në gjuhën e thjeshtë. Përfundimi i trishtueshëm i këtij mendimi të prapambeturçoi në humbjen e shumë veprave shkencore”
M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 92-93

DE RADA DHE VIKTOR HYGOI


0
Nga MOIKOM ZEQO
Viktor Hygo (1802-1885), shkrimtar i jashtëzakonshëm, me një talent kaq të rrallë sa duket sikur ka dalë nga mungesat e shekujve në një formë vullkanike dhe të papërsëritshme. Fama e Viktor Hygoit shpjegon librat e tij në poezi dhe në prozë. Këto libra janë edhe një heraldikë inkandeshente e Romantizmit Francez dhe Europian, me një sqimë dhe autoritet kaq të padiskutueshëm saqë, gjenia e Viktor Hygoit dukej se ishte sui generis, për të mos u përsëdytur. Në 1829 Viktor Hygoi boton librin e tij poetik “Orientalet”. Parafjala e shkruar prej tij në këtë libër paraqet një optikë grishëse dhe të pazbehur deri në ditët tona. Hygoi tregon se koncepti i Orientit kishte një fuqi magjike depërtuese në poezinë e tij. Ai thotë se “ngjyrimet orientale” kanë ardhur si nga vetvetja, për të lënë gjurmë në krejt mendimet e tij, në krejt ëndërrimet e tij, ëndërrimet dhe mendimet e tij kanë qenë, thuajse pa i kuptuar, edhe hebraike, turke, greke, persiane, arabe, madje edhe spanjolle, sepse Spanja është ende Orienti, Spanja është gjysmë afrikane, Afrika është gjysmë aziatike.
I njohur me këto kultura të Orientit Hygoi kishte përvetësime të forta, sepse shihte brenda tyre një poezi të lartë, ku ai shuante etjen. Sepse, në Orient në aspektin poetik gjithçka është e madhe, e pasur, e çuditshme, hapësira plot dete poezie. Ndaj, ky qytetërim i largët është edhe i afërt, ashtu siç është “Epoka moderne” (ajo e kohës së Hygoit) brenda shekullit të Luigjit XIV, apo lashtësia brenda Romës dhe Greqisë, por edhe brenda Orientit. Tërë këto plazma poetike shkapërderdhen dhe harlisen edhe në Mesjetë për të ujitur edhe pyllin e Romantizmit. Hygoi nënvizon se: “Tashmë baraspesha e Europës duket gati e prishur, status quoja europiane është e krimbur dhe e plasaritur, po kërcet nga ana e Kostandinopojës. Gjithë kontinenti po anon nga Orienti. Do të shohim gjëra të mëdha. Barbaria e vjetër aziatike ndoshta nuk është aq e zhveshur nga njerëz të mëdhenj saç pandeh qytetërimi ynë. Duhet rikujtuar se ajo prodhoi të vetmin kolos që ky shekull mundi ta vërë ballëpërballë Napoleon Bonapartit, atë njeri gjeni, me të vërtetë atë Ali Pasha që është për Napoleonin çka është tigri për luanin, skifteri për shqiponjën”.
Victor_Hugo
Në librin “Orientalet” janë disa poezi dhe poema me motive shqiptare. Poezia “Dervishi” tregon një subjekt, atë të takimit të Ali Pashë Tepelenës me një dervish që e mallkon për krimet, dhe në këtë ballafaqim i pafrikshmi dhe tirani Ali Pashë Tepelena thoshte nga anatema: “Motivet shqiptare kanë lidhje pikërisht me epokën e luanit të Janinës. Në to madhështia është e hibridizuar me tmerrin, trimëria me krimin. Është një përshkrim fantazmagorik me potenciale të mëdha ndjesore dhe reflektuese. Viktor Hygoi e përmend emrin e Shqipërisë në romanin e tij “Katedralja e Shën Mërisë”.Victor_Hugo
Por pika e takimit më e famshme e Viktor Hygoit me S. Thopia
Shqipërinë janë pikërisht fjalët që ai ka thënë për De Radën. Këto fjalë hygoiane paraqiten si kredenciale të mëdha lavdie për poetin tonë. Ato janë përmendur nga shumë autorë që e kanë studiuar De Radën, citohen edhe sot në studimet e përgjithshme, por ato kërkojnë një vështrim afirmativ të plotë. Studiuesi Mikelanxhelo La Luna ka shkruar për paradigmën “De Rada dhe Franca”. Ai ka hulumtuar dhe ka reflektuar. Ai i kushton një syth më vete gjykimit të Viktor Hygoit mbi De Radën dhe siç thotë ai pikërisht për Milosaon. Siç thotë vetë De Rada, kur ishte më 1834 vetë në Napoli nisi të lexojë frëngjisht dhe në këtë gjuhë lexoi shkrimtarë e poetë, tekstet e teatrit frëng, por edhe përkthimet e veprave të Shekspirit, Shilerit, Gëtes dhe Kalderonit. Ai lexonte filozofët materialistë dhe iluministë francezë, por që i shkaktojnë turbullira në paradoks e në mendim. Pa dyshim që De Rada e ka njohur krijimtarinë e Viktor Hygoit, të paktën disa nga librat përfaqësues të tij. Babai i De Radës, Mikele, i dërgon të birit një letër nga Koriliano më 5 janar 1840 duke e këshilluar De Radën t’i dërgojë një kopje të “Odeve shqiptare” Viktor Hygoit. Mikele shkruan:
“I dashur bir,
Mbasi t’i shtypësh “Odet shqiptare” nuk duhet t’i kursesh paratë që nevojiten për t’i dërguar një kopje Viktor Hygoit, dhe nëse do të mund të shtypen në përkthim me shtyp në Paris, mund të lidhesh me kohë me ndonjë botues, nëse nuk do mund ta financosh këtë punë vetë. Të kesh megjithatë shumë kujdes, dhe nëse s’të pëlqen ndonjë ode, lëre mënjanë, vendose alfabetin edhe në këtë vepërz, dhe përpiqu që ajo të mos jetë më e dobët sesa Milosao”.
De Rada është e sigurtë që i ka dërguar Viktor Hygoit me postë Milosaon, por edhe ndonjë kopje klandestine të Canti Storici Albanesi Di Serafina Topia, Napoli, 1839, të bllokuara nga censura.
Por çfarë ndodhi më vonë? A i mori në duart e tij krijimet e De Radës? Kuptohet të përkthyera në italisht. Vetë De Rada tek Autobiologjia nuk e përmend fare këtë histori, ndonëse edhe për shkak të prirjes së tij për famë do t’i pëlqente patjetër që ta shënonte. Përse nuk e përmend De Rada historinë e tij nëpërmjet postës me Hygoin? (Dihet se De Rada nuk e ka takuar kurrë fizikisht Hygoin). Kjo heshtje duket e çuditshme. Por ndoshta edhe e pa shpjegueshme. Viktor Hygoi vdiq në vitin 1885.
De Rada ishte gjallë, por nuk shohim që ta përmendë Hygoin në publicistikën e tij a në shkrimet e tjera, ku ai nuk lë pa përmendur shumë emra të famshëm. Ajo që e shton më tepër çudinë është se arbëreshi Vincens Dorsa që në vitin 1844, pra 41 vjet më parë se sa të vdiste Viktor Hygoi citon dhe tregon publikisht vlerësimin e Hygoit për De Radën. Në një letër të shkruar nga Kozenca, Dorsa thotë se ka botuar në numrin XVIII të “Il Calabrese” një recension mbi këngët e Serafina Topisë, vepër me të cilën sipas tij De Rada tregonte se kishte arritur pjekurinë e tij të plotë poetike. Po këtu vë në spikamë edhe lëvdatën e Hygoit, i cili e quan De Radën “një poet origjinal dhe sublim”. Letrën Dorsa e shkroi pak ditë pas takimit me De Radën në Napoli.
Në këtë letër Dorsa thotë se “pati kënaqësinë t’ju sodisë nga afër, dhe nderimi për ju u rrit njëqind fish. Por si t’ua shprehja? Rasti u shfaq me këngët tuaja të Serafinës. Këto bënë tek unë ashtu si te pak njerëz të zellshëm dhe të pasionuar përshtypje më të madhe, meqë ju kanë vulosur namin e drejtë, si një poet origjinal dhe sublim, dhe elozhet ledhatuese me të cilët një herë Viktor Hygoi ju nderoi dhe bashkë me ju kombin tuaj”.
Nga teksti nuk del qartë se kush e ka thënë këtë të dhënë për Viktor Hygoin. A mos ndoshta vetë De Rada në bisedë me mikun e tij, siç ndodh rëndom midis njerëzve të artit i ka thënë atij se atë (De Radën) e ka vlerësuar vetë Viktor Hygoi dhe Dorsa e ka besuar këtë gjë si të mirëqenë, ose me vërtetësi absolute dhe pa ngurruar e ka botuar në shtyp, duke e bërë një fakt publik? Ka gjasa që të ketë ndodhur kështu. Dorsa në artikullin e tij “Canti albanesi di Serafina Topia principessa di Zadrina nel secolo XV volti in italiano ter Giralamo de Rada. – Napolo, Presso, domenico, capasso 1843” botuar në periodikun e Kozencës “Il Calabrese”, faqe 138-139 e citon më të plotë atë që ka thënë Viktor Hygoi. Ja teksti i Dorsës:
“Viktor Hygoi ka thënë se “ai që dëshiron të shohë realizimin e përkryer të poezisë moderne romantike, të lexojë Këngët e Milosaos të Zotit Jeronim de Rada.” Kështu shkrimtari shumë i shquar i Francës, e vlerësonte poetin shqiptar”.
Milosaou2_derada1Dy tekstet vlerësuese që i dedikohen Hygoit nuk janë identike. Po këto vlerësime të shpallura në shtyp u parapëlqyen. Studiuesi Markianovi e vlerëson citimin e Hygoit, e vlerëson, “si një gjykim të ri dhe të vërtetë edhe pse të paplotë dhe sipërfaqësor”. Markianovi citon diçka me shumë interes. Ai thotë se e ka gjetur vlerësimin e Hygoit për De Radën te vëllimi “Studi letterari”, Vittoria, Velardi, 1881 të Francesko Mangos, ku lexon: “Deri dhe Viktor Hygoi si poet i njerëzishëm (humanist), e shihte përkryerjen e poezisë romantike moderne te “Milosao” (faqe 40)”. Ndërkaq, studiuesi Vittorio Guatieri në monografinë e tij “Girolamo de Rada, poeta albanese”, Palermo, Sandrom, 1930, faqe 69, shënimi IV, nuk beson në autencitetin e vlerësimit hygoian. Guatieri mbështet tezën, që në dallim nga vlerësimet e tjera të rëndësishme si ato të Lamartinit, të Mistralit, të Tomazeos, të Kantusë, De Rada nuk flet kurrë për Hygoin në veprat e tij.
Problemi shkencor për të zhbiriluar dhe sqaruar këtë të vërtetë ose të pavërtetë asnjë hedhje poshtë apriori të dëshmisë hygoiane për De Radën, por as edhe një afirmim apo besim të verbër për gjithçka. Nëse Hygoi do të kishte dërguar një letër (scripta manent) De Rada do ta kishte botuar patjetër. Ndoshta ka mundësi që vlerësimet për De Radën, Hygoi mund t’i ketë bërë te të tjerët në formë bisedimore, pastaj në formë e një thënie të dëgjuar nga njerëz deri diku të besuar, i është përcjellë De Radës dhe padyshim që kjo gjë e ka ngazëlluar. Për mendimin tim vlerësimi i Viktor Hygoit për De Radën nuk është bërë në formën epistolare.
Studiuesi shqiptar Dashnor Kokonozi për vite të tëra u përpoq ta sqaronte këtë enigmë. Ai shkoi edhe në ishullin Xhersi, ku Viktor Hygoi jetoi mbi 20 vjet, si emigrant politik gjatë kohës që në Francë ishte në fuqi Napoloni III dhe pati rastin të shikonte skedat dhe inventarin e librave të bibliotekës së Hygoit. Në të vërtetë ai e gjeti një shënim që në bibliotekën e Hygoit ka qenë një vepër e De Radës, konkretisht “Këngët e Serafina Topias”. Pra, lidhja e De Radës me Hygoin nëpërmjet postës e ka një dëshmi konkrete: arritjen e një libri të De Radës te biblioteka e gjeniut të Francës. Por, është e pamundur ta sqarosh të vërtetën nëse Hygoi e ka lexuar këtë vepër, dhe për më tepër është shprehur për të.
Nga pikëpamja konceptuale është në stilin dhe në natyrën e Viktor Hygoit ato shprehje lakonike që i atribuohen. Marrim të dy tekstet, qoftë edhe apokrife të Hygoit.S. Thopia
“Një poet origjinal dhe sublim”. Ky gjykim është i vërtetë për pjesën e parë të vlerësimit. De Rada është padyshim dhe pa asnjë mëdyshje një poet origjinal. Sublim? Vlerësime të tilla të epërme janë të shumta në prozën e Hygoit. Po duke menduar me gjakftohtësi mund të themi se në të vërtetë jo vetëm në këngët e Serafinës, por edhe në tërë artin e tij, kategoria e sublimes gati mungon.
Citati tjetër: “Ai që dëshiron të njohë realizimin e përkryer të poezisë moderne romantike të lexojë “Kënët e Milosaos” të zotit Jeronim de Rada”. Le ta analizojmë këtë tekst të shkurtër dhe lakonik. Teksti është një vlerësim sipëror. Hygoi e quajka De Radën si realizuesin e përkryer të poezisë moderne romantike, është diçka tepër e skajshme për ta besuar. Që poezia deradiane ka modernitet poetik kjo nuk mund të mohohet. Po si vallë Hygoi duke lexuar një vëllim të vogël të përkthyer në italisht të De Radës të ketë arritur në këtë konkluzion madhor, pa lexuar asgjë tjetër dhe pa e ditur në substancë krijimtarinë tjetër të De Radës? Nga ana tjetër, Hygoi, ishte një nga kolosët e Romantizmit Europian. Moderniteti i tij i poezisë romantike ka përmasa universale. Ka më tepër logjikë që statusin e “realizmit të përkryer të poezisë moderne romantike” Hygoi ta nënkuptonte me të drejtë për veten e tij. Do të ishte shumë retorike dhe emfatike që Hygoi t’ia kursente vetes këtë status dhe t’ia atribuonte një shqiptari poet, por krejt të panjohur në Francën letrare, ku ngriheshin shëmbëlltyra të pashembullta poetike në atë kohë, si Artur Rembo dhe Sharl Bodler, për të cilët Hygoi me të drejtë ka shprehur vlerësimin dhe nderimin e tij. Nga ana tjetër del sikur Hygoi i paska lexuar “Këngët e Milosaos”, por në shënimet e bibliotekës së Hygoit nuk flitet për këtë fakt, siç e vë re Kokonozi. E gjithë kjo histori sa intriguese aq edhe interesante e përbën megjithatë një dukuri. Një dukuri e cila ka qenë e lëvruar dhe e përhapur edhe në shekuj.
u2_derada1
De Rada
Për mendimin tim thëniet e Hygoit për De Radën nuk janë asgjëkundi të shkruara, edhe ndonëse mund të jenë thënë në trajtë shprehjesh në biseda të rastit, prapëseprapë ato kanë një karakter apokrif, ndonëse në thelbin e tyre ato e tregojnë qoftë edhe tërthorazi se madhështia dhe lartësia poetike e De Radës kishte mbërritur deri në Francë, dhe jo dosido, dhe jo rastësisht, por deri tek “Katedralja Nodre Dame e Romantizmit” që ishte vetë Viktor Hygoi.  Nëse ne akoma edhe sot i citojmë këto vlerësime për De Radën nuk është se bëjmë ndonjë blasfemi. E vërteta më e qenësishme buron nga vetë substanca poetike e “Milosaos”. Statusi artistik i “Milosaos” është i tillë që dinjitetin dhe vlerësimin t’i shtjellojë në mënyrë kaq të besueshme sa ato që thuhen, që mund të jenë thënë ose mund të mos jenë thënë për Milosaon t’i abstrajojë dhe t’i strukturojë në një logjikë të pranueshme. Nëse i quajmë apokrife thëniet e Hygoit për shkak të korrektesës dhe akribisë shkencore, gjithsesi kjo jo vetëm nuk e ul vlerën e De Radës, por e bën atë një motiv njerëzor të ndërlikuar të epokës së tij, një tipologji të shkrimtarit europian të shekullit XIX , të sharmit, të vlerësimeve, të pohimeve dhe të mohimeve, të lavdërimeve dhe të vetëlavdërimeve, të të vërtetave reale dhe të vërtetave apokrife, duke dhënë me besnikëri adekuate klimën e kohës.

Letra prekëse që Umberto Eco i la nipit para vdekjes

0
(Shkrimtari i njohur italian, Umberto Eko, i shkruan nipit të vet. Me një gjykim personal mbi teknologjinë e kohës ai jep një këshillë që i vlen të ardhmes: të mësojë përmendsh vjershat e njohura por edhe formacionet e skuadrave të futbollit, gjithashtu edhe shërbëtorët e tre musketierëve. Se interneti nuk zëvendëson dot dijet e njeriut dhe kompjuteri nuk i zë dot vendin trurit )
I dashur nipçe
Nuk do të desha kurrë që kjo letër, në prag Krishtlindjesh, të tingëllonte si ta kishte shkruar De Amiçis (Autori i librit për fëmijë “Zemra” Shën. i përkth) e të zgjatesha mbi dashurinë për të afërmit, për atdheun, botën e për gjëra të ngjashme. Nuk do të ma vije veshin e në çastin që do të të shkrepte t’i vije në punë, (ti i bërë burrë e unë shkuar me të shumtit) sistemi i vlerave do të kish ndryshuar aq shumë sa do të kishte të ngjarë që këshillat e mia të dukeshin të vjetruara.
Prandaj do të desha të ndalem veç në njërën këshillë, që ti mund ta ndjekësh që sot, teksa endesh përmbi iPadin tënd dhe nuk do të bëj aspak gabimin që të ta zvjerdh këtë instrument, ngaqë jo vetëm trembem se dukem si gjyshët e qëmotit, por edhe ngaqë atë tani e përdor edhe vetë. E shumta do të të rekomandoja që nëse do të qëllosh të jesh në një nga ato faqet porno, që tregojnë marrëdhëniet mes dy qenieve njerëzore, ose mes një qenieje njerëzore dhe një kafshe, në mijëra e mijëra mënyra, përpiqu të mos e besosh se seksi është ky, që meqë ra fjala është mjaft monoton, ngaqë është ndërtuar aty enkas për mos të të lënë ty të dalësh nga shtëpia e të vështrosh vajza të vërteta. Nisem nga parimi se ti je heteroseksual, përndryshe përshtati rekomandimet e mia për tipin tënd: por ama hidhu e shih vajzat e shkollës ose ato nga ti shkon të lozësh, sepse janë më të mira ato të vërtetat se sa ato televizivet, dhe një ditë do të të japin kënaqësi më shumë se ato online! Besoji një njeriu që ka më shumë përvojë se ç’ke ti (e nëse do të kisha parë në kompjuter vetëm skena seksi, yt atë nuk do të kish ardhur në këtë botë e aq më pak do të kishe ardhur ti).
Po nuk është ky thelbi i letrës sime. Dua të të flas për një sëmundje që ka prekur keq brezin tënd dhe bile brezin e shokëve të tu më të rritur që, për më tepër, ndjekin dhe universitetet: humbjen e kujtesës.
Është e vërtetë se po të shkrepi të dish kush ishte Karli i Madh, apo ku bie Kuala Lumpuri, nuk të duhet veçse të shtypësh ca butona të internetit e ai ta thotë menjëherë. Bëje këtë sa herë të kesh nevojë, por sapo ta kesh bërë, mundohu të mbash mend atë që zbulove, që të mos detyrohesh pastaj ta kërkosh edhe një herë tjetër kur të të paraqitet nevoja për të, fjala vjen, për ndonjë detyrë shkollore. Rreziku është që meqë mendon se kompjuteri të përgjigjet në çdo çast, ti do të humbësh dëshirën për të mbajtur diçka në kujtesën tënde. Do të ishte pak a shumë njësoj si për të shkuar nga rruga iks në rrugën ipsilon, mësohesh të përdorësh autobusin apo metronë që të mundësojnë të lëvizësh pa u lodhur (dhe nuk them mos e bëj, se vërtet është udhëtim më komod dhe nganjëherë mund të kesh edhe ngut). E kështu ti do të mendosh se nuk ke nevojë as të ecësh në këmbë. Por po nuk lëvize këmbët, do të përfundosh ulok, që sot nuk e cilësojnë kështu, ngaqë nuk duan të fyejnë ata që lëvizin me kolltukë me rrota. Mirë, mirë, e di që merresh edhe me sport dhe vetvetiu ia di të mirat lëvizjeve trupore, por lemë t’i kthehem trurit tënd.
Kujtesa është një muskul njësoj si ata të këmbëve dhe po nuk e përdore ai vyshket, kështu që ti bëhesh (nga pikëpamja mendore) ulok dhe kësisoj (të flasim hapur) një copë idioti. E shtojmë këtu, që meqenëse për këdo është rreziku që kur plakesh vjen e të godet sëmundja e Alzheimerit, një nga mënyrat t’i shpëtosh kësaj gjëme është të ushtrosh pambarimisht kujtesën.
Ja pra ku e ke dietën time. Çdo mëngjes mëso dy tri vargje, ndonjë vjershë të shkurtër ose bëj siç na thoshin të bënim ne, të mësonim “Pelën balashe” apo “E shtuna e fshatit” (e para është poezi e Xhovani Paskolit, kurse kjo e dyta Xhakomo Leopardit, poemth tepër popullor, me domethënien paradoksale se vigjilja është, në fakt, më e bukur se vetë festa. Shën i përkth). Fundja hyr në garë me shokët për të parë se kush mban mend më shumë. Po nuk të pëlqeu poezia, mbushe kujtesën me formacionet e skuadrave të futbollit, por kujdesu që të mos renditësh vetëm lojtarët e Romës së sotme, por merr edhe ata të skuadrave të tjera, madje, dhe të atyre që nuk lozin më (përfytyro, unë mund të të rendis formacionin e Torinos, të asaj skuadre që me aeroplanin ku ndodheshin të gjithë, u përplas me malin e Supergas e vdiqën në grup: Baçigalupo, Ballarini, Maroso e të tjerët). Bëj gara kujtese qoftë edhe me librat që ke lexuar (kush ishte në anien Hispaniola kur kërkonin ishullin e thesarit? Po lordi Trelaney, kapiteni Smollet, doktori Livesey, Long Xhon Silveri, Xhim…). Vër re, mbase shokët e tu do të kujtojnë emrat e shërbëtorëve të tre musketierëve dhe të D’Artanjanit (Grimonë, Bazenin, Musketonin dhe Planshetin)… E po nuk deshe të lexosh “Tre Musketierët” (kështu që nuk do të marrësh vesh kurrë se ç’ke humbur) hyrë në garë, me ndonjë nga historitë që lexoni ju.
Duket si lojë (dhe në fakt lojë është), por do ta shikosh se si e qysh koka jote do të popullohet me personazhe, historira dhe kujtime lloj-lloj. Do ta vrasësh mendjen se përse kompjuterët vite e vite më parë quheshin tru elektronikë dhe përse qenkëshin konceptuar me modelin e trurit tënd dhe tonit. Por truri ynë ka më shumë nyje lidhëse se sa ka kompjuteri dhe është ai farë kompjuteri që ti e merr me vete ngado që shkon e që rritet dhe fuqizohet tek ushtrohet, teksa ai kompjuter që mban mbi tryezë, sa më shumë e përdor aq më shumë ai e humb shpejtësinë dhe mbas tri katër vjetësh të duhet ta ndërrosh. Truri yt, në të kundërt, sot mund të zgjatë deri nëntëdhjetë vjet dhe kur të jesh nëntëdhjetë (po ta kesh mbajtur në punë) do të kujtojë edhe më shumë gjëra se sa të kujton tani. E do t’i kesh ato pa shpenzuar qindarkën!
Kemi pastaj kujtesën historike që nuk merret me hollësitë e jetës tënde dhe as me ato që ke lexuar, por me ato që kanë ndodhur më parë se ti të vije në jetë.
Sot kur vete në kinema duhet të hysh në një orë të caktuar kur fillon filmi e kur filmi nis të shfaqet duket sikur dikush të merr përdore e të rrëfen se çfarë po ndodh. Në kohën tonë mund të futeshe në kinema në çfarëdo kohe, dua të them, edhe në mes të shfaqjes dhe e zije filmin ndërsa aty ndodhnin disa ngjarje e ti përpiqeshe të kuptoje se çfarë pat ndodhur më parë (më vonë, duhet të rrije kur filmi të niste nga e para që të mësoje në e kishe kuptuar drejt të gjithë historinë e filmuar, – lere më pastaj, që po të të kish pëlqyer shfaqja mund të rrije ta shikoje edhe për së dyti atë pjesë që pate parë). Ja, jeta është si një film i atyre kohërave. Ne hyjmë në jetë kur tashmë kanë ndodhur shumë e shumë gjëra qysh prej qindra e mijëra vjetësh. Dhe është e rëndësishme që ne të mësojmë se çfarë ka ndodhur para lindjes tonë; shërben për të kuptuar përsetë e shumë gjërave të reja që ngjasin sot.
Tani shkolla (veç leximeve që ti bën për qejfin tënd) duhet të të mësojë që ti të futësh në kokë gjithçka ka ndodhur para ardhjes tënde në këtë botë, por duket që nuk e bën mirë pasi shumë vëzhgime na thonë se çunat e sotëm, edhe ata më të rriturit që frekuentojnë shkollat e larta, kur janë lindur të themi në vitin 1990, nuk dinë (ose nuk duan të dinë) se çfarë pat ndodhur më 1980, (të mos flasim pastaj për ato që kanë pas ndodhur pesëdhjetë vjet më parë). Statistikat na thonë që po të pyesësh disa prej atyre djemve se kush ka qenë Aldo Moro, të përgjigjen se Moroja ka qenë kapoja i Brigadave të Kuqe – teksa të gjithë e dinë që Brigadat e Kuqe e vranë atë.
Të mos flasim për Brigadat e Kuqe se ato mbeten të panjohura edhe për shumë të tjerë paçka se përbënin të tashmen e tridhjetë vjetëve më parë. Unë jam lindur në vitin 1932 , dhjetë vjet pasi fashizmi pat ardhur në fuqi, por ama e dija se kush ishte kryeministër në kohën që nisi Marshimi mbi Romën (ç’është Marshimi(?), do të thuash ti). Mbase shkolla fashiste ma pat mësuar mua për të më vënë në dukje se sa hajvan dhe sa i keq ishte ai burrë që fashistët u detyruan ta heqin që andej e të vinin një tjetër. E mirë, por ama e dija. E pastaj, ta lemë shkollën, një djalosh nga këta të sotmit nuk di cilat qenë artistet e kinemasë të njëzet vjetëve më parë ndërsa unë e dija kush ishte Françeska Bertini, që luante në filmat pa zë, njëzet e ca vjet para se unë të lindesha. E dija mbase ngaqë shfletoja togun e revistave në kanistrat e vjetra të shtëpisë sonë, por ja, të ftoj të shfletosh dhe ti revista të vjetra sepse është edhe kjo një rrugë njohurish për ato që kanë ngjarë para ardhjes tënde.
Po përse vallë na qenka kaq e rëndësishme të dimë se çfarë ka ndodhur më parë?
Sepse shumë herë ajo që ka ndodhur më parë të shpjegon se përse ndodhin ca gjëra sot e, sidosi, ashtu sikurse formacionet e futbollistëve është një mënyrë pasurimi e kujtesës
Mos harro ama, se kjo nuk bëhet vetëm me libra dhe revista por bëhet mirë e bukur edhe me internet. Që është jo për të bërë llogje (le ta themi kështu) por gjatë atyre llogjeve të merremi dhe me historinë e botës. Kush ishin kamisardët? Si quheshin tri karavellat e Kolombit? Kur u zhdukën dinozaurët? Po barkës së Noes a mund t’i vihej një timon? Kishte më shumë tigra njëqind vjet më parë, apo ka më shumë sot? Kush ka folur për perandorinë e Malit? Po ky tjetri, kush ishte, që fliste për Perandorinë e të Keqes? (Lojë fjalësh me Malin – shtet aziatik, dhe termin italisht “il male” – “e keqja”. Shprehjen “Perandori e të Keqes” e pat përdorur Presidenti Regan për Bashkimin Sovjetik. Shën. i përkth). Cili ka qenë papa i dytë në historinë e kishës? Kur na u shfaq Topolinoja?
Mund të vazhdoja pa mbarim e do të ishin të gjitha aventura të pasurimit me dije. E të gjitha për t’u kujtuar. Do të vijë dita kur të jesh i moshuar e do të ndihesh sikur të kesh jetuar mijëra jetë, se do të të duket sikur ti të kesh qenë i pranishëm në betejën e Vaterlosë, sikur të kesh parë me sytë e tu vrasjen e Jul Qezarit e sikur të kesh qenë dy hapa larg atij vendi ku Bertoldoja i Zi, duke përzierë pluhurat në një mortajë për të gjetur rrugën si e qysh të prodhonte floririn, zbuloi gabimisht barutin që e flaku përpjetë (e mirë ia bëri!). Shokë nga ata të tutë nuk do ta kenë lëruar e mbjellë kujtesën e tyre, do të kenë jetuar kësisoj vetëm njëzë jetë, të tyren, që duhet të ketë qenë shumë e mërzitshme dhe e varfër, pa përjetime interesante.
Punoje kujtesën tënde pra, nipçe, dhe që nesër futju të mësosh përmendësh “Tereza trazovaçen” (Vjershë klasike për vocërrakët, shkruar nga poeti Luixhi Sailer, rreth njëqindepesëdhjetë vjet më parë. Shën. i përkth)

“Ligjet e pushtetit”: 45 këshilla si të bëheni një lider

Dikush tërhiqet shumë nga pushteti, por pasi e ka arritur, e humb për ndonjë gabim të pafalshëm.

Të tjerë, në rrugën drejt pushtetit, e shtyjnë veten përtej mundësive të tyre. Ose mbeten shumë mbrapa, pasi guxojnë shumë pak.
Robert Greene, autor i “45 ligjet e pushtetit” ka përpiluar një listë të gjatë për femrat dhe meshkujt në BusinessInsider. Këta rregulla janë bashkuar nga disa prej njerëzve më të fuqishëm në histori:
1 – Mos lë kurrë në hije mësuesin tënd.
2 – Mos i jep kurrë shumë besim miqve, dhe mësoni të përdorni armiqtë
3 – Fshihni qëllimet tuaja.
4 – Thoni gjithnjë më pak nga sa është e nevojshme.
5 – Reputacioni ka të bëjë shumë: mbrojeni me jetë.
6 – Fitoni vëmendjen e të gjithëve me çdo kusht.
7 – Merrni nga të tjerët atë që duhet të jetë juaja, dhe merrni meritat.
8 – Sigurohuni që të jenë të tjerët që vijnë tek ju, dhe përdorini nëse është e nevojshme.
9 – Fitoni me vepra, jo me fjalë.
10 – Qëndroni larg të palumturve dhe atyre pa fat.
11 – Bëni që njerëzit të varen nga ju.
12 – Përdorni ndershmëri dhe bujari për të çarmatosur viktimën tuaj
13 – Kur kërkoni ndihmë, ngjallni interes te populli, jo mëshirën e tyre.
14 – Silluni si mik, punoni si spiun.
15 – Shkatërrojeni armikun aq keq, sa që mos të ketë mundësi të ringrihet.
16 – Përpiquni “të zhdukeni” për të përmirësuar respektin dhe nderin.
17 – Kultivoni terror tek të tjerët, të jeni të paparashikueshëm.
18 – Mos ndërtoni fortesa për t’u mbrojtur, të izolohesh është e rrezikshme.
19 – Studioni personat me të cilët keni të bëni, mos ofendoni kurrë personin e gabuar .
20 – Mbroni pavarësinë tuaj.
21 – Bëjini njerëzit të besojnë se janë më inteligjentë se ty.
22 – Transformoni dobësitë në forcë.
23 – Përqendroni forcat tuaja, mos u hallakatni shumë.
24 – Rikrijoni imagjinatën tuaj.
25 – Duar të pastra për të qenë gjithnjë të besueshëm.
26 – Luani me nevojat e njerëzve për të krijuar vazhdimësi.
27 – Të gjithë admirojnë të guximshmit, asnjë nuk i nderon të turpshmit.
28 – Planifikoni të gjithë rrugën deri në fund.
29 – Bëji të tjerët të besojnë se janë ata që zgjedhin.
30 – Sigurohuni që veprimet tuaja të duken te natyrshme, jo të duken si përpjekje e forte.
31 – Luani me fantazitë e njerëzve, mësoni t’i shfrytëzoni.
32 – Gjeni dobësitë dhe emocionet private të njerëzve për t’i përdorur në favorin tuaj.
33 – Silluni si mbret për t’u trajtuar si të tillë.
34 – Zotëroni artin e kohës për të menaxhuar ankthin dhe për të treguar siguri.
35 – Krijoni shfaqje mahnitëse për të pasur një atmosferë të mirë rreth vetes
36 – Mendoni si të doni, por kini besim vetëm tek disa persona.
37 – Menaxhoni emocionin dhe zemërimin për të çmendur armiqtë tuaj.
38 – Refuzoni vaktin e ofruar, më mirë të mos keni borxhe të lëna pezull.
39 – Ajo që ndodh më parë duket gjithnjë më e mirë dhe më origjinale se ajo që vjen më pas.
40 – Godit bariun për të shpërndarë delet e tij.
41 – Punoni për të fituar zemrat dhe mendjet e të tjerëve.
42 – Lutuni për nevojën për ndryshim.
43- Kurrë mos u dukni si të përsosur.
44 – Mos shkoni përtej qëllimit të fitores, mësohuni të ndaleni përpara se të bëni armiq të rinj.
45 – Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është të jeni fluidë si uji, pa formë.

Si funksionon truri i të dashuruarve pas librave


Trupi – Në praktikë, truri lexon fjalët e njohura si imazhe, duke dalluar me një shikim të shpejtë, pa një analizë të detajuar të shkronjave, termat të cilat tingëllojnë në të njëjtën mënyrë, por janë të ndryshme sa i përket ortografisë
Truri nuk ka nevojë që të skanojë plotësisht fjalët çdo herë që ne lexojmë. Sipas një studimi të publikuar në “Neuroimage”, ai që e praktikon më shumë leximin, arrin që të njohë me shpejtësi fjalët sepse i kategorizon ato në një fjalor specifik vizual, që funksionon i ndarë nga sistemi i njohjes vokale të termave.
Në praktikë, truri lexon fjalët e njohura si imazhe, duke i dalluar me një shikim të shpejtë, pa një analizë të detajuar të shkronjave, termat të cilat tingëllojnë në të njëjtën mënyrë, por janë të ndryshme sa i përket ortografisë.
Kjo është një teori që kundërshton bindjen e përbashkët që për të kuptuar një fjalë, është e nevojshme që ne ta shqiptojmë plotësisht gjatë çdo leximi.
Dy detyra të ndara
Ata persona të cilët lexojnë sporadikisht duhet që të shqiptojnë në tru fjalët kur lexojnë, një proces i gjatë dhe mjaft i ngarkuar”, shpjegoi Laurie Glezer, studiuese në qendrën universitare “Georgetown” (Uashington) dhe autore e studimit. “Edhe lexuesit ekspertë duhet që këtë gjë ta bëjnë në ndonjë rast, në ato fjalë të cilat nuk i njohin. Por kur ata arrijnë që të bëhen të rrjedhshëm, nuk ka pse që të shqiptohen në mendje ato terma familjarë. Ata mund të lexojnë menjëherë”. Glezer shtoi se studimi tregoi se truri ka pjesë të specializuara në çdo një prej këtyre dy elementëve të leximit. Zona që përpunon informacionin vizual është e ndryshme nga ajo që merret me atë akustike”.
Janë të ndryshëm e kjo dukjet
Kërkuesit testuan njohjen e fjalëve në 27 lexues të rritur, në dy studime të ndryshme nëpërmjet rezonancës magnetike funksionale. Fjalët me të njëjtin tingull, por me ortografi të ndryshme, si ‘hare’ (lepur) dhe ‘hair’ (flokë), aktivizuan grupe të ndryshme neuronesh, njësoj sikur truri të duhej që të përdorte dy zëra të ndryshëm të një fjalori.
Nëse tingulli i fjalës do të kishte ndikim në këtë zonë cerebrale (zona vizuale për formën e fjalës, e ndodhur në anën e majtë të korteksit vizual) të dy termat do të kishin aktivizuar neuronet e njëjta ose neuronet e ngjashme, por kjo gjë nuk ndodhi.
Secilës detyra e vet
Zbulimi tregon se kjo zonë cerebrale përpunon vetëm informacionin vizual dhe jo tingullin e një fjale që në fakt analizohet në një zonë të veçantë, në të cilët fjalët ‘hair’ dhe ‘hare’ aktivizojnë të njëjtët neurone.
Një studim i të njëjtit grup pune, i publikuar në 2015, tregoi se truri lexon fjalët e njohura si imazhe, duke i interpretuar si objektet e vetme vizuale dhe pa analizuar shqiptimin.
Kërkimi i ri sqaron se përbërëset e ndryshme të fjalëve, imazhet dhe tingujt trajtohen nga zona të ndryshme. Ky zbulim mund të hedhë dritë në mekanizmat në origjinën e disa shqetësimeve të leximit, siç është edhe sëmundja e disleksisë.

30 librat që ndryshuan kursin e historisë


0
Nga “Ditari” i Anne Frank, “1984” e Orwell, “Manifesti komunist” i Marksit e deri tek “Republika” e Platonit. Librat me më shumë ndikim.
Çdo lexues e di që një libër mund të ndryshojë jetën. Por ç’mund të themi për jetën e një gjeneratë të tërë? A është e mundur që një libër të ndryshojë të ardhmen? Miriam Tuliao, drejtori i qendrës së koleksioneve të kërkimit në Librarinë Publike të Nju Jork-ut, ka ndihmuar studiuesit me një listë të librave që ndryshuan rrjedhën historike. Nga dramat e William Shekspirit tek “1984” e George Orwell-it, këta 30 libra kanë pasur një ndikim të madh në historinë e botës. Renditja e librave është e rastësishme.
“Fabulat e Ezopit” nga Ezopi
Origjinën e botimit besohet se e ka në mes viteve 620 dhe 560 para Krishtit
Libri “Fabulat e Ezop-it” është një koleksion i tregimeve që tregojnë një mësim të përjetshëm. Fabulat i janë referuar shpesh një njeriu të lashtë grek dhe tregimtari të quajtur Ezop (edhe pse origjina e tij mbetet e diskutueshme). Historitë janë ende mësime të rëndësishme morale dhe kanë pasur një ndikim të gjerë mbi letërsinë dhe thëniet e përbashkëta, duke përfshirë “Ujku me lëkurë deleje”, “Djali që  thirri ujkun”, “Pata që bëri vezën e artë”, dhe shumë të tjerë.
“1984” nga George Orwell
Botuar në 1949
1984-by-george-orwell
Romani “1984” flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Ky libër tregon historinë e Uinston Smithit, një burokrat të nivelit të ulët që jeton në Aeroportin 1, Britani, më 1984, nën sundimin totalitar të Partisë dhe emblemës së saj, Vëllait të Madh (Big Brother). Flet për rebelimin intelektual kundër padronëve, një romancë të paligjshme dhe një tradhti që pason atë, marrje në pyetje dhe torturim në Dhomën 101. “1984” është një kritikë e shoqërive totalitare, por është gjithashtu edhe për personazhin kryesor Uinston Smith dhe mënjanimin e tij nga shoqëria ku jeton. Është ndër librat më ndikues në histori dhe një ndër më të shiturit në të gjithë botën. Gjatë 2013-ës si pasojë e skandalit të përgjimeve, shitjet e librit tejkaluan 7,000%.
“Analet e Konfucit” nga Konfuci
Besohet të jetë shkruar diku në mes viteve 475 dhe 221 para Krishtit
Gjithashtu i njohur edhe si thjesht “Përmbledhje e veprave letrare” ose “Lunyu,” ky libër është përmbledhje nga thëniet dhe idetë të cilat i atribuohen filozofit kinez Konfuci. Më këtë libër ai shpjegoi se si të jetojmë një jetë të virtytshme dhe të jemi të sjellshëm. “Përmbledhja e veprave letrare” vazhdon të ketë një ndikim të thellë në filozofinë Lindore dhe etikës, veçanërisht në Kinë.
“Anne Frank: Ditari i një vajze të re” nga Anne Frank
 Botuar në vitin 1947
anne-frank-the-diary-of-a-young-girl-by-anne-frank
Libri është një përmbledhje e shkrimeve të Ditarit të Anne Frank, një vajzë që ishte fshehur me familjen e saj për dy vjet gjatë pushtimit nazist të Hollandës. Familja u zbulua në vitin 1944, dhe Frank vdiq nga tifoja në kampin e përqendrimit të zonës Bergen-Belsen. Që nga botimi i tij, “Anne Frank: Ditari i një vajze të re” është përkthyer në më shumë se 60 gjuhë dhe mbetet një nga dokumentet më të famshme dhe me ndikim në Evropë gjatë  Luftës së Dytë Botërore.
“Arti i luftës”, nga Sun Tzu
Shkruar diku midis viteve 600 dhe 500 para erës sonë
the-art-of-war-by-sun-tzu
“Arti i luftës” është një traktat i lashtë ushtarak kinez i cili i atribuohet Sun Tzu, një ushtarak i përgjithshëm, strateg dhe takticien. Ky libër është shkruar në 13 kapituj, secili  i përkushtuar për një aspekt të luftës, të menduarit të shpejtë dhe shmangies se masakrave dhe mizorive. Libri ende ka ndikim në të menduarit e popullatës ushtarake Lindore dhe Perëndimore, në taktikat e biznesit dhe strategjinë ligjore.
“Principet Matematikore të Filozofisë Natyrore”, nga Isaac Newton
Botuar në 1687
Shpesh të referuar thjesht si “Principet”, këta tre libra nga Njutoni u botuan në latinisht në 1687 dhe shpejt u bënë monumenti më  i rëndësishëm në qarqet akademike. Librat përmbajnë ligjet e Njutonit dhe mekanikën klasike. Njutoni formuloi ligjet e lëvizjes dhe gravitetit universal që dominoi pikëpamjen shkencëtarëve të universit fizik gjatë tre shekujve të ardhshëm. Libri “Principet” është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të botuar ndonjëherë në historinë e shkencës.
Kur’ani
Origjinën e ka në vitin 610
Teksti qendror fetar i Islamit, i cili është ndiqet nga 1.6 miliard myslimanë në mbarë botën. Kurani ose Kur’an-i, është shkrimi i shenjtë i fesë islame, i cili siç besojnë myslimanët, përmban fjalë për fjalë zbulesën e Zotit (arabisht: Allahut) ndaj profetit Muhamed nëpërmjet engjëllit Gabriel. Përkthimi i kuranit konsiderohet nga teologjia tradicionale islame si i pamundur, pasi çdo përkthim mbart njëkohësisht edhe një interpretim. Prandaj leximi i kuranit sugjerohet të bëhet në tekstin origjinal arabisht.
“Republika”, nga Platoni
Botuar rreth 380 para erës sonë
“Republika” është shkruar si një dialog sokratik (në fjalë dhe në formë përgjigje). Seksioni më i famshëm është Alegoria e Shpellës. “Republika” e Platonit vazhdon të jetë një nga veprat më intelektuale me ndikim në filozofinë dhe teorinë politike, me tema mbi përkufizimin e drejtësisë, karakterin e një qeverie të drejtë, dhe atë çfarë e bën një njeri të mirë.
“Manifesti komunist” nga Karl Marksi & Friedrich Engels
Publikuar më 21 shkurt 1848
the-communist-manifesto-karl-marx
Ky publikim i shkurtër është shkruar nga dy prej komunistëve më të famshëm në histori. Ai diskuton luftën e klasave, problemet me kapitalizmin, dhe potencialin e ardhshëm kundër komunizmit. Pamfleti politik – pa diskutim më i influencuesi në histori – proklamonte se “historia e shoqërisë se sotme është histori e luftës së klasave dhe e fitores së paevitueshme të proletariatit”, apo të klasës punëtore, që do te sjell njëherë e mirë fundin e shoqërisë me klasa. Fillimisht u publikua ne gjermanisht si “Manifest der Kommunistischen Partei” (Manifesti i Partisë Komuniste), vepër që pati pak impakt të menjëhershëm. Por më pas idetë patën jehone të madhe gjatë shekullit të 20-të, dhe rreth viteve 1950 gjysma e popullsisë se botes jetonte nën qeveri marksiste. Ai vazhdon të ndikojë në partitë politike dhe është studiuar rreth e rrotull botës.
“Një Fjalor i Gjuhës Angleze” nga Samuel Johnson
Botuar në 1755
Fjalori i “Gjuhës Angleze” nga Samuel Johnson është mes fjalorëve më me ndikim në historinë e anglishtes. Atij iu deshën 9 vjet për të përfunduar Fjalorin, edhe pse kishte thëne se do ta përfundonte atë në tre. Deri në botimin e Oxford English Dictionary, 173 vjet më vonë, Fjalori i Johnsonit konsiderohej si i vetmi fjalor autoritativ në anglisht – me 42.773  fjalë të ilustruara me rreth 114,000 citime letrare. Autorët e cituar më shpesh nga Johnson përfshijnë Shekspirin, Milton dhe Dryden. Ndryshe nga leksografët e tjerë, Samuel Johnson futi në fjalor edhe humor e paragjykime në shpjegimin e shumë fjalëve. “Një Fjalor i Gjuhës Angleze” u përdor nga Jane Austen, Charles Dickens, motrat Bronte, etj, dhe  vazhdon të përdoret nga shkrimtarë, akademikë, dhe botues revolucionarë në gjuhën angleze.
“Ese” nga Michel de Montaigne
Botuar në 1580
Descartes René, Blaise Pascal, Jean-Jacques Rousseau, Ralph Waldo Emerson, Friedrich Nietzsche, Stefan Cvajg, Eric Hoffer, Isaac Asimov, Jean-Jacques Rousseau dhe mendimtarë të mëdhenj të botës janë ndikuar nga përmbledhja masive e eseve të Motaigne-së. Aftësia e shkrimtarit dhe burrit të shteti francez për të përzierë pyetjet serioze morale me anekdotat rastësore, ishte një vepër “vetëtoleruese”, por në ditët e sotme konsiderohet si një pjesë e literaturës më të rëndësishme që vjen nga Rilindja Franceze.
“Mistika femërore” nga Betty Friedan
Botuar në 1963
50 vjet më parë, një liber i autores Beti Fridén nxiti debatin për rolin e burrave dhe grave në shoqëri dhe i dha hov lëvizjes për fuqizimin e grave si në familje ashtu edhe në vendin e punës. Gjatë pesë dekadave të fundit, The Feminine Mystique, Mistika Femërore, u shit në tri milionë kopje dhe frymëzoi miliona gra për të luftuar për të drejtat e tyre. Friedan sfidoi reklamat moderne, kulturën, dhe mizogjininë në librin e saj “Feminine Mystique”, duke u përqendruar në trazirat e brendshme të grave amerikane. Libri shkaktoi një shkëndijë të dytë të valës feministe duke inkurajuar gratë që të shikojnë përtej martesës dhe mëmësisë për përmbushjen e tyre, duke sfiduar prirjet tradicionale patriarkale.
“Folio i parë” nga William Shakespeare
Botuar në 1623
first-folio-by-william-shakespeare
Në 1623, një koleksion i dramave të Shekspirit është botuar nga miqtë e tij John Heminges dhe Henry Condell, i njohur si “Dorëshkrimi i Parë”. Këtu përfshihen “Romeo dhe Xhuljeta”, “Mbreti Lear”, “Hamleti”, etj. Kontributi i Shekspirit mbi letërsinë dhe teatrin ka mbetur i pashembullt, dhe ndikimi i tij në zhanër, komplot dhe gjuhë, vazhdon të ndihet nga gjeneratat e ardhshme të artistëve.
“Hiroshima” nga John Herşey
Botuar në 1946
Shkruar nga fituesi çmimit Pulitzer, John Herşey, “Hiroshima” tregon historinë e gjashtë të mbijetuarve nga bomba atomike e lëshuar në Hiroshimë, Japoni, më 6 gusht 1945. Ky libër flet rreth humbjes së jashtëzakonshme, terrorit, dhe kurajos. Dyzet vjet më vonë, Hersey u kthye në Hiroshima për të gjetur të mbijetuarit, për t’i intervistuar dhe për të mësuar fatet e tyre. Libri do të vazhdojë të ndikojë edhe në brezat e ardhshëm që mund përdorin bomba atomike.
“Si jeton gjysma tjetër” nga Jacob Riis
Botuar në 1890
Në fund të shekullit 19, Nju Jorku nuk ishte një vend i mirë për punëtorët industrialë. Ata jetonin në ndërtesa shumëkatëshe të rrënuara, dhe Riis, një gazetar, e nisi misionin e tij, duke treguar çdo ditë, me përshkrime grafike, skica, statistika, dhe fotografi, klasat e sipërme dhe të mesme. Duke vënë në dukje kushtet e rrezikshme me të cilat përballen të varfrit. “Si jeton gjysma tjetër”, jo vetëm që frymëzoi ndryshim të ndjeshëm nëpër shkolla, dyqane ëmbëlsirash dhe ndërtesa, por ishte edhe bazë për të ardhmen e gazetarisë.
Libri i ndryshimeve
Origjina daton që nga mijëvjeçari 3 ose 2 p.e.s
Gjithashtu i njohur si “Klasiku i  Ndryshimeve” ose “Libri i  Ndryshimeve”,  I Ching është emëruar një orakull dhe është  një nga më të vjetrit e teksteve kineze klasike. Rëndësia e I Ching është fenomenale – jo vetëm që Konfucianizmi dhe Taoizmi kanë rrënjë në të, por njerëzit në mbarë botën ende e përdorin atë për hamendësime dhe fat.
“Incidentet në jetën e një vajze skllave” nga Harriet A. Jacobs
Botuar në 1861
Ky tregim mbart në brendësi llogari kronologjike të jetës së Jacobs si një skllave, dokumentimin veçanërisht të abuzimit seksual që femrat skllave ballafaqoheshin, duke përfshirë përdhunimin, presionin për të pasur marrëdhënie seksuale në moshë të hershme, si dhe shitjen e fëmijëve të tyre. Edhe pse “Incidentet në jetën e një vajze skllave” kaloi relativisht pa u vënë re në kohën e botimit të tij për shkak të shpërthimit të Luftës Civile, ai u rishfaq në vitet 1970 dhe 1980 si një përfaqësim i rëndësishëm historik në seksualitetin dhe përdhunimin e femrës skllevër.
“Xhungla” nga Upton Sinclair
Botuar në 1906
“Xhungla” tregoi mjerimin e jetës së fabrikës së Çikagos, tepër të gjallë. Kushtet pikëlluese të punës, tmerret e thertoreve, varfërinë shkatërrimtare dhe dëshpërimin që punëtorët përballën përditë. Sinclair, një gazetar amerikan, shkroi librin për të rritur ndërgjegjësimin mbi çështjet me të cilat përballen emigrantët amerikanë. Ai galvanizoi opinionin publik dhe çoi në një hetim të qeverisë që përfundimisht shkaktoi kalimin e ligjeve ushqimore.
Bibla e King James
Përfunduar në 1611
the-king-james-bible
Bibla e King James është një përkthim anglisht i Biblës së krishterë që është bërë posaçërisht për Kishën e Anglisë në një përpjekje për të rindërtuar strukturën e kishës së re dhe besimin e saj në një klerik të urdhëruar. Edhe pse ishte menduar fillimisht për anglikanët, përkthimi ka pasur një ndikim në emërtimet e reja si Presbyterians, Quakers, dhe baptistët, edhe në kolonitë angleze në botën e re. Është konsideruar ende një risi mahnitëse e prozës, vargut, dhe përkthimit.
“Tregimi i jetës së Frederick Douglass” nga Frederick Douglass 
Botuar në 1845
Një nga autobiografitë më të famshme e shkruar nga një ish-skllav, “Tregimi i Jetës së Frederick Douglass” dokumenton jetën e Douglass si një rob dhe gjërat e tmerrshme që i janë bërë atij nga të ashtuquajturit, zotërit e tij. Libri ka ndikuar në lëvizjen amerikane, si dhe politikën e Britanisë së Madhe dhe Irlandës, ku Douglass më vonë foli publikisht në lidhje me historinë e tij.
“Për lirinë”, nga John Stuart Mill
 Botuar në 1859
Ese-ja e shkurtër nga filozofi britanik Mill u bë një nga librat më të famshëm mbi utilitarizmin e shoqërisë dhe shtetit. Mill theksoi rëndësinë e individualitetit si dhe pavarësinë nga qeveria. “Për Lirinë”, vazhdon të ketë një ndikim të madh në shkencat politike dhe filozofi, dhe pyetjet e saj në lidhje me natyrën e lirisë individuale në një shoqëri demokratike, mbeten po aq të ngutshme dhe të rëndësishme.
“Mbi origjinën e specieve” nga Charles Darwin
 Botuar në 1859
Darwini udhëtoi për në ishujt Galapagos, ku ai identifikoi  një nga zbulimet më të rëndësishme shkencore të shekullit të 19, evolucionin. Sot, pothuajse të gjithë e dinë emrin e tij, çfarë bëri, dhe pse vlerësohet kaq shumë. Duke respektuar natyrën në të gjitha format e saj – Darwin pa se të gjitha qeniet janë të lidhura. Çdo gjë e gjallë ndan një prejardhje, dhe arriti në përfundimin se, shumëllojshmëria e jetës në Tokë rezulton nga proceset në punë gjatë miliona vjetëve, dhe ende në punë sot. Shpjegimi i Darvinit për këtë shpalosje kaq të gjerë të jetës në kohë – teoria e evolucionit nëpërmjet seleksionimit natyror –  transformoi të kuptuarit e botës së gjallë – ashtu si idetë e shkencëtarëve Galileo, Newton, dhe Ajnshtajn ndryshuan të kuptuarit e universit fizik. E thjeshtë por njëkohësisht e diskutueshme, keqkuptuar, keqpërdorur për qëllime sociale, thonë studiuesit, teoria e Darwinit mbetet e pakundërshtueshme si koncepti qendror i biologjisë, duke ndihmuar mikrobiologë e gjenetistë të panumërt.
“Të drejtat e njeriut” nga Thomas Paine
 Botuar në 1791
Fillimisht, ky traktat i të drejtave të njeriut u ndalua në Britaninë e Madhe pasi konsiderohej se mbronte revolucionin francez. Paine argumenton në librin “Të drejtat e njeriut”, se revolucioni popullor politik është i lejueshëm kur një qeveri nuk ka mbrojtur popullin e saj apo të drejtat e tyre natyrore, dhe ai mendonte mënyrën më e mirë për të ndaluar varfërinë, përmes programeve ndërhyrëse si pensionet e mirëqenies dhe të pleqërisë. Në vitet e para të botimit, janë shitur rreth 100,000 dhe 200,000 kopje, dhe libri i tij mbetet i lexuar gjerësisht. Idetë e tij u përdorën edhe nga lëvizjet e mëvonshme të pavarësisë mes irlandezëve, skocezëve, dhe uellsianëve.
“Seksi i dytë”, nga Simone De Beauvoir
Botuar në 1949
the-second-sex-by-simone-de-beauvoir
“Seksi i Dytë” është cilësuar nga shumë kritikë si libri që inauguroi lëvizjen feministe të kohës moderne. “Seksi i Dytë” është puna e një mendje brilante që shquhet për mprehtësi në disiplina të tilla si filozofia, psikologjia, ekonomia dhe historia. Simone De Beauvoir shkruan se “nuk lindim gra; po bëhemi të tilla”. Libri vazhdon të ketë një ndikim të madh në lëvizjet e grave në mbarë botën.
“Pranvera e heshtur” nga Rachel Carson
Botuar në 1962
50 vite më parë, Rachel Carson shkroi dhe botoi librin “Pranvera e heshtur”. Ky libër ishte i parakohshëm për atë kohë.  Zonja Carson tregonte se pesticidet si DDT-ja dëmtonin mjedisin dhe shëndetin e njerëzve. Ndonëse ky libër u kthye në frymëzim për lëvizjen ambientaliste, beteja për dëmtimin e mjedisit vazhdon. Libri u shit në më shumë se 6 milion kopje në Shtetet e Bashkuara. Ai u përkthye në rreth 30 gjuhë të ndryshme. Në rrethinat e Uashingtonit, shtëpia ku zonja Carson shkroi librin “Pranvera e heshtur” tani është qendër historike. Ky libër, cilësohet si një prej më të rëndësishmëve të kohës tonë.
“Libri i rrugës drejt fuqisë” Lao Tzu
Shkruar midis 600 dhe 400 para erës sonë
Taoizmi është një fe kombëtare kineze që daton në shekullin e dytë para erës sonë. Lao-Tzu, themeluesi i shkollës taoiste në dinastinë e hershme Qin, nderohet si babai i taoizmit dhe vepra e tij kryesore “Libri i rrugës drejt fuqisë” përbën bazën e kësaj feje. Për taoizmin ka, gjithashtu, edhe shume vepra letrare si dhe një seri doktrinash të plota dhe të thella.
“Gjërat thyhen” nga Chinua Achebe
Botuar në 1958
Romani “Gjërat thyhen” nga Chinua Achebe tregon për një udhëheqës lokal ferme në Nigeri tronditet nga vdekja aksidentale dhe arritja e një misionari. “Gjërat thyhen” i Achebe-së është një nga romanet më të famshme të Afrikës në histori. Studiuar gjerësisht nëpër botë, ai flet mbi tema të mëdha si nacionalizmi, identiteti afrikan, dhe çfarë ndodh pas kolonizimit.
Tora: Pesë Librat e Moisiut
Origjina daton midis 600 dhe 400 para erës sonë
the-torah-the-five-books-of-moses
Moisiu mbahet si shkruesi i Torahs, apo pesë librave të parë të Biblës (Zanafillës, Daljes, Levitikëve, Numrave, dhe Ligjit të përtërirë) dhe është një profet i rëndësishëm. Tora është koncepti qendror i Judaizmit, veçanërisht pesë librat e parë të Tanakh, të shkruara në hebraishte biblike. Tora është jo vetëm dokumentacioni qendror dhe më i rëndësishëm i hebrenjve, por është gjithashtu ajo çfarë të krishterët e quajnë “Dhjatën e Vjetër” dhe ka ndikuar thellësisht në fetë e botës, historinë dhe kulturën në më shumë se 2500 vjet.
“Pasuria e Kombeve” nga Adam Smith
Botuar në 1776
Pasuria e Kombeve është vepër e Adam Smith-it, e cila mund të konsiderohet si një nga shtyllat e mendimit politiko-ekonomik. Me këtë vepër Smithi u rrek të ravijëzojë një tablo të marrëdhënieve politiko-ekonomike dhe të analizojë se si zhvillohet ekonomia pa ndikimin e shtetit. Kësisoj ai e pasuroi me pikëpamje të reja traditën e mendimit etik dhe traditën e së drejtës natyrore. Smithi sheh një marrëdhënie dallimi midis interesit të individit dhe të interesit të shoqërisë, dhe vë re se mbajtja e individit në brendësi të një bashkësie sigurohet nga mekanizmat e këmbimit: këmbimi lejon lojën e përbashkët të kërkesës dhe ofertës. Përshkrimi që ai u bën mekanizmave të tregut është me vlerë edhe sot.
“Varrose zemrën time në gjurin e plagosur” nga Dee Alexander Brown
“Varrose zemrën time në gjurin e plagosur” zbulon historinë e amerikanëve vendas në fund të shekullit 19, sidomos padrejtësitë dhe tradhtitë e kryera nga qeveria e SHBA dhe zhvendosja e tyre e detyruar. Është ndër librat më të shitur dhe i përkthyer në 17 gjuhë. Nëpërmjet të dhënave të qeverisë, Brown zbuloi masakrën e një populli të tërë në përpjekje për të “fituar” Perëndimi amerikan.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...