Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/11

Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!


Rikthimi i emigrantëve sjell njëkohësisht një pik martesash në muajt e verës e në të njëjtën kohë dhe një bum kërkesash për rivirgjërim apo “qepje” të vajzave që kërkohen me detyrim të paprekura nga bashkëshortët e tyre emigrantë, që kanë lënë pas një Shqipëri të izoluar ose të paktën kështu të menduar prej tyre, ku femrat nuk dalin nga shtëpia. Mjeket gjinekologe shohin përditë jaranë të mashtruar nga penj që lidhin sërish himenin duke i “rilindur” të virgjëra vajzat sikur asgjë të mos kishte ndodhur më parë…Një fenomen, që vë në dyshim moralin e një shoqërie që e sheh veten konservatore e ku duket se njolla e gjakut në çarçafë ka mbetur pikë e fortë reference, por që shpesh është në të vërtetë “mëkati” i dyfishtë i të kaluarës dhe mashtrimit të së tashmes

Image result for femrat shqiptare tek gjinekologu

Ai iu hodh në qafë dhe e përqafoi. “Më fal e dashur, më fal zemër”, i tha, ndërsa ajo në sytë e doktoreshës, pas shpinës së tij tregoi gjuhën e shkeli syrin. Gjithçka ndodhte disa vite më parë, në sallën e vizitave të mjekes gjinekologe Mimoza Keta, në të cilën, një burrë kishte çuar nusen pak ditë pas natës së parë të martesës, sepse i kishte gjetur një fije peri pas kontaktit të parë seksual. Ajo që duhej të kishte qenë një natë dashurie ishte kthyer në një natë ankthi. Ajo mohonte të ishte “e qepur”. Ai dyshonte se s’kishte qenë e virgjër. Dyshimi e brente aq shumë sa i kërkoi një të afërmeje, e cila njihte doktoreshën, t’u mundësonte një vizitë.
Image result for femrat shqiptare tek gjinekologu
Se çfarë u shkonte në mendje këtyre personazheve në atë moment nuk mund ta dimë, por mund të hamendësojmë se kanë qenë mendime dramatike. Ai mendonte ndarjen, ndoshta hakmarrjen. Ajo mendonte persekutimin apo përgojimin. Doktoreshë Keta thotë se pranoi të vizitonte gruan. U fut vetëm me të në dhomën e vizitës dhe aty bënë një pakt: “E hipa në kaluç dhe e pashë që ajo ishte e qepur. I kërkova të ishte e sinqertë me mua dhe i premtova se të shoqit do i thosha atë që donte ajo”. Gruaja ka pranuar. I ka thënë doktoreshës sa kishte paguar për rivirgjërinë dhe ajo ka thirrur burrin brenda në dhomë: “Ishte goxha djalë, i pasur dhe me një makinë shumë të mirë për kohën”, – kujton ajo ndërsa shpjegon se i kishte thënë që e shoqja kishte qenë e virgjër.

Image result for femrat shqiptare tek gjinekologu
“I tregova një shenjë të kuqe, i thashë që ishte shenjë e virgjërisë”, – tregon Keta ndërsa vazhdon të qeshë edhe sot disa vite pas asaj që ka ndodhur, edhe pse ajo e di që femrat vijojnë të qepen dhe meshkujt vijojnë të jenë po aq këmbëngulës të mashtrohen me virgjëri të rreme… “Shumë mirë bëjnë që qepen derisa burrat i duan të qepura”, – i bie shkurt pedagogia e UET, Ermira Danaj, që mendon se mashtrimi në këtë rast është më shumë një nevojë e patriarkalizmit për të mos u tronditur nga e vërteta.

Image result for femrat shqiptare tek gjinekologu
Qepuni, po vijnë emigrantët!

Numri i vajzave “të qepura” rritet ndjeshëm me të filluar vera dhe kthimi nga jashtë për dasmat e rregulluara me korrespondencë i beqarëve nga emigracioni. Drejtoresha e maternitetit “Kiço Glozheni”, Rubena Moisiu e pranon se ka një fluks në muajt e korrikut dhe gushtit, i cili sidoqoftë mbetet në nivele hamendësimi për shkak se vizita të kësaj natyre nuk dokumentohen asnjëherë.

Image result for femrat shqiptare tek gjinekologu


 “Nuk është e paligjshme dhe as e ligjshme”, shpjegon mjekja që thotë se në kohën kur nuk kishte detyra administrative, ka pasur kërkesa të tilla, por që kjo është në listën e ndërhyrjeve që nuk ka pranuar t’i kryejë. Moisiu pohon se edhe nga mjekët e kolegët e di që kërkesa rritet në verë dhe kjo kryesisht vjen për shkak të emigrantëve, por statistika zyrtare sidoqoftë nuk ka. “Edhe pse në media shpeshherë janë raportuar numra, ato kanë qenë më shumë hamendësime, pasi gjithë kjo ndërhyrje që zgjat nga 5 deri në 10 minuta nuk regjistrohet në asnjë vend”, – pohon doktoresha.

Image result for femrat shqiptare tek gjinekologu

Ajo thotë se është e pamundur edhe të kontrollohet procesi, që nuk ka nevojë për kushte apo për shpenzime të mëdha. Ai mund të ndodhë në një dhomë të thjeshtë vizite dhe shënohet si një vizitë normale në regjistra, ndërsa mjekut që e kryen i duhen vetëm pak minuta, një gjilpërë dhe një pe. Megjithatë, sipas Moisiut nga diskutimet me kolegët dhe nga informacionet e mbledhura në biseda, mund të hamendësohet që në momentet e kthimit të emigrantëve ka një rritje të numrit. “Emigrantët kanë ikur prej kohësh, atje ku janë kanë gjetur shoqëri liberale dhe ata vetë kanë marrëdhënie me femra nga më të ndryshmet, por kur vjen puna për t’u martuar kërkojnë që ajo të jetë e virgjër dhe vijnë në Shqipëri se e mendojnë një vend ashtu si e kanë lënë”, – shpjegon ajo më tej.

Image result for femrat shqiptare tek gjinekologu

Edhe mjekja Mimoza Keta pohon një rritje të numrit të atyre që kërkojnë të rivirgjërohen në periudhën e verës, para kthimit të emigrantëve. Sipas saj, sidoqoftë, numrat janë në rënie edhe pse këtë mund ta thotë edhe ajo vetëm mbi një bazë hamendësimi dhe eksperience personale e jo mbi të dhëna të faktuara. Moisiu nuk është kundër faktit që shqiptarët vijnë të lidhin martesa me shqiptarë. Për të, fakti që ata kthehen nga emigracioni dhe kërkojnë një vajzë shqiptare për të lidhur jetën është pozitiv, por përtej kësaj kërkesat e tyre për nusen e re janë diskriminuese. “Ata vetë me siguri kanë pasur marrëdhënie me femra të tjera, nuk kanë pse kërkojnë që vajzat me të cilat lidhen të mos kenë pasur një jetë të tyren”, – thotë mjekja.


QEPKAA8
“Ajo nuk ishte nervoze?!”*

Një vit më parë, një shqiptar që jetonte në SHBA interesohej në një forum online mbi shëndetin (steadyhealth.com), nëse e vluara e tij me të cilën tashmë kishte një fëmijë, kishte qenë apo jo e virgjër. Djali pohon se është 28 vjeç, se ishte martuar me shkesë, se ajo i ishte betuar se ishte e virgjër, mirëpo njësoj si personazhit tonë në fillim të shkrimit natën e parë, edhe atij gjërat i ishin dukur të çuditshme. “Unë jam 28 vjeç dhe në 2010-ën shkova në Shqipëri për t’u martuar; ishte një martesë e rregulluar, unë nuk e kisha takuar asnjëherë më parë vajzën dhe ajo më siguroi disa herë që ishte e virgjër, por natën e parë që ne patëm marrëdhënie unë vura re që ajo nuk ishte nervoze…”, – shkruan ai në forum. Ka më shumë se një postim në të njëjtën temë po prej tij nën pseudonimin “albania”. Në fund ai “pranon” se tashmë nuk qe e rëndësishme që gruaja e cila e kishte bërë baba, të kishte qenë apo jo e virgjër, por historia e tij që fillon me dyshimin e natës së parë dhe më tej me një udhëtim sërish në Shqipëri, gjatë të cilit ai vendos të hetojë jetën e së shoqes, takimet e saj, kafetë që kishte pirë me djem të tjerë dhe një tufë thashethemesh prej të njohurve të përbashkët. Më shumë se njëherë ajo ia mohon të ketë pasur histori, po aq më shumë këmbëngul ai të mësojë një “të vërtetë” që nuk i sjell asgjë më shumë sesa dyshime. Në mes është gjithmonë një kushërirë që ka mësuar prej dikujt, se e shoqja kishte dalë njëherë me dikë dhe ndoshta…?!
Image result for femrat shqiptare tek gjinekologu


Po pse i intereson atij kjo? Deri në fund, i sulmuar prej postuesve të tjerë në të njëjtin forum, ai këmbëngul se për të nuk është e rëndësishme virgjëria, e prapë shton: “Po ke të drejtë, unë mund ta kapërcej këtë nëse arrij ta heq nga mendja, fundja tani jam thuajse i sigurt që ajo ishte e virgjër…, ose nëse nuk ka qenë më vonë do të ma thotë kur të kuptojë se mua nuk më intereson kjo…”. Më shumë se një djali që nuk i intereson nëse e shoqja ka qenë apo jo e virgjër, ai duket një i fiksuar prej kësaj. Dikush i mbetur mes dy botësh. Atë të një Shqipërie ku të gjithë flasin për virgjërinë si vlerë pa të cilën një femër është “kurvë”, dhe atë të vendit ku jeton dhe ku qëndrime të tilla tallen, përbuzen apo nuk merren në konsideratë. Ai do në të njëjtën kohë të jetë amerikan i përparuar seksualisht dhe po në të njëjtën kohë, burrë me mustaqe vesh më vesh me një grua që në jetën e saj ka pasur vetëm atë dhe kurrë s’ka prekur, as ka lakmuar tjetër. Dhe në fund të fundit, me shumë gjasa nuk është as njëri dhe as tjetri. E shoqja nëse nuk e ka mashtruar për virgjërinë, ndoshta do vijë një ditë që do t’i vërë brirë dhe ai kurrë s’ka për ta marrë vesh edhe në qoftë se ajo do të jetë nervoze në shtrat…

Image result for tek gjinekologu


Të virgjërat që s’gjenden

“Nuk e kuptoj se çfarë u duhet e virgjër, kur nesër apo pasnesër ajo mund t’i tradhtojë dhe ata nuk do të kenë asnjë mundësi ta dallojnë këtë”, – thotë mjekja Moisiu, ndërsa flet me njëfarë nënçmimi për meshkujt e fiksuar. “Presioni i meshkujve i detyron femrat të qepen dhe meqë ata duan gjak në natën e parë, në çarçafë, ja ku e morën, e çfarë fituan prej kësaj?”- thotë doktoresha që beson se nisja e një marrëdhënieje në kushte të tilla mosbesimi dhe njëkohësisht mashtrimi nuk është shenjë e mirë për familjen e re. Për më shumë sipas saj, emigrantët duhet të çmësohen me idenë se Shqipëria është rezervat virgjëreshash. Në bazë të një studimi që kanë bërë në gjimnazet e Tiranës rezulton se numri i vajzave që e humbin virgjërinë para se të mbarojnë shkollën e mesme është në rritje. 62 për qind e adoleshenteve, sipas studimit të kryer prej tyre, kishin pasur marrëdhënie seksuale para moshës 18-vjeçare. Studimi në pesë gjimnaze të Tiranës ka treguar edhe një numër “të frikshëm” të marrëdhënieve edhe në një kohë më të hershme. “15-20 për qind e vajzave kanë pasur kontaktet e para seksuale në moshën 13-vjeçare”, – thotë Moisiu. Ajo që kërkojnë emigrantët nga vajzat shqiptare, ndërkohë që kanë konsumuar marrëdhënie seksuale të panumërta me të huaja të cilat i shohin si liberale, madje dhe i mburrin për këtë, është krejtësisht jashtë kohe edhe për Shqipërinë tashmë. Për pedagogen e UET, që studion marrëdhëniet gjinore,

Image result for femrat shqiptare tek gjinekologu

Ermira Danaj, kjo është thjesht shprehje e patriarkalizmit që shfaqet në dhjetëra forma të tjera, por që fillon me virgjërinë. “Ekskluziviteti i pronësisë ndër vite është përkthyer me virgjërinë, ruajtja e virgjërisë ekskluzivisht për burrin. Ndërkohë ky ekskluzivitet nuk kërkohet për burrin, sepse në një kontekst dominimi mashkullor, qenia mashkull nuk ka nevojë të demonstrojë asgjë, as që është i ndershëm, as që është i virgjër, thjesht mjafton që është qenie mashkull”, – thotë ajo. Ashtu si Moisiu edhe gjinekologia Mimoza Keta e sheh si absurde kërkesën që u bëhet vajzave, që sipas tyre në mjaft raste është e pamundur të plotësohet edhe biologjikisht.

Image result for femrat shqiptare tek gjinekologu

Mashtrimi i mirëpritur

Për Danajn kjo është zgjidhja e vetme që u mbetet femrave para meshkujve që e kërkojnë me ngulm që ato të jenë të virgjëra. Në bisedë e sipër ajo shpjegon se në këtë rast, edhe pse kemi të bëjmë me një mashtrim, është një mashtrim i kërkuar prej të gënjyerve. “Ajo që fatkeqësisht ndodh, është që për sa kohë këto probleme nuk e trondisin dominimin mashkullor, siç është dhuna, apo dhe mungesa e komunikimit, gjendja duket si normale dhe nuk përbën shqetësim të madh. Ndërkohë që rivirgjërimi duket si një “mashtrim i madh”. Rivirgjërimi është në fakt një “mashtrim” për t’i bërë qejfin shoqërisë që më mirë pranon një “mashtrim” të tillë sesa tronditjen e strukturës patriarkale ekzistuese”, – thotë ajo. Moisiu nga ana e saj nuk është e gatshme ta aprovojë as sjelljen e vajzave në këtë rast. Drejtoresha e “Kiço Gliozhenit”, thotë se i kupton vajzat, por për të ato duhet të marrin më shumë përsipër dhe ndoshta të heqin dorë nga një mashkull që u kërkon gjëra që nuk mund dhe as kanë pas ia ofrojnë. “Unë e di që ato kanë një hall të madh, por më duket shumë e padrejtë të nisësh jetën me një mashtrim dhe nuk më duket se i ndihmoj duke bërë këtë”, – shpjegon ajo, ndërsa thotë se herë pas here ka ngritur zërin për fenomene të ngjashme që kryesisht diskriminojnë femrën, duke filluar nga abortimi i fetuseve femra e deri te “qepja”.

Image result for femrat shqiptare tek gjinekologu

 “I thashë vajzës, nëse ti do ta nisësh jetën me një mashtrim, kjo nuk është gjë e mirë, por është zgjedhja jote”, – kujton mjekja Mimoza Keta. Ajo shpjegon se burrin nuk e mashtroi thjesht për solidaritet femëror, por gënjeu sepse mjeku nuk mund të tradhtojë pacientin dhe nuk mund të nxjerrë asgjë që mëson prej tij apo trupit të tij në vizitë. Ajo thotë se një pjesë e mirë e vajzave e bëjnë këtë të shoqëruara me dikë tjetër, që në mjaft raste është nëna, por shumë e bëjnë këtë fshehurazi masivisht në klinika private, ku mundësitë për t’u njohur janë edhe më të vogla. Sipas Danajt, rastet të tilla vijnë pasi sot kemi një përplasje të madhe vlerash. “Sepse kemi një traditë patriarkale të mbartur ndër vite, po ndërkohë kemi një informacion të pamasë nëpërmjet të cilit kjo traditë vihet në pikëpyetje. Flitet nga një anë për vlerën e virgjërisë, por nga ana tjetër diskutohet dhe mbi të drejtat e grave dhe vajzave për të qenë të lira për të vendosur vetë se çfarë duan të bëjnë me jetën e tyre duke mos dashur të jenë më pronë”, – thotë ajo. Sipas Danajt, rivirgjërimi nuk është veçse një formë tjetër dhune ndaj gruas. “Çështja e rivirgjërimit tregon se sot ne kemi më shumë nevojë se kurrë për t’i hedhur në diskutim vlerat e shoqërisë tonë, dhe jo për të ruajtur një “moral” fals. Fatkeqësisht, për sa kohë ne do të vazhdojmë ta konsiderojmë vajzën si inferiore, të brishtë, pronë të burrit, qenie të destinuar vetëm për t’u martuar e për të lindur fëmijë, do të hasim me raste të tilla si rivirgjërimi (që nuk është gjë tjetër vetëm një formë dhune simbolike ndaj vajzave dhe grave), apo dhunimi fizik i vazhdueshëm i tyre”, – thotë ajo.

Image result for femrat shqiptare tek gjinekologu

Gjaku në çarçafë…

Është e sigurt që nëse një burrë këmbëngul të marrë një grua të virgjër, ai me shumë gjasa do ta ketë atë qoftë kjo edhe virgjëri false. Ajo që ai nuk do të marrë vesh asnjëherë është se virgjëria që ka marrë dhe gjaku në çarçafë nuk kanë ndodhur për herë të parë. Mjeket, por edhe sociologët pohojnë se kryesorja për ata që këmbëngulin në virgjërinë e nuses nuk është fakti nëse ajo është vërtet e virgjër, por shenja se ajo është e tillë.

Image result for femrat shqiptare tek gjinekologu

Mjekët thonë se një pjesë e mirë e femrave me një përqindje që varion mbi 50 për qind kanë një himen (shenjë të virgjërisë) elastik dhe një pjesë tjetër pësojnë çarje të himenit jo në ato që quhen vaza gjaku e për rrjedhojë kanë një humbje virgjërie pa gjak. Dhe ky është një problem i madh. Mund të jenë të pafundme viktimat e heshtura të paragjykimeve dhe përfoljes apo edhe martesave të dështuara prej kësaj virgjërie që shkon në mënyrë të heshtur. Mjaft burrat shqiptarë duan sipas mjekes Rubena Moisiu të tregojnë ende çarçafin me njollën e gjakut edhe pse ka kohë që ky nuk shpaloset më në dritare. Ajo që sipas mjekëve është një gjendje normale fizike e femrës për mjaft njerëz mund të jetë një katastrofë morale, ndoshta për këtë arsye ka një numër tjetër meshkujsh apo vjehrrash që shkojnë të bëjnë një verifikim për para se lidhja të shkojë në martesë. Mjekja Mimoza Keta pranon se ka pasur raste ku i është kërkuar që të verifikohej nëse vajza ishte e virgjër apo jo, por sipas saj këto nuk janë aq të shumta sa numri i atyre që kërkojnë të rivirgjërohen. Ajo thotë se mjaft herë ka tentuar t’ua prishë mendjen vajzave që kërkojnë diçka të tillë, por dyshon shumë se edhe pse mund të kenë pranuar para saj se nuk do ta kërkonin rivirgjërimin nuk kanë shkuar ta bëjnë këtë në një klinikë tjetër apo te një mjek tjetër. Arsyeja edhe sipas saj është shenja e gjakut mbi çarçafë. Ndoshta një vajzë e qepur nuk është e virgjër natyrale, por ndryshe nga ajo që mund të jetë vërtetë e virgjër e qepura ta garanton (mjekët e bëjnë) që do ta kesh një njollë gjaku në çarçafë. Ndërkohë në rastin e një vajza natyralisht të virgjër, por me një himen elastik, njolla e gjakut është e pamundur dhe sipas doktoreshës mjaft prej tyre duhet të kenë vuajtur gjatë nën presion apo dhunë duke ua mbyllur gojën me faktin se nuk u gjetën të “virgjëra”. Burrave me namuz në fakt ata që kanë kërkuar me ngulm apo ata që do të zbresin avionit në Rinas këto muaj vere në kërkim të virgjëreshave duhet t’ua kishin mësuar këtë që në shkollë dhe për më shumë ndoshta dikush duhet tu mësojë që njolla e gjakut në çarçafë është një gjë pa vlerë dhe paguhet lirë.

Image result for femrat shqiptare tek gjinekologu

Qepja nuk kushton

Ajo që e bën fenomenin krejtësisht të lehtë janë edhe çmimet. Nëse në Perëndim, ku duhet thënë kërkesa tëngjashme nga vajza prej familjesh emigrante nga vende shumë konservatore nuk mungojnë, pagesat shkojnë nga 200 euro më të lirat kryesisht në vende të Europës Lindore deri në 4500 euro në Austri, pasi kjo është një ndërhyrje plastike e për rrjedhojë e kushtueshme. Ndërkohë në Shqipëri “virgjëria” kushton shumë më pak. “Përgjithësisht merren aq para sa kushton një vizitë normale (nga 1 mijë deri 3 mijë lekë të reja), por ndodh që edhe nuk marrim para se nuk kanë”, – thotë Mimoza Keta. Ndërkohë në klinikat private kostoja mund të jetë edhe më e lartë, por me siguri që tarifat nuk e kapin dyshemenë e 200 eurove që aplikon një mjek në Pragë. Kjo duket se e bën lehtësisht të aksesueshëm rivërgjërimin aq sa ka edhe barsoleta për gra që detyrohen ta bëjnë atë më shumë se njëherë. Doktoresha pohon se raste të tilla mund të ndodhin, por kjo vjen për shkak të një problemi teknik. Në rast se “qepesh”, atëherë koha deri në marrëdhënien e parë seksuale nuk mund të jetë më e gjatë se një javë. “Penj janë ata, nëse kalon një farë kohe këputen dhe qepja duhet ribërë ose nuk do të dukesh e virgjër”, – pohon mjekja.

Image result for femrat shqiptare tek gjinekologu


Duket se një burrë nuk e ka të lehtë të pranojë se gruaja e tij e re është e ndershme edhe pse ajo mund të mos ketë rrjedhje gjaku, për shkak të një cipe virgjërie elastike siç shpjegojnë mjekët, ndërsa sigurisht e marrin për të ndershme pa asnjë lloj dyshimi atë që e ka blerë këtë cipë për maksimumi 5 mijë lekë të reja. Sidoqoftë, familje të tilla mund të jenë të lumtura për një farë kohe. Doktoresha Keta na thotë se një vit më vonë, edhe pse nuk kishte dashur dhe i ishte dukur e sikletshme, e priti sërish në spital çiftin e ri të fillimit të kësaj historie.


Image result for femrat shqiptare tek gjinekologu

 Këtë herë ata shkuan atje për të sjellë në jetë fëmijën e tyre. Fëmijën e një martese të “qepur” me mashtrim, por që duket se deri atëherë kishte funksionuar. “Nuk e di si vajtën më vonë, por mesa kam dëgjuar lindën të tjerë fëmijë dhe vazhdojnë të jenë të martuar”, – thotë doktoresha normalisht, duke ruajtur të mos japë detaje për identitetin e tyre dhe duke kujtuar herë pas here skenën e burrit që i përgjërohej së shoqes ta falte që e kishte vënë para një prove të vështirë dhe shkeljen e syrit të kësaj të fundit.


KONTRIBUTI I FLORI BRUQIT NË SHKENCËN DHE LETËRSINË SHQIPTARE





Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.

Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).

Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.

Në vitin 2005 , Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra ",para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.

Magjistri  i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi, thuhet në raportin e Komisionit Shkencor që:"  ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.

Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore".

Veprat e botuara :

Deri më tash ka botuar këta libra :
1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

Image result for diademe  iii flori bruqi


5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.



7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
9. Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.

Image result for librat e flori bruqiImage result for librat e flori bruqi

11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.
13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.


Image result for kush eshte flori bruqi

14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).

Image result for librat e flori bruqiImage result for librat e flori bruqi

16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.



19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.

Image result for librat e flori bruqiImage result for librat e flori bruqi

24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.
26. 26.Olimpi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë, 2009.
27.Triumfi shqiptar, Rugova-Art,Prishtinë ,2009.
28.Polemika shqip, Rugova-Art,Prishtinë 2009.


29.“Antika greke”-Homeri,Eskili,Sofokliu,Aristofani dhe Aristoteli,Albemigrant,2009.
30.Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art,Prishtinë ,2012
31.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004,Prishtinë,2012
32.Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”,Prishtinë,2013.
33.Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”,Prishtinë 2013.
34.Diademë letrare, Rugova-Art,Prishtinë 2013.
35.Diademë letrare II,Tiranë, 2014.
36.Atdheu im s’më vret,poezi,Tiranë,2015.
37.Diademë letrare III,Tiranë,2015.
38.Vademecun për dezinfektues 1,Prishtinë,2016.
39.Vademecum për dezinfektues 2,Prishtinë,2016
40.Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë,2016.

Image result for librat e flori bruqi




Image result for librat e flori bruqi

Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2016).

The Albanian American Academy of Science and Arts

Nga viti 2005 është Editor si dhe Kryeredaktor përgjegjës i web faqës elektronike “ Agjencioni Floripress” .Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane /The Albanian American Academy of Science and Arts(Drejtor i përgjthëshëm për komunikim me medie në të gjitha trojet shqiptare).



*****

 


I nderuar z.Flori Bruqi 

Urime për librin e mrekulluashem Diademë Letrare III 

Libri është shkruar e trajtuar thjeshtë e bukur me një shqipe të pastër letrare.

Përmbajtjet e këtij libri si Letërsia shqiptare nga lashtësia deri te modernia,Letërsia nën diktaturëetj. Për mendimin tim janë mëse të nevojshme të plotwsojnë programet mësimore të letërsisë shqiptare të shkollave të mesme.

 Poetët e shkrimtarët duhet të jenë larg politikave e militantëve partiakë ashtu si edhe shkruani ne këtë libër për Llazar Sotir Gushon pra për Lasgush Poradecin i cili vertetë i qëndro larg politikave te kohes.

E veçanta e ketij libri qendron në atë që nuk të lodh e nuk të mërzit. Përmbajtja e figurave letrare janë koncentruar me mjeshtëri artistike e bashkëkohore, duke i dhënë seicilit vleresimin e tij.

Qershia mbi tortë e trajtimit të temave qëndron në faktin e vleresimit e interpretimit letrar se sa ai ideologjik sundues i kohës.

Formimi kulturor letrar në vëndin tonë nuk e ka patur të lehtë, por si shpreheni dhe Ju, shumë shkrimtarë e poetë dijtën ti trajtojnë me guxim edhe në kohë të vështira.

Ky shembull duhet ndjekur edhe sot, ashtu si po vazhdoni dhe ju me veprat poetiko - letrare.

Edhe njeherë urime miku im.

Kolonel Shyqyri Shabani.

Kukës, 12 Qershor 2016

2016/07/10

“Provokimi” si maskë e paternalizmit të Tiranës ndaj Priishtinës.

Fotografia e profilit të Enver Bytyci
Dr. Enver Bytyçi


Nuk është tashmë surprizë që dy kryeministrat, ai shqiptar, Edi Rama dhe ai serb, Aleksandër Vuçiç, të takohen, të bisedojnë, të shtrëngojnë duart, të qeshin, të përqafohen, të shtrëngohen me njëri-tjetrin, sidomos kur janë nën vëzhgimin e dy liderëve europianë, Merkel e Hollande. Sidomos në kur ata janë në samite të tilla si ai I Berlinit, Vjenës dhe së fundmi I Parisit pritej që të dy të betohen për miqësi, marrëdhënie shumë të mira midis të dy vendeve, të dy shteteve dhe të dy popujve. I njëjti skenar u përsërit për të pestën apo të gjashtën herë në dy vitet e fundit, njëherë në Beograd nën siglën “Provokacja”, pastaj në Tiranë nën shoqërimin e një grupi studentësh. Pa folur për takimet në samite të tjera me kinezë, rusë, rumunë e të tjera veprimtari, në të cilat të dy “liderët botërorë” të Ballkanit kanë marrë pjesë e kanë shtrënguar duart midis tyre. Kym und të konsiderohet edhe një rekord takimesh, pas rekordit të takimeve të së mërkurës që kryeministri i vendit tim bën me kryetarin e parlamentit, po të vendit tim.
Që në fillim dua t’u them lexuesve se në parim takimet, bisedimet e dialogu nuk kanë asnjë të keqe. Ato janë e vetmja mënyrë për të garantuar të sotmen dhe të ardhmen e vendeve dhe popujve të rajonit tonë në paqe, stabilitet dhe siguri. E kam thënë dhe e përsëris, se interesi i shqiptarëve në Ballkan është zgjidhja e problemeve në paqe, për shkak të argumentit dhe të drejtës në anën tonë, por edhe të pafuqisë sonë për t’i zgjidhur konfliktet me konflkte e dhunë.
Por në përceptimin tim afrimi dhe marrëdhënia kaq e ngushtë midis zotit Rama dhe zotit Vuçiç është atipike, me dozat e një lloj servilizmi diplomatik të tipit hoxhist në periudhën kur diktatori kalonte muaj mjalti me Beogradin, Moskën apo Pekinin. Si e tillë kjo sjellje diplomatike nuk ruan ekuilibrat afatgjatë të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vendet respektive dhe në rajonin tonë. Tipari themelor i këtyre lidhjeve shumë të ngushta është mënjanimi nga vendimmarrja të gjysmës së popullsisë shqiptare në Ballkan, përfshirë shtetin e Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë dhe ata të Luginës së Preshevës.
Një strategji të tillë për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb midis Tiranës dhe Beogradit Serbia e ka shpallur shumë kohë më parë. Madje, strategjia e anashkalimit të shqiptarëve në Kosovë e kudo në shtetet ballkanike përtej kufirit shqiptaro-shqiptar ka qenë dhe mbetet një nga strategjitë tipike të interesit, diplomacisë dhe politikës serbe. Në shtator të vitit 2012 në kthim nga Gjermania kalova transit nëpër territorin e Serbisë. Në pikën kufitare të Suboticës pyetja e parë që më bënë policët jashtë sportelit kishte të bënte me atë nëse isha shqiptar i Shqipërisë apo i Kosovës. Kur morën vesh se jam nga Shqipëria, përgjigja ishte e thjeshtë: “Ju shqiptarët e Shqipërisë jeni të mirë”. U thashë se edhe ata të Kosovës njësoj si ne janë, por kundërshtuan dhe nuk donin ta pranonin këtë fakt.
Ndarja në “shqiptarë të Shqipërisë” dhe në “shqiptarë të Kosovës” është një lojë serbe e vjetër, aq sa vetë konflikti shqiptaro-serb. Madje dhe brenda Kosovës Beogradi kishte krijuar nocionet antagoniste “të shqiptarit të mirë” dhe “të shiptarit të keq”. Kjo ndarje dhe përcaktimi në të mirë dhe në të këqinj është diskurs njëqindvjeçar në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve. Politika dhe diplomacia serbe me këtë qasje është shfaqur jo vetëm në marrëdhëniet me Shqipërinë, por edhe me botën e civilizuar të perendimit dhe me botën antishqiptare të lindjes, duke synuar të legjitimojë dhunën e të drejtën serbe mbi Kosovën, ngase “banorët e saj, shqiptarët, janë rracë e keqe”. Përtej kësaj nuk ka munguar të shfaqet gjithashtu logjika serbe, sipas së cilës “shqiptarët e Jugut të Shqipërisë janë shumë të mirë, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë së Veriut janë më pak të mirë”, diskurs ky i elaboruar aq dukshëm në librin e ish-kryeministrit serb Vladan Gjorgjeviç, “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha”, libër i cili ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në përcëptimin europian për shqiptarët.
Nisur nga kjo lloj doktrine antishqiptare Beogradi hartoi strategjinë e bashkëpunimit me Shqipërinë me synimin që “konfliktin shqiptaro-serb ta zgjidhë në bisedime dhe marrëdhënie të ngushtë me Tiranën zyrtare”, shkurt me qeverinë e Shqipërisë. Në mars të vitit 2011 Boris Tadiç deklaroi nga Brukseli se, “ne do të dëshironim të zgjidhnim konfliktet historike që ekzistojnë për më shumë se 100 vjet mes serbëve dhe shqiptarëve”. Këto negociata për kompromis, Tadiç i kërkoi gjatë punimeve të forumit të organizuar në Bruksel nga ‘German Marshall Fund’, forum i cili zhvillon veprimtarinë e tij në kuadër të Aleancës së Atlantikut. Ndërkohë ai u shpreh që arritjen e këtij kompromisi do të duhej ta realizonte me përfaqësuesit e shtetit shqiptar, pra me Tiranën zyrtare. Sipas tij, “një konflikt 100-vjeçar shqiptaro-serb duhet zgjidhur përmes bisedimeve direkte me Tiranën”, duke anashkaluar Prishtinën. (Cituar nga një koment i imi botuar më 31 mars 2011 në gazetën “Shqip” dhe lexuar në TV Top Channel, me titull “Kujt i shërben propozimi më i ri i Booris Tadiç”?
Asokohe reagimi i kryeministrit shqiptar ishte kategorik refuzues, duke mos lënë asnjë mundësi të zhvillimit të marrëdhënieve shqiptaro-serbe në dëm dhe në injorim të institucioneve dhe shqiptarëve të Kosovës, të cilët ai i përmendi si të vetmit aktorë, të cilët mund të vendosin për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit shqiptaro-serb. Sipas zotit Berisha, nëse Tirana zyrtare do të merrte përsipër zgjidhjen e këtij konflikti në bashkëpunim me Beogradin, atëherë ajo do të merrte përsipër një detyrë, e cila nuk është e nuk mund të jetë e saj, sepse Shqipëria nuk ka legjitimitet të përfaqësojë viktimat, të cilat i përkasin Kosovës. Ndërkaq zoti Berisha u shpreh se shqiptarët e Kosovës përfaqësohen nga institucionet e këtij vendi dhe vetëm ato institucione kanë legjitimitet për vendimmarrjen në raportet Prishtinë-Beograd. Në këto raporte nuk mund të imponohet Shqipëria.
Nga ana tjetër devijimi i bisedimeve shqiptaro-serbe nga boshti Prishtinë – Beograd në boshtin Tiranë – Beograd do të zhvleftësonte lidershipin e Kosovës, do të dobësonte institucionet e saj dhe do të zhbënte investimin kombëtar të shqiptarëve si dhe atë të ndërkombëtarëve për ndërtimin e shtetësisë në Kosovë. Por jo vetëm kaq. Bisedimet Tiranë-Beograd për të ashtuquajturën “zgjidhje të konfliktit shqiptaro – serb”, do të thellonin konfliktin midis lidershipit në Kosovë e në Shqipëri, ndërkohë që gjatë këtyre bisedimeve do të shtrohej në tavolinë ndarja e Kosovës midis të dy vendeve. Ndarja e Kosovës do të thoshte automatikisht humbje e territoreve nga ana e shqiptarëve.
Në fund të shtatorit të vitit 2012 u mbajt në Bruksel Kongresi i Partive Socialiste të Europës. Gjatë punimeve të këtij kongresi u takuan nën shoqërinë e Martin Schulz dhe biseduan edhe kryetari i opozitës shqiptare, Edi Rama si dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç. Kishin kaluar një vit e gjysëm, që kur Tadiç kishte hedhur formulën e të ashtuquajturës zgjidhje e konfliktit shqiptaro-serb. Pas disa muajsh, në pranverën e vitit 2013, Boris Tadiç u bë kumbara i marrëveshjes së bashkeqeverisjes midis Edi Ramës dhe Ilir Metës. Ndërsa dje u shfaq presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjirin e Lalëzit, mik në vilën e Ilir Metës në përpjekje për ta ruajtur edhe më tej marrëveshjen e bashkëqeverisjes së Rilindjes me bekimin e Boris Tadiç.
Por nuk është ky thelbi i kësaj analize. E vërteta është se propozimet e Boris Tadiç në rolin e Presidentit të Serbisë kanë lënë gjurmë në diplomacinë dhe politikën europiane. Tadiç shihej si një lider moderator dhe propozimet e tij të shfaqura me elokuencë dukeshin të argumentuara. Ndaj dhe zoti Rama nxiton të bëjë përshtypjen e radhës me atë që ai e quan “kthesë historike në marrëdhëniet shqiptaro-serbe”. Në Konferencën e Parisit zoti Rama jo vetëm u takua buzagaz e me përzemërsi me Aleksandër Vuçiç, por diskutoi me të përveç forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-serbe edhe për çeshtje, të cilat i takojnë Kosovës. Beogradi njoftoi se në këtë takim është biseduar psh për inagurimin e fluturimeve ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit, si dhe për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë. Por nuk e komunikoi këtë bisedë vetë kryeministri shqiptar, duke shtuar dyshimet për një skenar të papranueshëm për institucionet dhe shqiptarët e Kosovës. Kësisoj zoti Rama ka hedhur hapin e parë: - Të bisedojë me Beogradin në emër të Prishtinës për disa çeshtje jo aq sensitive, si fluturimet ajrore dhe infrastruktura. Thjesht duke bërë lojën e testimit në rrugën e asaj që Beogradi e dëshiron, që me Tiranën zyrtare të “zgjidhë” konfliktin shqiptaro-serb.
Megjithatë zoti kryeministër duket se bën shumë kujdes në këtë nismë. Ai, për ta kamufluar dhe fshehur të vërtetën, dmth që shqiptarët, sidomos ata në Kosovë, të mos kuptojnë se bëhët fjalë për një angazhim të qeverisë shqiptare në emër të shqiptarëve në Kosovë e pa i pyetur ata, herë pas herë shfaqet me një fytyrë tjetër, atë të nacionalistit. Eshtë e njohur “Provokacija” në rastin e vizitës së tij në Beograd në nëntorin e vitit 2014. Ishte një inskenim perfekt aktorial për të ngacmuar ndjenjat nacionaliste te shqiptarët, për t’i bërë ata që të duartrokasin “heroin” e tyre Edi Rama, që më pas të mos shohin e mos besojnë se ai punon për të reralizuar formulën serbe të promovimit të asaj që në fund të Luftës së Dytë Botërore rezultoi si “Vëllazërimi shqiptaro-serb”. Të kuptohemi, “vëllazërimi shqiptaro-serb” në kuptimin e marrëdhënieve të mira midis shqiptarëve dhe serbëve, është i mirëseardhur. Por jo në kushtet kur Beogradi bën obstruksion e diversion të pandërprerë kundër institucioneve, integritetit territorial dhe interesave të shqiptarëve të Kosovës. Jo pa një ndjesë të thellë, të sinqertë dhe të pakthyeshme të Beogradit për krimet që shteti serb ka bërë kundër shqiptarëve në Kosovë. Jo pa njohjen e Kosovës si shtet të pavarur e Sovran nga ana e Serbisë.
Përmendja e modelit gjermano-francez të zgjidhjes së konflikteve shekullore nga zoti Rama dhe zoti Vuçiç ishte gjithashtu sinjal i lexueshëm qartë se këta të dy kanë marrë përsipër njëri rolin e De Golit dhe tjetri atë të Adenauerit, por pa përcaktuar se cili është në skenë në emër të presidentit francez dhe cili në emër të kancelarit gjerman. Sikur konflikti shqiptaro-serb të mos kishte në mes Kosovën dhe vuajtjet e saj të paimagjinueshme, atëherë mundej që të kishim një ngjashmëri tipike dhe si model zgjidhjen e konfliktit gjermano-francez. Por kjo formulë nuk mund të funksionojë, edhe pse të dy udhëheqësit, që bëjnë garë për primatin ballkanik, e përmendin këtë formulë që t’u bëjnë përshtypje të mirë liderëve gjermanë e francezë. Nuk mund të funksionojë, sepse konflikti shqiptaro-serb nuk ka ekzistuar e nuk ekziston për shkak të ndonjë konflikti midis Shqipërisë dhe Serbisë. I vetmi konflikt midis këtyre dy vendeve ka të bëjë me periudhën e vjeshtës së vitit 1912 e atë të vitit 1913 si dhe me përplasjen ideologjike midis diktatorit shqiptar dhe diktatorit jugosllav. Ndërkohë që komunistët shqiptarë erdhën në pushtet me ndihmën e Beogradit dhe ndërtuan ura miqësie me Beogradin, duke shpërfillur dramën kosovare.
A do ta përsërisë të njëjtin qëndrim dhe të njëjtën frymë si atë të përiudhës 1944-1948-ës, kryeministri i sotëm, Edi Rama? Gjasat janë se po punon fort në këtë drejtim. Edhe propaganda e tij e ka shfaqur sindromin e vizitës se diktatorit në Beograd në vitin 1947, duke e krahasuar vizitën e Ramës me atë të Hoxhës. Kush, si dhe kur do të ndalet kjo politikë dhe veprimtari diplomatike e tij, e cila rrezikon territoret shqiptare dhe zhvleftëson investimin fundamental për ndërtimin e shtetit dhe institucioneve të Kosovës, kjo duhet parë.
Por se zoti Rama është në rrugën e injorimit të Kosovës, qytetarëve të saj dhe institucioneve shtetërore të Prishtinës, duket njëkohësisht në intervenimin e tij për t’u kyçur në aleancë të ngushtë me politikanë dhe segmente politike joinstitucionale në Prishtinë. Miqësia e tij e ngushtë me Albin Kurtin dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, si dhe përpjekjet e tij për të manipuluar Ramush Hajredinajn janë dëshmi e bashkëpunimit të kryeministrit shqiptar me ato segmente kundërinstitucionale të Kosovës, të cilat do të ishin të gatshme që në emër të bashkimit kombëtar ta mbështesnin dialogun e shumëkërkuar nga ana e Beogradit, që me bisedime të drejtpërdrejta me Tiranën zyrtare të funksionalizonin ndarjen e Kosovës dhe zhvleftësimin e institucioneve shtetërore të saj. Zoti Haradinaj u shkëput nga kjo aleancë pikërisht për shkak të dallimit thelbësor me opozitën e Albin Kurtit, të njohjes nga ana e tij të institucioneve shtetërore të vendit të tij. Në Shqipëri i vetmi politikan ishte Edi Rama, i cili nuk i dënoi në asnjë rast veprimet e opozitës destruktive në Kosovë për delegjitimimin e parlamentit të saj, ndërkohë që në Shqipëri ai e cilësonte të tillë çdo lloj bojkoti të përkohshëm të opozitës shqiptare.
Kutura politike te shqiptarët nuk është formuar ende dëri në atë shkallë sa të lëxohen jo vetëm deklaratat dhe fjalët, por para së gjithash veprimet e mosveprimet e politikanëve. Nëse i lexojmë deklaratat kontradiktore të zotit Rama, si dhe veprimet e mosveprimet e kryeministrit të Shqipërisë, në këto dy vitet e fundit, atëherë nuk është vështirë të shkojmë në përfundimin se diplomacia shqiptare është në ujdi me diplomacinë serbe jo vetëm për afrimin dhe krijimin e marrëdhënieve të ngushta e miqësore me Serbinë, por edhe për të marrë në dorë fatin e Serbisë në Kosovë, çka do të thotë fatin e vetë Kosovës. Nëse shqiptarët e Kosovës do t’ia lënë në dorë cilësdo qeverie shqiptare fatin e tyre, atëherë ata duhet të jenë të vetëdijshëm se do t’u rikthehej si bumerang politika dhe diplomacia shqiptare e marrëdhënieve vëllazërore të shtetit komunist shqiptar me shtetin komunist jugosllavo-serb të periudhës së vitit 1944-1948. Pasojat e asaj politike tashmë janë të njohura dhe nuk kanë nevojë për ndonjë hulumtim nëntokësor.

Gabimet gjuhësore te mbishkrimet në gjuhën shqipe në Maqedoni


maqbasttt

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni po merr përmasa shqetësuese, duke marrë parasysh gabimet e shumta gjuhësore që vërehen nëpër mbishkrimet e atyre pak institucioneve që kanë nisur përdorimin e saj zyrtar. E njëjta gjë ndodh me gjuhën edhe në tabelat udhëzuese, transportin publik, faturat e ndërmarrjeve publike, e kështu me radhë.

Në bazë të ndryshimeve kushtetuese të paskonfliktit të vitit 2001, gjuha shqipe u bë gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, por përdorimi i saj vazhdon të hasë në pengesa të shumta, ndërsa edhe në ato vende ku zbatohet, përdoret me bastardime të shumta.

“Mendoj se ka një papërgjegjësi totale ndaj përdorimit të gjuhës shqipe, veçmas nga institucionet publike, nuk funksionon asnjë lloj mbrojtje institucionale. Domethënë duhet të ekzistojnë sanksione për çdo gabim që i bëhet gjuhës shqipe, sepse këto çoroditje gjuhësore, jo vetëm gabime ortografike, por edhe gabime sintaksore nëpër dokumentacionet zyrtare, thjesht e cenojnë atë që ne e quajmë kështjellë e gjuhës”.

“Mendoj se para së gjithash, duhet të funksionojë sanksionimi për të gjithë ata që i lejojnë këto bastardime të gjuhës shqipe”, thotë Salajdin Saliu, profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Tetovës.

Dervish Halimi, përkthyes i autorizuar gjuhësor, thotë se përkthimet nga gjuha shqipe bëhen nga njerëz jo profesionistë, të cilët marrin guximin t’i hyjnë një pune që nuk ka asgjë të përbashkët me profesionin e tyre. Sipas tij, kjo mundësohet nga drejtuesit maqedonas të institucioneve, të cilët neglizhojnë gjuhën shqipe duke ia lënë çështjen e përkthimeve kuadrit joadekuat.

“Moskujdesi ndaj zbatimit të gjuhës bie normalisht mbi ata që e përfaqësojnë vullnetin politik të shqiptarëve. Ata, nëpërmjet funksionarëve që i kanë aty, duhet të kontaktojnë profesionistët e gjuhës dhe të gjitha botimet para se të dalin në opinion, t’i filtrojnë në aspektin profesional”, konsideron Halimi.

Ai thekson rëndësinë e mbrojtjes me ligj të çështjes së përdorimit të drejtë të gjuhës shqipe, ashtu siç është rregulluar edhe për gjuhën maqedonase.

“Në qoftë se duam që gjuhët të kenë të njëjtin nivel, atë fillimisht duhet të barazohen me ligj dhe pastaj të kujdesemi edhe për zbatimin e tyre në praktikë. Pra, kjo duhet të realizohet përmes një marrëveshjeje politike që kjo çështje të marrë formën e ligjit dhe më pas, edhe ne si intelektualë, si shkencëtarë, si profesionistë, të mundemi nesër të kemi përgjegjësi nëse nga pakujdesia bëjmë gabime të tilla”, thekson Halimi.

Qemal Musliu, këshilltar në Kuvendin e Shkupit thotë se çështja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, si dhe e zbatimit të saj të drejtë, disa herë është ngritur nga këshilltarët e BDI-së që përfaqëson, por deri më tani nuk është arritur ndonjë rezultat konkret.

Edhe pse çështja e përdorimit zyrtar të shqipes rregullohet me akte ligjore të veçanta nga Kuvendi i Shkupit, Musliu thotë se çështja duhet të rregullohet me një ligj të ri nga Kuvendi i Maqedonisë.

“Kohët e fundit kemi një ngritje të nivelit të përdorimit të gjuhës shqipe, por me gabime gjuhësore sa të duash, si në autobusët urban dhe në tabelat udhëzuese nëpër qytet. Për këtë arsye kam kërkuar që Kuvendi i Shkupit të ngrejë një iniciativë për formimin e një organi, i cili do ta mbikëqyrë edhe përdorimin e gjuhës shqipe, por edhe drejtshkrimin e gjuhës shqipe që të mos bëhen gabime gjatë përdorimit të saj, Por, fatkeqësisht kjo punë duhet të rregullohet me ligj, e ligjet dihet se miratohen në Kuvendin e Maqedonisë”, thotë Musliu.

Probleme me zbatimin e gjuhës shqipe ka edhe në shumë sfera tjera, si në tekste shkollore, botimin e ligjeve, por edhe në shumë ndërmarrje tjera private, të cilat përkthimet kryesisht i bëjnë nga interneti, që në të shumën e rasteve e humbin edhe kuptimin e vetë prodhimit.

Gjuha shqipe edhe pse është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, ajo deri më tani ka gjetur zbatim të pjesshëm vetëm në Kuvend, si dhe në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të popullatës të përgjithshme.

Gazetari Milenko Nedelkovski, ka kërcënuar publikisht Ambasadën amerikane në Maqedoni dhe ambasadorit Xhes Bejli.

Një ndër megafonët më të zëshëm të qeverisë së VMRO-së së Nikolla Gruevskit, “gazetari” Milenko Nedelkovski, ka kërcënuar publikisht Ambasadën amerikane në Maqedoni dhe ambasadorit Xhes Bejli.

Ai ka shkruar se herën e parë kur i është vënë flaka ambasadës, kanë shpëtuar lehtë, ndërsa kësaj radhe do të jetë shumë më keq, duke u kërcënuar se do t’i djegin të gjallë ambasadorin dhe stafin tjetër në ambasadë, transmeton Fakte.
postimmm
Në kohën e bombardimeve të caqeve serbe nga NATO për shkak të genocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës, një grup qytetarësh të Maqedonisë, ndër të cilët edhe gazetarë (Dragan Pavloviq Llatas dhe të tjerë), i vunë flakën Ambasadës amerikane në Shkup. Fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe viktima.
“Atëherë shpëtuan b.thën. Kësaj radhe (…) të dhier do të shkojnë në atë botë”, ka shkruar Nedelkovski, duke shtuar se kështu do të jenë “shembull për të gjithë ata që duan ta rrënojnë shtetin”./GazetaExpress/
djegia-e-ambasades-ne-shkup-1999_1468153292-3831059
protesat-anti-nato-dhe-anti-shba-ne-shkup-me-1999_1468153506-9558250

Përfundon Samiti 2 ditor i NATO-s në Varshavë

Temat të cilat u diskutuan në Samit ishin rritja e pranisë ushtarake të Rusisë, lufta kundër terrorizmit, sulmet kibernetike, mbështetja e NATO-s në Afganistan dhe situata në Ukrainë

natosamiti

VARSHAVË – Vendet anëtare të NATO-s gjatë takimit dy-ditor të mbajtur në Varshavë morën vendim që masat e posaçme të sigurisë të caktuara për Turqinë të zbatohen në tërësi, të jenë fleksibile në përputhje me zhvillimet e situatës dhe se në bazë të nevojës të mund të korrigjohen.
Punimet e Samitit përfunduan në Poloni. Temat të cilat u diskutuan në Samit ishin rritja e pranisë ushtarake të Rusisë, lufta kundër terrorizmit, sulmet kibernetike, mbështetja e NATO-s në Afganistan dhe situata në Ukrainë.
Në fund të Samitit është publikuar deklarata në të cilën theksohet se NATO si nga lindja ashtu edhe nga jugu përballet me kërcënime dhe probleme të sigurisë.
U tha se burimi kryesor i jostabilitetit rajonal, duke përfshirë edhe aktivitetet ushtarake provokuese të Rusisë në territorin e NATO-s, me qëllim të arritjes së qëllimeve politike përmes forcës, kërcënimeve dhe qëndrimit atakues.
Në sigurinë e vendeve të NATO një ndikim të thellë ka situata e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Terrorizmi, sidomos aktivitetet e organizatës terroriste DAESH, kanë arritur përmasa të papara duke depërtuar edhe në territoret e aleatëve. Terrori ka krijuar kërcënim të drejtpërdrejtë për vendet anëtare të NATO-s dhe komunitetin ndërkombëtar.
Suksesi efikas kundër DAESH-it në Siri do të jetë i mundur vetëm me qeveri legjitime. Në Siri, ka nevojë për një tranzicion të vërtetë urgjent dhe politik.
Njëzëri u dënuan “sulmet barbare” të organizatës terroriste DAESH ndaj civilëve, veçanërisht ndaj minoriteteve etnike dhe fetare.
“Nëse rrezikohet siguria e vetëm një prej aleatëve tanë, ne nuk do të të përmbahemi nga të gjitha hapat e nevojshëm për të plotësuar mbrojtjen”, thuhet në deklaratën e publikuar.
Në vjeshtë, në luftën kundër organizatës terroriste DAESH, do të fluturojnë avionët AWACS në hapësirën ajrore ndërkombëtare, për të mbështetur shkëmbimin e informacioneve.

Gjithashtu u dënuan të gjitha format e dhunës të kryera nga forcat e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad dhe mbështetësve të tij kundër civilëve dhe strukturave civile.
“Dënojmë sulmet e kryera nga DAESH-i, Al-Nusra dhe grupe të tjera të shpallura si organizata terroriste nga OKB-ja”, thuhet më tej në deklaratë.
Përveç kësaj, regjimit sirian i është bërë thirrje që ti përmbahet vendimit të marrë nga Kombet e Bashkuara, si dhe të ndërmerren hapat e nevojshme për tranzicion politik në vend.
Poashtu u dënuan edhe “veprimet agresive” të Rusisë në Ukrainë, të cilat shkelin ligjet ndërkombëtare.
Në Afganistan është vazhduar misioni ushtarak i NATO-s, e cila deri në fund të vitit 2020, do ti jepet mbështetje financiare.
Përveç kësaj, është vërejtur se sulmet kibernetik paraqesin kërcënim për sigurinë e Aleancës dhe se janë po aq të dëmshme për komunitetin moderne sikur sulmet “tradicionale” dhe se është e nevojshme që të merren masa të caktuara për parandalimin e këtyre sulmeve. 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...