Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/12

“Tan Lepri” ka shërbyer në Kosovë


Krahas ndihmës së kompanisë amerikane, kreu i PDK-së në Kosovë, Hashim Thaçi është asistuar në zgjedhjet e fundit edhe nga një personazh i shumëpërfolur në Shqipëri, Dritan Avllaj.




Biznesmeni i njohur me nofkën “Tan Lepri” ka shërbyer në Kosovë si një ndër protagonistët kryesorë të shtabit elektoral të kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, shkruan revista e Trianës Mapo.

Prania e Avllajt në Kosovë pranë PDK-së është pranuar edhe nga anëtarë të kësaj partie, ndërsa këta të fundit nuk pranuan që të specifikonin rolin e tij në këtë fushatë elektorale.

Përfshirja e një personazhi si “Tan Lepri” në procesin zgjedhor është një element më tepër, në imitimin e modelit shqiptar të zgjedhjeve nga politikanët kosovarë.

E ndërsa në Tiranë, përfshirja e Avllajt si njeri kyç në shtabin elektoral të Thaçit shkakton habi, në Kosovë duket se njeriu i shumëdiskutuar këtej kufirit, është bërë thuajse familjar, në underground-in e politikës kosovare.

Dritan Avllaj u bë një ndër emrat më të përfolur në Shqipëri, kur politika shqiptare u investua dy muaj më parë në një fushatë akuzash dhe kundërakuzash, për një projekt ndërtimi në zonën e Liqenit në Tiranë.

Ai u akuzua nga ana e Partisë Demokratike në Shqipëri, si një ndër njerëzit që ndërtonin në Tiranë, falë mbështetjes që i ofronte kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Por lidhjet e Avllajt me Hashim Thaçin, sipas Mapo-s, kanë një histori shumë më të hershme se miqësia e përfolur e tij me Edi Ramën. Sipas njerëzve që e kanë njohur nga afër Avllajn, kjo miqësi e ka origjinën që prej fillimit të viteve 2000.

Kush është Tan Lepuri?




Attentat auf den Mafia Boss: Dritan Avllaj bei Tirana

https://www.youtube.com/watch?v=bg_QEFR7wJ0




Dritan Avllaj i njohur ndryshe si Tan Lepuri dhe i përfolur si një ndër miqtë e kryetarit të Partisë Socialsite Edi Rama është plagosur më dt.24 mars 2011 rreth orës 22:15 me armë zjarri. Avllaj ka qënë duke udhëtuar në makinën me targa EL 412 C, në momentin që është qëlluar. Sipas policisë, në makinë janë gjetur mbi 6 shenja plumbash.

Ngjarja ka ndodhur pranë tregut elektrik në rrugën "Mihal Grameno" të kryeqytetit, ndërsa mësohet se Avllaj është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak. Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes, as autorët e mundshëm.

Biznesmeni Dritan Avllaj, apo Tan Lepri është bërë i njohur nga akuzat që mazhoranca ka ngritur ndaj tij, si të përfshirë në afera korruptive lidhur me lejet e ndërtimit te Kodrat e Liqenit. Sipas akuzave të bëra publike për mediat, nga ana e Partisë Demokratike, Avllaj njihet si një ndër njerëzit që ndërtonin në Tiranë, falë mbështetjes që i ofronte kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Ky i fundit ka dëshmuar edhe në Prokurori në lidhje me këto akuza.

Kronologjia e lajmëve për Tan Lepurin:

Biznesmeni Dritan Avllaj, i njohur në Tiranë me emrin Tan Lepri, është larguar dje në mëngjes nga Spitali Ushtarak, pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore nga një plumb i marrë në shpatull mbrëmjen e së enjtes.Avllaj u plagos në një atentat ndaj tij, të kryer nga dy persona me motor, në afërsi të Tregut Elektrik në Tiranë. Mjekët e Spitalit Ushtarak thanë dje se Dritan Avllaj firmosi një kërkesë me shkrim, të cilën ua dorëzoi mjekëve, ku shprehej se donte të dilte nga spitali dhe mjekimet do t’i vazhdonte në shtëpi. Ditën e djeshme, 40-vjeçari është marrë në pyetje nga Policia e Tiranës, e cila kishte kërkuar dëshminë e tij që pas mesnatës. Fillimisht pyetja e biznesmenit ishte shtyrë për shkak të mjekimeve. Ndërkohë, dje në mëngjes, mjekët u konfirmuan oficerëve të policisë se 40-vjeçari ishte në gjendje për të folur. Policia tha se dëshmia e Tan Leprit vetëm sa ka vështirësuar hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes. “Ata që mund të konsiderohen armiqtë e mi janë bërë publikë prej kohësh në media dhe ju i njihni të gjithë. Unë vetë nuk di të kem probleme me njeri dhe nuk di se kujt duhet t’ia vë gishtin. Është detyra juaj që të zbuloni autorët e ngjarjes”, mësohet të ketë deklaruar para oficerëve të policisë biznesmeni Avllaj. Ai ka pohuar se kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Kosova, ku kishte kryer një udhëtim kohët e fundit. Në këtë mënyrë, ngritja e pistave hetimore pas marrjes në pyetje të Tan Leprit, ka dështuar për oficerët e policisë, që mesa duket do u duhet të kërkojnë në arkiva që nga viti 2001 për të gjetur autorët e atentatit ndaj tij dy ditë më parë. Në arkivat e policisë, ekzistojnë disa dosje të vjetra, në të cilat Dritan Avllaj, është i dëmtuar nga të paktën dy atentate të mëparshme.
Provat
Pas fiksimit të provave në vendin e ngjarjes, aty ku ndodhi atentati mbrëmjen e së enjtes, grupi hetimor i policisë është duke hetuar edhe konfliktet që biznesmeni ka pasur në të kaluarën. Pistat hetimore do të ngrihen në bazë të verifikimeve në dosjet e arkivuara në polici dhe Prokurori. Sipas policisë, në vitin 2001, biznesmeni Dritan Avllaj mbeti i plagosur në atentatin e parë kundër tij, duke marrë një plagë të lehtë në këmbë. Ai u qëllua nga një person ende i paidentifikuar, në afërsi të Piramidës, në Tiranë. Gjashtë vjet më vonë, më 13 shkurt të vitit 2007, shpërthimi i një sasie eksplozivi në korridoret e një lokali në pronësi të tij, përballë Prokurorisë së Përgjithshme, u konsiderua sërish si atentat. Në kohën kur ndodhi ngjarja, aty ndodhej edhe Edi Rama, i cili po darkonte në restorant. Emri i Tan Leprit u lakua në të gjitha mediat gjatë këtij viti, duke iu referuar akuzave politike, për një miqësi të vjetër që ai kishte me kryesocialistin Edi Rama. Biznesmeni Avllaj u hetua si i përfshirë në afera korruptive lidhur me lejet e ndërtimit tek projekti i ndërtimit të Kullave tek liqeni Artificial, pranë ish-kompleksit “Dinamo”. Lidhur me këto akuza ai ka dëshmuar edhe në Prokurori, derisa çështja hetimore në ngarkim të tij u mbyll në dhjetor 2010, për mungesë provash dhe mungesë të veprës penale.

Tiranë, 20 persona në polici për Tan Leprin

TIRANË – Grupi hetimor i policisë është rikthyer dje në orët e para të mëngjesit në vendin ku ndodhi atentati ndaj Dritan Avllajt, pranë Tregut Elektrik në Tiranë. Errësira mbrëmjen e së enjtes, kur ndodhi ngjarja, i ka penguar hetuesit të bëjnë një këqyrje dhe një fiksim të plotë të provave. Për këtë arsye, oficerët e policisë kanë “krehur” edhe njëherë dje vendin e ngjarjes, ku makina e biznesmenit Dritan Avllaj u qëllua gjashtë herë më armë zjarri. Këqyrja e parë ishte realizuar mbrëmjen e së enjtes, menjëherë pas ngjarjes. Nga ana tjetër, policia ka shoqëruar dje një numër dëshmitarësh në lidhje me atentatin. Sipas burimeve nga policia, rreth 20 persona janë marrë në pyetje dje në lidhje me ngjarjen. Mes tyre, shtatë veta mësohet se nuk janë në rrethin e dëshmitarëve, por janë thirrur në polici për verifikime. Agjentët e hetimit të krimeve kundër personit kanë marrë në pyetje përsëri shoferin e Tan Leprit, i cili ndodhej në makinën tip “mercedez”, ku mbeti i plagosur shefi i tij. Policia ka shoqëruar edhe persona të tjerë, kryesisht roje objektesh, të cilët dyshohet se mund të kenë parë autorët para dhe pas atentatit. Burime nga policia thanë se makina ku ndodhej Avllaj nuk është e blinduar, por xhamat e sediljeve të pasme janë dopio dhe për këtë arsye nga gjashtë plumbat me të cilët është goditur makina, vetëm dy prej tyre kanë depërtuar xhamin dhe njëri ka plagosur biznesmenin në shpatullën e djathtë. Hetuesit dyshojnë se disa prej plumbave nuk kanë arritur të shpojnë xhamin, edhe për shkak të këndit të qitjes. Gjatë deklarimeve të shoferit në polici, rezulton se Dritan Avllaj i ka parë atentatorët në momentin kur i janë afruar makinës, duke i drejtuar pistoletën, për këtë arsye i ka bërë thirrje shoferit që të ecte. “Lëviz se na vranë…”, mësohet të jetë shprehur Avllaj pak çaste para plagosjes. Ka qenë edhe manovrimi në kohë i shoferit të mjetit, që ka shpëtuar nga ky atentat Tan Leprin, duke bërë që objektivi i autorëve të mos ishte statik dhe në këtë mënyrë ata nuk kanë mundur të godasin në shenjë. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes, jashtë dhe brenda makinës, gjithsej 6 gëzhoja, që i përkasin një pistolete të zakonshme, pa silenciator, të kalibrit 9 milimetra. Ndërsa autorët e pajisur me skafandra për maskim, kanë lëvizur në errësirë me motor, pa arritur të identifikohen.

Avllaj, kafe me kreun e PDIU, Idrizi

Tiranë – Biznesmeni Dritan Avllaj, i njohur ndryshe edhe si Tan Lepri, është parë dje rreth mesditës në një takim me kryetarin e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Pasi ka dalë nga Spitali Ushtarak në mëngjesin e djeshëm, rreth orës 12:30, biznesmeni është takuar me Shpëtim Idrizin. Takimi ka ndodhur në barin “Princ Park” në kryeqytet, ku edhe përfaqësues të medias kanë pasur mundësinë që për rreth 30 minuta të konstatojnë praninë e dy personazheve publike në lokal. Mjekët e Spitalit Ushtarak kanë pohuar se biznesmeni Avllaj nuk ka pësuar dëmtime serioze shëndetësore nga atentati i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.


----------------------------

Afera 100 milionë euro mes Ramës dhe Dritan ''Lepurit''


Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi publikoi dokumentet ligjore që zbardhin aferat korruptive të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama në këmbim të lejeve të ndërtimit. Në një deklaratë për mediat, deputetja Vokshi shpjegoi me fakte konkrete procedurat se si kryebashkiaku përfiton 20 përqind për çdo leje ndërtimi që u jep firmave të ndërtimit, duke i detyruar këto firma të bëjnë bashkëpronar në bizneset e tyre bashkëpunëtorin e tij të afërt, Dritan Avllaj. Sipas Vokshit, firmat e ndërtimit detyrohen nga presioni i Edi Ramës për të bërë pjesëtar të tyre mikun e tij Avllaj (Tan Lepuri) për të përfituar 20 përqindëshin e objektit në këmbim të lejeve të ndërtimit. Duke e përkthyer në euro, Rama me ortakun e tij ka përfituar më shumë se 100 milionë euro. "Jam këtu para jush, për të denoncuar me fakte dhe dokumente korrupsionin galopant të kryetarit të Bashkisë, Edvin Kristaq Rama. Kam këtu dokumentin, ku kompania 'Vizion Construction' është detyruar të fusë aksioner me 20% mikun e Edvin Ramës, Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri, në këmbim të dhënies së lejes së ndërtimit kësaj kompanie. Dhe ky 20% vlen jo më pak se 100 milionë EURO", theksoi ajo. Duke u mbështetur në këtë fakt dhe në procedurat ligjore, por korruptive, Vokshi i kërkoi kryebashkiakut Rama t'i shpjegojë opinionit publik se çfarë e lidh atë me Tan Lepurin dhe sa 20 përqindësha ka përfituar ai duke dhënë si këmbim lejet e ndërtimit gjatë tre mandateve si kryetar bashkie. "Mendoni vetëm për një çast sa leje ndërtimi ka dhënë Edvin Kristaq Rama në tre mandatet e tij si kryetar bashkie? Sa 20% ka marrë nga këto leje ndërtimi që bëjnë një pasuri të tërë prej qindra milionë dollarësh, e padeklaruar prej tij!!!! Z.Rama, pse hesht në lidhje me akuzën për lidhjet e tua me Dritan Avllaj? Pse nuk sqaron publikisht çfarë interesash të lidhin me këtë person dhe sa 20% ke përfituar nën emër të tij???", nënvizoi deputetja demokrate. Ndërkohë, Vokshi i bëri thirrje Ramës që të çojë faktet që ai pretendon se i ka në Prokurori, lidhur me akuzat e bëra gjatë këtyre javëve, ku sipas Partisë Socialiste, familjarët e Vokshit kanë përfituar në mënyra joligjore koncesione nafte. "Jam këtu para jush, për ta ftuar Z. Rama që të çojë në Prokurori të gjitha faktet që ai thotë që posedon në lidhje me akuzat që më ka bërë javët e fundit. Ka një muaj që flet dhe nuk ka thënë dhe denoncuar asnjë fakt konkret. Jam këtu para jush, për t'i kërkuar z. Rama të përgjigjet për ato qindra dosje denoncimi në emër të tij që janë prej kohësh në sirtarët e Prokurorisë", u shpreh Vokshi. Duke u ndalur në akuzat ndaj saj dhe bashkëshortit të saj, deputetja e Partisë Demokratike i cilësoi ato si dëshpërime të kryesocialistit Rama për ecurinë pozitive që ekonomia shqiptare ka pësuar këtë vit. "I ashtuquajturi 'bashkëbisedim' i tij me gazetarët vërtetoi edhe një herë dje që Edvin Kristaq Rama është në dëshpërimin e madh të një të dështuari absolut si në jetën private ashtu edhe si politikan. I shqetësuar nga bumi turistik i muajve të fundit, ai u bë qesharak edhe me ato që fliste e që s'i kuptonte as vetë, për rritje ekonomike pa rritje ekonomike apo për borxhe publike mbi 100%, për rënie të të ardhurave tatimore kur e vërteta, e pranuar nga të gjithë organizmat e specializuar ndërkombëtarë është krejt ndryshe", theksoi ajo, ndërsa e akuzoi Ramën për kërcënimet publike që ai i bëri në këmbim të heshtjes së saj. Në fjalën e saj deputetja Vokshi garantoi opinionin publik se do të vazhdojë të publikojë të tjera fakte në lidhje me aferat korruptive të kryebashkiakut Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij. "Edvin Rama, edhe një herë, po përpiqet që të përbaltë dhe të dhunojë moralisht dhe psikologjikisht e publikisht një FEMËR. Por unë, Zoti Rama, s'do të lejoj kurrë që kompleksi Juaj ndaj grave, e që s'njeh limite, të shkelë personalitetin dhe dinjitetin tim. Ky, është vetëm dokumenti i parë, në ditët në vijim do të dëshmoj fakte të tjera REALE për aferat e paimagjinueshme korruptive të Edvin Kristaq Ramës, të personave që me të e lidhin interesa marramendëse financiare si dhe për të tërë papagallët e tij që kanë folur për më shumë se tre javësh duke shpifur e trilluar për mua", përfundoi deputetja Vokshi.

Kontrata e bashkëpunimit

Publikimi i kontratës së bashkëpunimit nga deputetja Albana Vokshi tregon qartë procedurat se si kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama infiltron brenda firmave të ndërtimit sekserët e tij për të përfituar 20 përqind të vlerës së një objekti në këmbim të lejes së ndërtimit. Në këtë kontratë duket qartë detyrimi për të bërë ortak Dritan Avllaj (Lepuri) ku në kopjen e kontratës të siguruar nga gazeta jonë thuhet se administratori i firmës "Vizion Construction" bie dakort për të pranuar si ortak në shoqërinë e tij "Lepurin", sekserin e Ramës. "Arian Tartari, në cilësinë e administratorit të shoqërisë tregtare 'Vizion Construction' dhe zotërinjtë ...... dhe Dritan Avllaj i datëlindjes 31 maj 1971 lindur në Tiranë me 'vullnetin e tyre të plotë, bien dakord për krijimin e një shoqërie të thjeshtë nga këtu e më poshtë në këtë kontratë përkufizuar si 'shoqëria'. Shoqëria V.C përkufizohen si ortakë. Pjesëmarrja si ortak i jep Dritan Avllaj 20 përqind të aksioneve", thuhet në nenin 1 të kësaj kontrate. Ndërkohë që me anë të kësaj kontrate kompania "V.C" është e detyruar të bëjë pjesë të saj edhe Dritan Avllaj, sekserin e Ramës, ku ai do të përfitojë 20 përqind të një sipërfaqeje 17.640 m2 pasi të jetë marrë leja e ndërtimit që si duket tanimë nuk do të ishte e vështirë, pasi kjo kompani bëri pjesë së saj Lepurin. "Objekti i veprimtarisë së kësaj shoqërie të thjeshtë nga këtu e më poshtë në këtë kontratë do të përkufizohet si objekt i kontratës, është ushtrimi bashkërisht i aktivitetit ekonomik, si dhe më pas ndarja e fitimit, për ndërtimin e një kompleksi godinash banimi dhe shërbimesh. Trualli ka një sipërfaqe prej 17.640 m2", thuhet në nenin 2 të kësaj kontrate bashkëpunimi. Gjithashtu, kontrata detyron "Lepurin", sekserin e Ramës, të paguajë 20 përqind të vlerës të të gjithë shpenzimit që duhet për realizimin e objektit të kësaj kontrate. Por realisht, Dritan Avllaj (Lepuri) nuk do të paguajë asgjë, pasi nëpërmjet infiltrimit të tij në këtë kompani kryebashkiaku Rama do t'i jepte atij lejen për ndërtimin e objektit. Pas realizimit të kompleksit të godinave nëpërmjet kësaj kontrate firma "Vizion Construction" do të duhet të shpërndajë përfitimin e lekëve nga shitja e godinave ku Dritan Avllaj do të përfitojë 20 përqind të kësaj shume.

Procedura e përfitimit të 20 përqindëshit

Faktet konkrete të deputetes Albana Vokshi kanë zbuluar skemën korruptive që procedohet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama për përfitimin e aferave shumë milionëshe në këmbim të një leje ndërtimi. Për të mos lënë shenjë në korrupsionin e tij, Edi Rama ka gjetur një mënyrë origjinale për të përfituar në rrugë ligjore shuma të larta eurosh, të cilat kapin vlera mbi 100 milionë. Në këtë praktikë kryebashkiaku ka përfshirë sekserët e vetë, të cilët pas presioneve ndaj firmave të ndërtimit i infiltron ata në bashkëpronësi të investimit në këmbim të lejeve të ndërtimit. Kjo procedurë është bërë e detyrueshme për këdo investitor apo firmë ndërtimi, i cili kërkon nga Bashkia e Tiranës një leje ndërtimi. Zërat e shumtë që kryebashkiaku kërkon për një leje ndërtimi 20 përqind të vlerës së saj kanë qenë të shumtë nga bashkëpuntorët e tij të afërt brenda Partisë Socialiste e deri tek ndërtuesit, të cilët për 10 vite me radhë kryejnë këtë procedurë. Mister 20 përqindëshi, pseudonimi që këta të fundit i kanë ngjitur kryetarit të Bashkisë, Rama, tanimë është faktuar edhe de juro. Më së miri këtë fakt e vërtetojnë edhe kontratat e bashkëpunimit që firmat detyrohen të bëjnë me sekserët e afërt të Ramës, një prej të cilave u publikua ditën e djeshme nga deputetja Vokshi. Sikurse zërat për megakorrupsionin në lejet e ndërtimit qarkullojnë prej kohësh, sekserët e besuar të kryebashkiakut janë Dritan Avllaj dhe Besnik Sulaj. Emrat e tyre shënohen në dokumente si biznesmenët, të cilët do të marrin përsipër ndërtimin, ndërsa përfituesi më i madh është vetë Rama. Këta dy individë njihen si njerëz që qëndrojnë shumë pranë Ramës dhe prej vitesh e kanë shndërruar Bashkinë në një shoqëri biznesi të përbashkët. Menjëherë pas ndërtimit të komplekseve të banimit, sekserët marrin në llogaritë e tyre bankare 20 përqind të përfitimit nga shitja e tyre. Këtë shumë sekserët e ndajnë me shefin e tyre Edi Ramën. Por, pas këtij publikimi bien poshtë edhe deklaratat e pasurisë që Edi Rama ka bërë për Inspektoratin e Deklarimit të Pasurisë, ku pretendon se është i pastrehë dhe se në depozitat e tij disponon vetëm 3000 euro. Duke parë përfitimet korruptive që Rama merr për një leje ndërtimi, bie qartë në sy se kryebashkiaku fsheh të ardhurat e tij, çka bie ndesh me ligjet në vend.

2016/07/11

Flet eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava






Raporti i drogës, Ministria e Brendshme: I referohet viteve 2009-2012

Raporti-Vienna-fq-50-2015

Ministria e Brendshme ka reaguar për raportin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, e cila e rendiste Shqipërinë ndër vendet që ka të ardhura të larta nga kultivimi dhe trafikimi i saj. Por sipas ministrisë, raporti në fjalë i referohet viteve 2009-2012.
Raporti-fq-104
“Raporti i UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimi) për drogën, parashtron shifrat krahasimore të kultivimit të narkotikëve në mbarë globin. Megjithatë ai nuk përshkruan dhe paraqet masat e marra nga qeveritë, në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.
Në vitin 2016, është hera e parë që Raporti i UNODC-së ka shtuar elementin e të ardhurave të përfituara nga rrjetet kriminale nga droga, krahasuar me GDP-në e çdo vendi.
Raporti-Vienna-2015
Burimi i matjes së përfitimit të paligjshëm në krahasim me GDP-në është studimi i vitit 2015 i UNODC, “Drug Money: the illicit proceeds of opiates trafficked on the Balkan route 2015”, i cili bazohet në të dhënat e periudhës 2009 deri në 2012.
Përfitimi nga ky aktivitet i jashtëligjshëm në Shqipëri për vitet 2009-2012 është sa 2,6% e GDP-së i asaj periudhe.
Raporti-Vienna-fq-50-2015
Referuar Raportit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara, në Shqipëri në periudhën 2009 – 2012 trafikantët përfitonin deri në 392 milionë dollarë çdo vit, nga trafiku i drogës”, shkruan Ministria.

Virusi “infekton” 10 mijë përdorues të Facebook

facebook

Laboratori i Kaspersky ka lëshuar një raport rreth një virusi të fuqishëm, i cili vetëm në 48 orë është përhapur në mbi 10.000 përdorues. Virusi fillimisht ka infektuar shfletuesin e internetit Chrome duke marrë një shtirje të gjerë. Më pas kjo shtrirje ka mundur të infektojë llogari në Facebook duke i dërguar miqve njoftime të rreme. Në ekranin e përdoruesve shfaqet një njoftim që thotë se një mik i juaj ju ka përmendur në një koment. Duke klikuar mbi njoftimin e shfaqur në ekran, virusi infekton kompjuterin e përdoruesit dhe pastaj procesi përsëritet.
Virusi ka qenë më shumë aktiv në Brazil. Amerika e Jugut, Evropa, Tunizia dhe Izraeli janë prekur rëndë nga virusi. Virusi prek vetëm ata që përdorin sistemet operative Microsoft Windows, kryesisht në Desktop. iOS dhe pajisjet Android nuk janë prekur nga virusi, sepse virusi përdorë disa mjete që gjenden vetëm në pajisjet e Windows. Pajisjet Windows Mobile janë potencialisht në rrezik.
Virusi mund të rrëmbejë llogari, të ndryshojë parametrat e privatësisë dhe ti bëjë përdoruesit objektiv të mesazheve të rreme. Facebook është përgjigjur duke kontrolluar mënyrën se si përhapet virusi, ndërsa Google ka hequr të paktën një nga shtojcat e rrezikshme, nga shfletuesi Chrome. Masat rekomanduara për mbrojtjen kundër virusit përfshijnë instalimin e një antivirusi dhe përditësimin e tij. Është më mirë që përdoruesit e Facebook të jenë të kujdesshëm në lidhje me njoftimet që marrin nga njerëzit e panjohur.

Nga Anta Muçaku : Historia prekëse e dy vëllezërve nga Fieri, që duan thjesht një karrocë

screenshot-2_1468170001-2485599


Një histori nga ato që të mbajnë frymën pezull dhe që i ngjajnë filmave apo librave ku ndërthuren elementë surrealë. Por për fat të keq këtu gjithçka është reale dhe personazhet janë të vërtetë.
Bëhet fjalë për dy vëllezër nga fshati Mbrostar i Fierit të cilët që në fëmijëri janë diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë që quhet distrofi muskulare progresive.
Sëmundja fillon me dobësimin e këmbëve rreth moshës 3 vjeçare dhe avancon  me shpejtësi duke çuar në vdekje shpesh  para moshës 40 vjeçare për shkak të përfshirjes së mushkërive dhe muskujve të zemrës.
Sejdin Bica dhe vëllai i tij Miklovan Bica, përkatësisht 30 dhe 35 vjeç nuk duan kurim por thjesht një karrocë me bateri për t’i lehtësuar lëvizjen.
“Të dy vëllezër kemi të njëjtën sëmundje. Shqetësimi ynë është se kemi nevojë të dalim pak nga shtëpia. Kemi nevojë për ndonjë karrocë me bateri se na u mbyll jeta brenda. Të shikojmë një ditë të bardhë. Sëmundja jonë është e pashërueshme Anta. Duam të jetojmë sa të jetojmë”, më thotë Seldini, vëllai i vogël.
Kur i pyes nëse ndokush kujdeset për ta, ai më rrëfen: “Kujdeset mami jonë e shtrenjtë, sepse ka dy trima të vrarë por qendron e fortë”, ndërsa zbulon një tjetër fakt tronditës. Babai i tyre vuan gjithashtu nga një sëmundje e rëndë.
“Babin e kemi me kancer. Kemi mamin por  edhe ajo është për të ardhur keq e kështu që s’ka se kush merret me ne”, rrëfen Sejdini.
Në Facebook-un e tij shoh se në një foto  Sejdini është veshur me kostum e kollare ndërsa në qafë mban të varur një “badge”, ndaj e pyes nëse punon diku.
“Aaaa ai i shëmtuari në karrocë?! A po po, unë jam”, më thotë gjithë humor. “Aty jam në një kongres fetar dhe për këtë mbaj atë si distiktiv të varur në qafë”.
E ndërsa kur e pyes sesi është për të një ditë e zakonshme, më tregon se lexon shumë.
“Unë e kaloj ditën duke lexuar. Lexoj biblën por edhe shumë botime të tjera”.
Sejdini e ka humbur besimin te pushtetarët. Për të ata janë të pandjeshëm ndaj edhe apelin për ndihmë ia drejton qytetarëve të thjeshtë.
“Pushtetarët kudo, në të gjithë botën, janë bërë si luanë. Nuk kanë dhembshuri për më të dobëtin. Ndaj unë i drejtohem qytetarëve. Ja si përshembull ti dhe pronarja jote mund të publikoni hallin tim”. 

Etiopia mbyll facebook për sezonin e provimeve. Po Shqipëria?

etioppp

Etiopia ka bllokuar të gjitha rrjetet sociale. Kjo ka ndodhur për shkak se testet pranuese për në universitet ishin publikuar online.
Qeveria ka thënë se kjo ndalesë ka për qëllim që studentët të fokusohen në mësim për provime dhe të mos hutohen duke lundruar nëpër rrjetet sociale, transmeton Gazeta Express.
Rrjetet sociale që janë mbyllur përkohësisht janë Facebook, Twitter, Instagram dhe Viber.
Këto media do të qëndrojnë të paqasshme për etiopianët për disa ditë, derisa testet pranuese për në universitet të kryhen, ka deklaruar Ministria e Arsimit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...