Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/16

Enver Hoxha eshte njeriu i cili ne historine e Shqiperise ka marre me vete shume mistere

10 misteret që Enver Hoxha mori me vete ne varr

Enver Hoxha eshte njeriu i cili ne historine e Shqiperise ka marre me vete shume mistere, jo vetem si drejtues i nje sistemi i cili kishte ne thelb te fshihte te verteten por dhe si nje diktator i famshem ne periudhen qe drejtoi vendin.
Misteret e Hoxhes fillojne qe ne rinine e hershme te tij ku edhe sot nuk njihet aktiviteti, shkollimi dhe formimi intelektual. Askush nuk thote dot me siguri nga erdhi dhe si arriti te mbante nen urdhra nje popull qe historikisht njihej per kryeneçesi ndaj udheheqesve.


Misteret vijojne me marrjen e PKSH-se, marrjen e pushtetit, afrimin me Lindjen, eliminimin e kundershtareve dhe aleateve te tij, prishjen e marredhenieve me aleatet me te medhenj te Shqiperise, Rusine dhe Kinen, planet kunder tij nga anglo-amerikanet per ta rrezuar dhe deri ne fund te “heqja qafe” e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Edhe momenti i fundit i jetes se tij eshte i mbushur me mistere, semundjet e tij kurre nuk u bene publike, po ashtu vdekja u arrit te mbahej e fshehte per dy dite. Me 11 prill behen 25 vjet qe Enver Hoxha ka nderruar jete, por thuajse eshte bere shume pak per te zbuluar misteret e tij. “Tirana Observer” boton sot dhjete mistere, te cilat ne shkrimet e ardhshme do te jene objekt studimi me i thelluar per te zbardhur jeten e njeriut me te perfolur te Shqiperise. Enver Hoxha eshte nder te paktet, qe kundershtaret e donin nga frika dhe te vetet e donin nga mallengjimi. Sistemi qe ai instaloi ne Shqiperi me gjithe perparesite dhe mangesite qe ka, kurre nuk mund te hiqet nga memoria historike e vendit. Çdo fakt i ri qe del per diktatorin komunist, aq me shume rrit pikepyetjet per te kaluaren e tij. Ne keto 20 vjet jane thene e sterthene nje pafundesi faktesh per te, por askush nuk ka marre persiper te beje nje biografi te tij, jo vetem per ndjesite qe ai shkakton ne popull, por dhe per faktin se do duhet nje pune voluminoze nga historiane serioze per te nxjerre ne drite anet e erreta te Enver Hoxhes.

1. Mosha e rinise se Enver Hoxhes edhe sot ka pikepyetje te medha. Ish-diktatori komunist, ne kujtimet e tij e kalon periudhen e rinise si revolucionar, por kurre nuk jepen permasat reale te aktivitetit. Pse nuk e shau kurre pushtetin e Mbretit Zog?

Ish-diktatori komunist eshte padyshim njeriu qe ka marre me vete ne boten e pertejme me shume mister se çdokush tjeter qe ka drejtuar kete vend. Misteri i pare, qe edhe ne ditet e sotme ka te beje me rinine e tij, shkollimin dhe aktivitetin ne France. Pjesa e erret e jetes se ish-udheheqesit komunist,Enver Hoxha, ajo qe ka te beje pikerisht me vitet e rinise se tij, eshte formesuar ne kujtimet e tij dhe ne tekstet e pafundme te biografeve te tij, si kohe aktiviteti revolucionar, pa marre asnjehere permasat e saj reale dhe te verteta. Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos ne periudhen 1927-¬1939, ngec ne arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjeteve te regjimit te tij, ka bere ketu punen e saj. Aktiviteti "revolucionar" i djaloshit Hoxha, ne keto vite, ka te beje me qendrimin e tij ne Korçe (1927-¬1930), "studimet" ne Montpelje (1930-¬1934), jetesa ne Paris (1934-¬1935), detyra e diplomatit ne Bruksel (1935¬-1936) dhe ardhjen ne liceun e Korçes, ne kohen kur ketu kish filluar perhapja e propagandes bolshevike dhe kerkohej qe te kontrollohej nga sherbimi sekret. Ne misteret e shumta qe mbulojne jeten e ish-diktatorit komunist, eshte ajo qe Enver Hoxha kurre nuk e shau sherbimin sekret te Mbretit Zog, ndonese nuk la qelize te ketij regjimi pa share e mallkuar. Se dyti, asnjehere Hoxha ne kujtimet e tij kilometrike dhe as biografet e tij te shumte, nuk japin sqarime pse shefi i mevonshem i komunisteve nuk kreu sipas ligjit, sherbimin e detyrueshem ushtarak.

2. Nje nga misteret e medha te Enver Hoxhes eshte padyshim dhe ardhja e tij ne krye te Partise Komuniste me 8 nentor 1941. Ne mbledhje ai nuk u caktua te ishte drejtues, nderkohe qe me pare del si lider i komunisteve, cili ishte ndikimi i jugosllaveve ne ngritjen e tij?

Mbledhja per formimin e PKSH filloi ne mbremjen e 8 nentorit 1941 dhe aty erdhen perfaqesuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korçes ishte Koço Tashko, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe dhe Sotir Vullkani. Nga Grupi i Shkodres ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i te Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Çitaku dhe Sinan Hasani. Po keshtu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, per te cilet te tre grupet kishin rene dakord qe te ishin si ndermjetes dhe t'i ndihmonin per punet procedurale. Ne mbledhje, ishte Koçi Xoxe ai qe mori ne dore frenat e partise, por me vone kjo gje u kalua ne hije dhe drejtimin e PKSH-se e merr Enver Hoxha, i cili e drejton deri ne prill te vitit 1985.
3. Vrasja e Qemal Stafes eshte nje pjese e erret e historise se Enver Hoxhes. Edhe pse ish-sekretari i Rinise Komuniste u vra nga pushtuesit enigme, kane ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti per te shkuar ne Vlore ne 5 maj te vitit 1942.

Ne daten 4 maj 1942, Qemal Stafes iu caktua nje detyre nga udheheqesi i PKSH-se, Enver Hoxha, per te shkuar ne qytetin e Vlores. Qemali, duke qene ne ilegalitet te plote, strehohej ne nje shtepi tiranase, e cila nuk bente pjese te shtepite e dyshuara per strehim komunistesh. Vendndodhjen e tij ne ate shtepi e dinin shume pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjehere nuk ka dale me siguri nese ishte nje kurth prezenca e Qemal Stafes ne ate shtepi, apo ishte thjesht nje rastesi. Megjithate, gjate periudhes se komunizmit nuk eshte folur shume me kete teme pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjate asaj kohe per vrasjen e Qemal Stafes, ka bere qe pas viteve '90 te diskutohet qe vrasja e tij te kete ardhur si pasoje e ndonje drejtuesi te larte te Partise Komuniste te asaj kohe, qe ishte ne dijeni te vendndodhjes se tij. Por te gjitha keto dyshime nuk jane zbardhur ende, megjithese shpeshhere te njohurit apo personat qe kane qene deshmitare te asaj kohe, kane hedhur idene duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund te jete spiunuar. Fakt eshte qe djali 21-vjeçar nuk arriti te realizonte dot deshirat dhe synimet qe ai kishte.
4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfare ndikimi kishin jugosllavet dhe ruset ne vendimmarrjen e Hoxhes, pse i prishi marredheniet me Titon dhe çfare synonte me refuzimin e planit Marshall?

Enver Hoxha ashtu dhe si Stalini njihet ne histori si diktator qe ka eliminuar me radhe bashkepunetoret e tij me te ngushte. Qysh nga vitet e Luftes, Hoxha nisi procesin e spastrimeve. Akuzat e para vijne per Qemal Stafes, vdekja e te cilit edhe ne ditet e sotme eshte e mistershme. Kulmi eshte denimi i Koçi Xoxes, apo dhe vetevrasja e Nako Spiru. Ne vitin 1948 Hoxha prishi marredheniet me nje nga aleatet e tij te ngushte, qe drejtonte Jugosllavine, Jisif Tito. Nje vit perpara kesaj, Enver Hoxha kishte refuzuar te merrte pjese ne planin Marshall. Fakti qe Hoxha refuzoi planin Marshall erdhi dhe per faktin se do te cenohej ndjeshem marredhenia me Stalinin, qe aso kohe ishte aleati me i ngushte i Shqiperise dhe i vete pushtetit komunist. Plani Marshall, si nje plan per rimekembjen e ekonomise, nese do te pranohej nga Shqiperia, do te sillte nje sere perparimesh ne vend. Edhe sot kane mbetur mister bisedat e Hoxhes me Stalinin per te refuzuar propozimin amerikan.

5. Arsyet e eliminimit te disa figurave kryesore qe ishin bashkepunetore te tij si Koçi Xoxe dhe te tjere, jane padyshim sekrete qe Enver Hoxha i ka marre ne varr. Cilat jane taktikat e tij per te mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u perball me tentativat per ta rrezuar nga pushteti, çfare qendrimi mbajti me diversantet?

Misterin per denimin e Koçi Xoxes, fare mire e zbardh deshmia e Prokurorit te Pergjithshem te asaj kohe, Bedri Spahiut. Ashtu siç deklaron vete Spahiu, ai u detyrua qe te deklaronte se Koçi Xoxe ishte fajtor. Duhet thene qe pendimi i Bedri Spahiut behet me i besueshem kur kujton qe keta te dy kishin marredhenie jo fort te ngrohta. Me vdekjen e tij, Koçi Xoxe mori dhe shume mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllaveve? Kishte plane per rrezimin e Enver Hoxhes, donte apo nje rilidhje me shtetin fqinj, keto e te tjera mistere mbulohen me trupin tij. Gjate gjithe periudhes qe Enver Hoxha ishte gjalle, deri ne vitin 1985 propagandoi me te madhe qe Koçi Xoxe e kishte tradhtuar ate vete, por edhe atdheun, duke punuar per armiqte me te medhenj, siç i cilesonte Enver Hoxha, jugosllavet. A ishte Koçi Xoxe agjent i jugosllaveve, pse e denoi Enveri me nje motivacion te tille absurd po t'u referohesh rrethanave te kohes? Ne kohen e Luftes, Shqiperia kishte marredhenie shume te mira me shtetin jugosllav. Kjo erdhi per nje sere arsyesh, por sidomos per faktin qe kishin nje qellim te perbashket, ate te luftimit te armikut nazi-fashist, i cili kishte marre me dhune territorin e dy vendeve, por edhe bashkimi drejt nje ideali siç ishte komunizmi. Me mbarimin e Luftes edhe marredheniet midis ketyre dy vendeve filluan te ftoheshin.

Keshtu, ne vitin 1948 vjen dhe divorci i nje marredhenieje disavjeçare. Por kete zhvillim do te vinin dhe viktimat e para pas saj. Keshtu Koçi Xoxe, i cili kishte qene ne marredhenie mjaft te mira me jugosllavet, u etiketua ngaEnver Hoxha dhe klika e tij drejtuese, si nje agjent me rrezikshmeri te larte dhe nje devijant i asaj qe quhej "vija e Partise". Goditjen me te madhe ndaj ushtarakeve te larte, Enver Hoxha e filloi ne prag te Kongresit te Pare te PKSH-se. Asokohe dhe me pas, gjate vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkepunetorin e tij me te afert gjeneral-leitenant, Koçi Xoxen. Me 1949 Shtetet e Bashkuara dhe organizata te zbulimit britanik ishin duke punuar me Mbretin Zog. Ata rekrutuan refugjate shqiptare dhe emigrante nga Egjipti, Italia, dhe Greqia, ata qe ishin trajnuar ne Qipro, Malte dhe Republika Federale e Gjermanise dhe ata te infiltruar ne Shqiperi. Njesitet guerile hyne ne Shqiperi ne vitin 1950 dhe 1952, por ata u vrane apo u kapen nga forcat e sigurimit shqiptar. Kim Philby, agjent i dyfishte sovjetik, duke punuar si nje oficer nderlidhes ne mes te sherbimit te zbulimit britanik dhe Shtetet e Bashkuara, Central Intelligence Agency, ka zbuluar detajet e planit te infiltrimit ne Moske, si dhe menyren se si Enver Hoxha arriti te mbante pushtetin.

6. Pse i prishi Shqiperia marredheniet me Jugosllavine, Rusine dhe me pas me Kinen, çfare qellimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kerkoi aleate te rinj ne vendet komuniste?

Padyshim qe ne listen e gjate te mistereve te cilat Enver Hoxha i ka marre ne boten e pertejme jane dhe arsyet e prishjes se marredhenieve te Shqiperise me tre vende ish-komuniste siç ishte Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Pas prishjes se marredhenieve me Jugosllavet, Enver Hoxha, nje dekade e gjysme me vone u prish dhe me ruset, te cilet sipas tij kishin shkelur vijen marksiste-leniniste dhe nuk perfaqesonin me as idealet e Stalinit. Kjo padyshim mbetet objektiv studimi per historiane te ndryshem, pasi eshte e pamundur qe te gjesh nje arsye te vertete perse Hoxha largohet nga aleati i tij me i madh qysh prej ardhjes ne pushtet. Pas BS,Enver Hoxha afrohet me Kinen, e cila po e ndihmonte mjaftueshem ekonomikisht vendin tone. Mirepo dhe kjo marredhenie do te pesonte krisje ne menyre te pashpjegueshme. Politika e Shqiperise ishte nje gershetim i maoizmit dhe respektit per Stalinin, busti i te cilit ishte karakteristike ne çdo qender te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise. Por, pavaresisht borxhit ekonomik te Shqiperise ndaj Kines, i cili zinte nje pjese te madhe te mallrave te importuara ne vend, qe nga letrat higjienike, e deri tek traktoret, sloganet qe vleresonin miqesine Shqiperi-Kine, shiheshin shume rralle. Thuhej se Hoxha nuk ishte i kenaqur me pajtimin e Kines me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne vend gjendeshin shume pak keshilltare kineze. Ata te gjithe mbanin veshje perendimore. Ne historiografine e Shqiperise, prishja e marredhenieve te Shqiperise me tre aleate te rendesishem te saj, eshte ende e pazbardhur dhe do te duhet ende nje kohe e gjate per ta zbardhur.

7. Si ruhej Enver Hoxha, çfare te vertete ka lidhur me sozite e tij dhe kush ishin ata qe Hoxha i shikonte realisht si armiq te tij?

Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja qe ka munduar prej kohesh shqiptaret, ka marre pergjigje nga me te ndryshmet. Por ne vend qe te sqaronin, ato e kane dendesuar edhe me teper mjegullen rreth temes intriguese. Vetem tashme, pas 18 vitesh pas vdekjes se njeriut qe udhehoqi me dore te hekurt Shqiperine, nje deshmitar pranon te flase. eshte rrefimi i njerit prej njerezve te sigurimit te afert te jetes se Hoxhes, ai qe duket se ka shkundur pluhurin qe mund te varroste perfundimisht enigmen e madhe. Historia e tij dhe e sozive te Hoxhes, eshte e thjeshte. Enver Hoxha jo vetem ka patur dytes, por njerezit ne nje rol te tille, mesohet te kene qene plot kater. Per sigurimin e jetes se Enver Hoxhes, ne udhetimet jashte Tiranes, sidomos gjate pushimeve ne malin e "Dajtit", ne vilat e plazhit te Durresit, ne Vlore, Pogradec ose vizita te ndryshme te vendit, mobilizohej Drejtoria e dyte ose drejtoria e "sigurimit te Udheheqjes", Garda dhe grupi i sigurimit te afert.

Byroja Politike kishte hartuar nje rregullore te posaçme, e cila detyronte te gjitha Deget e Puneve te Brendshme ne rrethet ku do te kalonte autokolona, te qendronin ne gatishmeri numer nje, 24 ore perpara dhe per disa ore me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve ne rruge. Te gjithe shqiptareve, qe kane jetuar ne ate kohe ne qendrat e banimit prane rrugeve nacionale, i ka rene rasti te pakten qe nje here ne jete te jetojne kete skene: "Nje autokolone me 4-5 makina levizte me shpejtesi, por pa zhurme, pa sirena e drita te ndezura. Ne mes te tyre, zakonisht qendronte nje limuzine e zeze, e ndryshme nga benz-at e zinj te udheheqesve te tjere komuniste. Nje grumbull i tille makinash luksoze ishte nje ngjarje e jashtezakonshme per rruget e vendit, ku nuk lejoheshin makinat private. Kjo autokolone, qe ishte me e gjate se e udheheqesve te tjere, ishte shenja me e mire se ne te po udhetonte Enver Hoxha. Ajo qe eshte e vertete ne te gjithe kete histori, eshte fakti se sozite e tij, me se shumti ishin manekine, pra njerez qe mbanin veshur brenda makines gjate udhetimit, vetem rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane "luajtur" kurre Enver Hoxhen jashte hapesires se brendshme te "Mercedezit" te zi.

Megjithese askush nuk e pranon kete fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizem, si nje nga shume enigmat qe kane shoqeruar regjimin komunist ne Shqiperi. Por, per te kuptuar me se miri detyren specifike ekstra te kater sozive te diktatorit, mjafton te permendet nje fakt i panjohur: Megjithese ata kane siguruar ne 46 vjet pa nderprerje jeten e Hoxhes, ne dhjetera e qindra dalje te tij ne publik, portreti i tyre nuk figuron ne asnje prej mijera fotografive te publikuara te ish kreut te shtetit. Madje as ne njeren nga fotot e albumit te madh e luksoz te botuar me rastin e 80 vjetorit te lindjes se Enverit.
8. Ka pas nje plan te CIA-se per te eliminuar Enver Hoxhen? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikaneve, kur nderkohe ishte krahu i djathte i Hoxhes?

Ai qe hedh drite me shume mbi enigmen e ekzistences se nje komploti ne fund te viteve '40 dhe fillim te viteve '50, kunder qeverise komuniste ne Shqiperi, eshte Nikolas Beathels. I cili, ne librin e tij "Tradhtia e madhe",- bazuar ne te dhenat e dokumenteve autentike arkivore te sherbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan: "Qeverite amerikane dhe britanike, kishin miratuar ne parim nje operacion te fshehte me synimin per te shkeputur nje vend te Evropes Lindore nga blloku socialist. Per shume arsye, per realizimin e ketij objektivi, ishte zgjedhur Shqiperia. Ky ishte vendi me i vogel dhe me i dobeti ne radhen e vendeve te tjera socialiste. Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanise se Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, ne baze te ligjit mbreteror te Luftes se II Boterore, e konsideronte Shqiperine shtet armik dhe i kishte shpallur asaj lufte (nje vendim qe formalisht eshte ende ne fuqi?!). Ne veri dhe ne Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas eksperteve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante nje qendrim neutral per çfaredolloj ndryshimi qe mund te ndodhte ne Tirane. Ne keto rrethana, Shqiperia dukej e izoluar dhe me mundesi te mira per t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit te Maltes". Sipas Bethelit, "anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte te vazhdueshme me grupet e emigranteve shqiptare, te gjithe fraksionet e te cileve filluan te bashkonin perpjekjet e tyre per çeshtjen e kunderrevolucionit".

Ne kete kohe, ne Itali ndodheshin 750 emigrante, ndersa ne Greqi, 800shqiptare te arratisur. "Per te ndihmuar ne riorganizimin e emigracionit shqiptar, qeveria angleze dergoi ne Rome lordin Xhulian Emer". Zv/ Ministri i Luftes ne qeverine e Londres, pas eksperiences gjate luftes ne perberje te misioneve angleze ne territorin tone, konsiderohej si njohes i mire i Shqiperise. Britania vuri ne dispozicion te pergatitjes se grupeve desante, ishullin e Maltes, e cila "ishte nje baze e avancuar dhe terren i pershtatshem per imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave permes detit dhe ajrit ne Shqiperi". Oficeret britanike Maikell Bruke dhe David Smajli, u moren me pergatitjen speciale te trupave desante. Nje grup ne perberjen e te cilit bente pjese edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mesimet e shifrimit te radiokomunikimit.

Ndersa amerikanet, moren persiper pjesen me te madhe te mbeshtetjes financiare dhe logjistike te operacioneve ushtarake. Si baze prapavije dhe depo materialesh, ata vune ne dispozicion aeroportin e Mhelus ne Libi. Gjate 5 viteve, per pergatitjen dhe realizimin e operacioneve desante per rrezimin e qeverise komuniste te Hoxhes, anglo- amerikanet angazhuan rreth 100 vete. Sipas ish-Drejtorit te CIA-s, Eilliam Colby, "operacioni deshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar ne organizatat e emigranteve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumices se grupeve pothuajse qe ne kohen kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashute". Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenje e rrjedhjes se sekretit rreth operacioneve ne Shqiperi. Sipas Sherbimeve Sekrete Perendimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambientet e Komiteteve te emigracionit shqiptar ne Rome, ku personeli i ambasades shqiptare atje ishte shume aktiv. Po ashtu edhe ne Athine. Deshtimin ndoshta e ka pershpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te "qeverise shqiptare ne mergim", Mit'hat Frasheri. Sipas Beathelit, rreth kesaj vdekje ende te mistershme "ekziston edhe nje variant i vrasjes (shkaktimit te infarktit nepermjet ilaçeve apo nepermjet gazit nga agjentet e KGB-se). Kim Filbi, agjent i dyfishte, i cili kishte qene ne Londer ne shtator te vitit 1949, kur Mit'hat Frasheri e koleget e tjere te Komitetit "Shqiperia e Lire" ishin atje, mendohet se kishte njoftuar nderkohe agjentet e KGB-se ne New York qe te vepronin mbi Mit'hat Frasherin, ashtu siç kishin vepruar edhe mbi disa personalitete te tjera antikomuniste te Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mit'hat Frasheri u gjend i vdekur siç supozohej nga njee atak zemre, atehere kur Kim Filbi udhetonte per ne New York me anijen "Coronia".
9. Pse i prishi marredheniet me Mehmet Shehun dhe me pas me Kadri Hazbiun, cilin kerkonte Enveri te linte pasardhes te tij, a ishte Ramiz Alianjeriu qe po projektonte per te drejtuar vendin? Çfare kishte biseduar me Hysni Kapon deri ne vitin 1979?

Jo rastesisht, vetem pak dite pas prishjes se lidhjes mes Silva Turdiut dhe Skender Shehut, gjerat moren per keq ne familjen kryeministrore. Para vdekjes misterioze te Mehmet Shehut, Byroja Politike gumezhinte me historine roze te djalit te kryeministrit dhe fanatiket e luftes se klasave luftuan me mish dhe me shpirt qe çifti te ndahej. Por, dilema me e madhe edhe sot e kesaj dite eshte nese historia e Silva Turdiut u perdor si arme ne luften e brendshme te Byrose, apo ajo ishte thjesht nje viktime ne kurthet e Bllokut? Ne debatet e shumta te eksperteve dhe historianeve, kur flitet per kryeministrin me jetegjate te regjimit komunist, jepen detaje qe tregojne se ne nivelet e larta te Partise Komuniste, Shehu kishte jo pak kundershtare, te cilet luftonin me çdo mjet qe te gjenin prova per ta rrenuar karrieren e tij. Njera prej armeve qe u perdor ishte vajza me biografi jo te mire qe hyri ne shtepine e kryeministrit. Por ka edhe hipoteza te tjera, te cilat lidhen me motive te tjera, te cilat e shtyne kryeministrin t’i jepte fund jetes. Gjithsesi, prishja e nje lidhjeje perfundoi me nje fund tragjik edhe per Mehmet Shehun dhe rrenimin e familjes se tij. Po ashtu, disa kohe me vone Enver Hoxhadenoi Ministrine e Brendshme, te ciles i kishte besuar nje pjese te mire te pushtetit. Edhe denimi i Kadri Hazbiut mbetet misterioz. Ka shume hipoteza lidhur me denimin e tij. Ato qe me shume duket se kane zene vend, jane hipotezat e frikes se Hoxhes per marrjen e pushtetit nga nje njeri i cili dilte nga sfera e influences se tij. Mendohet se Hoxha si pasardhes te tij kishte parashikuar Hysni Kapon. Por vdekja e tij ne vitin 1979 prish planet dhe ne skene del ideja e Ramiz Alise. Per te trasheguar pushtetin tek Ramiz Alia, sigurisht duhej te largoheshin njerezit me te forte siç ishin Mehmet Shehudhe Kadri Hazbiu.
10.Misteri i fundit eshte padyshim semundja dhe vdekja e Enver Hoxhes. Pse u mbajt semundja dhe vdekja, e fshehte per nje kohe te caktuar?

Enveri ishte nje koleksion semundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, me 1983-in dhe 1984-en, kishte humbur gati krejtesisht syte ne menyre te pakthyeshme, nderkohe qe dy dite para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashme eshte shkruar mjaft per faktin se diabeti i rende kishte ndikuar ne kete fund te keq. Humbja progresive e mundesive te tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij te tmerrshem, ate pushtet, qe njerezit e tij te aferm, me nje fshehtesi gjithnje e me te madhe, e ruanin deri ne absurditet, duke shkaktuar situata tragjike. Momentet e fundit te Hoxhes jane shoqeruar nga hije dyshimi te medha. Dyshimtare te kohes tregojne se vdekja e tij u mbajt e fshehte per dy dite. Me 11 prill te 1985 Enver Hoxhadeklarohet zyrtarisht i vdekur. Ceremonia e tij u shoqerua me homazhe madheshtore, sa ne psikozen e njerezve u duk se nga ai moment e pas Shqiperia nuk do te kishte me te ardhme. Trupi i tij u vendos ne varrezat e deshmoreve. Shume pikepyetje u ngriten asokohe, nese do te ishte Piramida vendi ku do te vendosej trupi i balsamosur i Enver Hoxhes.

Misteret e Enver Hoxhes

1. Mosha e rinise se Enver Hoxhes edhe sot ka pikepyetje te medha. Ish-diktatori komunist, ne kujtimet e tij e kalon periudhen e rinise si revolucionar, por kurre nuk jepen permasat reale te aktivitetit. Pse nuk e shau kurre pushtetin e Mbretit Zog?


2. Nje nga misteret e medha te Enver Hoxhes eshte padyshim dhe ardhja e tij ne krye te Partise Komuniste me 8 nentor 1941. Ne mbledhje ai nuk u caktua te ishte drejtues, nderkohe qe me pare del si lider i komunisteve, cili ishte ndikimi i jugosllaveve ne ngritjen e tij?
3. Vrasja e Qemal Stafes eshte nje pjese e erret e historise se Enver Hoxhes. Edhe pse ish-sekretari i Rinise Komuniste u vra nga pushtuesit enigme, kane ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti per te shkuar ne Vlore ne 5 maj te vitit 1942.

4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfare ndikimi kishin jugosllavet dhe ruset ne vendimmarrjen e Hoxhes, pse i prishi marredheniet me Titon dhe çfare synonte me refuzimin e planit Marshall?

5. Arsyet e eliminimit te disa figurave kryesore qe ishin bashkepunetore te tij si Koçi Xoxe dhe te tjere, jane padyshim sekrete qe Enver Hoxha i ka marre ne varr. Cilat jane taktikat e tij per te mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u perball me tentativat per ta rrezuar nga pushteti, çfare qendrimi mbajti me diversantet?

6. Pse i prishi Shqiperia marredheniet me Jugosllavine, Rusine dhe me pas me Kinen, çfare qellimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kerkoi aleate te rinj ne vendet komuniste?

7. Si ruhej Enver Hoxha, çfare te vertete ka lidhur me sozite e tij dhe kush ishin ata qe Hoxha i shikonte realisht si armiq te tij?

8. Ka pasur nje plan te CIA-se per te eliminuar Enver Hoxhen? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikaneve, kur nderkohe ishte krahu i djathte i Hoxhes.

9. Pse i prishi marredheniet me Mehmet Shehun dhe me pas me Kadri Hazbiun, cilin kerkonte Enveri te linte pasardhes te tij, a ishte Ramiz Alianjeriu qe po projektonte per te drejtuar vendin? Çfare kishte biseduar me Hysni Kapon deri ne vitin 1979?

10. Misteri i fundit eshte padyshim semundja dhe vdekja e Enver Hoxhes. Pse u mbajt semundja dhe vdekja e fshehte per nje kohe te caktuar?

Kush ishte Enver Hoxha

Lindi me 16 Tetor 1908 ne lagjen "Palorto", Gjirokaster (Shqiperi), ne familjen e nje nepunesi qe per shume vite kishte emigruar ne Amerike. Mesimet e para i mori ne Gjirokaster, pastaj vijoi studimet ne Liceun e Korçes. Ne vitin 1930 shkoi te studionte, me nje burse studimi shteterore, ne Fakultetin e Shkencave Shoqerore ne Montpelje te Frances, por shume shpejt e la. Pas nje viti ne Fakultetin e Biologjise ai shkoi ne Paris ku kerkoi te studionte ne Fakultetin e Filozofise. Ne Nentor te 1933-tes la Parisin per te punuar si sekretar ne Konsullaten Shqiptare ne Bruksel. Aty filloi studimet universitare ne Fakultetin e Jurisprudences dhe vazhdoi me korrespondence studimet e filluara ne Paris. Per shkaqe politike u pushua nga puna dhe ne vitin 1936 u kthye ne Shqiperi.
Sekretar i Pergjithshem i KQ te PKSH 1943-1948.
Sekretar i Pare i KQ te PPSH-se 1948-1985.
Kryeminister i Shqiperise me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer me 10 janar te vitit 1946 si pjese e kabinetit te pare komunist.
Kryetar i Keshillit te Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer me 30 qershor te vitit 1950.
Ministrave i Jashtem i Shqiperise me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer me 30 qershor te vitit 1950.
Kryetar i Keshillit te Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer me 23 korrik te vitit 1953.
Ministrave i Jashtem i Shqiperise me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer me 23 shtator te vitit 1953.
Kryetar i Keshillit te Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer me 19 korrik te vitit 1954.
Gjatë vitit 1980 u diagnostikua me semundjen e diabetit dhe ne 1983 peson nje ishemi cerebrale, e cila ju perserit ne vitin 1984. Me 11 Prill 1985 nderron jete ne Tirane. Ne vitin 1990, me renien e regjimit diktatorial qe ai instaloi, çdo embleme dhe simbol i tij u shkaterrua plotesisht, dhe u cilesua si diktator.

Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Dhjetë misteret që diktatori i mori me vete në varr!


Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Dhjetë misteret që diktatori i mori me vete në varr!

Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Dhjetë misteret që diktatori i mori me vete në varr!

Enver Hoxha është njeriu që në historinë Shqipërisë ka marrë me vete shumë mistere, jo vetëm si drejtues i një sistemi i cili kishte në thelb të fshihte të vërtetën por edhe si një diktator i famshëm në periudhën që drejtoi vendin.

Misteret e Hoxhës fillojnë që në rininë e hershme të tij kur edhe sot nuk njihet aktiviteti, shkollimi dhe formimi intelektual. Askush nuk thotë dot me siguri nga erdhi dhe si arriti të mbante nën urdhra një popull që historikisht njihej për kryeneçësi ndaj udhëheqësve.

Misteret vijojnë me marrjen e PKSH-së, marrjen e pushtetit, afrimin me Lindjen, eliminimin e kundërshtarëve dhe aleatëve të tij, prishjen e marrëdhënieve me aleatët më të mëdhenj të Shqipëris., Rusinë dhe Kinën, planet kundër tij nga anglo-amerikanët për ta rrëzuar dhe deri në fund te “heqja qafe” e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut.

Edhe momenti i fundit i jetës së tij është i mbushur me mistere, sëmundjet e tij kurrë nuk u bënë publike, po ashtu vdekja u arrit të mbahej e fshehtë për dy ditë. Më 11 prill bëhen 25 vjet që Enver Hoxha ka ndërruar jetë por thuajse është bërë shumë pak për të zbuluar misteret e tij.

“Tirana Observer” ka botuar dhjetë mistere, të cilat në shkrimet e ardhshme do të jenë objekt diskutimi më i thelluar për të zbardhur jetën e njeriut më të përfolur të Shqipërisë. Enver Hoxha është ndër të paktët, që kundërshtarët e donin nga frika dhe të vetët e donin nga mallëngjimi. Sistemi që ai instaloi në Shqipëri me gjithë përparësitë dhe mangësitë që ka, kurrë nuk mund të hiqet nga memoria historike e vendit.

Çdo fakt i ri që del për diktatorin komunist, transmeton Telegrafi, aq më shumë rrit pikëpyetjen për të kaluarën e tij. Në këto 20 vjet janë thënë e stërthënë një pafundësi faktesh për të, por askush nuk ka marrë përsipër të bëjë një biografi të tij, jo vetëm për ndjesitë që ai shkakton në popull, por edhe për faktin se do të duhet një punë voluminoze nga historianë seriozë për të nxjerrë në dritë anët e errëta të Enver Hoxhës.

1. Mosha e rinisë së Enver Hoxhës edhe sot ka pikëpyetje të mëdha. Ish-diktatori komunist, në kujtimet e tij e kalon periudhën e rinisë si revolucionar, por kurrë nuk jepen përmasat reale të aktivitetit. Pse nuk e shau kurrë pushtetin e Mbretit Zog?

Ish-diktatori komunist është padyshim njeriu që ka marrë me vete në botën e përtejme më shumë mister se çdokush tjetër që ka drejtuar këtë vend. Misteri i parë, që edhe në ditetë e sotme ka të bëjë me rininë e tij, shkollimin dhe aktivitetin në Francë. Pjesa e errët e jetës së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, ajo që ka të bëjë pikërisht me vitet e rinisë së tij, është formësuar në kujtimet e tij dhe në tekstet e pafundme të biografive të tij, si kohë aktiviteti revolucionar, pa marrë asnjëherë përmasat e saj reale dhe të vërteta.

Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos në periudhën 1927-1939, ngec në arkiva, si dhe kuptohet hija e 50 vjetëve të regjimit të tij, ka bërë këtu punën e saj. Aktiviteti “revolucionar” i djaloshit Hoxha, në këto vite, ka të bëjë me qëndrimin e tij në Korçe (1927-1930), “studimet” në Montpelje (1930-1934), jetesa në Paris (1934-1935), detyra e diplomatit në Bruksel (1935-1936) dhe ardhjen në liceun e Korçës, në kohen kur këtu kish filluar përhapja e propagandës bolshevike dhe kërkohej që të kontrollohej nga shërbimi sekret.

Në misteret e shumta që mbulojnë jetën e ish-diktatorit komunist, është ajo që Enver Hoxha kurrë nuk e shau shërbimin sekret të Mbretit Zog, ndonëse nuk la qelizë të këtij regjimi pa sharë e mallkuar. Së dyti, asnjëherë Hoxha në kujtimet e tij kilometrike dhe as biografet e tij të shumtë, nuk japin sqarime pse shefi i mëvonshëm i komunistëve nuk kreu sipas ligjit, shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

2. Një nga misteret e mëdha të Enver Hoxhës është padyshim edhe ardhja e tij në krye të Partisë Komuniste më 8 nëntor 1941. Në mbledhje ai nuk u caktua të ishte drejtues, ndërkohë që më parë del si lider i komunistëve – cili ishte ndikimi i Jugosllavisë në ngritjen e tij?
Mbledhja për formimin e PKSH-së filloi në mbrëmjen e 8 nëntorit 1941 dhe aty erdhën përfaqësuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korçës ishte Koço Tashko, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe dhe Sotir Vullkani. Nga Grupi i Shkodrës ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i të Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Çitaku dhe Sinan Hasani. Po kështu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, për të cilët të tre grupet kishin rënë dakord që të ishin si ndërmjetës dhe ti ndihmonin për punët procedurale. Në mbledhje, ishte Koçi Xoxe ai që mori në dorë frenat e partisë, por më vonë kjo gjë u kalua në hije dhe drejtimin e PKSH-së e merr Enver Hoxha, i cili e drejton deri në prill të vitit 1985.

3. Vrasja e Qemal Stafës është një pjesë e errët e historisë së Enver Hoxhës. Edhe pse ish-sekretari i Rinisë Komuniste u vra nga pushtuesit enigmë, kanë ngelur arsyet e urdhrit ndaj tij për të shkuar në Vlorë në 5 maj të vitit 1942.

Në datën 4 maj 1942, Qemal Stafës iu caktua një detyrë nga udhëheqësi i PKSH-së, Enver Hoxha, për të shkuar në qytetin e Vlorës. Qemali, duke qenë në ilegalitet të plotë, strehohej në një shtëpi tiranase, e cila nuk bënte pjesë te shtëpitë e dyshuara për strehim komunistësh. Vendndodhjen e tij në atë shtëpi e dinin shumë pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjëherë nuk ka dalë me siguri nëse ishte një kurth prezenca e Qemal Stafës në atë shtëpi, apo ishte thjesht një rastësi. Megjithatë, gjatë periudhës së komunizmit nuk është folur shumë për këtë temë pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjatë asaj kohe për vrasjen e Qemal Stafës, ka bërë që pas viteve ’90 të diskutohet që vrasja e tij të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë drejtuesi të lartë të Partisë Komuniste të asaj kohe, që ishte në dijeni të vendndodhjes së tij. Por të gjitha këto dyshime nuk janë zbardhur ende, megjithëse shpeshherë të njohurit apo personat që kanë qenë dëshmitarë të asaj kohe, kanë hedhur idenë duke argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund të jetë spiunuar. Fakt është që djali 21 vjeçar nuk arriti të realizonte dot dëshirat dhe synimet që ai kishte.

4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfarë ndikimi kishin jugosllavët dhe rusët në vendimmarrjen e Hoxhës, pse i prishi marrëdhëniet me Titon dhe çfarë synonte me refuzimin e planit Marshall?

Enver Hoxha ashtu dhe si Stalini njihet në histori si diktator që ka eliminuar me radhë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Qysh nga vitet e luftës, Hoxha nisi procesin e spastrimeve. Akuzat e para vijnë për Qemal Stafën, vdekja e të cilit edhe në ditët e sotme është e mistershme. Kulmi është dënimi i Koçi Xoxes, apo dhe vetëvrasja e Nako Spiru.

Në vitin 1948 Hoxha prishi marrëdhëniet me një nga aleatët e tij të ngushtë, që drejtonte Jugosllavinë, Titon.

Një vit përpara kësaj, Enver Hoxha kishte refuzuar të merrte pjesë në planin Marshall. Fakti që Hoxha refuzoi planin Marshall erdhi edhe për faktin se do të cënohej ndjeshëm marrëdhënia me Stalinin, që aso kohe ishte aleati më i ngushtë i Shqipërisë dhe i vetë pushtetit komunist. Plani Marshall, si një plan për rimëkëmbjen e ekonomisë, nëse do të pranohej nga Shqipëria, do të sillte një sërë përparimesh në vend.

Edhe sot kanë mbetur mister bisedat e Hoxhës me Stalinin për të refuzuar propozimin amerikan.

5. Arsyet e eliminimit të disa figurave kryesore që ishin bashkëpunëtorë të tij si Koçi Xoxe dhe të tjerë, janë padyshim sekrete që Enver Hoxha i ka marrë në varr. Cilat janë taktikat e tij për të mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u përballë me tentativat për ta rrëzuar nga pushteti, çfarë qëndrimi mbajti me diversantët?

Misterin për dënimin e Koçi Xoxes, fare mirë e zbardh dëshmia e Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe, Bedri Spahiut. Ashtu siç deklaron vetë Spahiu, ai u detyruar që të deklaronte se Koçi Xoxe ishte fajtor. Duhet thënë që pendimi i Bedri Spahiut bëhet më i besueshëm kur kujton që këta të dy kishin marrëdhënie jo fort të ngrohta. Me vdekjen e tij, Koçi Xoxe mori dhe shumë mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllavëve? Kishte plane për rrëzimin e Enver Hoxhës, donte apo jo një rilidhje me shtetin fqinj, këto e të tjera mistere mbulohen me trupin tij.
Gjatë gjithë periudhës që Enver Hoxha ishte gjallë, deri në vitin 1985 propagandoi me të madhe që Koçi Xoxe e kishte tradhtuar atë vetë, por edhe atdheun, duke punuar për armiqtë më të mëdhenj, siç i cilësonte Enver Hoxha, jugosllavët.

A ishte Koçi Xoxe agjent i jugosllavëve, pse e dënoi Enveri me një motivacion të tillë absurd po t’u referohesh rrethanave të kohës?

Në kohën e Luftës, Shqipëria kishte marrëdhënie të mira me shtetin jugosllav. Kjo erdhi për një sërë arsyesh, por sidomos për faktin që kishin një qëllim të përbashkët, atë të luftimit të armikut nazi-fashist, i cili kishte marrë me dhunë territorin e dy vendeve, por edhe bashkimi drejt një ideali siç ishte komunizmi. Me mbarimin e Luftës edhe marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve filluan të ftoheshin. Kështu, në vitin 1948 vjen dhe divorci i një marrëdhënieje disavjeçare.

Por me këto zhvillime do të vinin edhe viktimat e para pas saj. Kështu Koçi Xoxe, i cili kishte qenë në marrëdhënie mjaft të mira me jugosllavët, u etiketua nga Enver Hoxha dhe klika e tij drejtuese, si një agjent me rrezikshmëri të lartë dhe një devijant i asaj qe quhej “vija e Partisë”.

Goditjen më të madhe të ushtarakëve të lartë, Enver Hoxha e filloni në prag të Kongresit të Parë të PKSH-së. Asokohe dhe më pas, gjatë vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkëpunëtorin e tij më të afërt, gjeneral lejtnant, Koçi Xoxen. Më 1949, Shtetet e Bashkuara dhe organizata të zbulimit britanik ishin duke punuar me Mbretin Zog. Ata rekrutuan refugjatë shqiptarë dhe emigrantë nga Egjipti, Italia dhe Greqia, ata që ishin trajnuar në Qipro, Maltë dhe Republikën Federale të Gjermanisë dhe ata të infiltruar në Shqipëri.

Njësitet guerile hynë në Shqipëri në vitin 1950 dhe 1952, por ata u vranë apo u kapën nga forcat e sigurimit shqiptar. Kim Philby, agjent i dyfishtë sovjetik, duke punuar si një oficer ndërlidhës në mes të shërbimit të zbulimit britanik dhe Shtetet e Bashkuara, Central Intelligence Agency, ka zbuluar detajet e planit të infiltrimit në Moskë, si dhe mënyrën se si Enver Hoxha arriti të mbante pushtetin.

6. Pse i prishi Shqipëria marrëdhëniet me Jugosllavinë, Rusinë dhe më pas me Kinën, çfarë qëllimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kërkoi aleatë të rinj në vendet komuniste?
Padyshim që në listën e gjatë të mistereve të cilat Enver Hoxha i ka marrë në botën e përtejme janë edhe arsyet e prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me tri vendet ish-komuniste, siç ishte Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavët, Enver Hoxha, një dekadë e gjysmë më vonë u prish edhe me rusët, të cilët sipas tij kishin shkelur vijën marksiste-leniniste dhe nuk përfaqësonin më as idealet e Stalinit. Kjo padyshim mbetet objektiv studimi për historianë të ndryshëm, pasi është e pamundur që të gjesh një arsye të vërtetë përse Hoxha largohet nga aleati i tij më i madh qysh prej ardhjes në pushtet. Pas BS-së, Enver Hoxha afrohet me Kinën, e cila po e ndihmonte mjaftueshëm ekonomikisht Shqipërinë.

Mirëpo edhe kjo marrëdhënie do të pësonte krisje në mënyrë të pashpjegueshme. Politika e Shqipërisë ishte një gërshetim i maoizmit dhe respektit për Stalinin, transmeton Telegrafi, busti i të cilit ishte karakteristikë në çdo qendër të qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë. Por pavarësisht borxhit ekonomik të Shqipërisë ndaj Kinës, i cili zinte një pjesë të madhe të mallrave të importuara në vend, që nga letrat higjienike, e deri tek traktorët, sloganet që vlerësonin miqësinë Shqipëri-Kinë, shiheshin shumë rrallë. Thuhej se Hoxha nuk ishte i kënaqur me pajtimin e Kinës me SHBA-të.

Në vend gjendeshin shumë pak këshilltarë kinezë. Ata të gjithë mbanin veshje perëndimore. Në historiografinë e Shqipërisë, prishja e marrëdhënieve të Shqipërisë me tre aleatë të rëndësishëm të saj, është ende e pazbardhur dhe do të duhet një kohë e gjatë për ta zbardhur.

7. Si ruhej Enver Hoxha, çfarë të vërtetë ka lidhur me sozitë e tij dhe kush ishin ata që Hoxha i shikonte realisht si armiq të tij?

Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja që ka munduar prej kohesh shqiptaret, ka marrë përgjigje nga më të ndryshmet. Por në vend që të sqaronin, ato e kanë dendësuar edhe më tepër mjegullën rreth temës intriguese. Vetëm tani, pas disa vitesh së vdekjes së njeriut që udhëhoqi me dorë të hekurt Shqipërinë, një dëshmitar pranon të flasë. Është rrëfimi i njërit prej njerëzve të sigurimit të afërt të jetës së Hoxhës, ai që duket se ka shkundur pluhurin që mund të varroste përfundimisht enigmën e madhe. Historia e tij dhe e sohive të Hoxhës është e thjeshtë. Enver Hoxha jo vetëm ka pasur dytës, por njerëzit në një rol të tillë, mësohet se kanë qenë katër.

Për sigurimin e jetës së Enver Hoxhës, në udhëtimet jashtë Tiranës, sidomos gjatë pushimeve në malin e “Dajtit”, në vilat e plazhit të Durrësit, në Vlorë, Pogradec ose vizita të ndryshme të vendit, mobilizohej Drejtoria e dytë ose drejtoria e “sigurimit te Udhëheqjes”, Garda dhe grupi i sigurimit të afërt.

Byroja Politike kishte hartuar një rregullore të posaçme, e cila detyronte të gjitha Degët e Punëve të Brendshme në rrethet ku do të kalonte autokolona, të qëndronin në gatishmëri, 24 orë përpara dhe për disa ore më pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve në rrugë.

Të gjithë shqiptarëve që kanë jetuar në atë kohë në qendrat e banimit pranë rrugëve nacionale, u ka rënë rasti të paktën një herë në jetë të përjetojnë këtë skenë: “Një autokolonë me 4-5 makina lëvizte me shpejtësi, por pa zhurmë, pa sirena e drita të ndezura. Në mes të tyre, zakonisht qëndronte një limuzinë e zezë, e ndryshme nga benz-at e zinj te udhëheqësve të tjerë komunistë. Një grumbull i tillë makinash luksoze ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për rrugët e vendit, ku nuk lejoheshin makinat private. Kjo autokolonë, që ishte më e gjatë se e udhëheqësve të tjerë, ishte shenja më e mirë se në të po udhëtonte Enver Hoxha. Ajo që është e vërtetë në të gjithë këtë histori, transmeton Telegrafi, është fakti se sozitë e tij, më së shumti ishin manekinë, pra njerëz që mbanin veshur brenda makinës gjatë udhëtimit, vetëm rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kanë “luajtur” kurrë Enver Hoxhen jashtë hapësirës së brendshme të “Mercedesit” të zi.

Megjithëse askush nuk e pranon këtë fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizëm, si një nga shumë enigmat që kanë shoqëruar regjimin komunist në Shqipëri. Por, për të kuptuar më së miri detyrën specifike ekstra të katër sohive të diktatorit, mjafton të përmendet një fakt i panjohur:
Megjithëse ata kanë siguruar në 46 vjet pa ndërprerje jetën e Hoxhës, në dhjetëra e qindra dalje të tij në publik, portreti i tyre nuk figuron në asnjë prej mijëra fotografike të publikuara të ish kreut të shtetit.
Madje as në njërën nga fotot e albumit të madh e luksoz të botuar me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Enverit.

8. Ka pas një plan të CIA-s për të eliminuar Enver Hoxhën? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikanëve, kur ndërkohë ishte krahu i djathtë i Hoxhës?

Ai që hedh dritë më shumë mbi enigmën e ekzistencës së një komploti në fund të viteve ’40 dhe fillim të viteve ’50, kundër qeverisë komuniste në Shqipëri, është Nikolas Beathels, i cili, në librin e tij “Tradhtia e madhe”, bazuar në të dhënat e dokumenteve autentike arkivore të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane, shkruan: “Qeveritë amerikane dhe britanike, kishin miratuar në parim një operacion të fshehtë me synimin për të shkëputur një vend të Evropës Lindore nga blloku socialist. Për shumë arsye, për realizimin e këtij objektivi, ishte zgjedhur Shqipëria. Ky ishte vendi më i vogël dhe me i dobëti në radhën e vendeve të tjera socialiste. Në jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanisë së Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, në baze të ligjit mbretëror të Luftës së II Botërore, e konsideronte Shqipërinë shtet armik dhe i kishte shpallur asaj luftë (një vendim që formalisht është ende në fuqi?!). Në veri dhe në lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas ekspertëve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante një qëndrim neutral për çfarëdolloj ndryshimi që mund të ndodhte në Tiranë. Në këto rrethana, Shqipëria dukej e izoluar dhe me mundësi të mira për t’u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit të Maltës”. Sipas Bethelit, “anglezët dhe amerikanët mbanin kontakte të vazhdueshme me grupet e emigrantëve shqiptarë, të gjithë fraksionet e të cilëve filluan të bashkonin përpjekjet e tyre për çështjen e kundërrevolucionit”.

Në këtë kohë, në Itali ndodheshin 750 emigrantë, ndërsa në Greqi, 800 shqiptarë të arratisur.

“Për të ndihmuar në riorganizimin e emigracionit shqiptar, qeveria angleze dërgoi në Romë lordin Xhulain Emer”. Zv/ Ministri i Luftës në qeverinë e Londrës, pas eksperiencës gjatë luftës në përbërje të misioneve angleze në territorin shqiptar, konsiderohej si njohës i mirë i Shqipërisë. Britania vuri në dispozicion të përgatitjes së grupeve desante, ishullin e Maltës, e cila “ishte një bazë e avancuar dhe terren i përshtatshëm për zbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave përmes detit dhe ajrit ne Shqipëri”. Oficerët britanikë Maikell Bruke dhe David Smajli, u morën me përgatitjen speciale të trupave desante. Një grup në përbërjen e të cilit bënte pjesë edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mësimet e shifrimit të radiokomunikimit.

Ndërsa amerikanët, morën përsipër pjesën më të madhe të mbështetjes financiare dhe logjistike të operacioneve ushtarake. Si bazë prapavije dhe depo materialesh, ata vunë në dispozicion aeroportin e Mhelus në Libi. Gjatë 5 viteve, për përgatitjen dhe realizimin e operacioneve desante për rrëzimin e qeverise komuniste të Hoxhës, anglo-amerikanet angazhuan rreth 100 veta. Sipas ish-Drejtorit te CIA-s, Eilliam Colby, “operacioni dështoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar në organizatat e emigrantëve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumicës së grupeve pothuajse që në kohën kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashutë”. Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenjë e rrjedhjes së sekretit rreth operacioneve në Shqipëri. Sipas Shërbimeve Sekrete Perëndimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambientet e Komiteteve të emigracionit shqiptar në Romë, ku personeli i ambasadës shqiptare atje ishte shumë aktiv. Po ashtu edhe në Athinë. Dështimin ndoshta e ka përshpejtuar edhe vdekja e papritur në 3 tetorin e 1949, e kreut të “qeverisë shqiptare në mërgim”, Mit’hat Frashëri. Sipas Beathelit, rreth kësaj vdekje ende të mistershme “ekziston edhe një variant i vrasjes (shkaktimit të infarktit nëpërmjet ilaçeve apo nëpërmjet gazit nga agjentët e KGB-së). Kim Filbi, agjent i dyfishtë, i cili kishte qenë në Londër në shtator të vitit 1949, kur Mit’hat Frashëri e kolegët e tjerë të Komitetit “Shqipëria e Lirë” ishin atje, mendohet se kishte njoftuar ndërkohë agjentet e KGB-së në New York që të vepronin mbi Mit’hat Frashërin, ashtu siç kishin vepruar edhe mbi disa personalitete të tjera antikomuniste të Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj.

Mit’hat Frasheri u gjend i vdekur siç supozohej nga një atak zemre, atëherë kur Kim Filbi udhëtonte për në New York me anijen “Coronia”.

9. Pse i prishi marrëdhëniet me Mehmet Shehun dhe më pas me Kadri Hazbiun, cilin kërkonte Enveri të linte pasardhës të tij, a ishte Ramiz Alia njeriu që po projektonte për të drejtuar vendin? Çfarë kishte biseduar me Hysni Kapon deri në vitin 1979?

Jo rastësisht, vetëm pak ditë pas prishjes së lidhjes mes Silva Turdiut dhe Skender Shehut, gjërat morën për keq në familjen kryeministrore. Para vdekjes misterioze të Mehmet Shehut, transmeton Telegrafi, Byroja Politike gumëzhinte me historinë rozë të djalit te kryeministrit dhe fanatikët e luftës se klasave luftuan me mish dhe me shpirt që çifti të ndahej. Por, dilema me e madhe edhe sot e kësaj dite është nëse historia e Silva Turdiut u përdor si armë në luftën e brendshme të Byrosë, apo ajo ishte thjesht një viktimë në kurthet e Bllokut? Në debatet e shumta të ekspertëve dhe historianëve, kur flitet për kryeministrin më jetëgjatë të regjimit komunist, jepen detaje që tregojnë se në nivelet e larta të Partisë Komuniste, Shehu kishte jo pak kundërshtarë, të cilët luftonin me çdo mjet që të gjenin prova për ta rrënuar karrierën e tij. Njëra prej armëve që u përdor ishte vajza me biografi jo të mirë që hyri në shtëpinë e kryeministrit. Por ka edhe hipoteza të tjera, të cilat lidhen me motive të tjera, te cilat e shtynë kryeministrin t’i jepte fund jetës.

Gjithsesi, prishja e një lidhjeje përfundoni me një fund tragjik edhe për Mehmet Shehun dhe rrënimin e familjes së tij. Po ashtu, disa kohë më vonë, Enver Hoxha dënoi Ministrin e Brendshëm, të cilës i kishte besuar një pjesë të mirë të pushtetit. Edhe dënimi i Kadri Hazbiut mbetet misterioz. Ka shumë hipoteza lidhur me dënimin e tij. Ato që më shumë duket se kanë zënë vend, janë hipotezat e frikës së Hoxhës për marrjen e pushtetit nga një njeri i cili dilte nga sfera e influencës së tij.

Mendohet se Hoxha si pasardhës të tij kishte parashikuar Hysni Kapon. Por vdekja e tij në vitin 1979 prish planet dhe në skene del ideja e Ramiz Alisë. Për të trashëguar pushtetin tek Ramiz Alia, sigurisht duhej të largoheshin njerëzit më të fortë siç ishin Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.

10. Misteri i fundit është padyshim sëmundja dhe vdekja e Enver Hoxhë. Pse u mbajt sëmundja dhe vdekja, e fshehtë për një kohë të caktuar?

Enveri ishte një koleksion sëmundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, më 1983-in dhe 1984-en, kishte humbur gati krejtësisht sytë në mënyrë të pakthyeshme, ndërkohë që dy ditë para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashmë është shkruar mjaft për faktin se diabeti i rëndë kishte ndikuar në këtë fund të keq. Humbja progresive e mundësive të tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij të tmerrshëm, atë pushtet, që njerëzit e tij të afërm, me një fshehtësi gjithnjë e më të madhe, e ruanin deri në absurditet, duke shkaktuar situata tragjike.

Momentet e fundit të Hoxhës janë shoqëruar nga hije dyshimi të mëdha. Dëshmitarë të kohës tregojnë se vdekja e tij u mbajt e fshehtë për dy ditë. Më 11 prill të 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur. Ceremonia e tij u shoqërua me homazhe madhështore, sa në psikozën e njerëzve u duk se nga ai moment e pas Shqipëria nuk do të kishte më të ardhme. Trupi i tij u vendos në varrezat e dëshmorëve. Shumë pikëpyetje u ngritën asokohe, nëse do të ishte Piramida vendi ku do të vendosej trupi i balsamosur i Enver Hoxhës.

2016/08/15

(Ryzhdi Baloku: “Kur barra e kohës rëndon”, roman – 2015)

Image result for BIOGRAFIA E SHKRIMTARIT SEJDI BERISHA

Sejdi BERISHA:


BARRË KOHE DHE HISTORI TË CILAT NUK DUHET HARRUAR...!


(Ryzhdi Baloku: “Kur barra e kohës rëndon”, roman – 2015)



Kohërat janë pasqyra dhe argumenti më sublim që tregojnë e dëshmojnë për rrjedhat e jetës në të gjitha situatat dhe periudhat. Më e rënda duket dhe ashtu edhe është, ajo që e lë lufta, e cila nuk njeh rregulla dhe është e përjashtuar nga çdo parim, nga çdo mëshirë mbase edhe lutje për të ngelur diçka e paprekur dhe e pa përcëlluar mbi tokë. Këtë atmosferë shëmtuese dhe mbytëse e prezanton Ryzhdi Baloku në romanin e tij, “Kur barra e kohës rëndon”, vepër kjo e cila nis e sos jo vetëm se prezanton dhe pasqyron rrjedhat e luftës nëpër kohëra, por, edhe tërthorazi bëhet apo imponohet si formë e vetëdijesimit dhe e frymës njerëzore dhe edukative, që e keqja të flaket bile kur lufta pushon.
Periudhat historike, shpeshherë duken apo dhe janë të errëta, prandaj, shkrimtari përpiqet të japë mesazh të fortë për t’i ndriçuar ato




Personazhi kyç, Sokol Malësori, me shikim nga dritarja fillon të na prezantojë atë atmosferën e rëndë dhe të zymtë, të qetësisë mbytëse, kurse rrudhat në ballë i nxjerrin në shesh “arpallëkun” e mendimit dhe të rrëfimit të gjatë e plot histori. Autori, duke qenë i kujdesshëm që të jetë sa më besnik në përshkrimin dhe prezantimin e detaleve edhe më të imëta, kështu fillon rrëfimi i tij por edhe i fabula e romanit, dhe se ai, jo pa qëllim madhështon peshën e së kaluarës: “Dikur, si fëmijë me Zekën dhe shokët tjerë loznim nën hijen e atij lisi... Zoti e di sa i moçëm është... Dhe, përshkrimet e tilla “rrëshqasin” mendimeve dhe periudhave kohore me dëshirën për të shkuar edhe atje, në Tophane, ku sillen e rrotullohen dollapët poshtë e lartë...”.
E gjithë kjo, është, ndoshta si një uverturë për të rrëfyer e treguar autori për tërë atë që e kishte konceptuar dhe që kishte dëshirë, e që po ashtu i qëndronte e fryrë si “mllo” brenda vetvetes, në zemër e në shpirt. Në këtë formë krijon edhe një atmosferë, që lexuesin e grishë për rrjedhën e ngjarjeve që nga ndodhitë e së kaluarës urbane e historike, të cilat, kuptohet, dikur si përralla janë përcjellë brez pas brezi.
Kështu, tash, shkrimtari na detyron të mësojmë më shumë për qytetin e tij, për Pejën, dhe të njihemi me të gjitha kohërat dhe thesarin e begatinë e saj, të cilat “lagën me madhështinë e Drinit të Bardhë, me atë ujëvarën bukuroshe..., kurse, fushat pjellore nën të cilat fshihet edhe qytetërimi i lashtë e antik, begatojnë dhe shtojnë bereqetet. Por, ai nuk harron që krahas kësaj madhështie mahnitëse, të vë në spikamë edhe sundimin nga shumë pushtues, që përherë e kanë lakmuar këtë trevë, të cilën, pas ikjes së tyre janë përpjekur ta lënë plotësisht të shkretëruar...! Pra, këtu qëndron ajo “barra e kohës që rëndon”, e që përmes “rrugëtimit” rrëfyes, përjetësohen gjërat më fondamentale historiografike, kulturore dhe shpirtërore, duke mos lënë anash edhe gjurmët dhe ndikimin e kulturës së pushtuesve. Për këtë arsye, ai thotë se: “...duke e përkujtuar të kaluarën, dhe duke e shoshitur në mendje veç e veç, Sokoli arrin deri tek lagjja të cilën e donte më së shumti, aty ku edhe shpërthejnë kujtimet me peshën e vetë historisë”. Kjo, ngase, lagjja Kapeshnica është vetë historia, bile histori ende e pa ndritur sa e si duhet e Pejës dhe e rrethinës...

Image result for RUZHDI BALOKU


SHKRIMTARI DHE PUBLICISTI RUZHDI BALOKU NGA PEJA 


Pastaj. Jo pa qëllim, autori i thekson shumë me vend dhe me mesazh jo pak vende me toponime dhe emra të njohur, si Xhamia e Shatërvanit, Shystër Mëhalla etj., që shumë gjenerata, por edhe gjeneratat e reja dhe ato që vijnë të mësojnë e të dinë më shumë për kohën dhe historinë e qytetit të tyre.
Sërish, autori përmes Sokolit, nuk i “ç’kapet” dot “ndriçimit” të të gjitha ngjarjeve, duke mos lënë anash edhe motin e shiun, që simbolikisht sjellin të mira, bereqet dhe freski. Ndoshta, nga këtu edhe fillon më thekshëm “shfletimi” i ngjarjeve të kohërave të kaluara, duke filluar me arrestime nga pushteti okupues e deri tek gjërat më të rënda, si bastisjet, sjelljet vandale, burgosjet, arrestimet nga shërbimet e sigurimit sekret etj., të cilat gjëra pak a shumë përkojnë edhe ndodhitë e familjes së vetë autorit, e cila historikisht ishte një familje patriotike e që luftonte për liri e pavarësi të atdheut e kombit. Andaj, rrëfimi në këtë vepër, begatohet me “pasqyrën” e jetës, me peshën dhe me barrën e kohës, të cilat ai i konsideron, dhe ashtu edhe është, si ngjarje të cilat nuk duhet harruar, e të cilat kushtimisht dhe figurativisht, ato duhet “ruajtur në xhep”!
Me këtë “atmosferë”, na imponohet edhe mesazhi, se si njeriu duhet mësuar e ditur të kaluarën, për ta realizuar me sukses të sotmen, e për ta goditur mirë e mirë terrenin për të nesërmen e ndritur dhe të lumtur. Pra, edhe kjo është një prej çështjeve shumë të rëndësishme, me të cilën R. Baloku na përballë gjatë “rrugëtimit” të tij nëpër ngjarje në veprën “Kur barra e kohës rëndon”.
Dhe, gjatë gjithë romanit, ai bën përpjekje por edhe ia arrin që të përshkojë ngjarjet dhe periudhat që janë me rëndësi e me peshë për t’i mësuar e kurrë për të mos i harruar ato. Për t’i ditur secila gjeneratë. Për këtë arsye, duke pasur parasysh se periudhat historike, edhe pse, shpeshherë duken apo janë të errëta, pikërisht për këtë arsye, ai përpiqet edhe të japë mesazh të fortë për t’i ndriçuar ato, por, edhe përmes shtrirjes së ngjarjeve, orvatet t’i ofrojë si provokim dhe material për shqyrtim dhe studim më thelbësor.
Në këtë aspekt, duke reflektuar gjendjen e popullit, të qytetarëve, të kombit mbase edhe të qytetit të vetë dhe të atdheut, shtruat, thekshëm dhe jo pa qëllim potencon dhe shpjegon edhe lëvizjen e pothuaj se të çdo individi, e, përmes veprimit të tyre, sikur ndriçohet karakteri dhe niveli i vetëdijesimit për ta mbrojtur e ruajtur çdo gjë që i përket vendlindjes, atdheut e kështu me radhë. Në roman, raste të tilla hasim përmes shtjellimit të dialogut, i cili, veç tjerash, shërben edhe si një lloj historie e detajuar, bile edhe tek situatat e “nxehta” të luftës, betejave dhe të ndodhive, të cilat janë pjesë e jetës dhe e veprimeve në ato katrahura.
Zhvillimi i dialogut përmes “rrugëtimit” të personazheve në roman, përshkohen edhe me brengat se si të kthehen në vendlindjet e tyre, e që lufta ata i kishte sjellë e daktisur nëpër vende të tjera edhe si ushtarë të vendit të huaj, si ushtarë të okupatorit. E tërë kjo “odisejadë” rrugëtimi të personazheve dhe të ngjarjeve, sikur e ka begatuar veprën, duke i ndritur shumë ndodhi e ngjarje, të cilat lufta i krijon me shpresë e pashpresë, se një ditë çdo gjë do të merr fund dhe do të bëhet mirë dhe do të mbretërojë paqja.
Duke treguar për rrënimin e Mbretërisë Jugosllave, autori vë në spikamë gëzimin dhe shpresat e popullit të vetë, pra të shqiptarëve, për çlirimin e tyre fizik dhe shpirtëror, i cili çlirim tani manifestohet më vënien në kokë të plisit të bardhë, si simbol i lashtë i shqiptarizmës.
E, një gjë e tillë ishte reflektuar jo vetëm në qytetin, në këtë rast të Pejës, por edhe në tërë Kosovë: “Në mesin e të pranishmëve aty kishte mbirë si feniks, i ngritur në shtizë flamuri i kuq me shqiponjën e zezë dykrerëshe”! Bile bile, duke rrëfyer për momentet e tilla, autori, si me qëllim na bën me dije se dimensioni i flamurit ishte goxha i madh, që në mes rreshtash mund të shpjegohet etja e madhe për liri dhe pavarësi, faktorë këta që popullit shqiptar nëpër shekuj i kanë munguar në forma e mënyra të ndryshme.
Pas Luftës së Dytë Botërore, forma e rreme e çlirimit, shqiptarët sërish i sjellë nën okupim të ri, në vuajtje dhe robëri!
Mirëpo, më vonë, pas Luftës së Dytë Botërore, sërish forma e rreme e çlirimit e nën sundimin e “Jugosllavisë se Re”, shqiptarët i sjellë në vuajtje e okupim të ri, edhe pse propagandohej se tani e tutje të gjithë do t’i kanë të drejtat e barabarta dhe do të hanë me lugë prej ari! Pra, në ato kohëra, sërish ndodhnin gjëra të tmerrshme në të gjitha segmentet e jetës, por me forma të reja të okupimit.
Kështu, duke folur për rrjedhime të reja, krijuesi, lexuesit jo pa qëllim ia ofron për t’i kujtuar dhe mbajtur mend si dëshmi historie edhe shumë toponime e emra qytetesh e vendbanimesh, për të treguar për lashtësinë e atdheut, t’i përmendim vetëm disa: Jeni Pazari, Gryka e Çakorit, Rrafshi i Dukagjinit, Zhlebi, Peklena, Kapeshnica, Xhamia e Kuqe, Zatra, Karagaçi etj.
Duke pasur parasysh të kaluarën e hidhur të shqiptarëve, njëri prej personazheve kryesor të veprës, Sokoli, në një ditë me shi, shfrytëzon rastin dhe të birin e “ngarkon” me një këshillë, e cila dikur pothuaj se konsiderohej si amanet i secilit prind drejtuar djalit, respektivisht gjeneratave të reja për ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe vatanin: “Eja Trim të tregoj diçka... Ndaloi në një vend dhe me lëvizje të lehta majtas-djathtas, hapi një hatull ndërmjet trarëve të tavanit... nxori pushkën që ishte e mbështjellë me një fashë të trashë pëlhure...
-Ja djali im, këtë armë që ta tregova do ta rrëmbesh vetëm për kauzën e shenjtë, atëherë kur të jepet kushtrimi për çlirimin e trojeve tona”!
Është kjo këshillë e më tepër se këshillë. Por që, nëse analizohet kjo copëz fragmenti e romanit, atëherë nxjerrim në shesh një histori të tërë të kombit e atdheut. Është një hartë plotë plagë e damka, plot dhembje, kushtrim e zë... Për këtë arsye, kujtoj se nganjëherë mbase edhe shpeshherë veprat, respektivisht romanin duhet lexuar në mes rreshtash, gjë e cila e bën edhe më me peshë secilën vepër.
Edhe në këtë aspekt, kujtoj se, Ryzhdi Baloku, ka treguar pjekuri krijuese dhe shumë kujdesshëm e ka fuqizuar mesazhin e ngjarjeve në këtë vepër, të cilën kështu e ka bërë gjithnjë e më shumë me peshë shumëdimensionale jo vetëm letrare. Pra, ai shprush jo rrallë edhe nëpër ndodhi, që shpesh mund t’i quajmë apo t’i konsiderojmë edhe si anekdota e “rrotlla” odash, për ta sforcuar dhe për ta sprovuar karakterin qoftë individual apo edhe kolektiv, por edhe të gjeneratës së re, siç është rasti me thesin dhe mishin e dashit etj. Pastaj, edhe me gjërat tjera me të cilat është sprovuar populli: “Nëse pushteti është gomar, mos gabo t’i hipish, por vetëm kape për dore dhe ledhatoje”, pastaj: “Ruana Zot prej ujit, zjarrit e pushtetit” etj.
“Shëtitjet” e Sokol Malësorit, sikur i ngjajnë një pelegrinazhi të veçantë, sepse, atë autori e fut “thellutave” nëpër të gjitha periudhat kohore dhe historike`, duke vënë në spikamë pushtete e regjime, që më të vërtetë u ngjajnë “barrës së kohës” që shumë rëndon. Ndërsa, ndarja e qytetit në “zona” ku jetonin edhe komunitete të tjera; për veri dhe jug të konkretisht të Pejës, pastaj për rajonet e ngjarjeve makabër dhe atyre historike, për Jarinën, për Shystër Mëhallën, për Tabjet e pas Tabjet, për Kullën e Xhevat Begut dhe atë të Sheremetit, për burgun, që të gjitha ishin dhe përgjithmonë mbesin histori në vete. Sepse, në atë kohë, siç thekson edhe autori, shqiptarët zhdukeshin brenda natës, ata i hante terri!
Shprehjet UDB-a dhe OZN-a, ishin dy faktorë famëkeq të shtetit okupues, kurse në emër të “vëllazërim-bashkimit” dhe kinse të reformave të reja, shqiptarët gjithmonë e kishin qafën nën tehun e briskut dhe të plumbit. Të gjitha këto, në këtë vepër autori i bën dëshmi të një kohe të pakohë, duke i vënë në skenë ndodhitë dhe ngjarjet, veçmas ato në qytetin e tij por edhe në Kosovë.
Në ato kohëra pesha dhe madhështia e dashurisë, ishin “hallka” të forta për t’i dhënë përgjithësisht kuptim jetës
Është karakteristikë e veçantë se autori i kësaj vepre, duke dëshiruar që rrjedha e ngjarjeve të mos jetë gjithnjë e rëndë mbase edhe bezdisëse, me dhembje e kujtime padyshim të hidhura, ai, për një çast ç’kapet nga këto “rrjedha” dhe “merr” Sokolin me të shoqen, Zojën, për t’u ulur dhe për t’i kujtuar ditët e para, atëherë kur i kishin puqur shikimet me shkrepje dashurie. Kjo idil, me të vërtetë në roman reflekton një relaks apo një pushim të këndshëm shpirti, që lexuesit për t’ia bërë me dije se edhe atëherë, dashuriçkat apo edhe dashuria kishte peshë të madhe shpirti e zemre, sa që për një çast harroheshin të gjitha vuajtjet dhe mundimet. Bile, atëherë janë thurë këngë me thelbin e fortë të përjetimit që buronte nga zemra e shpirti. Kurse, dyert e oborreve të shtëpive shpeshherë ishin vendi ku vashat me bukuritë dhe afshet e tyre, me shamitë dhe shallvaret ndritnin sokakun dhe kalldrëmin e tij. Ishte madhështore edhe koha kur me ndonjë kënatë në kohën e buzëmbrëmjes “defilonin” deri tek kroi i mëhallës.
Në këtë pjesë apo fragment të romanit, autori, tërthorazi na ofron peshën dhe madhështinë e dashurisë në ato kohëra, që si duket atëherë ishin “hallka” më të forta për t’i dhënë kuptim dashurisë dhe jetës përgjithësisht. Tek e fundit, kështu na ofron autori idilikën e atyre periudhave kohore, që si duket, edhe me respektin e dëshirën më të madhe e ka inkorporuar në “Kur barra e kohës rëndon”. Po e them kështu, sepse, dashuria në atë vakt, ishte një prej barrëve të jetës, bile ishte problem e barrë në vete, që shumë herë ka ngelur vetëm si kuptim, kujtim dhembjeje, ëndërr dhe vetëm etje shpirti!
Për këtë arsye, në shumë gazmende e ndeja çikash, të rejat janë rrëfyer dhe kanë organizuar e realizuar lojëra të cilat shprehnin dhe reflektonin ëndrrat e tyre. Kjo, bëhej edhe më madhështore sidomos me rastin e festave të ndryshme por edhe në ditët e Shëngjergjit. Në këtë aspekt, autori i prezanton shumë ngjarje interesante, të cilat, tash, gjenerata e re as nuk i di, dhe ndoshta as që i ka dëgjuar ndonjëherë. Pra, ky kapitull nuk e ka rëndësinë vetëm sa për të treguar peshën e dashurisë në kohërat e tilla, por edhe për të treguar dhe njohur mënyrat e argëtimit dhe të shprehjes së ndjenjave në moshën rinore edhe në kohërat e trazuara.
Dollapët e Tophaneve, figuracion i fuqishëm për ecjen dhe “rrotullimin” e kohës nëpër periudha...!
Duke pasur për bazë se koha dhe historia gjithmonë përplasen njëra me tjetrën, autori e ka zgjedhur edhe Tophanën, respektivisht, dollapët atje, të cilët figurativisht sillen dhe rrotullohen si koha, dhe nganjëherë diçka bie poshtë e diçka ngjitet lartë. Kështu, kryeprotagonisti, Sokoli, kthen tek dollapët e Tophanës: “...Me kërshëri i shikonte lopatat e dollapëve në trajtë shpatëzash , se si njëra pas tjetrës hidheshin teposhtë, ndërsa të tjera ngjiteshin përpjetë... E gjithë kjo pamje e këtij ambienti mistik ia përkujtoi të kaluarën... Kështu e ka kjo botë, jeta rrjedhë me ngritje e rënie, me gëzime e hidhërime, me lindje e vdekje...”!
Me këtë, “barra e kohës” i ngjanë një thelbi të mendimit filozofik, që me të vërtetë R. Baloku ka ditur t’ua segmentojë rolin dhe peshën gjërave të tilla, të cilat, edhe ndërgjegjësojnë, por nganjëherë edhe qortojnë kur kemi parasysh ngjarjet edhe të vogla edhe të mëdha historike. Kështu, ndoshta edhe në tërësi ishte dashtë për ta kuptuar materialin e shtruar në këtë libër.
Ndërsa, periudhat e pasluftës së Dytë Botërore, të cilat edhe më shumë e rëndojnë jetën e shqiptarëve në Kosovë por edhe më gjerë: “...milicët dhe udbashët ia mësyn shtëpisë... në atë çast ata thyen derën, me shkelma i hapen dyert e dhomave, i përmbysen orenditë dhe gjërat tjera... për të shkaktuar sa më shumë dëme...”!
Është kjo një pasqyrë e llahtarisë, të cilën pushtuesi e bënte kudo dhe jo vetëm në qytetin e autorit. Për këtë arsye, autori ngjashëm krijon narracion ngjarjesh edhe në kapitujt në vijim të romanit, të cilat ngjarje dëshmojnë edhe për organizimin e popullit në forma të ndryshme, siç ishte ilegalja, për t’u çliruar nga okupatori. Andaj, të gjitha këto reflektojnë me ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë, të cilën, autori duke e treguar në vijimësi, shumë gjëra dëshmojnë për vrasjet, plaçkitjet, dhunimet, djegiet etj. Mirëpo, këtë shkrim përkitazi me romanin “Kur barra e kohës rëndon” të Ryzhdi Balokut, do ta përfundoj me qëndresën dhe optimizmin e popullit, të cilat veti, ai sikur i ravijëzon thekshëm për t’u dhënë atyre kuptim fondamental: “Qyteti kundrohej në heshtje. Banorët flisnin në zë: Të gjitha do t’i rindërtojmë, ndoshta edhe më të mira, por si t’i kthejmë njerëzit e zhdukur që na i vrau i ligu. Disa pëshpëritnin mes vete: çfarë t’i bësh, kështu e ka lufta, liria është e shtrenjtë, s’paguhet me para.
Të tjerët komentonin pa e ngritur zërin: I gjithë ky përjetim i rëndë është barrë e kohës, është një histori që s’duhet harruar”...!
Dhe krejt në fund. Autori i romanit “Kur barra e kohës rëndon”, Ryzhdi Baloku, për realizimin e veprës së tij ka zgjedhur një gjuhë të lehtë komunikimi por me një kulturë e cilësi të shprehjes letrare, e cila është begatuar edhe me shumë fjalë të veçanta që rrallë mund t’i hasesh në vepra të tjera letrare. Si e tillë, kjo vepër begaton letrat kombëtare por edhe provokon për begatimin dhe ndriçimin e vlerave historiografike.

R i l e x i m e “LAMTUMIRË SHKRIMET E MIA…!” –

sejdiberishav
Haj, more Zot, po ç’është kjo punë…?! Hajt, lam-tu-mi,…! Pa e përfunduar mirë këtë fjalë, sërish dëgjoj zërin qortues të vargut poetik, i cili edhe tash më la kështu, zvarrë…!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...