Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/31

Infeksionet urinare te fëmijët

Infeksionet urinare te fëmijët (në veçanti në moshat e vogla), janë sëmundjet më të shpeshta të shkaktuara nga bakteret, duke u renditur në vendin e dyë, pas atyre të rrugëve të frymëmarrjes.
Infeksionet urinare te fëmijët
Dr. Minire Çitaku – Pediatër 


Trakti urinar përfshinë veshkat, ureterët, fshikëzën urinare dhe uretrën. Infeksioni ndodhë kur bakteret prekin cilëndo pjesë të këtyre rrugëve, por më i shpeshtë është infeksioni i fshikëzës urinare.
Disa fakte për infeksionet e traktit urinar (ITU): 
– Për dallim nga të rriturit, shenjat e infeksioneve të traktit urinar te fëmijët, paraqiten mjaft të larmishmë e shpesh atipike. Te fëmijët e vegjël, sëmundja shpesh zhvillohet me shenja që largojnë vëmendjen nga rrugët urinare, prandaj nisur nga kjo, disa shenja të ashtuquajtura “shenja të ITU-se” duhet të tërheqin gjithmonë vëmendjen.
– Infeksionet e traktit urinar janë mjaft të shpeshta dhe shkaktohen në përgjithësi nga bakteret. Në të shumtën e rasteve terapia rutinë me antibiotike është e suksesshme në shërimin e këtyre infeksioneve. 
– Infeksionet reverzibile te femijët mund të jenë tregues i ndonje keqformimi apo keqfunksionimi të traktit urinar.
Infeksionet e traktit urinar (ITU) ndahën në bazë të kritereve të mëposhtme:
Në bazë të lokalizimit: 
1. Cistitis (ndezje/inflamacion i fshikëzës urinare) dhe 2. Pyelonephritis (ndezje/inflamacion i veshkës).
Në bazë të renditjes: 
1. Infeksioni akut; 2. Infeksioni recidivuese dhe 3. Bakteriuria perzistente.
Në bazë të simptomave: 
1. Infeksionet simptomatike dhe 2. Asimptomatike.
Në bazë të patogjenezës: 
1. Infeksione primare (jo të komplikuara);
Infeksione dytësore (të komplikuara): 
– Anomalite obstruktive, – Refluksin veziko-uretral (RVU), – Disfunksionet neurogjene të fshikezës urinare.
Siç u potencua me lartë, bakteret shkaktojnë shumicën e rasteve të infeksioneve të traktit urinar të fëmijet. Infeksioni viral i fshikëzësështë më pak i zakonshëm, ndërsa infeksionet me fungje të traktit urinar janë më të rralla.
Prej 70 – 90% të infeksioneve të traktit Urinar (pa keqformime të traktit urinar) shkaktohen nga bakteria gram negative Escherchia coli. Mirëpo, shpeshtësia e shkaktarëve varet nga mosha e fëmijut, gjinia si dhe nga numri i infeksioneve paraprake.
Te i posalinduri shkaktar me i shpeshtë është Klebsiella. Ndërsa te fëmijet me keqformime të traktit urinar (që hasen më shpeshë te të posalindurit meshkuj), shpesh hasim në infeksione të shkaktuara nga nga dy ose më shumë shkaktarë.
Poashtu, mikroorganizmat e tjerë të cilët shkaktojnë infeksione të traktit urinar janë: Proteus (shkakton rreth 30% të ITU-ve te fëmijët e gjinisë mashkull), Enterobacter-i, Stafilokoket koagulaze-negative (më së shpeshti Staphylococcus sapropgyticus).
Shkaktarët e infeksioneve të traktit urinar në të shumtën e rasteve kanë prejardhje prej florës së zorrëve. Rruge tjetër më e rrallë e përhapjese së infeksionit është me anë të gjakut. Paraqitet më tepër në gjendjet septike të të porsalindurve.
Faktorët të tjerë të cilët favorizojnë infeksionet e traktit urinar janë: 
* Ndërtimi anatomik – Afërsia e anusit (vrimës së jashtëqitjes), me organete e jashtme gjenitale (sidomos te femrat), favorizon kalimin e mikroorganizmave në rrugët urinare. 
* Qëndrimi i gjatë i feçeve në zorrë (kapsllëku), ndihmon në shumëzimin e mikrobeve dhe kalimin e tyre në sistemin urinar dhe mbajtja për nje kohë të urinës në fshikëzë.
Diagnoza 
Diagnoza e infeksioneve të traktit urinar është shumë me rëndësi. Diagnoza duhet të vërtetohet përmes testit të quajtur – urinokulturë. 
Është e rëndësishme për çdo pediatër për të vërtetuar nëse fëmija ka infeksion dhe, cila baktere është shkaktare; kështu mund të përshkruhet saktë antibiotiku përkatës dhe sasina e lëngjeve që fëmija duhet të marrë.
Kriteret për diagnostikimin e infeksione të traktit urinar tek të porsalindurit dhe fëmijët 2-24 muaj janë prania e piurise dhe/ose bakteriuria në urinë mbi 100.000/ml. Por, nëse te fëmija janë të pranishme simptomat e lartëcekuara, por pa numër të lartë të baktereve, gjithashtu kemi të bëjmë me infeksione të traktit urinar.
Vetëm analiza e urinës nuk është e mjaftueshme gjithmonë për diagnostikimin, por mund të ndihmojë në identifikimin e fëmijëve me temperaturë/ethe të cilët duhet të marrin trajtim.
Mjekimi i vonuar mundëson që të zmadhohen deri në katër herë dëmtimet e veshkave në raport me rastet kur mjekimi ka filluar në kohë. Studimet kanë treguar se, nuk ka ndonjë ndikim vonesa me tre-katër ditë, por rrezikshmëria është në rritje, nëse mjekimi vonohet mbi një javë. Rëndësi ka zgjedhja e barit përkatës dhe kohëzgjatja e tij të cilën përzgjedhje e bënë mjeku pediatër, sepse çdo rast trajtohet si i veçantë.
Analizat laboratorike të nevojshme janë: 
• Analizë e gjakut dhe analizat biokimike ( për fëmijë me një diagnozë të dyshuar per pyelonephritis)
• Kultura e gjakut (në pacientët me bakterieminëe dyshuar ose urosepse)
• Studimet e funksionit renal ( d.m.th niveli i kreatininës dhe uresë)
• Statusin acido bazik
Ekzaminimet plotësuese që mjeku-pediatër mund të rekomandojë nëse dyshon në refluksin veziko-uretral (kthimi prapa i urinës nga fshikëza në drejtim të veshkave) dhe keqformime të tjera të traktit urinar, përfshijnë:
– Ultrazërin: i cili përdorë valët e zërit për të treguar një pamje të veshkave dhe të fshikëzës.
– Cistografia e thjeshtë ose gjatë urinimit (miksionale). 
– Në raste të tjera mund të kryhet Urografia, scintigrafija renale, ekzaminime urodinamike (fluksometria, cistomanometria etj) që kanë për qëllim studimin funksional të rrugëve të eliminimit të urinës. 
– Tomografia e kompjuterizuar e veshkave, rezonanca magnetike, angiografia.
Shenjat dhe simptomet e mundshme të infeksionit të traktit urinare janë:
Pasqyra klinike e infeksioneve të traktit urinar ndryshojnë sipas moshës se pacientit, gjinisë, anomalive të padiagnostifikuara si dhe nga shpeshtësia e infeksionit. 
Andaj çdoherë kur kemi të bëjmë me gjendje febrile tek te porsalindurit dhe femijët e vegjël si dhe të fëmijet me lodhje kronike si dhe mosshtim në peshë, duhet të dyshojmë në infeksione të traktit urinar.
Fëmijët e moshës 0 – 2 muaj, që kanë pyelonephritis, zakonisht nuk kanë simptoma të lokalizuara të traktit urinar. Infeksionet e traktit urinar zbulohen si pjesë e një vlerësimi për sepsë neonatale. 
Te porsalindurit me infeksione të traktit urinar, mund të shfaqin simptomat e mëposhtme: 
• Verdhëza 
• Temperaturë
• Ngecje në zhvillim 
• Të ushqyerit e dobët (refuzimi për t’u ushqyer)
• Të vjella 
• Nervozizëm i vazhdueshëm i pashpjegueshëm (paarsyeshëm)
Foshnjat dhe fëmijët e moshës 2 muaj deri në 2 vjet me ITU mund të shfaqin simptomat e mëposhtme: 
• Të ushqyerit e dobët (refuzimi për t’u ushqyer)
• Temperaturë
• Të vjella 
• Urina me erë të rende
• Dhimbje barku 
• Nervozizëm (i vazhdueshëm, i pashpjegueshëm (paarsyeshëm)
– Ngadalësim i rritjes
– Diare të shpeshta 
– Temperaturë, mbi 38.5 C (rreth 5 për qind e fëmijëve të vegjël kanë temperaturë, por pa simptoma të tjera shoqeruese edhe atëherë kemi të bëjmë me infeksion urinar
– Konvulzione
– Djegie gjatë urinimit
– Urinim më shpeshtë se zakonisht
– Urina është e errët ose me gjak
– Urinim me ndërprerje
– Zbehje e lëkurës 
– Anemi
Fëmijët e moshës 2 – 6 vjeç, mund të shfaqin simptomat e mëposhtme :
• Të vjella
• Dhimbje barku
• Temperaturë
• Urinë me erë të rëndë
• Urinim i pavullnetshëm
• Simptomet urinare (Djegie gjatë urinimit; urinim më i shpeshtë)
Fëmijët më të shume se 6 vjet dhe adoleshentët, mund të shfaqin simptomat e mëposhtme :
• Simptoma më e shpeshtë është dizuria (djegie gjatë urinimit)
• Të vjella
• Dhimbje barku pas urinimit
• Dhimbje mund të kemi edhe në shpinë
• Urinë me erë të rëndë
• Simptomat urinare (djegie gjatë urinimit; urinimi më i shpeshtë)
• Urinim i pavullnetshëm
• Temperaturë/ethe
Për shumë foshnje, një temperaturë e pashpjegueshme, është e vetmja simptomë. Mungesa e shenjave të tjera është arsyeja pse aq shumë infeksione të traktit urinar tek foshnjat nuk vërehen.
Infeksionet e traktit urinar zakonisht trajtohen dhe shërohen lehtë, mirëpo në rastet kur nuk trajtohen si duhet dhe me kohë, atëherë këto infeksione shkaktojnë dëmtime si dhe humbje të funksionit të veshkave. Ekziston mendimi i përgjithshëm i mjekëve pediatër se fëmijët nën moshën 2 vjeçare, janë më shumë të prirur të vuajnë nga dëmtime serioze. Për këtë arsye është me rëndësi të zbulohen dhe trajtohen infeksionet urinare me kohë. Poashtu, edhe femijët e gjinisë femër, për shkak te anatomisë së trupit të tyre, janë me shumë të ekspozuara se femijët e gjinisë mashkull.
Mjekimi 
Të porsalindurit dhe femijët e vegjël deri në dy muaj, të cilët kanë temperaturë (dhe dyshimi në pyelopnephritis), duhet fillimisht të hospitalozhen. 
Antibiotikët për trajtimin parenteral janë: 
• Ceftriaxone 
• Cefotaxime 
• Ampicillin 
• Gentamicin
Fëmijët e grupmoshave të tjera hospitalizohen nëse kanë simptoma të përgjithshme serioze. 
Në të shumtën e rasteve, mjekimi me antibiotikë, bëhet në mënyrë ambulatore si dhe deri në ardhjen e rezultateve të urinokulturës fillohet me mjekimin kundër E. Coli, si njëri ndër shkaktarët më të shpeshtë të infeksionit, siç u potencua më lartë. 
Kohëzgjatja e terapisë me antibiotikë varet nga infeksioni, mosha e fëmijut dhe shkaktari i infeksionit. Ne përgjethësi, terapia zgjatë 10 ditë, ndërsa tek të porsalindurit dhe femijët të të cilët infeksioni është i natyrës septike, preferohet mjekimi me i gjatë – deri në dy javë. 
Antibiotikët që përdoren për mjekimin per oral të cistitit janë: Kontrimoksazol (nuk preferohet të femijët që vuajnë nga pamjaftueshmëria e veshkëve), Cefaleksin, Nitrofuratoin. Amoksicilini përshkruhet vetëm nëse vërtetohet ndjeshmeria përmes antibiogramit.
Për shkak të recidivitetit të infeksioneve, është me rëndësi të bëhet urinokultura çdo 1-4 muaj gjatë 1-2 viteve, edhe nëse fëmija nuk ka ankesa. Nëse infeksioni nuk përsëritet brenda periudhës 6 mujore dhe nëse fëmija nuk ka RVU (shkallës së II-të), përcjellja e mëtutjeshme ndërpritet. 
Zgjedhja e antibiotikut për infeksionët recidivuese është e ngjashme me terapinë inicuese. Megjithatë, rezistenca e baktereve në antibiotikë mund të paraqet problem, sidomos tek pacientët të cilët kanë marrë më herët antibiotikë.
A mund të parandalohen infeksionet urinare tek fëmijët e vegjël?
Janë disa keshilla që janë bërë nga mjekët pediatër nefrolog për të pakësuar rastet e fëmijëve me infeksion urinar, ku përfshihen:
– Gjidhënja; qumështi i nënës luan rol mbrojtës kundër infeksioneve. 
-Marrja e mjaftueshme e sasive të lëngjeve: mundëson efektin e zbrazjes së fshikëzës urinare që ndihmon në zvogëlimin e baktereve të kolonizuara.
– Higjena: Pastrimi i organeve gjenitale të fëmijëve të gjinisë femër nga para prapa, kurse tefemijët e gjinisë mashkull pastrohen mirë përreth organit gjenital dhe bëhet një tërheqje e butë te prepuciumit që ndihmon për të vënë në dukje hapjen uretrale. 
– Shmangni banjot me shkumë: Disa specialistë të veshkave e shohin këtë rekomandim me skepticizëm.
– Inkurajimi të pijnë lëng belushi: edhe pse kjo nuk është vërtetuar në mënyre shkencore.
– Synetia tek fëmijët meshkuj: Për foshnjat meshkuj, synetia zvogëlon konsiderueshëm rrezikun për ripërsëritje të infeksioneve të traktit urinar.
Dhe, në fund, të potencohet se infeksionet e traktit urinar, nuk janë ngjitëse.
Pra, duhet të mbahet në mend nga çdo prind se është me rëndësi që të kontrollohet urina e fëmijës, kur fëmija ka temperaturë. Është gjithmonë mirë për të qenë të sigurt.

Infeksionet e aparatit urinar


Jane infeksione qe mund te prekin cdo pjese te aparatit urinar: veshken, ureterin, fshkezen e urines, apo uretren. Shumica e infeksioneve prekin pjesen e poshtme te aparatit urinar dmth fshikezen dhe uretren. Grate preken me shpesh sesa burrat.
Jo gjithmone infeksionet e urinare japin shenja klinike por kur ato shfaqen jane nen formen e:
• Deshire e forte dhe e vazhdueshme per te urinuar
• Ndjenje djegjeje gjate urinimit
• Urinimi i shpeshte dhe ne sasi te vogla
• Urina me pamje te turbullte, te kuqe apo ne ngjyre koka-kole (prani e gjakut ne urine)
• Urine me ere e rende dhe te forte
• Tek grate, dhimbje pelvic
• Ne burrat dhimbje rektale

Tipet infeksioneve urinar:

Infeksione te siperme (pielonefrit acut):
Shfaqet me dhimbje te pjeses se siperme te mesit apo ijeve, temperature te larte, ethe, nauze dhe te vjella

Infeksione te poshtme (cistit):

Shfaqet me dhimbje dhe presion ne pjesen e fundit te barkut, ndjenje presioni, urinimi i dhimbsheme dhe i shpeshte, dalje te gjakut ne urine.
Uretritis: djegje gjate urinimit

Infeksionet e aparatiti urinar ndodhin kur bakteriet hyjne ne rruget urinare dhe shumefishohen ne fshikezen urinare.

• Infeksione te fshkezes (cystitis). Shkaktohet me shpesh ne Escherichia coli (E. coli), qe gjendet zakonisht ne rruget e aparatit gastro-intesnsinal. Ne pergjithesi, per arsye anatomike (uretres se shkurter, dhe afersise me anusin) grate vuajne me shume se burrat. Ne te njejeten kohe marrdheniet seksuale mund te favorizojne shpeshtesin e cistitit te grate.
• Infeksion i uretres (urethritis). Ndodh kur bakteriet e aparatit gastro –intestinal perhapen nga anusi ne ureter. Per te njejtjen arsye: shkurtesise se uretres, afersise me vaginen, semundje seksualisht te trnasmeyueshme, sikur herpesi, gonoreha, dhe klamidia mund te zhvillojne urethritis.

Faktoret e riskut:

• Gjinia: femrat kane ureter me te shkurter dhe ndodhet me prane vagines dhe anusit
• Seksualisht aktive. pergjithesisht, me kryrjen e marrdhnieve te rregullta seksuale ka nje rritje te hasshmerise se ketyre infeskioneve
• Perdorimi i disa metodave contraceptive: sikur diafragmat, kupat vaginale apo spermicidet
• Menopauze: per shkak te deficitit te estrogjeneve ndodhin ndryshime ne mukozen e aparatit urinar qe e bejne me te prekshme ndaj infeksioneve.
• Anomali te aparatit urinar: gjate te cilave pengohet rrjedhja e lire e urines ne rruget urinare, favorizojne zhvillimin e infeksioneve urinare.
• Semundje te aparatit urinar: sikur jane guret ne veshka apo zmadhimini prostates tek burrat, pendojne rrjedhjen e urines, per pasoje rritet mundesesa per te bere infeksione.
• Sistmi imunitar i dobesuar: diabeti apo semundje te tjera favorizojne renien e aftesive mbrojtese dhe rritje te hasshemrise se infeksioneve te aparatitit urinar.
• Mbajtja e kateterit urinar: njerezit qe nuk mund te urinojne vete, por perdorin kateter urinar zhvillojne me shume infeksione urinare (te paraliazuar, te operuar, apo semundje te tjera).

Komplikacionet:

Nese lihen pa trajtuar, apo trajtohen pjeserisht ato mund te japin komplikacione:
• Infeskione perseritese, te pakten 3 here ne vite, dhe me shpesh tek grate
• Demitime te veshkes nga infeksone akute apo kronike sidomos ne moshat e reja
• Rritje te rrezikut per lindje parakohe dhe lindje te femjve me peshe te vogel

Testet laboratorike

• Analize e thjeshte e urines: per ta pare pranine e ruazave te bardha (leukocite) rruave te kuqe (eritrocite) apo bakterieve. E rendesishme eshte menyra e marrjes se materialit: gjihmone pasi eshte pastruar me antiseptic zona genitale, lihet te urinoj nje sasi urine, dhe me pas merret porcioni i mesit.
• Rritja e bakterieve (urokultura): tregon llojin e mikrobit shkaktues, dhe medikamentin qe duhet perdorur.
• Ekografi dhe me rralle CT: per te pare teresine e aparatit urinar, te ndihmuar dhe nga kontrasti
• Cystoskopy: nepermjet cistoskopit shihet nga brenda fshikeza e urines dhe uretres.

Infeksione e thjeshta mjekohen nepermjet medikamenteve:

• Sulfamethoxazole-trimethoprim (Bactrim, Septra,)
• Amoxicillin (Amoxil, Augmentin)
• Nitrofurantoin (Furadantin, Macrodantin)
• Ampicillin
• Ciprofloxacin (Cipro)
• Levofloxacin (Levaquin)

Zakonsiht simptomat largohen brenda disa diteve te nisjes se terapise, por mjekimi duhet marre nga disa dite deri per me shume se nje jave. ne varesi te shkalles se infeksionit. Ne te njejtin kohe mund te meren edhe qetesues te dhimbjeve (analgjezik)

Infeksioent perseritese

• Trajtim kohegjate me antibiotic ose modeli i shkurtuar qe ne momentin e shfaqjes se simptomave
• Perdorimi i testeve urinar ne shtepi per te kontrolluar ngarkesen ne menyre te vazhdueshme.
• Nje doze e vetme antibiotike pas marrdheneve seksuale nese shihet nje vartesi midis infeksionit dhe aktivitetit seksual
• Terapi estrogjenike vaginale ne grate post menopause per te ulur shancet e rikthimirt te infeksionit.

Infeksionet e renda: trajtim hospitalor ne antibiotic venoz

Mjekesia alternative

Shurup boronice mendohet qe lengu i boronices ka aftesi luftuese dhe parandaluese kundrejt infeksioneve nese merrret ne menyre te perditshme. Kujdes duhet patur pasi shoqerohet me dhimbje te stomakut dhe diare. Nuk duhet perdorur ne pacientet qe mjekohen me Warfarin per te holluar gjakun pasi jep hemoragji.

Keshillohet:

• Te pihet uje me shumice qe te holloje urinen dhe shperlaj bakteriet.
• Te shmangen pije qe irritojne fshikezen sikur: kafe, alkol, permbjatje me kafein.
• Te perdoren bursa te ngrohta ne fund te barkut (jo te nxehta) per te qetesuar dhimbjet e fshikezes.
• Pastrimi intim te behet nga para –pas (per te shmagur mikrobet e zones anale te bien ne kontakt me vaginen apo uretren)
• Te zbrazet urina pas marrdhenieve seksuale dhe te pihet nje gote e madhe me uje pas tyre.
• Te shmangen produktet irrituese sikur deodorantet, dushet, apo pudrat vaginale.

Analizat laboratorike të urinës

Ekzaminimi apo analiza rutinë e urinës është një analizë e thjeshtë që kryhet për një kohë të shkurtër, por që na jep një pasqyrë të funksionit të veshkave dhe rrugëve urinare.
Analizat laboratorike të urinës
Dr. Shpresa Huruglica,Specialiste e Biokimisë klinike
Për analizën rutinë të urinës preferohet të merret urina e parë e mëngjesit. Sidoqoftë, varësisht nga kërkesa e mjekut analiza e urinës mund të bëhet në çfarëdo kohe dhe pa marrë parasysh se është ushqyer apo jo pacienti. Fillimisht pjesa e parë e urinës derdhet në mënyrë që të shpërlahet uretra dhe merret pjesa e mesme urinës. Urina duhet të grumbullohet në një gotë sterile dhe për analizën rutinë të urinës mjaftojnë 20 – 30 ml urinë. Koha nga urinimi e deri te kryerja e analizës nuk duhet të kalojë më gjatë se 2 orë.
Analiza apo ekzaminimi rutinë i urinës kryhet në 3 etapa ose pjesë: 1. Përshkrimi i vetive fizike dhe kimike, 2. Ekzaminimi kimik dhe 3. Ekzaminimi i sedimentit të urinës.

 PËRSHKRIMI I VETIVE FIZIKE DHE KIMIKE të urinës hyjnë pamja e urinës, ngjyra, era, pesha specifike dhe pH (reaksioni).
Pamja e urinës – në gjendje normale në shumicën e rasteve urina ka pamje të kthjellët. Urina merr pamje të turbullt në raste të proceseve inflamatore të traktit urinar që shoqërohen me prani të leukociteve në urinë, baktereve, qelizave epiteliale, mukusit, kërpudhave dhe kristaleve. Shpeshherë urina është e turbullt edhe në gjendjet normale atëherë kur kemi prani të kripërave të urateve amorfe apo fosfateve amorfe.
Ngjyra e urinës – urina në gjendje normale ka ngjyrë të verdhë, por intensiteti i ngjyrës së verdhë ndryshon varësisht se sa është e koncentruar urina. Ngjyra e urinës mund të ndryshojë në gjendjet normale dhe ato patologjike të organizmit. Urina merr ngjyrë (i) trëndafili, atëherë kur konsumohen sasi të mëdha të rrepanit të kuq dhe manaferrave, (ii) ngjyrë porokalli nga përdorimi i karotave dhe vit.A, (iii) ngjyrë të errët-kafe kur kemi rritje të bilirubinës e cila është zakonisht një shenjë e dëmtimit të mëlçisë dhe rrugëve biliare, (iv) ngjyrë të kuqe kur kemi prani të gjakut në urinë e cila zakonisht është shenjë e proceseve të ndryshme inflamatore të veshkave dhe rrugëve urinare, pranisë së gurëve apo gjatë traumave.
Pesha specifike – përcakton aftësinë e veshkave për të përqendruar urinën. Vlerat referente të peshës specifike janë 1,010-1,025 dhe këto vlera ndryshojnë në varësi të sasisë së lëngjeve të marra, ku me rritjen e volumit të urinës (rastet kur marrim shumë lëngje) ulet pesha specifike dhe e kundërta. Pesha specifike ulet te diabeti insipid, insuficienca e veshkave dhe nekroza e tubujve veshkorë. Rritje të peshës specifike kemi te diabeti mellitus, sëmundja Addison, gjatë humbjes së lëngjeve trupore nga të vjellat, diarreja dhe temperatura e lartë.
Reaksioni ose pH e urinës – është ndërmjet 4.8 dhe 8.0. Përcaktimi i pH ka rëndësi te veçantë te pacientët që vuajnë nga gurët në veshka dhe rrugë urinare. Këta pacientë, varësisht nga lloji i gurit, duhet t’i nënshtrohen dietës dhe mjekimit në mënyrë që të ndryshojnë pH e urinës dhe në këtë mënyrë ta parandalojnë formimin e gurëve. pH e urinës mund të ndryshohet me anë të ushqimit dhe me përdorimin e barërave. Gjatë marrjes së ushqimit vegjetarian urina është alkalike, ndërsa kur marrim ushqim me mish dhe proteina kemi urine acidike.
EKZAMINIMI KIMIK I URINËS mundëson përcaktimin e proteinave në urinë, glikemisë, trupave ketonikë, nitrateve, esterazës leukocitare, urobilinogjenit dhe bilirubinës.
Proteinat – në urinën normale ndodhen sasi minimale të proteinave. Një rritje të lehtë (fiziologjike) të proteinave në urine e kemi gjatë aktivitetit të rritur fizik, tek ata që rrinë për një kohë të gjatë në këmbë dhe gjatë shtatzënisë. Shfaqja e proteinave në urinë në të gjitha rastet e tjera është shenjë e një procesi inflamator të veshëve, tubujve renal, fshikëzës urinare dhe sëmundje tjera jorenale: hipertiroidizem, trauma, sepsë, mielome multiple etj.
Glukoza – në urinë shfaqet atëherë kur vlerat e glukozës në gjak kalojnë pragun reabsorbues të tubujve e që është mbi 10 mmol/L. Haset te diabeti i pakontrolluar, sindroma Kushing, sindroma Fancon etj.
Trupat ketonikë (Acetoni) – në gjendje normale janë negative. Trupat ketonikë pozitiv shpeshherë janë të pranishëm të diabetikët, pas të vjellave apo atëherë kur nuk kemi ngrënë për një kohë të gjatë dhe tek shtatzënat. Trupat ketonikë pozitiv janë tregues i fillimit të keto-acidozës.
Bilirubina – në gjendje normale është negative. Bilirubina pozitive në urinë mund të jetë rezultat i dëmtimit të mëlçisë ose rrugëve biliare.
Nitritet – në urinën normale janë negative. Nitritet pozitive janë tregues i pranisë së një numri të madh të baktereve gram negative në traktin urinar. Bakteret gram negative përmbajnë enzimën reduktazë, e cila shndërron nitratet ushqimore në nitrite duke i dhënë kështu pozitiv në urinë. Ndërkaq testi i nitriteve negativ nuk do të thotë se urina nuk përmban baktere.
EKZAMINIMI I SEDIMENTIT URINAR, dmth. ekzaminimi mikroskopik i sedimentit të përfituar pas centrifugimit të urinës. Sedimenti shikohet në mikroskop dhe lexohen për fushë mikroskopike numri i eritrociteve, leukociteve, qelizave, prania e baktereve, kristaleve, kripërave etj.
Gjaku në urinë – në gjendje normale gjenden sasi shumë të vogla të eritrociteve në urinë 2–4 eritrocite për fushë mikroskopike. Rritja e numrit të eritrociteve në urinë mund të jetë rezultat i infeksionit të veshkave dhe rrugëve urinare, te glomerulonefritet, pranisë së gurëve apo rërës në rrugë urinare, traumave të rrugëve urinare, tumoreve, te zmadhimi i prostatës, pas punës së rëndë fizike etj.
Leukocitet – urina normale përmban një numër të vogël të leukociteve, 4–5 leukocite/fushë mikroskopike. Rritja e numrit të leukociteve në shumicën e rasteve haset te infeksionet e rrugëve urinare (e me pak të veshkave) e që shoqërohen me prani të baktereve në urinë, te gurët në rrugë urinare, te tumoret e prostatës, pas përdorimit të konsiderueshëm të barërave etj.
Qelizat epiteliale pllakore – janë epitele të rrugëve urinare të shpeshta në urinën normale dhe nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe diagnostike. Qelizat epiteliale veshkore në gjendje normale janë shumë të rralla, kështu që prania e tyre në urinë na bën të dyshojmë për dëmtime të veshkave.
Bakteret – në urinën normale ekziston prani e baktereve në urinë e që është mikroflorë normale e traktit urinar. Në rastet kur kjo prani e baktereve rritet dhe shoqërohet me rritje të numrit të leukociteve në urinë dyshohet se kemi të bëjmë me infeksion të traktit urinar dhe rekomandohet të bëhet urinokultura. Rritja e baktereve në urinë haset më shpesh në rastet kur kemi anomali të rrugëve urinare, stazë të urinës, prani të gurëve dhe trupave të huaj (gjatë kateterizimit).
Cilindrat – ekzistojnë një numër cilindrash të cilët formohen në tubuj renalë, prej nga edhe e marrin formën e tyre. Cilindrat hialin gjenden edhe në urinën normale, ndërkaq prania e cilindrave granularë, leukocitarë, eritrocitarë, të lëmuar, dyllorë dhe epitelial hasen te proceset inflamatore të veshkave, glomerulonefriti, pielonefriti, sindroma nefrotike, lupus etj.
Kristalet – janë shpesh të pranishme në urinë. Ato janë të ndryshme dhe disa gjenden vetëm në urinën acidike e disa në urinën alkalike. Për shembull kristalet e acidit urik, kalcium oksalatit gjenden në urinën acidike, ndërsa kristalet e tripel fasfatit, karbonat kalciumit, fasfatit të kalciumit gjenden në urinën alkalike. Kristalet formohen gjatë metabolizmit, nga përdorimi i disa llojeve të ushqimeve dhe barërave. Ato mund të gjenden në urinën normale, por edhe në rastet e infeksionit dhe inflamacionit të veshkave dhe rrugëve urinare. Kristalet mund të bëhen pikënisje për formimin e rërës dhe gurëve në traktin urinar e sidomos në rastet kur shoqërohen me stazë të urinës.
Kripërat – janë shpesh të pranishme në urinën normale dhe i japin urinës pamje të turbullt. Prania e kripërave në urinë nuk ka ndonjë rëndësi diagnostike. Në urinën acidike gjenden kripërat e urateve amorfe, ndërsa në urinën alkalike kripërat e fosfateve amorfe.
Mukusi – prania e muksit në urinë nuk ka vlerë diagnostike.
Sperma – prania e spermës në urinë haset pas ejakulimit, infeksionit dhe hipertofisë së prostatës.

2016/08/29

Silvana Berki : A trashegohet kultura dhe ekonomia ?

Kulturë dhe Histori në Beograd. “Samizdat B92” boton Kadarenë, Ramën dhe marrëdhëniet shqiptaro –serbe në shekuj


Shtëpia botuese “Samizdat B92” ka botuar versionin e ri të veprës “Serbët dhe shqiptarët në shekuj”, romanin e Ismail Kadaresë dhe librin e kryeministrit shqiptar Edi Rama “Kurbani” (“Zhrtveno jagnje”- Kurbani)
Botimi i veprës së Kadaresë realizohet në  bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë, në një projekt të përbashkët për botimin e autorëve shqiptarë dhe serbë në gjuhët respektive .
Një prej shembujve më mbresëlënës të dukurisë kontradiktore të artistëve të mëdhenj që krijojnë në diktaturë është edhe Ismail Kadare (1936), shkrimtar shqiptar me famë botërore, kandidat shumëvjeçar për çmimin „Nobel“, romani i vitit 1981 të të cilit “Pallati i ëndrrave” është botuar nga shtëpia botuese beogradase “Samizdat B92”, me përkthimin e Shkëlzen Maliqit.
Kjo vepër flet në mënyrë alegorike mbi sistemin totalitar të Perandorisë Osmane, në të cilën madje edhe ëndërrat njerëzore janë nën kontroll, ndërsa për nga mënyra sesi Kadare evokon vizionin e tij për regjimin e Enver Hoxhës si një lloj skëterre, Maliqi e ka quajtur “Pallatin e ëndrrave” një kryevepër të vërtetë.
Mbi vizionin e tij plot ankth të shpirtit të shtypur njerëzor, Kadare ka thënë: “Prej kohësh më ka tërhequr projeksioni i një vizioni të skëterrës. E dija se është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, pas atyre 'arkitektëve' të mëdhenj të deriatëhershëm, siç kanë qenë egjiptianët e vjetër anonimë, Homeri, Shën Augustini apo Danteja. Megjithatë, kur fillova të shkruaj “Pallatin e ëndrrave”, me njëfarë gëzimi, por njëkohësisht edhe shumë i tmerruar, e kuptova se po realizoj ëndërrën time: në tërë strukturën e romanit, si në njëfarë plani të dytë, ravijëzohet pamja e skëterrës. Sa më shumë mendoja për këtë, aq më shumë më bëhej e qartë se këtu bëhej fjalë për njëfarë mbretërie të vdekjes, të përbërë nga gjumi dhe ëndërrat tona, pra nga ajo ana tjetër e qenies sonë, e cila në mënyrë paralele dhe njëkohësisht jeton te ne...”.

Duke luftuar diktaturën që nga viti 1960, nëpërmjet subversionit të teksteve letrare, edhe përkundër ndalimit të botimit, në një moment u zgjodh anëtar i parlamentit shqiptar. Ismail Kadare në fund kërkoi azil politik në Francë në vitin 1990. Por megjithatë, ai që djalosh i ri në moshën 26 vjeçare, për pak sa nuk u largua nga delegacioni i shkrimtarëve, i cili, gjatë udhëtimit, u ndalua në Pragë, por nga arratisja e ndaloi një detaj i realitetit letrar. Sepse dhoma në të cilën ishte vendosur për të fjetur ishte e zbukuruar me aq shumë detaje të realizimit socialist dhe aq e shëmtuar saqë ia ktheu mendjen nga arratisja, duke ia përforcuar njëkohësisht pështirosjen ndaj regjimit socialist shqiptar, të përbërë nga stërvitje ushtarake dhe shkatërrim i dinjitetit njerëzor. “Kur kam menduar më vonë se çfarë do të kishte ndodhur nëse atëherë do të 'arratisesha', konstatoja gjithë tmerr se asnjë prej romaneve të mia nuk do të ishte shkruar“, ka thënë ai në një rast. Për këtë, nënvizon Maliqi, Kadareja konkludon se diktatura dhe letërsia mund të ekzistojnë përkrah njëra-tjetrës vetëm si dy përbindsha që janë vazhdimisht në duel.

Shtëpia botuese “Samizdat B92”  në prag të Panairit Ndërkombëtar të Librit ka ribotuar veprën dyvëllimshe të Petrit Iamamit “Serbët dhe shqiptarët gjatë shekujve”, më saktë, në shqip dhe serbisht, më parë do të botohet versioni i plotësuar dhe i zgjeruar i vëllimit të parë të veprës, këtij studimi të gjerë historik, ndërsa deri në fund të vitit do të publikohet edhe pjesa e dytë, po ashtu në shqip dhe serbisht. Petrit Imami ka lindur në Prizren dhe është shkolluar në Beograd. Është diplomuar në Fakultetin e Dramaturgjisë dhe Arteve Filmike, ku punon edhe sot si profesor i skenarit filmik televiziv. Vitet e fundit i është përkushtuar kërkimeve në fushën e marrëdhënieve politike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në të kaluarën. Vepra e tij ndjek ngjarjet në Gadishullin Ballkanik që nga skizma e Madhe e vitit 1054 e deri në ditët e sotme.

“Në shumë kërkime, shumica e shqiptarëve e akuzojnë Sllobodan Millosheviçin dhe regjimin e tij, dhe jo popullin serb, për të keqen e madhe që ndodhi në Kosovë, për të cilën kanë vuajtur dhe do të vuajnë akoma si serbët e Kosovës ashtu edhe shqiptarët”, shkruan autori.
Libri i Kryeministrit shqiptar Edi Rama, “Kurbani” (“Zhrtveno jagnje”) e gjen rrugën e tij për te lexuesit serbë gjithashtu si një prej publikimeve të “Samizdatit B92”, ndërsa Rama së shpejti do të jetë i ftuar edhe nga ana e botuesit të tij beogradas. Kjo vepër është publikuar që në vitin 2011, kohë në të cilën Rama humbi zgjedhjet për Kryetar Bashkie të Tiranës. Sikurse shprehen në Shtëpinë botuese “Samizdat B92”, në këtë libër Rama ka shkruar rrëfimin e tij programor në një situatë konfliktuale në Shqipëri, e cila është shumë personale, dhe këtë e ka bërë duke ia kundërvënë vizionin e tij për transformime demokratike dhe modernizimin e Tiranës dhe Shqipërisë, atij autoritar të Sali Berishës. 

Nënë Tereza- Së bashku në emër të dashurisë

Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranë po organizojnë  aktivitete në ditën e ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës, e cila do të zhvillohet më 4 shtator në Vatikan.
Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës ka një domethënie të shumëfishtë kombëtare, për të njohur traditën tonë të mirëfilltë të mikpritjes, bujarisë, zemërgjerësisë, altruizmit.  Mbetet një datë e shënuar sepse do të shërbejë për të zgjuar, ruajtur dhe kultivuar vlerat e identitetit shqiptar, për ta njohur, dashur dhe afruar Nënën Tereza në përditshmërinë tonë.
Në ditët e përkujtimit të Nënë Terezës kujtojmë se ajo la posaçërisht për bashkatdhetarët një porosi largpamëse: "Po të doni më shumë njëri-tjetrin do të doni kombin”.  
Ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës do të përcillet LIVE në sheshin “Nënë Tereza”, ku përmes monitorëve të vendosur përgjatë sheshit kryesor shqiptarët do të jenë bashkë  në emër të dashurisë, sepse vetëm kur kjo e vërtetë e thjeshtë të prekë ndërgjegjen tonë mund të quhemi komb i shpëtuar, njerëz të shpëtuar.
Kjo ditë do të fillojë me koncertin për kor, solistë dhe orkestër simfonike të TKOB në orën 09.30 në sheshin “Nënë Tereza”. Në një program sacra, me pjesëmarrjen e solistëve të mirënjohur të skenës lirike: Ylber Gjini, Etleva Golemi, Armando Likaj, Klodian Kaçani. Në program do të interpretohen pjesë nga Puccini - Kyrie nga "Messa di Gloria" ; Vivaldi – Gloria ; Mascagni - Intermezzo nga opera "Cavalleria Rusticana" (varianti orkestral); Verdi - La vergine degli angeli nga opera " La forza del destino”; Gounod - Ave Maria; Haendel – Allelujah.
Bashkia e Durrësit,  C.S.I. (Qendra Sportive Italiane) dhe agjencia SocialCom do të realizojnë Muzeun Nënë Tereza – Muzeu i Dialogut, i cili do të vendoset në Sheshin Liria në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” .
Muzeu do të përurohet më 4 shtator 2016, ditën kur zyrtarisht do të shpallet Shenjtërimi i Nënë Terezës.
 
Një ndër aktivitetet më të rëndësishme kulturore do të mbahet në Vatikan-një koncert i 3 shtatorit,  ku Yjet Shqiptare në muzikë, art dhe sport, Ermonela Jaho, Inva Mula, Saimir Pirgu, Gëzim Myshketa , Ramë Lahaj, Majlinda Kelmendi, Lorik Cana, Andi Bajgora dhe Lum Veseli do të performojnë në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Rita Ora, një yll i muzikës Pop e lindur në Kosovë do të shfaqet në koncertin ku do të zërë një vend edhe muzika tradicionale instrumentale e Shqipërisë. Koncerti do të prezantojë edhe premierën "Nëna e dhimbjes", kompozuar nga Gerti Druga, me pjesëmarrjen e violinistit virtuoz, Shkëlzen Doli. Kompozitori David Tukiqi I cili ka kompozuar himbin kushtuar Nënë Terezës do të interpretohet në Vatikan nga Inva Mula. Koncerti do të shoqërohet nga Orkestra e Filharmonisë dhe Kori i Kosovës, në bagetën e mjeshtrave Bujar Llapaj dhe Baki Jashari. Koncerti është organizuar nga producentja Dijana Toska.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e lume nga Papa Shën Gjon Pali II.
4 shtator 2016, sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë

KTHJELLTËSIA E NANËS TEREZA

Image result for fritz radovani
Nga Fritz RADOVANI:

            


●Bruksel, mbramje, 5 Shtator 1997. U dha pa kohë njoftimi i ndrrimit të jetës së Nanës Terezës së Kalkutës...Zbrita në sallën e televizorit ku mbretnonte heshtja.
Të gjitha stacionet tv transmetonin lajmin e trishtueshëm të vdekjes së Nanës së miljona fëmijve ma të vorfën, ndër të vorfnit e Botës.
Image result for nena tereze
●Nana nuk ka moshë! Një dhimbje e madhe kishte pushtue fëtyrat e të gjithë të pranishëmve, jo vetëm në sallë, po në të gjitha qytetet e kryeqytetët e rruzullit toksor, ku lajmi mortor binte si shkreptinë rrufeje...tue rroposë gëzim e hare.. Vetem heshtje dhe njerëz të zhytun në mendime, që nuk donin me e besue...Fëtyra e qeshun e Nanës vazhdonte me joshë jetimët e vorfën të shekullit “modern”.
Image result for nena tereze

●Nanë Tereza, asht lé me 26 Gusht 1910, në Shkup prej prindve Kolë e Drande Bojaxhiu, nga Prizreni i Kosovës. Shumë e re shpëton përmbrekulli nga sëmundja e tbc. Ajo periudhë asht momenti vendimtar i gjithë jetës së Saj, kur Ajo, i dedikohet “mjerimit” material të njerzimit, fukarallekut, skamit, vuejtjes, sëmundjeve shfarosëse, dhe asaj ma së vështirës pasojë e trashigueme sa shekullore në Botë: Përbuzjes së këtyne miljona viktimave njerzore.
Image result for nena tereze
●Nga Shkupi shkon në një kuvend Motrash në Dublin të Irlandës. Prej atje shkon në Bengal e Kalkuta. Arrinë me bindë Papën Piu XII, në 1948 se Motra e Loretos ka zgjedhë një rrugë shumë ma të vështirë se ajo që njihët ndër kuvendet e Evropës dhe të shumë shtetëve të zhvillueme. Ajo, në 1949 asht shtetase Indjane dhe ka formue Kongregatën “Misioni i Dashunisë”, që edhe u miratue nga Vatikani. 
Motivi i Saj asht: “Vorfnia për né asht Liri, nuk asht turp as, ndeshkim...!”

Image result for nena tereze
●Vëndosmenia e Saj lidhej me dishka ma shumë se “pasunia” materiale e njeriut.
Dhe, njenimbastjetrit, vazhdojnë vlersimet: Në 1962, Filipinet, Afrikë; Tanzani dhe, pason Australia; Melbourne, Angli, Amerikë, Romë, prap New York, hapën institucionet në Bangladesh, Los Anxheles, e deri në Vietnam, në vitin 1975.
Image result for nena tereze
●Në vitin 1976 në Indi, ka 66 shtëpi që administrohën nga Nanë Tereza, dhe 34 tjera jashta Indisë, ku Motrat dhe gjithë personeli i sherbimit kalon shifren 1350 vetë. Spitalet, shkollat dhe qendrat e mjekimit ku janë përfshi edhe strehimoret, arrijnë në 729. Ndërsa, shifra e njerzve që mjekohet ndër ato qendra apo strehohet ndër jetimore, të sëmurë me gërbulë etj...kalojnë shifrën 6 miljon vetë.
Image result for nena tereze

●Në vitin 1979, me 10 Dhjetor, Nanë Tereza asht e pranishme në Oslo, ku, merr çmimin “Nobel” për Paqen. Aty, po persëris atë moment që pak vetë e shkruejnë korrekt ose e mohojnë: Ajo, kërkon korrigjimin e dokumentit, tue deklarue: “Nga gjaku dhe prejardhja jam Shqiptare, kam shtetësi Indjane, jam murgeshë Katolike. Nga prirja i përkas gjithë Botës. Në zemër i përkas plotësisht Jezusit!”.
Image result for nena tereze
●Janë shtetët që kërkojnë praninë e Motrave të Saja, me “Sarin e Bardhë me vija ngjyrë qielli dhe të ngjeshun për parzëm Kryqin”, tue fillue nga Gjermania, Spanja, Kili, Belgjika, Etiopia, Argjentina, Guinea, Franca, Kolumbia, Japonia, Korea Jugut, Bolivia dhe Gjermania Lindore. Në muejn e kenjes Papë Pali II, në vitin 1980, takohet me Nanë Terezen, dhe Motrat e Saja, ndërsa, “Misionarët e Dashunisë”, janë në Milano, Primavalle të Romës, Napoli, Bari, Raguzë, Kalabri etj.

Image result for nena tereze
●Në vitin 1980 asht “Qytetare Nderi” e Shkupit...
●Në vitin 1988, Ajo hapë një Shtëpi edhe mbrenda rrethimit të Vatikanit. Depërton në Moskë në 1987, Çeki, Kamboxhia dhe pothuej Emni i Saj, tashma, ka pushtue gjithë skutat e globit njerzor...

Image result for nena tereze
●Në vitin 1991 Ajo, vjen në Atdhe, por këte herë me pikësynime të tjera...Shqipnia ndër të fundit shtete socialiste asht e detyrueme me e pritë në “Pallatin e Sportit” në Shkoder, porsa fillon me u rikthye në thëmelet e para të Kathedrales së dhunueme të vitit 1967...Ardhja e Nanë Terezes në Atë Kishë të shkatrrueme, dukej sikur një prej veprave të artit kur, Jezu Krishti me kamxhik në dorë po dëbonte tregtarët nga Tempulli i këthyem në treg...Por, jo, Nanë Tereza vjen me Rruzaret e Zojës në duert e Saja të bekueme dhe asht Ajo, që dëboi njëherë e përgjithmonë nga zemra e Popullit Shqiptar, ateistët e mallkuem të doktrinës rrënuese të Shekullit XX jo vetëm në Shqipni, po në gjithë Evropën Lindore... E, deri larg në brigjet e tokave të akullta siberiane... Marksizëm – Lenizmi dështoi në gjithë Botën...Feja filloi ripërtrimjen e Saj në gjithë shtetët komuniste tashti të lira.
Image result for nena tereze
●Ja, pra, në pak rreshta kush ishte Nanë Tereza e Kalkutës...
Edhe pse, Shqipnia i rikëthehët kausit në 1997, Nana, me ngulm kërkon Paqen...
Me forcë thërret ndalimin e armëve dhe shkrepjet e tyne barbare... “...Ju lus, mos i shkaktoni njenitjetrit ma shumë vuejtje...!”
●Sa, domethanëse asht kjo fjali...sikur, do me na kujtue: “A nuk ju dalin boll ata vuejtje që keni kalue...po, kërkoni edhe ma shumë...?”. Megjithate, Shqipnia, vazhdon rrugën e saj drejtë pushkës e vrasjeve, drejt armëve e djegëjes së njeriut në zjarr, në rrugët e zharituna të Vlonës...Komunistët nuk njohin demokraci...Janë ata që ishin edhe para vitëve 1989 – 90, janë ata që drejtonte terroristi Ramiz Alia, nga Presidenca me datën 2 Prill 1991, po nuk duhet të harrojmë kurrë, se me ate janë edhe bijtë e atyne, që kështu kanë veprue edhe në 1944, kur erdhën në pushtet tue brohoritë: “Me gjak...me gjak...!” dhe, me të vertetë “me gjak...e me plumba ata kërkojnë me mbajtë pushtetin atëherë dhe sot..!”


●Po, Nana e Madhe, vazhdon të lutët: “O Zot, hiqja mallkimin Tand Shqipnisë!..”
Mjeku i Saj i tha Nanë Terezes: “Mendoj se zemren Ua kanë damtue dhimbjet dhe shqetësimet  që, Ajo ndjente për të tjerët...”...E, kush janë “të tjerët..”?...
●Janë pikërisht, Ata, që tue kenë në mjerim, vuejtje, dhimbje...Në duertë e Nanë Terezes janë “të lumtun”...kur shohin vetën nën Sarin me vija ngjyrë qielli...
Që, vazhdon edhe sot të valvitët rretherrotull globit toksor shumë të trazuem...
●Tue Lajmue Shejtneshen e Madhe të Njerzimit: NANEN TEREZA !...

Melbourne, Shtator 2016.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...