Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/31

Edukimi i të sëmurëve me sëmundje renale kronike

Veshkat janë organe çift, me madhësinë e një grushti të vendosura në të dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë brinjëve. Në brendësi të secilës veshkë, ndodhen rreth një milion struktura të vogla të quajtura nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut dhe eliminimin e toksinave dhe të ujit të tepërt në formë të urinës. Urina nga veshkat nëpërmjet dy tubave që quhen ureter kalon në fshikëzën e urinës ku grumbullohet derisa të shkoni në tualet.



Përveç eliminimit nga trupi të toksinave dhe ujit, veshka ka dhe disa funksione të tjera:

· Veshkat rregullojnë balancën e ujit në trup dhe përbëresve të tjerë kimikë në gjak si: Natriumin, Kaliumin, Fosforin dhe Kalciumin;

· Veshkat eliminojnë medikamentet dhe toksinat e marra

· Veshkat prodhojnë disa hormone për të ndihmuar trupin:

1. Të rregullojë presionin e gjakut;

2. Të prodhojë Eritropoetinë që nxit prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut nga palca;

3. Të prodhojë formën aktive të vitaminës D që ndikon në ruajtjen e strukturës së kockës.

Çfarë është Sëmundja Renale Kronike

Sëmundja Renale Kronike (SRK) nënkupton një dëmtimin kronik dhe progresiv të veshkave. Ky dëmtim zhvillohet në mënyrë të ngadaltë dhe të fshehtë, çka sjell që shpesh të sëmurët diagnostikohen në një stad të përparuar të sëmundjes. Në një numër të konsiderueshëm të rasteve nuk është e mundur të përcaktohet se kush është shkaku i kësaj sëmundje. Një person mund të ketë dëmtim të veshkave shume vite përpara së të jetë i nevojshëm fillimi i trajtimit me dializë apo transplant. Sëmundje të tjera shoqëruese si diabeti, presioni i lartë i gjakut apo infeksionet e përsëritura të rrugëve urinare mund të jenë shkaku i sëmundjes renale.

Një veçori e rëndësishme e kësaj sëmundje është dëmtimi progresiv i veshkave edhe kur është e mundur të përcaktohet shkaku dhe të trajtohet sëmundja baze. Në shumë të sëmurë, edhe pse veshkat janë të dëmtuara, ato mund të vazhdojnë të prodhojnë urinë, por efikasiteti i tyre në eleminimin e toksinave nga gjaku, si p.sh. të uresë, është i dëmtuar. Për këtë arsye, këto substanca, do të vazhdojnë të qarkullojnë dhe të grumbullohen në organizëm. Prandaj ju nuk mund të vlerësoni funksionin e veshkës vetëm nëpërmjet sasisë së urinës së prodhuar. Disa të sëmurë edhe në stade shumë të përparuara të sëmundjes apo edhe në dializë mund të vazhdojnë të prodhojnë një sasi urinë. Në rastet kur dëmtimi i funksionit të veshkës avancon shumë bëhet i nevojshëm fillimi i terapisë renale zëvëndësuese me dializë apo transplant.



TEMA 2: Shkaqet e Sëmundjes Renale Kronike

Kush është në rrezik më të lartë për sëmundje të veshkave

Çdo njeri mund të preket nga SRK dhe pavarësisht nga mosha. Megjithatë, disa individë janë më të predispozuar se të tjerë për të zhvilluar sëmundje të veshkave. Ju mund të keni risk të lartë për SRK në rast se:

vuani nga diabeti;
keni vlera të larta dhe të pakontrolluara të tensionit arterial;
keni persona të tjerë në familje që vuajnë me sëmundje të veshkave.
Cilat janë shkaqet e Sëmundjes Renale Kronike

Shkaktarët më të shpeshtë të SRK janë infeksionet urinare të përsëritura, diabeti dhe presioni i lartë i gjakut. Diabeti shfaqet kur niveli i sheqerit në gjak është shumë i lartë dhe kjo shkakton dëmtime në shumë organe të trupit si p.sh. veshka dhe zemra si edhe në enët e gjakut, sy dhe nerva. Në rastet kur presioni i gjakut nuk mbahet në vlerat e rekomanduara nga mjeku atëherë ai mund të jetë shkaktar i infarktit të miokardit, ishemisë së trurit dhe SRK. Por gjithashtu dhe vetë SRK mund të shkaktojë vlera të larta të presionit arterial apo hipertension.

Shkaqe të tjera të SRK mund të jenë:

Gurët në veshka dhe bllokimi prej tyre i rrugëve urinare;
Dëmtimet e lindura të rrugëve urinare, p.sh. kthimi i urinës mbrapsht lart në veshka;
Lupusi dhe sëmundje të tjera të sistemit imun;
Sëmundjet e trashëguara si p.sh. veshka polikistike;
Glomerulonefritet; një grup sëmundjes që shkaktojnë inflamacion dhe dëmtim të nefroneve të veshkës.
TEMA 3: Shenjat e sëmundjes

Cilat janë shenjat e sëmundjes

Shenjat e hershme të sëmundjes janë të fshehta dhe shpesh nuk e kuptoni që keni të pranishme shenjat e sëmundjes. Shenja të tilla mund të jenë:

- dobësi;

- mungesë përqëndrimi;

- mungesë oreksi;

- pagjumësi;

- ngërce gjatë natës;

- enjtje të këmbëve dhe përreth syve sidomos në mëngjes;

- tharje të lëkurës dhe kruarje;

- urinim i shpeshtë dhe sidomos gjatë natës;

- etje për ujë.


Diagnostikimi dhe ndjekja e të sëmurëve me SRK

Diagnostikimi dhe vlerësimi i funksionit të veshkës do të ndihmojë për ndjekjen dhe fillimin e mjekimit me qëllim ngadalësimin e dëmtimit të funksionit të saj. Examinimet e nevojshme janë:

Matja e presionit arterial;
Analiza e urinës;
Proteinat janë substanca që normalisht nuk eliminohen me urinë. Në rastet kur veshkat tuaja janë të dëmtuara atëherë proteinat apo albumina kalojnë në urinë. Prania persistente e albuminës në urinë mund të jetë një shenjë e hershme e dëmtimit të veshkave.

Analizë gjaku për matjen e nivelit të kreatinemisë;
Matja e filtracionit glomerular apo GFR që tregon nivelin e funksionit të veshkës;
Ekografi e aparatit urinar;
Ky ekzaminim jep të dhëna mbi madhësinë dhe formën e veshkës, praninë ose jo të bllokimit të rrugëve urinare, të gurëve në veshkë apo tumoreve të aparatit urinar.

Analizë e gjakut komplet;
TEMA 4: Përcaktimi i stadit të SRK

Përcaktimi i stadit të SRK

Filtracioni glomerular apo GFR përdoret për të treguar se cili është niveli i dëmtimit të funksionit të veshkave. Sa më shumë avancon sëmundja aq më shumë ulët GFR.


Stadi

Dëmtimi

GFR

(ml/min/1.73 m2)

1

Dëmtim i veshkave me GFR normal ose ­

mbi 90

2

Dëmtim i veshkave me ulje të lehtë të GFR

60-89

3

Ulje e moderuar e GFR

30-59

4

Ulje e theksuar e GFR

15-29

5

Insuficiencë e veshkave

nen 15

(dializë apo transplant)

GFR tregon sesi veshkat po e filtrojnë gjakun. Në figurën e mëposhtme ju mund të shihni:

  • GFR mbi 60 tregon një funksion normal të veshkave
  • GFR nën 60 tregon praninë e sëmundjes renale
  • GFR nën 15 ose dhe më e ulët tregon praninë e insuficiencës renale dhe fillimi i terapisë renale zëvëndësuese me dializë apo transplant është i domosdoshëm.
Trajtimi i sëmundjes do të varet nga stadi në të cilin jeni si dhe nga prania ose jo e sëmundjeve të tjera shoqeruese. Ndjekja dhe trajtimi që në stadet e para mund të parandalojë ose të ngadalësojë progresionin e SRK në stadin e insuficiencës së veshkës, stad në të cilin fillimi i dializës është i nevojshëm.

Qëllimi kryesor i trajtimit të sëmundjes në stadet e hershme është:

ü Parandalimi ose ngadalësimi i progresionit të SRK;

ü Ulja e rrezikut për sëmundje kardio-vaskulare.

Sëmundja Renale Kronike stadi 1-2

Në këtë stad të sëmundjes mundet që pacienti të mos ketë shenja specifike. Në analizën e gjakut mund të vërehet një rritje e lehtë e nivelit të kreatinemisë.

Në analizën e urinës mund të vërehet prania e albuminës apo e rruazave të kuqe që mund të sugjerojë për praninë e një sëmundje në veshka.

Trajtimi në këtë stad të sëmundjes mund të konsistojë në pakësimin e proteinave në dietë, dhe në disa raste në përdorimin e medikamenteve që ulin presionin e gjakut.

Anemia shfaqet rrallë në këtë stad të sëmundjes.

Sëmundja Renale Kronike stadi 3-4

Në këtë stad mundet që të ndjeheni mirë ose të keni ndonjë nga shqetësimet e mëposhtme:

  • Rritje të nivelit të kreatinemisë;
  • Lodhje;
  • Enjtje në duar, këmbë, apo përreth syve;
  • Pakësim të oreksit;
  • Ngadalësim të tretjes së ushqimit;
  • Ndryshim në sasinë, ngjyrën dhe shpeshtësinë e urinimit ;
  • Vlera të larta të presionit të gjakut.
Në këtë stad është shumë e rëndësishme të respektohet dieta e rekomanduar (pakësim i proteinave, përdorimi i ushqimeve që përmbajnë pak kalium, fosfor, dhe kripë). Për trajtimin e presionit arterial në këtë stad të sëmundjes shpesh është i nevojshëm përdorimi i më shumë se një medikamenti antihipertensiv.bMedikamente të tjera si Rocaltrol, Ketosteril apo medikamente që lidhin fosforin si kalciumi mund të rekomandohen nga mjeku juaj. Në këtë stad duhet të informoheni rreth mundësive për terapi renale zëvëdësuese: hemodializë, dializë peritoneale apo transplant të veshkës në mënyrë që të bëni zgjedhjen e duhur kur të jetë e nevojshme. Nëse ju rekomandohet fillimi i hemodializës nga mjeku juaj atëherë duhet të përgatiteni për kryerjen e fistules artero-venoze. Rekomandohet që fistula të bëhet disa muaj përpara se të fillojë trajtimi me hemodializë në mënyrë që ajo të ketë kohë të zhvillohet përpara se të fillojë hemodializa. Në këtë mënyrë nëse është e nevojshme të fillohet hemodializa më përpara se çfarë ishte planifikuar, mund ta filloni atë me fistul dhe jo me kateter të vendosur në venat e këmbës apo në kraharor. Nëse iu rekomandohet trajtimi me dializë peritoneale, një kirurg do të duhet të vendosë një tub plastik në bark nëpërmjet të cilit do të bëhet shkëmbimi i dializatit. Kjo procedurë s’është e nevojshme të kryhet shumë kohë përpara si fistula. Transplanti është trajtimi i zgjedhur sidomos tek të sëmurët në moshë të re. Një ekip i specializuar mjekësh pranë shërbimit të nefrologjisë në QSUT realizojnë ndjekjen e pacientëve të transplantuar. Përgatitja dhe përzgjedhja e dhuruesit dhe marrësit të organit të transplantuar kërkon kohë, prandaj vlerësimi i të sëmurit dhe kanditatit të mundshëm për dhurim të organit duhet të bëhet më parë se pacienti të arrijë në stadin e fundit.

Sëmundja Renale Kronike stadi 5

Funksioni i veshkës në këtë stad të sëmundjes është afërsisht 10-15%. Shenjat klinike që mund të keni në këtë stad:

  • Anemi;
  • Dhimbje koke;
  • Lodhje;
  • Të përziera, të vjella, pakësim të oreksit;
  • Etje për uje;
  • Ngërce të muskujve;
  • Urinim të shpeshtë gjatë natës;
  • Kruarje;
  • Vlera të larta të presionit arterial;
  • Edema;
  • Ndryshime të ciklit menstrual;
  • Pakësim të sasisë së urinimit.
Në këtë stad të sëmundjes është e nevojshme fillimi terapisë renale zëvëndësuese, hemodializë, dializë peritoneale apo transplant të veshkës. Kjo procedurë nuk është e nevojshme të kryhet muaj përpara se të fillojë trajtimi si në rastin e hemodializës.

TEMA 5: Trajtimi i SRK

Cili është trajtimi i SRK

Trajtimi i sëmundjes do të varet nga stadi juaj i sëmundjes si dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese që mund të keni. Për të ngadalësuar progresionin e SRK duhet:

Kontrolli i tensionit të lartë të gjakut

Përveç mjekimit me medikamente që ulin presionin e gjakut duhet domosdoshmërisht të ndryshoni mënyrën e jetesës. Duhet të respektoni dietën e rekomanduar nga mjeku dhe të pakësoni sasinë e kripës në ushqim. Duhet të masni rregullisht tensionin disa herë në javë, t’i shënoni këto të dhëna dhe t’ia tregoni mjekut tuaj në vizitën e rradhës.

Mbani nivelet e sheqerit në gjak në nivelet e rekomanduara

Kjo është e domosdoshme sidomos për ata të sëmurë që vuajnë dhe nga diabeti. Matja e nivelit të hemoglobinës së glukozuar (HbA1C) tregon nëse niveli i sheqerit në gjak ka qënë brenda vlerave të normës gjatë tre muajve të fundit. Nëse ky nivel është mbi vlerën e rekomaduar atëherë duhet të konsultoheni me mjekun për të bërë ndryshimet e duhura në dietë dhe në terapi. HbA1C duhet të jetë më pak se 7 në të sëmurët që janë në stad të avancuar të sëmundjes.

Pakësoni sasinë e proteinave në dietë

Sasia e proteinave në dietë duhet të pakësohet dhe për këtë shihni edhe në pikën më poshtë.

Ruani nivelin e yndyrnave në gjak

Niveli i yndyrnave në gjak shikohet në një analizë gjaku të bërë esëll në mëngjes. Në rast se e keni nivelin e kolesterolit mbi 240 mg/dl keni risk më të lartë për sëmundje të zemrës. Trigliceridet duhet gjithashtu të maten. Ushqimet që përmbajnë shumë trigliceride janë: gjalpi, margarina, vaji, alkoli.

Mos pini duhan

Trajtimi i komplikacioneve

Medikamentet të cilat duhet t’i evitoni

Duhet të evitoni përdorimin e:

Antiacidet që përmbajnë magnesium

- Përdorni aspirin vetëm nëse iu rekomandohet nga mjeku

Anti inflamatore jo steroide si psh. Ibuprofen

Laxativet

Vitaminat apo suplementet ushqimore që përmbajnë kalilum dhe magnesium

- Preparatet me origjinë bimore

TEMA 6: Komplikacionet e SRK

Komplikacionet e SRK dhe Trajtimi

Anemia

Me anemi kuptojmë: sasinë e pamjaftueshme të rruazave të kuqe, të cilat shërbejnë për të transportuar oksigjenin në të gjithë trupin. Oksigjeni furnizon me energji muskujt dhe organet e tjera të trupit. Mungesa e oksigjenit shkakton dhe lodhjen apo dobësinë trupore që ndjeni.

Siç është thënë dhe më lart, veshkat prodhojnë një hormon që quhet Eritropoetinë dhe që ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe. Kur veshka është e dëmtuar dhe me funksion të ulur, atëherë veshka prodhon eritropoetinë në sasi të pakët dhe shfaqet anemia.

Simptomat e anemisë

  • Lodhje fizike
  • Dhimbje koke
  • Mungesë përqëndrimi
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Marrje mendsh
Si trajtohet anemia

Trajtimi bëhet nëpërmjet dhënies së eritropoetinës në formë injeksionesh nën lëkurë. Gjatë periudhës që trajtoheni me eritropoetinë është e domosdoshme që të merrni njëkohësisht dhe hekur nga goja për të ndihmuar trupin të prodhojë më shumë rruaza të kuqe. Niveli i hekurit në organizëm matet nëpërmjet përcaktimit të Ferritinemisë që është një proteinë që depoziton hekurin për tu përdorur atëherë kur duhet. Niveli i ferritinemisë duhet të jetë mbi 200 ng/ml. Matja e ferritinemisë duhet të bëhet në mënyrë periodike sipas këshillës së mjekut për të evituar dëmtimet në mëlçi. Niveli i hemoglobinës në gjak në rast se trajtoheni me eritropoetinë duhet të jetë 10-12 g/dL.

Ndryshimet kockore

Matja e nivelit të Kalciumit, fosforit, si dhe ekzaminimet radiologjike janë të nevojshme të bëhen në mënyrë periodike të përcaktuar nga mjeku juaj për të vlerësuar ndryshimet që kanë ndodhur në sistemin tuaj kockor dhe të merrni mjekimin e duhur në funksion të tyre.

Për të evituar dëmtimin e kockave nga sëmundja ju mund të keni nevojë të kufizoni marrjen e ushqimeve që permbajnë shumë fosfor, të merrni disa medikamente gjatë ushqimit që quhen lidhës të fosforit apo Vitaminës D.

Sëmundjet e zemrës dhe parandalimi i tyre

Ju keni një risk më të lartë se të tjerët për tu prekur nga sëmundje të zemrës. Mbajtja nën kontroll e diabetit, anemisë dhe tensionit të gjakut ju ndihmon gjithashtu të ruheni nga sëmundje të zemrës. Në rast se keni nivele të larta të yndyrnave në gjak ju duhet të ndyshoni dietën, të shtoni aktivitetin fizik apo të merrni mjekim e rekomanduar nga mjeku.

Ndryshimet emocionale

  • Depresion dhe ankth
Depresioni dhe ankthi janë dy format më të shpeshta të ndryshimeve emocionale që mund të keni. Këto mund të shfaqen si: gjëndje e trishtuar, zemëruar, mungesë oreksi, pagjumësi, mungesë interesi në jetën e përditshme. Ankthi mund t’iu shkaktojë një gjëndje frike apo parehatie, rritje të të rrahurave të zemrës, djersitje të shprehur, gjëndje nervoziteti.

  • Zemërim
Kur mësoni se jeni me sëmundje kronike të veshkave, zemërimi dhe humbja e kontrollit është një çrregullim i shpeshtë që mund të shfaqet. Për këtë arsye pranë shërbimit të nefrologjisë punon dhe një punonjës social që do t’iu ndihmojë të rifitoni përsëri kontrollin tuaj.Tema 7: Ndjekja e ecurisë së sëmundjes Sëmudja kronike e veshkave është një sëmundje që avancon me kalimin e kohës dhe qëllimi i mjekimit është të ngadalësojë apo të parandalojë rënien e mëtejshme të funksionit të veshkave. Nëse kjo është e mundur të arrihet varet dhe nga stadi i sëmundjes në momentin e diagnostikimit. Nëse jeni diagnostikuar në stadet e hershme të sëmundjes dhe ndiqni rregullisht këshillat mjekësore atëherë do të keni dhe më shumë shanse për t’iu përgjigjur trajtimit. Megjithatë, shkaku i SRK ndikon në ecurinë e sëmundjes dhe në disa raste kontrolli i sëmundjes është dhe më i vështirë.

Në tabelën më poshtë paraqitet dhe shpeshtësia e vizitave tuaja tek mjeku nefrolog për të ndjekur ecurinë e sëmundjes.

Diagnostikuar për herë të parë

Stabël

Stadi 3

6/12

1/12

Stadi 4

3/12

6/12

Stadi 5

3/12

3/12

Tema 8 : Mënyra e të ushqyerit

Ushqimi është një faktor tjetër i rëndësishëm që ndikon në ngadalësimin e avancimit të sëmundjes së veshkave. Përdorimi i një dietë që përmban pak proteina me origjinë shtazore dhe përdorimi i kufizuar i kripës janë shumë të domosdoshme për ruajtjen e shëndetit tuaj.

Më poshtë paraqiten hapat që duhet të ndiqni për një ushqyerje sa më të shëndetshme.

Hapi I: Zgjidh dhe përgatit ushqimet me pak kripë

Kripa është një element i nevojshëm për organizmin dhe ka një rol kryesor në kontrollin e presionit të gjakut apo ekuilibrin e likideve në trup. Kur veshkat nuk janë të dëmtuara ato eleminojnë sasinë e tepërt të kripës nëpërmjet urinës. Ndërsa, nëse funksioni i veshkës ulet moseliminimi i saj mund të shoqërohet me mbajtje të ujit në organizëm që shfaqet si enjtje përreth syve apo në këmbë.

Prandaj duhet:

- Të përdoren ushqime të freskëta ;

- Të mos përdoren ushqime të gatshme dhe të konservuaëra.

- Në vend të kripës përdorni më shumë erëza

Hapi II: kufizo sasinë e proteinave me origjinë shtazore

Proteinat gjënden në ushqimet me origjinë shtazore dhe bimore:

- Proteinat me origjinë nga kafshët gjenden në: mish, pule, peshk, vezë dhe produktet e qumështit;

- Proteinat me origjinë nga bimet gjenden në: arra, fasule, dhe bishtaja të tjera.

Hapi III: Zgjidh ushqimet që janë të shëndetshme për zemrën

- Evitoni përdorimin e ushqimeve të skuqura dhe përdorni më shumë ushqime të ziera apo të pjekura;

- Përdorni vajin e ullirit në gatim në vend të gjalpit dhe në sasi të kufizuar;

- Hiqni lëkurën e pulës së pjekur apo dhjamin e mishit para se t’i konsumoni;

- Ushqimet që duhet të përdorni janë: mish pa dhjamë apo fileto, mish pule pasi i keni hequr lëkurën, peshk, zarzavate, fruta, produkte të qumështit me sasi të pakët yndyrë.

Hapi IV: përdor ushqimet që përmbajnë pak fosfor

Fosfori se bashku me kalciumin janë dy elemente shumë të rëndësishëm në organizëm për të ruajtur strukturën e kockës. Kur funksioni i veshkës ulet ruajtja e ekuilibrit midis kalciumit dhe fosforit është i vështirë dhe në këto kushte veshka nuk mund të eliminojë sasinë e tepërt të fosforit nga organizmi. Në këto raste vërehet një rritje e nivelit të fosforit në gjak shoqëruar me nivel të ulët në kalcium dhe për të korrigjuar këtë çrregullim, trupi do të ‘’vjedhë’’ kalcium nga kockat gjë që sjell dhe dobësimin e tyre. Niveli i lartë i fosforit në gjak mund të shkaktojë krurje në trup, dhimbje të kockave dhe të artikulacioneve. Për të evituar këto efekte anësore të fosforit më poshtë janë ushqimet që përmbajnë sasi të pakët të fosforit si edhe ato të pasura në fosfor që duhet të evitohen të përdoren.

  • Ushqime që përmbajnë shumë fosfor:
- Mishi, pula, peshku;

- Produktet e qumështit;

- Thierzat, bathe, arra;

- Coca-cola.

  • Ushqime të varfëra në fosfor:
- Fruta dhe perime të freskëta;

- Buka, makarona, orizi;

- Cereale me bazë orizi apo gruri.

Hapi V: përdor ushqimet që përmbajnë pak kalium

Veshkat janë organi kryesor që ndikon në ruajtjen e nivelit të kaliumit. Në stadet e avancuara të sëmundjes, veshkat nuk munden të eliminojnë dhe të ruajnë ekuilibrin e kaliumit në organizëm. Niveli i lartë i kaliumit në trup mund të jetë shumë i rrezikshëm për zemrën dhe mund të shkaktojë deri në çrregullime të ritmit të saj apo dhe vdekje. Prandaj një kujdes i veçantë duhet treguar në marrjen e ushqimeve që përmbajnë shumë kalium me qëllim evitimin e përdorimit të tyre.

  • Ushqime që përmbajnë shumë kalium:
- Portokallet, bananet

- Patatet, domatet

- Produktet e qumështit

- Buka e bardhë

- Fasulet dhe arrat

Sasia e proteinave që duhet të merrni në ditë varet nga niveli i dëmtimit të veshkave dhe pesha juaj. Për këtë duhet të konsultoheni me një mjek dietolog me qëllim përcaktimin e saktë të nevojave tuaja ditore.


Si përfundim:

Për të ngadalësuar progresionin e SRK duhet:

- Trajtim i kujdesshëm i tensionit arterial;

- Evitim i medikamenteve që mund të dëmtojnë funksionin e veshkës;

- Ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak në rast se vuani nga diabeti;

- Ndryshim i mënyrës së ushqyerjes.

Më poshtë jepet një model diete që mund të përdoret në pacientë me sëmundje kronike të veshkave:

Mëngjesi

Çaj me limon + 20gr sheqer ose kafe

Bukë 30gr ose biskota

Marmelate 30gr ose mjaltë

Dreka

Makarona 80gr ose oriz

- salce domatesh

- vaj ulliri 15gr

- djathë 5gr

Mish pule (të bardhë) 100gr ose peshk 130 gr

ose mish i grirë 100gr

sallatë mikse 100gr

- vaj ulliri 15gr

Bukë aproteinike 20gr

Fruta të freskëta 200 gr

Darka

Makarona 60 gr ose oriz 60 gr

- salcë zarzavatesh ose me domate

- vaj ulliri 15 gr

Proshutë pa dhjamë e pjekur 30gr ose djathë 50 gr

ose 1 vezë

Supë (zarzavate) 150gr ose sallatë mikse 100 gr

- vaj ulliri 25gr

Bukë 30 gr, Fruta të freskëta 200 gr

Semundjet me te shpeshta te veshkave

Semundjet me te shpeshta te veshkave

Veshkat jane organe çift, te vendosura ne te dy anet e shtylles kurrizore, menjehere poshte kafazit te kraharorit. Ne brendesi te seciles veshke, ndodhen rreth nje milione struktura te vogla, te quajtura nefrone, te cilat bejne te mundur filtrimin e gjakut. Demtimi i ketyre neuroneve, çon ne shfaqjen e semundjeve te veshkave. Ne pergjithesi ky demtim zhvillohet ne menyre te ngadalshme dhe te fshehte ne vite, çka sjell shpesh nje diagnostikim te vonshem te ketyre semundjeve.

Veshkat rregullojne balancen e ujit ne trup dhe perberesve te tjere kimike ne gjak si, natriumin, kaliumin, fosforin dhe kalciumin. Veshkat eliminojne nje sere toksinash nga trupi yne, prodhojne disa hormone si: renina qe ndikon ne presionin arterial, eritropoetina qe nxit prodhimin e qelizave te kuqe ne palcen e kockave si dhe marrin pjese ne prodhimin e formes aktive te vitamines D.

Ne disa raste, edhe pse veshkat jane te demtuara, ato mund te vazhdojne te prodhojne urine, por bie efikasiteti i tyre ne eliminimin e produkteve te katabolizmit nga gjaku, si te urese. Per kete arsye, keto substanca, do te vazhdojne te qarkullojne dhe te grumbullohen ne organizem(azotemia).

Semundjet

Kalkuloza renale eshte termi qe perdoret ne rast te pranise se gureve ne sistemin urinar. Madhesia dhe perberja e tyre eshte e ndryshme dhe mund te shkaktojne dhimbje te forta. Qellimi i trajtimit eshte heqja e tyre, parandalimi i infeksioneve dhe i riperseritjes se tyre.

Meshkujt jane me shpesh te prekur se femrat. Infeksionet e traktit urinar shkaktohen nga prania e shtuar e baktereve ne urine. Infeksionet jane me te shpeshta te femrat sesa te meshkujt. Insuficienca renale zhvillohet kur veshkat nuk jane me te afta te rregullojne balancen e ujit dhe perberesve te tjere kimike ne gjak. Insuficienca renale eshte e formes akute (fillim i menjehershem dhe humbje e perkohshme e funksionit te veshkave) dhe mund te jete pasoje e traumave, hemorragjive, perdorimit te disa medikamenteve, gjendjeve skeptike etj.

Insuficienca renale kronike, eshte nje ulje graduale ne vite e funksionit te veshkave deri ne humbjen e aftesise per te eliminuar nga organizmi substancat toksike, qe shoqerohet me rritje te vlerave te azotemise dhe kreatinemise. Proteinuria eshte rritja e sasise se proteinave ne urine. Proteinuria, edhe pse nuk eshte nje semundje, ne vetvete eshte nje tregues se veshkat nuk funksionojne ne menyren e duhur.

Shenjat

Fillimi i semundjes shpesh mund te jete i heshtur dhe pa shenja te bujshme per pacientin dhe ai i konsideron pjese te normalitetit te tij te perditshem. Shenjat qe permenden me poshte mund te mos jene si pasoje e semundjeve te veshkave dhe prandaj eshte e rendesishme vizita dhe kontrolli mjekesor. Nder shqetesimet me te shpeshta qe paraqesin te semuret me semundje te veshkave permenden: ndryshime te urinimit, ku perfshihen, urinim te shpeshte (mbi 4-5 here ne dite), urinim me dhimbje ose djegie, urinim me ngjyre te kuqe apo te erret, ndryshim te sasise se urinimit.

Ketu perfshihet edhe dhe enureza, pra urinimi i pavullnetshem gjate gjumit (por kujdes: eshte normale deri ne moshen 5 vjeç); edemat (enjtjet), vihet re shfaqje e enjtjeve ne kembe, fytyre apo duar (kjo vjen nga ulja e eliminimit te ujit nga organizmi); lodhje. Veshkat luajne rol kryesor ne prodhimin e nje hormoni te quajtur eritropoetine qe ndikon ne zhvillimin e anemise tek te semuret me ulje te theksuar te funksionit te veshkave; te perziera, te vjella.

Nje grumbullim i shtuar i produkteve toksike ne organizem si per shembull: te urese, mund te shkaktoje te perziera, te vjella. Renia e oreksit çon ne renien ne peshe te ketyre te semureve; veshtiresi ne frymemarrje. Veshtiresia ne frymemarrje mund te jete pasoje e grumbullimit te ujit ne mushkeri, apo nga prania e anemise; Dhimbje mesi. Ne disa raste, dhimbjet e mesit, mund te jene te pranishme dhe sidomos me te shpeshtuara tek te semuret me kiste renale.

Shkaqet

Shkaku i semundjeve te veshkave, shpesh, mbetet i panjohur. Sipas te dhenave glomerulonefriti kronik eshte shkaktar ne 12-15 % te rasteve, infeksionet urinare kronike, ne 25 %, semundjet e trasheguara dhe kryesisht polikistoza renale ne 17% dhe nefropatia diabetike, ne 20 % te rasteve tek pacientet me semundje kronike te veshkave. Hipertensioni, mbetet gjithashtu nje shkak kryesor ne shfaqjen e insuficiences renale, sidomos ne moshat e rritura.

Vitet e fundit verehet nje rritje e numrit te te semureve me insuficience renale, si pasoje e diabetit. eshte vene re se, ndersa infeksionet urinare kane nje incidence gjithmone ne ulje ne vendet e zhvilluara, ne vendin tone, ato zene ende nje vend te rendesishem dhe mbetet nje nga shkaqet kryesore te insuficiences renale kronike. Semundjet renale mund te shfaqen ne çdo moshe, por semundje te veçanta shfaqen me teper ne dekada te caktuara te jetes.

Ne moshen pediatrike (femijerore) duhet t’i kushtohet nje vemendje e veçante diagnostikimit te hershem te refluksit vesiko-ureteral (kthimi i urines nga fshikeza e urines ne veshke), te semundjeve te trasheguara, infeksioneve te rrugeve urinare dhe sindromit nefrotik. Mbas dekades se dyte, ka nje frekuence te rritur te glomerulonefriteve, te infeksioneve urinare, te demtimit te veshkave si pasoje e semundjeve te tjera kronike (diabet, hipertension, etj.,) apo nga perdorimi abuziv i medikamenteve ne semundjet reumatizmale, neoplazite.

Parandalimi i semundjeve te veshkave

Per te parandaluar semundjet renale, duhet pasur parasysh se te gjithe ne duhet te bejme nje ekzaminim te thjeshte te urines, te pakten nje here ne vit, ne kuader kjo te nje kontrolli te pergjithshem qe duhet te behet rutine. Pacientet me infeksione urinare kronike, duhet te kryejne kontrolle me te shpeshta, nje here ne 6 muaj, te mbajne nje diete te caktuar, te pine lengje shpesh gjate dites, dhe te urinojne gjithmone perpara se te flene. Pacientet diabetike duhet te bejne nje kontroll te rregullt te albuminurise, te pakten nje here ne gjashte muaj, te mbajne ne norme shifrat e glicemise dhe te kene kujdes me dieten.

Po keshtu, dhe pacientet hipertensive, duhet te mbajne nen kontroll shifrat e tensionit, te kene kujdes me dieten dhe aktivitetin fizik, pasi te gjitha keto ngadalesojne progresionin drejt semundjes renale kronike. Pacientet me insuficience renale kronike, duhet te kryejne kontrolle te shpeshta tek mjeku nefrolog, te pakten nje here ne tre-kater muaj, duke bere dhe nje bilanc te pergjithshem, per te pare ecurine e semundjes. Ne kete menyre, mjekimi i rregullt i tyre me medikamente nefroprotektore, do te ngadalesoje progresionin e semundjes.

Gjithashtu, pacientet e transplantuar, duhet te ndiqen ne menyre te rregullt nga mjeku nefrolog, per te vleresuar efikasitetin e trajtimit, per te parandaluar flakjen e organit te transplantuar, si dhe per te vleresuar efektet anesore te terapise me imunosupresore. Pra, si perfundim, secili nga ne, duhet t’i kushtoje rendesi aparatit te tij urinar, duke bere nje kontroll, te pakten nje here ne vit dhe kjo eshte menyra me e mire per te parandaluar nje sere semundjesh qe prekin v veshkat.

Si mund te behet mjekimi

Semundjet e veshkave mund te trajtohen. Sa me shpejt te diagnostikohen keto semundje, aq me shpejt dhe me mire ju mund te ndikoni ne ruajtjen e mire te funksionit te tyre. Mjekimi i semundjeve te veshkave eshte ne varesi te semundjes baze dhe semundjeve te tjera shoqeruese. Nje pacient, qe diagnostikohet me infeksion urinar, nuk duhet te nxitoje asnjehere te marre nje terapi me antibiotike, pa bere ne fillim nje antibiograme per identifikimin e mikrobit shkaktar.

Ne kete menyre, mjekimi i infeksionit, eshte me efikas dhe menjanon krijimin e rezistencave ndaj antibiotikeve. Gjate infeksioneve urinare, pacientet nuk duhet te harrojne te pine lengje ne sasi te konsiderueshme, uje ose çajra, qe stimulojne urinimin, si çaji i boronices, i cili mendohet te jete efikas ne infeksionet me escheria coli, duke qene se nxit eliminimin e saj.

Rreth 4-5 dite pas mbarimit te terapise, pacienti duhet te perserise nje analize urine kontroll, per te pare nese terapia me antibiotike, ka qene efikase apo jo. Mjekimi i glomerulonefriteve eshte shume me kompleks dhe duhet te paraprihet, pothuajse gjithmone, nga nje biopsi e veshkave.

Mbas vendosjes se diagnozes me biopsine renale, fillon nje trajtim specifik me medikamente qe tentojne te ulin forcat imunitare, i shoqeruar ky dhe me nje trajtim jospecifik. Trajtimi jospecifik nenkupton trajtimin e hipertensionit, yndyrave te rritura. Mjekimi i glomerulonefrive eshte i zgjatur ne kohe dhe behet sipas disa skemave te percaktuara.

Metodat e mjekësisë popullore dhe asaj perëndimore për kurimin e veshkave



Sipas të dhënave statistikore, aktualisht sot në botë numri i pacientëve me sëmundje kronike të veshkave zë afro 1 të 10-n e popullsisë së përgjithshme të botës, e thënë në shifra kjo arrin mbi 500 milionë të prekur. Çfarë ndikimi priret ketë kjo sëmundje tek njerëzit? Si mund të zbulohet ajo në hapat e para? Cilat janë disa nga metodat e trajtimit të kësaj sëmundjeje nëpërmjet metodave kombinuese të mjekësisë popullore dhe asaj perëndimore? Në suplementin e sotëm ne do iu sjellim të gjitha këshillat dhe metodat e kurimit dhe trajtimit të problemeve me veshkat. Për të prekurit e hershëm të sëmundjes kronike të veshkave, duhet të kujdesen për ushqimet që konsumojnë. Këshillohet që ata të konsumojnë peshk, mish pa dhjamë, mish pule, qumësht, oriz, grurë, misër etj. Gjithashtu edhe vitaminat janë shumë thelbësore në rolin e trajtimit të këtij problemi. Këto vitamina i gjejmë kryesisht tek frutat dhe perimet si domate, lakër, portokallet etj. Mirë është që çdo ditë pacientët më problemet me veshkat të konsumojnë një sasi të caktuar zarzavatesh dhe frutash të freskëta.
Sëmundjet e veshkave, kush rrezikohet dhe si parandalohen

Fillimi i sëmundjes shpesh mund të jetë i heshtur dhe pa shenja të dukshme për pacientin, të cilat ai i konsideron si pjesë të normalitetit të tij të përditshëm.

Të dhënat

Në botë më shumë se 10% e popullsisë së rritur apo 1 në 10 persona, ka ndonjë formë të dëmtimit të veshkave. Pra, 90% e atyre që vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave, mbeten të paidentifikuar. Çdo vit miliona vetë vdesin para kohe nga sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me sëmundjet kronike të veshkave. Prania e sëmundjeve kronike të veshkave lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe nga ana tjetër vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare janë 8 herë më të larta tek pacientët me sëmundje kronike të veshkave. Në vendin tonë çdo vit kemi rreth 400 raste të reja me sëmundje kronike të veshkave, si glomerulonefrite, infeksione të traktit urinar, nefropati diabetike, kalkuloza renale, etj.

Trendi

Sëmundjet kronike të veshkave, jo vetëm vazhdojnë të rriten në mbarë botën, por edhe po shfaqen në faza mjaft të avancuara. Ato janë cilësuar vrasës të heshtur, pasi dëmtimi i veshkave ndodh në mënyrë të ngadalshme dhe të fshehtë për një periudhë të gjatë kohore, prej muajsh apo vitesh, çka sjell një diagnostikim të vonshëm të tyre dhe dëmtime të rënda të veshkave, që më pas kërkojnë terapi zëvendësuese të funksionit të tyre apo të vetë veshkave si dializa apo transplanti. Këto terapi janë invazive dhe jashtëzakonisht të kushtueshme si për buxhetet e kujdesit shëndetësor ashtu edhe për ato të familjeve. Pra, sëmundjet kronike të veshkave nuk janë të shërueshme dhe pacienti do të ketë nevojë për përkujdesje për pjesën tjetër të jetës së tij.

Problemet

Sëmundjet kronike të veshkave shkaktojnë edhe probleme të tjera shëndetësore, shpesh të pavlerësuara, si sëmundjet kardiovaskulare të parakohshme, të cilat japin rritje të rasteve të sëmundjes e vdekshmërisë dhe kanë kosto të konsiderueshme për kujdesin shëndetësor. Ndaj duhet të vëmë theksin tek zbulimi i hershëm i sëmundjeve të veshkave dhe trajtimi i tyre në kohë, pasi zbulimi i hershëm i sëmundjeve të veshkave do të ishte me kosto efektive. Të dhënat e mirë dokumentuara tregojnë se sëmundjet kronike të veshkave kanë kosto të lartë.

Shenjat

Fillimi i sëmundjes shpesh mund të jetë i heshtur dhe pa shenja të dukshme për pacientin, të cilat ai i konsideron si pjesë të normalitetit të tij të përditshëm. Ndër shqetësimet më të shpeshta që paraqesin të sëmurët me sëmundje të veshkave janë ndryshime të urinimit si: urinim të shpeshtë (mbi 4-5 herë në ditë), me dhimbje ose djegie, me ngjyrë të kuqe apo të errët, ndryshim të sasisë së urinimit etj. Shfaqje e edemeve (ënjtjeve) në këmbë, duar apo fytyrë. Shqetësime të tjera janë: lodhja, të përziera, të vjella, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje mesi.

Parandalimi

Për parandalimin e sëmundjeve të veshkave duhet të bëni rregullisht aktivitet fizik. Marrja me aktivitet fizik në mënyrë të moderuar të paktën 30 minuta në ditë në pesë ditë të javës. Aktiviteti fizik zhvillohet duke ecur me ritëm mesatar, duke vrapuar, duke lëvizur me biçikletë, etj. Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për funksionin e veshkave, pasi përmirëson funksionin e muskujve, ul tensionin e gjakut, kolesterolin në gjak, mban një peshë të shëndetshme të trupit dhe përmirëson gjumin. Kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak. Gjysma e njerëzve, që vuajnë nga sëmundja e sheqerit, zhvillojnë dëmtime të veshkave. Pacientët diabetikë duhet të bëjnë një kontroll të rregullt të albuminurisë, të paktën një herë në gjashtë muaj, të mbajnë në normë shifrat e glicemisë dhe të kenë kujdes me dietën. Matni rregullisht tensionin e gjakut. Pak njerëz e dinë se tensioni i lartë i gjakut është një shkaktar i zakonshëm i dëmtimit të veshkave. Pacientët me tension të lartë gjaku duhet të mbajnë nën kontroll shifrat e tensionit, të kenë kujdes me dietën dhe aktivitetin fizik, pasi të gjitha këto ngadalësojnë progresionin drejt sëmundjes kronike të veshkave. Ushqehuni shëndetshëm dhe mbani peshën nën kontroll. Ngrënia e shëndetshme parandalon diabetin, sëmundjet e zemrës dhe faktorë të tjerë të lidhur me sëmundjet kronike të veshkave. Çdo ditë përdorni 5 porcione fruta e zarzavate, 5 porcione drithëra, pini jo më pak se 1,5 litra ujë dhe reduktoni marrjen e kripës. Rekomandohet konsumi i jo më shumë se 5-6 gram kripë në ditë, rreth një lugë çaji dhe duhet të shmanget konsumi i ushqimeve të kriposura, pra që përmbajnë shumë kripë. Mos pini duhan. Nikotina dëmton muret e brendshme të enëve të gjakut dhe lejon yndyrat dhe pllakëzat e gjakut që të ngjiten tek to, duke ngadalësuar rrjedhjen e gjakut në veshka dhe dëmtimin e funksionimit të tyre. Duhanpirja rrit rrezikun për kancer të veshkave me 50%. Mos përdorni ilaçe pa konsultën e mjekut. Shumë pacientë, sidomos të moshuarit, pësojnë sëmundje kronike të veshkave, pasi përdorin pa kriter apo me shumicë ilaçe anti-inflamatore, për të qetësuar dhimbje të ndryshme. Bëni ekzaminime, nëse jeni në rrezik për sëmundje të veshkave apo keni një ose më shumë faktorë të lartë të rrezikut. Secili nga ne duhet t’i kushtojë rëndësi aparatit të tij urinar, duke bërë një kontroll, të paktën një herë në vit dhe kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar një sërë sëmundjesh renale.


**************

Rregullat e arta për parandalimin dhe kurimin e veshkave

Gjithçka duhet të dini mbi veshkat, këshillat e mjekëve specialistë dhe ushqimet kuruese
Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo ditë e më shumë një problem i shëndetit publik në mbarë botën dhe shoqërohen me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë. Gjithashtu ato janë problem social dhe ekonomik për të sëmurët, familjet e tyre dhe gjithë shoqërinë. Dhimbja e veshkave në shumicën e rasteve konsiderohet si një dhimbje kalimtare. Ajo nis krejt papritur dhe shkaqet e saj janë të ndryshme. Shpesh, dhimbja lidhet direkt me organet, por në shumë raste ka lidhje edhe me faktorë të tjerë që nuk kanë të bëjnë me veshkat, si p.sh. në rastet kur dhimbja përhapet në të tërë shpinën. Nuk duhet nënvlerësuar edhe roli i stresit.

Shkaqet

Shkaqet e dhimbjes së veshkave mund të jenë të ndryshme. Në disa raste mund të kemi të bëjmë me praninë e gurëve në veshka, por në rastin e femrave, ndikim jo të vogël ka edhe cikli menstrual. Kjo ka lidhje me muskulaturën, e cila në periudhën e menstruacioneve kontraktohet, duke provokuar kriza. Dhimbje të tilla mund të shfaqen edhe në fund të shtatzënisë, për shkak të ndryshimeve hormonale që i paraprijnë procesit të lindjes. Në të tilla raste, pak mund të bëhet për pak për trajtimin e dhimbjes. Por në rast se dhimbja përhapet në pjesën e barkut, prek edhe këmbët dhe shoqërohet me djegie gjatë urinimit, atëherë kemi të bëjmë me infeksion të rrugëve urinare. Në këto raste, është e domosdoshme t’i drejtohemi mjekut për analiza dhe mënyrën e trajtimit. Dhimbja e veshkave në disa raste mund të lidhet edhe me stomakun. Acarimi dhe enjtja e këtij të fundit ushtron presion mbi veshkat, duke shkaktuar dhimbje. Në raste të tjera, nëse dhimbja e veshkave shoqërohet me ndjesinë e sikletit në vezore, duhet t’i drejtohemi menjëherë mjekut. Në shumë raste të tilla, dhimbja vjen për shkak të kisteve. Gjithashtu, edhe alkooli, nëse abuzohet në sasi, mund të shkaktojë probleme në veshka.

Trajtimi

Në disa raste, trajtimi i dhimbjes së veshkave mund të jetë më i thjeshtë nga sa e mendojmë. Ka raste kur shqetësimet vijnë për shkak të dehidratimit, ndaj konsumimi i lëngjeve rikthen veshkat në gjendje normale. Në rastin kur dhimbja vjen për shkak të stomakut, mjekët këshillojnë konsumimin e ushqimeve që e kanë të lehtë kalimin në aparatin tretës. Në rastet kur dhimbja lidhet me ciklin menstrual, një qetësues mund të na vijë në ndihmë. Ndërsa kur është fjala për gurë në veshka, mjeku përcakton nëse është e nevojshme heqja apo shkrirja e tyre me anë të ilaçeve. Gjithashtu, mjekët nefrologë përcaktojnë edhe përdorimin e antibiotikëve në rastet kur kemi të bëjmë me një infeksion.

Veshkat janë organe sa të komplikuara aq edhe të mahnitshme.
Ato kanë role të shumta biologjike, si:
-Rregullojnë ekuilibrin e ujit në trup dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak si sodiumi, potasi, fosfori dhe kalciumi;
-Eliminojnë një sërë toksinash nga trupi ynë;
-Prodhojnë disa hormone, p.sh. etinën që ndikon në presionin arterial, nxisin prodhimin e qelizave të kuqe në palcën e kockave dhe
-Marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D

Nga se preken më shpesh veshkat

-Veshkat preken nga një shumëllojshmëri sëmundjesh dhe çrregullimesh të saj. Në shumicën e sëmundjeve të veshkave, sulmohen njësitë e filtrimit të veshkave (nefronet) dhe dëmtojnë aftësinë e tyre për të eliminuar mbeturinat dhe lëngjet e tepërta.
-Nuk ka asnjë shkak të vetëm të sëmundjes kronike të veshkave.
-Disa forma të sëmundjes mund të jenë të trashëguara, ndërsa të tjerat janë të fituara.
Sëmundjet më të shpeshta të veshkave janë:
Kalkuloza renale është termi që përdoret në rast të pranisë së gurëve në sistemin urinar. Madhësia dhe përbërja e tyre është e ndryshme dhe mund të shkaktojnë dhimbje të forta. Meshkujt janë më shpesh të prekur se femrat.
-Infeksionet e traktit urinar shkaktohen nga prania e shtuar e bakterieve në urinë. Infeksionet janë më të shpeshta te femrat sesa te meshkujt.
-Glomerolunefriti një grup i sëmundjeve që shkaktojnë inflamacion dhe dëme në njësitë e filtrimit të veshkave
-Insuficienca renale zhvillohet kur veshkat nuk janë më të afta të rregullojnë balancën e ujit dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak. Insuficienca renale, është e formës akute (fillim i menjëhershëm dhe humbje e përkohshme e funksionit të veshkave) dhe mund të jetë pasojë e traumave, hemorragjive, përdorimit të disa medikamenteve, gjendjeve skeptike etj dhe forma kronike e insuficiencës renale e cila, është një ulje graduale e funksionit të veshkave në vite.
-Keqformime të lindura, që ndodhin tek një fëmijë që zhvillohet në mitrën e nënës së tij. Për shembull, mund të ndodhë një ngushtim që parandalon rrjedhjen normale të urinës, kjo shkakton infeksione dhe mund të dëmtojë veshkat.
-Dëmtimet e veshkave nga diabeti i sheqerit dhe tensioni i lartë i gjakut.
-Shkaku i sëmundjeve të veshkave, shpesh mbetet i panjohur, por SK e veshkave e cila sot po bëhet problem i shëndetit publik ka disa kushte apo gjendje që ndikojnë në zhvillimin e saj dhe janë të gjitha kushtet apo gjendjet e mësipërme, si diabeti i sheqerit dhe tensioni i lartë në gjak, glomerulonefriti, sëmundjet e trashëguara, si sëmundja e veshkave polikistike, keqformime të lindura, lupusi dhe sëmundje të tjera që ndikojnë në sistemin imunitar të trupit, pengesat e shkaktuara nga probleme si gurët në veshka, tumoret apo një gjëndër zgjeruar prostatës tek burrat dhe infeksionet urinare të përsëritura.

Disa fakte

-Në botë më shumë se 10% e popullsisë së rritur apo 1 në 10 persona, ka ndonjë formë të dëmtimit të veshkave
-90% e atyre që vuajnë nga SK e veshkave mbeten të paidentifikuar
-Shkaku i sëmundjeve të veshkave, shpesh, mbetet i panjohur
-Diabeti i sheqerit dhe tensioni i lartë në gjak janë në shkaktarët kryesorë të SKV
-Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes për të gjithë njerëzit me sëmundje kronike të veshkave.
-Çdo vit miliona vetë vdesin para kohe nga sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me sëmundjet kronike të veshkave, vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare janë 8 herë më të larta tek pacientët me sëmundje kronike të veshkave.
-Zbulimi i hershëm mund të ndihmojë parandalimin e progresionit të sëmundjes së veshkave në SK të veshkave.
-Tre teste të thjeshta mund të zbulojë SK të veshkave, kontrolli i tensionit të gjakut, gjetja e albuminës në urinë dhe matja e kreatininës në serum.
-Rritja e sasisë se proteinave në urinë është një tregues se SK e veshkave është e pranishme
-SK e veshkave kanë kosto të konsiderueshme për kujdesin shëndetësor
-SK e veshkave nuk janë të shërueshme dhe pacienti do të ketë nevojë për përkujdesje për pjesën tjetër të jetës së tij.
-Në vendin tonë çdo vit kemi rreth 400 raste të reja me sëmundje kronike të veshkave.
-Sipas shoqatës shqiptare të nefrollogjisë shkaktarë të SK të veshkave janë, glomerulonefriti (24.4%), infeksione të traktit urinar(31%), nefropatia diabetike, kalkuloza renale, HTA, etj.

-Sëmundjet kronike të veshkave jo vetëm vazhdojnë të rriten në mbarë botën, por edhe po shfaqen në faza mjaft të avancuara. Ato janë cilësuar vrasës të heshtur, mbasi dëmtimi i veshkave ndodh në mënyrë të ngadalshme dhe të fshehtë për një periudhë të gjatë kohore, prej muajsh apo vitesh, çka sjell një diagnostikim të vonshëm të tyre dhe dëmtime të rënda të veshkave; që më pas kërkojnë terapi zëvendësuese të funksionit të tyre apo të vetë veshkave si dializa apo transplanti.
-Pacientët që trajtohen vetëm me hemodializë në vendin tonë kanë ardhur në rritje, psh nga 46 pacientë ne vitin 2006 në 404 pacientë në vitin 2010, me dializë peritoneale janë 51 pacientë që trajtohen për vitin 2010,; ndërsa pacientë që ndiqen nga Spitali Universitar “Nënë Tereza”, me ransplanto renal për vitin 2010 është 153 pacientë.

-Në vendin tonë kemi keqformime të lindura në rreth 2-3% të foshnjave të lindura. SK e veshkave mund të ndodhë tek kushdo, por më të rrezikuar janë:
-Personat mbi 50 vjeç
-Pacientët që vuajnë nga diabeti
-Pacientët që vuajnë me tension të lartë të gjakut
-Njerëzit me një histori familjare të sëmundjeve të veshkave
-Njerëzit me sëmundje kardiovaskulare
-Njerëzit me mbipeshë apo të dhjamosur
-Duhanpirësit.

Shenjat e SK të veshkave:

-Fillimi i sëmundjes shpesh mund të jetë i heshtur dhe pa shenja të dukshme për pacientin të cilat ai i konsideron si pjesë të normalitetit të tij të përditshëm. Ndër shqetësimet më të shpeshta që paraqesin të sëmurët me sëmundje të veshkave mund të përmendim:
-Ndryshime të urinimit si:
urinim të shpeshtë (mbi 4-5 herë në ditë), me dhimbje ose djegie, me ngjyrë të kuqe apo të errët, ndryshim të sasisë së urinimit etj. Shfaqje e demave (ënjtjeve) në: këmbë, duar apo fytyrë. Shqetësime të tjera janë: -lodhja, të përziera, të vjella, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje mesi.

Për parandalimin e sëmundjeve të veshkave duhet të mbani parasysh disa këshilla të cilat njihen si 7 rregullat e arta:
1. Bëni rregullisht aktivitet fizik.
Marrja me akti vitet fizik në mënyrë të moderuar të paktën 30 minuta në ditë në pesë ditë të javës. Aktiviteti fizik zhvillohet duke ecur me ritëm mesatar, vrapuar, duke lëvizur me biçikletë, etj… Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për funksionin e veshkave, pasi përmirëson funksionin e muskujve, ul tensionin e gjakut, kolesterolin në gjak, mban një peshë të shëndetshme të trupit dhe përmirëson gjumin.
2. Kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak. Gjysma e njerëzve që vuajnë nga sëmundja e sheqerit zhvillojnë dëmtime të veshkave. Pacientët diabetikë duhet të bëjnë një kontroll të rregullt të albuminurisë, të paktën një herë në gjashtë muaj, të mbajnë në normë shifrat e glicemisë dhe të kenë kujdes me dietën.
3. Masni rregullisht tensionin e gjakut.
Pak njerëz e dinë se tensioni i lartë i gjakut është një shkaktar i zakonshëm i dëmtimit të veshkave. Pacientët me tension të lartë të gjakut, duhet të mbajnë nën kontroll shifrat e tensionit, të kenë kujdes me dietën dhe aktivitetin fizik, pasi të gjitha këto ngadalësojnë progresionin drejt sëmundjes renale kronike.
4. Ushqehuni shëndetshëm dhe mbani peshën nën kontroll.
Ngrënia e shëndetshme parandalon diabetin, sëmundjet e zemrës dhe faktorë të tjerë të lidhur me sëmundjet kronike të veshkave. Çdo ditë përdorni 5 porcione fruta e zarzavate, 5 porcione drithra, pini jo më pak se 1,5 litra ujë dhe reduktoni marrjen e kripës. Rekomandohet konsumi i jo më shumë se 5-6 gram kripë në ditë, rreth një lugë çaji dhe të shmanget konsumi i ushqimeve të kriposura/përmbajnë shumë kripë.
5. Shmangni pirjen e duhanit.
Nikotina dëmton muret e brendshme të enëve të gjakut dhe lejon yndyrnat dhe pllakëzat e gjakut që të ngjiten tek to; duke ngadalësuar rrjedhjen e gjakut në veshka dhe dëmtimin e funksionimit të tyre. Duhanpirja rrit rrezikun për kancer të veshkave me 50%.

6. Shmangni përdorimi e ilaçeve pa konsultën e mjekut.
Shumë pacientë, sidomos të moshuarit, bëhen të sëmurë me sëmundje kronike të veshkave pasi përdorin pa kriter apo me shumicë ilaçe anti-inflamatore për të qetësuar dhimbje të ndryshme.
7. Bëni ekzaminime, nëse jeni në rrezik për sëmundje të veshkave, apo keni një ose më shumë faktorë të lartë të rrezikut.

Kuriozitete për veshkat
A e dini se: -Çdo minutë, përmes arterieve të veshkave, hyn në veshka rreth një litër gjak,apo një e pesta e tërë gjakut që pompohet nga zemra. Pasi pastrohet gjaku kthehet përsëri në trup.
A e dini se: Çdo ditë veshkat tuaja kontrollojnë me kujdes sasinë e kripës dhe të ujit në trupin tuaj në mënyrë që tensioni juaj i gjakut te mbetet i njëjtë.
A e dini se: Veshkat prodhojnë hormonin e reninës që rregullon tensionin dhe volumin e gjakut
A e dini se: Veshkat prodhojnë hormonin e eritropoetinës që stimulon palcën e kockave për të prodhuar rruazat e kuqe të gjakut.
A e dini se: Veshkat aktivizojnë vitaminën D,e cila është e rëndësishme për të pasur kocka të shëndetshme.
A e dini se: Sulmi në “veshka” është i ngjashëm me sulmin në zemër dhe goditjen në tru.
Mënyra më e mirë për të parandaluar një sëmundjet e veshkave është, duke bërë një kontroll, të paktën një herë në vit: masni tensionin e gjakut,kryeni një analizë urine dhe matjen e kreatininës në serum.

Mjekësia popullore për veshkat
- Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave.
- Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh.
- Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura me bimë për kurimin e gurëve në veshka.
- Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie, etj.
- Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji.
- Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka.
- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit).
- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame.
- Përdorni ushqime të lehta: supe me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili.
- Lëvizni sa më shumë të mundeni.
- Një herë në tre muaj bëni ECHO.
- Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe pehashit (Ph).
- Bëni banja me ujë të ngrohtë.
- Mos pini alkool dhe duhan.
- Simptomat e gurëve në veshka janë dhembje barku, frymëmarrje të ngadalta e të thella, prani e ketoneve në gjak dhe në urinë.


**************
Gurët në veshka, kurat popullore dhe bimore për t’i shëruar

Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatet nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Specialistët që merren me sëmundjen e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje, ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që nuk i kanë ndjerë asnjëherë shqetësimet, dhe pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve, në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohënisedhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë (mjekë të sëmundjes së veshkave), rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supa dhe fruta. Ekzistojnë shumë lloje, sipas natyrës kimike të toksinave apo mbetjeve në to. Këta gurë kanë karakteristikat e tyre të veçanta, çka dhe lejon identifikimin e tyre.

Burrat

Gurët në veshka janë më të zakonshme të burrat, ku katër në pesë raste kanë gurë në veshka. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve të njerëzit e prekshëm nga kjo sëmundje janë: marrja e paktë e lëngjeve, infeksionet kronike në rrugët urinare, keqpërdorimi i disa mjekimeve, bllokimi i rrugëve urinare me aktivitet të kufizuar për disa javë, si dhe disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.

Lehtësimi i dhembjeve

Pas përcaktimit të saktë të diagnozës, i sëmuri trajtohet me analgjezinë të lehtë dhe antiperistatike me efekt jo të fortë. Atij i jepen lëngje të ngrohta dhe i rekomandohet bërja e banjave në vaskë me ujë të vakët. Uji i ngrohtë çliron tek i sëmuri rrugët urinare. Për të lehtësuar dhembjet përdoren disa lloj ilaçesh, të cilat vetëm mjeku mund t’i japë. Rekomandohet konsumimi i ushqimeve të lehta, supave me zarzavate, lëngjeve të frutave, çajrat e ndryshme, etj.

Rekomandime
- Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave.
- Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh.
- Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve.
- Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura me bimë për kurimin e gurëve në veshka.
- Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie, etj.
- Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji.
- Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka.
- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit).
- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame.
- Përdorni ushqime të lehta: supe me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili.
- Lëvizni sa më shumë të mundeni.
- Një herë në tre muaj bëni ECHO.
- Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe pehashit (Ph).
- Bëni banja me ujë të ngrohtë.
- Mos pini alkool dhe duhan.

Simptomat e gurëve në veshka janë:
- Dhembje barku.
- Frymëmarrje të ngadalta e të thella.
- Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë.

Efektet e lëngut të mollës
Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë. Molla pritet në kubikë të vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lëngun e limonit. Më pas shtohet mjalti dhe lihet deri sa të formohet një masë e trashë si qull. Kura e përgatitur përdoret disa herë në ditë nga 1 lugë gjelle. Kurse gjethet e kësaj peme përdoren për lehtësimin e ënjtjeve në trup. Një grusht nga këto gjethe hidhen në 2 litra ujë dhe lihen të zihen për 20 minuta. Çaji pihet 2 herë në ditë nga gjysmë gote para buke. Molla zvogëlon kolesterinën në gjak dhe preferohet si preventiv për arteriosklerozën dhe hipertensionin në gjak. Është mirë të konsumohen 3 kokrra mollë në ditë.

Roli i lëngjeve për gurët në veshka
Pirja e ujit dhe e lëngjeve është e domosdoshme për jetën e njeriut dhe pa të njeriu nuk mund të jetojë. Njeriu mund të mos ushqehet gjatë shumë ditëve, por me kusht që të pijë ujë. Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave. Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh. Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve.

Çaji i koprës
Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçe dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet dy deri tri gota në ditë.

Dardha
Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike dhe ndikon pozitivisht në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare. Për këtë qëllim përdoret çaji i përgatitur si më poshtë. Merrni 40-50 gramë cipa dardhash, i hidhni në 250 ml ujë. Këto i zieni për 20 minuta dhe lëngu i fituar pihet i ngrohtë, në mëngjes esëll, për 7-10 ditë. Gjethet e dardhës kanë veti të mira diuretike dhe antiseptikë dhe përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare, në cistitet, në gurët e veshkave, në dhëmbët e fshikëzës urinare, etj. Në këto raste këshillohet infuzi i gjetheve. Merrni 20-25 gramë gjethe dardhe dhe i zhytni në një enë me 250 ml ujë të vluar. I lini aty për 10 minuta dhe lëngu i fituar pihet një orë para buke. Kjo përsëritet 2-3 herë në ditë, ndërsa kura rekomandohet për 10-15 ditë. Frutat e dardhës përdoren në gjendje të freskët në kohën e pjekjes natyrore, të ruajtura në frigorifer dhe të përpunuara në formë marmelatë, konservë kompostoje ose të thara. Dardha përmban kripëra mineralë si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur, etj. 4-5 për qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike, etj. Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, pastrojnë zorrët dhe japin energji. Ndërsa kur janë të papjekura, nuk treten lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak

Portokalli për veshkat

Portokalli është i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes. Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.


15 ushqimet më të shëndetshme për veshkat
Shumë ushqime që na mbrojnë nga oksidimi përfshihen edhe në dietën për veshka dhe bëhen një zgjedhje shumë e mirë për pacient me dializë apo njerëz me sëmundje kronike të veshkave. Të ushqyerit me ushqime të shëndetshme është shumë e rëndësishme për njerëz me sëmundje të veshkave për shkak se ata përjetojnë më shumë inflamacione dhe kanë rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes kardiovaskulare. Më poshtë keni 15 ushqime të shëndetshme për veshkat, ushqime përplot me antioksidant që ju duhet ti fusni në planin e dietës tuaj.

1. Speci i Kuq
Specat e kuq zile janë me sasi të vogël të potasës dhe me shije shumë, por kjo nuk është arsyeja qe i bënë ushqim shumë i mirë për veshka. Këto perime të shijshme janë gjithashtu burim shumë i mirë i vitaminës C dhe Vitaminës A, e gjithashtu edhe vitaminës b6, acidit folik dhe fibrës. Specat e kuqë janë të mirë sepse përmbajnë licopene, një antioksidant që na mbron nga disa kancer. Më së miri është që ky spec të hahet ashtu si është ose të piqet pak por jo shumë. Mund të përzihet edhe me sallata e ushqime tjera sipas dëshirës.

2. Lakra
Lakra është përplot me fitokemikale, përzierje kemikale që gjenden në fruta dhe perime e që zbërthejnë radikalët e lirë para se ata të bëjnë dëmin. Shumë nga këto fitokemikale janë të njohura si mbrojtës kundër kancerit e gjithashtu promovojnë shëndetin kardiovaskular. Sulforafane, një fitokemikal që gjenden në perimet si lakra, mund të parandaloj apo ndaloj zhvillimin e qelizave kancerogjene, në mushkëri, zorrë, gji, fshikëz të urinës, prostatë dhe vezor. Me sasi të lartë të vitaminës K, Vitamine C dhe fibër, lakra është gjithashtu një burim i mirë i vitamines B6 dhe acidit folik. Me sasi të vogël të potasës dhe çmim të lirë, lakra është një super ushqim që mund ta shtosh në dietën për veshka.

3. Lulelakra

Edhe lulelakra është gjithashtu e pasur me vitaminë C dhe një burim shumë i mirë i fibrës dhe folates. Gjithashtu është e mbushur me përzierje që i ndihmojnë mëlçisë të neutralizoj substancat toksike që mund të dëmtojnë membranën e qelizave dhe ADN. Më të mira janë kur shërbehen ashtu si janë ose të avullohen apo të përzihen me perime tjera në sallata të ndryshme.

4. Hudhra

Hudhrat ndihmojnë në parandalimin e formimit të pllakave në dhëmbë, ulë kolesterinën dhe zvogëlon inflamacionin. Blej të freskët, të grirë apo si pluhur dhe shtoja mishit, perimeve, pastave apo edhe kosit. Hudhra ofron një shije shumë të mirë ushqimeve dhe hudhra pluhur mund të përdoret në vend të kripës së zakonshme për pacientë me dializë. Lexo më shumë lidhur me të mirat e hudhrës në postin e më hershëm.

5. Qepët

Qepa përmban përzierje të sulfurit dhe kjo është ajo që na bënë të qajmë kur e qërojmë. Por përveç se të bënë të qash, qepa është gjithashtu e pasur me flavonoid, veçanërisht quercitin, një anti-oksidant i fuqishëm që funksionon në zvogëlimin e sëmundjes së zemrës dhe na mbron kundër shumë llojeve të kancerit. Qepët janë me pak potas dhe një burim i mirë i kromit, një mineral që na ndihmon në metabolizmin e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve.

6. Molla

Molla njihen që zvogëlojnë kolesterinën, parandalojnë kapsllëkun, na mbrojnë nga sëmundja e zemrës dhe zvogëlojnë rrezikun e kancerit. Me shumë fibër dhe përzierje anti-inflamacion, një mollë në ditë vërtetë ju ndihmon. Lajm i mirë gjithashtu edhe për ata me sëmundje të veshkave të cilët veç kanë vizituar mjekun deri tani. Kështu që mos harroni të hani mollën dhe atë me gjithë fara. Ju gjithashtu mund pini edhe lëng molle apo të gatuani një pite me molla.

7. Manaferrat

Manaferrat njihen si mbrojtës kundër infeksioneve të fshikëzës së urinës duke parandaluar ngjitjen e baktereve në muret e fshikëzës. Në po të njëjtën mënyrë, manaferrat gjithashtu e mbrojnë stomakun nga bakteret që shkaktojnë ulcerë dhe mbrojnë shtresimin e traktit gastrointestinal. Manaferrat gjithashtu janë parë që mbrojnë kundër kancerit dhe sëmundjes së zemrës.

8. Boronicat

Edhe boronicat janë të pasura me shumë antioksidant që quhen anthocianidis, të cilët gjithashtu i dhurojnë ngjyrën blu boronicave. Boronicat gjithashtu janë përplot me përzierje natyrale që ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacioneve. Janë burim i mirë i vitaminës C, magnez, një përzierje që i mbanë eshtrat e shëndetshme, dhe fibrës. Gjithashtu mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga disa efekte të plakjes.

9. Mjedrat

Mjedrat përmbajnë një fitonutrient që quhet acid ellagik i cili ndihmon në neutralizimin e radikalëve të lirë në trup dhe kështu parandalojnë dëmtimin qelizor. Ato gjithashtu përmbajnë një tjetër antioksidant që quhen anthocianin, antioksidant që i japin ngjyrën e kuqe atyre. Janë një burim i shkëlqyeshëm i magnezit, vitaminës C, fibër, folate dhe vitamin B, mjedrat kanë përbërës që ndalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe formimin e tumoreve.

10. Dredhëzat

Dredhëzat janë të pasura me dy lloje të fenolëve: anthocianin dhe ellagitanin. Antohocianinët janë ato që i japin ngjyrën e kuqe dredhëzave dhe janë antioksidant të fuqishëm që ndihmojnë në mbrojtjen e strukturave qelizore dhe parandalojnë dëmet oksidative. Dredhëzat janë burim i mirë i vitaminës C dhe magnezit dhe një burim shumë shumë i mirë i fibrës. Njihen që ofrojnë mbrojtje të zemrës si dhe kanë përbërje antikancerogjene.

11. Qershitë

Qershitë kur konsumohen për ditë kanë treguar rezultate të mira në zvogëlimin e inflamacionit. Ato janë gjithashtu të mbushura me antioksidant dhe fitokemikale që mbrojnë zemrën.

12. Rrushi i Kuq

Rrushi i kuq përmban disa flavonoid të cilët gjithashtu i japin ngjyrën e kuqe. Flavonoidët ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjes së zemrës duke parandaluar oksidimin dhe zvogëluar formimin e mpiksjes së gjakut. Rezervatrol, një flavonoid që gjendet në rrush, mund që gjithashtu të stimuloj prodhimin e oksidi nitrik i cili ndihmon në relaksimin e qelizave muskulore tek enët e gjakut kështu duke shtuar rrjedhën e gjakut. Këta flavonoid gjithashtu ofrojnë mbrojtje kundër kancerit dhe parandalojnë inflamacionin.

13. E bardha e vezës

E bardha e vezës është krejtësisht proteinë dhe ofron kualitetin më të lartë të proteinës me të gjithë amino acidet. Për dietë të veshkave, e bardha e vezës ofrojnë proteina me më pak fosfor se sa burimet tjera të proteinave sikur e verdha e vezës (gogluqi), apo mishrat. Bëj ndonjë omëletë me të bardhën e vezës ose sanduiç.

14. Peshku

Peshku ofron kualitet të lartë të proteinës e cila përmban acide yndyrore të quajtura omega. Këto yndyra të shëndetshme në peshk ndihmojnë në luftë kundër sëmundjeve sikur sëmundja e zemrës dhe kanceri. Omega-3 gjithashtu ndihmon në uljen e kolesterinës së keqe (LDL) dhe ngrit kolesterinën e mirë (HDL).

15. Vaji i Ullirit

Vaji i ullirit është një burim i mirë i acidit olik, një acid yndyrorë anti-inflamator. Yndyrat gjysmë të ngopura në vaj të ullirit na mbrojnë kundër oksidimit. Vaji Ullirit është i pasur me ploifenols dhe përzierje antiokside që parandalojnë inflamacionin dhe oksidimin. Studimet tregojnë se aty ku popujt përdornin sasi të mëdha të vajit të ullirit në vend të vajrave tjera kishin përqindje më të ulët të sëmundjes së zemrës dhe kancerit. Blini vaj ulliri extra virgin për shkak se janë me sasinë e plotë të antioksidantëve dhe përdore vajin e ullirit për sallata dhe në vend të vajit të zakonshëm. Këto ushqime janë të mira për të gjithë njerëzit e jo vetëm për ata të cilët kanë probleme me veshka. Kështu që kushdo mund të përfitoj nga të mirat e këtyre ushqimeve e sidomos ata të cilët kanë probleme me veshka./tiranaobserver/

Burimi: https://rajonipress.com

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...