Një Letër e hapur është nis nga Mërgata shqiptare në Graz të Austrisë për institucionet më të larta të Kosovës. Në focus të Letrës janë shqetësimet e shqiptarëve të Grazit për zhvillimet më të fundit në Kosovë.
Ja teksti i saj:
I nderuari,z-President Hashim Thaçi
I nderuari,z-Kryeminister Isa Mustafa
I nderuari,z-Kryetar i Parlamentit z-Kadri Veseli
Të nderuar deputet dhe deputete.
Ne mërgimtarët , antarët e Shoqatës „Atdheu“ në Graz të Austrisë jemi jashtzakonisht shumë të shqetësuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë,e sidomos me qështjen e demarkacionit me Malin e zi.Ne kemi vendosur që për mes kësaj letre t´ju kërkojmë deputetëve t,kuvendit të Republikës së Kosovës që të mos e ratifikojnë marrveshëjen sipas Komisionit të formuar nga Qeveria e Kosovës .Pa dyshim ne jemi të bindur se ka gabime te mëdhaja dhe Kosova humb shumë teritor. Gjë që ,na sjell telashe të medha, neve dhe gjeneratave pas nesh me Malin e Zi. Ne jemi të bindur se do te përmisohen gabimet para se të votohet në kuvend, si mundësi rishikimit dhe ajo e arbitrazhit ndërkombëtar siq e bejn të gjitha shtetet me prevojë të madhe dhe Demokraci të vertetë si shembull; Amerika me Mexsiken, Gjermania me Qekinë , apo Sllovenija me Kroacinë. Edhe ne si popull jemi te gateshëm ta luftojmë qdo presion qoft i mbrendëshëm apo i jashtem pë ta votuar në kët formë demokracionin e damshëm për popullin e Kosovës. Me bindjen se me anë të kësaj letre, po kontribojmë sa do pak paqe, dhe fqinjesi të mirë në ballkan edhe një herë ju bëjm thirrje Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të votojnë në kët form demarkacionin me Malin e zi.
Me respekt..
Kryesia e Shoqatës Atdheu nga Grazi i Austrisë,ku gjithmonë kann qenë në ndihmë atedheut dhe kauzës shqiptare .
Kryetari i shoqates ATDHEU NE GRAZ TË AUSTRISË, Bashkim Shala.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2016/08/31
Dokumente Hapësinore nuk janë dëshmi, as garant të vijës kufitare me Malin e Zi
Nga arch. Ylber Vokshi-Ylli/
Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Shtetëror për Shënimin e Kufirit mes Kosovës e Malit të Zi, në disa raste po tenton që me anën e disa kumtesave-“proklamatave” të bind opinionin publik se puna e tyre ishte e drejtë dhe e bazuar në Planin zhvillimor të Komunës së Pejës dhe në Planin Hapësinor të Kosovës 2010-2020 +,te miratuara në vitet 2006 dhe 2011.
Si pjesëmarrës aktiv në ato procese edhe një herë deklaroi se këto Dokumente Hapësinore nuk kanë mundur të jenë dëshmi apo garant të vijës kufitare me Malin e Zi,si po tentohet. Në mungesë të vijës së definuar kufitare janë përdorur metodat krahasuese,orientuese dhe progresive, që lejohen në Planifikimin Hapësinor Strategjik në tërë botën,me mundësin e inkorporimit të dhënave apo elementeve në momentin kur të definohen apo ratifikohen kufijtë e Kosovës,punë e cila është në proces edhe sot, pos kufirit me Maqedoninë që është përfunduar.
Nëse mendoni seriozisht ashtu si theksoni se “Plani Hapësinor, pas Kushtetutës, është ndër aktet më të rëndësishme që rregullon shfrytëzimin e hapësirës me të cilën administron shteti në interes të qytetarëve dhe të nevojave të tyre.” Atëherë si mundeni të arsyetoni të vërtetën,realitetin se askush nga ju nuk e ka respektuar apo zbatuar këtë dokument të rëndësishëm hapësinor që duhet të ishte “Kushtetuta e dytë e shtetit”.
Për atë situata hapësinore dhe urbane në tërë Kosovën është kaotike e pa planifikuar në realitet,me mbi 350 000 ndërtime pa leje të evidentuara,në realitet ka shumë ma shumë. Fajtorët kryesor jeni ju vendimmarrësit kosovar, që keni lejuar e në shumë raste keni detyruar banorët e Kosovës të ndërtojnë kështu që 17 vite,duke mos i ditur pasojat të cilat sot po vërehen,pengojnë e në formë akuzojnë.
Mos e keq-përdorni fushën e Planifikimit Hapësinor për politika ditore,ajo është çështje fondamentale për funksionimin e një shoqërie-shteti,shpresoi se e keni kuptuar ma në fund.
Ma detal për këtë problematikë mundeni të lexoni shkrimin tim “Prapë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”, të cilin e ka botuar shtypi gjith-shqiptar në adresën: http://www.ekonomia-ks.com/?page=1,9,391296
Historianët e Deçanit kundër demarkacionit
-Letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës: Ju ftojmë që t’i thoni jo demarkacionit me Malin e Zi dhe i gjithë procesi të kthehet në pikën zero/
-Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në orën 11:30 në seancë plenare, ku “Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, është pika e 6-të e axhendës 8-pikëshe/
PRISHTINË, 31 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Me ftesën që t’i thonë jo demarkacionit me Malin e Zi dhe i gjithë procesi të kthehet në pikën zero, në vazhdimësi të kundërshtimit të Marrëveshjes së Demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ju ka dërguar sot letër të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i cili mblidhet nesër në orën 11:30 në seancë plenare.
“Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, është pika e 6-të e axhendës 8-pikëshe.
Letra e plotë, të cilën e botojnë edhe mediat, e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan:
Të dashur deputetë dhe deputete të Kuvendit të Republikës se Kosovës,
Kanë mbetur edhe disa orë, deri kur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në vendin më të lartë legjislativ të vendit tonë, të fillojë diskutimi dhe më pas miratimi i Marrëveshjes për Demarkacionin në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
Ky është një moment i kthesës së madhe në historinë e Kosovës të pas luftës çlirimtare e cila përfundoi me lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Fati i popullit tonë është në gishtat tuaj. Ju e keni në dorë që të vendosni copëtimin e Kosovës apo të i thoni jo copëtimit të Kosovës. Emrat e juaj, tashmë janë pjesë e historisë së vendit tonë. Një pjesë e juaj jeni nënshkrues të aktit të pavarësisë së 17 shkurtit të vitit 2008, një pjesë tjetër e juaj jeni aktivistë të devotshëm të viteve ’90 të shekullit XX, dhe një pjesë e juaja jeni pjesë e pandashme e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të dashur deputetë dhe deputete të Kuvendit të Republikës se Kosovës,
Më 1 shtator 2016, emrat e juaj përsëri do të hyjnë në histori, por kësaj herë hyrja aty ka një kusht, kusht i cili është në duart tuaja. Të gjithë ju duke i thënë jo demarkacionit më Malin e Zi, do të mbeteni përherë burra e burrnesha të pavdekshëm, ndërsa ju që do të i thoni po demarkacionit me Malin e Zi, do të mbeteni përherë në faqen e zezë të historisë se vendit tonë.
Ju që do të i thoni po demarkacionit me Malin e Zi, do të i leni gjurmë të zezë vetës tuaj, familjes dhe fëmijëve tuaj.
Ne vlerësojmë dhe kemi vlerësuar si dhe e përsërisim prapë, që Komisioni Shtetëror i kryesuar nga Murat Meha, ka bërë punë skandaloze, duke lenë pjesë të tëra të Kosovës jashtë kufijve të saj.
Ju të nderuar deputetë dhe deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet të dini se kufijtë e Kosovës i kanë vendosur gjaku i shumë e shumë dëshmorëve të kombit, e jo lapsi i Murat Mehës dhe pjesës tjetër të komisionit. Ju duhet të dini se në brendësi të Komisionit Qeveritar ka njerëz që janë skandalozë, që kanë një të kaluar jo të mirë kombëtare e profesionale.
Të nderuar deputetë e deputete të Kuvendit të Republikës se Kosovës,
Me votë kundër demarkacionit me Malin e Zi, do të mbroni interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës, do të ndalen shumë procese të tjera të liga për popullin tonë.
Në fund të kësaj letre, ju lutemi kujtoni delegatët e Kuvendit të Prizrenit të korrikut të vitit 1945, delegatë të cilët i thanë po aneksimit të Kosovës nga Serbia, po ashtu kujtojeni edhe delegatët e Kuvendit të Kosovës të marsit të vitit 1989 të cilët me dëshirë ia hoqën Kosovës elementin konstituiv, shikojeni se si sot ata i gjykon historia, andaj edhe ju nesër me 1 shtator 2016, jeni para dy rrugëve, ose të i thoni po copëtimit të Kosovës ose të i thoni jo copëtimit të Kosovës.
Vendosni vet, por nesër historia do të gjykoj veprimin e juaj.
Kaloni diktatet dhe vendimet e forumeve të partive, sepse tash jemi në demokraci dhe nuk jemi në sistemin parti-shtet.
Duke ju uruar punë të mbarë, në emër të Kryesisë dhe të gjitha strukturave dhe anëtarësisë së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ju ftojmë që të i thoni jo demarkacionit me Malin e Zi dhe i gjithë procesi të kthehet në pikën zero.
Sinqerisht,
Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan
INTEGRIMI I KOSOVËS ME MALIN E ZI DUHET TË KALOJNË VETËM NË RRUGËN DEÇAN-PLAVË
Nga Ramiz LUSHAJ
1.Ruejna Zot, po a kini ndie çka po fjalnojnë (fallnojnë) disa zyrtarë të BE-së në Prishtinë e deri në Bruksel, se qysh po kakarisin disa “kokë-pulatikana” të Kosovës: Rruga e integrimit për në Europë kalon nga Mali i Zi (!) Turp e faqja e zezë!
Kjo, sipas këtij kushti poshtalak: u dashka ratifikue Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, se atëherit Kosovës i vjen Lëvizja e Lirë “Shengen”, e pret Integrimi Euro-atlantik, etj. Ç’ka asht gjithë kjo “dashuri me kushte” e Europës ?! Qysh po luen kështu, kaq skutnisht e skuthnisht me parimet e vlerat e veta, kjo, Europa e Bashkuar?!
Europa plakë dhe e re prapë po na kërkon t’iu japim fqinjëve tanë sllavë toka etnike shqiptare. Jo pak, por 82 km2, nja 40 herë ma shumë se Principata e Monakos. Kosova nuk është “monedhë tregu”! Krejt Europa kontinetale, përveç shtetit ishullor të Islandës, ka probleme etnike me toka e kufinj, por askujt e asnjiherë, përveçse Kosovës, BE nuk i ka parashtruar kërkesa të tilla kushtëzuese.
2.Kosova, dikur, rreth nji gjysëm shekulli ma herët, në Planin afatmesëm të zhvillimit ekonomik të saj në vitet 1971-1975 ka pasë planifikue të ndërtohen tri auto-rrugë nacionale për ta lidhë atë me republikat fqinjë: Rruga Deçan-Plavë me Malin e Zi, rruga Prizren-Tetovë me Maqedoninë, rruga Gjilan-Preshevë me Serbinë Jugore. Vetëm rruga Deçan-Plavë nuk u ndërtue asokohe dhe as deri më sot, në shek. XXI. Atë e pengonte Tito me administraten e tij të lartë, etj., tuj arsyetue politikisht: “nuk do të ndërtojmë rrugë me u lidh me Shqipërinë”, sepse kjo rruga Deçan-Plavë do të kalonte në afri, përskej, kufinit Shqipëri Londineze- Kosovë (Ish Jugosllavi).
Kjo që thoshte Tito atëherit ishte vet platforma shovene ideo-politike e diplomatike e Pansllavizmit, e Ortodoksizmit Sllav, prej nga Uralet në Beograd, në Çetinë (kryeqyteti i Fronit i Malit të Zi), në Shkup e në Prishtinë. Kjo e ka vonue tepër gjatë hapjen e Rrugës së sotme Deçan-Plavë, e cila mund të fillonte edhe në vitet ’90, pasi projekti i saj ishte krejt i gatshëm. Kjo platformë sllave po e pengon dhe sot hapjen e Rrugës nga Plava deri në vijën e kufinit me Kosovën.
3.Në vitin 2007 pati një interesim të lartë, të drejtpërdrejtë, të shumanshëm, të pandalshëm, për hapjen e Rrugës Deçan-Plavë. Si nga Kosova. Si nga Shqipëria. Si nga vet Deçani dhe nga Plavë-Gucia me diasporat e tyre të fuqishme. Ishte një start i ri, një stad i ri, një standard i ri.
Në historikun e ri të kësaj rruge ndërkombëtare që lidh direkt Kosovën me Malin e Zi (si dhe me Shqipërinë nga Vermoshi, Çeremi e Bjeshkët e Bekuara – Nemuna), janë shkrue fjalë të mira për përpjekjet e kontributet e Sali Berishës – ish kryeministër i Shqipërisë (2005-2013), të Hashim Thaçit – ish kryeministër i Kosovës (2008-2014), të gjeneral Ramush Haradinajt – ish kryeministër i Kosovës, kryetar i AAK, të Rasim Selmanajt – ish deputet i Parlamentit të Kosovës, kryetar i komunës së Deçanit prej nga viti 2010, të Orhan Shahmanoviq – kryetar aktual i komunës së Plavës, prej origjinës derë e shquar shqiptare e tashma i kthyem në boshnjak, etj.
Sot, çështja shtrohet: – Kush e pengonte hapjen e Rrugës ndërkombëtare Deçan-Plavë? Kush nuk po ia mundëson përfundimin e saj plotor brenda vitit 2016 apo 2017-të ?!
Dihet. Ka vetëm nji shkaktar e përgjegjës të përhershëm: Boshti Pansllav në Europë dhe Ortodoksizmi Sllav në Moskë, Beograd, Çetinë (Mali i Zi), Kosovë, etj. Sigurisht, pengonte dhe Popi Sava Janjiq i Manastirit të Deçanit, i cili kishte ndërhyrë tek ambasada të huaja në Prishtinë, në institucione të Bashkimit Europian në Kosovë, etj. Këtë fakt e dinë fort mirë edhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ish ministri i Jashtëm i Sllovenisë. Për disa vite kjo çështje madhore mbeti stopuese me atë shprehjen e përseritur keq e shpesh : “Nuk po lejojnë Ndërkombëtarët” (!).
Manastiri i Deçanit është i njohur në histori për gjithato qëndrime kundërshqiptare. Mark Milani, antar i Senatit të Malit të Zi, vojvodë i Kuçit, një nga ushtarakët malazezë të Luftës së Nokshiqit, e ka pasë ngritë një celulë spiunazhi në Manastirin e Deçanit për të ndjekë me gjurmime e skedime veprimtarinë kombëtare shqiptare në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Manastiri i Deçanit është i privilegjuar nga Ndërkombëtarët e tipit diplomatik Petersen (ish Përfaqësuesi i BE në Prishtinë), nga shtetarë të Kosovës të niveleve të larta. Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimin e fundit ia shtoi sipërfaqen Manastirit të Deçanit dhe me 23 ha toka publike komunare të Deçanit. Në koft se nji ditë populli i Kosovës do ta dijnë saktësisht të vërtetën e hidhur se sa km2 sipërfaqe i merr tokës së Kosovës ky Manastiri i Deçanit dhe të tjerë të ngjashme me të, atëherit kishte me u çue në kamb’ protestueshëm për me i nxjerrë nga zyrat e shtetit me gurë e shkopinj gjithata shqiptar zyrtarë të lartë të Kosovës që kanë gisht në këso punësh të liga.
4.Para disa vitesh u mblodhën në nji takim të përbashkët për Rrugën Deçan – Plavë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ambasadori amerikan Kristofer Dell (nisiator i takimit e përkrahës i flaktë i kësaj rruge), Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, kryekomunari i Deçanit, Rasim Selmanaj.
Aty, në atë takim, Popi Sava i Manastirit të Deçanit, kur e pa se të gjithë ishin për hapjen e kësaj rruge ndërkombëtare nga Deçani në Plavë, ai nuk foli as për mirë e as për keq, qëndroi neutral, iku i heshtur. Po ai nuk ishte aq paqësor apo mirësor. Jo.
Ai, Sava i Manastirit të Deçanit, ishte me Boshtin Sllav, me Boshtin e së Keqes. Ai ishte dhe mbetet kundër Rrugës Deçan-Plavë. Këtë e tregon dhe fakti se rruga u detyrue me e anash kalue Manastirin e Deçanit. Me ndryshue projektin e kahershëm. Me krye projekt të ri e punime shtesë. Me pasë kosto ma të lartë. Me ia shtue kilometrat kësaj autorruge ndërkombëtare.
5.Rruga ndërkombëtare Deçan-Plavë filloi në vitin 2014 dhe është krye loti i parë i saj. Projekti i saj mendohet me u krye deri nga viti 2020, në rreth pesë vite. Ajo, deri në kufi me Plavën kap 33 km, ndërsa deri në Plavë shkon në 40 km. Aktualisht kjo rrugë ndërkombëtare po hapet me fonde të pamjaftueshme të Qeverisë së Kosovës e të komunës së Deçanit, të planifikuara në katër apo pesë vite deri në përfundimin e saj. Kjo nismë, kjo punë, duhet përshendet, po rruga nuk duhet “lanë në rrugë”, por të shkojnë nga Deçani në Plavë, si ma e mira “Rrugë e Alpeve.
Rruga Deçan-Plavë të çon shpejt në dy qytetet etnike shqiptare Plavë e Guci e prejandeja, nëpër Vermosh e shkon deri në Shkodër dhe në Podgoricë e në Ulqin. Dikur, dr. Ibrahim Rugova thoshte për Rrugën e Kombit se është aq afër sa “për nji kafe në Tiranë”, ndërsa për Rrugën Deçan-Plavë thuhet se është aq afër sa “për nji kafe në Ulqin”.
Sikur Rruga e Kombit për Kosovën, sikur Korridori VIII nga Porti i Durrësit drejt Shkupit në Maqedoni, është dhe kjo Rruga Deçan-Plavë për Rrafshin e Dukagjinit dhe Veriun e Malit të Zi.
Kjo rrugë është zhvillim i gjithanshëm, qytetërim bashkëkohor, mos asimilim i mëtejshëm i shqiptarëve, mos shpërngulje e tyre nga trojet e veta etnike në Veriun shtetit të Malit të Zi. Njëherash, i sjell zhvillim të madh e të shumanshëm dhe Deçanit e Rrafshit të Dukagjinit të Kosovës. E, bash këto janë arsyenat reale gjeostrategjike që këtë rrugë e lufton Mali i Zi, Serbia, Kisha Ortodokse Serbe, etj. dhe po e pengon, anashkalon, po na e vonon vet Bashkimi Europian.
6. Shteti i Malit të Zi e ka lëshue ndonji fjalë, nga ato të zakonshmet të tyne, të shtetit të tyne: “Rruga Deçan-Plavë është në projektet tona deri në vitin 2020”, “Do të flasim me Bashkimin Europian për fonde”, “Do ta shqyrtojmë hapjen e Rrugës pas Ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit”, e të tjera të tilla si këto.
Fakti se në anën e shtetit të Malit të Zi nuk po hapet kjo rrugë ndërkombëtare deri në kufi me Kosovën tregon se nga pala malazeze nuk ka gadishmëri të mirë e fshihen qëllime të liga të saj.
As Kosova, as Shqipëria, asnjana nga shtetet shqiptare në Ballkan nuk i ka vnue kushte Malit të Zi për hapjen e Rrugës Deçan-Plavë, ndërsa Shqipëria e Kosova po ua plotësojnë të gjitha kërkesat që ua ban’ shteti i Malit të Zi (!) Hashim Thaçi para dy vitesh, bash në ditën e zgjedhjeve të komunës shqiptare të Ulqinit, në një të dielë uikendi në Prishtinë, më 26 janar 2014, iu premton Gjukanoviçit e Vujanoviçit të Malit të Zi se Kosova ka me e njoft “komunitetin malazez”, “ka me e caktue Ditë Festën e tyne”, duke ndërhyrë dhe në Kushtetutën e re të Kosovës dardane e euro-atlantike. Po qysh Thaçi nuk ia vuni kusht Malit të Zi të pakten ndërtimin e Rrugës Deçan-Plavë?!
Në koft se faktori Shqiptar dhe ai Ndërkombëtar nuk do të merren me Rrugën Deçan-Plavë, atëherë shteti i Malit të Zi nuk ka me ba kurrgja. Veç ashtu si përherë, tash nji gjysëm shekulli; fjalë dhe vetëm fjalë, shovinizëm dhe vetëm shovinizëm.
7.Mali i Zi nuk don të ketë lidhje me korridore rrugore të komunikimit e të zhvillimit të Shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë me Shqiptarët e komunave të Plavës e të Gucisë, etj.
Kjo duket dhe tek fakti se ende nga Mali i Zi nuk po ngrihet pika kufitare (e deri doganore) në Qafën e Previsë në Plavë (!) Pavarësisht se para disa vitesh është nënshkrue një Marrëveshje e përbashkët nga kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç dhe nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Pavarësisht se në komunën e Plavës janë hap 12 km e rrugës deri në Qafë të Vranicës dhe në Bashkinë e Tropojës janë hap 14 km rrugë me 6 m. gjerësi të saj nga Çeremi në Dragobi.
Kjo rrugë tjetër ndërkombëtare (ndonëse e paasfaltuar, etj.) e lidh krahinën e Plavë-Gucisë me Tropojën, e përgjatë brigjeve të Drinit me Hasin e Pukën, me Malësinë e Madhe, Shkodrën e Lezhën, apo si i thonë fjalës: nga Plava e pinë kafen në Portin e Shëngjinit e anasjelltas. Në një të afërme të shpejtë kjo rrugë nga Plava do të jetë e lidhun dhe me Auto-rrugën e re dhe me Hekurudhën e pritshme Bregut të Drinit.
8.Bashkimi Europian, si e cekëm ma nelt, po flet shumë e shpesh për Ratifikimin e Marrëveshjes të Demarkacionit me Malin e Zi si kusht për Integrimin Euro-Atlantik, etj.
Nga ana tjetër, BE nuk ka asnji nismë politike e financimi për lidhjen e Kosovës me Malin e Zi me Rrugën Ndërkombëtare Deçan-Plavë.
Bashkimi Europian, përplot një vit ma parë, në Samitin e Vjenës, financoi tri projekte të Malit të Zi për ta lidh me “Autostradë të Kaltër” deri në Igumenicë të Greqisë, për ta lidh me hekurudhë dhe me autostradë nga Tivari në Beograd, po asnji fond për lidhjen rrugore me Kosovën (!)
Bashkimi Europian në Samitin e Vjenës (gusht 2015) dha fonde për tri projekte të Kosovës: Autostrada nga Nishi i Serbisë për në Prishtinë. Hekurudha nga Kraljevo (Serbi)–Prishtinë–Gorçe Petrov (Maqedoni). Autostrada Prishtinë – kufiri Kosovë/Maqedoni.
Pra, BE nuk ka dhanë asnjë Euro për Rrugën Deçan-Plavë, që e lidh Kosovën me Malin e Zi.
BE, me ose pa dashje, edhe në këto dy vitet e fundit, sidomos me fondet e dhanuna për korridore rrugore e hekurudhore, po e ravijëzon e konturon “Bllokun, Boshtin” e vjetër Sllavo-Ortodoks në nji pjesë të trupit të vet gjeo-politik euro-lindor, veçmas në Kosovën dardane?! Kjo po ndodh dhe me nji fare dobësimi të “Boshtit Anglo-Sakson” pas largimit nga BE të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, dhe të nji forcimi e rivalizimi të Boshtit Franko-Gjerman, të gjallërimit ofensiv të Boshtit Sllavo-Ortodoks, të synimeve të vjetra e të reja ndaj Ballkanit, etj. Shkak e pasojë e këtij “Boshti-Blloku” Sllavo-Ortodoks janë dhe problematikat me Demarkacionin me Malin e Zi sot, si dhe Demarkacioni me Serbinë nesër (!)
Europë e Bashkuar, aspak mos të duket tepri kjo kërkesë panshqiptare, ky apel i yni, për Rrugën ndërkombëtare Deçan-Plavë, sepse tashti jemi në “Epokën e Korridoreve Rrugore dhe Hekurudhore të Europës”, pasi jemi në kohën e integrimeve euro-atlantike, pasi jemi në shek. XXI.
Europë e Bashkuar, nëse Integrimi i Kosovës, sipas disa “asish e kësish” në Prishtinë apo në Bruksel kaloka rrugës nëpër Malin e Zi, atëherit po të them(i) se ka vetëm një rrugë kalimi e, kjo, asht’ vetëm Rruga Ndërkombëtare Deçan-Plavë.
FLET MBESA E NENE TEREZES: HALLA IME E ËMBËL VUAJTI NË HESHTJE
*“La Shqipërinë kur ishte 18 vjeçe dhe regjimi i ndaloi të shihte nënën dhe motrën”, tregon mbesa Age. “Por i fali ata që i kishin bërë atë padrejtësi”/
*Ageja është vajza e vëllait të madh të Nënë Terezës, Lazrit, që më 1939 la Shqipërinë për t’u shpërngulur n’Itali, ku në Lucca u martua me Maria Sanguinin dhe pati vetëm një vajzë, pikërisht Agen./
Shkruar nga Paolo Scarano /
Nënë Tereza e Kalkutës, siç nuk e kishte treguar askush deri atëherë. E bëri GENTE, në numurin 39 të 30 shtatorit 1997, me një intervistë të posaçme për të nga Age Bojaxhiu, mbesa italiane e fetares, që sot është 64 vjeçe. Ai shërbim, që sot po e risjellim, ishte firmosur nga kolegu ynë i paharrueshëm Paolo Scarano, që na la në tetorin e 2013-ës. Fetarja, e mësuar të përballonte me guxim dhimbjen e të sëmurëve dhe të të fundmëve të Tokës, duroi me dhjetëvjeçarë në heshtje një dramë familjare që qe sfilitja m’e madhe e jetës së saj : mungesa e dashurive më të shtrenjta, një mizori që i u shkaktua nga trashësia mendore e një regjimi komunist nga më të mbyllurit. Një vuajtje e përballuar me shumë dinjitet, e mbajtur gjithmonë fshehur nga murgesha.
Ageja është vajza e vëllait të madh të Nënë Terezës, Lazrit, që më 1939 la Shqipërinë për t’u shpërngulur n’Itali, ku në Lucca u martua me Maria Sanguinin dhe pati vetëm një vajzë, pikërisht Agen. Lazri gjeti pastaj punë në Palermo, drejtonte një veprimtari shpërndarjeje barnash në farmacitë dhe spitalet, duke u vendosur atje deri në vdekje, më 1981.
Zonja Bojaxhiu, e martuar me dy fëmijë, jeton tani në Palermo dhe në vitet para vdekjes së Nënë Terezës ka patur mundësinë të takohet në disa raste me Shënjten e Kalkutës. Në këtë intervistë zbulon para së gjithash dramën vetiake të jetuar nga Shënjtja e Kalkutës. “Halla ime, që kur më 1928, braktisi Shqipërinë ku kishte lindur, për të filluar misionin e saj fetar, qe e shtrënguar të mos shihte më nënën dhe motrën që vazhduan të jetojnë n’atë Vend. Një sërë rrethanash të veçanta, të lidhura me misionin e saj fetar e ndaluan, deri në fund të luftës së Dytë botërore, të kthehej e t’i përqafonte. Pastaj, mbas mbarimit të luftës, qenë autoritetet komuniste shqiptare që i ndaluan familjarëve të saj të linin Shqipërinë”. Via Crucis e Nënë Terezës zgjati shumë, siç na tregon e mbesa : “ Në 1972 nëna e saj vdiq. Mbas pak më shumë se dy vjetësh u shua edhe motra e saj. Halla ime në vitet e mëpastajmë pati mundësi vetëm të shihte varret e tyre, të mbetura pa kryqe për ndalimin e diktaturës që detyronte ateizmin. Kryqet mbi varret i vuri ajo në kujtim të njerëzve që kishte dashur aq shumë e që pasojat ogurzeza të një epoke politike i ndaluan të vazhdonte t’i donte nga afër”.
Zonja Bojaxhiu, a mund të përshkruani prejardhjen familjare të hallës suaj, Nënë Terezës ?
“Halla ime në familje thirrej Gonxhe, që në shqip do të thotë lule e paçelur. Kishte të njëjtin mbiemër timin : Bojaxhiu. Lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, kryeqyteti i tanishëm i Maqedonisë. Familja e Nënë Terezës ishte shqiptare dhe kishte një traditë të fuqishme katolike”.
Kush ishin prindërit e saj ?
Babai quhej Kolë, n’italisht Nicola. Zotëronte një ndërmarrje të lulëzuar të materialeve të ndërtimit. Ndërsa nëna e saj, Drane, ishte një grua me karakter të fortë, që dinte të mbante të bashkuar familjen. Në familje Gonxheja, Nënë Tereza e ardhëshme, ishte m’e vogla. Kishte një motër, Agen, nga e cila kam trashëguar emrin, pesë vjet më të madhe dhe një vëlla, babain tim Lazrin, tre vjet më të hershëm.
Si e kaluan fëmijërinë Nënë Tereza dhe vëllezërit e saj ?
“Një fatkeqësi e theu atë klimë familjare aq të qetë. Ngjau në 1919 kur gjyshi Kolë u zhduk papritmas në rrethana dramatike. Drania dhe fëmijët e saj u desh të përballonin një kohë shtrëngesash ekonomike. Gjyshi Kolë kishte një ortak italian që i dha pjesën e tij të ndërmarrjes së vesë në të holla. Me ato para arriti të mbante familjen dhe e bëri me një shpirt të pabesueshëm flijimi. Bojaxhinjtë, siç më kanë treguar ati im, Lazri, dhe vetë Nënë Tereza, në vështirësi u bënë edhe më të bashkuar, edhe atëherë kur rrethanat e jetës i detyruan të mbeteshin larg njëri tjetrit.”
Kush u largua nga familja?
“Mbasi kishte kapur thirrjen e Zotit, më 1928, kur ishte 18 vjeçe, Nënë Tereza u nis në drejtim të Dublinit, n’Irlandë, për të filluar kohën e provës së rishtarit në kuvendin e murgeshave të Loreto-s, një urdhër që karakterizohej për veprën misionare, kryesisht në Hindi. Halla ime dëshironte me gjithë shpirt të bëhej një misionare.
Nga se buroi prirja e saj ?
“Besoj se në edukimin fetar të hallës sime roli i shembullit të nënës ka qenë vendimtar. Im’atë më ka thënë se nuk kishte natë që gjyshja Drane nuk i mblidhte fëmijët për t’u lutur. Nuk kishte të dielë që nuk shkonin në meshë e, gjatë muajit të majit, i kushtuar Zojës, ato shkonin çdo ditë për të recituar Ruzarin. Nëna ime i përcolli hallës sime edhe dashurinë për të varfërit, që ajo i ndihmonte me përkushtim të përzemërt. Përcaktues ishte edhe roli i disa jezuitve jugosllavë të pranishëm në Shkup. Prej tyre Nënë Tereza mësoi historitë e para mbi veprimtarinë e misionarëvet.”
Kur e pe për herë të parë Nënën Terezë ?
“E njofta për herë të parë hallën time më 1960 në Romë, ku ajo kishte arritur gjatë etapës së parë të udhëtimeve të saj të gjata nëpër botë. Ishte hera e parë që kishte lënë Hindinë. Është e kotë të them se sa prekës ishte takimi, kryesisht për babain tim. Sapo e pa mbeti i befasuar. E kuptoi se trupi i saj ishte i raskapitur nga mundimi e ishte mbledhur në vetvete. Ishte katandisur n’atë gjëndje nga travajët të lidhura me veprimtarinë e saj të dëndur e të palodhur. Babai që ishte i gjatë një metër e 86 cm., u desh të përkulej më dysh për t’arritur t’a përqafonte.”
Ҫfarë i thatë njëri tjetrit gjatë atij takimi ?
“Babai dhe halla filluan të flasin në mënyrë të ngjeshur. Nuk kuptova pothuaj asgjë nga ajo bisedë aq e rrasur. Flisnin shqip, një gjuhë që e njoh pak. Më parë , gjatë bisedave telefonike e në takimet e tjera, flisnja me të gjithmonë n’anglisht. Mbas pak im’atë më tha se përse kishin biseduar ai dhe e motra. Babai i foli menjëherë për nënën dhe motrën Age : “Duhet të bëjmë diçka për t’i nxjerrë nga Tirana”, i tha Nënës Terezë. “Besoj se mund t’a bëjmë”, u përgjigj ajo, duke i dhënë kurajë. “Kam miq shumë të rëndësishëm nëpër botë që munden të na ndihmojnë”, i u hap ajo.
Ҫfarë ndodhi më shumë gjatë këtij takimi të parë mes jush dhe Nënës Terezë ?
“Në Romë e pamë edhe katër ditë të tjera. Ҫdo herë na kushtonte vetëm një orë bisede, mbasi ishte shumë e zënë me Shoqatën e saj fetare. Nënë Tereza vazhdoi të inkurajojë babain : “Do të shohësh se do t’arrijmë t’i bëjmë të dalin nënën dhe Agen nga Shqipëria”, i përsëriste. Që atëherë halla i u përvesh punës, duke biseduar me përfaqësuesit më të lartë të diplomacisë ndërkombëtare. Pikërisht n’ato ditë Nënë Tereza shkoi n’ambasadën shqiptare n’Itali, në të cilën hasi një mur moskuptimi. Edhe mbasi la Romën, halla ime vazhdoi ndërmjetësimin e brishtë për t’i kthyer lirinë nënës dhe motrës së saj.”
A pati ndonjë përfundim inkurajues ?
“Në fillim dukej se gjithshka shkonte mirë. Ҫështja e Nënës Terezë dhe babait Lazër kishte prekur zemrat e të mëdhenjve të botës. Mjaft personalitete që vlerësonin hallën time e që ishin thirrur prej saj bënë çmos për të zgjidhur këtë dramë familjare : personalitete si Sekretari birman i Kombeve të Bashkuara U-Thant, si Presidenti francez Charles De Gaulle, si Presidenti amerikan John Kennedy, si Kryeministreja e Hindisë Indira Gandhi. Por as ata nuk arritën të shkundin autoritetet e Tiranës. Koha kalonte dhe shpresat pakësoheshin.”
Kur filluat të frikësoheshit se nuk do të mbetej asgjë tjetër për të bërë në lidhje me lirimin e gjyshes suaj Drane e hallës suaj Age ?
“Një ditë babai mori një mesazh që të këpuste shpirtin nga gjyshja. I drejtohej edhe hallës sime, Nënë Terezës. Nga ajo letër morëm vesh se ajo dhe halla Age ishin të sëmura : “I vetmi hir që i kërkojmë Zotit”, shkruhej, “ishte ai që të mund t’u përqafonim edhe një herë”. Tashmë ishte kthyer në një vrap kundër kohës. Halla kërkoi ndërhyrjen e ministrit të punëve të Jashtëme të Francës, Couve de Murville, që kishte lidhje shumë të fuqishme me Kinën Popullore të Mao Ce Dunit. De Murville mori nga Tirana një përgjigje çarmatosëse”.
Në ç’mënyrë u përgjigj ministri i Jashtëm shqiptar ?
“Tha : “Ato dy gra janë në kushte fizike të tilla që nuk mund të përballojnë udhëtimin për të dalë nga Shqipëria”. Ishte një gënjeshtër e stërmadhe. N’atë pikë babai dhe halla humbën çdo shpresë. “Në jetë”, i tha Nënë Tereza babait, “kam arritur të kem gjithshka kam kërkuar, nëpërmjet dashurisë. Fatkeqësisht në këtë rast ekzistojnë pengesa që dashuria nuk është e aftë t’i rrëzojë.” Nëna e saj Drane vdiq mbas pak, më 1972. Disa ditë më parë i dërgoi një letër lamtumire murgeshës, bijës së saj, duke e thirrur me emrin e saj të vërtetë : “Gonxhe, po të çoj një të puthur, nëna”. Dy vjet më vonë u shua edhe halla Age. Kishin vdekur më shumë prej vetmisë se prej sëmundjes”
Halla juaj, Nënë Tereza, siç thatë më parë, së paku arriti të kthehej në tokën e saj të lindjes. Kue e pa përsëri Shqipërinë ?
“Ndodhi në qershorin e 1978, kur regjimi i diktatorit Enver Hoxha e liroi pak darën rreth kufijvet të Shqipërisë. Nënë Tereza përfitoi, jo vetëm për të parë vendet ku kishte lindur e jetuar, por edhe për të themeluar një institut të shoqatës së saj. Shkoi shpejt në varrezat e Kombinatit, që gjinden në rrethinën e Tiranës, ku ishin varrosur nëna dhe motra. Mbi ata dy varre të thjeshtë e pa asnjë simbol fetar, në përputhje me ateizmin e Shtetit, bëri të vendoseshin dy kryqe. Por kjo ndodhi disa vite më vonë, më 1991, kur regjimi komunist ishte shembur”.
Halla juaj, Nënë Tereza, si e komentonte atë mujshi në dëm të familjes suaj ?
“Nuk shprehu kurrë ndonjë fjalë pezmatimi. Pak sepse nuk donte të fliste për politikë. Por, mbi të gjitha, sepse në zemrën e saj kishte falur atë që i shkaktoi atë dhimbje kaq dërmuese e të gjatë. Ndoshta, e gjithë kjo, n’emër t’atij virtuti heroik, pothuajse kurrë të ndjekur nga qëniet njerëzore, që quhet mëshirë.”
Marrë nga revista GENTE SPECIALI, Numuri 1, Shtator 2016.
E përktheu nga italishtja Eugjen Merlika
Nëpër gjurmët e trashëgimisë patriotike
NGA IBRAHIM VASIARI/*
Monografia ‘’Arshi Selfo Dalani – një vatër kombëtare në Kaninë’’, përveç kureshtjes së zakonshme, të tërheq vëmendjen edhe për faktin se objekti i trajtesës jo rastësisht ka hyrë në fokusin hulumtues të Prof dr Bardhosh Gaçes, autor me përvojë për studime në këtë fushë.
Duke qëmtuar nëpër kohëra episode ngjarjesh, figura dhe kontribute patriotike, në dukje anësore e me pak ‘’peshë’’, historia e kombit bëhet më e plotë, më e gjallë dhe e larmishme. Veçanërisht në zhanrin e monografisë, autorit i jepet mundësia të hyjë më thellë në mikrohapësira periudhash duke evidentuar atë lidhje të brendshme të ngjarjeve dhe kontributeve madhore me një shtresë më të gjerë miningjarjesh e faktorësh veprues më pak të dukshëm, por që në fiziologjinë e mbijetesës etno-kulturore të kombit kanë dhënë gjithnjë lëngun jetësor ushqyes. Pa të tilla studime të larmishme, hartës së madhe historike do t’i mungonte ‘’topografia rurale’’, do të mbeteshin në hije imtësitë e episodeve, karakteret, kundërshtitë dhe dilemat, do të ishin të cungëta detajet e kuvendeve dhe pak të njohura shqetësimet e rretheve më të ngushta miqësore e familjare, ato vatra të prushta që u dhanë flakë lëvizjeve madhore të kombit për liri e progres.
Prof Bardhosh Gaçe është një personalitet shumëplanësh, kontributi i të cilit shtrihet në shumë fusha të dijes dhe kulturës, të studimeve historike, pedagogjike, etnografike, folklorike, estetike si dhe në krijimtari të mirëfilltë letrare, i njohur nga opinioni shkencor e më gjerë për vepra dinjitoze.
I mirëpritur në mbarë trevat shqiptare jo vetëm si autor, por edhe si veprimtar e misionar i trashëgimisë kulturore kombëtare, ai ka vite që është nisur me një çantë librash në krah, ‘’udhëton’’ pa u lodhur në hapësirë dhe kohë, shtegton nëpër troje dhe epoka. Hera-herës qëndron e çlodhet pranë ndonjë burimi, i mrekulluar nga bukuria e viseve dhe bujaria e njerëzve që takon, shpalos me kujdes një ‘’hartë udhërrëfyese’’ paksa të çuditshme dhe nis sërish ‘’udhëtimin’’ për diku më tej, diku më larg e më thellë… hyn qetë-qetë me hap të përkorë në botën e magjishme të përrallave, në misteret e riteve e gojëdhënave, duke thithur e mjaltëzuar nektarin e pyjeve të fjetur, gjurmon çerdhe bilbilash të polifonisë labe, ndien nëpër fëshfërima gjethesh valëzimin e fustanellës arbërore. Dhe gjithçka e mbedh me një dashuri të veçantë, me përpikmëri e seriozitet shkencor, duke u përcjellë brezave ‘’sekretin’’ e mbijetesës dhe ngrohtësinë e vatrës stërghyshore.
Si gjithnjë i suksesshëm, i nderuar me tituj e çmime, prof Gaçe vijon pa ndërprerë punën e tij kërkimore me një klas të lartë profesionalizmi: i thellë në mendime, i mprehtë në gjykim e i ftohtë në analizë, skrupuloz ndaj vërtetësisë arkivore, përzgjedhës inteligjent i tematikave të veçanta, më pak të rrahura, por që meritojnë të dalin në dritë për vlerat që mbartin.
Në studimet dhe monografitë e tij gjejmë një varg figurash të respektuara kryesisht të trevës së Vlorës e Labërisë, si: Osman Haxhiu, Ibrahim Shyti, Ibrahim Abdullai, Beqir Velo Kanina, Spiro Koleka, xha Selimi i Brate etj. I zhytur deri në thellësi të turbullta kohësh ku, si në guaska koralesh, flenë perla vlerash historiko-kulturore, prof Gaçe, falë këmbënguljes dhe pasionit kërkimor shkencor, ka arritur t’i nxjerrë ato në dritë duke e bërë çdo ditë e më të plotë diademën rrëzëllitëse të thesarit tonë kombëtar.
Objekti i studimit të tij këtë herë është një tjetër figurë e respektuar e parisë tradicionale kaninjote: Arshi Selfo Dalani dhe vatra e ndezur e Dalanajve, e këtij fisi rrënjëthellë, të njohur në histori e të përjetësuar në këngë që, ashtu siç del qartë nga dokumente autentike arkivore, nga kujtime e dëshmi luftëtarësh bashkëkohës mbetet një buronjë ujëkthjellët patriotizmi me rrjedhë të pandërprerë nga brezi në brez, plot mund, gjak e sakrifica në shërbim të çështjes shqiptare.
Dalanajt janë njëri mes fiseve të dëgjuara kaninjote, aspak i rrallë e i veçantë as i shkëputur nga të tjerët, përkundrazi, pjesë e asaj elite të pranuar tradicionalisht për bëma dhe vlera morale e patriotike të provuara në vijimësi, e përfshirë organikisht në jetën dhe përpjekjet e komunitetit për liri e dinjitet. Dhe historikisht Kanina shquhet për elita të tilla. Ata që janë marrë me studime shqiptare, vendas ose të huaj, duke gërmuar dokumente jo vetëm në arkivat tona të varfra, por kryesisht në to të Romës, Bizantit, Stambollit, Vjenës e gjetkë, nuk e fshehin respektin që të imponon Kanina, ky kryefshat impresionues me emër ‘’të rëndë’’, me histori dhe rol të veçantë në hapësirën shqiptare.
Në këtë kuadër të përgjithshëm dhe brenda kohështrirjes së vet, merr dimensionin real personaliteti i spikatur i Arshi Selfo Dalanit, objekt i kësaj monografie të prof Gaçes.
Duke e hedhur vështrimin disa breza më parë në zbulim të rrënjëve të tij patriotike, autori shkon deri tek Seit Dalan Kanina, lindur rreth vitit 1776, i cili përmendet për ‘’marrëdhënie të ngushta me Ismail bej Vlorën, gjyshin e Ismail Qemalit, pranë të cilit kishte shërbyer disa vite në Bursë të Turqisë. Por edhe me Brahim Pashë Begollin nga Kosova, i cili ishte vënë në shërbim të mbretit të Egjiptit’’. Në vazhdim autori përmend se ‘’në vjeshtën e vitit 1821, në ndihmë të suliotëve në betejat kundër hordhive otomane shkuan edhe 2000 lebër, të komanduar nga Tahir Abazi e Ago Vasjari, ku midis krerëve ishin edhe Dudë Sinani (Gumenicë), Seit Dalani (Kaninë), Selim Zeneli (Shkozë) dhe Spiro Leka (Dhërmi)… në këto luftime të përgjakshme u plagosën Dudë Sinani, Seit Kanina, Selam Hasan Velça, Hamza Delvina, Kiço Qeparoi si dhe u vranë 42 luftëtarë’’. Po kështu, Seit Dalani: ‘’në vitin 1828 ishte ndër ndërlidhësit kryesorë të Ismail Pashë Vlorës me parësinë e krahinave të Skraparit, Myzeqesë, Përmetit, Tepelenës, Vlorës, Delvinës dhe Himarës për realizimin e një varg kërkesash kundër Mehmet Reshid Pashës si sanxhakbej i Janinës, për t’u rikthyer përsëri krerët vendas në administratën e kësaj treve’’
Dhe tradita patriotike kalon nga brezi në brez, nga babai tek i biri: ‘’Në luftërat e shqiptarëve për të shkëputur vargonjtë e robërisë otomane në shek XIX del në skenë i biri i Seit Dalanit, Dalan Seiti, i cili mori pjesë në disa takime e kuvende me kapedanët e tjerë të Jugut për organizimin e qëndresës antiturke’’.
Dalan Seiti shquhet për trimëri në kryengritjet e viteve 1833-1834 si dhe në vitin 1846 kundër reformave të Tanzimatit, në luftimet e përgjakshme për marrjen e kalasë së Beratit. Për të flasin mjaft dokumente arkivore, po edhe më bukur vargjet e disa këngëve popullore të kohës së tij. Disa vite më vonë, ‘’gjatë kohës që punoi në administratën e Janinës, Dalan Seiti pati një miqësi të ngushtë edhe me rilindësin e madh Abdyl Frashëri, i cili aso kohe punonte edhe ai në administratën e atij vilajetti dhe më pas u zgjodh deputet i Janinës në parlamentin otoman’’.
Traditën patriotike të fisit e vazhdoi i biri i Dalan Seitit, Selfo Dalani dhe më tej djali i Selfos, objekti i kësaj monografie, Arshi Selfo Dalani. Të duket sikur ke të bësh me një sagë, me historinë e një zinxhiri të pandërprerë brezash.
Për jetën dhe aktivitetin e ngjeshur patriotik të Arshi Selfo Dalanit flasin shumë faqe të këtij libri. Ai jetoi dhe punoi në periudhën e përpjekjeve heroike për shpalljen dhe mbrojtjen me gjak të shtetit të parë shqiptar pas një robërie të gjatë otomane. E nisi qysh herët në rini, qysh nga kontaktet e para me idetë e Rilindjes deri tek përhapja në ilegalitet e librave shqip dhe propagandimi i çështjes kombëtare; e vazhdoi më tej me klubet patriotike, me përkrahjen e çetave të para të lirisë e deri tek mbështetja e plotë e aktit madhor të shpalljes së Pavarësisë.
Hapat e parë të shtetit të ri ishin të vështirë, kohët të turbullta dhe armiqtë kombëtarë të shumtë. Po këto më mirë se kushdo i trajton në mënyrë shkencore autori i librit. Këto kohë dhe situata kritike që kaloi atdheu, ashtu si të gjithë, e ndoqën Arshi Selfon deri në pleqëri. Gjithsesi, ai dhe djemtë e tij qëndruan gjithnjë pranë atdheut, gjithnjë në krahun progresist. I përkiste atij brezi të papërsëritshëm idealistësh rilindas që mbi gjithçka vinin atdheun, ishin bashkëkohës, miq besnikë e idhtarë të palëkundur të Ismail bej Vlorës. Fati e deshte që djali i tij i vogël, Dadan Dalani, dëshmor i Brigadës V S të ishte kurbani i fundit që i dha atdheut, para se të mbyllej në një pleqëri të rëndë e me halle të reja.
Duke hedhur dritë mbi figurën e Arshi Selfo Dalanit qysh prej rrënjëve të thella e deri tek filizat e rinj gjelbërues, prof Gaçe rigjen e vendos në vendin e duhur edhe një pemë tjetër në kopshtin e bukur të patriotizmit vlonjat.E përgëzoj autorin për këtë monografi të arrirë në të gjitha pikëpamjet dhe i uroj suksese të mëtejshme në punime të tilla dinjitoze.
*Shënime për librin e Prof B. Gaçes ‘’Arshi Selfo Dajlani – një vatër kombëtare në Kaninë’’

NË LANDIN E BANALITETIT TË SË KEQES: DASHURI,AGJENTË E FAMILJARË TË NDERUAR…
Rreth novelës “NJË MALL I PASHUAR” i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj “Mjeshtre e Madhe e Penës”/
NGA ROBERT MARTIKO/ Korfuz/
Kur më ra në dorë dhe isha duke përparuar në leximin e novelës “NJË MALL I PASHUAR”, i shkrimtares tashmë të mirënjohur në Shqipëri e gjetkë, Vilhelme Vranari Haxhiraj, më ranë padashur ndër mend vargjet e pavdekshme të Sofokliut te “Antigona” e tij e famshme:“Dashuri, e pamposhtur në çdo betejë, ti që qëndis cilindo që merr nishan me shigjetat e tua. Dashuri ti, që zgjuar qëndron në faqet e çupave që fluturon mbi dete dhe fute në kopshtet e shtëpive, asnjë nuk shpëton nga ty, as perëndia, as robi i mjerë, sejcilin që prek e shndërron në një të marrë. Ti, njeriun me arsye e shtyn në mjerim dhe humbje, ti ndez grindjen ndërmjet birit dhe babait dhe i hedh në erë. Fiton pathosi dhe ndjenja-llahtar për nusen e bukur, për inat të gjithë ligjeve të mëdhenj, të cilët perëndesha Afërditë i përqesh pa e çarë kokën.”
Veç, duke vijuar shtjellimin e intrigës në novelën “NJË MALL I PASHUAR”,e humba plotësisht këtë ndjenjë superiore që Vilhelme Vranari di të mbjellë me talent e mençuri në fantazinë e çdo lexuesi. Mund të them me plot gojën se dashuria, ky obsesion magjik në kokainën e ëmbël njerëzore, ishte zhdukur. Kishte humbur…The spirit was gone. Qe asgjësuar pa nam e nishan. Për t’ia zënë vendin banalitetit, groteskes, impersonalitetit, konformizmit të pështirë, mediokritetit, botës së abuzimit, amoralitetit, llumit të baltovinës kënetore amorfe dhe, përse jo, instikteve dhe praktikave më të ulta njerëzore, që, për gjysëm shekulli, mbajtën në këmbë një prej totalitarizmave më të urryer e makabër në Botë: të udhëhequr prej një njeriu të verbër e mistrec, në trajtën diabolike të një diktatori të madh e po aq të urryer si Enver Hoxha në Shqipërinë staliniste.
Gjithkush mund të drejtojë pyetjen: vallë përse të ndodhë një shkatërrim i tillë i dashurisë së bukur midis dy të rinjve të dashuruar në novelën e mësipërme? Si është e mundur që, dashuria, kjo ndjenjë aq e thellë dhe intensive e prodhuar prej simpatisë, pëlqimit apo pranimit reciprok njerëzor të vërvitet pa pikë mëshire në grykën e thellë të Keadës!?…” Për të qënë realistë, përgjigjia është fare e thjeshtë. Nuk mund të ndodhë ndryshe në një Diktaturë të përbindëshme ku varfërimi, poshtërimi, turpërimi, frika dhe mortifikimi masiv qëndrojnë mbi kokën e çdo shtetasi si shpata e Damokleut duke e kërcënuar atë madje, edhe, me shpartallimin e tij fizik.
Pra, në këtë kuptim, mund të thuhet se unë më kot e citoj në hyrje Sofokliun e madh të lashtësisë greke së bashku me perëndinë e famshme Afërdita apo muzat hyjnore të Apollonit: shoqëruese në çdo shkrim me vlerë, kur bëhet fjalë për t’i thurur vargje të pavdekshme atij lloj impulsi të jashtzakonshëm ndjenjash të mirënjohur në gjithë botën me termin dashuri romantike.
Si vetë qëniet e panumërta tragjike, ky asgjësim mizor i Erosit ndodhi ngaqë Shqipëria jetoi gjatë gjysëm shekulli në një botë tjetër. Jo në atë të fluturave e luleve, purpurit e ylberit, mëndafshit e qelibarit apo ambrozit dhe nektarit, të Olimpit hyjnor të dashurisë… Apo në atë ku dielli i lirisë ndriçon me rrezet e tij të arta, midis mjaft gjërave të tjera të bukura edhe dashurinë, këtë dritë apo simbol të shkëlqyer e po aq të jashtzakonshëm që, si magnet i padukshëm, na tërheq të vijojmë një monopat të ngushtë, ku kalojnë pothuajse gjithë njerëzit e kësaj bote të çuditëshme ku jetojmë…
Dhe, që të theksoj ca më shumë faktin se tre miljonë shqiptarë, pa përjashtim, jetuan të poshtëruar mes dhëmbësh skërmitës të një bote djallëzore e tejet anormale, më lejoni të përmend një proverbë të thjeshtë me origjinë nga Kebeku kanadez, e cila thotë se Dashuria mposht Policinë… Ç’farë paradoksi i madh! Pasi, në intrigën e “MALLIT TE PASHUAR” të autores Vilhelme Vranari ndodh e kundërta. Mos vallë ka bërë gabim shkrimtarja?! Pasi, krejt ndryshe, në rreshtat e novelës paraqitet që, pikërisht, Policia arrin të mposhtë Dashuritë… ca më shumë, ato të natyrës idilike apo romantike.
Ende i gjendur nën trysninë e impresionit të librit të mësipërm, duke folur për agjentë policie që arrijnë të merren madje edhe me çensurim ndjenjash të zjarrta, të materializuara e shprehura në letra të dashuruarish, sërishmi nga fondi i pamatë i letërsisë botërore, mendja më shkon te një zyrtar i zellshëm si Zhaveri i famshëm i Viktor Hygosë. Për të realizuar intrigën e novelës Vilhelmja shtrëngohet të shkulë e nxjerrë me gjithë rrënjë nga bota e nëndheut, apo nga analet e shpirtrave të qelbëzuar të ish sigurimsave shqiptarë, pikërisht një lloj zyrtari të tillë, ekzemplar, tepër të zellshëm, njësoj si ai i mësipërmi. Nuk mund të mos përdoret në këtë rast i njëjti karakterizim që është përdorur për Zhaverin e famshëm, simbol…”Në këtë mënyrë, thuhet për fshatarët e Asturies në Francë, se ata janë të bindur se ndër kulishët e çdo ulkonje në pyll, patjetër do të gjendet një qen i cili kur të rritet do të shqyejë vëllezërit e tij. I jepni këtij qeni një fytyrë njerëzore dhe ky do të jetë Zhaveri.”
Duke kaluar, natyrisht jo me sukses të madh, prej botës së kafshëve në atë të njerëzve të kompromentuar nën diktaturë ku, për fat të keq, ende sot, preferojnë të qëndrojnë moralisht të pandryshuar plazma të tëra amorfe, vlen të vihet në dukje se, kur njerëz të pa thelluar u thirrën për të venë në praktikë parimet e famshme të Luftës së Klasave, ndodhi një nga vllavrasjet më gjigande në historinë e njerëzimit. Me fjalë të tjera, Zhaveri u imitua, u hyjnizua e u ngrit në pjedestal në Shqipëri e gjetkë… Ashtu i krekosur, u gjend dita ditës më i gjigandizuar, koracuar e moralizuar me pllaka çeliku në gjithë Botën Komuniste!
Duke e parë akoma më në thellësi novelën “NJE MALL I PASHUAR”, nuk mund të ndodhte ndryshe, autorja e librit u bë shkak gjithashtu për mua, të më sillte ndër mend të famshmen Hannah Arendt, një filozofe amerikane me origjinë hebre – gjermane e cila asistoi në gjyqin e njerit prej kriminelave më të mëdhenj të botës si Adolf Aihman në Izrael. Konkluzioni i kësaj mendimtareje moderne me famë botërore është se ky person, përveç që u tregua një vrasës i skajshëm, përbën njëkohësisht edhe njeri veçanërisht banal, në trajtën e një funksionari tepër të zellshëm, i nënështruar deri në palcë ndaj autoritetit nazist, i paaftë për të dalluar të mirën nga e keqja, duke vijuar deri në përmbysjen e regjimit hitlerian, të mos mbante kurrë një veprim kritik ndaj akteve të tij çnjerëzore e vdekjeprurëse. Sipas Hannah Arendt një qëndrim i tillë është i pafalshëm. Pa tentuar në asnjë mënyrë të shfajësojë Haimanin, filozofja në fjalë, ndonëse këtë titull për veten e saj ajo nuk e pranoi kurrë, nxorri në dritë një tezë me vlerë universale për gjithë natyrën njerëzore. Arendt prononcoi diçka me të vërtetë të tmerrshme: “Se ndjenjat çnjerëzore banojnë te sejcili prej frymorëve të këtij planeti të quajtur Tokë. Filozofja insiston… Te pothuajse çdo qënie humane! Konkretisht, Hannah thotë se, në një regjim diktatorial, ata që zgjedhin të kryejnë aktet e një terrori të dhunshëm, nuk janë të ndryshëm nga ata që nuk gjejnë në vetvete forcën morale për të reflektuar me mendje të qetë e pa terror në zemër, për të keqen që i rrethon. Sipas Arendt, e keqja vjen nga mungesa e forcës për të menduar. Me fjalë të tjera, ajo dallonte monstruozitetin e Adolf Aihman pa eklipsuar aspak atë invadimin e pamëshirshëm të burokratëve të lartë apo të thjeshtë të sistemit diktatorial në trajtimin e familjarëve të nderuar…”
Çdo njeriu të ndershëm në Botë, një zbulim i tillë, nuk mund të mos jetë në gjendje ti provokojë një rrënqethje të thellë… Këtu qëndron gjithë thelbi. This is the question!
Konkretisht, për të nxjerrë konkluzione morale nga novela e Vilhelme Haxhirajt, një ditë prej ditësh, në se të mbijetuarve të kompromentuar e poshtëruar deri në palcë nga Diktatura Gjysëmshekullore, do të tentonte t’i kapte ndonjë krizë, për t’i restauruar vetvetes një fije moraliteti, jo më shumë, në përpjekje për të hapur sado pak shpirtin ndaj gjërave të bukura që ofron jeta, mbinjerëzit e saj të rrallë, poezia apo letërsia, madje, kjo vlen ca më shumë për poetët e shkrimtarët e papenduar e pa tru e pa kokë që sot shesin dërckla në faqet elektronike të internetit shqiptar, këtë lloj kalibri burokrati të fshehtë e keqbërës, të zbërthyer nga Hanna Arendt, do ta gjejmë në faqet e librit “NJË MALL I PASHUAR” të autores vlonjate. Duhet të na verë në mendime. Eshtë pikërisht një lloj tipi i tillë, tejet i rrezikshëm, që është bërë shkak të ndajë për së gjalli dy heronjtë e dashuruar të novelës në fjalë. Sa mirë do të qe, të ekzistonte vetëm ky gjynah për gjithë Zhaverët e botës apo për tërë farën e tyre amorale!..
Parë në këtë prizëm, sa e kotë dhe pa kurrfarë vlere në praktikë shfaqen qiejt e kaltër apo poezia e Muzave që frymëzuan dikur një gjeni të jashtzakonshëm si Sofokliu te tragjedia e tij me famë botërore Antigona! Në një botë infernale, nëntokësore, diktaturash vllavrasëse, sa shumë gjendet i eklipsuar Dielli, së bashku me yjet e tij të rrallë e të pashuar të ndershmërisë njerëzore!… Bëhet fjalë në këtë rast për nocionin e mirënjohur filozofik “Banaliteti i së Keqes”. Ka të drejtë shkrimtari i dëgjuar Milan Kundera kur bën fjalë për lirizmin pa kuptim të atyre që, ndonëse dolën nga ujërat e zeza të nënështrimit shpirtëror, vijojnë të luajnë komeditë e tyre prej buratini, sikur asgjë e keqe nuk ndodhi me ta dhe personalitetin e tyre të mjeruar gjatë gjysëm shekulli varfërie dhe poshtërimi ekstrem.
Do të dëshiroja në këtë rast të ftoja gjithë lexuesit shqiptarë të lexojnë novelën e shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj. Do të gjejnë aty një love story apo dashuri romantike të pa realizuar, të dënuar nga diktatura ku inkuizitori i dikurshëm, njësoj si një mi në përgjim për të luajtur me rrezet e dritës, nxjerr kokën nga vrima e tij e kredhur në errësirë, për të thënë: “edhe unë, nuk mund të mos jem pjesë, jo vetëm e intrigës letrare por, njëkohësisht, edhe një trajtë e përulur zvaraniku të përjetshëm në një botë të çuditëshme, ku më ra pjesë për të jetuar.”
E ku, më pas, siç përmend Shekspiri i Madh te Hamleti i tij i famshëm, kurrë nuk mund të dimë se çfarë ëndërrash do të na bien sërishmi në pjesë për të përjetuar

Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...