Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/11

Kosova dhe Bullgaria në hartat historike dhe etnografike të Evropës

Disa ditë para 8-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Sofje u hap ekspozita “Kosova dhe Bullgaria në hartat e Evropës”. Aktiviteti është frytë e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Agjencisë së Arkivave Shtetërore të Bullgarisë. Për këtë shkak ky bashkëpunim u zgjat me akoma tri vjet përmes nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit gjatë ceremonisë zyrtare për çeljen e ekspozitës.
Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit nga kryetarët e agjencive arkivore të Bullgarisë dhe të Kosovës Mihail Gruev dhe Ramë Manaj
Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit nga kryetarët e agjencive arkivore të Bullgarisë dhe të Kosovës Mihail Gruev dhe Ramë Manaj



















“Përmes kësaj ekspozite duam të tregojmë një pjesë të vogël të eksponateve tona më të vlefshme. Kemi treguar kopje të hartave nga shekujt XIV dhe XV – theksoi Kryetari i Agjencisë Shtetërore “Arkiva” z. Mihail Gruev.


– Në këtë mënyrë duam të drejtojmë vëmendjen te pasuritë të cilat ruhen në arkivat e dy vendeve. Kjo na jep dituri për të kaluarën, si edhe për etnografinë dhe kulturën e dy popujve – bullgarë dhe shqiptarë.”

 Vizituesit mund të njihen me historinë e Ballkanit edhe përmes syrit të udhëtarëve gjermanë dhe francezë të cilët e kanë zbuluar gadishullin gjatë shekullit të XIX-të.

Më shumë rreth ekspozitës dhe projekteve të përbashkëta mes institucioneve arkivore të Ballkanit mësojmë nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Ramë Manaj.
                                                 Harta më e vjetër është nga viti 1375.

Raporti malazez, për caktimin e kufirit me Kosovën (Dokumente/Harta)


Rjesenje-o-prestanku-tajnosti-1-e1472642998875-780x439

Telegrafi ka siguruar raportin e plotë Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, përkitazi me procesin e negociatave për përcaktimin e vijës kufitare me Kosovën.
Raporti kryesor ka 39 faqe (plus dz tjera, në një prej të cilëve eliminohet qasja sekrete te këto dokumente) thuhet se demarkacioni me Kosovën ka rëndësi për Malin e Zi, ndërsa përshkruhen edhe aktivitetet kryesore të cilat shoqërohen me harta.
Aty përmenden emrat e delegacioneve, të Kosovës dhe të Malit të Zi, ndërsa si vëzhgues nga Komuna e Pejës është edhe Ali Lajçi (25-26 mars 2013). Në një rast të tillë thuhet se 34 shtetas të Kosovës kanë prona në Malin e Zi dhe se delegacioni i këtij shteti propozon caktimin e kufirit sipas dokumentet e kadastrave. Kosova prezanton dy versione të drejtimit që dallonin nga ai i Malit të Zi. Por, ceket që të merren parasysh kufijtë e Malit të Zi me rastin e shpalljes së pavarësisë, me të cilët kufij ky shtet njihet.
Në takimin e 29 prillit 2013, pala kosovare pranon qëndrimin që kufijtë e dikurshëm kadastral mes Kosovës dhe Malit të Zi janë shtetëror dhe që të vazhdohet në këtë aspekt. Në takim i pranishëm ishte edhe Ali Lajçi.
Më 28-29 maj 2013 caktohet vija prej 18.5 kilometra në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi. Po ashtu, merren vesh që të vazhdohet me vizatimin e linjës në hartën topografike 1:25000 në bazë të dokumenteve kadastrale.
Në takimin e 25 qershorit caktohen 15 kilometra në trekëndëshin Kosovë-Serbi-Mali i Zi. Aty pala malazeze propozon që vija të shtyhet në pjesën e rrugës Pejë-Çakorr me 0.751 kilometra. Këtu, Ali Lajçi prezanton hartën pedologjike 1:50000 të bërë në Beograd më 1974, të cilën e refuzon pala malazeze.
Më 9-10 shtator 2013, pala e Malit të Zi jep propozimin, ndërsa në kohë prej 15 ditësh të njëjtën duhet ta japë Kosova, sipas dokumenteve të kadastrave. Aty miratohet vendimi që kufiri të zgjerohet në Çakorr.
Më 14-15 tetor 2013 palët merren vesh për marrëveshje trilaterale për kufirin Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi.
Më 12 nëntor 2013 parafohet marrëveshja për kufirin.
Më 6-7 dhjetor 2013 pala e Kosovës sjell vërejtjet për rajonin Ilazoviq me 76-89 hektarë, në gjatësi prej tri kilometrave, si dhe në Kullë dhe Savina Voda në gjatësi prej pesë kilometrave duke thënë se janë pjesë e Kosovës. Mali i Zi thotë se i ka dorëzuar dokumentet dhe pyet se si erdhi në këtë konkludim pala e Kosovës për Ilazoviqin dhe “ndryshim kufiri”, siç e kanë quajtur ata. Por, kolegët nga Kosova kanë thënë se po analizojnë dokumentet. Mali i Zi po ashtu tha se do të japë dokumentet për rajonin Kullë-Savina Voda.
Më 14-15 janar 2014 parafohet marrëveshja në gjuhën angleze ku merren vesh për 93 për qind të vijës kufitare. Mali i Zi ofron harta të vitit 1932, 1952 dhe 1972 që thotë se përkojnë me kadastrat e këtij shteti.
Më 14 shkurt, pala kosovare thotë se ende po analizon disa dokumente, transmeton Telegrafi.
Më 14 prill 2014, flitet për takimin trilateral të Tiranës dhe se i njëjti do të mbahet në Podgoricë. Pala e Kosovës thotë se ende po analizon dokumentet, ndërsa pala malazeze kërkon sqarime për rajonin Ilazoviq dhe Kullë-Savina Voda që thonë se nuk ka ndryshuar që nga 1929.
Më 16 maj 2014, pala kosovare prapë thotë se po analizon dokumentet dhe se do të flasë me ekspertët për këtë çështje.
Më 21 nëntor 2014 palët punojnë në vizatimin e vijës në hartat topografike.
Më 27 shkurt 2015 caktohet kufiri Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi. Të dy palët pajtohen për tekstin final në shqip, anglisht dhe gjuhën malazeze, ndërsa paralajmërohet se do të nënshkruhen të gjitha dokumentet në takimin e radhës.
Në këto dokumente është edhe marrëveshja, ku thuhet se kufiri shtetëror mes dy palëve do të shënjohet në afat prej dy viteve nga nënshkrimi dhe se ndryshimi i marrëveshjes mund të bëhet vetëm me pajtimin e të dy palëve.
Po ashtu, në kuadër të këtyre dokumenteve është përshkrimi me fjalë i vijës kufitare, marrëveshja në tri gjuhë dhe dukja e simboleve kufitare.
Ndërsa, me një vendim të ministrit të Brendshëm malazez, Rashko Konjeviq, më 3 shtator 2015, pasi nënshkruhet marrëveshja në Vjenë nga ish-ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ai i brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni, nga dokumentet malazeze hiqet mbishkrimi sekret për këto çështje. /Telegrafi/
3_111_08_05_2015_Page13_111_08_05_2015_Page23_111_08_05_2015_Page33_111_08_05_2015_Page43_111_08_05_2015_Page53_111_08_05_2015_Page63_111_08_05_2015_Page73_111_08_05_2015_Page83_111_08_05_2015_Page93_111_08_05_2015_Page103_111_08_05_2015_Page113_111_08_05_2015_Page123_111_08_05_2015_Page133_111_08_05_2015_Page143_111_08_05_2015_Page153_111_08_05_2015_Page163_111_08_05_2015_Page173_111_08_05_2015_Page183_111_08_05_2015_Page193_111_08_05_2015_Page203_111_08_05_2015_Page213_111_08_05_2015_Page223_111_08_05_2015_Page233_111_08_05_2015_Page243_111_08_05_2015_Page253_111_08_05_2015_Page263_111_08_05_2015_Page273_111_08_05_2015_Page283_111_08_05_2015_Page293_111_08_05_2015_Page303_111_08_05_2015_Page313_111_08_05_2015_Page323_111_08_05_2015_Page333_111_08_05_2015_Page343_111_08_05_2015_Page353_111_08_05_2015_Page363_111_08_05_2015_Page373_111_08_05_2015_Page383_111_08_05_2015_Page39
TaÄ ka 3
Rjesenje o prestanku tajnosti

2016/09/10

Ridefinimi i kufijve Kosovë – Serbi si “Plan B”


Idetë për ndarje dhe shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë sa vijnë e shtohen në prag të dialogut të paralajmëruar në nivele të larta politike mes dyja qeverive.

Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka përsëritur këto ditë, atë që ai e cilëson si mendim të tij individual, se ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë.

Kurse në Prishtinë, ka mendime që prekja e kufijve dhe tërësisë territoriale do të duhej të ishte reciproke, duke aluduar në shkëmbimin e territoreve.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri për një kohë më të gjatë ka lansuar idenë e tij që Kosova dhe Serbia të ridefinojnë kufirin.


Ideja e tij aludon në kufirin mes dyja vendeve që ka ekzistuar deri në vitin 1956. Sipas kësaj ideje, Kosova do të merrte brenda kufijve të saj komunat jugore të Serbisë, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, kurse Serbisë do t’i ktheheshin Leposaviqi dhe disa fshatra të Zubin Potokut.

“Definimi i kufirit i zgjidh problemet tjera. Përmes një dialogu politik, të natyrshëm dhe pranueshëm për të dyja palët duhet të zgjidhet problemi i shqiptarëve në lindje të Kosovës (jug të Serbisë) dhe ai i serbëve në veri të Kosovës duke e vendosur parimin e kufirit të vitit 1956, atëherë kur reforma agrare në ish-Jugosllavi apo kur politika serbomadhe e fshehur në petkun e komunizmit ka bërë ndryshimet të territoreve për shkak të ndryshimit demografik në Kosovë”, thotë Haziri.

Ndërkohë, pozicioni i Serbisë në prag të dialogut të ardhshëm me Kosovën, aktualisht po prezantohet me dy e më shumë alternativa.

Përderisa kryeministri Daiçiq prezanton pikëpamje personale për ndarje të Kosovës, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se ende nuk ka asgjë konkrete lidhur me bisedimet, nivelin dhe temat që do të trajtohen.

“Mos prisni nga ne, pasi që nuk është as praktikë diplomatike që të dalim me dokumente dhe qëndrime përfundimtare, përderisa pala tjetër nuk është deklaruar se a i dëshiron në fakt bisedimet politike”, thekson Vulin.



“Tash për tash ne kemi gatishmërinë për bisedime teknike dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Dhe, në momentin kur pala tjetër të deklarohet për bisedime politike si edhe bashkësia ndërkombëtare, të njëjtin moment do ta keni edhe përgjigjen e Serbisë”, thotë Vulin.

Në anën tjetër, deputeti Lutfi Haziri thotë se Serbia po përgatitet që të hyjë në dialog me Kosovën me zgjedhje opsionale duke ofruar qoftë alternativën e ndarjes së veriut apo statusin special për atë pjesë.

Të dyja zgjidhjet, sipas tij do ta defunksionalizonin shtetin e Kosovës, andaj ai mendon se edhe pala kosovare duhet të ketë një plan B para se të hyjë në procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë.

“Tani kemi ardhur në një kohë kur edhe Kosova duhet të bëj zgjedhje opsionale dhe duhet të ketë panin B. Fundja unë besoj që një dialog politik në këtë kohë që jemi i zgjidh problemet dhe me një marrëveshje paqësore në mes Kosovës dhe Serbisë rreth territoreve mund të përballohen vështirësitë kryesore që kemi me Serbinë. Nuk mund të ketë normalizim dhe pajtim me Serbinë pa i zgjidhur problemet e hapura që lidhen edhe me territorin edhe me luftën e fundit në Kosovë”, thotë Haziri.

Deputeti Haziri mendon se faktori politik në Kosovë fillimisht duhet të ulet dhe gjejë një konsensus të brendshëm politik në lidhje me planin B në këto bisedime dhe në kohën më të përshtatshme të hyjë në bisedimet me Serbinë për të diskutuar për çështjet dhe temat e hapura.

Sidoqoftë, opsionet për ndarje, shkëmbim territoresh apo ridefinim të kufijve në Ballkan, nga faktori ndërkombëtar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës janë konsideruar të mbyllura.

Por, këto tema janë trajtuar në vazhdimësi nga politikanë të ndryshëm për shkak të problemeve dhe vatrave të hapura të krizave që janë të pranishme në shumë vende të rajonit dhe efekteve zinxhirore që prodhojnë secila prej tyre.

Zbulohet harta, ja mashtrimi me Demarkacionin dhe tokat kosovare që i kalojnë Malit të Zi


Zbulohet harta, ja mashtrimi me Demarkacionin dhe tokat kosovare që i kalojnë Malit të Zi
Komisioni Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, duket se ka bërë mashtrim edhe me metodën, mbi bazën e së cilës u caktua kufiri me shtetin fqinj- përmes metodës kadastrale, shkruan Gazeta Blic duke shtuar se ka siguruar punimin dhe haratat e reja të profesorëve Shpetim Bulliqi e Florim Isufi që dëshmojnë më së miri se si Kosova humb territor.
 
Sipas profesorëve, Kosova humb disa zona kadastrale e ato janë: Kuqishtë, Haxhaj, Jashanicë, Lipë, Novosellë dhe Jabllanicë.
 
Gazeta Blic sjell të plotë këtë punim të dy profesorëve të gjeografisë:
 
Harta e re e zonave kadastrale dëshmon për mbetje jashtë të tokave të Kosovës me demarkacionin e fundit.
 
Në debatin e 3 gushtit kishte gjithçka interesante si në aspektin shkencor ashtu edhe atë politik e profesional. Me 3 gusht u prezantuan disa fakte të reja dhe të pa mohuara, por askush nga strukturat politike dhe profesionale nuk treguan gatishmëri që këto fakte të sqarohen në detale dhe të gjinden mundësitë e shfrytëzimit në të mirë të Kosovës.
 
Përveç znj. Besa Luzha e cila me një postim në Facebook kishte ngritë mundësinë e një analize më të gjerë askush tjetër audienca nuk i kushtuan vëmendje fakteve të reja. Me 3 gusht për herë të parë u prezantua harta e zonave kadastrale e cila vërtetonte se një pjesë e territorit mbetet jashtë Kosovës.
 
Një hartë e tillë ishte origjinale dhe krijonte mundësinë e analizës më të thellë si dhe të kuptuarit e lëvizjes së kufirit në thellësi (brendi) të territorit të Kosovës. Sipas kësaj harte, zonat kadastrale që humbin territor janë: Kuqishtë, Haxhaj, Jashanicë, Lipë, Novosellë dhe Jabllanicë.
 
Për shkaqe profesionale dhe kombëtare ftojmë strukturat profesionale dhe politike dhe cilindo hartograf që kurdo që të jenë të gatshëm të ekzaminojnë profesionalisht dhe metodologjikisht këtë hartë dhe të konstatojnë të vërtetën.
 
20160808184454384-1
 
Ne mendojmë se kjo hartë, pasqyrë e zonave kadastrale të Kosovës nuk përputhet me atë që po e prezanton komisioni shtetëror për disa arsye:
 
Pas delimitimit të kufirit Kosovë – Mali i Zi në vitin 1946, pala malazeze ka qenë e obliguar që hartat e banovinës së Zetes t’i harmonizojë me kufirin e ri, ndërsa pala kosovare, respektivisht serbe të azhurnojë kadastrën e kësaj banovine deri në kufirin e delimituar.
Një gjë e tillë ka filluar nga veriu (tre kufiri Serbi-Kosovë-Mali i Zi) në drejtim të jugperëndimit (tre kufiri Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi).
 
Deri në vitin 1974 kur u botua kjo hartë, azhurnimi i dokumentacionit ka arritur deri tek maja e malit Vaganica me lartësi 2110m, duke filluar nga maja e Belegut 2102m, qafa e Kullës së Zhlebit, Maja e Shtedimit 2272m, kurrizi i malit Hajla me majën 2400m dhe Mokën përmes kotës 1932m.
 
Meqë me Kushtetutën e vitit 1974 territori i Kosovës përbëhej prej territorit të komunave aktuale, shumica e hartat shkollore, të murit, atllaseve dhe hartat e Kosovës të publikuara nga institucionet me kredibile në botë siç është edhe NIMA amerikane, ishin botuar me këta kufij, kufij të azhurnuar deri me atëherë (të cilat edhe u prezantuan me 3 gusht si kufij të II-të).
 
Duke parë këtë, dikush me (pa)dashje apo edhe pavetëdije e papërgatitje profesionale punoi me dy lloje hartash të zonave kadastrale: një që kemi ne dhe një që po prezanton komisioni shtetëror.
 
Të dyja këto janë të punuara nga i njëjti institucion dhe i vetmi institucion legjitim për këtë lloj hartash në Kosovë i formuar nga kuvendi i KSA të Kosovës, në të njëjtën kohë, prej të njëjtëve specialistë (inxhinierë të gjeodezisë), nga i njëjti menaxhment, me të njëjta instrumente, për të njëjtin qëllim, i shfrytëzuar gjithandej Kosovës për nevoja profesionale dhe shkencore në të gjitha institucionet e vendit dhe e botuar nga e njëjta shtypshkronjë (dëshmia në vijim).
 
Harta ka vijueshmëri kohore (autorët disponojnë hartën e vitit 1969, 1971, 1974), është e përpiluar nga Enti i Gjeodezisë së KSA të Kosovës, e botuar nga GEOKARTA e Beogradit, është në kolor dhe gjendet edhe në llojin e materialit – “paus” me ngjyra.
 
Harta ka legjendën si dëshmi që pos tjerash ka edhe vijën që prezanton kufirin e zonave kadastrale, e po ashtu është e vetëtuar me vulë.
 
Ne kërkojmë nga organet politike dhe profesionale që të analizojnë në detale këtë hartë dhe të ofrojnë informacione se si ndodhi qe të ketë dallim, respektivisht a ka pas azhurnim, nëse po kur dhe ku humbi dokumentacioni, nga kush u bë dhe si të gjendet rruga e përmirësimit.
 
20160808184411113
 
Kjo tregon se pas delimitimit të vitit 1946 ka pasur aktivitet për rregullimin e kadastrës në mes dy njësive administrative e që për shkaqe të ndryshme nuk u prezantua në dokumentacionin e komisionit shtetëror për shenjëzimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.
 
20160808184424749
 
Kjo dëshmon se vija e delimituar në vitin 1946 që është prezente në hartat topografike 1:50000, është kufiri përfundimtar mes njësive administrative.
 
Ne mendojmë se në të ardhmen ndonjë konferencë shkencore multidisiplinore do të sqarojë pse ndodhen gjëra të tilla dhe se cila do të ishte rruga më e mire e zgjedhjes së këtij problemi sa politik aq edhe profesional, shkruan Blic.

KOMISIONI: KFOR-I U VENDOS 5 KM NGA VIJA E JASHTME E KUFIRIT TË KOSOVËS

Komisioni: KFOR-i u vendos 5 km nga vija e jashtme e kufirit të Kosovës
Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, përmes një komunikate ka sqaruar opinionin dhe kundërshtarët e marrëveshjes aktuale të demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se është në përputhje të plotë me të gjitha dokumentet dhe hartat.
Sipas Komisionit, vija e sigurisë e vendosur në kohën kur në Kosovë kanë hyrë forcat e NATO-s, janë vendosur 5 kilometra nga vija e jashtme e kufirit aktual me Malin e Zi.
Komunikata e plotë
Një nga çështjet kryesore pas mbarimit të luftës është aspekti i sigurisë së qytetarit dhe siguria e kufirit. Në pajtim me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen teknike ushtarake të Kumanovës në Kosovë janë vendosur forcat ndërkombëtare të sigurisë, KFOR-i, që kanë pasur për detyrë të ofrojnë një mandat të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të njëjtën kohë t’i kontrollojnë dhe mbikëqyrin kufijtë e Kosovës dhe të mundësojnë hapësirë për vendosjen e organizatave ndërkombëtare në Kosovë.
Në pajtim me këtë marrëveshje janë caktuar gjithashtu edhe zonat e sigurisë, zona ajrore e sigurisë dhe zona tokësore e sigurisë. Pika (d) thotë, zona e sigurisë ajrore është definuar si zonë prej 25 kilometrash dhe tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë dhe Malit të Zi.
Zona e sigurisë tokësore është definuar si zonë prej 5 kilometrash, e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të Serbisë dhe Malit të Zi.
harta
Marrëveshja tekniko ushtarake, 03 Qershor 1999
U arrit ndërmjet NATO-s dhe RF Jugosllavisë të ndërpritet bombardimi i filluar nga NATO me 24 Mars 1999 dhe përfundoj pas 78 ditësh më 09 Qershor 1999. Sipas Planit të Ahtisaarit dokumentit të dorëzuar dhe hartës që Serbia përkatësisht RFJ duhet të tërhiqet nga territori i Kosovës.
Këtu shtrohet pyetja cili ishte territori i Kosovës?
Përgjigja është në dokumentin e Ahtisaarit pikërisht në Marrëveshjen tekniko ushtarake të  03 Qershor 1999. Përshkrimi i territorit të Krahinës së Kosovës dhe harta e bashkangjitur në këtë marrëveshje është në përputhje të plotë me vijën administrative të Krahinës se Kosovës e zbatuar nga viti 1974 e deri më sot, gusht  2016. Në bazë të kësaj harte është bërë vendosja e forcave ndërkombëtare të sigurisë KFOR-it. Nga marrëveshja tekniko ushtarake e 03 Qershor 1999, në vijim janë shkëputur disa paragraf  për qartësim më të mirë për lexuesin.
“Marrëveshja tekniko ushtarake, 03 Qershor 1999
Ndërmjet Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (“KFOR”) dhe Qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë Neni 1: Detyrimet e Përgjithshme
Palët në këtë Marrëveshje riafirmojmë dokumentin e paraqitur nga Presidenti Ahtisaari te presidenti Millosheviq dhe i miratuar nga Parlamenti Serb dhe Qeveria Federale më 03 qershor 1999, për të përfshirë vendosjen e Kosovës nën kujdesin e OKB-së të një pranie efektive civile dhe të sigurisë ndërkombëtare. Palët më tutje theksojnë se Këshilli i Sigurimit ka përgatitur për të miratuar një rezolutë ……….” lidhur me këtë çështje. Dokumenti i plotë mund të shkarkohet nga ëeb faqja në vijim:Military-Technical Agreement betëeen the International Security Force and the Governments of the Federal Republic of Yugoslavia and the Republic of Serbia, signed in Kumanovo on 9 June 1999, available at www.nato.int/kosovo/docu/a990609a.htm.
Neni 1: Detyrimet e Përgjithshme nga marrëveshja janë të shkruara në paragrafin (e). “Zona Tokësore e Sigurisë (ZTS) është përcaktuar si një zonë 5 kilometërshe që zgjatet jashtë territorit të Krahinës së Kosovës, në brendi të pjesës tjetër të territorit të RFJ-së. Kjo përfshin terrenin e zonës brenda atyre 5 kilometrave”.  Territori i Krahinës së Kosovës ishte i njohur atëherë dhe tash dhe harta e KFOR-it është në përputhje të plotë me kufirin ndërmjet Krahinës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
  • Zona e sigurisë ajrore është e definuar si zonë prej 25 km, e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës, në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë.
  • Zona e sigurisë tokësore është definuar si zonë prej 5 km e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë.
  • Më 09 Qershor 1999 paragrafi 1 pika (e) shkruan qartë: Nga EIF +11 ditë, të gjitha forcat e RFJ-së në Kosovë do të kenë përfunduar tërheqjen e tyre nga Kosova (bashkëngjitur harta në Shtojcën A të kësaj Marrëveshjeje) në Serbi jashtë Kosovës dhe jo brenda 5 km të Zonës tokësore të sigurisë (ZTS).
Nga kjo shihet se harta dhe marrëveshja është në përputhje të plotë pa ndryshim nga vija administrative 1974-1988-1999 – 2008 dhe kufirit të shënuar nga Komisioni shtetëror dhe i nënshkruar në Vjenë.
Më 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën 1244 (1999), në bazë të G-8 që u pajtuan me parimet nën Kapitullin VII duke autorizuar vendosjen e Kosovës nën mbikëqyrjen  e OKB-së, vendosjen e një Pranie ndërkombëtare civile – Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK),
Shiko në vijim nga ëeb faqja: United Nations Security Council resolution 1244 of 10 June 1999, available at www.un.org/Docs/scres/1999/sc99.htm
Kronologjia e lirisë së Kosovës  www.un.org/Docs/scres/1999/sc99.htmderi me futjen e UNMIK:
  • 03 qershor 1999 miratimi i marrëveshjes së RFJ me NATO-Forca e Sigurisë
  • 05 qershor përfaqësues të NATO-s dhe të Qeverisë Jugosllave finalizuan detajet në përgatitjen e një marrëveshjeje ushtarake-teknike.
  • 08 qershor G-8 Ministrat e Jashtëm, në një takim të mbajtur në Këln, arritën një marrëveshje mbi një projekt-rezolutë për Kosovën për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, i dërguari Ahtisaari u takua me presidentin kinez dhe ministrin e jashtëm kinez në Pekin.
  • 09 qershor 1999, pas 78 ditë të fushatës ajrore dhe nën presionin e Rusisë, Serbia pranoi kushtet e armëpushimit dhe nënshkruan marrëveshjen ushtarake-teknike
  • 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e aprovon Rezolutën 1244.
Dokumentet e aprovuara e kanë fuqinë e plotë dhe janë absolutisht obligative për Kosovën sepse marrëveshja dhe harta në këtë periudhë janë në tavolinën e vendimmarrësve. Teksti i marrëveshjes u citua dhe harta është e bashkëngjitur në vijim. United Nations Security Council resolution 1244 of 10 June 1999, available at www.un.org/Docs/scres/1999/sc99.htm. Included as Annex 1 to United Nations Security Council resolution 1244, op.cit.
Forcat e Republikës Federative të Jugosllavisë, nuk do të hyjnë, nuk do të hyjnë përsëri, dhe nuk do të qëndrojnë në territorin e Kosovës, pa pëlqimin e komandantit të forcave ndërkombëtare të sigurisë KFOR. KFOR ka kontrolluar dhe mbikëqyrë vijën kufitare Kosovë – Mali  i Zi, në  pajtim me Marrëveshjen teknike- ushtarake, dhe aneksin e hartave të kësaj Marrëveshje (harta e bashkëngjitur).
Në hartën e 09 Qershor 1999 në vijim është paraqitur kufiri i Kosovës dhe zona e sigurisë  tokësore prej 5km.

Kur thuhet nuk do të hyjnë në territorin e Kosovës, apo,KFOR ka kontrolluar dhe mbikëqyrë vijën kufitare nënkuptohet që ajo vijë dhe ai territor është i përcaktuar në hartën e NATO/KFOR i cili është plotësisht në përputhje me vijën administrative 1974-1988-1999-2008 dhe 2016.
Derisa autoritet e Malit të Zi, nuk kanë pasur qasje në ketë zonë 5 km brenda territorit të Malit të Zi, gjatë  kësaj kohe qytetarë të Kosovës, kanë hyrë, qëndruar dhe lëvizë në këtë zonë, pa u penguar nga autoritetet e Malit të Zi. Qytetarët e Kosovës, gjithashtu kanë shfrytëzuar këtë zonë edhe për kullosa. Disa prej tyre edhe kanë zhvilluar disa biznese pompa të derivateve të  improvizuara,kontrabanda me cigare dhe kafe.
Në vitin 2004 është marrë një aksion i KFOR-it me policinë e Kosovës dhe nga kjo zonë janë larguar qytetarët e Kosovës. Janë larguar bizneset e improvizuara, është sekuestruar një sasi e derivateve të naftës, kafes dhe cigareve, janë larguar gypat me të cilin është bërë kontrabandë  me derivate të naftës deri në fshatin Novosellë të Pejës.
Kompetencat e Policisë së Kosovës
Fillimisht, pas luftës në Kosovë, vetëm KFOR-ika qenë autoritet për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufijve të Kosovës. Me krijimin e Shërbimit Policor të Kosovës, tani Policia e Kosovës, me ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të saj, ka filluar të kontrolloj dhe mbikëqyrë kufijtë e Kosovës, së bashku me KFOR-in, përmes patrullimeve të përbashkëta. Kufirin,këtë që ishte nga viti 1974-1988 e deri më sot gusht 2016 me Malin e Zi, Policia e Kosovës, ka filluar ta kontrolloj dhe mbikëqyr së bashku me KFOR-in nga viti 2001. Për këtë është dorëzuar edhe harta e marrëveshjes së Ahtisaarit të bashkëngjitur në këtë shkrim.
Me krijimin e infrastrukturës ligjore për Kufij, Ligjin për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e kufijve, si dhe me avancimin e bashkëpunimit me policitë kufitare të shteteve fqinje dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëpunim policor ndërkufitar, KFOR, pas heqjes së zonës së sigurisë / zonës ajrore dhe tokësore të sigurisë në vitin 2008, ka filluar bartjen e kompetencave për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit në Policinë e Kosovës. Kjo bartje e përgjegjësive është bërë marrëveshje në mes të KFOR-it dhe Qeverisë së Kosovës, si dhe EULEX-it, pasi që janë vlerësuar kapacitet humane dhe teknike të Policisë së Kosovës, për marrjen e këtyre përgjegjësive, në këto marrëveshje është zbatuar kufiri / vija kufitare në bazë të Marrëveshjes teknike ushtarake  KFOR:
  • 03 Shtator 2011KFOR-i ka dorëzuar të Policia e Kosovës kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit me Malin e Zi.
Policia e Kosovës, sot ka Protokolle për Patrullime të Përbashkët me policitë kufitare të shteteve fqinje: Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Këta kufij patrullohen bashkërisht nga autoritetet e shteteve respektive.
Policia e Kosovës e kontrollon dhe mbikëqyrë kufirin Kosovë / Mali i Zi, kufirin / vijën kufitare e cila është dorëzuar nga KFOR te Policia e Kosovës, në pajtim me Rezolutën 1244, Marrëveshjen teknike ushtarake të 09 Qershorit 1999 ( aneksi i hartave ), kufi i cili është përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974, me Planin e Ahtisaarit, i cili plan është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe me të cilin është shpallur Pavarësia e Kosovës, dhe me këta kufi, Kosova është njohur nga shtetet e botës.
Marrëveshja për trafikun lokal ndërkufitar
Kosova ka të nënshkruar me Malin e Zi, Marrëveshjen për trafikun lokal ndërkufitar. Trafiku kufitar lokal, është kalimi kufirit nga banorët e zonave kufitare me qëllim të qëndrimit në zonën kufitare të palëve për arsye sociale, kulturore, sportive, arsimore, ekonomike, familjare, fetare, apo për arsye të tjera të ligjshme.
Kjo marrëveshje iu mundëson qytetarëve të shteteve respektive, të kalojnë kufirin Kosovë – Mali i Zi, jashtë pikave të kalimit të kufirit, në vendet më të përshtatshme për ta. Të qëndrojnë, lëvizin dhe ushtrojnë veprimtari, në territoret respektive. Kjo lëvizje, qëndrim, kullosa shtrihet deri 30 km nga vija kufitare në brendësi të territoreve respektive.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...