Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/12

Rrëfehet Jaho Salihi: Isha në zyrën e Azem Hajdarit para vrasjes…


Rrëfehet Jaho Salihi: Isha në zyrën e Azem Hajdarit para vrasjes… (Video)
Disa  vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Jaho Salihi vjen në një intervistë ekskluzive për gazetarin Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit”  në Ora News.
Rakipi: Unë jam sot me të, Jaho të falenderoj që pranove intervistën.
Salihi: Faleminderit ty që ke ardhur.
Rakipi: Në fakt ti ke provuar në mënyrë të beftë, ke nisur të jetosh një jetë tjetër, ke 15 vjet që jeta jote e zakoshme ka stopuar dhe ligji, autoritetet të kanë thënë do të jetosh në këtë mënyrë, çdo të thotë kjo për një njeri? Sepse ligji ty ka thënë që do të jetosh me këtë mënyrë përjetësisht…
Salihi: Është shumë e vështirë, shumë e vështirë aq më tepër kur të vijnë edhe fatkeqësi përpara se të ndodh kjo. Kam pasur vdekjen e babait, vdekjen e miqve të mi, jam prind kam dy vajza, kam vëllezër. Një fatkeqësi, e vështirë është, 22 vjeç kam qenë.
Rakipi: Ti nuk komunikoje dot me jetën jashtë.
Salihi: Kur jam arrestuar më ka stopuar gjithçka.
Rakipi: Çfarë mendon njeriu dua ta di, pas dhënies së dënimeve? Do flasim gjerësisht arrestimi, ndalimi, por dhënia e dënimit: Burgim i përjetshëm pa të drejtë apelimi, ç’ndjen njeriu në këtë moment?
Salihi: Më falni, nëse i shihni filmimet në atë ditë, unë kam qeshur edhe duke biseduar me avokatin kam qeshur.
Rakipi: Ke qeshur, përse?
Salihi: Ishte e parashikuar, ishin rrethanat të gjitha, rrethanat politike, momentet, gjyqi si shkoi, dihej përfundimi… Kam qenë i vetëdijshëm për fat. Një miku im më tha që je socialist, ndërsa unë i thashë se jam realist si natyrë. Kam qenë i vetëdijshëm, nëse i analizon për momentin edhe politikën edhe gjyqësorin edhe prokurorinë, të gjitha rrethanat, dihej që do të merrej një dënim. Pa llogaritur informacion tjetër që kisha unë si shkonin punët, por kur kalon koha është e vështirë, shkëputesh nga gjithçka, nuk sheh familjen, nuk sheh njerëzit e tu, nuk sheh vendlindjen tënde dhe kur bëhen të gjitha këto.
Ti përmende edhe shkrimtarin francez, e kam lexuar dhe e kam pasur përzemër poezinë që ka shkruar Nënë Tereza, “Poezinë e ka shkruar jeta”. Jeta është jetë jetoje jeta, jeta është e luftë luftoje! Duke u pajtuar, nuk ke rrugë tjetër.
Rakipi: Duhet të pajtohemi me jetën, ndonjëherë është fati. Edhe fatin e bëjmë ne. Por të hyjmë në bisedë, shume njerez ju thërrasin Jaho Salihi, shume te tjere Jaho Mulosmani. Ne fakt cfare eshte ky emer i dyfishte?
Salihi: Në përgjithësi në zonat tona në malësi përdoret kjo, në emër të babës, babai im e ka Sali, ndjesë pastë, e përdorin shumë atje. Në rrethin familjar dhe shoqëror përdoret. Mulosmani mbiemëri i fisit. E përdorin edhe Bajraktari, edhe Krasniqi sepse stërgjyshi ka qenë bajraktar. Kurse mënyra si është përdorur atë natë ka kombinacion, domethënie tjetër.
Rakipi: Jeni arrestuar ne oren 6:45 te mengjesit te 6 Majit 2001, ne lagjen Partizani, ne qytetin e Bajram Currit në shtëpinë e vjehrrit tuaj. Në operacion për arrestimin tuaj kanë marrë pjesë 70 efektive te RENEAS. A mund ta sjellim ne kujtesë ate moment?
Salihi: Sa jam ngritur nga gjumit, kam larë sytë dhe u vesha kur kanë hyrë forcat speciale.
Rakipi: Policia ka njoftuar se ju nuk bëtë rezistencë.
Salihi: Nuk ka arësye të bëja rezistencë.
Rakipi: Unë kam një provë tjetër, ka të dhëna jo të vogla që ju jeni dorëzuar me një marrëveshje.
Salihi: Isha në Tropojë, i lashë vetë të më arrestonin
Salihi: Më lini ta shpjegoj, unë kam qenë shef policie vetë, kam qenë epror i policëve aty, kam pasur uniformë vetë, vetëm për këtë arësye nuk ka kuptim t’i drejtoj armën policisë. E dyta familja që rrjedh unë, gjithmonë jemi përplasur me pushtues jo me shtetin, kjo është arësyeja. Është ndryshe t’i lësh të të arrestojnë dhe ndryshe të kundershtosh, unë i lashë të më arrestonin, isha në Tropojë.
Rakipi: Nuk ju përgjigjët pyetjes time. Kishit një marrëveshje?
Salihi: Absolutisht jo. Unë kisha mundësi edhe të ikja. S’kam faj unë që ata nuk kanë gjetur armë aty. Se kanë gjetur, se kam fajin unë. Se te kjo rrinë që unë kam qenë i armatosur.
Rakipi: Ju e përjashtoni idenë që ishte një arrestim i inskenuar, ju pranuat që të arrestoheshit?
Salihi: Unë të thashë, është tjetër kundërshtimi, është tjetër t’i lësh të arrestojnë. Unë kisha mundësi të ikja, në 2001 në Tropojë, është komplet komisariati që kam drejtuar vetë pa llogaritur rrethin shoqëror.
Rakipi: Ishte një vend që kontrollohej totalisht nga ju, më kujtohen shënimet e një të huaji që i thoshte një amerikani të njohur të shërbimeve sekrete të asaj kohe. Ai pyeste Fatos Klosin, një burrë babaxhan, thoshte ai në shënimet e veta.
“Unë kontrolloj situatën deri te Vau i Dejës, lart është komisariati i Tropojës”, shefi i shërbimeve sekrete i thoshte se aty kontrollojnë ata.
Salihi: Nuk e di, s’kanë pasur problem shërbimet sekret asnjëherë në Tropojë.
Rakipi: Jaho, të kalojmë te momenti që ju çoi ju në burg, momenti fillestar, ju jeni dënuar së pari për vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Ju keni thënë që nuk flas për vrasjen e Azem Hajdarit nëse nuk vjen Sali Berisha në gjyq, duket si një mënyrë për të gjetur shkak për të mos folur.
Salihi: Jo nuk është kështu, absolutisht jo, mua kush më akuzoi? Më akuzoi Berisha.
Rakipi: Berisha ka thënë që Jaho Salihi ishte aty. Ai nuk tha Jaho Mulosmani po tha Jaho Salihi. Janë fis i gjerë Mulosmanët, kishte edhe ai pjesë.
Salihi: Nëse thua Jaho Mulosmani, çfarë arësye ka që nuk e thua. Kjo ishte frikë që bënin lidhje opinioni, gazetarët, bënin lidhje me Sokolin. Nëse ai e ka ditur që unë jam aty, ai e ka ditur edhe kush jam unë. Jaho Salihi, thashë e shpjegova kam emrin e xhaxhit që ka vdekur në 1944 në luftë me gjermanët.
Rakipi: Pse mendon se e tha ndryshe mbiemrin?
Salihi: Jaho Salihi më thërrasin ose njerëzit e afërt familjar ose shoqëria e ngushtë, e afërt.
Rakipi: Po Saliu pse të thërriti kështu?
Salihi: Saliu nuk donte të dilte mbiemri Mulosmani kishte dyshim kush po implikohet, Sokoli dihet ka qenë njeri i ndershëm por është njeri besnik i tij. Atë natë bëri gabim dikush i dha informacion të gabuar, natën e ngjarjes i’a dhanë informacion të gabuar dhe ai e tha. Ai del nga kontrolli, nëse i thonë diçka ai e plas.
Rakipi: Pavarësisht se ç’ka thënë Berisha ju e keni pranuar se keni qenë prezent në vrasje.
Salihi: Po, absolutisht.
Rakipi: Në gjyq keni thënë që nuk flas për vrasjen e Hajdarit nëse nuk vjen dëshmitar Sali Berisha, përse e keni kërkuar sepse ai tha emrin tuaj, vetëm për kaq?
Salihi: Nëse ai e ka ditur që unë jam aty e ka ditur edhe ka ditur edhe kush ka qenë tjetër, e ka ditur edhe që ka qenë Fatmiri si është ai djali tjetër Naimi, pse si përmendi ata po më përmendi mua.
Rakipi: Mendoni se ka diçka?
Salihi: Normale unë isha shef i policisë.
Rakipi: Ishte thjesht politike.
Salihi: Prej fillimit jam i bindur edhe nga informacioni brenda zyrave të tyre. Nga fillimi ka qenë e llogjikshme. Pse nuk erdhi të dëshmonte, ta zbardhte vetë.
Rakipi: Mbase skishte ç’të thoshte për vrasjen.
Salihi: Ka ndodhur ngjarja para zyrave të PD-së. Kanë qenë me të.
Rakipi: Rastësisht unë atë mbrëmje kam qenë aty.
Salihi: Po e di, e kam të gjithë informacionin. Ti ke qenë aty atë natë nuk ka biseduar Azemi me Saliun? As në telefon as direkt?
Rakipi: Unë isha në zyrë ka hyrë Genc Pollo, e kam të gjallë atë moment, hyri Azemi erdhi vërdallë te zyra. Unë i kërkova të ulej, ai tha po më pret Famtira jashtë, për gruan. Iku, kishte takuar dhe shoferin tim pas kësaj kam ikur edhe unë dhe pas pak minutash janë ndjerë krismat.
Salihi: Azemi ka dalë ka pirë kafe është kthyer aty. Nga aty ka dalë jashtë.
Rakipi: Ishte momenti I fundit, ky me mua, që do të ikte te gruaja. Saliu gati ishte dhe s’ishte aty, e pa si një gjë krejt të zakonshme. Të jemi realist, unë kam qenë rastësisht aty. Unë kam qenë aty, jam larguar pastaj kam organizuar gazetarët, kemi vajtur në spital ushtarak, kam bërë punën time si gazetar.
Rakipi: Ke pranuar që ke qenë prezent në ngjarje. I ke kërkuar ndjesë familjes Hajdari që ke qenë aty. Tani kanë kaluar 15 vjet, në çfarë rrethanash ke qenë aty? Shefi i Policisë së Tropojës befas ndodhet aty, në ç’rrethana ishit?
Salihi: Unë Famtmirin e kam pasur nip të familjes, Fatmir Haklajn e kam pasur edhe shok. Unë kam ardhur për punët e mia sikur vija në Tiranë, edhe ai ishte për Tiranë dhe e kam marrë me vete. Në 1998 nëse shefi i policisë merr makinën e policisë, nuk kishte asnjë problem që mikrobuzi i policisë vinte për tiranë, ndodh sot kjo në 2016. Fatmiri në atë kohë ka qenë pa punë, ka qenë i pezulluar. As ka pasur ndjekje penale ose hetim ose ndalim, absolutisht. Nëse ka një shkelje, në bazë të ligjit, e vetmja shkelje është vetëm pse isha me makinën e komisariatit në Tiranë.
Rakipi: Ju thonit se ishit aty ku u krye kjo vrasje. Ju thoni në rrethana krejt të rastësishtme?
Salihi: Krejt të rastësishtme, pse kam qenë aty. Ajo çfarë ka rrjedhur para se të vijmë aty: Fatmiri ka pasur infomacione, kam pasur edhe unë, që vrasjen e vëllait të Fatmirit, Shkëlqim Haklaj kur ishte shef I komisariatit, është organizuar prej zyrave të PD-së.
Rakipi: Vazhdon të qarkullojnë mesazhe të tilla në partitë politike shqiptare. Kishit provë për këtë?
Salihi: Mirë, jam dakord. Ta shpjegoj, ai kishte informacione që njerëz që kanë lidhje me Azemin, kanë pasur lidhje me Saliun, kanë organizuar vrasjen e vëllait të Fatmirit, vëllait të nuses në 1998-ën. Problemi është Ylli se nuk është që kishim fakte apo diçka të shkruar, kishim informacione brenda PD-së, ishte normale.
Rakipi: Kishit njerëzit tuaj brenda PD-së?
Salihi: Është normale, ishte e logjikshme, ishim në punë ishim në pozicione të mira, kishim shumicën pasi ishin Tropojan, shumica ishin me PD ishin mirë edhe me ne, s’na kishte bërë politika.
Rakipi: Ju keni qenë sistematikisht me socialistët apo?
Salihi: Si familje po.
Rakipi: Po Haklajt, kanë qenë të ndarë?
Salihi: Haklajt jo, në 1991-1992 janë anëtarësuar në PD, ka dokuemente jam i bindur. Fatmiri, Shkëlqimi kanë marrë dokumente të Partisë Demokratike.
Rakipi: Jaho, gjykata ka vleresuar se ju keni qelluar mbi Azem Hajdarin?
Salihi: Gjykata na ka bërë vrasës së dyve edhe mua edhe Fatmirin. Aty janë gjetur një palë gëzhoja.
Rakipi: Ti s’mund të vrisje para Fatmirit?
Salihi: Unë ta thashë aty është dashur të ngjallej Azemi gjatë ditës dhe ta sillje më pas aty. Nuk e kanë ngjallur.
Rakipi: Është shkëmbyer një bisedë, ç’farë ndodhi?
Salihi: Kuptomë drejtta them me pastërti, Fatmiri nuk ka qenë i bindur 100 % se e ka organizuar Azemi. S’ka qenë i bindur, se jo natën po ditën në mes Tiranës e kishte bërë, ata që e njohin Famtirin e dinë. Nuk ka qenë i bindur, kemi pasur informacion kush ka qenë në pritë. Personat që kanë qenë në pritë kur është vrarë vëllai i Fatmirit, kemi pasur informacion. Ata asnjë s’janë njohur si njerëz të besuar të Azemit. Kanë qenë të PD-së, kanë lidhje me PD-në, strutkurat e policisë, të tatimeve por asnjëri nuk ka qenë i besuari i Azemit. Të tërë kanë qenë të besuarit e doktorit.
Rakipi: Ti nuk e di kush e solli Azemin?
Salihi: Këtu është abuzuar shumë, momenti kur ka dalë Azemi aty jam I bindur sot, besoj edhe ata që kanë njohur Azemin dhe ata që kanë njohur Fatmirin. Se ta dinte Azemi që Fatmiri ishte aty ai nuk vinte. Se s’ka pasur si të vinte.
Rakipi: Përse mendon se nuk vinte?
Salihi: E dinte se e para që kishte marrë një fjalë nga babai i Fatmirit, se deri në fund të shtatorit kthente përgjigje, se i është shfajsuar. Ka takuar babain e Fatmirit, ishte shfajësuar, kishte bërë be siç e kemi zakon ne në malësi se nuk kishte lidhje me vrasjen e Shkëlqimit.
Kam qenë prezent në takim me Azemin, unë kam qëlluar në atë kohë të isha në Tiranë, e kam parë babain e Fatmirt duke dalë nga zyrat e PD-së, e ka takuar Azemin dhe te mirkobuzat kur shkonin për Tropojë ka pirë kafe me një mik të vetin, Alfred Duka. Ai ka qenë për çështjet e sigurimit në PD. Ai e ka takuar babain e Fatmirit në kafe dhe i ka thënë Azemi do të të takojë.
Rakipi: Kush ta tha ty këtë?
Salihi: Kam qenë prezant, jo në takim, kam qenë jashtë për punët e mira, e kam parë kur ka dalë nga zyrat e PD-së dhe kam bërë shaka duke i thënë se kishte shkuar për tu anëtarësuar në PD. Ai mu përgjigj se e kishte thërritur Azemi për të pirë një kafe me të dhe kishte shkuar ta takonte. Azemi i kishte thënë se jam i gatshëm për të bërë be, siç bëjmë ne në malësi, që s’kishte faj s’kishte lidhje me vrasjen e Shkëlqimit.
Rakipi: Azemi është sqaruar me babain e tij?
Salihi: Azemi takoi plakun e Haklajve dhe bëri be qe se kishte vrarë Shkëlqimin
Salihi: Po i ka thënë që dua të jetoj në Tropojë, Azemi i ka kërkuar që dua të jetoj në Tropojë dhe të jap arësye që s’kam lidhje me djemtë. I ka thënë babai i Fatmirit se do të flasë me djemtë dhe do të kthente një përgjigje në shtator. Ka dalë dhe ka ikur. Logjika të çon te shfaqjsimi i tij, e para që do të jetojë në Tropojë. Nëse ti ke organizuar një vrasje, nuk ke si të vish në Tropojë. E dyta, ka bërë be siç e kemi zakon ne në malësi si malësor, ai është shfajësuar, I ka thënë e dhe tjetrën që s’ta kam bërë unë ta kanë bërë nga zyra tjetër, jo nga unë. Thonë që Azemi atë ditë ka bërë inçizim të gjithë bisedën që ka bërë me plakun Haklaj e ka incizim.
Rakipi: Pra, Haklajt mbërritën te ideja që Azemi ishte jashtë. Si erdhi Azemi aty?
Salihi: Nuk ishin të sigurtë, kjo ishte puna e Fatmirit ta vëretonte, Fatmiri donte ta vërtetonte.
Rakipi: Azemi e dinte që ishte Fatmiri aty?
Salihi: Nuk e besoj se e ka ditur.
Rakipi: Erdhi Azemi, dikush i tha hajde dhe ai erdhi aty?
Salihi: Unë sinqerisht jam habitur, zor ma beson kush, unë jam habitur kur kam parë Azemin. Unë kam qenë i ulur në makinë.
Ne prisnim të takonim një tropojan. S’dua tja përmend emrin, s’dua t’ja prish terezinë atij personi, ai person që kemi pritur të takonim atë natë, sot është një ndër financuesit kryesorë të Partisë Demokratike. Edhe në protesta e kam parë në televizor në krahë të Sali Brishës. S’dua ta them emrin, ai ka qenë dashamirës të thotë diçka.
Rakipi: Pritët të takonit një tropojan, befas iu doli Azemi?
Salihi: Unë kam qenë në timon, Fatmiri me gjithë atë çunin kanë qenë mbrapa, me Naim Çangën. Fatmiri pas sediljes time, ai tjetri pas sediljes së pasagjerit. Në atë moment kur ka dalë Azemi kam folur në telefon celular. Nuk flisja me telefonin tim por me telefonin e Fatmir Metës, shef komisariati në Tropojë. I thashë më jep telefonin, se kisha nevojë ta mbaja telefonin e tij. E mori një kolege e jotja gazetare Fatmirin. I thashë nuk jam Fatmiri, por pas pesë minuash ja çoj telefonin, shprehimisht i thashë kështu. S’jam Fatmiri, i thashë, jam një shok i tij. I thoja unë do të çoj telefonin për pesë minuta sikur ta dija se çfarë do të ndodhte? Nuk ka asnjë kuptim. Ka dalë Azemi me gjithë shoqëruesit, Nezën dhe Çeren.
Rakipi: Ti qëllove?
Salihi: Jo, absolutisht jo. Edhe të doja unë s’më linte Fatmiri.
Rakipi: Fjalët që u shkëmbyen cilat ishin?
Salihi: Edhe po të doja ta bëja nuk do të më linte Fatmiri, unë Fatmirin e kam pasur shok kam pasur lidhje gjaku dhe isha shumë mirë me të, edhe të doja s’më linte ai.
Rakipi: Katër janë të vdekur sot, gjallë je vetëm ti dhe bodiguardi Zenel Neza. Kush e vrau?
Salihi: Ti kujton që unë kam frikë sot me 15 vjet burg e me burgim të përjetshëm, s’kam frikë, absolutisht jo. Kam bërë 15 vjet burg, edhe sikur nesër të më nxjerrësh të pafajshëm, ka ikur jeta. Ata që më njohin e dinë. Ata që e njohin Tropojën e dinë, edhe po të doja unë Famtiri nuk do më linte. Po të them ka qenë aksidentale. Aksidentale, Azemi ka dalë nga zyra e PD-së për të montuar pistoletën me silenciator.
Rakipi: Fjalët që tha Azemi me ju?
Salihi: Fatmiri ka dalë kam bërë të dilja edhe unë, edhe ai s’na ka lënë, ka thënë mos vrisni asnjë njeri nga makina. Ka dalë ka rrotualluar makinën nga mbrapa i ka dalë Azemit përballë. E kam parë nga xhami i parë që Azemi është shtangur.
Rakipi: Nuk mendonte se ishte Halkaj?
Salihi: Ai nuk e ka ditur kush është, në botë nuk e ka ditur kush është. Një person I del përpara një personi që të ka akuzuar për vrasjen e vëllait, me pistoletë me silenciator në dorë ti? Unë e njoh Azemin, I zgjuar shumë i zgjuar, jo I lig trim. Kurrë nuk I kishte dalë Azemi Fatmir Haklajt me pistoletë me silenciator.
Rakipi: Çfarë shkëmbyen Fatmiri me Azemin?
Salihi: Absolutisht asnjë gjë, unë se kam parë që flet as Azemin as Fatmirin. Azemi erdhi me pistoletë në dorë, e kam parë vetë duke e montuar silenciatorin.
Rakipi: Kush qëlloi i pari?
Salihi: Fatmiri, edhe Azemin dhe atë mbrapa.
Rakipi: Po tuajt kush i vrau pastaj?
Salihi: Në momentin që u kthye Fatmiri, atje ndodhi që u vra edhe ai djali që ka qenë me ne. Ngaqë Fatmiri I kishte thënë të mos dilte nga makina ka ardhur ky Çerja në distancë në krah të makinës dhe ky i ka dalë përballë. Çanga ka dalë nga makina I ka dalë këtij përballë për të mos i shkuar Fatmirit mbrapa.
Rakipi: E ka vrarë Çeren se Çerja u vra?
Salihi: Se ka vrarë ai, e ka vrarë Fatmiri. Këta u kapën, Çanga me Çerën. Ishte vrarë edhe Azemi, ishte plagosur edhe Zeneli. E kam parë si është rrezuar. Fatmiri është kthyer dhe se ka ditur që ishte Naimi, këta janë kapur me duar. Naim Çangu doli nga makina, Fatmiri kur është kthyer se ka njohur Naimin, se I kishte thënë mos të dilte nga makina, se dinte që ishte ai. Dhe i ka qëlluar të dyve, trup me trup. Nga ekspertiza, por se kanë bërë ekspertizën tamam.
Rakipi: Ekspertiza, thonë që u shatë me njeri tjëtrin dhe Jaho pas kësaj doli me automatik?
Salihi: As bëhet fjalë, jo me automatik unë s’kam pasur po as pistoletë në trup, isha me kostum dhe këmishë e kisha bezdi ta mbaja në trup. S’kam qënë fort i dhënë të mbaja armë. Aty e kanë pare, por nuk flet kërkush se nuk i leverdis të flasë kërkush. Se ka pas në lokalet përballë njerëz.
Rakipi: Më ka ndodhur kam ikur nga aty dhe kur kam ngjitur shkallët në gazetë, i ndjeva krismat e automatikut, ishte një natë që binte një shi i tmerrshëm, ishte një natë gjithë ankth dhe heshtje e madhe. I kam ndier krismat dhe befas Berisha më tha që Azemin e vranë. Jam kthyer aty dhe kam gjetur një gjendje të tmerrshme.
Salihi: Dikush e nxori Azemin në pritë
Salihi: Si ka mundësi që u zhduk pistoleta e Azemit si ka mundësi që u zhduk telefoni i dytë i Azemit. Pse s’u zbardhën telefonatat. Si ka mundësi? Azemi ka pasur dy telefona, ka pasur një telefon privat që e kishin shumë pak njerëz dhe telefonin që ka çdo deputet, që flasin me të gjtihë njerëzit. Telefoni privat është zhdukur, përse? Çfarë duan të fshehin? Dikush e nxorri, dikush i tha, dikush e solli aty se ata e kanë ditur.
Unë kam shëtitur gjithë ditën Tiranën kam dalë me tropojan që rrinin gjithë ditën te zyrat e PD-së, kam pirë kafe në disa lokale, ne nuk u fshehëm.
Rakipi: Pastaj u larguat?
Salihi: Po, kam çuar Naimin në spital në Tiranë, te spitali “Nënë Tereza”. Edhe aty i jam prezantuar policit roje si shefi i policisë. Sikur të shkoja për të vrarë, sikur të ishte diçka e mendur, pse duhet të prezantohesha unë si polic? Ose mund ti thoja dikujt tjetër ta dërgonte. Ju prezantova si i policisë.
Rakipi: Kishte një konflikt që duhet të ishte i njohur në rrethet e ngushta të PD-së, njerëzit që mbetën gjallë ishe vetëm ti dhe Neza.
Salihi: Berisha nuk e përmendi kurrë Fatmir Haklajn
Salihi: E çuditshme Fatmiri derisa ka vdekur asnjëherë se ka përmendur Berisha. Deri ditën që ka vdekur nuk e ka përmendur asnjë herë.
Rakipi: Përse? Mbase si Azemi që nuk donte të vinte aty, Fatmiri ka qenë i frikshëm, ti e di këtë gjë, Berisha është njeri. Siç jemi edhe ne kemi forcën, dobësitë tona, frika është emocion që na mbron jetën.
Salihi: Te ne në malësi përodrim një shprehje: Frikë nuk ka vetëm budallai.
Rakipi: Ju u larguat dhe kur e kuptuart që po ndiqeshit si autor?
Salihi: Të nesërmen në mëngjes, deri të nesërmen në mëngjes nuk dija asgjë.
Rakipi: U kthyet në Tropojë?
Salihi: Po, po direkt.
Salihi: Pas vrasjes ikëm në Tropojë, rrugës nuk kishte postblloqe policie
Rakipi: U ngritën postblloqe, ju nuk ju nuk ju dolën asgjëkundi?
Salihi: Në momentin kur kaluam në Milot ishin vetëm policët që ishin në turn, dy ose tre, na përshëndetën.
Rakipi: Ju përshëndetën, thonë që ishin ngritur postblloqe kudo, apo nuk është kështu? Nuk ju kontrolluan?
Salihi: Postblloqet mund të jenë ngritur më vonë. Ne kemi udhëtuar direkt, në momentin që ndodhi ngjarja për njëzet minuta jemi nisur.
Rakipi: Përsë nuk u dorëzuat që të rrëfenit ngjarjen, ishit shef komisariati, njeri I shtetit? U deshën tre vite në arrati…
Jaho Salihi: Isha shef policie edhe një vit pas vrasjes së Azemit
Salihi: Nuk janë tre vjet arrati, absolutitsh jo, deri në 1999 kam qenë shef policie, në punë. Në 1999 unë jam transferuar në Dibër, unë nuk jam shkarkuar. Nga shtatori 1998 deri në shtator të 1999-ës kam pritur deputet të PD-së, të PS-së dhe ministra. I kam pritur në Bajram Curr.
Rakipi: Gabim fatal keni bërë besoj, duhet t’ja thoni edhe njerëzve pas 15 vjetësh, një vit shef komisariati dhe s’keni treguar ngjarjen?
Salihi: Unë kam folur me ministrin atë ditë, me Perikli Tetën. Ka qenë I plotëfuqishmi I qeverisë në Tropojë, Taulant Dedja, ka qenë në rang zëvendës ministri. Ai ka bërë komunikimin me Perikli Tetën.
Rakipi: Ju të nesërmen i keni treguar minsitrit?
Salihi: Me Perikli Tetën kam komunikuar në telefon.
Rakipi: Plot 25 vjet pas pluralizmit, ne jemi shumë të çuditshëm, ju I keni thënë ministrit të brendshëm edhe duket sikur një pjesë e shtetit, qeveria janë në anën e vrasësve sepse nuk reagonin, si thua?
Salihi: Unë po them kam folur më të, më ka pyetur shprehimisht ku ke qenë mbrëmë? Sot në mëngjes në 07: 15 kam qenë në komisariat. Më pyeti edhe diçka tjetër, që nuk më kujtohet, i thashë nëse e shikon të arsyeshme më dërgo një prokuror të më marrë në pyetje. Ka qenë aty gazetarja e Televizionit Publik Shqiptar.
Rakipi: Ata nuk e kanë dërguar?
Salihi: Kanë pasur një oficer të Ministrisë së Brendëshme, më ka thërritur ku ke qenë dhe ja kam shprejguar komplet. Ishte oficeri I policisë në Tropojë, që ka qenë I vendosur atje, ishte oficer I Ministrisë së Brendëshme. Më tha se ka urdhër për të të pyetur se ku kisha qenë. Ai i ka shkruar komplet, askush nuk më ka pyetur herë tjetër.
Rakipi: Cila është lidhja juaj me familjen Haklaj?
Salihi: Jemi nip e daj, ata janë nipa të familjes, por me Fatmirin kemi qenë shumë mirë.
Rakipi: Keni pranuar vrasjet e Bislim Hykes dhe Isuf Bashkurtit.
Salihi: Nuk e kam pranuar, e ka vendosur gjykata. Absolutisht jo, edhe mënyra si është bërë gjyqi, çfardo të them tani s’ka ndonjë vlerë.
Rakipi: Ata janë vrarë në kohën që ju ishit shef komisariati, si mendoni kush I ka vrarë? Ishit shef komisariati diçka duhet të dini…
Salihi: I takon gjykatës, gjykata ka vendosur për mua, si thotë edhe doktori: Gjykata. Gjykata e ka vendosur s’kam çfarë të them unë.
Rakipi: Pas kësaj, ngjarje pas vrasjes së Hykës dhe Bashkëshkurtit ju hyrët në një varg të gjatë hasmërish, hakmarrjesh.
Salihi: Jo, mua më është vrarë babai, nuk e di kush e ka vrarë, shteti nuk ka zbuluar asnjë gjë.
Rakipi: Ku fillon hasmëria juaj me familjet Hyka dhe Bashkëshkurti?
Salihi: Unë skam pasur hasmëri, të jem i sinqertë.
Rakipi: Më 4 nëntor 1999 ju është bërë atentat, 100 metra larg shtëpisë, ju u kthyet nga arratia se ju kishte lindur vajza dhe ju kanë bërë atentat.
Salihi: Jo, jo.
Rakipi: Nuk jeni ju i vetmi fis në hasmëri veriu ynë, ne e kemi në traditë, kanuni zbatohet, ju nuk jeni të parët në këtë pikë.
Salihi: Po por ka diçkaFatmiri asnjëherë nuk ka vrarë tinëz, me kapuç, i fshehur, kur është hakmarrë për vëllain e vet e ka bërë haptaz e kanë ditur të gjithë. Unë sinqerisht nuk e di kush e ka vrarë babain tim. Ajo mund të zbulohet sot apo nesër.
Rakipi: Ju nuk e dini kush e vrau babain por duhet të dini kush sulmoi 100 metra larg shtëpisë?
Salihi: Përafërsisht e di. Nuk ka lidhje me këta të dy, Hyka dhe Bashkëshkurti, aty kanë dashur të gjuajnë gurin dhe të fshihet dora. Aty duhej me çdo çmim të vritesha unë dhe Fatmiri, s’kemi pasur vetëm një pritë atë natë. Se tani pas 15 vjetësh njerëzit flasin kollaj fare dhe po i financove pak, ata flasin pak më shumë. Duhej me çdo çmim të vritesha unë me Famtirin, nuk ka qenë vetëm një pritë, kanë qenë tre, katër prita.
Salihi: Nga policia ika vetë, nuk më shpallën në kërkim
Rakipi: Përplasja s’ka qenë për ju por për Fatmirin?
Salihi: Për të dy, jo se i kanë ndarë kanë pasur informacion se ne ishim bashkë, edhe unë një ditë përpara isha bërë me vajzë dhe kanë menduar ose do dalin ose do vijnë te shtëpia, e kanë ruajtur.
Rakipi: Ju ndenjët edhe një vit në komisariat. Por ju keni ndenjur një kohë jo pak të shkurtër edhe në arrati, ka shumë legjenda rreth kësaj. Jemi popull që na pëlqejnë legjendat, ç’është jeta juaj në arrati?
Salihi: Në arrati nëse nuk del në pazar nuk është arrati, nëse rri në shtëpi, për fat në atë kohë u çlirua edhe Kosova kishim shumë miq, familjarë, të afërm, kam lëvizur në Kosovë, kam lëvizur në Tiranë. S’kam qenë në kërkim, unë nuk jam shkarkuar nga puna, më vunë në Peshkopi shef policie, unë nuk kam pranuar. S’kam qenë në kërkim që sa ka filluar çështja Hajdari.
Rakipi: Ti nuk ke qenë i shkarkuar si shef policie, nuk ke qenë në kërkim?
Salihi: Ngjarja ka ndodhur në 12 shtator, unë kam lëvizur disa herë në Tiranë s’kam pasur problem.
Rakipi: Përse shteti shpalli që t’ju arrestonte, pse ishte I detyruar ta bënte, për një kohë të gjatë nuk veproi më pas befas?
Salihi: I vetmi person që u akuzua direkt nga kreu I opozitës isha unë, edhe shteti kë të arrestonte, u vranë të gjithë? Më ra hisja mua, por a e kisha lejuar veten unë të rrija në Shqipëri, e kisha lejuar veten të arrestohesha nëse do të isha vrasësi? Jo, policia e 99’, forcat speciale të 2001, por edhe sot s’më kishin arrestuar. Unë kam qenë pjesë e strukturave të shtetit, unë e di si funksionojnë forcat speciale kur të vinin në Tropojë.
Rakipi: Unë prandaj ju thashë në fillim, që ka pasur një marrëveshje s’më tregove.
Salihi: Unë të kërkoj falje publike nëse del një dokument ose një person që thotë që ka bërë marrëveshje me mua. Unë punova një vit e ca në komisariat të Tropojës, njihja drejtues të ministrisë, djem të forcave speciale, informacionin do ta merrja nëse do ta dija që do të më arrestonin, I kisha ikur nuk bëja luftë, I kisha ikur. S’kisha ndenjur në Shqipëri në 2001, rrija në Kosovë për qef pa pasur problem me askënd. Të isha fajtor ikja menjëherë, largohesha.
Rakipi: E gjtiha kjo tregon se e ke kryer me koshiencë të plotë je vetëdorëzuar.
Rakipi: Jaho ju tani jeni në burg, gjithë këto vite jeni personazh i njohur. Në perceptimin tim jeni një njeri shumë i ndjeshëm, jeni i martuar keni dy vajza, kur I keni takuar për herën e fundit?
Salihi: Të madhen e kam takuar dy-tre muaj para se të arrestohesha. E dyta që më ka lindur atje ku është, s’e kam takuar asnjëherë, asnjërën, asnjë pjesëtar të familjes.
Rakipi: Biseda e fundit që keni bërë?
Salihi: Në telefon, përpara tre ditësh.
Rakipi: Pse nuk i takoni vajzat?
Salihi: Mendoj se ju rrezikohet jeta të jem I sinqertë, hasmëri, dashakeq ka sa të duash.
Rakipi: Dashakeq ka gjithandej se Kanuni këtu te ne mbase zbatohet në mënyrë të gabuar, me femrat nuk ka punë.
Salihi: Kanunin e keqpërdorin, Kanuni thotë ai që të ka borxh jo pesëtarët e familjes, ndihem më I sigurtë kur nuk janë këtu. Nga kjo e kam duruar dhimbjen, pak e vështirë është të kesh dy vajza.
Rakipi: S’të vjen ideja ndonjëherë që ato duhet të jenë këtu?
Salihi: Ka shumë raste por jeta e tyre, siguria e tyre atje është primare për mua.
Salihi: Nuk takoj familjen se  rrezikohet jeta
Rakipi: Nuk mund të themi që nuk keni frikë nga hasmëria? Por ju keni nevojë për familjen.
Salihi: Familjen nuk e largova, babai nuk u largua nga mendimi se familja nuk I ka borxh dikujt, I kam unë. Nëse unë i kam, nëse njerëzit janë të bindur se I kam borxh të bëjnë punën e vet. Me familjen se kam menduar ndonjëherë për babain, ata që e njohin e dinë se ka qenë njeri i mirë, jo se është babi im, shumë kujt I është gjendur në momente të vështira, i ka ndihmuar. Nga kjo se kam menduar se babait do ti bënin keq. Për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve.
Rakipi: Thjesht nuk doni të rrezikoni, jeni i frikësuar nga hasmëria.
Salihi: Nuk shitet fall me jetën e fëmijëve, as vëllezërve as të nipërve, as të mbesave, më mirë e duroj unë këto dhimbje. Duhet ta përballojë.
Rakipi: Po me Skype me këto mjetet moderne, apo nuk lejohet?
Salihi: Bisedat me familjarët përgjohen
Salihi: Nuk lejohet, por nuk i përdor edhe vetë kam frikë shumë, përgjojnë shumë, kontrollojnë shumë.
Rakipi: Ti përpiqesh të ruhesh në këtë mënyrë?
Salihi: Çfarë vlere ka nëse unë bëj një telefon me fëmijët e mi kur të njëjtën bisedë e dëgjon edhe shefi i SHIK-ut, edhe drejtori i burgjeve, Ministria e Brendëshme, mos të themi që i dëgjon doktori komplet. S’ka vlerë nëse i dëgjon një i tretë bisedën me fëmijët e tu. Edhe ata janë rritur, edhe unë nuk kam si ti ndihmoj nga këtu.
Rakipi: Jaho, më 5 Maj të këtij viti bëni 15 vjet në burg. Shumë si kohë, si ka ecur koha në burg?
Salihi: Ne këtu shohim vetëm ditën e parë dhe të dytën të muajit dhe themi iku edhe shkurti… Jeta vazhdon normalisht, me përditshmëri.
Rakipi: Sa burgje ke ndërruar?
Salihi: Kam qenë te 302 katër vjet, pastaj kam ardhur këtu në Burrel, kam 11 vjet.
Rakipi: Si duket këtu?
Salihi: Është burg i vjetër, i sistemit të kohës së Zogut e kanë restatuaur në 1998 por ka nevojë përsëri. Kushtet janë të mira, ambient i mirë, klima është shumë e mirë.
Rakipi: Jaho si e kalon kohën?
Salihi: Ajrosemi, kemi dy orë paradite dhe dy orë pasdite. U them çunave, e përdor me shaka: Hajde të ikim në shtëpi! Ata qeshin, katër orë në ditë i kemi ajrosje ndërsa brenda në dhomë televizor, lexime dhe e kalon atë stresin.
Rakipi: Thonë se lexoni libra shumë, që kur e keni këtë pasion?
Salihi: Mbasi kam rënë në burg, mosha që kam qenë unë para se të bija në burg nuk kam lexuar, atëherë lexoja maksimumi gazeta ose revista.
Rakipi: Çfarë librash lexoni?
Salihi: Si të mi sjellin, nuk është se zgjedh, ka dhe libra që i shoh në televizor që i rekomandojnë në emisione, si përshembull ky i fundit i gazetarit amerikan, “Shqipëria e re”, Fred Abrahams.
Rakipi: Po romane, letërsi?
Salihi: Lexoj, Ben Blushin, Preç Zogaj, vjersha dhe libra. Kam lexuar edhe libra të huaj. Të kalosh kohën nuk ke rrugë tjetër. E humb orën, një orë dy orë ke lexuar diçka.

Izet Haxhia: Si u gjenda në kamionin plot me eksploziv

Izet Haxhia: Si u gjenda në kamionin plot me eksploziv
Izet Haxhia, ish-truproja dhe një nga njerëzit më të afërt të Sali Berishës, gjatë pushtetit të tij të parë, deklaron për Shqiptarja.com se, në vjeshtën e vitit 1998, është gjendur në kamionin me eksploziv, i cili do të hidhte në erë ambasadën amerikane në Tiranë.
Haxhia thotë se këtë skenar, që mund të sillte shumë viktima dhe armiqësimin e Shqipërisë me SHBA, e pengoi vrasja e Azem Hajdarit. Ish-truproja i Sali Berishës u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të hetojnë skenarin e mbetur në tentativë të hedhjes në erë të ambasadës amerikane si dhe vrasjen e Azem Hajdarit, duke marrë në pyetje disa protagonistë të asaj kohe, përfshirë edhe Sali Berishën.
“Është e vërtetë që ka patur një skenar për hedhjen në erë të ambasadës amerikane në vjeshtën e ’98, në prag të sulmeve të NATO ndaj Serbisë, duke përdorur celulat e Bin Laden në Shqipëri. Në këtë skenar, pa dijeninë time, do gjendesha në kamionin me eksploziv që do hidhe në erë ambasadën amerikane, por vrasja e Hajdarit e pengoi këtë skenar, vrasje në të cilën u gjenda i përzier pa dijeninë time”, thotë Haxhia.
Reagimi
Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, e solli në vëmendje skenarin në fjalë, duke iu referuar librit të agjentit të shërbimit sekret francez, DSG, Gerard De Villers, me titullin, Shqipëria Misioni i Pamundur. Libri konfirmon skenarin, për të cilin Haxhia ka folur përciptazi edhe kohë më parë.
“Po duhet të merren në pyetje edhe Fatos Klosi dhe Arian Dyrmishi që i kanë dhënë skenarin e këtij libri të De Villers. De Villers është shoqëruar gjatë vizitës së tij në SHIK nga Arian Dyrmishi, ku ka takuar e ndenjur gjatë me Klosin. Të shifen arkivat e SHIK-ut të asaj kohe çfarë thonë për vizitën e De Villers, një agjent i shërbimit sekret francez. Segmente të caktuara të UÇK kanë patur lidhje me UDB serbe dhe me shërbimin sekret francez”, thotë Haxhia.
Heshtja e Berishës

Haxhia ngre pikëpyetje rreth rolit të Sali Berishës, heshtjes së tij dhe bashkëpunimit me Fatos Nanon.
“Të hetohet për skenarin e aktit terrorist të hedhjes në erë të ambasadës amerikane në Tiranë, ku do shkaktoheshin shumë viktima. Të hetohet për vrasjen e Hajdarit, motivi i së cilës del qartë në këtë libër, dhe ishte realizimi i kësaj vrasje që pengoi skenarin e hedhjes në erë të ambasadës amerikane, çka përveç një krimi kundër njerëzimit, do të pengonte goditjen e forcave të NATO-s, kundër Serbisë, duke krijuar armiqësinë e vendit tonë me Amerikën dhe imazhin e një strehë të terroristeve të lidhur me Osama Bin Laden. Përse deri më sot, Berisha nuk ja ka përmendur këtë libër Klosit, edhe pse dihet armiqësia e tij me Klosin, që në bashkëpunim me Nanon arritën ta shkarkojnë nga detyra e shefit të SHIK-ut në vitin 2002. Si gjithmonë për gjërat që nuk i konvenojnë Berisha përdor mënyrën e heshtjes. Në këtë libër duket qartë skenari dhe faktorët dhe autorët, që u përzien e morën pjesë aktive edhe në skenarin e vrasjeve e pergjakjes së Tropojës”, thotë ai.
Pyetjet për Berishën

Izet Haxhia ka shtruar disa pyetje për Berishën, jo vetëm për skenarin e atentatit, por dhe për ngjarje të tjera.
“Kush e vodhi thesarin në Kërrabë në mars 1997, pasi njerëzit e mi i tërhoqe nga ruajtja dhe ua dhe grupit të SHIK me Xhahit Xhaferin në krye? A të kujtohet pse u ndamë përfundimisht bashkë? Për moszbatimin e cilës porosi? Mos më porosite që të bombardoja ambasadën e një vendi mik, ambasadoren e së cilës e quajte lavire e që duhej ndëshkuar? Ti je vrasësi i Tropojë. A të kujtohet kur më kërkove që të dërgoja njerëzit e mi me autoblinda të shtypnin tropojanë që urreje? Kush e dha urdhrin mbrëmjen e 13 shtatorit kur the duhet të hakmerremi ndaj Fatos Nanos, që pastaj e bëre mik? Pse i ndërron vrasësit sipas kohës?”, thotë Haxhia.
14 Shtatori ‘98

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka deklaruar se ka qenë njëri prej zbatuesve të skenarit të grushtit të shtetit në 14 Shtator të ’98, me urdhër të Sali Berishës.“Sa për kërcënimin e tij se, do t’u duket lule 14 Shtatori, marshalli e tregon vetë se ai ka qenë organizatori i këtij grushti të pastër shteti, i organizuar në një kohë mjaft delikate për çështjen e Kosovës. Unë që kam qenë një nga zbatuesit e këtij skenari, për grusht shteti, me direktivë të marshallit”, ka deklaruar Haxhia.
Mediat ndërkombëtare

Një sërë portalesh dhe media investigative ndërkombëtare, si “Qendra për Paqe në Ballkan”, “Historycommons”, apo dhe revista e inteligjencës “Jane”, të cilat u janë referuar raportimeve të mediave të kohës, dokumenteve të Interpolit dhe informacioneve të dhëna nga një agjent i CIA-s, kanë raportuar se në 9 prill të vitit 1994, Osama Bin Laden ka udhëtuar në Shqipëri, si pjesë e një delegacioni të qeverisë saudite dhe është takuar me zyrtarë të qeverisë vendase. “Bin Laden vizitoi Shqipërinë si anëtar i delegacionit të qeverisë së Arabisë Saudite dhe u takua me zyrtarët e qeverisë vendase. Ai e prezantoi veten si mik të qeverisë së Arabisë Saudite dhe se mund të financonte projekte humanitare. Megjithatë, qeveria e Arabisë Saudite, më herët, po atë muaj kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me Bin Laden. Një ish-oficer i zbulimit amerikan do të ankohej në vitin 1999: ‘Pse ishte ai një anëtar i atij delegacionit? Sauditët supozohej të ishin aleatët tanë. Ata na thanë se ai ishte person non grata, por këtu ai ishte në një vizitë zyrtare’”, thuhet në dokument, për të cilin ka raportuar dhe “Uashington Times” në vitin 2001.
Qëndrimi i Berishës

Sali Berisha ka mohuar raportimet e mediave dhe CIA-s se është takuar me Osama Bin Laden. “Në delegacionin zyrtar të nivelit të lartë të Arabisë Saudite që ka vizituar vendin tonë në vitin 1995, apo rast tjetër, Osama Bin Laden nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri. Ky pretendim është tejet qesharak edhe për faktin botërisht të njohur se asokohe, dinastia Saudite ishte shpallur nga Osama Bin Laden si një armike për t’u përmbysur për shkak të politikes dhe lidhjeve të ngushta të saj me SHBA”, ka deklaruar Berisha.
Haxhia gati të dëshmojë

Izet Haxhia, ish-badigardi i Sali Berishës, thotë se ai është dëshmitar i gjallë i krimeve të tij. Por, edhe pse ka gati dy vjet që i denoncon këto krime, askush nuk guxon ta marrë në pyetje. “Kam më tepër se një vit e gjysmë që po denoncoj bëmat e krimet e marshallit në disa prej të cilave kam qenë edhe zbatues e pjesëmarrës në to, por as edhe një prokuror apo gjyqtar nuk ka marrë as mundim për të më pyetur apo lere për t’i hetuar ato. Në kohen kur janë kryer këto bëma e krime nuk ka pasur ‘qytetar dixhital’ por ka pasur një dëshmitar e pjesëmarrës që është akoma gjallë, e ky jam unë. Të habit fakti që për një denoncim të “qytetarit dixhital” hidhen po me porosi të marshallit në akte ‘heroike‘ prokurorët e Llallës, ndërsa për ato që kam rrëfyer unë një heshtje varri”, ka deklaruar Haxhia.

Djali i Azem Hajdarit thotë se babanë ia vranë ata që nuk e deshën Shqipërinë e bashkuar!

Kiri Hajradi përkujton babanë e tij, deputetin e ndjerë nga Shqipëria, Azem Hajradin, në 52-vjetorin e lindjes së tij.
Djali i Azem Hajdarit thotë se babanë ia vranë ata që nuk e deshën Shqipërinë e bashkuar!
Sipas Kirit, babi i tij nuk është më gjallë sepse disave nuk u pëlqeu ëndrra e tij për një Shqipëri të bashkuar.
“Babë,
Sot më tepër se në çdo ditë të vitit kam kaq shumë mall për të taku e me t’ rrok fort. Është dita jote e lindjes, është marsi, ky muaj qe vetëm e shton dhe nuk e zbeh aspak këtë mall.
Kanë kaluar 17 vite që ti, babai, studenti, deputeti, idealisti, heroi, i mungon Shqipërisë dhe Kosovës që e deshe aq shume.
Gjithmonë e me shumë bindem se historia të jep vendin që të takon.
Ti nuk jeton më sepse qarqeve antishqiptare nuk u pëlqeu ëndrra jote për një Shqipëri të bashkuar me te gjitha trojet e veta si të gjitha kombet e tjera evropiane.
Unë e di që shpirti yt nuk prehet i qete, deri atë dite që Shqipëria të bashkohet me trojet e veta të ndara padrejtësisht”, ka shkruar ai.

Lirohet nga burgu bashkëpunëtori i vrasjes së Azem Hajdarit

Ismet Haxhia, një prej të cilësuarve si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u thotë përfundimisht “lamtumirë” qelive të burgut, ku qëndroi i izoluar për më shumë se 15 vite burg.
Lirohet nga burgu bashkëpunëtori i vrasjes së Azem Hajdarit
Vëllai i Izet Haxhisë, ky i fundit ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka kapërcyer pragun e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, afro dy muaj më parë, pasi ka përfunduar dënimin e drejtësisë për ngjarjen e 12 shtatorit 1998, që u konsiderua edhe si “vrasja e shekullit”. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bënë me dije për “Gazetën Shqiptare” se Ismet Haxhia u lirua më 21 janar 2016, ditën e hyrjes në fuqi të ligjit “Për amnistinë”, pasi i kishin mbetur më pak se dy muaj burgim, të cilat iu shuan menjëherë, duke i dhënë lirinë.
I kontaktuar nga “GSH”, Ismet Haxhia tha se është një qytetar i thjeshtë dhe lirimi i tij nuk përbën asnjë lajm. Ai theksoi faktin se ka shlyer dënimin e drejtësisë dhe se tashmë ka rinisur jetën e tij, pa dhënë ndonjë detaj të mëtejshëm. Më herët në 2009, gjatë një interviste të gjatë për , Ismet Haxhia rrëfente gjithçka dinte lidhur me vrasjen e deputetit.

Më vonë, gazeta konkretisht në 2014-ën, ka botuar pjesë nga libri i Haxhisë, “Kronika e dhimbjes”, ku inxhinieri shprehet se vrasja e Azem Hajdarit nuk ishte një vrasje ordinere dhe jepte argumentet e tij. Me lirimin e Ismet Haxhisë, për vrasjen e liderit të demokracisë Azem Hajdari, mbetet prapa hekurave vetëm Jaho Salihi Mulosmani, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm si ekzekutor i deputetit. Ndërsa, Izet Haxhia jeton në Turqi ku gëzon status azilanti politik. Ai qëndroi disa vite në burgjet turke, derisa drejtësia atje vendosi ta refuzonte ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, duke e lënë në liri të plotë. Mbi supet e Izet Haxhisë rëndon dënimi i pashlyer prej 25 vite heqje lirie.

Deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u ekzekutua më 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në Tiranë. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra. Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme.
Ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, sipas akuzës telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku dhjetë minuta më pas e ekzekutuan në pritë, ndonëse një moment i tillë mbetet realisht i paqartë. Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie. I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e tre personave, asnjëherë nuk u tha motivi përse u ekzekutua Azem Hajdari.

Ndërkaq, u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar me dorën e tij Fatmir Haklaj, i cili është vrarë më vonë gjatë një atentati të mirorganizuar. I vetmi që u shpall i pafajshëm për ngjarjen e shekullit, ishte Fatmir Meta. Ai u lirua nga salla e gjyqit.

Ana e panjohur e Aleksandër Moisiut


Ana e panjohur e Aleksandër Moisiut
“Para meje, pas meje dhe afër meje, kudo trupa gjysmë të shkrumbuara të ushtarëve të vrarë në betejë, nuk dua t'i përshkruaj se si dukeshin ato nga afër. Unë dua vetëm t’ju tregoj që nuk kam ngrënë asgjë edhe nëse uria më thoshte të ha diçka me zor: sa e vështirë është gëlltitja (ngrënia) e diçkaje në ato momente, një situatë e papërballueshme.
Image result for aleksander moisiu


Unë nuk mund ta largoja këtë kundërmim tmerrues, që më përcillte vazhdimisht”. Ky është rrëfimi i aktorit shqiptar më famë botërore, Aleksandër Moisiu, nga vija e frontit gjatë Luftës së Parë Botërore 1914-18.
Image result for aleksander moisiu
Këtë letër e shkruan nënoficeri Aleksandër Moisiu, Shtabi 3, Batalion, më 26 maj 1915, për të dashurën dhe më vonë gruan e tij Johanna Tewin.

Image result for aleksander moisiu
 Menjëherë pas kësaj Moisiu u emërua "Toger në ushtrinë gjermane" dhe ju dha (mori), Kryqin e Hekurt për "Trimëri të shkëlqyer". Një dorëshkrim nga përmbledhja e Moisiut që përshkruan Gjermaninë.
Image result for aleksander moisiu
Në një udhëtim në tren takon një të njohur që për Moisiun thoshte se ka thënë: "Unë jam një prusian, por jo nga Lindja". Unë jam oficer gjerman," aktori, i cili (që) në fëmijëri u dërgua nga një familje në tjetrën, që ndërmjet Italisë, Shqipërisë dhe mbretërisë imperiale të Austro-Hungarisë u rrit dhe e sheh vetën si gjerman. Dëshira për të qenë gjerman, prusian shkoi aq larg saqë në fillim të Luftës së Parë Botërore shkoi si vullnetar me "gjoksin përpara" në front për të luftuar.

Image result for aleksander moisiu

Por, Lufta e Parë Botërore për togerin Aleksandër Moisiun përfundoi më 6 shtator 1915. Gjatë një praktike fluturimi, që ishte fluturim fillestar i pilotit entuziast të Moisiut që deri atëherë punonte si ushtar mbrojtës në territorin e Veriut në Francë dhe që përfundoi mandatin si oficer, duhej të ulte avionin në mënyrë emergjente në tokë afër Caliais, atje i priste një befasi e hidhur: Moisiu dhe piloti i tij ranë në duart e armikut dhe ata ishin anglezët, ku me pas u dërguan në një burg anglez. Më vonë Moisiu u dërgua në kampin e të burgosurve të luftës Belle-lle-en në Francë.

Image result for aleksander moisiuImage result for aleksander moisiu
 Aty së bashku me një të burgosur tjetër tentoi të arratisej, por fatkeqësisht nuk ia doli të ikte. Moisiu u sëmur nga TBC (Tuberkulozi) në qershor të vitit 1916, u dërgua për internim në Arosa të Zvicrës neutrale. Edhe pse në Zvicër Moisiu u njoh si i burgosur i luftës mund të fillonte të punojë si aktor dhe të luante në teatër. Alfred Reucker, drejtori i Shtëpisë Artistike në Cyrih, u njoh me Muisiun, ku më herët e kishte njohur Moisiun gjatë performancës së Moisiut në shfaqjen e tragjedisë athinase "Kònig Òdipus" (Edipi Mbret), 1911, në Cyrih.

Image result for aleksander moisiu
 Pra Moisiu kishte marrë leje pune si aktor, ku në vitet 1916/1917, Moisiu doli shpesh në skenë, duke performuar karaktere të ndryshme. Së bashku me të rejën Elizabeth Bergner luajti Hamletin. Në fund të muajve të vitit 916/1917 në Bernë dhe Schaffhausen.
Image result for aleksander moisiu
 Pjesë nga libri i autores: Alexander Moissi: Profil einer Schauspieler-personlichkeit


Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro - Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste dhe vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë, ishte aktor austriak me origjinë shqiptare.


Moisiu tek "Zgjim pranvere" të Frank Wedekind, 1906

Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.
Image result for aleksander moisiuImage result for aleksander moisiu
Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).
Image result for aleksander moisiu

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Varri në Morcote

Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.

Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”).

Alexander Moissi në 1900.jpg
"Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e cila nuk ishte parë asnjëherë në skenën botërore të artit." - Franc Kafka, shkrimtar i njohur botëror
"Hamleti është shkruar për Moisiun dhe Moisiu ka lindur për të interpretuar Hamletin, vetë ai." - Max Brod
"Unë gjeta te Moisiu aktorin e vërtetë që kërkoja." - Max Reinhard, regjisor dhe reformator i skenes gjermane
"Nepermjet interpretimit te rolit te Hamletiti, Moisiu fitoi dashurine e shikuesit francez." - Andre Antuan, reformist i teatrit francez

Filmografia

Moisiu si Princ Kalaf, Deutsches Theater, Berlin, dhjetor 1911
"Das Schwarze Los", 1913
"Die Augen des Ole Brandis", 1913
"Kulissenzauber", 1915
"Sein einziger Sohn", 1915
"Pique Dame", 1918, me Johanna Terwin
"Der Ring der drei Wünsche", 1918
"Erborgtes Glück", 1919, me Käthe Dorsch
"Der Junge Goethe", 1919, me Käthe Dorsch
"Zwischen Tod und Leben", 1919, me Maria Zelenka
"Figaros Hochzeit", 1920, Figaro, me Hella Moja, Eduard von Winterstein, Vera Schwarz, Gertrude Welcker
"Die Nacht der Königin Isabeau", 1920, mit Fritz Kortner,
"Kean", 1921, Kean, me Camilla Horn
"Die Königsloge", 1929, Edmund Kean, me Camilla Horn
"Lorenzo de Medici", 1935

Literaturë


Vangjel Moisiu: Alexander Moissi - Biografia në gjuhën gjermane, Tiranë 1980
Rüdiger Schaper: Moissi. Triest, Berlin, New York – Eine Schauspielerlegende. - Berlin: Argon 2000

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...