Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/12

Psikanaliza Lacaniane në trajtimin e problemeve psikiatrike.


Kundër Jacques Lacan

Dy kritikat kryesore ndaj autorit postmodern Jacques Lacan

Jacques Lacan

Jacques Lacan


Jacques Lacan-ni është një ndër shumë autorët që mund të grumbullohen në termin post-modernizëm. Post-modernizmi është një rrymë letrare filozofike në rrënjë të së cilës mund të identifikohet kritika ndaj modernizmit. Modernizmi dhe postmodernizmi si kritikë (edhe pse shpesh e pavlefshme) e modernizmit, në fusha të ndryshme të aktivitetit njerëzor kanë kuptime dhe nuanca të ndryshme. Në terma të shkencës dhe metodësh shkencore, postmodernizmi tenton të kritikojë metodën shkencore dhe konceptimin modern të njeriut dhe aktiviteteve të tij.

Jacques Lacan-i vetë nuk e ngre veprën e tij si kritikë ndaj metodës shkencore, edhe pse përdor gjerësisht në të terma dhe koncepte të matematikës për të cilat nuk jep ndonjë shpjegim mbi mënyrën se si përdoren.

Teoritë e Jacques Lacan-it, që prej fillimit janë tentuar të përdoren si bazë për të njohur njeriun, mendjen e këtij dhe kulturën si prodhim të njeriut. Një nga përdorimet që është tentuar klasikisht t’i bëhet veprës së Jacques Lacan është ajo në fushën e psikiatrisë. Pra psikanaliza Lacaniane në trajtimin e problemeve psikiatrike.

Dua të theksoj, paraprakisht se, psikiatria sot është aq e zhvilluar sa të mos ketë nevojë thelpësore për psikanalizën Lacaniana. Mirëpo, përtej kësaj, psikiatria si një praktikë, apo më gjerë si një teknikë (aplikim i dijeve shkencore) ka, aktualisht në korpusin e saj të trajtimeve edhe psikoterapinë, e cila përfaqësohet nga e shtuquajtura CBT. Mirëpo CBT-ja ndryshe nga konkurrenteja e saj, psikanaliza Freudiane apo Lacaniane (kjo e fundit si ripunim i të parës), ka dhënë prova për efektshmërinë e vet, në trajtimin e disa shqetësimeve të lehta psikologjike. (Mbi këtë aspekt mund të lexoni një shkrim përmbledhës të autorit Pauper Zero).

Kështu, psikanaliza Lacaniane (Freudiane) edhe pse nuk jep prova për efektshmërinë e saj praktike, trumpetohet nga rrethe të caktuara, kryesisht letrare-filozofike, si një terapi për problemet e shëndetit mendor-psikologjik të popullatës.

Kritika e parë pra, ajo më imediatja, që i drejtohet veprës së Lacanit, apo më mirë të them atyre që pretendojnë të nxjerrin aplikime praktikë nga kjo, ka të bëjë pikërisht me rendimentin e saj të dështuar, duke patur një konkurrente të fortë, si CBT.

Psikanaliza Lacaniane nuk jep prova për efektshmërinë e saj; e gjithsesi nuk ka një rendiment të atillë sikundër CBT. Kjo është një pikë thelpësore, meqë zakonisht çdo praktikë kurative apo edhe lehtësuese (simptomatike), përpara se të futet në korpusin e praktikave mjekësore rutinare duhet të japi prova për efektshmërinë e vet. Këto prova duhet të plotësojnë disa kritere objektive, të cilat diskutohen dhe analizohen në komunitetin shkencor. Analiza e efekteve objektive të çdonjë terapie që pretendon të kurojë, duhet të kryhet medoemos nga një grup autërosh dhe subjektesh të fushës në fjalë (në këtë rast psikologjisë dhe pskiatrisë), meqë këta janë të vetmit që mund të gjykojnë thellësisht dhe në mënyrë kritike mbi këto. Mirëpo, në psikiatri, ose më mirë të them në problemet e mëdha psikiatrike, të cilat janë në totalitetin e tyre të zhvilluara mbi një substrat fiziko-kimik, kjo formë e pretenduar terapia (psikanalitike) nuk ka vend. Ndërsa në psikologji, është tërësisht margjinale, dhe Freudi trajtohet dhe u mësohet studentëve vetëm në terma të historisë së psikologjisë.

Kritika e dytë që i drejtohet veprës së Jacques Lacan, ka të bëjë me mënyrën se si ky e ndërton teorinë e vetë. Kjo kritikë drejtohet duhet thënë, më shumë në planin teorik pra të procedimit të mendimit dhe zhvillimit të një teze. Kritikët e Jacques Lacan-it vënë re se ky nuk ka një thelp në veprën e vet. Pra në veprën e Jacques Lacan nuk mund të identifikohte një bazë reale nga mëpastaj të ngrihet teoria, qoftë edhe spekulative.
Freudi i ndërtoi teoritë e veta (të cilat nuk janë domosdoshmërisht të gjitha të rreme!) mbi një natyrë njerëzore dhe të mendjes njerëzore të gabuar. Kjo duhet kuptuar, meqënëse në kohën kur Freudi punonte shumë nga faktet që njohim sot mbi evolucionin e species njeri, mbi evolucionin e trurit, mendjes dhe mbi neuropsikologjinë nuk njiheshin. Për më tepër, kanë thënë kritikët, Freudi nuk arriti t’u përgjigjej në mënyrë shkencore kritikave që qëndronin pezull mbi veprën e tij. Fatkeqësia e Freudit ishte se vepra e tij, u mor nga dishepujt dhe u trajtuar në mënyrë spekulative edhe më tej, duke u zhvirëgjëruar totalisht nga ajo pak shkencë që kishte brenda.

Lacani vetë, fillon dhe e trajton psikanalizën duke tentuar një përqasje matematike, ku fut edhe koncepte të topologjisë. Unë vet nuk jam as ekspert matematike e as psikologjie, por di se kritika që i ngriehet Lacanit ka të bëjë me mënyrën se si merr nga shkencat ekzakte terma e koncepte, të cilave edhe pse vet ua di kuptimin, i implementon në teorinë e tij pa dhënë ndonjë shpjegim mbi domethënien e tyre. Vënë re kritikët, se këto terma e koncepte matematike, nuk mund kurrsesi të shërbejnë për zhvillimin e teorisë së tijë, çfarëdo domethënieje që kjo të ketë, meqë ai nuk jep ndonjë shpejgim mbi domethënien e koncepteve të huazuara.



Jacques Lacani dhe postmodernizmi në përgjithësi



Në komentin e vet te tema tjetër, Phaino ndërtoi një straw man argument; duke shpjeguar se doktrina e Lacan-it nuk është shkencore; në fakt, unë nuk di që Lacan-i vetë ta ketë paraqitur atë si shkencë. (Ardian Vehbiu, PTF 30.12.2013)

Shumë komode kjo mënyrë të të shprehurit, Ardian. Tipike e atyre që quhen post-modernistë. Që duke qëndruar të vagullt, mund t’i shpëtojnë kritikës duke bërë lojra fjalësh. Në rastin tonë: edhe më akuzon se po shtrembëroj “qëllimin” e veprës së Lacanit, mirëpo edhe thua se “unë nuk di…”. Ata që janë edukuar në perëndim, me gjithë modestinë e mundshme, këtu e ndërpresin leximin, sepse i pandershëm, mistifikator. Sepse nuk mund të më akuzosh mua për tjetërsim të “qëllimit” të Lacanit e njëkohësisht të lësh një steg për t’i shpëtuar kritikës. Kështu meqë ti nuk e di nëse Lacani i ka paraqitur apo jo si shkencore, atëherë pse merr guximin për të më akuzuar mua për shtrembërim? A është vallë prej intelektuali kjo mënyrë të bëri të gjërave?
Kam besimin se lexuesi i njëfarë niveli – pa ofendim për të tjerët sepse është një çështje e të njohurit të disa shtyllave mbi të cilat ngrihet debati, e që lexuesit mesatar mund të mos i dijë – e kupton se kjo mënyra jote është e pandershme, anti0intelektuale. Mbi këtë bazë, edhe të njëfarë egoje të intelektit, refuzoj të të “debunkerizoj”(?) dhe qartësoj se përse kjo pikë është një nga pikat themelore mbi të cilat ngrihet kritika për sharlatanizëm e z. Jacques Lacan (e në përgjithësi e të gjithë shpurës post-moderne).

Me të tjerat nuk merrem, edhe pse ti si gjithnjë citon gjëra dhe kontekste pa ua kuptuar mirë thelpin, e pa ndonjë domethënie. Ty, të mbajnë edhe për erudit, por që nga leximi jam tërësisht i bbindur se nuk është asfare i tillë. Hedh terma teknikë, të gjetura tek tuk nëpër rrjet, për më tepër në këtë kontekst që është tërësisht jo-relevant. Natyrisht qëllimi nënëkuptohet: impresionimi i lexuesit të pamësuar, apo për të trembuer e intimiduar ata që nuk kanë kohë të merren më këto gjëra.

(Disa procedura të “mjekësisë” tradicionale kineze kur kanë dhënë prova dhe fakte mbi efektshmërinë e tyre, janë përqafuar nga shkenca dhe mjekësia kapitaliste, pa thonjëza fare…)

Kështu, pas leximit të shkrimin, dhe rrejshmërisë së akuzën tënde, gjykoj të rrëzuar në fillim të këtij komenti, them se shkrimi është një straw-men përkundrejt domenthënieve të atyre çka unë pohoj.
Them kështu për të të mos krahasuar me ata fondamentalistët që hedhin tonelata me citime false, të rreme, jashtë kontekstit, duke mos i lënë tjetri kohë për t’u përgjithur, edhe pse kjo nuk do të ishte hera e parë.

Nga ana tjetër nuk mund të mos vë në dukje se ti me këtë shkrim, duke dalë hapur me disa (pseudo)argumente, në mbrojtje të Lacnait dhe Lacanianëve i del në shteg komentuesit Pauper (pauperal) i cili tema “Lëreni ta Tregojë” të pyet, nëse kjo “fushata” jote mbi psikanalizën Lacaniane ka apo jo ndonjë qëllim praktik. Ti atje thua jo natyrisht, por këtu tregon krejt të kundërtën.
Mënyrën se si ti i afroheshe “ëndrrës” dhe psikanalizës Lacaniane tek ai shkrim ngjan shumë me atë që quhet “secular mysticism”, meqënëse dikursi përpiqet të prodhojë një efekt mendor të atillë që nuk janë as pastërtisht estetike letrare, por as nuk bëjnë apel për arsye, duke qëndruar në një zonë gri, mistike pra, me qëllime të lloj-llojshme. Ky lloj diskursi, i eksperimentuar prej teje në atë shkrim, është kryekëput i ngjashëm me atë të mashtruesve mistikë post-modernistë, meqë jo vetëm nuk mund të rrëzohet me arsye, çka e bën të pa falsifikueshëm, por edhe i rrezikshëm, meqë mbi teori të ngjashme janë ngritur ideologji si ajo komuniste. Jo më kot një pjesë e mirë të këtyre mumbo-jumbove post-modernistë si Zizeku (i cili dashurohet shumë nga radikëlët komunistë shqiptarë) Deleuze, Lacan etj kanë tiparet e një sekti, shkrimet dhe pohimet e të cilëve janë bërë me kalimin e kohës gjithnjë e më hermetike, më kriptike në interpretim karakteristikë kjo e teksteve të shenjtë. Jo më kot disa grupime marksiste, që kanë mistifikuar jo pak mbi teoritë origjinale të këtij, i drejtoheshin teksteve si disa libra shenjtë për të gjetur përgjigje për gjithçka.

Pas këtyre që po shoh, i shqetësuar tej mase për shëndetin publik shqipëtar, administrimin e tij aktual dhe akoma më shumë atë eventual mistik, shpresoj që në Shqipëri të ketë psikiatër dhe intelektualë të vërtetë që dinë t’i bëjnë ballë këtyre teorive mistifikatore, dhe t’i kufizojnë këto vetëm atje ku kanë vendin, në spekulime letrare… e shumta filozofike.

Kam vëmendjen tënde. Komentet eventuale, të njëfarë natyre dhe “intelekti”, do të tregojë nëse kam apo jo edhe vëmendjen të ndonjë grupimi të caktuar.

Tabula rasa



Për shkak të disa impenjimeve të jetës personale nuk kam mundur të trajtoj siç duhet disa tema pikante, të cilat përndryshe janë mjaft të rëndësishme, sipas pikëvështrimit tim.
Sibyl with Tabula Rasa - Diego Velázquez (Credit: Wikipedia)
Sibyl with Tabula Rasa - Diego Velázquez 


Një nga këto ka të bëjë me mënyrën e konceptimit të mendjes, nga shoqëria njerëzore në përgjithësi, e nga shoqëria shqiptare në veçanti meqë në vijim do të jap nja dy shembuj emblematikë që ilustrojnë këtë tentakulë obskurantiste që tenton gjithnjë e më shumë të zgjerojë fushën e vet të influencës.

Ekziston një nocion humanist i mendjes së njeriut, sikur kjo të ishte njëfarë faqe e bardhë ku mund të shkruhet, fshihet e rishkruhet ex novo gjithë përmbajtja e individit, pra sjellja e individit dhe entiteti individ në terma të kulturës dhe të mësimit (tabula rasa – latinisht).

Por çfarë thotë kjo tezë mbi mendjen njerëzore?

Sipas tezës së tabula rasa-s (parafrazim): qeniet njerëzore janë të ndryshme nga kafshët e tjera, në disa aspekte. Para së gjithash sepse kafshët e transmetojnë të gjithë informacionin mes tyre, apo një pjesë të mirë të informacionit, në mënyrë gjenetike, pra pa praninë e komunikimit simbolik; kështu komunikimi mes kafshëve është në pjesën më të madhe i lindur, gjenetik, ndryshe nga ai njerëzor i cili realizohet nëpërmjet çdo lloj komunikimi simbolik. Për më tepër që, njerëzit – thotë teza tabula rasa – janë të lirë nga çdo llojë ngërçi apo kufizimi natyror.

Kështu, më tej, njerëzit nuk janë asfare të ndikuar nga substrati fizik trunor, i cili trashëgohet në mënyrë gjenetike. Sipas tabula rasas dhe një pjese të mirë të të ashtuquajturve humanistë, përbmajtja e medjes së njeriut rezulton të jetë vetëm e vetëm (!) një produkt i proceseve kulturore apo historike, duke e anashkaluar tërësisht përbërësen fizike të mendjes, pra substratin fizik mbi të cilin kjo zhvillohet (sikundër hardware-i i një kompjuteri), tanimë të gjithënjohur.

Por përse lindi dhe u përhap një tezë e tillë?

Modeli i trumpetuar nga tabula rasa lindi gjatë ‘900-s, kryesisht, si një teori që i kundërvihej njëfarë mënyre të perceptimit të evolucionit; si një tentativë për të kundërshtuar evolucionizmin i cili perceptohej (gabimisht) si i drejtuar për tek H. sapiensi, me njëfarë determinizmi gjenetik kushtetues.

Për më tepër edhe në kundërshtim me konceptimin e shtrembëruar letraresk-filozofik të evolucionit në vitet ‘900, një evolucion jo-darvinian, jo kritik, jo shkencor. Evolucioni ishte i shrembëruar nga fryma letrare-filozifike, e vetëquajtur humaniste, por që në të vërtetë po tjetërsonte një dije të rëndësishme të njerëzimit, duke i dhënë këtij të fundit një tezë të errët, me pasoja obskurantiste, si tabula rasa, mbi të cilën gjatë historisë janë ngritur dhe vazhdojnë të qëndrojnë influente në disa vende, disa pseudoshkenca (të një pseudo-intelektualizmi të pashoq).

Kështu, evolucioni ishte ortogjenetik, apo thënë ndryshe bergsonian, e që përkiste në fund të fundit me mbijetesën e më të përshtatshmit, e kuptuar kjo mbietesë si një përmirësim i vazhdueshëm, i orientuar drejtë një shkalle gjithnjë e më të madhe ndërlikimi. (Në të vërtetë nuk është kështu. “Mbi të qenit Njeri”)

Natyrisht, asokohe kishte edhe nga ata që e njihnin mirë evolucionin dhe implikimet që ky kishte mbi perceptimin e fenomeneve të jetës, por duhet thënë se ishin të paktë, të pa-zë, përballë turmës së të vetquajturve intelektualë letrarë.

Tabula rasa përqafohet menjëherë nga shkencat sociale, nga antropologët shoqërorë dhe kulturorë; bëhet kështu një tezë që shërben si model standard për zhvillimin e këtyre.

Fatkeqësisht, përhapja e këtij modeli të rrejshëm të mendjes njerëzore, implikon ndër të tjera edhe një rezufim foshnjërak – pa mundësi dialogimi – të substratit fiziologjik, funksional, evolutiv të trurit e mëpastaj mendjes si rezultante e aktivitetit elektriko-kimik.

Tabula rasa është sot e diskredituar; përballë avancimeve të biologjisë evolutive, e ngritur mbi një lloj kërkimi shkencor darvinian. Biologjia evolutive zbulonte dhe evidentonte njëra pas tjetrës modele të evolucionit mbi Tokë; zbulonte dhe demarkonte kufijë gjithnjë e më të imtë mes asaj çka është kulturë e çka jo.

Tabula rasa, e lindur nga spekulimet letrare-filozofike të një lloj të caktuar mbi procesin evolutiv, u mbyll në vetvete, e papenetrueshme nga kritikat biologjike e shkencore… duke përfunduar në shterpësi.

Sot, në fund, modeli antropologjik i tabula rasas është thyer, së pari nga gjenetika e popullatave e cila arrin t’i mbajë larg leximet dhe deformimet reciste të të dhënave; mëpastaj nga zbulimet shencore, të psikologjisë zhvillimore, etologjisë konjitive etj.

Tabula rasa është analizuar mirë nga Steven Pinker, i cili ndër të tjera identifikon edhe anët e errëta të këtij deformimi me origjinë letraro-humaniste të natyrës së mendjes, mbi kushtetutën e të cilës, fatmirësisht për të gjithë ne, sot flet vetëm shkenca. (Perifrazim nga Pinker: tabula rasa, me pretendimin e një boshllëku të lënë nga natyra, e mbushi zbrazëtinë me interpretime që i vinin përshtat regjimeve totalitare [pasojat dihen]).

[Përshkrimi i mësipërm e citon Pinkerin vetëm për sa i përket çështjes në fjalë; jo për të tjera koncepte, për të cilat nuk po shprehem aspak.]

Dhuna televizive shndërrohet në dhunë shoqërore




Të gjithë lexuesit e mi do të kenë në shtëpitë e tyre nga një nga ato pajisjet në ekranin e të cilave shfaqen pamje. Flas për televizorin; edhe pse kur flitet për televizionin, rrallë herë flitet për pajisjen që emeton imazhe duke dekodifikuar një mesazh elektronik i cili vjen nga emetitori i zonës.

Kryesisht, me televizion kihet parasysh një lloj forme komunikimi e realizuar përmes pamjeve vizive, të organizuara sipas një programi të caktuar. Pra mund ta kuptojmë televizionin si një institucion të jetës moderne. Për më tepër disa e konsiderojnë edhe si një formë pushteti.

Sot do të jap disa informacione mbi disa efekte jo edhe aq të dëshirueshme që televizioni ka mbi njeriun. Po, po! Efekte negative. Sepse sot dihet, dhe është pra e vërtetuar, se televizioni ka një efekt të dëmshëm mbi fëmijët e vegjël dhe adoleshentët. Pra pyetjen, nëse dhe sa efekt negativ ka TV mbi të rinjtë mund ta kapërcejmë e të shkojmë drejtëpërdrejtë në thelpin e problemit.
Dhunë televizive në një debat në Greqi (TV grek)
Dhunë televizive në një debat në Greqi (TV grek)


Shqetësimet mbi efektet negative të shikimit të zgjatur të televizionit filluan “të dilnin mbi ujë” menjëherë pasi filluan transmetimet e para, diku nga viti 1946. ndërsa në vitin 1972 njerëzimi kishte mjaftueshëm prova dhe fakte sa për të thënë se “…dhuna televizive ka një efekt anësor të padëshirueshëm mbi disa anëtarë të shoqërisë sonë” [1].

Pavarësisht provave shkencore njerëzit e thjeshtë, profanët, nuk duket se e kuptojnë mesazhin. Mesazhi është i qartë, televizioni jep një kontribut të madh për ta kthyer shoqërinë në një shoqëri të dhunshme. (Ndonjë do të vë re se herë përdoret termi televizion e herë ai më specifik, dhunë televizive. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, meqë statistikisht 60% e pamjeve televizive janë pamje të dhunshme [2].)

Po ndodh praktikisht e njëta gjë, i njëti fenomen pervers si edhe me cigaret dhe tymin e duhanit dhe kancerin e mushkërive; edhe pse ekzistojnë prova të pakundërshtueshme për lidhjen shkak pasojë kjo nuk raportohet siç duhet te popullata e gjerë, duke dhënë kështu si përfundim vetëm një mesazh kontroversal. E kjo së pari i detyrohet herë ligësisë e instrumentalizmit të mediave, jo vetëm televizive, dhe herë paaftësisë së njerëzve mirëfilli të medias për të përçuar mesazhe të tilla që nëse nuk përdoret një regjistër specifik i humbasin nuancat e veta, ato që duhet të godasin në veshët e prindërve.

Një nga studimet shkencore më të cituar, e pse jo të përgojuar, është ai i Johnson et al. i botuar në vitin 2002 [3].

Johnson et al. gjetën se shikimi për një kohë të zgjatur i televizionit gjatë adoleshencës dhe pjekurisë së hershme ishte i bashkëlidhur me sjellje agresive të mëpastajme (pra që ndjek shikimin e zgjatur të televizionit).

Të dhënat e studimit të Johnson & co. u mblodhën nga 707 familje që kishin nga një fëmijë mes moshës 1 dhe 10 vjeç, duke i intervistuar për një periudhë 17 vjeçare.

Rritja e agresionit u vëzhgua dhe dokumentua në djelmosha 14 vjeçarë të cilët kishin parë nga 1 në 3 orë televizion çdo ditë, krahasuar me ata që kishin parë më pak se 1 orë televizion në ditë.

Studimi i Johnson dhe co. është një studim i tipit gjatësor (longitudinal). Studimi është i pari i tipit gjatësor që studion(te) bashkëlidhjen mes ekspozimit ndaj TV gjatë adoleshencës dhe dhunës së mëpastajme. Kjo lidhje u tregua jo vetëm tek adoleshentët por edhe tek të pjekurt e rinj, pra individët në post-adoleshencë, duke hedhur poshtë mendimin se dhuna televizive ndikonte vetëm tek fëmijët.

Ndër të tjera studimi i Johnson et al. ka ushtruar kontrolle edhe ndaj disa ndryshoreve të tjera që mendohet se ndikojnë mbi shprehjen e veprimeve të dhunshme. Këto ndryshore ishin: neglixhenca në fëmijëri, dhuna në lagjen e banimit apo edukimi prindëror dhe të ardhurat familjare; studimi i njëkohshëm edhe i këtyre ndryshoreve përjashtoi menjëherë shumë shpjegime të tjera alternative.

Së fundi, studimi i Johnson et al. Është një studim shkencor mjaft i gjerë, që siç e përmenda në fillim përfshinte 707 familje të pyetura mbi zakonet e veta në një periudhë kohore 17 vjeçare, që është një fakt shumë domethënës.

[1] Surgeon General’s Scientific Advisory Committee on Television and Social Behavior, Television and Growing Up: The Impact of Televised Violence U.S. Government Printing Office, Washington, DC, (1972).
[2] National Television Violence Study Center for Communication and Social Policy, University of California, Santa Barbara, CA, (1998).
[3] J. G.Johnson et al.

Jeffrey G. Johnson, Patricia Cohen, Elizabeth M. Smailes, Stephanie Kasen, Judith S. Brook (2002). Television Viewing and Aggressive Behavior During Adolescence and Adulthood Science DOI: 10.1126/science.1062929

Nga Zef Pergega :...ne lumin e madh te visareve te kombit.

Image result for zef pergega




I dashur Flori.

Ju percjelle urimet me miqesore per daljen ne drite, nje drite qe mblodhi se bashku disa nga miqte me te afert te krijimtarise tende ne vijushmeri, larmi dhe gjithnje ne ngjitje drejt lartesise ku shkelqen letersia shqipe.

Dhe Ju si nje alpinist i fort dhe si nje krijues i talentuar, cilesi qe te kane dhene vullnet e force per te mos u ndalur drejt grumbullimit te prurjeve ne lumin e madh te visareve te kombit. edhe njehere suksese ju dhe familjes ne perpjekje te reja te pandalshme derisa ne krijuesit me njerezit e kultures ta ndezim turbinen e bashkimit tone kombetare.


Miqesisht ZEF PERGEGA

NGA PROF.DR. ESHREF YMERI : Vargu i ngrohtë i poetit Artur Shemaj


Image result for eshref ymeri


Këtu e ca kohë më parë, poeti i talentuar, por i pabujë, Artur Sheme, më pati dhënë për të lexuar vëllimin e tij me titull “Arratia e ëndrrës”. Një libër i thjeshtë në paraqitje, por që të emocionon me vargjet poetike që përmban.

Kam dëshirë të flasë për poezinë e tij nga pozitat e një lexuesi të thjeshtë. Se lexuesit të thjeshtë nuk i intereson se me ç’varg janë shkruar poezitë, se ç’hijeshi kanë rimat e tij. Më shumë atë e intereson kuptimi që ato bartin, se ç’temë të rëndësishme ato zbërthejnë, temë që i emocionon të gjithë lexuesit dhe që ndihmon për formimin e një këndvështrimi të shëndetshëm, që zgjeron horizontin e perceptimit të realitetit dhe të kuptimit të jetës që na rrethon.

Me poezinë e tij, Arturi ka gjetur mënyrën për t’u përcjellë lexuesve informacionin për dritëhijet e jetës në përthyerjen e tyre të ngjeshur, të kulluar dhe lehtësisht të kapshme. Përmes tyre, ai ndan me lexuesit gulshet që i ziejnë përbrenda, drithërimat e zemrës dhe ngrohtësinë e shpirtit.

Në poezitë e Arturit gjen edhe vargje poetike, në dukje hijerënda, edhe figurative, edhe tjetërthënëse (alegorike), edhe metaforike. Në përmbajtjen e tyre vijnë e shpërfaqen nota psikologjike dhe filozofike që e nxitin përfytyrimin e lexuesit. Ka mes tyre edhe nga ato, kuptimi i të cilave të bën të përsiatësh gjatë për shkak të nëntekstit të tyre. Ka poezi boll të ndiera, në vargje të lira dhe të rimuara, me të cilat autori ngre ura komunikimi dhe mirëkuptimi të natyrshëm me lexuesin, vendos lidhje shpirtërore me të.

Për ta njohur nga afër shpirtin e poetit, duhet hyrë thellë në përmbajtjen e vargjeve te tij. Sepse në to, si në pasqyrë, ravijëzohet bota e tij e brendshme. Heronjtë e poezive Arturi i krijon sipas përfytyrimeve të veta, ashtu thjesht, pa sforcime dhe pa figura të kërkuara, ashtu siç janë të thjeshta rrëfimet që i burojnë nga zemra. Shikoni se sa natyrshëm e përshkruan Arturi zejen e një misërpjekësi në poezinë me të njëjtin titull:



Mund të shesësh misra të pjekur,

Me zë lutës.

Njerëzit me hap të thekur

I zgjasin brengën rrugës.



Hajde, misra të pjekur,

Refren migjenian,

Kjo ditë diku ka mbetur

Peng i luksit shafran.



Vargje të thjeshta këto që përcjellin afshin e zemrës së poetit, të stëpikura me ca ndjenja të heshtura trishtimi. Arturi ka derdhur në to ndjenjat e tij të holla, shpirtin e tij delikat.

Veçorinë më mbresëlënëse, në këndvështrimin tim, të kësaj përmbledhjeje, e përbën lirizmi i Arturit, që frymon aq mirë kur e kundron në kontekstin e krijimtarisë së tij poetike. Tek zbulon kapilarët gjakmbartës në indin e fjalës poetike të Arturit, lexuesi pikas pjesën organike të shpirtit të tij, vjen e krijon portretin e tij me një pamje të qeshur dhe me një vështrim ëndërrimtar dhe nuk mund të mos bindet që ai, si autor i kësaj përmbledheje, ecën në rrugët e jetës me zemër në dorë, me shpirtin behar, pa e vrarë mendjen për të kthyer kokën prapa dhe për ta hedhur vështrime anash.Me sa duket, ka diçka prekëse dhe tërheqëse në shpirtin e poetit që të kujton çiltërsinë e fëmijës.

Ç’bukuri mahnitësë ka poezia “Retë”.



Ndjek imazhin tënd nëpër re,

Reja hollohet si dhimbja jote,

Fytyrën askund nuk e le,

Ike si hija e kësaj bote.



Duket që shpirti i poetit është i trazuar. Ai e ndien tek vërtitet së brendshmi një hije konflikti. Ai është poet i ndjenjave, zemërçelur, i drejtpërdrejtë. Lumturia e poetit duket sikur përndritet nga nje rreze hyjnore në larminë e jetës që e rrethon. Prandaj edhe lirika dashurore e Arturit është shumëplanëshe: herë përngjan si sentimentale, her si ironike, herë si filozofike, duke marrë përmasa hapësinore dhe duke pëftuar një joshë idilike.

Poezia e Arturit, që ka një diapazon të gjerë lirik, nuk mund të kuptohet pa notat e fuqishme që ushtojnë në regjistrin e sipërm patetik të temës qytetare. Këto nota të fuqishme shpërfaqen në poemën e tij me titull “Epopeja e tredhjes”. Pikërisht në një rregjistër të tillë ushton zëri i fuqishëm dhe ndihet dukshëm fryma rebelore e poetit kundër një realiteti të shpërfytyruar gjatë këtij çerek shekulli, kur politika e ka nanurisur popullin në detin e gënjeshtrave dhe të mashtrimit.



Epoka që erdhi

Të gjithë i shfajësoi,

Për fajet që bënë

Asnjeri s’pagoi.



Shpejt e kapën veten

Ustallarët e vjetër,

Duhet mbijetuar

Në epokën tjetër.



Ndihet në këtë poemë një sëmbim i thellë në zemër dhe një dhimbje përcëlluese qytetare: dhimbja e “epokës së ndryshimeve”.

Poeti ndien dhimbje në shpirt se e ka të pamundur ta kundrojë jetën në kuadrin e një ideje të turbullt shoqërore, ende të pamishëruar në praktikë. Një poet me ndjenja të holla ka vetëm një privilegj: të rri në cakun mes dëshpërimit dhe gëzimit.

Në këtë poemë mbizotëron patosi shilerian (i poetit gjerman Shiler) i mendimit mbi patosin e ndjenjave. Kur përsiat për natyrën e pashtruar të poetit të talentuar Artur Shemaj, dëshiroj t’i uroj që të vazhdojë ta bartë gjithmonë dhuntinë e shenjtëruar në kapilarët e pastër të zemrës, pa u shqetësuar nga pasionet dhe veset e mëkatarëve që na rrethojnë gjithndej me “shpatën” e pushtetit në duar.

Këtij vëllimi poetik i paraprin parathënia me titull “Poezia e Artur Shemajt - një kaleidoskop ngjyrash njerëzore”, me autor poetin dhe kritikun e talentuar Qazim D. Shehu, i cili i ka bërë një vlerësim mjaft të bukur, duke theksuar se “…poezia e Shemajt e realizon më së miri një komunikim të ngrohtë estetik me lexuesit dhe dashamirësit e poezisë, ajo mbahet mend për këndvështrimet e mprehta dhe idetë origjinale, për detajet e freskëta dhe plot dritë….”.

Kolumbus, Ohajo

12 shtator 2016

Personalizmi, Emmanuel Mounier


Personalizmi, Emmanuel Mounier

Titulli: Personalizmi
Origjinali: Le personnalisme
Gjinia: Filozofi
Autori: Emmanuel Mounier
Shqipëroi: Erion Kristo
Shtëpia botuese: ISP & Dita 2000
Viti: 2006
Fq. 152
Pesha: 0.188 kg.
ISBN: 978-99943-905-6-2



Libri "Personalizmi" (1949) është përpjekja më e suksesshme për truallzimin teorik të kategorisë së personit. Pa nënvlerësuar interioritetin e vërtetë të përsiatjes, Personalizmi i Mounier – së përcakton se personi është uni që plazmohet dhe përcaktohet në marrëdhënien me tjetrin, vendi ku takohet individi me bashkësinë dhe shenjohet nga tensioni e ndërveprimi mes lirisë dhe solidaritetit. Personi është marrëdhënie. Personalizmi, vepra e jetës për autorin, është përmbledhja thelbësore e mendimit të tij si filozof dhe intelektual.

Mbi autorin

Emmanuel Mounier, intelektual dhe filozof francez i shekullit XX, është themeluesi i personalizmit filozofik si dhe një nga drejtuesit e lëvizjes personaliste franceze të viteve 30. Në 1932, themeloi "Esprit", që edhe sot mbetet një revistë e dorës së parë ku shkëmbejnë intelektualët francezë, veçanërisht ata katolikë.

Rrëfimi i motrës për jetën e Azem Hajdarit – tregon edhe se si e rrëmbeu gruan Azemi dhe e solli në shtëpi

Rrëfimi i motrës për jetën e Azem Hajdarit – tregon edhe se si e rrëmbeu gruan Azemi dhe e solli në shtëpi

Askush nuk mundi ta “shkatërrojë” dashurinë për vëllain e vogël. Një lidhje e fortë që nuk u këput asnjëherë. Përmes fotos që e mban përditë në portofolin e saj, e motra, Nurie Hajdari e mban të gjallë Azemin prej 18 vitesh.

Në një rrëfim të rrallë për “Gazeta Shqiptare”, Nuria tregon për gjysmën tjetër të saj, vëllain që e deshi aq shumë edhe atëherë kur ajo krijoi familje e lindi fëmijë, por dashuria për Azemin vazhdon të jetë e pafund.

Ajo rrëfen për Azemin e vogël, banesën ku lindi në Bajram Curri, dhuratat që merrte prej tij, pasionet në rini dhe si i shpëtoi internimit për shkak të dashurisë në moshë fare të re.

Nurie Hajdari nuk e donte vëllain politikan, sepse ajo beson se ishte më i sinqertë seç duhej.

Për vdekjen e Azemit nuk e lajmëroi askush dhe shtëpinë ku lindi thotë se shumë shpejt do ta bëjnë një muze. Gjithçka që kujton me të, punonjësja e Postës Shqiptare, Nurie Hajdari do ta hedhë në një libër, në të cilin do të hedhë kujtimet që nisin me fëmijërinë e Azem Hajdarit, deri në momentin e ikjes nga kjo jetë.

Zj. Nurie, shoh që në portofolin tuaj mbani edhe foton e Azemit…

Vëllain tim e shoh përditë, flas me të përmes fotografisë. Nuk e ndaj asnjëherë nga vetja, sepse vetëm në këtë mënyrë e largoj nga mendja se ai nuk jeton prej 18 vitesh. I shkoj shpesh te varri. Murin e shtëpisë e kam të mbushur me fotografitë e Azemit dhe, siç e shihni edhe ju, e mbaj edhe me vete në portofol.

Shoh që në fotografi keni dalë kur ishit të vegjël. Çfarë fëmije ishte Azemi?

Unë kam pasur gjithmonë një lidhje shumë të fortë me Azemin. Ai ishte vëllai im i vogël dhe unë isha 8 vjet më e madhe se ai. E kam parë edhe momentin kur ka lindur në shtëpinë që kishim në Bajram Curri. Ishte ora 12:20 e drekës e datës 11 mars 1963. Nënën e kapën dhimbjet dhe unë pashë vjedhurazi pas nga cepi të shtëpisë kur po lindte im vëlla. Pas dy orësh nëna nuk u ndje mirë me shëndet dhe e çuan në spital. Azemi lindi i shëndetshëm dhe ne u gëzuam shumë. Babi im ishte në punë dhe kur erdhi në darkë në shtëpi, vëllai i madh Saliu i doli përpara dhe i tha: “Baba, jam bërë me një vëlla”. Babai u gëzua shumë dhe i tha: “E dija që do të lindte djalë…”.

Dhe si ishte ky djalë gjatë fëmijërisë së tij?

Një fëmijë shumë i bukur, i shkathët, shumë i qeshur, tepër këmbëngulës dhe përherë i rrethuar me shokë dhe miq. Unë isha gjithmonë pranë Azemit, e donim shumë njëri-tjetrin. I tregonim çdo gjë njëri-tjetrit. Unë isha gjithçka për të, si motër, si nënë, si shoqe. Nëna ime ishte e sëmurë dhe unë duhej të merresha me Azemin, ta ndihmoja të rritej, të shkollohej. Lexonim bashkë, luanim bashkë, bënim punët bashkë. Madje më kujtohet njëherë kur dolëm me babain që të mblidhnin dru për t’u ngrohur në shtëpi, pasi kishim shtëpi private dhe ngroheshim me zjarr. Baba ishte ngarkuar dhe mezi po i çonte drutë dhe i tha Azemit: “Më ndihmo që të ngrihem, se kam rënë dhe nuk po i ngre dot…”. Azemi iu përgjigj: “Jo, s’të ndihmoj. Provoje dhe hiqi disa dru anash dhe do ta shikosh se do të ngrihesh vetë…”. Dhe babai ashtu bëri. Azemi ishte shumë këmbëngulës dhe donte t’ia dilte në gjithçka. Kur ktheheshim në shtëpi, uleshim dhe bënim detyrat, dhe pas mësimeve babai na lexonte libra në shtëpi. Mbaj mend që na lexonte “Tregimet e moçme shqiptare”, të cilat Azemi i mësoi përmendësh. Ka qenë fëmijë shumë i zgjuar dhe tepër i shkathët.

Ndonjë kujtim tjetër që ju ka mbetur në mendje?

Azemi ka pasur një lidhje shpirtërore me Dervishin e Luzhës, një njeri i mirë dhe i përmendur jo vetëm në Malësinë e Gjakovës. Ne i kishim dajat në Luzhë dhe Azemi shkonte shpesh atje nga qyteti në fshat me një motor. Ishte miqësuar me Dervishin dhe ai e donte shumë. Njëherë po shkonim me nënën e babain dhe takuam Dervishin. U përshëndetëm me të dhe Azemi i vogël i nxori babait nga xhepi paketën e cigareve dhe ia zgjati Dervishit. Babai i foli Azemit që pse e mori pa pyetur dhe i tha Dervishit që “e kam djalin shumë të prapë”. Dervishi i tha babait: “Mos e nguc djalin, se kur të rritet, të gjithë do i thërrasin ‘zotëri’…” U habitëm kur dëgjuam fjalët e Dervishit dhe Azemi edhe më vonë kur u rrit shkonte vazhdimisht dhe e takonte Dervishin. Kishte krijuar me të një lidhje shumë të fortë shpirtërore. Më vonë Azemi ia ndërtoi tyrben Dervishit, dhe aty shkojnë shumë njerëz dhe kërkojnë ndihmën e njeriut të mirë që la gjurmë te shqiptarët e Malësisë së Gjakovës e më tutje. Azemi e thërriste: dajë Dervishi, dhe e donte shumë.

azemi-motra

Në njërën nga fotografitë shoh që Azemi i vogël mban edhe një pushkë në krahë. E kujt ishte arma dhe pse në krahët e tij?

Është pushka e babait. E kishte me leje, pasi babai punonte polic. Kur po bënim foto së bashku, Azemi e mori pushkën dhe doli me të, por arma ishte shumë më e madhe se gjatësia e tij. Azemi kishte kuriozitet për gjithçka dhe guxonte shumë, si në këtë rast kur në krahët e tij të imët vuri pushkën. Babi nuk ia prishi qejfin dhe ia la, por vetëm sa u bë kjo foto. Mbaj mend një rast tjetër kur Azemi ishte i vogël dhe në rrugë kishte gjetur një gomë të vogël fshirëse. E solli në shtëpi dhe babai e pyeti “ku e ke marrë?” Ai tha “e gjeta në rrugë”. Babai i foli, i tha “përse e ke marrë gjënë e tjetrit, pasi nuk është e jotja?” Ai iu përgjigj: “Nuk ia mora askujt, e gjeta në rrugë dhe e mora”. Im atë i bërtiti dhe i tha “hajde të shkojmë dhe ta çojmë aty ku e more”. Dhe ashtu ndodhi, por me ta shkova edhe unë. Azemi e la gomën aty në rrugë ku e kishte marrë dhe babai i bërtiti që “mos e përsërit më të marrësh gjërat e të tjerave”. Por mua më mbeti mendja te goma që donte Azemi dhe fshehtas babait u ktheva dhe e mora.

Si jua “shpërblente” dashurinë që tregonit për të dhe çfarë i dhuronte kryesisht vëllai motrës?

Azemi kur u rrit ndërtoi shtëpinë tonë. Ikëm nga shtëpia e vjetër dhe hymë në shtëpinë e re, po në qytetin e Bajram Currit. Azemi e bëri për qejf. I vuri drita nga të gjitha anët dhe mbolli edhe shumë trëndafila. Kur çelnin trëndafilat, ai merrte një gonxhe dhe vinte e ma sillte duke më thënë: “Merre motër, se trëndafilat duan të rrinë bashkë…” Ishte shumë i dashur. Për ditëlindje më ka dhuruar unazë, është shumë e bukur; më pas një zinxhir për qafë. Ndjej keqardhje që më ka humbur medaljoni i tij. E kisha diçka të shenjtë. Çdo dhuratë të tijën e kam ruajtur dhe do t’i ruaj si sytë e ballit, sepse më kujtojnë Azemin kur ishte gjallë. Trëndafilat që dikur m’i dhuronte mua, unë shkoj dhe ia çoj te varri, të cilin e ka të mbushur plot me lule të freskëta.

Si jua prezantoi gruan e jetës së tij, Fatmirën?

Ata ishin fare të vegjël kur u dashuruan. Ishin nxënës në shkollën e mesme në Tiranë. Sapo janë njohur, më tregoi Azemi. Më mori te konvikti i Fatmirës që të më njihte me të. Sapo ajo doli, më tha: “Motër e dashur, kjo është gruaja e jetës sime”.

Azemi e ka rrëmbyer Fatmirën dhe atë e solli në Bajram Curri me djalin e xhaxhait tonë, ndërkohë që vetë erdhi më vonë nga Tirana në shtëpi. Familja dyshoi fillimisht se mos Azemi e ka marrë pa dëshirën e saj dhe u trembën disi, por kur folëm me Fatmirën, gjithçka ishte në rregull. Në qytet u hap fjalë se Azemi ka rrëmbyer një vajzë të mitur dhe kjo ishte e ndaluar në atë kohë. Babain e thirrën në Degën e Brendshme për të sqaruar situatën dhe ne u detyruam të thërrisnim dhe të atin e Fatmirës nga Librazhdi për të pohuar se vajza e ka dashur vetë që të martohej me Azemin pavarësisht se as familja e saj nuk kishte dijeni për ikjen nga shkolla. Në degën e Brendshme na thanë se nëse Azemi e ka rrëmbyer vajzën, do ta çojmë në internim, pasi ka konsumuar një krim.

Ndaj na u desh që të mblidheshim të gjithë kur erdhi Azemi dhe i ati i Fatmirës dhe t’u thoshim në komisariat se ata duhen dhe janë bashkuar me pëlqimin e tyre. Fatmirën e pyetën dhe në shtëpi nëse ishte dëshira e saj dhe ajo u përgjigj: Unë kam ardhur që të jetoj dhe të vdes me Azemin”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...