Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/19

Kultura publike:Visar Zhiti dhe Gjergj Kola tregojnë Shqipërinë

Festivali Hypatiae 2016 – Shkenca dhe arti në bregdetin Amalfitana do të mbahet në datat 16-17-18 shtator 2016. 

Ky festival mbështetet nga UNESCO dhe fton personalitete me kontribut të veçantë në fushën e shkencës, publicistikës dhe arteve. Në edicionin e sivjetshëm janë të ftuar disa artistë të njohur shqiptarë, mes tyre Gjergj Kola e Visar Zhiti në festivalin e artit e shkencës në Salerno

visar-zhiti-itali1

Një aktivitet kulturor ndërkombëtar që lidh artin me Shkencën organizohet nga Hypatiae festival në Salerno. Festivali Hypatiae 2016 – Shkenca dhe arti në bregdetin Amalfitana do të mbahet në datat 16-17-18 shtator 2016. Ky festival mbështetet nga UNESCO dhe fton personalitete me kontribut te veçantë në fushën e shkencës, publicistikës dhe arteve. Në edicionin e sivjetshëm janë të ftuar disa artistë të njohur shqiptarë.

Mes tyre është i ftuar edhe piktori shqiptar Gjergj Kola që do të prezantohet me dy ekspozita personale me temat “Dritëhije dashurie” dhe “Gratë që shikojnë lart, Nënë Tereza”. Ekspozita e dytë me temën e Nënë Terezës do të hapet se shpejti edhe në Vatikan dhe në vende të tjera.

Gjergj Kola është një nga piktorët më të suksesshëm në Itali dhe është vlerësuar edhe me çmime ndërkombëtare për veprat e tij. Ai është shprehur për mediat se “në këtë festival është i ftuar edhe poeti e shkrimtari Visar Zhiti, për të recituar poezinë e tij Salerno dhe për të prezantuar ekspozitat, për të cilat do të flasë edhe një studiuese arti”.

Hypatiae Festival organizohet me pjesëmarrjen e artistëve më të njohur botërorë. Të pranishëm do të jenë personalitetet e Arteve dhe Shkencave, të cilët do të prezantojnë krijimtarinë e tyre ditën e shtunë më 17 shtator, ku qytetarët do t’i shohin veprimtaritë në 10 deri në 17 në vende informale si në skelë, plazh, sheshet e qytetit etj.

Ky festival ka pasur sukses për temat alternative që janë edhe “filozofia e shoqatës”.

Në fakt, në Dhomën e Këshillit të qytetit nga e shtuna e 17 shtatorit nga ora 10 deri më 17:00, do të ketë shumë personalitete që do të flasin për artin dhe shkencën, duke mos e humbur konceptin e kulturës publike.

Shkencëtarët në këtë ngjarje të madhe kulturore do të jenë nga ora 18 deri në 20:30 me seminare dhe tryeza të rrumbullakëta për të ndarë me pjesëmarrësit njohuritë e tyre.

Temat që do të trajtohen janë “Art për një marrëdhënie të shëndetshme midis burrave dhe grave. Ndërkohë ekspertët do të adresohen për dhunën gjinore, ku trajtohen edhe temat e shëndetit mendor, skizofrenitë dhe depresioni në funksion të shërimit. Pastaj edhe një pikë tjetër do të jenë ligjërata për çajrat bimore me mundësinë e marrjes së një mesazhi terapeutik me tingujt e kambanave tibetiane, ku pjesëmarrësit do të shijojnë momente relaksi.

Fëmijët do të jenë protagonistë në hapësirat kreative kushtuar festivalit Hypatiae, Arti dhe Shkenca. Festivali Hypatiae do të përfundojë me zërat e fëmijëve dhe prezantimet e tyre.

Struktura e dialektit të shqipes, çfarë po ndodh sot?

Një ndërmarrje shkencore e vështirë, e guximshme dhe me përgjegjësi, akademiku Bahri Beci kështu e cilëson botimin e tij të ri, të sapodalë nga shtypi “Struktura dialektore e gjuhës shqipe”, botimet “UET PRESS”.
cabej dhe beci

Duke e vlerësuar si një tentativë për të shmangur mangësitë e trajtimeve përgjithësuese të derisotme në këtë fushë, por dhe për të krijuar kushtet për një përqasje të re, Beci na jep këtë vështrim kritik për të njohur jo vetëm gjendjen e sotme të strukturës dialektore të gjuhës shqipe, po edhe të historisë së formimit të saj. “Në qoftë se kam arritur diçka në këtë drejtim, ky do të ishte një lehtësim për mua që kam jetuar me këtë shqetësim”, thotë gjuhëtari.

Profesor Beci, përse ky studim i ri për strukturën dialektore të shqipes, cila është vlera e prurjeve të tilla?

Disa studiues të huaj, duke sjellë «argumente» edhe nga dialektologjia shqiptare, kanë mbrojtur pikëpamje që e zhvendosin vendbanimin e hershëm të shqiptarëve nga territoret e tyre të sotme diku në lindje ose në veri të Ballkanit ose e ngushtojnë atë në maksimum diku në veri të Shqipërisë së sotme. Kështu për shembull, G. Bonfante, duke u nisur nga dukuritë gjuhësore të përbashkëta shqiptaro-rumune, ndër të cilat edhe dukuria e rotacizmit në toskërishte dhe në dialektet veriore rumune, e zhvendos atdheun origjinal të shqiptarëve në territorin e Dakisë, në pjesën perëndimore të saj. Sipas tij, shqiptarët janë të ardhur nga Dakia, ndoshta me një infiltrim të ngadalshëm, pasi e kishin okupuar sllavët atë territor (shek. V i erës sonë).

S. Shtatmüler, në veprën «Hulumtime për historinë e hershme të Shqipërisë», të botuar më 1942 e të ribotuar me plotësime më 1966, hapësirën jetësore të popullit shqiptar në kohën romake e bizantine të hershme e ngushtonte në katërkëndëshin midis fushës bregdetare të Shqipërisë së Ulët, luginës së Drinit të Zi dhe luginës së Drinit të Bashkuar, me krahinën e Matit si qendër. Sipas tij, «vetëm në këtë kanton malesh, që është gati i paarritshëm nga jashtë nuk janë vërtetuar as relikte emrash latinë vendi, as gjurmë vendbanimesh romane».
Polak më 1957, duke folur për historinë e formimit të dy dialekteve të shqipes, ka shkruar se «gjatë kërkimit të shkaqeve të diferencimit të dialekteve shqiptare të tërheq vëmendjen rrethana që lumi Shkumbin ndan gjithashtu afërsisht nomenklaturën gjeografike shqiptare në dy zona (në veri të Shkumbinit më pak emra sllave dhe në jug të tij më shumë emra sllave). Prandaj, shkruan ai, është e mundur të gjykojmë se Shqipëria e Veriut ka të ngjarë të jetë djepi historik i shqipes prej nga dolën lëvizjet e vërtetuara historikisht të grupeve të barinjve shqiptarë për në jug deri në zonën e Toskërisë së sotme, e cila akoma edhe sot paraqet një përbërje interesante joshqiptare: sllave, greke dhe rumune». Sipas tij «elementi shqiptar këtu (në Toskëri B.B.) padyshim u grumbullua sidomos mbi substratin sllav, adstratin grek, që nga fillimi». Konkluzioni në të cilin arrin është se ka patur influencë serbe, sidomos në Veri, në anë tjetër influencë maqedone-bullgare në Jug dhe, sipas tij, kjo është një rrethanë jashtëzakonisht e rëndësishme për lindjen e dy tipeve të dialektit.
Më 1963, po ky autor shkruante se «Veriu, me sa duket paraqet territorin nga barinjtë shqiptarë kanë depërtuar në shek. XIV drejt jugut në territorin toskë. Sipas K. Jireçekut, vazhdon ai, shqiptarët duken në jug gjatë shek. XIV… që nga ky moment shqiptarët (në jug B.B.) do të paraqesin një shtresë speciale, krahas sllavëve, grekëve, dhe rumunëve. Sipas tij, kjo simbiozë e fundit me këta popuj ka kontribuar në dallimin dialektor në krahasim me shqipen e gegëve të Veriut. Nga kjo rrjedh që ndarja dialektore dysh e shqipes është përfundim i lëvizjes së shqiptarëve drejt jugut… Të folmet toske e kanë origjinën e tyre në ndërveprimin gjuhësor të krijuar në territorin jugor të Shqipërisë. Nga pikëpamja gjuhësore është fjala për ndikim të një shtrese substrati, e cila ka provokuar ndërrime të karakterit dialektor në adstratin shqiptar… .; vëzhgimet tona, vazhdon ai, konfirmohen nga kronologjia, sepse tiparet dialektore toske duken afërsisht një shekull pas ardhjes së shqiptarëve në Jug (pra në shek. XV B.B.), kur ata kanë mundur të vendosin tanimë lidhje me fqinjët e tyre sllavë, grekë e rumunë… Konkluzioni në të cilin arrin është se simbioza e shqiptarëve, grekëve, sllavëve dhe rumunëve në jug të Shqipërisë ka përcaktuar kështu, me sa duket, karakterin e zhvillimit fonetik të ndryshëm në toskërishte po të krahasohet me gjendjen e gjërave në gegërishte». Pra, studiues të huaj, duke iu referuar të dhënave dialektore, mohojnë autoktoninë e shqiptarëve në territoret e tyre të sotme.

Që këtej vetëkuptohet rëndësia e studimit të shqipes dialektore, e njohjes së dukurive dialektore të shqipes, e vjetërsisë së tyre, si edhe e strukturës dialektore të shqipes dhe e historisë së formimit të saj. E. Çabej më 1957 shkruante se “historia e shqipes fillon në vitin 1555, me Mesharin e Gjon Buzukut ose me dokumentet përpara saj. Po kjo nuk është e mjaftueshme, prandaj duhet të përpiqemi të zbresim edhe në periudhat përpara shkrimit të shqipes. Për këtë duhet të mbështetemi në gjuhën që flitet sot në popull, në dialekte e nëndialekte…”. Sipas tij “Gurrë e gjallë për të gjurmuar historinë e gjuhës është gjuha vetë: gjuha siç flitet sot në popull … . Kjo gjuhë e gjallë pra, ashtu si flitet më një anë sot, dhe sikundër e gjejmë më anë tjetër të shkruar në monumentet e saj që prej Buzukut e këtej, kjo gjuhë përbën bazën, nga e cila do të nisemi për të ngrehur ndërtesën e historisë së gjuhës” … .

Si është situata e studimeve për strukturën dialektore të shqipes, referuar dhe para ’90?

Studimet për veçoritë dialektore dhe njësitë dialektore të shqipes janë të shumta dhe relativisht të hershme. Gjurmimi dhe studimi i tyre ka nisur më 1854 dhe ka vazhduar deri në ditët tona. Ai ka kaluar në dy faza. Faza e parë përfshin periudhën deri në vitin 1944, kurse faza e dytë periudhën pas vitit 1944. Gjatë fazës së parë njohja e të folmeve të gjuhës shqipe në trojet ballkanike është bërë përmes gramatikave të gjuhës shqipe me bazë dialektore si ajo e J. G. Hahnit për të folmen e Rrëzës së Përmetit, e A. Dozonit për të folmen e Përmetit dhe të Zagorisë, e K. Kristoforidhit për të folmet e toskërishtes, e J. Piskos për të folmet e veriore të Shqipërisë së Veriut, e G. Vaigandit dhe e Gj. Pekmezit për të folmen e Elbasanit.

Pas tyre vijnë kontributet e disa studiuesve të tjerë të huaj si ai i H. Pedersenit për të folmet e Çamërisë, i N. Joklit dhe i S. Mladenovit për të folmet verilindore të shqipes së Veriut, i P. Skokut për të folmen shqipe të rrethinave të Shkupit dhe i K. Taliavinit për të folmet që ai i quan “gegërishte lindore”. Si vijim i kësaj etape duhet vlerësuar edhe botimi më 1951 nga V. Cimohovski i monografisë “Dialekti i Dushmanit, përshkrim i njërës prej të folmeve të Shqipërisë së Veriut”, mbi bazën e të dhënave të grumbulluara prej tij në Dushman më 1937.

Pra, punimet e mirëfillta dialektologjike para vitit 1945 janë të pakta. Madje edhe ato që janë, japin të dhëna të pjesshme dhe mbulojnë në pjesë të vogël të territorit të folmeve të shqipes në trojet ballkanike. Në periudhën pas vitit 1944 dhe, më konkretisht, në vitet ‘50 nisi një punë sistematike dhe e organizuar për grumbullimin e materialeve dialektore dhe studimin e të folmeve të shqipes brenda territorit të Shqipërisë.

Në themel të punës për grumbullimin e materialeve për fonetikën, morfologjinë, sintaksën dhe leksikun e shqipes dialektore në periudhën pas viteve ‘50 ka qenë pyetësori i hartuar nga S. Floqi më 1956. Me pyetësorin e S. Floqit janë grumbulluar të dhëna dialektore në më shumë se 300 qendra të banuara nga J. Gjinari (Berat, Opar, Myzeqe, Skrapar, Devoll, Mallakastër, Krasniqe, Gash e Bytyç, Krujë e Malësi e Krujës, Bregu i Bunës), B. Beci (Mat, Reç-e-Dardhës, Shkrel, Grykë e Madhe, Luzni, Mirditë, Shkodër), nga M. Çeliku (Dumre, Peqin, Kërrabë, Shpat, Kavajë, Durrës), nga M. Totoni ( Zagori, Bregdeti i Poshtëm, Muzinë, Gjirokastër, Kurvelesh), nga Gj. Shkurtaj ( Kastrat, Bregu i Matës, Ishulli i Lezhës, Ishulli i Shëngjinit, Hot, të Kelmend, Rranxate Mbishkodrës, shqiptarët e Malit të Zi), nga Xh. Gosturani (Çerem, Elbasan, Rragam), nga S. Floqi (Danglli); nga J. Thomai (Seman), nga E. Lafe (Nikaj-Mërtur), nga Q. Haxhihasani (Sulovë, Lurë, Polis, Çamëri), nga Xh. Topalli (Pukë), nga J. Kastrati (Theth), nga T. Osmani (Shirokë), nga M. Gecaj (Krasniqe) nga Sh. Hoxha (Vilë-e-Kalis, Arrën, Lumës), nga F. Luli (Postrripë), nga F. Muça (Konispol), nga Ç. Petriti (Strelcë), nga H. Xhaferri (Tomorricë), dhe nga N. Sotiri (Qeparo), dhe nga Xh. Belushi (Vermoshi)

Në vitet 60-70 të shekullit XX, dhe më pas, u hartuan studime edhe për trevat shqiptare në ish-Jugosllavi. U botuan të dhëna për të folmet e Rugovës (M. Begolli), të Kaçanikut (F. Raka), të Gjakovës (M. Nagavci dhe H. Agani), të Shalës së Bajgorës (L. Mulaku); të Peshterit (L. Mulaku e Mehdi Bardhi), të Preshevës e Bujanovcit (I. Ajetit, R. Ismajli), të Moravës së Epërme , të Moravës së Poshtme, të Kabashit, të fshatrave Mramuer dhe Marec, të Anamarovës, të Karadakut (M. Halimi), të Vuçiternës (R. Mulaku), të Balincës (T. Kelmendi), të Turiçevcit (H. Kelmendi), të Opojës dhe të Lugut të Drinit (A. Zyberi); të Tetovës, të Dervenit (R. Nesimi), të Zajasit (A. Selimi); të Plavës e të Gucisë (M. Ahmetaj), të Kaçanikut (B. Hysa), të Kërçovës (A. Zenku), të Dervenit (I. Hyseni), të Rugovës (A. Hajdaraj), të qytetit të Dibrës (N. Basha), të Klinës (Sh. Berani), të fshatit Tërpezës (Y. Krasniqi), të Gollakut (Z. Munishi), të Tuhinit (Q. Murati), të Prespës, të Manastirit ( Z. Osmani), të katundit Ratkoc, të Opojës dhe të Anadrinit (N. Pajaziti), të Reçanit, të Pollogut (F. Reçani); të Malësisë së Sharrit(F. Sulejmani), të Kumanovës, të Markova Rekës, të Karshiakës (H. Ymeri), të Zajazit e të Manastirit (L. Jusuf)i.

Krahas monografive përshkruese diferencuese për të folme të veçanta, janë hartuar dhe mjaft punime përgjithësuese për dukuri ose grupe të folmesh nga J. Gjinari, B. Beci, M. Çeliku, Xh. Gosturani. Është botuar teksti i “Dialektologjia shqiptare” në pesë variante më 1963, 1969, 1975, 1988 dhe 1989 nga J. Gjinari dhe dy variante të tjera më 1997, 2000 (ribotuar më 2003, 2009, 2013) nga J. Gjinari-Gj. Shkurtaj. Janë botuar librat “Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i së folmes së Shkodrës”, “Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre”, “Të folmet qendrore të gegërishtes” nga B. Beci; “Grupi dialektor i gegërishtes qendrore në Maqedoni” nga L. Jusufi dhe teksti “Dialektet e shqipes” (2012) nga Gj. Shkurtaj. Për të folmet shqipe në trojet ballkanike studimet dialekto­logjike të autorëve të huaj janë të pakta. Do të veçonim këtu librin e A. V. Desnickajas “Gjuha shqipe dhe dialektet e saj” (1968). Ndërkohë është botuar nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Tiranës seria “Dialektologjia shqiptare”, ku janë publikuar punime e materiale dialektore nga të gjitha trevat ku flitet shqipja. Po kështu edhe nga Instituti Albanologjik i Prishtinës është botuar për­mbledhja “Studime gjuhësore” (dialektologji), ku përfshihen përgji­thësisht studime për të folmet shqipe në Jugosllavi. Mbi të gjitha është botuar Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe (Napoli, 2007). Në këto botime, po veçanërisht variantet e tekstit të dialektologjisë shqiptare, janë bërë përpjekje të vlefshme për një paraqitje të përgjithësuar të tipareve dalluese fonetike, gramatikore e leksikore të të folmeve të gjuhës shqipe, të ndarjes dialektore të saj, si edhe të veçorive dalluese të njësive dialektore të pranuara.

Cilat janë çështjet që trajtohen në këtë vështrim kritik mbi dialektet e shqipes?

Libri ka tri pjesë themelore. Në pjesën e parë shqyrtohen dukuritë dialektore të shqipes, vihen përballë të dhënat e punimeve përgjithësuese të derisotme me të dhënat e ADGJSH-së dhe mbi këtë bazë parashtrohen pikëpamjet a përfundimet tona. Në pjesën e dytë shqyrtohen pikëpamjet e derisotme për strukturën dialektore të shqipes dhembi bazën e të dhënave të Atlasit dialektologjik të gjuhës shqipe jepet pikëpamja jonë për këtë problematikë. Në pjesën e tretë shqyrtohen pikëpamjet e derisotme për tiparet dalluese të njësive dialektore të shqipes dhe jepen tiparet dalluese për secilën nga njësitë dialektore të pranuara prej nesh. Po në studimet përgjithësuese të derisotme për strukturën dialektore të shqipes, sipas nesh, krahas arritjeve vihen re edhe disa probleme që lidhen me metodën e studimit dhe të parashtrimit të dukurive dialektore të shqipes, me ndarjen dialektore të shqipes dhe me tiparet e vlerësuara si dalluese për njësitë dialektore të shqipes.

A keni hasur vështirësi që lidhen me metodën e studimit dhe të parashtrimit të dukurive dialektore të shqipes?

Në studimet dialektore për të folmet e shqipes si edhe në tri variantet e para të tekstit të dialektologjisë shqiptare të botuara më 1963, 1969, 1975 është zbatuar metoda tradicionale në përshkrimin dhe klasifikimin e dukurive dialektore. Në katër variantet e dyta të tekstit të dialektologjisë shqiptare të botuara më 1988, 1989, 1997,2000 (ribotuar më 2003, 2009, 2013) në përshkrimin dhe klasifikimin e dukurive fonetike të shqipes dialektore është zbatuar metoda funksionale a strukturore. Kjo metodë është zbatuar edhe në fushën e morfologjisë në variantin e tekstit të botuar më 1989. Këtu lind pyetja: a është e saktë shkencërisht që të dhënat e studimeve dialektore të studiuara me metoda tradicionale, të përshkruhen e të klasifikohen në katër variantet e tekstit të dialektologjisë të botuara në vitet 1988, 1989, 1997, 2000 (ribotuar më 2003, 2009, 2013) sipas kriteresh strukturore a funksionale? Po kështu a është e mundur që, duke u mbështetur në studimet dialektore të bëra me metoda tradicionale, të kërkohet që të arrihet në përfundime e klasifikime strukturore e funksionale? Për ne, është e gabuar që të dhënat e studimeve dialektore të bëra me metoda tradicionale, të përshkruhen e klasifikohen në tekstet e dialektologjisë të viteve 1988-2016 sipas kriteresh strukturore a funksionale. Analiza që i kemi bërë p. sh. inventarit të fonemave zanore të gegërishtes të parashtruara në katër variantet e tekstit të dialektologjisë të botuara në periudhën 1988-2016 dëshmon se ato janë të gabuara. E njëjta gjë vihet re në përshkrimin dhe klasifikimin e dukurive dialektore morfologjike në variantin e tekstit të dialektologjisë të botuar më 1989.

Cilat janë problemet që lidhen me ndarjen dialektore të shqipes?

Në shtatë variantet e tekstit të dialektologjisë shqiptare, po jo vetëm aty, është pranuar një ndarje e njëpasnjëshme a suksesive e shqipes dialektore fillimisht në dialekte (dialekti verior ose gegërishtja dhe dialekti jugor ose toskërishtja), e dialekteve në nëndialekte (gegërishtja veriore dhe gegërishtja e Shqipërisë së Mesme në dialektin gegë dhe toskërishtja veriore e toskërishtja jugore në dialektin toskë), e nëndialekteve në grupe të folmesh (gegërishtja veriperëndimore dhe gegërishtja verilindore në nëndialektin verior dhe gegërishtja qendrore dhe gegërishtja jugore në nëndialektin e Shqipërisë së Mesme). Për toskërishten është shkruar se “grupe të mëdha të folmesh dallohen vetëm në nëndialektin jugor të tij, dallohen aty labërishtja dhe çamërishtja” (shih hartën)”. Po, a është e mundur të përligjet një ndarje e njëpasnjëshme e hapësirës dialektore të shqipes, nga njësi më të mëdha në njësi më të vogla, kur dihet se shkaku i formimit njësive dialektore është prania brenda territorit të secilës prej tyre, për një kohë pak a shumë të gjatë, e lidhjeve politike, ekonomike e kulturore që kanë favorizuar komunikimin e popullsisë së atij territori? A ka mundësi që lidhjet politike, ekonomike e kulturore që kanë favorizuar formimin e njësive dialektore të jenë shfaqur në mënyrë të njëpasnjëshme (suksesive), pra, fillimisht në territoret e dy dialekteve të shqipes, pastaj në territoret e nëndialekteve të tyre dhe së fundi në territoret e grupeve të të folmeve? Sipas nesh, nuk ka mundësi që lidhjet politike, ekonomike e kulturore të jenë shfaqur në mënyrë suksesive, fillimisht në territoret e dy dialekteve të shqipes, pastaj në territoret e nëndialekteve të tyre dhe së fundi në territoret e grupeve të të folmeve. Kjo do të nënkuptonte që edhe tiparet dalluese të tyre të jenë shfaqur në mënyrë suksesive, pra, fillimisht tiparet dallues të dialekteve, pastaj ato të nëndialekteve dhe pas tyre ato të grupeve të të folmeve. Sipas nesh nuk ka mundësi që tiparet e njësive dialektore të jenë shfaqur në mënyrë suksesive, pra, fillimisht tiparet dallues të dialekteve, pastaj ato të nëndialekteve dhe, pas tyre, ato të grupeve të të folmeve.

Edhe të dhënat e ADGJSH-së nuk e përligjin ndarjen e shqipes dialektore në mënyrë suksesive nga njësi më të mëdha në njësi më të vogla. Kështu për shembull tiparet e vlerësuara si dalluese për të folmet e “nëndialektit të gegërishtes jugore” dhe të “nëndialektit të toskërishtes veriore” të para në dritën e të dhënave të ADGJSH-së, nuk na rezultojnë si dukuri specifike për këto njësi dialektore. Për këtë arsye ato nuk mund të vlerësohen si njësi dialektore më vete siç është pretenduar nga hartuesit e shtatë varianteve të tekstit të dialektologjisë shqiptare.

Sipas E. Çabejt “zhvillimi që solli gjer më gjendjen e sotme të dialekteve nuk ka kaluar në një vijë të drejtë. Një prerje vertikale në shtresimin historik të dialekteve na tregon se procesi i formimit të tyre ka qenë shumë më laraman e i komplikuar nga sa mund të dalë nga një vështrim që do t’i hidhnim planit të rrafshët që duket sot”.

Po për çështje të tilla si të folmet “kalimtare” çfarë mund të thuhet?

Në shumë studime është pohuar se në zonën poshtë Shkumbinit shtrihen një brez të folmesh a ligjërimesh kalimtare që kanë të përziera tiparet kryesore që dallojnë toskërishten dhe gegërishten, sidomos dy më kryesoret: nazalitetin dhe rotacizmin. Për ne të folmet, të cilat shtrihen në skajin e një njësie dialektore dhe që kanë këto ose ato shfaqje të një njësie tjetër dialektore fqinje me të nuk duhet të konsiderohen apriori si të folme “kalimtare”. Për ne, në jug të Shkumbinit, në brezin e të folmeve të ashtuquajtura “kalimtare”, shtrihet një grup të folmesh, që janë të ndryshme nga njëra tjetra, një palë janë gege me ndikime toske, një palë janë toske me ndikime gege. Për pasojë nuk formojnë një njësi dialektore më vete që nuk i përket as njërit dialekt as tjetrit. Edhe A. V. Desnickaja ka pranuar se “në çdo rast të veçantë mund të përcakto­jmë bazën e të folmes – toske ose gege – dhe të gjurmojmë rrugët dhe kushtet, në të cilat është bërë përhapja e veçorive dialektore prej dialekteve etj.” Edhe hartat e ADGJSH-së e dëshmojnë këtë. Atje në asnjë rast nuk veçohen të folmet e ashtuquajtura kalimtare.

Çfarë sjell ndryshe botimi juaj, si risi nëpër çështjet dialektore të shqipes, strukturën?

Duke pasur si kriter bazë shtrirjen territoriale të dukurive dialektore a të tipareve dalluese në hapësirën ballkanike të shqipes, ndryshe nga studimet e derisotme, për herë të parë kemi pranuar një ndarje të shqipes dialektore në njësi dialektore josuksesive ose të pavarura nga njëra tjetra, të cilat i kemi emërtuar: krahina dialektore, zona dialektore dhe rajone dialektore.

Krahinat dialektore janë njësitë më të mëdha të strukturës dialektore të shqipes.

Duke analizuar dukuritë dialektore të shqipes kemi konstatuar a vërtetuar praninë e dy krahinave dialektore, krahina dialektore e Veriut dhe krahina dialektore e Jugut.

Zonat dialektore janë njësi dialektore përgjithësisht më të vogla se krahinat dialektore të shqipes, që mund të shtrihen në hapësirat e secilës krahinë dialektore, po edhe në hapësira të përbashkëta të tyre. Themelore është që edhe ato, si krahinat dialektore, kanë të bëjnë me ndarjen dialektore të shqipes në përgjithësi e jo me ndarjen e krahinave dialektore dhe kanë tiparet e tyre specifike që i veçojnë si njësi dialektore më vete të shqipes dialektore.

Duke analizuar dukuritë dialektore të shqipes kemi konstatuar se përcaktimi i zonave dialektore paraqet vështirësi. Gjithsesi, në territorin që shtrihet në veri të rrugës automobilistike Vau i Dejës – Pukë – Kukës, të Drinit të Bardhë, të maleve të Sharrit dhe të Malit të Zi të Shkupit, veçohet një grup të folmesh që kanë disa tipare të veçanta që i dallojnë nga të gjitha të folmet e tjera të shqipes. E kemi emërtuar zona dialektore veriore. Edhe të folmet që në të majtë të Vjosës deri në Prevezë të Greqisë së sotme, janë vërtetuar disa tipare të veçanta që i dallojnë nga të folmet e tjera të shqipes dhe që na shtyjnë, ndonëse jo pa rezervë, t’i veçojmë si një zonë dialektore më vete që e kemi emërtuar zona dialektore jugore. Më shumë problem nga kjo pikëpamje paraqesin të folmet që shtrihen poshtë rrugës automobilistike Vau i Dejës-Pukë-Kukës, Drinit të Bardhë, malit të Sharrit dhe Malit të Zi të Shkupit deri tek lumi Vjosë në jug. Edhe në këtë hapësirë janë dëshmuar disa dukuri dialektore të përbashkëta. Në këtë kontekst nuk mund të përjashtohet a apriori mundësia e pranisë në territorin e këtyre të folmeve e një zone të tretë dialektore, të cilën me rezervë e kemi emërtuar zona dialektore qendrore, po siç bëhet e qartë në libër, kjo do të duhet të argumentohet më tej me të dhëna konkrete nga të folmet e këtij territori. Rajonet dialektore janë njësi dialektore më të vogla si krahinat dhe zonat dialektore që kanë tiparet e tyre specifike që i dallojnë nga të folmet e tjera të shqipes në përgjithësi. Duke analizuar dukuritë dialektore të shqipes kemi konstatuar a vërtetuar praninë e katër rajoneve dialektore: të rajonit dialektor veriperëndimor, verilindor, qendror dhe jugor.

Rajoni dialektor veriperëndimor përfshin të folmet që fliten në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë. Rajoni dialektor verilindor përfshin të folmet që fliten në pjesën verilindore të Shqipërisë, në Kosovë dhe në Medvegjë, Preshevë e Bujanovc. Rajoni dialektor qendror përfshin të folmet që fliten në pjesën qendrore të Shqipërisë së Veriut, në Mirditë, Mat, rrethi i Peshkopisë dhe Maqedoni perëndimore. Një problem më vete përbëjnë të folmet që shtrihen në pjesën jugore të Shqipërisë, duke filluar nga lumi i Shalësit deri në Gjirin e Prevezës në Greqi. Është fjala për të folmen e Çamërisë. Në këtë hapësirë janë dëshmuar disa dukuri dialektore të veçanta. Në këtë kontekst rajonin dialektor jugor mund ta veçojmë si një rajon dialektor më vete, po prania e këtij rajoni dialektor të shqipes do të duhet të argumentohet më tej me të dhëna nga të folmet e këtij territori.

Po të dhënat dialektore dhe ato të ADGJSH-së a e përligjin ndarjen tuaj dialektore në rajone, zona dhe rajone dialektore?

Të dhënat dialektore, sidomos ato të ADGJSH-së, përligjin ndarjen e shqipes dialektore në krahina, zona dhe rajone dialektore si njësi më vete, të pavarura nga njëra-tjetra. Kjo provohet edhe nga tiparet e vlerësuara si dalluese për secilën prej tyre. Tiparet e vlerësuara si dalluese për çdonjërën njësi dialektore i kundërvënë secilën prej tyre me mbarë të folmet e shqipes dhe jo me këtë ose atë “njësi” të kësaj ose asaj krahine, zone a rajoni dialektor. Duke u mbështetur në të dhënat e studimeve të derisotme, po sidomos në ato të ADGHSH-së, kemi evidentuar për secilën krahinë, zonë a rajon një numër të caktuar tiparesh dalluese, që shkon nga katër deri në tridhjetë tipare për njësi dialektore.

Veprat e shkrimtarit Ismail Kadare me njohje ndërkombëtare

Një rrëfim ekskluziv i shkrimtarit Ismail Kadare për çmimin Nobel; si e pret çdo vit shkrimtari nominimin prej Akademisë Suedeze; Rasti unik, letrat anonime që shkojnë në arkivin e Akademisë së Nobelit nga Shqipëria që flasin kundër Kadaresë, për të bllokuar dhënien e çmimit. Historia që tregohet për herë të parë e një prej letrave që është konsideruar grostesk….

France.  Paris.  Albanian writer Ismael Kadare at a café.

Takimi me Kadarenë është gjithnjë një histori zbulimi. Shkrimtari e ka në natyrën e tij rrëfimin historik, konstatimin, ruajtjen e një memorieje absolute për njerëz, ngjarje, vende…Bota letrare në Shqipëri këtë vit është e përfshirë në festimin e 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit. Është quajtur viti i Kadaresë. Festimet vazhdojnë në Prishtinë dhe Tiranë, jo duke hedhur këngë e valle, por duke njohur veprën, duke kuptuar e zbuluar shkrimtarin. Po ky vit e ka sjellë shkrimtarin edhe më shpesh në vendin e tij. Ai është një rast unik. Ka “bashkëjetuar” me diktaturën dhe ka sjellë antropologjinë e saj kur ishte në zenit. I ka shpëtuar persekutimit, por jo censurës së veprës. Prej kohësh arkivat po zbulojnë e qartësojnë një situatë etike por edhe estetike mbi autorin dhe veprën, sidomos asaj që mbahet një nga veprat monument të krijimtarisë kadareane në diktaturë, “Dimri i vetmisë së madhe”. Për herë të parë, këtë vit, ky roman pati një edicion kritik nga studiuesi Metteo Mandala. Vepra në dorëshkrim, kaloi një aventurë gjyqësore, pasi deri para pak vitesh mbahej me forcë nga e veja e ish diktatori. Kadare është shprehur se kishte frikë mos e digjte, pasi ishte e vetmja kopje që ekzistonte në dorëshkrim. I vetmi në origjinal. Ndërsa ka vlerësuar punën e studiuesit arbëresh, Mandalasë, mbi dorëshkrimin në dëshifrimin dhe zbulimin e tekstit. “E kam shkruar dhe daktilografuar direkt dhe kam punuar mbi tekstet e daktilografuar. Ajo ishte kopje e vetme. S’ka tjetër. Mahnitem kur e shikoj, sa sa kam punuar, shkruar prishur e ndrequr. Ishte një tekst mjaft delikat. Donte shumë kujdes sepse për një fjali mund të të ikte gjithë libri…”, ka rrëfyer shkrimtari për këtë anë të errët, të panjohur të procesit të veprës, si kulturë filologjike që kryhet për herë të parë për një autor bashkëkohor të cilit i ka “ardhur” vepra nga diktatura, nëpër shumë procese “censure”, duke i shpëtuar kartonit.

Ky edicion kritik i “Dimrit të vetmisë së madhe” është vlerësuar si ngjarja e vitit, që ka përkuar me ditëlindjen e shkrimtarit. Por nga ana tjetër, botuesi ekskluziv i Kadaresë, “Onufri” brenda këtij viti boton dhe riboton 15 romane e novela në format të vogël, si një formë me e thjeshtë për lexuesin. Ky densitet veprimtarie letrare në 80 vjetorin e lindjes, merr me vete edhe përkimin tjetër me afrimin e ndarjes së çmimit Nobel. Para pak ditësh mediat ndërkombëtare kanë lançuar një listë me nominuesit e këtij viti, ku Kadare renditet sërish, edhe këtë herë në një listë të ngushtë, i pesti në kandidaturë për marrjen e çmimit.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë e ka propozuar sërish Kadarenë, në krye të këtij viti për të marrë çmimin Nobel në Letërsi. Drejtuesja e departamentit të albanologjisë në Akademinë e Shkencave, akademikja Floresha Dado, ka thënë se ai është një titull i merituar për shkrimtarin Ismail Kadare.

“Akademia e Shkencave dërgoi zyrtarisht, përsëriti edhe një herë tjetër, kërkesën në Komitetin e Nobelit të Akademisë Suedeze për t’i dhënë çmimin Nobel. Në këtë kërkesë ne kemi shtuar si argumente të tjera jo vetëm përmasat e jashtëzakonshme botërore që ka Kadare, faktin që vepra e tij është përkthyer në 45 gjuhë të botës, që për të kanë shkruar kritikë me vlerësime maksimale në vende të ndryshme të botës. Kadare është bërë pjesë e jetës shpirtërore të shumë popujve nëpër botë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë më shumë një shkrimtar për të marrë çmimin Nobel se sa të botohet në gjithë botën dhe të shkruajë vlerësime të larta për artin e tij kritikë të njohur nga gjithë bota, dhe që të marrë edhe shumë çmime të tjera të rëndësishme ndërkombëtare” –ka deklaruar Floresha Dado.

Dhe ja ku jemi, mbi 15 vite që pritet ceremonia e Nobelit për të tërhequr vëmendjen nga imazhi i Shqipërisë, përmes një shkrimtari. Kadare mësojmë se sot është larguar për në Paris, pas disa muajsh qëndrimi në Shqipëri, ku edhe kaloi një gjendje të vështirë shëndetësore duke iu nënshtruar një operacioni. Familjarët kanë deklaruar se gjendja e shkrimtarit tani është më mirë. Udhëtimi i tij drejt Parisit është itinerari i vazhdueshëm ku Kadare ndan jetën me Shqipërinë prej vitit 1991, kur u largua për të kërkuar azil në Francë, si rebelim ndaj udhëheqësit të atëhershëm Ramiz Alisë, të cilit i drejtoi edhe një letër publike ku shpjegonte dhe denonconte politikisht arsyet e largimit të tij nga Shqipëria.

Nga ana tjetër, duke qenë një emër që shpesh ka ngjallur reaksione të brendshme midis nostalgjikëve të diktaturës, atyre që ishin shkrimtarë e shërbëtorë të saj, Kadare ka mbajtur përsipër riskun e komprometimit të figurës së tij, duke u anatemuar për “shpëtimin” e tij nga persekucioni, pse nuk u bë kundërshtar i regjimit. Ndërsa vepra e shkrimtarit ka treguar të kundërtën, një lexim historik i shfrytëzuar për të kuptuar sistemin diktatorial.

Në këtë vështrim nominimi për Nobel i Kadaresë ka qenë motivuar gjithnjë, duke u përkrahur nga pjesa e shkrimtarëve dhe intelektualëve më me integritet. Ndërsa në një bisedë me shkrimtarin duket se kjo histori ka tjetër perceptim. Pyetjes sonë për këtë marrëdhënie kaq të gjatë me Nobelin, Kadare e ka marrë me indiferentizëm, si një process pothuaj i mbyllur për të, aq edhe zhgënjyes.

Ajo çfarë na bën t’i kërkojmë shkrimtarit drejtpërdrejt, gjatë bisedës tonë të lirë, lidhet me ironinë shqiptare për letrat anonime. Prej kohësh është folur se në Akademinë suedeze të Nobelit nga Shqipëria janë dërguar shumë letra anonime, me qëllimin për t’i bllokuar dhënien e çmimit. I vendosur në këtë situatë edhe vetë shkrimtari ka rrëfyer, ndoshta për herë të parë mbi këtë histori absurde, pothuaj unike në 100 vjetët e Nobelit.

Natyrisht Kadare ka një përgjigje për Nobelin, jo vetëm për të si shkrimtar. A do të ishte mirë të kishim një Nobel? Kadare thotë: “Po do të ishte imazh shumë i mirë për vendin tonë përballë prapësive. Do t’i kishte dhënë imazh, si vend i vogël me gjuhë të lashtë…”

Por për Kadarenë kjo është shndërruar në një gjë normale, ku çdo vit ai bashkë me emra të tjerë nominohen për Nobel, këtë e pohon edhe vetë shkrimtari duke thënë se bashkë me autorë të tjerë “jemi bërë tashmë si të shtëpisë me anëtarët e jurisë së Akademisë së Nobelit dhe Sekretarin e përhershëm të tyre…”

Shkrimtari ka treguar se ka dashur të shikojë Arkivin me letrat anonime të dërguar nga Shqipëri kundër tij, në Akademinë Suedeze. “Një ditë madje mua dhe Helenën na ftoi një prej tyre për drekë. Iu luta të hyja në Arkiv, doja të shikoja letrat anonime për mua, por refuzoi. Iu luta të më thoshte çfarë shkruanin, por ai më tha vetëm një rast që iu është dukur të gjithëve grotesk. Se ishte grotesk nuk do të thotë se nuk ishte marrë në konsideratë sado banal të ishte. Aq të çuditur me këto “anonime” shqiptare”, ka treguar Kadare. Jo pak herë ka ndodhur që në prag të çmimit Nobel, kur është përmendur emri Kadaresë ka nisur “fushatë” kundër të tij, në mënyrë absurde që ky çmim të mos mbërrijë në Shqipëri. Ndërsa ne, jemi njohur nga shkrimtari me një rast të përmbajtjes së një prej letrave anonime të shqiptarëve kundër shkrimtarit, që mbahet në arkivin e Akademisë Suedeze. Shkrimtari tha se i kanë treguar për një letër anonime ku mes të tjerash ishte shkruar se me veprën e tij, “sulmohet gjuha shqipe”, se Kadare nuk shkruan në gjuhën shqipe.

“Kjo ishte vërtet grosteske dhe e pakuptueshme”, thotë shkrimtari. Nxitur nga kjo ngjarje, Kadare ka treguar se botuesi i tij ekskluziv, në Francë botoi gjithë kolanën në gjuhën shqipe si dhe frengjishte, duke ua bërë dhuratë Akademisë suedeze.

V.Murati



Fragmente nga shkrimtarë shqiptarë që janë shprehur  për Nobelin për Kadarenë:

Ylljet Aliçka: Ne, jo Kadareja, kemi nevojë për këtë çmim

“…Më duket e pamundur të gjejmë apo gjykojmë arsyen se pse Kadare apo çdokush tjetër kandidat nuk e fiton çmimin “Nobel”. Por, nëse na duhet të kërkojmë anën pozitive të humbjes së radhës, them se kjo gjendet te fakti që për dekada me radhë, një autor shqiptar që shkruan në gjuhën shqipe është i pranishëm në listën e të nominuarve për çmimin “Nobel”.

Veçse për ne shqiptarët, zhgënjimi do ishte më i madh, nëse (është thjesht hamendësim) mosdhënia nuk buron nga vlerësimi estetik apo nga ajo që Komisioni Nobel nderoi shkrimtarin Modiano, pra “nga arti i kujtesës që zbulon universin e pushtimit” (nuk di që kjo vlerë t’i ketë munguar ndonjëherë veprës së Kadaresë), por nga ndonjë paragjykim i mundshëm.

Hamendje e tillë më vjen ndër mend kur kujtoj se çmimi “Nobel” i është dhënë dhe një shkrimtari që, as më shumë e as më pak, propozoi “ndarjen e Shqipërisë mes Italisë dhe Jugosllavisë dhe shpërnguljen e shqiptarëve myslimanë në Turqi” (Bogdan krizman:1977, L’analyse du Dr Ivo Andriç sur l’albanie de l’anne 1939, vol 2, Zagreb, P.77-89).

Vetë historia e çmimit “Nobel” është karakterizuar nga polemika dhe kontestime të nxehta, ku jo rrallë kriteri i “idealizmit”, i fiksuar në testamentin e Alfred Nobel-it, është komprometuar nga konsiderata politike apo gjeografike. Sipas shkrimtarit Philippe Roth, çmimi “Nobel” më shumë bazohet te “vlera e perceptuar e drejtësisë shoqërore, sesa te cilësia letrare”, ndërkohë që sipas kritikut të njohur Laroche “çmimi Nobel po merr një dimension të theksuar diplomatik”.

Vetë përfaqësuesit e Akademisë mbrohen se “ne mbështetemi te vlera letrare, por është opinioni publik e ai mediatik që bën interpretime të tilla politike”.



Visar Zhiti: Nobeli, nuk i jepet vetëm shkrimtarit…?

“…Nuk do të doja ta komentoja çmimin “Nobel” pasi shpallet, nuk ka kuptim, sipas meje, nuk ndryshon asgjë, edhe kur shkon atje ku nuk pritej.

…Në fund të fundit, çmimi “Nobel” paradoksalisht është dhe i padrejtë, se e meritojnë shumë e më shumë shkrimtarë nëpër botë, një pjesë e meriton më shumë se fituesit, por e merr vetëm njëri, i cili nuk ia “rrëmben” askujt dhe nuk mposht “kurrkënd”, siç ndodh dhe trajtohet ndonjëherë. Rishoh motivacionin e botuar për shkrimtarin e 2014, Patrick Modiano:“Për artin e të kujtuarit… O Zot, mos ne jemi popull që harrojmë më shumë?… ka evokuar fatet njerëzore më të vështirët për t’u kuptuar…pra letërsia është e atyre që e pësojnë historinë dhe jo e atyre që e bëjnë historinë. Jo në anën e më të fortëve, të fitimtarëve, të shtetit. Po letërsia është letërsi, ç’punë ka me halle të tilla? Është fjala për frymën e saj… dhe ka zbuluar universin e pushtimit… atë nazist të Francës, kështu po thuhet, por sipas meje të çdo pushtimi, dhe të atij nga vetvetja, më e keqe, nga diktaturat…”



Rudolf Marku: Kadare e ka merituar prej vitesh çmimin “Nobel”

“…Krijimtaria e shkrimtarit Ismail Kadare e ka merituar prej vitesh çmimin “Nobel”, dhe kjo nuk përbën më asnjë sekret për njohësit e mirë të letërsisë. Por fakti se shkrimtarëve më të mëdhenj iu është mohuar ky çmim, shpjegon arsyet përse një shkrimtari si Kadare,vepra e të cilit i ka folur dhe vazhdon t’i flasë me një zë sa origjinal aq dhe të fuqishëm njeriut të sotëm modern, i mohohet përsëri çmimi “Nobel”. Kadare ka folur dhe vazhdon të flasë nga një vend dhe nga një gadishull i mbushur me tragjedi njerëzore, nga një vend që paragjykohet- me dashje dhe padashje- në mediat e botës, duke u bërë pre e ca stereotipeve të mendësisë së klasit të katërt. Dhe në krijimin e këtyre stereotipeve kemi kontribuar dhe vazhdojmë të kontribuojmë me një zell të frikshëm dhe ne shqiptarët, me snobizmin tonë provincial, tek besojmë se të gjitha fatkeqësitë ndodhin vetëm në shtëpinë tonë, dhe se vetëm shkrimtarët që marrin çmimin “Nobel” janë vërtet shkrimtarët më të mëdhenj, dhe se vetëm shkrimtarët që kanë emra të huaj janë shkrimtarët më të shquar…”



Histori

Kur Alfred Nobel vendosi të lërë në testamentin e tij shpërndarjen e çmimeve “Nobel”, askujt nuk ia mori mendja se një ditë ato do të bëheshin një ngjarje botërore. Për shumë vite, çmimet mbetën monopol i Europës, por tashmë janë bërë një event prestigjioz që priten me kureshtje nga bota akademike dhe jo vetëm. Mësoni faktet interesante të “Nobelit” të letërsisë nga zanafilla deri tani



Përse quhen laureatë?

Laureatë i referohet nderimit nëpërmjet kurorës së dafinës. Në mitologjinë greke, Apollo përfaqësohet nga mbajtja e një kurore dafine mbi kokë. Kurora përbëhet nga degët dhe gjethet e një peme dafine që në latinisht shkruhet “laurus nobilis”. Në Greqinë e lashtë, kurora prej dafine u jepej fitimtarëve si shenjë nderimi, si konkurrentëve atletikë, ashtu edhe atyre në konkurset e poezisë.

Veprat e Kadaresë me njohje ndërkombëtare

Ndër veprat kryesore të Ismail Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Dimri i madh”, “Ura me tri harqe”, “Prilli i thyer”, “Dosja H, Piramida”, “Pallati i ëndrrave” etj. Anëtarët e Akademisë Suedeze do të mblidhen gjatë ditëve në vijim, për të vendosur se cili shkrimtar do të jetë fitues, në tetor, i çmimit Nobel për Letërsi 2016.

11 gjërat që duhet të fshihni menjëherë nga Facebook

facebook

Me mbi 1.50 miliardë përdorues, Facebook është një prej rrjeteve sociale më me influencë në botë. Por përballë një rrjeti kaq të fuqishëm duhet të tregoni kujdes me mënyrën sesi bashkëveproni me të.

Teksa Facebook thotë se mbrojtja e privacisë së përdoruesëve të tij është prioriteti kryesor, disa informacione do të bënit mirë që të mos i linit në profil, si adresa e shtëpisë apo shkolla që keni ndjekur.

Këto janë 11 informacionet që duhet të fshini sa më parë nga rrjeti social:

Ditëlindja

Ditëlindja është një detaj i rëndësishëm rreth një individi, ashtu si emri dhe adresa e shtëpisë, me anë të së cilave njerëzit mund të aksesojnë më lehtë llogarinë tuaj bankare dhe detaje personale.

Numri i telefonit

Rasti më i mirë është që t’ju marrë në telefon një admirues/e, ndërsa ai më i keq, është që t’ju përndjekin.

Pjesa më e madhe e “miqve” tuaj

Profesori i Psikologjisë në Oxford, Robin Dunbar, përllogarit se njerëzit mund të mbajnë rreth 150 marrëdhënie të qëndrueshme. Pasi vëzhgoi 3375 përdorues të Facebook, Dunbar zbuloi se pjesa më e madhe e miqve ishin thjeshtë për numër. Ndaj, mbani sa më pak miq në rrjetin social, me të cilët mund të keni një bashkëveprim të shëndetshëm.

Fotografi të fëmijëve/pjesëtarëve të vegjël të familjes

Bëjini vetes këtë pyetje: Çfarë lloj informacioni do të donin fëmijët të shihnin rreth vetes në internet në të ardhmen? Brezat e mëparshëm nuk kishin nevojë ta mendonin këtë, por me zhvillimin e internetit dhe rrjeteve sociale, kjo po kthehet në një pyetje të rëndësishme.

Shkolla që ndjekin të vegjlit

Sipas një raporti britanik, numri i ngacmimeve seksuale është rritur përgjatë vitit të fundit. Ndaj, gjëja e fundit që do të donit është që t’i jepnit njerëzve të tillë informacion se në cilën shkollë shkojnë fëmijët tuaj.

Vendndodhja

Shërbimi i vendndodhjes ofrohet në telefonat Android dhe iPhone. Në 2015-ën TechCrunch raportoi se mbi 500 milionë përdorues futeshin në Facebook vetëm nëpërmjet telefonit, që do të thotë se i njëjti numër ka potencialin për të ndarë vendndodhjen në internet dhe kushdo që dëshiron t’ju bëjë keq e ka të lehtë t’ju gjejë.

Shefin tuaj

Kjo është klasike. Facebook është rrjet social dhe përdoret kryesisht për t’u relaksuar dhe për t’u shprehur lirshëm. Por shefi juaj mund të shohë gjithçka, ndoshta edhe gjëra që nuk duhet.

Mos bëni tag vendndodhjen tuaj

Njerëzit e harrojnë që të bërit “tag” vendndodhjen kur janë në shtëpi zbulon adresën e tyre.

Kur dhe ku do të shkoni me pushime

Sipas faqes “This is Money”, ata që grabiten gjatë kohës që janë me pushime mund të mos përfitojnë nga siguracioni nëse kanë postuar në rrjete sociale planet për pushime.

Statusi i lidhjes

Nëse doni të festoni një lidhje të re, mos e bëni këtë në Facebook. Lidhja mund të mos funksionojë dhe ndryshimi i statusit nga “në një lidhje” në “single” do t’ju bëjë të ndiheni më keq seç duhet.

Detaje të kartës së kreditit

Kurrë! Nuk është kurrë ide e mirë.

Izraelitët zbërthyen iPhone-n për llogari të FBI?

Një firmë e sigurisë kibernetike izraelite është nën presion për të zbuluar përfshirjen e saj në përpjekjet për të nxjerrë të dhëna nga një iPhone.

izraelitet


Të hënën FBI bëri të ditur se mund të ketë gjetur mënyrën për të zgjidhur çështjen e një celulari iPhone, të kyçur me pasuord.

Celulari i përiste Syed Rizwan Farook, personit pas sulmeve fatale të San Bernardinos në Kaliforni.

Kjo u bë një çështje globale, pasi kompania Apple nuk pranoi të bashkëpunonte me FBI për të zbërthyer telefonin.

Një gazetë izraelite tha se këtë gjë po e bën kompania Cellebrite.

Kompania në fjalë tha për BBC se ata po bashkëpunojnë me FBI, por nuk bënë asnjë sqarim tjetër.

Në faqen e kësaj kompanie thuhet se një prej mjeteve të tyre mund të nxjerrë dhe dekodojë të dhëna nga celulari iPhone 5C, modeli në fjalë.

Apple druhet se nëse do zbërthente këtë celular, do vendoste një standard që cenon një nga parimet bazë të kompanisë: Privacinë.

Ja sekreti shokues i faqes së ‘vrasësve me pagesë shqiptarë’


vrasesit

Para pak ditësh, Floripress raportoi e para se një grup hakerash kanë zbuluar në atë që njihet si ‘Dark Web’, një faqe ku bëheshin porosi për një grup vrasësish me pagesë shqiptarë.

Hakerat publikuan online identitetet e atyre që bënin porositë, por edhe të atyre që mirëmbanin faqen.

Grupi shqiptar i vrasësve me pagesë quhej ‘Besa Mafia’.

Por gazeta britanike Mirror ka zbuluar të vërtetën shokuese pas kësaj faqeje.

Sipas gazetës, një grup me ekspertë britanikë ka zbuluar se faqja e vrasjeve me pagesë është thjesht një mashtrim cinik, që synon të zhvasë shuma të mëdha parash nga njerëzit.

Ekspertët britanikë thonë se kanë shpenzuar një vit duke gjurmuar këtë faqe të quajtur ‘Besa Mafia’.

Duket se vetëm një ose dy persona nga Europa Lindore operojnë këtë faqe, duke i joshur njerëzit që të bëjnë pagesa për krime që nuk ndodhin kurrë.

Vetëm vitin e shkuar, ata fituan mbi 50 mijë sterlina me mashtrimet e tyre.

“Doja të ekspozoja legjendën urbane të vrasësve me pagesë në internet,” tha eksperti Chris Monteiro.

“Këto faqe janë thjesht mashtrime për t’u vjedhur paratë e madje ju rrezikoni të arrestoheni,” thotë ai.

Sipas tij, shumë britanikë kanë tentuar të porosisin vrasje përmes kësaj faqe.

“Njëri prej tyre kërkoi të vrasin një burrë, që po kërcënonte gruan dhe vajzën e tij. Ai ishte i dëshpëruar”.

Megjithatë, prindi i terrorizuar nuk kishte para dhe tentoi të paguante duke u dhënë anëtarëve të ‘Besa Mafia’ një Mercedes.

Por ata e refuzuan ofertën.

Preç Zogaj: Demostrata e 14 janarit 1990 në Shkodër për të rrëzuar bustin e Stalinit



Pjesë nga libri i ri “Fillimet”
prec zogajSinjalin e parë të kryengritjes shqiptare do ta jepte Shkodra me mëtimin legjendar të disa qytetarëve të saj për të rrëzuar më 14 janar 1990 një bust të Stalinit në lulishten kryesore të qytetit. Rindërtimi më vonë i ngjarjes nëpërmjet dëshmive të protagonistëve dhe procesve gjyqësore kundër tyre do ta vendoste dhe mbante përgjithmonë 14 janarin në kufijtë e të pabesueshmes. Duket si përrallë, sot e sot e kësaj dite, një përrallë e çuditshme me njerëz realë, me data reale, me ndeshje dhe plagë reale. Dedë Kasneci dhe Rin Monajka ishin dy punëtorë mes të tridhjetave e dyzetave që kishin menduar të rrëzonin bustin e diktatorit mustaqelli nga Gjorgjia e largët në qytetin e tyre. E kishin menduar shumë të tjerë para tyre. E veçanta e Dedës dhe Rinit ishte se ata e kishin biseduar me njëri tjetrin si një përbetim këtë gjë dhe kishin konceptuar një rrëzim spektakolar të bustit me pjesmarrjen e një numri të madh njerëzish. Pra kishin konceptuar një demostratë, një shenjë të zgjimit të Shqipërisë dhe bashkimit të saj me vendet që kishin flakur robërinë komuniste. Ideja e demostratës kishte pushtuar mendjet dhe zemrat e tyre, kishte vrarë gjumin e tyre. E dinin çfarë lëvizte dhe ziente prapa qetësisë së jashtme të qytetit. Shumica e shkodranëve nuk e donin rregjimin, të cilin e kishin gërryer dhe vazhdonin ta gërryenin nga brënda me barcaleta. E gjithë kjo kishte shërbyer për t’i dhënë hapësirë përqeshjes si mjet lufte kundër se keqes. Por kur mbetet në vend e nuk gërshetohet me forma të tjera të shprehjes së kundërshtimit, përqeshja merr format e një konformizmi të ri. Kishte ardhur koha që Shkodra të jepte një goditje force. Deda ishte një burrë trim dhe i vendosur, Rini kishte trup atleti dhe mendje intelektuali. Nga babai i tij, Zef Dukagjini-Monajka, bir i një oficeri austriak me një vajzë shqiptare, kishte trashëguar pasionin për gjuhët e huaja dhe leximin. Besohet se ideja e rrëzimit të bustit të Stalinit i feksi në kokë pikërisht këtij djali të dyfishtë të Shqipërisë dhe Austrisë, që lufta e egër e klasave ua kishte privuar si talent të lindur shkencave dhe sportit. Kasneci, Monajka dhe miqtë e tyre të ngushtë, që ishin përfshirë ndërkohë në përbetimin e famshëm, caktuan fillimisht 11 janarin si ditën e rrëzimit të bustit. Në kalendarin e rregjimit 11 janari ishte festa zyrtare republikës, ditë pushimi. Njerëzit e kishin zakon të dilnin në qendër të qytetit për të shtyrë kohën. Ideja ishte që me serhirxhintë e shumtë të bashkoheshin të thirrurit kasten për të bërë sëbashku një mur njerëzor rreth bustit që do të rrëzohej. Por në ditën e Republikës u mblodhën pak njerëz në qendër të qytetit.
Pikërisht atë ditë bëri një vizitë private në Shkodër ambasadori i Gjermanisë Perëndimore, Verner Daun. Zërat midis legjendës dhe së vërtetës përhapen lajmin se Rin Monajka foli me ambasadorin, ndërsa makina me xhama të ulura e këtij të fundit po rrëshqiste ngadalë në qendër të qytetit. Me gjasë, ambasadori gjerman u tha shkodranëve që po ecnin ngjitur me makinën e tij “ hë, çfarë prisni”. Dukej pak e çuditshme kjo për statusin e një diplomati të huaj në Shqipërinë e bunkerëve, por këto ishin fjalët që u përcolli Rin Monajka shokëve të tij të përbetimit. Ndoshta i kishte përkthyer me korrektësi fjalët e ambasadorit, ndoshta i kishte menduar vetë, por e kishte parë të udhës t’ja atribuonte gjermanit për t’u dhënë zemër bashqytetarëve të tij. Sakaq, qoftë duke i përkthyer, qoftë duke ia atribuar ambasadorit gjerman ato fjalë, Monajka u vesh para të tjerëve me petkun dhe hirin e kasnecit të demostratës.
Ambasadori i Gjermanisë nuk reklamoi në vitet në vijim ndonjë rol në nxitjen e demostratës së 14 janarit në Shkodër, ndërkohë që do të pohonte publikisht inkurajimin e eksodit të 2 korrikut të po atij viti nga ambasada gjermane në Tiranë. Nuk u vërtetua pra versioni i një kushtrimi gjerman në Shkodër, por fakti ishte se fjalët e ambasadorit, të vërteta apo të rreme, u përhapën me shpejtësi në gjithë qytetin dhe ngritën peshë qindra-mijëra zemra. Bota nuk e kishte harruar Shqipërinë dhe Shkodrën.
“ Ambasadori e plasi thirrjen e tij. Ej, është Gjermani ajo, të shkul! Po e ka ndarë mendjen Gjermania, ka mbaruar kjo punë. Të ngrihemi! S’kemi ç’të presim më”!
Të përbetuarit, numri i të cilëve ishte rritur ndërkohë, vendosën datën e re të demostratës për rrëzimin e bustit të Stalinit: 14 janarin. Dedë Kasneci, Rin Monajka, Flamur Elbasani, Gjergj Livadhi, vellëzërit Haxhi, Ndoc Liqejza, Viktor Martini, Nikolin Thana, Gjovalin Pala, Tonin Dema, Nikolin Margjini, Bac Bilali, Ylli Gërshana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, vëllezërit Alibali- për të permendur me të njohurit e përbetimit- u shpëndanë lagje me lagje për të takuar, njoftuar, nxitur e ftuar njerëz. Morën kudo përgjigje pozitive, por dështuan të gjenin një intelektual që pranonte të mbante një fjalim para turmës. Një prift trim, dom Simon Jubani, që s’kishte shumë që ishte liruar nga burgimi i gjatë politik, u tha se ishte gati të thoshte një meshë për ta, pa marrë parasysh pasojat por statusi i njeriut të fesë ia ndalonte të merrte pjesë në veprimtari të karakterit politik. Atëherë, ndërsa asnjë prej intelektualëve të njohur nuk po i dilte zot, leximin e fjalimit e mori përsipër një djalë i ri, Kolec Ublina.
Të përbetuarit s’po ruheshin më si në fillim. Kishin dalë pothuajse hapur. Ndërkohë trupa policie shtesë dhe vetë krerët e Sigurimit të shtetit kishin zbarkuar në Shkodër. Të dyja palët po përgatiteshin për përballjen e paralajmëruar. Të parët duke u bërë thirrje njerëzve të dilnin në demostratë. Të dytët duke vëzhguar lëvizjet e të parëve. Nganjëherë subjekt i thirrjeve për të dalë në demostratë ishin vetë oficerët e panjohur të Sigurimit të ardhur nga Tirana. Në datën 13 janar Gjergj Livadhi me shokun e tij Nikolin Thana u futen në një kafene. Në banak panë një burrë me kasketë që po pinte kafe dhe po dëgjonte i qetë ç’po thuhej. Gjergji iu drejtua edhe atij si gjithë të tjerëve të mos mungonte në demostratë. I panjohuri me kasketë doli pa thënë asnjë fjalë. Disa orë më vonë, kur kishte kaluar mesnata dhe kishte hyrë data 14 janar, forca të shumta policie zbarkuan në shtëpinë e Gjergj Livadhit dhe e arrestuan. Në Degën e Punëve të Brënshme, ku e dërguan me duart në pranga, u përball me burrin me kasketë, të cilit i kishte kërkuar të mos mungonte në demostratë. Aty e mori vesh se ishte vetë zevendëministri i Punëve të Brëndshme, Zylyftar Ramizi.
“Jemi takuar bashkë sot paradite”? i tha Ramizi me një ton mes pyetjes dhe ironisë. “Diku jemi parë ”, ia ktheu Livadhi. Fati i tij ishte shkruar. Në pranga dhe tortura do të përfundonin të gjithë krerët e përbetimit, që do të arrestoheshin gjatë natës së trëmbëdhjetë janarit, duke u gdhirë katërmbëdhjeta. Të gjithëve do t’u kërkohej të tregonin shërbimin e huaj që qëndronte pas tyre. Partia e Punës dhe Sigurimi shqiptar nuk mund të besonin se një përbetim si ai 14 janarit mund të ishte vepër e një bërthame qytetarësh, malësorësh e punëtorësh të thjeshtë. Të nesermen zbardhi në Shkodër një nga ato ditët më vranësira të pjesshme që duket sikur nuk do të lindin kurrë tamam, ndërsa qielli as mbyllet, as hapet. Rreth tre mijë njerëz dolën nga shtëpitë me njetin për të marrë pjesë në demostratën e parë të jetës së tyre. Ishin marrë vesh pa fjalë se kishte ardhur ora, se duhej të dilnin, se duhej të mblidheshin rrathë-rrathë në heshtje rreth bustit të Stalinit në lulishten kryesore te qytetit, jo për t’i hedhur lule, por për t’ju bërë mburojë disa trimave që ishin përgatitur t’i hidhnin litarin. Ata të pararojës u afruan dhe qëndruan përballë bustit të dikatorit gjeorgjian, të cilin Enver Hoxha, përveçse si ikonë të pushtetit të tij, e kishte përjetësuar në Shkodër edhe si një fyerje për qytetin e vjetër të lulevileve, kopshtijeve, arieve, kambanave dhe çdo gjëjë tjetër që ishte zhdukur apo tjetërsuar në këtë qytet të vjetër me ardhjen në pushtet të komunistëve. Qëndrimi në heshtje i shkodranëve përkarshi bustit të Stalinit ishte pamja më absurde, por edhe kryengritja më origjinale që ajo ditë e 14 janarit shqiptar të vitit 1990 i ofronte botës mbarë.
Bota nuk ka fat me ngjarjet e papërsëritshme dhe ngjarjet e papërsëritshme nuk kanë fat me botën. Vetmia është zakonisht tagri i tyre. Demostruesit qëndruan gjatë në pritje, në kufi të demostrimit dhe rutinës së zakonshme sikur kishin dalë për të vrarë kohën në qendër të qytetit. Asnjë lëvizje, asgjë. Demostrata merte frymë e shkrehur. Oficerët e sigurimit, të hallakatur nëpër turmë, rrinin në përgjim gjithashtu për të parë nëse do të lëshohej njeri në drejtim të bustit. Ata e dinin se njerëzit kishin dalë për demostratë, pavarësisht se hiqeshin si serhirxhinj. Potencialisht ishin të tërë për t’u arrestuar. Busti i Stalinit në qytetin verior të Shqipërisë së vitit 1990 dukej akoma më absurd dhe jashtë kohës në ethen e policëve dhe oficerëve për ta mbrojtur. Dikur u hap fjala se krerët e demostratës ishin arrestuar në fshehtësi gjatë natës. Atëherë u kuptua pse demostrata nuk ishte ngritur dot në këmbë. Njerëzve nuk kishte patur kush t’u printe, kush t’u fliste. Ata filluan të shpërndaheshin, duke e paditur vetem e tyre si demostrues të hidhëruar, që i kishin dhënë ashtu betejën e parë Stalinit, domethënë rregjimit.
Atë ditë, të nesermen, të pasnesermen dhe në ditët në vazhdim censura e heshtjes mëtoi të shtypte si një rul i rëndë gjithçka kishte lidhje me 14 janarin e Shkodrës. Por lajmet, edhe pse të ndrojtura e amorfe, e çanë perden e territ.
“Në Shkodër? Disa njerëz kishin dashur të rrëzonin bustin e Stalinit, por i kishin plasur brenda dhe po u merrnin shpirtin”.
Netët e Tiranës i veshi papritur një heshtje fajtore. Si në një replikë me bubullimat, presidenti i Republikës dhe Sekretari i Parë I Komitetit Qëndror të Partisë, Ramiz Alia, thirri ato ditë me një zë luftarak: “Taraboshin nuk e tund era”. Një erë ishte ngritur pra në Shkodër. Rregjimi e kishte ngrenë karremin e demostratës, duke treguar natyrën e vet të pandryshuar. Por kishte dhënë edhe një mesazh: ndryshimet në Shqipëri, aq sa do bëheshin, do të bëheshin nga Partia e Punës, me Partinë e Punës. Jo pa të, jo kundër saj!
Kush ishin ata njerëz në një qytet me emër të madh në histori, por periferik në sistemin e centralizuar komunist të Hoxhës, që planifikuan, organizuan dhe çuan në prag të finalizmit rrëzimin e bustit të Stalinit? Për shumë jave dhe muaj emrat e tyre mbeten të panjohur për publikun e gjerë në vend. Thuhej se ishin njerëz të thjeshtë, por trima, që nuk ishin kujdesur dhe aq për të ruajtur konspiracionin e planit të tyre, se ishin torturuar pa mëshirë, se ishin mbajtur të izoluar si alienë, pa asnjë kontakt me botën dhe as më njerëzit e tyre të afërt. Regjimi kishte bërë çomos t’i bëntë të paqenë si rracë kryengritëse. Kur do të pyetej nga Sali Berisha në takimin me intelektualët në gusht të atij viti, Ramiz Alia do të mohonte se kishte ndodhur ndonjë gjë në Shkodër me 14 janar. Në fakt, ditën kur do të mbahej ai takim organizatorët e demostratës së 14 janarit, Dede Kasneci, Gjergj Livadhi, Rin Monajka, Kolec Ublina, Kolec Daka, Aldo Ferrizi, Flamur Elbasani dhe Nikolin Maligjini kishin hyrë në muajin e tetë të izolimit dhe vuajtjeve. Dënimet e tyre të rënda me burg ishin një njollë turpi për Tiranën që po bënte makiazhin e demokratizimit. Por ishin një brerje ndërgjegjeje me vete për inteligjencën shqiptare që nuk arriti të depërtonte për asnjë çast në dramën e madhe të kryengritësve shkodrane. Me keq nga të gjithë e pati Rin Monajka. Dyshimet se ishte ai koka e grupit u mblodhën e ranë rrufeshëm mbi të me shterrimin e shpresave të Sigurimit për të zbuluar lidhje mes të përbetuarve dhe shërbimeve të huaja. Rini ishte më i lexuari i shokëve, ishte edhe i pashëm, çfarë e shtonte me sa është thënë më vonë urrejtjen e ndaj tij. Xhelatët e tij nuk mund të duronin që një peng në duart e tyre të mbante një dinjitet shpirtëror dhe fizik që vetë ata nuk e kishin. A nuk ishte kjo urrejtja që kishte gjymtuar e trasformuar në një copë mishi pa këmbë e pa duar katër dekada më parë Lazër Shantojën, priftin-poet, një nga burrat me elegantë e të hijshëm të Shqipërisë së kohës, aq sa kur e ëma shkoi për ta vizituar në burg dhe e pa ashtu si një trung të flakur përdhe u llahtaris nga tmerri dhe u kërkoi policëve t’i jepnin pushimin e pasosur djalit të saj me një plumb në ballë.
Xhelatët e rinj të vitit 1990 i kërkuan shumë gjera Rin Monajkës. Për çdo kërkesë të paplotësuar, më saktë të paplotësueshme, i hapen plagë të ndryshme në trup. Kërkesa e fundit që i bënë ishte të pranonte se 14 janari ishte një organizim vagabondësh dhe pijanecësh të paditur e naivë. Dhe të shtonte se ndihej i penduar.
-Thuaj “po”! Thuaj “po” të shpëtosh!
Rini nuk e hapi gojën, nuk e tundi asnjëherë kokën për të formuar shenjën e vogël të pohimit të asaj që oficerët e sigurimit ia kishin servirur si formulë shpëtimi. Atëherë e goditen me mjete të forta, i hapen një frakturë shtatë centimetra në kokë. Në seancat gjyqësore ishte i vetmi prej të akuzuarve që nuk qe në gjendje të fliste. Por folën të tjerët edhe në emër të tij. Foli Dedë Kasneci, Flamur Elbasani, Gjergj Livadhi…Me krenari heronjsh pohuan vendosmërinë e tyre për ta filluar nga e para, po të mundnin, atë që nuk kishin arritur të bënin. U dënuan nga tre në dhjetë vjet heqje lirie me akuzën e krijimit të organizatës kundërrevolucionare me karakter antisocialist për përmbysjen e pushtetit popullor me dhunë.
Fati kishte rezervuar një ironi të fundit me këta shkodranë, para se të shihnin dritën e lirisë pas përmbysjes së diktaturës. Natën e njëzet dhjetorit, duke u gdhirë njëzet e njëshi, me urdhër të Ramiz Alisë statuja hijerëndë e Stalinit u hoq nga pidestali ndanë bulevardit “Dëshmorët e kombit” dhe u trasportua në magazinat e fonderisë së veprave të artit në perëndim të qytetit. Njeherësh, bustet e tij u hoqën në gjithë vendin. Tirana, Shkodra dhe Shqipëria, pas disa dekadash, u zgjuan pa Stalinin. Krerët e rregjimit nuk u kujtuan ose nuk deshën të kujtoheshin se antistalinistët e Shkodrës ishin në burg ndërkohë. Finsikëria minimale e donte që këta të liroheshin para se të hiqej përmendorja e Stalinit, madje të thirreshin për të asistuar në përmbushjen e këtij akti nga ndërmarrja komunale e Tiranës. Vetëm pasi unë do të botoja në numrat e parë të gazetës së parë opozitare “Rilindja demokratike” dy-tre javë më vonë një shkrim-fejton për këtë paradoks të madh, duke i përmendur me emër dhe mbiemër të dënuarit e e 14 janarit të Shkodrës, këta do të liroheshin nga burgu dhe do të ktheheshin në qytetin e tyre të çliruar ndërkohë nga tirania.
Ushtarë të gjallë të lirisë, me plagë në trup, ata u shkrinë më lëvizjen mbarëpopullore për demokraci. Por mjaft prej tyre nuk e morën dot mbrapsht shpërblimin për atë që kishin dhënë dhe nuk e gjetën dot paqen e merituar. Rin Monajka i vuajti më rëndë se të tjerët pasojat e gjymtimit nga torturat. Një ditë prej ditësh mori rrugën e Austrisë, si në ndjekje të një vegimi që kishte përndritur dhe shkatërruar njëkohësisht rininë e tij. Ishte padyshim vegimi i origjinës, por Austria nuk kishte mbajtur shënime për ketë djalë të humbur dhe historia e re e Shqipërisë nuk ia kishte kaluar kërkujt akoma shënimet e veta për Rin Monajkën. Ndërroi jetë në Austri në 1 maj të vitit 1997, “pa pas afër askënd dhe tuj qenë i harruem prej gjithë atyne që sakrifica e tij ndihmoi pa dyshim me fitue demokracinë”, shënoi studiusi Adrian Ndreca në një artikull nekrologjik për të ndjerin.
Në fakt, viti i stuhishëm 1990 kishte filluar me Rinin dhe me gjithë atë elektrizim spontan që krijoi 14 janarin e Shkodrës. Duke shpresuar në zgjimin e ri të shkrimtarëve, publicistëve dhe intelektualëve të njohur, kritikë të autorizuar apo kontestatorë të paautorizuar të regjimit, historia ishte vënë ndërkaq në kërkim të fytyrave të reja dhe emrave të rinj, shpërthyes prej anonimatit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...