Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/23

Prof Dr Eshref Ymeri : “Potpuria” letrare e Flori Bruqit


Prof Dr Eshref Ymeri


Prof Dr Eshref Ymeri


Tribuna Shqiptare


Para pak ditësh, Shtëpia Botuese “Klubi i poezisë”, Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, të autorit Flori Bruqi, poet, shkrimtar, historian, hulumtues dhe kritik i talentuar, një libër ky, i tridhjetenënti në serinë e veprave të tij, të botuara deri tani. Recenzent i librit është Rexhep Shahu, kurse redaktor – Izet Duraku.

Libri përshkohet tejendanë nga interesimet, emocionet, joshat, dyshimet e autorit që e lidhin artin e fjalës me realitetet shumëngjyrëshe të jetës së përditshme. Analizat kritiko-letrare i adresohen një spektri të gjerë çështjesh etikomorale dhe lidhen drejtpërsëdrejti me kërkesat e përditshme të organizmit shoqëror. Si një kritik letrar i kompletuar, Flori Bruqi ka shpërfaqur aftësitë e tij për të zbuluar para lexuesit tablonë e të kuptuarit të plazmimeve artistike në indin e veprave të analizuara. Kësisoj ai ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në shtegtimin e veprës letrare nga autori te lexuesi. Brenda penës së tij vjen e ravijëzohet edhe “reparti i punës” së shkrimtarit, edhe bota e larmishme e lexuesit. Shkrimtari, poeti, kritiku dhe gjuhëtari gjerman Frederik Shlegel (Friedrich Schlegel – 1772-1829) thotë:


“Kritiku është një lexues, i cili merret me “tretjen” e gjërave që ka lexuar. Prandaj ai duhet të ketë disa stomakë”.

Funksionin e kritikës letrare Flori e shikon të lidhur ngushtë me ndikimin që ajo duhet të ushtrojë mbi opinionin shoqëror, mbi vetë autorët e veprave artistike dhe mbi zhvillimin e përgjithshëm të letërsisë dhe të artit. Në mundin e tij kritikoletrar, ndihet prania e heshtur e frymës polemike, dialogu i heshtur me autorin, me lexuesit e hamendësuar, me kolegët-oponentë.

Në këtë vepër të re, Flori Bruqi i drejtohet analizës së krijimeve letrare, të kahershme për nga prejardhja e tyre, por që vazhdojnë të ndikojnë me autoritet mbi botën shpirtërore të lexuesve edhe në ditët tona. Të tilla janë krijimet letrare të Homerit shqiptar Gjegj Fishta. Vepra e Fishtës, e këtij korifeu të kulturës shqiptare, përherë do të jetë objekt studimi dhe analizash nga ana e kritikëve dhe e studiuesve të letërsisë shqipe. Ajo ka qenë, është dhe do të mbetet përjetësisht burim frymëzimi për brezat e sotëm dhe pasardhës për farkëtimin e vetëdijes kombëtare, në kundërshtim me vlerësimin armiqësor që i pati bërë Enver Hoxha Fishtës dhe vepërs së tij, simbol i nacionalizmit shqiptar. Lexuesi me vetëdije të lartë kombëtare, vë duart në kokë për mjerimin e palakmueshëm të figurës së Enver Hoxhës, kur sulmin e këtij të fundit kundër Fishtës, e krahason me vlerësimet që kanë bërë për të mjaft personalitete të shquara kombëtare dhe të huaja, të cilat Flori i ka cituar në faqet e këtij libri. Ёshtë e turpshme për Enver Hoxhën, i cili, si argat i regjur i Beogradit, nacionalizmin e pastër të Fishtës, e vë në një peshore me shovinizmin tribal të Vlladan Gjeorgjeviçit, kur deklaron:

“Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese” (Citohet sipas: Enver Hoxha për miqësinë me sllavët, sulmon Fishtën”. Marrë nga faqja e internetit “Peshku pa ujë”. 06 dhjetor 2012).

Këtu po ndalem vetëm në vlerësimin e Prof. dr. Norbert Joklit, të cilin Flori e citon në veprën në fjalë:

“…me At Gjergj Fishtën gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zojë. Me At Gjergjin, kryetar në Kongresin e Manastirit, u caktue njëherë e përgjithmonë një alfabet i vetëm për mbarë Shqipninë, vendim ky me dobi që nuk numrohen. Me At Gjergjin zuni fill shkolla me shqipen gjuhë mësimi…”

Këtë shkrim e titullova “Potpuria” letrare e Flori Bruqit”, sepse Flori, nga vargjet gjëmimtare të Fishtës, kalon te vargjet dhe përgjithësisht te vepra bubulluese e Arshi Pipës. Mandej “e mban vrapin” te josha magjiplote e krijimtarisë së Mira Meksit, në endjen e saj lirike mes Tiranës dhe Parisit, vazhdon me shtresëzimet e letërsisë shqiptare, duke analizuar zhvillimet e saj jo vetëm brenda trojeve etnike, por edhe në diasporë, si në Bullgari, Rumani, Greqi, Turqi e deri në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për mendimin tim, Flori Bruqi, si një kritik erudit, është i pari në historinë e letërsisë shqipe, i cili ka nxjerrë si në një “parakalim festiv” të gjithë shkrimtarët dhe poetët e trojeve etnike shqiptare. Nga radhët e tyre në Perëndimin evropian dhe amerikan, ai përmend 54 syresh. Mes krijuesve të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshiroj të shtoj edhe emrin e eseistes dhe të shkrimtares sa të talentuar, aq edhe fjalëpakë, Nimfa Hakani, e cila, në nëntor të vitit 2015, botoi në Shqipëri tre libra: përmbledhjen me tregime me titull “Pacientja 101”, një përmbledhje fabulash dhe rrëfenjash për të rritur, të titulluar “Luani i fjetur”, dhe një përrallë për fëmijë, me protagonist Gjeto Basho Mujin.

Flori vijon me Rexhep Hoxhën, me këtë krijues të heshtur hijerëndë, që të mahnit me ca vargje plot aromë ëndërrimtare:

As vetë s’e dij pse kot rrugëvet po sillem

Pa kurrfarë qëllimi – pa drejtim askund!

Nër rrugë t’ qytetit m’ duket se po hidhem

Sikurse Kolombi n’ oqean t’ pafund.

Paskëtaj Flori ndalet te Kadrush Radogoshi dhe analizon veprën e tij “Semantika e bregut tjetër”, ku del në pah talenti i tij si eseist, studiues dhe shkrimtar. Prej këtej, hidhet te Prenk Jakova, themeluesi i artit operistik shqiptar, autor i sa e sa këngëve dhe romancave plot lirizëm marramendës, i cili e mbylli jetën në një mënyrë tragjike, me vetëvrasje, për shkak se diktatura komuniste enveriane jetën ia pati lënduar rëndë me pushkatimin mizor të të vëllait, për shkak të bindjeve të tij nacionaliste, çka ai e mbajti peng në zemër sa qe gjallë.

Prekëse janë faqet që Flori i kushton krijimtarisë së Ali Podrimjes që të rrëmben me vargjet e tij plot afsh lirik, aq të pasur me një figuracion emocionues. Me vdekjen e tij enigmatike dhe të parakohshme në Francë, Kosova dhe mbarë trojet etnike shqiptare sikur humbën njërën nga arteriet e tyre me gjak gurgullues.

Martim Camaj zë një vend nderi në historinë e kulturës sonë kombëtare, i njohur si studiues i gjuhës shqipe dhe i dialekteve të saj, si njohës i shquar i botës arbëreshe, të cilin autori ia prezanton lexuesit si një poet dhe prozator të talentuar, të respektuar për thjeshtësinë e madhështisë së tij, për pasurinë e pamatë të leksikut të tij.

“Potpuria” floriane vjen e bëhet edhe më emocionuaes kur ai e ndal “fluturimin” e shënimeve kritike te njëra nga krenaritë e kulturës shqiptare me prejardhje shkodrane, te Ndre Mjeda, te autori i poezive aq të dhembshura që ta ngrenë zemrën peshë me notat e tyre elegjiake.

“Potpuria” në fjalë vjen e pasurohet edhe më shumë me elementet e folklorit dhe të etnografisë. Flori, me përshkrimin e qeleshes së bardhë që sfidon popujt në shekuj, ka folur për historinë e saj. Kjo qeleshe, e quajtur ndryshe plisi shqiptar, si një simbol karakteristik i etnisë shqiptare, është përcjellë nga thellësitë e shekujve, plis ky, i papërsëritshëm në asnjë etni tjetër, jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe në mbarë botën. Prandaj kjo është edhe arsyeja që, siç thotë Flori, plisi shqiptar (qeleshja) ndodhet i ekspozuar në muzeun e Luvrit (Louvre) në Paris.

Në kreun e librit me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, që shërben edhe si titull i kësaj vepre, kritiku Flori Bruqi është ndalur në tre momente kryesore:

Së pari, në zhvillimin e letërsisë në Kosovë, e cila zë fill që në vitet ’30 të shekullit të kaluar, kur dalin në skenë penat emblematike të Esat Mekulit dhe të Hivzi Sulejmanit. Më tej autori vazhdon me krijimtarinë e poetëve dhe të shkrimtarëve të tjerë, të cilët, edhe në kushtet e terrorit serb, asnjëherë nuk hoqën dorë nga krijimtaria letrare, duke e vlerësuar atë si një armë të fuqishme të identitetit kombëtar.

Së dyti, në zhvillimin e letërsisë arbëreshe, e cila përbën një faqe të ndritur në historinë e kulturës së kombit shqiptar. Domosdo që nuk mund të mos shpërthenin “sythet” e letërsisë artistike arbëreshe, qoftë në prozë, qoftë në poezi, përderisa atje jeton një popullsi prej 90 mijë frymësh që vazhdojnë të flasin gjuhën shqipe.

Së treti, në lindjen në diasporë të një letërsie në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare.

Në faqen e internetit “Agjencioni Floripress” të datës 03 shkurt 2014, Flori kishte botur një shkrim me titull “Shkrimtaret e ekzilit” dhe përmendte konkretisht shkrimtaret Anilda Ibrahimi, Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi, të cilat, siç thekson në këtë libër, përbëjnë treshen shqiptare të mërgimit në Itali, që i boton librat e veta në italisht, në shtëpitë botuese “Feltrinelli” dhe “Einaudi”. Ai përmend edhe zonjën Besa Myftiu që jeton në Zvicër dhe librat e veta i boton në Francë, në shtëpinë botuese “Fayard”. Asokohe, po më 03 shkurt 2014, unë pata botuar në internet një shënim me titull “Katër burbuqet e magjisë shqiptare”. Me këtë rast, dëshiroj të shtoj edhe një tjetër “burbuqe” të talentuar. Kjo është zonja Nimfa Hakani, e cila, siç e përmenda më lart, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Karolinën e Veriut. Këtë vit, dhe konkretisht më 25 prill, ajo botoi një përmbledhje me tri novela, me titull “Under The Orange Tree” (Nën hijen e portokallit), me një vëllim prej 362 faqesh. Tematika e tri novelave ka për objekt fshatin shqiptar në jug të vendit, në periudhën midis dy luftërave botërore

Flori i rikthehet kritikës letrare me analizën e krijimtarisë së Gani Xhafollit, një krijues ky me një individualitet mjaft të spikatur në lëmin e poezisë për fëmijë, i cili u nda nga jeta më 15 qershor 2015, në moshën 73-vjeçare

Studimi kritik i Flori Bruqit pasurohet me një analizë të dialekteve të gjuhës shqipe, ku theksohet se dallimet mes tyre nuk janë të mëdha, me përjashtim të disa ndryshimeve në sistemin fonetik, në strukturën granmatikore dhe në leksik. Mandej ai e vazhdon analizën për shqipen e njësuar, duke u ndalur në parahistorinë e saj që prej shek. XVI-XVIII, në hartimin e fjalorëve të parë, në kontributin që dhanë shumë figura të shquara të Rilindjes Kombëtare para dhe pas shpalljes së pavarësisë, derisa u arrit në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës të vitit 1968, e cila u mbështet në parimin “Një komb, një gjuhë, një flamur”, çka krijoi parakushtet për thirrjen e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, që hodhi themelet e shqipes së njësuar në mbarë trojet tona etnike.

Në këtë pjesë të librit u është lënë hapësirë edhe studimeve shkencore për gjuhën shqipe që janë kryer nga shkencëtarë të huaj dhe shqiptarë, edhe në kuadrin e lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese.

Disa faqe të librit të vet, Flori ia ka kushtuar Nënë Terezës, e cila përfaqëson simbolin e ngrohtësisë shpirtërore dhe të humanizmit botëror. Prandaj figura e saj ka shërbyer si objekt frymëzimi për shumë personalitete të njohura të kulturës sonë kombëtare dhe të kulturës botërore.

Pas një paraqitjeje panoramike të krijimtarisë së poeteshës, dramaturges dhe prozatores Shqipe Hasani, Flori zbret përsëri në truallin e folklorit dhe konkretisht në atë të artit rapsodik të Dervish Shaqa Kosovës, të cilin, me shumë të drejtë, ai e quan “gjeneral të folklorit shqiptar”. Aq përcëllues ishte mesazhi i këngëve rapsodike të Dervish Shaqas për kolonizatorët serbë, saqë ata filluan përndjekjen e tij. Prandaj ai, në vitin 1956, u detyrua të zhvendosej në Shqipëri, në Rashbull, ku pati themeluar grupin e famshëm rapsodik që ka lënë gjurmë të thella në traditën e folklorit shqiptar.

Emocionuese janë faqet e librit, kushtuar njërit nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, Mitrush Kutelit, ekonomistit mendjendritur dhe shkrimtarit erudit, poetit dhe përkthyesit me shije të hollë, të cilin diktatura komuniste e trajtoi si njerka fëmijën e gjetur. Dhe s’mund ta trajtonte ndryshe, sepse intelektualët me dije enciklopedike përbënin rrezik për përmbysjen e saj. Prekëse, deri në lëndim të shpirtit, është letra e fundit e Mitrush Kutelit. Përmbajtja e saj është tronditëse. Me atë letër, Kuteli, tërthorazi, zbulon një realitet tragjik të kohës së diktaturës, kur ai intelektual i madh ishte katandisur në një gjendje aq të rënduar shpirtërore.

Në “potpurinë letrare” Flori nuk mund të linte mënjanë artet e bukura. Prandaj ai i kushton disa faqe jetës dhe krijimtarisë së skulptorit mjaft të talentuar Agim Çavdarbasha, i cili është i njohur për hapjen e shumë ekspozitave jo vetëm në trojet amtare, por edhe në disa vende evropiane.

Me analizën e veprës së Odise Grillos, të simbolit të letërsisë shqipe për fëmijë, me vlerësimin e krijimtarisë së Esat Mekulit, si shkencëtar në fushën e veterinarisë, si poet me një talent origjinal, si përkthyes me një prodhimtari të jashtëzakonshme, si publicist dhe si një aktivist politiko-shoqëror, i cili zë një vend të veçantë në historinë e kulturës sonë mbarëkombëtare, me pasqyrimin e veprimtarisë së Enver Gjerqekut, poet, studiues, përkthyes dhe historian i letërisë, profesor i letërsisë shqipe në fakultetin filologjik të Universitetit të Prishtinës prej vitit 1962 deri në vitin 1995, mbyllet vepra në fjalë e Flori Bruqit.

Në parathënien e librit, autori ka bërë një analizë kritike të botës letrare shqiptare, me të mirat dhe me dobësitë e saj. Ai ka cituar shkëndijëza të fjalës së çmuar të figurave të tilla, si Ismail Kadare, Ridvan Dibra, Arian Leka, Fatos Kongoli, Visar Zhiti dhe Zija Çela, si edhe të personaliteteve të huaja të lëmit të kritikës letrare. Në këtë parathënie shpërfaqet krtitika letrare profesionale brenda këndvështrimit edhe të krijuesit, edhe të lexuesit. Si një kritik-profesionist, Flori Bruqi bie në sy për thellësinë e kujtesës letrare dhe për trajtimin estetik të artit të fjalës së shkruar, çka buron nga përgatitja e tij si një intelektual erudit, i papërsëritshëm në lëmin e shkencës së kritikës letrare. Prandaj sa herë që lexoj shënime kritike të Flori Bruqit, menjëherë më vjen ndër mend një thënie e bukur e Oskar Uajldit (Oscar Wilde – 1854-1900)

“Kritika kërkon shumë më tepër kulturë sesa krijimtaria”.

Kolumbus, Ohajo

http://tribunashqiptare.com/?p=267#.V-Unt1R94hc


-----------------------


Halit Elshani · 
Shkrimtari i mirenjohur mr.Flori Bruqi ka arrite kulminacionin e veprimtarise duke shkrue tani vepren e dyzete.Ky eshte shkrimtari me produktiv duke ua kalue shume shkrimtareve ne njivel kombetar.Eshte kjo dhunti e nje njohesi te gjithanshem me nje diapazan te gjere ne nivel vendor, kombetar e me gjere.Andaj kritika jo vetem qe kerkon dijeni te gjere, por edhe guxim siq thote ai ne nje veper Sikur te kem guxim.

----------------------

I nderuar Prof.Dr. Eshref Ymeri,
faleminderit per Potpurin e paraqitur ne shtyp duke vleresuar shkrimtarin, poetin shume dimensional Florin, e vleresojme vertete.
Urime Flori! Shendet e suksese te metejshme.
Me respekt
Mimoza Dajci

-----------------------------

  1. Te lumte profesor dr Eshref Ymeri,
    Shkrimi lidhur me studiusin Flori Bruqi, te vene edhe juve qe si Flori ashtu edhe ju jeni ne piadestalin e dijes dhe vleresimit per studime te mirefillta ndaj ketij njeriu te vogel qe bene pune re medha duke levruar shkencen shumedimensionale te tij
    Qe deri me sot dijti ta levroje! Urime Florit dhe juve profesor Eshref Ymeri!
    Prof. Ramadan S.Kelmendi

  2. E nderuar Zonja Mimoza,
    I nderuar Prof. Ramadani,
    Ju falënderoj nga zemra dhe ju shpreh mirëhjen time të thellë për fjalët tuaja të ngrohta, plot afsh miqësor. Edhe unë ju uroj suksese në punën tuaj të përditshme dhe në aktivitetin intelektual.
    Me shumë respekt,
    Eshrefi

----------------------------------

http://tribunashqiptare.com/?p=267#.V-Unt1R94hc

Në gjurmët e deklaratës së ambasadores greke



 PROF.DR.ESHREF YMERI

Në faqen e internetit të datës 21 shtator, lexova analizën me titull “Sqarim ambasadores greke për kufirin, çamët dhe pronat”, me autor Prof.dr. Arben Lalla.

Kam respekt për Profesorin Arben Llalla, për gjithë atë kontribut që ka dhënë dhe vazhdon të japë për ndriçimin e të vërtetave rreth shqiptarëve të Greqisë (arvanitasve) dhe, përgjithësisht, për qëndrimet e tij me theks të veçantë nacionalist (termi “nacionalist” është i papërshtatshëm për grekët, të cilëve u ka hije vetëm termi “shovinist”) në ndriçimin e qëndrimeve të shteti grek ndaj vendit tonë.

Po të ishte e mundur të bëhej një pasqyrë jo vetëm e artikujve publicistikë, por edhe e veprave nga fusha e historisë, në të cilat është trajtuar problemi i qëndrimeve tradicionalisht armiqësore të shtetit grek ndaj vendit tonë që prej shpalljes së pavarësisë, bie në sy një dukuri mjaft e dhimbshme: në të gjitha ato materiale, bëhet një inventar i hollësishëm i qëndrimeve armiqësore, i krimeve dhe i barbarive që shovinizmi grekokaragjoz ka kryer kundër Shqipërisë. Por thuhet shumë pak, për të mos thënë asgjë, se çfarë kanë bërë shqiptarët për t’u treguar vendin shovinistëve grekë.

Gazeta franceze “La Croix”, më 19 dhjetor 1912, pati botuar një artikull me titull “Shqipëria është më e lashtë se vetë Evropa”, të cilin ia kishte përcjellë i dërguari i saj në Athinë (ribotuar në faqen e internetit “Koha net”. 25 maj 2015).

Pra, siç dihet mirë nga historia, edhe bota e njeh lashtësinë e kryehershme të etnisë shqiptare në gadishullin tonë, i cili quhej “Gadishull Ilirik”. Por, për fatkeqësinë tonë, po të kryehershme, edhe përçarjen e kemi pasur të kryehershme. Prandaj edhe Evropa, duke na njohur se cilët jemi, se sa të përçarë jemi, na i bëri trojet çarçaf. Dhe është normale: në troje etnike të përçara, ku shqiptarët, duke filluar që nga ilirët, gjithmonë kanë vrarë njëri-tjetrin, gjithmonë lindin mercenarë dhe tradhtarë me bollëk. Për pasojë, përçarja ndërshqiptare ka qenë dhe mbetet aleatja më besnike e armiqve tanë shekullorë grekosllavë. Kjo është edhe arsyeja kryesore që ne, në historinë tonë, e kemi mjaft të pasur inventarin e krimeve grekosllave kundër vendit tonë, kurse inventarin e ndëshkimeve që meritonin grekosllavët për krimet e kryera ndaj nesh, e kemi shumë të varfër. Se me shqiptarë të përçarë, ky inventar domosdo që nuk mund të mos ishte i varfër.

Evropa na njeh mirë se cilët jemi, grekosllavët na njohin mirë se cilët jemi, prandaj edhe qeshin dhe tallen me ne. Dhe kanë shumë të drejtë. Sepse si është e mundur që Shqipëria arriti t’i lejojë vetes të pranonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë më 08 maj 1971, duke e ditur që kjo e fundit kishte në fuqi ligjin e luftës që prej vitit 1940? Ku është parë dhe ku është dëgjuar në mbarrë rruzullin tokësor, që dy vende, në gjendje lufte me ligj, të kenë lidhur ndonjëherë marrëdhënie diplomatike?

Një lëshim i tillë skandaloz, që iu bë shtetit shovinist grek, kishte për autor mercenarin e grekosllavizmit, me emrin Enver Hoxha. Prandaj ambasadorja shoviniste greke, me emrin Eleni Sourani, është në të drejtën e vet shoviniste kur deklaron se nuk ekziston Çështje Çame dhe, sipas saj, gratë, fëmijët pleqtë e plakat çame “bashkëpunuan” me nazistët gjermanë dhe “bashkë” me ta u larguan për në Shqipëri. Asaj s’ia bën syri tërr, se e di që klasa politike shqiptare është mercenare e shovinizmit grekokaragjoz. Trashëgimtarët e thekur të Enver Hoxhës i kemi në pushtet për më shumë se një çerek shekulli, prandaj edhe shtetit shovinist grek nuk i vunë si kusht kryesor heqjen e ligjit të luftës.

Në këto kushte, të gjitha përçapjet anësore, jashtë strukturave të shtetit shqiptar, për zgjidhjen e Çështjes Çame dhe, për pasojë, të pronave të shqiptarëve të Çamërisë, janë thjesht rrahje uji në havan. Ligji i luftës është mburojë e pakapërcyeshme e shtetit shovinist grek. Me këtë ligj, Athina e ka mbyllur Çështjen Çame se është e bindur se në Shqipëri s’ka burra që t’i tregojnë vendin Greqisë. Prandaj ka plotësisht të drejtë Profesori i Universitetit të Oksfordit Xhejms Petifer, i cili thotë:

“Shqipëria ka qënë e paaftë të ribashkojë pjesët e copëtuara të territorit të saj” (Gazeta “Telegraf”. 08 maj 2012).

Por këtë paaftësi, Shqipëria e ka kompensuar me aftësinë e saj të jashtëzakonshme për mbajtjen e inventarit të rregullt të krimeve grekosllave kundër kombit shqiptar. Ishte e dhimbshme kur para dy ditësh, në faqet e internetit “lapsi.al”, lexova reagimet e dy qytetarëve. Njëri shkruante: “Ne jemi turpi i Evropës”. Tjetri ia kthente: “Ne jemi turpi i vetvetes”.

Eshref Ymeri - Kolumbus, Ohajo

(

Me 29 shtator 2016, shfaqet Premiera Botërore e Filmit “Miss Peregrine’s Home for Peculiar Children ” 3D

Nga regjisori vizionar Tim Burton, dhe bazuar në romanin më të shitur, vjen një eksperiencë e paharrueshme e filmit.

Me 29 shtator 2016, shfaqet Premiera Botërore e Filmit “Miss Peregrine’s Home for Peculiar Children ” 3D

Kur Jake zbulon të dhëna për një mister që përfshin realitete alternative dhe kohë, ai zbulon një strehë të fshehtë të njohur si Shtëpia e Miss Peregrine për Fëmijët e veçantë. Ndërsa ai mëson për banorët dhe aftësitë e tyre të pazakonta, Jake kupton se siguria është një iluzion, dhe rreziku strehohet në formë të fuqishme tek armiqtë e fshehur. Jake duhet të kuptoj se kush është i vërtetë, kujt mund t’i besohet dhe kush eshte ai me të vërtetë.

Rolet: Eva Green, Asa Butterfield, Chris O’Dowd, Ella Purnell, Allison Janney, Rupert Everett, Terence Stamp, Judi Dench, Samuel L. Jackson, etj.

Regjia: Tim Burton

Me 29 shtator 2016, shfaqet Premiera Botërore e Filmit “SNOWDEN” nga regjisori Oliver Stone

Në vitin 2013, kontraktori i Agjencisë Kombëtare te Sigurisë Edward Snowden, zbulon per media një numër të madh të dokumenteve të klasifikuara, duke i ekspozuar aktivitetet e fshehta të përgjimit të qeverisë së SH.B.A.

Disa e quajnë një hero denoncues, ndërsa të tjerë e quajnë atë tradhtar. Duke u bazuar në librat “Dosja Snowden: Brenda histories së njeriut më të kërkuar në botë,” nga Luke Harding dhe “Koha e Octopusit” nga Anatoli Kucherena

Me 29 shtator 2016, shfaqet Premiera Botërore e Filmit “SNOWDEN” nga regjisori Oliver Stone


Rolet: Joseph Gordon-Levitt, Shailene Woodley, Melissa Leo, Zachary Quinto, Tom Wilkinson, Scott Eastwood, Nicolas Cage, etj.

Regjia: Oliver Stone


2016/09/22

Nga Flori Bruqi : Prokurori i EULEX: Të Dyshuar për Mejën, Zyrtarë të Lartë të Qeverisë dhe Ushtrisë Serbe



Të pagjeturit – alarm për ndërgjegje

Të pagjeturit – alarm për ndërgjegje


Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, e cila po shënohet të shtunën edhe në Kosovë, e gjen vendin me 1 mijë e 675 persona të pagjetur, fati i të cilëve ende nuk është ndriçuar, që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, tash e 18 vjet.

Aktiviteti qendror për shënimin e kësaj dite është zhvilluar në Drenas, ku përfaqësues të institucioneve të vendit, familjarë të viktimave dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe dhe nderime për 16 viktimat me përkatësi shqiptare, mbetjet mortore të të cilëve janë gjetur në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, në Serbi, dhe që rreth një javë më parë u janë dorëzuar fillimisht autoriteteve në Kosovë, e më pas edhe familjarëve.

Image result for te pagjeturit ne kosove

Haki Kasumi nga Këshillit Koordinues i Asociacioneve të Familjarëve të të Pagjeturve të Kosovës,  thekson se simbolika dhe qëllimi i mbajtjes së aktiviteti qendror në Drenas, përkon me faktin se ky rajon ka qenë ndër më të goditurit gjatë luftës.

“Nga gjetjet e fundit në varrezën masive në Serbi, në Rudnicë të Rashkës, janë gjetur një numër i madh i familjarëve të këtij regjioni dhe kemi dashur , simbolikisht, t’u tregojmë familjarëve të tyre, të këtij regjioni, se nuk janë vetëm. Kanë Komisionin qeveritar, kanë aktivistët e Këshillit dhe kanë një pjesë të madhe të opinionit me vete”.

“Prej këtu, do të reflektojmë në bashkësinë ndërkombëtare dhe në botë, se vërtet, kjo pjesë dhe Kosova në përgjithësi, është prekur dhe e goditur nga zhdukja e dhunshme e njerëzve, që e kanë shkaktuar forcat e armatosura të regjimit kriminal të Slobodan Milosheviqit dhe të Serbisë”, thotë Kasumi.

Image result for te pagjeturit ne kosove

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, thotë për Radion Evropa e Lirë se, gjatë muajve të fundit ka pasur mjaft përpjekje për dinamizmin e procesit të zbardhjes së fatit të të pagjeturve.

Ai thotë se pas zbulimit të varrezës masive në Rudnicë, mbetet që të zbulohen edhe varrezat tjera, për të cilat ka dyshime se ekzistojnë në territorin e Serbisë.

“Kemi dyshime se në territorin e Serbisë ka shumë hapësira ku janë varrezat masive klandestine. Prandaj, pritet që pala e Beogradit, gjegjësisht Serbia, të tregojë për vendndodhjen e atyre varrezave dhe të bashkëpunojë për hapjen e atyre varrezave, sepse, adresë për të ditur për fatin e personave të pagjetur është Serbia dhe autoritetet serbe”.

Image result for te pagjeturit ne kosove

“Prandaj, ne kemi menduar dhe mendojmë se duhet të bëhet një trysni politike mbi palën serbe, që ta detyrojë Serbinë apo ta obligojë atë, që të bashkëpunojë në këtë drejtim”, shprehet Gjetaj.

Ai thekson se pa presionin ndërkombëtar mbi Serbinë, nuk do të ishin zbuluar as ato varreza masive, të cilat deri më tash janë zbuluar në këtë vend, përfshirë edhe rastin e Rudnicës.

Në anën tjetër, një aktivitet për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur është mbajtur edhe në Prishtinë, e organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë.

Image result for te pagjeturit ne kosove

Në sheshin “Nëna Terezë”, në kryeqytet, janë vendosur një numër i madh i orëve të kurdisura, të cilat kishin formuar një pikëpyetje të madhe dhe numrin 1 mijë e 709, duke aluduar në numrin e të pagjeturve, përfshirë këtu edhe personat e gjetur, por që ende nuk janë identifikuar.

Alarmi i këtyre orëve ka rënë në orën 12, ndërkaq, Edona Tola, përfaqësuese e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ka shpjeguar simbolikën:
Image result for te pagjeturit ne kosove
“Kemi vendosur që t’i rendisim orët dhe kjo të bëhet në formë të pikëpyetjes dhe i kemi kurdisur që të gjitha të bëjnë zile në orën 12, në mënyrë që, më në fund, aktorët përgjegjës për fatin e personave të pagjetur, të zgjohen nga gjumi dhe të kenë një përgjigje për të gjithë ne që duam të dimë për fatin e këtyre personave”.

Ndryshe, në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur, përfaqësuesit e institucioneve të vendit, të familjarëve të të pagjeturve dhe qytetarët, u kanë bërë thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të ushtrojnë presion mbi Serbinë, që të japë të dhëna për varrezat e mundshme masive, si dhe të mundësojë ndriçimin e fatit të atyre që tash e 18vjet konsiderohen të pagjetur.


Familjarëve të të Pagjeturve nuk u Mjafton Memoriali

Khë më parë , në afërsi të ndërtesës së Kuvendit është zbuluar sot një memorial për të pagjeturit. Por kjo nuk u mjafton familjarëve të tyre që kërkojnë gjetjen e eshtrave të më të dashurve të tyre.

Në javën e të pagjeturve që po organizohet në Kosovë, në afërsi të ndërtesës së Kuvendit është zbuluar sot një memorial për të pagjeturit. Por kjo nuk u mjafton familjarëve të tyre që kërkojnë gjetjen e eshtrave të më të dashurve të tyre.

Në vendin ku u përurua memoriali për të pagjeturit, familjarë të tyre dolën me fotografi dhe parulla për ata që mungojnë.
“ Deri kur në ankth”, “A ka fund pritja”, “ Hapni varrezat, mbyllni plagët,” ishin disa nga pankartat.

Vezire Batushaj nga Krusha e Vogël e cila që nga viti 1999 nuk di asgjë për fatin e burrit të saj dhe dy djemve atëherë të moshës 15 dhe 17 vjeçare, thotë se është koha që eshtrat e të pagjeturve të kthehen në atdhe.

“Që 16 vjet nuk po arrijnë t’i gjejnë familjarët e mi. Ne po kërkojmë me i gjetë dhe me i sjell ënë vendin e vet. Me i varros e me e ditë ku i kanë varrezat që të shkojmë t’i vizitojmë, të qajmë, t’u dërgojmë ndonjë lule. Kështu po bëhet përvjetori e nuk po e dinë se ku janë”, tha Batushaj.


Ajo tregoi se ndihma që merr për të pagjeturit e familjes së saj është simbolike.

“ Kjo është hajgare. Ne marrim 25 euro ndihmë për njërin fëmijë që më është zhdukur dhe 168 euro për bashkëshortin”, bëri me dije ajo.

Edhe Hafize Gjeloshi nga Mitrovica kërkon gjetjen e djalit të saj që në kohën e luftës kishte 22 vjet.

“ Me i lyp, me i gjet, me i pa te shpija kufomën. E kam djalin e zhdukur që i ka pasur 22 vjet. Nuk kemi pas asnjëherë informata”, tha Hafize Gjeloshi.

Image result for te pagjeturit ne kosove

I pranishëm në përurim të memorialit për të pagjeturit ishte edhe kryeministri Isa Mustafa.

“Do ta bëjmë këtë çështje jo vetëm çështje të Kosovës por do ta bëjmë edhe çështje ndërkombëtare, sepse do të insistojmë me çdo kusht që për këtë të diskutohet në qarqe më të larta ndërkombëtare përfshirë edhe Brukselin që të bëhet presion në Serbinë në mënyrë që të kthehen familjarët tuaj dhe tanë këtu”, tha Mustafa.

Ai u premtoi familjarëve të të pagjeturve se do të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare dënimin e të gjithë atyre që shkaktuan këtë dhimbje.


“ Të marrin përgjegjësi para ligjit dhe para drejtësisë gjithë ata që morën pjesë në masakra, gjithë ata që ishin pjesë e forcave ushtarake dhe paramilitare serbe dhe gjithë ata që e shkaktuan këtë dhimbje dhe padrejtësi në vendin tonë dhe familjet tona”, deklaroi kryeministri Mustafa.

Në përurim mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Edhe ai premtoi angazhim të institucioneve kosovare për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“ Është momenti i fundit të kthehen në tokën e vet, pranë gjirit të tyre familjar. Mjaft ka qenë padrejtësi këto 16 vjet”, tha Veseli.

Image result for Prokurori Charles Hardaway


Prokurori i EULEX: Të  Dyshuar për Mejën, Zyrtarë të Lartë të Qeverisë dhe Ushtrisë Serbe

EULEX-i njoftoi sot me anë të një komunikate se ka zbuluar eshtra njerëzish në Llaushë të Skenderajt gjatë një kërkimi për një varr të dyshuar masiv.
Prokurori Charles Hardaway në këtë konferencë gjithashtu tha se tashmë prokurorët dhe gjykatësit vendorë janë të gatshëm për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.


Prokurori i EULEX-it, duke folur për bashkëpunimin rajonal në mes të shteteve të ish- Jugosllavisë në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, tha se të dyshuar për masakrën e Mejës janë edhe persona që aktualisht punojnë në hierarkinë e lartë të qeverisë dhe ushtrisë së Serbisë.

Masakra-e-Mejes-1999_785686

377 civilë shqiptarë u vranë në Mejë të Gjakovës në prill të vitit 1999 nga forcat serbe gjatë një operacioni të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.

Në konferencën e organizuar nga BIRN për procedimin e rasteve të krimevetë luftës dhe bashkëpunimin rajonal që po mbahet në Sarajevë, prokurori Hardaway tha se Kosova është duke u mbajtur jashtë këtij bashkëpunimi.

Gjatë prezantimit, ai foli edhe për hetimet për masakrën në Mejë.

“Sipas hetimeve tona, të dyshuar për masakrën e Mejës janë zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe Ushtrisë serbe”, tha Hardaway


Varret e Parregulluara të Martirëve Rëndojnë Dhimbjen në Mejë


Image result for te pagjeturit ne kosove

Varret e 376 civilëve shqiptarë të vrarë në masakrën e Mejës më 27 e 28 prill të vitit 1999 janë ende të parregulluara dhe kjo po e rëndon dhimbjen e familjarëve të tyre.

Varret e 376 civilëve shqiptarë të vrarë në masakrën e Mejës më 27 e 28 prill të vitit 1999 janë ende të parregulluara dhe kjo po e rëndon dhimbjen e familjarëve të tyre.

Qindra qytetarë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë u mblodhën sot në Lëndinën e Mejës së Gjakovës, gjashtëmbëdhjetë vjet pas masakrës.
Image result for te pagjeturit ne kosove
Drita Sokoli, përfaqësuesja e Shoqatës “27 Prilli” që foli në emër të të vrarëve dhe familjarëve të tyre, kërkoi nga politikanët që të rregullojnë varret e këtyre martirëve.

Image result for te pagjeturit ne kosove
“Qeveria e Kosovës ka dhënë shumë premtime dhe mu para syve tanë këtu,por deri më sot asnjë cent nuk është ardhur nga kjo qeveri, asnjë premtim nuk është përmbushur, andaj familjarëve u ka humbur durimi. Në emër të familjarëve kërkojmë nga ju që t’i mbani premtimet në mënyrë që vitin që vjen ta kemi të përfunduar [kompleksin e Mejës], në vitin që vjen të na ka hije të qëndrojmë këtu para familjarëve,” tha Drita Sokoli.

Ushtaraku kroat Drazhen Jurkoviq : Ahmet Krasniqi e ndihmoi ushtrinë kroate

Në 18 vjetorin e vrasjes së Ahmet Krasniqit për figurën e tij foli miku i tij kroat Drazhen Jurkoviq.

Në 18 vjetorin e vrasjes së Ahmet Krasniqit, ish-ministrit të Mbrojtjes në kohën e sistemit paralel kosovar në akademi përkujtimore mori pjesë edhe ushtaraku dhe mjeku kroat Drazhen Jurkoviq.

Jurkoviq duke folur në akademi kujtoi kontaktet dhe miqësinë e tij me Krasniqin, duke thënë se koloneli kosovar ua mundësoi forcave kroate armatosjen nga kazerma në këtë qytet gjatë luftës që nisi në vitin 1991.


Image result for Drazen Jurkovic

Drazhen Jurkoviq

Jurkoviq tha se pa ndihmën e Krasniqit forcat kroate nuk do të mund të luftonin aq suksesshëm në Gospiq.

Në akademi foli edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe zëdhënësi i qeverisë Arban Abrashi.

“Goditja tinëzare mbi kolonelin mbetet një re e zezë mbi qiellin shqiptar,” tha Abrashi, duke shtuar se Ahmet Krasniqi gjatë gjithë jetës së tij vuri Kosovën para interesave tjera.

Ahmet Krasniqi u vra në Tiranë më 21 shtator 1998.

Kolonelin Krasniqi gjatë akademisë, ushtaraku Rrustem Berisha e quajti një njeri që “me tërë qenien e tij u angazhua të bëjë një organizim sa më të mirë që unifikojë faktorin politik dhe ushtarak në atë kohë”.

Berisha kërkoi që trupi i Krasniqit të varroset në Kosovë më së largu deri në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

Vushtrria, është vendlindja e Komandantit Ahmet Krasniqi por jo dhe toka ku i prehen eshtrat.


Qyteti në pjesën veriore të Kosovës, Vushtrria, është vendlindja e tij, por jo dhe toka ku i prehen eshtrat.

Siç është bërë "zakon" në këtë pjesë të Ballkanit për heronjët dhe heroinat thuren lavde, por shumë pak punohet në jetësimin e amanetit të tyre dhe zbardhjen e vrasjes.

Në 18 vjetorin e vrasjes të ish - ministrit të mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit, bashkëluftëtarët kanë çka thonë, madje flasin shumë e në superlativ për udhëheqësin e tyre, që themeloi brigadat e para të njësive operative të UÇK-së nën komandën e ministrisë së Mbrojtjes të FARK-ut, por familjarët duan drejtësi, të ndriqohet vrasja e kolonel Krasniqit, familjarit të tyre që u vra më 21 shtator 1998 në Tiranë.

Aziz Krasniqi, në emër të familjes Krasniqi kërkon që të nisen hetimet dhe të zbulohet vrasja. Krasniqi thotë për "Zërin" se shteti shqiptar dhe ai i Kosovës kanë obligim moral, kombëtar dhe institucional që të zbardhin vrasjen dhe bëjnë kthimin e eshtrave në Kosovë, të kolonel Krasniqit.

"Axha (Behxhet Krasniqi) është takuar me ish kryeministrin Sali Berisha dhe i ka kërkuar zbardhjen e vrasjes si dhe dënimin e merituar për dorasit. Mirëpo, përgjigja ka qenë që të marrim një avokat dhe të fillojmë procedurat e hetimit. Ne si familje duke marrë parasysh se Ahmet Krasniqi është vrarë brenda institucionit dhe në shtetin shqiptar kemi menduar dhe mendojmë si familje se zbardhja e vrasjes i takon shtetit shqiptar dhe jo familjes sepse është vrarë në Tiranë, në postin e ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, jo në rrethana familjare", thotë Krasniqi.
Borxhi i Kosovës për strategun ushtarak dhe intelektualin kolonel Ahmet Krasniqi
Ai thotë se deri më tash ka qenë i pamundur kthimi i eshtrave të kolonelit. "Besojmë se me formimin e Ushtrisë së Kosovës do t'i bëhet nder kolonel Krasniqit dhe me nderime ashtu siç na takon të nderojmë të rënët, të nderohet dhe ai, e të prehet i qetë në Kosovë".

Krasniqi, një profesionalist i artit dhe doktrinës luftarake

Majori Nazif Ramabaja, zëvendës i kol. Tahir Zemajt dhe komandant i njësive operative të Lugut të Baranit, thotë se Kosova dhe institucionet e dala nga votat e popullit kanë përgjegjësi dhe obligim shtetëror institucional të bëjnë zbardhjen e rrathanave të atentatit të kryer ndaj një ushtaraku dhe ministri të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

"Dhe në mënyrë organizative shtetërore të bëjë kthimin e mbetjeve mortore në vendlindje, vetëm atëherë do të flejë i qetë shpirti i tij në amshim dhe Kosova do e kryej obligimin e vetë shtetëror", thotë Ramabaja.

Ramabaja që së bashku me eprorë të tjerë kanë dhënë betimin para kolonel Krasniqit, e po ashtu personalisht ishte pjesë në ditën e dytë të takimit në Osllo, thotë se pas bisedimeve dhe rënies në ujdi-marrëveshjes në mes Ministrit të Mbrojtjes (Krasniqit) dhe Adem Demaqit po të funksionalizohej dhe zbatohej në përpikëri ajo marrëveshje, bilanci i rrjedhave dhe zhvillimeve luftarake do të ishte sikurse i Betejës së Logjës dhe luftës së Koshares.

"Do të ishim shumë më mirë të organizuar, të faktorizuar dhe të unifikuar. Me këtë fitorja do ishte më e lehtë dhe më meritore dhe tani s'do bënim fjalë, që edhe 18 vite pas vrasjes së Ahmetit, Kosova të mos e ketë ushtrinë e vetë FARK-un një forcë mbrojtëse siç referohej Ahmeti në atë kohë".

Vrasja e kolonel Krasniqit, ai thekson se ishte humbje e madhe për Ministrinë e Mbrojtjes, FARK-un, si dhe për tërë Kosovën. "Humbëm një profesionalist të artit dhe doktrinës luftarake, një patriot dhe njeri të devotshëm të çështjes shqiptare, me këtë akt barbar humbëm të gjithë, madje edhe ata që e bënë ekzekutimin, por edhe ne që ishim të lënduar rëndë".

Ramabaja thotë se së bashku me kolonel Tahir Zemaj kishin marrë aprovimin nga ish presidenti Ibrahim Rugova në propozimin e tyre që ia kishin bërë atij)Rugovës), për kthimin e eshtrave të Ahmetit në mënyrë shtetërore. "Por, me vrasjen e Zemajt rrethanat për kthimin e eshtrave të kolonelit u zbehën", thotë ai duke apeluar tek qeveria që të bëjë tash kthimin e eshtrave.

Krasniqi ministri unifikues, vrasja humbje për Kosovën

Ahmet Krasniqi me propozimin e eprorëve ushtarak caktohet koordinator i të gjithë ushtarakëve me pëlqimin dhe firmosjen e tyre të cilët vepronin në grupe punuese në Zvicër,Gjermani, Sloveni, Koaci, Suedi..,etj.

"Caktohet koordinues për formimin e shtabit suprem dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Konsultimet janë bërë me Bujar Bukoshin, i cili e ka bërë nënshkrimin e emërimit të Ahmet Krasniqit personin përgjegjës për formimin e shtabit Suprem dhe ushtrues detyre Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës".

Pas kësaj, ai thotë se Ahmet Krasniqi me Agim Mehmetin nisen për në Oslo 21-22 maj për të biseduar me Adem Demaqin i cili ishte përfaqësues politik i UCK-së, informon Adem Demaqin dhe bien dakord për : Formimin e shtabit të përbashkët me qender në Tiranë, Njohja e të gjitha njësive që vepronin në Kosovë, Emërimi i tyre i përbashkët UÇK dhe stema e saj, Të gradoheshin dhe të plotësoheshin me oficer profesionist ato njësi për të krijuar hierarkinë ushtarake dhe institucionale, Ekzistimi i dy fondeve paralel, Çdo informatë apo komunikatë shtypi do të kalonte nëpërmes shtabit në Tiranë, Të sigurohej komandimi i të gjitha njësive me oficer profesionist.

Deri më 21 qershor, Ramabaja thotë se janë bërë përgatitjet dhe pastaj formimi dhe betimi i brigadave 134, e kompletuar me ushtarë dhe epror profesionistë me komandant kol. Tahir Zemajn dhe bërthama e brigadave 131,133 me epror për tu kompletuar pas hyrjes në Kosovë me ushtarë.

"Qëllimi ynë kryesor është që populli i Kosovës të ketë një forcë mbrojtëse profesionale, e cila do të jetë garantuese e sigurisë e të gjithë banorëve të saj. Ushtria e fortë Kosovare do të ndikoj edhe në rrafshin ndërkombëtar si faktor stabiliteti në Ballkan", citon Ramabaja, të ketë thënë Krasniqi.

N

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...