2016-10-02

Shkruan: Frederik Pleitgen : Gërmadhat e mbetura pas bombardimeve


Populli sirian nuk e meriton atë që po ndodh në vendin e tij

Populli sirian nuk e meriton atë që po ndodh në vendin e tij



Shkruan: Frederik Pleitgen





   

Bashkësia ndërkombëtare dhe liderët sirianë nga të gjitha anët janë duke i zhgënjyer njerëzit

Siria ka një histori antike dhe ka pasur ndikim të thellë në kulturën dhe civilizimin, si në Perëndim po ashtu edhe në Lindjen e Mesme. Gjatë udhëtimeve të mia të shpeshta atje, kam parë se populli i Sirisë, pa marrë parasysh në cilën anë është, është i butë, i sjellshëm, miqësor dhe zemërgjerë. Dhe, sirianët nuk e meritojnë atë që po ndodh në vendin e tyre.

Ali ishte duke pastruar copërat nga një dhomë, e cila ishte pjesë e një spitali. Armëpushimi në Alepo ende ishte në tentativë dhe djaloshi 12-vjeçar donte ta shfrytëzonte një pauzë në luftime, për ta përgatitur një vend të ri për të jetuar. Shihan, një zonë që gjendet nën kontrollin qeveritar, dikur gjendej në linjën e parë të frontit. Tani, pas viteve të tëra të luftimeve, ajo është e tëra në gërmadha. Njerëzit e zhvendosur shihen duke lëvizur nëpër gërmadhat e mbetura pas bombardimeve.

"Duhet ta pastrojmë këtë dhomë, si dhe dhomën fqinje, meqë kjo do të jetë shtëpia jonë e re", më tha Ali.

Por, pas vetëm disa ditësh, lufta u kthye përsëri. Avionit bombardonin zonat e mbajtura nga rebelët, derisa edhe në drejtimin tjetër fluturonin granatat, duke goditur pjesët e qytetit që gjendeshin nën kontrollin qeveritar. Nuk kishte shumë gjasa për paqen e Aliut tani.

Gjatë tri viteve të kaluara 13 herë kam raportuar nga Siria dhe, në shumë mënyra, problemet e Aliut janë shembull i kësaj lufte civile.

Armëpushimet kanë ardhur dhe kanë shkuar, secila palë ka marrë, e më pas ka humbur territor, dhuna është përkeqësuar dhe e vetmja gjë që është rritur ka qenë numri i të vdekurve.

Një shkatërrim total nuk kishte shkaktuar asnjë ndryshim në situatën ushtarake

Dhe, “zonat e çliruara”, të cilat na i ka treguar Qeveria, kanë një gjë të përbashkët. Homs dukej sikur Al Qusair, i cili në anën tjetër ishte sikur Mleha, e cila ishte e ngjashme me Darajan. Që të gjitha të rrafshuara me tokë, me ndërtesa të rralla të mbetura në këmbë. Humbësit janë vrarë, apo zhvendosur, fituesit trashëgojnë një grumbull rrënojash që digjet në vetvete. Ky cikël deri më tani nuk tregon shenja se do të ndalet.

Për të hyrë në pjesët e Alepos, që kontrollohen nga Qeveria, duhet të udhëtosh nëpër periferinë e Ramouseh. Kjo dikur ishte një zonë industriale me shumë garazhe për rregullimin e veturave dhe me disa instilacione ushtarake. Kur e morëm këtë udhëtim në shkurt, kaluam nëpër një pikë të madhe ushtarake të kontrollit, të vendosur në disa kazerma. Pas shkurtit, rebelët të udhëhequr nga ekstremistët islamikë – deri vonë pjesëtarë të Al Kaidës – e kishin sulmuar këtë zonë duke u përpjekur që ta shponin rrethimin e ushtrisë siriane, e cila kishte rrethuar pjesët e Alepos, të kontrolluara nga opozita. Ata ishin mundur nga forcat qeveritare dhe forcat ajrore ruse.

Kur kaluam nëpër zonën e njëjtë në fillim të shtatorit, pika e kontrollit ishte ende aty, por i tërë distrikti dukej sikur të ishte goditur nga ndonjë uragan i kategorisë së pestë. Një shkatërrim total nuk kishte shkaktuar asnjë ndryshim në situatën ushtarake.

Rëndom, një konflikt i cili zgjatë më shumë se pesë vjet, me kaq pak progres kah arritja e një marrëveshjeje,“zhduket” nga mediat. Por, Siria nuk është zhdukur. Arsyeja e vetme për këtë është se asnjë gazetar, i cili ka qenë atje dhe ka raportuar nga konflikti, nuk mundet thjesht ta lërë atë prapa.

Siria ka një histori antike dhe ka pasur ndikim të thellë në kulturën dhe civilizimin, si në Perëndim po ashtu edhe në Lindjen e Mesme. Gjatë udhëtimeve të mia të shpeshta atje, kam parë se populli i Sirisë, pa marrë parasysh në cilën anë është, është i butë, i sjellshëm, miqësor dhe zemërgjerë. Dhe, sirianët nuk e meritojnë atë që po ndodhë në vendin e tyre. Problemi qëndron te fakti që Siria është shndërruar në një fushëbetejë të fuqive regjionale dhe botërore dhe se fraksionet luftarake e urrejnë njëri-tjetrin aq shumë sa që ata ende angazhohen për një zgjidhje ushtarake, përkundër faktit se asnjëra palë nuk mund ta bëjë këtë. Opozita e cilëson presidentin Bashar al-Assad si kriminel të luftës, derisa vetë Assad të gjithë ata që janë kundër tij i quan terroristë, të cilët duhet të luftohen me armë.

SHBA-ja dhe Rusia nuk mund t’i ndalin anët, të cilat i mbështesin, që të mos luftojnë, meqë asnjëra palë nuk është e gatshme të bëjë as edhe lëshimin më të vogël.

Fatkeqësisht, një gjë e tillë duket se nuk do të ndryshojë së shpejti. Kushdo që thotë ta ketë një zgjidhje të thjeshtë të këtij konflikti, vetëm sa e mashtron veten. Derisa dështojnë armëpushim pas armëpushimi, liderët botërorë janë duke e kuptuar të njëjtën gjë. Për këtë shkak, bashkësia ndërkombëtare dhe liderët sirianë nga të gjitha anët janë duke i zhgënjyer njerëzit sikur që është Aliu, 12-vjeçar, i cili punon aq shumë duke u munduar që ta pastrojë spitalin e bombarduar, në të cilin dëshiron që të jetojë, meqë aty ka mure, për dallim nga tenda ku ai dhe familja e tij kishin qëndruar më parë. Nëse të gjithë ata që janë përfshirë në këtë luftë nuk mund t’ia ofrojnë atij as edhe një gjë të tillë, atëherë atyre duhet t’iu vijë turp nga vetja e tyre.

(Frederik Pleitgen është raportues ndërkombëtar për CNN. Ai ka raportuar gjerësisht nga Lufta në Siri)





Flori Bruqi : NASA: Shkrirja e akullnajave do të ndryshojë mënyrën se si Toka rrotullohet rreth boshtit të saj

Shkrirja e akullnajave zbulon bazën e fshehtë bërthamore amerikane në Greenland


Shkrirja e akullnajave zbulon bazën e fshehtë bërthamore amerikane në Greenland

Një bazë e fshehtë bërthamore amerikane e braktisur ka të ngjarë të zbulohet nga shkrirja e akullnajave në ishullin e Greenland-ës, territor danez mes Atlantikut të Veriut dhe Oqeanit Arktik për shkak të ngrohjes globale, paralajmërojnë ekspertët.

Mbetjet toksike pritet të rrjedhin në det nëse akulli vazhdon të shkrihet përreth Cam Century, një strukturë kërkimore e ngritur nga ushtria amerikane në kulmin e Luftës së Ftohtë në vitin 1967.

Projekti “Iceworm” që kishte për qëllim ndezjen e raketave bërthamore përmes tuneleve të akullit në vendet e Bashkimit Sovjetik.

Image result for shkrirja e akullnajave

Sipas Guardian, ushtria amerikane kishte një plan sekret për të ndërtuar një rrjet të gjerë tunelesh, ku do të strehoheshin 600 raketa të afta për të sulmuar Moskën.

Por projekti “Iceworm” u braktis për shkak të paqëndrueshmërisë së akullit dhe Camp Century u mbyll, por rreth 9.200 ton mbetje kimike mendohen të jenë nën akull ende sot.

Image result for shkrirja e akullnajave

Hulumtuesit thonë se bifenilet e polikloruara(PCB) që shkaktojnë kancer tek njerëzit mund të rrjedhin në ujë.

Mbetjet janë të varrosura 35 metra nën akull, por një studim i revistës “Geophysical Research Letters” thotë se ngrohja globale mund të shkaktojë shkrirjen e plotë të akullit brenda 45 viteve.

Image result for shkrirja e akullnajave

Sa ngrihet niveli i deteve nëse shkrihen akullnajat?



Të gjithë dëgjojmë shumë gjëra rreth ngrohjes globale. Dhe sipas këtyre të dhënave temperatura e Tokës është ngritur me gjysmë grade. Kjo shifër ndoshta nuk mund të duket shumë alarmante por edhe një rritje kaq e vogël temperature ndikon mbi planetin tonë.

Të gjithë dëgjojmë shumë gjëra rreth ngrohjes globale. Dhe sipas këtyre të dhënave temperatura e Tokës është ngritur me gjysmë grade. Kjo shifër ndoshta nuk mund të duket shumë alarmante por edhe një rritje kaq e vogël temperature ndikon mbi planetin tonë.

Image result for shkrirja e akullnajave

Në një lajm të publikuar në adresën “HowStuffWorks” bëhet e situr se sipas Organizatës amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), niveli i detit është rritur me 15-20 cm gjatë 100 viteve të fundit, transmeton njoftimet Starti.

Temperaturat më të larta mund të bëhen shkak të shkrirjes së akullnajave por kjo nuk do të ndikojë në ngritjen e nivelit të oqeaneve. Akullnajat janë masa akulli të mëdha që notojnë. Për të notuar ato ndryshojnë vendin e ujit në masë të njëjtë me dendësinë e tyre. Edhe nëndetëset përdorin të njëjtin princip të ndryshimit të peshës për t’u zhytur apo për të dalë në sipërfaqe.

Image result for shkrirja e akullnajave


Akullnajat janë masa akulli të ngrira të shkëputura nga akullnaja më të mëdha të cilat më pas kalojnë në oqean. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë më shumë thyerje akulli dhe krijimi të më shumë akullnajave të dobëta. Nëse numri i akullnajave të rëna në oqean shtohet, atëherë edhe niveli i tij mund të rritet pak.


shkrirja e akullnajave

Nëse temperaturat e larta ndikojnë tek akullnajat a rrezikohet Poli Verior nga shkrirja e akullnajave dhe a rritet niveli i oqeaneve? Kjo mund të ndodhë por askush nuk mund ta dijë se kur do të ndodhë.

Mesatarja e trashësisë së akujve të ndodhur në kontinentin e Antarktidës në Polin e Jugut është 2 133 metra. Nëse të gjithë akujt që ndodhen këtu do të shkriheshin, atëherë niveli i detit në të gjithë botën do të rritej me 61 metër. Por mesatarja e temperaturave në Antarktidë është -37 gradë. Prandaj nuk shihet ndonjë problem në lidhje me shkrirjen.

Image result for shkrirja e akullnajave

Ndërsa në polin tjetër të botës, akujt nuk janë aq të trashë sa në polin e Jugut. Akujt notojnë mbi Oqeanin Arktik. Nëse akujt shkrihen niveli i detit nuk preket nga kjo shkrirje.

Nëse shkrihen akujt në Greonlandë, atëherë niveli i ujit do të rritet me 7 meter. Sepse Groenlanda është më afër Ekuatorit se Antarktida. Për këtë arsye temperaturat këtu janë më të larta dhe akujt mund të shkrihen më shpejt.

Bashkë me shkrirjen e akullnajave një problem tjetër qëndron në rritjen e nxehtësisë së ujit.

Image result for shkrirja e akullnajave
Në Panelin ndërkombëtar te Ndryshimeve Klimaterike të organizuar në vitin 1995 është prezantuar një raport në lidhje me ndryshimet e detit deri në vitin 2100. Sipas këtij raporti niveli i detit do të rritet me 50 cm në parashikimin më të ulët dhe me 95 cm në parashikimin më të lartë. Kjo rritje do të lindë nga zgjerimi termal i oqeaneve dhe shkrirja e akullnajave. Edhe rritja me 50 cm nuk është një shifër për t’u nënvlerësuar veçanërisht për qytetet e shtrira buzë detit, sidomos për në raste stuhish.

Image result for shkrirja e akullnajave

Shkrirja e akujve në Arktik ka bërë që arinjtë polarë dalëngadalë të lëvizin drejt ishujve që ndodhen në veri të Kanadasë.

Sipas një studimi ri të publikuar në revistën "Plos One", shkak është bërë edhe ngrohja globale. Studimi është bazuar në ADN-në e marrë nga afro 2 800 arinjë polarë në vendet ku ata jetojnë, si: Shtetet e Bashkuara, Rusi, Kanada, Grenlandë dhe Norvegji.

Image result for shkrirja e akullnajave

Grupe të arinjëve nga zona lindore e Arktikut në Kanada, nga zona detare e Grenlandës lindore si dhe nga Siberia, sipas studimit, janë duke lëvizur drejt arqipelagut kanadez i njohur edhe si arqipelagu Arktik.

Sipas hulumtuesve, zona e akullit në Arktik, që nga viti 1979 deri më 2010, është zvogëluar për mbi 9 për qind çdo dekadë.




Image result for shkrirja e akullnajave

Norvegji – Shkrirja e akullnajave rrit ndjeshëm nivelin e detit


Një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë shpalosën edhe një tjetër herë përmasat e rrezikut përmes hulumtimeve të fundit në akullnajat e Norvegjisë.

Grupi akullnajor i quajtur “Kronebreen”, që shtrihet mbi një sipërfaqe rreth 400 km katrorë në veri të Norvegjisë, ka pësuar një shkrirje me rreth 1 km në 3 vitet e fundit.

Studimet e ekspertëve janë fokusuar mbi këto akullnaja.

Krahas metodave klasike, si pamjet satelitore, të dhënat e Sistemit të Pozicionimit Global (GPS) dhe matjet e temperaturave; shkencëtarët kanë përdorur edhe fotografitë e përshpejtuara.

Një seri fotografish, të shkrepura çdo një minutë, janë shfaqur në mënyrë të përshpejtuar dhe kanë mjaftuar për të demonstruar ndryshimin e frikshëm.

Image result for shkrirja e akullnajave

Hulumtimet tregojnë se shkaqet kryesore të shkrirjes janë uji i ngrohtë në bazën e akullnajave dhe temperaturat e larta të ajrit në atmosferë.

Shkrirja e akullnajave ka një rol madhor edhe në rritjen e nivelit të detit.

Sipas specialistëve, shkaku më i rëndësishëm i këtyre zhvillimeve është emetimi i karbonit.

Këto studime vënë në pah se një numër i madh qytetesh, mes tyre edhe disa nga më të rëndësishmit në botë, rrezikojnë të mbeten në ujë.

Një rritje me 2 gradë e temperaturës së ujit mund të shkaktojë stuhi rëre, që do të zhduknin bujqësinë në disa zona. Pasoja të tjera mund të jenë gjithashtu mungesa e ujit të pijshëm ose pamjaftueshmëria e tij, por edhe shkatërrimi i shkëmbinjve koralorë e rrjedhimisht i ekosistemeve të tyre aktualisht të pasura.

Realizimi i këtij skenari të zymtë do të nënkuptonte zhdukjen e rreth 30 për qind të gjallesave në planetin tonë

Image result for shkrirja e akullnajave

NASA: Shkrirja e akullnajave do të ndryshojë mënyrën se si Toka rrotullohet rreth boshtit të saj


Një studim i ri i NASA-s ka arritur në përfundimin se procesi i vazhdueshëm i shkrirjes së akullnajave po rrezikon ndryshimin e mënyrës sesi Toka rrotullohet rreth boshtit të saj.

Shkrirja e akullnajave, sidomos në Groenlandë, po ndryshon shpërndarjen e peshës së planetit. Kjo ka bërë që Poli i Veriut të pësojë tundje dhe lëvizje e të bëhet shkak për ndryshimin e të gjithë rregullit të baraspeshës në Tokë.

Image result for shkrirja e akullnajave

Shkencëtarët dhe vëzhguesit janë duke matur lëvizjet e Polit të Veriut që prej vitit 1899. Gjatë shekullit XX ata kanë raportuar se lëvizjet po shkojnë drejt Kanadasë, por viteve të fundit ka ndryshuar me hapa aq të shpejtë saqë lëvizjet po afrohen drejt Anglisë.

“Zhvendosja e fundit që prej shekullit XX është dramatike”, – ka thënë drejtuesi i projektit të vëzhgimit të akullnajave, Adhikari.

Image result for shkrirja e akullnajave

Nga ana tjetër, Jonathan Overpeck, profesor i gjeoshkencës në Universitetin e Arizonës, edhe pse nuk ishte pjesë e grupit të punës, ka ndjekur me interes këtë raportim dhe ka thënë: “Ky projekt tregon sesa e vërtetë dhe fatkeqësisht i madh është impakti i njerëzve në natyrë e në çdo dukuri të planetit…”.

Image result for shkrirja e akullnajave
Që prej vitit 2003, Groenlanda ka humbur 272 trilionë kilogramë akull në vit dhe kjo ka efekt të drejtpërdrejtë në lëvizjen e boshtit të Tokës. Kjo lëvizje ngjan shumë me lëvizjen e një patinatori kur rrëshqet në një vijë paralele e më pas devijon për të mos u rrëzuar e për të ruajtur disi balancën”, – ka thënë shkencëtari i NASA-s, Eirk Ivins.

Tjetër problem është se pjesa perëndimore e Antarktidës ka humbur 124 trilionë kilogramë akull ndërkohë që pjesa lindore ka shtuar 74 trilionë kilogramë akull në vit, duke e përkeqësuar balancimin e Tokës dhe rrjedhimisht lëvizjen e kësaj të fundit rreth boshtit të saj.



Megjithatë, ka qenë Juanli Chen, një kërkues shkencor në Universitetin e Teksasit, që ka shmangur panikun me deklaratën e tij: “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, është thjesht një dukuri interesante dhe pa efekt të dëmshëm, që vjen si pasojë e ngrohjes globale”.

Agjencia hapësinore evropiane konfirmon se në Mars kishte jetë

Mawrth Vallis është njëra ndër luginat më të mëdha në planetin e kuq dhe ekspertët thonë se ajo mund të ketë pasur jetë deri 3.6 miliardë vjet më parë. Sipas njoftimeve, lugina Mawrth Vallis në Mars dikur kishte sasi të mëdha të ujit që kalonin nëpër të, gjatë një kohe kur Marsi ishte tepër i ngjashëm me Tokën. Agjencia hapësinore evropiane ka publikuar disa imazhe të reja të kësaj lugine, e cila mund të bëhet vend i preferuar i aterrimit për “ExoMars” në vitin 2020.

Agjencia hapësinore evropiane konfirmon se në Mars kishte jetë

Në fotografi shihet një sipërfaqe prej rreth 530.000 kilometrash katrorë, ku mendohet se dikur gjendej një oqean. Me një gjatësi prej 600 km dhe një thellësi deri në 2 km, kjo është njëra ndër luginat më të mëdha në planetin e kuq. Sasitë e mëdha të ujit me gjasë shoqëroheshin edhe me forma të jetës, nëse nisemi nga përvoja jonë në Tokë.

NASA: E papritura që është zbuluar në hapësirë

NASA ka konfirmuar këtë të hënë dyshimet se nën sipërfaqen e “Europës”, hënës së Jupiterit, ka një oqean gjigant dhe uji shpërthen në rreth 200 km lartësi mbi sipërfaqe.


Animation - Plumes on Europa
Kjo është vënë re nga vëzhgimet e kryera në një nga teleskopët më rë sofistikuar, Hubble, janë vërë re shtëllungat e ujit dhe avullit që shpërthejnë nga sipërfaqja e hënës së akullt.

Befason NASA: E papritura që është zbuluar në hapësirë (Foto/Video)

“Oqeani i Europës është konsideruar si një nga vendet më premtuese për të mbartur jetë në sistemin tonë djellor”, ka thënë drejtori i misionit të NASA-s, Geoff Yoder.

Liranët dhe Plejada-sit



Image result for Liranët

Lyran-ët supozohen të jenë stërgjyshërit e njerzimit. Erra është planeti që ata filluan civilizimin e ri në vitin 228,000 B.C.

Ata u detyruan të largohen nga planeti i tyre i lindjes pjesë e Sistemit Yllor Lyra-Vega që u pushtua nga Reptiloid-ët me prejardhje nga Ylli Alfa* i Konstelacionit të Dragoit.
Lyran-ët migruan tek Pleiad-ët, Hyad-ët dhe tek Vega që bën pjesë në të njëjtin Sistem Yjor.
Më vonë ata u njohën si Pleiad-as.

Pleiad-ët formojnë një tog bashkimi të përbërë nga shtatë yjesh të përfshirë në Konstelacionin e Demit, 420 vjet dritë nga planeti ynë Dhéu.
Emrat e shtatë yjeve në Sistemin e Pleiad-ës quhen Taygeta, Maya, Coela, Atlas, Merope, Electra, dhe Alcoyne.

Pleiad-asit qëndruan përfundimisht në planetin Erra i cili është një nga dhjetë planetet rreth yllit Tygeta dhe që ka madhësinë e përafërt me të Dhéut tonë. Pleias-as të tjerë jetojnë në planetet Semjase, Ptaah dhe Quetzal.

Origjina

Pleiad-ianët janë racë Humanoide shumë të vjetër në Univers.

Rreth 225,000 B.C Pleiad-ianët zbuluan një Diell të vogël me planetin e quajtur Tokë *(Dhé, në anglisht ka marrë formën Ëth për ta dalluar nga Lidhsja Shquese 'The' Kurse në latinisht Te'Erra e kam sqaruar më parë)* nga një mision që ndërmorën jashtë Pleiadës.
Që nga kjo kohë është mbajtur një arshiv i plotë historik i evolimit të Njerzimit në Dhé deri në kohët e sotme.

Federata e Galaktikës sonë lejoi Plejad-asit të hyjnë në një farë cikli të qënjeve njerzore me Humanët në Dhé.

Vendet e parapara për ta ishin Bali, Hawaii, Samoa dhe India.

Civilizimi i ynë kaloi përmes shumë luftërave, cikleve paqësore dhe shkatërrimeve natyrore, rreth 196,000 B.C. dhe 10 A.D. Ata u munduan të ndihmojnë për zhvillim tëcivilizimeve të ndryshme si Lemuria, Maya, Inca dhe një civilzim në Machu Picchu.

Gjithashtu ata u munduan të na drejtojnë përmes disa shtigjeve shpirtërore.

Rreth 10 viteve të para të Epokës së re; udhëheqësi Plejad-as Plejas u largua nga Dhéu si i sukseshëm, në një kohë që në Planetet e tyre u arrit Paqa. Ata lëshuan njerzimin tonë që të zhvillohemi vetë. *Kur Burrat e Dhéut i pyetën udhëheqësin Plejad-as, se ku do të shkoni, Ai i u përgjigj: -Atje ku më para ishia, që në ditët tona e përmendim si 'PARAISA'.*

Para se të largoheshin Pleiad-asit krijuan një udhëheqës shpirtëror të quajtur Xhemanuel, që më vonë u popullua si Jezus. Xhemanueli pati një mendje tejet të zhvilluar, babai i të cilit ishte Gabrieli nga sistemi Plejadës dhe Maria e cila rridhte nga prejardhja Lyrane.
*Sic e kam përmendur edhe më parë Lyran-ët kanë ardhur më të parët dhe nga vetë emri kuptohet se Pelasgët janë ndarë në tre grupe të ditëve të sotme: Ilirët (ILyran), Armenët (Lyran) dhe Iranjanët (Lyran).*

Deri në ditët tona banorët e Dhéut vazhduan të evolojnë vetë pa ndërhyrjen e udhëheqësve Plejad-anas.

Në një të ardhme shumë të afërt, kur Dhéu hyn në Grupin Fotonik gjatë këtyre viteve, Plejad-asit do të ndihmojnë Njerzimin e Dhéut të futen në ndricim.

Jetesa

Një përshkrim i shkurtër për Kulturën e Plejad-asve në Planetin e tyre Erra.

Përafërsisht 400 mijë banorë jetojnë në Erra ku Plejad-asit mendojnë se ky numër është i mjaftueshëm për një jetë të shëndoshë në Planet. Ndërlidhjet mes tyre kryhen përmes telepatisë.
Lëvizjet atje i kryejnë përmes një sistemi tubash. Kryesisht ata janë vegjetarjanë por me raste festash hanë edhe mishin.

Nuk kanë probleme shëndetësore sepse e kontrollojnë shëndetin duke përdorur njohuritë profilaktike dhe forcën e vetësygjerimit.

Jeta atje zgjat mesatarisht 700 vjet. Lëkurën e kanë të ngjashme me të Shqiptarve por pak më të njomë dhe të lëmuar.

Plejad-asit nuk kanë shkëmbim monetar. Të mirat materiale të planetit i ndajnë mes tyre në bazë të ndihmesës që ata i japin shoqërisë.

Për 10 vite fëmija i lindur duhet të edukohet me qëllimin që ata kanë në jetë për Shoqërinë. Më pas 60-70 vjet ata edukohen me profesione të ndryshme.

Aftësia e Plejad-asve për udhtime Ndëryjore bën që të përshkruajnë distancën mes Erras dhe Dhéut tonë në vetëm 7 orë.

Sic ata kanë premtuar, pas goditjes së Dhéut nga Grupi Fotonik ashtu sic kanë vepruar edhe herë të tjera, do të kthehen me ndihma për të rinisur jetën me të mbijetuarit pasi popullsia këtu është shumë e dëndur dhe nuk ka shanse globale për parapërgatitje.

Speciet e alienove, të cilat tanimë janë duke jetuar në mesin tonë

Edhe pse kohëve të fundit shkencëtarët janë duke tërhequr vërejtjen se kontakti me alienët mund të jetë fatal për ne, ka disa të tjerë që thonë se disa specie të alienëve tanimë me shekuj janë duke jetuar me ne

Liranët

Ekziston bindja se liranët janë alienët më të vjetër, apo “njerëzit” e parë që kishin zhvilluar një civilizim në galaktikën tonë, transmeton Kosova Sot Online.

I famshmi Billy Meier ishte njëri ndër njerëzit e parë që folën rreth liranëve. Ai pretendonte se liranët ia kishin treguar atij origjinën e tyre. Meier thoshte se këta alienë i kishin treguar atij se origjina e racës së tyre dhe racës sonë kishte filluar në sistemin e një ylli të largët, në një yjësi afër asaj që ne tani e quajmë Unaza Nebula e Lirës, për çka edhe këta alienë i quajmë liranë. Thuhet se ata janë “perënditë” antike. Në pamje ngjajnë me nordikët, janë të gjatë dhe janë biondë.

Image

Arkturianët

Këta alienë besohet ta kenë arritur një gjendje aq të përparuar, sa që shumë studiues i klasifikojnë ata si civilizim të dimensionit të pestë. Planeti i tyre i origjinës sillet rreth yjësisë Botes dhe gjendet rreth 200 vjet drite larg Tokës. Janë të paktë njerëzit që thonë të kenë pasur kontakt direkt me këta alienë. Të tillët i përshkruajnë arkturianët si krijesa me gjatësi 90 deri 150 cm, me kokë të madhe dhe me sy të mëdhenj, të zi, në formë bajamesh. Lëkura e tyre rëndom ka ngjyrë të gjelbër dhe në secilën dorë ata kanë nga tre gishta. Ata mund të komunikojnë me telepati dhe mund t’i lëvizin objektet me fuqinë e mendjes së tyre. Mendohet se Sateliti i zi kalorës është satelit i lëshuar nga ta, i cili sillet rreth Tokës tash e 13 000 vjet, për ta mbrojtur atë.

Image

Telosianët

Të përshkruar si humanoidë të gjatë, biondë, telosianët besohet të jenë të mbijetuarit e fundit të civilizimeve të vjetra në Tokë. Emri i tyre vjen nga greqishtja antike, ku fjala “telos” dmth “fund”, apo “qëllim”. Qyteti i tyre më i madh quhet Telos dhe ai besohet se gjendet nën malin Shasta në Kaliforni. Me anë të teknologjisë psikotronike dhe aftësive të mëdha trunore, kjo racë e alienëve besohet të ketë qenë në kontakt me racat e tjera, sikur që janë plejadianët dhe arkturianët. Njeriu i parë që foli rreth këtyre alienëve ishte admirali Richard Byrd. Në ditarin e tij, të botuar pas vdekjes, ai flet rreth një misioni sekret në Polin e veriut, vendin e një race të përparuar nëntokësore. Ai thotë se telosianët filluan që të interesohen për racën tonë pas hedhjes së bombave atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki të Japonisë, gjë që i shqetësoi ata tepër shumë dhe i detyroi të ndërmerrnin masa mbrojtëse.

Image

Alfa-Centaurët

Jashtëtokësorët nga Alfa Centauri janë të aftë që të na shkatërrojnë jo vetëm neve, por edhe çdo specie tjetër agresive të alienëve. Mendohet se kjo është raca më e përparuar e alienëve në galaktikën tonë. Mendohet se ata e arritën këtë përparim meqë janë tepër inteligjentë dhe kureshtarë. Alfa-centaurët po ashtu kuptuan se, bashkë me fuqinë e madhe, shkon edhe një përgjegjësi po aq e madhe. Me kalimin e kohës ata u përshtatën që të jetonin nën ujë, prandaj bazat e tyre më të mëdha gjenden në fund të deteve dhe oqeaneve. Mendohet se ata kanë qëndrim shumë miqësorë ndaj nesh.
Image

Plejadianët

Plejadianët besohet të jenë pasardhës të liranëve të moçëm dhe ata konsiderohen si alienët më aktivë. “Shtëpia” e tyre gjendet në yjësinë Plejadë, e cila përbëhet nga disa yje që gjenden rreth 400 vite të dritës larg Tokës.


Image

Emri i tyre po ashtu vjen nga greqishtja e lashtë, “plein”, që dmth të lundrosh. Edhe këta alienë kanë përzgjedhur Billy Meierin për të komunikuar me njerëzit e tjerë. Semjase, një femër e racës plejadiane, i ka thënë Billy-t se ata nuk janë roje të Tokës dhe se nuk janë as të dërguar të Zotit për ta mbrojtur planetin tonë. Por, përkundër kësaj thënieje, mendohet se plejadianët na kishin paralajmëruar rreth rrezikut që na kanoset nga alienët gri. Mendohet se këto dy raca të alienëve janë në luftë me njëra-tjetrën.




“Kalorësit të zi” ka qëndruar krah për krah me tregimet për përbindëshin e këmbëmadhit (Bigfoot) dhe të UFO-ve.


“Kalorësi i Zi” është sateliti misterioz ekzistenca e të cilit ka implikuar shkencëtarët në dhënien e një përgjigje përfundimtare. Shumë njerëz besojnë që objekti në fjalë, që është bllokuar në orbitën polare rreth planetit tonë, në fakt është një satelit jashtëtokësorësh, që është dërguar në Tokë për ta monitoruar njerëzimin.

Të gjithë hulumtuesit janë ndarë në dy grupe për shkak të ideve të cilat mbështesin, një pjesë e madhe e tyre mendojnë se ky objekt është një mbetje hapësinore, ndërsa të tjerë pretendojnë që Sateliti ‘Kalorësi i Zi’ është dërguar nga një civilizim i përparuar dhe se ka bërë orbitë rreth Tokës për të paktën 13,000 vjet.


Image result for sateliti i zi

Shumë vite më parë ishte menduar që ky ishte një satelit rus për spiunim dhe që prej identifikimit të tij ky objekt ka ngjallur shume debate dhe diskutime.



Misteri i “Kalorësit të zi”: Ky objekt rrotullohet rreth Tokës për më shumë se 50 vite dhe askush nuk e di se çfarë është! (Foto/Video)

Misteri i “Kalorësit të zi”
(Ky objekt rrotullohet rreth Tokës për më shumë se 50 vite dhe askush nuk e di se çfarë është)

Teoricienët e konspiracionit besojnë se sateliti i njohur si “Kalorësi i Zi”, i cili për dekada rrotullohet rreth Tokës, është mbi 13 mijë vite i vjetër.


Historia e “Kalorësit të Zi” filloi në vitin 1954, kur revistat “St Louis” dhe “San Francicsco Examiner” botuan artikuj për pensionimin e një majori dhe hetuesi të UFO-ve, Donald Kehoe.

kaloresi i zi
13000 YEAR OLD SATELLITE, THE FULL STORY OF THE BLACK KNIGHT UFO 2013 HD
https://www.youtube.com/watch?v=lT4Vq32zlDs

Me sa duket, forcat amerikane kishin vërejtur dy satelitë në orbitën e Tokës. Por asokohe, askush nuk posedonte teknologjinë e lansimit të një sateliti.

2

Në shkurt të vitit 1960, revista “Time” pati shkruar se marina amerikane ka parë një objekt të errët i cili besohej se ishte një satelit sovjetik spiun.

Shumë është shkruar për këtë temë, megjithatë edhe sot me teknologjinë moderne nuk dihet se çfarë në të vërtetë përfaqëson ky objekt misterioz.


Në këtë mënyrë, “Kalorësi i Zi” ka qëndruar krah për krah me tregimet për përbindëshin e këmbëmadhit (Bigfoot) dhe të UFO-ve.

Viteve të 50-ta të shekullit të kaluar, përmes teleskopëve ishte vërejtur një satelit i paidentifikuar i quajtur “Kalorësi i Zi”.


sokohe zakonisht temë me interes të madh përbënin fenomenet e jashtëtokësorëve, dhe të gjithë me padurim prisnin që ndonjë prej tyre do t’i vizitojë në shtëpi.

Dhe, si rezultat i kësaj, opinioni shumë shpejt filloi të merret me historinë e “Kalorësit të Zi”.
Besohet se ky satelit misterioz tash e 50 vite dërgon radio sinjale. Derisa SHBA-të dhe Rusia kishin shprehur interesim të madh për të, ky fakt kishte shtyrë shumë njerëz të mendojnë se ndoshta i takon njërit nga këto dy shtete.


Megjithatë, edhe sot e kësaj dite asgjë nuk dihet për këtë satelit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...