“Kalorësi i Zi” është sateliti misterioz ekzistenca e të cilit ka implikuar shkencëtarët në dhënien e një përgjigje përfundimtare. Shumë njerëz besojnë që objekti në fjalë, që është bllokuar në orbitën polare rreth planetit tonë, në fakt është një satelit jashtëtokësorësh, që është dërguar në Tokë për ta monitoruar njerëzimin.
Të gjithë hulumtuesit janë ndarë në dy grupe për shkak të ideve të cilat mbështesin, një pjesë e madhe e tyre mendojnë se ky objekt është një mbetje hapësinore, ndërsa të tjerë pretendojnë që Sateliti ‘Kalorësi i Zi’ është dërguar nga një civilizim i përparuar dhe se ka bërë orbitë rreth Tokës për të paktën 13,000 vjet.
Misteri i “Kalorësit të zi”
(Ky objekt rrotullohet rreth Tokës për më shumë se 50 vite dhe askush nuk e di se çfarë është)
Historia e “Kalorësit të Zi” filloi në vitin 1954, kur revistat “St Louis” dhe “San Francicsco Examiner” botuan artikuj për pensionimin e një majori dhe hetuesi të UFO-ve, Donald Kehoe.
13000 YEAR OLD SATELLITE, THE FULL STORY OF THE BLACK KNIGHT UFO 2013 HD
Me sa duket, forcat amerikane kishin vërejtur dy satelitë në orbitën e Tokës. Por asokohe, askush nuk posedonte teknologjinë e lansimit të një sateliti.
Në shkurt të vitit 1960, revista “Time” pati shkruar se marina amerikane ka parë një objekt të errët i cili besohej se ishte një satelit sovjetik spiun.
Shumë është shkruar për këtë temë, megjithatë edhe sot me teknologjinë moderne nuk dihet se çfarë në të vërtetë përfaqëson ky objekt misterioz.
Viteve të 50-ta të shekullit të kaluar, përmes teleskopëve ishte vërejtur një satelit i paidentifikuar i quajtur “Kalorësi i Zi”.
Dhe, si rezultat i kësaj, opinioni shumë shpejt filloi të merret me historinë e “Kalorësit të Zi”.
Megjithatë, edhe sot e kësaj dite asgjë nuk dihet për këtë satelit.