2016-10-03

Veton Surroi: Lufta e UÇK-së ishte kriminale

Image result for veton surroi ne rambuje

Veton Surroi

Ish-politikani Veton Surroi ka dhënë një intervistë të gjatë në gazetën e tij, Koha Ditore. Ka përdorur gjuhë pamfletiste ndaj Hashim Thaçit, të cilin e ka quajtur të padijshëm e primitiv dhe ka parashikuar arrestimin e tij nga Gjykata Speciale nëse aktakuza bazohen në të gjeturat e Prokurorit Williamson. Ka folur edhe për UÇK’në, duke thënë se disa prej udhëheqësve të luftës kishin kapur armët kundër Serbisë aq sa edhe kundër LDK’së. Ka gjykuar votuesit e PDK’së, duke thënë se 200 mijë njerëz pajtohen se krimi është i pranueshëm. Ka rikthyer tregime historike të kohës së Ramboullet, duke treguar për puçin e Sylejman Selimit.

Image result for veton surroi ne rambuje

Ish-udhëheqësi i ORA’s, Veton Surroi e ka quajtur Hashim Thaçin Kryeministër të padijshëm e primitiv. Isa Mustafën e ka cilësuar si shpërfillës.

Image result for veton surroi ne rambuje

Në një intervistë dyfaqëshe në “Koha Ditore”, Surroi është marrë në krejt intervistën me Presidentin e Republikës, Hashim Thaçin. E ka përmendur dhjetë herë emrin e tij. Në të gjitha rastet ai e ka gjykuar si njeri që e ka dëmtuar Shtetin, e ka shkatërruar Kosovën dhe ka prishur konsensusin nacional.

Image result for veton surroi ne rambuje

Sipas tij, po të kishte konsensus të brendshëm, Kosova do të pranohej edhe në OKB. Veç se nuk ka treguar se si do të bëhej ky hap i madh i Shtetit drejt OKB’së marrë parasysh qëndrimin e Rusisë.

Mirëpo, Surroi ka folur fjalë të mira për opozitën e Ramush Haradinajt, Albin Kurtit e Famir Limajt. Ka thënë se opozita ishte mbresëlënëse për luftën që bëri në kundërshtim të Asociacionit e Demarkacionit.
Image result for veton surroi ne rambuje
“Dhe mu për këtë del të jetë shumë i nevojshëm konsensusi. Një Kryeministër i padijshëm dhe primitiv si Thaçi mund të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë, por konsensusi do ta ruante edhe atë, e më me rëndësi, Kosovën nga pasojat e mosdijes e primitivizmit të tij. Një Kryeministër shpërfillës si Mustafa mund të nënshkruante diçka që konsideron vazhdimësi e Marrëveshjes së Thaçit, por konsensusi do ta ruante edhe atë, e më me rëndësi Kosovën nga pasojat e shpërfilljes”, ka thënë Surroi, në gazetën, në të cilën është themelues.

Image result for veton surroi ne rambuje

Surroi, i cili para luftës kërkonte pjesëmarrje në zgjedhjet e Jugosllavisë dhe kundërshtonte politikën e LDK’së dhe te Rugovës, është marrë edhe me raportet e Presidentit aktual me Presidentin historik të Kosovës. Ka thënë se Rugova krijonte konsensusin pavarësisht se Thaçi e kishte quajtur kriminel.

“Hashim Thaçi disa herë e ofendoi shumë rëndë dr. Rugovën duke e quajtur kriminel, e shtëpinë e tij shtëpi të krimit, por Rugova vazhdoi ta përfshinte në “Ekipin e Unitetit” më bindjen se në fund duhet të fitojë konsensusi”, ka shtuar ai.

Image result for veton surroi ne rambuje

Njeriu që portretohet nga gazeta e tij si aktivist shumëvjeçar deri të shpallja e pavarësisë, por që kishte dështuar të nënshkruante Deklaratën e Pavarësisë, ka folur edhe për UÇK’në. Konkretisht për dy ish-Komandantët e përgjithshëm të saj, Azem Sylën e Sylejman Selimin si dhe Sami Lushtakun. Ka treguar detaje, që sipas tij, tregojnë kriminalitetin e tyre edhe në kohë lufte.

Image result for veton surroi ne rambuje

“Pas një gjykimi të gjatë në burg u dërgua Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, gjatë Rambouille’t na u tha shkurtimisht se kishte bërë puç dhe ishte bërë Komandant i UÇK’së”, ka treguar Surroi në intervistë.

Image result for veton surroi ne rambuje

Surroi ka akuzuar udhëheqësit e UÇK’së se kishin thënë se armët i kishin kapur sa për Serbinë aq edhe për Rugovën e LDK’në.

Image result for veton surroi ne rambuje


“Para nisjes në Rambouillet kishim një situatë të veshtire poltiike. Animoziteti i disa prej drejtuesve të UÇK’së ndaj Rugovës dhe LDK’së ishte shumë i madhe. Disa prej tyre konsideronin se kishin marrë armët sa kundër Serbisë, aq edhe kundër Rugovës”, ka deklaruar Surroi.

Image result for veton surroi dhe ujdi

Në këtë intervistë, Surroi është marrë, po ashtu, edhe me votuesit e PDK’së. Ka thënë se 200 mijë njerëz në Kosovë pajtohen se krimi është i pranueshëm.

Image result for veton surroi ne rambuje

“Janë së paku 200 mijë njerëz që deri më tani kanë pranuar me votën e tyre s ekrimi është një veprim i pranueshëm në jetën politike”, ka deklaruar Surroi.

Image result for veton surroi dhe ujdi


Thaçi do të gjykohet nga Specialja

Veton Surroi, i cili kishte pasur raporte të mira me PDK’në dhe Hashim Thaçin edhe në kohën e pasluftës, ka parashikuar një përfundim të keq për Presidentin e Kosovës. Ka thënë se bazuar në gjetjet e Prokurorit Ëilliamson, Thaçi do të përballet me akuza nga Gjykata Speciale.

Image result for veton surroi ne rambuje

“Nëse Gjykata vepron sipas verifikimit të bërë nga Prokurori i Veçantë Williamson, atëherë ka mbështetje të madhe supozimi se i arrestuar nga Gjykata mund të jetë edhe Kryetari i tanishëm i Kosovës, Thaçi”, ka parashikuar Surroi.

Burimi i informacionit : http://gazetanewborn.net/veton-surroi-lufta-e-uck-se-ishte-kriminale/
_________________


Nuk dua të besoj se deri në këtë shkallë ka ardhë mendimi politik në Kosovë, sidomos karshi luftës, sakrificës dhe vuajtjeve të këtij populli. Kjo mund të jetë ndonjë tezë e nxjerrur gabimisht për qëllime politike dhe nuk dua ta pranoj një konstatim të këtillë të çmendur. Padyshim se edhe kjo luftë sikurse të gjitha luftrat që bëhen nëpër botë i kan të ashtuquajturit "kriminelët", keqbërësit dhe përfituesit e saj, të cilët e kanë dëmtuar në imazh, por jo dhe karakterin dhe qëllimin e saj çlirimtar dhe patriotik.
Nëse vërtetohet se ky njeri ka deklaruar decidivisht kështu, atëherë duhet të ndërmarrë masa dhe këto pohime duhet të merren serizisht nga organet e shtetit.(Fehmi Ramadani)


Sot ata janë kundërshtarët më të mëdhenj, që nuk i kursejnë fjalët më të ashpra ndaj njëri-tjetrit. Por, dikur Veton Surroi dhe Hashim Thaçi duket se ishin miq të mirë, sidomos pas përfundimit të bombardimeve, pasi kishin kaluar një kohë të gjatë bashkë gjatë bisedimeve të Rambouillet.

Kështu Veton Surroi dhe Hashim Thaçi, kishin bërë një sheti nëpër rrugët e kryeqytetit të porsaçliruar nga forcat serbe. Ata kishin hyrë simbolikisht edhe në lokalet e Hotelit Grand, I cili dikur ishte ndaluar për ‘kroatët, qentë dhe shqiptarët”. Surroi aty iu ishte drejtuar mediave të huaja në gjuhën angleze, derisa Thaçi kishte qëndruar në krahun e djathtë të tij.Video është marrë nga arkivi i AP'së.

      APEL PUBLIKË PËR QEVERINË E KOSOVËS ,APO PSE HESHTË KOSOVA ?


      Prishtinë,03.10.2016.-

      Të burgosurit shqiptarë të rastit “Kumanova” nuk po ndjehen mirë me shëndet në burgjet e Maqedonisë,, pasi që ndaj tyre është përdorur dhunë nga organet e policisë. Pala mbrojtëse thotë, organet e rendit si shenjë hakmarrje, i kanë rrahur brutalisht shqiptarët që janë përfshirë në konfliktin e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      Këto komente i kanë bërë disa avokatë shqiptar. Avokati që po mbron shqiptarët e paraburgosur ka theksuar se klientët e tij nuk ndjehen mirë.

      Avokati Naser Raufi në një bisedë me gazetarë ka theksuar se të gjithë të paraburgosurit janë rrahur keq dhe kanë probleme shëndetësore, edhe pse tek një pjesë e madhe e tyre ka pasur ndërhyrje mjekësore.
      Image result for RASTI I KUMANOVES

      “Ata kanë probleme shëndetësore dhe pasoja nga rrahjet që kanë ndodhur nga fillimi i privimit të tyre. Ka pasur rrahje të tyre dhe në shenjë hakmarrje dhe se gjithë kjo është bërë në mënyrë duke i fshehur gjurmët. Por këto shqetësimet tona janë evidentuar dhe se kemi shprehur ankesat tona”, theksoi Naser Raufi.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      Deklarata e tij bije në kundërshtim me Avokatin e Popullit, Ixhet Mehmeti, i cili kohë më parë theksoi se të paraburgosurit e Kumanovë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      Ixhet Memeti ka deklaruar se të paraburgosurit janë kontrolluar nga mjekët, të cilët kanë konstatur lëndime të lehta te disa prej tyre dhe lë ndime me serioze te disa të tjerë.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      Ndryshe në paraburgim janë 28 të paraburgosur si pjesë e grupit të armatosur të Kumanovës, ku 16 prej tyre janë shtetas të Republikës së Kosovës.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      Inskenim?

      E se të gjithë kësaj pune po i vjen era inskenim, duket se nuk nevojitet shumë imagjinatë për ta zbërthyer. Fillimisht, futen ilegalisht (nëse kanë hyrë me armë) në territor të një shteti tjetër madje 30 a 50 veta, pa ndonjë telashe. Nga ana tjetër, po të kenë hyrë legalisht, do të duhej të ishte paksa indikative për policët kufitarë që për një kohë të shkurtër të kalonin burra fizikisht të trajnuar në dukje.
      Image result for RASTI I KUMANOVES

      Posaçërisht ngase duhet të regjistrohen në databazën e kufirit – bazë e shënimeve që do të duhej të kishte edhe informata të tjera për ta, po qe se janë njerëz me të kaluar “ushtarake”.

      Më pas, këta burra shpërndahen nëpër disa dhjetëra shtëpi të një lagjeje në Kumanovë, që nuk do të mund të thuhet se shquhet për ndonjë pozitë të rëndësishme gjeostrategjike.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      Pushteti reagon me gjithë armatimin që ka në dispozicion, dhe i vriten madje 8 policë. Publikisht, Qeveria e Maqedonisë del e thotë se janë vrarë 14 “terroristë”, porse as një javë më vonë nuk del për të treguar as trupa, as emra.

      Image result for RASTI I KUMANOVES
       Pa paragjykuar dhe duke mos ditur vërtet se çfarë ka ndodhur atje, megjithatë, disi kjo ngjare të kthen në trazirat e marsit të 2004-s: opinioni kurrë nuk e diti kush i organizoi ato, e as psenë e ngjarjeve kaq të dhunshme.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

       Gjatë gjithë kohës së trazirave dhe pak pas kalimit të tyre u tha se ishin vrarë 32 veta. Më vonë u tha se ishin 19 të vdekur. Por në asnjë çast nuk doli asnjë autoritet për t’i kumtuar emrat e të vrarëve; nuk u dëgjua për ndonjë ceremoni mortore, pos në nja dy raste nëse nuk gaboj. Kurrë nuk u pa asnjë afishe e vetme, e as një përkujtim në gazetë. Njëlloj po ndodh duket edhe tash në Kumanovë.
      Tjetri ishte xhirimi i arrestimit të “terroristëve”.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      Nga xhirimet e ofruara prej policisë maqedonase shihen plot burra, disa të veshur me uniforma e disa jo. Që të gjithë të gjunjëzuar dhe të kthyer me koka nga muri. Asnjëri nga ta me ndonjë “ngjyrë luftarake” në fytyrë, që do të duhej pritur nga dikush që kamuflohet sa më shumë që të mos zbulohet. Asnjëri nga ta me ndonjë gërvishtje a ndonjë lëndim, pos njërit prej tyre me fashë të njollosur në ballë. Duket shumë pre e lehtë për një forcë që ka futur në përdorim tërë atë arsenal për ta luftuar “një grup terrorist”.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

       E cila forcë nuk dukej të ishte ajo specialja antiterroriste – më parë dukej forcë shëtitëse që kishte kohë të mjaftueshme për të marrë telefonat mobilë në aksion dhe për t’i përdorur ata për të xhiruar turpërimin e “terroristëve”.

      Image result for RASTI I KUMANOVES


      Pasojat e paperspektivës

      Se çka e tek ndodhi, mbase nuk do ta marrim vesh kurrë. Porse, janë disa gjëra që dalin në pah e që ta vërtetojnë atë që tashmë krejt e dimë, se shoqëritë e shteteve ku jetojnë shqiptarët nuk janë të shëndosha. Duke u nisur nga shoqëria kosovare.


      Image result for RASTI I KUMANOVES

      "Nëse vërtet shumica e pjesëmarrësve të këtij mishmashi janë kosovarë, shtrohet pyetja se me çka janë marrë ata në jetën e përditshme në Kosovë. Dhe nëse është e vërtetë që paskan qenë luftëtarë në Kosovë, atëherë do të konkludojmë se nuk paskan qenë komandantë të suksesshëm si kolegët e tyre që janë pasuruar falë luftës. 

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      Apo se paskëshin qenë këta njerëzit që i kanë kryer punët e pista për komandantët që janë pasuruar. Po të kishte qenë Kosova vend i shëndoshë, që i integron luftëtarët në jetën normale pas luftës dhe që krijon hapësira për punë të ndershme, asnjëri nga ta nuk do të kishte pasur nevojë t’i futej një aksioni të këtillë, pavarësisht sa patriot do ta ndiente veten".

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      Nga ana tjetër, Maqedonia nuk shquhet për të qenët shtet progresiv, posaçërisht në dhjetë vjetët e fundit. Por, megjithatë, shqiptarët aty e bëjnë më shumë se çerekun e popullsisë dhe pas Marrëveshjes së Ohrit (sado jo e zbatuar plotësisht) gjithmonë kanë qenë partnerë të koalicionit qeverisës; kanë përfaqësim të ndjeshëm në polici e ushtri; kanë ministra në dikastere jo bash me pak rëndësi; kanë pasur gati përherë pozitën e drejtorit të postë-telekomunikacionit, pra kanë marrë përgjegjësinë për udhëheqjen e shtetit.

      Image result for RASTI I KUMANOVES
       Për më tepër, i kanë dhënë fuqi vendimmarrëse e njëkohësisht edhe alibi, atij që sot akuzohet për putinizëm. Pra, edhe nëse ka pasur të pakënaqur që e shohin armën si mënyrën e vetme për ta zgjidhur problemin që e kanë me shtetin, para kësaj është dashur të kenë kërkuar përgjegjësi prej atyre që, në emër të tyre, vendosin për ta mbajtur në pushtet një qeveri ngulfatëse dhe shtypëse.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      Është tepër indikative se kaosin shoqëror dhe humbjen e shpresës popullatave në të dyja shtetet i shkakton qeverisja apo bashkëqeverisja e udhëhequr nga ish-komandantë të luftërave në Kosovë dhe në Maqedoni. Në të kundërtën, nga ajo që e patën proklamuar – se luftonin për popullin, veprimet e tyre kanë dëshmuar se në fakt kanë luftuar për pozicionimin e tyre, aty ku është pushteti dhe paraja. Fakti se kanë luftuar nuk i ka bërë politikisht të mençur.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      I ka bërë të mençur për t’ia nxjerrë yndyrën krejt asaj që të munden, përderisa marrin vendime politike nga kolltukët e rehatshëm qeveritarë – edhe atëherë kur ato nuk kanë lidhje me logjikën e shëndoshë, apo edhe kur janë rezultat i drejtpërdrejtë i këshillave të paqëlluara të “miqve ndërkombëtarë”.

      * * *

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      Mbase Kumanova do të duhej të ishte pikë kthese për shqiptarët gjithandej. Do të duhej të ishte sinjali i fundit se komandantët do të duhej të largoheshin nga politika dhe t’iu hapnin rrugë gjithë një brezi të ri njerëzish, që së paku e dinë se çfarë po flasin. Një brezi që mund t’i spastrojë poret e shoqërisë nga militantët partiakë që kanë për detyrë t’i zbatojnë urdhrat për të “ndrydhur ligje” sa herë që duhet akomoduar ndonjë qejf a qëllim.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

       Një brezi që do të na e bëjë të mundur të jetojmë një jetë normale në një shtet normal – aty ku të luftosh në një shtet që s’është yti dhe për një qëllim të paqartë nuk është normale. As për dogmë e as për patriotizëm.


      Image result for RASTI I KUMANOVES

      .....Shqiptarët në Maqedoni vriten, burgosen pa faj, shtypen dhe nënçmohen si egërsira!

      Dikush s’e duron padrejtësinë dhe kujton se vetëm me luftë arrihet liria kombëtare.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      S’di a e ka ‘Ushtria Çlirimtare Kombëtare’ me vete popullin siç e kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës simpatinë dhe përkrahjen e madhe popullore.

      Se, një popull që ka vendosur të mbrohet nga terrori shtetëror, nga regjimi dhe poshtërimi nuk ka kush që e ndal.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      Liria është urdhëri i parë i shpirtit, sado që media shqiptare (si në kohën kur Valentina S. raportonte nga qebaptoret e Prishtinës se çka po ndodh në zonat e luftës), kësaj here i ka ndihmuar Gruevskit që ta fsheh terrorin e tij kundër popullit shqiptar në Kumanovë.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      Kur u çlirua Kosova, të njejtit gazetarë që e shanë UÇK-në dhe thanë se UÇK ia zgjaste jetën Slobodan Miloshevicit, shkruanin pastaj se si kriminelit Slobodan Miloshevic ia ‘panë hairin’, se, sipas tyre, dhuna e tij e madhe i motivoi shqiptarët që të luftojnë për liri.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      Nuk është e vërtetë se dhuna e Gruevskit kundër shqiptarëve i ndihmon atij ta ruaj pushtetin, përkundrazi.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      Vetëm sa ua rikujton shqiptarëve të ‘fjetur’ të Maqedonisë se nuk janë të lirë.

      Image result for RASTI I KUMANOVES

      Gruevski do të përfitonte nga ky konflikt dhe nga viktimat, vetëm nëse padrejtësia dhe diskriminimi i shqiptarëve do të ishte i ‘stisur’!

      Flori Bruqi

      Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

      Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...