2016-10-03

Veton Surroi: Lufta e UÇK-së ishte kriminale

Image result for veton surroi ne rambuje

Veton Surroi

Ish-politikani Veton Surroi ka dhënë një intervistë të gjatë në gazetën e tij, Koha Ditore. Ka përdorur gjuhë pamfletiste ndaj Hashim Thaçit, të cilin e ka quajtur të padijshëm e primitiv dhe ka parashikuar arrestimin e tij nga Gjykata Speciale nëse aktakuza bazohen në të gjeturat e Prokurorit Williamson. Ka folur edhe për UÇK’në, duke thënë se disa prej udhëheqësve të luftës kishin kapur armët kundër Serbisë aq sa edhe kundër LDK’së. Ka gjykuar votuesit e PDK’së, duke thënë se 200 mijë njerëz pajtohen se krimi është i pranueshëm. Ka rikthyer tregime historike të kohës së Ramboullet, duke treguar për puçin e Sylejman Selimit.

Image result for veton surroi ne rambuje

Ish-udhëheqësi i ORA’s, Veton Surroi e ka quajtur Hashim Thaçin Kryeministër të padijshëm e primitiv. Isa Mustafën e ka cilësuar si shpërfillës.

Image result for veton surroi ne rambuje

Në një intervistë dyfaqëshe në “Koha Ditore”, Surroi është marrë në krejt intervistën me Presidentin e Republikës, Hashim Thaçin. E ka përmendur dhjetë herë emrin e tij. Në të gjitha rastet ai e ka gjykuar si njeri që e ka dëmtuar Shtetin, e ka shkatërruar Kosovën dhe ka prishur konsensusin nacional.

Image result for veton surroi ne rambuje

Sipas tij, po të kishte konsensus të brendshëm, Kosova do të pranohej edhe në OKB. Veç se nuk ka treguar se si do të bëhej ky hap i madh i Shtetit drejt OKB’së marrë parasysh qëndrimin e Rusisë.

Mirëpo, Surroi ka folur fjalë të mira për opozitën e Ramush Haradinajt, Albin Kurtit e Famir Limajt. Ka thënë se opozita ishte mbresëlënëse për luftën që bëri në kundërshtim të Asociacionit e Demarkacionit.
Image result for veton surroi ne rambuje
“Dhe mu për këtë del të jetë shumë i nevojshëm konsensusi. Një Kryeministër i padijshëm dhe primitiv si Thaçi mund të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë, por konsensusi do ta ruante edhe atë, e më me rëndësi, Kosovën nga pasojat e mosdijes e primitivizmit të tij. Një Kryeministër shpërfillës si Mustafa mund të nënshkruante diçka që konsideron vazhdimësi e Marrëveshjes së Thaçit, por konsensusi do ta ruante edhe atë, e më me rëndësi Kosovën nga pasojat e shpërfilljes”, ka thënë Surroi, në gazetën, në të cilën është themelues.

Image result for veton surroi ne rambuje

Surroi, i cili para luftës kërkonte pjesëmarrje në zgjedhjet e Jugosllavisë dhe kundërshtonte politikën e LDK’së dhe te Rugovës, është marrë edhe me raportet e Presidentit aktual me Presidentin historik të Kosovës. Ka thënë se Rugova krijonte konsensusin pavarësisht se Thaçi e kishte quajtur kriminel.

“Hashim Thaçi disa herë e ofendoi shumë rëndë dr. Rugovën duke e quajtur kriminel, e shtëpinë e tij shtëpi të krimit, por Rugova vazhdoi ta përfshinte në “Ekipin e Unitetit” më bindjen se në fund duhet të fitojë konsensusi”, ka shtuar ai.

Image result for veton surroi ne rambuje

Njeriu që portretohet nga gazeta e tij si aktivist shumëvjeçar deri të shpallja e pavarësisë, por që kishte dështuar të nënshkruante Deklaratën e Pavarësisë, ka folur edhe për UÇK’në. Konkretisht për dy ish-Komandantët e përgjithshëm të saj, Azem Sylën e Sylejman Selimin si dhe Sami Lushtakun. Ka treguar detaje, që sipas tij, tregojnë kriminalitetin e tyre edhe në kohë lufte.

Image result for veton surroi ne rambuje

“Pas një gjykimi të gjatë në burg u dërgua Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, gjatë Rambouille’t na u tha shkurtimisht se kishte bërë puç dhe ishte bërë Komandant i UÇK’së”, ka treguar Surroi në intervistë.

Image result for veton surroi ne rambuje

Surroi ka akuzuar udhëheqësit e UÇK’së se kishin thënë se armët i kishin kapur sa për Serbinë aq edhe për Rugovën e LDK’në.

Image result for veton surroi ne rambuje


“Para nisjes në Rambouillet kishim një situatë të veshtire poltiike. Animoziteti i disa prej drejtuesve të UÇK’së ndaj Rugovës dhe LDK’së ishte shumë i madhe. Disa prej tyre konsideronin se kishin marrë armët sa kundër Serbisë, aq edhe kundër Rugovës”, ka deklaruar Surroi.

Image result for veton surroi dhe ujdi

Në këtë intervistë, Surroi është marrë, po ashtu, edhe me votuesit e PDK’së. Ka thënë se 200 mijë njerëz në Kosovë pajtohen se krimi është i pranueshëm.

Image result for veton surroi ne rambuje

“Janë së paku 200 mijë njerëz që deri më tani kanë pranuar me votën e tyre s ekrimi është një veprim i pranueshëm në jetën politike”, ka deklaruar Surroi.

Image result for veton surroi dhe ujdi


Thaçi do të gjykohet nga Specialja

Veton Surroi, i cili kishte pasur raporte të mira me PDK’në dhe Hashim Thaçin edhe në kohën e pasluftës, ka parashikuar një përfundim të keq për Presidentin e Kosovës. Ka thënë se bazuar në gjetjet e Prokurorit Ëilliamson, Thaçi do të përballet me akuza nga Gjykata Speciale.

Image result for veton surroi ne rambuje

“Nëse Gjykata vepron sipas verifikimit të bërë nga Prokurori i Veçantë Williamson, atëherë ka mbështetje të madhe supozimi se i arrestuar nga Gjykata mund të jetë edhe Kryetari i tanishëm i Kosovës, Thaçi”, ka parashikuar Surroi.

Burimi i informacionit : http://gazetanewborn.net/veton-surroi-lufta-e-uck-se-ishte-kriminale/
_________________


Nuk dua të besoj se deri në këtë shkallë ka ardhë mendimi politik në Kosovë, sidomos karshi luftës, sakrificës dhe vuajtjeve të këtij populli. Kjo mund të jetë ndonjë tezë e nxjerrur gabimisht për qëllime politike dhe nuk dua ta pranoj një konstatim të këtillë të çmendur. Padyshim se edhe kjo luftë sikurse të gjitha luftrat që bëhen nëpër botë i kan të ashtuquajturit "kriminelët", keqbërësit dhe përfituesit e saj, të cilët e kanë dëmtuar në imazh, por jo dhe karakterin dhe qëllimin e saj çlirimtar dhe patriotik.
Nëse vërtetohet se ky njeri ka deklaruar decidivisht kështu, atëherë duhet të ndërmarrë masa dhe këto pohime duhet të merren serizisht nga organet e shtetit.(Fehmi Ramadani)


Sot ata janë kundërshtarët më të mëdhenj, që nuk i kursejnë fjalët më të ashpra ndaj njëri-tjetrit. Por, dikur Veton Surroi dhe Hashim Thaçi duket se ishin miq të mirë, sidomos pas përfundimit të bombardimeve, pasi kishin kaluar një kohë të gjatë bashkë gjatë bisedimeve të Rambouillet.

Kështu Veton Surroi dhe Hashim Thaçi, kishin bërë një sheti nëpër rrugët e kryeqytetit të porsaçliruar nga forcat serbe. Ata kishin hyrë simbolikisht edhe në lokalet e Hotelit Grand, I cili dikur ishte ndaluar për ‘kroatët, qentë dhe shqiptarët”. Surroi aty iu ishte drejtuar mediave të huaja në gjuhën angleze, derisa Thaçi kishte qëndruar në krahun e djathtë të tij.Video është marrë nga arkivi i AP'së.

      Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

      Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...