Për shkak të notave të këqija që një 14-vjeçare kishte marrë në mësime, prindërit i ndaluan që të përdorte rrjetin sociale Facebook.
Por vendimi i prindërve ka çuar në një masë tjetër më ekstreme nga ana e adoleshentes. Vajza ka tentuar të mbytet në lumë, si pasojë e konflikteve që ka pasur me prindërit.
Ngjarja ka ndodhur në Canavese të Italisë. Pasi ka dalë nga shkolla dje, vajza nuk është kthyer në shtëpi, por ka shkuar në lumin e qytetit dhe ka tentuar të mbytet.
Në momentin e fundit, adoleshentja është shpëtuar nga disa kalimtarë, të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spital.
Sipas mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Por si pasojë e frakturave gjatë rrëzimit, ajo duhet të rrijë rreth 40 ditë në shtrat. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Prindërit e vajzës thanë se prej disa ditësh i kishin hequr mundësinë që të qëndronte në Facebook.
Mos valle jashtetokesoret per te cilet diskutojme aq shume jemi ne vete? Shkencetaret pretendojne se mikrobe te ardhura nga kozmosi e kane sjelle jeten ne Toke pas udhetimit milionavjeçar neper hapesire.
Teoria mbeshtetet ne perllogaritje qe tregojne se me shume gjasa, fragmente guresh nga planete te sistemeve te tjera mund te kene rene ne toke kohe me pare.
Disa prej tyre, nga sa shkruajne ekspertet ne revisten ‘Astrobiologjia’, mund te kene bartur mikro-organizma te fjetur qe kane arritur t’i mbijetojne udhetimit hapesinor, pavaresisht rrezatimit kozmik.
Ne te njejten menyre edhe forma te thjeshta jete nga Toka mund te kene udhetuar ne planetet jashte sistemit tone diellor. Proçesi, i njohur me emrin Lithopanspermia, nenkupton se i gjithe universi mund te kete jete te ngjashme me tonen.
“Puna qe kemi bere tregon se nje proçes i tille nuk duhet menduar si i pakonceptueshem”, thote doktor Edward Belbruno, i Universitetit Princeton ne Shtetet e Bashkuara.
Copezat e planeteve ne hapesire mund te leshohen nga shperthimet e medha vullkanike, nga ndonje impakt meteorik, apo perplasje me trupa te tjere dhe nese udhetojne relativisht ngadale ka gjasa te terhiqen nga graviteti i planeteve prane te cileve kalojne
Charles Hall thotë se për herë të parë u takua me jashtëtokësorët më 1964, në Bazën e Forcave Ajrore në Nevada, ku ishte dëshmitar i ndërveprimit të ushtrisë dhe alienëve. Ai gjithashtu pohon se ushtria amerikane fsheh ekzistencën e tyre, sepse njerëzit nuk janë "emocionalisht gati" për informata të tilla.
Fizikani bërthamor dhe ish-ushtari amerikan, Charles Hall – autor i disa vepra rreth jashtëtokësorëve – pohon se veprimet e tij janë maskuar si trillime, sepse nuk do që të rrezikojë sigurinë e njerëzve dhe të alienëve për të cilët shkruan.
https://www.youtube.com/watch?v=vL7_VV18CRU
Lloji i parë që ka parë thotë se ishte “i bardhë dhe i lartë”.
“Nuk e dija a po shoh engjëj apo shpirtra”, thotë ai. “Ky lloj është dy metra e gjysmë i gjatë, ndërsa në Tokë janë edhe lloji i vogël gri që ngjanë me njerëz, flasin anglisht dhe i kanë 24 dhëmbë”.
Hall deklaron se jashtëtokësorët kanë teknologji me të cilën janë gjendje të udhëtuar më shpejt se drita, dhe se përveç që kanë kontaktuar njerëz, kanë vizituar Las Vegasin dhe janë shërbyer me banjot njerëzore.
Thuhet se alienët ekzistojnë me të vërtetë, por ne kurrë nuk do ta dimë se si duken ata apo çfarë janë, përveç se nëse i takojmë.
Shkencorët amerikan të SETI, detyra kryesore e të cilëve është hetimi i jashtëtokësorëve, theksojnë se në afërsi të tokës gjenden tre anije të mëdha me ta. Sipas llogaritjeve, jashtëtokësorët do të njoftohen me njerëzit për dy muaj.
Gazetat amerikane veçse përgatiten për efekt psikik të vizitës të jashtëtokësorëve në tokë. Arsyet e vizitës së tyre janë të panjohura, ashtu që për vizitën e tyre ka disa skenarë .
Në varësi me atë se si do të sillen ndaj nesh, jashtëtokësorët nga njerëzit mund të marrin eksperiencën më të mirë dhe teknologjinë më moderne”, është theksuar në një shkrim në gazetën “Guardian”.
Ndërsa nëse dëshirojnë ta dëmtojnë llojin njerëzor, mund të na shfrytëzojnë për eksperimentim me sëmundje të panjohura ose të krijojnë nga njerëzit inteligjencë artificiale edhe ajo të jetë fillimi i një lufte të tmerrshme.
Një shkencëtar që është i përfshirë në një program për kërkim të jetës jashtëtokësore, tha se nëse alienët e vizitojnë planetin tonë, ata do ta merrnin kontrollin e planetit dhe do të na skllavëronin ne, për shkak të teknologjisë më superiore që kanë.
Kjo do t’u jepte atyre mundësinë e udhëheqjes së këtij planeti, duke bërë që ata “t’i vendosin rregullat” në Tokë.
Astronauti dhe bashkë-themeluesi i Institutit Seti, Jill Tarter, tha për TechCrunch: “Nëse ata na shfaqen, kjo do të thotë se ata kanë teknologji më të avancuar dhe që janë shumë më të avancuar se ne. Dhe për shkak të kësaj, ata do të ishin vënësit e rregullave në këtë planet”.
Janë hedhur shumë hipoteza nëse vërtetë ekzistojnë jashtëtokësorët. Por duket se studimi i fundit tregon se këto hipoteza janë të vërteta.
Dy shkencëtarë të institutit amerikan SETI që merren me gjurmim sinjalesh të jetës inteligjente jashtë planetit Tokë, në Kongresin amerikan kanë deklaruar: "Jashtëtokësorët ekzistojnë "Den Vertimer, drejtor i qendrës hulumtuese SETI në Kaliforni gjatë fjalës në Komitetin për Shkencë, hapësirë dhe teknologji ka thënë se mundësia e jetës jashtëtokësore të mikrobeve është e 100 për qind.
“Gjatë 50 vjetëve të fundit janë mbledhur dëshmi për kushtet e domosdoshme për jetë janë të pranishme në gjithë galaktikën. Mundësia që jeta të jetë nisur e të jetë zhvilluar edhe diku është shumë e pranueshme nga pikëpamja shkencore ", ka thënë Vertimer, për ‘’Huffington Post’’. Kolegu i tij Set Shostack, astronom i lartë në institutin SETI po ashtu ka thënë se shanset për të gjetur jetë jashtëtokësore janë shumë të mëdha.
"Ka më shumë se sa mjaft hapësirë për ekzistencë jete jashtëtokësore, përfshirë dhe jetën inteligjente dhe mendoj se gjatë 20 vjetëve të ardhshëm do ta kemi mjaft dëshmi për këtë ", ka përfunduar Shostack.
Kjo nuk është hera e parë që Kongresi të ketë mbajture dëgjim lidhur me jashtëtokësorët. Në dhjetor është mbajtur dëgjimi dyorësh lidhur me hulumtimin aktual për jetë jashtëtokësore, e revista "Wire" pati shkruar se ai dëgjimi ka qenë njëri nga më të mirët që Kongresi kishte mbajtur gjatë disa muajve të fundit.
Gati është bërë përditshmëri që qytetarë nga pjesë të ndryshme të botës të lajmërojnë se kanë parë objekte të paidentifikuara në qiell (UFO), por këto nuk merren seriozisht, pasi shumë herë është zbuluar se këta qytetarë kanë bërë manipulime të ndryshme me fotografi, vetëm që të përfitojnë materialisht.
Jashtëtokësorët, një imagjinatë apo realitet
Jashtëtokësorët është një emërtim që tregon qenie që nuk jetojnë në Tokë dhe nuk rrjedhin prej saj. Tashmë një kohë të gjatë spekulohet për ekzistencën apo jo të këtyre krijesave të çuditshme, por pasi që nuk ka dëshmi dhe prova të bindshme për jetën jashtëtokësore, shkencëtarët e kanë hedhur poshtë qenësinë e tyre.
Gati është bërë përditshmëri që qytetarë nga pjesë të ndryshme të botës të lajmërojnë se kanë parë objekte të paidentifikuara në qiell (UFO), por këto nuk merren seriozisht, pasi shumë herë është zbuluar se këta qytetarë kanë bërë manipulime të ndryshme me fotografi, vetëm që të përfitojnë materialisht.
Disa meteoritë shfaqin gjurmë që për ngjasojnë me mikro-organizmat primitive të tokës, por provat nuk kanë përfunduar. Shumë shkencëtarë besojnë se n.q.s. do të kishte jetë jashtëtokësore ajo është zhvilluar në mënyrë të pavarur në vende të ndryshme të gjithësisë.
Hamendësi tjetër e qenies së jashtëtokësorëve dhe jetës jashtëtokësore është teoria e panspermës, e cila parashtron se jeta mund të lindë në një vend dhe më pas përhapet midis planetëve të banueshme.
Format dhe madhësitë e hamendësuara të jetës jashtëtokësore, do të ishin të ndryshme dhe mund të shtrihen nga qenie të arsyeshme humanoide, gjer në format më të vogla e më të thjeshta të jetës mikroskopike.
Mirëpo, shtrohet pyetja nëse në një gjithësi pakufi dhe me miliarda planetë, mund të ekzistojë jeta, ashtu siç ekziston në planetin tonë dhe ka shumë të atillë që besojnë se nuk jemi të vetëm në këtë gjithësi.
Kisha e pranon ekzistencën e UFO-ve
Papa zbulon të fshehtën
Një “alien” ekspozohet në Muzeun e Vatikanit. Papa Françesku zbulon të fshehtën e madhe
Mëngjesin e sotëm, Papa Bergolio ka vendosur të shfaqë për publikun në Muzeun e Vatikanit, një trup “jashtëtokësori”.
Vendimi për të hapur një pjesë të fshehtë të mistereve që mban kyçur Vatikani, është marrë nga Papa Françesku.
Ai ka dhënë dritën jeshile, që një pjesë e mistereve të mbajtura të fshehura, të shfaqen për publikun.
“Në gjithë këto vite, asnjë Papë nuk ka guxuar aq shumë, sot mund të themi, edhe pse dalëngadalë, Kisha është duke zbuluar shumë të fshehta të saj”, tha zëdhënësi i Vatikanit, Alejandro Porfaido.
Nga e ka zanafillen ky trup Alien.
Këtë na e shpjegon më së miri ufologu i njohur Klaus Scario: “I huaji (UFO) vjen nga një takim që Papa Gjon Pali II ka pasur me një përfaqësues të një tjetër planeti.
Sipas dokumenteve zyrtare, kjo nuk zbulohet nga Selia e Shenjtë.
Ky përfaqësues jashtëtokësor, i është besuar si teori një miku të tij.
Ende nuk janë parë apo njohur dokumentet në lidhje me takimin e mbajtur mes Papës dhe Alienit .
Mendohet se ky takim është realizuar në vitin 1985, ku është diskutuar për të ardhmen e planetit.
Në këtë takim mendohet të ketë qenë i pranishëm edhe një bankier i njohur ende gjallë, por që nuk lejohet të zbulohet se kush është.
Mendohet se me këtë Papë shumë të vërteta të tjera do të dalin në dritë shumë shpejt .
Ky vendim i marrë, ka hapur më në fund një skenar të komunikimit, duket se Kisha sot është e gatshme për të zbuluar gjithçka që ajo di rreth Universit.
Në sajë të Papa Françeskut, i cili ka revolucionarizuar edhe njëherë Kishën drejt hapjes për një vizion më të plotë të Universit.
Prej këtij mëngjesi, fluksi i besimtarëve është rritur dhjetë herë. Besohet dhe mendohet se në ditët në vazhdim , të paktën 10 milionë njerëz do ta vizitojnë Vatikanin.
Një surprizë skandaloze që përkon pikërisht me vitin e jubileut. “Kjo duket absurde . Ekzistojnë forma të tjera të jetës,” u shpreh sot Michele, një nga shumë të pranishmit që gjendeshin sot në Selinë e Shenjtë.
Mes besimtarëve ekzistojnë dilema dhe emocione të shumta mbi të ardhmen.
Në orët e ardhshme pritet një konferencë për shtyp pikërisht nga vetë Bergolio.
Ky Papë kurrë nuk do të pushojë së na surprizuari. Jashtëtokësori mund të vizitohet deri me datë 22 qershor. Ndaj, Nxitoni!
(Botuar : “Il Fatto Quatidaino”, me datë 13 prill, 2016).
Observatori Roman kërkon vëllezërit alienë
Jeta jashtëtokësore i intereson Kishës, dhe kjo nuk është një gjë e re. Ndaj nuk duhet të habisë editoriali i Observatorit Roman mbi zbulimet e fundit në lidhje me format e jetës aliene të shpallura nga NASA. Gazeta e Vatikanit botoi një editorial të nënshkruar nga Ati Funes Jose Gabriel, drejtor i Observatorit të Vatikanit, jezuit nga Argjentina, 47 vjeç, që nga viti 2006 shefi i astronomëve të Papës në selinë e Pallatit Apostolik të Kastel Gandolfo. Në tekst, tashmë online ne formatin pdf në faqen e internetit të Observatori Roman, me titull: “Nëse dikush thith arsenik ‘, nis në analizën e baktereve në gjendje të jetojnë me anë të arsenikut dhe lajme të tjera të ekzistencës së një planeti, shumë më i madh se Toka, ku temperaturat e larta dhe avujt e ujit ne formë reshë shumë të dendura, sugjerojnë potencialisht për egzistencë jete. Astronomi i Vatikanit pyet veten se cilat janë botët e mundshme dhe çfarë lloj qëniesh të gjalla duhet të kërkojmë.
Nga zbulimet e reja, komenton ai, pa dyshim që do të vijë një “zgjerimin i horizonteve tona konceptuale’. Do të ketë pyetje rreth planetëve dhe galaktikave dhe se çfarë është një qënie e gjallë. Por në qoftë se kërkojmë forma të tjera jete, “duhet të paktën të dimë se çfarë duhet të kërkojmë, që do të thotë të përcaktojmë se çfarë është një qënie e gjallë”. “Dhe kush e di nëse – përfundon ai – në një galaktikë eliptike të largët, dikush që jeton në një ‘super-Tokë’ që orbiton rreth një ylli ‘xhuxh të kuq’ dhe thith arsenik, në këtë moment është duke bërë të njëjtat pyetje”. Ati Funes, që si një jezuit i mirë hidhet pa problem nga astrofizika në teologji, në 2008-ën është përballur me Observatorin Roman me një seri pyetjesh në lidhje me mundësinë e egzistencës së qënieve jashtëtokësore: nuk janë në kundërshtim me besimin në Zot dhe nuk është e thënë që duhet të ketë nevojë të shpëtohen nga mëkatet. Dhe megjithëse shumë shkencëtarë janë ateistë, nuk është e vërtetë që astronomia nxit një vizion ateist: tridhjetë kraterë në Hënë janë emëruar sipas disa astronomësh të lashtë jezuitë, një asteroid i sistemit diellor është emëruar sipas paraardhësit të tij në Observator, George Coyne Ati. Kësisoj, Ati Funes nuk është i papërgatitur që të bisedojë me “vëllanë” që thith arsenik, për të parë nëse dhe ai bën të njëjtat pyetje.
“Astrofizika” – thotë Funes, është një shkencë që gjithmonë rezervon surpriza. Kërkimi ka nevojë për një përpjekje të përditshme, shpesh të fshehur, por shpesh shpërblehet me rezultate të rëndësishme”. ‘Xhuxhat e kuq’ sjellin me vete hipotezën që mund të ketë galaktika dhe planetë të tjerë. “Kuptimi i formimit të sistemeve të tjera yjore – thotë Funes – do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë formimin e sistemit tonë. Dhe ndoshta do të na lejojë të arijmë në një model që na shpjegon në një mënyrë universale formimin e planetëve që rrotullohen rreth yjeve të tjerë”. Por studimi i planetëve jashtëdiellorë me atmosferë “rihedh pyetjen mbi mundësinë e jetës në një univers tjetër”. Dhe këtu na vjen në ndihmë zbulimi i dytë, ajo e organizmit të parë të njohur që mund të rritet dhe të riprodhohet duke përdorur një substancë toksike si arseniku”. Kjo qënie e gjallë zëvendëson arsenikun me fosforin në komponentët e qelizave. Me pak fjalë, është një mikrob që thith arsenikut (sikur ne thithim oksigjenin). “Është e qartë – nënvizon astronomi vatikanas – që nëse kërkojmë forma të tjera jete në univers, duhet të paktën të dimë çfarë të kërkojmë: dmth të përcaktojmë se çfarë është një qënie e gjallë. Ky zbulim i ri padyshim që do të ndihmojë që të zgjerojmë horizontet tona konceptuale në këtë fushë”.
Çfarë fshihet nën themelet e Vatikanit?
Tunelet nëntokësore, si dhe shumë të fshehta të tjera të cilat ndodhen nën themelet e Vatikanit, herë pas here kanë qenë shkaku dhe arsyeja që kanë nxitur me dhjetëra e qindra skenar dhe teori.
Vatikani një qytet i madh, i stërlashtë, qyteti vatër dhe zemra e fesë katolike dhe jo vetëm kaq, një qytet që fsheh nën themelet e tij, një tjetër qytet misterioz, i zhytur i tëri në nëntokë me kripte, pasazhe të fshehta, galeritë dredha-dredha, përbejnë një nga misteret më spektakolare që mund të kenë ekzistuar ndonjëherë.
“Mallkimi” i Shenjtit dhe “të çuditshmet” e rastësive!
Supozimi se aty qëndrojnë eshtrat e Shën Pjetrit,, për shekuj me radhë mbetet një pikëpyetje e madhe. Edhe pse e vetmja referencë historike që mbështet se Shën Pjetri u martirizua dhe u varros në bodrumin e Vatikanit nga Gaius shkon prapa në 200 pas erës së re, megjithatë, për katolikët është pothuajse e sigurt! Kjo siguri dhe besim, udhëhoqi dhe Konstandinin e Madh, i cili po në të njëjtin vend, të ndërtoj bazilikën e Shën Pjetrit.
Në vitin 1624 filluan dhe studimet e para në galeritë e Vatikanit, për të kërkuar eshtrat e Shën Pjetrit, por këto kërkime nuk zgjatën shumë, pasi ato u shoqëruan nga një seri e rastësish “të çuditshme”;
Prifti Urban VIII i cili ishte nga më kryesorët në këto kërkime, u sëmurë rënd, me dhjetëra punëtorë humbën jetën e tyre misteriozisht dhe gradualisht mbizotëroi besimi se; Shenjti nuk dëshironte t’i prishnin qetësin dhe për këtë ai mallkonte të gjithë ata që guxonin t’i prishnin atij qetësin! Kjo frikë, ndali për të paktën 300 vjet çdo studim në atë vend.
Dorëshkrimet e lashta së bashku me sekretet e madhe!
Bibliotekat e mëdha që zënë me dhjetëra kilometra në nën tokën e Vatikanit, thuhet se përmbajnë një thesar të paçmueshëm, pasi ajnë të shumtë shkencëtarët, historianët si dhe hulumtuesit, besojnë se në mes miliona librave të panumërt, ndodhen ndërmjet tyre dhe shumë dorëshkrime të lashta, të cilat konsiderohen, ose janë konsideruar si të humbura, për publikun e gjerë ! Besohet dhe mbrohet si tezë se; Nëse këto tekste bëhen ndonjëherë publike, do të zbulojnë sekrete dhe të vërteta, të cilat do të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë historinë e njerëzimit!
Nekropoli i Papëve dhe të krishterëve e hershëm!
Ekzakt, nën bazilikën e Shën Pjetrit, ndodhen “varrezat e Papëve”, ndërsa vetëm pak përtej janë varrosur dhe shumë të krishterë të hershëm. Nekropoli nëntokësorë i Vatikanit, u bë i njohur gjerësisht nëpërmjet librit të shkrimtarit të famshëm Dan Brown me titull “Illuminati”. Të famshmet “vrimat e gjarprit” të përmendura në libër, në realitet janë “tuba për libacionet funeral”, që përshkruhen kaq reale e gjallërisht nga autori:
“Të krishterët besonin në ringjalljen e të vdekurve, prandaj ata kanë përdorur këto vrima për të ushqyer të vdekurit, duke ju derdhur mjaltë dhe qumësht në galeritë nën Vatikan”, shkruan ai.
Mekanizmi kohor i at Ernetti-t!
Një tjetër teori në lidhje me thesaret e fshehura në bodrumin e Vatikanit, është mekanizmi kohorë i at Ernetti-t. Prifti katolik Francez, Francois Brune në librin e tij “Misteri i ri i Vatikanit”, thotë se një prift katolik – at Ernetti Pelegrino -pak para se të vdiste në vitin 1994 i besoj atij një zbulim të madh: se ai kishte arritur të krijoi një makinë kohore, me të cilën ai kishte regjistruar momentin e kryqëzimit të Jezusit! The Time Machine, sipas Fracois Brune -ndodhet në bodrumet e Vatikanit!
Templarët dhe Vatikani
Në tetor të vitit 2007, Vatikani publikoi disa dokumente sekrete për procesin gjyqësorë të kalorëseve templarë, duke përfshirë një dorëshkrim që dëshmonte se papa Klementi V e kishte shfajësuar urdhrin mesjetar nga herezia.
Dokumentet e bëra publike nga Vatikani riprodhonin një dokumentacion të plotë të shqyrtimeve papnore të kryera pasi mbreti Filip IV i Francës arrestoi dhe torturoi liderët templarë në vitin 1307, me akuzën e herezisë dhe imoralitetit.
Sipas faqes në internet të Vatikanit, pergamena dëshmon se papa Kelementi fillimisht i çliroi nga akuza për herezi templarët, pavarësisht se ai i konsideroi fajtorë për imoralitet dhe ai gjithashtu planifikonte reformimin e urdhrit. Sidoqoftë, presioni i mbretit Filip e detyroi papën të kthente mbrapsht vendimin e tij dhe të shuante urdhrin në vitin 1312.
Krijesat e vogla
Qëkur zbulimi se një racë krijesash të vogla mund të ketë ekzistuar në tokë, shkenca ka ri-ekzaminuar mundësinë se njerëz të tjerë të vegjël mund të mos jenë koncept krejtësisht mitik. Duke lënë mënjanë shkencën, gjithnjë ka pasur nga ata që insistojnë se krijesa të vogla humanoide ekzistojnë mes nesh. Kohët e fundit ka pasur njerëz që kanë deklaruar se kanë parë krijesa të vogla në vende të izoluara, me tiparet e njeriut.
Grabitqarë të mëdhenj
Grabitqarët e mëdhenj janë zogj që kërkojnë për ushqim ose ushqehen me gjëra të ngordhura. Ato janë zakonisht më të mëdhenj se zogjtë normalë dhe kanë një fiziologji të caktuar, si thonj të fuqishëm që i ndihmojnë të shqyejnë prenë e tyre. Kohët e fundit, ka pasur njerëz që kanë raportuar se kanë parë zogj grabitqarë me përmasa shumë të mëdha. Shumë persona thonë se ato duken si zogjtë prehistorikë të përshkruar në libra dhe me lëkurë gjarpri.
“Doppelgangers”
Kjo është një gjermane që do të thotë kopja e ekzakte e një personi. Në kohët moderne personat që i besojnë teorive paranormale thonë se kanë parë një person në një vend të caktuar, për t’i takuar më vonë në një vend krejtësisht tjetër. Disa njerëz madje pretendojnë se në mënyrë të padiskutueshme kanë parë veten e tyre, të veshur me të njëjtat rroba duke theksuar se “kopja” e tyre është shfaqur njësoj e habitur.
Rrëshqitjet e kohës
Rrëshqitjet e kohës dhe koha e humbur janë eksperienca aspak të këndshme. Ato janë hamendësuar si takime jashtëtokësore, zhvendosje dimensionale ose goditje truri. Raportimet më mahnitëse janë ato të më shumë se një personi për përjetimin e kapërcimeve të kohës. Sipas kësaj teorie, rrëshqitjet e kohës ndodhin kur dikush niset për një udhëtim në një rrugë të njohur dhe udhëtimi duket normal, por në përfundim personat zbulojnë se kanë mbërritur në destinacion shumë më herët se çdo ishte e mundur normalisht.
“Chupacabra”
Chupacabra është përshkruar si një krijesë në formë qeni me dhëmbë të mëdhenj. Fillimisht thuhet se është parë në Puerto Riko në vitin 1990 dhe më pas është parë në Amerikë dhe Meksikë. Nganjëherë dëshmitarët raportojnë se këto kafshë kanë një të ecur prej kanguri. Thuhet se kjo kafshë u thith gjakun bagëtive natën deri sa ato ngordhin. Ngjashmëria me vampirët i ka terrorizuar njerëzit duke hamendësuar një sulm të mundshëm ndaj tyre.
Paniku në pyll
Pyjet janë vende misterioze, plot me jetë të panjohur dhe shfaqin rrezik për këdo. Pyjet janë vende të frikshme sipas legjendave popullore. Por në kohët moderne a mund të krijojë natyra një panik të tillë të pajustifikuar? Ka nga ato, eksperienca e të cilëve bën të mendosh se natyra ka inteligjencë dhe nuk është gjithmonë e dashur me njerëzit. Ka njerëz që thonë se karakteristika kryesore është paniku, të cilin njerëzit e përshkruajnë me një qetësi të pazakonshme në pyll.
Njeriu me kokë qeni
Njeriu me kokë qeni është përfolur që prej kohëve të lashta. Ekzistenca e një krijese të tillë në kohët moderne duket e pabesueshme, por gjithsesi ka njerëz që pretendojnë se kanë parë një të tillë. Shumë prej këtyre ngjarjeve thuhet se kanë ndodhur natën, pak raportime ka për ditën. Por ato që thonë se kanë parë një krijesë të tillë thonë gjithashtu se kanë parë një burrë me kokë qeni që ecën i qetë dhe indiferent rrugëve.
Njeriu si bastun i zi është një tjetër qenie e kohëve moderne. Ai supozohet se është krejtësisht i zi dhe me një siluetë prej bastuni. Këto lloj krijesash thuhet se janë jashtëzakonisht të gjata. Koka e tyre është si një rreth i zi, pa tipare fytyre. Ato thuhet se janë krejtësisht dy-dimensionalë. Zakonisht ato shihen natën, në mëngjes herët ose në muzg. Sipas “dëshmitarëve”, ato nuk habiten kur i shohin dhe me raste i kanë ndjekur ato që i kanë parë.
Njerëzit hije
Çfarë janë njerëzit hije? Askush nuk duket se e di me siguri, edhe ato që thonë që i kanë parë. Zakonisht ato janë figura të errëta, të cilët ecin papritur nëpër korridore, kalojnë nëpërmjet mureve, shfaqen në dhoma dhe zhduken menjëherë etj. Ato s’kanë asnjë qëllim, s’duket se shërbejnë si paralajmërues. A vijnë ato nga një dimension tjetër? Nga jeta e përtejme? Asgjë prej këtyre s’dihet, por dihet se ato që i shohin, s’i harrojnë më.
Fëmijët me sy të zinj
Nisi në vitin 1998 kur gazetari Brian Bethel rrëfeu se i ishin afruar dy djem të vegjël teksa hynte në makinë. Ato i kishin kërkuar që t’i dërgonte deri diku. Ai shpjegonte se ndjeu një panik të çuditshëm e ndërkohë ndihej i detyruar për t’u hapur derën djemve. Më pas kishte parë sytë e tyre krejtësisht të zinj, pa asnjë pjesë të bardhë. Që prej kësaj historie, njerëz të tjerë kanë raportuar takimin me fëmijë të tillë.
Nga njerëzit e vegjël, njeriu me kokë qeni e deri tek njerëzit hije
Shumë prej nesh janë të njohur me pretendime të ndryshme për fenomene paranormale, pavarësisht faktit nëse jemi skeptikë apo i besojmë. Qenie të tilla si fantazmat, kafshët misterioze gjithnjë kanë ndjekur ndërgjegjen tonë kolektive.
Ndër çuditë më të mëdha që mund të ekzistojnë mes nesh, ka disa prej ngjarjeve që edhe pse s’mund të konsiderohen të reja, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen. Qëkur zbulimi se një racë krijesash të vogla mund të ketë ekzistuar në tokë, shkenca ka ri-ekzaminuar mundësinë se njerëz të tjerë të vegjël mund të mos jenë koncept krejtësisht mitik.
Duke lënë mënjanë shkencën, gjithnjë ka pasur nga ata që insistojnë se krijesa të vogla humanoide ekzistojnë mes nesh. Kohët e fundit ka pasur njerëz që kanë deklaruar se kanë parë krijesa të vogla në vende të izoluara, me tiparet e njeriut.
Grabitqarët e mëdhenj janë zogj që kërkojnë për ushqim ose ushqehen me gjëra të ngordhura. Ato janë zakonisht më të mëdhenj se zogjtë normalë dhe kanë një fiziologji të caktuar, si thonj të fuqishëm që i ndihmojnë të shqyejnë prenë e tyre.
Kohët e fundit, ka pasur njerëz që kanë raportuar se kanë parë zogj grabitqarë me përmasa shumë të mëdha. Shumë persona thonë se ato duken si zogjtë prehistorikë të përshkruar në libra dhe me lëkurë gjarpri.
Rrëshqitjet e kohës dhe koha e humbur janë eksperienca aspak të këndshme. Ato janë hamendësuar si takime jashtëtokësore, zhvendosje dimensionale ose goditje truri. Raportimet më mahnitëse janë ato të më shumë se një personi për përjetimin e kapërcimeve të kohës.
Sipas kësaj teorie, rrëshqitjet e kohës ndodhin kur dikush niset për një udhëtim në një rrugë të njohur dhe udhëtimi duket normal, por në përfundim personat zbulojnë se kanë mbërritur në destinacion shumë më herët se çdo ishte e mundur normalisht.
Chupacabra është përshkruar si një krijesë në formë qeni me dhëmbë të mëdhenj. Fillimisht thuhet se është parë në Puerto Riko në vitin 1990 dhe më pas është parë në Amerikë dhe Meksikë. Nganjëherë dëshmitarët raportojnë se këto kafshë kanë një të ecur prej kanguri. Thuhet se kjo kafshë u thith gjakun bagëtive natën deri sa ato ngordhin.
Ngjashmëria me vampirët i ka terrorizuar njerëzit duke hamendësuar një sulm të mundshëm ndaj tyre. Pyjet janë vende misterioze, plot me jetë të panjohur dhe shfaqin rrezik për këdo. Pyjet janë vende të frikshme sipas legjendave popullore.
Por në kohët moderne a mund të krijojë natyra një panik të tillë të pajustifikuar? Ka nga ato, eksperienca e të cilëve bën të mendosh se natyra ka inteligjencë dhe nuk është gjithmonë e dashur me njerëzit. Ka njerëz që thonë se karakteristika kryesore është paniku, të cilin njerëzit e përshkruajnë me një qetësi të pazakonshme në pyll.
Mbas 40 vjetesh, piloti flet per takimin me UFO
Mbas pothuajse kater dhjetevjecaresh qe qendronte i heshtur ne lidhje me kete takim te afert me nje UFO mbi Pensacola, nje pilot i dale ne pension i Forcave te Marines eshte duke treguar historine e tij ne nje liber.
Ne naten e 6 Shkurtit 1975, piloti qe atehere ishte Kapiten i Marine Reserve Squadron, ishte duke pilotuar nje T-39D Sabreliner me nje ekuipazh me 5 persona ne bord.
Fluturimi prej dy oresh i cili filloi ne perendim te diellit filloi dhe me pas u ul ne Pensacola Naval Air Station. Nderkohe qe me pas Sabreliner ishte duke u kthyer nga misioni i trajnimit, Jividen tha se ai dalloi nje drite rrethore te kuqe qe po i afrohej avionit.
Ai u lidh me Pensacola Approach Control per te pyetur mbi trafikun ajror e per te kuptuar se cfare ishte, por ata i thane qe ne radar nuk shfaqej asgje tjeter pervec Sabreliner. Jividen tha qe ai dhe pese te tjeret pane qe ne disatance nje objekt rrethor te ngurte ne qiell ne pozicionin perafersisht ora 1. Ai tha gjithashtu qe UFO nuk sillej si ndonje avion tjeter i zakonshem civil apo ushtarak.
"Ne radio, cdo here qe djali shtypte butonin e mikrofonit, ne sfond do te degjoheshin zera qe ishin duke folur per te," - tha Jividen. "Ata ishin te shqetesuar por edhe shume te entuziazmuar qe ata nuk mundeshin ta shihnin ate objekt fluturues ne radar, dhe ata deshironin te dinin ne detaje se cfare ne shihnim."
I intriguar nga kjo gje, Jividen vendosi qe te shkonte ne drejtim te UFO-s per te pare se cfare do te bente.
"Papritur drita e kuqe kerceu ne te majte,qe do te ishte pozicioni ora 11." - tha ai.
Mbasi u sigurua qe drita e kuqe nuk ishte nje far, Jividen vendosi te zbulonte nese UFO ishte solid.
Duke fluturuar nen te, ai tha qe UFO ishte i rrethuar me yje, ndersa duke fluturuar mbi te, UFO ishte si nje mantel mbi Gjirin e Meksikes.
"Mbas rreth 5 minutash, ai shpejtoi ne drejtim te perendimit ne horizont," - tha Jividen.
Mbas ujles ne toke, Jividen arkivoi nje raport mbi incidentin e ndodhur. "Dhe ne nuk morem asnje feedback tjeter mbi ngjarjen"- tha ai.
Por pasi lexoi edicionin e pare te “UFO-s: Myths, Conspiracies and Realities,” te John Alexander, Jividen u ndje i terhequr per te ndare historine e tij me autorin, i cili eshte i njohur per kerkimet e UFO-ve duke perfshire edhe deshmitare te besueshem qeveritare dhe ushtarake.
"Une mendova qe ai ishte i vetmi individ qe do te ishte i besueshem per te treguar historine." - tha Jividen.
Jividen ka jetuar ne zonen e Pensacola nga vitet 1969 dhe deri ne 1976 nderkohe qe ai ishte nje instruktor fluturimi i Trupave te Marines ne Pensacola Naval Air Station.
Ai ishte nje pilot i Trupave te Marines per 9 vjet.
Gjate luftes Vietnameze atij i eshte dhene nje mirenjohje per "heroizem dhe arritje te jashtezakonshme" pasi ai kishte pilotuar nje helikopter per te marre nje ekip te Marines qe ishte nen zjarr te rende.
Ai thote qe i ka humbur kontaktet me te gjithe pjesetaret e fluturimit te vitit 1975, por ai po shpreson qe te mund te lidhet me disa prej tyre te cilet mund te duan te ndajne informacionin qe kane.
Jividen, 67 vjec, i dale ne pension ne vitin 2002 si nje pilot i United Airlines jeton ne Henderson, Nevada.
Dhe mbas gjithe ketyre viteve, a beson ai ende qe ka pare nje UFO te pilotuar nga jashtetokesore?
"Ka mundesi te kene qene vizitore nga diku larg qe eshte duke na vezhguar," - tha ai.
"Mund te jete dicka inter dimensionale, nga nje univers alternativ, nje fenomen atmosferik... ka disa mundesi".
Fakte dhe argumenta te takimeve paranormale dhe me aliene
Incidenti Roswell - A fshehu ushtria e Shteteve te Bashkuara trupat e alieneve?
Roswell eshte nje vend i njohur jo vetem ne Amerike, por me ate cfare supozohet se ka ndodhur atje, eshte tashme prej shume vitesh i njohur ne te gjithe boten.
Nje seri ndodhish shume te diskutuara akoma edhe ne ditet e sotme, te disa ngjarjeve qe kane ndodhur ne Roswell, ne New Mexico ne vitin 1947, e kane bere kete vend, te famshem sidomos ne qarqet e personave te interesuar per ufologji.
Sipas te dhenave ne vitin 1947 ne Roswell ushtria e Shteteve te Bashkuara kane mbledhur mbetjet e nje anije kozmike jo tokesore se bashku me "personat" e gjendur ne ate anije dhe me pas ata mbuluan gjithcka.
Edhe sot e kesaj dite kjo ngjarje mbetet nje prej teorive te konspiracionit me te njohura ne te gjithe boten, referencat e te cilave gjenden edhe neper libra te shumte, media dhe filma.
Gjithcka nisi kur njerez te ndryshem raportuan qe kishin degjuar nje shperthim nje nate. Me pas ata kishin gjetur copera te ndryshme te shperndara gjithandej neper disa fusha atje afer.
Ne fakt, disa prej materialeve qe u mblodhen, dhe nga pershkrimi qe iu be rezultuan te ishin "si uje" dhe qe kur hidheshin ne nje siperfaqe te forte, materiali metalik shperndahej si te ishte i lengshem.
Ushtria nxorri versionin e saj ku thoshte qe ajo qe ishte perplasur ishte nje balone me ajer e kohes, por tashme ishte shume vone, pasi lajmi qe dicka tjeter me e cuditshme ishte perplasur, ishte bere i njohur.
Banoret e vendit, qe kishin qene deshmitare te materialit te cuditshem u kercenuan nga ushtria qe te mos tregonin se cfare kishin pare. Infermieret qe punonin ne spitalin e zones raportuan edhe gjera me te cuditshme.
Shume prej tyre deklaruan qe kishin pare ushtrine qe te zaptonte nje pjese te nderteses. Nje infermiere qe ishte lejuar te hynte ne ate zone te spitalit, kishte pare ato cfare ajo i pershkroi si "njerez te vegjel" - trupa te vegjel humanoide qe ishin duke u ekzaminuar nga personeli mjekesor.
Ka patur raportime te ndryshme madje qe njeri prej krijesave humanoide ishte akoma gjalle dhe qe vinte verdalle.
Infermieret qe punonin prane asaj zone me vone deklaruan qe kishin qene te semura per nje kohe te gjate me pas per shkak te eres toksike qe ishte atje.
Nuk kaloi shume kohe dhe trupat e cditshem u levizen nga spitali dhe u derguan ne nje vend tjeter te panjohur. Incidenti Roswell po behej nje prej mbulimeve me te medha ne histori.
Nje ushtar i dale ne pension ka deklaruar qe ai u dergua ne vendin ku ndodhi perpasja ne kohen e incidentit. Ai deklaroi se kishte pare nje anije kozmike metalike ne nje faqe kodre dhe disa trupa te cuditshem te shperndare prane vendit te perplasjes.
Ai raportoi qe brenda anijes kishte komanda te cuditshme dhe simbole te cuditshme te gdhendura ne metal si edhe trupa te tere qe ishin jashte anijes si rezultat i perplasjes.
Kohet e fundit eshte nxjerre nje video qe pretendon se tregon autopsite e bera ne vitin 1947 mbi njerin prej trupave te alieneve, por megjithate besohet se kjo video eshte nje mashtrim.
s
Ish presidenti Eisenhower ka patur tre takime me alienet
Presidenti Eisenhower ka patur tre takime sekrete me alienet. Te pakten kjo eshte cfare ka deklaruar nje ish keshilltar i Pentagonit.
Ish presidenti i ka takuar jashtetokesoret ne tre raste te ndryshme ne bazen ajrore te New Mexico. Takimet u organizuan nga Eisenhower dhe zyrtaret e FBI-se duke derguar mesazhe telepatike tek alienet.
Presidenti i 34-t i Shteteve te Bashkuara i ka takuar jashtetokesoret ne nje baze ajrore te vjeter ne New Mexico ne vitin 1954, sipas lektorit dhe autorit Timothy Good.
Eisenhower dhe zyrtare te tjere te FBI-se thuhet se kane arritur ta organizojne kete takim duke derguar sinjale telepatike, megjithese kjo duket pak e veshtire.
Me ne fund takimi me jashtetokesoret ndodhi ne tre raste te ndryshme ne bazen Holloman Air Force, dhe kur kjo ndodhi, kishte shume deshmitare te ngjarjes.
Teorite e konspiracioneve gjate githe kohes dhe ne rritje kane qarkulluar fjale qe ka ndodhur vertet nje takim ndermjet Eisenhower dhe alieneve.
Por, deklaratat e Good, nje ish keshilltar i Kongresit te Shteteve te Bashkuara dhe i Pentagonit, jane deklaratat e para qe jane bere publike nga nje akademik i besueshem.
Duke folur ne BBC2, ne emisionin Opinionated, ai tha qe qeverite rreth e rrotull botes kane qene ne kontakt te rregullt me alientet qe prej dhjetevjecaresh.
"Alienet kane patur kontakte formale dhe joformale me mijera njerez ne te gjithe boten e ne te gjitha rruget e jetes," - shtoi ai.
I pyetur se pse alinet nuk shkuan tek dikush "i rendesishem" si Barack Obama, ai tha" "Une me siguri mund tu them qe ne vitin 1954 Presidenti Eisenhower ka patur tre takime te vendosura paraprakisht me alienet, qe ndodhen ne baza ajrore te caktuara, duke perfshire ketu edhe bazen Holloman Air Force ne New Mexico."
Gjithashtu ashtu si edhe ne raste te tjera ai shtoi qe kishte patur shume deshmitare.
Eisenhower, i cili ka qene president qe nga viti 1953 dhe deri ne 1961, dihet qe besonte shume qe kishte jete ne planetet e tjere.
Gjithashtu edhe ish gjenerali me pese yje ne Ushtrine e Shteteve te Bashkuara, i cili ka komanduar Allied Forces ne Europe gjate Luftes se Dyte Boterore, dihet qe ka qene shume i dhene pas Programit te Hapesires se Shteteve te Bashkuara.
Sipas te dhenave, takimet e presidentit me alienet kane ndodhur nderkohe qe zyrtareve u eshte thene qe ai ishte me pushime ne Palm Springs, ne Kaliforni ne Shkurt 1954.
Takimi fillestar supozohet te kete qene me aliene qe ishin nordike ne pamje, por marreveshja eshte firmosur me nje rrace te quajtur "Alien Greys".
Good shtoi: "Ne e dime qe deri ne 90% te UFO-ve mund te shpjegohen me terma konvencionale. Megjithate une do te thoja qe miliona njerez ne te gjithe boten i kane pare alienet e vertete."
Sipas dokumentave te klasifikuara te leshuar nga Ministria e Mbrojtjes ne vitin 2010, Winston Churcill mund te kete urdheruar qe te mbahej sekret nje shikim i UFO-ve.
UFo eshte pare ne East Coast te Anglise nga nje avion RAF qe po kthehej nga nje mision ne France apo ne Gjermani afer fundit te luftes.
Thuhet se Churcill ka diskutuar mbi ceshtjen e UFO-ve dhe se si duhet te sillet ne keto raste me Eisenhower.
Megjithate dokumenta zyrtare nuk ka apo nuk jane bere te ditur. Deri kur te kemi me shume prova, kjo ngelet nje mister.
Pavarësisht sa jeni të bindur se viagra dhe ilaçe të ngjashme me të janë miq të meshkujve me çrregullime disfunksionale seksuale, ereksive, barërat te disa persona nuk ndikojnë
Pavarësisht sa jeni të bindur se viagra dhe ilaçe të ngjashme me të janë miq të meshkujve me çrregullime disfunksionale seksuale, ereksive, barërat te disa persona nuk ndikojnë. Te ky grup njerëzish këto disfunksione janë vetëm maja e ajsbergut për probleme më të thella shëndetësore, të cilat mund t’i shërojë vetëm specialisti përkatës. Ja njëzet gjerat që ndoshta nuk i keni ditur për viagrën:
1. Viagra nuk është afrodiziak. Ai nxit ereksionin vetëm nëse jeni seksualisht të shqetësuar. Sot e kësaj dite nuk është shpikur ndonjë pilulë kundër partnerit të mërzitshëm, jokreativ.
2.Meshkujt që përdorin viagrën pa dijen e partnerit mund të humbin besimin. Një hulumtim në Zelandën e Re ka treguar se shumica e grave janë të shqetësuara për partnerët e tyre që marrin këso preparatesh. Ato janë pajtuar se në këtë mënyrë humbet spontaniteti, por edhe se shfaqet dyshimi në besnikërinë e partnerit.
3.Shumica e meshkujve nuk përtërinë recetën. Hulumtimet kanë dëshmuar se meshkujt që provojnë viagrën kryesisht nuk kërkojnë përtëritjen e recetës, meqë konsiderojnë se ilaçi është pa efekt – krijon më shumë probleme se që zgjidhë.
4. Viagra funksionon duke zgjeruar enët e gjakut, duke bërë kështu të mundur që gjaku të arrijë më shpejt në zemër, mushkëri e organe të tjera. Ai relakson kontraksionet e muskujve të penisit. Rreth 70 për qind e meshkujve ka njoftuar përmirësim të arritjes dhe të mbajtjes së ereksionit gjatë marrjes.
5.Viagra shitet në tri versione – 25, 50 e 100 mg. Doza fillestare zakonisht është 50 mg, por meshkujt mbi 65 vjeç do të duhej të startonin me dozën nga 25 mg. Hapi merret një orë para marrëdhënieve, fillon të veprojë pas rreth gjysmë ore, kurse efekti zgjat deri në pesë orë.
6. Nëse çrregullimi i ereksionit është shkaktuar nga ndonjë gjendje shëndetësore, viagra nuk mund të merret pa recetë.
7. Katër tableta mund të blihen pa recetë, por duke matur detyrimisht presionin e gjakut dhe duke bërë testimin e sheqerit në gjak.
8.Viagra është e shtrenjtë. Paketimi prej 8 hapesh nga 50 mg kushton rreth 55 euro. Më lirë kushtojnë paketimet 4x100 mg, kurse ato mund të ndahen dysh.
9. Më shumë se gjysma e viagrave që shiten përmes internetit janë të rreme dhe përmbajnë komponente të tjera nga preparati i vërtetë.
10. Viagra ka konkurrencë të mirë. Kur u langua më 1998, ishte i vetmi ilaç i këtij lloji. Gjithnjë e më shpesh Cialisi zgjidhet fillimisht nga pacienti, meqë efekti i tij zgjat deri 36 orë. Kjo do të thotë më pak presion në kontekstin kohor nga marrja e ilaçit deri në momentin e marrëdhënies, do të thotë reaksion dhe përvojë më spontane.
11. Viagra ka efekte anësore. Më së shpeshti shfaqen kokëdhemje, marramendje, probleme me jashtëqitje, rrahje të zemrës, valë të nxehti. Viagra mund të jetë fatale kur merret i kombinuar me nitrate, me ilaçe që përdoren për probleme të zemrës, siç është angina.
12. Në raste të rralla viagra shkakton priapizmin – ereksionin e dhembshëm konstarntin (më gjatë se katër orë). Kjo gjendje nuk duhet të shtyhet më gjatë se gjashtë orë, meqë mund të shkaktojë dëmtimin e indit të penisit dhe disfunksione ereksive të papërmirësueshme.
13. Viagra ndërlidhet me sterilitetin mashkullor. Disa studime kanë treguar se viagra ndikon në cilësinë e spermës, kurse meshkujt që e përdorin shpesh ia pakësojnë vetes gjasët për trashëgimtarë.
14. Viagra shfrytëzohet edhe si drogë rekreative, bashkë me kokainën, ekstazën dhe amfetaminën, që pakësonë fuqinë e ereksionit. I kombinuar me popersin (amil-nitratin), për shembull, mund të shkaktojë rënien drastike të presionit dhe të shkaktojë shllog, pikë në zemër ose vdekje.
15. Meshkujt mund të bëhen të varur nga viagra. Ata e marrin meqë besojnë se do t’u ndihmojë që seksin mesatar ta shndërrojnë në diçka të veçantë. Një 25-vjeçari mesatar i mjafton bindja – hulumtimet klinike kanë treguar se 30 në 30 për qind të rasteve viagra ka efekt placeb. Meshkujve të shëndoshë nuk u duhet.
16. Është zbuluar rastësisht. Në vitet e vonta të ’80-ta janë zhvilluar ilaçe për anginën kur shkencëtarët vunë re efektet anësore – ereksionin e shtuar ndër volonterë.
17. Viagra është lancuar në vitin 1998. Tabletat në trajtë të diamantit të kaltër u bënë ilaçi më i shitur në histori të shtëpisë farmaceutike Pfizer. Deri tash gati 37 milionë tableta janë shitur me recetë në Britani.
18. Ka ndryshuar grupi i synuar i konsumuesve. Kur u lëshua në shitje ky ilaç, fushata reklamuese ishte shumë serioze, i ofrohej popullatës me zërin edukues të senatorit Bob Doll. Më vonë reklama u xhirua me të rinj në automjete vrapuese të cilët shikuesit i ftonin që të “startojnë makinat e tyre” .
19. Shpresonin të zbulonin viagren e zverdhët. E njëjta shtëpi farmaceutike bëri hulumtime me qëllim të shërimit të disfunksionit seksual të femrave dhe të humbjes së libidit. Hulumtimet u ndërprenë kur 85 për qind e grave tregoi vetëm efekt placeb.
20. Shfaqja e “viagrës së divorcit”. Dominik Barabara që drejton me sukses një zyrë avokatie në Manheten konfirmon se në çdo 15 ose 20 raste të reja divorcesh dikush përmend si shkak viagrën.
Si ndryshon seksi me kalimin e moshës
Nëse dashuria nuk njeh moshë, seksi lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me vitet që kemi mbi shpinë. Kjo nuk do të thotë se paralelisht me plakjen shuhet dëshira për të patur marrëdhënie intime, por mundësitë nuk janë kurdoherë njëlloj.
Që seksi të zërë një vend të rëndësishëm në jetën tonë, duhet që pikësëpari të mendojmë për të, pavarësisht se mund të kemi zbuluar prej kohësh enigmën erotike që bart partneri ynë. Të gjithë çiftet e dinë se nuk është e lehtë që të ruajnë të njëjtin ‘pasion seksual’ me kalimin e viteve. Ndjenja erotike mes partnerëve mund të zbehet akoma më shumë kur funksionimi seksual i njërit prej tyre pengohet nga problemet që shfaqen me kalimin e viteve.
Nuk kam dëshirë për seks
Problemet nisin pikërisht atëherë kur njërit prej partnerëve i mungon dëshira për seks. Kjo do të thotë se jeta në çift nuk shihet më si burim kënaqësie mes mashkullit dhe femrës. Trupat dhe mendjet e tyre nuk arrijnë të komunikojnë seksualisht me njëri-tjetrin, duke bërë që marrëdhënia në çift të funksionojë vetëm mbi statusin e saj social. Kur aktiviteti seksual i njërit prej partnerëve vjen në rënie, personi i refuzuar përpiqet me mënyra të ndryshme të rizgjojë dëshirën e njeriut me të cilin ndan shtratin bashkëshortor. Në shumë raste kjo përpjekje kthehet në një ‘boomerang’ pasi nuk bën gjë tjetër veçse shton mërinë e partnerit që refuzohet vazhdimisht.
Arsyet pse një marrëdhënie nuk është më e dhënë pas seksit janë të ndryshme. Faji mund të mos jetë i ndonjërit në veçanti, por i përditshmëri së dhe problemeve që rrjedhin prej saj. Ankthet e një familjeje shtojnë tek partnerët stresin, lodhjen dhe ngarkesat e ndryshme psikologjike.
Jo në pak raste jeta e një çifti bashkëshortësh fokusohet tërësisht në të ardhmen e fëmijëve, duke lënë pas dore gjithçka ka të bëjë me kënaqësitë seksuale dhe përjetimet erotike.
Rutina po ashtu mund të sjellë një gjendje dëshpërimi dhe pesimizmi. Gjërat e pathëna dhe pakënaqësitë e akumuluara në vite mbytin çdo dëshirë për t’u afruar seksualisht me partnerin. Mënyra më e mirë për t’i treguar dikujt se komunikimi në çift lë për të dëshiruar, është të refuzosh çdo kontakt seksual me të. Siç pohojnë ekspertët, seksi është pasqyra e një marrëdhënie në çift, nga intensiteti dhe mënyra që kryhet duket dhe harmonia që ekziston mes partnerëve.
Çfarë diskutojmë në shtrat
E rëndësishme nuk është të krijosh një lidhje, por si ta mbash atë. Kujdesi që tregojmë për shëndetin e raportit tonë seksual zhbëhet me kalimin e viteve. Kjo pasi në krevat fusim të gjitha problemet e jetës së përditshme duke mos i kushtuar vëmendje dëshirës për t’u gjendur seksualisht me partnerin dhe për tu çliruar nga ngarkesat që na krijohen. Duke mos e jetuar seksin jashtë anktheve të ditës humbasim tërësisht pasionin për ta shijuar atë, pa qenë nevoja për të arritur me doemos në orgazëm. Nëse në fillimet e një lidhjeje fjalori erotik i dy partnerëve është pjesë e rëndësishme e aktit seksual, kjo nuk ndodh më pas. Aftësia për të ngjyrosur fantazitë e shfrenuara dhe për t’u bërë pjesë e lojërave erotike nuk shkon paralelisht me kapërcimin e disa stadeve të jetës bashkëshortore. Personat e përfshirë në një marrëdhënie harrojnë se seksi është një çështje tepër intime që ka të bëjë vetëm me jetën e tyre në çift. Është për t’u habitur sesi në disa raste me kalimin e moshës shtohen paragjykimet dhe njerëzit bëhen më të turpshëm në seks, ndërkohë që seksologët sugjerojnë se nuk ka asgjë të turpshme në sjelljen erotike të dy partnerëve sado e ‘pacipë’ të jetë ajo. Dëshira seksuale mund të rritet vetëm nëse krijohet atmosfera e nevojshme nga dy partnerët për të patur një kontakt seksual të shpenguar dhe me efektivitet të lartë. Në rastet kur i keni provuar të gjitha mënyrat, zgjidhja e vetme është të merrni këshilla më të specializuara pranë një eksperti të fushës.
Çrregullimet hormonale dhe andropauza
Dëshira për seks bie kur bie edhe niveli i testosteronit në trupin tonë. Mjekët seksologë e rendisin këtë si një sëmundje që ka të bëjë me nënvleftësimin e gjeneve dhe potencialit tonë seksual. Ajo që vihet re kryesisht tek meshkujt është mbyllja në vetvete, humbja e ambicieve, aftësia për t’u përqendruar si dhe më kryesorja, humbja e dëshirës për të bërë seks. Pasojat janë të dukshme edhe në pamjen tonë fizike. Trupi fillon të tkurret, ndërsa dhjami fillon të krijojë shtresa kryesisht në zonën e barkut. Përqendrimi i tepërt i yndyrës në këtë zonë të trupit shkakton më pas edhe komplikacionet kardiake apo shfaqjen e sëmundjes së diabetit.
Pra, ashtu si femrat menopauzën edhe meshkujt përjetojnë në një fazë të jetës së tyre një çrregullim të sistemit hormonal, por nëse tek femrat ky fenomen shoqërohet nga përmbyllja e ciklit menstrual, tek meshkujt dobësimi hormonal ose siç njihet ndryshe andropauza vjen gradualisht. Andropauza shfaqet kryesisht kur meshkujt kalojnë mbi moshën 40 vjeç. Shenjat janë lehtësisht të dallueshme. Një prej tyre është kur mashkulli humbet aftësinë për të krijuar apo tonifikuar muskujt sado të përpiqet ta bëjë këtë duke u stërvitur në palestër apo në mënyra të tjera. Po ashtu mungesa e dëshirës për të bërë seks dhe vlerësimi i ulët për veten tregojnë se sistemi juaj hormonal nuk është si më parë. Nëse nuk jeni në humor dhe nevrikoseni shpejt këtë duhet t’ia dedikoni çrregullimeve hormonale që po pëson trupi juaj. Kur erektimi është më i ngadaltë dhe ndjeheni vazhdimisht të lodhur, nuk duhet të kërkoni shkaqe që lidhen me partnerin që keni përballë, por me atë që po ndodh në gjenet tuaja. Format e ndryshme të depresionit dhe vështirësia për të rimarrë shpejt veten pas një aktiviteti të lodhshëm fizik tregojnë se tashmë jeni duke kaluar andropauzën.
Prostata, si ndikon në jetën seksuale të mashkullit
Meshkujt që kalojnë kufirin e të 40-ve ndeshen shpesh herë me problemin e prostatës, një organ i lidhur ngushtë me seksualitetin. Patologjitë e prostatës ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në dëshirën e mashkullit për të kryer seks, por në të njëjtën kohë kushtëzojnë edhe nivelin e erektimit apo pamundësinë e arritjes së orgazmës. Po ashtu, prostata mund të dëmtojë edhe pjellorinë e mashkullit. Është tashmë e vërtetuar se me shfaqjen e problemeve në këtë organ bie ndjeshëm libido ose siç njihet ndryshe dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale. Edhe terapitë ndaj patologjive që shfaqen në prostatë japin çrregullimet e tyre në funksionimin seksual të meshkujve, pasi organet gjenitale janë të lidhura ngushtë edhe me funksionet urologjike. Shenjat janë të dukshme sidomos në ndryshimin e ndjesisë së orgazmës apo dhe ngjyrës së spermës. Kjo e fundit zëvendësohet në shumë raste nga lëngu spermatik që del në mënyrë të pavetëdijshme, por që në fakt nuk ka lidhje me kënaqësinë seksuale.
Dashuria nuk njeh moshë
Sipas një anketimi të bërë në Australi, rezultoi se 1 në tre meshkuj të moshës 75-95 vjeç janë aktivë seksualisht. Studimi përfshiu 2.783 të moshuar, të cilët kishin bërë seks të paktën një herë vitin e fundit. Statistikat tregojnë se 57% e meshkujve që kishin një jetë aktive seksuale ishin të kënaqur me potencialin e tyre, ndërsa 43% do të kishin dëshirë të bënin më shpesh seks. E rëndësishme është se, më shumë se 50% e të anketuarve e cilësojnë seksin si një element tepër të rëndësishëm të jetës së tyre. Madje ata kanë dëshirë të bëjnë të njëjtat gjëra që praktikojnë edhe personat e moshës më të re.
Si të zgjojmë dëshirat seksuale
Nuk thonë kot që dashuria kalon nga stomaku. Një ftesë për një darkë romantike nuk është ide e keqe. Për të rritur libidon e partnerit do t’ju vijë në ndihmë një meny e menduar mirë që zgjon shijet afrodiziake të personit, që ndodhet në anën tjetër të tryezës, sikur janë, çokollata, ushqimet e detit, mjalti, alkooli, frutat e thata, erëzat dhe ushqimet pikante.