Njëzet gjera që nuk i keni ditur për viagrën
Pavarësisht sa jeni të bindur se viagra dhe ilaçe të ngjashme me të janë miq të meshkujve me çrregullime disfunksionale seksuale, ereksive, barërat te disa persona nuk ndikojnë
Pavarësisht sa jeni të bindur se viagra dhe ilaçe të ngjashme me të janë miq të meshkujve me çrregullime disfunksionale seksuale, ereksive, barërat te disa persona nuk ndikojnë. Te ky grup njerëzish këto disfunksione janë vetëm maja e ajsbergut për probleme më të thella shëndetësore, të cilat mund t’i shërojë vetëm specialisti përkatës. Ja njëzet gjerat që ndoshta nuk i keni ditur për viagrën:
1. Viagra nuk është afrodiziak. Ai nxit ereksionin vetëm nëse jeni seksualisht të shqetësuar. Sot e kësaj dite nuk është shpikur ndonjë pilulë kundër partnerit të mërzitshëm, jokreativ.
2.Meshkujt që përdorin viagrën pa dijen e partnerit mund të humbin besimin. Një hulumtim në Zelandën e Re ka treguar se shumica e grave janë të shqetësuara për partnerët e tyre që marrin këso preparatesh. Ato janë pajtuar se në këtë mënyrë humbet spontaniteti, por edhe se shfaqet dyshimi në besnikërinë e partnerit.
3.Shumica e meshkujve nuk përtërinë recetën. Hulumtimet kanë dëshmuar se meshkujt që provojnë viagrën kryesisht nuk kërkojnë përtëritjen e recetës, meqë konsiderojnë se ilaçi është pa efekt – krijon më shumë probleme se që zgjidhë.
4. Viagra funksionon duke zgjeruar enët e gjakut, duke bërë kështu të mundur që gjaku të arrijë më shpejt në zemër, mushkëri e organe të tjera. Ai relakson kontraksionet e muskujve të penisit. Rreth 70 për qind e meshkujve ka njoftuar përmirësim të arritjes dhe të mbajtjes së ereksionit gjatë marrjes.
5.Viagra shitet në tri versione – 25, 50 e 100 mg. Doza fillestare zakonisht është 50 mg, por meshkujt mbi 65 vjeç do të duhej të startonin me dozën nga 25 mg. Hapi merret një orë para marrëdhënieve, fillon të veprojë pas rreth gjysmë ore, kurse efekti zgjat deri në pesë orë.
6. Nëse çrregullimi i ereksionit është shkaktuar nga ndonjë gjendje shëndetësore, viagra nuk mund të merret pa recetë.
7. Katër tableta mund të blihen pa recetë, por duke matur detyrimisht presionin e gjakut dhe duke bërë testimin e sheqerit në gjak.
8.Viagra është e shtrenjtë. Paketimi prej 8 hapesh nga 50 mg kushton rreth 55 euro. Më lirë kushtojnë paketimet 4x100 mg, kurse ato mund të ndahen dysh.
9. Më shumë se gjysma e viagrave që shiten përmes internetit janë të rreme dhe përmbajnë komponente të tjera nga preparati i vërtetë.
10. Viagra ka konkurrencë të mirë. Kur u langua më 1998, ishte i vetmi ilaç i këtij lloji. Gjithnjë e më shpesh Cialisi zgjidhet fillimisht nga pacienti, meqë efekti i tij zgjat deri 36 orë. Kjo do të thotë më pak presion në kontekstin kohor nga marrja e ilaçit deri në momentin e marrëdhënies, do të thotë reaksion dhe përvojë më spontane.
11. Viagra ka efekte anësore. Më së shpeshti shfaqen kokëdhemje, marramendje, probleme me jashtëqitje, rrahje të zemrës, valë të nxehti. Viagra mund të jetë fatale kur merret i kombinuar me nitrate, me ilaçe që përdoren për probleme të zemrës, siç është angina.
12. Në raste të rralla viagra shkakton priapizmin – ereksionin e dhembshëm konstarntin (më gjatë se katër orë). Kjo gjendje nuk duhet të shtyhet më gjatë se gjashtë orë, meqë mund të shkaktojë dëmtimin e indit të penisit dhe disfunksione ereksive të papërmirësueshme.
13. Viagra ndërlidhet me sterilitetin mashkullor. Disa studime kanë treguar se viagra ndikon në cilësinë e spermës, kurse meshkujt që e përdorin shpesh ia pakësojnë vetes gjasët për trashëgimtarë.
14. Viagra shfrytëzohet edhe si drogë rekreative, bashkë me kokainën, ekstazën dhe amfetaminën, që pakësonë fuqinë e ereksionit. I kombinuar me popersin (amil-nitratin), për shembull, mund të shkaktojë rënien drastike të presionit dhe të shkaktojë shllog, pikë në zemër ose vdekje.
15. Meshkujt mund të bëhen të varur nga viagra. Ata e marrin meqë besojnë se do t’u ndihmojë që seksin mesatar ta shndërrojnë në diçka të veçantë. Një 25-vjeçari mesatar i mjafton bindja – hulumtimet klinike kanë treguar se 30 në 30 për qind të rasteve viagra ka efekt placeb. Meshkujve të shëndoshë nuk u duhet.
16. Është zbuluar rastësisht. Në vitet e vonta të ’80-ta janë zhvilluar ilaçe për anginën kur shkencëtarët vunë re efektet anësore – ereksionin e shtuar ndër volonterë.
17. Viagra është lancuar në vitin 1998. Tabletat në trajtë të diamantit të kaltër u bënë ilaçi më i shitur në histori të shtëpisë farmaceutike Pfizer. Deri tash gati 37 milionë tableta janë shitur me recetë në Britani.
18. Ka ndryshuar grupi i synuar i konsumuesve. Kur u lëshua në shitje ky ilaç, fushata reklamuese ishte shumë serioze, i ofrohej popullatës me zërin edukues të senatorit Bob Doll. Më vonë reklama u xhirua me të rinj në automjete vrapuese të cilët shikuesit i ftonin që të “startojnë makinat e tyre” .
19. Shpresonin të zbulonin viagren e zverdhët. E njëjta shtëpi farmaceutike bëri hulumtime me qëllim të shërimit të disfunksionit seksual të femrave dhe të humbjes së libidit. Hulumtimet u ndërprenë kur 85 për qind e grave tregoi vetëm efekt placeb.
20. Shfaqja e “viagrës së divorcit”. Dominik Barabara që drejton me sukses një zyrë avokatie në Manheten konfirmon se në çdo 15 ose 20 raste të reja divorcesh dikush përmend si shkak viagrën.
Si ndryshon seksi me kalimin e moshës
Nëse dashuria nuk njeh moshë, seksi lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me vitet që kemi mbi shpinë. Kjo nuk do të thotë se paralelisht me plakjen shuhet dëshira për të patur marrëdhënie intime, por mundësitë nuk janë kurdoherë njëlloj.
Që seksi të zërë një vend të rëndësishëm në jetën tonë, duhet që pikësëpari të mendojmë për të, pavarësisht se mund të kemi zbuluar prej kohësh enigmën erotike që bart partneri ynë. Të gjithë çiftet e dinë se nuk është e lehtë që të ruajnë të njëjtin ‘pasion seksual’ me kalimin e viteve. Ndjenja erotike mes partnerëve mund të zbehet akoma më shumë kur funksionimi seksual i njërit prej tyre pengohet nga problemet që shfaqen me kalimin e viteve.
Nuk kam dëshirë për seks
Problemet nisin pikërisht atëherë kur njërit prej partnerëve i mungon dëshira për seks. Kjo do të thotë se jeta në çift nuk shihet më si burim kënaqësie mes mashkullit dhe femrës. Trupat dhe mendjet e tyre nuk arrijnë të komunikojnë seksualisht me njëri-tjetrin, duke bërë që marrëdhënia në çift të funksionojë vetëm mbi statusin e saj social. Kur aktiviteti seksual i njërit prej partnerëve vjen në rënie, personi i refuzuar përpiqet me mënyra të ndryshme të rizgjojë dëshirën e njeriut me të cilin ndan shtratin bashkëshortor. Në shumë raste kjo përpjekje kthehet në një ‘boomerang’ pasi nuk bën gjë tjetër veçse shton mërinë e partnerit që refuzohet vazhdimisht.
Arsyet pse një marrëdhënie nuk është më e dhënë pas seksit janë të ndryshme. Faji mund të mos jetë i ndonjërit në veçanti, por i përditshmëri së dhe problemeve që rrjedhin prej saj. Ankthet e një familjeje shtojnë tek partnerët stresin, lodhjen dhe ngarkesat e ndryshme psikologjike.
Jo në pak raste jeta e një çifti bashkëshortësh fokusohet tërësisht në të ardhmen e fëmijëve, duke lënë pas dore gjithçka ka të bëjë me kënaqësitë seksuale dhe përjetimet erotike.
Rutina po ashtu mund të sjellë një gjendje dëshpërimi dhe pesimizmi. Gjërat e pathëna dhe pakënaqësitë e akumuluara në vite mbytin çdo dëshirë për t’u afruar seksualisht me partnerin. Mënyra më e mirë për t’i treguar dikujt se komunikimi në çift lë për të dëshiruar, është të refuzosh çdo kontakt seksual me të. Siç pohojnë ekspertët, seksi është pasqyra e një marrëdhënie në çift, nga intensiteti dhe mënyra që kryhet duket dhe harmonia që ekziston mes partnerëve.
Çfarë diskutojmë në shtrat
E rëndësishme nuk është të krijosh një lidhje, por si ta mbash atë. Kujdesi që tregojmë për shëndetin e raportit tonë seksual zhbëhet me kalimin e viteve. Kjo pasi në krevat fusim të gjitha problemet e jetës së përditshme duke mos i kushtuar vëmendje dëshirës për t’u gjendur seksualisht me partnerin dhe për tu çliruar nga ngarkesat që na krijohen. Duke mos e jetuar seksin jashtë anktheve të ditës humbasim tërësisht pasionin për ta shijuar atë, pa qenë nevoja për të arritur me doemos në orgazëm. Nëse në fillimet e një lidhjeje fjalori erotik i dy partnerëve është pjesë e rëndësishme e aktit seksual, kjo nuk ndodh më pas. Aftësia për të ngjyrosur fantazitë e shfrenuara dhe për t’u bërë pjesë e lojërave erotike nuk shkon paralelisht me kapërcimin e disa stadeve të jetës bashkëshortore. Personat e përfshirë në një marrëdhënie harrojnë se seksi është një çështje tepër intime që ka të bëjë vetëm me jetën e tyre në çift. Është për t’u habitur sesi në disa raste me kalimin e moshës shtohen paragjykimet dhe njerëzit bëhen më të turpshëm në seks, ndërkohë që seksologët sugjerojnë se nuk ka asgjë të turpshme në sjelljen erotike të dy partnerëve sado e ‘pacipë’ të jetë ajo. Dëshira seksuale mund të rritet vetëm nëse krijohet atmosfera e nevojshme nga dy partnerët për të patur një kontakt seksual të shpenguar dhe me efektivitet të lartë. Në rastet kur i keni provuar të gjitha mënyrat, zgjidhja e vetme është të merrni këshilla më të specializuara pranë një eksperti të fushës.
Çrregullimet hormonale dhe andropauza
Dëshira për seks bie kur bie edhe niveli i testosteronit në trupin tonë. Mjekët seksologë e rendisin këtë si një sëmundje që ka të bëjë me nënvleftësimin e gjeneve dhe potencialit tonë seksual. Ajo që vihet re kryesisht tek meshkujt është mbyllja në vetvete, humbja e ambicieve, aftësia për t’u përqendruar si dhe më kryesorja, humbja e dëshirës për të bërë seks. Pasojat janë të dukshme edhe në pamjen tonë fizike. Trupi fillon të tkurret, ndërsa dhjami fillon të krijojë shtresa kryesisht në zonën e barkut. Përqendrimi i tepërt i yndyrës në këtë zonë të trupit shkakton më pas edhe komplikacionet kardiake apo shfaqjen e sëmundjes së diabetit.
Pra, ashtu si femrat menopauzën edhe meshkujt përjetojnë në një fazë të jetës së tyre një çrregullim të sistemit hormonal, por nëse tek femrat ky fenomen shoqërohet nga përmbyllja e ciklit menstrual, tek meshkujt dobësimi hormonal ose siç njihet ndryshe andropauza vjen gradualisht. Andropauza shfaqet kryesisht kur meshkujt kalojnë mbi moshën 40 vjeç. Shenjat janë lehtësisht të dallueshme. Një prej tyre është kur mashkulli humbet aftësinë për të krijuar apo tonifikuar muskujt sado të përpiqet ta bëjë këtë duke u stërvitur në palestër apo në mënyra të tjera. Po ashtu mungesa e dëshirës për të bërë seks dhe vlerësimi i ulët për veten tregojnë se sistemi juaj hormonal nuk është si më parë. Nëse nuk jeni në humor dhe nevrikoseni shpejt këtë duhet t’ia dedikoni çrregullimeve hormonale që po pëson trupi juaj. Kur erektimi është më i ngadaltë dhe ndjeheni vazhdimisht të lodhur, nuk duhet të kërkoni shkaqe që lidhen me partnerin që keni përballë, por me atë që po ndodh në gjenet tuaja. Format e ndryshme të depresionit dhe vështirësia për të rimarrë shpejt veten pas një aktiviteti të lodhshëm fizik tregojnë se tashmë jeni duke kaluar andropauzën.
Prostata, si ndikon në jetën seksuale të mashkullit
Meshkujt që kalojnë kufirin e të 40-ve ndeshen shpesh herë me problemin e prostatës, një organ i lidhur ngushtë me seksualitetin. Patologjitë e prostatës ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në dëshirën e mashkullit për të kryer seks, por në të njëjtën kohë kushtëzojnë edhe nivelin e erektimit apo pamundësinë e arritjes së orgazmës. Po ashtu, prostata mund të dëmtojë edhe pjellorinë e mashkullit. Është tashmë e vërtetuar se me shfaqjen e problemeve në këtë organ bie ndjeshëm libido ose siç njihet ndryshe dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale. Edhe terapitë ndaj patologjive që shfaqen në prostatë japin çrregullimet e tyre në funksionimin seksual të meshkujve, pasi organet gjenitale janë të lidhura ngushtë edhe me funksionet urologjike. Shenjat janë të dukshme sidomos në ndryshimin e ndjesisë së orgazmës apo dhe ngjyrës së spermës. Kjo e fundit zëvendësohet në shumë raste nga lëngu spermatik që del në mënyrë të pavetëdijshme, por që në fakt nuk ka lidhje me kënaqësinë seksuale.
Dashuria nuk njeh moshë
Sipas një anketimi të bërë në Australi, rezultoi se 1 në tre meshkuj të moshës 75-95 vjeç janë aktivë seksualisht. Studimi përfshiu 2.783 të moshuar, të cilët kishin bërë seks të paktën një herë vitin e fundit. Statistikat tregojnë se 57% e meshkujve që kishin një jetë aktive seksuale ishin të kënaqur me potencialin e tyre, ndërsa 43% do të kishin dëshirë të bënin më shpesh seks. E rëndësishme është se, më shumë se 50% e të anketuarve e cilësojnë seksin si një element tepër të rëndësishëm të jetës së tyre. Madje ata kanë dëshirë të bëjnë të njëjtat gjëra që praktikojnë edhe personat e moshës më të re.
Si të zgjojmë dëshirat seksuale
Nuk thonë kot që dashuria kalon nga stomaku. Një ftesë për një darkë romantike nuk është ide e keqe. Për të rritur libidon e partnerit do t’ju vijë në ndihmë një meny e menduar mirë që zgjon shijet afrodiziake të personit, që ndodhet në anën tjetër të tryezës, sikur janë, çokollata, ushqimet e detit, mjalti, alkooli, frutat e thata, erëzat dhe ushqimet pikante.