2016-10-04

Nga Flori Bruqi Regjimi që duhet të mbani për një seks të shëndetshem (Disa këshilla andragogjike dhe gjinekologjike)




Shëndeti i mirë dhe seksi i mirë përputhen me njëri-tjetrin. Prandaj, nëse dëshironi seks të zjarrtë, patjetër duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj.

Gjatë dimrit te një numër i madh i njerëzve reduktohet dëshira për seks, veçanërisht te personat që vuajnë nga depresioni sezonal. Ditët e ftohta dhe të errëta ndikojnë negativisht në disponim, shkaktojnë depresion të lehtë, lodhje, ankth dhe nervozizëm.




Fjala afrodiziak vjen nga fjala afrodita. Arodita është hyjnesha greke e dashurisë dhe bukurisë. Ushqimi si afrodiziak përdoret me shekuj. Zgjon dëshirën seksuale dhe vetë seksin e bën më të këndshëm.

Gjatë dimrit te një numër i madh i njerëzve reduktohet dëshira për seks, veçanërisht te personat që vuajnë nga depresioni sezonal. Ditët e ftohta dhe të errëta ndikojnë negativisht në disponim, shkaktojnë depresion të lehtë, lodhje, ankth dhe nervozizëm.

Disa ushqime me përbërjen, formën, aromën dhe shijen e tyre ndikojnë pozitivisht në nivelin e hormoneve në trup, sistemin kimik të materieve në tru dhe qarkullimin në trup. Ekspertët theksojnë këto ushqime si afrodiziakun më të mirë.

Avokado

Avokado konsiderohet afrodiziak që nga koha e Majave të lashta, të cilët i kanë ngrënë për të rritur dëshirën për seks. Avokado është një nga ushqimet me veçoritë më të mira të afrodiziakut. Është e pasur me acid folik, vitaminë B6 dhe kalium , të cilat do të përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Feferonat

Feferonat do të nxisin lirimin e endorfinës, hormonit të lumturisë. Do të përmirësojnë disponimin tuaj, shpejtojnë punën e zemrës, përmirësojnë qarkullimin, do të ngrenë pak temperaturën trupore dhe do ta rrisin dëshirën për seks.

Selino

Selino me shekuj konsiderohet afrodiziak i shkëlqyeshëm, veçanërisht për meshkujt sepse përmban androsteron, për të cilin shkencëtarët besojnë që tek meshkujt lirohet me djersitje dhe ka rol të rëndësishëm në ekzistimin seksual.

Panxhari

Romakët e vjetër panxharin e kanë përdorur si afrodiziak. Ai përmban bor i cili luan rol kyç në prodhimin e hormoneve seksuale. Po ashtu përmban aminoacidin triptofan i cili nxit lirimin e serotoninës, hormonit i cili është përgjegjës për disponimin e mirë.

Gocat e detit

Veçoritë e tyre afrodiziake i kanë zbuluar romakët e vjetër. Gocat e detit janë burim i shkëlqyeshëm i zinkut i cili nxit prodhimin e spermës dhe rrit shkallën e libidos. Mungesa e zinkut mund të shkaktojë impotencë, prandaj i tërë ushqimi që përmban zink është zgjidhje e shkëlqyer.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë është e mirë për shëndetin e përgjithshëm. Çokollata ka veçori të shkëlqyeshme antioksidante, zgjon dëshirën për seks, redukton nivelin e radikaleve të lira dhe mbron trupin nga krijimi i qelizave kancerogjene.

Shpargu

Është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminës B6, vitaminave A dhe C, acidi folik dhe tiaminës. Nxit prodhimin e histaminës, e cila është e domosdoshëm për arritjen e orgazmës te meshkujt dhe femrat.

Borziloku

Ka aromë dhe shije të shkëlqyeshme, ndërsa ka edhe efekt afrodiziak. Stimulon, përmirëson plleshmërinë dhe shëndetin e përgjithshëm.

Mjalti

Përmban borin, mineralin i cili është i nevojshëm në metabolizmin e estrogjenit dhe rritjen e nivelit të testosteronit. Egjiptianët e kanë konsideruar simbol të plleshmërsë dhe fatit, ndërsa me të kanë shëruar impotencën dhe shterpësinë.

Arrëmyshku

Përdoret në mjekësinë kineze. Është i shkëlqyeshëm për forcimin e libidos te femrat, ndërsa në sasi të mëdha mund të ketë efet halucinogjenik.

Jogurti

Pini çdo ditë së paku 200 gramë jogurt me sa më pak yndyrë. Jogurti shton epshin, andaj shumë lehtë do të jeni të gatshëm për seks, por është edhe burim i shkëlqyeshëm i proteinave të cilat përmirësojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbje të peshës trupore.

Pini mjaft lëngje

Pini ujë gjatë ditës. Uji shpëlan sistemin e tretjes, andaj ushqimi më shpejt tretet dhe humben kilogramët. Krahas kësaj, trupi i hidratuar mirë e bën seksin mjaft të këndshëm.


Bëni gjimnastikë


Ushtrimet mund të ndikojnë si afrodiziak, sepse shkaktojnë lirimin e endorfinës. Endorfina jo vetëm që ndihmon në ngritjen e humorit, por ndihmon edhe në prodhimin e testosteronit, gjë që shton dëshirën për seks. Njerëzit të cilët ushtrojnë rregullisht, më lehtë u ngrihet dëshira për seks dhe më shpejt arrijnë orgazmën sesa ata të cilët nuk ushtrojnë.

Merrni rreze dielli

Vetëm 20 minuta rreze dielli në ditë pa kremin për rrezitje shkakton prodhimin e pigmentit të melaninës, i cili mund të zgjojë dëshirën për seks.

Lëreni duhanin

Nikotina në fillim mund të ngrejë dëshirën, mirëpo në afat të gjatë ka ndikim negativ.

Frustrimet në lidhje me impotencën nuk mund të zgjidhen sot për nesër, por kërkojnë shumë përkushtim dhe aftësi të kënaqësisë me partnerin.

Nëse dëshironi t’i ndihmoni vetës rreth impotencës atëherë duhet që nga menyja e ushqimeve tuaja të largoni çdo gjë që përmban kofein.

Nëse mendoni se alkooli mund të ndikoj si afrodiziak atëherë jeni gabim. Çdo lloj alkooli është i ndaluar, përveç verës së kuqe e cila hyn në grupin e afrodiziakëve të mirë. Ushqimet tjera që llogariten si afrodiziak të mirë janë: kërpudha tartufi, spinaqi, qepa, hudhra, speci, brokoli, perimet rrënjore (selino, karota), shalqiri, pjepri, dredhëza, bajamja (bademi), arra, lajthia, por gjithmonë të papjekura.

Definitivisht, nëse keni problem me impotencën duhet të ushqeheni shëndetshëm – ajo shërohet edhe me ushqim. Hani shëndetshëm dhe kjo do t’ju ndihmoj.

Bajamet (bademi)

Ndoshta tingëllon çuditshëm, por edhe pse bajamja është shumë e pasur me yndyra (13 gr yndyrë në 30 gr bajame) ajo mund të jetë me shumë vlerë për zemrën tuaj. Bajamet janë të pasura me vitaminë E, një mbrojtës tjetër i zemrës suaj.

Bajamja edhe me një veti dallohet nga ushqimet e grupit të njëjtë që i takon (arrat, lajthitë): ato janë burim i përkryer i kalciumit joqumështor; 30 gr bajame përmbajnë rreth 10% të sasisë së rekomanduar ditore të këtij minerali.

Speci (i kuq)

Speci i kuq dhe i ëmbël nuk është ndoshta në trend sikurse speci i djegës chili, por tani që po flasim për ushqim të shëndetshëm ai në mënyrën e tij është shumë i “djegës”. Një spec përmban më shumë vitaminë C sesa një portokall. Në përmbajtje speci i kuq ka shumë betakaroten. Përmban dhe likopen-karotenoid i cili mund të ndihmoj në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit.

Qepa

Qepa, sot, qëndron në krye të listës së ushqimeve me përmbajtje antikancerogjene. Qepa mund të parandaloj reakcionet antiinflamatore, të cilat ndikojnë në paraqitjen e alergjive dhe astmës. Përkrah kësaj qepa ndikon si parandalues dhe në paraqitjen e sulmit në zemër dhe në tru në atë mënyrë që zvogëlon kolesterolin dhe shtypjen e gjakut dhe parandalon trashjen e gjakut. Ka shumë njerëz që nuk e konsumojnë qepën për shkak të erës së saj karakteristike. Që të parandaloni erën e qepës mjafton që të përtypni një degëz të majdanozit të freskët.

Vitamina E (tokoferoli)– një antioksidant i fuqishëm ndihmon në preventimin e akumulimit të pllakave në arterie.

Kalciumi ndihmon në ndërtimin e eshtrave më të fortë, por ndihmon dhe në rregullimin e punës së zemrës dhe normalizimin e shtypjes së gjakut



Kënaqeni partnerin

Nëse jeni të pakënaqur me seks, me siguri partneri juaj jo. Në vend që të bisedoni për gjërat që do të duhet t’i përmirësoni, përqendrohuni në gjërat pozitive të jetës suaj seksuale.

Bisedoni gjatë seksit dhe jepni sinjale partnerit tuaj që po bën diçka të mirë. Kjo partnerit tuaj do t’ia zgjojë egon, shkruan Telegrafi. Pyeteni çka dëshiron të bëni në shtrat. Kjo do t’i hapë linjat e komunikimit, andaj ju do të mund t’ia tregoni dëshirat tuaja.

Kujdesuni edhe për këto shprehi të shëndetshme

– Ushtroni disa orë para se të shkoni në shtrat në mënyrë që të përmirësoni qarkullimin e lëngjeve në trupin tuaj. Është mirë të ushtroni, por assesi drejtpërdrejt para se të flini gjumë, sepse atëherë do të jeni plot energji në kohën kur ju duhet pushimi.

– Shmangni ushqimin e rëndë dhe alkoolin para se të flini gjumë, sepse këto e mbysin dëshirën seksuale.

– Mos shikoni televizor. Apo edhe më mirë, mos mbani televizor në dhomën e gjumit.

http://floripress.blogspot.com/2014/04/10-sugjerime-per-seks-brilant.html


Pa aftësia seksuale e mashkullit, problem real, por i shërueshëm!



Kur të paraqitet problemi i libidosë, nuk duhet të heshtet, por duhet të diskutohet me ekipin profesionist, në mënyrë qe te zgjidhet ky problem.

Mungesa e libidos mund të reflektohet dhe si pamundësi dhe paaftësi të përjetohet orgazma, zvogëlim i dëshirës për marrëdhënie seksuale, si dhe humbje e dëshirës dhe kënaqësisë seksuale. Njëra nga arsyet mund të jetë ndonjë problem psikik, ndërkaq arsye tjetër mund të jetë prodhimi i zvogëluar i te ashtuquajtura hormone gonadotrope.

Një gjë është shumë e rëndësishme: nëse ju nuk ndiheni ashtu siç ju dëshironi, as dëshira për seksin nuk do të ndryshoj nga ndjenja e juaj e përgjithshme. Në lidhje me seksin shumë është folur për vitaminën E. Në të vërtet është treguar se ai ndikon në rritjen e frytshmërisë tek të dy gjinitë dhe ndihmon në trajtimin e impotencës tek meshkujt.

Impotenca është paaftësi e arritjes apo mbajtjes së ereksionit. Ereksioni paraqitet kur enët e gjakut në penis mbushen me gjak dhe forcojnë organin.

Procesi iniciohet përmes stimulimit seksual, i cili inicion dërgimin e sinjaleve nga nervat në tru dhe boshtin kurrizor deri tek arteriet në penis, duke i udhëzuar ato të hapen. Shumica e meshkujve përjetojnë problem të përkohshme me mbajtën e ereksionit, por kjo nuk është arsye për shqetësim.


Arsyeja kryesore e impotencës është qarkullimi i dobët dhe i zvogëluar i gjakut nëpër penis si pasoj e arteriosklerozës, hapjes së arterieve. Arsye tjera të mundshme janë dhe diabeti, disbalanci hormonal, çrregullimi i nervave, sëmundjet e prostatës apo efektet anësore të medikamenteve. Vetëm një rast në dhjete ka burim psikologjik.

Për këtë arsye ereksioni ndodhë pa dëshirë në kohën e gjumit, duke aplikuar “testin e pullës postare” është e mundur të verifikohet nëse problem është i natyrës fizike apo psikologjike. Rreth penisit vendosni një shirit të pullave postare në atë mënyrë që të bashkoni të dy anët e shiritit. Nëse ereksioni ka ndodhur gjate natës, në mëngjes shiriti i pullave postare do të jetë i këputur dhe në këtë rast burimi sigurisht se është i natyrës psikologjike.

Ky lloj i ereksionit zakonisht ka të bëjë me stresin.

Edhe një vlerë ushqyese që vlen të përmendet kur është në pyetje seksi është zinku. Pjesa dërmuese e zinkut në trupin e mashkullit është gjetur në prostatë, ndërkaq mungesa e këtij minerali mund të shkaktoj atrofi të testiteve dhe disfunksion në funksionin e prostatës.

 Ekzistojnë vitamina që përmirësojnë nivelin energjetik, e me këtë përmirësohet edhe seksualtiteti i organizmit.

Ushqimi ka ndikim të madh në përmirësimin e këtij problem. Ushqimet që ndikojnë pozitivisht janë: ostrigat, ushqimet me luspa të të gjitha llojeve, tharmi i birrës, orizi integral, drithërat integrale, krundet e grurit, embrioni i grurit, farat e lulediellit dhe kungullit.

Ushqimet e yndyrshme mund të çrregullojnë dukshëm hormonet e meshkujve, dhe përmes kësaj te ndikojnë në jetën e tyre seksuale. Është e zakonshme të shohim mashkullin e vërtetë të han shumë mish – sigurisht për shkak të burrërisë së tij, forcës fizike dhe qëndrueshmërisë në luftë.

Por kjo shprehi mund të ketë efekte të kundërta. Mishi dhe yndyrat e tij nuk janë mënyra më e mirë që mashkulli të rrisë burimet e hormoneve mashkullore. Ushqimi i yndyrshëm me kalimin e kohës mund të zvogëlojë interesimin e mashkullit për seks.

 Konsumimi i shpeshtë i burgerëve të yndyrshëm, pulës së fërguar, patateve të fërguara, djathit dhe akullores mund të ndikoj në dy mënyra në seksualitetin e mashkullit: ushqimet e yndyrshme e shëndoshin njeriun, ndërkaq njerëzit me më shumë yndyra në organizmin e tyre kanë dhe nivel më të ulët të testosteronit. Me këtë ushqimi i yndyrshëm mund të parandaloje ereksionin.

Ushqimet e begatshme me yndyra sjellin deri tek plasaritja e arterieve të cilat e furnizojnë organin mashkullor me gjak dhe kështu edhe mundëson ereksionin sikurse që dhe ngushton dhe arteriet tjera. Plasaritja e arterieve është arsyeja kryesore e impotencës.



T’i njohim dhe t’i parandalojmë sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Sëmundjet ngjitëse seksuale janë sëmundje që ngjiten nga kontakti trupor gjatë marrëdhënieve seksuale. Këto shkaktohen nga viruset, bakteriet dhe parazitet. Këto po ashtu njihen si Infektime ngjitëse seksuale apo me emrin e vjetër Sëmundje veneriane. Ekzistojnë 25 lloje të sëmundjeve ngjitëse seksuale. Këto të gjitha kanë të përbashkët, faktin që të gjitha ngjiten nga marrëdhëniet seksuale duke përfshirë seksin vagjinal, anal dhe oral. Sëmundjet e përmendura më poshtë sëmundjet ngjitëse më të zakonshme.

Balanitis

Shpesh referohet si simptomë e infektimit por nuk do të thotë se është infeksion vetvetiu. Saktësisht nuk është sëmundje ngjitëse seksuale, është pasojë e aktivitetit seksual. Ndodh vetëm te meshkujt dhe paraqitet si pezmatim në krye të penisit dhe ndodh më shpesh në meshkujt që nuk janë të bërë synet. Po ashtu mund të shkaktohet nga mos higjiena.

Klamidia

Është njëra nga infeksionet bakteriale ngjitëse seksuale më të zakonshme. Nëse nuk shërohet mund të shkaktojë probleme serioze. Klamidia e infekton qafën e mitrës te femra. Simptomat e infeksionit mund të shfaqen në çdo kohë. Shpesh ndodh që simptomat të shfaqen 1 deri në 3 javë pas infektimit.

Epididmitisi

Do të thotë inflamacion i epididmitisit. Epididmtisi nuk është gjithmonë rezultat i sëmundjeve ngjitëse seksuale por zakonisht është nga prezenca e infektimeve si klamidia apo gonorea. Simptomat e infektimit janë dhimbje në testikuj dhe qeset e tyre. Mënyra më e mirë për të preventuar infektimin është duke përdor kondom gjatë seksit.

Herpesi gjenital

Shkaktohet nga virusi herpes simpleks. Virusi mund të infekton gojën, pjesët gjenitale, lëkurën përreth anusit dhe gishtat. Pas fazës së parë të përhapjes së herpesit, virusi vendoset në fijëzat nervore ku qëndron pa u dalluar dhe nuk shkakton asnjë simptomë.

Lythat gjenital

Janë rritje të mishi të cilat mund të paraqiten në organet gjenitale të femrave dhe meshkujve. Ato shkaktohen nga virusi që quhet virus njerëzor papilloma. Pas infektimit me lythat gjenital kalon 1 deri 3 muaj që lythat të paraqiten në organet gjenitale.

Gonorrea

Është infeksion bakterial. Ngjitet seksualisht dhe mund ta infektojë qafën e mitrës, uretrën, rektumin, anusin dhe fytin. Simptomat e infektimit mund të shfaqen në mes 1 deri 4 ditë pas ekspozimit. Por ndonjëherë është e mundshme të infektoheni dhe mos të kenë simptome.

Sifilisi

Është infeksion bakterial. Zakonisht ngjitet gjatë seksit por edhe mund të ngjitet në foshnje të palindura nga nënat shtatzana. Simptomat e sifilisit janë të njëjta në meshkuj dhe femra. Janë vështirë të dallohen dhe mund të shfaqen 3 muaj pasë seksit me personin e infektuar.

Infeksioni mykotik

Është infeksion që shumohet e cila jeton në lëkurë dhe normalisht qëndron si bakterie jo dëmtuese. Por nëse shumohet mund të shkaktojë kruamje, ajësim, dhimbje dhe shkarkesë në femra dhe meshkuj. Infeksioni mykotik mund të ngjitet gjatë seksit me personin e infektuar por infektimi mund të ndodh nëse vishni rroba të ngushta nga nailoni apo goma.

Trikomanas vagjinosi

Shkaktohet nga parazitët që gjinden në vaginë dhe uretrën e meshkujve. Shpesh nuk ka simptoma. Nëse simptomat janë prezente ato mund të jenë dhimbje gjatë urinimit. Ngjitja normalisht ndodh gjatë seksit oral, anal dhe vagjinal me personin e infektuar.

Si mund të dini që keni sëmundje ngjitëse seksuale?

Çdo njeri që është seksualisht aktiv mund të jetë në rrezik prej sëmundjeve ngjitëse seksuale. Disa prej sëmundjeve mund të kenë simptoma të tilla, si: shkarkesë nga organet gjenitale, dhimbje kur urinojnë, ënjtje dhe inflamim në organe gjenitale. Shumë sëmundje ngjitëse seksuale si Klamidia nuk shfaqin simptoma. Për këtë shkak rekomendohet që vazhdimisht të bëhen kontrolle te mjeku për shëndetin seksual, t’i bëni analizat për sëmundje ngjitëse seksuale nëse mendoni se jeni në rrezik. Ndonjëherë mund të kalojë kohë e gjatë deri me shfaqjen e simptomave kështu që ju mund infektoni dikë gjatë kësaj kohe prandaj është e nevojshme t’i bëni analizat dhe të merrni trajtimin e duhur. Nëse jeni në marrëdhënie me partner dhe është vërtetuar se keni sëmundje ngjitëse, kjo nuk do të thotë se ai ose ajo ka pasur marrëdhënie seksuale me dikë tjetër. Simptomat e sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të shfaqen edhe disa muaj pas infektimit.

Udhëzues për sëmundjet ngjitëse seksuale?

Vagjinosis bakterial nuk është saktësisht sëmundje ngjitëse seksuale sepse nuk ngjitet gjatë marrëdhënieve seksuale. Megjithatë mund të keqësohet nga seksi dhe më shpesh shfaqet në femrat të cialt janë më aktive seksualisht, se ato që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale asnjëherë. Shkaktohet nga çrregullimi i bakterieve normale të shëndosha që gjenden në vaginë. Edhe pse janë relativisht të padëmshme dhe kalojnë pa u dalluar ndonjëherë mund të shkaktojnë erë të keqe. Përderisa nuk ka shpjegim të qartë pse ky infektim ndodh sugjerohet se përmbajtja e spermës që është alkaline mund të jetë njëri nga shkaqet për shkak që mund të shkaktojë ngacmim me bakteriet e vaginës natyrale të cilat janë acidike. Femra nuk mund të infektojë mashkullin me këtë infektim mirëpo është me rëndësi që infektimi të trajtohet sepse ndonjëherë infektimi Vaginosis bakterial kalon në tubat fallopiane dhe shkaktojë infektim më serioz.

Si mund ti parandaloni sëmundjet ngjitëse seksuale?

Ju mund të evitoni rrezikun nga sëmundjet ngjitëse seksuale gjatë marrëdhënieve seksuale të përdorni kondor, si dhe ju e partneri juaj të bëni analizat. Sa më shumë partnerë që keni aq më shumë rrezik keni të infektoheni me sëmundje ngjitëse seksuale. Mënyrat e tjera që mund ta redukoni, rekomandojnë të përdorni mbrojtës për gojë dhe kondoma gjatë seksit oral, të i pastroni lodrat seksuale pas përdorimit, pastroni duart pas seksit dhe të pastroni organet gjenitale rregullisht. Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale janë ngjitëse dhe mund të shkaktojnë dëmtime për një kohë të gjatë apo përherë, por edhe mund të shkaktojnë dëme në pjellshmëri nëse infektimi nuk trajtohet. Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të infektojnë partnerin tuaj gjatë seksit dhe disa nga sëmundjet mund të barten nga nëna në foshnjën e palindur. Sëmundjet ngjitëse seksuale mund të ndihmojnë bartjen e HIV.

***
Sa e njohin femrat shqiptare kontracepsionin dhe përdorimin e tij

Gratë shqiptare janë minimalisht pak të informuara për kontracepsionin sepse përqindja e grave që bëjnë aborte është shumë e lartë, një ndër popullsitë më të larta në të gjithë Evropën për numër lindjesh dhe numër abortesh dhe raporti tashmë është ndryshuar, është në favor të aborteve dhe jo në favor të lindjeve, kjo do të thotë që të gjitha mënyrat e mbrojtjes nga një shtatzëni e padëshiruar janë jo mirë të njohura nga popullata shqiptare në përgjithësi, dhe në mënyrë të veçantë pastaj nga gratë të cilat duhet t’i përdorin këto mjete kontraceptive.

 Popullata më e pambrojtur dhe më e pasigurt në këtë pjesë është mosha studentore e cila hyn në raportet e para seksuale pa ditur që ka një shtatzëni nga prapa dhe pa ditur dhe pjesën tjetër që ka dhe mënyra mbrojtjeje të cilat i garantojnë një jetë seksuale të qetë, normale dhe pa probleme të kësaj natyre që në fakt bëhen pastaj edhe burim problemesh të mëvonshme për këtë kontigjent popullate që në një farë mënyre gjen një zgjidhje sepse bën abortin.

Por pasojat e abortit janë psikologjike, sociale, dhe pastaj janë pasojat mjekësore të tij që janë realisht goxha të rëndësishme për shëndetin riprodhues dhe për shëndetin specifik të gruas në përgjithësi.
Nevojat për përdorimin e kontraceptivëve

Nevoja e kontracepsionit është ka lindur kryesisht për moshat e reja, moshat e riprodhimit, të cilat për të shmangur një intervent, një ndërhyrje siç është aborti zgjedhin një mënyrë që është pak e dëmshme dhe e sigurt nga një shtatzëni e padëshiruar, deri në momentin që çifti do të dojë të planifikojë një shtatzëni.

Domosdoshmëria për informimin e popullatës me moshë të re

Që mbas vitit ‘93 informacioni mbi seksualitetin tek ne ka filluar të jepet që në klasën e tetë. Mësuesit që japin edukatën seksuale në shkolla përgjithësisht nuk flasin sepse raporti midis nxënësve dhe mësuesve është pak i sikletshëm në Shqipëri për këtë temë. Kjo vjen për shkak të mentalitetit tona, prandaj në pjesën dërrmuese popullsia shqiptare, detyrimisht është totalisht e painformuar. Orientimet paraprake të rinjtë duhet t’i marrin ne familje por kjo tek ne nuk ndodh, kështu që në momentin e parë kur fillon jeta aktive ata ndodhen përballë një situate që i çon këto të reja drejt aborteve.

Mosha e rekomanduar për përdorimin e kontraceptivëve

Mosha e përcaktuar nga ekspertët dhe mjaket për fillimin e përdorimit të kontraceptivëve duhet të startojë që me kryerjen e marrëdhënieve të para seksuale deri në momentin që çifti do të ketë një shtatzëni. Rekomandohet që deri në 35 vjeç është një mënyrë mbrojtëse e sigurt në 99 për qind të rasteve, është një përqindje shumë e ulët dështimi që mund të kenë kontraceptivët, më tepër është teorike sesa e verifikuar praktikisht.

Përdorimi nga partnerët e rregullt

Për partnerët e rregullt do të ishte mirë të përdoren rregullisht kontraceptivët. Në rastet kur nuk ka partner fiks do të gjendet një mënyrë tjetër kontraceptivi.

Në këtë rast, një mënyrë mbrojtjeje është prezervativi që bëhet i domosdoshëm për dy arsye: e para për të parandaluar shtatzëninë e padëshiruar dhe e dyta për të parandaluar sëmundjet seksualisht të transmetueshme siç është sida, dhe gjithë infeksionet e tjera, sepse një partner jo fiks do të thotë, një partner që nuk e njeh mirë dhe detyrimisht, probabiliteti i të dyja palëve për të marrë diçka të kësaj natyre është goxha i lartë.

Avantazhet dhe disavantazhet e kontraceptiveve

Kryesorja është parandalimi i një shtatzënie të padëshiruar, pra ideja e prodhimit të kontraceptivëve ka qenë pikërisht kjo.

Nga momenti i prodhimit të tyre kanë kaluar 50 vjet dhe vazhdojnë të prodhohen preparate të rinj sepse është parë që përveç shtatzënisë së padëshiruar kontraceptivet stabilizojnë ciklin tek një grua shumë mirë dhe ulin dhimbjet gjatë menstruacioneve në mënyrë të dukshme, ulin humbjen e gjakut gjate menstruacioneve qe është një komponent i rëndësishëm për ato gra që e kanë dhe i drejtohen shpeshherë maternitetit për këtë gjë, njëkohësisht gratë që përdorin kontraceptivë janë të mbrojtura nga formimi i kisteve në vezë, nga kanceri i mitrës dhe i vezoreve edhe 5 vjet pas ndërprerjes së tyre, që janë faktorë pozitivë në kuadrin e përdorimit të kontraceptivëve, kjo bëhet kryesisht për kontraceptivët oralë, që merren nga goja, sepse prezervativi dhe sterilja nuk është se mbrojnë në këtë pjesë.

Efektet anësore të kontraceptivëve

Kontraceptivët kanë teorikisht dhe praktikisht efekte anësore më pak se një shtatzëni e padëshiruar, që do të thotë se nëse kontraceptivët shkaktojnë probleme me enët e gjakut, kjo është e barasvlefshme me atë që shkakton shtatzënia e padëshiruar. Në përgjithësi shtatzënia çrregullon gjithë enët e gjakut, kështu që përqindja e rrezikut është e njëjte për të dy rastet. Problemi tjetër është se pas moshës 35 vjeç përbën rrezikshmëri te gratë që pinë duhan sepse favorizojnë në radhë të parë problemet e zemrës.

Nuk është se i nxisin kontraceptivët, por i favorizojnë, prandaj dhe konsiderohet për gratë që pinë duhan, sepse tek ato probabiliteti që enët e gjakut, e kryesisht zemra të jetë e dëmtuar është më e lartë. Prandaj dhe kontraceptivët i favorizojnë te këto mosha problemet e zemrës. Kohët e fundit po prodhohen kontraceptivë me doza minimale, shumë të ulëta që favorizojnë përdorimin e tyre edhe nga këto mosha.

Kanceri i gjirit dhe kontraceptivët

Një problem shumë i diskutuar ka qene kanceri i gjirit dhe kontraceptivët. Përgjithësisht është vënë re që kontraceptivët nuk shkaktojnë kancer gjiri. Problemi i kancerit të gjirit për gratë e gjithë Evropës Perëndimore që kontrollohen rregullisht është se marrja e kontraceptivëve e detyron gruan të kontrollohet me shpesh dhe me rregullisht. Dhe midis vizitave të tjera, është edhe vizita e kontrollimit të gjirit. Është organizuar edhe një konferencë për kancerin e gjirit tek gratë shqiptare, si një pjesë që ka të bëjë me sensibilizimin e popullatës femërore, kryesisht për kancerin e gjirit. Përsa i përket kontraceptivëve problemi është i zgjidhur, kontraceptivët nuk shkaktojnë kancer, por duke rritur mundësinë e diagnostifikimit, evidentohen më herët patologjitë që mund të ketë gjiri. Vizitat të mjeku dhe gjinekologu duhet të bëhen zakon, por tek ne mungon kultura e rrënjosur shëndetësore dhe seksuale.

* * *
Impotenca e mashkullit, problem real, por i shërueshëm!

Mungesa e libidos mund të reflektohet dhe si pamundësi dhe paaftësi të përjetohet orgazma, zvogëlim i dëshirës për marrëdhënie seksuale, si dhe humbje e dëshirës dhe kënaqësisë seksuale. Njëra nga arsyet mund të jetë ndonjë problem psikik, ndërkaq arsye tjetër mund të jetë prodhimi i zvogëluar i te ashtuquajtura hormone gonadotrope.

Një gjë është shumë e rëndësishme: nëse ju nuk ndiheni ashtu siç ju dëshironi, as dëshira për seksin nuk do të ndryshoj nga ndjenja e juaj e përgjithshme. Në lidhje me seksin shumë është folur për vitaminën E. Në të vërtet është treguar se ai ndikon në rritjen e frytshmërisë tek të dy gjinitë dhe ndihmon në trajtimin e impotencës tek meshkujt.

Impotenca është paaftësi e arritjes apo mbajtjes së ereksionit. Ereksioni paraqitet kur enët e gjakut në penis mbushen me gjak dhe forcojnë organin. Procesi iniciohet përmes stimulimit seksual, i cili inicion dërgimin e sinjaleve nga nervat në tru dhe boshtin kurrizor deri tek arteriet në penis, duke i udhëzuar ato të hapen. Shumica e meshkujve përjetojnë problem të përkohshme me mbajtën e ereksionit, por kjo nuk është arsye për shqetësim.

Arsyeja kryesore e impotencës është qarkullimi i dobët dhe i zvogëluar i gjakut nëpër penis si pasoj e arteriosklerozës, hapjes së arterieve. Arsye tjera të mundshme janë dhe diabeti, disbalanci hormonal, çrregullimi i nervave, sëmundjet e prostatës apo efektet anësore të medikamenteve. Vetëm një rast në dhjete ka burim psikologjik.

Për këtë arsye ereksioni ndodhë pa dëshirë në kohën e gjumit, duke aplikuar “testin e pullës postare” është e mundur të verifikohet nëse problem është i natyrës fizike apo psikologjike. Rreth penisit vendosni një shirit të pullave postare në atë mënyrë që të bashkoni të dy anët e shiritit. Nëse ereksioni ka ndodhur gjate natës, në mëngjes shiriti i pullave postare do të jetë i këputur dhe në këtë rast burimi sigurisht se është i natyrës psikologjike.

Ky lloj i ereksionit zakonisht ka të bëjë me stresin.

Edhe një vlerë ushqyese që vlen të përmendet kur është në pyetje seksi është zinku. Pjesa dërmuese e zinkut në trupin e mashkullit është gjetur në prostatë, ndërkaq mungesa e këtij minerali mund të shkaktoj atrofi të testiteve dhe disfunksion në funksionin e prostatës.

 Ekzistojnë vitamina që përmirësojnë nivelin energjetik, e me këtë përmirësohet edhe seksualtiteti i organizmit.

Ushqimi ka ndikim të madh në përmirësimin e këtij problem. Ushqimet që ndikojnë pozitivisht janë: ostrigat, ushqimet me luspa të të gjitha llojeve, tharmi i birrës, orizi integral, drithërat integrale, krundet e grurit, embrioni i grurit, farat e lulediellit dhe kungullit. Ushqimet e yndyrshme mund të çrregullojnë dukshëm hormonet e meshkujve, dhe përmes kësaj te ndikojnë në jetën e tyre seksuale. Është e zakonshme të shohim mashkullin e vërtetë të han shumë mish – sigurisht për shkak të burrërisë së tij, forcës fizike dhe qëndrueshmërisë në luftë. Por kjo shprehi mund të ketë efekte të kundërta.

 Mishi dhe yndyrat e tij nuk janë mënyra më e mirë që mashkulli të rrisë burimet e hormoneve mashkullore. Ushqimi i yndyrshëm me kalimin e kohës mund të zvogëlojë interesimin e mashkullit për seks. Konsumimi i shpeshtë i hamburgerëve të yndyrshëm, pulës së fërguar, patateve të fërguara, djathit dhe akullores mund të ndikoj në dy mënyra në seksualitetin e mashkullit: ushqimet e yndyrshme e shëndoshin njeriun, ndërkaq njerëzit me më shumë yndyra në organizmin e tyre kanë dhe nivel më të ulët të testosteronit.

Me këtë ushqimi i yndyrshëm mund të parandaloje ereksionin. Ushqimet e begatshme me yndyra sjellin deri tek plasaritja e arterieve të cilat e furnizojnë organin mashkullor me gjak dhe kështu edhe mundëson ereksionin sikurse që dhe ngushton dhe arteriet tjera. Plasaritja e arterieve është arsyeja kryesore e impotencës.

Frustrimet në lidhje me impotencën nuk mund të zgjidhen sot për nesër, por kërkojnë shumë përkushtim dhe aftësi të kënaqësisë me partnerin.

Nëse dëshironi t’i ndihmoni vetës rreth impotencës atëherë duhet që nga menyja e ushqimeve tuaja të largoni çdo gjë që përmban kofein. Nëse mendoni se alkooli mund të ndikoj si afrodiziak atëherë jeni gabim. Çdo lloj alkooli është i ndaluar, përveç verës së kuqe e cila hyn në grupin e afrodiziakëve të mirë. Ushqimet tjera që llogariten si afrodiziak të mirë janë: kërpudha tartufi, spinaqi, qepa, hudhra, speci, brokoli, perimet rrënjore (selino, karota), shalqiri, pjepri, dredhëza, bajamja (bademi), arra, lajthia, por gjithmonë të papjekura.

Definitivisht, nëse keni problem me impotencën duhet të ushqeheni shëndetshëm – ajo shërohet edhe me ushqim. Hani shëndetshëm dhe kjo do t’ju ndihmoj.



* * *

Pse meshkujt nuk i drejtohen andrologut?

Instinkti për të kryer marrëdhënie seksuale është më i forti që zotërojmë. Ky është jetësor nëse duam të krijojmë brezin tjetër. Instinktet tona na nxisim të gjithëve të kryejmë marrëdhënieve seksuale, por shpesh hasen probleme.

Në derën e seksologut trokasin burra të rinj e të vjetër, të shoqëruar ose jo me partneret. Problemet e tyre janë të ndryshme: paaftësi për të kryer aktin seksual, pamundësi për të patur fëmijë apo shqetësime nga sëmundjet seksuale.

Por një gjë është e përbashkët: Cilido qoftë motivi i vizitës, vizita te andrologu e një burri është shumëfish më e vështirë se vizita e një gruaje te gjinekologu. Shpesh kjo vizitë mjaftohet me një bisedë të vështirë, së cilës mjeku përpiqet t’i gjejë “çelësin” e lehtësimit.

Ndoshta është kjo arsyeja që në Shqipëri dhe në Kosovë  nuk ka shumë mjekë andrologë, pasi në këtë rast, pacientët do të ishin edhe më ngurues. Por sidoqoftë, është rritur disi ndërgjegjësimi se edhe për problemet e jetës seksuale me mjekun mund të flitet. Për këtë kanë ndikuar edhe mediat e sidomos gazetat dhe revistat. Për gjithçka mund të flitet, veçse duhet gjetur mënyra për të folur, duke shmangur vulgaritetin e duke mbetur te problemi mjekësor që është tepër njerëzor.

Shkaktarët e impotencës te meshkujt

Shkaqet e impotencës te meshkujt grupohen në psikologjike dhe organike. Shkaktarët psikologjikë kur shfaqen te moshat e reja kemi të bëjmë me ato momente kur mashkulli është i paaftë për të pasur ereksion dhe për të realizuar penetrimin.

Kur mosrealizimi i aktit seksual përsëritet, fillon të shfaqet frika dhe kjo gjendje mund të shkojë me vite. Ndërsa shkaqet organike janë ato kur janë prishur hallkat e një mekanizmi fiziologjik përgjegjës për aktin seksual.

Kjo gjendje haset më shpesh te mosha të mëdha të shoqëruara me sëmundje si diabeti, hipertensioni, yndyrnat e larta, si dhe sëmundje të tjera, duke përfshirë edhe veprimin frenues të disa grupeve të medikamenteve.

Pse meshkujt nuk i drejtohen mjekut seksolog?

Jeta seksuale është pjesë tepër intime e çdo njeriu dhe shumë meshkuj e kanë të vështirë të flasin për problemet e tyre me mjekun. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të zhvilluara. Pasojat e ndrojtjes nuk mungojnë.

Madje, një pjesë e madhe nuk pranojnë të vizitohen. Është diçka e provuar: meshkujt kanë shumë më tepër droje se femrat të zbulohen para mjekut, ndërkohë që në jetë janë më të shpenguar.
Viagra, a është normale dhe e vlefshme në jetën seksuale

Jeta seksuale shfaq problemet e saj me moshën. Impotenca fillon të shfaqet me kalimin e viteve dhe ky është një fakt i pakëndshëm për të gjithë njerëzit. Seksualiteti është pjesë e rëndësishme jo vetëm e jetës, por edhe e vetë personalitetit njerëzor.
Njerëzit që e kanë humbur këtë aftësi ndihen të pavlershëm. Kjo i bën të vuajnë më tepër se gjithçka. Kjo patologji, ky dëmtim, mund të kurohet, sikurse shumë sëmundje të tjera. Grupi i atyre që nuk pranojnë të përdorin stimulues për të mbajtur gjallë jetën seksuale është i madh, ndonëse nuk ka shifra.

* * * *

STERILITETI – PAPJELLORIA

Steriliteti është mungesa e shtatzënisë pas një viti bashkëjetese martesore me qëllim të shtatzënisë. Shkalla e incidencës ndodh në 10-15 % të martesave.

Shkaqet e sterilitetit kthehen në:

• 35 % të rasteve te meshkujt.
• 35 % të rasteve te gypat dhe organet e tjera të legenit të femrave.
• 15 % e tyre janë për shkaqe që kthehen në vezoren e femrës.
• 10 % e tyre janë të paspjegueshme, ndërkohë që të dy bashkëshortët janë në rregull.
• 5 % të tyre kthehen në shkaqe që nuk janë të njohura.

Sa më shumë që gratë të kalojnë në moshë, aq më shumë ulet përqindja e pjellorisë tek ato, veçanërisht pas moshës 35 vjeçare.

Shkaqet e sterilitetit te femra

Funksioni i riprodhimit te femrat

Aparati i riprodhimit femëror përbëhet nga :

a) Vezoret që janë gjendrat seksuale femërore lidhen me

b) Gypat e Falopit ,të cilët përfundojnë në

c) Uterus (ose mitër),që përfaqëson organin muskulor ku zhvillohet embrioni i cili vazhdon me

d)Qafën e mitrës e cila përfundon me

e) Vaginën.

Vezoret janë gjëndra seksuale të riprodhimit te femrat, janë dy të vendosura në të dy anët e fundit të barkut. Kanë formën dhe madhësinë e një bajameje dhe secila lidhet drejtëpërdrejtë me gypin uterin respektiv ose ndryshe Tromba e Falopit (ose ovidukt).

 Nëpërmjet ovidukteve veza e liruar nga vezoret mund të arrijë uterusin. Uterusi (ose mitra) është organ muskulor zgavror. Përbëhet nga muskujt e lëmuar (miometri) dhe nga shtresë mukoze e përbëre nga indi lidhor e pasur me enë gjaku (endometri).

Cikli i vezores dhe i mitrës

Zhvillimi i vezës dhe përshtatja e mitrës për t’u rritur rregullohen nga hormone. Vezoret e ushtrojnë normalisht aktivitetin e tyre në mënyrë ciklike. Çdo cikël zgjat 28 ditë, duke liruar një vezë. Çdo vezë zhvillohet në një strukturë të vogël në formë qeske që quhet folikul. Cikli kontrollohet nga hormoni nxitës i folikulave ose FSH, që prodhohet nga hipofiza.

Dora- dorës që folikula rritet mbushet me një lëng që përmban hormonin estrogjen. Kjo quhet faza e parë ose folikulare. Kur veza piqet, folikula çahet dhe veza transportohet nga lëngu në ovidukt. Lirimi i vezës quhet ovulacion.

Ovulacioni përbën fazën e dytë. Pas ovulacionit folikula shndërrohet në një strukturë që quhet trupi i verdhë, zhvillimi i të cilës kontrollohet nga një tjetër hormon hipofizar që quhet hormoni luteinizues ose LH. Ky çast shënon fillimin e fazës luteale ose fazës së tretë.

Ndërkohë trupi i verdhë prodhon hormonin progresteron i cili ndikon në shndërrimin e mukozës uterine në një shtresë sfungjerore ku mund të fiksohet veza e fekonduar dhe ruhet gjatë gjithë periudhës së shtatzanisë.

Nëse veza nuk fekondohet, trupi i verdhë shkatërrohet, prodhimi i progresteronit pakësohet, muret e mitrës çahen dhe fillon gjakderdhje. Ky fluks gjaku i mukozës uterine i përzier me produkte të shpërbërjes së qelizës vezë quhet menstruacion.

Cikli i mitrës ndodh në katër faza:

1) Menstruacionet me një kohë zgjatjeje mesatare 5 ditë. ;

2) Faza folikulare nga përfundimi i mestruacioneve të fundit deri në momentin e ovulacionit (MESATARISHT 10-14 ditë)

3) Ovulacioni, lirimi nga ana e vezores e vezës së pjekur.

4) Faza luteale, nga ovulacioni deri në menstruacionet pasardhëse (rreth 14 ditë).

Steriliteti te femrat kthehet te:

1. Defekti në vezore, i cili përbën 30-40 % të shkaqeve të sterilitetit tek gratë. Në këtë rast ndodh çrregullim në funksionin e vezoreve ose mungon prodhimi i vezëve për shkak të një çekuilibri në sekretimin e hormoneve hipofizare dhe ato të vezoreve që ndikojnë në rritjen dhe pjekjen e vezëve, dhe si rrjedhojë lëshimin dhe lirimin e tyre nga vezorja, për t’u kapur më pas nga tubi dhe për të vazhduar udhëtimin natyral të tyre.

Ky defekt mund të vijë edhe për shkak të ndonjë të mete të lindur në përbërjen e indeve të vezoreve, ose për shkak të ndonjë cisti rreth tyre.

2. Defekti në gyp, i cili përbën gjithashtu 30-40 % të shkaqeve të infertilitetit tek gratë. Gypi ka funksion bartës të vezës në rradhë të parë, duke e kapur vezën nga vezorja dhe duke e rrëshqitur atë me lehtësi brenda tij, ku takohet edhe me spermën dhe ndodh pllenimi, pastaj veza e pllenuar ndjek rrugën e saj drejt mitrës.
Defekti i këtij gypi mund të qëndrojë në ndonjë çrregullim të lindur si mungesa e gypit për shembull, ose nga prania e ndonjë infeksioni të mëparshëm të legenit, i cili ka shkaktuar bllokim të plotë ose të pjesshëm të tubit, në njërën ose në të dyja anët e tij, brenda ose jashtë tubit, duke penguar kështu lëvizjen normale të vezës në gyp, dhe mbërritjen e saj në kohën e duhur, në mitër ku vazhdon proceset e tjera të zhvillimit.

3. Çrregullim në qafën e mitrës, e vlerësuar me rreth 5 % të rasteve të infertilitetit tek gratë.

Qafa e mitrës është pengesa e parë që duhet të kalohet nga sperma apo të depërtojë nëpër sekrecionet e saj deri sat ë arrijë në mitër, dhe çdo ndryshim në natyrën e sekrecioneve të qafës së mitrës ose mukusit cervikal mund të pengojë ose të ndalojë hyrjen e spermës, apo edhe ta vrasë atë. Kjo vjen si shkak i ekzistencës së infeksioneve ose si rrjedhojë e një operacioni të mëparshëm në qafën e mitrës, ose nga ndikimi i çrregullimeve hormonale, apo edhe i defekteve të lindura, por këto të fundit janë të pakta dhe të rralla.

4. Disa shkaqe të mitrës, ku përfsihet prania e tumoreve fibroze, mishi i huaj, aderenca e shkaktuar nga infeksionet apo ndërhyrjet e mëparshme kirurgjikale, apo defektet e lindura, dhe që të gjitha këto pengojnë strehimin e vezës së fekonduar në membranën brenda mitrës dhe në miter, ku të rritet dhe të zhvillohet.

5. Shkaqe Imunologjike, dmth: prania e antitrupave kundër sperms, tek vetë sperma e mashkullit ose gjaku i tij, ose edhe tek gruaja gjithashtu, në gjakun e saj ose në qafën e mitrës, gjë e cila gjithashtu vret spermën.

6. Shkaqe të pashpjegueshme, të cilat mund të ekzistojnë tek dy bashkëshortë të shëndoshë në ekzaminim klinik dhe laboratorik, por që megjithatë, shtatzënia nuk ndodh.

Analizat

Duhen bërë ato analiza që zbulojnë praninë e ndonjë sëmundje, me ekzaminim klinik, si dhe duke mësuar historinë e sëmundjes, pastaj duke bërë analizat e posaçme që provojnë funksionimin e secilës nga dy vezoret, tubat, mitrën, qafën e mitrës, etj.

Shkaqet e sterilitetit te mashkulli

Mbizotëron bindja se në çdo 15 lidhje martesore, njërës prej tyre nuk iu dhurohet fëmijë për shkak të një prej problemeve të sterilitetit, ku në 60% të rasteve të tilla, problemi qëndron te burri. Për të njohur shkakun që fshihet pas kësaj, së pari duhet kuptuar anatomia dhe mekanizmi i funksionimit të aparatit riprodhues tek meshkujt.

Aparati i riprodhimit te mashkulli

Aparati i riprodhimit mashkullor përbëhet nga:

– Dy testikujt, që janë gjendra seksuale mashkullore dhe përbëhen nga

– Gypat seminifere që prodhojnë spermatozoidet dhe përfundojnë në:

– Epididimë, ku maganizohen spermatozoidet e sapoformuar të cilët nëpërmjet

– Dy kanaleve deferente kalojnë në:

– Vezikulat seminale të cilat nëpërmjet një gypi lidhen me

– Gjëndrën e prostatës

Aty ku bashkohen dhe dy kanalet deferente hapet edhe gypi që vjen nga fshikëza e urinës e që quhet

– Uretra, me të cilën lidhen edhe

– Gjendrat e Cuperit, sekretet e të cilave kanë funksion lubrifikues. Fshikëzat(vezikulat) seminale, prostata dhe gjendrat e Cuperit marrin pjesë në formimin e lëngut spermatik funksioni i të cilit është të mbajë në gjendje aktive spermatozoidet.

Sperma e njeriut përbëhet nga:

a) Spermatozoidet

b) Lëngu spermatik

Testikujt prodhojnë:

a) spermatozoide dhe

b) hormone seksuale mashkullore(më kryesori testosteroni) të cilat përcaktojnë tiparet seksuale dytësore.

Një spermatozoid përbëhet nga:

a) koka-pjesën më të madhe të së cilës e zë bërthama. Para saj ndodhet një qeskë e mbushur me enzima tretëse që quhet

a) Akrozoma.

b) Qafa – e pasur me mitokondri.

c) Bishti – që shërben për lëvizje.

Koha e prodhimit të një spermatozoidi të rritur përcaktohet me 74 ditë dhe zhvillimi e pjekja e spermatozoidëve të rritur bëhet në kontroll të disa gjendrave të caktuara me qendër në tru. Këto gjendra prodhojnë lëndën e quajtur “hormone” që sillen nëpër gjak, dhe disa prej tyre kanë ndikim të drejtpërdrejtë në gypat e lindjes së spermatozoideve.

Zhvillimi i spermatozoidit pa një sasi të përshtatshme hormonesh në gjak është i pamundur, dhe po kështu, sasia e ulët e hormoneve përbëjnë përqindje shumë të vogël spermatozoidësh, dhe që të dyja këto çojnë në sterilitet.

Shkaqet kryesore të sterilitetit te mashkulli

1. Mosekzistenca e spermatozoidëve në lëngun spermatik, gjë e cila ndodh në dy raste kryesore:

a) Kur shkatërrohen gypat seminifere që prodhojnë spermatozoidet, si rezultat i ndonjë sëmundjeje, megjithëse ndodh rralë që testikujt e fëmijës të zhvillohen pa prezencën e gypave prodhues të spermatozoidëve. Edhe mund të ndodhë, por shumë rrallë.

Ajo që është më e përhapur, është se prishja e gypave të spermatozoideve në mënyrë dytësore si pasojë e ndonjë sëmundje ndodh zakonisht në moshat 15-30 vjeç, dhe sëmundja më e rrezikshme prej këtyre është infeksioni i gjendrës së pështymës (shytave).

Megjithëse shytat para fazës së pubertitetit zakonisht nuk shkaktojnë ndonjë infeksion në testikuj, por mundësia e prekjes së njërit apo të dy testikujve është e madhe kur ndodh sëmundje virale pas moshës së pubertitetit.

Kurse sëmundjet e tjera më pak të rrezikshme që mund të çojnë në prishjen e qelizave të spermatozoideve, janë sëmundje të tilla si Tuberkulozi, Gonorrea, Lija (Sifilisi). Mbyllja e kanaleve bashkuese ndodh më shpesh me prezencën e këtyre tre sëmundjeve.

b) Kur spermatozoidet janë të pafuqishme për t’u liruar nga testikujt, edhe pse në formë mund të jenë normale. Bllokimi i gypave seminifere që prodhojnë spermatozoidet është shkaku kryesor për këtë.
2. Numri i pakët i spermatozoideve në lëngun spermatik.

Është e vështirë të përcaktohet numri i mjaftueshëm i spermatozoideve për të ndodhur shtatzania, për arsye se kjo varet nga shumë faktorë. Numri më i ulët i spermatozoideve brenda normave normale në një ml. lëng spermatik përcaktohet me rreth 40 milion spermatozoidë, por me kusht që lëvizja e tyre të jetë normale, dhe megjithatë nuk mund të përcaktohet numri më i ulët i mundshëm për mundësinë e shtatzanisë, por sa më shumë të ulet numri i tyre, aq më shumë ulet mundësia për pjellori, dhe nëse numri i spermatozoideve ulet në 10 milion në një ml., mundësia e shtatzanisë është thuajse e parealizueshme, por megjithatë, nuk humbet totalisht.

3. Kur numri i spermatozoidëve është i mjaftueshëm, por ato nuk lëvizin ashtu si duhet.

Spermatozoidet e rritur karakterizohen për bishtin e tyre që i ngjan shkopit, i cili i shtyn ato përpara në formë spirale dhe me shpejtësi, dhe kjo është e domosdoshme për spermatozoidin që ka për të përshkuar një distancë të gjatë deri te veza për ta pllenuar atë. Sipas specialistëve, lëvizja e spermatozoidëve është më e rëndësishme se numri i tyre për të qenë i mundur pllenimi.
Disa prej faktorëve kryesorë në pengojnë prodhimin e spermatozoideve janë:

1. Temperatura e ulët. Nëse temperatura e testikujve është 4-5 gradë më e ulët se ajo e trupit, ky është një faktor i qartë për mosprodhimin e spermatozoideve. Nëse testikujt i ballafaqohen për një kohë të gjatë me një temperaturë sa ajo e trupit apo më e lartë se ajo, aktiviteti i prodhimit të spermaatozoideve do të ngadalësohej ose ndoshta do të ndalonte protësisht, dhe nëse ulet kjo temperaturë e lartë, prodhimi i tyre kthehet në normalitet brenda një periudhe kohore prej tre muajsh.

2. Sëmundja akute e shoqëruar me ethe, si dhe sëmundjet virale, si Hepatiti viral, shkaktojnë ulje të ndjeshme në prodhimin e spermatozoideve.

3. Testikujt e ngjitur, siç ndodh tek rreth 5% e të posalindurve meshkuj me një apo me dy testikuj të ngjitur me qeskën që i mban ato, dhe nëse nuk bëhet ndërhyrje kirurgjikale brenda moshës 5 vjeç në këtë rast, kjo do të ndikonte shumë në uljen e numrit të spermatozoideve që mund të prodhojnë testikujt.

4. Prekja nga sëmundja e diabetit, nëse është e theksuar, ajo ndikon në sterilitet, sit e burrat edhe te gratë.

5. Radioskopitë. Qelizat që prodhojnë spermatozoidet janë qelizat më të shumta të trupit që ndikohen nga rrezet radioskopike, dhe rreziku mund të jetë katastrofik, sa do e vogël që të jetë sasia e marrë prej tyre.

6. Lëndët narkotike, droga.

7. Varicet në qeskën e testikujve, luajnë gjithashtu rol në zvogëlimin e numrit të spermatozoideve, në të dy testikujt dhe jo vetëm në majtin, ku ndodhin zakonisht varicet.

Trajtimet natyrale të sterilitetit

Për problemet e sterilitetit, si te burrat edhe te gratë, në mjekësinë natyrale popullore janë përdorur bimë dhe lëndë të tilla si: Ginseng, poleni i pemës së hurmës arabe, qumështi i bletës, poleni i bletës, mjalti, nigella sativa, fenugreek, peppergrass (ëater cress), myrrh-tree, xhenxhenfil, kanella, lëngu i rrushit, etj.

Dieta ushqimore: Të preferuara: qumështi i freskët, veza e freskët, elbi, perimet e freskëta, peshku, fasulja e bardhë, kungulli, bizelja, mjalti natyral, karrota.

Me ndikim negativ: yndyrat, erëzat dhe ushqimet e përpunuara dhe të konservuara.

Këshilla: Koha më e mirë për kryerjen e marrëdhënieve intime në kërkim të shtatzanisë është dita e pestë pas mbarimit të menstruacioneve, pastaj në ditën e shtatë, të nëntë, e kështu për dy javë rresht, një ditë po e një jo.

Cilat janë shkaqet e zakonshme të vdekjes gjatë seksit


Tashmë nuk është sekret se njerëzit shpesh vdesin gjatë mardhënieve seksuale.
Çfarë mund ta shkaktojë këtë fenomen?

Arsyeja kryesore për këtë është problemi me sistemi kardio-vaskularë.

Seksologët thonë se seksi është një sport.Njerëzit duhet ta dijnë se ngarkesat fiziologjike si dhe ato psikike mund ti përballojë njeriu nëse nuk teprohet më ato.

Gjatë mardhënieve seksulae rritët qarkullimi i gjakut .Seks rrit qarkullimin e gjakut.

Shpesh gjatë mardhënieve seksuale ndodhin goditjet që shpijnë deri në vdekje.

Ky fakt është vërejtur nga ekspertët e mjekësisë ligjore.

"Nëse enët e gjakut të trurit janë të dëmtuara ose të kufizuara gjatë seksit pulsi si dhe presioni i gjakut rritet, atëherë mund të ndodhë që enët e gjakut të plasin e cila shpije deri të një goditje, që fillon më gjakderdhje në tru,ku personi mund të vdes" - tha eksperti I mjekësisë ligjore Klinchar .

Një proces i ngjashëm ndodh me ritëmin e zemrës(e cila është nën presion) kur ndonjë nga enët e gjakut është e bllokuar dhe pëson domosdo sulmi në zemër.

 Prandaj, njerëzit me aritmi kardiake si dhe të sëmurë nga enët e gjakut duhet të jenë shumë të kujdesshëm gjatë mardhënieve seksuale.

Kohët e fundit, ka raste kur dashnori mund të vdes nga embolia pulmonare. Kjo mund të ndodhë tek të sëmurit me atherosclerozë, tëk të sëmurit më lëvizshmëri të kufizuar dhe pas ndonjë fluturimi të gjatë me aeroplan.

Shkenctaret gjerman në Frankfurt kanë vërtetuar se 30% të njerëzve vdesin gjatë seksit, shumica e meshkujve të moshës së mesme me dashnoren e tyre të reja .

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...