Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/05

I’a ndalojnë Facebook-un, adoleshentja hidhet në lumë

image

Për shkak të notave të këqija që një 14-vjeçare kishte marrë në mësime, prindërit i ndaluan që të përdorte rrjetin sociale Facebook.

Por vendimi i prindërve ka çuar në një masë tjetër më ekstreme nga ana e adoleshentes. Vajza ka tentuar të mbytet në lumë, si pasojë e konflikteve që ka pasur me prindërit.


Ngjarja ka ndodhur në Canavese të Italisë. Pasi ka dalë nga shkolla dje, vajza nuk është kthyer në shtëpi, por ka shkuar në lumin e qytetit dhe ka tentuar të mbytet.

Në momentin e fundit, adoleshentja është shpëtuar nga disa kalimtarë, të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spital.


Sipas mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Por si pasojë e frakturave gjatë rrëzimit, ajo duhet të rrijë rreth 40 ditë në shtrat. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

 Prindërit e vajzës thanë se prej disa ditësh i kishin hequr mundësinë që të qëndronte në Facebook.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...