Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/12

Kosovo MPs Demand Serbia Releases Police Director



Kosovo’s parliament passed a resolution calling for the release of Mitrovica police director Nehat Thaçi, who was arrested in Serbia on terrorism charges, and for the EU to intervene to ensure he is freed.



nehat thaci1


MPs in Pristina on Wednesday voted for a resolution proposed by the governing coalition calling for the immediate release of ,Nehat Thaçi who is in detention in Serbia, charged with staging a terrorist attack on a Serb family during the Kosovo war in 1999.

The resolution also urged the EU, “as a mediator and guarantor of the dialogue between Kosovo and Serbia”, to intervene with the Serbian government to ensure Nehat Thaçi’s release.

It said that the Kosovo government should inform the EU that “such actions by Serbia in relation to Kosovo’s institutions and its citizens deeply threaten Kosovo-Serbia relations and the dialogue between the two countries, forcing us to reciprocate”.

It further called on the EU rule-of-law mission in Kosovo, EULEX, to get involved in the Nehat Thaçi case, and asked Interpol to remove what it called “political arrest warrants” from its system.

The Kosovo government is obliged to implement the resolution now it has been approved by a majority of MPs.

Nehat Thaçi, who heads the police department in Kosovo’s Mitrovica area, was arrested at the Kosovo-Serbia border on September 28 on terrorism charges.

He told a court hearing in Belgrade on Monday that he denies charges accusing him of expelling a Serb family from the village of Lipljan during the Kosovo war in July 1999 and threatening them with a bomb.

“He declared that he is not guilty, and that he does not even know the [family] that was harmed. He also stated that he was not in the KLA [Kosovo Liberation Army] and that he is not on the list of KLA veterans,” Vladimir Gajic, one of Thaci’s lawyers, told Floripress.

Many former Kosovo Liberation Army members are on Serbian wanted lists, accused of terrorism, but the lists are not public.

The chairman of the Council for Protection of Rights and Freedoms in Kosovo, Behgjet Shala, warned recently that any Kosovo Albanian who was involved in the war could be at risk of arrest if they enter Serbia.

Kushtëzimi me Dialog Prish Harmonizimin

Deputeti Gëzim Kelmendi tha sot në Kuvend se nuk është arritur harmonizimi i draft-rezolutës për Nehat Thaçin.
Kelmendi deklaroi se harmonizimi për draft-rezolutën e propozuar prej tij nuk është arritur, ngase një pikë e kësaj draft-rezolute ka kërkuar që Kosova të ndërpresë dialogun e Brukselit me Serbinë për shkak të arrestimit prej saj të drejtorit të Policisë rajonale në Mitrovicë Nehat Thaçi.
Image result for nehat thaçi
“Kemi punuar deri në 10:30 por nuk jemi harmonizuar, kryesisht për pikën ku kërkohet pezullimi i bisedimeve. Këtë nuk e kanë mirëprit partnerët e koalicionit LDK e PDK. Dhe ne si propozues nuk kemi rezolutë,” tha Kelmendi.
Ai bëri të ditur se një rezolutë tjetër që i është shpërndarë Kuvendit, nuk është e tij
“Prandaj, kjo është për keqardhje, ngase kemi ndryshim të qëndrimeve nga fjalimet dje në ato sot. Por, është propozu ni rezolutë që ju është shpërnda deputetëve pak më parë nga PDK_LDK, por nuk është e imja. Ajo nuk është gjë tjetër veç një retorikë,” tha Kelmendi.

Dy Rezoluta për nenkolonelin e policisë së Kosovë Nehat Thaçin

Armend Zemaj lexoi në Kuvend një rezolutë që nuk përfshin kushtëzimin e dialogut Zemaj tha se rezolutën e ka hartuar në bashkëpunim me Selvije Halimin, ndërsa tregoi se rezoluta ka përfshirë propozime nga debati i djeshëm dhe nga deputetët Shaip Muja e Lahi Ibrahimaj.
Kuvendi i Kosoves foto Kallxo
Rezoluta e lexuar nga Zemaj kërkon që:
  1. BE-ja si ndërmjetësues përmes mekanizmave të ndërhyjë në Serbi për lirimin e zotit Thaçi.
  2. Çdo komunikim rreth rastit të Thacit deri në lirimjn e tij të bëhet vetëm përmes Zyrës së Mogherinit.
  3. Qeveria t’i bëjë me dije BE-së se veprimet e tilla të Serbisë rrezikojnë përmirësimin e marrëdhënieve.
  4. Misioni i EULEX-it të deklarohet për këtë rast dhe kërkojmë angazhim të drejtpërdrejtë të tij.
  5. Kërkojmë nga interpoli që Policia e Kosovës të bëhet pjesë e kësaj organizate.
Pas leximit të kësaj rezolute, kryeparlamentari Veseli kërkoi nga Daut Haradinaj që ta lexojë rezolutën tjetër të propozuar nga Gëzim Kelmendi dhe deputetët nënshkrues.
Haradinaj tha se dy rezolutat janë të ngjashme, por kërkoi që rezolutës së lexuar nga Zemaj ti shtohet edhe një një fjali.
“Qeveria e Kosovës ta ndërpresë dialogun deri në lirimin e Nehat Thaçit,” tha Haradinaj rreshtin që duhet t’i shtohet rezolutës.

Votohet Rezoluta ‘e Butë‘ për nenkolonelin e policisë së Kosovës Nehat Thaçin

Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën e propozuar nga koalicioni qeveritar, të cilës iu shtua edhe kjo pikë: "Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të z. Nehat Thaçi”.

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar rezoluta e propozuar nga koalicioni qeveritar, të cilën e ka lexuar deputeti Armend Zemaj.
kelmendi

Rezoluta e koalicionit PDK-LDK-6+, u plotësua edhe me një pikë tjetër, të cilën e propozoi deputeti Sabri Hamiti: “Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të z. Nehat Thaçi”.

Pra, Kuvendi miratoi rezolutën me gjashtë pika. Për këtë rezolutë votuan 71 deputetë: 51 për, 13 kundër dhe 8 abstenime.

1.Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të z. Nehat Thaçi.

2.BE-ja si ndërmjetësues dhe garantues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë përmes mekanizmave të saj detyrues të ndërhyjë te Qeveria e Serbisë që të lirohet Nehat Thaçi.

3.Çdo komunikim për rastin e arrestimit të z. Nehat Thaçi deri në lirimin e tij të bëhet vetëm përmes zyrës së Mogherinit si përfaqëesuese e lartë e BE-së.

4.Qeveria e Republikës së Kosovës t’i bëjë me dije BE-së se veprimet e tilla të Serbisë në raport me institucionet dhe qytetarët e Kosovës po i rrezikojnë thellë marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe dialogun mes dy vendeve duke na detyruar në reciprocitet.

5.Misioni i EULEX-it të deklarohet për rastin e z. Thaçi, njëherit kërkojmë angazhim të drejtpërdrejtë të tij si mision me kompetenca të veçanta.

6. Kërkojmë nga interpoli që Policia e Kosovës të bëhet pjesë e kësaj organizate, njëherit insistojmë që fletarrestet politike të largohen nga sistemi i tyre ligjor.

Ndërsa, rezoluta e propozuesit, Gëzim Kelmendi, e harmonizuar me opozitën, nuk i mori votat e mjaftueshme. Nga 75 deputetë sa ishin në sallë, 19 ishin për, 38 kundër dhe 18 abstenuan.

Minatorët e Trepçës forcërisht janë krenarë


Minatorët e Trepçës vazhdojnë të jenë ende forcërisht krenarë për të kaluarën e saj si motor industrial i Evropës Juglindore, por edhe këmbëngulës për të ardhmen e saj gjersa qeveria përgatitet të tërheqë kapital privat në ndërmarrjen shtetërore.

“Duhet të jesh krenar që punon në Trepçë dhe unë jam”, Halit Zeneli, 57 vjeçar, i thotë Gazetës Jeta në Kosovë, derisa arrin në hyrjen e minierës në rrëzë të një lugine të bleruar afër Mitrovicës. “Duhet ta mbrojmë e ta mirëmbajmë, sepse është garanci e ekonomisë sonë, ashtu siç ka qenë për Jugosllavinë”, shton ai, me një ton burrështetasi.


> Mustafa Kërkon Stabilitet në Vendet e Punës në Biznese > Shpallen Eksportuesit më të Mëdhenj, Premtohen Lehtësime > Dyshimet për Monopol, Gani Thaçi dhe ‘Kontrata Sekrete’ > Posta e Kosovës- – Bordi Politik që Dëshmon Pafuqinë e Kryeministrit
Haliti ishte 21 vjeç kur për herë të parë gjeti një vend pune në minierën e Stantërgut, më e madhja e gjigantit industrial ish-jugosllav, në rajonin verilindor të Bajgorës.

Sot, në moshën 57 vjeçe, ai po rrëshqet ngadalë drejt një pensionimi të rehatshëm, por në rrugëtimin e tij ka fituar shumë shokë, ka ndihmuar familjen e tij të gjerë të jetojë pa mungesa si dhe ka qenë në ballë të tërmeteve politike në rajon. Përkundër gjitha këtyre, ai ende gëzon shëndet të mirë dhe pasionin për Trepçën. Asnjë jetë nuk mund të jetë e zakonshme, e aq më pak ajo e minatorit në Trepçë.

Afër hyrjes së minierës, ka një re të hollë tymi që del nga një oxhak, shenjë kjo që tregon se puna po vazhdon diku në brendinë e thellë të tokës.

Ndërtesat janë të stërmëdha, të vjetra dhe në gjendje të keqe. Xhama të krisur u janë vënë dritareve e zëra që jehojnë dëgjohen në salla të zbrazëta, të cilat dikur gumëzhinin me aktivitet.

Haliti ndërron rrobat e tij, mbath çizmet dhe vendos helmetën. Bën ca hapa më tutje dhe merr llambën. Punëtorët janë të gatshëm për një ditë të re pune nën tokë, dhe pas pak hyjnë andej përmes një dere të gjelbër mbi të cilën shkruan “Me Fat”.
Miniera e Stantërgut
Miniera e Stantërgut



Punëtorit të ashensorit (sinjalizuesit) i tregohet që destinimi është Horizonti 10. Ekzistojnë 12 sosh, distanca mes të cilëve është 50 deri në 150 metra.

Një sirenë e fortë tregon që ashensori fillon të ulet poshtë, një lift hekuri e druri. Ai ndalon pas 750 metrash në thellësi.

Nëse shihni që tubat e ajrit dhe ujit janë në anën tuaj të majtë, e kuptoni që po shkoni më thellë në minierë. Teksa udhëtohet më tej në brendësi, inxhinieri Hamëz Hamza tregon se asnjë minator nuk lejohet të hyjë vetëm dhe pa llambë.

“Horizonti 10 është ndërtuar në fund të viteve 1980”, thotë Hamza, një prej mbikëqyrësve të Halitit. “Ka qenë një prej atyre zonave të pasura që janë eksploatuar shumë në vitet e 90’ta, kur asnjë shqiptar nuk punonte këtu. Gjatë kësaj kohe, ata kanë marrë diku 9 milionë tonë xehe, në këtë horizont dhe horizontin 11”.

“Serbët me gjasë e dinin që do t’ju duhet të shkojnë, prandaj zbatuan moton ‘merr e ik’”, thotë ai. “Kanë qenë të pamëshirshëm”.

Ajri është i nxehtë dhe i tymosur në këtë thellësi si dhe ka ujë në galeri. Miniera e Stantërgut është shtëpi e 200 km tuneleve, shpjegohet.

Haliti punon në ekipin planifikues. Detyra e tij është të përgatisë korridore, spirale e oxhaqe të reja.

“Nganjëherë më duket që e di me intuitë se ku gjendet xehja”, shprehet ai. Gjatë kësaj dite, Haliti duhet së pari të përgatisë mbylljen e një zone ku është nxjerrë pjesa më e madhe e xehes, 1 km larg nga lifti. “Mund të shihni shumë dyer të çimentuara në korridore, këto janë dyer që mbyllin zonat pasi të kemi nxjerrë xehen”.

Qazim Jashari, 55 vjeç, shef i prodhimit në minierë, thotë se zona që po mbyllet nga ekipi i Halitit ishte një prej më të mirave në kuptimin e xehes. “Ka pasur rreth 10.000 tonë xehe. Në secilin ton, ka rreth 170 gram argjend”, thotë Jashari.


Kurrë nuk do të lejojmë privatizimin e Trepçës, do të luftojmë sikurse me Serbët po qe nevoja”, tha ai papritur”, tha Halit.

Xehja grumbullohet dhe përgatitet si koncentrat plumbi e zinku. Në të parën, thonë ekspertët, përveç argjendit, ka përqindje të vogla të arit, bizmutit, kadmiumit, antinomit, si dhe përqindje edhe më të vogla të uranit dhe indiumit, metal i çmueshëm që përdoret në prodhimin e ekraneve me prekje të pajisjeve elektronike, si iPad.

“Qysh prej viteve 1930, nga kjo minierë janë nxjerrë rreth 37 milionë tonë xehe. Besoj që vetë kam monitoruar gërmimin e rreth 2 milionë tonëve xehe”, thotë Jashari, duke thithur cigaren.

Zyrtarët thonë se aktualisht nxirren rreth 13,000 tonë xehe në muaj, 37 për qind më shumë se vitin e kaluar. Dhe 150 punëtorë të rinj janë angazhuar kohëve të fundit duke iu shtuar 600 punonjësve ekzistues.

Ndërmarrja thotë se planifikon së shpejti t’i punësojë edhe 150 të tjerë. Sinjalisti, për shembull, që është ndër punët më së dobëti të paguara në minierë, merr pagë prej 400 Euro në muaj. Haliti, si planifikues, fiton 600 Euro, goxha më shumë se paga mesatare e vendit prej rreth 300 Euro.

Trepça është larg nga të qenit e vdekur, sikurse disa raportime kanë sugjeruar, ndonëse vazhdon të jetë hije e asaj që ishte dikur.

Kohë të mira në horizont

Ferit Shala, Drejtor i Përgjithshëm i Trepçës, thotë se kohë të mira po vijnë për Trepçën. “Përveç rritjes së prodhimit dhe kapaciteteve tona teknike, Parlamenti po nxjerr legjislacion të ri për mineralet”, shtoi Shala. “Me të ekziston mundësia për rregullimin e çështjeve të menaxhimit [të Trepçës] dhe zgjidhjen e kontesteve të shumta”, tha Shala për Gazeta Jeta në Kosovë.

Para disa kohe është emëruar një administrator sipas rregulloreve të UNMIK’ut i cili është menduar të punojë në likuidimin e ndërmarrjes, mirëpo ky proces është ndaluar, dhe Trepça është futur në një gjendje të statuskuosë, e pasigurt për të ardhmen e saj. Legjislacioni i ri tash është miratuar nga Parlamenti dhe do të duhej të ndihmonte Trepçën e revitalizuar të ecën përpara, tha Shala, dhe me investime të huaja.

Veç kësaj, paditë e ngritura nga kreditorët e kanë vështirësuar edhe më tej gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për Trepçën. Ata pretendojnë se gjiganti industrial iu detyrohet atyre mbi 50 milionë Euro. Po ashtu, edhe kompani të tjera që kishin nënshkruar kontrata me qeverinë e Beogradit para konfliktit të vitit 1999, kanë ngritur padi. Mirëpo Shala përgënjeshtron saktësinë e këtyre pohimeve dhe beson se ligji është në anën e tij. “Në të vërtetë, ne jemi ata që duhet të ngrisim padi ndaj tyre”, thotë ai.

Në ndërkohë, prapa në minierë, ekipi i Halitit është duke e hapur një korridor diku 50 metra larg zonës të cilën e mbyllte. Bashkë me mikun e tij të afërt Zenelin, 59 vjeç, ata hapnin vrima në muret gurorë ku pastaj vihet eksplozivë i fuqishëm për të krijuar shtigje të reja. “Është mirë që ka argëtim e shaka, posaçërisht falë Zenelit, sepse kjo punë nuk është edhe aq argëtuese kur të bëhet çdo ditë”, thotë Haliti.

Një ecje drejt horizontit 11 shihen qindra hapësira, dikur të pasura me xehe, të cilat tash janë mbyllur.

Pak kohë pasi ekipi i Halitit përfundon punën e tij, fillon nxjerrja e xeheve dhe kjo po ndodhë aktualisht në horizontin 11, më shumë se 820 metra nën tokë.

Duke planifikuar
Sot asgjë nuk ndodhë pa plan


Një vagon ngarkohet me koncentrat dhe pastaj kalon nëpër binarë drejt një pusi të madh të minierës nga ku do të nxirret jashtë për flotim, procesi i ekstraktimit të xeheve të çmueshme. “Pasi të përfundojë procesi i flotimit, ato vendosen në kamionë në formë koncentratit të zinkut dhe plumbit dhe dërgohen në Tivar [Mal të Zi] dhe pastaj nga aty me anije për në perëndim”.

Dita e punës për Halitin përfundon në ora 15:00 dhe përkundër përpjekjeve të mëdha, ai nuk është djersitur shumë, përveç se bluza e tij ka marrë ngjyrë të kuqe të mbyllët.

Disa persona që nuk agjëronin gjatë muajit të Ramazanit, drekonin në një dhomë të improvizuar afër tymtarit kryesor dhe ashensorit, por jo edhe Haliti.

Ditë të arta për tregtarët mitrovicas

Haliti duket më i ri pas një dushi dhe rrobave të reja. Është e dukshme se ai nuk është personi më i moshuar në këtë mjedis, ku mosha mesatare e punonjësve është 55 vjeç. “Ai është diplomati ynë, njeriu që di si të flasë”, tallet Zeneli për Halitin, gjersa largohet nga makina që lëvizë rrugës për në qytetin e Mitrovicës.

Trepça në vitin 1989 kishte 25,000 punonjës, që punonin në miniera të ndryshme dhe impiante përpunimi anembanë Kosovës, por që kryesisht gjendeshin në pjesën veriore të Mitrovicës. “Për këtë arsye nga Mitrovica ka shumë pak persona që kanë ikur për në diasporë”, shpjegon Haliti, duke iu referuar eksodit të kosovarëve drejt Bashkimit Europian, posaçërisht në Gjermani dhe Zvicër. “Të gjithë kishin punë, dikush në Trepçë, dikush në arsim, në komunë ose në spital. Siç thoshin tregtarët, ‘në Mitrovicë mund të shesësh çka të kesh’”.

Mirëpo Trepça, dhe rrjedhimisht edhe Mitrovica, nuk u rimëkëmbën për t’u kthyer në ato ditë qetësie. Disa komplekse të Trepçës në qytete tjera u privatizuan, të tjerët nuk janë hapur kurrë.

Shumë minatorëve i është dhënë pensionimi i hershëm sipas një udhëzimi administrativ të vitit 2007 të Ministrisë për çështje sociale dhe mirëqenies. Punonjësit e pensionuar bien në kategori të ndryshme sipas kësaj rregulloreje, tha Ferat Shala. Rreth 1,156 punonjës janë subvencionuar me 100 Euro në muaj, gjersa 1,832 pranojnë pensione të hershme prej 70 Euro në muaj.

“Gjithashtu, është edhe një grup i 490 pensionistëve të cilët marrin 50 Euro në muaj”, tha Shala.



Çdo muaj ata dërgonin rreth 150 kg ar të pastër të kategorisë së parë për në Beograd”


Haliti duhet t’i falënderohet punës së palodhshme të tij, por edhe fatit, për vendin e mirë të punës dhe gjendjen e tij të mirë.

Ulur në një kafene në sheshin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, ai shpjegon se rroga e tij dikur ishte e barabartë me 5,000 Euro të sotshme në muaj. “I merrnim rrogat rreth datës dhjetë të secilit muaj – Ende e mbaj në mend, kur avitej ajo datë, dyqanet zbrazeshin brenda dy orëve”.

“Mund të blije çka do që dëshiroje, sikurse që munden ata në Amerikë sot, siç kam dëgjuar”, tha ai. “Posaçërisht vitet para vdekje së Titos ishin vërtetë të mira”.

“Dhe në punë, ushqimi ishte i mirë”, vazhdon ai, “për shembull, kishin mish pule të përgatitur për mrekulli të cilën na e sjellshin në minierë”.

Pas një aso dite të lodhshme pune, Mitrovica ishte edhe vend i mrekullueshëm për t’u shtendosur. “Shkonim në kinemanë e qytetit për të parë filma, merrnim ushqime të shpejta dhe shëtitnim në korzo ose uleshim në ëmbëltore dhe në çajtore”, kujton Haliti. Sot nuk ka kinema, dhe qyteti është i ndarë në dyshe nga ura mbi lumin Ibër. “Sinqerisht, njerëzit ishin më realë në atë kohë dhe flisnin më drejtë”, shtoi ai.

Në vitet e shtatëdhjeta, Haliti kishte blerë Kasetofon për të dëgjuar muzikë patriotike.

Ndonjë herë, ai do të shkonte dhe përcillte Xhevdet Pecin dhe Ismet Bogujevcin, atëherë boksierë të famshëm shqiptarë, në ndeshjet e tyre.

Ai tregoi se në një rast, kishte shkuar për ta përcjellë një ndeshje futbolli të ekipit mitrovicas Trepça kundër Borski Rudnikut të Serbisë. “Ne humbëm 2-1 por goli ynë ishte vërtet i bukur. Bëmë aq shumë zhurmë në qytetin serb tërë ditën”, thekson ai. “Rrugës për në shtëpi, erdhi lajmi se Tito kishte vdekur. Më kujtohet se pati ndjenja të përziera në mesin e personave në autobus”.



“Edhe në kohëra të vështira, unë kam qenë optimist dhe nuk jam larguar nga Kosova. Disa herë e shihja Trepçën në ëndrra”.


Ky ishte vetëm fillimi i dekadave të humbura të Jugosllavisë dhe të Trepçës. Vetë Haliti kishte marrë pjesë në grevat e njohura të minatorëve që kishin filluar në Stantërg më 1988, duke kundërshtuar veprimet e Slobodan Milosevicit për heqjen e autonomisë së Kosovës.

Pak kohë më vonë, ai iu bashkua marshimit të minatorëve drejt Prishtinës. “Ne i thyem barrikadat në hyrje të qytetit. Shumë prej nesh na rridhnin lotët kur pamë reagimin pozitiv të popullit”.

Haliti ishte burgosur për 60 ditë dhe e kishte humbur vendin e punës më 1989 sikurse të gjithë bashkëpunëtorët tjerë shqiptarë. Më pas vijoi shpërbërja e Jugosllavisë.

“Në ndërkohë, ata [Serbia] ishin në biznesin e eksploatimit të Trepçës”, tha ai. “Njerëzit ende i mbajnë mend xhipat që arrinin në shkritore në Zveçan, të shoqëruar nga dy policë në motoçikleta, në ora 12 në mesnatë për ta marrë arin”, shtoi ai. “Çdo muaj ata dërgonin rreth 150 kg ar të pastër të kategorisë së parë për në Beograd”, pohon ai.

Jo Privatizimit

Haliti ecën drejt dyqanit të tij të rrobave, ky i punojnë dy djem. “Askush nuk shet sikur unë në Mitrovicë, të gjithë më njohin”, thotë ai. Djemtë shesin çdo gjë, nga xhinset deri te palltot.

Më 1989, kur shqiptarët u dëbuan nga Trepça, Halitit iu desh të gjejë një mënyrë alternative për të mbijetuar nga ndryshimi radikal. Hyri në tregti dhe vendosi një pikë shitjeje në tregun në qendër të qytetit. “Udhëtoja për në Turqi, Bullgari, Poloni për të sjellë mallra. Punët shkonin mjaft mirë dhe djemtë e mi do të më ndihmonin sa po të dilnin nga shkolla. Ata tani kanë përvojë të madhe”.

“Pas luftës ishin vetëm pesë ose gjatë butikë në Mitrovicë, përfshirë tonin”.

Krahas kësaj, Haliti u angazhua në ‘Këshillin Financues’, institucionin e famshëm paralel që mblodhi ‘tre përqindëshin’ për të mbështetur arsimin, shëndetësinë dhe ndihmën humanitare për shqiptarët. “Vërtet kemi bërë shumë gjëra të mrekullueshme. Gjithmonë kam dashur të shkojë në luftë ku edhe ishte vëllai im, mirëpo e ndihmova UÇK’në me cigare, para dhe ushqime. Mendoj se edhe kjo ishte e rëndësishme”.

Pak kohë pasi ishte punësuar në vitet 1970, Haliti ishte zhvendosur nga një fshati i Bajgorës, aty afër. Ai kishte blerë një shtëpi nga një banor serb. “Ishte rastësi që ai ishte një serb nga i cili babai im e kishte blerë tokën në fshat. Im at u tall me të se herën e tretë do të blinte tokë nga ai në Kralevë [Serbi] dhe kjo e pati zemëruar shitësin”.

“Trepça kishte dhënë banesa për të gjithë punonjësit e saj që ishin në nevojë, por unë nuk preferoja të jetoja në banesë,” kujton Haliti.

Më vonë ai e kishte blerë një shtëpi të re nga një Boshnjak në hyrje të qendrës së qytetit. Ajo është shtëpia e sotme e tij, ndonëse është rinovuar gati tërësisht pas luftës. Qëndron sikur një vilë dhe aty jetojnë të tre djemtë e tij.

Në shtëpi, Haliti tregon fotoalbumet bashkë me gruan e tij, Naxhijen. Në dhomën e mysafirëve, kristalet e papërpunuara që Haliti i kishte sjellë në shtëpi dekorojnë raftet e dhomës. “Ato duken aq të bukura kështu si janë. Kjo është Trepça”, shprehet ai. “Edhe në kohëra të vështira, unë kam qenë optimist dhe nuk jam larguar nga Kosova. Disa herë e shihja Trepçën në ëndrra”.

Haliti thotë se më shumë se një herë në javë kalon përtej lumit Ibër për t’i vizituar të afërmit e tij në veriun e dominuar me serbë. “I thashë gruas sime, ‘ti je kushërirë e Shote Galicës, ti s’duhet të kesh frikë të vish me mua’”, tallej ai, duke iu referuar luftëtares së njohur kundër regjimit serb në Kosovë në vitet e 1920.

Iftari, prishja e agjërimit, po afrohet. Ndonëse agjëron, Haliti nuk shkon mbrëmjeve në xhami për t’u falur. “Nuk ka asgjë më mirë se të falesh, po janë bërë disa njerëz me mjekra kohëve të fundit, që po sjellin gjëra të huaja, e që nuk i pëlqej fare”.

Ai ecë drejt pensionimit me shëndet të mirë, një mbarim karriere që assesi nuk është i garantuar në botën e rrezikshme të minierave. Haliti përsërit se është njeri me fat pasi ka kaluar nëpër gjithë ato peripeci, por se ka diçka kah ende mban veshin ngritur.

“Kurrë nuk do të lejojmë privatizimin e Trepçës, do të luftojmë sikurse me Serbët po qe nevoja”, tha ai papritur. “Trepça ka rezerva për 200 vjet të ardhshme dhe ne duhet ta mbajmë atë sikurse edhe shëndetin e qytetit”.

Safet Peci, i cili punon si ekspert gjeodezie në minierë, tha se do të ishte e pafalshme nëse Qeveria vendos të heq dorë nga minierat e çmueshme të saj. “Është pasuri shumë e madhe për ekonominë tonë; ajo mund të mirëmbahet vetëm nëse mbetet në pronësi publike. Mendoj se vetëm Vetëvendosja po bën punë të mirë në këtë drejtim”.
Xehe

Xehja para nisjes për flotim


Ferat Shala është po ashtu kundër privatizimit të Trepçës dhe ka mbështetje të madhe nga punonjësit. Ai thotë se, për aq sa di, nuk ka pasur shenja zyrtare apo private që Agjencia Kosovare e Privatizimit është e interesuar në privatizimin e Trepçës.

“Në fakt, ne jemi të interesuar që ta modernizojmë ndërmarrjen dhe ta bëjmë atë konkurruese në tregun evropian, një vend që e meritojmë, aty ku Trepça ndodhej para viteve të 90’ta”, dhe me këtë, të gjithë minatorët shpresojnë një rikthim në Ditët e Arta.

PROF.DR.MEHDI HYSENI : Nuk ka më b.v. për Serbinë, “Trepça radi, Beograd se gradi”!


Image result for mitrovica e kosoves-trepqa


*** Beogradi e do “Trepçen”, sepse Rezoluta 1244 dhe Dialogu i Brukeslit ia kanë hapur portat kryesore Serbisë, që ta shantazhojë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

***


Image result for mitrovica e kosoves-trepqa


“Ligji për Trepçën”, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në seancën e tij plenare më 7 tetor 2016, i votuar me shumicë votash, me përjashtim të deputetëve të “Listës Serbe”, është absolutisht legal dhe në frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), sepse ka të bëjë me pasurinë legjitime dhe të ligjshme të Kosovës, jo të Serbisë.



Duke qenë se “Trepça” ndodhet në territorin e Republikës së Kosovës, logjikisht kuptohet se, është edhe pronë legale dhe legjitime e Kosovës mbase shqiptarët janë titullarë të saj, jo kolonizatorët serbë dhe Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999). Prandaj, me gjithë akuzat e pushtetarëve të lartë të qeverisë së Serbisë, se gjoja qeveria e Kosovës “është duke e konfiskuar pasurinë e Serbisë”, me qëllim të “përzënies” së serbëve nga Kosova, miratimi i ligjit për shtetëzimin e kombinatit xehtaro-metalurgjik “Trepça”, është edhe në interesin e minoritetit serb, ashtu sikurse të të gjithë qytetarëve të tjerë të Republikës së Kosovës.

Mirëpo, Marko Gjuriqi ( “officer ndërlidhës” i Beogradit në Kosovë) deklaroi se Serbia dhe serbët nuk do ta pranojnë “Ligjin për Trepçën” të Qeverisë së Kosovës, sepse “ka karakter të spastrimit etnik të serbëve nga Kosova; nuk ka kurrfarë efeketi juridik mbase është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara; është grabitje e pronës së Serbisë, prandaj për këtë arsye, do t’i detytojmë liderët e qeverisë së Kosovës, që të japin sqarime para BE-së dhe OKB-së”.( http://www.blic.rs/vesti/politika/slucaj-trepca-djuric-vlada-srbije-ce-traziti-hitnu-sednicu-sb-ujedinjenih-nacija-o/4jn3b38 ).



Kjo akuzë shpifëse nuk është e qëndrueshme as politkkisht e as në kuptimin juridik dhe kushtetues, sepse “Ligji për Trepën” është tërësisht legal dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në interes të të gjithë qyetarërve të saj, jo në funksion të “spastrimit etnik të serbëve nga Kosova”, siç gënjen me paturpësi Marko Gjuriq, i cili së bashku me presidentin Tomislav Nikoliq dhe me kryeministrin e tij Aleksandar Vuçiq, si dhe me minoritarët serbë në Kosovë nuk e njohin e shtetin e pavarur të Kosovës, por sipas Kushtetutës së Serbisë (2006) ende e konsiderojnë si “pjesë integrale territoriale dhe shtetërore” të Serbisë.

Ky është problemi mes Beogradit dhe Prishtinës, sepse derisa Serbia dhe serbët e Kosovës nuk e njohin Republikën e Kosovës, porse vetëm e “mjelin” duke marrë paga të majme si ministra të qeverisë dhe si deputet të kuvendit të Kosovës, atëherë, del krejtësisht e qartë se, edhe “Ligjin për Trepçën” e kontestojnë, e bojkotojnë dhe e cilësojnë juridikisht të pavlefshëm, duke nënvizuar se është miratuar nga “institucione të përkohshme” dhe jolegale të Kosovës, të cilat nuk i njohin as Beogradi e as minoritarët serbë në Kosovë.

Nuk ka më b.v. “Trepça radi, Beograd se gradi”!

Këtë filozofi të politikës shtypëse dhe shfrytëzuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve (1912-1999), shqiptarët, duhet varrosur njëherë e përgjithmonë, sepse “Trepça” është e Kosovës

Vërtet, dikur, edhe në ish-Jugosllavinë e Titos (1945-1990), Trepça ishte një nga prodhuesit më gjignatë të Ballkanit dhe e treta në Europë me prodhimet e saj (ai, argjend, zink, plumb, bakër).

Mirëpo, këtë pasuri të madhe ekonomike sa të gjithë Europës e shfrytëzonte kryesisht Serbia-Jugosllavia, duke ndërtuar dhe modernizuar (infrastrukturën) industrinë e saj të rëndë dhe të lehtë; inkuadruar me qindra, me mijëra dhe me milionë punëtorë (ndërkaq, Kosova zihej nga papunësia enorme sikurse tani në 16 vitet e fundit në liri, ku mbi 50% ndodhen të papunë dhe jetojnë në varfëri të skajshme për shkak të korrupsionit dhe të kriminalitetit të roganizuar); duke ndërtuar e modernizuar fabrika, rrugë, sheshe, autostrada, dhjetra e qindra qyetete anembanë Jugosllavisë (Serbi, Maqedoni, Mal i Zi, BeH, Sllovenia, Vojvodina, Kroacia). Ndërkaq, Kosovën e lanë në “mëshirën” e kohës dhe të “ndihmave socaile” të Serbisë, si të vetmin rajon më të pazhvilluar në Jugosllavi dhe në Europë, edhe pse kishte pasurinë më të madhe të burimeve nëntokësore (minerale dhe metale të çmueshme, siç ishin ari dhe argjendi, ferronikeli, thëngjilli, magnezi, boksiti, etj.).

Këtë tragjedi ekonomike, të imponuar nga regjimet kolionialiste serbo-jugosllave (1912-1999), si dhe të mafiozëve të sotëm private, të gjitha qeveritë e Kosovës, nuk duhet përligjur në asnjë formë, sepse si “Trepça”, ashtu edhe gjigantët e tjerë ekonomikë në Kosovë, janë pronë e ligjshme e popullit të Kosovës, jo e Serbisë e as e hajnave dhe matrpazëve privatë të Kosovës, që janë të lidhur dhe bashkëpunojnë, duke zhvilluar transaksione ekonomike dhe tregtare me Serbinë për tjetërsimin dhe për shfrytëzimin e pasurisë së popullit dhe të shtetit të Kosovës.

Pavarësisht nga ankesat dhe nga akuzat e paqëndrueshme të zyrtarëve serbë të qeverisë së Serbisë (presidenti Tomislav Nikoliq, kryeministri Aleksandar Vuçiq, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq dhe “emisari” i tyre në Kosovë, Marko Gjuriq…etj.), se për “vjedhjen e pasurisë serbe-Trepçes”, do t’i ankohen BE-së dhe Kombeve të Bashkuara; nga kërcënimi i prishjes së qeverisë së koalicionit (PDK+LDK+Lista srpska) nga Lista serbe, si dhe nga paralajmërimi i bojkotit dhe i braktisjes së qeverisë dhe të kuvendit të Kosovës nga ana ministrave dhe e deputetëve të Listës serbe, qeveria dhe kuvendi i Kosovës nuk duhet t’u nënshtrohen dhe të kapitullojnë nga kërkesat, nga akuzat dhe nga shantazhet provokuese dhe diktuese të Beogradit zyrtar, ashtu sikurse në rastin e përqafimit të “Planit 6 Pikësh” të Vuk Jeremiqit dhe të Ban Ki Moon-it ( sipas të cilit u bë instalimi i EULEX-it në Kosovë, si dhe hapja e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel kinëse në emër të “normalizimit” të marrëdhënieve ndërshtetërore), si dhe në rastin e rikthimit dhe të përfilljes së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (10.06.1999) sipas të së cilës, qeveria e Hashim Thaçit dhe kuvendi i tij i instrumentalizuar pranoi dhe legalizoi rikthimin e një pjese të UNMIK-ut në Kosovë, me gjithë faktin se Kosova ishte pavarësuar më 17 shkurt 2008.

Ky ishte gabimi fatal politik, juridik, kushtetues dhe juridiko-ndërkombëtar i qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi, sepse ia hapi dyert Beogradit, që të përzihet në çështje të brendshme të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Pa rekomandimin dhe dakordimin e Këshillit të Sigurimit me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Kosova nuk mund bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara!

Për fat të keq, një politikë dhe diplomaci e tillë e gabuar e Prishtinës zyrtare krijoi klimën dhe rrethanat e favorshme për Serbinë dhe për aleatët e saj, që ta kontestojnë dhe ta mohojnë njohjen e Republikës së Kosovës si në kuadrin e BE-së (Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe Greqia), ashtu edhe në atë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku VETO-ja e Rusisë bllokoi njohjen e Kosovës nga ana e Kombeve të Bashkuara.

Në këtë vështrim, nuk duhet të ushqehemi me me ëndrra, me gënjeshtra, me spekulime dhe me premtime boshe të disa “diplomatëve” dhe “politikanëve” të Kosovës, se gjoja nëse shumica dërrmuese (2/3) e shteteve anëtare AP-së së OKB-së e njohin Kosovën, kjo automatikisht (sipas kësaj procedure votuese), do të fitonte cilësinë e subjektit juridik ndërkombëtar!

–Jo, kjo nuk mund të ndodhë, edhe nëse 129 shtete anëtare të OKB-së e njohin shtetësinë e Kosovës, nëse në Këshillin e Sigurimit ndonjë nga pesë anëtarët me cilësi të përhershme deklaron VETO-n e tij, Kosova nuk mund të jetë anëtare e OKB-së. Pra, shumë e thjeshtë për t’u kuptuar, se, pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit dhe të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, asnjë shtet nuk mund të fitojë statusin e anëtarit të OKB-së. Në favor të këtij konstatimi është edhe përmbajtja e Nenit 4 e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ku thuhet: “ 1. Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është i hapur për të gjitha shtetet e tjera paqësore, të cilat i pranojnë detyrimet që dalin nga kjo Kartë, dhe të cilat, sipas vlerësimit të kësaj Organizate kanë aftësi dhe vullnet t’i zbatojnë këto detyrime. 2 Anëtarësimi i çdo shteti të këtillë në Kombet e Bahkuara, do të bëhet me vendimin e Asamblesë së Përgjithshme në bazë të rekomandimit të Këshillit të Sigurimit.” ( Charter of the United Nations and Statute of the Iternatonal Court of Justice, New York, 2004, p.8).

Po ashtu, edhe në rastin më të skajshëm, nëse vjen në shprehje zbatimi i “Procedurës së Asamblesë së Përgjithshme për Pranimin e Anëtarëve të Rinj në Kombet e Bashkuara (Rregulla 137) nëse , Këshilli i Sigurimit nuk rekomandon shtetin aplikues për anëtarësim ose shtyn për më vonë shqyrtimin e aplikimit të tij, Asambleja e Përgjithshme pas shqyrtimit të plotë të raportit special të Këshillit të Sigurimit, mund t’ia kthejë prapa aplikimin me gjithë dokumentacionin e plotë të shqyrtuar në Asamble për shqyrtim, për rekomandim ose për raport të mëtejshëm të Këshillit të Sigurimit.” (http://www.un.org/en/ga/about/ropga/adms.shtml).
Pra, edhe sipas përmbajtjes së kësaj Procedure, asnjë shtet nuk mund të bëhet anëtar i OKB-së, pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit dhe të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sa më sipër, derisa qeveria e Kosovës të debatojë me përfaqësuiest e qeverisë së Serbisë në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2012-2016) në frymën e “Planit 6 Pikësh” të Vuk Jeremiqit dhe të Banik Ki Moon-it (të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombëve të Bashkuara në Nju-Jork, më 28 nëntor 2008), si dhe, duke marrë për bazë Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila e mohon pavarësinë e Kosovës (17 sdhkurt 2008), Kosova nuk do të ketë asnjë gjasë, që të jetë anëtare e OKB-së sikurse 193 vende-anëtare të tjera të saj, pavarësisht nga premtimet dhe nga spekulimet e rrencave dhe të matrapazëve të politikës dhe të diplomacisë nepotiste dhe provinicialiste të saj, të cilët si rrjedhim i karrierizmit dhe i injorancës së tyre kanë hapur një kaptinë të re-shtesë për “rishqyertimin” e statusit politik dhe juridik ndërkombëtar të Kosovës, duke e bërë pikëpyetje për të gjitha ata vende, të cilat, deri tani nuk e kanë njohur pavarësinë, sepse ende po bisedohet me serbët në Bruksel. Ky është absurdi më i madh politik, që i ka vënë në dilemë shumë shtete të bashkësisë ndërkombëtare: është Kosova shtet i pavarur sovran, apo “është territor i Serbisë”. Natyrisht se, në këtë kontekst ka edhe faktorë dhe interesa të tjera të shteteve në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, që po ndikojnë në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, faktori kyç-fatal, që po shkakton konfuzion dhe paqartësi te shumë shtete, është dialogimi me Serbinë në Bruksel; prania e EULEX-it dhe e UNMIK-ut në Kosovë, në bazë të “Planit 6 Piksh” dhe të Rezolutës 1244 i KS të Kombeve të Bashkuara, të cilat para botës e kanë vënë në pikëpyetje statusin e pavarësisë së Kosovës ngase janë në kundërthënie me institcionin e sovranitetit të saj sipas së drejtës ndërkombëtare.

Pra, derisa Këshilli i Sigurimit nuk e ndryshon Rezolutën 1244 (10.06.1999) dhe derisa të vazhdojë Dialogu i Brukselit (21012-2016),Beogradi vazhdimisht dhe me agresivitet, do ta shantazhojë Kosovën, duke ia mohuar shtetësinë dhe sovranitetin e saj, duke u mbështetur në këtë Rezolutë, të cilën de jure nuk mund ta shfuqizojë Kuvendi i Kosovës, por vetëm miratuesi i saj, që e ka votuar atë,d.m.th. vetëm KS i Kombeve të Bashkuara, askush tjetër.

A duhet ta lejojmë kryeministrin shqiptar të negocioj për Kosovën?


Gani Mehmetaj


Kur kombëtarja shqiptare humbi për faqe të zezë në Elbasan nga Serbia, s’kishte kush të më bindte që nuk ishte kurdisje politike-mafioze. E turpëruam Serbinë në Beograd, e turpëruan serbët vetën me sjelljet prej bishe, kështu që zyrtarët e të dy shteteve u morën vesh që turpi të mos dyfishohet, por kësaj radhe të turpërohen shqiptarët.

Disa ditë para ndeshjes policia shqiptare më urdhër nga lartë e arrestoi Ballistin, protagonistin për të cilin u tha se ua luajti lojën serbëve. Disa e quajtën spiun, ndërsa përpiqeshin të na bindin se serbët janë aq të marr sa ta turpërojnë vetën në kryeqytetin e tyre përmes Ballistit. Një ditë më parë zyrtarët e policisë shqiptare kërcënuan tifozët kuq e zi se do t’i shkallmonin me dajak e shkelin me autoblinda po krijuan trazira. Nuk ishte vështirë të lexohej se po gatitej disfata e kombëtares shqiptare, prandaj duhej frenuar e frikësuar për tmerr të pakënaqurit. Policia shqiptare demonstronte fuqi si të bëhej fjalë për armikun e jo për tifozët kuq e zi që erdhën nga Kosova e territoret tjera etnike që ta mbështesnin shtetin amë. Turp më të madh kombëtarja shqiptare nuk pati.

Dhe sot është mafia e sportit shqiptar ajo që ka nis fushatë denigrimi kundër shtetit të Kosovës, në vend që ta ndihmojnë ekipin e ri, ashtu sikurse e ndihmoi në dhjetëvjetëshin e fundit diplomacia shqiptare. Këndellja e kombëtares së Kosovës është në të mirën e shtetit shqiptar. Vetëm po menduan serbisht, mund të mendojnë ndryshe. Zvicra që i rriti e mëkoi sportistët tonë, nuk bëri asnjë presion, përkundrazi na mbështeti, ndërsa mafiozet e sportit shqiptar që nuk u dhanë asgjë sportistëve tanë, na fyejnë e denigrojnë. Kosova është shtet. Është shteti i dytë shqiptar. Këtë fakt nuk e pranon vetëm Serbia dhe një grusht të ndërsyerish nga Serbia.

Disa kohë pas turpit të Elbasanit, kryeministri shqiptar shkoi në Beograd i ndjekur nga televizionet si te ishte yll muzike, ndërsa mori me vete dy ish-spiuj të UDB-së të kohës së Miloshevqit nga Kosova. Mediet shqiptare krijuan atmosferë sikur ai po e pushtonte Beogradin e jo që zyrtarët shqiptar po i përuleshin Beogradit. U harruan 20 mijë shqiptarë të Kosovës që i vrau Serbia, kush nuk e përmendi kërkim faljen për krimet serbe. Jemi mësuar më harresa të zyrtarëve të Tiranës, na kanë përvëluar marrëveshjet e fshehta.

Pompa e vizitës së Ramës në Preshevë ishte një spektakël tjetër cirku, që e bënin zyrtarët shqiptar, ndërsa më vinte të qaja sa më emocione të natyrshme e prisnin shqiptarët jetimë të Luginës. Më të ikur kryeministri shqiptar, Beogradi iu vërsul Luginës së Preshevës më polici e ushtri, nisi t’i terrorizonte si asnjëherë më parë shqiptarët, ua ndaloi në kufi librat shqip për të cilat sapo u morën vesh Tirana e Beogradi. Njëkohësisht dikush ia shkeli syrin Ankarasë që t’i vërsulej më xhami e propagandë shkombëtarizuese këtij territori shqiptar. Tirana nuk e bëri asnjë reagim. Reagoi flashkët Prishtina. Zyrtarët shqiptar ishin të zënë më koncesionet që ia jepnin avionëve serb në aeroportin e Tiranës. Kështu Tirana tash do të lidhet më botën përmes Beogradit, në vend që të lidhej si dikur përmes Romës, Frankfurtit e Vjenës.

Kosova ka zot shtëpie

Shqiptarët e Luginës së Preshevës të tradhtuar nga Tirana, të harruar e të shpërfillur nga Prishtina, kanë nis grupe-grupe t’i hidhen në prehër Erdoganit. Shqiptarët e Maqedonisë i ka tradhtuar Tirana e Prishtina shumë më herët, duke i lënë në mëshirën e policisë sllave, apo nën terrorin propagandistikë e trush përlarjen e Turqisë, Arabisë Saudite e Iranit.

Në frymën e shitjes së interesave kombëtare për interesa personale është edhe takimi i kryeministrit shqiptar me kryeministrin serb. Temë e bisedimeve do të jetë kalimi i automjeteve e mallrave serbe përmes territorit të Kosovës pa e njohur shtetin tonë dhe pa i ftuar zyrtarët shqiptar të Kosovës. Gatishmëria e kryeministrit shqiptar që të negocioj në kurriz të interesave të Kosovës është një thikë pas shpine, ashtu sikurse ua nguli thikën shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ashtu sikurse i shiti interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Serbia nuk e pranon shtetin e Kosovës, ndërsa e fton kryeministrin shqiptar që të nënshkruaj për kalimin e serbëve nëpër territorin e saj. Serbia ia kërkoi Tiranës që ta ndajë Kosovën, ashtu sikurse ia kërkonte dikur Milosheviqi Nanos. Zyrtarët shqiptar nuk dhanë asnjë përgjigje publike, për diplomacinë e fshehtë nuk dimë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...