Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/13

Kryeministri Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç perplasen në Beograd për Trepçen

Në Beograd u mbajt forumi “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore” kur mes Prishtinës dhe Beogradit janë dy çëshjte të nxehta: Arrestimi i Nehat Thaçit dhe Trepça.

Pikërisht këto dy çështje ndezën debatin mes dy kryeministrave.

Kryeministri Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç perplasen për Trepçen

Aleksandër Vuçiç: Kur Edi lufton për një mbështetje më të madhe të perëndimit nuk ka kufi. Mund të thotë të flasë kundër Moskës, Rusisë ai e bën unë nuk e bëj.

Në Shqipëri nuk ka probleme me cëshjtje territoriale. Serbia ka trajtim në mënyrë të ndryshme

Njerëzit në Serbi duhet ta dinë që kemi pasur mbështetje të madhe nga BE. Nuk ka asnjë organizatë tjetër që mund të angazhohet për Serbinë kështu.

Për Prishtinën kam disa argumente për të thënë se pala tjetër është fajtore por nuk e them. Ata duhet të kishin përfaqësues. Ne do të vazhdojmë dialogun në mënyrë pasionante dhe të duruar pasi është një nga parakushtet për zhvillimin ekonomik për standarde më të mira jetese për popullin serb. Është dicka që duhet ta bëjmë për marrëdhëniet Shqiptaro-serbe, si dy popujt më të mëdhenj në Ballkan.

Unë e di që ata do të thonë që Vuçiç është mik i shqiptarëve, por s’më intereson. Nuk është e lehtë.

Nuk ndalojmë procesin e e dialogut edhe pse kohë pas kohe duket sikur ka një fund të keq në fund të rrugës, por unë mendoj se duhet të gjejmë më shumë kompromise .
Do të investojmë më shumë kohë e energji edhe pse mund të jetë më e vështirë çdo ditë, sepse atmosfera ka ndryshuar tërësisht dhe është shumë e vështirë jo vetëm për palën tonë por dhe për palën tjetër.
Image


Rama: Ne nuk jemi kundër Rusisë. Nuk kemi luksin të mos flasim me njëri tjetrin edhe pse nuk biem dakord. Kosova është aty ku ne nuk biem tërësisht dakord. Pikëpamja ime është se Serbia sa më shpejt të njohë Kosovën aq më mirë është por e kam thënë hapur që dialogu është një mjet i rëndësishëm

Të dy liderët nga Beogradi dhe Prishtina duhen përshëndetur. Trepca është në minierë është në Kosovë, çfarë do të bëni për Trepcën do e transportoni në Beograd?

Ndërsa ata në Kosovë ata duhet të kuptojnë se është minierë e Kosovës dhe i përket atyre njerëzve që jetojnë në Kovovë: serbë apo kosovarë.

Do vij sërish në Beograd sepse s’më intereson çfarë njerëzit thonë. Kur u largova nga Tirana më quajtën tradhëtarë, ndërsa kur u ktheva isha hero. Jo unë nuk jam asnjëri as tjetri.

Vuçiç: Ai është një politikan më e mirë sesa unë shfrytëzoi momentin. Guxoj të them se di më shumë se Edi për Trepçën. Nëse ai thotë se është çështje ekonomie Prishtina bëri lëvizjen më të keqe sa i takon ekonomisë dhe zhvillimit të saj. A mund të gjesh një serb në veri që bie dakord me këtë. Ata nuk donin të flisnin me serbët që punuan në Trepça. I shmangën dhe vazhduan me procedurat. U kujdesën për arsyet e tyre politike të brendshme.

Dhe për rastin e Nehat Thaçit. Nuk di asgjë për të. Kemi hapur kapitullin 23 . Jam paralajmëruar për raste më të vogla, dhe besoj se BE nuk do të ketë standarde të dyanshme por nuk është mjaftueshëm për ne . Nuk ka pasur arsye politike ta ndalojmë. Besoni se arrestimi i Nehat Thacit u bë për arsye politike? Jo! Ishte një mandat arresti në 1997??

Rama: Ne duhet ta pastrojmë këtë listë sepse vazhdojmë ti kthehemi asaj.

Vuçiç: Jam dakord me ju se duhet ti shikojmë të gjithë dhe duhet ta bëjmë në mënyrë të përbashkët. Duhet të keni të njëjtin qëndrim.

Rama: Kur përmenda Trepçën nuk mora asnjë anë. Qytetarët e Kosovës janë aty dhe ekonomia në pikëpamjen time dhe ju nuk mund ta transportoni këtu minierë.

Samiti i Beogradit për Sigurinë, Rama: BE-ja, rrugë modernizimi për ne

Kryeministri Edi Rama theksoi në Samitin e Beogradit për Sigurinë se ballkanasit duhet ta kenë të qartë se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është “rrugë modernizimi për shoqëritë tona”.

“Ne në Ballkan duhet të jemi të qartë: procesi i BE-së nuk është udhëtim për të shkuar diku sepse njerëzit e presin këtë nga ne, por është rrugë modernizimi për shoqëritë tona”, tha Rama, i cili më tej foli edhe për reformën në drejtësi.

“Kemi nisur një proces që ka qenë i paimagjinueshëm për Shqipërinë dhe sot kemi kaluar një paketë ligjore shumë radikale. Çdokush e ka të qartë: kjo nuk do të ishte e mundur pa mekanizmat e integrimit në BE. Nuk ka mekanizëm tjetër që të na lejojë të dalim nga rruga e një historie jo bujare dhe për të lëvizur përpara. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh me Brukselin, por ne duhet të heqim dorë nga mënyrat fëmijërore”, theksoi Rama.

ImageFOTO GALERI
Ndërsa kryeministri Aleksandar Vuçiç deklaroi se marrëdhëniet e mira në rajon japin më shumë mundësi, por nga ana tjetër shtoi se nuk është shumë optimist për situatën në rajon.

“Sot kemi më shumë marrëdhënie me shqiptarët e boshnjakët. Nëse bëjmë gjëra bashkë, kemi më shumë mundësi. Nëse do të kemi marrëdhënie më të mira politike e tregtare, nuk do të kemi problemi për t’u afruar me Bashkimin Evropian.

FOTO GALERI
Por, nuk jam shumë optimist për situatën në rajon. BE-ja gjithmonë vendos detyra të reja që përcaktohen në mënyrë burokratike”, tha Vuçiç

Telegrafi : A është duke na shkatërruar interneti përmes garave për ‘like’, bombardimit me informata…

Përgjatë historisë, njerëzit janë brengosur rreth teknologjive të reja, por të njëjtat brenga ekzistojnë edhe sot.

Sidoqoftë, a janë këto pohime legjitime apo vetëm thuhen nga disa persona për të tërhequr vëmendje?

Fillimisht, mos harroni se “interneti” është term i paqartë, duke marrë parasysh faktin se në të qarkullojnë shumë gjëra. P.sh., përmes internetit mund të zhvilloni varësi ndaj kumarit përmes lojërave online të pokerit. Ky është vetëm një shembull i thjesht se si truri ndikohet negativisht nga interneti,.

Megjithatë, interneti na jep qasje të menjëhershme, të vazhdueshme dhe direkte për informacione të ndryshme rreth historisë njerëzore ose çfarëdo teme. Pra, si mundet kjo të ndikojë në turinjtë tanë?

“Bombardimi” me informacione

Është e rëndësishme të mbahet mend se truri i njeriut gjithmonë është duke u ballafaquar me një rrymë të vazhdueshme të informacioneve të pasura; kështu është bota e vërtetë. Qoftë nëse e shikoni një video futbolli në një ekran të vogël apo shikoni fëmijët duke luajtur në park, sistemet vizuale dhe truri e kryejnë të njëjtin funksion sepse që të dyja rastet prodhojnë informacione të hollësishme ndijore.

Megjithatë, truri faktikisht nuk e proceson çdo gjë të cilën shqisat tona ja prezantojnë; pavarësisht fuqisë dhe kompleksitetit që ka, ai nuk e ka kapacitetin për ta bërë këtë. Por, ai i filtron të gjitha gjërat dhe i ekstrapolon ato që janë më të rëndësishme duke u bazuar në eksperiencat e mëhershme, në kalkulime dhe në një farë sistemi “të të qëlluarit”.

Çështja është se truri veçse është i adaptuar mirë në parandalimin e bombardimit me informacione, prandaj nuk është aq e mundshme që interneti ka aftësinë ta bëjë një gjë të tillë.

A është Google duke na shkatërruar kujtesën?

Brengë tjetër moderne është se qasja e vazhdueshme në informacionet e vendosura në internet është duke na shkaktuar probleme me kujtesën. Përse të lodheni duke mbajtur mend çdo gjë kur vetëm mund ta kërkoni në Google, apo jo?

Kujtesa apo memoria nuk funksionon kështu. Gjërat të cilat i përjetojmë, e që përfundojnë në kujtesën tonë, e bëjnë këtë përmes një procesi të pavetëdijshëm. Gjërat të cilat kanë rezonancë emocionale apo rëndësi në mënyra tjera, kanë tendenca të mbahen mend më lehtë sesa informacionet abstrakte apo faktet e ‘padobishme’. Këto të fundit gjithmonë kanë kërkuar më shumë përpjekje për t’u mbajtur mend në kujtesën afatgjatë, pasi që duhet të përsëriten vazhdimisht për të përfunduar si ‘kujtime’.

Një argument thotë se duke i përsëritur gjërat vazhdimisht në vend se t’i kërkoni në internet mund t’ua përmirësojë sistemin e kujtesës. Por, në anën tjetër, dëshmi tjera sugjerojnë se ambientet më stimuluese dhe më ndryshe ndihmojnë në zhvillimin e trurit – pra, ndoshta gjetja e vazhdueshme e informacioneve interesante në internet është më mirë për ju sesa përsëritja e fakteve dhe figurave.

Sidoqoftë, për ta kundërshtuar këtë, dëshmi tjera sugjerojnë se prezantimi i hollësishëm i një ueb sajti të thjesht shkakton shumë karakteristika dhe është e pamundur që kujtesa afatshkurtër e trurit të njeriut t’i përballojë, gjë që mund të ketë efekte të dëmshme në sistemin e kujtesës.

Interneti shpeshherë bën procese të padobishme, por se a janë të dëmshme për zhvillimin e trurit është çështje tjetër.

Çfarë është duke na ndodhur me ‘jetëgjatësinë’ e përqendrimit?

A ndikon interneti pozitivisht në aftësinë tonë për t’u përqendruar në diçka, apo të pasurit qasje 24/7 në shumë gjëra të ndryshme shkakton shpërqendrim?

Sistemi i përqendrimit të njeriut është i komplikuar, prandaj kjo temë mbetet e paqartë. Interneti shkakton shpërqendrim të shpejt dhe efektiv. Sidoqoftë, ekspertët thonë se nuk është në rregull të thuhet se interneti është përgjegjës që ne po shpërqendrohemi nga puna, pasi që sistemi dhe preferencat e trurit për përvoja të ndryshme kanë ekzistuar qysh para shpikje së internetit.

Gara për ‘llajka’

Marrëdhëniet shoqërore me njerëzit tjerë janë faktor i madh në atë se si ne zhvillohemi, mësojmë dhe rritemi në nivel neurologjik. Njerëzit janë specie tejet shoqërore. Por, tani interneti i ka lejuar marrëdhëniet shoqërore dhe lidhjet e ndryshme të ndodhin mes një numri të madh të njerëzve përgjatë distancave të largëta – dhe këto ndodhin tërë ditën, çdo ditë.

Kjo do të thotë se çdo gjë që ne bëjmë mund të shpërndahet me tjerët me prekjen e një butoni, por kjo i ka pasojat e veta. Ndjenjat pozitive që i shkaktojnë rrjetet sociale thuhet se funksionojnë në të njëjtat baza neurologjike si drogat; duke siguruar ‘shpërblime’ përmes sistemit të dopaminës. Kësisoj, varësia nga rrjetet sociale është duke u bërë problem i madh, por në mënyrë të ngadaltë. Duke krijuar një situatë ku ne vazhdimisht jemi duke u përpjekur t’i lëmë përshtypjet të tjerëve dhe të gjykohemi nga ta, ndoshta interneti nuk është duke sjell ndonjë dobi në turinjtë tonë.

Kreshnik Spahiu i befasuar me nivelin e gazetarëve në Kosovë!

Jo vetëm politikanët tanë befasohen me gazetarët në Shqipëri. Ndodh edhe anasjelltas.
Së fundi, është kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ai i cili është befasuar me insistimin e gazetarit në një intervistë të realizuar.
Ai në një postim në rrjetet sociale, është impresionuar nga intervista që e ka dhënë në emisionin “Rrokum Rol”, të autorit Fidan Jupolli.
Psotimi i plotë i Spahiut:
Ky është gazetari shqiptar nga Prishtina që më ka gozhduar, suprizuar, emocionuar, trazuar dhe befasuar më shumë në këto vite. Ai quhet Fidan dhe realizon Hard Talk Shoë-n më të shikuar në Kosovë “Rrokum-Rroll”. Për herë të parë u ndjeva si “i pandehuri” përball “prokurorit”. Komplimente gazetarisë shqiptare në Prishtinë!
Ju sjellim edhe njiherë emisionin e plotë të Rrokum Roll, ku ishte i ftuem Kreshnik Spahiu.

Kome

Ker-Lindsay: Gjërat do të përkeqësohen pas ligjit për Trepçën, por dialogu duhet të vazhdojë

Çështja e Trepçës në mënyrë të pashmangshme do të përkeqësoje marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës në afat të shkurtër, ka thënë në Beograd njohësi i çështjeve të Ballkanit dhe hulumtues i lartë në “Eurobank James Ker-Lindsay, duke vënë në dukje çështjen më të përfolur të momentit ‘Trepçën’.

“Unë mendoj se pika që kryeministri Aleksandar Vuçiq është duke u shqetësuar më shumë është, pse tani? Ajo për çfarë ai është i shqetësuar nuk është “pse Trepça” por pse tani. Kjo është pyetja më e madhe nga ana e tij”, ka thënë Ker-Lindsay, i cili ka marrë pjesë në një panel për adresimin e paqëndrueshmërisë politike dhe institucioneve të dobëta në Evropën Juglindore.

Trepça është, dhe ka qenë gjithmonë një çështje shumë e ndjeshme, e cila sipas tij nuk është adresuar.


“Ne do të kemi një krizë, ajo do të dëmtojë marrëdhëniet, por unë shpresoj se kjo nuk do të jetë për një afat të gjatë. Kjo çështje duhet të trajtohet me kohën”, ka thënë Ker-Lindsay.

Ai, megjithatë ka theksuar se është e nevojshme për të kapërcyer krizën dhe për të vazhduar dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se çdo proces i paqes ka problemet e saj dhe se ka nevojë për t’u parë në një “fotografi të madhe” se çfarë më saktë është arritur.

“Gjërat do të përkeqësohen në mënyrë të pashmangshme për një afat të shkurtër, dhe është për të ardhur keq”, ka shtuar ai.

Ne do të duhet të jemi të shqetësuar rreth kësaj krize, por sipas tij është e rëndësishme që të mbahet në mend se kjo është një pjesë e procesit të paqes dhe duhet mbajtur përqendrimin në mënyrë që të arrihet progres.

“Rama përdor çdo mundësi, që të fyejë Serbinë”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte sot në Beograd, ndërsa si duket deklaratat e tij nuk u pëlqyen nga të gjithë.


Është pikërisht anëtari i Partisë Demokratike të Serbisë, Jovan Palaliq, i cili ka theksuar se Edi Rama me deklaratat e tij se Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe se “Trepça” duhet ti takojë Prishtinës, dëshmon se është promotori kryesor i idesë së krijimit të ashtuquajturës ‘Shqipëria e Madhe’.

Sipas Palaliq, Rama përdor çdo mundësi, kur është fjala që të fyejë Serbinë në Beograd, institucionet e saj dhe historinë.

“Edi Rama vazhdon të mbështesë separatistët dhe kriminelët në Prishtinë. Trepça dhe Kosova do të mbeten të serbëve, dhe Serbia dhe Rusia janë aleatët më të ngushtë dhe miqtë më të afërt”, thuhet në deklaratën e Palaliq.


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili po qëndron në Serbi për të marrë pjesë në panelin me temën marrëdhëniet shqiptaro-serbe, ka takuar gjatë ditës së sotme përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Gjatë takimit Rama ka siguruar ata se nuk ka asnjë pengesë për njohjen e diplomave.

Ai tha se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq është angazhuar për një proces që ka shumë hije të së shkuarës për t’i lënë pas.


“Do vazhdojmë me vullnet të plotë të promovojmë ndërtimin e urave mes Shqipërisë dhe Luginës së Shqipërisë”, ka deklaruar Rama.

Pse dështojnë përpjekjet për krijimin e frontit të përbashkët të opozitës shqiptare në Maqedoni?!


Akademi Prof.Dr. Abdulla Mehmeti,Ph.D



(Çirakëve të deridjeshëm në politikë nuk mund t’u besohet ndërtimi i shtetit me koncept të ri)

Në këtë fazë të zhvillimit, pjekurisë dhe ngritjes së vetëdijes politike të shqiptarëve, aspak nuk është çudi pse subjektet e reja politike nuk mund të rreshtohen në një front të përbashkët për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe krijimin e një strategjie afatgjatë për zhbllokimin e pengesave për avancimin e statusit juridik-kushtetues dhe politik të shqiptarëve në Maqedoni.

Nuk është e paqartë edhe arsyeja pse këto subjekte politike vazhdimisht luajnë në kartën e bashkimit të tyre në një front të përbashkët, e nga ana tjetër, praktikisht asnjëra prej tyre deri më sot nuk ka arritur të afrohet më tepër se me njërin nga subjektet tjera të reja politike të shqiptarëve.

Askush nuk mund të ushqejë iluzione se subjektet e reja politike të shqiptarëve e kanë ndërtuar profilin e vet jashtë shablloneve të përcaktuara më parë nga qarqet vendimmarrëse të politikave globale në vend dhe që e kanë siguruar besueshmërinë tek faktori ndërkombëtar.

Me këtë rast duhet patjetër ta përkujtojmë faktin se, shumica e subjekteve të reja politike të shqiptarëve janë fraksione të dala nga ish amzat e tyre partiake, ndërsa liderët e tyre kanë qenë bartës të funksioneve të larta në organet e pushtetit, ose organet drejtuese të partive nga të cilat kanë dalë ato, nga po ato subjekte politike që e sollën vendin në këtë krizë politike.

Kush mund të shpresojë në një zgjidhje më fatlume nga subjektet e reja politike të shqiptarëve, nëse i beson rregullit kryesor për marrjen e përgjegjësive me interes të lartë shoqëror e kombëtar, kur dihet fakti që asnjëherë çiraku nuk mund ta bëjë punën e ,,mjeshtrit” që ia ka mësuar zanatin dhe se, askush nuk mund ta besojë pafajësinë e një politikani, përderisa ai është mashtruar disa herë më parë nga ,,mjeshtrit” më të mëdhenj të politikës shqiptare në Maqedoni?!

Zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, të caktuara të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti, do të japin shumë përgjigje në lidhje me shqetësimin tonë, se me këtë sjellje dhe papërgjegjësi asgjë e re nuk mund të arrihet në skenën politike dhe në interes të avancimit të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

Edhe më tej, faktori ndërkombëtar llogaritë e veta për tejkalimin e krizës politike aktuale në vend i kryen përmes marrëveshjeve mes subjekteve politike të cilat deri më sot kanë qenë në pushtet, të cilat janë përgjegjëse për krijimin dhe thellimin e krizës politike në vend.

Për aq më pak, duhet të besohet se ndonjëra nga partitë politike të bllokut maqedonas do të sigurojë klimë të re më të përshtatshme për vënien në rend dite dhe zgjidhjen e çështjeve kryesore për avancimin e statusit juridik-kushtetues dhe politik të shqiptarëve në Maqedoni, zbatimin e barazisë së plotë të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, përfshirjen e drejtë dhe proporcionale të shqiptarëve në të gjitha institucionet e shtetit, duke marrë parasysh situatën aktuale se, ka institucione me përgjegjësi të lartë shtetërore ku shqiptarët nuk janë të përfshirë as simbolikisht, jo më të marrin pjesë në organet drejtuese të tyre.

Çështjet e dorës së dytë, siç janë, përfaqësimi i shqiptarëve nga subjektet e reja politike, në vend të subjekteve të cilat deri më sot i kanë përfaqësuar shqiptarët në organet e pushtetit; përfshirja më e gjerë e shqiptarëve në institucionet e shtetit, parlament, qeveri, ministri, ndërmarrje shtetërore dhe publike; punësimi pa kritere i shqiptarëve në frymën e marrëveshjes së Ohrit, për ,,përfaqësim të drejtë dhe proporcional” të tyre, që Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit e ka shndërruar në ent për punësim; përkushtimi për zgjidhjen e disa çështjeve dytësore, jo edhe e çështjeve kryesore të cilat janë gjeneratorë të krizës së vazhdueshme në vend, nuk sigurojnë zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme edhe afatgjatë të çështjes së shqiptarëve në Maqedoni.

Opsionet e propozuara deri më sot nga subjektet e reja politike, se do të angazhohen për federalizimin, konfederalizimin, kantonizimin e Maqedonisë dhe të ngjashme, madje as opsioni aq shumë i fryrë, për bashkim kombëtar të të gjithë shqiptarëve, në rrethanat aktuale mund të jenë vetëm një mjegullnajë për ndrydhjen edhe të mëtejshme të vullnetit politik të shqiptarëve në Maqedoni. Pse? Sepse asnjëri nga këto opsione nuk mund të shtrohet në tavolinën e bisedime dhe të trajtohet seriozisht edhe nga faktori ndërkombëtar, pa zgjidhjen e statusit juridik-kushtetues dhe politik të shqiptarëve në Maqedoni. Ky status është i përcaktuar me Kushtetutën aktuale të Maqedonisë si status i PAKICËS KOMBËTARE, i cili u nënshtrohet konventave ndërkombëtare për pakicat, me standardet e njohura ndërkombëtare që i garantojnë këto të drejta për pakicat. Në këtë aspekt, duke mos e përjashtuar edhe mundësinë e mos ratifikimit të këtyre konventave nga Parlamenti i Maqedonisë, kur bëhet fjalë edhe për garantimin e të drejtave të pakicave, siç është rasti me statusin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Pavarësisht që dikush mund të mendojë se, në prag të zgjedhjeve parlamentare të radhës ky qëndrim mund t’u sjell poenë politik partive që janë aktualisht në pushtet; se mund të zgjojë pakënaqësi ndër anëtarët dhe simpatizuesit e subjekteve të reja politike, e ndjej për obligim moral dhe përgjegjësi që t’i bëj publike qëndrimet e mia për këto çështje, në interes të përgjithshëm të shqiptarëve, jo vetëm në Maqedoni, por edhe për shkak të rrezikut për ngulfatjen e çështjes shqiptare në këtë fazë të rëndësishme historike të zhvillimit të saj.

Përderisa gjendja vazhdon të jetë e këtillë, siç është sot, skena politike shqiptare në Maqedoni do të mbetet edhe më tej livadh pa të zot për ta kullotur gjithfarë gomarësh nga Shtipi dhe Strumica.

Niveli, edukata, stili im dhe shkalla e përgjegjësisë për çështjet me interes të përgjithshëm, nuk më lejojnë t’i trajtoj këto çështje duke përmendur dhe etiketuar subjekte të veçanta dhe udhëheqës të këtyre subjekteve. Megjithatë, opinioni lexues e ka të qartë se kujt i adresohen këto vërejtje dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi në të ardhmen për dështimin e sigurt në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në Maqedoni dhe përgjithësisht në mjegullimin e mëtejmë të procesit të natyrshëm për zhvillimin e betejave politike për sigurimin e statusit që duhet ta gëzojnë shqiptarët në këtë shtet, me tendenca që në të ardhmen të kërkohen edhe zgjidhje të tjera më fatlume në interes të përgjithshëm kombëtar, duke mbajtur vazhdimisht llogari për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe sigurinë ndërkombëtare, pa të cilin përkushtim nuk do ta sigurojmë mbështetjen ndërkombëtare, sidomos të aleatëve të natyrshëm të kombit shqiptar.

Maraj reagon: Nuk jam i përfshirë në tentim vrasje të Rugovës



Ish-këshilltari i presidentit Ibrahim Rugova, Ramë Maraj ka reaguar pas deklaratës së avokatit Tomë Gashi, i cili ka thënë një ditë më parë se një prej personave që është hetuar për përfshirje në tentim vrasje të Rugovës ka qenë Maraj.

Maraj lidhur me këtë ka shkruar në Facebook, ku thotë se Gashi po e thotë një të pavërtetë.

Lexoni të plotë postimin e Marajt në Facebook:


“President i nderuar Dr Ibrahim Rugova të kërkoi ndjesë nëse mund të përngjajë ky reagim i imi si shmangje nga qëndrimi i Juaj dhe këshillat e Juaja për reagimet ndaj segmenteve të qarqeve të caktuara që tani e mbi një dekadë I sillën Kosovës si një mot I lig në rrugën e saj

Pashë disa portale dhe disa deklarata ndër to edhe të Z.Tomë Gashi dhe një B.M ku thuhet se unë jame hetuar dhe sipas tijë kjo ka qenë edhe publike si e kuptova unë. Pra se një ndërkombtarë ka bërë hetime ndaj meje për rastin Rugova.

Presidenti na thoshte : Unë jam deklaruar disa mediave se nuk preferoj te mirrem me ata që duan të mirren me mua,këtë kohë do tia kushtoi popullit tim.

Edhe ju na thoshte ne mos u mirrni me këto skenare po mirruni me misionin e shenjtë për Kosovën.

Sa e pashë një deklaratë të Z. Tomë Gashi ne video në një portal ai thotë se tash është publike se një prokuror amerikan ka bërëv hetime rreth meje dhe sipas tijë kjo ka qenë edhe publike sa e kuptova nga video nëse është autentike dhe me vjen jo shumë çudi as nga një B.M që po e kruen shpinen siq thotë populli të djallit po nga avokati që ska patur havale ndaj meje dhe me mu aka biseduar jom pak qështje senzitive.

Zotit Tomë dua tia bëj më dije disa biseda me mua.Nuk dua ti them se a ka dikush video për te se nuk është metodë e imja as sdua të jetë por sdo të thotë se nëse vazhdohet me këtë logjikë se do te del dikush e të thotë se T.G ka thënë kështu e ashtu dhe se ka edhe video sikur ka ndodhur disa raste dhe edhe pse ka patur regjistrime disa kanë shkuar pa u eksploruar potencialisht.Por në këtë rast situatat ndryshojnë.Në këto moqalishte nuk do të lëshohem sepse unë nuk marr detyrë nga djalli por si unë sjanë të gjithë.

Tomë Gashi e din mirë se çfarë ka folur me mua disa raste ne biseda sipas tij miqsore e private.Uroj most e ketë nëvojë për freskim memorie.
Z.Tomë Gashi po e thotë një të pavertëtë dhe kjo me befason se unë sipas tijë paskam qenë këshilltarë I sigurisë së Presidentit Rugova.Është në profilin tim ne facebook,youtube po ka edhe document qe mund ta gjeni në këto adresa ku shkruen dhe e është e nënshkruar nga Presidenti Rugova se unë kamë qenë I emruar si:

Edhe ekipi I ekspresit para disa kohesh ne TV publikoi autorizimin tim nga Presidenti Dr Ibrahim Rugova dhe e kishte nënvizuar kompetencen si këshilltarë special,kurse avokati dezinformon duke thënë se isha pë siguri.Të jeshë kshilltarë për siguri është edhe një privilegj.Dhe për siguri te Presidentit kanë përkushtim gjithë qytetarët përveq disave.Pse ju qe dolet në sipërfaqe me pjesen e pare nuk permendni kompetentet e vertete të paguar për siguri dhe ato ndërkombtare qe kishin pergjegjësi po këtë ia kërkoni te ia mvishni një subjekti. Unë nuk ua kam frigën. Moti do te kthellohet megjithë përpjekjet e disave për mjegullirë kun ë disa raste faktet ecin rrugës.

KËSHILLTARË (CONSULTANT) SPECIAL I PRESIDENTIT RUGOVA.Pra jo për siguri.Unë e kam këtë document,edhe avokati duhet ta posedoj tjetrin për të cilin dezinformon me ap pa vetdije.

Për siguri janë njerëzit që kanë marrur paga po çuditërisht nga këta panelist që përmendin emrin tim nuk permenden jo për akuzë po për përgjegjësinë e sigurisë dhe si e kanë kryer.

Nuk preferoj fjalor banal por te thuhet disa vite nga expres e disa mediume tjera se unë isha shef I SIA dhe ne një konferencë për shtyp ku ishin pothuaj të gjitha mediat dhe I pyeta se a keni burim tjetër pos gazetës serbe SVEDOK nuk kishin përgjigje.Edhe kjo është në youtube video e foto.

Edhe gazeta SVEDOK në 2003 permend një shërbim të Dr.Ibrahim Rugovës si SIA pra shpifje serbe por nuk permend emër,këtë e bëjnë disa media të ashtuquajtura vendore ku Sërbia permend SIA e jo emër në vitin 2003 kurse disa media tona si Koha Ditore,Expres e dy e tre herë pas here e mbivendosin emrin tim mbi këtë shpifje sërbe.Pra para lufte ne disa raste media të caktuara I referoheshin TANJUG-t, e ishim nën okupim,kurse kur u deokupuam I referoheshin gazetës SVEDOK dhe atë e shtrembëronin.Në këtë postim do të ua dergoi këtë faqe të gazetës SVEDOK dhe le te konkludon vetë populli.Këto media në atë konferencë për shtyp nuk deklaruan se kanë burim tjetër pos SVEDOK që ua tregova unë se ata nuk e tregonin por e citonin pa adresë.

Tani Z.Tomë Gashi hë për hë nuk do të mirrem me ju në këtë rrafsh duke pritur një reflektim tuajin.

Mua askush nuk më ka intervistuar për këtë rast.

Kjo gazeta expres apo gazepa për shumë kohë ka shkruajtur se ka gjirim ditën e atentatit të Presidentit një dukuri publike sepse me ekipin tonë ishin edhe mediet dhe ekpressi .Pas këtyre shkrimeve si insistime apo ndërsyerje përfaqësuesi I UNMIK-t ka kërkuar atë gjirim.

Një sqarim:

Presidenti kishte kërkuar nga ne me shkrim disa kohë më para dhe më pas tëntim atentatit të dytë që të gjirojmë me kamera daljet e tijë publike si zyrtare dhe në fushatë.Këtë autorizim e ka marrur edhe ish komisari I UNMIK-ut.Në ato ditë ishin dhe medie tjera prezente me ekipin tonë dhe kjo ka qenë publike sepse njerëzit kanë punuar ditën jo në terr si…..Kompetenti I policisë së UNMIK aso kohe nën presionin e gazetës ekpress apo nga ndërsymja e tij nga dikush sipas nesh kërkonte gjirimin.Te Sllovenia sporti ka patur si një kazino ku kam degjuar se gjithashtu ka patur kamera dhe sipas thashe themeve edhe ato janë marrur nga dikush po unë skam dijeni.

Presidenti na ka thënë se ky gjirim është pronë e presidencës dhe unë vendosi se kur me e dorëzue.Për mu aka qenë President Presidenti Rugova dhe jo UNMIK-u këtë e them dhe e kam thënë pa hatërmbetje te dikujt sepse ne kishim një president dhe ai për mu aka qenë më kompetenti.Ai priste që atë gjirim ta kërkonte dikush tjetër.Pas një kohe na tha që të ia japim komisarit të policisë së asaj kohe dhe ia dham.

Ky komesar për çudi pas disa ditësh nga pyetjet te themi mediale ekspresi deklaron se po kaseten me me gjirimin e asaj dite na e ka dorzuar filan fisteku pra e dekonspiron komisari burimin e gjirimit ku ka patur mundësi të jenë gjiruar dhe akterë kriminal.Dhe për këtë avokati nuk gjen presedan as ndonjë medie e ashtuquajtur.

Këtë e kam deklaruar në disa postime por askush nuk është marrur me këtë.Sikur që as unë nuk e kam ndërmend të merrëm më fundrrina e mbetje anësore të post pavarësisë sepse më e mençur është të mirremi me foshnjen pavarësi që na e dhuroi historia nga përpjekjet shekullore intelektuale e sidomos te viteve nëntdhjetë, gjaku I derdhur I deshmorve ku nga familja jonë mungojnë pesë anëtarë dhe aleatët strategjik.

Si po e dika avokati dhe atavizma se unë jam hetuar dhe kjo sipas tijë në video është publike e unë se di unë skam dijeni. Nëse dikush e do këtë ky është problem më I vogël sepse unë nëse juridiksioni pranon vullnetarisht do të shkoi I pari në dyert e gjykatës speciale për sefte.Veq kqyrni mbrapa sepse proceset nuk mund të ndalën me intriga shpifje as metoda tjera.Kjo sepse shumë jetë emund janë dhënë për shtet te pavarur shtet të së drejtës.

Dhe për këtë sjau kam frigën as vendorve rrughumbur dhe as segmenteve të jashtëm antipavarësi të caktuar në rast devijimi sepse drejtësia është mbi të gjitha e mbi të gjithë dhe unë sjam pa umbrellë.Nuk kushtëzohem,as shantazhohem, askush smund të trokas në adresen time per asgjë qe nuk perputhet me vullnetin e popullit.I druhem borgjit të pa përmbushur ndaj popullit- qytetarve dhe aleatve. Le te druhen ata qe ne shume adresa kanë mëkatuar kundër atdhetarve e shtetit. Për kete ilaq skam veq drejtesisë.Një jetë që ja kam kushtue Kosovës dhe në shumë aspekte me bashkveprimtarë e miq I kemi realizuar,por ende me duket mision i pa permbushur derisa ne Kosovë sillen lirisht krim e mbështetes ne jo pak dimensione.Krimi nuk ësht zhdukur ai është strukur dhe kjo falë segmenteve te caktuar miq e vendorve aq sa kan patur ne duar,sepse vendoret gjatë kohë pra elementet e sigurisë ishin te mbikeqyrur nderkombtarisht.Janë disa tentim atentate ndaj meje e familjes nga krimi i organizuar që janë procesuar nga instancat mikse te sigurise ne Kosovë dhe janë stopuar diku sdi pse ,keshtu po e quaj deri sa skam ne dijeni gati një dekadë se çka ka ndodhur me to,por këta supermena kanë tjera punë ……dhe një fund.Nuk me mbetët zhig siq thotë populli sa kam për të jetuar por dhe sa kam mundësi ti kontribuoj popullit tim” (sic).

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...