Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/13

Rriten tensionet në Evropë, pasi Rusia dislokon raketa

Analistët thonë se dislokimi i raketave me aftësi bërthamore në enklavën e Kaliningradit në Detin Balltik, është një “kambanë alarmi” për rreziqet me të cilat përballet perëndimi. Dislokimi vjen ndërsa Gjermania paralajmëron se tensionet mes Moskës dhe Perëndimit janë më të rrezikshme tani sesa gjatë Luftës së Ftohtë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell njofton nga Londra.


Raketat ruse Iskander, kanë një rreze prej rreth 500 kilometrash. Dislokimi i tyre në enklavën ruse të Kaliningradit, që gjendet mes Polonisë dhe Lituanisë, ka shqetësuar perëndimin.

"Reagimi dramatik i Perëndimit për raketat Iskander, është një kambanë alarmi, është një mesazh shumë i qartë. Është si një kovë me ujë të ftohtë, që sikur thotë: hapi sytë, nuk është më një botë e sigurt”.

Moska thotë se dislokimi është pjesë e një stërvitjeje të rregullt ushtarake. Gjatë Luftës së Ftohtë, raketa më të mëdha, u dislokuan në Gjermaninë Lindore dhe Çekosllovakinë e atëherëshme. Këtë herë, strategjia është psikologjike, thotë analisti Sutyagin.

“Ideja është që të frikësohet perëndimi. Sepse Rusia nuk ka instrumenta të tjera që të konkurrojë në arenën ndërkombëtare, përveç aspektit psikologjik. Edhe ushtria ruse është më e dobët sesa forcat e NATO-s”.

Rusia shkaktoi edhe më shumë alarm kur instaloi një sistem S-300 për mbrojtjen nga raketat në bazën e saj detare në Siri. Moska mohon që kjo të jetë bërë për të kërcënuar ushtarakisht.

“Bateria e raketave ka si qëllim që të garantojë sigurinë e bazës detare të Tartusit dhe bazës së marinës ruse nga kërcënimet nga ajri. Nuk është e qartë se pse dislokimi i S-300 shkakton kaq shumë alarm mes partnerëve tanë ndërkombëtarë”.

Por Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, paralajmëroi në një artikull gazete këtë javë se tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë, janë më të rrezikshme sesa gjatë Luftës së Ftohtë. Sutyagin është dakord.

“Bëhet fjalë për një element surprize të përllogaritur nga pala ruse, sepse është pjesë e psikologjisë. E paraqet veten si të çmendur, kështuqë gjithkush të mendojë që janë vërtet të çmendur, kështuqë më mirë të mos i sfidosh ata”.

E papritura ndodh në qiellin evropian. Në prill avionët rusë gumëzhinin mbi një anije luftarake amerikane në detin ballkit.

Javën e kaluar, Finlanda dërgoi avionët e vet luftarakë të identifikonin avionë rusë SU-27, që tha se kishin shkelur hapësirën e saj ajrore, një akuzë që Moska e mohon.

Finlanda, ndan një kufi prej 1 mijë e 300 kilometrash me Rusinë dhe ka forcuar lidhjet me NATO-n për të kundërshtuar agresionin rus.

Nënsekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Work vizitoi Helsinkin së fundmi për të nënshkruar një marrëveshje për më shumë stërvitje ushatarake dhe shkëmbim informacioni.

Alarmi gjerman: Jemi në situatë më të rrezikshme se Lufta e Ftohtë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan në fillim të javës bisedimet e tyre me Rusinë mbi armëpushimin në Siri duke akuzuar dje Moskën dhe Damaskun për krime lufte në Alepo.
Kreu i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier deklaroi sot se situata aktuale është më e rrezikshme se Lufta e Ftohtë, duke iu referuar tensioneve në rritje mes SHBA-së dhe Rusisë.


“Është iluzion të besosh se bëhet fjalë për ish-Luftën e Ftohtë. Periudha e tanishme është më ndryshe, shumë më e rrezikshme”, deklaroi për të përditshmen ”Bild”, ministri gjerman i Punëve të Jashtme.

Kreu i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier deklaroi sot se situata aktuale është më e rrezikshme se Lufta e Ftohtë, duke iu referuar tensioneve në rritje mes SHBA-së dhe Rusisë.

“Është iluzion të besosh se bëhet fjalë për ish-Luftën e Ftohtë. Periudha e tanishme është më ndryshe, shumë më e rrezikshme”, deklaroi për të përditshmen ”Bild”, ministri gjerman i Punëve të Jashtme.

Image

Frank-Walter Steinmeier “Rreziku i një përballje ushtarake është i konsiderueshëm”, pohoi ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, i cili ka pasur funksionin e ndërmjetësit të OSBE-së për Ukrainën, cituar në të njëjtin artikull.


”Rreziku nuk ka qenë kurrë në këto përmasa prej dekadash dhe besimi midis Perëndimit dhe Lindjes kurrë më parë kaq i ulët”, thekson ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan në fillim të javës bisedimet e tyre me Rusinë mbi armëpushimin në Siri duke akuzuar dje Moskën dhe Damaskun për krime lufte në Alepo.

Gjenerali amerikan Mark Milley kërcënon Rusinë: Do ju shkatërrojmë


Mark Milley

Shefi i ushtrisë amerikane,gjenerali Mark Milley, ka paralajmëruar se SHBA-të janë të gatshme të shkatërrojnë armiqtë e tyre, deklaratë kjo që ishte drejtuar qartë ndaj Rusisë.

“Ushtria e Shteteve të Bashkuara pavarësisht sfidave që kemi, pavarësishttempos tonë operacionale dhe gjithë asaj që jemi duke bërë, do t’ju ndalojë dhe do t’ju mund rëndë, ashtu siç nuk keni qenë të mundur më herët. Mos bëni gabime rreth kësaj”, ka deklaruar Milley.

Për më tepër, Milley ka thënë që konflikti i radhës do te jetë eksperienca më vdekjeprurëse që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se do të përfshijë luftime në zona urbane të populluara.

Ai bëri të qartë qe po fliste për Rusinë, përderisa citoi një zyrtar të lartë rus i cili kishte thënë “Rusia mund të hyjë në luftë konvencionale në Evropë dhe ta fitojë atë”!

Gjenerali amerikan Mark A.Milley : Lufta me Rusinë e garantuar! Do jetë e shpejtë dhe shkatërrimtare


Mark A.Milley, Putin Jinping


Një gjeneral amerikan ka deklaruar se lufta mes SHBA-së dhe Rusisë është e “garantuar”.

Duke folur në një takim të Shoqatës së Ushtrisë në Uashington, gjenerali Mark A.Milley deklaroi se “lufta me Rusinë është thuajse e garantuar”.

“Do të jetë një luftë që nuk është parë deri më sot. Do jetë e shpejtë deh shkatërrimtare”, tha gjenerali.

Komenti i tij vjen pas një lajmi të pakonfirmuar, sikur Rusia po bën teste ndaj sulmeve të mundshme bërthamore.

Mediat amerikane shkruajnë se 40 milionë njerëz po marrin pjesë në këtë stërvitje masive që kanë nisur në 4 tetor dhe përfundon nesër.

“Ne jemi gati për luftë dhe po sfidohemi, ndaj mendoj se lufta është shumë afër”, tha gjenerali Milley.

Gjeneral Milley është gjeneral me 4 yje dhe Shefi i Stafit i ushtrisë amerikane.

Njeriu i Putin kërcënon SHBA-të: Nëse Trump nuk zgjidhet, luftë bërthamore

Vladimir Zhirinovski


“Nëse amerikanët nuk votojnë Trump, shpërthen lufta bërthamore”. Këshilla në formë paralajmërimi vjen nga Moska. Politikani ultranacionalist Vladimir Zhirinovski, që njihet për deklarata kontroverse e të cilit i pëlqen të krahasohet me kandidatin republikan thotë në një intervistë për “Reuters” se Trump është i vetmi kandidat që mund të ulë tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës.

Për Hillarinë të cilën e etiketon “një vjehërr të ligë” thotë se mund të çojë botën drejt Luftës së Tretë Botërore. Ndërsa për komentet seksuale të Trump thotë se ato janë vetëm biseda normale siç flasin burrat mes miqsh.

“Amerikanët që do të votojnë më 8 nëntor duhet ta kuptojnë se po votojnë për paqen në planetin tokë nëse e japin votën për Donald Trump. Por nëse votojnë Hillarinë do të ketë luftë. Ngado do të ketë Hiroshima dhe Nagasaki. Nëse Hillari fiton, do të jetë presidenti i fundit i SHBA-ve dhe këto do të jenë zgjedhjet e fundit për Amerikën”, deklaroi kreu i Partisë Liberal Demokrate, Vladimir Zhirinovski.

Zhirinovski njihet si aleat i madh i Putinit. Partia e tij pro-Kremlin doli e treta në zgjedhjet ruse muajin e kaluar. Përveç moshës, ai lëshon edhe të njëjtat deklarata si Trump në lidhje me emigrantët apo myslimanët.

Aq shpesh e ka identifikuar veten me kandidatin republikan për të cilin thotë se meriton “Nobelin e Paqes”, sa që ka deklaruar se duhet të bëjë një analizë ADN-je për të parë nëse ka lidhje farefisnore me Donald Trump.

Kryeministri Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç perplasen në Beograd për Trepçen

Në Beograd u mbajt forumi “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore” kur mes Prishtinës dhe Beogradit janë dy çëshjte të nxehta: Arrestimi i Nehat Thaçit dhe Trepça.

Pikërisht këto dy çështje ndezën debatin mes dy kryeministrave.

Kryeministri Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç perplasen për Trepçen

Aleksandër Vuçiç: Kur Edi lufton për një mbështetje më të madhe të perëndimit nuk ka kufi. Mund të thotë të flasë kundër Moskës, Rusisë ai e bën unë nuk e bëj.

Në Shqipëri nuk ka probleme me cëshjtje territoriale. Serbia ka trajtim në mënyrë të ndryshme

Njerëzit në Serbi duhet ta dinë që kemi pasur mbështetje të madhe nga BE. Nuk ka asnjë organizatë tjetër që mund të angazhohet për Serbinë kështu.

Për Prishtinën kam disa argumente për të thënë se pala tjetër është fajtore por nuk e them. Ata duhet të kishin përfaqësues. Ne do të vazhdojmë dialogun në mënyrë pasionante dhe të duruar pasi është një nga parakushtet për zhvillimin ekonomik për standarde më të mira jetese për popullin serb. Është dicka që duhet ta bëjmë për marrëdhëniet Shqiptaro-serbe, si dy popujt më të mëdhenj në Ballkan.

Unë e di që ata do të thonë që Vuçiç është mik i shqiptarëve, por s’më intereson. Nuk është e lehtë.

Nuk ndalojmë procesin e e dialogut edhe pse kohë pas kohe duket sikur ka një fund të keq në fund të rrugës, por unë mendoj se duhet të gjejmë më shumë kompromise .
Do të investojmë më shumë kohë e energji edhe pse mund të jetë më e vështirë çdo ditë, sepse atmosfera ka ndryshuar tërësisht dhe është shumë e vështirë jo vetëm për palën tonë por dhe për palën tjetër.
Image


Rama: Ne nuk jemi kundër Rusisë. Nuk kemi luksin të mos flasim me njëri tjetrin edhe pse nuk biem dakord. Kosova është aty ku ne nuk biem tërësisht dakord. Pikëpamja ime është se Serbia sa më shpejt të njohë Kosovën aq më mirë është por e kam thënë hapur që dialogu është një mjet i rëndësishëm

Të dy liderët nga Beogradi dhe Prishtina duhen përshëndetur. Trepca është në minierë është në Kosovë, çfarë do të bëni për Trepcën do e transportoni në Beograd?

Ndërsa ata në Kosovë ata duhet të kuptojnë se është minierë e Kosovës dhe i përket atyre njerëzve që jetojnë në Kovovë: serbë apo kosovarë.

Do vij sërish në Beograd sepse s’më intereson çfarë njerëzit thonë. Kur u largova nga Tirana më quajtën tradhëtarë, ndërsa kur u ktheva isha hero. Jo unë nuk jam asnjëri as tjetri.

Vuçiç: Ai është një politikan më e mirë sesa unë shfrytëzoi momentin. Guxoj të them se di më shumë se Edi për Trepçën. Nëse ai thotë se është çështje ekonomie Prishtina bëri lëvizjen më të keqe sa i takon ekonomisë dhe zhvillimit të saj. A mund të gjesh një serb në veri që bie dakord me këtë. Ata nuk donin të flisnin me serbët që punuan në Trepça. I shmangën dhe vazhduan me procedurat. U kujdesën për arsyet e tyre politike të brendshme.

Dhe për rastin e Nehat Thaçit. Nuk di asgjë për të. Kemi hapur kapitullin 23 . Jam paralajmëruar për raste më të vogla, dhe besoj se BE nuk do të ketë standarde të dyanshme por nuk është mjaftueshëm për ne . Nuk ka pasur arsye politike ta ndalojmë. Besoni se arrestimi i Nehat Thacit u bë për arsye politike? Jo! Ishte një mandat arresti në 1997??

Rama: Ne duhet ta pastrojmë këtë listë sepse vazhdojmë ti kthehemi asaj.

Vuçiç: Jam dakord me ju se duhet ti shikojmë të gjithë dhe duhet ta bëjmë në mënyrë të përbashkët. Duhet të keni të njëjtin qëndrim.

Rama: Kur përmenda Trepçën nuk mora asnjë anë. Qytetarët e Kosovës janë aty dhe ekonomia në pikëpamjen time dhe ju nuk mund ta transportoni këtu minierë.

Samiti i Beogradit për Sigurinë, Rama: BE-ja, rrugë modernizimi për ne

Kryeministri Edi Rama theksoi në Samitin e Beogradit për Sigurinë se ballkanasit duhet ta kenë të qartë se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është “rrugë modernizimi për shoqëritë tona”.

“Ne në Ballkan duhet të jemi të qartë: procesi i BE-së nuk është udhëtim për të shkuar diku sepse njerëzit e presin këtë nga ne, por është rrugë modernizimi për shoqëritë tona”, tha Rama, i cili më tej foli edhe për reformën në drejtësi.

“Kemi nisur një proces që ka qenë i paimagjinueshëm për Shqipërinë dhe sot kemi kaluar një paketë ligjore shumë radikale. Çdokush e ka të qartë: kjo nuk do të ishte e mundur pa mekanizmat e integrimit në BE. Nuk ka mekanizëm tjetër që të na lejojë të dalim nga rruga e një historie jo bujare dhe për të lëvizur përpara. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh me Brukselin, por ne duhet të heqim dorë nga mënyrat fëmijërore”, theksoi Rama.

ImageFOTO GALERI
Ndërsa kryeministri Aleksandar Vuçiç deklaroi se marrëdhëniet e mira në rajon japin më shumë mundësi, por nga ana tjetër shtoi se nuk është shumë optimist për situatën në rajon.

“Sot kemi më shumë marrëdhënie me shqiptarët e boshnjakët. Nëse bëjmë gjëra bashkë, kemi më shumë mundësi. Nëse do të kemi marrëdhënie më të mira politike e tregtare, nuk do të kemi problemi për t’u afruar me Bashkimin Evropian.

FOTO GALERI
Por, nuk jam shumë optimist për situatën në rajon. BE-ja gjithmonë vendos detyra të reja që përcaktohen në mënyrë burokratike”, tha Vuçiç

Telegrafi : A është duke na shkatërruar interneti përmes garave për ‘like’, bombardimit me informata…

Përgjatë historisë, njerëzit janë brengosur rreth teknologjive të reja, por të njëjtat brenga ekzistojnë edhe sot.

Sidoqoftë, a janë këto pohime legjitime apo vetëm thuhen nga disa persona për të tërhequr vëmendje?

Fillimisht, mos harroni se “interneti” është term i paqartë, duke marrë parasysh faktin se në të qarkullojnë shumë gjëra. P.sh., përmes internetit mund të zhvilloni varësi ndaj kumarit përmes lojërave online të pokerit. Ky është vetëm një shembull i thjesht se si truri ndikohet negativisht nga interneti,.

Megjithatë, interneti na jep qasje të menjëhershme, të vazhdueshme dhe direkte për informacione të ndryshme rreth historisë njerëzore ose çfarëdo teme. Pra, si mundet kjo të ndikojë në turinjtë tanë?

“Bombardimi” me informacione

Është e rëndësishme të mbahet mend se truri i njeriut gjithmonë është duke u ballafaquar me një rrymë të vazhdueshme të informacioneve të pasura; kështu është bota e vërtetë. Qoftë nëse e shikoni një video futbolli në një ekran të vogël apo shikoni fëmijët duke luajtur në park, sistemet vizuale dhe truri e kryejnë të njëjtin funksion sepse që të dyja rastet prodhojnë informacione të hollësishme ndijore.

Megjithatë, truri faktikisht nuk e proceson çdo gjë të cilën shqisat tona ja prezantojnë; pavarësisht fuqisë dhe kompleksitetit që ka, ai nuk e ka kapacitetin për ta bërë këtë. Por, ai i filtron të gjitha gjërat dhe i ekstrapolon ato që janë më të rëndësishme duke u bazuar në eksperiencat e mëhershme, në kalkulime dhe në një farë sistemi “të të qëlluarit”.

Çështja është se truri veçse është i adaptuar mirë në parandalimin e bombardimit me informacione, prandaj nuk është aq e mundshme që interneti ka aftësinë ta bëjë një gjë të tillë.

A është Google duke na shkatërruar kujtesën?

Brengë tjetër moderne është se qasja e vazhdueshme në informacionet e vendosura në internet është duke na shkaktuar probleme me kujtesën. Përse të lodheni duke mbajtur mend çdo gjë kur vetëm mund ta kërkoni në Google, apo jo?

Kujtesa apo memoria nuk funksionon kështu. Gjërat të cilat i përjetojmë, e që përfundojnë në kujtesën tonë, e bëjnë këtë përmes një procesi të pavetëdijshëm. Gjërat të cilat kanë rezonancë emocionale apo rëndësi në mënyra tjera, kanë tendenca të mbahen mend më lehtë sesa informacionet abstrakte apo faktet e ‘padobishme’. Këto të fundit gjithmonë kanë kërkuar më shumë përpjekje për t’u mbajtur mend në kujtesën afatgjatë, pasi që duhet të përsëriten vazhdimisht për të përfunduar si ‘kujtime’.

Një argument thotë se duke i përsëritur gjërat vazhdimisht në vend se t’i kërkoni në internet mund t’ua përmirësojë sistemin e kujtesës. Por, në anën tjetër, dëshmi tjera sugjerojnë se ambientet më stimuluese dhe më ndryshe ndihmojnë në zhvillimin e trurit – pra, ndoshta gjetja e vazhdueshme e informacioneve interesante në internet është më mirë për ju sesa përsëritja e fakteve dhe figurave.

Sidoqoftë, për ta kundërshtuar këtë, dëshmi tjera sugjerojnë se prezantimi i hollësishëm i një ueb sajti të thjesht shkakton shumë karakteristika dhe është e pamundur që kujtesa afatshkurtër e trurit të njeriut t’i përballojë, gjë që mund të ketë efekte të dëmshme në sistemin e kujtesës.

Interneti shpeshherë bën procese të padobishme, por se a janë të dëmshme për zhvillimin e trurit është çështje tjetër.

Çfarë është duke na ndodhur me ‘jetëgjatësinë’ e përqendrimit?

A ndikon interneti pozitivisht në aftësinë tonë për t’u përqendruar në diçka, apo të pasurit qasje 24/7 në shumë gjëra të ndryshme shkakton shpërqendrim?

Sistemi i përqendrimit të njeriut është i komplikuar, prandaj kjo temë mbetet e paqartë. Interneti shkakton shpërqendrim të shpejt dhe efektiv. Sidoqoftë, ekspertët thonë se nuk është në rregull të thuhet se interneti është përgjegjës që ne po shpërqendrohemi nga puna, pasi që sistemi dhe preferencat e trurit për përvoja të ndryshme kanë ekzistuar qysh para shpikje së internetit.

Gara për ‘llajka’

Marrëdhëniet shoqërore me njerëzit tjerë janë faktor i madh në atë se si ne zhvillohemi, mësojmë dhe rritemi në nivel neurologjik. Njerëzit janë specie tejet shoqërore. Por, tani interneti i ka lejuar marrëdhëniet shoqërore dhe lidhjet e ndryshme të ndodhin mes një numri të madh të njerëzve përgjatë distancave të largëta – dhe këto ndodhin tërë ditën, çdo ditë.

Kjo do të thotë se çdo gjë që ne bëjmë mund të shpërndahet me tjerët me prekjen e një butoni, por kjo i ka pasojat e veta. Ndjenjat pozitive që i shkaktojnë rrjetet sociale thuhet se funksionojnë në të njëjtat baza neurologjike si drogat; duke siguruar ‘shpërblime’ përmes sistemit të dopaminës. Kësisoj, varësia nga rrjetet sociale është duke u bërë problem i madh, por në mënyrë të ngadaltë. Duke krijuar një situatë ku ne vazhdimisht jemi duke u përpjekur t’i lëmë përshtypjet të tjerëve dhe të gjykohemi nga ta, ndoshta interneti nuk është duke sjell ndonjë dobi në turinjtë tonë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...