Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/14

Emisioni “Publicus” që investigoi skandalin e importit të plehrave

“Të dielën në mbrëmje, “Públicus”, nuk u lejua të transmetojë një raport mbi vdekjen tragjike të një të riu që banonte në rrethinat e ish Kombinatit, e që punonte në kushte pasigurie në Landfillin e Sharrës, pronë e Bashkisë së Tiranës e që e bashkëadministronte me një kompani private riciklimi. Bëhet fjalë për Ardit Gjoklajn, 17 vjeçarin që që u nda nga jeta në rrethana dramatike. Ne shkuam në Sharrë, takuam njerëz e folëm me familjarët e viktimës dhe regjistruam dëshmi. Zbuluam dokumenta të cilat nëpunësit kërkojnë t’i fshehin, pasi nuk duam të zbulohen përgjegjësitë. E të gjitha këto i përgatitëm për t’i publikuar. Por nuk na lanë!”, lajmëruan autorët e programit te cilet kane publikuar ne rrjetet sociale emsionin e plote te cilin ja u sugjerojme ta shikoni:
Share:

Raporti i “Frontex”/ Ja si u pasurua mafia shqiptare


Një raport i “Frontex”, thotë se mafia shqiptare është dominuese në trafikimin e refugjatëve. Raporti thekson se, duke shfrytëzuar mungesën e masave nga ana e BE për krizën e emigrantëve, mafia kryesisht ajo shqiptare, italiane dhe turke po tregohet oportuniste.



Pavarësisht rënies së numrit të emigrantëve të kapur për kalim ilegal të kufirit në vendet e Ballkanit Perëndimor, në krye qëndron kufiri shqiptaro-grek.

Pika e dy është kufiri mes Hungarisë dhe Serbisë, ku trafikantë rezultojnë shqiptarët e Kosovës. Mafia kryesisht luan rol lehtësues, duke ndihmuar refugjatët për kalimin ilegal nga një shtet në tjetrin. Gjithashtu, ata pajisin me dokumente false emigrantët, ose korruptojnë politikanë dhe punonjës të administratës.

Por, mafia shqiptare nuk është e përfshirë vetëm në kalimin ilegal nga Greqia për në Shqipëri, por e në kalimin e tyre nga një vendi i Evropës Perëndimore në tjetrin, si për shembull për ata që duan të shkojnë në Britani.

Në raport, thuhet se mafia shqiptare fillimisht i dërgon refugjatë në Itali dhe më pas në Belgjikë nga portet e të cilës dërgohen më pas në Britani

Ismet Drishti: Rama është më keq se Nard Ndoka!

https://www.youtube.com/watch?v=lESAfDzOf-0


Shkruaje në Akull -Edi Rama si Nard Ndoka

Pas këngës me çifteli për Edi Ramën që ish –kryeministri Berisha ia transmetoi në seancën parlamentare të së enjtes, Ismet Drishti e ka thumbuar sërish kreun e qeverisë me një tjetër video humoristike.
Duke marrë një deklaratë të Ramës në takimet me fermerët, ai e krahason atë me shprehjet e Nard Ndokës. “Ju jeni njerëz që jetoni me punë. Ju e dini që puna ka punë. Punë pa punë s’ka, s’quhet punë. Kështu që çdo gjë do punën e vet”, është ajo çfarë thotë kryeministri.
Humoristi sfidon ndjekësit e tij duke u kërkuar të shprehen nëse e kuptojnë se çfarë ka dashur të thotë kryeministri.



KRYEMINISTRIN E MORI NË QAFË AMNEZIA


NGA HABERRET E MITROS CELA

Ramën e kanë vënë në grykë të topi. Për meselenë e plehrave. Hapu dhe të futem! E sulmojnë, në tempullin e demokracisë, armiqtë por më rëndë miqtë. Meta dhe Idrizi, nuk i shtypin sumbullat. Largohen nga parlamenti duke e lënë me gisht ndë gojë aleatin, që u ka dhënë nishanë me shumicë.

Artan Gaçe hedh shkelma. Shkalema me zazar sepse ka në parlament dy vota: Edhe të gruas?! Koço Kokëdhima qesendiset. Rroftë sebepi. Ben Blushi bën thirrje: Në çdo kazan të vendoset koka e deputetit që votoi ligjin?! Berisha,.. si Berisha!

Unë nuk e vë me faj Kryeministrin tonë të dashur! Unë bëj thirrje nga FB: Bashkohemi o milet të shpëtojmë kryeministrin tonë?! Ai është fajtor pa faj. Fajin e ka sëmundja… Quhet amnezia! Robi i perëndisë, sa merr mandatin e deputetit, e zë amnezia! I sëmurë torollepset dhe harron të shkuarën! Po, po! Harron premtimet që ka bërë në fushatë elektorale! Harron vendin ku është zgjedhur! Nuk i kujtohen emrat e njerëzve, fshatrave, qyteteve!…U thartohen trutë, jo për faj të tyre!

Fajin e ka sëmundja…

Prandaj e kemi për detyrë ta ruajmë kryeministrin tonë? Sepse ai sakrifon nga nderi i tij, për të bërë një ligj, që mbush buxhetin me para. Nuk kuptoni? Do ndërtojnë impiante bizesmenët? Po. Hapen vende pune. Jepen rroga. Rritet konsumi. Paguhen taksa. Paguhen siguracion. Taksidarët vjelin para. Paratë i kthehn miletit për rritje rrogash? Për shtim pensionesh?…Lepe! Nuk ka ngritje?…Nuk ka direkt. Por ka indirekt. Inflacioni ka rënë nën nivelin e detit. Kjo do të thotë se nuk po ngihen çmimet e mallrave, falë politikave të urta e të mënçra të kryeministrit Rama

Amnezia nuk është vetëm për Ramës. Ben Blushi harron vitin 2004. Ministër, nën kryeministrin Nano, firmosi për importimin e plehrave nga Beketi, që sot është shpallur person i padëshëruar në Albani! Pse ka faj Beni? Jo. Edhe atë e ka marrë në qafë amnezia!…

Ja edhe Berisha. I ashpër. Shan e mallkon Ramën. Harron, jo për faj te tij, por të sëmundjes, sepse ka gatuar dhe votuar vetë ligjin blu të plehrave?!

Letra që po trondit rrjetin: Edmond Tupja i shkruan të birit

Nga Floripress/Flori Bruqi 

Edmond Tupja.jpg


Edmond Tupja është përkthyes dhe shkrimtar shqiptar, ka lindur në Tiranë në vitin 1947. Pasi kreu studimet në vendlindje, u diplomua për gjuhë e letërsi frënge në Universitetin e Sorbonës, Paris.

Fillimisht pedagog në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, pastaj mësues në qytetin e Gramshit, më vonë përkthyes në Tiranë, sot drejton seksionin e përkthimit pranë departamentit të frëngjishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

 Autor tekstesh universitare, vëllimesh me poezi e prozë në shqip dhe frëngjisht, leksikograf, publicist e kritik përkthimesh, laureat çmimesh kombëtare e ndërkombëtare, ka shqipëruar vepra të shkrimtarëve francezë: Proust, Gracq, Tournier, Sartre, Giono, Mauroius, Pieyre de Mandiargues, Delerm, Plazy etj. dhe ka përkthyer në frëngjisht autorë shqiptarë si F. Kongoli, I. Kadare, D. Çomo, D. Çuli, B. Shehu dhe S. Çapaliku.

 Si shkrimtar, ai ka botuar disa tituj, shumë prej tyre me temë erotike. Përmendim këtu:

“69 variacione për një temë erotike”,

 “Tingujt e trupit tënd” dhe 

“Fjalori erotik”.

Ai është gjithashtu autor i veprave autobiografike :

“Mos ik, o ma” dhe 

“Kur dhimbja premton dashuri”.

Botime:

69 variacione për një temë erotike
Mos ik, o ma
Kur dhimbja premton dashuri
Tension i lartë
Pro translatore
Vajzat e ballkonit


--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------





Nga Edmond Tupja*


“Ges, ti i ke dhënë një kuptim të ri jetës sime, unë mësova prej teje të kuptoj Tjetrin, të mposht vetveten, egon time, sa herë që kjo është e domosdoshme; mesova të heq dorë nga shumë gjëra në emër të dashurisë që ushqej për ty, të të dua edhe kur ti me godet, edhe kur ti më gërvisht, pra, edhe kur më dënon e ndëshkon me dhunë; mësova të luftoj ndryshe, edhe kur e di që nuk do të fitoj, mësova ta shoh, ta dëgjoj, ta nuhas e ta prek botën me syrin, veshin, hundën e dorën tënde dhe kështu, ta kuptoj duke e filtruar edhe përmes ndërgjegjes se tjetrit, aq më tepër kur tjetri je Ti!

Sigurisht, Ges, unë të kërkoj të falur që nuk kam arritur të t`i plotësoj të gjitha, që nuk po të shkëpus dot nga autizmi, të kërkoj të falur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tënde, të kërkoj te falur që nuk jam i pavdekshem, por i përkohshëm ashtu si edhe nëna jote, sepse brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme, ti do të gjendesh vetëm, pa njeri pranë për t`u kujdesur për ty, për të të dhuruar të paktën një grimë mirëkuptim e dashuri. E di, ti nuk ke as motër e as vëlla, ke vetëm një gjysmë vëlla nga ana ime, por që jeton prej vitesh në Kanada dhe që atje e ka ndërtuar jetën e vet; sot kanë ardhur kohë të tilla që njerëzit vdesin të vetmuar, madje edhe prindër që kanë lindur, rritur e nxjerrë në jetë dy, tre, katër a më shumë fëmijë, sepse, siç thuhet, secili ka fatin e vet.

Po ty, po sivellezerit e simotrat e tua me autizëm, çfarë fati ju pret? Sikur të paktën të kishte institucione për të vetmuarit si ti, si të tjerët që të ngjajnë, në mënyrën që ne, prindërit e tu, prindërit e tyre t`i mbyllnim sytë të qetë deri diku duke menduar se ti, djali ynë, se femijët e tyre me autizëm, nuk do të ndiheni të braktisur, edhe më të vetmuar sesa jeni sot që ne jemi ende gjallë.

Ges, unë nuk jam besimtar, megjithatë, një buzëmbrëmje dimri anonim, tek mendoja të tashmen tënde të trishtuar dhe të ardhmen tënde të zymtë, pasi ti më kishe dendur me grushta e flakur përtokë si një thes me kashtë të kalbur, rashë në gjunjë dhe i drejtova dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit, Rastësisë, Natyrës apo Zotit, pak rëndesi ka: “ O Ti, i Mistershmi, i Gjithpushtetshmi, i Pashmangshmi! Shëroje Gesin tim të pafajshëm! Nuk të kërkoj, nuk të përgjërohem ta bësh gjeni, apo talent, jo, bëje thjesht normal, a më dëgjon, a më kupton, thjesht N-O-R-M-A-L, si shumica e fëmijëve të kësaj bote, të kësaj jete! Bëje normal që ai të jetë të paktën i zoti i vetes, të arrije të mbijetoje edhe kur të gjendet përfundimisht vetëm pas vdekjes së prindërve te tij. Plotësoma këtë dëshirë dhe jam gati të ta fal jetën time!

Të ta fal jetën time? Kjo do të ishte fare e thjeshtë për mua, madje do te ishte diçka parajsore, sepse TI e di, për mua përtejvdekja, pra, pavdekësia, është zinxhiri i trashëgimtarëve: Gesi njeri normal, i biri ose e bija e Gesit, nipat e mbresat e Gesit e keshtu, nga hallka në hallkë, deri sa të ketë jetë mbi rruzullin tonë tokësor. Atëherë, bëmë që të vuaj tmerrësisht, që të gjitha sëmundjet më të llahtarshme të botës të bien mbi mua- sidë, lebër, Alzheimer, kancer, skizofreni, delirium tremens etj., etj. – njëra me e mynxyrshme se tjetra, dhe unë të jetoj duke vuajtur, duke lënguar, duke u përpëlitur njëkohësisht si në nëntë rrathët e Ferrit te Dantes dhe duke kaluar nga njëra torturë në tjetrën, vetëm e vetëm që Gesi të bëhet normal, a më dëgjon, NORMAL!”.

Skenari i Kremlinit: Si duhet kuptuar ndikimi rus në Evropën Lindore dhe Qendrore

Sipas një raporti të publikuar sot nga një grup kërkimor privat në Shtetet e Bashkuara, Rusia ka nisur një fushatë me masa të fshehta ekonomike dhe politike për të manipuluar pesë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, për të diskredituar modelin liberal-demokratik të Perëndimit dhe për të dëmtuar marrëdhëniet ndëratlantike. Në raport thuhet se Moska është përpjekur të bëjë për vete një numër politikanësh që kanë simpati për Rusinë.


Sipas raportit, një ndër qëllimet e Rusisë është që, me anë të këtyre politikanëve, të dominojë tregjet e energjisë dhe sektorë të tjerë ekonomikë si dhe të minojë masat kundër korrupsionit, për të ndikuar mbi qeveritë e vendeve si Bullgaria, Hungaria, Letonia, Serbia dhe Sllovakia.

“Në disa vende, – thuhet në raport, – ndikimi rus është përhapur aq shumë, saqë po sfidon stabilitetin kombëtar dhe orientimin perëndimor të vendit, së bashku me stabilitetin euroatlantik”.

Raporti është fryt i një studimi 16-mujor nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington dhe Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje.

Studimi titullohet: “Skenari i Kremlinit: Si duhet kuptuar ndikimi rus në Evropën Lindore dhe Qendrore”. Botimi i tij përkon me një debat të paprecedent në Shtetet e Bashkuara rreth pikëpyetjeve se, a po përpiqet Rusia të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale me sulme kibernetike dhe me publikimin e emailave të fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton. Fushata e zonjës Clinton ka thënë se Kremlini po përpiqet të ndihmojë republikanin Donald Trump për të fituar zgjedhjet.

Të premten, qeveria amerikane për herë të parë akuzoi zyrtarisht Rusinë për hakerim të Partisë Demokrate. Presidenti rus Vladimir Putin i hodhi poshtë akuzat.

Të dielën, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i tha televizionit shtetëror rus se Shtetet e Bashkuara e kanë shtuar armiqësinë ndaj Moskës. Ai u ankua se NATO-ja vazhdon të lëvizë infrastrukturë ushtarake pranë kufijve të Rusisë me vendet e Evropës Lindore.

Zyrtarët amerikanë thanë se pajtohen me konstatimet e raportit mbi përfshirjen e Rusisë në Evropën Lindore.

Një prej tyre tha se aktivitetet e Rusisë përfshijnë rryshfetet, propagandën dhe dezinformimin, për të minuar kundërshtarët dhe për të dobësuar institucionet perëndimore.

Sipas raportit, aktivitetet e Rusisë përfshijnë projektet gjigante, të tilla si kontrata prej 12.2 miliardë eurosh për të ndërtuar dy reaktorë të rinj bërthamorë në Hungari. Kushtet e kontratës janë të errëta, por ato synojnë të kultivojnë biznesmenë pro-Moskës, të cilët më vonë fitojnë poste politike dhe mbrojnë interesat e saj.

Në Bullgari, – thuhet në raport, – prania ekonomike e Rusisë është aq e fortë, sa që vendi rrezikon mjaft të kapet nga Rusia.

Qeveri si ajo e Hungarisë dhe Greqisë, – thotë raporti, – simpatizojnë hapur Putinin dhe si pasojë, në Evropën Perëndimore dhe Qendrore është krijuar një kolonë e pestë, e cila e dobëson përgjigjen perëndimore ndaj agresionit rus.

“The Hill”: Shqipëria rrezikon daljen nga NATO për shkak të drogës dhe krimit

Gjigandi i informacionit në SHBA, “The Hill”, nën siglën e ekspertit të fushës së krimeve, Bill Cowan (Fox News Channel), publikon së fundmi lajmin se vendi ynë mund të rrezikojë së shpejti të dalë nga Aleanca e Atlantikut Verior, NATO, për shkak të shndërrimit të tij në një vatër të kultivimit të drogës.

Duke cituar një sërë hulumtimesh nga media të tjera ndërkombëtare si “Mirror”, Daily Mail”, “Washington Post”, etj., artikulli rikujton një sërë trumbetimesh që i janë bërë trafikut të drogës në Shqipëri, arsenalit të armëve të të gjitha llojeve, perandorive të parave të nxjerra prej tyre, terrorizmin, krimin e organizuar, madje edhe operacionin e bujshëm të Lazaratit.

“Shqipëria po i ngjan versionit ballkanik të Meksikës dhe Kolumbisë”, thotë artikulli.

Ndërsa, konstatimi më i tmerrshëm që publikohet në të, është se e gjithë kjo histori droge është e lidhur me komponentë të ISIS, organizatës terroriste që po tund themelet e Botës.

Edhe Mbretëria e Bashkuar konstaton se “fermat e kanabisit” në Shqipëri po kontrollohen nga simpatizantë të ISIS dhe mbështetës të tij, që në këtë vend me një numër të madh islamikësh, ka gjetur strehë të mirëfilltë.

Nga po ky shtet është konfirmuar se një pjesë të mirë e farës së shitur në Britaninë e Madhe ilegalisht, vjen nga Shqipëria.

Po ashtu, vendi ynë është jo vetëm një prodhues i madh i drogave të paligjshme, por edhe tranziti i drogës që vjen nga Azia për në Evropë.

Kështu konstaton Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Droga, agjencia e drogës së Bashkimit Evropian.

Duket se “rrënjët” e drogës dhe krimeve të tjera të përmendura, janë të ngulura në majat e Shtetit tonë, në Parlament e Qeveri.

Artikulli, duke iu referuar raporteve të ndryshme ndërkombëtare, citon emra konkretë si Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e familjarë të tyre, të cilët janë të lidhur fort me biznesin e drogës. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka konfirmuar vërtetësinë e një raporti të brendshëm të 2015, ku citoheshin lidhje korruptive të anëtarëve të parlamentit, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

Cowan sugjeron nisjen e një hetimi ndërkombëtar për krerët e këtij vendi, hetim që duhet të manaxhohet nga SHBA. Kjo, në të mirë të sigurisë së gjithë Ballkanit.

Ai sugjeron që Kongresi Amerikan të kërkojë hetim ndërkombëtar për krerët e qeverisë shqiptare për lidhje me krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe terrorizmin.

Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe një shndërrim i tillë i një vendi anëtar, rrezikon stabilitetin e të gjithë Aleancës. Shqipëria është betuar përpara kësaj Aleance se do ta mbrojë atë, por realiteti tregon se po e vë në rrezik.

Po ashtu, Shqipëria aspiron të bëhet anëtare edhe e Bashkimit Europian, dhe lidhjet e drogës dhe prania në rritje e ISIS në këtë vend, nuk është shenjë e mirë as për sigurinë afatgjatë të partnerëve tanë evropianë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...