Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/15

Kryeministri Rama, “mushkonjat e droguara”, ambasadori amerikan dhe gjethja lakuriqe e kanabisit

Nga Dritan Laci

Ra prapë. Dhe për dreq pikërisht kur kryeministri po fliste gjithë pathos për sukseset në luftën kundër kanabis. Dhe për më dreq akoma, prapë një mushkonjë e droguar. Edhe pse qeveria thotë se e ka mbyllur me kohë fushatën e dezinfektimit nga ajri, duket se mushkonjat me helikë në qiellin e Shqipërisë, janë shumuar aq shumë, aq sa, sa herë kryeministri flet për mushkonja të ngarkuara me drogë në mendjet e droguara të opozitës, aq herë ato shfaqen zhurmshëm në ajër duke lëshuar zukatjen e radhës.


ramaaaa


Pikërisht ashtu si ndodhi me Riformaton. Kur opozita fliste për avionë me drogë që ngarkoheshin në Shqipëri dhe zbrazeshin në Itali, kurse kryeministri Rama i quante mushkonja të droguara që pickojnë opozitën. Por që sa herë që Rama thotë janë mushkonja po aq herë për mallkimin e tij ato bien si bekim nga qielli në dosjen e kanabisit të opozitës që e ka kthyer në kauzën e saj më madhore denoncimin e përfshirjes së qeverisë në trafikun e lëndëve narkotike.

Ashtu sikurse sot kur një tjetër italian uli “mushkonjën” e tij në fushat e Ishmit. Edhe këtë radhë për dreq në një pistë të improvizuar 1.5 km të gjatë. Për rastësi ashtu si kolegu i tij Riformato edhe Guido po bënte një xhiro qiellore në bukuritë e rrethinave të Durrësit, aty ku jeshilllëku i pamatë i fushave me kanabis shkrihet me blunë e Adriatikut dhe nga ku për 1.30 min udhëtim mund të shijosh një drekë të rehatshme dhe sakaq të pasur me fibra me familjen në Itali.

Ku edhe këtë herë Rama edhe pse opozita ja tundi para syve foton e avionit të rënë vetëm pak metra larg fushave me kanabis, ju hakërrye kundërshtarëve të tij politikë me gjithë arsenalin e arrogancës duke u thënë: “Shkoni tundjani ambasadorit amerikan, jo mua”.

Tani nuk na ngelet vetëm të presim ambasadorin Lu të na shpjegojë se ç’lidhje ka me mushkonjat me helikë. Interesimit tim në sektorin e vektorëve në Institutin e Shëndetit Publik, që merren eksluzivisht me luftën kundër mushkonjave tigër dhe anofele më të përhapurat në Shqipëri, se çlidhje kishte ambasadori amerikan me mushkonjat me helikë që fluturojnë në lartësi të mëdha, këta të fundit mu përgjigjën me një ngritje koke në shenjë habie. Po kështu mu përgjigjën edhe në laboratorin e lëndëve narkotike. Askush nuk e njihte si specialist në departamentin ku punonte.

Tani përgjigjen duhet të na e japë ose ambasadori Lu ose vetë kryeministri. Që këtë herë avionin që ra në Ishëm duhet të gjejë gjethe më madhësi tropikale që ta mbulojë, pasi nuk ka fushatë dezinfektimi që ta shpartallojë nga qielli i Shqipërisë, aq shumë sa është shumuar.

Ne Kazanët e Medias dhe kryeministri ynë Legen



Nga Dritan Laci

Kazani dhe legeni kanë qenë dy enë që historikisht janë asociuar mirë me njëri-tjetrin në evoluimin e kulturës së higjenës vetjake te qeniet njerëzore. Aq sa as njëri as tjetri nuk mund të kuptoheshin pa praninë e njëri-tjetrit. Edhe pse etimologjikisht kazani dhe legeni si fjalë në të folurën shqipe nuk i përkasin të njëjtës kohë, pasi kazani ka hyrë si otomanizëm dhe ka kuptimin e një enë që nxeh ujë ndërsa legeni është përdorur si fjalë nga ilirët që në kohën e Tempullit të Dodonës.

ramaaaaa

Por nëse i pari, pra kazani evoluoi duke krijuar simotra si lavatricja që përdorim sot në shtëpitë tona, legeni ngeli po ai i Tempullit të Dodonës. Një gjë e shurdhët, e rrumbullakët, pa muzikalitet, me një tingull të bezdisshëm, , që kryente funksionin final të dorëzimit të papastërtive në gropën e halesë apo të WC-së siç e quajmë sot me edukatë perëndimore kur na vijnë nevojat personale.

Po kështu duke ju referuar gjithmonë Tempullit të Dodonës dhe studiuesve, që nga ky tempull na ka mbetur në ditët e sotme edhe shprehja: “Bjeri legenit se i bie mirë”. Kjo pasi në Tempullin e Dodonës kishte disa enë bakri të cilën i quanin legen. Ku mbi këta legenë qëndronte një statujë me kamxhik prej bakri që sa herë e rrihte era lëshonte tinguj. Tinguj që sa herë lëshoheshin në ajër plakat dhe pleqtë e rroitur të tempullit i interpretonin si parashikime ngjarjesh që herë dilnin të sakta dhe herë jo. Nga ku prej këtu lindi edhe shkenca e legenëve dhe shprehja: “Bjeri legenit se i bie mirë”.

Po jo vetëm kaq, por nëse kazani vazhdoi evoluimin e pandalshëm drejt modernizimit, legeni pësoi një metaformozë të çuditshme, ku nga një enë e madhe, e rrumbullakët prej metali a prej ndonjë lënde tjetër, që shërbente për të larë fytyrën, duart, këmbët, a rrobat, u transformua në një enë që personifikonte një njeri që nuk është serioz e i qëndrueshëm në sjelljet e në veprimet e tij.

Pra nga shprehja: “bjeri legenit se i bie mirë” populli e evoluoi konceptin parësor të përdorimit të enës duke ja veshur atë njerëzve dredharakë dhe duke memorizuar shprehje të tilla si: “U bëre ti more Legen”. Duke I dhënë Legenit fytyrën e një njeriu tinëzar, që bën gjithçka në kurriz të të tjerëve për të arritur qëllimet e tij….

Si njohës i mirë i etimologjisë këtë shpjegim jep të paktën edhe konsultimi me fjalorin e gjuhës shqipe, ku kuptimi dytësor i fjalës legen pas atij parësor është: “Njeri që nuk është serioz apo i qëndrueshëm në sjelljet e në veprimet e tij, njeri pa vlerë e llafazan, të cilin e trajtojnë të gjithë me mospërfillje e si të duan. Është bërë legen ai”.

Pse e bëra gjithë këtë asociim etimologjik të gjatë në shekuj midis fjalëve kazan dhe legen?

I gjithë ky ngacmim më erdhi mbrëmë pasi dëgjoja në emisionin “Opinion” kryeministrin e vendit tim, atë që rrogën e merr nga taksat e mia, ndërsa e quante median një kazan ndyrësish ku gatuhen të pavërteta.

Në fakt si anëtar i devotshëm i sektit të Kazanit të Medias, ku na përfshiu kryeministri (jo për herë të pare), është me interes të shikohet në këtë rast se ç’thotë shkenca e legenëve në rastin tënd z. Kryeministër dhe si e ke përvetësuar dhe po e vë në jetë shprehjen: “Bjeri legenit bjeri, se e i bie mirë”

Natyrshëm e ndjeve veten të fyer mbrëmë në emisionin “Opinion” ku gazetari Fevziu të cilësoi si një gënjeshtar që përdore ndjesinë e shqiptarëve për importin e mbetjeve të rrezikshme për të përfituar sa më shumë vota në vitin 2013.

Por çfarë kemi thënë ne “Kazanët e medias” që sot ti të mos meritosh epitetin “Kryeministër Legen”. Meqënëse të pëlqen shumë ta përdorosh shprehjen: “Bjeri legenit bjeri, se i bie mirë” dhe legenizmi yt me ardhjen në pushtet dhe deri tani që po i afrohesh vitit të fundit të mandatit katërvjeçar si kryeministër, është theksuar shumë.

Ne “Kazani” thamë që në Shqipëri do vijnë armë kimike. Ti kërkove të fshiheshe por situata të doli jashtë kontrollit.

U tërhoqe vetëm pas protestave të vazhdueshme të shoqërisë civile në dyert e kryeministrisë.

Një në dorë kryeministri ynë Legen. (Mos e merr për fyerje po citoj shkencën e legenëve dhe fjalorin e gjuhës shqipe)

The që nuk do të ketë import mbetjesh nga jashtë. Gënjeve….

Edhe një në dorë kryeministri ynë Legen. (Mos e merr për fyerje po citoj shkencën e legenëve dhe fjalorin e gjuhës shqipe)

The që stadiumi i ri kombëtar nuk do të ketë kullë shumëkatëshe dhe do të ruhet fasada?

Gënjeve…

Edhe një në dorë kryeministri ynë Legen. (Mos e merr për fyerje po citoj shkencën e legenëve dhe fjalorin e gjuhës shqipe)

The që do të luftoj Lazaratin por e ktheve Shqipërinë në Lazarat…

Edhe një në dorë kryeministri ynë Legen. (Mos e merr për fyerje po citoj shkencën e legenëve dhe fjalorin e gjuhës shqipe)

Mund të të numëroj plot të vërteta nga kazani ynë i atyre që ti i quan ndyrësi, por që janë aq të vërteta sa as tharja e sekrecioneve dhe gëlltitja e gënjeshtrave kaq e dukshme nuk të shpëtojnë dot nga e vërteta e madhe ku ndodhet sot Shqipëria.

Shqipëria mund të jetë shumë më mirë sot për një klasë pasanikësh që trashin menderet me allishverishe në parlament dhe jo për një shtresë qytetarësh që numërojnë në fund të ditës qindarkat.

Ajo shtresë që ju sipas parimit: “Pakësoju rracionin e bukës që të mos merren me qeverinë”, sot u blini varfërinë me 10 mijë lekësha votash.

Si ajo e mbrëmshmja ku edhe pse pamjet e pazarit të votave ishin të qarta, z. Kryeministër u katandise në një Legen duke thënë: “E ç’ë pastaj. Ku është anormalja këtu”

Po pra ku është anormalja këtu?!!

Të blesh votën nuk ka asgjë anormale.

Të mbushësh Evropën me kanabis nuk ka asgjë anormale.

Të sjellësh plehrat e Evropës në Shqipëri nuk ka asgjë anormale.

Të katapultosh në Parti, në Parlament, nëpër Bashki dallkaukë, tutorë prostitutash, vrasës, kanabistë, përdhunues, skiftera banesash, nuk ka asgjë normale.

Pooo ashtu është…Nuk ka asgjë anormale. Sepse duhet të jesh Legen që të mos shikosh asnjë anomali në të gjitha këto sjellje anormale.

Tani edhe dy fjalë të fundit si anëtar i sektit të Kazanit të Medias.

Në partinë tënde mund të bësh çtë duash. Mund tu vesh edhe qafore siç po ua vendos dhe ata të lehin sipas axhendës dhe kronometrimit tënd.

Por me median ki kujdes. Pasi edhe legeni vjen një ditë dhe nga konsumimi i tepërt i rënies vend e pa vend, mund edhe të të shpohet dhe kjo është ajo që po të ndodh. Nuk mund të pastrosh duart dhe këmbët me një legen që nuk po i bie si duhet dhe të lëshon stërkala papastërie ndërkohë që mendon se po pastron fytyrën.

Dhe si përfundim të kujtoj edhe një shprehje duke qenë se e njeh shumë mirë dhe të pëlqen folklori “Mos u bëj më legen se ç’je bërë. I bie mirë legenit ai që i bie i fundit”

Kush i fryn perçarjes Shqipëri – Kosovë?

blendi

Nga Blendi Fevziu 


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj , ka bërë dje një deklaratë e cila e vendosur ne kontekstin e zhvillimeve të këtyre dy ditëve ështe padyshim më e ashpra që Prishtina zyrtare ka bërë ndonjëhere.
I pyetur nga një televizion i Shqiptarëve të Maqedonisë, Hoxhaj ka deklaruar:
“Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, vetëm Kosova është aktor politik dhe Shqipëria besoj historikisht e ka të qartë këtë proces dhe besoj që edhe në të ardhmen do ta kenë të qartë. Kosova është shtet i pavarur sikurse çdo shtet tjetër në rajon ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global sikurse SHBA-ja apo BE-ja, prandaj ne në raport mes Kosovës dhe Serbisë natyrisht që kërkojmë mbështetje amerikane, dhe natyrisht që kërkojmë mbështetje evropiane meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Ndërsa çdo bashkëpunim që mund ta ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë”

Nuk ka asnjë dyshim që deklarata e Hoxhajt ka ardhur si përgjigje ndaj takimeve të Kryeministrit Shqiptar në Beograd dhe deklaratave të tij atje. Por përtej të qenit një përgjigje ndaj tyre ajo është edhe një mesazh i qartë distancimi i Kosovës zyrtare nga Tirana. Një mesazh që ka shpërthyer këtë moment por që shkon përtej momentit dhe reflekton interesa konkrete të klasës politike të Prishtinës.
Në fakt që Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran këtë e dimë të gjithë. Që Kosova i merr vendimet në perputhje me prosperitetin dhe interesat e saj edhe kjo është fare e qartë. Dhe krejtësisht legjitime. Por ka dicka që nuk kuptohet në deklaratën e ministrit Hoxhaj dhe në rradhë të parë nuk kuptohet se nga buron gjithë ky mllef.

E para Shqipëria është kujdesur për Kosovën dhe shqiptarët jashtë kufijve zyrtarë te saj në mënyrë të pandërprerë dhe të vazhdueshme që nga viti 1912 e në vijim. Në 25 vitet e fundit kjo kujdesje ka qenë tejet e strukturuar dhe e njëtrajtshme pavarësisht formacioneve politike që kanë qenë në pushtet në Tiranë. Nuk ka nevojë të bëhet një paradë e tyre, por që nga takimi i parë i Presidentit Berisha me Presidentin Bush senior në Qershor 1992, ku Kosova ishte argumenti kryesor dhe më i rëndësishëm i takimit e deri tek ai i fundit po i Berishës me Bushin e ri në Tiranë në 2007,

Kosova ka qenë kryefjala e diplomacisë shqiptare. Berisha i deklaroi Bush në Qershor 2007 se Shqiperia ka vetëm një kërkesë ndaj SHBA, pavarësinë e Kosovës. Pavarësi, që vetë Bush e deklaroi pak minuta më pas po në Tiranë. Në harkun kohor të 15 viteve cdo President dhe cdo Kryeministër i Shqipërisë e ka pasur Kosovën angazhimin më të rëndësishëm diplomatik.

Mund të rendisja këtu një listë të gjatë të takimeve dhe deklaratave, por do ishte një listë shumë e gjatë. Nëse dikush është kurioz, mund t’ja vendos përpara me gjithë datat dhe deklaratat përkatëse. Por më mjafton të kujtoj që në 15 Janar 1999, Kryeministri Majko i deklaroi në Romë Kryeministrit italian D’Alema se nëse perëndimi nuk ndërhyn në Kosovë Shqipëria është e detyruar të hyjë në luftë me Jugosllavinë a athershme për të mbrojtur bashkëkombësit e saj.

Pas vitit 2008, pas pavarësisë, njohja e Kosovës ka qenë po ashtu një ndër pikat më angazhuese te diplomacisë shqiptare. Kjo nuk ma qenë e sforcuar, por një dimension normal i saj. Në 10 nëntor 2014, gjatë vizitës së parë në Beograd të një Kryeministri shqiptar pas afro 70 vitesh, Rama doli përtej raporteve bilaterale dhe i kujtoi Vucic, në prani të mediave se Kosova është një realitet dhe se vetëm njohja e saj është zgjidhja për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

 Mund t’i duash apo jo Berishën, Ramën, Metën, Majkon, Nanon, Meidanin, Topin, Meksin, Finon, Moisiun, Nishanin etj, por nuk mund te mos thuash që dedikimi dhe angazhimi i tyre ndaj Kosovës ka qenë konstant dhe i patjetërsueshëm. Dhe lehtësisht i dokumentueshëm.

E dyta, në takimet e së enjtes në Beograd, por edhe në gjithë takimet e mëparshme, Shqipëria nuk ka pasur asnjë rol negociator dhe as ndonjë tentativë për t’u vendosur në një pozicion të tillë. Takimi ka qenë bilateral dhe me informacionet që unë kam nga gazetarët e Prishtinës, ka qenë rakorduar më parë edhe me drejtuesit e lartë të shtetit të Kosovës. Shqipëria nuk ka shkuar si negociatore, as si palë e tretë. S’ka asnjë detaj që ta vërtetojë këtë. Thjeshtë, gjatë një forumi, i pyetur nga Misha Glen, një ndër gazetarët dhe historianët më të njohur në botë, për Minierën e Trep[ës, Kryeministri i Shqipërisë është përgjigjur në mënyrën më normale dhe më korrekte te mundshme. Përkundrazi, anashkalimi i këtij problemi, do ta ngarkonte atë me përgjegjësi dhe do ta bënte shkelës të nenit 8 të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili thotë:

“Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare te popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”
Për sa kohë që Shqipëria e ka vendosur këtë nen me unanimitet në kushtetutën e saj, cdo zyrtar i Republikës së Shqipërisë, duke nisur nga Presidenti dhe Kryeministri, janë të detyruar ta zbatojnë atë. E kundërta do të ishte e patolerueshme dhe skandaloze.

Dhe e fundit, nën kompleksin e sulmeve të Vetvendosjes dhe të opozitës, Qeveria e Kosovës po nguron të marrë vendime të rendësishme dhe jetike për të ardhmen e qytetarëve të saj. Po nën kompleksin e Vetvendosjes, klasa politike e Kosovës po tenton të elaborojë idenë e një identiteti të ri. Unë besoj se Shteti Shqiptar nuk ka asnjë të drejte dhe as nuk e manifeston, të paternalizmit mbi Republikën e Kosovës.

Janë të dy shtete të pavarur, sovranë, që marrin vendime mbështetur vetëm mbi interesat e shtetasve të tyre. Por drejtuesit e Republikës së Kosovës, duhet ta dinë që ka dy shtete, shqiptare, por ka vetëm një komb shqiptar.

Një komb që përfshin edhe qindra mijëra shqiptarë që jetojnë sot në Maqedoni, Mal të Zi, Presheve, Medvegjë e Bujanovc. Një komb, identiteti dhe historia e të cilit nuk nis as në 1989 dhe as në 2008, por disa mijëra vjet më parë. Tentativa për te krijuar dy kombe të ndryshme nuk është e dështuar, por tejet e rrezikshme.

Dhe mbi të gjitha ajo s’ka të bëjë fare me shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, por me elitat e korruptuara që e konsiderojnë shtetin e ri të Kosovës një principatë private të tyren dhe jo një Republikë të demokratike të shqiptarëve të Kosovës. Një republikë ku pushteti është i qytetarëve dhe shpreh vetëm vullnetin e tyre…

Politikani grek: Qeveria donte ta bënte Greqinë një ‘Shqipëri të dytë’

auto_kostis-hatzidakis1476519204

Pas lajmeve në mediat botërore se Kryeministri Alexis Tsipras i kërkoi Presidentit Vladimir Putin që shteti rus të nisë shtypjen e parasë greke ‘Dhrahmi’, deputetët e opozitës në Greqi kanë reaguar ashpër ndaj Qeverisë Tsipras.

Zv/kryetari i partisë Demokracia e Re, Kostis Hatzidakis e ka pritur keq këtë lajm, që është publik vetëm ditën e djeshme nga Presidenti i Francës Francois Hollande. Sipas Hatzidakis, Qeveria greke po kërkon ta nxjerrë vendin nga Eurozona, gjë që do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë e shtetit fqinj, raporton syri.net.

Hatzidakis ka marrë si shembull edhe Shqipërinë, duke thënë se Tsipras kërkon ta bëjë Greqinë “Shqipërinë numër 2”.

“Qeveria kërkonte që të na bënte Shqipërinë Nr.2”, ka thënë ndër të tjera Hatzidakis.

Politikani grek shton se borxhi grek është shumë i madh dhe Qeveria Tsipras nuk po bën mjaftueshëm për investitorët e huaj. Këto deklarata, zv/kryetari i Demokracisë së Re i bëri në televizionin grek “SKAI”.

Marredheniet me fqinjet dhe viziten e Edvin Kristaq Rames ne Beograd!

rama


Premieri  i Shqipërisë,z.Edvin Kristaq Rama  ka shkuar në Beograd për të bërë biznes, me afaristët nga Shqipëria dhe ata nga Serbia.

Kjo është krejtësisht në rregull. Por është jomorale, jopatriotike, që tregtinë ta kontrabandosh si patriotizëm. Është naivitet ekstrem ta citosh  shkrimtarin serb Akademik Ivo Andriçin në kontekst pozitiv. Edvin Kristaç  Rama nuk e njeh as Kosovën, e as Serbinë.


Edvin Kristaq  Rama dhe Aleksandar Vucic, mund ta shijojnë sa herë që duan sallatën shqiptare, e cila u shërbye sot në Nish, kur politikanë, biznesmenë shqiptarë dhe serbë, zbarkuan atje për t’i çuar përpara si asnjëherë më parë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kjo është diçka shumë legjitime dhe pozitive, kur dy vende të Ballkanit të dominuar nga armiqësitë prodhojnë lajme të tilla.

Shqipëria dhe Serbia mund ta kenë edhe odën e përbashkët ekonomike dhe tregtare sikur që bënë sot në Nish, edhe pse një të tillë Shqipëria nuk e ka me Kosovën.

Edi Rama mund ta shfrytëzojë praninë në Beograd edhe për agjenda personale, siç është promovimi i librit të tij, ose të hapë ndonjë ekspozitë artistike.

Rama mund ta takojë edhe Goran Bregovicin, të cilët dikur ia kishte dhuruar edhe çelësin e Tiranës. Ose Beogradin mund ta përdorë si një vend ku garon me Vuçiçin për t’i pëlqyer Merkelit. Në rregull jemi. Deri këtu gjithçka është legjitime.

Tashmë është bërë e qartë se  Edvini dhe Vucic kanë vendosur të hapin siç zakonisht thuhet një kapitull të ri në raportet Beograd –Tiranë.

Atë që Vucic nuk ka arritur ta bëjë me vendet tjera po përpiqet ta bëjë me Shqipërinë, duke i shndërruar raportet Shqipëri –Serbi në model të rajonit. Për këtë ai ka gjetur si duket një partner të gatshëm dhe të shkëlqyeshëm në Tiranë. Vucic do të marrë nota pozitive në Bruksel, Berlin dhe Washington (ndoshta), për përpjekjet e tij. Kjo është diçka e mirë edhe për Shqipërinë.

Por çka duhet të dijë dhe çfarë nuk guxon të bëjë Kryeministri i Shqipërisë?

Rama nuk guxon ta përziejë fare Kosovën, ose të shtiret se kinse Kosova është një hendek i pakapërcyeshëm në marrëdhëniet me Serbinë. Nuk guxon t'i referohet si “Prishtinë” Kosovës për ta kënaqur Vucicin, siç bëri sot në Nish, sepse kështu bëjnë vetëm në Beograd. E as të bëjë pazare për autostradën Nish - Prishtinë - Durrës, duke e injoruar Qeverinë e Kosovës.

Edi Rama duhet të tregojë qartë se për çfarë ka shkuar atje. Tregtinë të mos e shesë si patriotizëm. Shqipëria dhe Serbia nuk janë as vende fqinje, e nuk kanë qenë as në lufta me njëra-tjetrën. Për çfarë paqe po flasin, atëherë? Edi Rama nuk i ka përjetuar vrasjet as në familjen e tij, e as në rrethin e tij.

Kësaj here udhëtimi i delegacionit të madh të Shqipërisë në Beograd dhe Nish, ishte thjesht për qëllime biznesore. Shqipëria ka të drejtë të bëjë biznes me Serbinë.

Rreziku që u shfaq dy muaj më parë që në këto aktivitete të përfshihet edhe një delegacion i nivelit të ulët të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës fatmirësisht u eliminua.

Kryeministi shqiptar duhet ta ketë parasysh që sa herë Vucic flet për raportet e shqiptarëve dhe serbëve në mendje e ka Kosovën si pjesë të Serbisë dhe për këtë duhet edhe t’i reagojë homologut të tij.

Në Kosovë nuk ka xhelozi për raportet e reja Shqipëri – Serbi. Vetëm se Kosova duhet të jetë plotësisht jashtë kësaj agjende.

Ishte naive, për të mos thënë diçka më të rëndë, kur Edvin Kristaq  Rama në kontekst pozitiv e citon Ivo Andricin. Ky i fundit mund të jetë nobelist, por vetëm për botën. Për shqiptarët e Kosovës ai është vetëm njëri prej anëtarëve të elitës serbe, për shfarosjen e shqiptarëve. Kjo është edhe më ekstreme se rasti i Vagnerit me Izraelin. Muzika e këtij të fundit është përdorur nga nazistës për qëllime shfarosëse edhe torturuese ndonëse ai ka vdekur 70 vjet para Luftës së Dytë Botërorë. Izraeli edhe sot e kësaj dite ka problem me këtë kompozitor, pa njohurinë e të cilit janë kryer miliona vrasje.

Prandaj, ne themi që Edi Rama nuk e njeh as Kosovën, e as Serbinë. Ai është futur në ketë lojë në mënyrë të verbër dhe pa kurrfarë ideje. Ai po i sheh raportet në Ballkan si një performancë abstrakte...


Vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd dhe deklaratave të tij për Kosovën, e ka kritikuar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Ai në një status të gjatë në Facebook e ka publikuar fjalimin që e ka mbajtur në Parlament. Në këtë fjalim Berisha e ka goditur rënë Ramën duke i thënë se Beogradi është Meka e jote. “Këtu kemi një gjë; Meka e bllokmenve hoxhist shqiptarë dihet botërisht se ishte Beogradi. Po kështu sot Meka e bijve te tyre ,e neo-bllokmenëve është Beogradi”, ka shkruar Berisha.

Ky është reagimi i plotë i Berishës:

Nga fjala ime dje ne parlament per marredheniet me fqinjet dhe viziten e Edi Rames ne Beograd!

-duhet të kemi një ndërgjegje, një vetëdije, nëse flasim për marrëdhënie shqiptaro - serbe, këto marrëdhënie do njohin sukses, dhe jemi të interesuar për sukses, atëherë kur ato për palën shqiptare i prinë Kosova. Cdo përpjekje për të vendosur në hije Kosovën është reminishencë e tradhëtisë së vjetër kombëtare e bllomenëve të vjetër, e kthyer nga bllokmenët e rinj.

-A mund të thuash që çështja çame nuk ekziston? S’mund ta thuash kurrë, sepse ajo ekziston. Se ajo është një çështje ndërgjegje njerëzore në radhë të parë. Ka një spastrim etnik, ka një krim të papërshkrueshëm aty, ka një mashtrim. Kolaboracionizëm ka patur në gjithë Europën por çamët kanë luftuar dhe nuk mund të shkelësh mbi gjakun e tyre nëse do t’i qëndrosh të drejtës dhe te vertetes historike. Natyrisht çdo lloj insinuate për rivendikime territoriale është absolutisht e gabuar.

Zoterinj deputete, zonja deputete

Zoti kryetar,

kam dhe një çështje që dua të shpreh mendimin tim, lidhur me diskutimet që bëhen për marrëdhëniet me fqinjët dhe dua të te them këtu se, në tërësi marrëdhëniet me fqinjët, falë doktrinës së Davutoglu të “zero problemeve me fqinjët”, me keqardhje duhet ët them se problemet me fqinjët janë sot më serioze se ndonjëherë më parë. Po pse? Nuk them se pala shqiptare ka bërë akte të cilat e kanë përkeqësuar marrëdhënien, jo nuk e them këtë. Por them se pala shqiptare, si e papërgjegjshme ka pranuar fermentimin e problemeve. Fermentimi i problemeve është problem madhor në vetvete. Ne kemi probleme me fqinjët, por ne jemi të dënuar të bëjmë gjithçka për zgjidhjen e tyre me dialog dhe në mënyrë konstruktive. Unë mendoj se, gabimi më i madh është nëse këto probleme përdoren për qëllime elektorale. Ato nuk i shërbejnë cilitdo që i përdor. Me fqinjët ne duhet të jemi serioz dhe sigurues, duke i trajtuar dhe qëndruar në çdo problem. Por mund të evitohet diplomacia e megafonit. Ajo nuk të sjell gjë. Të jep duartrokitje po asgjë tjetër. Unë po marr problemin çam.

Me datën 13 janar 91’ në takimin e parë me një kryeministër e kame fjalen ne takimin me Kostandin Micotaqise që kam patur unë me tre a katër bashkëpunëtorë në hotel Dajti, ja kemi ngritur çështjen çame. E ngrita në Stamboll, edhe aty kam qënë me tre a katër vetë, kryeministri Mitsotaqis me tha se sa herë takohemi po këtë problem më ngre ti. Po, i thashë, unë këtë problem do të ngre, sa here qe te takohemi po të duash takohu ose jo me mua, por unë, sa herë të takohemi këtë problem do ta kem çështje të dytë ose të tretë. Pra domethënia e kësaj ishte që, po të duash mos më tako por nëse më takon unë këtë problem do ta ngre. Ky problem, me gjithë komplikimet që lindën, u trajtua në çdo diskutim, dhe u konkretizua në traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit, i cili ka një meritë të jashtëzakonshme. Eshtë dokumenti i parë ligjor që sanksionon kufinjtë. As Enver Hoxha nuk kishte vënë kufinj. Një pjesë e madhe e kufirit të Jugut ishte pa asnjë piramidë. Zona të tëra në kufinj ishin pa piramida sepse shmangej sherri. Ne i thamë jo kesa gjendje ne qendruam per njohjen reciproke te kufijve . U bënë kaq debate, pati pretendime për protokollon e Firenzes dhe për shumë gjëra, por ne thamë jo, duhet ta njohim bilateralisht dhe u arrit kjo.

Cfarë ndodhi? Qeveria socialiste që erdhi pas nesh i thotë qeverisë greke se nuk ekziston për ne problemi çam. Këtë ma ka thënë Simitis në ambasadën greke gjate vizites se tije ne Tirane dhe e ka bërë publike që atë ditë. Jo i thashë, problemi çam ekziston. Dhe këtë ja thashë jo vetëm atij por edhe kancelarit Shreder në Rogner qe erdhi ne vizite as kohe pas tije.Pra, e varrosën problemin çam. Dhe unë i them kancelarit gjerman se këta heqin nga axhenda një gjë të tillë. E vërteta është se e mbajti shënim dhe e tha diku. Tani ç’ndodh? Unë nuk flas në mënyrë përfundimtare këtu, por u them shqiptarëve një gjë; në mënyrë absolute shumë shpejt do të kuptoni se në interes të kujt vepruan. Dhe u them këtu, në bindjen më absolute, se vepruan në interes të një pale të tretë. Historia do e provojë. Kjo është deklarata ime. Por unë nuk ngutem.

Duke thënë këto, në çdo takim që kam patur, kam insistuar pranë autoriteteve greke, dhe insistoj ende edhe sot edhe pse nuk kam ndodnjë peshë, se qeveria shqiptare nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç zbatimit të vendimit të gjykatës kushtetuese, ndaj dhe çështja duhet të shkojë të zgjidhet sipas ligjit ndërkombëtar sepse qeveria nuk mund të thyejë vendimin e gjykatës pavarësisht, e them këtu dhe mbajeni mënd mirë, e keni bërë për llogari të një pale tjetër. Kaq!

Tani vijmë te kjo qeveri. Unë besoj se kjo qeveri greke, me dy vizita të ministrit tregoi një vullnet për ti çuar gjërat përpara, sepse gjëja më e gabuar është ti lësh ato në vend numëro. Nga ana tjetër dëgjova edhe përfaqsuesit tanë që thanë se duhet ta rishqyrtojmë traktatin dhe do ta plotësojmë. Plotesisht dakort, nuk them se është i përsosur se kanë kaluar 20 vite. Le ta plotësojmë por ajo është një bazë solide e pandryshueshme. Dhe është gabim i madh nga shqiptarët të heqin dorë por dhe nga grekët që duan të përmirësojmë marrëdhëniet me Shqipërinë s’mund të heqin dorë nga ai traktat. Jo. A mund të thuash që çështja çame nuk ekziston? S’mund ta thuash kurrë, sepse ajo ekziston. Se ajo është një çështje ndërgjegje njerëzore në radhë të parë. Ka një spastrim etnik, ka një krim të papërshkrueshëm aty, ka një mashtrim. Kolaboracionizëm ka patur në gjithë Europën por çamët kanë luftuar dhe nuk mund të shkelësh mbi gjakun e tyre nëse do t’i qëndrosh të drejtës historike. Natyrisht çdo lloj insinuate për rivendikime territoriale është absolutisht e gabuar. As kërkojmë as mund të kërkojmë ndryshimin e kufinjve. Kërkojmë të zgjidhim mbi bazën e konventave ndërkombëtare dhe të drejtave ndërkombëtare ato çka u takon çamëve, dhe kjo vetëm e lartëson Greqinë, djepin e demokracisë botërore.

Zonja deputete zotrinje deputet

Këtu kemi një gjë; Meka e bllokmenve hoxhist shqpitare dihet boterisht se ishte Beogradi.Po keshtu sot Meka e bijve te tyre,e neo-bllokmenëve është Beogradi. Vdesin për tu servilosur, krekosur, për tu plluqur me Beogradin, e kanë sëmundje. Sot e ndoqa aktivitetin. Dhe sot pashë një gjë të cilën unë e vlerësoj, sot kryeministri i Serbisë deklaroi, për herë të parë që e dëgjoj unë, se jam i vendosur të punoj për marrëdhëniet, ai tha serbo - shqiptare ne themi shqiptaro - serbe. Dhe mendoj se ky është një zhvillim shumë pozitiv.

Mirëpo tani çna del? Nëse themi do punojmë për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, kjo nënkupton shqiptarët kudo që janë, vetëm me një kusht ama, që është jetik për suksesin e këtyre marrëdhënieve; Kosova në ballë. Në këto marrëdhënie udhëheq Kosova dhe këto marrëdhënie do shkojnë në ato nivele ku duhet vetëm nëse për palën shqiptare të udhëheqë Kosova. Nuk them që Tirana të jetë jashtë, në asnjë mënyrë. Nuk them që Tirana të mos bëj politikën e vet, në asnjë mënyrë. Por ama duhet të kemi një ndërgjegje, një vetëdije, nëse flasim për marrëdhënie shqiptaro - serbe, këto marrëdhënie do njohin sukses, dhe jemi të interesuar për sukses, atëherë kur ato për palën shqiptare i prinë Kosova. Cdo përpjekje për të vendosur në hije Kosovën është reminishencë e tradhëtisë së vjetër kombëtare e bllomenëve të vjetër, e kthyer nga bllokmenët e rinj. Cfarë do të thotë kjo? Thotë (Rama) se shkoi për rrugën Nish _Durrës. Kë do mashtrosh ti me këtë, Nastradin? Ky është nje segment rruge Nish - Merdare, dhe ne e mirëpresim, por është program i mirëfilltë serb. Ti hajde mburru me ndonjë projekt tëndin por ske marrë dot asnjë projekt nga iniciativa europiane. Kosova mori 4-5 projekte, kurse Shqipëria mori korridorin e Bregut, 10 mln euro investim. Asgjë s’mori.

Ndaj duhet të punojmë për marrëdhëniet, është detyrë, dhe duhet të jemi të vëmëndshëm se ne trashëgojmë 47 vjet diktaturë e cila na la me konceptet e marrëdhënieve të para 47 viteve, të cilat ishin marrëdhënie barbarie ndaj nesh. pushtim ndaj nesh. Dhe është në detyrimin tonë që ne të luftojmë për ti kapërcyer ato. Pra edhe në këtë çështjen e marrëdhënieve me Serbinë, dhe marrëdheniet shqiptaro-serbe janë shumë të rëndësishme për Ballkanin dhe rajonin, por ama në ballë duhet të jetë Kosova dhe interes i parë duhet të jetë Kosova. Asnjë cënim, përveç interesave të vjetra pushtuese nuk bën Kosova.

Dua ti them Edi Ramës dhe këto fjalë. Ka deklaruar sot aty se nuk çan kokën nëse e quajmë tradhëtar apo hero. Në fakt zotëri nuk meriton të quhesh as tradhëtar e as hero, por thjesht një batakçi. Je batakçi. Shkon për të shitur pikturat. Në Paris shiste ikonat e vjedhura, këtu shet zhgarravinat që s’ti blinte njëri. Nga shitës ikonash në shitës zhgarravinash. A e dini ju që pa u bërë kryeministër ai zotëri kishte gjithsej 3 mijë euro të deklaruara? Unë aty i kam të miat. Aq i kishin prodhuar atij pikturat dhe Kurbani. Pra a shkon njëriu në konflikt të hapur interesi? Përdor postin e kryeministrit për të shitur pikturat njësoj siç përdorje emigracionin në Francë për të shitur pikturat e vjedhura. Unë kërkoj që Parlamenti të hetojë të gjitha ekspozitat që ky zotëri ka hapur si kryeministër. Që të gjitha me para shtetërore e në konflikt të hapur interesi. Në fakt ai është mr kazani. E filluan si mazhorancë qelbësirash e mbyllët dhe një herë si një pakicë e lemeritur plehrash. Shqiptarët sot ju urrejnë ju sa vetë plehrat që kanë mbushur rrugët e tyre!

Rruga e Kombit/ Edi Rama në kurthin e Vuçiçit




Shumë pluhur u ngrit në publik rreth takimit të pritshëm të dy kryeministrave Rama dhe Vuçiç në Nish. Zhurma u shkaktua në Beograd sepse zyrtarët serbë plasuan disa herë lajmin se në takim do të ketë edhe “zyrtarë të lartë” të paemër nga Kosova. Derisa mediat merren me spekulime për qëllimet dhe formatin e këtij takimi, gadi pavërejtshëm po kalon një tjetër propozim serb për ndërtimin e një farë autostrade “Nish– Durrës”.

Këtë verë në Paris u zhvillua samiti i tretë i shteteve të Ballkanit Perëndimor, nën ombrellën e “Procesit të Berlinit”. Kjo seri takimesh u lansua në Berlin nga vetë Kancelarja gjermane Merkel me qëllim të përkrahjes së rajonit në projekte të infrastrukturës por me synim zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore midis shteteve që jo shumë dekada më parë ishin në luftëra, të inspiruara nga Beogradi. Procesi i Berlinit ka krijuar një platformë të mirë të shtyrjes së agjendës integruese për shtetet e Ballkanit që ende nuk janë anëtare të BE-së.

Shqipëria sivjet është spikatur në samit ngase shtetet e Ballkanit u morën vesh të themelojnë një fond për shkëmbime rinore që do ta ketë selinë mu në Tiranë. Në samit janë aprovuar edhe një numër i projekteve të infrastrukturës që e diversifikojnë rrjetin rrugor dhe hekurrudhor në mes shteteve në Ballkanin Perëndimor. Një nga këto projekte është edhe zgjatja e Autostradës së Kombit përtej kufirit të Kosovës, nga Merdarja në Nish. Ky ekstenzion i autostradës do ta lidhë Shqipërinë, por edhe Malin e Zi, me Beogradin, Zagrebin dhe Budapestin.

Autostrada në mes Kosovës dhe Shqipërisë është projekt super i suksesshëm. Si kurrë më parë në histori, Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar një bosht të vërtetë të komunikimit. Vetëm uikendin e shkuar, rreth 80,000 kosovarë kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet Autostradës së kombit, që në Kosovë mban emrin e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Kosovarët, që vite më parë kanë udhëtuar gjysmë ditë për të parë Velipojën, Durrësin, Tiranën apo Dhërmiun, janë shndërruar në uikend- turistë të vërtetë dhe tani udhëtojnë në Shqipëri nga dy- tri herë në vit. Të rinjtë e Prishtinës jo rrallë vendosin ad hoc të kalojnë uikendin në Tiranë dhe anasjelltas.

Autostrada është paguar jo pak nga paratë e popullit, nga tatimet e qytetarëve. Është autostradë e djersës së miliona shqiptarëve. Është projekt madhor i integrimit në mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe më tutje të integrimit të dy shteteve me Europën qendrore dhe veriore.

Ja që Kryeministri serb Vuçiç tash e një vit po insiston në ri-emërtimin e këtij projekti kapital si autostrada “Nish- Durrës”. Në takime me BERZH e Bankën Botërore, në paraqitje mediale dhe takime me diplomatë, Vuçiç e potencon rëndësinë e “autostradës Nish- Durrës” me një gjuhë, në shikim të parë moderuese, të fokusuar në promovimin e bashkëpunimit rajonal.

Politika e Tiranës nuk do të duhej të binte në këtë kurth. Janë dy probleme fondamentale me tentativën e Serbisë që “autorrugën Nish– Durrës” ta transformojë në projekt të vullnetit të mirë serb.

Çështja e parë është më shumë empirike. Autostrada prezente në mes Shqipërisë dhe Kosovës është e gjatë rreth 400 kilometra (varësisht se ku e konsideron fillimin dhe mbarimin e saj). Ndërtimi i saj ka qenë sfidues por sot ka fituar një peshë të jashtëzakonshme ekonomike por edhe simbolike. Shtojca që Serbia e bën nga Nishi në Merdare, me kredi europiane, është sa një e shtata e investimit të përbashkët të Tiranës dhe Prishtinës. Nishi është një nyje që lidh autorrugën Shkup- Zagreb me Autorrugën e Kombit. Sikurse është edhe Prizreni.

Pra, emërtimi serb i këtij projekti si “Nish– Durrës” është krejtësisht arbitrar dhe është më pak i saktë se të themi, emërtimi Durrës– Sllavonski Brod në Kroaci apo “Lezhë– Shkup”.

Por prapa këtij problemi, që mund të duket krejtësisht semantik, qëndron një çështje shumë më e thellë dhe e rrezikshme. Vuçiç është insistues dhe politika serbe janë insistuese që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë t’i diskutojnë si marrëdhënie në mes shqiptarëve dhe serbëve. Serbia nuk ka problem të takohet me Tiranën, të takohet me “shqiptarët e Kosovës”, të financojë dhe të marrë pjesë në konferenca e tryeza me shqiptarët. Serbia asesi nuk dëshiron të ketë punë me Kosovën dhe refuzon ta përdorë termin “kosovarë” për qytetarët e Kosovës. Shikoni secilën dhe çdo deklaratë të Presidentit, kryeministrit dhe ministrave serbë. Kurrë nuk do t’i shihni tek përdorin termin kosovarë.

Serbia gjen siguri dhe komfort në diskursin etnik sepse ashtu e mban gjallë idenë e Republika Srpskës e jo Bosnjes unitare. Serbia ka qejf dhe ëndërron që disi ta “zgjidhë çështjen” e Kosovës nëpërmjet Tiranës. Kushdo që ka lexuar Qosiqin me ekip në Akademinë e Serbisë tash e 30 vite, e sheh të vërtetën e kristaltë se Serbia zyrtare me një racizëm të pashoq i ka konsideruar kosovarët apo shqiptarët e Kosovës si të padenjë për marrëdhënie të barabarta me Serbët. Sipas Serbisë, Kosova nuk është shtet. Prishtina nuk është kryeqytet shteti. Prandaj edhe nuk ka Autostradë Beograd- Prishtinë apo Prishtinë– Tiranë.

Me kontrabandimin e emërtimit të përçudnuar “Nish– Durrës”, Serbia veç sa e rivërteton insistimin për diskurs etnik.

Edhe vetë mediat serbe e pranojnë se afrimi i Tiranës dhe Beogradit ka synim shmangien e Prishtinës. Në radion ruse Sputnik, profesori serb Milan Krstiç deklaroi se “përafrimi i Beogradit me Tiranën është lëvizje taktike, sepse Beogradi zyrtar më lehtë e ka të dialogojë me Tiranën zyrtare, me të cilën ka marrëdhënie diplomatike, se sa me Prishtinën, të cilën e konsideron si pjesë të territorit të vet sovran. Prandaj Tirana mund të bëhet adresa ku do të mund të diskutohen pyetjet e shumta të hapura në mes shqiptarëve dhe serbëve”.

Qeveria e Shqipërisë nuk do të duhej të binte në kurthe të tillë. Fqinjësia e mirë është shumë e rëndësishme dhe përafrimi i Tiranës dhe Beogradit u bë i mundur vetëm pas dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit. Për këto takime që kanë fokus bashkëpunimin ekonomik apo politik, me të vërtetë nuk duhet të ketë hatërmbetje. Ama do të ishte thellësisht zhgënjyese nëse për hatër të këtij bashkëpunimi, Shqipëria të pranojë, apo të jetë dëshmitare, e ri-emërimit të Autostradës së Kombit si projekt të spektaklit vuçiçian që lidh Nishin me Durrësin.

:Prof.dr.Enver Bytyçi : Letër nga Tirana

Edi Rama shuan ëndërrën për t’u bërë një Charles de Gaulle i Ballkanit.


Image result for enver bytyqi


Prof.dr. Enver Bytyçi-Tiranë

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar zyrtarisht rreth përpjekjeve të kryeministrit të Shqipërisë për të marrë rolin e protagonistit dhe ndërmjetësit në të ashtuaquajturën “zgjidhje të konfliktit shqiptaro-serb”.

Ai ka thënë dje shprehimisht se Kosova e ka mbështetjen amerikane dhe europiane, ndërsa marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë janë thjesht marrëdhënie biletarale, të cilat nuk kanë të bëjnë me Kosovën, duke larguar çdo hamendësim se Edi Rama mund të flaës në emër të Kosovës.

Një ditë më parë presidenti Thaçi thumboi gjithashtu zotin Rama, kur në një emission televiziv paralajmëroi se “Normalizimi i marrëdhenieve shqiptaro-serbe nuk kalon nga Beogradi përmes Tiranës, por përmes Prishtinës”, duke paralajmëruar se Tirana zyrtare nuk mund ta përfaqësojë Prishtinën në marrëdhëniet e saj me Beogradin.

Ky reagim I Prishtinës zyrtare erdhi pak vonë e mbasi liderët politikë e shtetërorë të Kosovës, përveç atyre të Vetëvendosjes, u lodhën me përçmimin e kryeministrit të Shqipërisë, të lënë gjithnjë në paradhomat dhe oborret e prapme, në pritje të bisedimeve dhe marrëveshjeve Rama - Vuçiç.

Një konfrontim të tillë e kam parashikuar që në tetor të vitit 2014, kohë në të cilën kisha parashikuar se Edi Rama në marrëdhëniet me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kishte dy qëllime: Të rekordonte veprimin e përbashkët shqiptaro - serb për promovimin e zotit Rama si një lider nacionalist në sytë e Prishtinës dhe kësisoj, duke forcuar pozitat e tij nacionaliste te shqiptarët e Kosovës të kishte mundësi që të merrte Ai, si Charles de Gaulle me Gjermaninë, iniciativën dhe barrën e “pajtimit shqiptaro-serb”.

Për ta realizuar këtë mision, aq shumë të dëshiruar në Beograd nga të gjitha garniturat nacionaliste e “liberale” të Serbisë, zoti Rama fillimisht kishte nevojë për një imazh patriotizmi në sytë e shqiptarëve kudo në Ballkan e nëpër botë e sidomos në sytë e Kosovës.

Për këtë pati edhe mbështetjen e partisë radikale “nacionaliste” të Vetëvendosjes në Prishtinë, por u pa me spekticizëm nga aktorët dhe faktorët e tjerë politikë në Kosovë.

Pas krijimit të imazhit të një nacionalisti, kryeministri shqiptar kishte planifikuar që të fliste e madje të nënshkruante marrëveshje politike, ekonomike, e ndoshta një traktat miqësie me Serbinë në emër të të gjithë shqiptarëve, jo thjesht si përfaqësues i Shqipërisë Londineze.

Kishte ëndërruar që këto marrëveshje e traktate t’i nënshkruante së bashku me homologun e tij serb, Vuçiç, duke patur mbi kokë e prapa shpine, në këmbë e gatitu, presidentin dhe kryeministrin e Kosovës.

Garant të kësaj maskarade antishqiptare ishin tashmë dy miqtë e ngushtë të zotit Thaçi, Baton Haxhiu dhe Shkëlzen Maliqi.

Prandaj dhe këta të dy u bënë njerëzit më të besuar e të respektuar në Kosovë, ndërkohë që zoti Rama sillej me Thaçin e Mustafën si me Mimin e Babaramon.

Dhe gjithçka nisi me 14 tetor 2014.

Sot dy vite më parë u luajt ndeshja e futbollit midis kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë, ndërsa një dron me flamurin e Shqipërisë etnike dhe portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit u lëshua në stadiumin e Beogradit.

Ishin zgjedhur dy figurat symbol të patriotizmit shqiptar të kornizuar si të tillë pamëdyshje nga diktatura komuniste, ndoshta dhe për faktin se përveçse patriotë, ata ishin gjithashtu simboli i bashkëpunimit në jug me Greqinë dhe në veri me Serbinë.

Në tribunën e atij stadium asokohe nuk ishte kryeministri Rama, por vëllai i tij, Olsi.

Ndërsa i pranishëm ishte presidenti serb, Nikoliç.

Flamuri u lëshua nga çatia e kishës përbri stadiumit nga Ismail Morina (Ballisti) në minutën e 42-të të ndeshjes.

Kaq u desh dhe tifozët serbë u lëshuan me furi kundër lojtarëve të kombëtares tonë, duke shkaktuar jo vetëm ndërprerjen e ndeshjes, por ndëshikimin përfundimtar të kombëtares serbe me humbjen e tre pikëshit, jo për shkak të dronit, por për shkak të dhunës që tifozët nacionalistë serbë ushtruan kundër lojtarëve të Shqipërisë.

Ai moment e bëri Ismail Morinën heroin e kohës, ndërsa Olsi Rama u bë personazhi kryesor, me të cilin mediat e Beogradit spekullouan e intriguan se “ishte autori i hedhjes së dronit e provokacias”,  duke dhënë mesazhin se e gjithë ajo që u bë atë natë në Beograd ishte vepër e një skenari që drejtohej nga kryeministri problematik i Shqipërisë, Edi Rama.

Por që kryeministri ynë të merrte rolin e personazhit hero, do të duhej që lojtarët tanë të kombëtares të sakrifikonin, të duronin shkopinjtë dhe sulmet çnjerëzore të nacionalistëve tifozë serbë.

Ky skenar tashmë duket se ishte i njohur për Beogradin, qeveria e të cilit lejoi që një dron i tillë ta paraqiste Shqipërinë si faktor destabilizimi në rajon. Nga vështrimi i sotëm duket gjithashtu se ndërsa Edi Rama kishte nevojë për protagonizëm në rolin e heroit, Aleksandër Vuçiçit i duhej fytyra prej engjëlli, me të cilën donte të prezantohej në Europë.

Dhe të dy këta, duke ditur për çfarë kishin nevojë, u pajtuan me dronin, e përdorën Ismail Morinën, ndërsa ai i ngrati nuk dinte asgjë për skenarët e politikës së përbashkët Serbi-Shqipëri dhe gjithçka e bëri si një akt heroizmi e patriotizmi  në shërbim të atdheut të tij.

Aso kohe kisha paralajmëruar se gjithë skenari i datës 14 tetor si dhe ajo që ndodhi midis dy kryeministrave gjatë vizitës së parë në Beograd, një muaj më vonë, ishte i mirëmenduar dhe mirinskenuar.

Kam thënë në ekrane televizive e komentet e mia se ky skenar ka një qëllim të caktuar, tërheqjen e kryministrit të Shqipërisë në rolin e interlokutorit për zgjidhjen e të ashtuquajturit “konflikt shqiptaro-serb” dhe përmes kësaj injorimi, zhvleftësimi dhe denigrimi i institucioneve të Kosovës.

Për ta arritur këtë i duhej imazhi i nacionalistit, gjë që atij i mungon.

Droni ishte një gjetje. Pastaj do të vinte spektakli i përplasjes para kamërave televizive me kryeministrin serb për Kosovën.

Deklarata urdhëruese e Ramës për njohjen e Kosovës nga Serbia zuri vend në shumë njerëz në Kosovë.

Por politika dhe intelekti i Prishtinës, ndonëse pak vonë dalluan hipokrizinë dhe hijet që lëshoheshin në Hintergrund.

Nuk do të ndalem në argumentin pse liderët politikë të Shqipërisë nuk do të duhet asnjëherë të marrin përsipër “pajtimin me Serbinë”, ose ta ndërmjetësojnë këtë proces, sepse këto janë thënë e stërthënë.

Ajo çfarë ne sot duhet ta shohim me sy të kthjellët ka të bëjë me kallajin e dalë bojet në marrëdhëniet personale e jopersonale midis kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Protagonizmi i tyre, etja për lavdi, egoja për pushtet, rendja pas “misioneve të pamundura” u shndërruan dita-ditës në një proces denigrimi dhe përqeshjeje.

Të dy këta, ndonëse ndihëmojnë njëri-tjetrin në formën e provokacias reciproke për të fituar kapital politik e elektoral në vendet e tek popujt e tyre, kanë filluar të demantohen dhe të shpalosin hapur qëllimin në nisje të këtij teatri absurd.

Kurthi i Beogradit me dronin e 14 tetorit 2014 u shmang në takimin e pas dy viteve po në Beograd si dhe në Nish.

Për shqiptarët në Kosovë takimi në Nish i dy qeverive, asaj të Serbisë dhe asaj të Shqipërisë, u konsiderua si një kurth, si një thikë pas shpine për Kosovën, lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e saj.

Ndaj reagoi presidenti Thaçi si dhe ministri i Jashtëm, Hoxhaj. Por mediat zbuluan gjithashtu se keryetari i Dhomës së Tregëtisë së Kosoës, Safet Gërxhaliu, ka refuzuar një ftesë të organizatorëve për të marrë pjesë në takimin e Nishit.

Përpjekja për të marrë në Nish si përfaqësues të Kosovës Dhomën e Tregëtisë dhe Industrisë ose më së shumti një zv.ministër të pushtetit lokal, ishte kurthi i organizuar nga Rama dhe Vuçiç, me qëllim shmangjen e përfaqësuesve dhe liderëve të Kosovës, përkatësisht të kryeministrit Mustafa.

Serbët këtë shmangje do ta lexonin si nosnjohje të asaj që ata e quajnë “qeveri e vetëshpallur e Kosovës”.

Dhe në këtë shërbim ishte implikuar edhe Edi Rama, i gatshëm që në Nish, në Beograd e kudo të fliste në emër të Kosovës për projektin “madhështor” të “pajtimit shqiptaro-serb”.

Për këtë arësye liderët shtetërorë në Prishtinë refuzuan të bëhen pjesë e një spektakli promovues për politikat antishqiptare të Serbisë në Kosovë, politikë e cila gjeti përkrahjen e kreut të ekzekutivit të Shqipërisë.

Në këtë aspekt Nishi dështoi. Zoti Rama nuk guxoi ta përmendë më projektin e tij të madh “Autostrada Nish-Durrës”, me të cilin donte të shfaqej si kryeministri i “projektit më të madh në histori” dhe si kryeministër që “po bënte atë që nuk ishtë bërë në 25 vite të marrë së bashku”.

Butaforinë e tij e shfryu kryetari i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në Kosovë, Safet Gërxhaliu.

Ndaj Rama në Nish u detyrua të flasë përçart dhe nga inati i shqiptarëve të Kosovës të citojë shkrimtarin serb të projekteve shfarosëse antishqiptare, Ivo Andriç.

Me këtë ai ndezi reagime të ashpra në Kosovë. Studiuesi i njohur Milazim Krasniqi shkroi se  “Kulmi i turpit të Edi Ramës është të cituarit e Ivo Andriqit, projektuesit të zhbërjes edhe të Shqipërisë!

Edhe ky rast tregon atë që dihet moti: Politika pa mendim të përpunuar është si shpupurishja e pulave në pleh, tek kërkojnë qorrazi ndonjë kokërr.

Në rastin më të keq, bëhet si shkërryerja e derrave në një baltovinë”.

Ndërsa botuesi i gazetës më të madhe kosovare, “Express”, gazetari Berat Buxhala, u deklarua më ashpër, duke tërhequr vëmendjen në formën e një lutjeje gati fyese për kryeministrin e Shqipërisë.

“Kryeministri Rama paska fluturu për në Beograd, për me u taku me Vuçiçin.

Në shkrim po thuhet që kanë me diskutu për “raportet shqiptaro – serbe”.

Amani të koftë mos fol në emën temin, nëse ka mundësi.
Edhe një socialist tjetër, para teje, Nano, e pat taku Millosheviçin në Kretë, në vitin 1997, për me diskutu për raportet shqiptaro – serbe.

Pas takimit tha, atëbotë: Kryeqyteti i shqiptarëve të Kosovës është Beogradi.

Rri bre Edi. Nuk e njeh Kosovën ti. Lidhje nuk ki me Kosovën ti. Pse po don me e bo çorap krejt punën.

Merru me kanabis. Me plehra. Nuk kemi nevojë për avokat në këtë fazë.

E posaçërisht jo për një avokat që i thotë Aleksandër Vuçiçit “mik””.

Ky ishte reagimi i datës 13 tetor i zotit Buzhala, kur Rama mori pjesë në një konferencë shqiptaro-serbe për sigurinë në Beograd dhe po aty promovoi librin e tij të botuar serbisht “Kurbani”.

Edhe në këtë libër ai u dha serbëve provën e dëshmisë së tij se kreu i mazhorancës, dikur në krye të opozitës, pra Edi Rama, kishte zbatuar pikë për pikë kërkesat e elaborateve të Gjorgjeviçit, Cvijiçit, Çubrolloviçit, Pashiçit, Andriçit, Qosiçit për ta mbajtur gjithnjë me arësye e pa arësye të tensionuar konfliktin politik në Shqipëri.

Kjo dëshmi lexohet në të gjitha faqet, rrjeshtat, fjalët dhe gërmat e librit të zotit Rama, ku thuhen një milion të zeza për lidershipin shqiptar, ndërkohë që bisedon tri herë në ditë në takime formale e informale me mikun e tij, kryeministrin Vuçiç.

Në takimin për sigurinë mbajtur në Beograd ai kërkoi dhe njëherë që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe tha se Trepça është një problem ekonomik.

Me këto dy kritika ndaj Beogradit Rama besoi mesa duket se “e zgjidhi problemin e sigurisë në rajon”.

Shkëmbeu me kryeministrin serb edhe ndonjë batutë në linjën gjeopolitike, duke lënë të kuptonte se Shqipëria ishte aleat i Perendimit, ndërsa Serbia i Moskës. Por nuk përmendi dhe nuk kërkoi që Beogradi të ndalonte provokimet e shumta ndaj Kosovës me qëllim shkatërrimin e arritjes më të madhe të saj, pavarësisë.

Nuk e di pse në Nish përdori batutën tjetër të tri rreziqeve: Bombave të NATO-s, tankeve ruse dhe administratës së Serbisë.

Lidhje nuk kishin këto me njëra-tjetrën. Megjithatë shtypit beogradas i tërhoqi vëmendjen kollarja me kryq e zotit Rama dhe u bënë përpjekje që me anën e simbolit të kollares të nxirret ai disi nga sikleti që kishte për t’u përballur me kritikat e bashkëkombasve të tij. Edhe në këtë rast në Beograd u bë kujdes që të ruhet miku u Vuçiç.

Gjithë kjo maskaradë e propaganduar dhe e fryrë plasi shpejt si një flluskë sapuni.

Ndodhi kjo, sepse zoti Rama nuk shihet më te shqiptarët si një personalitet politik serioz dhe i sinqertë.

Pas çdo fjale të tij njerëzit e ditur gjejnë një lloj kurthi bizantin.

Në Shqipëri qytetarët u mësuam me karagjozllëqet e Edi Ramës, por ende disa prej tyre ndjejnën nevojë e dëshirë të zjarrtë të dëgjojnë mashtrimet brilante të liderit tonë të madh.

Ndërsa në Kosovë nuk ka asnjë arësye që të merren në konsideratë fjalët e aq më pak inciativat e Edi Ramës.

Që ditën e parë të mbretërimit të Ramës shqiptarët e Kosovës kishin simpati për kryeministrin shqiptar, aq sa kanë për Baton Haxhiun dhe Shkëlzen Maliqin.

Por pas dy vitesh prej se Droni fluturoi në qiellin e Beogradit duket se Edi Ramës i kanë mbetur në Kosovë më pak kredite sa ç’kanë veç e veç Batoni e Shkëlzeni.

Droni shërbeu si mjet promocioni patriotizmi për Edi Ramën, ndërsa citimi i Andriç dhe dëshmitë në librin “Kurbani” të botuar në Beograd për lexuesit serbë e fundosën atë në batakun e politikanëve të papërgjegjshëm shqiptarë duke nxjerrë në shesh hipokrizinë e iniciativës së tij për “pajtimin e madh shqiptaro-serb”.

U shua dhe ëndërra për të qenë Konrad Adenauer ose Charles de Gaulle.

Tirane, 15 Tetor 2016

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...