Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/15

50 fakte të veçanta nga jeta e Enver Hoxhës


SPECIALE/ 50 fakte të veçanta nga jeta e Enver Hoxhës
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga vdekja e tij, Enver Hoxha vazhdon të jetë një personazh enigmatik. Jeta e shqiptarit më të rëndësishëm të shekullit XX është e mbushur plot me mistere dhe kontradikta. Edhe pse ishte një ndër njerëzit më të lexuar, Enver Hoxha ngriti një nga diktaturat më brutale në Shqipëri. Fakti më rrënqethës është se gjatë regjimit të tij janë ekzekutuar 6 027 njerëz, janë burgosur 17 650 dhe janë internuar mbi 20 mijë persona. Gjatë periudhës që ai drejtoi shtetin shqiptar janë vrarë 10 ministra, janë ekzekutuar, burgosur dhe internuar 20 gjeneralë të ushtrisë shqiptare. Si dhe nga krijimi i Partisë Komuniste në vitin 1941 e deri në vitin 1985, 41 drejtues të kësaj partie janë ekzekutuar, burgosur dhe internuar. “Tirana Observer” boton sot 50 fakte nga jeta e Enver Hoxhës. Që nga propozimi i çuditshëm ndaj Nexhmije Hoxhës, te pasionet, gjërat që urrente më shumë e deri te eliminimet e shokëve të tij më të ngushtë.
1- Diktatori Enver Hoxha lindi më 16 tetor të vitit 1908, në qytetin e Gjirokastrës.
Si nxënës 1926-1927
Si nxënës 1926-1927
Ai kishte një vëlla dhe dy motra. Ish-diktatori komunist jetoi 76 vjet, 5 muaj e 26 ditë. Enver Hoxha vdiq në 11 prill 1985.
2- Sipas raportit të mjekëve, Hoxha vdiq si pasojë e një ataku në zemër dhe pësoi gjendje koma që në datën 9 prill. Pas dy ditësh atij nuk i funksionoi asnjë organ jetësor duke i sjellë vdekjen.
3- Familja e Hoxhës ishte pronare tokash në Gjirokastër dhe në zonën e Dropullit. Ata ishin të besimit islam dhe i përkisnin sektit bektashinj.
4- Në vitin 1930 Hoxha përfundoi Liceun Francez në qytetin e Korçës me rezultate të larta. Sipas dëshmive, ai ishte nxënës me sjellje të shkëlqyer.
Enver Hoxha me Abaz Xhomo, në Montpelie 1933
Enver Hoxha me Abaz Xhomo, në Montpelie 1933
5- Qeveria shqiptare e Ahmet Zogut i dha në vitin 1931 një bursë studimi në universitetin e Montepeljes në Francë, të cilën ai e la përgjysmë.  Në Francë shkroi disa artikuj në gazetën “L’Humanite” me pseudonimin Lulo Malësori, ku denonconte qeverinë e Zogut.
Si student në Montpellier, 1933
Si student në Montpellier, 1933
6- Diktatori komunist ka jetuar për gati pesë vjet në disa shtete perëndimore. Por më shumë ai ka jetuar në Francë dhe Belgjikë. Ai shkoi në Bruksel dhe filloi punë atje si sekretar privat i konsullit të Shqipërisë. Sipas biografisë komuniste për shkak të veprimtarisë antizogiste ai shkarkohet nga puna.
Enver Hoxha me Manol Konomin, pranverë 1939
Enver Hoxha me Manol Konomin, pranverë 1939
7- Në vitin 1936 kthehet në Shqipëri dhe fillon punë si profesor i frëngjishtes në Liceun Francez të Korçës. Pas pushtimit, në vitin 1939 pushohet nga puna se nuk pranoi të regjistrohej në Partinë Fashiste.
Si mësues në Korçë
Si mësues në Korçë
8- Më 8 nëntor 1941, ai mori pjesë në mbledhjen e grupeve komuniste dhe ishte dhe ishte një nga themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare.
9- Në vitin 1942, një trup gjykues i Gjykatës Fashiste në Tiranë e dënoi me vdekje në mungesë kryetarin e PKSH-së, Enver Hoxhën. Enver Hoxha ishte një nga themeluesit e gazetës “Zëri i Popullit”. Ajo u themelua në gusht të vitit 1942 dhe ishte organ i Partisë Komuniste Shqiptare.
10- Prej 7 anëtarëve të Komitetit Qendror të Përkohshëm të Partisë Komuniste të krijuar në vitin 1941, vetëm Enver Hoxha mbeti gjallë pas çlirimit, të tjerët, u vranë ose u burgosën.
Enver Hoxha i maskuar në ilegalitet , 1941
Enver Hoxha i maskuar në ilegalitet , 1941
11- Një nga misteret e mëdha të Enver Hoxhës është padyshim dhe ardhja e tij në krye të Partisë Komuniste më 8 nëntor 1941. Në mbledhje ai nuk u caktua të ishte drejtues, ndërkohë që më parë del si lider i komunistëve. Disa historianë thonë se ishte  ndikimi i jugosllavëve Miladin Popoviç e Dushan Mugosha në ngritjen e tij. Blendi Fevvziu në librin e tij për ish-diktatorin shkruan se prezenca e Enver Hoxhës në mbledhjen e themelimit të Partisë lidhet vetëm me Koço Tashkon. Miladin Popoviçi i kishte thënë se të pestë anëtarët e Grupit Komunist të Korçës ishin ortodoksë dhe duhej që patjetër të ishte edhe një mysliman. Kështu Tashko mori Enverin.
12- Vrasja e Qemal Stafës është një pjesë e errët e historisë së Enver Hoxhës. Edhe pse ish-sekretari i Rinisë Komuniste u vra nga pushtuesit enigmë, kanë ngelur arsyet e urdhrit ndaj tij për të shkuar në Vlorë në 5 maj të vitit 1942.
Enver Hoxha në kohën e Konferencës së Pezës, më 16.09.1942
Enver Hoxha në kohën e Konferencës së Pezës, më 16.09.1942
13- Megjithëse Mbledhja e Mukjes që u mbajt në më 1 gusht 1943, mund të quhet si Parlamenti i Parë Pluralist, ajo u dënua rëndë nga Enver Hoxha, pasi u quajt tradhti. Ymer Dishnica dhe Mustafa Gjinishi do të merrnin dënime të rënda pas Mbledhjes së Mukjes. Enver Hoxha i nxitur nga jugosllavët nuk e miratoi takimin e tyre me eksponentët e Ballit Kombëtar.
14- Ish-diktatori komunist i ka shpëtuar për pak një tentative për vrasje në prill të vitit 1994 në Helmës. Një oficer gjerman i zënë rob arriti të merrte një automatik dhe të rrezikonte seriozisht jetën e Hoxhës.
15- Në mars 1943, në Konferencën e Parë të Partisë  Komuniste u zgjodh Sekretar i Partisë. Këtë funksion e mbajti deri në vdekje. Më 22 tetor 1994, Konferenca e Beratit vendosi krijimin e qeverisë së pavarur shqiptare. Në krye të qeverisë u caktua Enver Hoxha. Në maj të vitit 1944, Enver Hoxha emërohet Komandant i Shtabit Suprem. Ai zëvëndësoi në këtë post ushtarakun e lartë, Spiro Moiusiun.
Enver Hoxha me Spiro Moisiu, në ditën e fundit të ofenzivës së dimrit 1944
Enver Hoxha me Spiro Moisiu,  1944
16- Udhëheqësi komunist u martuar me Nexhmije Xhuglinin nga Dibra më 1 janar të vitit 1945. Nga martesa ata patën tre fëmijë dhe më pas shtatë nipër e mbesa.
nexhmije-hoxha
17- Në vitin 1946, denoncoi misionin anglez dhe atë amerikan në Shqipëri se bashkëpunonin me kundërshtarët e tij për të rrëzuar regjimin komunist. Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së e Anglisë u ndërprenë në vitin 1946, pas incidentit të Kanalit të Korfuzit.
18- Të parën vizitë jashtë vendit Enver Hoxha e bëri në qershor të vitit 1946, në Jugosllavi, ku takua me Josif Broz Tito. Enver Hoxha është akuzuar nga nacionalistët se ia shiti Kosovën Jugosllavisë. Ndërsa Enver Hoxha në kujtime e tij deklaronte se kishte bërë përpjekjet maksimale për të bashkuar Kosovën me Shqipërinë. Madje që këtë ia kishte kërkuar edhe vetë Titos.
19- Hoxha ma mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes në vitin 1944, të Ministrit të Punëve të Jashtme në vitet 1946-1953 dhe të Kryeministrit në vitet 1944-1954.
20- Pas Çlirimit, në vitin 194, Enver Hoxha krijoi Gjykatën Speciale, e cila dënoi me vdekje qindra intelektualë të asa kohe, ndërmjet tyre edhe Bahri Omari, kunati i Hoxhës. 16 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë u ekzekutuan më 10 tetor 1947 nga regjimi komunist. Akuza ndaj tyre ishte se donin të rrëzonin regjimin komunist.
21- Për herë të parë në arenën ndërkombëtare, Enver Hoxha doli në gusht të vitit 1946, kur mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, si kryetar i qeverisë shqiptare. Për herë të parë Enver Hoxha e ka takuar diktatorin rus Josif Stalin në korrik të vitit 1947, pas një ftesë që i bën për një vizitë në Bashkimin Sovjetik. Pesë herë është takuar udhëheqësi komunist me Stalinin. Për herë të fundit ai është takuar në prill të vitit 1951.
Enver Hoxha me delegacionin shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, shtator 1946
Enver Hoxha me delegacionin shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, shtator 1946
22- Takimin e parë me Nikita Hrushovin, drejtuesi i Partisë Komuniste Enver Hoxha e bëri në në qershor të vitit 1954 në Moskë. Në maj të vitit 1959, drejtuesi i Bashkimit Sovjetik Nikita Hrushov viziton Shqipërinë, duke u bërë i pari kryetar shteti  i BS që viziton vendin tonë.
23- Enver Hoxha e ka vizituar vetëm njëherë Kinën në vitin 1956 dhe është takuar njëherë me Mao Ce Dunin. Udhëtimi i fundit që ka kryer jashtë vendi Enver Hoxha ka qenë në vitin 1960, në Mbledhjen e 81 Partive Komuniste në Moskë.
24- Gjatë pjesëmarrjes në Mbledhjen e 81 Partive Komuniste në Moskë. është hedhur dyshimi se sovjetikët kishin bërë një plan për të eliminuar Enver Hoxhën. Për këtë arsye, diktatori komunist u kthye deri në Itali me tren dhe më pas me avion. Një nga arsyet e prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, ishte se Moska i kërkoi Tiranës të rehabilitonte shqiptarët që ishin dënuar pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë.
25- Shqipëria u bë pjesë e Traktatit të Varshavës në vitin 1955. Në vitin 1962, Tirana del de facto nga ky traktat dhe de jure në vitin 1968. Shqipëria bëhej vendi i parë që largohej nga ky traktat që ishte një rivalitet i Moskës ndaj NATO-s. Pas prishjes së marrëdhënieve më sovjetikët në vitin 1960, Enver Hoxha dënoi dy nga drejtuesit e Partisë së Punës, Liri Belishovën dhe Koço Tashkon, me akuzën si bashkëpunëtorë të Nikita Hrushovit.
Enver Hoxha midis kooperativistëve të Starovës, Berat, tetor 1958
Enver Hoxha midis kooperativistëve të Starovës, Berat, tetor 1958
26- Gjatë regjimit të Enver Hoxhës, në vitet 1945-1946 në Shqipëri u krye Reforma Agrare. Një reformë kjo që bëri pronarë tokash shumicën e fshatarësisë, por që ua mori me dhunë pronarëve duke i shpronësuar. Gjatë regjimit të Hoxhës, u bë kolektivizmi i pronës. U zhduk prona private, fshatrat u kthyen në kooperativa, kurse ndërmarrjet e vogla private u shtetëzuan.
27- Në 27 dhjetor 1967, Shqipëria u bë shteti i vetëm në botë ateist. U ndalua besimi në Zot dhe praktikimi i feve. U shkatërruan 2200 kisha dhe xhami që ndodheshin në vendin tonë.
28- Nga krijimi i qeverisë të pasluftës e deri në vitin 1981, të gjithë ministrat e Brendshëm: Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu, Mehmet Shehu dhe Feçorr Shehu, janë akuzuar nga Hoxha si agjentë të të huajve.  Shefi i truprojave të Enver Hoxhës ishte Sulo Gradeci. Ky i fundit i shërbeu Hoxhës për 30 vite duke qenë kështu edhe njeriu më i besuar i diktatorit.
29- Gjatë periudhës së tij si drejtues i Partisë së Punës, Enver Hoxha ka pasur vetëm dy aksidente të vogla me makinë, por pa rrezik për jetën. Shërbimet sekrete të huaja, por edhe individë brenda vendit, kanë ndërmarrë aksione për vrasjen e Hoxhës. Por zyrtarisht që nga marrja e pushtetit e derisa vdiq nuk njihet asnjë atentat i kryer ndaj tij.
30- Sëmundja e tij u mbajt e fshehtë për një kohë të caktuar. Enveri kishte pasur dy hemorragji cerebrale, më 1983-in dhe 1984-ën, kishte humbur gati krejtësisht sytë në mënyrë të pakthyeshme, ndërkohë që dy ditë para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashmë është shkruar mjaft për faktin se diabeti i rëndë kishte ndikuar në këtë fund të keq. Humbja progresive e mundësive të tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij të tmerrshëm, atë pushtet, që njerëzit e tij të afërm, me një fshehtësi gjithnjë e më të madhe, e ruanin deri në absurditet, duke shkaktuar situata tragjike. Më 11 prill të 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur. Ceremonia e tij u shoqërua me homazhe madhështore, sa në psikozën e njerëzve u duk se nga ai moment e pas Shqipëria nuk do të kishte më të ardhme.
Duke peshkuar, 1959
Duke peshkuar, 1959
31- Plot 40 vjet jetoi Enver Hoxha në zonën e ish-Bllokut. Ai u vendos aty në vitin 1945, në një vilë së bashku me Koçi Xoxen, por shumë shpejt lëvizi në një tjetër vilë. Ish-diktatori komunist kishte shtëpi pushimi pothuajse në të gjitha qytetet më të rëndësishme të vendit. Por dy vendet që ai preferonte më shumë të kalonte pushimet ishte Driloni në Pogradec dhe Vlora.
32- Enver Hoxha ka udhëtuar rrallë me mjetet e transportit ajror. Me avion, Hoxha ka udhëtuar drejt Moskës dhe Pekinit, kurse me helikopter vetëm disa herë brenda Shqipërisë. Mungesa e udhëtimeve vinte edhe si shkak i izolimit të Shqipërisë nga bota.
33- Hoxha e niste ditën duke lexuar të gjitha gazetat. Çdo mëngjes atij i linin mbi tavolinë të gjitha gazetat e vendit, madje edhe ato lokale. Ndërkohë që ai lexonte edhe shtypin ndërkombëtar, veçanërisht prestigjiozen franceze “Le Monde”.
34- Është i vërtetuar fakti se udhëheqësi komunist ka lëvizur me sozi gjatë vizitave që ai bënte në qytete të ndryshme të vendit. Hoxha ka pasur katër sozi. Për sigurimin e jetës së Enver Hoxhës, në udhëtimet jashtë Tiranës, sidomos gjatë pushimeve në malin e “Dajtit”, në vilat e plazhit të Durrësit, në Vlorë, Pogradec ose vizita të ndryshme të vendit, mobilizohej Drejtoria e dytë ose drejtoria e “sigurimit të Udhëheqjes”, Garda dhe grupi i sigurimit të afërt. Byroja Politike kishte hartuar një rregullore të posaçme, e cila detyronte të gjitha Degët e Punëve të Brendshme në rrethet ku do të kalonte autokolona, të qëndronin në gatishmëri numër një, 24 orë përpara dhe për disa orë me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve në rruge.
Në Valbonë, qershor 1970
Në Valbonë, qershor 1970
35- Ajo që është e vërtetë në të gjithë këtë histori, është fakti se sozitë e tij, më së shumti ishin manekinë, pra njerëz që mbanin veshur brenda makinës gjatë udhëtimit, vetëm rrobat e tij. Sozitë Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane “luajtur” kurrë Enver Hoxhën jashtë hapësirës së brendshme të “Mercedezit” të zi. Megjithëse askush nuk e pranon këtë fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizëm, si një nga shumë enigmat që kanë shoqëruar regjimin komunist në Shqipëri.
36- Por, për të kuptuar më së miri detyrën specifike ekstra të katër sozive të diktatorit, mjafton të përmendet një fakt i panjohur: Megjithëse ata kanë siguruar në 46 vjet pa ndërprerje jetën e Hoxhës, në dhjetëra e qindra dalje të tij në publik, portreti i tyre nuk figuron në asnjë prej mijëra fotografive të publikuara të ish kreut të shtetit. Madje as në njërën nga fotot e albumit të madh e luksoz të botuar me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Enverit.
Tropojë, maj 1970
Tropojë, maj 1970
37- Gjatë sundimit të tij janë dënuar 29 ministra, zëvendësministra dhe drejtues të Partisë së Punës, shumica me akuzën si agjentë të shërbimeve sekrete të huaja. Gjatë 41 viteve të regjimit të tij janë vrarë 9 ministra të qeverive të asaj kohe dhe një kryeministër. Vdekja e Mehmet Shehut u cilësua si vetëvrasje, por në fakt la shumë dyshime dhe mistere. Gjatë sundimit të tij, 22 gjeneralë të ushtrisë shqiptare janë ekzekutuar, persekutuar dhe dënuar me shumë vite burgim.
38- Gjatë sundimit të tij janë ekzekutuar për arsye politike, si armiq të pushtetit ose si bashkëpunëtorë te shërbimeve të huaja 6027 persona. Gjatë regjimit të Enver Hoxhës janë janë burgosur 17 650 persona, nga të cilët, 1065 persona kaba vdekur nëpër burgjet e tmerrshme komuniste.
39- Enver Hoxha fliste rrjedhshëm frëngjisht, por njëkohësisht njihte disa gjuhë të huaja, si italisht, serbo-kroatisht, rusisht dhe anglisht. Shkrimtarët më të preferuar të Hoxhës ishin Molieri, Gëte dhe Bajronin.
40- Ai kishte rreth 45 mijë libra. Shumica e tyre ishin libra enciklopedikë Laruse, albume e shumë të tjera, kryesisht në gjuhën franceze. Pas viteve ’90 shumica e tyre u shkatërruan dhe familja e tij mori vetëm një pjesë të vogël.
Duke biseduar me popullin në sheshin në Mashkullorë, mars 1978
Duke biseduar me popullin në sheshin në Mashkullorë, mars 1978
41- Enver Hoxha e pasuronte vazhdimisht bibliotekën e tij private me publikimet më të fundit të ardhura nga Franca. Sipas Blendi Fevziut, materialet që ai importonte për të lexuar nuk kufizoheshin në traktatet e fryra për Marksizëm-Leninizmin. Shija e Hoxhës për librat ishte e gjerë. Ai porosiste libra mbi jetën e Papëve dhe shenjtëve të tjerë katolikë, e madje edhe libra për vampirët, çuditërisht, mes tematikave të tjera.
42- Enver Hoxha e kishte pasion gjuetinë, por asnjëherë nuk është shquar në ushtrimin e këtij sporti. Dëshmitarë të asaj kohe tregojnë se ai shkonte për gjah kur e thërrisnin Mehmeti dhe Kadriu.
Enver Hoxha me fëmijët e tij
Enver Hoxha me fëmijët e tij
43- Sipas Nexhmije Hoxhës, gjëja që urrente më shumë Enver Hoxha, ishin borxhet. “E kishte në gjak zakonin e Gjirokastrës, borxhin nuk e donte, e dinte që borxhi të bënte skllav. Edhe për Titon ashtu thoshte. Kosovarët kanë bërë kaq borxhe me të, madje ata kanë thënë, qan fëmija në bark të nënës, pra kur do t’i paguajnë këto borxhe”. ka thënë Nexhmija Hoxha në intervistën e fundit për Rudina Xhungën.
44- Nexhmija Hoxha në një intervistë të dhënë për Rudina Xhungën ka deklaruar dhe se e propozoi Enver Hoxha në qershor të vitit 1942.
“Kështu që një ditë, kur Enveri e pa që unë nuk merrja vesh ose bëja sikur, vendosi të flasë vetë. Një ditë vere më tha, po shtrihem të fle, më zgjo në orën 5. Unë shkova ta zgjoj, por ai në fakt nuk kishte fjetur, ndoshta kishte ndenjur për të marrë vendimin e tij. Aty më bëri propozimin për martesë, një propozim aq prozaik, sa nuk e kisha menduar kurrë. Ai, përpara se të më thoshte shprehimisht të dua, më tha, tek po bëja kafenë që më kishte kërkuar:- “Unë dua të martohem me ty”. Unë ngriva, mbeta aty, duke bërë kafenë, e nuk po lëvizja, ndërsa ai më thotë:- “Po, hë, supë po bën? Ulu këtu se nuk të ha!”, domethënë, u mundua të më shkrifëronte pak. Me kokën ulur, i thashë:- “Unë nuk martohem gjatë luftës”. “Po kush tha që do martohemi në luftë”, -tha ai. “Në fillim do u themi miqve, por mendohu mirë, se ti je e re e kemi diferencë moshe”. Pastaj vazhdoi:- “Por unë nuk mund ta zgjas shumë, se aneja pret, ngaqë jam djalë i vetëm”. Unë nuk iu përgjigja në atë kohë, por kaloi nja një muaj e pak dhe pastaj i ktheva përgjigje:- “Diga e ideve të mia u thye”.
Me motrën e tij Sanije, 1933
Me motrën e tij Sanije, 1933
45- Në biografinë që i ka bërë ish-diktatorit, Blendi Fevziu e përshkruan Hoxhën si një psikopat paranojak, me shumë pak ose aspak tipare pendese, që së bashku me gruan e tij organizuan vdekjen e shpejtë të cilitdo që hyri në rrugën e tyre. Në vitet e tij të fundit, shkruan Fevziu, Hoxha jetoi papritmas një jetë të vetmuar, sepse deri në atë kohë ai kishte vrarë shumë nga shokët e tij të luftës, sa që vështirë që tani të kishte dikë me të cilin të bisedonte.
46- Udhëheqësi komunist e pësoi infarktin e parë në vitin 1972. Për gati dy vjet iu nënshtruar mjekimeve të shumta dhe gjendja e tij u përmirësua në vitin 1974.
Varrimi i Enver Hoxhes
Varrimi i Enver Hoxhes
47- Ai u varros në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Por në maj të vitit 1992 u zhvarros për t’u vendosur në varrezat e Sharrës.  Organizata e Kombeve të Bashkuara në muajin prill të vitit 1985 mbajti një minutë heshtje për vdekjen e Enver Hoxhës.
48- Ish-diktatori komunist u varros në arkivol. Ai e kishte lënë amanet që trupi i tij të mos balsamosej si Lenini. Është zbuluare se gjatë ditës së homazheve atij iu përgatit një maskë mortore për fytyrën.
49- Gjatë kohës së Luftës, për t’i shpëtuar ndjekjes së fashistëve, Enver Hoxha ka mbajtur disa pseudonime, si: Tarasi, Hasani, Saliu, Malo, Valbona dhe Shpati. Dy pseudonimet e fundit ua vuri si emra mbesës dhe nipit të tij.
50- Enver Hoxha është i vetmi personalitet shqiptar i përfshirë ne Enciklopedinë Botërore të vitit 2005. Emri i tij shënohet në faqen 430, aty ku sipas rendit alfabetik vjen shkronja H. Historiani Bernd Fisher e ka cilësuar Enver Hoxhën si shqiptarin më me ndikim të shekullit XX.

Vladimir Putin: 50 fakte të pazakonta për Presidentin rus

Vladimir Putin: 50 fakte të pazakonta për Presidentin rus
Jeta e Vladimir Putinit e parë nga faktet që ndërtuan dhe ndikuan karrierën e tij.
Që nga fëmijëra e varfër te rruga e spiunazhit e më pas ngjitja drejt pushtetit.
Kush është udhëheqësi i Kremlinit: një president dhe një ish-spiun i KGB-së, i vendosur për t’i rikthyer me çdo kusht Rusisë lavdinë e mëparshme.
_President-Vladimi_3529090b
I lindur në Leningrad, ka jetuar fëmijëri në varfëri të skajshme, sipas biografisë së tij, të publikuar për fushatën presidenciale të vitit 2000.
Anëtar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ai u rekrutua nga KGB-ja gjatë studimeve universitare. Gjatë karrierës së tij si anëtar dhe më pas udhëheqës në agjenturën sekrete ruse, e cila zgjati nga viti 1975 deri në vitin 1991, Putin ka shërbyer si agjent në Dresden, Republika Demokratike Gjermane, për 5 vjet.
Pas rënies së regjimit të Gjermanisë Lindore, Putin u thirr në Bashkimin Sovjetik dhe u kthye në Leningrad, ku, që nga qershori i vitit 1991, Putin nisi të merret me politikën aktive.
Nëse mendoni se Presidenti rus, Vladimir Putin, është veçse një bandit i pamëshirshëm që ka pushtet politik dhe vepron sipas kapriçove të tij në skenën botërore, atëherë ai ju ka manipuluar të mendoni siç ai dëshiron.
“Pjesa i pamëshirshëm është e vërtetë, por ka edhe shumë gjëra të tjera që duhet t’i shtohen së vërtetës”, – tha Marin Katusa, autor i librit të ri Lufta më e Ftohtë: Si tregtia e energjisë rrëshqiti nga zotërimi i Amerikës.
“Putin nuk është një politikan i zakonshëm siç jemi mësuar me Perëndimin”, thotë Katusa, që ka studiuar prej kohësh politikën ruse dhe Putinin. “Ideja e ‘bëj një ndryshim, provo më të mirën, largohu nga posti, shkruaj një libër kujtimesh, paguhu për fjalime’ nuk i intereson Putinit. Ai beson se misioni i tij është ta çojë Rusinë drejt së shkuarës së lavdishme si një superfuqi globale”.
Kjo është arsyeja përse amerikanët që e shohin këtë lider të komplikuar me syrin e thjeshtësisë, gabojnë, thotë Katusa.
Kur u zgjodh në krye të Rusisë, njerëzit dinin shumë pak gjëra për Vladimir Putin. Pamja e tij identifikohej me atë të agjentit të KGB-së, me vështrimin e akullt e misterioz e me plastikën e pandryshueshme.
here-putin-trains-with-an-assault-rifle-simulator
Kohët e fundit ai shfaqet më shpesh i buzëqeshur në publik, por pavarësisht kësaj, shumë pak gjëra të reja janë zbuluar për jetën e Putin.
Siç është fakti që kur ishte i vogël, atë e thërrisnin Putka. Apo se filloi të mësonte boksin pasi e rrihnin fëmijët e lagjes. Më pas kaloi nga boksi tek xhudo, sport që e ushtroi në mënyrë profesionale dhe ku mban rripin e zi.
Ndër pijet e tij të preferuara edhe pse ai nuk e konsumon shumë alkoolin, është vera e kuqe spanjolle.
Duhan, as që bëhet fjalë.
Më parë ai kishte marrë nofkën “kardinali gri”, për shkak të natyrës së tij të heshtur dhe aktive “pas perdeve”. “Tirana Observer” iu sjell sot faktet më të rëndësishme, nga jeta e njeriut që erdhi në pushtet me ëndrrën e madhe për një “Perandori Ruse”.
50 fakte që mund të mos i dini për Putinin
1- Putin lindi më 7 tetor 1952 në Shën Pjetërburg ose në Leningrad, siç njihej atëherë.
2- “Vij nga një familje e zakonshme”, shkroi vetë Putin. “Jetoja si një njeri i zakonshëm”. Nëna e tij, Maria, ishte një punëtore fabrike dhe babai i tij, Vladimir, i plagosur në Luftën e Dytë Botërore, punonte në hekurudhë. Vëllai më i madh i Putinit vdiq në fëmijëri.
Vladimir-Putin-6
3- Putin, 63 vjeç, është i divorcuar nga gruaja e tij Ljudmilla Putin, 57 vjeçe, një gjuhëtare dhe ish-stjuardesë me të cilën ai u martua në korrik 1983.
4- “Ne praktikisht nuk e pamë kurrë njëri-tjetrin. Secili jetën e vet”, tha Putin kur çifti lajmëroi ndarjen në 2014.
5- Putin ka dy vajza, Maria (e lindur në vitin 1985) dhe Katerina (e lindur në vitin 1986), të dyja pak të para në publik. Ato mendohet se kanë mësuar në shkolla të gjuhës gjermane dhe në Universitetin shtetëror të Shën Pjetërburgut. Maria ka studiuar biologji, ndërsa Katerina studime aziatike.
6- Nuk është publikuar ndonjëherë një portret i familjes. Jeta personale e Putinit nuk ka pothuajse fare rëndësi në Rusi. “Rusët e zakonshëm besojnë në privatësinë e liderit të tyre”, tha Katusa.
7- Në vitet që pasuan pushtimin e Leningradit, që për pak sa nuk i vranë të ëmën, familja u detyrua të zhvendoset në një ndërtesë komunale me parazitë. Putin kalonte orë të tëra duke ndjekur minjtë. Katër të rritur dhe dy fëmijë jetuan në një gjendje të mjerueshme.
8- Në vitin 1930, babai i Putinit hyri në Marinën Sovjetike, pjesë e nëndetëseve, më pas ai luftoi në vijën e parë të frontit kundër Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Putin vetë ka thënë: “babai im u caktua në batalionin e shkatërrimit që synonte të sabotonte gjermanët”.
9- I gjendur në një situatë të vështirë në frontin e luftës, babai i Putinit vazhdoi t’u mbijetonte ngjarjeve të ngarkuara të Luftës një e nga një, derisa një granatë gjermane i dëmtoi këmbët dhe ai mbeti përjetë i gjymtuar.
10- Putin u ndikua shumë prej gjyshit, Spiridon Ivanoviç Putin, një kuzhinier i aftë që punonte për Leninin dhe më pas për Stalinin. “Gjyshi i Putinit jetoi më gjatë se tiranët që ai ushqeu aq mirë”, shkruan Katusa në “Lufta më e ftohtë”. Ai mendohet të ketë qenë i stërvitur nga NKVD (paraardhëse e KGB-së) dhe vdiq kur nipi ishte në moshën 13-vjeçare.
11- Putin është një njohës shumë i mirë i gjuhës gjermane dhe gjithë dialekteve të saj.
12- Edhe pse ishte e ndaluar me ligj, nëna e tij e ka pagëzuar fshehurazi në kishën ortodokse.
13- Kur ishte i ri e thërrisnin Putka.
14- Putin u rrit si një ngatërrestar. Ai ishte i dhënë pas dhunës dhe si student doli përpara një ‘gjykate të lagjes’ për aktet e tij jo të mira.
15- Në moshën 11-vjeçare, Putin ka filluar të merret me boksin pasi e rrihnin fëmijët e lagjes. Në moshën 12-vjeçare kaloi te xhudo, karateja dhe sambo, një art sovjetik marcial.
16- Sportet i dhanë Putinit një fokus dhe e ndihmuan të arrinte gjatësinë 170 centimetra.
Vladimir-Putin-7
17- “Por edhe kjo nuk ishte mjaftueshëm për të ruajtur statusin tim për shumë gjatë”, ka thënë Putin. “Kuptova se duhej të mësoja gjithashtu mirë.
18- Kur ai u interesua për jetën e spiunazhit, kuptoi se shkolla e drejtësisë ishte çelësi për të hyrë në KGB, ndaj mori një vendim për të ndryshuar jetën.
19- Putin hyri në Universitetin e Leningradit në 1970, duke fituar diplomën e tij të parë në drejtësi pas pesë vjetësh.
20- Në moshën 22-vjeçare u rekrutua nga KGB dhe për 16 vitet e ardhshme punoi si një “specialist në burimet njerëzore”.
Putin-Navy-cap-and_3294679b
21- I rrjedhshëm në gjermanisht dhe në gjendje për t’u dukur si nordik, Putin u vendos në Dresden në Republikën Demokratike Gjermane në 1985 dhe kaloi pesë vite në operacione të fshehta. Ai u ngrit disa herë në detyrë.
22- “Ishte ekspert në leximin dhe manipulimin e njerëzve dhe i vetëpërmbajtur nga dhuna”, shkruan Katusa. “Këto ishin cilësi të domosdoshme për këdo që donte të ngjitej në majën e politikës ruse.
23- Kur Muri i Berlinit ra në 1989, ditët e fshehura të Putinit morën fund. Ai iu kthye universitetit dhe teza e tij e doktoraturës argumentonte se suksesi ekonomik i Rusisë, do të varej shumë nga shfrytëzimi i burimeve të energjisë.
24- Putin më pas i hyri politikës dhe karriera i lulëzoi. Në 1999, Boris Jelcin e përzgjodhi Putinin të ishte kryeministër ‘me perspektivë’.
25- Putin vetë është shprehur: “Mendova se, nëse do të mund të bëja diçka për ta shpëtuar Rusinë nga rënia, kjo do të më bënte krenar”.
26- Ai shërbeu dy mandate si president, u kthye në rolin e kryeministrit, por tani është në mandatin e tij të tretë si president, pavarësisht protestave në Moskë. Ai ka thënë se mund të kërkojë një mandat të katërt.
27- Putin pothuajse gjithnjë vepron ushtarakisht, pasi ka bërë mirë llogaritë. “Ai i peshon me kujdes kostot dhe rreziqet e veprimeve, duke marrë parasysh përfitimin që i vjen atdheut”, paralajmëron Katusa.
heres-putin-riding-a-harley-davidson-to-a-meeting-with-motorcycle-enthusiasts-in-crimea-in-2010
28- Putin pëlqen ‘Bitëllsat’. I preferuari i tij është Paul McCartney dhe kënga e parapëlqyer është “Yesterday” (Dje).
29- Nuk pi duhan dhe rrallë konsumon alkool.
30- Deri në zgjedhjet e para presidenciale, Vladimir Putin nuk kishte eksperiencë në një detyrë të tillë. Nofka e tij ishte “kardinali gri”, njeri i heshtur që grumbullon fuqinë në heshtje pas skenave.
31- Putin u martua në vitin 1983, në moshën 30 vjeçare, moshë e madhe për martesë sipas standardeve ruse të asaj kohe.
32- Putin është bashkautor i një libri mbi sportin e tij të preferuar me titull “Xhudo: Histori, teori, praktikë”.
33- Putin e fillon gjithnjë ditën me ushtrime dhe not në pishinën e brendshme të vendit ku jeton.
YuCTY0n
34- Në dhomën e ndenjes private në pallatin presidencial, në katin e dytë, ai mban një koleksion shishes vere të kuqe spanjolle, e preferuara e tij.
35- Dy vëllezërit e tij më të mëdhenj i kanë vdekur që fëmijë.
36- Kolegët e tij të KGB-së i kanë cilësuar sytë e Putin në një dossier si “sytë që nuk të lejojnë të gënjesh”.
37- Dy vajzat e tij Masha dhe Katya kanë lindur në Dresden, Gjermani. Putin ndodhej bashkë me familjen në Gjermani kur ra muri i Berlinit.
38- Putin u bë lideri parë rus që mori pjesë në një emision radiofonik, ku u përgjigjej pyetjeve të dëgjuesve në SHBA.
39- Pas zgjedhjes president Putin ndoqi kurse të gjuhës angleze dhe foli në anglisht në publik për herë të parë në pallatin e Bakingamit në vitin 2003, kur iu drejtua mbretëreshës së Anglisë.
40- I ka rënë pianos për raste bamirësie. Në vitin 2010, Putin shokoi audiencën me aftësitë e tij muzikore kur ishte pjesëmarrës në një event bamirësie në Shën Petersburg. Ai shkoi te piano dhe filloi të luante. Më pas mori mikrofonin dhe këndoi një këngë popullore amerikane “Blueberry Hill” me një anglishte perfekte. Pjesë e audiencës ishin edhe Sharon Stone dhe Kurt Russell.
still-theres-a-lot-more-to-pe-theatre-of-nations-in-moscow-he-often-plays-the-patrio
41- Vonesat e qëllimshme. Në vitin 2013, Papa Françesku bëri vizitën e tij të parë në Rusi. Papa do të takohej me Vladimir Putin, por diçka e çuditshme ndodhi. Papa priti për 50 minuta. Më në fund Putin erdhi. Por kjo nuk është hera e parë që Putin e bën këtë veprim. Sipas gazetarëve, Putin gjithnjë vonohet me orë të tëra gjatë konferencave për shtyp apo daljeve në publik. Në vitin 2012, Putin e la të priste Sekretarin amerikan të Shtetit për 3 orë. Demonstrim force?
ANSA824786_Articolo
42- Më 19 Dhjetor të 2007-ës titullohet “Njeriu i Vitit” nga revista “TIME”. Është shpallur disa herë nga revista Forbes si “Njeriu më i fuqishëm në botë”.
43- Ka shuar zjarr me helikopter si bashkë-pilot (11 gusht 2010). Ka qëlluar me qetësues një tigër (në 2008-ën, te parku kombëtar “Ussuri”) Më pas i mati gjatësinë e dhëmbit. Qëlloi me hark një balenë që ekspertët të merrnin më vonë analiza prejardhjeje.
44- Edward Lucas, autor i librit “Lufta e Re e Ftohtë” thotë për Putin: “Ai ka bindjen se Rusisë ia bënë me hile në vitet 1990 dhe se Bashkimi Sovjetik u rrëzua dhe u turpërua nga Perëndimi; ai mendon se ka ardhur koha të rikthehet statusi dhe territori i mëparshëm”.
45- Megjithë pozitën që ka, Presidenti Putin pohoi në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse të lajmeve se nuk ka shumë miq: “Nuk ndjehem i vetmuar, megjithëse tingëllon e çuditshme. Por nuk kam shumë takime me miq, apo kontakte me shokë”.
46- Putin përpiqet gjithmonë të reflektojë një imazh burrërie. Vështirë të harrohet fotografia ku ai pat dalë pa këmishë, hipur në kalë, apo kur vizitonte mbetjet e një nëndetëseje si dhe kur fluturonte pranë një tufe lejlekësh me një avion të vogël.
Vladimir-Putin-3
47- Analistët thonë se tipare të tilla komplekse të karakterit të presidentit rus janë të nevojshme për të kuptuar individin që fshihet pas udhëheqësit të Kremlinit: një president dhe një ish-spiun i vendosur për t’i rikthyer me çdo kusht Rusisë lavdinë e mëparshme.
48- Nuk është aq i ashpër sa ç’duket. Putin sipas biografëve ka pasur 28 të dashura gjatë operimit të tij në KGB, aq sa mori edhe nominimin si “killer latin lover”.
2625F2E100000578-2972617-image-a-16_1425066819130
49- Putin ka fituar për vite me radhë reputacionin e njeriut të ashpër dhe të ftohtë. Por në dallim me atë çfarë mendohet për liderin e Rusisë, ai njihet dhe si një njeri që është i dashuruar me kafshët. Ka qindra fotografi të Putin ku del me kafshë të ndryshme. Shpenzon një kohë të madhe me kafshët e tij.
Vladimir-Putin-Dog
50- Kafsha e preferuar e Putin është qeni. Në shumë raste, presidenti rus ka deklaruar se më shumë preferon qentë se sa qeniet njerëzore. “Qenve të mi do ua besoja verbërisht jetën. Qenieve njerëzore nuk mund t’u besosh njëqind përqind”, ka thënë Putin.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...