Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/15

“Unë bëj ç’të dua me gratë”, Donald Trump kërkon ndjesë

Kandidati republikan për president Donald Trump kërkoi ndjesë të premten pas bërjes publike të një videoje regjistruar në vitin 2005, ku ai tregon se si u afrohet grave për të kërkuar favore seksuale.

trump

Përmes një deklarate Trump shprehet: “Kërkoj ndjesë në se dikush është ofenduar”, duke iu referuar një artikulli të botuar fillimisht në gazetën “Washington Post”, e cila siguroi videon me komentet denigruese të Trumpit rreth grave.

Kur bëri komentet Trump ishte duke folur me gazetarin Billy Bush të emisionit televiziv “Access Hollywood”, në një bisedë private, në prani të vetëm disa pak personave, në një autobus që po e çonte Trumpin në emisionin televiziv. Trump ndërkohë kishte mikrofonin në trup.

Në regjistrim ai thotë: “Gratë e bukura më tërheqin menjëherë, si me magnet dhe filloj t’i puth. Nuk më pritet, i puth menjëherë”. Dhe më tej vazhdon: “Kur je i njohur, ato të lënë të bësh ç’të duash”.

Trump vazhdon me komente të tjera vulgare se si u kërkon favore seksuale grave, duke folur në mënyrë shumë të hapur.

Në deklaratën ku kërkon ndjesë Trump thotë se: “Ato ishin biseda private, që ndodhën shumë vite më parë. Bill Clinton më ka thënë gjëra shumë më të shëmtuara në fushën e golfit, që as nuk u afrohen këtyre që kam thënë unë”.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Pol Rajën, tha se ishte i neveritur nga ajo që kishte dëgjuar dhe se kandidati republikan nuk do të marrë pjesë në një konferencë të partisë të shtunën, ku ishte planifikuar të fliste.

Edhe republikanë të tjerë të lartë, si kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan, Reince Priebus, i dënuan komentet.

Ngjarja ka bërë jehonë në median sociale, duke u kthyer në armën më të fuqishme që ka patur në dorë deri tani Partia Demokrate për të bindur gratë e pavendosura dhe votues të tjerë që të mbështesin Clinton

Wikileaks nxjerr fjalimet private të Hillary Clinton-it

Zbulohen transkriptet e fjalimeve private nga kandidatja demokrate për presidente e SHBA, Hillary Clinton. Publikimet janë bërë nga ‘Wikileaks’.

clinton

Sipas BBC-se, në një prej ekstrakteve, zonja Clinton u ka thënë bankierëve se ata ishin më të vendosur për të ndihmuar në reformimin e sektorit financiar amerikan.

Ajo tha gjithashtu se favorizon “tregtinë e lirë dhe kufijtë e hapur”.

Kundërshtari kryesor i zonjës Clinton, Donald Trump, ka thënë se ai dëshiron të rinegociojë marrëveshjet kryesore të tregtisë.

Clinton kishte refuzuar të publikonte transkriptet, nga viti 2013 dhe 2014. Por Bernie Sanders, kishte apeluar shpesh për publikimin e teksteve të fjalimeve të saj, të cilat mendohet se i kanë siguruar asaj rreth 26 milion dollarë.

“Njerëzit që e njohin industrinë më mirë se kushdo janë njerëzit që punojnë në industri” tha zonja Clinton.

Në një fjalim në një bankë braziliane në vitin 2013, ajo foli për “ëndrrën” e saj për një treg të përbashkët të tregtisë.

“Ëndrra ime është një treg hemisferik i përbashkët, me tregti të lirë dhe kufij të hapur”, tha zonja Clinton.

“Wikiealks” i ka publikuar këto materiale pasi SHBA-ja akuzoi Rusinë për një sulm kibernetik ndaj organizatave politike për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale.

Rusia çon raketa bërthamore në dyert e NATO-s, Polonia dhe Lituania ngrejnë alarmin

Sië kemi shkruar para dy ditëve në "Floripress" ,Rusia edhe sot  dislokoi sërish raketa Iskander me kapacitet për t’u pajisur me mbushje bërthamore në enklavën e Kaliningradit, në kufi me dy shtete të NATO-s, njoftoi sot Lituania, duke bërë të ditur se objektivi i Moskës është të marrë nga Perëndimi konsensusin për çështjen e Sirisë dhe Ukrainës.

topaaa

Sipas Lituanisë, dislokimi i sistemeve të raketave rrezikon të shkelë traktatin kyç për armët bërthamore. Polonia ka reaguar gjithashtu e indinjuar nga ky veprim.

“Rusia po kryen aktualisht monovra ushtarake në Kaliningrad dhe skenari i saj parashikon dislokimin e sistemeve të raketave Iskander me mundësinë e përdorimit”, deklaroi për median ministri lituanez i Punëve të Jashtme, Linas Linkevicius, transmeton atsh.

“Trajektorja e këtyre raketave me kapacitet për t’u pajisur me mbushje bërthamore është rreth 700 kilometra. Berlini duhet gjithashtu të jetë i kujdesshëm ndaj këtyre raketave, pasi kjo enklavë është plotësisht e izoluar nga territori rus që shtrihet midis Lituanisë dhe Polonisë”, theksoi ai.

10 fakte për Hillary Clinton: A e dinit se ‘krahu i saj i djathtë’ është myslimane?

hill

Hilary Clinton,, e cila është në garë për Shtëpinë e Bardhë, ka disa fakte interesante që lidhen me jetën e saj politike, por edhe atë personale e familjare.

1 – Mundi John McCain në një garë pijesh

Ndodhi në vitin 2004, kur ajo ishte në Senat gjatë një misioni në Estoni. Në restorantin Gloria di Tallinn, senatorja e Nju Jorkut mundi zotërinë nga Arizona, megjithatë ata të dy ishin finalistë, pasi mundën pjesën tjetër të komisionit që u dorëzuan pas vodkës së tretë.

2 – U mund nga Donald Trump në disa sondazhe

Mes shumë anomalive në fushatën elektorale të vitit 2016 është edhe perceptimi publik për dy kandidatët. Republikani Trump dhe Clinton janë konsideruar nga një shumicë zgjedhësish, si të pandershëm dhe të pabesueshëm. 57% thonë këto gjëra për Trump, ndërsa 55% për Clinton.

3 – Në kolegj është nominuar si Motra Frigidaire

Nisi në shkollën Uellsley, e gjitha për femra, më pas u diplomua për drejtësi në Yale, ku njohu Bill Clinton. Në Shtëpinë e Bardhë njihej si “Big Girl” (Vajza e madhe), më shumë për rolin prej të madheje, se sa për shtatin e saj.

4 – E vendosur në politikë, por jo në modelin e flokëve

Nga viti 1992, ka ndërruar një duzinë modele flokësh. Shpesh nëpër rrjetet sociale është marrë nëpër gojë si ‘Ikona e Flokëve’. Një vit i pret shkurt, një vit i lë gjatë, gjithnjë ndryshe.

5 – Krahu i saj i djathtë është myslimane

Për të ajo është shumë më tepër se asistente personale. Huma Abedin më pas u martua me Anthony Ueiner, ish-deputet, i cili dha dorëheqjen pasi aksidentalisht hodhi një foto të organit të tij gjenital, në Twitter.

6 – Financuesit e saj po i hapin probleme

Politika amerikane është e bërë në atë mënyrë, kur marrin pjesë njerëz super të pasur. Gjysma e të gjitha financimeve në këto zgjedhje vijnë vetëm nga 50 persona. Për Hilarin janë bankat e mëdha, industritë, si dhe yjet e njohur të muzikës e kinemasë.

7 – Republikanët kanë kërkuar t’i hapin probleme, por deri tani pa rezultat

Me komisionin e hetimit në Bengazi, me skandalin e emaile-ve të dërguara nga serveri i Shtëpisë së Bardhë, republikanët kanë kërkuar të prishin imazhin e kandidates demokrate Hilary Clinton. Por më kot, sepse paraqitja përpara komisionit ka qenë një nga momentet e saj më të mira në këtë fushatë.

8 – Besimi i të gjitha medieve

Gazetarët që ndjekin fushatën e saj thonë se kanë zero akses tek kandidatja. Clinton në të vërtetë nuk “i dashuron” gazetarët. Njerëz pranë saj thonë se ajo gjithnjë ka vepruar si Motra Frigidaire, pa i sulmuar apo treguar mungesë respekti, por ka vuajtur shumë nga thashethemet e tyre.

9 – Komunikimi spontan

Megjithatë, po tregohet shumë e zonja në komunikimin spontan përball kunjave të gazetarëve. Ajo shkoi në emisionin ‘Saturday Night Live’ dhe u shfaq tepër në humor me përgjigjet e saj.

10 – Ka një bashkëshort vegjetarian

“Por është një vegjetarian mendjehapur” i tha Hilary moderatorit Coldert. Është vegjetarian prej pak kohësh, qëkur u operua nga zemra.

Donald Trump nuk njeh kufij: Vajza ime ka super b****

Vazhdojnë skandalet për kandidatin republikan për President të SHBA Donald Trump. Mediat amerikane kanë publikuar një intervistë të tij të vitit 2004 para dhe jashtë kamerave.

dgdfh

Në intervistë ai flet për një skandal seksual ku pranonte se kishte bërë seks me një grua të martuar dhe për vajzën e tij, Ivanka Trump. Kandidati republikan deklaroi se vajza e tij ka prapanicë të bukur.

Gazetari devijoi bisedën tek vajza e miliarderit, duke i thënë: ‘Meqë ra fjala, vajza jote…A mund ta them këtë? Ka super b*thë”?

“Po”, i përgjigjet Trump.

Në një intervistë të mëvonshme, Donald Trump pranonte se nëse Ivanka nuk do të ishte vajza e tij, do të donte ta kishte të dashur.

Kjo audio e vitit 2004 e publikuar së fundmi nga mediat në Amerikë nuk është bërë pa qëllim.

Kujtojmë se sot është debati i dytë presidencial mes Hillary Clinton dhe Donald Trump. Me siguri që miliarderi amerikan nuk do t’i ketë mirë punët.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po planifikojnë që CIA të bëjë një sulm të fshehtë kibernetik për të “vendosur në siklet” udhëheqjen e Kremlinit.

Administrata Obama po mendon që të sulmojë kibernetikisht Rusinë në shenjë hakmarrje pas dyshimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Kështu ka thënë një zyrtar i inteligjencës së SHBA për median amerikane NBC News. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po planifikojnë që CIA të bëjë një sulm të fshehtë kibernetik për të “vendosur në siklet” udhëheqjen e Kremlinit.

cia

Burimet e NBC News nuk dhanë hollësi të detajuara, por thanë se agjencia e inteligjencës është duke bërë përgatitjet për këtë operacion.

Ky veprim në fakt do të jetë më shumë si një mesazh ndaj Rusisë për ndërhyrjet e saj në fushatën presidenciale amerikane. Obama dhe zyrtarë të lartë të SHBA kanë akuzuar se Rusia po “trazon ujërat” në zgjedhjet presidenciale mes Hillary Clinton dhe Donald Trump, kurse autoritetet ruse kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Ska faj : Donald Trump i do femrat e bukura

Një grua ka deklaruar për Washington Post se Donald Trump ka ngritur fustanin e saj dhe ka tentuar t’i fus duart nën të, gjatë një dalje natën në New York në vitet e 1990’ta, shkruan BBC

trump-3_1476473159-3439695

Kristin Anderson ka deklaruar që kandidati për president e ka prekur përmes të brendshmeve të saj, gjate sulmit seksual të supozuar, , transmeton Klan Kosova.

Anderson, tani 46 vjeçare, ka thënë që është ndjerë shumë keq dhe e çuditur.

Ky është pretendimi i fundit për sulm seksual ndaj Donald Trump, i cili i ka etiketuar akuzuesit si gënjeshtarë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...