Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/15

Historia e harruar e murgeshave të përdhunuara në grup

polish2

Ndërsa trupat e Hitlerit po tërhiqeshin nga Polonia, Ushtria e Kuqe e Stalinit po përparonte drejt Berlinit.

Por në vend që të çlironin vendin, trupat sovjetike përdhunuan dhe plaçkitën kudo.

Në janar të vitit 1945, teksa lufta vazhdonte, autoritetet dërguan në Varshavë doktoreshën Madeleine Pauliac, që të asistonte përpjekjet e riatdhesimit të të burgosurve francezë të luftës.

Kur dr. Pauliac udhëtoi në Varshavë, qyteti ishte rrënuar.

Ajo u ngarkua me detyrën e ngritjes së një spitali për trajtimin e çdo qytetari francez.

Por edhe pse detyra e spitalit ishte të kujdesej për francezët, ajo menjëherë u ndërgjegjësua për shkallën e abuzimeve të trupave sovjetike ndaj femrave.

Në prill të vitit 1945, ajo u emërua kryemjeke e Spitalit Francez në Varshavë, raporton mapo.

Gjatë kësaj kohe, ajo gjeti gra polake në zonën e maternitetit, që ishin përdhunuar nga sovjetikët gjatë kohës që ishin në dhimbje lindje ose pak momente pasi kishin lindur fëmijët.

Por ajo zbuloi edhe murgesha shtatzëna, që ishin përdhunuar në grup nga trupat sovjetike.

Disa prej tyre ishin vrarë, të tjerat ishin lejuar të jetonin.

Nipi i saj, Philippe Maynial thotë: “Ajo u ofronte kujdes mjekësor këtyre grave. Ajo i ndihmoi për të shëruar ndërgjegjen e tyre dhe për të shpëtuar manastirin”.

Tragjikisht, dr. Pauliac vdiq gjatë një misioni në shkurt të vitit 1946.

Historia e saj është bërë film, me titull “Të pafajshmit”, me regjisore Anne Fontaine.

Duke shkruar për atë kohë, dr. Pauliac theksonte: “Kishin qenë 25, 15 prej tyre ishin përdhunuar dhe vrarë nga rusët, dhjetë të mbijetuarat ishin përdhunuar, disa 42 herë, disa 35 herë ose nga 50 herë secila. Asnjë nga këto nuk do ishte asgjë sikur pesë prej tyre të mos ishin shtatzëna. Ato kërkuan këshillën time për çështjen e abortimit”.

Shënimet e saj janë përmbledhur nga i nipi, që ka kryer edhe vetë hulumtime për t’i kthyer në subjektin e filmit.

Regjisorja Anne Fontaine thotë: “Këto fakte historike nuk reflektojnë për mirë mbi ushtarët sovjetikë, por kjo është e vërteta. Një e vërtetë që autoritetet refuzojnë ta bëjnë të ditur, edhe pse disa historianë janë të vetëdijshëm për ngjarjet”.

Miti i trenit të zhdukur nazist të mbushur me flori

E ndërsa kërkimet për gjetjen e një treni nazist të mbushur me flori nuk po prodhojnë asnjë rezultat, një grup të apasionuarish pas historisë në Poloni kanë vendosur ta ndërtojnë vet një të tillë.

treni

Punimet për imitimin e trenit të blinduar gjerman po zhvillohen brenda një ish-fabrike në Gluszyca, më pak se 15 km larg Walbrzych, ku po kryhen kërkimet për trenin origjinal, pavarësisht të dhënave kontradiktore mbi ekzistencën apo vendndodhjen e tij. Ndërtuesi Slawomir Suchorowski vendosi së bashku me grupin e tij se kishte ardhur koha ta merrnin vet në dorë mitin e trenit nazist.

“Idea erdhi nga kërkimet e gjata nga eksploruesit në Walbrzych për trenin legjendar të mbushur me flori, por që fatkeqësisht nuk po gjendet. Kështu vendosëm të ndërtojmë një tren në shkallën 1 me 1 dhe deri më tani puna ka qenë e suksesshme. Kemi ndërtuar vagonin e parë të blinduar dhe më pas do të bëjmë edhe 3 të tillë, e gjithashtu lokomotivën”, tha ai.

Edhe ish-fabrika ku po ndërtohet treni u ka shërbyer nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. Kur të jetë gati, e gjithë zona do të kthehet në një atraksion turistik, në përpjekjen për të rigjallëruar popullaritetin në vend.

Treni imitim është 12 metra i gjatë, trupi i tij përbëhet nga laminati, ndërsa rrotat nga çeliku. Që të duket si autentik, ai ka nevojë edhe për një shtresë boje.

Sipas burimeve historike, treni origjinal u ndërtua në vetëm 3 javë në vitin 1945, me pjesë të marra nga automjete të ndryshme në një fabrike të Vroklavit të sotëm. Ai ishte i pajisur me dy armë automatike dhe një stacion radioje. Në të operonin 100 punonjës hekurudhash dhe ushtarë. Pavarësisht informacioneve të detajuara për ndërtimin e tij, ekzistenca e trenit nuk është konfirmuar plotësisht dhe fatit i tij pas luftës mbetet një mister.

Clinton ka kërkuar vrasjen e Julian Assange

Pavarësisht presionit të madh të ushtruar për mos publikimin e këtij informacioni, Julian Assange ka bërë publike një dokument që tregon se si Hillary Clinton ka kërkuar eliminimin fizik të tij.

sweden_assange222

45­vjeçari themelues i “WikiLeaks” jeton prej pesë vitesh në ambasadën e Ekuadorit në Londër pasi Suedia kërkon ekstradimin e tij. Publikimi i dokumentit sekret ishte paralajmëruar të bëhej në një dalje të Assange në ballkonin e ambasadës, por një gjë e tillë u anulua për arsye sigurie.

Kërkesa për vrasjen e Assange është bërë gjatë kohës kur Clinton mbante detyrën e Sekretares së Shtetit. Clinton dhe Departamenti i Shtetit ishin në presion për t’i mbyllur gojën themeluesit të “WikiLeaks” para se të publikoheshin mijëra kabllograme sekrete nga viti 1966 deri në 2010.

Lajmi është publikuar nga “True Pundit” dhe më pas është shpërndarë nga faqja e “WikiLeaks”. Materiali shoqërohet dhe më një video ku një prej strategëve të Partisë Demokratike, Bob Beckel, gjatë një interviste për CNN bën thirrje për vrasjen e Assange pas publikimit të këtij dokumenti për Clinton.

Assange ka luajtur një rol kyç në garën presidenciale në SHBA. Pak muaj më parë publikoi 20 mijë mesazhe elektronike që dëshmonin se Demokratët në SHBA po komplotonin për të parandaluar fitonte e Bernie Sanders përballë Clinton.


clinton1

Hetimi i rastit “Monstra”, peng i partive në pushtet

Rasti “Monstra” i dënimit të gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm për vrasjen e pesë maqedonasve, pesë vite e gjysmë më parë, pranë një liqeni artificial në Smillkovcë të Shkupit, vështirë të rikthehet për hetim nga Prokuroria Speciale, pas hedhjes poshtë të një kërkese të saj për ndryshime në ligjin për dëshmitarët e mbrojtur.

798AD05A-E9B9-4DFD-9BB8-CC9427056C8D_w987_r1_s-933x445

Veç këtij rasti, prokuroria nuk do të nis as hetimet për një rast tjetër të vrasjes së një të riu maqedonas, gjatë një tubimi të partisë VMRO-DPMNE të Nikolla Gruevskit, por edhe për rastin tjetër të Sopotit, ku për aktivizimin e një bombe në vitin 2002, nga e cila kishin humbur jetën dy ushtarë të NATO-s, akuzohen 11 banorë të këtij fshati, të cilët një herë ishin dënuar me mbi 150 vjet burg, por vendimi gjyqësor ishte anuluar në mungesë të provave.

Prokuroria Speciale, bazuar në bisedat e telefonatave të përgjuara të zyrtarëve, pretendon se ka dëshmi për të rinisur një hetim të ri për këto raste, por paraprakisht kishte kërkuar ndryshime në ligjin për dëshmitarët e mbrojtur, që për identitetin e tyre të dinë vetëm hetuesit, por jo edhe institucione tjera, siç qëndron në ligjin aktual.

Kundër një kërkese të tillë ishte VMRO DPMNE-ja, ndërsa disa deputetë të dy partive shqiptare, BDI dhe PDSH, nuk votuan fare, kurse disa nuk morën pjesë në seancë me qëllim që të mos ketë numra të mjaftueshëm. Ata thanë se këtë e kanë bërë pasi nisma nuk ishte drejtpërdrejt e Prokurorisë Speciale, por e Lidhjes Social-demokrate të opozitës.

Por, njohësit e çështjeve juridike thonë se me një akt të tillë, partitë në pushtet duan të fshehin autorët e vërtetë të krimeve.

“Vlerësoj se është shumë e qartë se kryerësit e veprave duhet kërkuar në radhët e tyre. Partitë në pushtet me çdo kusht tentojnë të pengojnë punën e Prokurorisë Speciale, pasi në rast se miratojnë kërkesat e saj do të dalin në shesh punët e tyre të pista.”

“Ndryshimet e kërkuara duhet të miratohen, pasi do të garantonin liri më të mëdha për dëshmitarët e mbrojtur, meqë me ligjin aktual është shumë i madh numri i institucioneve që dinë se cili dëshmitar do të ketë statusin e dëshmitarit të mbrojtur”, thotë Jovan Tërpenovski, ish Prokuror Publik Republikan.

Një nga familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra”, Bedri Ajdari, thotë se ka shumë persona që dinë të vërtetën për këtë rast, andaj atyre duhet mundësuar që ta thonë të vërtetën që njerëz të pafajshëm të mos rrinë nëpër burgje.

“Është dashur tu jepet mundësia atyre njerëzve që të dëshmojnë dhe të zbardhet rasti, me qëllim të lirimit të të burgosurve, mirëpo këta edhe këtë nuk e bënë dhe më vjen keq që në Kuvend kemi njerëz qyqarë të cilët janë të zënë peng, sepse një njeri i ditur, një parlamentar, këtë nuk do të lejonte të kalojë ashtu siç ka kaluar”, thotë Bedri Ajdari.

Edhe Arsim Sinani, njohës i çështjeve politike shprehet i habitur me veprimin e partive shqiptare, të cilat, sipas tij, në vend që të ndihmojnë zbardhjen e rastit, bëjnë të kundërtën.

“Është e pashpjegueshme se si deputetët shqiptarë nuk votuan, pasi humbën një rast që ta kuptojmë të vërtetën e rasteve shumë specifike. Mosvotimi apo mospjesëmarrja e deputetëve shqiptarë tregon se ata janë të kapur në rrjetin e merimangës së Nikolla Gruevskit, se janë të shantazhuar, prandaj ata ikën dhe nuk votuan apo taktizuan. Kjo është e vërteta”, thotë Arsim Sinani

Lidhur me refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-ve, duke i konsideruar si të arsyeshme kërkesat e saj për ndryshimin e Ligjit për dëshmitarë të mbrojtur dhe për vazhdimin e afatit të hetimeve.

“Vendosja e llogaridhënies për përgjimet e paautorizuara dhe dyshimet për keqpërdorim qeveritar janë thelbësore që Maqedonia të mund të dal nga kriza e vazhdueshme. Besojmë se janë të arsyeshme kërkesat e Prokurorisë Speciale për mbështetjen e hetimit rrënjësor, të pavarur të fakteve”, thuhet në kumtesën e ambasadës amerikane.

Kujdes nga ky infeksion seksualisht i transmetueshëm që ju rrezikon çdo herë


Gonorrea është një infeksion bakterial seksualisht i transmetueshëm (SST), i cili shkaktohet nga bakteri Neisseria gonorrhoeae. Ky bakter infekton membranat mukoze të traktit riprodhues, përfshirë qafën e mitrës, mitren, tubat e falopit dhe uretrën tek femrat dhe tek meshkujt.
gonorrea
Bakteri mund të infektojë membranat mukoze të gojës, fytit, syve dhe anusit. Gonorrea është një sëmundje infektive shumë e përhapur, më shumë se 820.000 amerikanë infektohen nga kjo sëmundje çdo vit. Infeksioni përhapet nga kontakti seksual me një të infektuar, që të transmetohet gonorreja nuk është e nevojshme që të ndodhë medoemos ejakulacioni.

Gonorrea mund të transmetohet nga nëna tek fëmija dhe infeksioni mund të ripërsëritet nëse bini përsëri në kontakt me një person të infektuar.

Simptomat e gonorreas:

Mbi 10% e meshkujve dhe 50% e femrave të prekur nga kjo sëmundje nuk kanë simptoma gjenitale kur janë të infektuar. Infeksioni nëse merret në zorrën e trashë ose në fut, zakonisht nuk shkakton asnjë simptomë. Simptomat ndryshojnë nga femrat tek meshkujt:

Simptomat tek femrat:

Urinë me ngjyrë të errët dhe me erë të fortë Sasi e madhe sekrecionesh, të cilat mund të jenë me erë Cikël menstrual i çrregullt dhe mensturacione të shumta Djegie gjatë urinimit Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut

Simptomat tek meshkujt:

Sekrecione nga pjesa e fundit e organit gjenital Djegie gjatë urinimit Dhimbje në testikuj Ju duhet të merrni trajtim për gonorre sa më shpejt të jetë e mundur sepse infeksioni mund të japë komplikacione të rënda nëse mbetet i patrajtuar.

Gonorrea mund të trajtohet me antibiotikë që jepen në formë tabletash apo injeksionesh. Nëse jeni të prekur nga ky lloj infeksioni duhet të shmangni çdo lloj kontakti seksual, edhe me prezervativ, derisa partneri të ketë përfunduar trajtimin dhe mos të ketë më simptoma apo shqetësime. Gonorrea zakonisht nuk shkakton probleme afatgjata nëse trajtohet në kohë.

Problemet më serioze mund të lindin nëse infeksioni përhapet në pjesët e tjera të trupit dhe kur nuk trajtohet për një kohë të gjatë. Nëse nuk trajtohet në kohë gonorreja mund të shkaktojë infertilitet dhe shtatëzani ektopike (barrë që ndodh jashtë mitrës). Ndërsa meshkujve mund t’i shkaktojë infeksione të dhimbshme në testikuj dhe infertilitet.

Donald Trump:“Unë nuk dua t’ja di se sa të sëmurë jeni. Mbahuni deri sa të më votoni mua, duroni deri në 8 nëntor, dilni dhe më votoni”­

Një tjetër deklaratë shokuese nga kandidati republikan për president i SHBA­ve.
auto_512501530-republican-presidential-candidate-donald-trump-speaks.jpg.CROP.promo-xlarge21475411532
Donald Trump, duke folur në një tubim në Nevada, u ka bërë thirrje pacientëve me sëmundje të pakurueshme që të votojnë për të.

Por këtë e ka shprehur në një formë të pazakontë për një kandidat zgjedhjesh.

“Unë nuk dua t’ja di se sa të sëmurë jeni. Mbahuni deri sa të më votoni mua, duroni deri në 8 nëntor, dilni dhe më votoni”­ tha ai, raporton BBC.

“Lufta e Tretë Botërore, shkatërrimtare, e shkurtër dhe…e sigurtë”

lufta

Marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë janë më të tensionuarat që prej Luftës së Ftohtë dhe kjo ka bërë që njerëzit të flasin gjithnjë e më shumë për një luftë të tretë botërore.

Shumë janë skeptikë për një skenar të tillë, por i thënë nga ushtarakë të lartë amerikanë, ky skenar bëhet akoma më i besueshëm.

Gjeneralë, kolonelë dhe admiralë të Shteteve të Bashkuara u mblodhën në Uashington në një konferencë për ‘të ardhmen e ushtrisë’, ku bënë një parashikim tepër të zymtë për të ardhmen.

Thuajse të gjithë ishin në një mendje kur thanë se Lufta e Tretë Botërore jo vetëm që është e pashmangshme, por do të jetë edhe më e shkurtër dhe shumë herë më gjakatare se dy çmenduritë e para botërore.

Siç raporton “Defense One”, Gjeneral/Major, Ëilliam Hix tha se një konflikt global i në të ardhmen e afërt do të jetë tejet vdekjeprurës, i shkurtër dhe Shtetet e Bashkuara të vetme nuk do të kenë në dorë mbylljen e tij.

Në konferencë është folur edhe për rolin e teknologjisë, ku drejtuesit e ushtrisë amerikane mësohet të kenë kërkuar një marrëdhënie të re mes njeriut dhe makinerive inteligjente.

“Shpejtësia me të cilën do të rrjedhin ngjarjet tejkalon aftësitë njerëzore, ndaj një pjesë e vendimeve do t’u lihet në dorë makinerive”, citohet Hix.

Gjenerali amerikan nënvizon “dy rreziqe të mëdha për Shtetet e Bashkuara”, Kina dhe Rusia.

“Që të dyja këto vende po investojnë shumë në teknologji dhe po zgjerojnë shumë ushtritë e tyre. Kjo duhet të na gjejë gjithnjë të përgatitur, edhe për skenarë shumë më tragjikë se ai Korean”, thotë ai.

Lufta në Kore është lufta ku Shtetet e Bashkuara kanë pësuar humbjet më të mëdha në ushtrinë e vet. Rreth 30 mijë ushtarë gjetën vdekjen në konfliktin që u shua me krijimin e dy shteteve, Veriut komunist të mbështetur nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina në atë kohë dhe Jugu i mbështetur nga SHBA.

Gjenerali Joseph Anderson citohet të ketë ketë folur për kërcënime nga “shtete moderne që po sillen gjithnjë e më agresivë në fushën ushtarake duke provokuar vazhdimisht”, referuar këtu Rusisë, por ndoshta edhe Kinës, që ka shtuar aktivitetin e vet ushtarak në Detin e Kinës.

Ai që i vuri vulën, po sipas të njëjtave burime, është Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Mark A.Milley.

“Lufta mes shteteve është thuajse e sigurtë”, mësohet të jetë shprehur ai, duke shtuar se Pentagoni duhet të vazhdojë të investojë në teknologji për të ruajtur supremacinë amerikane në luftën ajrore, supremaci e vendosur që nga koha e luftës koreane.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...