Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/17

Koalicioni prorus.humb në Malin e Zi




Kur ka përfunduar thuajse gjithë numërimi i votave në Malin e Zi, mediat malazeze si Vijesti dhe Onogost, kanë pranuar se partitë minoritare do vendosin për të ardhmen e Malit të Zi.


Kjo pasi as partitë opozitare dhe as partia e Milo Gjukanovicit (DPS) nuk mund të formojnë të vetme qeverinë. Atyre ju nevojitet ndihma e partisë boshnjake, koalicionit “Shqiptarët e vendosur” dhe partia kroate që sëbashku kanë marrë katër deputetë.


Položaj Crne Gore

Qeveria e ardhshme e Malit të Zi do vendos për të ardhmen euro-atlantike të vendit.

Gjukanovic ka nevoje patjeter per SDP dhe minoritarët se në fund ka humbur edhe një deputet. Në momentin kur janë numëruar gati 100 përqind të votave në Malin e Zi, Komisioni Shtetëror Zgjedhor në këtë vend (CEM) njofton se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e kryeministrit Milo Gjukanovic ka fituar 35 deputetë (41.1 përqind të votave), Fronti Demokratik i rusofilëve 18 deputetë (20.60 përqind), “Aleanca Çelësi” ku garon edhe shqiptari Dritan Abazovic që është pro-BE dhe kundër NATO-s ka fituar nëntë mandate (10.70 përqind), shkruan media malazeze vijesti.me. Partitë tjera janë si vijon: Demokratët 9 deputetë, SDP- 4 deputetë, boshnjakët të bashkuar kanë arritur të fitojnë dy mandate, Socialdemokratët 2 mandate, ndërsa koalicioni shqiptar “Shqiptarët e vendosur” kanë fituar vetëm 0.9 përqind të votave ose vetëm një deputet, po aq sa kroatët.

DPS 41,10% - 35 ulëse në parlament

DF 20,60% - 18 ulëse në parlament

Çelësi 10,70% - 9 ulëse në parlament

Demokratët 10,50% - 9 ulëse në parlament

SDP 5,40% - 4 ulëse në parlament

Boshnjakët - 3,30% - 2 ulëse në parlament

Socijaldemokratët - 3,20% - 2 ulëse në parlament

Shqiptarët e vendosur - 0,90% - 1 ulëse në parlament

HGI 0,50% - 1 ulëse në parlament

Kryeministri malazias, Millo Gjukanoviq, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e mbajtura sot në Malin e Zi.

Parlamenti i Malit të Zi ka 81 deputetë dhe qeveria e ardhshme mund të krijohet me 41 deputetë. Por kësaj here Milo Gjukanovicit (54) i mungojnë edhe sëpaku pesë deputetë. Ai duhet të bindë të frustruarit e SDP, që janë larguar nga koalicioni në fillim të vitit për shkak të akuzave për korrupcion dhe të bindë njërën nga partitë minoritare të boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve.


Pavarësisht vështirësive për një koalicion “euro-atlantik” me në krye kryeministrit 54 vjeçar, pala tjetër e ka shumë herë më të vështirë formimin e një qeverie. Ajo që ia vlen të theksohet është se po të bashkoheshin të gjithë shqiptarët do mund të arrinin të fitonin pesë ulëse në parlament, ku tashmë do ishin vendimtarë në formimin e qeverisë.

DPS izbori

Gjukanoviq shpall fitoren - siguron 43 deputetë bashkë me partnerët

Gjukanoviq ka siguruar 43 deputetë, bashkë me partnerët e partisë së tij DPS.

Fitoren DPS e ka shpallur para pak minutash, teksa një zyrtar ka thënë se kjo parti do të udhëheqë edhe për një mandat me Malin e Zi.

Parlamenti i Malit të Zi ka 81 ulëse dhe për të krijuar qeverinë duhet minimumi prej 41 ulëseve.

Gjukanoviqi prin në zgjedhjet e Malit të Zi e jo koalicioni prorus

Partia Demokratike Socialiste e Milo Gjukanoviqit po udhëheq në votimet në Mal të Zi.

Nga qendra CEMI, thuhet se nga numërimi i 30.1 për qind të votave, partia e Gjukanoviqit ka 41.2 për qind të votave në total.

Fronti Demokratik ka 21.8 për qind, ndërsa Koalicioni i Madh Çelësi ka 10.8 për qind të votive.

Pra, sipas vlerësimeve, po del të humbasë koalicioni prorus.

Në zgjedhjet e sotme parlamentare të Malit të Zi kanë marrë pjesë 73.2 për qind e votuesve.

Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë tri parti shqiptare, por ende nuk dihet votat që kanë fituar.

Përfundon votimi në Mal të Zi – garuan tri koalicione shqiptare

Në Mal të Zi ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare, ku deri në orët e pasdites pjesëmarrja ishte mbi 50%.

Partitë kryesore pretendente janë Partia Demokratike Socialiste e Milo Gjukanovicit e cila këtë radhë doli e vetme në zgjedhje pa partnere dhe Celsi, e cila u bashkua me 4 parti në koalicion ndër to edhe një shqiptare.
Image
Por faktori politik shqiptar në vend vijon të jetë i përçarë. Në këto zgjedhje partitë shqiptare kanë dalë para votuesve me tre koalicione të ndryshme që janë: Lista e “Shqiptareve te Vendosur “qe ka ne koalicion tre parti shqiptare , “Koalicioni Shqiptare me një Qëllim” që ka në koalicion katër parti shqiptare dhe ‘Lidhja Demokratike”.

Nëse do ishin përfaqësuar me një listë të vetme, atëherë shqiptaret do të arrinin të kishin 5 deputetë në parlamentin malazez.

Shqiptarët në Mal të Zi përbëjnë rreth 7% të popullsisë, por për përfaqësuesit e dy grupimeve të ndryshme të partive, faji i përçarjes nuk qëndron tek partitë e tyre.

Zgjedhjet në Mal të Zi: 61.2% pjesëmarrje, 66 kallëzime penale

Image

Në zgjedhjet që po mbahen në Mal të Zi deri në orën 17:15 kanë votuar 61.2 për qind të malaziasve me të drejtë vote, raporton TV Vijesti, duke u bazuar në të dhënat nga Qendra për Monitorim dhe Hulumtim.

Në të njëjtën kohë, njoftohet se deri më tani janë identifikuar 66 raste që në forma të ndryshme kanë thyer ligjin për zgjedhjet deri më tani.

Image

“Mbi 70 për qind e veprave të raportuara dyshohen për vepra penale në lidhje me dyshimin për shkelje të lirisë së zgjedhjes në votim, si dhe parandalimin e vëzhguesve të votimit”.

Sot po mbahen zgjedhjet parlamentaren Mal të Zi, të dhjetat që nga futja e sistemit shumë-partiak, dhe të katërtat pas pavarësisë. Në të njëjtën kohë me zgjedhjet parlamentare, ka edhe zgjedhje lokale në Budva, Kotor, Guci dhe Andrijevica.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00, dhe do të mbyllet në 20:00.

dvojca u kabini Savo Pejanović

Ndërsa pjesëmarrja sipas rajoneve deri në këto momente është: Podgorica 64%, Pjesëmarrja në jug të shtetit është 55.1%, ndërsa në veri 59.6%.

Në Prokurorinë Speciale ka filluar marrja në pyetje e personave nga Serbia të arrestuar në territorin e Malit të Zi.

Më heret, drejtori i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviq, ka konfirmuar arrestimin e 20 personave nga Serbia, ndërkohë që për një tjetër policia është në kërkim me dyshimin se “në territorin e Malit të Zi kanë kryer vepër penale të krijimit të organizatës kriminale” dhe vepër penale të “terrorizmit”.

parlamentarni izbori 2016.

“Është e saktë se pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë, gjatë natës së kaluar, në bashkëpunim me Agjencinë për sigurinë kombëtare dhe në koordinim dhe urdhër të Prokurorisë Speciale shtetërore, duke vepruar në përputhje me shënimet operative dhe të intelegjencës të cilat i ka poseduar policia, kanë arrestuar 20 persona, shtetas të Republikës së Serbisë, ndërkohë që një person tjetër, gjithashtu shtetas i Republikës së Serbisë, është në kërkim”, thuhet në një kumtesë të policisë.

Në kumtesë gjithashtu thuhet se “ata, siç dyshohet, kanë hyrë në Mal të Zi dhe kanë pasur për qëllim që fillimisht të marrin pushkë automatike dhe pastaj që sonte të kryejnë sulme në institucionet e shtetit, policinë dhe pjesëtarët e organeve shtetërore, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e sulmeve mbi zyrtarët e lartë shtetërorë”.

“Drejtoria e policisë në lidhje me këtë zhvillim, në përputhje me procedurën, i ka dorëzuar prokurorisë informatën e planifikuar për opinion”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Policisë.

Dyshime për arrestim të ‘grupit paramilitar’ në Mal të Zi



Gjatë ditës, ndërkaq, një numër i mediave në Mal të Zi publikoi lajmin se, të shtunën në mbrëmje, policia malazeze ka arrestuar dhjetëra pjesëtarë të një grupi kriminal paraushtarak, që dyshohet se ka planifikuar, siç thuhet, “shkaktimin e trazirave” dhe “akte të dyshuara terroriste si dhe konflikte të armatosura”.

16.10.2016. 23:30
  • HGI
    HRVATSKA GRAĐANSKA INICIJATIVA – HGI OD SRCA%0.5
  • BDZ
    BOŠNJAČKA DEMOKRATSKA ZAJEDNICA U CRNOJ GORI – HAZBIJA KALAČ%0.3
  • SSR
    STRANKA SRPSKIH RADIKALA%0.2
  • Alternativa Crna Gora
    ALTERNATIVA CRNA GORA%0.2
  • Srpska stranka
    SRPSKA STRANKA – PROF. DR MILOVAN ŽIVKOVIĆ%0.2
  • Stranka penzionera
    STRANKA PENZIONERA, INVALIDA I SOCIJALNE PRAVDE CRNE GORE%0.1
  • DPS
    SIGURNIM KORAKOM! DPS - MILO ĐUKANOVIĆ%41.1
  • DF
    DEMOKRATSKI FRONT - MI ILI ON%20.6
  • VK Ključ
    VELIKA KOALICIJA KLJUČ – DEMOS, SNP, URA%10.7
  • Demokratska Crna Gora
    MR ALEKSA BEČIĆ - DEMOKRATE%10.5
  • SDP država svima
    SDP – RANKO KRIVOKAPIĆ%5.4
  • Bošnjačka stranka
    BOŠNJAČKA STRANKA - RAFET HUSOVIĆ%3.3

Informata nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi dhe as nga institucionet e tjera shtetërore.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryeministri, Milo Gjukanoviq, nuk e kanë pohuar por as edhe mohuar lajmin, në deklaratat e tyre të dhëna, por kanë thënë se ‘presin që institucionet shtetërore të deklarohen publikisht’.

Sipas informatës së publikuar, por të pakonfirmuar, në krye të grupit është ish shefi i xhandarmerisë së Serbisë, Bratislav Bata Dikiq.

Gjukanoviq: Nuk pres incidente


Kryemninistri i Mali të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se për arrestimin e Bratislav Dikiqit ka po aq njohuri sa janë publikuar në media, dhe pret që zgjedhjet parlamentare të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe të rregullt.

“Kam informata të cilat i keni edhe ju, pra ato që janë publikuar në media. Në kontaktet që kam pasur me organet shtetërore kam marrë sigurimin se është në përgatitje e sipër deklarata për shtyp, me të cilën od t’i drejtohen organet shtetërore opinionit publik në një fazë përfundimtare. Pres që së shpejti të marrim informatën e plotë rreth kësaj”, tha Gjuknoviq..

Izbori u CG: DPS najmanje 35 mandata, odlučivaće manjinske partije

Ndërkohë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të dielën se nuk ka asnjë shënim për arrestimin e një grupi paraushtarak krininal në Mal të Zi.

Ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se informatën për arrestimin e supozuar të një grupe krimninale paraushtarake, e ka parë në media.

“Unë e kam parë në media këtë informatë. Përvec kësaj që kam parë nuk kam informacione më shumë”, tha Stefanoviq për gazetarët në Bujanovc, transmeton Radio Televizioni i Serbisë.

Stefanoviq tha se duhet pritur që prokuroria në Mal të Zi të publikojë informatën për supozimet e publikuara në media.



Sfida e rrezikshme mes Rusisë dhe Perëndimit nuk luhet në frontin sirian, në Ukrainë dhe në kufijtë e Balltikut, por shumë pranë shtëpisë sonë, në Malin e Zi

Në bregun e këtejshëm të Adriatikut është duke u konsumuar një luftë e ftohtë e paprecedentë, në lidhje me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Uashingtoni nxit për anëtarësimin në muajt e parë të vitit 2017, dhe Moska e sulmon si lëvizjen e radhës të një “lufte të ftohtë”. Zgjedhjet parlamentare sot do të jenë jetike për ta ardhmen e Malit të Zi, që ndodhet i lëkundur mes zgjedhjes së kampit euro-atlantik dhe lidhjeve historike politike e ekonomike me Rusinë, transmeton bota.al.

Për herë të parë, opozita e Frontit Demokratik është dukshëm e bashkuar për të larguar kryeministrin pothuaj të përjetshëm, Milo Gjukanoviç. Partia e tij demokratike socialiste mund të marrë më shumë vota se rivalët, por jo shumicën. Frika është se mos rezultati i zgjedhjeve ta bëjë faktikisht të paqeverisshëm Malin e Zi: sipas Institutit Ndërkombëtar për studime për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin në Lubjanë, një rezultat i pasigurtë, bashkë me tensionet në lidhje me NATO-n, rrezikon të shkaktojë një “destabilizim të Malit të Zi dhe të rajonit”.

Tingëllon absurde për një shtet, i konsideruar si perla mbi Adriatik, me vetëm 620 miijë banorë. Kryeministri Gjukanoviç ka luajtur kartën e zgjedhjeve të sotme si një plebishit në favor të NATO-s, duke treguar me gisht opozitën e cila i ka sytë nga Moska. Në pushtet prej vitit 1991, ai mbështetet fort nga Shtëpia e Bardhë.

Të gjithë ata që janë kundër Gjukanoviçin mund të mbështeten tek Miodrag Lekiç, ish ambasadori i Beogradit në Romë. Opozita kërkon një referendum të vërtetë mbi NATO-n dhe kërkon “dekriminalizimin e vendit” nga tentakulat e kryeministrit. Gjukanoviçi dhe të tijtë janë përfshirë disa herë në skandale korrupsioni dhe marrëdhënie më shumë se të errëta me kriminalitetin e organizuar, edhe me Italinë.

Në rast referendumi, anëtarësimi në NATO rrezikon të ndalet nga shumica serbe e popullsisë (42.88%) që nuk e ka kapërdirë asnjëherë pavarësinë nga Beogradi në vitin 2006, ashtu sikurse edhe bombardimet e aleatëve për çlirimin e Kosovës.

Rrugëtimi i Malit të Zi drejt Aleancës Atlantke ka nisur tashmë dhe pret vetëm ratifikimin nga vendet anëtare, pavarësisht se republika e vogël ballkanike ka një ushtri me vetëm 2 mijë ushtarë.

Deputetët rusë kanë sulmuar që në muajin qershor hyrjen e Malit të Zi në Aleancë: Kremlini e konsideron një lëvizje të radhës të perëndimorëve, në një zonë të influencës ruse. Investimet ruse në Mal të Zi kanë qenë 1.16 miliardë euro, që nga viti 2005. Jo vetëm kaq: afro 40% e pasurive të paluajtshme është në duart e sipërmarrësve dhe oligarkëve të Moskës. Çdo vit, 300 mijë rusë nuk kanë nevojë për vizë për të kaluar pushimet në brigjet e Malit të Zi.

Partia Liberal-demokratike e Çedomir Jovanoviqit i ka uruar sonte Partisë Demokratike Socialiste (DPS) të kryeministrit Millo Gjukanoviq fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi.

“Suksesi i DPS-it është shumë i veçantë për orientimin euro-atlantik të Mali të Zi. Megjithë presionet e deritashme të nacionalistëve malazezë dhe serbë të paguar me para ruse, qytetarët e Mali të Zi nuk lejuan që edhe Mali i Zi të kthehet në vitet e 90-ta, të kthehet i tërë Mali i Zi”, thuhet në urimin e liderit të LDP-së, Çedomir Jovanoviq.

Ai ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare janë konfirmim se në Mal të Zi ka fituar solidariteti, kurse janë mposhtur “vikend terroristët” dhe nikoqirët e tyre të paguar.

Gjatë zgjedhjeve të Mal të Zi ishin arrestuar 20 shtetas serbë, të prirë nga ish komandanti i xhandarmerisë serbe, Bratisllav Dikiq, të cilët synonin terrorizimin e Malit të Zi dhe kidnapimin e kryeministrit Millo Gjukanoviq

Pash n'jat Zot...!



Pash Kur'anë,pash qiellë e tokë,
Me njeri-tjetrin të behemi shokë!
Pash Ungjill,pash qiellë e dhe,
N'besë sho-shoqin mos me e pre
Ta ndërtojmë jetën e RE,
Se,gëzim më të madh nuk ka për NE.
Pash Teuratin e Zuburin,
Sho-shojt kurrtha mos t'i thurim,
T'jemi unik se, e thermojmë gurin...!
Pash All'llahun-Perendinë,
Pash Krishtin,pash Alinë..
Pash Muhamedin e tërë njerëzinë,
Mos t'i hipim sho-shojt n'shpinë,
Njëri-tjetrin shok e mik ta dijmë,
Në një çeshme  ujë të pimë,
T'qëndrojmë grusht mos t'bimë n'greminë
Ndegjues të dashur coll kaq pata,
Rrofshi qofshi sa bjeshkët e larta....!
Të rrokim Librin e fletorën,
Me këto të dyja të bëjmë kurorën!
Të bëjmë kurorë me dituri,
E,të shohim  lumturi.
Pash njatë Zot-Krijues t'Gjithësisë,
Ta mbrojmë gjakun e SHQIPTARISE
Të luftojmë me Laps e libër,,,
Atëherë dalim të fortë si T I G E R....!!!

Autori:.Zeke Lushaj

2016/10/16

Letër nga Tirana



2016-10-16 9:00 GMT+02:00 Perparim Hysi <perparimh@gmail.com>:
Një poet i rebeluar me kohën
                " Tabloide rurale" të poetit Flamur Çepele

Nga  Përparim  Hysi

        Tek po ecnim për qejfin tonë  me mikun tim, Mystehak Xhemali, në shetitoren qendrore të Roskovecit (asnjëherë nuk  e zhdrroj me "pedonale?!"), na ndaloi dikush që unë nuk e njihja. Ndërsa Mystehaku jo vetëm e njihte, por shkëmbeu me të një përqafim. Pa e zgjatur, sikur po bënte ndonjë "turp", paksa i drojtur, na bëri ofertën e tij:- Kam botuar këtë librin,-tha,- dhe dua që t'jua dhuroj. Ashtu siç i kishte në dorë, në fillim ia dha Mystehakut, mandej mua dhe, të fundit, botueses së "Filara", zonjës Fatmiroshe Xhemali. Natyrisht që ofertën e pranuam dhe unë shtova:- Vëri përkushtimin, se, ndryshe, me lbrin ndodh që ose e ke blerë, ose e ke gjetur në rrugë. Atëherë, Flamur Çepele, u skuq dyfish dhe na i dhuroi me autograf. Me ne bëri dhe një fotgrafi që mund ta gjeni në fcb e tij. Aty, tek ajo fotografi, shfaqet me një modesti të tepruar.
                                           *    *   *  
E kam si "detyrë shtëpie" që një libër të dhuruar, sidomos nga njerëz që nuk i njoh, sa gjej pak kohë të lirë, e shikoj  me përparësi. Ai që të falë një libër, kërkon që të ngrejë një urë miqësie me ty dhe, nëse nuk e vlerëson këtë ofertë kaq me zemër, je pak narcizist që të pëlqen vetja. Sa e njoh veten, kurrë nuk  vuaj nga ky"lloj deliri i sëmurë", por, përkundrazi, dua që kësaj "urë miqësie" këmbët t'ia bëjë prej çeliku që mos e brej erozioni i kohës.

                                                     *    *  *  
    Librin e lexova me kërshëri dhe,ashtu siç e gjykoj, do jap dhe mendimin tim. Atë që mund ta thosha në fund, po e them që në fillim. Unë nuk e njoh Flamur Çepelen (hera e parë që e takoj) dhe për krijimtarinë e tij as që di gjë fare. Pra, nuk e di në është ky libri i parë apo i disati, por, duke lexuar librin  e tij "Tabloide rurale" deklaroj pa ma bërë syri tërr: Flamur Çepele është poet i mirëfilltë. Kur shkruaj  kështu, nuk është se flas me apriori, përkundrazi. Tek e nominoi si poet, Flamur Çepelen, më vjen ndërmend një shkrimtar i madh rumun që, midis tjerash, thotë:- Të jesh poet, mjafton të shkruash një libër me poezi; të mbjellësh një pemë dhe, veç këtyre, të kesh dhe një fëmijë. Dhe, për çudi, në Florida, tek ndiqja në televizor një koncert me këngëtarë kubanë, të njëjtën gjë, në ligjëratë të drejtë, e tha një veteran i këngëve kubane. Është çudi se si qarkullojnë aforizmat e njerëzve të mëdhenj. Dhe, tek shkruaj kështu, Flamur Çepele i plotëson të gjitha këto.
                                                      *     *     *  
Emëruesi i përbashkët  i poezive të Poetit, Flamur Çepele, është rebelimi me kohën. Si poet, me vargun e tij, ka një poezi me temë sociale shumë të dhimbshme: gjithmonë me varg atakon pushtetet dhe poeti i mirë, i tillë duhet të jetë. Nëse lëpin jargët e pushtetit, poeti ka vdekur. Ai vërtet është vëzhgues, por nuk del një vëzhgues konstatues, por rebelohet dhe vargu ndaj fiton bukuri. Tek goditë qveritarët,Flamur Çepele, nuk i bie pragut që të dëgjojë dera; nuk është metaforik, por i drejtpërdrejtë. Dhe më ndiqnI:
" A e dini sa të vegjël jini?/Ju, të mëdhenjtë, që qeverisni/Më duket se kini lindur pleq/dhe vendosni fatin tim,për dreq!/....dhe, më tutje:"Humbja e moralit,ju zvogëlon të tërë/ jini të vegjël/sa një kokrrize rërë!!! A ka më anatemë më të drejtpërdrejtë se sa kaq?
Duke jetuar në qytetin e Roskovecit, ai nuk bën një jetë sendetare, si ujë i ndënjur, por gjallon dhe pulson me hallet e bashkvendasve të tij:" E dua të pastër qytetin tim/ por rrugën ma kanë zënë shumë ferra?/. Edhe këtu aluzioni i poetit është i lexueshëm. Ose ca më tutje, në poezinë"Ejani, mblidhurni këtu, këtu!",poeti trishtohet që Pallati i kuturës është bosh/kur Brehti e Shekspiri janë hedhur mu në kosh/...lojëra fati e klubet plot e përplot/ku jemi nisur/ po ku shkojmë, o Zot??? Dhe duke iu kundërvënë atyre parrullave partiake"...ejani mblidhuni, këtu, këtu/ Vallë në cilin planet vritet koha kështu?! Një pyetje retorike që godet me gjyle topi gjithë demagogjinë  e kohës. Poeti është konçiz në vargun e tij. Nuk do ta mërzisë lexuesin. Ashtu siç thotë fjala popullore që"dy fjalë ndajnë detin" dhe unë tek poezia"Fjalë", po shkëpus dy vargje: "Puna dhe ligji janë vitedrite larg/të varfërit rreshtohen si zogjtë në gardh/.  Ose po aty:"Fjalët derdhen lumë/ nëpër nofulla e letra/ diktati,egoja,goja e boja/ këto na qenkan vepra!!!
Ky poet kaq rebel, në të njëjtën kohë, ka një zemër të djimbshme të brishtë. Brishtësinë e vëre në poezi lirike(janë të pakta në këtë vëllim), por kjo brishtësi sikur ngrihet në apogje në poezinë "Kur u prenë pemët e qytetit". Poeti pemët i quan si qenie humane:"Në fillim prenë njërën dorë/ prenë edhe dorën tjetër/...mandej masakruan trupin/..... dhe rrëzuan gjithë trungun... dhe deduksioni shumë domethënës:" Fëmijët dhe pleqtë mezi marrin frymë/ zogjtë flenë jashtë, në netët me brymë...
Ose sa stigmatizuese aq dhe sinjifikative është poezia "Kush na sundon?". Nëpër vargje poeti thotë se ata që na"sundojnë", o janë Brut a Neron, o qejflinj të pandreqshëm ose siç shprehet në vargun mbyllës:...gjarpërinj të helmuar, mbi popull hedhin vrer.
                                               *     *     *  
Flamur Çepele, ky poet i rebeluar me kohën, nuk është negativist.  Në poezi të veçanta si në ato intimet(lirike) apo sidomos tek"Marsi i nënave", lima poetike tij e ka limuar butë-butë vargun dhe kjo poezi, në gjykimin tim, është pak antologjike. Aq dashuri ka derdhur për nënën poeti,sa ndjen pendesë që nuk ka mundur t'ia plotësojë ashtu si duhet, ç'ka i mungonte nënës dhe tek e mbaron  poezinë"...të lutem nënë, a do më falësh ndonjëherë?!", aty fshihet gjithë ai densitet malli e dashurie, njëherësh.
Nuk  do ta mbyllja shkrimin tim, pa sjell për lexuesit një poezi shumë domethënëse:"Mirë e bukur", ku në vija të përgjithshme, me vargun  e tij, vë dorën mbi plagë shoqërore me pasoja të mëdha: "... po bëjmë kasapë me diplomë/ ose një varg kulmor:"Tek ne me propagandë jemi mirë e bukur/ të gjithë kemi "punë"/me xhepa shkundur...
Libri mbaron edhe me disa tregime të shkrutëra që, në gjykimin tim, janë si"antipastë" e poezive me temë shoqërore.
Unë e uroj autorin që të lëvrojë edhe më tej qoftë poezinë, por edhe prozën që e ka të sinqertë e domethënëse.
           
                             Tiranë, 16 tetor 2016

2016/10/15

Heroina jonë fluturon, josh, kërkon dhe shkruan:Mira Meksi...




“Pa zemër në kraharor” të Mira Meksit, Onufri 2016)

Jemi të vdekur pa Dashuri? Nëse jo, si mund ta provojmë përveçse përballë vdekjes? Gjithçka në rrëfimin e Mira Meksit nis me një piktore tridhejtëvjeçare që varros hirin e dashurisë së saj për të provuar rrugëtimin e provës “mbi zemër”. Më pas, vendos të shohë se cila është rruga për të shhirnuar dashurinë, të nxjerrë nga ajo grimë zjarrin që i duhet. I duhet të kthejë jehonën e një dashurie në zë të fortë. Dhe më së pari heq kufijtë, teksa e nis me joshjen e burrit të motrës së saj, Gentit.

“Qëndrova gjatë pranë varrit të varkëletrës që mbante brenda dashurinë time. Me mendje ndoqa udhën e saj nëpër lumin e kohës që vazhdonte të rridhte ngadalë, pandalshëm dhe i kaltër, dhe, papritur, mekanizmi i kujtesës u vu në punë… Ndjeva të më kaplonte të gjithën ndjesia e mrekullueshme mjaltëse e takimeve të para dashurore, puthjes së parë, prekje të drojtura, aromës së l’eau d’issey, më pas ndjesia e ekztasës së ndjenjës më të fuqishme që na gufon shpirtin dhe na jep shijen e pavdekësisë. Ishte një ndjesi fizike aq e gjallë dhe aq drithëruese, sa, përnjimend, besova se po përjetoja një fillim të ri dashurie, ndopnëse pa të dashur”. (Mira Meksi, “Pa zemër në kraharor”, Onufri 2016, f.14).

Heroina jonë fluturon, josh, kërkon. Me zemër të ndrydhur vendoset në sfond të Ditës së të Vdekurve, në Meksikë. Aura e Fuentes, Dhe Genti, që nuk është veçse çakmaku për të rindezur zjarrin e shuar, nis të tretet përballë heoinës që duket se i bashkëngjitet tjetër bote, atje ku kufijtë nuk janë më as të prekshëm e as të nevojshëm. Frida Kahlo dhe Diego Riviera në muzeun e tyre, me hiret e përshkruara, me dashuri të dyzuara, vijnë e i japin dritë një tjetër udhe. Heroina jonë nuk ka më nevojë për kurorëshkelësin tjetër. Zjarri tashmë e ka bërë të vetën. Zemra është rrethuar me mure dhe vetëm trupi nis të ndjejë djegien. Eshtë mbretëria e Erosit, por e mbështetur në lëkurë, pa rrahje zemre. Eshtë një tjetër botë. Por edhe është një botë “përtej”, sërish heroina jonë dashurinë kërkon. Veçse ajo çfarë kërkon të shohë është larg. Shumë larg. Gjithçka e ka mundur trupi, që rënkon pa i treguar asgjë zemrës, që është mbyllur në guvën e pafuqisë për të kuptuar se çfarë na ndez e çfarë na shuan.

Eshtë një rrëfim pikturuar me imagjinatë, me një gjuhë në shtratin e poezisë. Për Meksin nuk ka ndonjë kufi tokësor për atë çfarë kërkojmë. I vetmi kufi është kuptimi dhe moskuptimi i dashurisë. I ka përkedhelur fjalët. Fjalitë duket skur janë përkundur një e nga një deri sa të gjejnë djepin e duhur të afshit përshkrues. Dhe nuk ka kohë për gjykime, sepse duhet t’i japim formë “orëve të squllura” që ka paralajmëruar Salvadore Dali.

Por në fakt, ç’janë “orët ë squllura”? Mos janë orët që ne nuk kemi ditur se ç’drejtim do të duhet t’u japim gjërave tona, ndjesive tona, njojeve tona? Askush ndoshta nuk e di se ç’është koha e vërtetë, “koha pa muskuj” për aq kohë sa nuk i ka dhënë kuptim pasioneve, brengave, dëshirave.

Nuk është mungesa e dashurisë, por moskuptimi i saj ajo që sjell një rrugëtim drejt të shkuarës. Dhe kërkojmë shumë larg, deri atje ku besojmë se është fillimi i botës. Me shpresën se ka patur edhe më shumë zgjidhje kur kemi humbur rrugën, por që kemi nevojë që të zgjohemi e t’i shohim.

Por zgjidhja nuk mund të ketë hiret e joshjes. Eshtë vetëm zgjimi i zemrës, dëgjimi i tik-takeve dhe i guximit për të pohuar vetveten ajo që mund të ndezë dritën brenda nesh. E.. nëse na ka humbur dashuria, le ta provojmë sërish. Por me zemër në kraharor, me guximin për të shkuar në kufijtë e së pamundurës. Sepse, siç thuhet në një tekst kënge të Celine Dion: “Të dashurosh deri në pamundësi, është e mundur!”


Mira Meksi: Në historitë e librave të mi…? Jo vetëm jeta ime… por edhe e të tjerëve


Nga Alda Bardhyli

“Mora vendimin për të varrosur dashurinë time. Atë që kish mbetur nga dashuria ime. Sepse në të vërtetë , s’kish mbetur shumë, veçse një lëndë e ngurosur, e cila ishte kthyer papritur në një grusht hi që dukej si shkrumbimi i një trupi të çmuar pas riteve mortore antike. Burri që dashuroja më kishte tradhtuar…”. Kështu shkruan shkrimtarja Mira Meksi në faqen e parë të novelës “Pa zemër në kraharor”, botim i “Onufrit”. Një novelë kushtuar Carlo Fuentes-it, autorit në novelës Aura, për të na sjellë një udhëtim në Meksikën imagjinare, përmes një kërkimi për dashurinë… Libri është një rikthim në vendet që dikur i ka shkelur përmes jetës së një personazhi, që kërkon të jetë e lirë nga dashuria…

“Duhet të zgjedhësh o do jetosh histori si në libra o do shkruash libra….”, thotë John Fante. Te ju si ndodh?

Nuk mendoj se jam ndodhur ndonjëherë përpara një dileme të tillë, ndonëse tingëllon shumë bukur nga autori i një libri të dashur për mua “Qeni im budalla”. Ka pasur raste kur kam përjetuar ngjarje apo ndjenja të denja për t’u rrëfyer mot à mot, ndërkohë që shkrimësia, është shumë më tepër se një ngjarje apo ndjenjë, është tërë jeta ime. Nga Fonte do më pëlqente të përmendja më tepër thënien: “… që të shkruash duhet të duash…”. Kjo po, është thelbësore për mjeshtërinë e shkrimtarit.

Sa është jeta e shkrimtarit në historitë që shkruan?

E kam thënë shpesh se në lëndën e krijimeve të mia nuk ka asnjë “shpikje” të mirëfilltë, apo produkt tërësisht imagjinativ. Jeta e shkrimtarit është shumë në atë që ai shkruan. Edhe kur duket sikur nuk është në mënyrë të drejtpërdrejtë, si ngjarje të jetuara apo karaktere personazhesh, është pa dyshim në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet ndjenjave, mendimit, botëkuptimit të tij. Por të kuptohemi drejt, në historitë që shkrimtari shkruan është edhe jeta e tij, edhe jeta e të tjerëve që ia kanë besuar atë me rrëfenjat e tyre. Raportet mes tyre janë të ndryshme gjithsaherë.

Le të ndalemi te romani juaj, PorfidaBallo në Versailles. Duket sikur tema e librit është një homazh ndaj një periudhe që ka të bëjë me rininë tuaj…?

Është kështu siç thoni ju, homazh ndaj një kohe që nuk është më dhe që ishte rinia ime. Ka shumë autobiografi në këtë roman. Është pasqyra e kohës së rëndë të diktaturës e përjetuar në lëkurë, por edhe e përpjekjeve tona për të krijuar lumturi dhe për ta shijuar rininë tonë. Jo gjithçka ishte errësirë. Thuhet se edhe në Ferr, njeriu ia del të krijojë gëzim. Porfida-Ballo në Versailles është edhe romani i shpresës për të ardhmen dhe njëkohësisht i frikës së madhe se a do të ishim ndonjëherë pjesë e Europës së cilës i përkisnim gjeografikisht. Është metaforë e lirisë dhe e traditës së kombit tonë si rrënjës i kësaj Europe të lirë.

Thoni se krijimet tuaja nuk janë produkt tërësisht imagjinativ, dhe ka gjurmë të jetës suaj në to, por në përmbledhjet tuaja me tregime “Mali i shpirtrave” dhe “Buzë të panjohura gruaje”, ju keni lëvruar tregimin fantastik lënda e të cilit është pjellë e imagjinatës…

Në të vërtet kam lëvruar dhe lëvroj tregimin neofantastik, ku elementi fantastik është i pranishëm, por nuk krijohet nga imagjinata, ndonëse i përngjan asaj. Ai krijohet nga realitetet paralele përkundrejt këtij realitetit që jemi mësuar ta quajmë objektiv, të cilat i japin shkrimtarit sinjale të ekzistencës së tyre.

Qasja ndaj historisë që keni shpesh në letërsinë që shkruani, ka një shkak te ju? Vjen natyrshëm?

Përherë ka një fillesë që ngjiz baltën në poçarinë e shkrimtarit, një fillesë që krijon bazamentin e ngrehinës së veprës letrare. Vjen natyrshëm. Mund të jetë kujtim, ndjenjë, aromë, ëndërr, ndjesi… E kam thënë shpesh se fillesat e veprave që kam shkruar, në përgjithësi kanë ardhur nga fëmijëria ime. Nga kujtime imazhesh. Sidoqoftë janë përherë pjesë e jetës sime, përjetimeve, eksperiencave.

Si është kufiri mes jetës dhe imagjinatës në ato çfarë shkruani?

Në mënyrë sempliste përfytyrojeni kështu: jeta dhe eksperienca ime apo e të tjerëve është lënda kryesore e shkrimësisë, imagjinata janë erëzat. Ky është raporti.

Romani “E kuqja e demave” me korridat, ndeshjet me dema, duket larg kësaj botës sonë. Njëlloj si universi i largët i ikonave të Onufrit. E megjithatë, imtësitë me të cilat përshkruhen, përjetimet e gjalla flasin për një botë tuajën.

Po, ky roman ka shumë elementë autobiografikë. Një pjesë e mirë e lëndës së tij, ku bën pjesë edhe përvoja ime si përkthyese letrare, edhe ndeshjet me dema, është marrë nga qëndrimi im i gjatë në Spanjë. Nisur nga eksperienca e një tjetër shkrimtari në lidhje me korridat, nga Heminguej, krijova eksperiencën time dhe u bëra një “aficionado” e ndeshjeve me dema. Sa për universin e ikonës, fillesa është sërish në fëmijërinë e largët; një ikonë e fshehur që ime gjyshe e ruante me fanatizëm, jo vetëm përndezi imagjinatën time fëmijërore, por bëri që më vonë t’i përkushtohesha studimit të ikonografisë, dhe sidomos asaj të Onufrit tonë.

A jeni identifikuar ndonjëherë më ndonjë nga personazhet tuaja?

Para shumë vitesh në një intervistë në shtyp kam shpallur: “Në romanin tim Frosina e Janinës, Ali Pashai jam unë”.

Mund të jetë letërsia një fshehje e bukur e jetës së shkrimtarit?

Po, ose një shpallje e saj nën një mbulesë të bukur që të tjerët e konsiderojnë trillim. Ndodh që t’u besoni sekretet tuaja jetës së një personazhi? Ndodh shpesh.

Si përkthyese sa e keni gjetur jetën e shkrimtarit në librat që keni shqipëruar?

Shumë. Fjala vjen “Dashuria në kohërat e kolerës” të Gabriel Garcia Marquez-it është historia e dashurisë së prindërve të tij. Shkrimtari dhe letërsia e tij janë dy botë të ndryshme? Janë të ndryshme domosdo, edhe duke pasur pjesë të njëllojta. Sepse letërsia nuk është realiteti, është diçka më shumë, e pasuron atë. Përndryshe, ç’kuptim do të kishte?


****
Image result for librat e mira meksi


Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per tu përmendur çmimi "Përkthimi më i mirë i vitit 2006 "me romanin "Kujtim Kurvash të Trishta" nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës. Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit "E Kuqja e Demave", i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese "Persee".

Mira Meksi është e martuar me Ilir Meksin dhe i biri i saj është Marin Meksi

mira meksi

Arsimi i mesëm: Gjimnazi “Qemajl Stafa” (Tiranë).

Specializime: Studime te larta per Filologji shqipe dhe frënge (Universiteti i Tiranës);

Punime përkthimi letrar: Kolegji i Përkthyesve Arles, France & Shtëpia e Përkthimeve Tarazona, Spanjë;
Image result for librat e mira meksi

Studime: letërsi moderne hispano-amerikane (Universiteti i Zaragosës, Punim letrar mbi Poezinë e sotme Aragonase nën drejtimin e profesoreshës dhe shkrimtares Ana Maria Navales.

Aktiviteti

1984-1990 Përkthyese ( frengj-spanj), Shtëpia Botuese 8 Nëntori”.

1990-1993 Redaktore&Përkthyese letrare. Shtëpia Botuese “N.Frashëri”.

1994-2002 Bashkëthemeluese dhe Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”.

1995-2000 Anëtare e Bordit Ekzekutiv të "Fondacion SOROS".

1996 dhe vazhdim: Themeluese dhe Drejtore e revistës letrare "Mehr Licht", anetare e rrjetit europian letrar eurozine


Image result for mira meksiImage result for librat e mira meksi



1998-2002 Kryetare e Bordit të Drejtorëve të "VEVE Group".

1999-2002 Anëtare e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

2002-2010 Drejtore e Përgjithshme e "TV ALSAT".

Image result for librat e mira meksiImage result for librat e mira meksi

Përkthimet

Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M. Yourcenar, M. Duras, Baudelaire,Lamartine, Rimbaud, Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga, etj.

Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht: "30 vjet Poezi” të I. Kadare; "Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe" në spanjisht.

Image result for librat e mira meksi

Veprat origjinale

Romanet: “Frosina e Janinës”; “Porfida – Ballo në Versailles”, “ E kuqja e demave”, “Mallkimi i Priftëreshave”,

“ Planeti i ngrirë” dhe “Fantazma me sy njeriu” (romane për adoleshentë)

Novelë: “Ballo në Versailles”, "Pa zemer ne kraharor", "Vrasje ne Venecia"

Përmbledhje me tregime: “ Mali i shpirtrave”; “Buzë të panjohura gruaje”; Zonja plakë e Parisit”

Antologjia e Poezisë së sotme Aragonase

Eseistikë: “Guri Filozofal”, "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura"

Publicistikë: në shtypin shqiptar dhe atë francez e spanjoll

Letërsi për fëmijë: Katër përmbledhje me përralla dhe një novelë e ilustruar: “Magjistrica e 12 pasqyrave”

Mirënjohjet

1995: Çmimi i Tregimit të Pabotuar të RFI, Paris

1996: Çmimi i Festivalit të Sain Quentin, Francë;

2008: Çmimi i Përkthimit Letrar i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë;

2009: Titulli i Nderit: “Personalitet Frankofon i Multilinguizmit 2009” dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë dhe akorduar nga Ministria e Punëve te Jashtme;

2011: Çmimi Letrar "Gjergj Fishta" dhene nga Ministria e Kultures se Shqiperise

2011: Urdhri ”COMENDADORA” i Meritës Civile i dhenë nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.

2011: Çmimi i Eseistikës "Gjergj Fishta 2011" t akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për librin me ese "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura".

2015: Çmimi i Perkthimit 2015 Panairi i Librit

2015: Çmimi i Romanit 2015 "Rexhai Surroi"

Vepra origjinale e Meksit është e përkthyer në gjuhë të ndryshme si maqedonisht, bullgarisht, serbo-kroatisht, greqisht, frëngjisht, anglisht italisht, gjermanisht etj.

Etj.

Nga Mira Meksi : Përkthimi, një histori pasioni

Image result for mira meksi


Nga Mira Meksi-Tiranë


Libri “Përkthimi, një histori pasioni”i Eshref Ymerit që po vihet në dorën e lexuesve, pasuron dukshëm serinë e botimeve në shqip që u janë kushtuar problemeve të përkthimit, që nga shkrimet, artikujt, esetë, intervistat, studimet e gjer te librat


Eshref Ymeri 

Libri “Përkthimi, një histori pasioni” i Eshref Ymerit që po vihet në dorën e lexuesve, pasuron dukshëm serinë e botimeve në shqip që u janë kushtuar problemeve të përkthimit, që nga shkrimet, artikujt, esetë, intervistat, studimet e gjer te librat. Libri është i ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë, që përbëhet prej njëmbëdhjetë kapitujsh, autori ka trajtuar një gamë të gjerë problemesh që fillojnë me lindjen e termit “përkthim” që në lashtësinë e kryehershme. Është e udhës të vihet në dukje fakti se në këtë libër, autori, para se të trajtojë llojet e përkthimit në aspektin e tekstit të përkthyer (materiale dokumentare, informative dhe shkencore, prozë publicistike, politike dhe filozofike, prozë artistike dhe poezi), është ndalur në analizën e përkthimit, si njëri nga llojet e kahershme të veprimtarisë së njeriut, që nga antikiteti e deri në ditët tona. Theksi është vënë në rolin e pazëvendësueshëm të përkthimit në pasurimin e gjuhës përkthimore, si në Perëndim, ashtu edhe në Lindje. Ai, përmes fjalëve të Montenjit (Michel de Montaigne), ka nxjerrë në pah kontributin e shquar të Zhak Amios (Jacques Amyot)në pasurimin e gjuhës franceze me përkthimin e veprës së Plutarkut “Jetë paralele” dhe, përmes fjalëve të Pushkinit – kontributin e Nikollaj Gnjediçit në pasurimin e gjuhës ruse me përkthimin e “Iliadës”. Me këtë rast, Eshref Ymeri ka nënvizuar se kultura jonë kombëtare krenohet me përkthyesin e saj të shquar, profesorin Gjon Shllaku, i cili, me përkthimin e “Iliadës”, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe.


perkthimi
Nënkuptohet që është e vështirë, në mos e pamundur, të zbresësh në “fushëbetejën” e përkthimit pa një përgatitje të shëndoshë shkencore, çka nënkupton përgatitjen gjuhësore, filologjike dhe kulturore të përkthyesit. Këtyre tre aspekteve të rëndësishme në veprimtarinë e përkthyesit, autori u ka kushtuar faqe të tëra, duke ndarë me lexuesit edhe përvojën e tij të pasur, jo vetëm si përkthyes, por edhe si pedagog i përkthimit me një stazh të gjatë pune në Universitetin e Tiranës.



Pikëpamjet e ndryshme që kanë pas ekzistuar për mënyrat e përkthimi, duke filluar që nga lashtësia e deri në ditët tona, përbëjnë një tjetër temë interesante që rrihet në faqet e këtij libri. Autori ka sjellë këndvështrime të ndryshme për këto mënyra përkthimi, si përkthimi i fjalëpërfjalshëm, që ka qenë karakteristik përgjithësisht për përkthimin e teksteve biblike, përkthimi logjik, i formuluar nga Ciceroni dhe Shën Jeronimi (përkthim jo nga fjala te fjala, por nga mendimi te mendimi) dhe përkthimi i lirë që ka pas qenë praktikuar në përkthimet e Plutarkut nga letërsia e lashtë greke dhe në përkthimet në frëngjisht të veprave të Shekspirit. Për përkthimin logjik, Eshref Ymeri thekson me të drejtë se duhet respektuar gjithçka që është karakteristike për vetvetësinë (individualitetin) e autorit, për koloritin kombëtar dhe historik të tekstit. Këtu ai nxjerr në spikamë këndvështrimin e Pushkinit, sipas të cilit çdo tekst i huaj duhet t’i nënshtrohet vullnetit krijues të përkthyesit dhe, për pasojë, ligjeve të gjuhës amtare. Ndërsa mënyra e përkthimin të lirë, në këtë libër trajtohet si një kundërvënie ndaj përkthimit mekanik, fjalë për fjalë. Ajo kishte për qëllim që përkthimin ta afronte sa të ishte e mundur e më shumë me lexuesin, ta bënte këtë të fundit të harronte se kishte në duar një përkthim, të zhdukte kufijtë midis tij dhe origjinalit. Por përkthimi i lirë, siç theksohet në libër, çonte në rrumbullakosjen e vlerave artistike të origjinalit, në venitjen e koloritit kombëtar dhe në reduktimin në maksimum të veçorive sociale, historike dhe individuale të tij.



Eshref Ymeri 

Autori flet edhe për pikëpamjet e Humboldtit, njërit nga themeluesit e gjuhësisë, si shkencë në tërësi, dhe të gjuhësisë së krahasuar, në veçanti, i cili e pati çuar më tej doktrinën për gjuhën, si një proces të pandërprerë krijues, dhe për formën e brendshme të gjuhës, si shprehje e botëkuptimit individual të popullit. Nisur nga ky këndvështrim, Humboldti i përmbahej pikëpamjes se përkthimi është i pamundshëm. Në këtë libër sqarohet bindshëm se ky këndvështrim pesimist për përkthimin e kishte burimin në përfytyrimin mistik për gjuhën, si një pasqyrim i drejtpërdrejtë irracional i shpirtit të popullit, i cili nuk mund të ketë barasvlera në një gjuhë tjetër.

Pikëpamjet e Humboldit gjenin njëfarë mbështetjeje edhe te shkencëtarë të tjerë . Kjo për faktin sepse fjalët që merren si barasvlerës, në të vërtetë, ngjallin përfytyrime të ndryshme te mbartësit e gjuhëve të ndryshme. Pikëpamjet për pamundësinë e përkthimit mund të shpjegoheshin edhe me vështirësitë që dilnin para përkthyesve, sidomos në rastet kur gjuha burimore dhe gjuha përkthimore u përkisnin kulturave të ndryshme.

Të bën përshtypje fakti që Eshref Ymeri, në faqet e këtij libri nuk ka lënë jashtë vëmendjes përkthimin e prozës joartistike, siç janë tekste të dokumenteve të fushës tekniko-shkencore, tekste të dokumenteve të fushës së biznesit dhe të tregtisë, tekste të dokumenteve të fushës së diplomacisë, si edhe tekste të fushës së gazetarisë dhe të publicistikës. Mendoj se në këtë libër për herë të parë trajtohet te ne përkthimi i letërsisë joartistike. Autori ka nënvizuar me shumë të drejtë se përkthimi që në vitet e para të pasluftës i teksteve të dokumenteve të fushës tekniko-shkencore, pati luajtur një rol të jashtëzakonshëm për pasurimin e terminologjisë shkencore në vendin tonë, çka shërbeu paskëtaj si zanafillë për hartimin e fjalorëve terminologjikë në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë.

Një kapitull të posaçëm, autori ia ka kushtuar përkthimit të prozës politike dhe filozofike dhe konkretisht përkthimit të veprave të klasikëve të ideologjisë komuniste. Ai ka bërë vlerësime mjaft objektive të gjithë asaj pune kolosale që përkthyesit e Redaksisë së përkthimit të veprave në fjalë patën përballuar për sjelljen e tyre në gjuhën shqipe. Përkthimi i tyre e pasuroi ndjeshëm gjuhën shqipe me terma të shumta nga fusha e filozofisë, e politikës dhe e ekonomisë. Ata përkthyes punuan në shenjtërinë e mjeshtërisë së tyre të heshtur, ndërkohë që shteti komunist ua mohoi pronën e tyre intelektuale, duke mos lejuar vendosjen e emrave të tyre në ballinat e veprave të përkthyera, vëllimi i të cilave ka arritur deri në 44 600 faqe. Eshref Ymeri ka manifestuar respektin e vet intelektual ndaj emrave të përkthyesve të shquar të Redaksisë së klasikëve të ideologjisë komuniste pranë Shtëpisë Botuese “8 Nëntori”, duke dhënë vlerësime konkrete për secilin prej tyre, duke filluar me përkthyesin mitik Sami Leka, e mëpastaj Sergei Sherkon, Mina Qiricin, Mesaret Kumbaron dhe Rexhep Hidën.

Në këtë pjesë të librit, autori ka përfshirë edhe mbresat mjaft interesante që, me kërkesën e tij, ka dhënë përgjegjësja e asaj Redaksie në periudhën e ndërviteve 1980-1989, Jolanda Canko.

Problemeve të përkthimit të prozës artistike, autori u ka kushtuar gati gjysmën e pjesës së parë të këtij libri. Në këndvështrimin e tij, proza artistike përfaqëson një dukuri estetike të papërsëritshme, prandaj edhe “ripërsëritja” apo rikrijimi i saj në përkthim mbetet një dukuri relative. Pra, përkthimi i saj përbën një dukuri unikale, në të cilën është mishëruar thelbi artistik i prototipit, pra, i tekstit burimor.

Nisur nga kjo ai nënvizon se, për të respektuar stilin e autorit, pëkthyesi, gjatë ballafaqimit të tekstit të origjinalit me tekstin e gjuhës amtare, duhet të ketë parasysh se në ç’masë është arritur individualizimi i personazheve, pra, karakterizimi i tyre ligjërimor, portretizimi i botës së tyre të brendshme, cili është vlerësimi i autorit për personazhet e veprës dhe si ai i tipizon ato tërthorazi, si është përcjellë ana figurative dhe fryma metaforike e veprës, sa kanë dalë në pah ana emocionale e saj, hollësitë artistike dhe forca shprehëse e fjalës, se si paraqitet në vepër raporti mes nuancave të ndryshme në strukturën kuptimore të fjalës.

Në prozën artistike një rol veçanërisht të rëndësishëm luajnë mjetet shprehëse emocionale, si anafolat (aluzionet), loja e fjalëve apo kalamburet, aforizmat, mënyrat e ndryshme sintaksore dhe stilistikore etj., të cilat, sipas autorit të këtij libri, përkthyesi duhet t’i përcjellë në gjuhën amtare po me atë përkushtim e përkujdesje si edhe vetë autori i origjinalit.

Eshref Ymeri nënvizon me të drejtë se letrat botërore nuk njohin prurje të mëdha në shkrimtarë të talentuar, dhe ca më pak në përkthyes të talentuar. Kjo për faktin se përkthyesi, sipas tij, përveç intuitës artistike dhe talentit letrar, duhet të jetë i pajisur edhe me dije enciklopedike, duhet të ketë aftësinë për të jetuar në dy botë paralele.

Në këtë libër, autori e ka vënë theksin në tre probleme kyç të përkthimit të prozës artistike.

Së pari, përkthimi i prozës artistike është art. Për këtë, thekson ai, duhet që përkthyesi të zotërojë me mjeshtëri artin e rimishërimit, e ritrupëzimit. Ai duhet të zhvendoset shpirtërisht dhe mendërisht brenda qenies së autorit dhe të përjetojë po ato brenga zemërtallazuese që ka përjetuar autori, i cili, po ashtu, di të ritrupëzohet aq bukur në botën e personazheve të veta. Gjykoj se Eshref Ymeri qëllon në shenjë kur artin e përkthyesit e krahason me artin e aktorit. Sepse ashtu si puna e përkthyesit, edhe aktori e ka të domosdoshme që, me tërë forcën e përceptimit të drejtpërdrejtë, ta shikojë atë realitet konkretë, atë jetë të gjallë, e cila fshihet prapa fjalëve që ka shkruar autori. Në formë ilustrimi, ai është ndalur në dy rrëfenja domethënëse nga jeta e artistëve të shquar Bekim Femiu dhe Kadri Roshi dhe në një fragment nga jeta e poetit të madh rus Aleksandër Pushkin, në të cilat bëhet fjalë pikërisht për rimishërimin artistik, që, ashtu si dy artistët e mëdhenj dhe poeti i shquar, duhet ta bëjë të vetin edhe përkthyesi i prozës artistike, rimishërim ky që duhet të jetë pjesë e pandarë e dimensionit të tij profesional.

Mëpastaj, Eshref Ymeri vjen në një përfundim mjaft domethënës për artin e përkthimit, kur thotë se, njëlloj siç rinjohim artistin e madh në secilin prej roleve që ai luan, ndonëse ai paraqitet i ndryshëm gjithsaherë, po ashtu edhe në çdo vepër të përkthyer, gjejmë se cili është përkthyesi i shquar, që domosdoshmërisht, duhet të jetë një mjeshtër i vërtetë i fjalës artistike, me artin që prodhon pena e vet. Kjo për faktin se në një vepër të përkthyer, individualiteti i përkthyesit shpërfaqet si objekt i asaj veprimtarie njohëse që quhet art. Sa më afër ta përcjellë ai realitetin e pasqyruar në origjinal, aq më i fuqishëm bëhet reagimi i lexuesit dhe aq më dukshëm del në pah efekti i bashkëpërjetimit të përkthyesit me autorin.

Së dyti,përkthimi i prozës artistike është krijim. Suksesi i përkthimit të prozës artistike varet jo vetëm nga erudicioni i përkthyesit, por edhe nga të kuptuarit e veçorive komunikuese të ligjërimit dhe të vështirësive të natyrës gjuhësore. Me punë krijuese të përkthyesit të prozës artistike, nënkuptohet një veprimtari e veçantë gjuhësore që ka për pikësynim rikrijimin e origjinalit në gjuhën përkthimore, një veprimtari kjo që kërkon një përgatitje të lartë profesionale, shprehi dhe aftësi. Për arritjen e këtij pikësynimi, sipas autorit të këtij libri, përkthyesi duhet të operojë me nocione të tilla, si “intuitë”, “mendjemprehtësi”, “nuhatje gjuhësore”, “shkathtësi në përkthim”.

Përkthimi i prozës artistike, si një veprimtari me përgjegjësi të lartë intelektuale, kërkon një orientim të caktuar krijues që lidhet me atë që quhet “teknika e përkthimit”. Sepse specifika e këtij përkthimi duhet parë në prizmin e veçorive gjuhësore dhe të sistemit figurativ të prozës artistike. Prandaj puna krijuese e përkthyesit është e pamundur pa zotërimin e teknikave të përkthimit, të cilat, mbështetur në veprën e shkencëtarëve Darbelnje (Jean Darbelnet) dhe Vinje (Jean-Paul Vinay), në këtë libër janë shtjelluar konkretisht.

Së treti, përkthimi i prozës artistike është shkencë. Në këtë libër sqarohet bindshëm se për një përkthim cilësor është i domosdoshëm zotërimi mjeshtëror i gjuhës përkthimore dhe i gjuhës burimore, çka nënkupton njohjen me themel jo vetëm të pasurisë leksikore, por edhe të strukturës gramatikore të të dyja gjuhëve, të cilat mund të mos kenë përputhje me njëra tjetrën. Trajtat e foljeve në njërën gjuhë mund të shprehen me mjete morfologjike, kurse në gjuhën tjetër ato mund të kompensohen me mjete leksikore. Vetëm përgatitja shkencore e përkthyesit në zotërimin e të dyja gjuhëve, bën të mundur që ai të mos ndodhet para të papriturave në procesin e përkthimit.Veç kësaj, saktësia e një përkthimi, pasi atij i është dhënë dora e fundit, mund të vlerësohet shkencërisht vetëm duke pasur parasysh veçoritë e të dyja gjuhëve.

Në këtë libër, autori i ka lënë një hapësirë të konsiderueshme përkthimit të poezisë, këndvështrimeve të autorëve të ndryshëm për përkthimin e saj, si Dante, Bualo, Gëte. Zhukovski, Prosper Merime, Samuil Marshak, Aleksandër Tvardovski, Oktavio Paz, Kadare, Agron Tufa, Edmond Tupja, Mira Meksi, Alket Çani etj. Eshref Ymeri e ka vënë theksin në faktin se përkthyesi i poezisë, në radhë të parë, duhet të ketë parasysh raportin mes ritmit dhe intonacionit. Sepse janë fort të mundshme rastet kur masa e vargut të origjinalit dhe të përkthimit të jetë e njëjtë dhe atëherë respektimi i njërës ose i tjetrës mënyrë formale merr rëndësi edhe si qëllim, edhe si mjet që bën të mundur arritjen e shkallës më të lartë të barasvlerësisë estetike me origjinalin. Ai ka nënvizuar se ashtu si përkthimi i prozës artistike është krijim, edhe përkthimi i poezisë është krijim, madje ca më shumë. Në këtë aspekt, në përkthimin e veprave poetike të autorëve të ndryshëm, duke filluar që nga antikiteti e deri në ditët tona, përkthyesi duhet të kërkojë dhe të gjejë diçka të ngjashme në botën e ndjenjave të veta. Prandaj, – vë në dukje ai, – përkthyesi i poezisë duhet ta ruajë dhe ta përcjellë me shumë kujdes frymën e origjinalit, natyrshmërinë e tingëllimit të vargut, masën dhe ritmin e tij, brenda caqeve të “lirisë dhe të domosdoshmërisë” përkthimore, për të respektuar idenë kryesore të autorit.

Për përkthyesin e poezisë, mjeshtëria e ritrupëzimit, e rimëshërimit në qenien e autorit, të cilën Eshref Ymeri e ka përmendur edhe në përkthimin e prozës artistike, merr një rëndësi të dorës së parë. Prandaj përkthyesi duhet ta bëjë të vetën mënyrën se si autori e strukturon vargun, duke i qendruar besnik gjuhës amtare dhe individualitetit të vet poetik.

Autori është ndalur edhe në këndvështrime të ndryshme të autorëve francezë për përkthimin poetik, si Delavinji (Delevigne), Rene Gil (René Ghil) dhe Prosper Merime (Mérimée), i cili një poezi të Pushkinit e pati përkthyer në prozë.

Në këtë libër, autori u bën homazh përkthyesve të poezisë në vendin tonë, të cilët kanë dhënë modele të shkëlqyera të përballjes së gjuhës shqipe me gjuhët e huaja, duke filluar që nga veprat poetike të antikitetit. Ai përmend disa nga kryeveprat poetike të letërsisë botërore dhe emrat e përkthyesve tanë të mirënjohur, emra këta që kanë hyrë një herë e përgjithmonë në galerinë e figurave të shquara të kulturës sonë kombëtare.

Një tjetër temë shumë interesante që shtjellohet në librin e Eshref Ymerit, është tema e raportit përkthyes / përkthim artistik. Kjo për faktin, se, siç thekson ai, jo dokushdo mund të jetë përkthyes i prozës artistike. Sepse, në këndvështrimin e tij, duhen plotësuar disa kushte.

Së pari,përkthyesi duhet të ketë dhuntinë që quhet ndjenja e gjuhës, domethënë që mendimet e veta të dijë t’i hedhë bukur në letër. Me fjalë të tjera, aftësitë letrare janë më se të domosdoshme për një përkthyes, se përkthimi i tij është dhe duhet të jetë vepër artistike.

Së dyti, përkthyesi duhet ta zotërojë përsosmërisht gjuhën amtare, duhet të hyjë në hollësirat e saj, ta njohë mirë pasurinë e saj frazeologjike, drejtshkrimin, gramatikën dhe rregullat e përdorimit të pikësimit. Së treti,përkthyesi duhet të ketë një nuhatje të hollë në zotërimin e gjuhës amtare.

Brenda temës së raportit përkthyes / përkthim artistik, autori shtjellon edhe nëntemën “ndikimi i krijimtarisë artistike në përkthim dhe ndikimi i përkthimit në krijimtarinë artistike”. Për këtë problem mjaft interesant, ai ka marrë edhe mbresat e disa autorëve që janë në zë në letërsinë shqipe, të cilët janë të mirënjohur edhe si përkthyes letrarë. Mendoj se me mbresat e tyre, autori i ka dhënë më shumë zhdërvjelltësi shkrimit të kësaj vepre, duke krijuar një atmosferë shumë interesante dhe krejt të veçantë. Lidhur me këtë, ai ka bërë hulumtime interesante dhe ka paraqitur në këtë libër edhe një listë me 28 emra shkrimtarësh dhe poetësh të dëgjuar që figurojnë në mbarë botën edhe si përkthyes të talentuar.

Në kapitullin “Përkthyesit, kuajt postarë të qytetërimit”, del në pah më së miri raporti autor/përkthyes, roli i përkthyesve shqiptarë të letërsisë artistike për pasurimin e kulturës amtare me kryevepra të letërsisë botërore, qëndrimi moskokëçarës i shtetit shqiptar (me përjashtime të rralla) ndaj kontributit të jashtëzakonshëm të përkthyesve të letërsisë artistike në pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe. Autori këtu e ka vënë theksin edhe në faktin se në ç’masë zotërimi i disa gjuhëve të huaja ndihmon në përsosjen e mjeshtërisë së përkthimit, duke u ndalur edhe në pikëpamjet e gjuhëtarit amerikan Uorf(Benjamin Lee Ëhorf). Këtu ai ka marrë edhe mbresat e Shpëtim Çuçkës, i njohur në kulturën shqiptare si një përkthyes i talentuar nga disa gjuhë të huaja. Për të nënvizuar hijeshinë e shqipes në përkthim, autori ka paraqitur tre fragmente veprash artistike nga tre autorë të ndryshëm (njëri klasik, tjetri neoklasik, kurse i treti autor bashkëkohor), të sjella në gjuhën shqipe nga tre emra të njohur të botës së përkthimit në vendin tonë. Ai ka bërë një vlerësim kritik të përkthimit të këtyre tre fragmenteve, duke nënvizuar se ato janë një pikëtakim i frymës dhe i shkronjës së origjinalit brenda tekstit në gjuhën shqipe. Këtu, – ka vënë në dukje ai, – kemi të bëjmë me një “lidhje të goditur martesore” të së huajës me amtaren. Përkthyesit kanë pasur parasysh natyrën e gjuhës nga kanë përkthyer, nisur gjithmonë nga pikësynimi për të qëmtuar të tilla fjalë dhe shprehje të gjuhës shqipe, të cilat, në një masë të admirueshme, riprodhojnë ritmin dhe frymëmarrjen e brendshme të origjinalit. Kjo, – nënvizon ai, – është, si të thuash, një “punëdore filologjike” që ka sjellë në vijim krijimin e thurimës leksikore dhe sintaksore, duke respektuar tiparet e origjinalit.

Në të njëjtën kohë, Eshref Ymeri ka përmendur edhe raste kur shqipja ka çaluar keqas në përkthim. Ai ka nxjerrë shembuj përkthimi (fraza) nga vepra e një klasiku francez (Balzaku – “Kushërira Betë”) dhe nga vepra e një autoreje të njohur bashkëkohore irlandeze, si Sesilia Ahern (Cecelia Ahern), autore romanesh me temë dashurie. Frazat që Eshref Ymeri ka shkëputur nga përkthimi i dy veprave të lartpërmendura, dëshmojnë se përkthyesit nuk kanë aftësi krijuese, prandaj edhe origjinalin e kanë përkthyer fjalë për fjalë. Kjo ka bërë që sintaksa e shqipes të tingëllojë e pazakontë, e stisur. Prandaj ai rekomandon që këto dy vepra duhen ripërkthyer, për të respektuar shijet e lexuesit të kulturuar.

Vitet e fundit, në vendin tonë, ka qenë e mprehtë tema e diskutimit për domosdoshmërinë e ripërkthimeve, çka vazhdon të jetë në rend të ditës edhe në vende të tjera, për çka në këtë libër flitet me fakte konkrete. Pikërisht kësaj teme, Eshref Ymeri i ka kushtuar në këtë libër një kapitull të posaçëm. Ai ka bërë një sintezë të diskutimeve të disa krijuesve, përkthyesve dhe kritikëve të mirënjohur të përkthimit në vendin tonë. Ai ka theksuar se shqetësimi i pjesëmarrësve në diskutimin rreth kësaj teme është i drejtë. Sepse gjuha shqipe, me kalimin e viteve, vjen e pasurohet gjithnjë e më shumë dhe leksiku i përkthimeve të dikurshme edhe mund të tingëllojë paksa si i pazakontë për shijet e breznive të reja. Për mundësitë e kufizuara të vendit tonë në periudhën e diktaturës komuniste, e cila i kushtonte jo pak vëmendje luftës me “mullinjtë e erës”, ishte e pamundur që të përballoheshin shpenzime për të pasur disa përkthime paralele të veprave kryesore të klasikëve të letërsisë botërore. Ndërkohë, diskutuesit e mësipërm, ripërkthimin e quajnë të domosdoshëm edhe për faktin se para vitit 1990, disa vepra janë përkthyer nga gjuhë të dyta, kurse disa të tjerave u është vënë edhe gërshëra. Në këto kushte, domosdoshmëria e ripërkthimeve është kërkesë e kohës. Por, në këtë mes, Eshref Ymeri ngre një problem: “A kemi ne dhe a do të jemi në gjendje të nxjerrim nga radhët e talenteve tona përkthyes të të tillë formati, si Fan Noli, Frano Alkaj, Gjon Shllakut, Mark Dema, Mitrush Kuteli, Nikollë Dakaj, Pashko Gjeçit, etj, etj., përkthyes që të zotërojnë në nivel të lartë disa gjuhë të huaja, të jenë të pajisur me dije enciklopedike dhe të jenë mjeshtër të gjuhës shqipe, që të risjellin në kulturën amtare vepra artistike, duke filluar që prej lashtësisë grekoromake? Ne tani e kemi një brez të mesëm dhe të ri përkthyesish mjaft të talentuar. Le të shpresojmë se nga radhët e përkthyesve tanë të rinj do të dalin të tjera talente të tilla, si mjeshtrat e lartpërmendur të artit të përkthimit”. Pjesa e parë e këtij libri mbyllet me mendimin kritik për përkthimin. Autori është ndalur te Shën Jeronimi, pikëpamjet e të cilit shënojnë zanafillën e shkencës së kritikës së përkthimit. Më poshtë ai flet për veprimtarinë e Leonardo Brunit, shkrimtar dhe historian, njëri nga shkencëtarët më të famshëm të periudhës së Rilindjes italiane. Në vazhdim ai përmend kritikun francez të përkthimit, Joakim Dy Belenë (Joachim Du Bellay), i cili, një shekull më pas,i kritikon ashpër “përkthyesit-tradhtarë”, duke vënë në dyshim vetë mundësinë e përkthimit artistik. Më tej, në libër theksohet sepasi ka kaluar edhe një shekull tjetër, njëri nga anëtarët e Akademisë Franceze, Bashe de Meziriak (Claude Gaspard Bachet de Méziriac),poet, gjuhëtar dhe përkthyes, shkruan një traktat të hollësishëm me titull “De la traduction” (Nga përkthimi), në të cilin i bënte një analizë kritike punës së “korifeut të përkthyesve” të shek. XVI, Zhak Amios (Jacques Amyot)-përkthimit në frëngjishte të veprës së Plutarkut “Jetë paralele”. Pas trajtimit shkurtimisht të kritikës së përkthimit në përiudhën e romantizmit gjerman dhe të mendimit kritik rus për përkthimin, autori hedh dritë mbi mendimin kritik shqiptar për përkthimin, që zë fill me këndvështrimin e Kristoforidhit për përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe, vazhdon me pikëpamjet e kritikëve të ndryshëm të periudhës mes viteve 1924-1944. Autori trajton më hollësisht mendimin kritik të Aleksandër Xhuvanit dhe të Mitrush Kutelit, duke e përmbyllur këtë pjesë të librit me këndvështrimet e kritikëve të përkthimit pas vitit 1990 deri në ditët tona.

Pjesën e dytë të librit, autori e ka titulluar “Universiteti i përkthimit në gjuhë të huaja”.

Në këtë pjesë shtjellohet përkthimi i letërsisë politike dhe propagandistike në gjuhë të huaja në periudhën e regjimit komunist. Autori i ka bërë një homazh të shkëlqyer punës rraskapitëse që kanë përballuar përkthyesit e Redaksisë së botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”. Ai, si përgjegjës i Redaksisë në fjalë gjatë një periudhe 8-vjeçare (1981-1989), e ka vlerësuar atë si “një dritare të hapur drejt Perëndimit” apo si “një oaz të kulturës perëndimore” në kushtet e diktaturës komuniste. Edmond Tupja, punën në atë Redaksi, e ka cilësuar saktësisht si një “universitet të dytë”, kurse unë, si punëtore e përkthimit në sektorin e spanjishtes, në mbresat e mia për atë Redaksi, që ia kam dërguar Eshref Ymerit me kërkesën e tij, e kam quajtur “parajsa intelektuale dhe profesionale”. Autori ka bërë vlerësimet e veta për tetë sektorët e gjuhëve të huaja, për sektorin e gjuhës shqipe dhe të daktilografimit, për çdo përkthyes dhe redaktor të veçantë, si edhe për bashkëpunimin me shtypshkronjën “8 Nëntori”. Pasqyrimi i punës së Redaksisë është pasuruar edhe me mbresa, që, përkthyes të tjerë të çdo sektori të gjuhëve të huaja, ia kanë përcjellë autorit me kënaqësi posaçërisht për këtë libër. Në mbresat e veta, vlerësime mjaft dashamirëse, tepër objektive, ka bërë për Redaksinë edhe Jolanda Canko, e cila e drejtoi atë prej fundit të vitit 1989 deri në vitin 1992. Në këtë pjesë është pasqyruar edhe puna e vëllimshme e përkthyesve që është përballuar edhe në Radion e Jashtme të Radio Tiranës dhe në Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Pjesa e tretë e këtij libri përbëhet nga një shtojcë, në të cilën përfshihen tri intervista që autorit ia kanë kërkuar dy organe të shtypit të përditshëm. Gjykoj se ky libër i Eshref Ymerit përmban një informacion shkencor tejet të pasur të nivelit erudit për problemet e përkthimit dhe bart vlera të jashtëzakonshme njohëse. Ai është rezultat i përvojës së gjatë të autorit, si përkthyes i letërsisë politike në gjuhë të huaj, si përkthyes i letërsisë artistike në gjuhën shqipe dhe si mësimdhënës i lëndës së përkthimit në Universitetin e Tiranës. Kjo vepër është, përpos të tjerash, edhe një memoristikë e mrekullueshme e udhës së gjallë të shumëvështirë e të gjatë të përkthimit në Shqipëri dhe të pelegrinëve të saj. Kam bindjen që kjo vepër e përmasave enciklopedike do të jetë një traktat plot vlerë për pedagogët e përkthimit të degëve të gjuhëve të huaja të universiteteve tona dhe udhërrëfyes për studentët e këtyre degëve, të cilët mund të kenë dëshirë t’i futen një ditë me pasion artit të përkthimit. Porse sigurisht, ky libër mund t’i japë në dorë fillin e Arianës kujtdo që ka interesa intelektuale për fushën e përkthimit dhe dëshiron të mirëorientohet labirinteve të koklavitura të tij.


___________________





Nga Flori Bruqi 

Cili është kontributi shkencor ,letrar dhe patriotik i Prof.dr. Eshref Ymerit?!



http://floripress.blogspot.com/2014/09/cili-eshte-kontributi-shkencor-letrar.html




Eshref Ymeri lindi në Smokthinë, -Vlorë më 25 /12/ 1940, ku dhe kreu arsimin shtatëvjeçar. Pasi përfundon gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë, më 1959 -1961, shkon me studime në Shën Peterburg (ish-Leningrad). Nga 1962 – 1966 -përfundon studimet e larta për gjuhë dhe letërsi ruse në Fakultetin e Historisë- Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Deri më1977 është pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e Historis ë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Në Shtator të 1977 padrejtësisht e transferojnë në Kukës dhe qëndron pa punë deri më 25 mars 1979.


Eshref  Ymeri 

Ndërkohë, Shtëpia botuese “8 nëntori”, e aktivizoi gjatë kësaj kohe si përkthyes të jashtëm të veprave të Enver Hoxhës në gjuhën ruse. Prej26 mars 1979 – 31 korrik 1981 punon si përkthyes efektiv në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”.

01 gusht 1981 – 31 tetor 1990 kalon shef i Redaksisë së Botimeve në Gjuhë të Huaja në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”. Prej 1 /11/ 1990 – 31 /12/1991kalon përkthyes efektiv në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”.

 Nga01/I/ 1992 – 31/8/ 2003—-pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Më 01 shtator 2003 del në pension.
--
Aktiviteti pedagogjiko-shkencor

*Tekste mësimore

1968—-Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të parë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1972—-Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të dytë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1974—-Tekst mësimor për gramatikën e gjuhës ruse për të katër kurset e studentëve të gjuhës ruse, me grup autorësh (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1981—-Analizë teksti për studentët e kursit të parë dhe të dytë të degës së gjuhës ruse, me bashkautor (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1982—-Tekst me tema bisedimi në ndihmë të zhvillimit të gjuhës së folur për mësuesit e gjuhës ruse (botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike).

1984—-Formula bisedore. Tekst në ndihmë të mësuesve të gjuhës ruse (botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike).

2002—-Gjuha e folur ruse. Tekst mësimor për studentët e të katër kurseve të degës së gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

Lëndë mësimore praktike

Gjatë kohës që ka punuar si pedagog në Fakultetin e Historië dhe të Filologjisë dhe në Fakultetin e gjuhëve të huaja, ka dhënë:
Lëndën e gjuhës së folur ruse në të katër kurset.
Lëndën e gramatikës praktike të gjuhës ruse në kursin e parë dhe të dytë.
Lëndën e analizës së tekstit në të katër kurset.
--
*Kurse leksionesh

Leksionet e stilistikës së gjuhës ruse (bashkë me seminaret)

Leksionet e gjuhësisë së përgjithshme.

Leksionet e letërsisë ruse (bashkë me seminaret).

Leksionet e përkthimit (bashkë me ushtrimet e përkthimit).

Artikuj metodiko-shkencorë dhe shkencorë

Artikuj të tillë janë botuar në gazetën “Mësuesi”, në revistën “Studime filologjike” dhe “Gjuha jonë” gjatë viteve ’70-80 të shekullit të kaluar.


Përkthime socialpolitike

*Në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”, gjatë viteve 1978-1990, ka përkthyer 3200 faqe nga letërsia socialpolitike.



* Prej 17 majit deri më 10 tetor të vitit 1975, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë e dërgoi me shërbim në Republikën Popullore të Kinës, ku, në kryeqytetin Pekin, ndoqi nga afër botimin në gjuhën ruse të vëllimit II të veprave të zgjedhura të Enver Hoxhës.

Përkthime artistike

Gjatë viteve 1998 e në vazhdim, ka përkthyer e botuar vepra të shkrimtarëve:

*Aleksej Prijma: “Edgar Kejsi” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1999).

*F.M. Dostojevski: “Një zemër e dobët” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1998 dhe Shtëpia Botuese ABC, Tiranë 2008).

*“Sozia” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2000).

*“Pollzunkovi” (një roman me nëntë letra) (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2000).

*“E zonja e Shtëpisë” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2001).

*”Një grua bote dhe një burrë poshtë shtratit” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2002).

*Italo Kalvino: “Përralla italiane” (Shtëpia Botuese Deas, Tiranë 2000).

*Kobo Abe: “Një grua e burgosur në rërë” (Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”, Tiranë 2010).

*“Një grua në kërkim të burrit” (Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”, Tiranë 2012)

*Ky është profeti Muhamed, i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin (përgatiti për botim dhe botoi Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i qytetërimit Islam. Përkthyer në gjuhën ruse (Tiranë 2008).

*Leonid Grossman: “Pushkini në kulturën ruse” (ndodhet në proces botimi në Shtëpinë Botuese “Bota Shqiptare”)

*Ludmilla Razumovskaja: “E dashur Elena Sergejevna” (dramë; vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin 2007).

*Nikollaj Kolada: “Nishani” (dramë; vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin
2003)

*Vath Koreshi: Skenar i filmit “Porta Eva” (përkthyer në gjuhën ruse; prodhim shqiptaro-rus. Regjisor: Albert Minga. Producent Aleksandër Mihajllov. U xhirua në Shqipëri në vitin 2000 dhe doli në ekran në vitin 2001).

*Zheni Kostandinova: “Vanga” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1999).

*Zhorzh Amadu: “Zonja Flora dhe dy burrat e saj” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2001).
--

Fjalorë

*Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore (me bashkautorë) (Botim i AkademisëUshtarake, Tiranë1990).

*Fjalor frazeologjik italisht-shqip (me bashkautor) (Shtëpia Botuese AFËRDITA, Tiranë1997).

*Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese TOENA, Tiranë 2002).

*Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2007).

*Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (i pasuruar dhe i ripunuar) (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2007).

Redaktime fjalorësh

*Fjalor rusisht-shqip (grup autoresh) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë2005).

*Fjalor shqip-rusisht (autore prof. as. Mukades Mançe) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë2007).
--

Publicistikë

Prej vitit 1991 dhe deri tani ka botuar 265 artikuj publicistikë në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare për ribashkimin e trojeve tona etnike, përfshirë edhe artikujt me tema shoqërore apo edhe artikuj polemikë.
--
Botime të tjera

“Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse“ (me bashkautor) (Shtëpia Botuese TOENA, Tiranë
2006).

*”Antologjia e kryqëzimit. Rusia dhe çështja shqiptare (1878-2012)“ (me bashkautor) (botuar në Prishtinë në nëntor 2012).
--
*Kualifikimi shkencor

*16. 12. 1989—-merr gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” (me vendim nr. 208 të Komisionit të Lartë të Atestimit).

*14. 12. 1994—-Grada “Kandidat i Shkencave”,sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 351, datë 30.06. 1993, konvertohet në gradën shkencore “Doktor”.

*13. 12. 1994—-merr titullin “As. Profesor” (me vendim nr. 11 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor).

*11. 05. 2001—-merr titullin “Profesor” (me vendim nr. 53 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor).

*Nga data 02 dhjetor deri më 08 dhjetor 2001, së bashku me një grup pedagogësh të përkthimit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në kuadrin e programit TEMPUS, ka qenë i ftuar në Universitetin Uestminster të Londrës për shkëmbim përvoje nga fusha e përkthimtarisë.
--
Përkthyes gojor (interpret)

Si interpret nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusishte, ka marrë pjesë:

a) në të gjitha konferencat e PABSEK-ut dhe BSEK-ut të zhvilluara në  Tiranë që prej themelimit tëtyre deri para do kohësh;

b) në disa aktivitete të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar të zhvilluara në\
Tiranë;

c) në disa aktivitete të UNICEF-it dhe të‰IOM-it të zhvilluara në Tiranë.

Si interpret nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusishte, ka shoqëruar:

1. Delegacionin e Parlamentit Shqiptar, të kryesuar nga Kryetari i tij, zoti Pjetër Arbnori, gjatë vizitës së tij:

a) në Shën-Peterburg, ku ishte i ftuar nga Universiteti i atij qyteti për të marrë pjesë në një sesion shkencor në përkujtim të 5-vjetorit të vdekjes së albanologes së shquar ruse Desnjickaja (01 qershor 1995);

b) në Moskë, ku u zhvillua konferenca e radhës e PABSEK-ut (04-07 qershor 1995).

2. Delegacionin e parlamentit rus, të kryesuar nga zëvendëskryetari i tij, zoti Sergej Baburin, i cili zhvilloi një vizitë në vendin tonë nga data 17 deri më 19 mars 1999. Gjatë qëndrimit në Tiranë,
kryetari i delegacionit rus zhvilloi bisedime me:

a) Presidentin e Republikës, prof.dr. Rexhep Meidani;

b) Kryetarin e parlamentit, prof.dr. Skënder Gjinushi;

c) Kryetarin e Këshillit të Ministrave, zotin Pandeli Majko;

ç) Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Shqiptar, zotin Sabri Godo, bashkë me anëtarët e atij komisioni;

d) Kryetarin e opozitës, prof.dr. Sali Berisha.

3. Delegacionin e Parlamentit të Armenisë, të kryesuar nga Kryetari i tij, gjatë vizitës që bëri në vendin tonë më 28 qershor 2000, kur filloi punimet edhe Konferenca e radhës e PABSEK-ut.

4. Delegacionin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit gjatë vizitave që bëri në Armeni:

a. në tetor 1998;

b. në shkurt 1999.

5. Delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri Safet Zhulali gjatë një vizite që ky bëri në Ukrainë prej 24 deri më 27 shkurt 1997, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneral Kuzmuk.

Aktualisht jeton në SHBA dhe Shqipëri(Tiranë) në aktivitet të vazhdueshëm për daljen në dritë të fjalorëve të tij, pa harruar publicistikën e mrekullueshme në mbrojtje të çështjes kombëtare.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...