Qeveria e ardhshme e Malit të Zi do vendos për të ardhmen euro-atlantike të vendit.
Gjukanovic ka nevoje patjeter per SDP dhe minoritarët se në fund ka humbur edhe një deputet. Në momentin kur janë numëruar gati 100 përqind të votave në Malin e Zi, Komisioni Shtetëror Zgjedhor në këtë vend (CEM) njofton se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e kryeministrit Milo Gjukanovic ka fituar 35 deputetë (41.1 përqind të votave), Fronti Demokratik i rusofilëve 18 deputetë (20.60 përqind), “Aleanca Çelësi” ku garon edhe shqiptari Dritan Abazovic që është pro-BE dhe kundër NATO-s ka fituar nëntë mandate (10.70 përqind), shkruan media malazeze vijesti.me. Partitë tjera janë si vijon: Demokratët 9 deputetë, SDP- 4 deputetë, boshnjakët të bashkuar kanë arritur të fitojnë dy mandate, Socialdemokratët 2 mandate, ndërsa koalicioni shqiptar “Shqiptarët e vendosur” kanë fituar vetëm 0.9 përqind të votave ose vetëm një deputet, po aq sa kroatët.
DPS 41,10% - 35 ulëse në parlament
DF 20,60% - 18 ulëse në parlament
Çelësi 10,70% - 9 ulëse në parlament
Demokratët 10,50% - 9 ulëse në parlament
SDP 5,40% - 4 ulëse në parlament
Boshnjakët - 3,30% - 2 ulëse në parlament
Socijaldemokratët - 3,20% - 2 ulëse në parlament
Shqiptarët e vendosur - 0,90% - 1 ulëse në parlament
HGI 0,50% - 1 ulëse në parlament
Kryeministri malazias, Millo Gjukanoviq, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e mbajtura sot në Malin e Zi.
Parlamenti i Malit të Zi ka 81 deputetë dhe qeveria e ardhshme mund të krijohet me 41 deputetë. Por kësaj here Milo Gjukanovicit (54) i mungojnë edhe sëpaku pesë deputetë. Ai duhet të bindë të frustruarit e SDP, që janë larguar nga koalicioni në fillim të vitit për shkak të akuzave për korrupcion dhe të bindë njërën nga partitë minoritare të boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve.
Pavarësisht vështirësive për një koalicion “euro-atlantik” me në krye kryeministrit 54 vjeçar, pala tjetër e ka shumë herë më të vështirë formimin e një qeverie. Ajo që ia vlen të theksohet është se po të bashkoheshin të gjithë shqiptarët do mund të arrinin të fitonin pesë ulëse në parlament, ku tashmë do ishin vendimtarë në formimin e qeverisë.
Gjukanoviq ka siguruar 43 deputetë, bashkë me partnerët e partisë së tij DPS.
Fitoren DPS e ka shpallur para pak minutash, teksa një zyrtar ka thënë se kjo parti do të udhëheqë edhe për një mandat me Malin e Zi.
Parlamenti i Malit të Zi ka 81 ulëse dhe për të krijuar qeverinë duhet minimumi prej 41 ulëseve.
Gjukanoviqi prin në zgjedhjet e Malit të Zi e jo koalicioni prorus
Partia Demokratike Socialiste e Milo Gjukanoviqit po udhëheq në votimet në Mal të Zi.
Nga qendra CEMI, thuhet se nga numërimi i 30.1 për qind të votave, partia e Gjukanoviqit ka 41.2 për qind të votave në total.
Fronti Demokratik ka 21.8 për qind, ndërsa Koalicioni i Madh Çelësi ka 10.8 për qind të votive.
Pra, sipas vlerësimeve, po del të humbasë koalicioni prorus.
Në zgjedhjet e sotme parlamentare të Malit të Zi kanë marrë pjesë 73.2 për qind e votuesve.
Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë tri parti shqiptare, por ende nuk dihet votat që kanë fituar.
Përfundon votimi në Mal të Zi – garuan tri koalicione shqiptare
Në Mal të Zi ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare, ku deri në orët e pasdites pjesëmarrja ishte mbi 50%.
Partitë kryesore pretendente janë Partia Demokratike Socialiste e Milo Gjukanovicit e cila këtë radhë doli e vetme në zgjedhje pa partnere dhe Celsi, e cila u bashkua me 4 parti në koalicion ndër to edhe një shqiptare.
Por faktori politik shqiptar në vend vijon të jetë i përçarë. Në këto zgjedhje partitë shqiptare kanë dalë para votuesve me tre koalicione të ndryshme që janë: Lista e “Shqiptareve te Vendosur “qe ka ne koalicion tre parti shqiptare , “Koalicioni Shqiptare me një Qëllim” që ka në koalicion katër parti shqiptare dhe ‘Lidhja Demokratike”.
Nëse do ishin përfaqësuar me një listë të vetme, atëherë shqiptaret do të arrinin të kishin 5 deputetë në parlamentin malazez.
Shqiptarët në Mal të Zi përbëjnë rreth 7% të popullsisë, por për përfaqësuesit e dy grupimeve të ndryshme të partive, faji i përçarjes nuk qëndron tek partitë e tyre.
Zgjedhjet në Mal të Zi: 61.2% pjesëmarrje, 66 kallëzime penale
Në të njëjtën kohë, njoftohet se deri më tani janë identifikuar 66 raste që në forma të ndryshme kanë thyer ligjin për zgjedhjet deri më tani.
Sot po mbahen zgjedhjet parlamentaren Mal të Zi, të dhjetat që nga futja e sistemit shumë-partiak, dhe të katërtat pas pavarësisë. Në të njëjtën kohë me zgjedhjet parlamentare, ka edhe zgjedhje lokale në Budva, Kotor, Guci dhe Andrijevica.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00, dhe do të mbyllet në 20:00.
Në Prokurorinë Speciale ka filluar marrja në pyetje e personave nga Serbia të arrestuar në territorin e Malit të Zi.
Më heret, drejtori i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviq, ka konfirmuar arrestimin e 20 personave nga Serbia, ndërkohë që për një tjetër policia është në kërkim me dyshimin se “në territorin e Malit të Zi kanë kryer vepër penale të krijimit të organizatës kriminale” dhe vepër penale të “terrorizmit”.
“Është e saktë se pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë, gjatë natës së kaluar, në bashkëpunim me Agjencinë për sigurinë kombëtare dhe në koordinim dhe urdhër të Prokurorisë Speciale shtetërore, duke vepruar në përputhje me shënimet operative dhe të intelegjencës të cilat i ka poseduar policia, kanë arrestuar 20 persona, shtetas të Republikës së Serbisë, ndërkohë që një person tjetër, gjithashtu shtetas i Republikës së Serbisë, është në kërkim”, thuhet në një kumtesë të policisë.
Në kumtesë gjithashtu thuhet se “ata, siç dyshohet, kanë hyrë në Mal të Zi dhe kanë pasur për qëllim që fillimisht të marrin pushkë automatike dhe pastaj që sonte të kryejnë sulme në institucionet e shtetit, policinë dhe pjesëtarët e organeve shtetërore, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e sulmeve mbi zyrtarët e lartë shtetërorë”.
“Drejtoria e policisë në lidhje me këtë zhvillim, në përputhje me procedurën, i ka dorëzuar prokurorisë informatën e planifikuar për opinion”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Policisë.
Dyshime për arrestim të ‘grupit paramilitar’ në Mal të Zi
Gjatë ditës, ndërkaq, një numër i mediave në Mal të Zi publikoi lajmin se, të shtunën në mbrëmje, policia malazeze ka arrestuar dhjetëra pjesëtarë të një grupi kriminal paraushtarak, që dyshohet se ka planifikuar, siç thuhet, “shkaktimin e trazirave” dhe “akte të dyshuara terroriste si dhe konflikte të armatosura”.
16.10.2016. 23:30
Informata nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi dhe as nga institucionet e tjera shtetërore.
Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryeministri, Milo Gjukanoviq, nuk e kanë pohuar por as edhe mohuar lajmin, në deklaratat e tyre të dhëna, por kanë thënë se ‘presin që institucionet shtetërore të deklarohen publikisht’.
Sipas informatës së publikuar, por të pakonfirmuar, në krye të grupit është ish shefi i xhandarmerisë së Serbisë, Bratislav Bata Dikiq.
Gjukanoviq: Nuk pres incidente
“Kam informata të cilat i keni edhe ju, pra ato që janë publikuar në media. Në kontaktet që kam pasur me organet shtetërore kam marrë sigurimin se është në përgatitje e sipër deklarata për shtyp, me të cilën od t’i drejtohen organet shtetërore opinionit publik në një fazë përfundimtare. Pres që së shpejti të marrim informatën e plotë rreth kësaj”, tha Gjuknoviq..
Ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se informatën për arrestimin e supozuar të një grupe krimninale paraushtarake, e ka parë në media.
“Unë e kam parë në media këtë informatë. Përvec kësaj që kam parë nuk kam informacione më shumë”, tha Stefanoviq për gazetarët në Bujanovc, transmeton Radio Televizioni i Serbisë.
Stefanoviq tha se duhet pritur që prokuroria në Mal të Zi të publikojë informatën për supozimet e publikuara në media.
Sfida e rrezikshme mes Rusisë dhe Perëndimit nuk luhet në frontin sirian, në Ukrainë dhe në kufijtë e Balltikut, por shumë pranë shtëpisë sonë, në Malin e Zi
Në bregun e këtejshëm të Adriatikut është duke u konsumuar një luftë e ftohtë e paprecedentë, në lidhje me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Uashingtoni nxit për anëtarësimin në muajt e parë të vitit 2017, dhe Moska e sulmon si lëvizjen e radhës të një “lufte të ftohtë”. Zgjedhjet parlamentare sot do të jenë jetike për ta ardhmen e Malit të Zi, që ndodhet i lëkundur mes zgjedhjes së kampit euro-atlantik dhe lidhjeve historike politike e ekonomike me Rusinë, transmeton bota.al.
Për herë të parë, opozita e Frontit Demokratik është dukshëm e bashkuar për të larguar kryeministrin pothuaj të përjetshëm, Milo Gjukanoviç. Partia e tij demokratike socialiste mund të marrë më shumë vota se rivalët, por jo shumicën. Frika është se mos rezultati i zgjedhjeve ta bëjë faktikisht të paqeverisshëm Malin e Zi: sipas Institutit Ndërkombëtar për studime për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin në Lubjanë, një rezultat i pasigurtë, bashkë me tensionet në lidhje me NATO-n, rrezikon të shkaktojë një “destabilizim të Malit të Zi dhe të rajonit”.
Tingëllon absurde për një shtet, i konsideruar si perla mbi Adriatik, me vetëm 620 miijë banorë. Kryeministri Gjukanoviç ka luajtur kartën e zgjedhjeve të sotme si një plebishit në favor të NATO-s, duke treguar me gisht opozitën e cila i ka sytë nga Moska. Në pushtet prej vitit 1991, ai mbështetet fort nga Shtëpia e Bardhë.
Të gjithë ata që janë kundër Gjukanoviçin mund të mbështeten tek Miodrag Lekiç, ish ambasadori i Beogradit në Romë. Opozita kërkon një referendum të vërtetë mbi NATO-n dhe kërkon “dekriminalizimin e vendit” nga tentakulat e kryeministrit. Gjukanoviçi dhe të tijtë janë përfshirë disa herë në skandale korrupsioni dhe marrëdhënie më shumë se të errëta me kriminalitetin e organizuar, edhe me Italinë.
Në rast referendumi, anëtarësimi në NATO rrezikon të ndalet nga shumica serbe e popullsisë (42.88%) që nuk e ka kapërdirë asnjëherë pavarësinë nga Beogradi në vitin 2006, ashtu sikurse edhe bombardimet e aleatëve për çlirimin e Kosovës.
Rrugëtimi i Malit të Zi drejt Aleancës Atlantke ka nisur tashmë dhe pret vetëm ratifikimin nga vendet anëtare, pavarësisht se republika e vogël ballkanike ka një ushtri me vetëm 2 mijë ushtarë.
Deputetët rusë kanë sulmuar që në muajin qershor hyrjen e Malit të Zi në Aleancë: Kremlini e konsideron një lëvizje të radhës të perëndimorëve, në një zonë të influencës ruse. Investimet ruse në Mal të Zi kanë qenë 1.16 miliardë euro, që nga viti 2005. Jo vetëm kaq: afro 40% e pasurive të paluajtshme është në duart e sipërmarrësve dhe oligarkëve të Moskës. Çdo vit, 300 mijë rusë nuk kanë nevojë për vizë për të kaluar pushimet në brigjet e Malit të Zi.
“Suksesi i DPS-it është shumë i veçantë për orientimin euro-atlantik të Mali të Zi. Megjithë presionet e deritashme të nacionalistëve malazezë dhe serbë të paguar me para ruse, qytetarët e Mali të Zi nuk lejuan që edhe Mali i Zi të kthehet në vitet e 90-ta, të kthehet i tërë Mali i Zi”, thuhet në urimin e liderit të LDP-së, Çedomir Jovanoviq.
Ai ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare janë konfirmim se në Mal të Zi ka fituar solidariteti, kurse janë mposhtur “vikend terroristët” dhe nikoqirët e tyre të paguar.
Gjatë zgjedhjeve të Mal të Zi ishin arrestuar 20 shtetas serbë, të prirë nga ish komandanti i xhandarmerisë serbe, Bratisllav Dikiq, të cilët synonin terrorizimin e Malit të Zi dhe kidnapimin e kryeministrit Millo Gjukanoviq
No comments:
Post a Comment