Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/23

Bjen kushtrimi që ngjallë jetën e harruat Anton Çettën

Image result for nue oroshi


Nga Nue Oroshi

Harrimi i qëllimshëm nuk ka vend për pëndim të mëvonshëm e as për gjetjen e arsyeve banale se e kemi pasur shumë vështirë në kohërat që kemi qeverisur Kosovën. Një harrim i qëllimshëm është duke iu bërë profesorit Anton Çetta. Profesorit i cili në prag te qëndreses së madhe shqiptare 1998-99 e bëri pajtimin kombëtar në të gjitha trevat shqiptare. Madje kjo harresë e qëllimshme i lëshon poshtë të gjitha zërat që flasin e shkruajnë se koalicioni në mesë të dy partive të mëdha të Kosovës PDK-LDK, nuk po funksionon. Jo, jo ky koalicion po funksionon si ora sarkisuf e Erdoganit sepse po punon me një program të plotë të orjentimit lindor.

anton-qeta


Ka dy vjet që Instituti Albanologjik i Prishtinës në bashkpunim me familjen e atdhetarit Anton Çetta ka përgaditur një komplet më trembëdhjetë vepra që flitet e shkruhet për professor Anton Çettën por edhe veprave të shkruara nga professor Anton Çetta. Çdo libër i këtij vëllimi prej trembëdhjetë librash, përbehët prej 300 – 500 faqe që për fondin e Ministrisë së Arsimit, dorën në zemër është një projekt shumë i vogël. Por në këtë Ministri ndërrohen Ministrat njëri pas tjetrit, që nga Rame Buja e deri tek ky i sotshmi Arsim Bajrami vazhdon e njëjta këngë, premtime por asgjë konkrete. Madje në këto momente më kujtohet ajo kënga popullore se shkoj njani e erdh tjetri gjithë ma i zi i riu se sa i vjetri.

Pasi që kjo Ministri udhëhiqet nga PDK , e ka deri dikund një arsye se professor Anton Çetta ishte krahu i djathtë i presidentit Historik të Kosovës prof.dr.Ibrahim Rugova, dhe këtu mund të jetë ndonjë arsye se për çfarë ministri Arsim Bajrami e bllokon këtë projekt me vlera mjaftë të mëdha për ndriçimin e jetës dhe veprës të professor Anton Çetta . Por e njëjta valle luhet edhe në Ministrinë e Kulturës. Benjamini i LDK dhe ish asistenti i Sabri Hamitit, Kujtim Shala që tash është ministër i kulturës e vazhdon të njëjtën valle. Ai edhe përkundër premtimeve që iu bëri këshillit organizues që po punojnë në këtë drejtim për kompletimin e veprës së profesor Anton Çetta se do të ndihmon që me mjetet e Ministrisë së Kulturës të ndërtohet shtatorja e profesor Anton Çetta por edhe këto premtime i ka marrë era ashtu siç premtonte Kujtimi i gjorë edhe herave tjera.

Në gjithë këtë harresë nuk është pa faj edhe skulptori i cili e ka të gatshme shtatorën e Profesor Anton Çettës. Ai kërkon një shumë të lartë. Por kjo punë është lehtësisht e zgjidhshme për faktin se kemi edhe shumë skulptorë tjerë të talentuar të cilët të njëjtën punë mundën me krye për gjysmën e çmimit që kërkon skulptori i cili tash e ka të gatshëm shtatoren e profesor Anton Çetta.

Edhe këshilli organizativ për pajtimin e gjaqeve me në krye më Dr.don Lush Gjergjin, Mulla Xhevatin, Riza Krasniqin dhe Marjan Demaj kanë mbetur të hutuar dhe pa shtegdalje. Ata kanë pritur që dy ministritë përkatëse dhe të lartpëmendura do ta japin ndihmën e tyre që profesor Anton Çetta, jo të lartësohet se tash më ai është i lartësuar nga mbarë populli shqiptarë anë e kënd Trojeve Etnike Shqiptare.Por ky është obligim Institucional nga ana e Institucioneve të Kosovës, që ata të kryejnë punën e tyre, që atij t‘i ipet vendi i merituar, për kontributin e veçantë në shërbim të kombit shqiptarë. Ajo që më bie ndërmend në këto momente deri sa shkruajë këta rreshta është fakti se ku mbetën gjithë ata studentë të profesor Anton Çetta, e që sot janë në krye të institucioneve të Kosovës, ku mbetën të gjithë ata pajtimtarë që e shoqëruan profesor Anton Çettën dhe që sot kush më shumë e kush më pak janë në krye të institucioneve legjislative dhe egzekutive në Kosovë.

Profesor Anton Çetta botoi gjashtëmbëdhjetë libra me përmbledhje folklori nga të gjitha viset shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Nga viti 1968 profesor Anton Çetta ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1990, profesor Anton Çetta është zgjedhur kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit. “Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90. Me këtë akt atdhetarie profesor Anton Çetta kishte shpetuar nga vrasjet dhe hakmarrjet me mijera jetë. Dhe jo rastësisht rinia atdhetare i këndonte vargjet: ‘‘Bjen Kushtrimi që e ngjall jetën,prite prite Anton Çetën‘‘, por tash kjo këngë e ka marrë një kahje tjetër. Kosova po udhëhiqet nga forcat politike që fatkeqësisht flasin për perëndimin dhe punojnë me lindjen. Këto forca politike tash nuk janë të interesuar që të ndriçojnë kontributin kombëtar të profesor Antonit. Tashë në Kosovë ka ndryshuar kënga. Tash këndohet një këngë tjetër. E ajo është “Bjenë Kushtrimi që ngjallë jetën- e harruat Anton Çetten !”Unë në fund të këtij shkrimi do t‘iu them dy drejtusve të dy Ministrive të Kosovës turp iu qoftë.Ndërsa Atë Gjergj Fishta do të mallkonte edhe ma keq. Ai do t‘iu thoshte: “More të shkretë e more të mjerë, që iu ka marrë koka erë”.

GJERGJ FISHTA – ÁTË NË LETRAT SHQIPE

Ese nga VISAR ZHITI*


zhitifishta

Përpara emrit Gjergj Fishta gjithsesi na vjen për mbarë të shtojmë atë fjalëzën e shkurtër dhe parake “Átë”, se vërtet At Gjergj Fishta ka diçka të përhershme prej áti, jo vetëm në letërsinë shqipe, por në vetëdijën e shqiptarit. Ai është përcjellës i amaneteve, i kumteve që vërshojnë nga goja e kombit, nga buzët e plagëve të shekujve dhe u bë dhe vetë zë i madh, i ngritur në lartësitë e një epike madhështore, me fuqinë e Mujsit dhe të Halyllit (kupto: Muji dhe Halili), legjendë moderne ndërkohë, me rrënjë shkëmbi, plot dije dhe urti, me dhëmbje dhe dufe, dhe befas shndërrohet në lirik, me një romantizëm po aq dhe europian, me një gjuhë të begatë dhe onomatopeike dimrash e lumenjsh. Por Átë Gjergji ka dhe zëmërim perëndish, që nga dashuria e kthen atë në satir(ik), ndoshta është satiristi më i mirë në Ballkan i kohës së tij. Dhe pikërisht këtu, kur ai është qortues, sikur bëhet i pakohë, madje ngjan fare aktual, sikur sapo e shkroi një satirë të tij dhe kjo e bën të ndjehet i gjallë vazhdimisht.

Átë Gjergj Fishta është dhe veprimtar, patriot i flaktë, edhe nën pushtuesin, aspak bashkëpunëtor me të në dëm të vendit të tij, politikan i atdheut, deputet, akademik i kulturës italiane, duke e parë si kolonë të kulturës europiane. Ai ka qenë i propozuar dhe për çmimin “Nobel”.

At Gjergj Fishat është një fenomen në kuptimin metaforik, por dhe të zakonshëm, ai u bë shumë i njohur qysh në gjallje, deri dhe anekdodik. Kur dikush, p.sh, ka nisur të recitojë diçka prej tij, menjëherë të tjerë kanë ditur ta vazhdojnë, madje dukej sikur krijohej kori antik, ti thoshe një varg, tjetri vargun tjetër, kështu ka ndodhur me të, nëpër popull, në teatër, por dhe në autobuz, në pllaja, në kuvende burrash, por dhe në burg. Heshtja e dhunshme që e mbuloi gjatë diktaturës, e shoqëruar me denigrime e fyrje si askush, nuk e trandën monumentin e tij, ai, siç thoshin latinët, e sprovoi veten duke mposhtur jo dy vdekjet, por më shumë se aq. Vepra e At Gjergj Fishtës është qendresë dhe kushtrim lirie, dinjitet kombëtar dhe shkëmb. Pejsazhi më i fuqishëm i shpirtit shqiptar. Së bashku me pararendësin e tij Naim Frashëri, që ai e adhuronte, të dy së bashku ata sikur bëjnë dy kokat e shqiponjës në Flamurin tonë.

* * *

Sot, më 23 tetor, bëhen plot 140 vjet nga lindja e tij. Natyrisht kritika letrare, studiuesit, shkrimtarët dhe jo vetëm ata, personalitete të venditi e kanë thënë e do të thonë fjalën për të, gurra fishtiane nuk shterr, por për ta përkujtuar ne, kemi zgjedhur një veprim ndryshe, jo studim a vlerësime, por po pranojmë antologjinë e njërit prej lexuesve të tij më pasionantë, Zef Skanjeti, që vazhdimisht e hap Veprën e At Gjergj Fishtës, mrekullohet prej saj dhe dëshiron t’i japë lexuesit pjesë, që sipas tij, janë dhe aktuale, nga njëra anë për rëndësinë e kumtit e dritën udhërrëfyese dhe nga na tjetër si dukuri, pengesa, që duhen qëlluar me shigjetat e mprehta fishtiane.

Thjesht për të ndjerë se sa i madh është, pazgjidhshmëritsht me Shqipërinë dhe shqiptarët.



Përzgjedhje nga Zef Skanjeti për gazetën:

SHQYPNISË

(1909)

T’ falem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri!

I lum njimend jam un n’gji tand tue rrnue,

Tue gzue t’pamt tand, tue t’hjekë atë ajr t’kullue

Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri

Kje Lumi vetë, qi mue m’dergoi ksi hiri

Për nën qiell tande t’kthielltë un me u perftue.

Malet e hjedhta e t’blerta me shikjue,

Ku Shqypnija e Burrit s’dron se i qaset niri.

Ktu trima lejn gjithmonë, pse ti je nana

E armvet n’za, qi shndrisin duert e t’lumit,

Kah des për ty i rrebtë e trim si zana:

Eden n’Balkan ti je; ti prej t’Amshuemit.

GJUHA SHQYPE

Porsi kanga e zogut t’verës,

qi vallzon n’blerim të prillit;

porsi i ambli fllad i erës,

qi lmon gjijt e drandofillit;

porsi vala e bregut t’detit,

porsi gjama e rrfés zhgjetare,

porsi ushtima e nji tërmetit,

ngjashtu a gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po a e ambël fjala e saj,

porsi gjumi m’nji kërthi,

porsi drita plot uzdajë,

porsi gazi i pamashtri;

edhe ndihet tue kumbue;

porsi fleta e Kerubinit,

ka’i bien qiellvet tue flutrue

n’t’zjarrtat valle t’ameshimit.

……………………………………..

SHQIPNIA E LIRË

(1921)

Do t’valvitet m’Kaçanik

M’Kaçanik, po, do t’valvitet

Kuq e zi Flamuri i shqyptarvet,

Përse toka shqyp ku flitet,

Ajo vetë asht, q’i prej t’parvet

Trashigim na e kemi pasë:

Mbrendë i huej, jo ma s’do t’shklasë,

Posë atëherë kur vjen për mik.

Jo, jo: sot na ktu sundojmë;

Ktu s’hecë fjala e tjetër kuej;

Gjall Lirin’ na nuk e lshojmë

S’njohim mbret as krajl të huej.

Zoti n’qiell e na mbi tokë:

Me gjithkënd vllazen e shokë,

Por se i cili m’cak të vet.

DREDHA E DJALLIT

Tek satirat në “Anzat e Parnasit”, përveç tjerave nënvizojmë fuqinë profetike të mirfilltë si “Dredha e Djallit”, ku paralajmeron ardhjen e dreqit te kuq (komunizmit) ne Shqipëri qysh më 1908, pra 9 vjet perpara se ai te triumfonte në Rusi, më 1917 (Shënim nga Z. S.)

……………………………………

E shka t’lânë kta kater ujq,

Qi i kercnohen shoqi-shojt,

Thonë, do t’dalë nji dreq i kuq,

Qi pa dhimbë do t’i a njesë thojt.

Edhe m’duket se per né,

Mor’ Shqyptarë, ky djáll i zi

Sa mâ para ka me lé,

Pse na dreqnit kem’ kojshi…

Qe, pra, tash se per ç’arsye

Punë n’Shqypni s’jet pa u shperthye,

Due me thânë, pa u partallisun

Çdo pûnë mbarë qi t’jete nisun

E kjo nâmë, ase kjo rrfé,

Ka me ngjatun, thom, nder né

Dersá menden na t’a rrisim

E me dije mos t’a shndrisim;

Dredha e djallit, pse s’âsht tjeter

Si e kam kndue nder libra t’vjeter

Veç padija dhe krenija,

Qi shkojn njitë si trupi e hija.

MOMI

(1902 )

(MOMI – I biri i Nates e i Gjumit, vellai i marrisë, hy prozhmimesh)

…Kushdo fjalet nuk matë ku vrasin,

Ate e ndjeke perhere rreziku;

Pse shqyptaret nje fjale e flasin:

Ç’ ka t’ ban goja, s’ t’ ban anmiku…

…………………………………………….

M’ kambe kryekungujt prej si u vune,

Duel padija n’ krye te vendit;

Njerzt e kenun u poshtnuene,

Mbeten t’urtit jashte kuvendit.

Duel me faqe t’ bardhe tradhtari,

Shpirt e fis qe ka kuleten;

U ndeshkue pa dhimbe shqyptari,

Qi per fis jep gjane e jeten.

Shqypnise zani atehere i humbi,

T’ huejt mbi qafe i a vune thembren,

E e mbloj skami, terri e gjumi,

Djemte e vet ia lnuren zemren.

E shqyptaret, jo veç s’e nisen

Per keto pune perjashta Momin,

Por ma fort madje e konisen,

Msue gjithmone me nderue llomin…

KOHA E ARIT NE SHQYPNI

(1907)

…Sot ma shpejt nje thes me pleshta

Ti ban bashke se dy shqyptarë.

Sa jane fise permbi dhe

Me bashkim kta n’drite kane dale:

Ka çite dreqi pushke mbi ne

Mos me u ba dy vete m’nji fjale.

…Sepse ktu kujton seicili

Se ka mend edhe me shitun:

Thue se mendja e holle e kshilli

Vijne prej vedit n’krye t’u rritun.

JO, heu paça ! S’jane mendte fieri

Per me u rrite neper morriza:

S’a ba i dijshem kush pa hiri,

Ndeje peshtete e tu njehe miza…

NEN HAJAT TE PARRIZIT (1914)

(Duke u nisur veçanerisht nga kjo “bisede”, shënim Z.S.)

Skanderbegu : A thue ka gjase se Shqypnija ka me pase nje Mbret te vetin?

Djalli : Nji? Njiqind ti thuej! Ne Shqypni moj faqja e bardhe, hiqet zi me gjete se kush me ndigjue, ketu asht halli; pse per me urdhnue gjen sa te duesh; çdo çaush beledijet n’ Shqypni kishte me dashte me u ba Mbret, veç per mos me ndigjue…

Shen Pjetri : …Por per inat te djallit e te shqyptarve Zoti ka me e mbajte Shqypnine ne kambe me nder e me lumni…



Skanderbegu : Si jane pra shqyptaret e Shqypnija?

Djalli : Si jane?… Si i don anmiku…

PALOKE CUCA (Poeme (satirike, 1922)

Fragment

Ah, ju grekomanë – do stramastikë qelbsina,

Motit si sot, ju te pabesë gjithmonë,

Me bark n’ Tiranë e kryet kthellë te Athina,

Rrashten të fortë si rrumi nen kumbonë

Që, sikur orli lëshon permbi stervina,

U lshuet ju mbi financa t’Shtetit tonë

E llapazana t’sterholluem tuj kenë,

Krejt mendsh i muert muhamedanë e t’kshtenë*.

……

*- të katolikë

( Sqarim- me “grekomanë” nuk nënkuptohen ortodoksët.)

“KORRUPSIONI”

nga “Gomari i Babatasit”

Kush zhelan-kush sallahan,

Po yrysh lshue t’gjith m’pilaf,

Ta kanë qitë, po, Shqipnin n’grusht,

E toçë brryl mastikë e n’musht,

T’kanë ba zyret monopol

Ç’prej Koplikut m’Konispol,

Franka ar tue grrye me spol,

Do ministra-e Kryeministra,

Tjert prefekta-e nënprefekta,

Kta n’Botore ata n’Foshnjore,

Disa antarë-disa gjygjtarë:

Kush me da tokën e Shqipnisë…

Ju rrugaça e sallahana,

Vagabonda, shakllabana,

Rriqna t’ndyet, mikrobë të kqi,

Qi të mjerës moj Shqypni

Kthellë hi i keni në mushkni,

Pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

Po der kur, bre batakçi!

Bre coftina kalbë mbi dhe!

Der kur ju tu’ u tallë npër ne,

Do t’na qelbni fis e atdhe?…..

Per do “gazetare”



Edhe kshtu po qep e shkep,

Me nji shqipe per gazep

E si t’ishin ne kllapi,

Pa kqyre cak, pa mbajte hulli,

Pa pase shkrimi as kambe as krye,

N’ mereqep kartat kane zhye,

E t’ kane pjelle-me nder me thane-

Njata artikuj qe ty dhane

S’ t asht der sot me u vu me i kndue.

Se ata, besa – m’ndigjo mue-

Nuk i kane shkrimet zanat:

S’ jane per pendë, por jane per shat.

Jo, po, kshtu asht mor t’u ngjate jeta!

Per me shkrue zotni n’gazeta

Duhet shkruesi t’ jete ma parë

Njeri i ndershem e atdhetar,

T’ jete fisnik, zemer-bujar,

Jo intrigant e ngatrrestar

Edhe kenë mos t’ket hafije

Mandej duhet qe t’ kete dije-

Dije t’hàpt n’ekonomi,

N’histori e ne tregti,

N’politike e ne drejtsi;

Edhe t’dije shk’ asht shkolla e msimi

Shk’ asht lirija e qytetnimi,

T’ jete shqiptar ne shkrim e n’goje,

Fjala n’pende mos t’i ngurroje:

Mbare e mbare punte t’i kallzoje

Me t’ ngushtue me kndue perdhuni

Shka nder shtylla ai rresht vuni,

Tashti, pra nji sallahan,

Vagabond e shakllaban,

Njeri idiote e laraman,

Qe mendon se per taman

Te tane bote rri n’ “sahan”,

Çka mund t’ shkruej, po t’pyes une ty

Ky qi as byk nuk ka ne krye,

Jo ma tru?…

Lahuta e Malësisë

Fragmente

(Tek Epika shohim te skalitura si postulate pjese te historise se vertete te Shqiperise, te miqve e te armiqve te saj) Shënim i Z.S.)

Por kush tha Zot’ Harushes s’Verit *

N’dorë tande a mbarë Europa

Dert mos ki per t’drejta t’njerit

Si t’duesh ndaje copa-copa?

Cili zot tha shkjaut: Merr drapnin

korr ku s’mbolle, mbjell n’arë t’hueja

Der ku t’duesh ti mate hapin

Shqiptaria asht n’duer tueja?

……………………………………..

Bini Toskë ju n’pikë të vrapit

mos tu ndalin mal as zall

Naim Frashëri i ra Qitapit

Mos me e lshue Shqipninë për të gjallë

Ju prej Dibret, prej Bishkashit

Çohi djelm si shqipe t’lehta

Ka gjimon asht topi i Knjazit

Për Shipni t’mos u dhimet jeta.

Ma mirë dekë nën dhe me u kja

Se me marre gjallë mbi dhe

Për dhe t’vet kush dekë ka ra

Ai s’ka vdekun, por ka le.

*- Rusia

* * *

(Një ligjerim në gojën e Marash Ucit tek Lahuta… mund te cilesohet si amanet i Fishtes per brezat, nje “shkolle” e vertete edukimi, pse jo edhe per sot… Shënim i Z.S.)

Amanet un ‘jam t’u lanë,

Me ruejtë gjanë, me kqyrun sta’n,

Armet e mbushme mos me i dhanë,

Me shokë tuej kurr mos m’u xanë

Mos m’u xanë, as mos m’u nga

Pse n’ditë t’ngushtë këta u gjinden vlla

Si me pushkë ashtu me uha.

T’huejn me fjalë mos t’ a poshtnoni;

Bukën para, por t’ia shtroni

N’Shqiptari si a kenë zakoni

………………………………………

Edhe n’mend kinje nji fjalë:

Zemres s’frytë me i lanun dalë;

Fjalët për pajë kurr mos me i ndalë,

Ujit turbullt mos me i ra,

Mos me i dalun n’va t’pa va;

Me iu ruejtun shakës tërbueme,

Me iu ruejt , po, grues së lshueme;

Vendin tuej me dashtë përore,

Me ruejt besë, mos me çartë ndore.

* * *

Per deshmoret ne Letersine Shqipe zor se gjendet ndonje poezi me e bukur e dinjitoze. Po tek Lahuta, tek kanga Ndermjetesia, nje perlë e veçante per harmonine fetare te vertete ne Shqiperi. (Shënim i Z.S.)

…O ata t’lumtë qi dhanë jetën,

O ata t’lumtë, qi shkrinë vehten,

………………………………………..

derdhen gjakun tue luftue,

porsi t’Parët u pa’n punue!

Lehtë u kjoft mbi vorr ledina,

but u kjofshin moti e stina,

ak’lli, bora e serotina:

E der t’kndojnë në mal ndo i Zanë,

e der t’ketë n’det ujë e ranë,

der’ sa t’shndrisin diell e hanë,

ata kurr mos u harrojshin,

n’kangë e n’valle, por u kndojshin.

E njaj gjak qi kanë dikue,

ban, o Zot, qi t’jesë tue vlue

për m’ia nxe zemrën Shqiptarit,

për kah vendi e gjuha e t’Parit!



NË VEND TË EPILOGUT:

poezi kushtuar Fishtës



TRI “LULE” NË VARRIN E POETIT

ATIJ QË MË PASUROI



Jo të gjithëve,

Po atyre që mund ta besojnë,

Po u them një të vertetë:

Po të mos kisha lexuar Fishtën,

ndjenjen e atdhedashurisë

do ta kisha më të zbehtë.



ARMIKU I ANTISHQIPTARËVE



Ca pseudoshqiptarë

E quajtën Fishtën shovinist, reaksionar,

Armik i sërbëve, malazezëve, grekëve, bullgarëve,

Po në të vertetë,

Ai ishte armik vetëm i antishqiptarëve.



NËNA E POETIT



A doni t’ia dini emrin

Asaj Gruaje të madhe që lindi Poetin?

Kush ka dëshirë ta mësojë

T’i lexojë poezitë e tij

Dhe menjëherë do të bindet se ajo quhet: SHQIPNI.



Zef Skanjeti



SHKODËR, (RI)VARRIMI I GJERGJ FISHTËS



(nga libri “Thesaret e frikës”)



N’varrin e shembun dhe t’harruem u gjetën

copra kocash, mbetun nga mëkati i pakalbun.

Çka mund t’bahet me to, o At’, veçse skeleti i dorës,

që mbi dhė ka shkrue eposin e vdekun të t’gjallëve

e nan dhė eposin e gjallë të t’vdekunve? Baj kryq

dhe dora m’zhvishet, bien mishi, m’bahet skelet

si dora jote e kombit. E mbushim me zanin tand si

shpatën me millin. Se e gdhendëm drunin e fatit tonë.

Ranë bujashka fjalësh n’varrin që s’do të vdesi ma.

Shkruar në 140 vjetorin e lindjes së poetit Gjergj Fishta

Gjiganti At Gjergj Fishta dhe liliputët që vërsulen kundër tij

Nga Islam Spahiu, Ish i dënuar politik



gjergjfishtaa

                        Në foto : At Gjergj Fishta

Duke shfletuar shtypin e ditës, hasa disa artikuj ku trajtohej figura e At Gjergj Fishtës. Këtë nismë e paskan marrë ca enveristë të njohur – sidomos njëri syresh – duke hapur kështu një debat, të thuash publik. Duke e ndjerë veten te pa-parapërgatitur (për arsye subjektive) nuk desha t’i hyj kësaj “valleje”. Mirëpo, tek shihja portretin e Poetit tonë kombëtar, të paraqitur në gazeta si objekt sulmi, m’u ngacmuan kujtimet e fëmijërisë për të cilat Dostojevski ka thënë që, mjafton një nga ato, kur është i shenjtë, e vlen më shumë se edukata e një jete të tërë. Kështu është vërtet, veç para se të parashtroj mendimin tim për këtë çështje, do të desha të tregoj ca prej tyre. Pata dëgjuar fjalimin që mbajti Enver Hoxha nga ballkoni i bashkisë, para sheshit “Skënderbej”; ishte viti 1946, në “kulmin” e “miqësisë” së tij me Titon.

Image result for enver hoxha dhe tito 


Lexoni : http://floripress.blogspot.com/2011/08/pro-et-contra-falsifikoi-enver-hoxha.html


Duke dashur të shfaqë gjoja “dashurinë” e popullit tonë për Jugosllavinë e Mareshalit Tito, e deklaroi me zë shumë të lartë: “Ndjenjat e Fishtës nuk janë ato të popullit shqiptar!” Isha në moshën 16 vjeçare, e thashë me vete: Si gënjen pa skrupul ky njeri. E kujtimi më ktheu disa vite mbrapa, kur vazhdoja shkollën fillore në fshatin e lindjes, me mësues tim-atë. Qe koha e mbretit Zog. Në atë shkollë këndoheshin këngë të poezive të Fishtës, e ne të vegjlit rrëqetheshim duke kënduar:

Edhe hana do ta dije,

edhe djelli do t’ket pá

se përqark ksaj rrokullie

si Shqypnija i’ vend nuk ka!

E po në atê kohë, nëpër darsmat e malësorëve këndoheshin këngë trimërie e kreshnike. Nuk isha më shumë se 8 vjeç. Në një rast të tillë hyra te dhoma e burrave e dëgjova dy rapsodë që po këndonin këngën e Oso Kukës. Ata si analfabetë që ishin, nuk e dinin që atë këngë e kish shkruar një frat shkodran. Por ashtu siç ishin, me qeleshet e mbështjellat me shami, e musteqet “vesh e m’vesh” dukeshin vetë legjendarë tue vikatë:

Ke bje dielli e ke merr hana

Oso Kukë nuk ban ma nana

As n’beglerë e as n’kapidana!

– Kur këndohej kënga, “dhoma e miqve” ishte mbushur plot me burra malësorë, të ulur këmbëkryq, të heshtur ndërsa pinin duhan. Atmosfera e dhomës e mbushur me tym të turbullt, të reflektuar nga kandilët apo zjarri i oxhakut, krijonte një fantazmagori: të gjithë tashmë ishin në ekstazë; një solemnitet dehës. Kur e kujtoj këtë skenë shpeshherë mendoj: sa i ulët apo i cekët duhet të jetë ai njeri që edhe sot mendon si Enver Hoxha dikur. E shumë vite më vonë, pasi mbarova Liceun Artistik, (ku për pak më përjashtuan nga shkolla), sepse si adoleshent me temperament sanguin nuk pata kujdes, por, i ekzaltuar, u recitoja shokëve poezitë e Fishtës, ato që sot e kësaj dite i di përmendësh. Pasi m’u anulua bursa për studime jashtë shtetit nisi kalvari: u internova e pastaj u arrestova dhe u dënova për akuzën “agjitacion dhe propagandë” që tashmë ish bërë e zakonshme nën diktaturë (ky nen nuk ka ekzistuar në asnjë vend tjetër të botës komuniste). Një ndër çështjet që ishin radhitur në proçesin gjyqësor, ishte admirimi im për At Gjergj Fishtën. Kur prokurori më pyeti: “Ç’ne ti në këtë moshë, ku ke rënë në kontakt me veprat e atij, për të cilin shoku Enver ka thënë ‘Rroi e vdiq si akademik i fashizmit’?”. E këtu po tregoj pa u mburrur si u përgjigja: “Së pari ai ka qenë anëtar i Akademisë Mbretërore të Italisë e jo i një partie. Unë e kam çmuar si nder këtë edhe për popullin shqiptar, kur kemi parasysh që Italia është një shtet europian. Edhe pas kapitullimit të fashizmit, pra edhe pas luftës, Akademia në fjalë ekziston dhe emri i At Fishtës qëndron aty. Pastaj, përsa i përket se si “rashë në kontakt me veprën e Fishtës” u përgjigja kështu: Kur unë vazhdoja shkollën fillore, ishte koha e regjimit të mbretit Zog I-rë, dhe Fishta në atë kohë ishte shpallur Poet Kombëtar. Në librat e këndimit ishin poezitë e Fishtës të cilat ishin muzikuar dhe ne i këndonim me emocion, si psh:

“Edhe flamuri i Shqypnisë

Si flak mnije e Perëndisë

Do t’valvitet m’Kaçanik

M’Kaçanik po do t’valvitet

Kuqezi flamuri i shqyptarve

Përse toka shqyp ku flitet

Ajo vetë asht, qi prej t’parvet

Trashigim na e kemi pasë:

Mbrend i huej, jo, ma s’do t’shklasë,

Posë atëherë, kur vjen për mik.”

Këto vargje nuk i citova në gjyq se nuk të linin po i kisha ndërmend kur iu përgjigja prokurorit se ç‘ish arsyeja që isha i prirur ndaj vargjeve fishtjane. E mbaj mend mirë përgjigjen që dhashë, fare sinqerisht: Ato poezi më kanë ushqyer atdhedashurinë bashkë me qumështin e nënës. Çuditërisht trupi gjykues heshti dhe nuk bëri asnjë vërejtje për këtë. Nuk e kapa menjëherë këtë, veç më vonë e kuptova se pohimin tim e vlerësuan nga ana teknike. Ishte pranimi i akuzës dhe nuk pengonte procesin.

Besoj rrëfimi i mësipërm mjafton si premisë. Më poshtë po mundohem të ballafaqohem me enveristët e ditëve tona. Nuk besoj ta kem të vështirë sepse kam aleat figurën e një titani; kundërshtarët janë shumë të vegjël.

Në gazetën DITA të datës 14 gusht 2016, lexova me shumë interes artikullin e Hasan Ulqinit me titullin Faiku që nuk njohim. Dhe më vonë, po në këtë gazetë lexova po mbi këtë temë, artikujt që m’u dukën akoma më interesantë, të Fitim Çaushit, e që janë: 1. Faik Konica miti i një matrapazi – 2. Faik Konica, luftë Luftës se Vlorës – 3. Faiku: Zuzarët nga Frashëri! – 4. Konica me Esadin kundër qeverisë së Vlorës – 5. Faiku spektakël lajkash me Zogun. – Pasi i lexova këto analiza mbi këtë personalitet prestigjioz të letrave shqipe, mbeta sa i impresionuar aq i habitur nga këto hollësira që nuk i dija. Nga ana tjetër, më erdhi mirë që u demaskua një figurë të cilën, për arsyet që dihen, lobi grek po përpiqet ta përdorë këto kohët e fundit për të errësuar imazhin e Nolit tonë të madh.

Para ca kohësh kur më ra në dorë libri voluminoz Fan Noli i Nasho Jorgaqit, m’u dha rasti t’i shtrëngoj dorën dhe ta përgëzoj sinqerisht autorin; por pak më vonë, çuditërisht po e shihja që ky në media po e lavdëronte me superlativë Faik Konicën, më parë mik pastaj kundërshtar i Nolit, do të thosha si Niçe me Vagnerin. Prapë m’u dha rasti dhe e pyeta Jorgaqin për këtë gjë. Ai më shpjegoi me këndvështrimin e tij. E quante Faikun gjeni (!!!). –Se si mund të jetë gjeni një që nuk ka asnjë vepër, këtë vetëm ai e di. – Sigurisht këtu kisha të bëja me një zhgënjim nga ana e ime, dhe m’u kujtua epigrami i njohur i Nolit:

“Dhe Faiku faqe ndërron

Die shante sot lavdëron

Fryn bulçitë e trumbeton

Që katrani zbardhëllon”.

Epo, të tillë janë ata që ndërrojnë fytyrën. Por këtu na vjen rasti më i çuditshëm akoma: Fitim Çaushi paska nisur një fushatë tjetër fatkeqe: kësaj radhe e paska me gjigantin e letrave shqipe, Patër Gjergj Fishtën. Por edhe kjo mund të kishte një kuptim nëse nuk do të ishte absurdi që ky qenka mik i Jorgaqit me të cilin bie në kundërshtim përsa i përket Konicës. Atëherë: si është e mundur? Çdo gjë mund të jetë kjo përveç ndershmërisë. Këtu kemi të bëjmë me liliputë që i kundërvihen një gjiganti. Arsyet janë të shumta, na mjaftojnë këto që po parashtrojmë më poshtë:

Fitim Çaushi, sulmin kundër Fishtës e fillon ndaj një Gurakuqi të rremë për të cilin nuk dua të flas gjersa ky me deklaratat e tij rezulton të jetë një militant i PD, dhe çështjen në fjalë e banalizon me sloganet Edi Rama dhe Blloku i tij i aventurierëve kanabistë. U çudita kur mësova që ky zotëri na qenka profesor universiteti ndërsa jetoka me mentalitetin e një vulgari. Mjafton ky fakt, me të cilin do t’i jepja të drejtë Fitimit, por ai, duke e çuar më tej analizën, siç duket nuk bën më dallim nga Gurakuqët e rremë, me ata të vërtetët, por “rrëshqet përpjetë” duke i atribuar Luigj Gurakuqit historik, ide e veprime që nuk kanë qenë kurrë të natyrës së tij. Autori i artikullit në fjalë shkruan: “Po t’ishte gjallë Luigj Gurakuqi në vitin 1940, të parin që do të godiste, do t’ishte Gjergj Fishta, sikundër goditi Faik Konicën me shkop kokës në Vlorë, kur tentoi ta shkëpuste nga Ismail Qemali për ta lidhur me Esat Pashën”. Mirëpo, këtë lajthitje e hedh poshtë Gurakuqi i pavdekshëm me kushtimin monumental të veprës së tij «Vargënimi në gjuhë Shqype» :

Fort të ndritshmit Zot

AT GJERGJ FISHTA

Qi me vepra të larta e të shkëlqyeshme

I fitoi nderë e famë të pasosme

Zanave shqyptare

Në shej çmimit e bindjet

Ket punë të vogël

Auktori i përvûjtun

Kushton

Do të mjaftonte ky kushtim për të kuptuar se kush ishte Patër Gjergji dhe kush ishte miku i tij, “vigani liberator” siç e pat quajtur Noli, Luigj Gurakuqin. Por, jemi të shtrënguar t’i përgjigjemi fushatës propagandistike të komunistëve të sotëm që, çuditërisht, si asnjëherë tjetër kanë ndërmarrë këto kohët e fundit kundër vlerave më të mëdha të patriotizmit tonë kombëtar. Fitim Çaushi, çuditërisht e pranon që Gjergj Fishta njihej si kundërshtar i vendosur i Italisë, – por pastaj aty për aty rrëshqet: – por pas, 7 Prillit u mbulua me nder e shpërblime nga italianët, çka ndërroi qëndrimin dhe filloi bashkëpunimin me italianët. – Këtu kemi të bëjmë me një pohim të vërtetë në fillim i cili ndiqet me sajime e thashetheme nga më grotesket. Alergjia instinktive e një komunisti të indoktrinuar gjer në palcë, përpiqet me çdo kusht të eliminojë kundërshtarin në mënyrën më trashanike duke u bërë qesharak. Jo vetëm kaq, i verbuar nga urrejtja luan rolin e injorantit duke u bërë edhe cinik. I themi këto me këtë logjikë: Fishta pra, paska qenë i njohur si kundërshtar i Italisë; por këtu do të ndalemi dhe ta shqyrtojmë këtë dukuri. Kur themi për dikë apo për diçka që njihet, këtu nuk kemi të bëjmë me një thënie “kalimthi” apo me ndonjë individ të rëndomtë, por me një opinion publik, me një shoqëri të tërë. E këtu nuk ka kotësi. Ndërsa ajo që përcjell artikullshkruesi, pas 7 prillit 1939 kur qenka mbuluar me ndere e shpërblime nga italianët, e çka ndërroi qëndrimin e filloi bashkëpunimin me italianët, është pa asnjë bazë dhe vërtetohet lehtësisht e kundërta. Pas pushtimit (7 prill 1939) Fishta nuk është parë në publik. Por ka një fakt tjetër që e shemb përtokë kështjellën prej kartoni qe ngre komunisti enverist: në librin e shkrimtarit të njohur Injac Zamputi, “Fishta – koha, njeriu, vepra” lexojmë: “Akademik i Italisë (Fishta) duke qenë në konferencën që mbajti në kinemanë “Rozafa” për s’di se çfarë rasti përkujtimor – në fundin e jetës së tij, – e solli fjalën te paralelizmi i pushtimit fashist me pushtimin romak të lashtësisë. Dhe pati guximin të fliste për rezistencën që hasën romakët ndër fiset dhe mbretëritë ilire, deri tek kryengritja e kryesuar prej Batos. “Të gjitha këto – përfundoi ai – ndodhën sepse Ilirët e panë menjëherë se trupat romake po sillnin robërinë në vend të lirisë të cilën mburreshin se po ia sillnin botës bashkë me drejtësinë romake”. Aluzioni ishte i qartë. Nuk plasi skandali, por në fytyrat e të gjithëve lexohej habia e madhe për këtë guxim. Ç’rrjedhime do të kishte pasur nuk e dij, sepse në fund të atij viti Fishta vdiq.”

Atëherë, kështu e mbylli jetën ky njeri i madh dhe nuk u la kohë anatemuesve, “flirteve” ala-jorgaq, për të vazhduar lojën djallëzore. Mund të mohosh me fjalë edhe një realitet, por kur është fjala për pavdekësinë kushdo që i kundërvihet dështon. Jean Paul Sartre ka thënë “Ne jemi veprat tona”, e nëse është kështu, vepra universale e Fishtës nuk vdes për sa kohë flitet gjuha, bilbil i së cilës pat qenë ai vetë. Me atë vepër ai, si Horaci i lashtësisë, i ngriti monument vetes, një monument të atillë për të cilin poeti i madh latin pat shkruar: “Kam ngritur një përmendore më të qëndrueshme se tunxhi e më të lartë se piramidat e pamatura mbretërore; këtë përmendore, as shiu rrënues, as Akuiloni i tërbuar, as vargu i pambarim i vjetëve, as rryma e kohëve s’do të mund ta dërrmonin”. Kështu e ka dhe Fishta ynë i madh, të gjitha këto dukuri që përmend Horaci nuk kanë për ta rrëzuar monumentin e tij, e lëre më pastaj orvatjet e liliputëve, as mund t’i afrohen lartësisë së tij.

Tiranë, tetor 2016

E kaluara dhe dënimin e krimeve nga e kaluara

Mesila Doda: PDIU nuk është një parti vetëm për Çështjen Çame, por një parti në shërbim të shqiptarëve. Ne jemi pro ndarjes së këtij vendi nga e kaluara
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, duke folur gjate nje mbledhje te forumit te grave te Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet, ne hotel Tirana./r/n/r/nLawmaker, Mesila Doda, speaks during a meeting of the Women's Forum of the Party for Justice, Integration and Unity, in Tirana hotel.

Në fjalën  e tij para elektoratit,Shpetim Idrizi përshëndeti vendimin për anëtarësimin e Kosovës në UEFA, por theksoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë dy shtete, por një kombëtare dhe një Komb.
pdiu
“Morëm një sihariq shumë të mirë për anëtarësimin e Kosovës në UEFA. Padyshim që ky është një lajm shumë i mirë, sepse edhe një herë tjetër, nëpërmjet kësaj njohje, Kosova është dhe do të bëhet një shtet i pavarur, tashmë i njohur nga gjithë organizmat ndërkombëtare. Por unë besoj e mendoj se ne duhet të jemi dy shtete me një Kombëtare dhe një Komb siç jemi”,  u shpreh Idrizi.

Kreu i PDIU-së theksoi gjithashtu se mbështetja e elektoratit është detyrimi kryesor për PDIU duke sqaruar edhe raportet me mazhorancën në koalcionin qeveritar.
“Padyshim që ne do dimë që të bëjmë presionin tonë dhe kush ka bërë marrëveshje me ne, asaj marrëveshje do t’i shkojë deri në fund, sepse ndryshe PDIU-në, nuk do ta ketë më me vete. Votat tuaja, mbështetja juaj, janë obligim për ne. E në qoftë se këtu ka dikush që mendon se ne nuk do të bëjmë pesion që marrëveshja të zbatohet jo vetëm në Fier, por në të gjithë Shqipërinë, e ka gabim”,  tha Shpëtim Idrizi në fjalën e tij.

Shpëtim Idrizi
Ndërsa deputetja Mesila Doda tha se PDIU nuk është një parti vetëm për Çështjen Çame, por një parti në shërbim të shqiptarëve.
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, duke folur gjate nje mbledhje te forumit te grave te Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet, ne hotel Tirana./r/n/r/nLawmaker, Mesila Doda, speaks during a meeting of the Women's Forum of the Party for Justice, Integration and Unity, in Tirana hotel.
“Së bashku do të kemi mundësi t’i japim jetë një lëvizje te re politike, sepse kjo është arsyeja që na ka mbledhur të gjithë bashkë. Askush nga ne nuk mund të përjashtojë dot krijimin e një fuqie të re politike, e cila shkon përtej skemave të së sotmes dhe të së djeshmes. Askush prej nesh nuk mundet të na mbërthejë dhe të themi, ne do jemi vetëm për një arsye, do jemi vetëm për një çështje. Jo! Ne jemi në shërbim të njerëzve, ne jemi në shërbim të shqiptarëve, ne jemi në shërbim të Çështjes Çame, ne jemi në shërbim të kauzës kombëtare, ne jemi pro ndarjes së këtij vendi nga e kaluara”, – tha para anëtarëve në qytetin e Fierit Mesila Doda.  Ligjvënësja e PDIU-së, risolli në vëmendje  edhe nismat që kanë ndërmarrë deputetët e kësaj partie duke theksuar se PDIU është e angazhuar të ndajë Shqipërinë nga e kaluara e saj e errët.

pdiu
“Sot ne themi kemi sjellë në Parlamentin e Shqipërisë, ligjin për hapjen e dosjeve, ligjin për ndarjen nga e kaluara dhe dënimin e krimeve nga e kaluara, kemi sjellë ligjin për dekomunistizimin, ligjin për lustracionin, kemi sjellë ligjin për heqjen e dekoratave. Këto bëjnë deputetët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Kjo është e djathta moderne, kjo është e djathta e cila nuk ka asnjë paragjykim përpara vetes, kjo është mënyra e re për të bërë politikë dhe ne nuk do të jemi në asnjë mënyrë, as të frustruar, as të kompleksuar nga ato që kërkojmë”, theksoi Doda.

Shpëtim Idrizi: Kush e izolon Çështjen Çame vetëm tek çamët synon dështimin e saj

Kryetari i PDIU, Shpetim Idrizi, duke folur gjate Keshillit Kombetar te Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, ku deklaroi se forca politike qe ai perfaqeson do te kerkoje ngritjen e nje komisioni te posacem parlamentar per te zbardhur ngjarjen e qershorit 1944 ne krahinen e Camerise, si dhe regjistrimin e te zhdukurve e te vrareve gjate gjenocidit grek./r/n/r/nLeader of PDIU, Shpetim Idrizi, speaks during the National Council of the Party for Justice, Integration and Unity.

Kryetari i PDIU, Shpetim Idrizi, duke folur gjate Keshillit Kombetar te Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, ku deklaroi se forca politike qe ai perfaqeson do te kerkoje ngritjen e nje komisioni te posacem parlamentar per te zbardhur ngjarjen e qershorit 1944 ne krahinen e Camerise, si dhe regjistrimin e te zhdukurve e te vrareve gjate gjenocidit grek./r/n/r/nLeader of PDIU, Shpetim Idrizi, speaks during the National Council of the Party for Justice, Integration and Unity.
Është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Kreu i kësaj partie është shprehur se ministri i jashtëm Nikos Kotzias ngjante me Enver Hoxhën, kur thoshte se Sazani është hekur dhe beton.

Ai ka shtuar se elementët politikë brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët synojnë izolimin e Çështjes Çame vetëm tek çamët, synojnë dështimin e zgjidhjes së saj.

Sipas tij Çështja Çame është Çështje Kombëtare.

image-0-02-05-45217f47ac1b7fc4157829e24c05e8fea8686e8c7908b6d398b551572409e639-v

Më poshtë fjala e plotë e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi.



Të dashur motra dhe vëllezër,

Takohemi në Këshillin Kombëtar pas një Kongresi tejet të sukseshëm dhe kapilar, ndërsa sot na duhet të plotësojmë edhe më shumë piramidën e partisë, por dhe të gjitha strukturat tona për t’u bërë gati për një vit elektoral që do të trokasë pas pak për të gjithë ne.

Qysh nga Kongresi i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet duket sikur ka kaluar shumë kohë, sepse në fakt kanë rrjedhur si ujë ngjarjet e rëndësishme, në të cilat PDIU është gjetur në qendër të tyre. Kjo rrëfen më së miri forcën në rritje të kësaj partie, e cila shpesh e kthen atë shumë të kërkuar në skenën politike si për të prodhuar politikë stabile, por edhe për ta sulmuar, zvogëluar, intimiduar. Pak më poshtë do të ndalem me dëshirë edhe në këto zhvillime, por një gjë mund ta them me plot gojën qysh tani.

Nuk na cekin dot me sulmet e tyre, as na zvogëlojnë dhe as na intimidojnë, sepse në asnjë hap të udhës sonë nuk kemi tradhëtuar as edhe një nga parimet tona, në të cilat besojmë të patundur.

PDIU nuk dyshon tek Çështja Kombëtare dhe bashkimi i trojeve shqiptare.

PDIU nuk dyshon tek rruga paqësore e zgjidhjeve të çështjeve të mprehta me fqinjët dhe këdo.

PDIU nuk dyshon se duhet të hapen dosjet dhe të dënohen krimet e komunizmit.

PDIU nuk dyshon tek fuqia e pronës private dhe gjetja e rrugëve që ajo të shkojë tek i zoti.

PDIU nuk dyshon tek tregu i lirë dhe konkurenca e ndershme.

PDIU nuk dyshon tek nevoja e një shteti të vogël dhe taksave të ulëta.

PDIU nuk dyshon tek familja shqiptare dhe konservimi i saj, ashtu si na e kanë lënë të parët tanë qysh në lashtësi.

Duke qenë kaq të bindur në shtyllat tona bazë, rreth së cilave është ngritur kjo forcë politike, sido që të jenë ziliqarët apo sponsorët e sulmit, ne kemi rrugën tonë dhe ecim në të pa frikë.

Të dashur miq,

Sa herë kam ardhur në këtë foltore një pjesë të mirë të fjalës sime e kam patur për Çështjen Çame. Kjo çështje është guri i themelit të ekzistencës sonë politike, ndaj vëmendja jonë ndaj saj është krejt e veçantë.

Përherë ju kam raportuar, madje me hollësi rreth zhvillimeve për ndërkombëtarizimin e kësaj çështje, përpjekjet tona si parti politike apo edhe të Shoqatës “Çamëria” për të gjetur aleatët e duhur si brenda, ashtu edhe jashtë vendit për të kryer presionin e duhur, në mënyrë që gjejmë zgjidhjet sa më të shkurtra të kësaj tragjedia 70 e kusur vjeçare.

Por, sot nuk e kam të nevojshme të raportoj, sepse jo vetëm ju që jeni këtu të pranishëm, por të gjithë shqiptarët kanë mësuar në lidhje me zhvillimet e gëzueshme në këndvështrimin e zgjidhjes së Çështjes Çame.

Tashmë, Çështja Çame ka hyrë në agjendën e Brukselit dhe është shtruar për zgjidhje. Komisioneri Johanes Hahn e tha qartë dhe shkoqur që Çështja Çame është një çështje e të drejtave të njeriut dhe i takon Greqisë dhe Shqipërisë të ulen në tryezë për të gjetur zgjidhjet e duhura.

Pa dyshim që ky është një nga zhvillimet kulmore të ndërkombëtarizimit të Çështjes Çame dhe falë një aktiviteti të lavdërueshëm dhe të palodhur të aktivistëve, politikanëve të Çështjes Çame, por edhe të diplomacisë shqiptare, sot kemi mbërritur këtu në një majë që ndoshta nuk na shkonte as ndër mend, kur realizuam kongresin e partisë pak muaj më parë.

E gjej me vend që nga kjo foltore të falenderoj Komisionerin Hahn, stafin e tij profesional, i cili kaloi mbi paragjykimin dhe krahinizmin që ishte raportuar deri më sot Çështja Çame, duke e përfshirë atë hapur dhe qartë në agjendën e bisedimeve Athinë-Tiranë, krahas problemit të shelfit territorial dhe sinoreve detare.

Si shqiptar i Çamërisë vlerësoj pa masë këtë ngjarje dhe jam i lumtur që jam bashkëkohës i këtij zhvillimi gjeopolitik që përcakton jo vetëm fatet e shqiptarëve, por edhe ato të rajonit.

Si kryetar i PDIU-së dëshiroj të falenderoj nga zemra ministrin Ditmir Bushati për punën e madhe që ka bërë, por edhe për qëndrimin e tij të pathyeshëm ndaj kundërshtive që ka hasur si në Athinë, por edhe në Tiranë nga shumë elementë politikë dhe mediatikë.

Padyshim dëshiroj të falenderoj të gjithë ato zëra të politikës si të opozitës, si të shumicës në pushtet, komentatorë të shtypit dhe gazetarë, të cilët pa drojë, si partiotë të vërtetë janë vendosur në ballë të Çështjes Çame, megjithëse nuk janë pjesë e formacionit tonë politik.

Ata si shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë kuptuar se Çështja Çame nuk është pronë e një krahine të vetme, e Çamërisë sonë, por e të gjithë shqiptarëve.

Zonja dhe zotërinj,

Dëshira e madhe për ta kufizuar Çështjen Çame si problem vetëm i një krahine dhe i një grushti njerëzish që vjen prej saj, është një tezë dinake që na çon në dështimin e çështjes. Madje, unë kam bindjen e plotë që kufizimi i Çështjes Çame, vetëm tek çamët sponsorizohet nga ata që thonë se Çështja Çame nuk ekziston, është e paqenë.

Jo Çështja Çame ekziston, por që të jetë e këtillë dhe megjithë forcën e saj është një çështje shqiptare dhe për pasojë i përket gjithë Kombit dhe jo vetëm PDIU-së apo Shoqatës “Çamëria”.

Nuk mund të zgjidhet Çështja Çame, nëse në politikë do e perceptojnë vetëm të PDIU-së, por ajo e gjen zgjidhjen e vrullshme, kur është në agjendën kryesore të politikës qeveritare dhe opozitare.

Nuk është çam Ditmir Bushati, por është një ministër që po zbaton një nga pikat e programit të qeverisë, ku është e shënuar Çështja Çame.

Edhe deputetët shqiptarë nuk kanë nevojë të ngrenë Çështjen Çame, vetëm nëse i përkasin partisë sonë, sepse janë të detyruar nga Rezoluta Çame ta ngrenë këtë çështje kudo që u jepet mundësia. Këto rezoluta në Kuvend nuk janë letra bakalli, por kanë fuqi detyruese për ligjvënësit, në të gjitha nivelet që ata mund të jenë në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo është arsyeja që ne, deputetët e PDIU-së kemi kërkuar me forcë në Kuvend që Çështja Çame as mos të zbehet, as mos të fshihet mes rreshtave, por të thuhet jetë atje në qendër të bisedimeve dypalëshe të të gjitha niveleve, ashtu si rekomandon edhe Komisioneri Hahn.

Pra, nuk e kërkon këtë detyrim Shpëtim Idrizi nga Margëlliçi, por Johanes Hahn nga Brukseli.

Natyrisht, tani që jemi më shumë të ekspozuar ndaj Çështjes Çame, edhe dashakeqësia është më e madhe, por edhe nevoja për të njohur dhe ditur më shumë është më e madhe.

Kjo është arsyeja që unë gjatë gjithë kësaj kohe i jam drejtuar jo vetëm politikanëve, por mendimtarëve të shqiptarisë që të punojnë për njohjen në thelb të historisë, dokeve, kulturës së Çamërisë. Kjo është arsyeja që ne kemi nevojë për punën historianëve, arkeologëve, folkloristëve, shkrimtarëve, poetëve, etnografëve që të zbulojnë këtë mrekulli që në mënyrë tragjike janë munduar ta vrasin, këtë mrekulli që quhet “Çamëri”.

Një rol të pazëvendësueshëm në zgjidhjen e kësaj tragjedie të Kombit shqiptar kanë shqiptarët e Kosovës dhe Diaspora, të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë.

Edhe një bisedë e thjeshtë me fqinjin, aty ku jeton ndihmon çështjen. Edhe një rrëfenjë apo një foto në rrjetet sociale ndihmon dhe nuk e keni idenë se sa shumë.

Nëse nuk e bëjmë Çështjen Çame të të gjithë shqiptarëve ta dini që nuk ka për të patur zgjidhje as të shpejtë, as të vonë.

A mendoni se do të zgjidhjej mëvetësia e Kosovës, nëse do e konsideronim Çështjen Kosovare, hall vetëm të shqiptarëve të atyre trevave?

Kurrë nuk do të zgjidhej!

Kur e pamë si Çështje Kombëtare erdhi dhe zgjidhja dhe suksesi.

Kjo duhet bërë edhe për Çështjen Çame. Hapat e parë të mëdhenj janë kryer.

Komisioneri Hahn është një provë e madhe. Tani na takon neve të lëvizim si shqiptarë kudo që ndodhemi që ta bëjmë tonën Çështjen Çame.

Për ne nuk ka rëndësi, nëse për këtë çështje flet edhe në emrin tonë Presidenti i Kosovës apo i Shqipërisë.

image-0-02-05-099795c1bbff3e53c9aac463a180d6c177de1765d40cf1a01a113058e48fb89a-v

Të dashur anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Gjatë kësaj kohe ndoshta na keni parë në sallën e Kuvendit, studio televizive, media që jemi përfshirë në debate, polemika të ashpra.

Pa dyshim, nuk kemi kurrfarë dëshire të grindemi me njeri dhe të shpenzojmë energji pozitive apo negative, kur mund të merreshim me punë të tjera më të dobishme. Por, kemi qenë të detyruar nga meskiniteti, pabesia, xhelozia dhe në fund fare dinakëria për ta futur Çështjen Çame në sepetet e harresës.

Jo nuk mund të heshtnim, sepse Çështja Çame është një çështje e të drejtave të drejtave të njeriut dhe si e tillë është çështje e së sotmes, jo një çështje e së shkuarës si u munduan pak ditë më parë ta shisnin në Athinë apo në Tiranë.

Aq sa janë të vërtetë dhe mes nesh Dhëndurët e Çamërisë, aq është e së sotmes Çështja Çame.

Aq sa jemi të vërtetë ne, përfaqësuesit tuaj politikë, aq është e së sotmes Çështja Çame.

Aq sa janë të fortë dhe shëndetshëm fëmijët, nipërit dhe mbesat, aq është e së sotmes Çështja Çame.

Nuk mund të lejonim dhe nuk do të lejojmë asnjëherë dalldisje që synojnë ta dënojnë Çështjen Çame me harresë.

Nuk ndodh! Nuk ndodh, sepse janë gjallë Dhëndurët e Çamërisë, bijtë e tyre, nipërit dhe mbesat.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet u krjua mbi një kauzë morale të madhe. U krijua mbi lotët, të rënët, shpërnguljet dhe torturat që lamë pas në Çamëri, në dheun e të parëve. Na është dashur të zhvendosim malet e paragjykimit dhe ta kthejmë Çështjen Çame në motiv krenarie dhe shtysën e brendshme për të rritur shpirtërisht, por edhe për të imponuar politikisht të vetmen zgjidhje që është ajo e dënimit të genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë si çështje e të drejtave të njeriut, dhe në këtë çështje të gjithë shqiptarët jemi bashkë.

Sot dalin disa nopranë politikë dhe guxojnë të na tregojnë përfitimet elektorale që ne mund të kemi, kur bërtasim se ministrit grek Kotzias, që mbron ende sot xhelatët e Çamërisë nuk i puthet dora, por i tregohet e drejta ndërkombëtare. Këtyre nopranëve sot po i përgjigjem, unë dhe të gjithë sa jemi shqiptarë me zemër e gjak, do konsiderohemi mburoja njerëzore për çdo të drejtë të nëpërkëmbur të shqiptarëve të Çamërisë që është shpirti i shqiptarisë, por edhe për jetët dhe ëndërrat e shqiptarëve të ndarë sot në pesë shtete, nuk ka dhe nuk do ketë një tjetër varrezë ushtarësh grekë pa u ndërtuar Memoriali i genocidit grek në Çamëri. Eshtrat e të parëve tanë që vdiqën në tortura, në dëbim e vrasje nuk janë mish për top e as plaçkë pazari për ato forca që kujtojnë se mund të bëjnë llogari politike me shitje flamujsh e parimesh. Dhe kjo nuk është e s’do jetë kurrë llogari politike, sepse nga të rënët nuk vijnë vota, por ky është moral e humanizëm. Ata që gjithë jetën e konsiderojnë veç zgjedhje, politikë e baltosje nuk mund të presin që ne të mbyllim gojën një vit para çdo fushate, sepse ky vend ka zgjedhje çdo dy vjet e kjo do të thotë që në duhet të heshtim përgjithnjë ashtu siç do na donin në fakt, të dobët e pa gojë. Në të kundërt ne do thërrasim fort, çdo ditë e çdo muaj të vitit që ta kuptojë çdo gazetar apo politikan, i vogël e i madh, se ne nuk do lëshojmë asnjë gërmë, asnjë presje, asnjë minutë, ditë a vit në atë që ne e quajmë shpirtin e shqiptarisë, Çështjen Çame.

Tani po ju bëj me dije dy hapa jetikë që do fillojmë së bashku:

E para, është krijimi i komisionit të posaçëm parlamentar për Çështjen Çame. Deputetët e PDIU dhe deputetë të tjerë do kërkojnë zbardhjen e ngjarjeve të qershorit 1944, ato që ndodhën para kësaj date, por edhe pasojat që prodhoi e sjelljet e mëpastajme shtetërore. Për herë të parë do krijojmë një dosje parlamentare, me dëshmi, evidencë e dokumente arkivore dhe një qëndrim moral e njerëzor për këtë çështje. Qëllimi nuk është hakmarrja por kujtesa, zbardhja e të vërtetës dhe respekti për të drejtat njerzore të vrara të 30 000 shqiptarëve të Çamërisë.

E dyta, është rregjistrimi i të zhdukurve, të vrarëve dhe atyre që humbën jetën gjatë genocidit grek mbi popullsinë çame. Organizata botërore për të zhdukurit do ketë gjithë të dhënat e të afërmve tanë, e të afërmve tuaj që humbën jetën dhe bashkë me të dhe varret. Ky është detyrimi ynë moral dhe këtë nuk e shesim e nuk e blejmë për asnjë qëllim apo vota.

Na kanë akuzuar që po e përdorim Çështjen Çame për konsum elektoral.

Po mirë, si mund ta përdorim këtë çështje për vota, kur na duhet edhe gati një vit të shkojmë tek kutitë.

Ç’është kjo marri? Edhe sikur mos të jesh profesionist dhe me eksperiencë në politikë si mund të kërkosh vota me një gjë të këtillë këtu e nëntë muaj përpara?

Pastaj, unë sapo ju drejtova shqiptarëve kudo që gjenden që të përfshihen në Çështjen Çame pa dallim politik, krahinor apo besimi fetar. Pse duhet të bëj një autogol të tillë? Po të ishte për vota duhej ta mbaja këtë “thesar” veç për një komunitet të vogël?

Jo pra, nuk na intereson Çështja Çame vetëm për çamët dhe votat e tyre, sepse nuk po bëjmë llogari dredharake politike të vogla. Nuk kërkojmë pushtet në emër të Çështjes Çame, por zgjidhen e saj.

Pushtetin e shohim si mjet që duhet përdorur për të arritur tek zgjidhja, jo si nevojë për të qenë në Kuvend apo në qeveri.

Kjo është çështje e ditës dhe e dritës dhe jo e harresës dhe e territ.

Dhe ja ku po jua them me forcë, Çështja Çame e tillë do të jetë derisa të gjejë zgjidhjen përfundimtare europiane!

Të dashur miq,

Çështja Çame mund të jetë çështje elektorale jo për ne, por për ata që na sulmuan dhe kërkuan zbehjen e saj, veçanërisht minimizimin e rolit të Brukselit dhe Komisionerit Hahn.

Për ata është çështje elektorale, sepse janë të trembur prej të dhënave që vijnë nga matjet e opinionit publik që tregojnë një rritje të madhe të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, dëshmi e së cilës janë anëtarësimet e shumta që nuk rreshtin asnjë ditë.

Kjo i ka trembur polemizuesit apo profesionistët e helmit mediatikë.

Tani, me të gjithë këtë racë pjellore ngatërrestarësh nuk kemi as kohë, as mundësi të merremi përditë.

Por, diçka mund t’jua themi sot nga kjo sallë e Këshillit tonë Kombëtar: Vazhdoni mbillni farën e helmit, sepse vetëm ndihmoni në shpërthimin e Çështjes Çame dhe rritjes së qënësishme të PDIU-së.

Jua dimë shumë për nder që tentoni të fusni shkopinj në rrota, sepse po na e lehtësoni kaq shumë rrugën tonë politike, aq sa as ne vetë nuk e prisnim.

Por, jua themi hapur, copë se nuk do të pranojmë që Çështja Çame dhe Çështja Kombëtare të jenë çështje të kopshtit zoologjik të politikës shqiptare, ku ka dhe strucë, dhe hiena, dhe luanë. Po jua lemë vetë ta gjeni veten në këtë fermë kafshësh, sepse e dimë mirë që pemës plot me kokrra i gjuhet me gurë. Vetëm se ai gurë që që hidhet lart, bëni kujdes se do kthehet poshtë dhe ju thyen kokën.

Motra dhe vëllezër,

Në gjithë këtë situatë të ngarkuar politike, nuk kemi patur mundësi të mërzitemi, sepse na ka zbavitur shumë shpirti gaztor i zotit Nikos Kotzias.

Ministri i Jashtëm grek befas na shfaqi anën e tij qesharake duke e pasuruar gjithë këtë hulli ballkanike me humorin e tij të pasur.

Besoj se e ndoqët kërcënimin e tij me sulme nga ajri, toka dhe deti dhe forcën që ka ushtria e Greqisë.

A e dini se çfarë më është kujtuar kur ndiqja përroin psiqik të shefit të diplomacisë së shtetit fqinj?

M’u kujtua shoku Enver.

A e mbani mend, kur kërcënonte Aleancën Euroatlantike se Sazanin e kemi hekur dhe beton?

Tigër prej letre shoku Enver, tigër prej letre shoku Nikos.

Këta marksistë-lelinistët duket në një pikë puqen të gjithë. Janë megallomanë.

Tani si të përgjigjemi ne këtij?

T’i kujtojmë se jemi vende anëtare të NATO-s dhe nuk ka pse t’i numërojmë avionët reaktivë njëri-tjetrit.

Apo t’i përgjigjemi me zell patriotik, vargje plot pathos dhe këngë patetike?

Jo, unë them ta lëmë pa përgjigje kërcënimin e tij, por t’u kujtojmë puthadorëve dhe helmatisëve të Shqipërisë se Nikos Kotzias kërcënoi gjithë shqiptarët, jo disa syresh.

Ne edhe nga historia jonë i njohim grekët jo pak, e dimë si dhe kur bëjnë dhurata, njohim simbolin e Kalit të Trojës, sepse tek e fundit Homeri në tokat e Thesprotisë u lind dhe u rrit.

Njohim dhuratat që si kuajt e Trojës hyjnë e dalin në politikën shqiptare, në Kuvend dhe gjetkë.

Prandaj, ngaqë i njohim të gjitha këto nuk jemi antigrekë, përkundrazi dëshirojmë të kthehemi në Çamëri në paqe me një degë ulliri në dorë si simboli i flamurit të PDIU-së.

Fatkeqësia është se na rezultojnë grekët-politikanë dhe jo vetëm antiçamë.

Por, aq na bën, se kemi të drejtën me vete, e cila së fundmi u lartësua në Bruksel.

Shumë thonë pse nuk jeni në opozitë, pse sot jeni në pozitë. Unë këtyre zërave i përgjigjem sot dhe njëherë e përgjithmonë: Çështja Kombëtare nuk është dhe nuk mund të jetë në opozitë, përveçse me një qeveri antishqiptare. Opozitën e vetme e gjen tek ata që e shesin Kombin për pushtet e për para. Çështja Çame progreson, vetëm kur fytyrës së shtetit shqiptar i japim forcën e tragjedisë sonë dhe kjo e vetëm kjo është arsyeja që më bën të kaloj çdo divergjencë e mosaprovim të thellë, kur shoh se marrëveshja qeverisëse dhe ajo e pushtetit vendor është respektuar veç në 1 % të saj. Ju kujtoni se nuk dimë të bëjmë pazar dhe t’ju japim votat për reformat e për ligjet dhe t’ju kërkojmë ministrat e postet që na takojnë në bazë të peshës sonë e votave që ju kemi dhënë? Sigurisht, që e njohim mirë këtë soj politike të lakut që shtrëngohet, por dimë që për asnjë rast ne nuk do shkëmbejme post apo votë, për parim, reformë apo ligj që nuk është në të mirë të shqiptarëve. Luajaliteti nuk është plaçkë për ta lozur poker. Do ju përgjigjemi në çdo rast sipas parimeve dhe forcës që ne kemi, por edhe sipas sjelljes së secilit ndaj nesh.

Nëse do të kishim vrepruar për poste, ne nuk do kishim vepruar pa kushte, si jemi sjellë përherë edhe për reformën në drejtësi apo së fundmi për ligjin e mbetjeve, ku qëndrimi ynë ishte shumë i qartë dhe jashtë konjukturës.

Do kisha dashur shumë që të kishim një sistem zgjedhor, ku forcat politike, secila më vete të konkurronte në një sistem proporcional kombëtar të korrektuar, ku sipas numrave së çdo force të ishte dhe numri i deputetëve, por kjo është një Reformë, e cila nuk mundet kurrsesi të kryhet tetë muaj para zgjedhjeve, por kërkon vite përgatitje për sistemin, sepse ne nuk jemi laborator i vullneteve dhe tekave të forcave politike të tjera. Por, abuzimi i të “mëdhenjve” nis qysh me përzgjedhjen dhe me kontrollin që i bëjnë sistemit, zgjedhjes, numërimit dhe më pas duan të na kontrollojnë edhe rezultatet e votimit. Kjo nuk është as drejtësi e as moral. Ne kemi votat tona, deputetët tanë, këshilltarët tanë bashkiakë, kryetarët tanë të bashkive dhe askush nuk guxon të na tregojë se kush është pozicioni ynë, se sa e si duhet të kërkojmë. Meritojmë më të mirën, sepse jemi më të mirët, jemi njerëz që humbjen e kthjejmë në forcë dhe krenari, përbuzjen e diskriminimin e kemi kthyer në turp për ata që e dhanë e jo për ne.

“Kathimerini”: Pas PDIU-së fshihet Erdogan

cam

Një parti e vogël…dhe pas saj Erdogani”. Ky është titulli i një artikulli të gazetës “Kathimerini” të së dielës, që analizon rolin e PDIU në Shqipëri, deklaratat e Komisionerit Hahn, gjendjen politike në vend para zgjedhjeve parlamentare dhe ato për Presidentin, si dhe minimin e marrëveshjes për kufirin detar midis Shqipërisë dhe Greqisë

“Është paradoks – shkruan “Kathimerini”, – që një parti e vogël me 5 deputetë, por që pas saj fshihet gishti i Erdoganit, jep tonin në marrëdhëniet shqiptaro-greke në vitet e fundit, duke u bërë aleate në disa qeveri”.

Artikulli përshkruan gjendjen e krijuar në Parlamentin shqiptar pas vizitës së kryeparlamentarit Meta në Athinë.

Gjithashtu theksohet se, edhe ministri i Jashtëm Bushati, në të njëjtën seancë ka deklaruar se qeveria shqiptare mban lart në agjendën e saj Çështjen Çame dhe vetëm disa deputetë, si Dade, Meta dhe Dule, u përpoqën të bindin Parlamentin shqiptar se çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve kërkojnë edhe një klimë të mirë në marrëdhëniet dypalëshe, që do t’i shërbejë edhe ecurisë europiane të Shqipërisë.

“Kathimerini” përmend se, edhe ish-kryeministri Berisha ka lënë të nënkuptohet në Parlament se, pas prishjes së marrëveshjes së detit qëndron një forcë e tretë, e cila është Turqia. “Kathimerini” ka intervistuar edhe anëtarin tjetër të PDIU-së, Tahir Muhedinin, që ka folur me urrejtje për ushtarët e Zervës, për miqësinë me ortodoksët vendas para dëbimit, për organizimin e partisë prej viteve ’90 e deri më sot, kur numërohen mbi 320 mijë çamë në të gjithë vendin, pavarësisht se sipas historisë – siç thotë ai, – rreth 20 mijë kanë qenë ata që kanë ardhur në vititn 1944.

Duke iu përgjigjur pyetjes se ku i gjen fondet për aktivitete kaq të mëdha brenda dhe jashtë vendit, një parti e vogël si PDIU-ja, ai përgjigjet se “ajo mbështetet nga biznesmenë të fuqishëm”.

Nga Arben Llalla : Takimi sekret i Ilir Metës me ekstremistin grek Jorgos Surlas

Kryetari i LSI-së u takua me kryetarin e shoqatës “Dëshmorët e luftës së 1940”, të cilit i premtoi ngritjen e 8 mijë varreve greke në Shqipëri.

meta1

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka mbajtur të fshehtë një takim të rëndësishëm që ka kryer gjatë vizitës tre ditore në Greqi. Kryetari i Kuvendit është takuar në Athinë edhe me Jorgos Surlas, kryetarin e shoqatës “Dëshmorët e luftës së 1940” dhe përfaqësues të tjerë të kësaj shoqate. Por, kjo ndalesë greke e Metës nuk është publikuar dhe nuk është përcjellë asnjë e dhënë nga stafi i tij, për këtë takim jo pa rëndësi me kreun e një shoqate që larton ende Ligjin e Luftës mes dy vendeve.

meta

Takimi i delegacionit të Ilir Metës me përfaqësuesit e shoqatës ekstremiste greke që pretendon të ndërtojë rreth 8.000 varre boshe të ushtarëve grekë të vrarë gjatë luftës italo-greke, u zhvillua në ambiente të mbyllura dhe larg mediave shqiptare. 27.al ka mësuar se kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta e ka garantuar përfaqësuesin e shoqatës greke se shumë shpejt ai do të ndikojë për marrjen e vendimit për nisjen e ndërtimit të varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri. Në këtë takim mësohet se Meta ka premtuar se më 28 tetor do vendosë lule tek varrezat greke në Bularat.

Kreu i kësaj shoqate, Jorgos Surlas ka qenë deputet i Kuvendit të Greqisë 1981-2007 me partinë e djathtë “Demokracia e Re”. Në vitin 1990-1992 ishte ministër në qeverinë e Konstandin Micotaqit, ndërsa në vitin 2007 ishte nënkryetar i Kuvendit të Greqisë. Sot është kryetar i shoqatës “Dëshmorët e luftës së 1940”.

Në fotografitë që 27.al publikon sot, duket edhe një detaj i rëndësishëm, në dhomën ku zhvillohet takimi mungon flamuri shqiptar përkrah atij të BE-së dhe Greqisë.

Një tjetër detaj i vizitës së Metës në Greqi është edhe një fjalim i munguar i tij në Kuvendin e Greqisë ashtu siç e do tradita demokratike. Me sa duket, Ilir Meta është pritur nga zyrtarët grekë më shumë si kryetar i LSI-së se sa kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Në cilëndo cilësi që Meta ka zhvilluar vizitën në Greqi, do të ishte e udhës të japë sqarime rreth takimit sekret, çfarë i kërkuan dhe çfarë iu premtoi ekstremistëve grekë që vazhdojnë të mbajnë në fuqi Ligjin e Luftës mes dy vendeve.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...