Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/31

Po â...



Nga Rexhep Shahu


Edi Rama eshte produkt portalesh dhe anallistesh te shpifur.

"Shqiperia i ka bere dy deme te medha Kosoves. E ka infektuar politiken dhe Kuvendin e saj me virusin e gjuhes se akuzave ekstreme, ku fjala kriminel thuhet me shpesh se sa fjala zoteri apo zonje, ne komunikimin e ndersjelle; e ka infektuar edhe skenen mediatike te studiove e te portaleve, me virusin e kultures se linçimit me çdo kusht te perfaqesuesve politike, ku çdo mjet justifikon qellimin!"


Të gjithë kanë humbur përballë Edi Ramës!

E ka drejte, sakte kete konstatim Edi Rama. Duhet vetem te shtoje edhe nje : sherbimi sekret i Shqiperise i eksportuar ne Kosove ne vitet 1998-2000 e me pas me metodat e tij, me pangopesine e tij, me synimet per pasurim e per poste te eksponenteve te sherbimit sekret te Shqiperise, me shuarje te idese se bashkimit kombetar, eshte me pasoja shume me te renda per Kosoven sepse ky sherbim bazohet jo ne mbrojten apo forcimin e shtetit te ri shqiptar, por ne krijimin e shtetit te ri ideologjik shqiptar enverist ne Kosove dhe e majta e kompleksuar e Shqiperise e vazhdon kete gje te kamufluar pa pushim.

Image result for edi rama paintings

Ne keto tre deme qe i ka bere Shqiperia Kosoves, kalores i radhes se pare i eksportimit te kesaj te keqe eshte vete Edi Rama i cili po del ditet e fundit si i pamposhtur dhe po matet me hijen e mengjezit.

Image result for edi rama

Edi Rama sa "shpartalloi" idene e shpikur te kombit kosovar mori gjithe duartrokitjet e mundshme. Eshte thjeshte biznes fitimprures shpikja e kombit kosovar, biznes i pafisem. Sa beri partall portalet mori ca duartrokitje. Por te vetshpallet si e shpallen te tijet te pamposhtur kjo eshte perralla e radhes per kete vjeshte. Rama si regjizor i mire cdo gje e ka llogarite perfekt. Muaj per muaj nga ne ngjarje, nga nje storje qe e dyta ta shuaje te paren dhe njerzit te merren vetem me thashetheme, te mos mendojne a kane buke ne sofer, por te hutohen nga shkelqimi e vizllimi i rrenave te Rames.
Rama eshte produkt portalesh. Portalet dhe keto analliste qe ai pergojon jane shpura e tij qe e sollen ne pushtet, jane maskarejte e gjithe vendit te Shqiperise e Kosoves qe u bene bashke para tre vitesh kunder Berishes dhe sollen ne pushtet Edi Ramen.

Image result for edi ramaImage result for edi ramaImage result for edi rama

Rama duke e dite fuqine e portaleve pasi mediat tjera i ka vu ne rrjesht dhe i bien fyellit sipas melodise se Rames, i fyen e kercenon qe ti nenshtroje te mos e rrezikojne tani para zgjedhjeve.
Rama po duartroket veten qe u klikua me shume se kurdo per emisionin ne Prishtine. Kujtoi dhe ende po kujton edhe tani se e fitoi Sali Berishen ne Kosove.

Image result for edi rama

Shkrova ate dite dhe po e perseris, nuk e ka gjete ende menyren se si me hy ne Kosove Edi Rama, nuk e ka gjete ende deren nga me hy, me Baton Haxhiun per dore nuk hyhet ne Kosove.


Sa i perket debatit te fituar sipas tij dhe ai po mburret si te kishte bere golin e vetem te fitores ne finalen e boterorit, eshte pak amatoreske. Ende Edi Rama nuk eshte perballe me pyetje por eshte mesuar deri tani me pyetje te porositura dhe me komente paraprake nga pyetesit e porositur.
Ne nje debat te ndershem me gazetare rrace Edi Rames i ngjitet gjuha ne qiellz dhe hy ne uje sa nuk i bjen kurre vetja tamam.

Image result for edi rama vucic


Ka te drejte me fole per Kosoven si cdo shqiptar i planetit, por nuk ka asnje te drejte me firmose e nenshkrue kurre per Kosoven, sic kam thene as per rruge as per uje as per zogjte qe fluturojne ne qiellin e Kosoves.

Image result for edi rama vucic

Portalet, mediat, anallistet qe jane te njetit si politikanet kete cerek shekulli Rama i fishkellen ti trembe, t'ua kujtoje te zotin e ri si qenit se ja po vijne zgjedhjet dhe derisa Rama cdo gje e ben ne sherbim te zgjedhjeve, ai nuk e vesh dot kurre kostumin e politikanit nacional se ai kostum i bie shume i madh, ndaj Vucici e shpall rajonal si lider.

Image result for edi ramaImage result for edi ramaImage result for edi rama


Eshte veshtire te shpallesh politikan kombetar, kur nuk e ke Cv per nje gje te tille sic nuk e ka Rama. Le te shkoje ne Beograd po te doje jave per jave, le te puthet me te gjithe, por rruga e Tiranes per ne Beograd kalon neper Prishtine, kete nuk e ka mesuar ende Edi Rama, pavaresisht batutave brilante qe hedh ne ajer dhe ne festivalin e batutave mund te marre medaljen e fituesit.


Image result for edi rama Image result for edi rama

Edi Rama do te fitoje kur te shpetoje te mos ia thote asnje shqiptar ne Kosove fjalen "PO Â", pas fjaleve te tij.

2016/10/29

Ish-vjehrra e gruas që inçizoi gjyqtarin: Më nxori nga shtëpia ime dhe unë fle në garazh

Gruaja e cila ka denoncuar kryetarin e Gjykatës së Lartë ndodhej në një proces gjyqësor me ish-vjehrrën e saj. Emisioni "Shihemi në gjyq" i Eni Çobanit, ka qënë i pari që e ka publikuar këtë histori.

Image result for eni cobani

Në emision janë shfaqur znj. Merushe dhe kushëriri i saj, Imeri. Ky i fundit thotë se e ka të pamundur të kujdeset për Merushen, pasi prej 30 muajsh ajo ka ngelur në mes të katër rrugëve. Imeri pretendon se Merushja ndonëse ka një banesë të madhe, një ndërtesë me tre kate që e ka ngritur me shumë sakrifica, ajo ende jeton me të. Merushja rrëfen se ndonëse ka një pronë të madhe, ajo është e detyruar të flejë në garazh. 

Po kush ka qënë arsyeja? Ish nusja e djalit i'a ka marrë banesën me një vendim të marrë brenda ditës, të gjykatës së Apelit, ndonëse Merushja i kishte fituar gjyqet e shkallës së parë dhe shkallës së dytë. 

E moshuara rrëfen se si nusja, me pretendimin për tu zhvendosur nga Gjirokastra në Tiranë, kërkonte të shiste banesën që ajo e kishte ngritur me paratë e saj. Djali dhe nusja sipas të moshuarës, kishin marrë kredi në bankë por nuk paguanin, duke rrezikuar sekuestrimin e shtëpisë nga banka. 

Për të kërkuar zgjidhjen e situatës, Merushja iu drejtua Prokurorisë, por pas kësaj, nusja nisi ta dhunonte vjehrrën dhe akuzonte burrin për dhunë.

Vjehrra e gruas që regjistroi gjyqtarin: Nusja më ka rrahur

Gruaja që rregjistroi kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, ishte denoncuar muaj më parë në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në emisionin “E Diela Shqiptare” nga ish-vjehrra e saj. Sikundër e kemi pasqyruar përmes një videoje, Merushja pretendonte se nusja e kishte rrahur dhe e kishte lënë pa shtëpi, duke e detyruar të flinte në garazh. 

Sipas saj, ish-nusja e djalit, denoncuesja e gjyqtarit Boçi, ia kishte marrë shtëpinë me një vendim të dhënë papritur nga Gjykata e Apelit, brenda ditës

“Kam tridhjetë muaj që jam nëpër gjyqe. I kam fituar gjyqet në shkallë të parë, shkallë të dytë. Kam marrë dhe vendim për ta nxjerrë jashtë nusen e djalit. Dhe në kohën kur do të merrte vendimin për të dalë jashtë, vajti më hapi gjyq në Apel dhe brenda ditës u bë gjyqi. Nuk më pyeti njeri mua, më lanë përjashta", ka thënë e moshuara. 

Ja çfarë bënte gjyqtari Boçi ndërkohë që transmetohej skandali

jyqtari Guximtar Boçi po gëzonte e po kërcente në dasmën e së bijës, teksa në emisionin “STOP” në “Klan TV” shfaqej regjistrimi ku ai i kërkonte favore seksuale vajzës së një miku të tij të ndjerë.
Fotot janë publikuar nga “Jeta Osh Qef”. Kështu e ka pritur Guximtar Boçi publikimin e regjistrimeve. Ai shfaqet duke kërcyer mes miqve. 

Në një intervistë për “Panoramën”, ai tha se u vu në dijeni që regjistrimet do të transmetoheshin atë ditë. Ai madje shtoi se gruaja e tij i ka kërkuar divorcin. Megjithatë, Boçi nuk pranoi akuzat duke thënë se gjithçka është bërë me qëllim të keq ndaj tij.

Gjyqtari Guximtar Boçi rrëfen video-skandalin: Kam bërë një faj

Publikimi i skandalit seksual në emisionin “Stop” u bë pikërisht në një ditë dhe orar kur po zhvillohej ceremonia e martesës së vajzës së madhe të kryegjyqtarit të Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Panorama shkruan se ceremonianisi rreth orës 16:00 deri rreth orës 20:30, në qytetin e Gjirokastrës.

”Nuk është e vërtetë asgjë. Gjithçka është manipuluar për të më dëmtuar profesionalisht dhe shkatërruar si familje. Deri tani e ka realizuar sepse ime shoqe do të kërkojë divorcin…”

Guximtar Boçi, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, i pezulluar dje nga KLD¬ja, flet për herë të parë për gazetën “Panorama”, duke treguar në detaje se si njihet me denoncuesen e tij, Rudina I. në emisionin investigativ “Stop”. 

Boçi, si në prononcimin paraprak të dhënë ditën e transmetimit të audios, thotë se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje, duke mohuar në çdo moment se është ai personi pas regjistrimit.

“Do të vërtetoj në kohën e duhur, me fakte dhe me prova, gjithçkarreth komplotit që më është shkaktuar me këtë kosto kaq të lartë, siç është deri në shkatërrimin e familjes”, thekson ai, duke konkluduar se gjithçka ka prapavijë politike





Ish-kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, Guximtar Boçi ka folur për herë të parë pas skandalit seksual ku ai ishte inçizuar duke i kërkuar një qytetareje seks në këmbim të drejtesisë. Në një intervistë për “Panorama”, Boçi thekson se nuk është fajtor për atë që ka ndodhur dhe se gjithçka do të sqarohet nga gjykata. Sipas tij, ai është viktimë e një kurthi, të cilin ia kanë ngritur njerëz të caktuar nga kolektivi. 



Zoti Boçi, e keni ndjekur audion që u shfaq në një emision investigativ, ku ju keni qenë protagonist? 

E kam ndjekur më vonë pasi është shfaqur, sepse kisha një gëzim familjar. Unë të enjten në orët e pasdites kisha çeljen e ceremonisë së dasmës së vajzës sime të madhe, Çeljetës, e cila martohet këtë të shtunë. Por sinjalet e shfaqjes së një materiali të tillë i mora kur po i gëzohesha festës së kolektivit të Gjykatës së Faktit, apo dhe të Apelit, dhe kolegëve të mi në Prokurorinë e Gjirokastrës. Pra kisha ftuar të gjithë kolektivin në një darkë, për nder të martesës së gocës sime të madhe. 

Imagjino, që këtu nis keqdashësia ndaj meje nga persona, interes i të cilëve është shkatërrimi im familjar, profesional dhe moral. 

Cilët janë këta persona që juve mendoni se ju duan të keqen dhe a keni emra? 

Unë sot për ju nuk do them asnjë emër, por do të vijë momenti që emrat e tyre do të dalin në zbardhjen e të gjithë këtij veprimi të pistë, në organet legjitime sepse kjo çështje do të ballafaqohet në gjykatë sepse vetëm kjo e fundit do të japë vlerësimet e duhura nëse Guxim Boçi është fajtor, a ka konsumuar qoftë edhe një vepër penale apo jo. 

Po ju, në të vërtetë zoti Boçi, e ndieni veten fajtor në historinë e një dite më parë që u denoncua nga një grua?

Faji im është që unë atë person e kam pranuar në zyrë, sepse kryetari i gjykatës nuk e ka për detyrë të presë dhe të përcjellë persona që kanë çështje të diskutueshme në procese gjyqësore, por unë, nisur nga kërkesat e shumta që ajo kishte për të më takuar për çështjet e veta, pranova që ta prisja. 

Kur ka ardhur në zyrë dhe kur është takuar me ju?

Me sa mbaj mend, diku para më shumë se një viti. Këtë e kam të fiksuar fort mirë, madje kjo vërtetohet lehtësisht me datën e gjyqeve që ajo ka pasur me ish¬vjehrrën apo ish¬burrin se nuk e mbaj mend mirë, por që këtë e them se takimi në zyrë ka qenë para më shumë se një vit. 

Në zyrë kur ka ardhur, keni qenë i vetëm me të, apo dhe dikush tjetër nga gjykata? 

Ka qenë sekretarja ime kur ka ardhur ajo. Më erdhi keq se ishte duke qarë dhe ashtu duke qarë ka hyrë brenda në zyrë, ndonëse unë si tip i ndjeshëm kërkova që të qetësohej, të fshinte lotët dhe pastaj të fliste dhe të shtjellohej për hallin që kishte. 

Sa ka zgjatur biseda me të? 
Pak mund të them sepse ajo kërkonte që unë të ndërhyja në gjyqin e saj, pra të influencoja unë te gjykatësi që kishte çështjen e saj, gjë që unë e kam kundërshtuar në këtë bisedë, megjithëse ajo qante vazhdimisht dhe lotonte e gjitha. Në asnjë moment nuk është përmendur ndonjë kërkesë e imja karshi saj si shpërblim për këtë influencim. Këtë e them me garanci të plotë dhe jam gati ta vërtetoj me dëshmitarë. 

Po gjykatësit të çështjes, a i keni thënë për këtë rast?

Thjesht kam kërkuar informacion sepse kjo është detyra ime në momentin që ka një ankesë nga një qytetar për një çështje të diskutueshme prej trupës gjyqësore. Por që të kem ushtruar presion karshi gjyqtares, absolutisht jo, sepse kjo është në kundërshtim të plotë me funksionin tim si drejtues dhe shkakton deformim të vendimmarrjes në këtë çështje. 

Zonja pretendon se ju e keni puthur apo tentuar me veprime të tjera kundër dëshirës së saj dhe kjo ka ndodhur në zyrë. Si është e vërteta sipas jush? 

E vërteta është se puthja që i kam dhënë ka qenë rutinë, si një puthje në faqe me dikë që takohesh dhe përshëndetesh kur largohesh me një mik, shoqe apo çdokush që e etiketon si të tillë. Unë këtë zonjë nuk e kisha as të afërt dhe asgjë, por thjesht i ofrova një veprim që ajo e ka instrumentalizuar më vonë për qëllime dashakeqe. Madje, po të ngelemi këtu në këtë pjesë, unë mund të them se ajo ka dashur që të më përqafonte dhe ofrohej për të më përqafuar, por unë kam mbajtur një qëndrim neutral si çdokush në një zyrë shteti, pra një distancë. 

Por e theksoj, ka qenë një veprim rutinor që nuk u përgjigjet aspak qëllimeve dashakeqëse që ajo pretendon se unë kam pasur karshi saj. Po në klub jeni takuar? 

Nuk e kam kërkuar unë por ajo, pra ajo më ka gjetur në klub, është ulur pa e ftuar njeri, pra unë apo dikush tjetër, dhe ka çelur biseda që unë nuk kam qenë kompetent për t’ia zgjidhur. Problemet e saj gjyqësore kërkonte që unë t’ia zgjidhja duke influencuar, por siç thashë më lart nuk mund ta bëja një gjë të tillë, madje mund të pyetet vetë gjykatësi i çështjes për këtë punë. 

A i keni kërkuar ju zonjës që të kishit raport të afërt në këmbim të zgjidhjes së çështjes, ashtu siç doli në audioregjistrimin? 

Absolutisht jo! Është një trillim i pastër, që shumë shpejt do të dalë një flluskë sapuni. E para sepse ka qenë incizim audio dhe jo video. Pra, tendenca për të manipuluar audion sot është mjaft e sofistikuar me avancimin e teknologjisë. Unë mund të them se biseda të tilla as janë bërë dhe as janë diskutuar ndonjëherë që unë t’i kem kërkuar favore intime në këmbim të një favori gjyqësor. Absolutisht jo, dhe kjo është shumë e turpshme e dashakeqe. Zonja e përdor këtë si mjet presioni dhe hakmarrjeje, pas humbjes së çështjes së saj në gjykatë dhe për këtë u dashkam diskredituar unë dhe familja ime, reputacioni im si kryetar gjykate dhe gjyqtar, në sytë e publikut, miqve, të afërmve, fëmijëve dhe të gjithë njerëzve të tjerë. 

Zoti Boçi, meqenëse jemi te familja, si e priti ajo këtë lajm? 

Ka qenë një bombë për ta. Unë kam një grua të mrekullueshme dhe dy vajza, njëra prej të cilave vë vellon ditën e shtunë. Ka qenë i pabesueshëm ky fakt. Familja ime është tronditur deri në palcë me këtë përdorim të turpshëm të një audio¬regjistrimi, që përdoret si trofe nga zonja në fjalë, për të më baltosur mua dhe gjithçka që unë kam ngritur në jetën time me ndershmëri. 

Goditja ime erdhi pikërisht në ditën kur 3 vjet më parë unë jam zgjedhur në krye të Gjykatës së Gjirokastrës, pikërisht në ditën kur vajza ime doli nuse nga shtëpia si ditë e enjte. Dhe këto veprime të bëjnë të mendosh se janë rastësore? Jo kurrë! Unë nuk mendoj se janë rastësore, por janë tërësisht të qëllimta. 

Nëse zonja kishte diçka konkrete, përse nuk e dorëzoi momentet e para, por priti një vit e gjysmë? Po përse pikërisht tani? Ka persona të tjerë që u duhet koka ime dhe gjetën këtë çështje për të më fundosur. 

Kam menduar se pas kësaj vepre të ulët qëndron një pjesë e politikës shqiptare, ajo pjesë që mua më ka votuar kundër në KLD, me në krye kreun e saj, Nishanin. Nuk e harron Nishani apo të tjerët si ai vendimin për ligjshmërinë e zgjedhjes së kreut të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës në vitin 2011, ku PD¬ja, së bashku me deputetin e saj të Gjirokastrës, kërkonte të kundërtën dhe unë atëherë i dhashë të drejtën kandidatit të PS¬-së që të zgjidhej në gjykatë kryetar i Këshillit të Qarkut. Pra, unë nuk pres të mira nga këta, por ka dhe të tjera që do t’i mësoni në vijim. 

Pra ju mendoni se është goditje politike? 

Po pse jo? E kam menduar dhe kam analizuar çdo detaj dhe më rezulton se një pistë e tillë mund të ketë prapavijë politike. 

Cilat do të jenë veprimet e ardhshme tuajat? 

Do të pres me qetësi të gjithë veprimet që do të ndërmerren, madje me dhimbje edhe divorcin që më pret në fillim të javës nga bashkëshortja ime. Kjo për shkak të asaj farse që u gatua dhe u transmetua dhe më pas do të dalë e vërteta. Mua m’u shkatërrua familja në një moment gëzimi, siç është dasma e vajzës sime. Për dëmet e shkaktuara mua, familjes sime, vajzave të mia që janë goditur psikologjikisht, dikush do të japë llogari dhe unë pres që llogaridhënia të jepet sa më shpejt. /Panorama/


BISEDA E PLOTË E INÇIZIMIT

Qytetarja – Ti e ke fajin

Gjyqtari – Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë nanjë kafe.

Qytetarja – Pse s’të vija për kafe? Si të vija për kafe? Ti më kërkove të tjerat mua , si të vija për kafe unë?

Gjyqtari – Po ti, ato gjerat e tjera tek kafja jepen?

Qytetarja – Në momentin, që ti më vije në siklet dhe më kërkoje të
tjera gjëra, unë s’mund të vija për kafe me ty.

Gjyqtari – 10 herë, unë ta them prapë, atë punë kam unë.

Qytetarja – Si ma thua ti?

Gjyqtari – Prapë, se më pëlqen ta them edhe e them, pse c’lidhje ka?

Gjyqtari – Ja të ikin këta.

Gjyqtari – Po tani, si ti them unë, t’ia kërkojme icik kësaj?

Qytetarja – Po mirë, ja të ikin.
—————————­
Qytetarja – Do më thuash pak mua, si do ta zgjidh këtë hall, që më
ka… ?

Gjyqtari – Po c’a të të them unë, unë e kisha atje ti, se ne ia
shkruam ne ia bëmë. Di unë si e bëtë ju?

Qytetarja­ Po kam ardhur të kërkoj llogari, sepse ti më the cështjen e ke të fituar, jo se të bëj unë nder, por se të takon. A më the kështu?

Gjyqtari – Si mund të të përgjigjem kshu unë sa herë më thërret? Po
kur të thërras unë?

Qytetarja – Se unë të thërras për hall, ti më thërret për qejf.

Qytetarja­ Po mirë, ti po të ishe në vendin tim, të trokisje në derën e dikujt, të trokiste halli, se as të njihja më përpara, as më njihje . Më ofrove miqësi , më the kam respekt për babain tënd, do të ndihmoj, më vjen keq për ty, njërën, tjetrën…

Gjyqtari – Po.

Qytetarja – Deri këtu jemi shumë në rregull dhe me ato plus halle,
që kisha. Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë, verbërisht i beson.

Gjyqtari – Unë ta ofrova?

Qytetarja –Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të
bëhesh e dashura ime troc, se kshu ma the.

Gjyqtari – Po.

Gjyqtari – Të iku gjë ndonjë copë ty?

Qytetarja – Mua ndonjë copë?

Gjyqtari – Ee.C’pate ti?

Qytetarja –Më shqetësove.

Qytetarja – Si mund të ulesha unë prapë në kafe me ty? Në
momentin e parë, që unë ulesha në kafe me ty, ti më thoje mua: dua
të bëhesh e imja. Si do ulesha unë prapë për kafe?

Gjyqtari – Qe të bëhesh e imja duhet të doje edhe ti. Përderisa nuk
doje ti…

Qytetarja – Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë
jo.

Gjyqtari – Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt…

Qytetarja – ….Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.

Gjyqtari – Ajo iku. Qe e para fare.

Qytetarja – Si iku ore?

Gjyqtari – Më kërkon llogari mua, se c’kam bërë. Në faqe në faqe të
putha, është respekt.

KUR GJYQTARI I THOTE NE LOKAL SE ESHTE GATI TI HIDHET
PRAPE…

(kalon një person)

Gjyqtari – C’është ky? Mos është ky, ai tëndi ky?

Qytetarja – Cili timi mo?

Gjyqtari – Ish­burri. Mos të ndjek më?

Qytetarja – C’punë kam unë, s’e njof fare kush është.

Qytetarja – Afrohu këtu mo afrohu këtu .

Gjyqtari – C’të afrohem , po u afrova nuk duroj dot.

Qytetarja – S’ka problem.

Gjyqtari – Do të puth prapë.

Qytetarja – C’do bësh mo?

Gjyqtari – Do të puth.

Qytetarja – Do më puthësh?

Gjyqtari – Po, ndaj largohu.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...