Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/31

ZYMER MEHANI : DUA T’PUTH, KOSOVË


DUA T’PUTH, KOSOVË
1.
Emrin kur ta thërras
Shqipet fluturojnë
Ngjiten në lartësi
Kur ta shkruaj vargun
Lulëkuqet lulëzojnë
Për mua e për Ty
Kosovë atdheu im-
Flamur kuqezi
Ylber i qiellit tim
2.
Ti je
Kështjellë
qëndrese
shekullore
Dhe ishe
Tempull
bese
stërgjyshore
Ke mbetur
Prehër
i rrahur
nga rrufeja
Dhe je
Këngë
e kënduar
në suksese t’ reja
3.
Lulëkuqe je prore
Plisbardhë n’histori
N’ qiellin tënd të kthjellët-
Flamur Kuqezi
-Asnjë bukuri
S’shëmbëllen me Ty…
Bijtë tu kështu thanë
Që për Ty u vranë
4.
Ti je nëna ime
N ‘ zemër m’ mbete peng
Sikur n’ tela t’çiftelisë,
O lulja e Shqipërisë!
Kam një dashuri
T’ruajtur veç për Ty!
Ti je imja nënë,
Besën ta kam dhënë
Se për ty jap kokën,
Pasha diell dhe hënë!
Se ti, moj lulëkuqe
Kuqezi Flamur
Gjithmonë je shqiptare
Kala gur mbi gur.
Sa herë kënga t’k’ndohet
Dashuria m’ shtohet
T’ ma falin dhe botën,
Për ty e lë kokën!
5.
Ti je fushë e paanë
Lulëkuqet ku tunden
Asnjëherë dallgë dhe rrebeshe
Moj mbretëreshë s’të mundën
Fushë e gjerë-je Kosovë kreshnike
Si n’ vargje të këngës
Për të qumësht e dashuri
Na dha zemra e nënës
Nëpër fusha, male e brigje
N’çdo cep-lapidarë
N’qiellin tënd valon i lirë
Flamuri Shqiptar.
Kosovë, moj nënëlokja jonë
Me kullat me gurë
Gjaku i bijve të ka hije
Te Shqipja n’Flamur.
Kosova-e jona plagë
Që nuk do trazim
Për të jetën çdo shqiptar
E fal me gëzim.
6.
Në fushat tua t’gjera
Armiku kaloi
Çdo gjë u mundua
N’gërmadhë ta shndërrojë
Në viset e tua
Vdekja u përgjak
Armiqtë t’u vërsulën
Ti s’u pate hak
N’kullat tua t’forta
U ndje fuqia e trimit
Armiqtë në ty kaluan
Me karvane t’ krimit
Ti prapë s’u dorëzove
Kokëlartë drejt në qiell
Ke zemër shqiptare
Rrofsh e qofsh përherë
7.
Në fushat e paanë
Të Kosovës si det
Lulëzojnë lulëkuqet
Ashtu si n’legjendë
Dhe emri u shkruhet
Me ngjyrë e hare
U këndohen këngët
Shqip në epope
Ato janë buzëqeshja
E kuqe e Kosovës…
Dhe na flasin shpesh
Për ndodhitë e kohës
Lulegjak – në lashtësi
Lulegjak-për mua e ty
Rriten me kokë n’qiell
Gjer në përjetësi
8.
Dua t’i këndoj këngët
Për trimëritë e tua
E në ballin tënd
Dua t’ puth, Kosovë!
Këngët dua t’i këndoj
Me zë shumë të lartë
Që të ushtojnë kudo
Në lug e në shpat
Të këndoj për Ty
Trimërinë tënde t’ artë
Të këndoj gatitu
Si ushtar para Flamurit
KOSOVË qofsh e fortë
Si Kala e Gurit!

MBUROJË PATE KRAHË VIGANËSH
(Ti, Atdhe!)
Sa furtuna të çmendura
Pamëshirshëm të rrahën
Sa dallgë të tërbura
Askurrë nuk të ndalën
Sa shekuj të rëndë robërie
I barte në shpinë
Për gjuhë, flamur e atdhe
Mbolle dashurinë
Sa gjokse e grushte burrash
T’mbrojtën me madhështi
Mic Sokoli, Adem Jashari-
E jona lavdi
Sa lulëkuqeve u ranë petalet
Nga erërat e stuhitë
Sa pëllumbave iu këputën krahët
Për liri dhe dritë
Sa ninulla kënduan nënat
Për bijtë tu flori
Sa petrita e shqipona
I fale për liri
Besën tënde kur e lidhe
E mbajte me çdo kusht
T’gjithë armiqtë seç i dërrmove
Me t’çeliktin grusht
N’histori udhëtimesh t’gjata
Ishe kështjellë qëndrese
Mburojë pate krahë viganësh
Para çdo pengese.


LULËKUQET E TUA
Tash e një mijë vjet
Me shpirtin ndër dhëmbë
T’goditën e t’rrahën
Stuhi e fërfëllëzë
Ngrica pate n’ gjak
N’zemër plagët ke
Dhe në shpirt acar
I Shqipes- atdhe
Ti ece me kohërat
Kundër pate erërat
RrEbeshet, furtunat
T’i shuan Pranverat
Tash e një mijë vjet
Shqipe në Bajrak…
Lulëkuqet eTua
Ende pikojnë gjak

NËNË TEREZËS
(Me rastin e shenjtërimit)
Nënë Terezë,
O e Madhja Nënë!
Ti ngre zërin
Ngrihesh n’ këmbë:
– Fëmijët bukë duan,
Duan dashuri.
– Ata kanë nevojë
Për mua, për ty.
Ata duan paqen
Jo dhunën, as tmerrin
Ata duan dritën
Jo skamjen, as terrin
Nënë Terezë, moj rreze
Shpëtimi dhe shprese
Me trup t’vogël fare
Por me zemër t’madhe
Bamirësia, Nënë
Nga zemra t’buron
Dashuri për njerëzit
Botës i dhuron
Kjo botë e pabesë
Herë prishet,
Herë digjet
Ndokund luftime,
Ndokund diskutime.
– Fëmijët duan bukë,
Duan dashuri!-
Ngre zërin e thua:
– Ndihmo, o njeri!
Prizrenin e lashtë
Shkupin ilirik
Prishtinë e Tiranë
I bekove, NËNË
Shenjtërimi Yt
Shqiptar’t po i nderon
Zgjohu Kastriot
Kombi po feston
Buzuku e Budi
Bogdani dhe Bardhi
Po thonë-Nënë Terza
Fytyrën na zbardhi
Je e madhe, Nënë,
Bijë e Kombit tim,
Bota shumë të do,
Jetë e mot nderim!

PËR TY, LIRI !
Shtatëmijë e shtatëqind vjet
T’kemi pritur Ty
Por Ti s’di ku mbete
Shtatëqind e shtatë shekuj
Me gjak të ujitëm
Por Ti s’di ku trete
T’pritëm t’dal’sh nga dheu
Nga deti a nga qielli
Ty moj RREZE DIELLI
T’pritëm të të sjellë era
Flaka apo zjarri
Shumë t’priti shqiptari
Ti s’mbine nga dheu
Nga qielli me fërtymë
Por nga gjaku ynë
Ty s’të solli era
Por flaka e zjarrit
E gjaku i shqiptarit

NËN RROTAT E TUA
Moj e ëmbla jetë
Si pelim e hidhur
Shekuj dhe epoka
Për qerre i ke lidhur
Nën rrotat e tua
Koha rrëshqet zvarrë
Peshë bartin me vete
S’di ku treten vallë
N t’rëndat rrotat tua
Epokat kalojnë
Me hapa të breshkës
T’ stërlodhur çalojnë
Ecë para me hapa
E kurrë s’kthehesh prapa

TRADHTIA – SI HIJA
Ngado që të shkoni, kot e keni
Ngado që të ikni, të mundur jeni
Hap pas hapi do t’ju ndjek si hija
Askund s’do t’ju lërë shteg tradhtia
Prandaj mirë mendoni, deputetë
Ju që na përfaqësoni në Kuvend
Të vendosur, mbrojeni tuajin vend
Mos u trembni, punoni me mend
Mos u ngutni, t’sigurtë qitne hapin
Hop! Mos bëni pa e menduar trapin
Assesi n’ shpinë mos qitni barrën
Se pastaj do ta bartni marren
Deputetë, atdheut dilni zot
T’jeni gati sikur dje, dhe sot
N’dëm t’atdheut mos veproni dot
Mos u ndani, por qëndroni tok
Deputetë, nëse keni frikë
Apo trembeni, ju mungon guximi
Në çdo mënyrë, nëse do të lajthiteni
Përgjithnjë ju do të koriteni
Mirë mendoni edhe çelni sytë
Mos t’ju rrejnë, t’ju mundin dredhitë
Kujdes t’keni se bëheni tradhtarë-
Tradhtia- si hija, s’ju ndahet gjer n’varr
Kudo që të jeni, ngado që të shkoni
Sa të jeni gjallë, sa do të jetoni
Gjithsecili tradhtarë do t’ju thotë
Do të rroni me turp në këtë botë
Prandaj logjikoni, me guxim shqiptari
Më mirë atdhetar se sojli tradhtari
Po ju them, guxim n’Parlament
Se përndryshe as kund s’keni vend

CILI JE?
(Bacë Adem Demaçit)
Je një trim
Syshqiponjë
I betuar
N’flamur tonë
Je dhe lis
Degashumë
Qëndrestar
Në furtunë
Je dhe yll
Që ndriçon
Anembanë-
Galaksion
Je pëllumb
Në fluturim
Deshe paqen
Pa mbarim
Je dhe dritë
Me rreze t’ arta
Gjeraqinë-
Shqipe me flatra
Je dhe këngë
N’tel t’lahutës
Gisht gatitu
N’çark të pushkës
Je dhe lumë
Që gurgullon
Për atdhe
Jetën jetëson
Je dhe bjeshkë
Majeborë
Djalë i popullit
Burrë arb’ror
Je dhe besë
Fjalë e artë
Krenari
Për gjithë shqiptar’t
Je dhe vuajtje
Për flamur
Qëndrestar
Në furtunë
Je dhe kullë
E fortë prej guri
Dhe kala
E zemër burri
Je luan
Për timin fis
Të rri bukur
I bardhi plis
O Shqiptar
E bir shqiptari
Je për komb
Margaritari

ATDHEU
Atdheu në zjarr
Ne tym e flakë
Flamur kuqezi
I ngjyer me gjak
Atdheu-këngë
Sot në liri
Atdheu-jetë
Plot ngrohtësi
Atdheu-mal
E det i thellë
Atdheu-lulëkuqe
Me kokë lart në qiell

TI, O SKËNDERBE!
Rroke shpatën
N’Kala t’Krujës
Shembe një lubi
Një kulçedër me shtatë koka
Një Perandori
Korre ëndrra pashallarësh
Dhe shekujt me pallë
Padishahë dhe jeniçerë
I grive palë-palë
Përkrenarja me dy brirë dhie
Bukur t’rri mbi kokë
Për lirinë e kësaj Arbërie
Me shqiptarët –tok
N’gjoks Flamurin Kuqezi
N’luftëra çlirimtare
Shpatë e rëndë shënoi lavdinë
N’historinë shqiptare


PËR TY, ATDHE
S’mund të rri pa t’thënë një varg
Se ty t’kemi DASHURI…
S’mund të rri pa ta shkruajt emrin
N’timen poezi
S’mund të ndalem pa t’thënë këngën
Lot m’shkojnë nëpër faqe
S’mund t’duroj pa ta shkruajt emrin
Në të miat vargje
S’mund të hesht e mos t’përmend
Tënden histori
Kryetrimin Skëndërbe-
E jona lavdi
S’mund ta ndal të zemrës vrull
Mori Shqipe malit
S’mund t’mos puth tëndin Flamur
Të Ismail Qemalit
Jo, jo s’mund ta ndali veten
O Atdhe i shtrenjtë
Pa i këndu’ Adem Jasharit
Prekazit të Shenjtë
S’mund të ndalem dot pa shkue
Porsi Gjeraqina
T’u bëj nderin dhe respektin
Vëllezërve Haradinaj
S’mund të stepem, më vlon gjaku
Me vrull të Petritit
Të përulem para t’madhit
Zahir Pajazitit
Saherë lapsin marr në dorë
Vargjet t’i rendis
Mendja m’fluturon në Vlorë
N’Shesh të Pavarësisë
Asnjëherë s’munda të shkruaj
Vjersha e ditare
Për pa m’ikë si vetëtimë mendja
N’Krujën legjendare
Kurrë nuk munda t’shkru’j një fjalë
Në t’miat fletore
Për pa thënë diçka për Lezhën
Besëlidhjen Malësore
Saherë vargun e ndërtova
Mendja m’thotë “Ndal, mik”
– Lart’so n vargje dhe në këngë
Prizrenin historik
S’munda kurrë t’i ndal dëshirat
Që flut’rojnë vrik
Ty atdhe t’pafsha t’BASHKUAR
O DJEP ILIRIK

S’ISHTE SI NE
(Dëshmorit të kombit, Nexhmi Llumnica-Komandant GJONI-i!)
Për t’atdheut liri të pushonte kurrë s’ donte
Në majë heshtash, shigjetash e thikash të prehta
Jeta e çelikoste si k’to maja e shkrepa
Thellë në të tijin shpirt,
Ç’ e plagoste robëria e rëndë e atdheut
E për liri kishte mall t’madh,
Zemër-Prometheu
E spiunonin dhe e përgjonin përherë, pa ndërprerë
Shpesh me fjalë të përzgjedhura e çonin gjer n’qiell
Sepse hipokritët e tradhëtarët si korbat vërtiteshin në erë
Dhe donin ta plandosnin për tokë me mllef e tmerr
Por ta thyenin e shkatërronin s’mundën asnjëher’!
Edhe me gurë shpesh e gjuanin, e qëllonin
Pastaj e fshihnin dorën, më besoni!
Bënë e ç’nuk bënë, as mendja s’jua thotë
Sepse dëshironin t’ia prishnin trutë në kokë
E t’mos mendojë për komb, as për shokë.
Prore u mësua me vrazhdësi, ashpërsi
Se ai nuk shëmbëllente me mua, as me ty
Jeta e kish mësuar t’qëndrojë n’vështirësi
Kish fuqi t’jashtëzakonshme, ish ndryshe disi!
Nga të ëmblat fjalë dhe lëvdata prekej dhe rëndë plagohej!
Dhe prej përkëdheljesh të ngrohta prore vetëm lëndohej!
E kur e shanin dhe shpifnin për të a përhapnin thashetheme,
Çuditërisht, përherë i fortë bëhej, si kala me bedene!
Edhe po ta shponin e grisnin me hushta e shpata,
Edhe po ta vrisnin e ta mbysnin me armët e gjata
Veç t’vërtetën e thoshte pandërprerë ky burrë,
Për të u sakrifikua e s’u dorëzua kurrë!
Sot në të historisë kombëtare i skalitur
Shkëlqen i Tiji emër – KOMANDANTI GJON
Monument i gjallë në çdo zemër qëndron
I kombit arbëror Dëshmor i lirisë
Për Kosovën Trime Kurorë e lavdisë
Heu, Nexhmi Llumnica, i Skënderbeut stërnip
i shpejtë si rrufeja, zemërfortë çelik
E munde një Perandori, në t’ 81-shit Pranverë
Në Ushtrinë Çlirimtare u rreshtove me nder
Bëre luftë o vëlla për t’shtrenjtën liri
Gjaku Yt qëndron n’Flamur Kuqezi
LAVDI, O DËSHMOR – E JONA LAVDI!

SYSHQIPES
(Dëshmores Ylfete Humolli-t)
Flokët ia ledhatonte e freskët një erë
Kur plagët e kombit lëngonin pa ndërprerë
Përherë gati ishte kushtrimi kur jepej
Ngrihej për Kosovën asnjëherë nuk stepej
Seç e ngriti zërin për t’lirin ATDHE
Kërkonte LIRI dhe një jetë të re
Porse gjakatarët me t’bishës tërbim
E këputën LULEN hiq pa hezitim
Ia prenë ëndërrimet shpersat ia këputën
Por, jo, jo barbarët SHQIPEN dot s’e mundën
Gjer në përjetësi trimëresha u ngrit
Për Kosovën nënë kurrë s’lu’jti qerpik
Sot te lapidari- plot lule dhe kurorë
Lavdi t’qoftë YLFETE bijë e DHEUT ARBËROR

PO TË MOS ISHIT JU
(VËLLA E MOTËR DËSHMORË, YLFETE E MENTOR HUMOLLI)
A do të ishim kaq të lirë
Po të mos ishit Ju
A do ta gëzonim sot lirinë
Po të mos qëndronit Ju
A do të ishte KOSOVA shtet
Po të mos flijoheshit Ju
Gjaku Juaj u bë dritë-
E jona liri
Lumë si nëna që Ju lindi
Për ne – KRENARI
Si dy Shqipe fluturuat
Përjetësinë fituat

NËSE DONI TA DINI
Nëse doni ta dini
Dashuri imja cila është
Pyetni lulëkuqet e Kosovës.
Pyetni kullat me gurë
E Shqipen në Flamur
Dashuria ime cila është
Nëse doni ta dini
Pyetne këtë tokë me varre
këto fusha dhe male
E Shqipërinë e Madhe
Nëse doni të dini
Për dashurinë time të shenjtë
Pyetne gjuhën, nderin,
E këtë atdhe të shtrenjtë

ARMIQTË
Në mugëtirë arritën
Me një tjetër gjuhë
Me të tjera veshje
Me litar e hu
Arritën një natë
Të bëjnë dhunë kudo
Këngët na i bënë vaj
Lojën tmerr pastaj
Në mugëtirë arritën
E gjuhën s’ua ditëm
Shpinën s’e përulëm
Në gjunjë s’u përkulëm
Me grushtat çelik
Me heshta, terlik
Me kobure, thika
U dolëm në prita
Ngado i dërrmuam
I vramë, i copëtuam
Me turp i dëbuam
Nga kanë ardhur, shkuan

SHQIPTARËT E EGJYPTIT DJE DHE TË SOTMIT KUDO




Në muajin Shkurt të 2016 u botua në Prishtinë nën përkujdesjen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës libri “Nga historia e shqiptarëve të Egjyptit gjatë shekujve XV-XX” i autorit Muhamed Mufaku Arnauti.

Profesor Muhamed Mufaku ka lindur në vitin 1952 në Damask të Sirisë në një familje të shpërngullur nga Kosova. Prej asaj shpërngulje të shqiptarëve gjatë shekullit XX u formua në Siri një bashkësi shqiptare, e cila në vitin 2011 numëronte mbi 10’000 shqiptarë. Një pjesë e madhe e asaj bashkësië përbëhet nga shqiptarët e shpërngulur me dhunë nga Kosova në periudhën e luftrave ballkanike Tetor 1912 – Gusht 1913. (Ku ndodhen tani? Askund dhe të lënë nga shtetarët shqiptarë frikacakë në mëshirën e fatit; gjithkund dhe të flakur tej e përtej nga valët goditëse të predhave në luftën e tanishme në Siri).

Profesor Muhamed Mufaku u magjistrua për Histori në Universitetin e Prishtinës në vitin 1977. Ai u doktorua dy herë në Universitetin e Prishtinës, për Filologji më 1981 dhe Histori më 1986. Në vitet 1974-1987, ai punoi në Degën e Orientalistikës të Universitetit të Prishtinës. Më 1988 ai ishte bashkëpunëtor i jashtëm i “Enciklopedisë së madhe arabe” për gjërat që kishin të bënin me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Gjatë viteve 1989-2016, ai punoi profesor i historisë në disa universite të Jordanisë dhe në periudhën 1995-2005 ai ishte edhe drejtor i institutit të shkencave politike në Universitetin e Jordanisë. Ai është anëtar i jashtëm i Akademisë Shkencore Arabe me seli në Damask, që nga viti 2005 si dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës që nga viti 2010. Tani Muhamed Mufaku është profesor në universitetin Al al-Bayt të Jordanisë.

Prof. Muhamed Mufaku ka shumë botimë në shqip, libra dhe artikuj në gazeta, ka botuar gjashtë libra për shqiptarë dhe çështjen shqiptare në arabisht, ka përkthyer 20 libra shqiptarë në arabisht, në mesin e tyre “Antologjinë e poezisë bashkëkohore të Kosovës”, ka mbajtur kumtesa të ndryshme për historinë shqiptare në universitete të ndryshme, etj. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ai u nderua me Medaljen e Republikës së Kosovës për Merita Kombëtare.

Ky botim i parë i librit rrjedh nga një punë kërkimore, shkëncore, dokumentore, regjistruese, analizuese e krahasuese përgjatë viteve 1979-2015. Ajo punë u shoqërua me udhëtime në Egjypt dhe takime me njërëz të përlidhur me historinë dhe koloninë shqiptare të Egjyptit.

Në libër fillimisht endet e plotë historia e mamlukëve të Egjyptit të cilët, e thënë me fjalë të tjera, ishin jeniçerët e Egjyptit. Mamlukët, ashtu si përkthehet nga arabishtja, ishin robër të vegjël me origjinë nga vendet e Europës jugore, juglindore e deri të Kaukazit. Tradita e blerjes së atyre skllevërve të vegjël, rritjes, edukimit dhe stërvitjes si ushtarë filloi në shekullin IX.

Me kalimin e kohës ato u bënë aq të shumët dhe aq të aftë sa të ishin ato që zgjidhnin se cili do sundonte si Sulltan. Pikërisht në gjysmën e dytë të shekullit XV, në libër zbulohen dy sulltanë të Egjyptit shqiptarë (arnautë). Që nga viti 1250 e deri në vitin 1516 kur osmanllinjtë i mundën ato, mamlukët sunduan Egjyptin, Levantin dhe vendet e shenjta moslemane në Gadishullin Arabik.

Libri shpalos më pas praninë shqiptare gjatë sundimit osman nga shekulli XV e deri në fillim të shekullit XIX. Sepse, meqenëse prania e luftëtarëve shqiptare në Egjypt ishte aq e madhe saqë pikërisht më 1805 Mehmet Aliu, me origjinë nga Kavaja, dhe me mbështetjen e drejtpërdrejtë të 5000 luftëtarëve shqiptarë mori fuqinë e parë në Egjypt. Nën udhëheqjen e tij, ushtria egjyptiane ku shqiptarët ishin me mijëra dhe e komanduar nga oficerë shqiptarë mundi forcat osmanë të jeniçerëve, të mamlukëve të mbetur të organizuar në jug të Egjyptit dhe forcat vehabiste në Gadishullin Arabik.

Nën udhëheqjen e Mehmet Aliut, Egjypti pësoi ndryshime të mëdha gjë që sollën zhvillim dhe fuqi. Me katër përqind të popullatës ushtarë, ushtria egjyptiane nën komandën e Ibrahim Pashës, të birit të Mehmet Aliut, fitoi betejat kundër osmanllinjve dhe në Shkurt 1833 ajo arriti pranë Stambollit. Sulltani osman i kërkoi ndihmë Rusisë e cila e dha edhe ushtarakisht dhe u desh edhe ndërhyrja e Britanisë dhe Francës që të shpëtohej Stambolli i osmanllinjve dhe ushtria egjyptiane të tërhiqej.

Britania, Rusia, Prusia dhe Austria ndërhynë përsëri më 1839-1841 që ai të tërhiqej, sepse Mehmet Aliu po organizonte edhe kryengritje të shqiptarëvë në Europën juglinodre kundër osmanvëve. Si përfundim, nëpërmjet marrëveshjes së Londrës më 1841, Mehmet Aliut iu njoh mbretërimi dhe trashëgimi në Egjypt, Sudan, në zotërimet e tjera në Afrikë dhe Sinai, si dhe të largohej nga gadishulli arabik.

Kurse perandoria britanike krijoi disa të drejta ndërhyrjeje dhe leje veprimi, për shembull, kontrollin mbi Kanalin e Suezit, stërvitjen e ushtrisë egjyptiane, zbarkimin e ushtrisë britanikë që nga viti 1882, “kujdesjen” për trashëgiminë nga lashtësia (më saktë, dërgimin në Muzeumin e Londrës të gjetjeve të zbuluara me gërmime), etj.

Ai sundim mbretëror shqiptar i Egjyptit që pat filluar më 1805 vazhdoi si një dinasti sunduese deri në vitin 1952, ndonëse për shkak të ndërhyrjes së perandorsië britanike u tkurr deri brenda mureve të pallatit mbetëror. Mehmet Aliu pati titullin sundues Vali, që nga viti 1805 dhe vdiq më 1 Shtator 1848. I biri zuri vendin si Vali për dy muajt në vazhdim dhe më pas nipi i tij Abaz I u emërua Vali. Titulli Vali i sunduesve shqiptarë vazhdoi deri më 1867. Më pas të parët e vendit morën titullin Kediv deri më 1914, Sulltan deri me 1922 dhe Mbret deri më 1953.

Me hapjen e Kanalit të Suezit më 1869, shumë shqiptarë të tjerë vërshuan në Egjypt dhe pozitat e tyre qenë në të gjitha fushat. Prandaj ajo prani shqiptare në Egjypt qe shumë e vyer për Rilindjen Kombtare. Prandaj në Egjypt u botuan gazeta, libra, shkrime e poezi shqiptare të cilat u shpërndanë në tërë trojet shqiptare dhe u gdhendën në përmendoren e kulturës shqiptare. Në Egjypt ishin Thimi Mitko, Spiro Dine, Milo Duçi, Andon Zako Çajupi, Filip Shiroka, e të tjerë.

Prandaj teqeja bektashiane shqiptare e Kajros, me egzistencë në periudhën 1886-1965, ishte vendi ku takoheshin të gjithë, ku shpërndaheshin librat shqip, ku kuvendonin shqiptarët dhe ku mblidheshin ndihmat për refugjatët shqiptarë. Prandaj shumë refugjatë të kampeve të pasluftës dhe ato që i arratiseshin pushtimit të trojeve shqiptarë nga komunizmi sllav gjetën strehë në Egjypt dhe një pjesë në Siri. Prandaj në Egjypt qëndroi në vitet 1946-1955 edhe mbreti Ahmet Zogu i larguar nga Shqipëria më 1939 dhe libri e përshkruan gjërësisht atë segment historik.

Më 23 Korrik 1952, Lëvizja e Oficerëve Të Lirë arabë në Egjypt nën udhëheqjen e gjeneralit Mehmet Nexhipi dhe kolonelit Xhemal Abdyl Naseri nëpërmjet një grusht shteti përmbysi mbretërimin e të fundit mbret shqiptar Faruk I. Mbreti Faruk i bashkë më familjen u largua nga Egjypti dhe pjesën tjetër të jetës e kaloi në Itali ku edhe vdiq në Romë më 18 Mars 1965; pas dy javësh trupi i tij u varros në Kajro. Më 18 Qershor 1953, Egjypti u shpall Republikë. Pas asaj, për shkak të propagandës së ushtarakëve arabë kundra mbretërimit shqiptar dhe veprimeve të ndërmara prej tyre, kolonia shqiptare e Egjyptit filloi të shkërmoqej dhe shqiptarët të largoheshin familjarisht për në Europë dhe Amerikë.

Historia shqiptare e Egjyptit është një tjetër pohim se kultura shqiptare është aq e përbotshme saqë sapo zbulohet një tjetër dritare, pas hapjes së saj të shtrihet përpara një hapësirë shumë e madhe tokësore, detare, njerëzore, kulturore, e vetëdijshme dhe e pavetëdijshme, e botuar dhe e skalitur me forma të ndryshme, e tretur ose e lënë në harresë, e dukur ose e padalluar. Dhe libri “Nga historia e shqiptarëve të Egjyptit gjatë shekujve XV-XX” i Prof. Muhamed Mufaku hedh dritë pikërisht mbi fletë shqiptare të historisë mesdhetare të mbuluara nga errësira e viteve të mbyllur apo shekujve të shkuar.

Pse shkruhet e shkuara? Pse nevojitet? Pse është e domosdoshme? Çfarë duhet kërkuar në të? Si duhet shkruar? E shkuara nuk kthehet dhe nuk ndryshohet më, porse filli i muzave të saj ndihmon të krahasohet e shkuara me të tashmen. Që domethënë se e shkuara është e detyrueshme të shkruhet si ka qenë dhe si ka ndodhur, e vërtetë faktike e përlidhur, jo si dëshirë vetiake e tanishme si duhej të kishte qenë.

Libri i të kaluarës është histori e njerëzve dhe si i tillë është i domosdoshëm të botohet. Një libër me të dhëna për njërëzit dhe ngjarjet e shkuara është i pazëvëndësueshëm për të analizuar dhe matur me peshoren e çështjes shqiptare se çfarë prodhuan njerëzit si individë apo grupe shoqërore me sjelljen dhe mentalitetin e tyre të atëhershëm, si notuan ato në rrymat e kohës, si rrodhën ngjarjet dhe njerëzit, nga ku dhe drejt kujt.

Çfarë i mungoi ose e pengoi perandorinë shqiptare të Mesdheut Albanica imperium të dallohej ndër shekuj si e tillë? Çfarë flamuri valëvitej në duart e tyre? A futën në përdorim zyrtar gjuhë Shqipe? Çfarë ishte ndryshe më parë? Çfarë është e njëjtë tani? Çfarë mungoi dje? Po sot? Çfarë nuk është vënë re dje? Po sot?

Saimir Lolja

Ismet Tahiraj : NGJITAS VJEN DESHTIMI

NGJITAS VJEN DESHTIMI

Gjak ftohtë po marrë rrugën tënde,
në udhëtimin tim të trëndafilet
Me ngjyrë roze, jo pompoza,
vransirë balli, kalli filli vetëm, sugrai.
Përetej plepave të Rahovicës ku më kmesa nuk lëvizë,
as këmishë siç është zakoni
Bie hëna degë pishe,
shirat trentas shpojnë obmbrellë,
thyen kaçurrela
Udha ime u thinjë më gjasë nga ëndrra e shpresës,
ves i vetevetës, qyl i beretës.
Tunika e jote mbeti në preluding e lashtësisë,
as uragan do nuk e shemb,
as mine gurë që u është vënë
Nuk jo nuk di, as për gurët e mezhdave,
ku i ngulin këngës së vjershëruar
as gjallërimit imagjinar te motit lazdran,
kur fishkëllon dhe dehur kulme shtëpije rrexon,
ndalet dhe rreptas fillon.
Tash më damar në
Fushë grope tallazitet fat i prushëruar,
gocë grua mjerisht e harruar
Mos se unë te thashë edhe për lartësitë miopie te tyre,
si beze e kalbur, viteve
N’vrap ne derë
Dardanie na konak,
I shtinë gjezvet si dikur ne oxahak.
Në janar pse prushërove gjakut,
bardhësit verbuese të ngrira,
ikonë nuk u bëre
As faltore përurimi, ovale qendrimi,
e sa gjë më teper. Guzximi.
Pranvera te joshi,
po bryma te sosi e vrançi iku,
thep doli miku E nuk ngordhi kali,
hape shtigje pa udhë, ishe tejet e molisur.
Flokë shprishur.
Më trëndafila nuk gjasoj në dehje,
as rrëzellim shpirti,
s’ka kthim veç mashtrim
Bie kur mashtron udhën e Betimit.
Qershit bien në tokë,
nga tërbimi, buzëve shkrumbimi.
Sakt, mos u trembë nga etja as fama vërbuese,
se nuk ka gjë më shëmtuese
Se një cope baltë torturuese.
Dhuntia nuk është farsë e lëngezuar qe avullohet,
seç u shndërrua në
Fshehje mistershme
Në sterrë, ku ka pa gjembaçe dritë dite,¨
as ec e jak-pritje, në davaritje.
Dimrit gjithmonë ka bore
që fërfëlliza te ngulfatë ne derë te agimit,
Januare ktheju
Udhës Vetbesimit,
toka pa ferra s’ka udhë të sukseseve,
ngjitas vjen deshtimi.
Në të duam lule në degëza bulimi,
arë qe jep fryt e kombit ndriçminin,
stoike mbarim e fillimit
Ama mos u fshehë në hisën e keqpërdorimit,
mizë kali bezditë ty e shton pikëllimin
Nuk ec udhës se te jargimi, po sonteve te gëzimit.
SEKOND ÇMENDURIE
Mos eja më krande te ndizesh zjarrin,
ne çati fushe,
se më përvelon
E fjalët mbesin gazherit e gushes,
gjuha katranoset si diskurset
Dhe lloha me merr te me shtje ftohtë ne palcë ne kokë
Ejjj, humbi toruan,
qepujt argetohën,
veç puthjet i ngadalsojnë
Po ku te marr kohë vëtetime,
pa avansin tuaj te qendrimit
Si skile kur pështjellësh vrimave a gropave te kodrinës
Veç bie gjithçka,
as plug për lavrim as fare për arë
Ejj shterpë nataliteti ne iliri dije,
sekond çmëndurie
E lëmi me kaq se shurdhërinë
e ka vënë tampon zone sanxhak
Dhe uji s’ka bekim,
po koorr haraq…
KUR RREZOHEM NGA DARDHA
po urrezova
nga dardha
ç’më duhet
te më vijsh
në vizitë,
kur dje
as sot
ti nuk guxoje
te hipesh
n’qershi
ti merrje
kokërrat e kuqeluara
assesi.
e më hiç
patatën e nxehtë,
ta futesh në grusht.
e këtej shtiheshe
me urti trimi.
ne te shihnim
kur dilje ne breg
si mi i lagur.
përtej paçavuarëve
te sahanëve,
gjithmon gjendesh, ti.
krejt pa pritur
statuaj ishe aty.
2.
mos eja
kur rrezohem
nga dardha
zambaket e bardhë
thahen si nga mërdhirja…

Me poeten DIJE LOHAJ


DIJE NEZIR  LOHAJ


Dije Neziri Lohaj u lind më 10 shkurt 1965 nē Shkup. Aty mbaroi vetëm dy klasē të fillores, pasi familja e saj shpërngulet në Ferizaj. Këtu mbaroi shkollimin fillor dhe filloi të mesmin. Në vitin 1983, pushteti serb e dënoi me 3 vite heqje lirie. Pas burgut ne vitet filloi studimet, por komitetlinjte e atëhershëm ia mohuan tē drejtën për studime, duke e kinsideruar” tē papërshtatshme politikisht”. Ne vitet e nentedhjeta, regjistroi studimet ne Degën e Letërsisë dhe tē Gjuhës Shqipe ne Fakultetin e Filologjisë të Universitetit tē Prishtinës. Pas një procesi gjuqësor ne Feriza, më 1997, policia serbe kerkoi ta arrestoje me akuzën “ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Ate vit gjykata serbe ne Prishtine e denoi me dy vite burg ne mungesë, prandaj i detyrua te nderpreje studimet dhe te qendroje ilegalisht ne Prishtine, ku me pas shume peripecive ajo migroi ne Tirane. Me 1999, kur u çlirua Kosova, Dija i kthye ne Kosovë, ku dhe i perfundoi studimet. Ajo tani është profesoreshë e gjuhës shqipe dhe e letërsise shqiptare ne shkollen “Gjon Serreqi” ne Ferizaj. Dije Neziri – Lohaj, grua, nënë dhe poete perjetoi gjendjen me te rende qe mund te perjetoje njeriu i idealeve te medha per atdheun. Në opusin e saj poetik, i tere shpirti i saj njerezor digjet flakë per nje ideal te madh te gruas poete, per vendon dhe kombin e saj, duke qene e shqtesuar edhe per tërë globin. Ka të botuar edhe librin pietik “Ëndrrat për atdheun”, Prishtinë, 2009, “Cunamët ua solla unë”, Prishtinë, 2013 dhe “Gjema e paqes”, Ferizaj, 2015. Ka ne doreshkrim edhe të katertin.
/Gjin Musa, gazetar.


Dije LOHAJ
NËPËR MERIDIANET E SHPIRTIT
Mos u ngut!
Po sillma fluturen e parë të pranverës,
Sillmi edhe ninullat e dashurisë
Dhe, eja të vrapojmë symbylltas pas vegimit tonë.
Të vrapojmë zemrës së heshtjes,
Që kur t’i hapim sytë,
Do e kuptojmë Se kot u trembem nga zjarri,
Kur, ai zjarr nuk ishte ndezur për ne
Për të na djegur mëkatin tonë,
Ai ishte drita nepër meridianet e shpirtit
Që nuk e pamë tek vraponim të egzaltuar…
A nuk të thash
Të mos i fshijsh gjurmët e mallit,
Të mos i matësh hijen e shpirtit
Edhe atëherë kur me thoshe:
Nëse një ndjenjë Nuk ma ftohë prushin e zemrës
Apo nuk më ngrohë në acar shpirtin,
Ajo për mua nuk është e bukur.
Nëse më jep ankth e jo qetësi
Atëherë nuk është e madhërishme.
Nëse mbjell dyshim e jo siguri
Ajo nuk është lule, por ferrë
Që dikur do t’i nxjerrë gjembat
E do të shpon epitafin e zemrës sonë…
Mos u ngut Se mjafton ta shijojmë natyrshëm
Qoftë edhe pa nxjerrë një pasthirrmë kënaqësie,
Se ajo që del nga fjala jonë
Është me e mangët se atë që ndjejmë meridianeve të shpirtit.
NË UJËVARËN E SYVE TË TU
Sytë e tu Më erdhën si gurgullim ujvare,
Më trazuan si valë deti
E u futën në urnën time të bërë hi.
Desha të pi gjithë atë ujë,
Ku laheshin ata sy çdo mëngjes
E të shuaja etjen Me zjarrin e gjirit.
Eh, ike ti,
Ike bashkë me sytë Bashkë me ujin
Drejt oqeanit të pafund.
Pa pikë force Të ndiqja gjurmen tënde
Në mesin e një koloriti valësh,
Vala mbulonte gjurmen, Unë shpupuritja valën
Qindra kilometra larg detit e bregdetit.
Zëri yt melodik u mishërua Me melodinë e Orfeut,
Buçet mbushur me dashuri gjigande,
E zemra ime e vogël,
Verbon terrin e natës,
Verbuar nga drita e ditës,
Por ata sy E bënë aq të ndjerë,
Më të ndjerë Sesa dashuria e pafund.
Aty u rilinda,
Ndeza flakën në cdo gurrë
E në cdo ujëvarë.
Vallë, gjithë ato zana të jenë shuar
Në atë ujëvarë,
Që shikimi yt kaq i thellë
Kaq i thellë
Të rilind shikimin tim.
MASHTRIMI
Oh, ndjenjat janë zjarr i ndezur,
Gjemba të mprehta trëndafili,
Djerrinave vjeshtës me shi.
Mashtrimi shtrihet me brymë,
Frymëmekur tradhtia,
Shkun yjet pamëshirë.
Oh, shteroi qiellin e tempujve hynorë,
Se mashtrimi sonte perpiu shpirtin tim
Thitha të panjohurën e zemrës sate?
A thua dashuria qenka krim?!!!
LULE E ËNDËRRT
Dashuria është lule prej ëndrre
Hapë e mbyllë petalet në dritë shpirti
Përmbushë universin me aromë të pafund
Ndodhet atje ku nuk e shoh
Vjen këtu ku nuk e prek
Buzëve marrosëse iu jep shëlbesën
Dhe rikthen fluturimin e ylbertë nëpër zemër
Me brishtësi puhie përkedhelë tiktaket
Në shtratin e fantazisë hedh vellon e lumturisë…
Dashuria pluskon me orkestrinën e afshit
Çdo tingull e renditë lehtas në pentagramin e shijimit
Ndjenjat fluturojnë dhe valsin e ngjizjes e joshin
E një dyjëzim magjiplotë si perlë trakton në ekstaza
Mbledh veshtrimet e tua dhe më mbulon mua
I palos një e nga një në sirtarë përgjërimi
Përbrenda i ndez qirinjtë e përndritjes
Dhe zjarrminë e në dy pllaja krahërori
Dashuria bëhet akord i magjepjes
Duke pritur aq gjatë Mungesën tënde…!
Por duke ditur se çdo kthim bëhet për hirë saj.
HAPAT T’I NUMËROJ
Si është e mundur që tani nuk shihemi?!
Dikur hapat ngatërronim në hedhje
Dhe përgjaknim gjunjtë në rendje për te njëri tjetri
Ulur mbi prehër të përkëdheljeve
Pastaj shëronim plagēt tona të kaltërta
Dhe nga pasioni i dashuror krijonim univers te ri e një botë tjetër
Mjaftonte për të prekur butësinë e shpirtit
Me melodinë e mëngjeseve në tërë përmasat e mrekullive.
E tani nuk më sheh e nuk të shoh dot
Kaq trishtim që pikon si shtrydhje mjegullore
Kaq dhembje për praninë e mungesës!
Dhe kuptoj se të kërkoj kur më përmendë një pasthirrmë
Një ngashëshrim në tërë stazat e pëgjumjes
Tek kur në ëndrra me faniten ata sy
Varur me rrinë si kokërra bojqershije…
Përtej pritjeve dhe vargmaleve të mallit
E tërë qenia ime me ankth ndjek ende hapat e tu si atëherë
E zemra pezull me rri tek kërcasin
Tiktaket e saj duke u djegur
Na ka mbetur vetem hiri
Tatuazhet e lëna nga ngjizjet tona që fosforojnë
Dhe përsëri dua ta ribëj sfondin dhe profilin e mishërimit
Dhe të ftoj solemnisht se hapat ende t’i numëroj
Të rikrijojmë si atëherë jehonat e hapave të numrueshëm
Dhe çastet tona të çmendura të dashurisë!
MAGJIA E DASHURISË
Unë dhe dashuria ka gjysme shekulli që jetojmë bashkë,
Po, kurrë s’e shuam magjinë e tiktakeve të shenjta
As kur si hëna u ula ngà errësira e trishtë
As kur si dielli perëndova nga cunamet gri…
AKUAREL I ZI
Si një gjethe e vetmuar
E trungut të lashtë,
Gjalluar kërkoj rrënjët nën hijen e tij,
E kush nuk e do dheun e atdheu,
T’i pushojë eshtrat,
Që shekujt i gërryen copë-copë?
E kush nuk e do gjuhën e nënës,
Ku dora e butë të përkund
Dhe belbëzon ninanana,
Në butësinë e pështjellakut të linjtë,
Endur me lëkurë nëne,
Edhe pse muzgjet lëshonin jargë pushteti
E mordja na sillej mbi kokë,
Tek futnim në gji heroizmat tanë,
Harronim ëndrrat e çakërdisura
Dhe ktheheshim te guri i vatrës
Edhe pse vajet na verbonin,
I fshinim sytë me pëllëmbë të nënës,
Lotin që rridhte si ujëvarë, e pinim,
Për të ngjallur derën e fikur,
Për të ndezur oxhakun e shkretë.
Jo, nuk kishte as ulërimë, as tmerr,
Që të fshinte imazhin tënd,
Se ishte frutë e mendjes,
Që rrënjët i kishte thellë e më thellë,
Që çdo ditë me forcë përtëritej
Dhe krejt shpenguar riprodhonte qelizën tonë…
Të stërmunduar në orët e misterta
Lebetitej errësira,
Nga pasqyra që zhdukej,
Gërryente edhe melaminë e murrme.
SIMFONIA E SHPIRTIT
Një ndriçim ylli lind fjalёn deri nё ekzaltim,
Një zgjim delli dёrgon ëndrrёn
Deri tek orbita ime pa kometë,
Dy sy falin rritën e urtësisë përtej horizontit
Dhe bëhen pluskim nën plazmën e gjakut shekujve,
Mund të rrëzohen shekujt deri në fund të kohës,
Për të fluturuar përtej saj,
Edhe lutjet mund të shuhen,
Që sjellin baladat e dashurisë,
Se sonte shpirti mё ka ikur,
E nuk mund ta arrij dot,
As me hapin e erёs,
As me kitarёn e zemrёs.
Mund tё marrёsh edhe gjysmёn tjetёr timen,
Sepse nuk ta thashё dot lamtumirёn,
As sot, as mot,
Se e pёrtejmja zgjohet brenda kokёs sime,
E qenia e saj e gurëzuar,
Nuk do tё harrojё elegjinё e shpirtit,
Se tani jam e lirё,
E zinxhirёt e prangave s’do tё vlejnё.
As atëherë kur do tё flasim me gjuhën e mallit,
As atёhёrё kur shkryqёzohet shpirti i kryqёzuar.
ZË DRITE POSHTË NJË VERBËRIE
E si do të shohësh
Verbërinë e syve të tu,
Në vjeshtën tënde të fundit?
E si do të mundohesh
Errësirën e tretur të një kohe
Ta zbardhësh përtej ardhmërisë?
Kot do të mundohesh
Të mbëltosh ylberin,
Shikimin e diellit me zë drite,
Me ato gropa
Të matësh largësinë
E verbërisë sate,
Burgut tënd të zi.
Do të shpupuritësh vitet e tua,
Siç shpupuritim
Hirin në oxhak me mashë
E do të mundohesh
Të gjesh një thëngjill
Të ditëve të nxehta,
Kur zjarri bubullonte
Në qenien time
Dhe kur në buzët e mia
Nxehej flaka.
Gropo në kafkën tënde,
Të hapësh varrin për vete,
Por ke fat që shkëndijat,
Që shkreptijnë nga eshtrat e mi,
Nuk i sheh dot me sy.
Duket se kjo paska qenë arsyeja
Që pëlqeve verbërinë tënde,
Në dimrin e parë,
Pa të filluar vjeshta jote e fundit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...