2016-11-02

Themeluesi i Megaupload: Hillary është në telashe të mëdha

Themeluesi i Megaupload: Hillary është në telashe të mëdha

Ai njihet si një ndër piratët kibernetikë më të famshëm dhe më të pasur në planet, themeloi Megaupload dhe së fundmi rikthehet në qendër të vëmendjes së mediave për një deklaratë të bërë në rrjetet sociale në lidhje me e-mailet e Hillary Clinton.

Kim Dotcom ka paralajmëruar kandidaten demokrate se ndodhet në telashe të mëdha, duke lënë të kuptohet se Wikileaks mund të publikojë të tjera mesazhe nga posta e saj elektronike, përfshirë këtu edhe 33 mijë që janë fshirë.

“Ka materiale të tjera ende të papublikuara, që pritet të bëhen publike në vazhdim. Clinton është në telashe të mëdha”, shkruan ai në Twitter.

Më herët, Kim Dotcom ka lënë të kuptohet se Wikileaks zotëron 33 mijë mesazhet e fshira, të pranuara nga Clinton, por që kandidatja demokrate thotë se ishin personale dhe nuk kishin lidhje me punën e saj si Sekretare e Shtetit. Ai ka postuar edhe një guidë sesi të sigurohen edhe në rrugë ligjore mesazhet e fshira nga kandidatja demokrate për Presidente.

“Janë të gjitha të regjistruara në serverat e NSA-së në Utah. Senati dhe Kongresi mund t’i kërkojnë këto e-maile nga NSA”, thotë ai.

Kim Dotcom, pasuria e të cilit vlerësohet në rreth 200 milionë dollarë, është shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane për shkelje të të drejtës së autorit që me të famshem Megaupload, e mbyllur prej kohësh

“Hasmëria” e BE-së ndaj Kosovës e shpërfaqur me marrëveshjen e demarkacionit

“Hasmëria” e BE-së ndaj Kosovës e shpërfaqur me marrëveshjen e demarkacionit

Prof.Dr.Mujë Rugova 

Së pari Ne, populli shqiptar i Kosovës detyrimisht duhet t’i drejtohemi Bashkimit Europian çka është tërë kjo hasmeri ndaj neve, pse nuk ju kërkuat Sllovenve, Kroatve, Serbve, Boshnjave, Malazeve dhe”Maqedonve” që të kenë të përfunduara mosmarrveshtjet ndërkufitare edhe pse secila nga këto shtete kanë minimimum nga dy e më tepër mosmarrveshje kufitare me njëra tjetren, po e gjetët Kosovën e cila mbijetoj rret 700 vite robri osmane dhe sllave dhe Europa në vend se ta mbështes, sillet ndaj saj si ndaj një fëmjie të braktisur nga prindërit dhe shoqëria.

Populli shqiptar i Kosovës u soll me shumë respekt dhe dashamirësi ndaj trupave të NATOS,KFOR-it, ndaj përfaqësueve të UNMIK-ut, EULEKS-it dhe besoj se këso sjellje dhe mikpritje nuk kanë hasur deri më tani dhe vështirë që do të hasin në te ardhmen në tërë rruzullin tokësor.

Me siguri faj kemi edhe Ne meqenëse Qeverit avnuke të Kosovës që nga pas lufta e deri tani me veprimet e tyre të mbrapshta, nënshtruese apo naïve karshi faktorit ndërkombëtar dhe atij Ballkanik e sollen Kosovën në pozitë të vështirë “të jetë” apo” të mos jetë.” Që nga fillimi u perkulen dhe shprehen vazalizëm të skajshëm ndaj Faktorit Ndërkombëtar e në veçanti para shteteve të dala nga ish-,Jugosllavia dhe u sollen si të ishin agresor e jo viktim, kjo kushtoj dhe do të kushtoj edhe më shumë. U sollen dhe vazhdojnë të sillen sikur Kosova të kishte territorin toksor të Federates Ruse duke ju dhurua “Maqedonis” dhe Malit të ZI me mijëra hektar toke.

,,Maqedonia’’ mori sa deshti nga komuna e Vitise për ta kënaqur Serbine me Prohorpqinskin por me këtë ,,Maqedonia’’ nuk u ngop por plaqkiti edhe një territor në Restelicë që askush nuk e din cila është sipërfaqja e tij.

Ky “shtet” pa identitet kombëtar dhe pa identitet territorial e ashtuquajtura “Maqedoni” e themeluar nga Josip TITO (tajna internacionalna teroristicka organizacija-organizata ilegale inteternacionale terroriste), “shtet” me mbi 50% të popullsis shqiptare (muslimane dhe orthodokse), rreth 35% bullgare, kombësi të tjera si turq, rom, egjiptas,…etj dhe qytetar të tjerë që kanë dale nga martesat ndëretnike dhe janë konvertuar si ” maqedon”. Ky “shtet” derisa ta ndryshoj emrin as ëndërr mos të shoh BE-në dhe as NATO-në, pasi këtë nuk do te lejoj Greqia me asnjë kusht. Ketij ‘shteti” BE ja njohu liberalizimin e vizave pa marr parasysh këto që u thanë më lartë si dhe korrupsionin enormë, terrorin shtetëror ndaj jo sllaveve etj etj…EU Europe he…si thonte dikur At GJergj Fishta.

Qeveria e Kosovës e quan Malin e Zi si shtet mik se na paska “njohur shtet” (një proverb malazias-za ovo hvalla a za ove drge idu gllave. – për këtë faleminderit por për të tjetrat shkojn kokat). Ky shtet se pari është dashur të kerkoj falje për krimet, masakrat dhe dëmet që kanë bërë banorët e zonave kufitare në Rugove dhe kolonistet malazes ne Rrafsh të Dukagjinit (Pejë, Podgur, Rekë e Gjakovë) për këto krime dhe ato me radhë nga viti 1912, nuk po kërkojmë hakmarrje por kurren e kurrës nuk guxojmë si popull t’i harrojm. Qeveria vazale shkallen e parë (demilimin) të vendosjes zyrtare të kufirit e mshef para opinionit shqiptar në përgjithësi e atij të Kosovës në veçanti dhe lajthit komplet boten demokratike BE-në dhe SHBA-në që Parlamenti dhe populli i Kosovës të jenë të detyruar të miratojn vijen e Demarkacionit pa bërë fare demilitim. Këtë e bënë kjo Qeveri ose nje grup i vogël njerëzish apo vetëm një njeri sikur Kosova të ishte “Kalifat” i tyre apo i tij? Ky problem i rëndë i krijuar nga qeveritarët e Kosovës medoemos duhet të dal në Referendum edhe pse Qeveria ka pasur mundësi të vëjë në lëvizje Peticionin e nënshkruar nga më shumë se 200 000 (dyqind mijë qytetar të Kosovës) dhe të dorëzuar për shqyrtim në Parlamentin e Kosovës, megjithatë këto ditë shihet një dritë në fund të tunelit për së mbari duke filluar nga kryetari i Parlamentit dhe deputetët e pozitës së Parlamentit te Kosoves.

Në vijim po paraqes faktet bazike se kufiri I Kosovës (KSKA – 1974) – Mal I Zi është faktik dhe bazohet në mes të tjerave edhe në këto fakte zyrtare të ish- Yugosllavisë dhe vendimeve të institucioneve relevante ndërkombëtare.

Komisioni shtetëror këto të dhëna dhe dokumentacionet tjera ekzistuese si dhe parametrat gjeografik, historic, etnik, nuk I ka marrë në konsiderim por padyshim ka nënshkruar marrëveshjen e shtruar (paraqitur) nga komisioni I Malit të Zi, nga kjo rrjedhë se ky komision jo serioz e ka futur Qeverin e Kosovës dhe popullin e saj në një problem jo të vogël me shtetin fqinjë Malin e Zi.

Prandaj si I tillë ky komision ka përgjegjësi ligjore dhe prokuroria e Kosovës duhet të nis procedurën për hetim të këtij komisioni.

Kufiri Serbi (KSKA-1974) – Mali i Zi i demilituar nga komisioni shtetëror i YU (1945) deri më sot është i njohur si kufi administrative – politik i sistemuar në kushtetutat e Serbis (KSKA1974) – dhe Malit të Zi

Kufiri Serbi (KSKA -1974) – Mali i Zi është sanksionuar edhe me Vendimin e Arbitrazhit Europian (Komisioni i Badinterit 1991-1993)

Kufiri Mali i Zi – Kosovë (KSKA-1974) është sanksionuar me propozimin e Ahtisarit për zgjidhjen politike të statusit të Kosovës.

Kufirin ekzistues Serbi (KSKA-74) – Mal I Zi i sanksionuar me rezoluten 1244/1999 të Këshillit të Sigurimit të OKBS-së për Kosovën.

Cila qe esenca e prezantimit të kryeministrit Edi Rama në Kosovë?

Cila qe esenca e prezantimit të kryeministrit Edi Rama në Kosovë?

Cili qe thelbi i prezantimit të kryeministrit Edi Rama në Kosovë: të shpjegonte, të përgjigjej, të dëshmonte arrogancën e tij, t’u dërgonte mesazhe zgjedhësve në Shqipëri, apo të ofendonte mediat?

Diçka të tillë nuk e kam parë kurrë. Ndonëse para mikrofonit kam pasur shumë persona të njohur publikë në 28 vitet e kaluara sa merrem me gazetari: Shaban dhe Hamëz Jasharin, Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin, Rexhep Qosjen, Sllobodan Millosheviqin, Ivan Stramboliqin, Josip Vrhovecin, Mahmut Bakallin, Sali Berishën e Fatos Nanon, Zoran Gjingjiqin, Hashim Thaçin, Aleksandar Vuçiqin, Boris Tadiqin e Ivica Daçiqin, Isa Mustafën, Albin Kurtin (madje në kohën kur ishte në burgjet e Serbisë), Ramush Haradinajn e Shpend Ahmetin, e madje edhe kriminelët dhe të akuzuarit për krime si Arkanin apo Dragolub Ojdaniqin (po përmend vetëm disa nga personat e rajonit)… Dhe nuk më kujtohet ndonjë intervistë apo bisedë që pas saj të kem pasur më shumë pyetje, se sa përgjigje.

Shumë pyetje dhe dilema

uk e kuptova se cila ishte esenca e paraqitjes së kryeministrit Edi Rama para publikut të Kosovës, në emisionin Zona B. Të shpjegojë, të përgjigjet, të dëshmojë arrogancën e tij, t’u dërgojë mesazhe zgjedhësve të tij në Shqipëri, apo të ofendojë mediat dhe në veçanti portalet? Çfarë deshi t’u thotë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shtetasve të Kosovës? Se shqiptarët e ndihmuar nga ndërkombëtarët e kanë fituar luftën kundër Serbisë në vitin 1999?! Se Serbia duhet ta njohë Kosovën, nëse mendon të normalizojë raportet mes këtyre dy shteteve? Se ai kur flet për Kosovën, madje edhe për çështjet e brendshme të saj, nuk do të kërkojë lejen e askujt? Apo ishte qëllimi që me një qëndrim arrogant dhe përqeshës të ofendonte (disa) portale/gazetarë/analistë të Kosovës dhe njëkohësisht të Shqipërisë? E të mos flas për kulturën e komunikimit në këtë prezantim, sepse kryeministri nuk lejoi që të shtohej asnjë pyetje deri në fund.

E cili ishte funksioni i gazetarëve/analistëve të ftuar në studio? Të debatojnë, të shtrojnë pyetje, të sulmojnë dhe shajnë kryeministrin e Shqipërisë, apo ishin vetëm pjesë e shout të një kryeministri herë pas here tepër arrogant? Si mund të shkojë dikush në një debat i papërgatitur sa duhet? Pse lejuan kolegët e mi që në fillim, të edhe fizikisht të jenë më ulët, duke u ulur një shkallë më poshtë se bashkëbiseduesi? A kanë menduar vërtetë pjesëmarrësit që me dy-tri pyetjet e tyre dhe me një kohë tepër të kufizuar, do të hynin në ndonjë debat me një politikan, me një retorikë të mrekullueshme?! Apo ishin vërtetë vetëm një stoli e një shou të paramenduar mirë? Ka shumë pyetje dhe dilema, por mjaftojnë edhe këto.

Toni e bën muzikën

Në vizitën e parë të Ramës në Beograd dhe në konferencën e tij për shtyp me Vuçiqin kam qenë edhe vet pranishöm. Rama dhe shumëkush në Kosovë dhe Shqipëri me siguri mendojnë se kryeministri bëri mirë që i bëri thirrje Vuçiqit dhe Serbisë që ta njohin Kosovën si shtet. Por … a thua nuk kishte qenö e mundur të gjehet ndonjë ton më i sofistikuar për të arritur qëllimin? Apo ishte kjo vetëm pjesë e një shou – për të mbetur në librat e historisë si një “patriot”. Një fjali të ngjashme ia kam thënë Vuçiqit madje edhe unë personalisht – pas intervistës së tij të parë për media (dhënë Deutsche Welles), pas marrjes së postit të kryeministrit.

Rama dhe këshilltarët e tij me siguri e dinë (apo ndoshta edhe jo), por shqiptarët dhe serbët kanë shumë të përbashkëta, e një prej tyre është – inati, një emocion i cili shpesh nuk sjell ndonjë zgjidhje të mirë por mund të prishë shumë punë. Ndaj duhet ta kishte ditur se me këtë fjali vetëm sa mund të shtyjë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe kurrsesi ta përshpejtojë atë. Vuçiqi e di që pa normalizimin e raporteve me Kosovën si shtet, nuk do të ketë anëtarësim në BE. Vuçiqit dhe Serbisë kjo i duhet bërë e qartë në çdo takim, por në gjermanishte ekziston edhe shprehja: toni e bën muzikën.

Kosova ka nevojë për Shqipërinë në të gjitha aspektet

Kuptohet nëse qëllimi i Ramës ishte të ndihmojë procesin e normalizimit dhe të pajtimit në Ballkan, sepse profilizimi personal është diçka tjetër. Kosova dhe Serbia kanë nevojë për mbështetje në procesin e dialogut – jo vetëm nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, por edhe nga Shqipëria. Ndërsa Kosova ka nevojë për Shqipërinë në të gjitha aspektet – ato ekonomike, politike, diplomatike, kulturore, shkencore…

Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj kriminale, me krimet, dhunimet, gjenocidin, masakrat, me humbjen e luftërave dhe me humbjen e Kosovës. Por politikanët dhe diplomatët me pak më shumë sens e dinë që Serbia vërtetë ka nevojë për mbështetje në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën, sepse humbja e Kosovës është plaga më e thellë dhe trauma më e madhe e Serbisë. Kjo është në interesin e shtetit të Kosovës dhe të shqiptarëve, sepse Kosova duhet të ketë një ditë marrëdhënie normale me të gjitha vendet fqinje – pra edhe me Serbinë. Jo vetëm për shkak të anëtarësimit të mundshëm në Bashkimin Evropian, por për shkak të qetësisë, stabilitetit dhe zhvillimit të Kosovës dhe rajonit.

Ofendim ndaj profesionit të gazetarit

Sa i përket raportit ndaj mediave: kjo më dhemb edhe personalisht shumë, sepse ofendimet ndaj portaleve, pavarësisht faktit që disa portale e kanë ulur profesionin tim në një nivel tepër të ulët, i përjetoj si ofendim ndaj profesionit.

Në Gjermani nuk mund të përfytyrohet që kancelarja Merkel apo ndonjë politikan të ofendojë apo përqeshë mediat, që t’u gazetarëve se nuk dinë asgjë, nuk kuptojnë asgjë, apo dhe se po gënjejnë. Po flas për politikanët serozë dhe jo për ekstremistët.(DW)

(Autori është gazetar i Deutsche Welle)

DEKLARATA E KADRI VESELIT DHE QËNDRIMI NEGATIV I IZRAELIT KARSHI REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Anëtarësimi eventual i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale - INTERPOL, ka bërë që Izraeli edhe njëherë tjetër të vë në pah qëndrimet e saj kundër Kosovës. Megjithatë, këto qëndrime nuk i bënin përshtypje kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili deklaroi disa muaj më parë se Kosova duhet ta marrë shembull Izraelin.


Deklarata e Veselit dhe qëndrimi negativ i Izraelit karshi Kosovës
Inkuadrimi i Kosovës dhe policisë së saj në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL, ka bërë që Izraeli të shfaq edhe njëherë tjetër qëndrimin e saj kundër Kosovës. Izraeli nuk e njeh ende Kosovën si shtet të pavarur.
Kosova e cila ka bërë kërkesë në muajin gusht tek INTERPOL-i, që inkuadrimi i saj në këtë organizatë të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, e cila do të mbahet javën e ardhshme.
Synimi i Palestinës që të anëtarësohet në Interpol, ka shtyrë Izraelin që të kërkojë lidhje me të forta me Rusinë që duke përdorur Kosovën të dalin kundër anëtarësimit të këtyre shteteve në këtë organizatë të rëndësishme, raporton Insajderi, bazuar në raportimet e mediave në Izrael.
“Izraeli është duke shpresuar që fakti që Kosova së bashku me Ishujt Solomon janë duke kërkuar anëtarësimin në Interpol, do të bëjë që Rusia dhe vendet e tjera të votojnë kundër anëtarësimit të Palestinës në Interpol”.
Kështu shkruan gazeta izraelite “Times of Israel” në një shkrim të sajin në lidhje me synimin e Palestinës për t’u anëtarësuar në Interpol.
DEKLARATA E VESELIT DHE QËNDRIMI NEGATIV I IZRAELIT KARSHI KOSOVËS
Fakti që Rusia e nuk e njeh Kosovën e cila ka shpallur pavarësinë e Kosovës dhe është kundër anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, ka bërë që Izraeli të synoj një aleancë me Rusinë për të penguar anëtarësimin e këtyre vendeve në Interpol.
Pavarësisht qëndrimit të vazhdueshëm negativ të Izraelit karshi Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli kishte sugjeruar se Kosova duhet të marrë shembull Izraelin në aspektin e udhëheqjes së shtetit.
Ai madje kishte deklaruar se Kosova “ka ngjashmëri me Izraelin”.
“Asgjë nuk duhet të bëjmë më shumë sesa që atë që ka bërë shteti i Izraelit. Kemi ngjashmëri me Izraelin. Jemi pak dhe çdo njeri që na ik është e rëndë për neve si drejtues të shtetit”, ka thënë Veseli në “Zona e Debatit” në Klan Kosova, më pesë maj të këtij viti.
Madje lidhjet e ngushta të Izraelit me Rusinë e Serbinë i ka bërë të ditura edhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili një ditë pas ceremonisë së varrimit të ish-presidentit të Izraelit, Shimon Peres, ishte shprehur se Peres i kishte premtuar atij më parë, se “Izraeli nuk do ta njoh kurrë Kosovën”.
“Ai dhe unë u takuam në vitin 2013, derisa ai shërbente ende si president i vendit. Unë kuptova se mendimi i tij është i tillë, se Izraeli nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës. Ai më tha se Izraeli do t’i qëndroj prapa Serbisë”, kishte thënë Nikoliq një ditë pas vdekjes së Peres, më 30 shtator të vitit 2016, njofton Gazeta Online Insajderi.
DEKLARATA E VESELIT DHE QËNDRIMI NEGATIV I IZRAELIT KARSHI KOSOVËS
Kosova ka aplikuar për anëtarësim me të drejta të plota në organizatën ndërkombëtare për siguri, INTERPOL, dhe kjo kërkesë pritet të shqyrtohet në nëntor të këtij viti, kur edhe do të zhvillojë punimet sesioni i 84-të i Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate.
Interpoli është organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë me 188 vende anëtare. 

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq mëngjesin e sotëm nuk ka shkuar në zyrën e tij dhe ka anuluar të gjitha takimet.


vuciq-780x439
Këshilltarija e tij për media, Suzana Vasiljeviq ka konfirmuar për gazetën e Beogradit “Blic” se shefi i saj nuk ka shkuar sot në punë por nuk ka ditur t’i përgjigjet pyetjes se cila ishte arsyeja.

Burime të kësaj gazete brenda Qeverisë nuk kanë qenë në gjendje të thonë se nëse bëhet fjalë për disa çështje të papritura shtetërore apo mungesa e tij ka çfarëdo lidhje me krizën e sigurisë në vend si dhe me zbulimin e arsenalit të armëve pranë shtëpisë së familijes së kryemintrit serb në Jajincë, e që sipas hetimeve bëhej fjalë për planin për atentat në cak të të cilit ishte vëllau i tij, Andrei.

Sërish bombë afër shtëpisë së Vuçiqit
Rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm është evakuuar qendra “Air Serbia” në Beograd për shkak të dyshimit se janë gjetur dy bomba. Kjo ndërtesë gjendet në afërsi të shtëpisë së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq.

Edhe para disa ditësh kryeministri serb, Aaleksandar Vuçiq ishte kërcënuar me bombë, shkruan Telegraf.rs

Për rastin e dytë, mediat serbe thonë se “këto dy bomba mund të jenë të adresuara për Aleksandar Vuçiq.

Shpresa Bakija shpallet e pafajshme




Ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Shpresa Bakija, e cila ishte e akuzuar për shpërdorim detyre zbulim të fshehtësisë zyrtare dhe cenim të fshehtësisë së korrespondencës, është shpallur e pafajshme.

Trupit gjykues i Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, duke e shpallur Bakijan të pafajshme për të gjitha veprat për të cilat ngarkohej.

Sipas aktakuzës, në qershor të vitit 2012, Bakija ka vënë në dispozicion për përfitime personale dokumentacionin e fshehtë zyrtar.

Ndërsa më 29 tetor të vitit 2015, ajo u shkarkua nga të gjitha funksionet saj në Prokurori, bazuar në vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Dugagjini dinë çka është burrëria: Gjenerali Daut Haradinaj shkon për vizitë te shtëpia e Nehat Thaqit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka takuar drejtorin e Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Nehat Thaqin.

Daut Haradinaj shpreson që askuj të mos i përsëritet fati i Thaqit.
"Duke shpresuar që qytetarëve tanë kurrë mos t'iu përsëritet fati i tij dhe të bindur në lirimin edhe të tjerëve që po mbahen padrejtësisht nëpër burgje, sot i urova mirëseardhje Nënkolonel, Nehat Thaqit i cili e bashkoi popullin në një qëndrim dhe si rrezultat i saj sot ai ësht i lirë.

Paqi shëndet dhe të mira i nderuar!" shkruan Haradinaj.Drejtori i Policisë për Mitrovicë, Nehat Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin Kosovë -Serbi, pikëkalimi Dheu i Bardhë

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...