Agim Bacelli ka lindur në Korçë në vitin 1951. Shkollën tetëvjeçare e ka kryerë në Bulgarec dhe të mesmen e në qytetin e Korçës. Pas shkollës se mesme, ka vazhduar studimet në Akademinë e Forcave Ajrore për tu bërë aviator. Në fillim është caktuar me detyrë në Bazen Ajrore të Rinasit, ku punoj për katër vjet dhe më pas u transferua në Zadrimë. Ka marrë klasin më të lartë në teknikën ajrore.
Në maj të vitit 1995 është liruar para kohe nga detyra, përderisa mbante gradën major. Mëpastaj së bashku me fymiulje ka emigruar në SHBA
Autori Agim Babelli deri më tash ka botuar 6 libra; dy me tregime për fëmijë, dy me poezi, një biografi familjare dhe një antollogji poetike bashkë me dy auturë të tjerë.
Jeton dhe krijon në New York City.
Dëshmitarja e vdekur
Isha në zyrë. Ora po shkonte drejt mesnatës dhe unë isha i pafuqishëm të zbulonja një vrasje enigmë. Zura kokën me duar dhe po mendohesha ta mbyllja çështjen si dështak. Tërë inat përplasa grushtin mbi tavolinë dhe i thashë vetes, "Hajvan! Vritet një vajzë e pafajshme; më parë përdhunohet dhe pastaj mbytet sikur të ishte një zog pule dhe ku pa? në një qytezë kaq të vogël me tetë mijë banorë dhe, ti s'je në gjendje ta zbulosh! Dështak!"
Më vinte inat sa ta mbysja veten. U bë viti dhe asnjë shënjë, asnjë e dhënë, asnjë dëshmitar! Të gjithë më thanë ta mbyllja çështjen. Solla nëpër mëndje tërë huliganët e qytetit bashkë më shokët e saj dhe bile, atyre u morëm ADN, rezultati ishte zero! E bëra këtë pasi kisha dhe ADN e vrasësit që e morëm nga një copë lëkurë nën një thua të viktimës. Kuptova se vrasësi nuk ishte ndonjë rrugaç ordiner. Kaq.
Viktima, një vajzë e re e cila quhej Rina K. kishte qënë konviktore tek shkolla ekonomike e qytetit. Ajo kishte erdhur nga Mirdita.
Vrasja ishte bërë diku tjetër që s'dihej se ku dhe trupi i saj ishte hedhur prapa konviktit të femrave të shkollës ekonomike, mes disa ferrave që të dukejs sikur kishte rënë nga dritarja e dhomës së saj.
Si vallë se ka dëgjuar askush?! Qindra nxënës, bile kujdestarin bashkë me rojen e konviktit i mora në hetim. Askush s'kishte parë dhe dëgjuar asgjë. E çuditshme!
Ndjehesha shumë i lodhur. I nervozuar. Ndeza një cigare për t’u qetësuar. Mendova ta pi cigaren pastaj të nisem për shtëpi dhe t'i jap fund kësaj torture. U ngrita dhe shkova tek paqyra e banjës dhe pashë fytyrën time. E pështyva duke i thënë, i paafte! Palo burrë! Po tërhiqesh o kapitullant edepsëz?! O Zot, pse nuk na ke dyzuar që të kisha mundësi ta shqepja në dru veten time sonte?! U ktheva në karrigen e punës, në atë të ‘dështakut’ më mirë me thënë, dhe po mendoja ta mbyllja çështjen se po çmëndesha.
Befas mu duk sikur dëgjova një rrokullimë të pazakonëshme në dysheme pastaj pashë se u errësua dhoma. Nuk u ngrita. Na plasën me këto ndërprerje dritash, mendova. U bënë vite dhe asnjë qeveri si rregulloi që nuk i rregulloi dot. Një fërfëllitje e lehtë, sikur zvarritej dikush, u dëgjua përsëri nëpër zyrë. Ishte era, mendova. Kisha harruar dritaren hapur. Por jo! Diçka e pazakonte po ndodhte... Kisha ndjesinë se dikush hyri në zyrë.
"Kush është?"
Asnjë përgjigje.
"Kush është aty?" bërtita më fortë.
Mu duk se lëvizi tavolina ime.
"Kush mutin ka hyrë këtu pa lejën time? Përgjigju se ti hodha trutë në erë!" dhe vura dorën tek koburja.
"Shef mos u nxeh. Jam unë...!"
Ishte zë femre. Ne s'kishim femra në polici në atë orë, në mes të natës!
Lëviza nga vëndi dhe s'dija se ç’far të bëja. Ndjeva frikë dhe pafuqi. Kush vallë të ishte kjo femër?!
"Ndriçoni fytyrën", thashë instiktivisht dhe qita pistoletën, siç na kishin mësuar në shkollë por jo në kësi rastesh.
Një dritë e bardhë në jeshille filloi të hapet në qendër të dhomës. Dallova një vajzë të re. "Kush jeni dhe ç’far doni? Si hytë këtu?!" i thashë këto sigurisht duke u dredhur nga frika dhe me zë të fortë siç flitet kur e ke frikën në palcë.
"Shef Pirro, mos u shqetësoni. Ju lutem më dëgjoni. Jam Rina, Rina që është vrarë para një viti. Mos u trembni. Erdha si dëshmi për ju s'mund të gjeni dot dëshmitarë. S'mund ti duroja dot tërë ato përpjekje tuajat për të zbuluar vrasjen time. Po ashtu, s'mund ta duroj dot as atë vrasës që tallet me tërë qytetin bile edhe me ju."
U trondita. Nuk e kuptoja nëse isha në ëndërr apo zgjuar. Asnjë kufi ndarës midis realitetit dhe ëndrrës nuk i ve dot as sot asaj nate. Paniku më mbërtheu si ngërç dhe as zërin se qisja dot më. Më mbërtheu hipnoza që mbërthen kafshët e buta para egërsirave të papërballueshme.
Para meje ishte vërtetë ajo, siç e kisha parë nëpër fotot! Rina hapi përsëri gojën:
"Shef, mo u trembni. Kam erdhur t'ju ndihmoj. Më vjen keq për ju. Ju lutem qetsohuni. Jam Rina. Shikomë! A s'jam si në fotot që ju keni në dosje! Ja, flokët e zezë kaçurela, prerë shkurt. Ja bluza e verdhë që kisha veshur atë ditë...Ja dhe fundi i kuq e çorapet e bardha me sandalet kafe...Shikomëni ju lutem edhe qafën...Akoma është po ajo qafë e ndrydhur dhe e nxirrë nga shtërngimi i vrasësit... Një grusht të fuqishëm kam marrë dhe në stomak...E di që mezi prisni të mësoni vrasësin. Mos u çuditni. Vrasësi im është vetë kryetari i gjykatës së qarkut. Atë mbrëmje ai më pa tek kinkaleria përballë shtëpisë së tij ndërsa po blija disa fletore dhe që kisha dalë pa i thënë askujt. Ai, monstra, ishte në dritare dhe më dha një përshëndetje me dorë të cilën unë ja ktheva me një buzëqeshje. Ne njiheshim edhe më parë se ai është mirditor si unë. Pas pak më erdhi një djalë i ri që nuk e njihja dhe më tha se më kërkonte kryetari. Shkova pa e vrarë shumë mëndjen pasi ky gjykatës është në moshën e babit tim. Atje…ndodhi ajo që ndodhi të cilën nuk kam dëshirë t‘jua tregoj. AND-ja e nxjerrë nga lëkura e tij që gjendej tek thonjtë e mija është e tij…Shkoni dhe provojeni."
Fantazma u zhduk. Ngela i pataksur. Po mendoja nëse gjithëçka pashë dhe dëgjova ishte pjellë e fantazisë sime apo ishte vërtetë një realitet?!
Atë natë nuk fjeta fare. Ja tregova gruas, megjithëse s'më besoi dhe më tha se kam qënë në ëndërr, edhe ajo nuk fjeti. Mezi prisnja të nesërmen për të bërë provën e ADN-së tek Kryetari i Gjykatës. Gruaja për tërë natën u mundua të më mbushte mëndjen se kam qënë në gjumë pas tërë asaj lodhje dhe se kryetari i gjykatës është burrë shumë i mirë. Më tha se fantazmat janë ndijime metaforike që lindin në mendjen tonë kur mundohemi të njohim diçka që s'mundemi dot.
Unë e dij nëse isha apo jo në gjumë dhe s’kisha ndërmënd të dëgjoja anjë njeri. Po, ndoshta? Mbase mund të kem qënë edhe në gjumë por këtë s'mund ta kuptoja dot! Në fakt as që dua të mundohem të gjej nëse isha në gjumë apo zgjuar. Pë mua, e vërteta është se mendoj që s'isha në gjumë.
Oh Zot, çfar ngjet nganjëherë me ne! Se kuptojmë dot ku është realiteti dhe ku është fantazia!
Përsa dëgjova nga vetë viktima, ajo vërtetohet fare lehtë; një test i ADN-së së kryetarit të gjykatës dhe kjo e zgjidh edhe çështjen time nëse isha në gjumë apo zgjuar.
Kryetarit të gjykatës i qëndrova prapa, siç i themi ne. Vura një njeri për ta kontrolluar edhe në hale siç i thonë fjalës.
Agjenti im më raportoi midis shumë thënieve të krygjykatsit edhe këtë shprehje të tij tek e cila u ndala, "Unë s'para lexoj prozë artistike por një tregim, 'La Petite Roque' i cili në shqip është përkthyer me titullin,'Vajza e Rokes' më ka ngelur në mëndje..."
Edhe unë e kisha lexuar atë tregim ku një gjykatës frances, mbi një shekull më parë, vret një vajzë 13 vjeçe pasi e përdhunoi. Kjo vrasje e bëri atë gjykats që të vrasë veten. Thënia më dukej një paralelizëm me vrasjen e tij. U futa në mendime.
Pasi piva dy kafe të forta njërën pas tjetrës që të mos më zinte gjumi ditën, pas një nate të bardhë, u nisa përsëri në punë. Dhashë urdhër ti bëhej ADN-ja kryetarit të gjykatës. Për këtë gjë dërgova jo specialistin e kriminalistikës por një dentist, miku im, i cili e kreu porosinë për bukuri pa u kuptuar dhe materialin e marrë nga goja e tij ma solli mua sipas udhëzimeve që i kisha dhënë. Veprova kështu pasi kryetari mund të diktonte hetimin tim dhe mund të ja mbathte gjëkundi apo edhe më keq të hidhej në sulm kundër meje dhe mbase më pushonte edhe nga puna pasi drejtorin e policisë e ka mikun e vet.
Kur e futëm në laborator materialin e marrë nga kryegjykatësi, doli se lëkura në thoin e viktimës i përkiste atij. O Zot sa u trondita! Personi vrasës është kryetari i gjykatës së qarkut. Fantazma e Rinës më kishte thënë të vërtetën dhe unë s’kisha qënë në gjumë! Le të mblidhet tërë bota dhe të më thonë se kjo s’ është e vërtetë, unë, përsa më ndodhi, do ta besoj tërësisht se më foli vetë fantazma e vajzës.
Thashë se më në fund do të flija rehat por s’munda. Arrestimi i kryegjykatësit më gacmonte ligësht. Po jetoja vetëm me këtë arrestim të bujshëm. Bëra raportin përkatës në dy kopje dhe me dosjen e krimit u paraqita tek shefi im.
“Zoti shef, hetimi mbi krimin e kryer vitin e kaluar ndaj një vajze konviktore, Rinës, perfundoi me sukses. I gjithë materiali dhe provat përkatse janë këtu në dy dosje; një për juve dhe një për Prokurorinë e Qarkut. Kërkoj lëshimin e urdhër arrestit nga prokuroria për vrasësin.”
“Të lumtë! Ke bërë një punë të lavdërueshme. Më parë se të shikoj dosjen do të bëjmë diçka tjetër që nuk pret. Dosja këtu është dhe pret. Në lagjen Liria mbrëmë është thyer një dyqan, pikërisht dyqani që gjendet buze lumit Drin. Unë mendova se më mirë se ti askush s’ mund ta bëjë këtë detyrë. Dua të gjendet hajduti sa më parë të jetë e mundur. Hetimi të fillojë qysh tani. Paç fat!”
U ngrit nga vëndi dhe shefi më ra shpatullave pastaj më zgjati një letër ku ishin shënuar denoncimi dhe disa dyshime. U mërzita aq shumë sa isha gati ti bija me grusht turinjve. Punova një vit të tërë papushim duke prishur reahatine, gjumin dhe miqësinë dhe ja, ky me mospërfillje më jep një urdhër tjetër pa përfunduar çështja e nisur!
“Zoti shef! S’mundem. Jam pa gjumë dhe shumë i lodhur. Ke hetuesë të tjerë. Të lutem, le ta mbarojmë çështjen e nisur që të jem i qetë pasi për mua arrestimi i një vrasësi me pushtet ka më shumë rëndësi sesa arrestimi i një hajduti rrugësh.”
Desha ti thosha se mos përgatitet ndonjë reng me largimin tim nga çështja e vrasjes së Rinës por…çdo gjë ishte e kotë pasi ai, shefi im, është urdhëri dhe urdhëri duhet të zbatohet pa asnjë lloj kundërshtimi, kështu na kishin mësuar.
Mora copën e letrës dhe u largova tërë nerva. U sorollata pa asnjë vullnet kot së koti në lagjen “Liria” dhe pas disa orësh u ktheva në shtëpi dhe u shtriva. Më dhimbte koka. Ishte mesditë dhe gruaja, shoqja dhe këshilltarja ime më e mirë, më “urdhëroi” të pushoj disa orë dhe në mbrëmje, kur të ndihem më i qetë, të shkoj të hetoj rastin e vjedhjes. Ajo më bëri një çaj kamomili dhe më dha edhe një excedrin për lehtësimin e dhimbjes së kokës.
Fjeta mirë, siç duket ajo më kishte hedhur në çaj edhe ndonjë qetësues gjumëndjellës siç është apaurin të cilën ajo e përdor me raste. Kur u ngrita nga gjumi ora shënonte 5 e mbrëmjes. Kisha fjetur rreth 5 orë. Ndihesha i lehtë dhe i freskët. Pa humbur kohë u nisa drejt detyrës.
Shkova direkt tek ura e vjetër mbi Drin e cila është e shkatërruar dhe jashtë përdorimit që nga koha kur u bë ura e re dhe u ula diku në binarët e saj. Dyqanin, pjesën e prapme, e kisha përballë dhe fillova ta vështroj me kujdes. Dielli që po perëndonte sipër kodrës së Dom Mëhillit binte mbi dyqan dhe i jepte një pamje të bukur magjepse. Ndeza një cigare dhe po e thithnja me shumë kënaqësi. Dera e pasme e dyqanit, e cila ishte lënë si dëshmi jashtë karkasës së derës, dukej se ishte thyer me një mjet të mprehtë pasi mjeti kishte lënë disa vrima në dërrasën e thyer. (Disa kryqe dërrasash bllokonin hyrjen e pasme në vënd të derës.) U ngrita dhe u afrova për ta parë derën me kujdes. S’kishte dyshim që ishte përdorur një vegël hekuri me majë. Do të ketë qënë një kazmë, mendova dhe shkova dhe u ula përsëri tek vëndi i mëparshëm.
“Shef, të ka humbur gjë?” dëgjova një gollovesh të ri nga ata që i bëjnë të nëntëdhjetë e nëntat.
“Hajde këtu ti xhigit!” i thashë jevgut. Djali u afrua me pak ndroje.
“Na 1.000 lekë dhe hyr këtu në anë të Drinit, nëpër këto ferrat dhe kallamishtet rreth e rrotull. Dua të më gjesh një levë hekuri apo një kazëm që është hedhur atje.
“Shef dua 2.000 sepse akoma është ftohtë dhe…”
“Dakort. Na 2.000 lekë.”
“Shefo, po të kesh 3.000 se e kam nënën e sëmurë dhe jam pa punë? Aq bëjnë ilaçet.”
“S’kam. Vetëm dy mijë kisha. Hajde dhe hyr ose nëmi lekët se gjej një tjetër…”
S’foli fare por u zvesh lakuriq, vetëm në brekë dhe hyri në ujë. Ndeza një cigare tjetër dhe po prisnja rezultatin.
“Shefooo! Më ler të shkoj në shtëpi të marr një palë çizma se po më çahen këmbët?”
S’fola por edhe xhigiti s’priti lejën time, doli dhe u nis për në shtëpi. Pas pak u kthye me çizmat në dorë. Hyri përsëri në ujë. Po kërkonte me duar dhe me këmbë. Ju ça kurrizi dhe krahët nëpër ferra, po më vinte keq. Ishte muaj maj por bënte ftohtë. Mornica më kaluanë nëpër trup dhe u drodha. Ja se si është i detyruar të coptohet njeriu për dymijë lekë (të vjetra) të qelbura! Ndoshta dhe hajduti ka pasur familjen pa ngrënë dhe ka qënë i dëtyruar ta bëjë atë akt? Ndërsa kryegjykatsi, me gruan sa një pelë në shtëpi, kërkon goca të reja në krevat! Botë e qelbur. Pështyva.
“Shefooo! E gjeta.”
Ngriti lart një kazmë të shkurtër me bisht hekuri. S’kisha parë kazëm aq të lezetëshme.
“Hajde këtu xhigiti im. I ke hallall edhe 2.000 të tjera por hajde nesër në darkë tek shtëpia ime të t’i jap. Dakort?” Nga mezi e poshtë ishte bërë i tëri baltë. Ja mora kazmën dhe e përkëdhela xhigitin shpatullave të lagura dhe të gërvishtura nëpër ferra, pastaj e shtërngova në gjoks. Jevgu u kollit.
“Shko dhe bëj një çaj të ngrohtë.” Ai s’foli dhe u largua me vrap.
Me kazmën në dorë hyra në lagjen “Liria”. Eca përgjatë lagjes pa patur ndonjë ide se çfar mund të bëja me të. Po mendoja se ajo kazmë është mjeti që ka thyer derën e dyqanit dhe se hajduti, pasi ka kryer punë, e ka flakur atë sepse s’mund ta mbante dot me vete kur kishte tërë atë mall të vjedhur.
E kujt të jetë vallë kjo kazmë? Mendova të pyes. Trokita në një derë të cilën e hapi një jevgë plakë.
“Nëne, a e di ti se e kujt është kjo kazma? E gjeta ja aty në rrugë…Mbase e kanë humbur.”
“Nuk di gja nana o bir po ja të pys nusen. Prit o çun.”
Në derë u dha nusja e cila më pa me njëfarë përçmimi pasi isha i lagur dhe me baltë nga xhigiti që gjeti kazmën.
“Pyet Rukijen, komshijen tonë në derën tjetër nga e majta se ajo di gjithëçka në këtë lagje”, tha ftohtë gruaja e re.
Trokita tek dera e Rukijes. Në derë u dha një mesogrua topolake dhe llafazane.
“Urnoni zotëri! ç’ju ka mundu me ardh në kët sahat? Doni nonjë fall? Doni me dit jetën tuj? Mos je burrë brinoç? Apo ju mundojnë shefat a?”
“Zonjë e nderuar, desha të di se e kujt është kjo kazmë që e gjeta aty në rrugë? Mbase ju duhet atyre që e kanë humbur…”
“Afronu pak. Uau! Po kët kazmë e njofim të gjithë, është e Rizait! E njeh ti Rizanë?”
“Jo nuk e njoh”, gënjeva.
“Riza kolerën qi s’le dy gurë tokë. Na i thomi Riza Lopata pse ai mban me vet nji lopatë të shkurtën me bisht hekuni, ja si kjo kazma. Rëmon me të. Rëmon thnellë…”
“Çfar rëmon?”
“Mutin e Baloshit. Hahahaaaaaaaa…”
“Po ku e ka shtëpinë ky Riza Lopata?” bëra sikur se dija.
“Ja, atje tej. Atë shpin e madhe qi ndriçon si me qënë hafsie.”
“Faleminderit zonjë e nderuar.”
“Me nder kjofsh. Po hajde gaxho kur të mbaroç punë të shtie nji fall e të tregoj ene zorrët e barkut tat…”
Nuk ju përgjigja por eca drejt shtëpisë së Rizait, të cilin e njihja. Trokita në derë. Doli gruaja e tij, e pyeta nëse ishte kazma e tyre dhe ajo më tha, “po” dhe e mori duke më falenderuar. Ika në shtëpi.
Mezi prita të nesërmen. Sapo fillova punën dërgova një polic për ta thirrur Rizain për një “bisedë pune“. E bëra këtë në kundërshtim me rregulloren e hetimit. Kazma nuk ishte një provë por isha i bindur që Rizai ishte vjedhësi pasi ai ishte i dyshuar në disa vjedhje në qytet. Në fund të fundit, kisha bindjen e plotë, Rizai ishte një hajdut. E njihja mirë sepse e kisha patur dikur informator. Por, nga që e njihja, e prisnja me frikë erdhjen e tij. E para frikë ishte se ai mbase nuk do të vinte dhe e dyta, nëse vinte, mund të bënte një kallëzim penal kundër meje…Njerëzit i kishte zgjuar e djallëzuar demokracia, s‘mund të bënim me ta ç‘far të donim siç bënim më parë, në kohën e komunizmit. Ndjeja një boshllëk dhe mërziti. Prita tërë ankth. Megjithë këtë ndjenjë, nga mëndja dhe shpirti im akoma bluhej çështja “Rina”, dhe fantazma e saj e shfaqur atë natë në zyrën time, nuk më largohej nga tërë qënia. Desha me çdo kusht të purfundonte sa më parë çështja e vjedhjes së dyqanit që më pas të përfundoja atë kryesoren, arrestimin e Ded Rrokut. Kjo ishte dhe arsyeja që unë shkela shumë rregulla për ta përfunduar...
Rizai erdhi. Dukej i qetë dhe s’të linte aspak të dyshoje. Mjeshtër kalibri mashtrimi. I thashë policit të dilte jashtë.
“Xake! Isha dje tek shtëpia jote, besoj se të thanë…”
“Jo, s’më thanë gja!”
“Xake, të kam mik, ti e di këtë. Të hymë drejt e në temë. Shko në shtëpi, merr gjithëçka ke vjedhur tek dyqani buzë Drinit dhe mi sill mua këtu!”
“Shef!…”
“Mos fol dhe mos më thuaj asgjë. Je në besën time. Mjafton të më sjellësh mallin e vjedhur dhe gjithëçka do të mbyllet. Përndryshe…Ky është favor që unë të bëj për shërbimet që më ke bërë. Shko tani dhe mos u mendo hiç. Silli tëra ato gjëra që ke vjedhur dhe kaq. Ti do të jesh i lirë. Dua të më premtosh që të mos vjedhësh më. Ik tani!”
“Shef…”
“Nisu! Kur të kthehesh do bisedojmë..Hajt, nisu!”
Po mendoja po sikur të mos jetë Rizai hajduti? Do vihem para përgjegjësisë dhe ndoshta mund të më lirojnë pasi më kanë marrë me sy të keq. Le të më lirojnë, nuk do të vdes. Do shkoj në vendin tim e do rroj si do rroj. Më vjen keq vetëm për çështjen “Rina” që s’do përfundojë kurrë dhe vrasësi do kapardiset nëpër kafene duke treguar barsaleta, ndoshta edhe për mua.
Pse mos këkoj ndihmën e vet fantazmës Rina?! Mendova një çast.
Riza Lopata u kthye në brëmje dhe më lajmëruan kur isha në shtëpi të paraqitesha tek hetusia. Kur mbrita pashë Rizain me makinën e tij BMW që më priste jashtë oborrit të ndërtesës së hetuesisë.
“Shef, ajo ‘plaçka’ është gati. Vetëm ca para i kam prishur dhe s'kam...”
“Bravo! Do ta futim "plaçkën" në zyrën time. Hajde më ndihmo.”
“Jo, jo. S’kam kohë. Po e le këtu dhe fute ti me shokët e tu.”
“Si ajo lopa e mirë e mbushe kovën plotë me qumësht dhe tani kërkon ta derdhësh me shqelmë! Hajde dy minuta ta futim bashkë. Nuk dua të përzihet askush në këtë mesele.”
Filluam të dy ti futim thasët në zyrë. Kur mbaruam i dhashë urdhër policit roje që ta arrestonte Riza Lopatën. S’kisha se ç’far të bëja ndryshe! I ka zanati këto ligësi. Ju luta Zotit të më falte për besëshkeljen dhe paburrërinë.
Të nesërmen që në mëngjez i raportova në zyrën e tij shefit tim, Lek Gjon Lekës se hajduti i dyqanit u kap. Ai ngeli i çuditur për shpejtësinë dhe qetësinë me të cilën e kisha kryer.
“S’pate nevojë aspak për ndihmën tonë?” Më pyeti tepër i habitur.
“Ndihma juaj shef, më duhet për çështjen ‘Rina’. E lexove dosjen? Kërkoj arrestimin e Ded Rrokut, kryetarit të gjykatës së qarkut. Për mua ai është vrasësi i Rinës.” Lek Gjon Leka krojti kokën dhe më foli nëpër dhëmbë.
“I dashur Pirro. Bëj durim. Kam raportuar tek prokurori i qarkut dhe tek drejtori i rendit, ky i fundit, ka raportuar lartë në qeveri dhe ata presin udhëzime. Kaq ishte puna jonë. S'kemi pse të shqetsohemi. Ka rregulla të tjera arrestimi i 'Pezzo Grosso-ëve'.
“Jo!" më doli pa dashje si pasthirrmë.
"Për ta arrestuar është në kopetencën prokurorisë! Përse duhet urdhëri?!” i thashë jo pak i nxehur. Nuk e përmbajta dot veten. Isha në kulmin e nervave. Përplasa derën dhe ika në zyrën time. Pas pak më vjen shefi në zyrë dhe qëndroi një copë herë pa folur përballë meje. As unë nuk i fola. Më dukej i rënë; dukej si një qen i rrahur, si një fajtor, si një legen burrë dhe jo si shef hetuesie!
“Përse duhet të raportonin lartë xhanëm për arrestimin?! Këtë se kuptoj!”
“Pirro i mirë. Pirro i Epirit. Të kam zili për guxmin, pamvarsinë dhe për zotësinë në punë. S’ta kam bërë kurrë qefin por ja erdhi dita ta them me plotë gojën se je po aq i madh sa Pirrua i lashtë me të cilin ne mburremi.”
E mbylli derën me kujdes dhe e kontrolloi dhe një herë nëse e kishte mbyllur mirë.
“Pirro i dashur. Nuk je vetëm ti në hall por jam dhe unë, në mos më keq se ty.”
Mori një karrike dhe u ul përballë meje.
“Si nuk u bëmë tamam shtet, njëherë të paktën! Tërë jetën indvividë apo grupe klanesh kanë drejtuar këtë vënd të mallkuar. Ata që ngjiten përpjetë nëpërmjet shpatullave tona duan që të mos zbresin kurrë tatëpjetë. Do të mbahen atje me thonjë e dhëmbë, qoftë edhe sikur shpinat tona të shëmben krejt! Ata do të kacaviren si lakuriqë nate nëpër tavanin e Kupolës dhe me antenat e tyre ruajnë edhe minjtë e haleve sepse ju duhen për ushqim. Pa kopenë e minjve s‘rrojnë dot… Për këtë lloj njeriu të Kupolës, të cilit i përkulemi me nderim dhe nganjëherë e shënjtërojmë, ne përherë arsyetojmë gabim. Duke menduar se ajzbergët nuk krijohen në llucë, lumë apo moçale, ato krijohen vetëm në oqeane dhe dete, atje ku ujë pastrohet dhe derdhet pa kursim nga lumenj detesh dhe ata rriten në atë bollëk dhe në atë pasteri që të jep deti apo oqeani! Po kështu, me kaq naivitet, do të thosha se mendojmë edhe për rritjen e Njeriut të Madherishëm, ku lumenjtë e detit jemi ne vegjëlia që e rrisim me bukën tonë, Gjigandin Njerëzor, për të zezën tonë! Ky lloj 'Ajzbergu' nuk mban brënda tij atë ujin e krstalizuar ajzbergiane por mban urrejtjen, kanibalizmin dhe dhunën e pamëshirëshme të 'peshkaqenëve' të tij shpirtëror.
Ky lloj njeriu për të arritur Majën jo rrallë i duhet që të durojë kur e shajnë, e mallkojnë dhe e përdorin duke u kthyer në një gomar i bindur dhe në një qen besnik tek ata më të fortët derisa ti verë poshtë edhe ata. Ai nuk e ka për gjë të zhgrryhet në llucën e pistë apo të bëhet urë ku të kalojnë ata që mund ti japin fuqi. Pastaj, pastaj, pasi merr fuqinë tonë..., ai na shkatërron nëse veprojmë ndryshe nga ç'far do ai.”
Nuk po e kuptoja shumë mirë por nuk fola. Desha që ai ta mbaronte mendimin por ai ndrroi temë.
“S’të pyeta sesi munde ta zbulosh vrasësin e Rinës? Ishin marrë tërë masat që ajo vrasje të mos zbulohej kurrë! Si vallë munde? Ma trego pak të lutem?”
I tregova takimin me fantazmën e Rinës. Nuk u çudit dhe as nuk reagoi.
“Kur i thashë drejtorit të rendit për mundësinë e arrestimit të Dedës, ai ma preu shkurt se arrestimi nuk do të bëhet pa marrë pëlqimin e Ministrit të Rendit! Kur e pyeta pse, më tha se Deda është baxhanak i ministrit. Ky miratim akoma nuk po vjen dhe kam frikë se nuk do të vijë kurrë.”
“Po sikur ta arrestojmë pa i marrë lejë atij? Ne e kemi këtë të drejtë. Marrja e lejës nga minstri për arrestimin është e pa drejtë...”
“Ne s’mund ta bëjmë këtë gjë sepse na duhet policia dhe ajo nuk e bën pasi policia nuk vepron me urdhërin tonë por me urdhrin e shefit të policisë ose të drejtorit të rendit. Ti e di këtë gjë.”
E pashë se Lek Gjok Leka ishte në hall vërtetë. Hetusia dhe policia janë të ndara dhe veprojnë vetëm në bazë të një marveshje të përbashkët. Ne s’kishim forca për ta bërë këtë gjë. Më lindi në kokë një ide. Do kërkoj të bëhet arrestimi në fshehtësi gjatë shërbimit tim duke e kordinuar me një shokun tim të besës në polici.
Rrasti erdhi dhe unë, në bazë të provave të mjaftueshme i kërkova mikut që ishte edhe ai me shërbim në polici, në detyrën e shefit operativ, arrestimin e Ded Rrokut. Miku e pranoi me kënaqësi dhe nisi menjëherë dy policë për ta arrestuar. Policëve ju dha urdhëri të mbanin lidhje edhe me mua gjatë tërë kohës.
“Valbona një, Valbona një, si më dëgjon?” ishte zëri i njërit prej policëve të detyrës për arrestimin e kryetarit.
“Ju dëgjoj shumë mirë Skifteri”, ju përgjigja.
“Valbona një, jemi në spital. Zogu i natës ka thyer këmbën gjatë tentativës për fluturim. Si të veprojmë?”
“Më prisni mua atje. Po vij.”
Shkova në spital. Ded Rroku gjatë tentativës për ikje nga shtëpia, kishte kërcyer nga ballkoni i katit të dytë dhe kishte thyer këmbën. Ishte në dhimbje të tmerrëshme. Ja dhe kjo, mendova, është një provë e qartë e fajësisë së tij. S’munda dot ta pyesja pasi po lebetitëte nga dhimbjet. U lashë detyrë dy policëve ta ruanin dhe ika. Mora në telefon shefin e policisë operative dhe i raportova për ngjarjen të cilën edhe ai e kishte ndjekur. Ai më ftoi për kafe.
“Pirro, më vjen keq për ty. Nuk çajmë dot. Sapo më mori në telefon drejtori dhe më dha urdhër të ndërpres veprimet ndaj Ded Rrokut! Ishte shumë i nxehur por unë as dua të di nga kjo sepse e di, unë jam në rregull dhe ai është gabim por…Problemi është se kush do të fitojë; Drejtësia apo Padrejtësia?! Kjo nuk dihet. Zakonisht fiton Padrejtësia dhe a e di pse? Sepse, sipas eksperiencës sime, Drejtësia është njerzore dhe epet, tolerohet, ajo arsyeton, ndjen, fal dhe hap rrugë…ndërsa Padrejtësia çalon nga çdo gjë njerzore. Kurrë, kurrën e kurrës ajo s‘ hap rrugë.”
“Më vjen keq që të futa dhe ty në këtë valle shtriganësh. Fundja, zbatoje urdhërin dhe tërhiqi policët. Unë do shkoj vetë ta ruaj Ded Rrokun në spital.”
“Jo! Le të fitojmë të dy ose le të humbasim të dy. S’të le vetëm.”
Ndërsa ne bisedonim, në zyrën e shefit operativ hyri drejtori si erë e marrë dhe ju drejtua shokut tim në detyrë.
“Si mund të bësh ti një arrestim pa më vënë mua në dijeni?! Ore po ti paske qënë axhami! Nga ky hetues i merr ti urdhërat ti?” dhe tregoi me gisht e me përçmim nga unë.
“Zoti drejtor! Mbaje gojën e mos më fyej sepse jam në krye të detyrës dhe ti shporru jashtë! Jashtë! Sot jam unë drejtor. Shporru!”
U nxeh miku im. I dha një të shtyrë duke e nxjerrë jashtë dhe ja mbylli derën. Nuk e dija kaq trim. U ndjeva krenar per mikun.
“Nxirri ato cigaret ta ndezim.”
Ai se pinte duhanin dhe po kërkonte cigare. Shënjë kjo jo e mirë. Nuk i thonë kot se, para shefit dhe pas mushkës mos dil, sado trim që të jesh!
Ja zgjata paqetën dhe ai me duart që i dridheshin e mori një cigare dhe e vuri në buzë por nga nervat nuk po e ndizte dot. Ja ndeza unë.
U hap dera dhe në prag u dha përsëri drejtori.
“Zoti M. dua të bisedojmë shtruar. Le të jetë dhe zoti Pirro, s’kemi sekrete.”
Zëri i tij dukej i shtruar dhe i zbutur.
“Ne vërtetë jemi në detyrë por në radhë të parë jemi njerëz dhe veprojmë në bazë të normave dhe moralit njerzor. Ne s’mund të bëjmë skandale dhe të rrezikojmë pushtetin…, përkundrazi detyra jonë është ta mbrojmë pushtetin cilido qoftë ai pushtet.”
“Më falni zoti Baki Kurvafa që po ndërhyj, - i thashë - Ju jeni totalisht gabim edhe në ato që thoni. Ne s’po krijojmë skandale kundër pushtet por po dënojmë skandale në pushtet. Kryegjyqtari, i pandehuri Ded Rroku ka vrarë një vajzë të pafajshme të cilën më parë e ka përdhunuar dhe akoma është i lirë të përdhunojë apo vrasë ndonjë tjetër, ndoshta edhe ndonjë nga të mijat apo të tuat... Provat janë të padiskutueshme sepse janë tepër të sakta. Mos arrestimi i tij është skandal dhe kushdo që do ta pengojë arrestimin do përballet me ligjin. Hetuesia në bashkëpunim me prokurorinë kërkojnë nga ju ndihmën për arrestimin e tij… Doni ju zoti drejtor ta arrestoni fajtorin apo jo? Kjo është çështja.”
“Sigurisht që dua por…më parë dua përgjigjen nga lart ku kam raportuar.”
“Me ç’ të drejtë keni raportuar lart? ndërhyri M., miku im. Apo nga që e dini se Deda është baxhanak i Ministrit të Rendit Publik? E drejta juaj është zbatimi i vendimit të prokurorisë së rrethit për arrestimin e tij. Kopetenca juaj është ta arrestoni dhe jo ta raportoni. Ky është skandali zoti drejtor. Fjala e fundit, doni apo nuk doni të firmosni fletarrestin e të dyshuarit Ded Rroku?”
“Le të bisedojmë nesër kur të jemi në punë dhe të kemi mundësinë e vulës pasi sot nuk mund ta thërresim sekretaren…”
Ai doli nga zyra e shërbimit.
“Si thua, e pyeta mikun, do ta lëshojë urdhër arrestin apo jo?”
“Nuk i zë besë. Do ta zvarritë ashtu siç edhe foli këtu…”
Të nesërmen M. më mori në telefon.
“Pirro, Bakiu më tha se do të vendosim për arrestimin kur Ded Rroku të dalë nga spitali. Të thashë? E njoh këtë burrë kurvë, ashtu sic edhe ka mbiemrin.”
U luta me ditë të tëra të më dilte në takim fantazma dhe më në fund, një natë von ajo erdhi përsëri në zyrën time.
“Pirro, më vjen keq. E shoh se është shumë e vështirë të zbatohet ligji tek ju dhe…, fatkeqësisht kështu ka për të qënë edhe për një kohë të gjatë. Mos u mërzit. Njerëzit e drejtë duhet të paguajnë për padrejtësitë e të padrejtëve. A nuk pagoi Jezusi për tërë të liqtë e botës?! Për t’ju shpëtuar juve nga kjo situatë, që të mos e paguani edhe juve në vënd të Ded Rrokut, siç ndodh rëndom, le të shpresojmë që ai të vrasë veten.”
Dëgjova fëshfërimën e largimit të saj.
“Rina! Rina! Rina!“ bërtita por s’ mora asnjë përgjigje përveç jehonës së zërit tim.
Bardhi
Sapo kisha mbaruare pushimet pas mbarimit me sukses te Akademise Ushtarake Ajrore dhe po kthehesha ne Rinas ku isha emeruare me detyre teknik avioni. Tere kohes mendoja se cilin nga shoket e grupit tim do te takoja atje dhe si do te na prisnin shoket e vjeter.
Kisha mbritur ne Tirane dhe po vija verdalle pa asnje qellim pasi ne mbremje rreth ores 10 nisej autobuzi i aviatoreve beqare per ne Rinas ku ata kishin hotelin e tyre ku une do te behesha banori me i ri.
Kembet me shpune tek ekspozita "Shqiperia Sot" qe ndodhej ne Tiranen e Re, buze Lanes. I rashe pavioneve kryq e terthor dhe befas me doli perpara nje foto shume e madhe e nje aviatori te ri qe rrinte varur ne nje vend te dukshem dhe te larte te ekspozites. Afrohem per ta pare me mire pasi edhe mund ta njifja. E njoha menjehere, ai ishte piloti korcar Bardhyl Lubonja qe kishte mbaruare shkollen disa vjet para meje. Bardhi qendronte ne nje pozicion te tille qe tregonte se ishte duke hyre ne kabinen e avionit Mig - 21 dhe nje buzeqeshje e cilter i zbukuronte fytyren. Rreth meje ishin grumbulluare shume kureshtare dhe po e shikonin. Nje vajze i foli shoqes se vet "Sa pilot i bukur!" Mua nuk mu durua dhe i fola me mburrje "Ai quhet Bardhi Lubonja dhe eshte shoku im." Vajzat u zgerdhine pa me thene asgje dhe u larguane duke shikuare drejt meje dhe duke thene kushedi se cfar.
Te nesermen ne mengjez Regjimenti i Trete i Aviacionit Luftarak u reshtua para godinave kryesore te Bazes Ajrore per te marre udhezimet e reja. Une se bashku me disa shoke te tjere te rinj te sapo emeruare ne Rinas, ishim reshtuare ne nje resht me vehte pak me larg se vendasit dhe prisnim qe komandanti i regjimentit Haki Jupasi te na caktonte skuadriljet ku do te punonim.
Po i veshtroja te gjithe aviatoret (pilote e teknike) per te pare miqte e mij. Te parin syte me zune Bardhin pasi ai se bashku me Dhimitraq Robon dhe Sabri Tocin ishin treshja me e gjate, mbi 1.90 m. Bardhi po me shikonte. Ja bera me dore dhe ai me pershendeti me koke. Nderkohe po lexoheshin emrat tane. Mua me kishin emeruare ne skuadriljen e dyte me komandant Bilal Josen. Po mendoja se ke kisha shok atje dhe s'po me kujtohej asnje. Kur u shperndame, shoket e vjeter na dhane doren dhe na uruane mireseardhjen. Bardhi qe nder te paret dhe me tha "Mos u merzit qe nuk jemi bashke." Une ja ktheva "Te kam pare dije ne ekspoziten e re qe eshte hapur ne Tirane." Bardhi qeshi dhe me tha: "Nuk besoj te me kesh pare atje pasi une nuk kam dale fare nga shtepia dje por do te kesh pare foton time." Qeshem te dy.
Fati e solli qe te njihemi mire bashke dhe gjithemone e me shume Bardhi do te me bente pervehte pasi ai ishte tip i qete pak indiferent persa i perket fanatizmit partiak komunist dhe pak liberal, veti qe une i preferoja shume. Sigurisht qe koha e takimeve tona qe e kufizuare pasi ne punonim ne skuadrije te ndryshme dhe tjeter aresye qene se une isha beqar dhe Bardhi i martuare, une banoja ne Rinas dhe ai ne Tirane. Megjithese puna nuk na lidhte bashke por na lidhte Korca dhe ne shpesh diskutonim per Korcen dhe njohjet tona atje. Bardhi kishte patur nje te dashur, motren e se ciles une e kisha shoqe dhe shpesh bisedonim per ato.
Nje dite, ne veren e vitit 1975 u vra ne nje aksident ajror shoku i Bardhit nga Erseka, Dhimitraq Robo. Kur na dhane shkaqet e vdekjes se tij, une u trondita pasi komisioni rezultonte qe "Taqua vdiq pasi gjate katapultimit, pjesa e levizeshme e fanarit e kishte goditur ne koke nga qe ishte shume i gjate!" Une menjehere vrapova tek Bardhi per ti thene qe te mos fluturonte me pasi edhe ai ishte shume i gjate por Bardhi qeshi hidhur dhe me tha "Pse i beson ti keta?!" dhe vazhdoi te fluturonte i qete edhe per shume vite deri sa nje dite, lufta e klasave qe po zgjerohej dita dites, do ta perfshinte ne tentakulat e saj edhe pilotin trim Bardhyl Lubonja dhe do ta flakte pa meshire jashte fluturimit qe ai e kishte aq shume pasion.
Ne ate kohe ne ishim ne Bazen Ajrore te Gjadrit.Bardhi punonte ne Skuadrijen e Pare dhe une ne Skuadriljen e Dyte. Nje dite teksa po pinja kafen me disa shoke ne klubin e regjimentit, vjen me nje fryme shoku im i mrekullueshem Veprim Muca dhe me thote ne vesh:" E more vesh cfar ka ngjare? Bardhin e perjashtuane nga partia!" Ju mora leje shokeve dhe te dy me Veprimin zume nje tavoline tjeter,
- Si eshte pune? - E pyeta.
- Ja, sapo mora vesh qe Bardhyl Lubonja, shoku jot dhe imi, nuk eshte me anetar partie dhe as pilot. Ai perjashtohet nga radhet e partise sepse ka 'ulur vigjilencen e Luftes se Klasave."
- Po pune e madhe, - i thashe, - me mire qe nuk eshte anetar partie, tani ai eshte si ne, eshte 'Klasa Jone' dhe, sa per pilot, akoma me mire sepse une ja kisha friken qe kur u vra i shkreti Taqo.
- Ti nuk gjykon si duhet Agim. - do te me bente vrejtje Veprimi. - Problemi eshte se pas perjashtimit nga partia vjen burgu e pas burgut...
- Po cfar dreqin ka bere Bardhi qe mund te perfundoje kaq keq?!
- Nuk e di, duhet biseduare me ate.
Pas disa ditesh, e gjej Bardhin duke pire kafe tek klubi i regjimentit, ai ishte vetem si rralle ndonjehere dhe nuk mu duk shume i merzitur. I afrohem por me pak ndroje sepse "miku i armikut eshte me armik se vete armiku" na porosite Partia e Punes. Bardhi bujar dhe i dashur si perhere, porosti per mua kafe dhe konjak "Skenderbeu." Pasi shkembyeme fjalet e rastit qe perhere jane fjale dashamiresie pa ndonje qellim, Bardhi doli ne teme:
- Agim, me perjashtuane nga partia.
- E di, po pse?
- Sepse jam takuare me burrin e motres. (Burri i motres se Bradhyl lubonjes ishte Nexhip Vincani, ish komandant i Brig. se IV sulmuese dhe gjeneral me detyra te larta ne ushtrine shqiptare.I denuare nga Enver Hoxha si kundershtar i Beqir Ballukut.)
- Dhe pastaj?!
- Kaq. Dikush qe me ka pare ka rapurtuare me njehere tek partia dhe ja tani pres vedimin tjeter...Me kane pezulluare nga fluturimet dhe ndoshta mund te perfundoj me keq...
Nuk fola asnje fjale sepse gjithecka mund te ndodhete por isha ne merak se kush e kishte pare dhe cfar Bardhi kishte biseduare me te 'prekurin' Nexhip Vincani.)
- Si valle nuk mund bisedoje dot fshehur?!
- E takova rstesisht ne rruge dhe shkembyeme dy fjale si kuneter qe jemi. Kaq dhe u ndame.
E pashe qe Bardhi nuk kishte asnje deshire te fliste per kete bisede dhe ne ndrruame teme.
Qe fat i madh qe Bardhin e lane pa trazuare me tutje. Ai, pas mbarimit te Institutit te Larte te Fiskultures, u emerua Shef i Fiskultures ne Bazen Ajrore te Zadrimes ku vazhdoi te punoje i qete e me pasion ne detyren e tij te re. Provokimet dhe vezhgimet e 'vigjilenteve te devotshem te partise' e kane rrethaure tere kohen deri ne lirimin e tij nga ushtria. Ai, si natyre e qete dhe e zgjuare diti qe tu beje balle me sukses duke shmangur keshtu nje katastrofe fatale per jeten e tij dhe te familjes.
Nje dite, teksa Bardhi shkonte ne Tirane ku kishte prinderit e tij dhe te gruas i vjen provokimi me i ndyre kurdisur nga Shefi i Sigurimit te Bazes Ajrore, nga shoku T.Sh.
LAVDI ARMES SE AVIACIONIT USHTARAK SHQIPTAR !
Me 24 Prill 1951 edhe Shqiperia u be me Armen e Aviacionit dhe piloti i pare shqiptar qe preku "Qiellin Arberor"ishte korcari PETRAQ POLENA.Nga kjo date dhe nga ky emer do te rridhnin ditet si lume PER 50 VJET dhe Aviacioni Ushtarak Shqiptar do te rritej dhe modernizohej njelloj si te gjithe shtetet e tjere....Histori te rralla te trimerise dhe vetemohimit shqiptar do te shkruheshin ne faqet e ndritura te kesaj arme te re dhe te fuqishme.Ne qe kemi qene deshmitare te sa e sa ngjarjeve heroike mund te themi me gojen plote se heroizmi i piloteve dhe teknikeve te Aviacioni Ushtarak Shqiptar ka qene i pashembullt ne tere boten.Aviatoret trima e kane dashur avionin njelloi si edhe jeten e tyre dhe ka shume shembuj qe per te shpetuare avionin kane bere gadi te pamunduren.Disa dhjetra rraste ku piloti i"pa bindur" ka kundershtuare qe ta braktise aeroplanin dhe ja ka dale mbane te ulet shendoshe e mire bashke me te.Ka edhe rraste te fatkeqesise ku te dy "te dashurit" kane perfunduare ne nje katastrofe teper te dhimbeshme.Heronjte jane te shumte si ata te gjallet dhe te vdekurit por une dua te permend sot,(ne kete 50 vjetor te lindjes se kesaj arme qe per fat te keq pothuaj se eshte duke u zhdukur.)me dhimbje disa nga ata qe nuk jetojne me si Niko Hoxha,Peco (Petraq)Polena,Azbi Serani,Kaso Petoshati,Shyqyri Balla,Sabri Toci,Armando Gjoka,Sefedin Tomcini,Luto Sadiku,Jorgji Fane,Mahmut Hysa,Dhimitraq Robo etje.Keta pilote dhe teknike qe vdiqen por lane prapa punen e mire qe bene per ta forcuare dhe persosur Tekniken Luftarake te Aviacionit.Aviatoret dhe populli shqiptar kurre skane per ti harruare keto Shqiponja te Shqipes Shqiperi.Kam degjuare shpesh qe disa mosnjohes te Aviacionit Ushtarak Shqiptar te shprehen se:"Ku kemi patur ne aviacion!"Une do tju kundervihesha ashper por me argumenta se Arma e Aviacionit Luftarak Shqiptar nuk ka qene as e vogel dhe as inferiore karshi Aviacionit Ushtarak te shteteve te tjera.Kjo te pakten deri ne vitet '80.Shqiperia,per fryme te popullsise, zinte vendin e pare ne Ballkan per nga numuri i avioneve,rreth 200.Kishte industrine e riparimeve kapitale te te gjithe tipave qe dispononte.Dispononte 7 aerodrome nga te cilat tre te permasve boterore dhe duhet thene se Baza Ajrore e Zadrimes eshte unikale ne bote.Kur ate e vizitoi i pari delegacion ushtarak europian ai ngeli i habitur dhe u shpreh se:"Si mundet ta keni bere ju kete !?"Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Shqiptare;Gjeneral-Kolonel Dhimitraq Vasho u nxitua tu jape nje genjeshter:-Nuk e kemi bere ne por Traktati i Varshaves !Aresyet une nuk i di pse ai e beri kete genjeshter kur kjo Baze Stradegjike e Aviacioni Luftarak Shqiptar eshte ndertuare nga vete shqiptaret dhe me ndihmen e kinezeve.Inagurimin e plote te saj e bene pilotet shqiptare dhe i pari qe fluturoj ne kete aerodrom ka qene pilti Bardhyl Taci por formen e plote baza do ta merrte mbas 22 Prillit 1976 me komandant baze Bardhyl Taci dhe Komisar Harilla Rebi,ky i fundit do te hapte serine e fluturimeve me 10 Korrik te po atij viti me nje avion MIG-19.Baza e Zadrimes ka dy pista ulje-ngritje dhe nje dihmese.Kjo Baze Ajrore strehon te gjithe arsenalin luftarak ne tunelin malor teper te fortifikuare dhe te paisur me se miri.Ne perberje te saj jane kater skuadrilje me nga 12 avione per secilen skuadrilje.Nje tip Mig-21,dy jane tip Mig-19 dhe nje tip Mig-17.Me nje personel pilot-teknik prej 120 vetesh dhe me nje personel te pergjithshem prej me shume se 500 vetesh.Jo vetem Zadrima por te gjitha Bazat Ushtarake te Aviacionit kane qene model persa i perket rezultateve ne perdorimin luftarak te armes.Une mund te permend qe realizimi i qitje-bombardimeve ka qene perhere 100% dhe mbi 90 % "asgjesim me predhen e pare".Per kushtet e vendit tone malor dhe teper te thyere ata aviona qe ne kemi patur kane qene shume te pershtatshem dhe ne keto kushte kane treguare superioritet ndaj shume tipeve te avancuare te shteteve te tjere.Per ta perforcuare kete mendim timin une po jap theniet e amerikaneve sot per luten ne Vjetnam."Derisa Vjetnami kishte ne perdorim Mig-17-en ne patem shume humbje sepse shpejtesia e vogel dhe manovrushmeria e madhe e mig-17 -es ne xhunglat vietnameze bente qe tu fshihej avioneve tane teper te shpejte si F-4 Fantom,SR-71 dhe F-15.Me daljen e Mig -19 ata u bene te pafuqishem ndaj nesh dhe humbjet etyre filluane athere kur filloi dhe modernizimi..."Ne rebelimin greko-komunist te '97 edhe Aviacioni Shqiptar pati demtime te medha por fal sigurise te larte te Bazes se Zadrimes ajo e mbijetoi mire pa ndonje demtim te madh kete kanibalizem qe u mundua te haje vehten .Rende u demtua Baza e Kucoves e cila qe e gjitha ne duarte e greko-komunisto-banditeve sa edhe Altin Dardha bleu pilotin per te bombarduare banden kundreshtare ! Po asht dhe dy pilote per te demtuare Sali Berishen bene tradheti te larte duke u aterruare ne Bari te Italise !E keqja me e madhe qe une dua ta permend eshte se asnje force politike pas renies se komunizmit nuk ka treguare asnje interes per ruajtjen dhe forcimin e Armes se Aviacionit njelloi si edhe per te gjithe Ushtrine Shqiptare ne pergjithesi.Fatkeqesisht shpetim e Shqiperise keto forca politike qe udheheqin e shikojne jashte kufijve te saj...E shikojne atje ku edhe u gatua antishqiptarizmi dhe gllaberimi i tokave te saj.Agim Bacelli 22 Prill 2001
GEZUARE FESTEN E AVIACIONIT!"
To most people the sky is the limit..To those who love flight,the sky is home."Per shume njerez qielli eshte nje cak i kufizuare...Per ata qe kane dashuri per fluturimin,qielli eshte nje shtepi."
Nuk e di se ku e kam degjuere kete shprehje qe u dedikohet piloteve.Sot eshte 24 Prill dhe mua me vjen ne mendje kjo date e vitit 1951 kur ne Shqiperi u themelua per here te pare ne historine tone kombetare "Aviacioni Luftarak Shqiptar" me pilotat e pare shqiptare; Niko Hoxha,Peco Polena,Masar Aga,Babace Faiku,Hamit Ulqinaku,Flamur Micko,Edip Oheri,Bajram Hito,Hektor Lako,Stilian Tanku etje.I pari qe cau qiellin shqiptar ishte Peco Polena me avionin Mig 15 (Mikoyan - Gurevic) me 24 Prill 1951 ne aerodromin e Rinasit.Ne fakt Aviacioni Transpotues Shqiptar qe krijuare me pare qe ne vitin 1914 nga Austro-Hungarezet me tre aeroplane te vegjel qe krijuane "Albanian Air Corps."Por me mbarimin e luftes se pare boterore austriaket i moren me vehte prape.Shqiperia nuk do te kishte avione transporti deri ne 7 Gusht te vitit 1947 kur ruset sollen dy avione te vegjel transporti te tipit IL-18.Ne vitin 1951 ne Shqiperi u kthye grupi i pare i piloteve dhe teknikeve te Aviacionit Luftarak Shqiptar qe kishte studiuare ne Jugosllavi dhe BRSS pas prishjes me Jugosllavine.Ishte e para here qe shqiptaret mesuane te perdorin vete aeroplane.Shumica e tyre vinin nga lufta partizane dhe kishin shume pak shkolle,megjithate ata dalluane ne mesimin e artit luftarak ajror dhe u bene shembull me trimerine,zgjuarsine dhe disiplinen qe kerkonte kjo arme e re.Per rreth 20 vjet kjo arme qe ne te njejten nivel me shume arme te aviacionit boteror,per nga cilesia,fuqia e zjarrit dhe teknologjia.Pas prishjes me Kinen dhe sidomos ne vitet '80,Arma e Aviacionit Shqiptar mbeti ne vend numuro.Dhe ne vitet '90,keaj arme ju vu "kazma".Sot,fatkeqesisht askush nuk mendon se Shqiperise i duhet kjo arme e fuqishme si te gjithe shteteve te tjera ne bote.E mbyll kete shkrim me urimin me te mire per efektivat e kesaj arme me rastin e 51 vjetorin te krijimit dhe me deshiren qe nje dite te ribehet kjo arme e fuqishme dhe e bukur e Shqiperise.
Deshmi e re per "Mysafiret e Larget"Midis reales dhe ireales
Shkenca e astronomise tokesore mendon se jane 100 miliard galaktika ne univers.Galaktika jone,qe eshte njera nga ato, ka 100 miliard djej si ky qe shohim ne!Ne tere kete hapsire dhe 'botera' te pafundeme nuk mund te jete vetem bota jone me e privilegjuara qe te kete qenie njerzore!Duhet te jene me miliona ne mos me miliarda planete te banueshme por problemi qendron se ato jane kaq larg nesh sa sot per sot eshte krejt e pamundur qe te kapim sinjalet e tyre pa le qe te komunikojme! Qe te vije nje sinjal i tyre tek ne duhen te disa miliona vjete drite.Imagjinata jone per ata nuk i largohet dot realitet tone toksor,gjithecka qe ne e parafyterojme rreth tyre eshte tokesore dhe ne nuk dalim dot jashte ketij realiteti.Mendje te fuqishme kane dhene imagjinata te ndryshme te qenieve jashtetoksore qe, per mendimin tim, mund te mos qendroje asnjera per aresye sepse jeta ne 'tokat' e tyre ka permasa hapsinore,kohore,siperfaqesore,toksore,rendesore,... ndoshta edhe lendore...,te tjera nga ato qe kemi ne ne token tone. P.sh.,nese ne nje toke te banueshme ka presion atmosferik te ndryshem nga ai qe kemi ne,edhe qeniet e gjalla do te kene pamje te dryshme;nese presioni eshte shume i larte,qeniet e gjalla do te jene te sheshta,bile edhe mali me i larte do te jete disa cm ! Nese temperatura e mjedisit eshte e larte atehere edhe qeniet e gjalla do te kene aftesi mbrojtese qe te durojne fjala vjen 5.000 grade C! Trupi i tyre dhe vecanrisht lekura do te jete me e forte se nje celik zjarrdurues tokesor! Por nese presioni barometrik eshte me i ulet se ky qe kemi ne ne toke,atehere qeniet e gjalla do te jene shume te larta dhe nje mal mund ti kaloje, fjala vjen, 30.000 m!Po jete gjatesia? Kjo varet nga cikli i plote i rrutullimit te nje toke rreth Djellit te tij,nese nje toke, fjala vjen,do te rrotullohet rreth Djellit per 365.000 dite, atehere jeta e njerezve ne ate toke do te jete afersisht 1.000 here me e gjate se kjo qe kemi ne,nese ne jetojme mesatarisht 77 vjet nje homologu jone ne ate boten tjeter do te jetoje 77.000 vjet!Te tilla perfyterime dhe imagjinata per jashtetoksoret mund te japim shume.Megjitheate,edhe keto perfyterime mund te jane te gabuara pasi imagjinata jone bazohet ne permasat tokesore fjala vjen te materies dhe kohes sone.Qe te imagjinojme realisht na duhet patjeter qe te jemi ne nje pozicion te perafert me ato qenie jashtetokesore qe do te imagjinojme e cila eshte krejt e pamundur.Qe te kemi nje ide me te qarte per kete qe them,po jap nje shembull tipik qe ne kurre nuk mund ta konceptojme dot.Fjala vjen,ne na mungon ajo permase e cila te beje te mundur qe nese na mbyllin brenda nje sfere celiku pa dyer e dritare,te kishim mundesine te dalim jashte saj! Gjera te kesaj natyre jane jashte realitetit tone dhe ne nuk mund ta shpejgojme dot se si mund te ndodhe kjo gje vetem ne marifetet e iluzionisteve mund te shfaqen gjera te tilla.Ashtu si per nje jashtetoksor do te qe krejt e pamundur qe ai te jetoje ne kushtet e konditat e tokes sone.Por a ka mundesi qe diku te jete njelloi si tek ne? Une mendoj se jo, pasi me aq sa ne njohim ne disa nga planetet e sistemes sone dhe pak me jashte saj,verejme se askund nuk ka nje natyrshmeri te ngjashme me njeri tjetrin.Gjithecka eshte e vecante dhe gjithecka eshte e ndryshme.Kjo na jep mundesine qe te mendojme se meqe nuk ka ngjashmeri nuk ka as kushte dhe kondita te njejta askund dhe asnjehere! Atehere si shpejgohen rastet e shumta te objekteve ajrore te pa identifikuara?! Le te marrim rastin e fundit qe ne pame sot nga kanali televiziv CNN qe dha nje pamje krejt te cuditeshme filmuare nga disa aviatore meksikane qe po kontrollonin bregun e Oqeanit Atllantik ne Gjirin e Meksikes. Aviatoret thone hapur dhe pa asnje dyshim se "Ne kemi pare dhe filmuare 11 disqe fluturuese! ...Ne u frikesuame shume pasi menduame se ata (jashtetoksoret) na vune re qe po i ndiqnim dhe kur ne menduame se na rrethuane, ata befas shtuane shpejtesine dhe u zhduken ne sekonde...Ne mendojme se nuk jemi vetem." Ju mund ti shikoni ketu keto disqe:Click here: AOL News - Pilots Think They See UFOs Zyrtare te Forcave Ajrore Meksikane, kane publikuar ditet e fundit nje video ku ata thone se mund te shihen 11 objekte fluturuese te paidentifikuara, UFO. Zyrtaret mendojne se objektet qe fluturonin ne hapesiren mbi shtetin Campeche jane jashte-tokesore. Pilotet thone se videoja u xhirua nga nje kamera me rreze infra te kuqe, gjate patrullimit ajror per trafikantet e droges mbi zonen bregdetare. Njoftimet thone se videoja, e cila u transmetua edhe nga televizionet meksikane, tregon objekte te ndritshme si prozhektore qe fluturonin ne qiellin e erret. Sipas piloteve, keto objekte i rrethuan aeroplanet ushtarake nderkohe qe keta po zhvillonin misionin ne kerkim te trafikanteve. Nga ana tjeter, agjencia e lajmeve Reuters thote se Meksika njihet si nje rajon ku jane pare objekte jashtetokesore, pohime te cilat jane hedhur poshte nga shkencetaret, duke thene se fjala eshte per mbeturina qiellore, raketa, balona per parashikimin e motit, apo fenomene te tjera natyrore.Ju mund te lexoni edhe origjinalin ketu: Full Article per Mexican Air Force Pilots Film 11 UFOsVertete shkencetaret mendojne keshtu? Nuk e besoj. E them kete pasi sot ne bote rastet e UFO-ve jane shtuare kaq shume sa ne kemi me qindramijra deshmitare okulare, ndoshta nje dite do te bjere rasti edhe neve te shikojme ndonje UFO.Ne veren e 1995 ne Tirane u shaq nje UFO qe e pane me dhjetra vete dhe bile, UFO ishte ne nje lartesi shume te vogel dhe i dukeshin dritaret! Kete deshmi e kam marre nje shok shqiptar nga Tirana qe ka mundur ti beje edhe nje fotografi por ne momentin qe UFO ishte shume larg dhe qe eshte konfirmuare edhe ne deshmite pe UFO-t ne nje site amerikan.Megjitheate, une personalisht akoma jam ne dyshime pasi fenomenet e natyres jane kaq te cuditeshme dhe te shumellojta sa mund te na shfaqen edhe ne formen e disqeve fluturuese, po ashtu kam edhe nje prove shume te qarte dhe teper te sigurte qe ne vitet '80 SHBA-te kane prodhuare disa disqe fluturues pa pilot qe deshtuane dhe qe jane nxjerre jashte perdorimit aty nga viti 1990. Une disponoj edhe nje diskete per keto disqe qe nuk kane qene me te medha se nje tepsi e madhe byreku, por pese a gjashte here me e thelle se ajo, dhe qe leshoheshin vetem naten, bile njeri prej tyre ra ne nje autostrade dhe bllokoi trafikun per rreth nje ore. Ata nuk kishin zhurme. E njejta gje mund te thuhet edhe per UFO-t e soteme qe nuk kane zhurme. Ndoshta Amerika ka rifilluare programin e disqeve fluturuese?Nje tjeter gje qe dua te them eshte edhe qendrimi teper indiferent per keto objekte te paidentifikuara i shume shteteve te fuqishme si SHBA e te tjere dhe i vete Kombeve te Bashkuara. Si nuk ka asnje reagim, pergenjeshtrim apo sqarim shkencor i shkencetareve per njerzit qe sa vjen e me shume po shqetesohen per pranine e "mysafireve" te larget te pa ftuare?!
QEMALI
I frymezuare me akte trimerie dhe zgjuaresie nga bijte e Shqipes jam i mbushur plote keto kohe ashtu sic edhe jam i deshperuare per shume gjera jo te mira qe ndodhin ne memedheun tone te dashur.
Ne kete shkrim une dua te ndalem ne nje ngjarje qe mendoj se ja vlen ta ndaj me ju vellezer dhe motra shqiptare dhe qe ka ndodhur 6 dite me pare ne Madison Square Garden;Manhattan.
Nje shoku im i vjeter,nje ish aviator i Mig-21-shit ne Shqiperi,me therret per darke ne mbremjen e se djeles qe kaloi,me 17 Shkurt.Mora trenin dhe pas nje ore mbrita ne Penn Station qe bie ne 34 rruge dhe qe eshte vetem 4 streets larg shtepise se mikut tim.Ishte ora 5 mbasdite dhe Manhattan si perhere ne kete ore gumzhin nga kalimtaret si lume.Pas kesaj ore edhe trafiku automobilistik eshte shume i renduare dhe me mekaine eshte me veshtire te levizesh se me kembe.Pas pak arrita tek tre ndertesat qe Qemali i ka nen mbikeqyrje si Superintedent.I bie ziles se jashteme dhe askush nuk me pergjegjet.I rashe disa here dhe askush! Nje banor i pallatit ku banon Qemali qe u ndodh jashte,me pa qe askush nuk po ma hapte deren dhe vjen e ma hapi ate.Pasi e falenderova i thashe se kerkoj Super-in.Ai me tha se e ka pare para 30 minutash me tre police ne rruge.I cuditur e pyes se mos dinte gje tjeter por ai me tha nuk di gje.Mu kujtua se diku poshte banon i nipi i tij.Shkova dhe e kerkova.E gjeta shume shpejt.Ai me tha se eshte ne polici.
- Pse?! - E pyeta shume i cuditur.
I nipi teper indiferent me tha se "ashtu ka nje pune".Mu kujtua se Qemali mban me vete Celular dhe menjehere i bera nje telefonate.
-Qemal,jam Agim.C'far ka ndodhur dhe ku je?
-Agim me fal.Jam ne polici.Te lutem hajde ketu.Ti e di ku eshte Stacini Policor? Eshte perballe Penn Station dhe perbri Penn ONE.Hyre brenda dhe me gjen ne koridorin e katit te dyte.
-Ok,por me thuaj si eshte puna?
-Kur te vish ketu ta tregoj.
-Ti je ne rregull?
-Ardhja ime ketu, ska te beje me mua..
-Kete me thuaj te paren.Erdha.
Qemal Xharon e gjeta ulur ne nje salle te madhe ne katin e dyte.
-Vetem pese minuta dhe mbarojme pune,-me tha ai.
Ne fakt atje pritem shume.Burrokracite e Amerikes dhe sorollatja e punonjeseve per nje problem jane me keq se ne Shqiperine e Hoxhes.
-Pa me thuaj si eshte puna?-i thashe.
-Kapa nje hajdut,-foli ai shume shpejt.
-Ti ke kapur hajdut?Po kjo eshte shume per te qeshur! Mos je bere polic?
-Qe nje rastesi.Ta tregoj kur te ikim jashte se po me duket sikur edhe ti ben pjese ne kete rreth policor....
Pas pak erdhi nje polic dhe i tha Qemalit te shkonte brenda.Qemali me tha qe te vija edhe une dhe ashtu bera pasi i thame policit.
Policet bene ato formalitetet njelloi si ne Shqiperi.Njeri nga ata ngulte kembe duke e pyetur disa here me radhe:
-Pse e bere kete akt heroik? Kjo eshte detyra e jone !
-Ne ne Shqiperi, nenat i kemi te shenjta.Kur pashe kete nene qe rendete pas hajdutit duke qare e bertitur u trondita dhe nuk mendova gjate...
-Ne i gjetem nje thike hajdutit.Ti,nuk mendove se mud te qe i armatosur ndersa ti je i carmatosur?
-Mendova se mund te kete arme prandaj edhe perdora dicka qe ai te mos kishte mundesi ta perdorte armen mbi mua kur e arrita.
-C'far perdore,mund te na i thuash?
Ne momentin qe une po e arrija,ai futi doren ne xhep,ne kete kohe une hodha drejt kokes se tij kapelen time dhe ai e hoqi doren instiktivisht nga xhepi per ta larguare kapelen qe po i binte ne koke.Ne kete kohe une ja kapa kete dore.Doren tjeter ai e kishte duke mbajtur canten e vjedhur te kesaj plake,keshtu ai qe per momentin ai u ndodh i c'armatosur sepse duarte ju zune te dyja...
-Shume bukur ke vepruare por sa i sigurte ishe ti qe kapela jote do te godiste koken e hajdutit?
-100 %
-Si?
-I njoh aftesite e mija.
-C'far pune ke bere ne Shqiperi?
-Pilot ne ushtri.
-A deshiron te behesh polic?
-Nuk di c'te them...
-Sa vjec je?
-40.
-Nuk behesh dot. Ti je nje hero.Ne do te therrasim pas disa ditesh.Te duhet leter per punen?
-Jo,faleminderit.
-Atehere mireupafshim dhe faleminderit.
Ne takuame edhe plaken e cila i dha Qemalit kartviziten dhe e ftoi nje nate per darke.Plaka quhet Barbara Moore dhe banon dy rruge me poshte se Qemal Xharo i cili e pranoi ftesen dhe ne Dolem.
Kur mbritem tek shtepia,une i thashe:
-Tani,fillo dhe me trego historine.
-Isha duke erdhur nga vrapi i mbemjes,- filloj Qemali te me tregoje,-sapo ju afrova nderteses sime 309 ne W 30 Street,nga prapa degjova nje ulerime gruaje qe thoshte:"Ndaleni ate!Eshte hajdut.Me ka vjedhur canten." Ktheva koken dhe pashe nje grua plake qe po ndiqte nje djale rreth te njezetave qe vraponte me nje cante ne dore.Ai kaloi afer meje dhe une instiktivisht ju hodha ta ndal por me rreshqiti...Plaka e shkrete duke qare u rrezua dhe ashtu rene per toke therriste"Ndaleni hajdutin ju lutem!" Pa menduare gjate mora vrapin pas tij.Ai sigurisht qe ecte shume shpejt por edhe une ama i dhashe vehetes me tere fuqine.Ai ecte drejt Avenue 8 dhe mendova qe atje do ta mberthej sepse trafiku eshte si lume dhe ai s'mund te kaloje permatane.Ai nuk pyeti fare per makinat dhe ashtu mespermes tyre kaloi matane...Une s'mund ta beja ate gje.Qe nje rastesi qe asnje makine nuk e shkeli.I humba shpresat se mund ta gjej.Papritur u ndez drita jeshile qe me lejonte te kaloja matne dhe une ja dhashe perseri vrapit. Ai pa e njohur zonen po shkonte drejt Police Station,mbrapa MouviHouse "Madison Garden".Atje ai pa pritur e ndali vrapin se pa qe jashte ishin me dhjetra police....Kjo gje me beri mua qe te vazhdoi vrapin dhe ti afrohem shume.Kur ai me pa,une e kisha vetem 20 hapa larg.Ai u turr ne vrap dhe une pas duke ju afruare perhere e me shume...Me distancen prej 5 metrash ai futi doren ne xhep qe te nxjerre nje thike.Ne kete kohe une i hodha kapelen qe mbaja ne dore drejt kokes dhe ai e kapi ate ne ajer,nderkohe edhe une i kapa doren.Nja dy minuta ne u perleshem dhe ai s,mundi ta hapte me njeren dore thiken e mbyllur.
-Te lutem me lesho!- filloi ai te lutej kur e pa qe se hante dot me mua. -Jam nga Tampa e Florides dhe jam keq per para.Kam ngelur ketu ne New York nga qe s'kam para....Une nuk punoj,... rroj me ndihmen e shtetit.Te lutem me lesho.
Pashe dike qe kaloi afer me cel. ne dore dhe une i thashe qe te merrte policene ne telefon.Ai e beri kete gje dhe per dy minuta policia erdhi.
Nderkohe nuk e di se si por mbriti dhe plaka e shkrete.Hajdutit i vune prangat dhe mua pasi me moren emrin me thane qe te vija pas nje ore ne polici ku edhe ti me gjete.Kjo ishte e gjitha.
- Ti ke kryere nje akt heroik por edhe ke bere nje gje qe, rralle e ben kush ne Amerike.Kjo eshte pak e cuditeshme per moralin amerikan.C'far te shtyri ty ta besh kete gje ketu ne Amerike?
- Kete pyetje me beri edhe nje polic...:-) dhe une ju pergjegja se,per moralin shqiptar,indiferenti eshte me i rrezikshem se vete fajtori............
- C'po me kujton slloganet e Enverit.Me dukesh se po tallesh..,-i thashe une.
- Jo,jo,nuk tallem.E kam seriozisht.Kjo eshte bindja ime dhe ne fakt ne keshtu jemi edukuare.Pse ti nuk e ke luftuare indiferentzmin ne Shqiperi? I harrove ato qe na thoshe shpesh atje...? Pastaj une duke pare nje veper te ndyre qe behej kaq hapur mbi nje plake te gjore qe lebetiste...s'mund te qendroja dot sehirxhi.Po sikur ajo plake te qe nena jote ti do te prisnje policine qe ta kapte?
- Nene ime? Per nenen une do te jepja dhe jeten...
- Edhe ajo ishte nje nene....
- Po jo nena jote.
- Une te kuptoj Qemal dhe ndoshta edhe une do te kisha bere te njejten gje.Ne shqiptaret jemi ndryshe nga bota,sikur kemi gjak me te nxehete qe na vlon kur behen padrejtesi dhe nuk durojme dot e per me teper nuk rrime gjakeftohete ne keto raste.Nuk durojme dot....,shpesh kjo na sjell edhe fatkeqesi.
- Keshtu jemi ne.Ne jemi me te dashurit e botes,me te embelit dhe me te hidhurit ne bote. - Do ta mbyllte kete teme Qemal Xharo.
KESI*
Tek shume njerez, qielli eshte nje kufizim, tek ata qe dashurojne fluturimin, qielli eshte nje shtepi.
Jane me dhjetra rastet kur piloti shqiptar ka cmuare avionin me te shtrenjte se jeten e vete dhe ka bere te pa munduren per ta shpetuare ate si; Asim Budo, Luto Sadiku, Ismet Zervoi, Martin Bregu, Maksi Rexha, Skender Demollari, Bilal Sina, Bujar Sheme, etj. Apo trima te tille si, Niko Hoxha, Dhimitraq Robo etj., qe kane qendruare para vdekjes si askush tjeter, te qete, te prere ne marjen e dhenien e urdhrave, te sakte e me ze burreror pa ju dridhur asnje fije zeri. Por tregimi im nuk ka te beje me keta trima dhe te tjere si ata por me nje rast te ri midis Aviatoreve Shqiptare dhe atyre amerikane pas renies se komunizmit, ku behej fjale per dinjitetin e aviacionit shqiptar.
Ne vitin 1994,ne Pranvere te atij viti, vijne ne Bazen Ajrore te Gjadrit nje delegacion i Aviacionit Amerikan, ne perberje te tyre ishin qe nga reshteri e deri te gjenerali i Aviacionit Amerikan. Pasi ata pane gjithcka ju servir, e mori fjalen nje Gjeneral - Leitnant i cili midis te tjerave na tha: "Une e cmoj shume punen tuaj te madhe dhe kjo duket ne mirembajtjen kaq te mire te ketyre avionave te vjeter qe u ka kaluare koha. Me keta aviona ju nuk mund te beni lufte por,...sidoqofte, ju mbajini per te mos humbur shprehite luftarake te pilotave. Na thane se keni veshtiresi per pjese kembimi. Une di qe ne Ceki ka disa aviona si te tuajet qe i kane hequr nga perdorimi dhe mbase bejme gje per tua sjelle juve..."
Te gjithe ne pame njeri tjetrin dhe keto fjale na cuditen shume. Ne prisnim qe ata te na ndihmonin duke na afruare aviona amerikane moderne me cmime te leverdiseshme. Vehten e ndjenim te fyre por nuk dinim se si te reagonim e c'pergjigje ti jepnim atij. Me ngushte e kishe Komandanti i Aviacionit Shqiptar, Kolonel Klement Aliko i cili i fyere rende nuk e mori fare fjalen e rastit por beri nje propozim te bukur tek Gjenerali Amerikan:
- Ne, z.Gjeneral mendojme te bejme dicka per ju, p.sh. nje demostrim luftarak a c'far ju do te pelqenit per te treguare se avionet tane nuk i kemi vetem per te ruajtur shprehite tona luftarake por edhe per te mbrojtur Hapsiren Qiellore Shqiptare? Armiq ka patur, ka dhe do te kete Shqiperia njelloj si Amerika derisa te ekzistojne... - Befas e nderpreu fjalen!
- O.K. Beni c'far ju pelqeni.
- Po, ja te bejme dicka bashke...Ne t'ju "sulmojme" dhe ju te "mbroheni" duke na "asgjesuare neve"? - thote Kesi. (Keshtu thirret Klement Aliko nga te gjithe aviatoret).
- Ide e bukur! Por.., jo ne mal, as ne lugine. Ne do pelqenim ne det...Kjo do te jete e lehte per neve t'ju "asgjesojme" dhe shume e veshtire per juve te "mbroheni." Ai qeshi. - Jeni Dakort?
- Dakort!-thote Kesi.
Amerikanet me nje anije me paisje moderne interceptuese dolen ne detin Adriatik, diku midis Kepit te Rodonit dhe Gjirit te Shengjinit, atje befasia e sulmit ajror pothuaj se eshte 0. Mënjane eshte fushe e hapur dhe ne anen tjeter deti. Shqiptaret, te perfaqesuare nga vet Kesi dhe nje pilot i dyte te cilit nuk dua t'ja permend emrin per te mos e fyere ate publikisht, moren nje Mig-15, (avion i pare ne serine e MIG-ve) per tu treguare amerikaneve se "nuk eshte shpata e Skenderbeut ajo qe pret kokat e turqeve por eshte dora e tij e lavdishme..."
Beteja filloi. Mig - u ngrit nga Zadrima, mori drejtimin e Bushatit pastaj ktheu majtas sapo kaperceu malin e Rrencit, per te hyre ne luginen e Torrovices; mes malit te Kakariqit dhe atij te Rencit, me qellim per te mos u diktuare nga Amerikanet. Lartesia e fluturimit ishte teper e rrezikeshme, 5-6 m mbi nivelin e detit. Ne Balldre avioni hyri ne luginen e Drinit dhe ne hyrje te qytetit te Lezhes mori rrjedhen e lumit, rrafsh me ujin, (me argjinaturen e lumit. Lartesia prej 5 m e poshte nuk tregohet ne instrumentin e avionit dhe eshte teper e rrezikshme per te fluturuare, bile eshte e ndaluare.) Pastaj avioni doli ne derdhjen e Drinit afer Tales rrafsh me token dhe u turr drejt armikut me nje befasi te pa besueshme duke derdhur mbi ate te gjithe "arsenalin luftarak." Ne ikje i ktheu gazrat e turbines duke u flakur ne det te gjitha kapelat e amerikaneve dhe shqiptarve që ishin në kuvertën e anijes. Anija "u shkaterrua krejt" dhe shqiponja u kthye ne fole shendoshe e mire pa u diktuare nga "armiku."
Pas asaj qe ndodhi patem rastin te degjojme Amerikanet dhe tregimin e pilotit te dyte icili me tha mua: "Agim, une kam vdekur. Me beso qe kam vdekur. Cudi eshte qe te jem vertete gjalle. Kam pare plepa qe puthnin krahet e avionit, troften e Torrovices qe ngrihej si tym prapa nesh, ujen e Drinit qe bente dallge sikur ne te ishim motoskaf... dhe ne det thashe se hyme brenda....Me pas nuk kam pare asgje dhe mendoj se kam vdekur. Kesi eshte i cmendur!"
- Kesi eshte nje shqiptar i vertete! - i thashe atij frikacaku.
Ne mbremje nuk mungonin admirimi i hapur amerikan dhe habija e tyre qe; "Ne nuk kemi pare pilote te ketij kalibri! Tani mund tu them se ju mund te mateni me aviacionin me te fuqishem te Botes. Ne e kemi ditur qe nuk eshte faktori kryesor arma por krahu. Me kujtohet ne Vietnam, vietnamezet ishin superiore ne xhunglat e tyre me avionin Mig-15 dhe ne patem shume humbje ne ate kohe. Kur ata menduane te modernizohen dhe muarren nga Rusia avione te rinj Mig - 19, atehere F-16 jone u be varrmihes i tyre."
Amerikanet shternguane duart edhe me pilotin e dyte pa e ditur se ai ishte i "vdekur."(* Klement Aliko)
Përballë armikut
Barjam Hitaj bën gadi pistoletën
- Ndërkohë që avioni armik jugosllav po bëhej gati të ulej në aerodrom, - vazhdon tregimin Bardhyl Lubonja, - unë së bashku me shefin e Shtabit të Regjimentit Ajror, Vasil Qiraxhiu dhe pilotin e bombarduesit, Bajram Hitaj, një ish partizan, kishim mbritur në startin e veriut të pistës me "gazin e komandës" dhe atje na u dha urdhëri nga shefi që ta prisnim pilotin armik.
Gjatë rugës nëpër rrugën lidhëse që ne e quajmë "ruloshkë", B.Hitaj nxjer pistoleten e mbush dhe e mban jashtë dritares, duke thënë, "Te jemi gati për çdo situatë...Mbase ai ka erdhur të na ftojë në duel duke qënë ndonjë pilot AS jugosllav!" Shefi i shtabit, V.Qiraxhiu me gjakftohtësi i thot, "Bajram, fute në këllef atë pistoletë se nuk do jetë e nevojshme..." Unë qesha duke mos e miratuar atë mendim kaçakshe të pilotit trim.
Aeroplani jugosllav pasi bëri dy rutullime mbi aerodrom, erdhi në ulje me kursin e veriut, ne zakonisht përdornim uljen në drejtim të jugut.
Formacioni çift i avionëve të "vijës së parë" me pilotat, M.Hysa dhe K.Biku qëndronin në reth mbi aerodrom deri sa piloti jugoslav fiku motorin dhe filloj
të dalë nga kabina.
Avioni qëndroi atje ku ne i dhamë shënjën. Ishte një avion Saber siç e thashë më sipër, i cili pak a shumë ngjet me avionin tonë Mig-17 por që kishte ngjyrë të gjelbër ndryshe nga ngjyra e argjëndët e avionëve tanë. Avioni kishe dhe shënjën e Forcave Ajrore Jugosllave me yllin e kuq brënda një rrethi të bardhë. Nr. i Avionit ka qënë, në mos gaboj, 11. Ne i zgjatëm një shkallë pilotit jugosllav por ai hapi disa pedale në trupin e avionit dhe zbriti i qetë. Pasi na nderoi ushtarkisht dhe na tha se cili ishte, na pyeti se kush ishim ne. Ai quhej Bozhidar Vojeviq dhe ishte pilot i ri aq sa isha dhe unë në atë kohë, 23-24 vjeç. Përkthimin na i bënte perfekt shefi i shtabit të regjimentit tonë ajror, z. Vasil Qiraxhiu i cili kishte bërë dy vite shkollë në jugosllavi për pilot. Bozhidari ishte veshur me një palë kominoshe fluturimi, që ishin në të njëjtën kohë dhe kostum mbipeshash. Jashtë jakës të xhakaventos i shkëlqente një kryq i vogel i arte, Vasil Qiraxhiu me mjeshtëri e delikatesë ja futi atë poshtë jakës, që mos bëhej shkak për diskutime kur ne të gjithë ishim urdhëruarë të ishim ateistë.
Vasili me thote mua, "Bardhi, ti ri këtu pranë aeroplanit", ndërsa ai me pilotin jugosllav dhe B.Hitën u nisen me "gazin" në drejtim të komandës së regjimentit.
Piloti jugosllav, Božidar Vojeviq
- Ai qëndroi dy ditë në infermjerinë e regjimentit për trajtim dhe kontroll shëndetsor, - vazhdon tregimin Bardhi, - pastaj e sollën në një dhomë të katit të dytë të hotelit tonë ku jetonim ne, pilotet dhe teknikët beqarë. Unë në atë kohë jetonja në katin e tretë me pilotin Bilal Josa.
Božidar ishte një njeri i thjeshtë dhe i afrueshëm, ne flisnim me të nga një herë. Na ndihmonte rusishtja për të komunikuarë, kurse përkthyesi më i mirë i tij ishte shefi i shtabit V.Qiraxhiu. Në përgjithësi ai u trajtua shumë mirë dhe pas disa ditësh dukej shumë i qetë dhe i sigurtë. Filloi edhe të luajë shah dhe bilardo me ne.
Në ate kohë në biseda të ndryshme spekullohej për një kërkesë për azil politik nga ana e pilotit jugosllav. Disa mendonin se u aratis nga
Jugosllavia për arësye politike, disa flisnin nga frika se po të kthehej në Jugosllavi do e burgosnin etj. Të gjitha këto nuk ishin të vërteta se po të
deshte ai që të arratisej, shkonte në një vënd më demokratik se Shqipëria. Të vërtetën e di vetë ai, por sipas mendimit tim, ai thjesht humbi orientimin.
Unë mendoj se si pilot i ri, thjesht është gëzuar, që pa një aerodrom përpara në kohën që ka qënë i shqetsuarë nga humbja.
Pas disa ditësh, vjen një ekip nga Forcat Ajrore Jugosllave, i cili bëri bisedime me palën shqiptare dhe aritën marveshjen të marin aeroplanin dhe pilotin. (Si rregull, ne e kishim që nuk i dorzonim avionët e kapur.)
Aeroplanin jugosllav F-86 e mori me fluturim nje kolonel nga anetarët e komandës të regjimentit të Zemunit dhe ai u shoqërua deri në kufirin tonë
shtetëror nga një çift avionesh tanë, Mig-19.
Bozhidari me anëtarët e tjerë të ekipi jugosllav u nisen me makina në drejtim të Jugosllavisë duke na lënë lamtumirën dhe duke u përqafuarë me ne.
Ne të gjithë u habitem me një gjë, ata sollën me vete edhe një kamion të vogël e shumë praktik, i cili ishte në të njëjtën kohë autobot, tërheqes, furnizues me ajer, me O2 dhe "APA," d.m.th. gjenerator elektrik për lëshimin e motorëve të aeroplanit. Ne kishim nga një makinë për çdo lloj përdorimi!
Kjo ngjarje bëri efekt tek ne dhe për shumë kohë nuk ndaluan diskutimet nga me të ndryshmet.