2016-11-12

Minat serbe-Spiunat serbë

Image result for rexhep shahu

REXHEP SHAHU



Marsi erdhi përsëri. Marsi i luftrave. Marsi i minave. I minave serbe. I minave njerëz. I minave serbe njerëz. Marsi i demokracisë. Marsi i lig, i zi e i bardhë për shqiptarë. 
Po mbushen nëntë vjet që ka përfunduar lufta për Kosovën. Më saktë – beteja e fundit e luftës së gjatë për Kosovën.Mes shqiptarëve vendas dhe serbëve ardhës. Luftë që i pakësoi shqiptarët në njerëz e troje, por nuk i zhduku. Luftë që flijoi mijëra e mijëra bij e bija Kosove. Që shpërnguli ndër shekuj miliona shqiptarë nga trojet e tyre, por që, dashti edhe zoti, nuk u zbraz Kosova, nuk u shua fara e raca jonë.
Falë, mbase, nënës shqiptare që lindi "pesë për luftë, me u vra me shkiet e pesë për jetesë”, që mëkoi bijtë me ninulla për trimëritë e herojve të Kosovës, (jo për keto biçim heronjsh, që duan të jenë edhe heronj, edhe të gjallë, edhe legjendarë... Që i presin me banderola "MIRËSEVJEN HEROI YNË I GJALLË LEGJENDAR...", shkruar nga ato lloj sërvilësh, si për Titon apo Enverin dikur ... veç sot bezi i parullave është i bardhë dhe boja e germave është blu...), që asnjë betejë e re (si këto të 1998 e 1999), nuk ua zbeh rrezatimin e trimërisë e madhështisë. 
Dhe këto "heronjtë e gjallë" edhe "legjendarë", qyshse lejojnë të thirren kështu (mbase edhe urdhërojnë vetë...), fyejne përditë Adem Jasharin, Agim Ramadanin, Sali Çekun, Fehmi e Xheve Lladrovcin... Azem e Shote Galicën, Sylejman Vokshin, derdhin mosmirënjohje mbi Haxhi Zekën, Ahmet Delinë, Shaban Polluzhën, Tahir e Nebi Mehën...
Marsi na gjeti me pavarësi të Kosovës. Edhe Pavarësia e saj si dhe liria, për shqiptarët në Kosovë, erdhi falë shpirtit të dhimbshëm të shqiptarëve, që s'bën dot masakra mbi asnjë qenie njerzore, siç kanë bërë serbët mbi shqiptarët, falë LOTIT TË BURRAVE, grave e fëmijëve të Kosovës, po, po, falë lotit, (PLEQTË nuk nxorën lotë...), lotë që drodhën zemrat e qytetarëve amerikanë dhe evropianë, falë edhe gjakut që kanë derdhë vetë e që ka çliruar energji dhe shpresa tek kushdo... 
Liria e Pavarësia erdhi, po po, erdhi se e sollën miqtë e shqiptarëve, amerikanë e evropianë, ata që na e thanë me gojën e Klintonit, në Ferizaj, “ne bëmë luftën, ju bëjeni paqen”. 
Por ne shqiptarët duket se dimë vetëm të harrojmë. Dhe në ditën e shpalljes së pavarësisë mu duk se ne thamë atë fjalën e mosmirënjohjes proverbiale “Kalova lumin ta q… kalin”.
Liria e pavarësia ndjehet e kërcenuar prej minave serbe. Të minave prej hekuri e tritoli dhe prej mishi e gjaku. Prej njerëzve - mina. Hafije të UDB - së. Minat prej hekuri e tritoli serbët i kanë mbjellë përgjatë kufirit Kosovë - Shqipëri. Në të dyja anët e tij. Që të mbetet, sipas tyre, e ndarë Kosova me Shqipërinë.
Të dytat, minat serbe - njerëz, Serbia i ka mbjellë në mesin tonë. Lum si ne... me mina serbe nëpër këmbë, nëpër udhë, zyra, seli, dikastere, partira, arkiva, muzeume, policira, drejtorira, seksione, akademira, institute, fondacione. Nëpër administrata, kadastra, OJQ, kafe, redaksira radiosh, gazetash, revistash, axhensishë, televizionesh... Nëpër ambasada, konsullata, përfaqësi, nëpër diasporë... Lum si ne... Mina me dashje e padashje, me dije e pa dije, me vëtëdije e pavetëdije... Lloj lloj markash e racash... Vendas e të huaj... Të rinj e të vjetër... Me efekt të menjëhershëm e me efekt të ngadaltë. Me mision urgjent por edhe afatmesëm apo afatgjatë... Që të pengohet Shqipëria. Të pengohet Kosova. Të ndalohet njësimi i tyre. Që të mos lejohet kurrë shembja e murit të Berlinit mes shqiptarëve. Por ta thellojnë hendekun mes shqiptarëve, atë hendek që e pati krijuar dhe ruajtur Serbia edhe me ndihmën e ketyre minave serbe - njerëz. Që ta mbjellin sa më thellë mendimin se presidenti, kryeministri apo ministri i Shqipërisë është president, kryeministër, apo ministër shqiptar. Për të nënkuptuar se është i gjithë shqiptarëve. Ose se shqiptarë janë vetëm këto që janë brenda Shqipërise së cunguar administrative dhe s'ka kund tjetër shqiptarë... Dhe të ndalohet kushdo tjetër të quhet shqiptar. Të mos i besohet nëse thotë se jam shqiptar... Duke shpallur kështu se kjo është Shqipëria. Se presidenti, kryeministri, ministri i Kosovës nuk është shqiptar... Dhe nuk na duhet më, më shumë Shqipëri... Nuk na duhen më, më shumë shqiptarë... Se duket e dinë mirë se po të bëhet Shqipëria - Shqipëri as për llustraxhi këpucësh s'dalin më të denjë... Ata, "baballarët e kombit" që u thirrën shqiptarëve, (sikur t'u drejtoheshin grekërve apo kinezëve) "shqiptarë, hapni portat për vëllezërit tuaj..." pasi shqiptarët i kishin hapur portat vetë, pritur dhe strehuar shqiptarët e Kosovës që mbërritën në Shqipërinë administrative, pa lejen, urdhërin apo thirrjen e"baballarëve të kombit".
Serbët janë të bindur se Kosovën s'do ta kenë kurrë më as për ta shfrytëzuar e për t'u pasuruar me të, as për t'i përdorur shqiptarët si skllevër, as për të ushtruar eksperimentet e tyre (më saktë masakrat). 
Historia e luftrave të serbëve ndaj shqiptarëve nuk njeh luftë të ndershme, por veç masakra mbi civilë, fëmijë, gra, pleq shqiptarë. Të ndezur tej çdo mase prej inferioritetit që ndjejnë, të irrituar pse Amerika s'i la ta bënin Kosovën tokë të djegur e të pastër prej shqiptarëve, vendosën ta mbjellin tokën shqiptare me vdekje. Me vdekje të papritur. Të përditshme. Të përjavshme. Të përmuajshme e të përvitshme. Vendosën t'u shkaktonin zi pas zije shqiptarëve. Dhe e mbollën tokën tonë përveçse me mina serbe - njerëz edhe me mina serbe anti njeri e anti tank ... 
Në fakt, serbët kishin mbjellë mina ndër shqiptarë shekuj me radhë. Por sidomos pasi e bënë shtetin e tyre. Që nga koha e Garashaninit, e Çubrilloviçit, Rankoviçit, Titos, Milosheviçit... 
Nëse minat që i ka mbjellë në tokën tonë, që janë prej hekuri, baruti, tritoli, me kauçuk mbështjellë, me kapsolla a ku ta di çfarë, Serbia i ka prodhuar vetë (dhe vetë mina si minë s'ka faj, anipse mallkimin e ka në shpinë), minat serbe - njerëz Serbia i ka blerë. Herët e vonë... I ka blerë edhe në mesin e shqiptarëve. Me pare, me dinarë, me marka, me dollarë... Që flasin edhe shqip... (E thotë Vaso Çubrilloviqi në traktatin e tij Shpërngulja e shqiptarëve se në Shqipëri bën punë paraja, kur shtrohet çeshtja për të gjetë njerëz që ndihmojnë politikat serbe këtu.) Që nuk mendojnë shqip. Që hanë bukën e pinë ujin e shqiptarëve. Që jetojnë në tokën e shqiptarëve. Që marrin rrogë nga shteti i shqiptarëve. Në bordero bashkë me shqiptarët... Që shpesh marrin edhe votën apo miratimin për t'u bërë drejtues të shqiptarëve diku, prej shqiptarëve. Që të gjitha të mirat dhe privilegjet i duan prej shqiptarëve, por vetë të punojnë kundër shqiptarëve. Kundër gjuhës së shqiptarëve. Për t'ia përdhosur leksikun dhe sintaksën. Për të vënë mbiemrin para emrit... Që ndonjë bashkëtingëllore të zhurmëshme të shqipes të përbërë prej dy germave të forta ta "zbusin"... 
Që këngë shqipe apo melodi shqiptare mundësisht të mos degjohet në asnjë skaj të Shqipërisë cunge, në asnjë lokal, kafe, bar, restorant. Në asnjë mjedis. 
Që në mediat e reja servile shqiptare dhe keshe moderne të mos lejohen këngë e melodi shqipe. Se janë shumë anakronike dhe injorante... Veç sa më shumë të huaja... Dhe ato shqiptarë që punojnë si argatë te i huaji thonë se edhe ndonjë zog mali po gaboi e këndoi apo fërshelleu shqip, të huajt e vrasin dhe e djegin... 
Që punojnë kundër trashëgimisë, dokeve, zakoneve e traditave shqiptare. Dhe shpesh përpiqën t'i bëjnë serbe... Si këngët popullore shqiptare që i përkthejnë në serbishte apo zhargone të saj dhe i trumpetojnë si serbe... 
Që serbët të mos shkulen nga memoria e shqiptarëve. Që përmbi pllakën e varrit të shqiptarit të vdekur nga minat serbe të shkruhet : vdekur nga minat serbe... Që sakatët të mbetur pa duar, këmbë apo sy, të tregojnë : më lanë sakat minat serbe... Që mallkimi ndaj serbëve të jetojë. Dhe shqiptarët të tremben gjithmonë...
Që nga pranvera e 1998 e deri sa hyri NATO në Kosovë, kufiri Shqipëri - Kosovë u mboll me mina serbe. Në gjithë rajonin e Tropojës, Hasit dhe Kukesit kufiri është plot mina serbe. Thellësia e teritorit të minuar arrin deri në 2000 m në brendësi të teritorit të Shqipërisë  administrative, duke filluar nga 30, 50 e 500 m. Bile, (siç u tha në TVSH,) deri 25 km. Gjatësia e kufirit të minuar është mbi 100 km. Sipërfaqja e mbjellë me mina është 1400 ha. "Milosheviçi iku, serbët e thyen qafën, por na e lanë tokën të mbjellme plot me Milosheviçë të vegjël, plot ushtarë serbë që s'shihen e po duhet me i shkelë me këmbë, por që po na vrasin e po na lënë sakatë përditë" - thonë në Letaj të Hasit, në lagjen e Kurpalëve. 
Shkelzen Kurpali, veç në oborrin e shtëpisë së vet ka mbledhur 200 mina antinjeri apo Milosheviçë të vegjël, siç i quan ai. I ka mbledhë vetë me duart e veta, pa asnjë mjet mbrojtës. I ka çaktivizuar dhe i ruan në një thes... E pamë dhe filmuam bashkë me ekipin e axhencisë Rojter me Benet Kolekën e kolegët e tij. Këtë lagje të Letajve serbët e patën pushtuar që nga data 29 prill 1999 deri me datën 12 qershor 1999. Aty në kullat e Kurpalëve kanë ngrënë e pirë ushtarët serbë pushtues. Banorët e Kurpalëve i patën leshuar kullat. Se nuk i mbrojtën dot. As nuk u doli kush zot. As ushtria jonë “legjendare”.
Pas luftës dhe fitores së NATO, pasi ikën serbët që mbollën 1400 ha me mina serbe në teritorin e Shqipërisë administrative, shumkush u dekorua, u gradua, u mbush me pllaka, me lule, me urdhëra, medalje për trimërinë që duhej të tregonte ose që e pati ndër mënd ta tregonte për të mbrojtur teritorin (të paktën) e Shqipërisë administrative, për të ruajtur integritetin e shtetit të Shqipërisë. Për qëndresën... 
Megjithëse nuk e di a quhet cënim integriteti e shkelje e teritorit shtetëror prej pushtuesve serbë, kur ato kanë ardhur në këmbë në teritorin tonë dhe kanë gërmuar me vegla pune për të mbjellë mina serbe në tokën tonë në një sipërfaqe 1400 ha (sipas ekspertëve të E O D - së dhe popullit të rrethuar prej minave serbe)... 
Nuk e di a përbën dot shkak për t'u kundërshtuar një dhunim i tillë... Aty, mbase (ose diku rrotull), kanë qenë ushtarët dhe policët tanë kufitarë trima, kur ushtarët serbë kanë ardhë dhe kanë patur nge të mbjellin mina edhe nëpër oborret e shtëpive hasjane apo tropojane përgjatë kufirit me Kosovën... 
Aty, pranë (ose diku rrotull), kanë qenë patjetër, në mbrojtje të teritorit të Republikës së Shqipërisë dhe të flamurit shqiptar nëpër postat e kufirit (që i patëm lënë pa flamur dhe i patëm lëshuar për ca kohë "për levizje taktike", ua patëm lënë për nevojtore ushtarëve serbë, sa për t'u përgatitur për mësymjen e madhe për t'i "shafëjtë" serbët) policët e kufirit (që sot janë pak të zhgenjyer pse s'u këndohet ndonjë këngë trimërishte...). 
Aty, pranë kanë qenë, mbase nëpër restorantet e Kukësit, ose, të futur nëpër tanke, p. sh: në fshatin Gjegjan të Kukësit, poshtë minierës së bakrit, veç 12 km larg kufirit me Kosovën, ushtarët e ushtarakët “trima e të lavdishëm” të ardhur prej Tirane, me tanke a ku ta di çfarë, që shkruajnë historira  të turpshme trimërishte (që kanë patur ndër mend të tregojnë po t'u jepej rasti) me luftë imagjinare në Gjegjan të Kukesit (ushtarët e fundit serbë që kanë kaluar nëpër ato vende që thonë ato, i përkasin periudhës së vitit 1913 kur serbët patën masakruar Përbregun... si dhe deri nga 8 dhjetori i vitit 1921...), mbi 12 km në brendësi të teritorit të Shqipërisë administrative, dhe i botojnë në gazetën "Ushtria" e paçavure të tjera.
Pra, 1400 ha të mbjella me mina. 1400 ha, varr i hapur që pret kufoma përditë. Që nga pranvera e 1998 e deri sa mbaroi lufta në qershor 1999, zoti veç e di sa njerëz kanë mbetur në mina. Sa kanë vdekur e sa janë sakatë. Flas për banorët e Kosovës. 
Ndërsa për Tropojën, Hasin, Kukësin, dihen keto shifra : Nga qershori 1999 deri në qershor 2001 kanë vdekur nga minat 22 banorë të prefekturës së Kukësit. 150 banorë të tjerë kanë mbetur invalidë me duar a këmbë të këputura ose pa sy. I aksidentuari i 147 -të është Giovanni San Filipo, shtetas italian, njëri ndër 27 punonjësit e kompanisë "Ronco", plagosur 200 m në thellësi të teritorit të Shqipërisë administrative, në afërsi të fshatit Letaj pranë Qafë Prushit tek po çaktivizonte një minë... Sipërfaqja e markuar (e kufizuar apo rrethuar) prej ushtrisë së Shqipërisë është 200 ha. Boll është, nuk i thonë shaka... Tash do të kemi suksese. Kemi komitet antimina... Do të gjejmë donatorë për dollarë... Do të...
Që ta besosh apo ta dish se ç'janë minat dhe ç'do të thotë teritor i minuar apo kufi i ruajtur e i pakalueshëm prej minave, duhet t'i shohësh. Duket e pabesueshme për një njeri që s'ka qenë në keto anë. Sidomos për të huajt, duket edhe tregim fantastiko - shkencor. 
Dhe, se heqin mina vetë banorët, kjo ngjan me një përrallë. Por në fakt është një nga realitetet tragjike shqiptare. Duhet t’i shohësh të vdekurit kufomëcoptuar prej minave. Duhet t'i shohësh sakatët që kanë mbetur kështu prej minave. Të shkosh në lagjen Kolosh i Poshtëm në fshatin Bele të Kukësit dhe ta shohësh 27 vjeçarin Shaqir Koloshi që s'ka më këmbë se ia kanë këputur të dyja minat në shtator 1999 në kufirin Shqipëri - Kosovë. Vajza e tij e vetme 3 vjeçe mallkon serbët që "kanë fshehë mina në tokë me ma vra babën...". Mallkon edhe Shaqiri që ka 10 muaj pa u ngritur në këmbë. Pa u kujdesur askush në këtë botë për të. E rroftë e qoftë pastaj Kryqi i kuq. Rrofshin OJQ - të... Pastë jetë qeveria... Rroftë shoqëria civile humane... 
Nga të mbeturit pa këmbë, një pjesë e vogël ka marrë proteza nga Kryqi i Kuq. Por shumica jo. As shpresë jo... Vërtetë janë shumë viktima minash që kanë nevojë për ndihmë. Por do të ketë edhe më shumë nesër e pasnesër. Se minat nuk kalben... Ndokush ka vënë proteza duke i ndërtuar vetë. Sipas Rojterit, kjo ka ndodhur në një fshat të Tropojës. E ka turpëruar shtetin që çirret gjithë ditën se jam human. Ka turpëruar edhe kryqin e kuq... Kjo që ka ndodhur është vetëm fillimi. Tmerri do të vazhdojë. 
Izet Ademi nga Bardhoci i Kukësit s'do të ketë më këmbë të veten për të ecur. Korab Mula, 18 vjeçar, gjimnazist i shkollës së Golajve, nga Dobruna e Hasit s'do të ketë më duar për ta mbajtë lugën a gotën e ujit... Që të mos flasim për të vdekurit si Xheladin Dauti nga Golaj apo Hamdi Mulaj që s'mund të flasin më. Si dhe 17 - të të tjerët, për të cilët flasin varret, që thonë troç se Shqipëria është e pushtuar prej minave serbe që në Has i quajnë "Milosheviçë të vegjël"...
Për një vit askush s'e vu ujin në zjarr pse 1400 ha tokë në teritorin e Shqipërisë administrative është e mbjellë me mina serbe.Ndërsa sa dimë prej shtypit, në Kosovë përgjatë kufirit me Shqipërinë, të gjitha shifrat që përmendëm shumëzoji me tre. 
Dhe nuk po flasim asnjë fjalë për bagëtitë e pafajshme që kanë mbetur në mina dhe po mbesin përditë. Ato janë me qindra.
S'po flasim as për shtëpitë e shkatërruara.
As për arat që kanë mbetë djerrë e livadhet pa kositë po prej minave serbe.
Banorët e këtyre zonave janë të rrethuar. S'kanë ku ti nxjerrin bagëtitë për kullotë. S'shkojnë dot te burimi a puseta e ujit prej minave. Jetë i thënshin... 
Një jetë njeriu u pagua nga qeveria e Shqipërisë me një milionë lekë të vjetra. Ose rreth 650 dollarë amerikanë. Kush vdiq prej minave mori për familjen e tij një milion lekë të vjetra... Kontribut e jo shaka... Ndoshta të shtyrë edhe nga ky biznes... shumë banorë po provojnë të luajnë me vdekjen. Meqë s'ka ndihmë nga askush për të heqë mina, anipse bëhen seminare, shkruhen parulla e pankarta kundër minave, hahen dreka kundër minave, si në Novosej të Kukësit, ku s'ka patur mina kurrë, nga një OJQ..., bëhen programe nga ndonjë anglishtbëlbëzues e merren dollarë kunder minave... nga OJQ të ndryshme, fondacione të ndryshme që marrin e japin para sikur është bërë propagandë kundër minave, duke bërë letra sekrete, nënshkrime sekrete..., biznes - mashtrim e jo shaka, e organizma antiminë, apo struktura shtetërore antiminë..., banorët kanë hequr e po heqin mina vetë. 
Kanë hequr e grumbulluar me mijëra mina. I kanë nëpër shtëpia. Mbase edhe se pati dalë llafi se do ti blejë minat NATO - ja. Kjo doli rrenë. Por banorët i kanë heqë "me çelë sytë tonë he burrë. Me shku te kroi, te baçja... Me nxjerrë dhentë a lopën prej vathe... se berret s'na kanë faj he burrë...". 
Ka ardhë një kompani "Ronko" me heqë mina në Has. E specializuar. Për 20 ditë, me mbi 20 specialistë, ka pastruar 4, 5 dynym teritor dhe ka heqë 51 mina... Punon as nje km larg shtëpisë së Shkelzen Kurpalit, i cili ka hequr i vetëm 200 "Milosheviçë të vegjël". 
Kështu i pamë edhe minat që kishte mbledhë Skënder Bajaziti apo Gent Ramadani të cilit ia kishin këputur edhe këmbën në Kodrën e Zezë të Borjes. Ndërsa fenomen është një 13 vjeçar në Kamenicë të Tropojës që ka turpëruar edhe ushtrinë (ushtarakët e kanë urdhëruar të mos heqë më mina). Ka hequr me dorën e vet 406 mina, deri në fillim të qershorit (sipas gazetës "Shekulli"). 
Shumëçka e keqe që ndodh në Shqipëri vjen prej minave serbe. Prej minave metalike që sakatojnë e vrasin individë, por kryesisht prej minave – njerëz, që vrasin shpresat dhe ardhmërinë, që tellallojnë se shqiptarët janë vetëshkatërrues. Dhe bota, zonja botë, shpesh i beson. Se minat flasin si njerëz. Flasin edhe shqip. Por flasin edhe gjuhet që deshirojnë ekspertët e botës...
Rreziku prej minave të tilla është shumëfish më i madh se i minave metalike të mbjellura në 1400 ha përgjatë kufirit me Kosovën. Këto lloj minash nuk shpërthejnë kollaj. Janë shumë të sofistikuara. Shumë të durueshme. Mund të presin me dhjetra e mbase me qindra vjet. Ato shpërthejnë veç kur urdhërohen. Ato janë edhe të trashëgueshme. Po. Të trashëgueshme nga i ati te i biri. Nëse s'i ka rënë të shpërthejë i ati, duhet të presë e të bëhet gati i biri. Se paratë janë paguar. I ka marrë i ati. Ani pse ka vdekur. Shpërthimin duhet ta bëjë i biri... Por përgjithësisht minat serbe - njerëz nuk shpërthejnë përditë. Ato veç flasin. Ashtu urtë e butë. Për të mbjellë ca simpati për Serbinë... Ëmbël. Në vendin dhe kohën e duhur. Në një çast si padashje. Në një mjedis edhe të papërshtatshëm. Dhe shpesh veshur edhe me petkun e të nervozuarit për shkak të prapësive shqiptare. (...për fajin tonë bre...ne nuk dimë të bëjmë shtet...Nuk dimë të qeverisim... Bota po shkon drejt zhdukjes së kufijve, drejt Evropës së Bashkuar e Berisha zgjon nacionalizmin bre burë... Nacionalizmi në shekullin e 21... Paradoks. Berisha na çon në shekullin e 18... Ah, bre burë...Ne nuk jemi vitalë si serbët... Shih si na e kanë mbushur vendin me toponimet e tyre... Ende edhe sot ne s'kemi mundur të krijojmë shtet. Le më, të kemi ushtri... Shih gjuhën tonë, bre Rexhep, plot sllavizma e serbizma e kemi... ). Kështu "shpërthen" kjo lloj mine me fjalët e Vlladan Gjorgjeviçit që duket se kanë humbë autorsi me qëllim dhe edhe shqiptarët i bëjnë si të tyret këto teza, ndoshta edhe nga padija ndonjëherë. Pak nga pak e herë pas here. Prej më se një shekulli, pa u mërzitur, pa ju humbur durimi, pa u thyer prej deshtimeve, serbët kanë minuar dhe shpesh hedhur në erë, përpjekjet shqiptare. “Ne shqiptarët krijuam shtet vonë, universitet shumë vonë, bre Rexhep, akademi shumë vonë. Në krahasim me serbët, ne jemi në pelena, bre Rexhep...". Kjo minë ha bukë me ne, flet si ne dhe shpesh ia kemi bërë nderet si më të mirit shqiptar... Duke i dhënë poste e zyra në këtë shtetin e "vobektë", besuar edhe institucione shpirtërore, që nuk ju duken boll. Duan të sajojnë e të shpallin, si fillim, "minoritete kulturore", për t'u përfaqësuar në veprimtari kombëtare shqiptare. Ashtu urtë e butë. Pa derdhur pikë djerse. Jo më të bëhet fjalë për me derdhë gjak... Me i nxjerrë gështenjat prej zjarri me gishtat e duart e shqiptarëve... Ecin drejt synimit me çapin e breshkës, por ecin, nuk ndalën, deri sa një ditë "të shpëtojnë prej përsekutimit e terrorit shqiptar... prej mospohimit e heshtjes vrasëse të shqiptarëve...". 
Po thonë se dikush paska pa një ëndërr. Po rriheshin, vriteshin e priteshin do njerëz që dinin një gjuhë e një biçim, prej do njerzve që dinin veç një gjuhë. Ndeshja po zhviillohej tek një shesh pranë një... Viktimat po kërkonin të drejtat e tyre. Si njëherë e një kohë. Pushtet të pakicës mbi shumicën. Natyrisht, pushtet jetik... e shpirtëror. Dhe po piskatshin në kupë të qiellit sa dielli, hëna edhe yjet ishin ndalë e kishin kthye kryet për me pa... Policia kishte ndërhyrë. Megjithëse policët kishin mbajtë anën e të shumtëve, prapë do njerëz i kishte rrasë në burg. Gjykatat, që e dinë mirë nga "kcen kandari", do njerëz i kishte dënuar me gjoba e do me heqje lirie... Si shqiptarët e Kosovës, de. Që u rritën nëpër protesta. U kalbën burgjeve... U vranë e prenë e derdhën gjak vetëm për pak të drejta. Për një "grimë" pavarësi... Për një shuplakë flamur kombëtar... Për një trohë liri... 
Protesta qe shndërruar në demostratë. Qenë vrarë edhe nja dy vetë. Thonë se ishin liderët shpirtërorë të protestuesve... Punë ëndrre, punë muti. 
Por kjo ëndërr filloi me marrë dhenë. Shumë njerëz filluan me pague lekë për me e gjetë a është parë vërtet kjo ëndërr apo është rrenë. Po thonë se kanë dalë do hajmalixhij që shëndoshin të sëmurë dhe sëmurin të shëndoshë dhe po duan me e zanë këtë lloj biznesi... 
Zot na ruaj prej ëndrravë të liga...
Mbërthyer shik në kostumin e viktimës, lotin kokërr e kanë derdhë do mina para disa të huajve, që mbajnë shkopin mbi kokën e shqiptarëve. (Me të futë gjallë në vorr). Para do të huajve që vijnë me mbrojtë tema diplomash me ngjarjet dhe zhvillimet ekstreme e shpesh edhe të paparashikueshme shqiptare... Dhe thonë se "loti" i ketyre minave paska zbutë zemrën e dikujt... Paska ardhë një kartë, a mandatë, thonë, prej s'di se ku e s'di se nga, për do organizata të huaja "që bëjnë sehir...". Thonë se kanë porosi të bëjnë studime e vrojtime për me shpërnda një mjegull të madhe që paska ra. Paska nxjerrë fjalë dikush, diku, një zot e di se ku, se në prefekturën e Kukësit jetojnë serbë...  Zot na ruaj! Serbë në prefekturën e Kukësit!... Thonë se të ngarkuarat për këtë çeshtje kanë ra në pikë të hallit. Po vëzhgojnë. Po studjojnë në terren e nëpër botimet e pakta, në të cilat flitet herë për serbë, herë për maqedonë, herë për bullgarë e herë për boshnjakë... Por në terren, thonë se vrojtuesve e studiuesve po u del dardhë më bisht. Nuk pjell lopa, pa e mbarsë kau. Po thonë se të pyeturit, përveç disa tregtarëve të flamujve, që për ca dollarë janë gati të hanë e lëpijnë kocka xhenazesh, pra të pyeturit nuk pranojnë të quhen as serbë, as maqedonë, as bullgarë e as boshnjakë, (që do të thotë serbë), por veç shqiptarë. Të na quani shqiptarë se shqiptarë jemi, po u thonë të pyeturit pyetësve... 
Thashetheme të shumta, çorbë samurri...
Minat - njerëz u aktivizuan shumë dhe mbase qenë edhe efektivë si kurrë në historinë e minimit të Shqipërisë prej serbëve gjatë vitit 1996 e deri ne vitin 2000. E veçmas në kohën e piramidave që shërbyen si pretekst për të penguar (shpërthimi i minave s'njohu masë...) revanin që realisht pati marrë Shqipëria drejt progresit. Piramidat ishin mina serbe. Por me sahat.
Të tilla ishin edhe qeniet që ngritën tre gishtat lart në disa qytete. Pasojat i pamë. Tentuan të ndajnë shqiptarët. Synuan atë Republikën e Toskëve e Republikën e Gegëve. Apo kantonizimin…  që u synua edhe si pabesi në 1912… Shkatërruan imazhin tonë në botë. (Ndonëse vetëm për disa kohë, pasi bota e pa se shqiptarët janë kryeqytetasit botërorë të bujarisë e humanizmit njerzor... Se shqiptarët e kanë gjithmonë, siç e kanë patur, një odë miqsh e një sofër për miq...). I thanë botës se ja që vërtet nuk dinë të bëjnë e as të mbajnë shtet shqiptarët. Duan princ Vid (a princ Vranick...). 
Por bota e pa se s'ishin shqiptarët as ato që dogjën e shkatërruan e as ato që shkërmoqën shtetin. Por botës së nderuar iudesh bajagu do kohë për tu bindë se në Shqipëri ujku ka veshë lëkurën e qingjit. Dhe për t'u bindë se pa shqiptarët asnjë llogari nuk del, asnjë bilanc pozitiv nuk mbyllet në rajonin e Evropës juglindore...
Ndërsa në ditët e sotme të pas luftës së Kosovës, janë aktivizuar shumë minat - politikanë "modernë, europianizues të Ballkanit, e të rajonit më gjërë", (përjashto Shqipërinë që e kanë sapër t'ia shfrytëzuar emrin dhe flamurin), "gazetarë që ndërrohen si kamarierët e banakierët e paradokohshëm të kioskave të Tiranës". Që Kosovën e quajnë etni tjetër (kosovare) e Shqipërinë etni tjetër (shqiptare). Që Morinit të Kukësit që është ngulitur në memorien e miliona shikuesve e dëgjuesve nga gjithë globi i thërrasin Qafa e Morinës (që është në rrethin e Tropojës). Që kufirin me Kosovën e konsiderojnë si me Greqinë, ani pse ndan padrejtësisht shqiptarë. Që mallrat e Kosovës (miell e mish) i cilësojnë me radioaktivitet që duan të lënë rakitikë fëmijët e Shqipërisë... Njerzit që hanë në Kosovë atë miell e atë mish nuk janë shqiptarë... (Sipas këtyre lloj gazetarëve që nxorën edhe një herë në skenë social imperializmin sovjetik i cili po na dërgoka miell prej Rusie me lanë rakitikë fëmijët e Shqipërisë se nuk ka gjetë udhë dhe mënyrë tjetër Rusia me e nënshtrue Shqipërinë...). 
Kur ishim të vegjël na thoshin , mos i prekni çakmakët apo plaçkat që gjeni në Dri të Bardhë se janë titiste, revizioniste, i kanë hedhë në Dri me na helmue... Ishte koha e "vëllezërve kinezë dhe miqve kosovarë".
Ishte kohë marrish.
Njerzit që u bënë mina (kupto spiunë) arritën të spiunojnë edhe deri dhëndërin e vet. Për hir të idealit të partisë... Për ta rregulluar pak atë të mallkuar biografi. Dhe dhëndëri përfundon në internim apo në burg. Dhe sot, spiuni i dhëndërit del militant i thekur i partisë socialiste apo partisë demokratike. Del antispiun i tërbuar.(Deri sa t'ia përmendësh pseudonimin...). 
Ose njerëz të dobët që kanë bërë burg për vjedhje dhe u është veshur si pothuaj të gjithëve agjitacioni e propaganda, ose që kanë bërë burg se kanë përdhunuar ndonjë të mitur apo ndonjë në fis dhe për shkaqe turpi nuk është bërë shumë publike vepra penale reale, të cilët lehtësisht janë shndërruar në mina, sot dalin si flamurtarë të të përsekuruarve. Duke fyer e njollosur të përsekutuarit e vërtetë politikë, vetshpallen antikomunistët më të mëdhej të gjithë përandorisë komuniste. Dhe duan ndere. Ose përndryshe të tregojnë deshminë e burgut dhe të shpallin komunist.
Nga pështirosja prej tyre, shumë njerëz për të cilët ka nevojë vërtetë çdo parti shqiptare, nuk afrohen, nuk angazhohen. Se kufomave jo kollaj u afrohet njeriu i gjallë. Edhe kufomave politike gjithashtu. E tmerrshme është kur i sheh t'u turren tribunave për të zënë një vend në presidium. Kur i sheh si rendin për të përqafuar apo puthur liderët... Dhe në fund fare, fare në fund, trishtohesh (kaq ka në dorë të bëje njeriu) kur i sheh apo dëgjon të kërkojnë poste hajdutët dhe mashtruesit... Ose kur kërkojnë të zgjidhen pushtetarë... Duke qenë njëherësh shterpë. Pa ide. Pa alternativa zhvillimi. Veç me alternativën e vetmë : urrejtje liderit kundërshtar. Si shpërblim për thirrjet e ulërimat. Për përqafimin që i ka bërë liderit. Për kafenë që mund të ketë paguar. Si shpërblim pse X apo Y lider ka fjetur në shtepinë e tij një natë. Kështu minojnë partitë. Që të duhurit të ikin prej tyre, të padenjët të rrinë. Të zgjidhen. Të vishen me pushtet.
Mina të tjera vjellin sot kundër NATO - s dhe ushtarët e saj nëpër Kosovë i quajnë "shkije të rinj".
Gazetarë shqipfolësa e shqipshkrues rreken të gjejnë që nga Tirana gabimet e NATO - s të vitit 1999. (Këto që u vetëshpallën se e sollën pavarësinë e Kosovës…). 
Të tjerët në Prishtinë predikojnë paqe, falje, pajtim me serbët menjëherë, kur atyre vetë nuk u ka humbur apo nuk u është vrarë as një zog pule...
Në Kukës kanë qenë shumë aktivë njerzit - mina. Sidomos që nga periudha e demostratave të studentëve të Beogradit në fundin e 1996 - ës e deri sot që është krijuar përshtypja e dehjes së shqiptarëve prej lirisë së Kosovës. Për këtë periudhë i kam provuar mbi kurriz kercënimet e minave. Vetëm për shkak të promovimit të UÇK - së në medien elektronike të Shqipërisë, për shkak të publikimit të betimit të UÇK - së... Për shkak të simpatisë e përkrahjes morale që mundëm të ngjallnim në popull për UÇK - në.Pa lejen e qeverisë së Tiranës (ishte viti 1998...) për të cilën UÇK - ja ishte herezi...
Shpesh Serbia ka pasë kohë të artë për të mbjellë apo instaluar mina serbe në Lumë dhe krahinat e tjera të Shqipërisë. Ishte fat i madh të merrje një vizë 6 - mujore për në ish Jugosllavi ku bëje tregëti të vogël me karburant e fitoje para të madhe. (Mallkuar piramidat që i morën këto para). Lum kush e pati atë fat. Por edhe mes këtyre njerzve të thjeshtë, Nebojsha, Latifi e dreqi e i biri, që punonin në doganën jugosllave të Vërmicës, kanë zgjedhur ndonjë njeri që u është dukë i përshtatshëm për ta bërë minë... 
Të nesërmën e ditës që u bë një demonstratë ne Prizeren, te Shatërvani ku u gris flamuri serb (në fakt s’kish ndodhë asgjë, as demonstratë, as ish grisë ndonjë flamur, por e sajova vetë) dhe e dhashë lajm në Radio Kukësi e Radio Tirana, Nebojsha që rrinte në doganën e Vërmicës, (Nebojsha ka qenë i ngarkuar nga qeveria e Beogradit si misionar për të punuar në Kosovë, përgjatë kufirit me Shqipërinë, për të sjellë sa më shumë serbë pa plang e shpi e për t'i vendosur në Kosovë, në vendbanimet afër Shqipërisë... Në zbatim të dekretligjit serb të 15 shkurtit të vitit 1919. Në zbatim të platformës së Çubrilloviçit të 1937 - ës...), i kthen mbrapsht tregtarët e çantaxhinjtë dhe nuk i lejon të hyjnë në Kosovë. Shkak kishte përmendur emrin tim për lajmet dhe emisionet në radio... Disa njerëz tek ktheheshin më kishin sharë më nënë, me të gjallë e të vdekur, nëpër furgona derisa kishin mbërritur në Kukës... Nebojsha bile atë ditë më kishte dërguar edhe një mesazh nëpërmjet një "dërgate". 
Si Nebojsha, Latifi apo Asllan Kleçka i cili ua dinte telefonat, adresat dhe kish fuqi t'i urdhëronte minat të udhëtonin për gjithë natën nga Durrësi, Tirana, Shkodra apo kudo të ishin, për në Kukës dhe të uleshin në tavolinën dhe klubin ku ai urdhëronte, në orën kur ai urdhëronte, pra, si këta kishte bërë mesuesi i tyre Stojan Dajiç i cili ka vepruar në Kukës në vitet 1915 - 1916 dhe 1918 - 1921 si kajmekam a nënprefekt... Dhe padyshim që ka mbjellë edhe mina... 
Thonë se e patën ftuar në një dasëm Nebojshën që kishte disa “miq” në Kukës, të cilët ishin gati për ta krijuar edhe Shoqatën “Miqtë e Nebojshës”.
Festën e kurban Bajramit të vitit 1998 Nebojsha e festoi pikërisht me këta miq, kur lufta sapo kishte nisur dhe shqiptarët po vriteshin... 
Ai ishte gjithë gaz e hare mes miqsh, kuadrosh të lartë. Rrezatonte kënaqësi. Si miku mes miqsh. Vetëm të mos nxirrte pengesa në doganë...
Se shpesh bëhej i mërzitshëm atje në doganë. I detyronte ndonjëherë "turistët" e shkretë, (kur nxehej se edhe ai ishte njeri e nxehej ndonjëherë), të pastronin sheshin e doganës së Vërmicës edhe prej bishtave të cigareve..., (Ndonjëri thotë sot : Eh shtet, eh rregull o bir... Policia polici, ushtria ushtri, sigurimi sigurim... Eh... bre burë...), i bezdiste me do kontrolle bajate... nëpër zyrat e ndryshme të godinës së doganës serbe... 
Sa qe detyruar dikush të shprehej se na lodhen çvish e vish sa herë hyjmë e dalim... Sa pati thënë e shkreta, më mirë ta kishim pasë p..dhin në ballë…
Një pamje e ngjashme edhe matanë kufirit të minuar. Kam qenë vetë i pranishëm në një furgon të Kukësit, kur do gra të Zhurit nuk pranuan me hypë në furgonin tonë për në Prizeren. Një vajzë rreth të 18 - tave na tha se nuk hypi në kerrat e Shqipërisë. Gjatë kohës së luftës, ku keni qëndruar me familjen, e pyeta. Në Kukës, u përgjigj. Dhe fillova të mendoj rrugës. Po të kishin dashur djemtë e Kukësit apo të ndonjë qyteti tjetër, do ta kishin provuar të bënin me ketë adoloshente të gjorë ç'të donin. Mund ta kishin shitur përtej detit… Me mijëra vajza e gra kanë qenë në Kukës. 
Nuk dimë se kur na pati mund e keqja. Dhe sidomos zhurjanët që janë farë e fis me Kukësin dhe që kanë qendruar në Kukës që ditën kur morën vrapin me ikë kush e kush ma i pari... 
Po kështu kam degjuar edhe në Prizeren dhe vende të tjera.Kështu i ndodhi një kolegut tim në Gjilan. Një gjilanase i thotë se ju të Shqipërisë të përdhunoni. Ajo gjilanase kishte qëndruar mbi dymuaj në Durrës e Kukës. Dhe kur kolegu im e pyet se a të kanë përdhunuar kur ke qenë në Durrës apo Kukës e ajo i thotë jo s'më ka prekë kush, ai ia kthen : Rri e qetë moj fisnike se s'vijnë djemtë e Kukësit e të Durrësit me të përdhunue në Gjilan.
Ka ndodhur që udhëtarë të Kosovës të jenë grabitur e vjedhur pas luftës. Ka patur edhe të vrarë nga bandat. Por edhe mes bandave ka patjetër njerëz që minojnë qarkullimin e shqiptarëve nëpër Shqipëri. Që ata të udhëtojnë përmes Greqisë e Maqedonisë. Që të mos bëhet udhë e vertetë ajo Durrës- Kukës- Prishtinë... 
Natyrisht minat njerëz e kemi mbase më të vështirë t'i pengojmë apo t'i mbledhim siç ka bërë Shkelzen Kurpali. Se këto ta bëjnë gjëmën me fjalë, që i vjellin nga podiumet e larta... Nëpër mikrofona, gazeta e revista, në Tiranë e në Prishtinë, që të shuhet shqiptaria... Të mos bezdisen më me Kosovë... Me çeshtje shqiptare... Ani pse janë më fjalëmëdhenjtë për komb e atdhe. Ani pse na dalin para kamerave si hallemëdhenjtë më të mëdhej të globit... 
Para shqiptarëve të vërtetë, sidomos para shqiptarëve të Kosovës, minat serbe - njerëz shfaqen të bukur, gojëmjaltë. Servilë deri në mëshirë, në dhimbje, të mbërthyer deri në grykë me kostumin e militantit partiak. Ani pse për to nuk voton as gruaja, prindërit e femijët. Ata imitojnë shefat deri në neveri, nuk bëjnë gjumë të qetë, janë gati të vdesin nëpër salla për liderët, por me një kusht, që të përshëndeten prej tyre dhe të mos guxojë kush t’i cilësojë me emrin e vertetë. 
Minat serbe votojnë ashtu siç i kurdisin. Përherë kundër interesave shqiptare.
(Botuar në 2001, dy vjet pas luftës pë Kosovën, botuar në Marsi i Minave, 2006, dhe disa here të tjera në organe të ndryshme  etj.)

Me krijuesin dhe botuesin kosovar SHEREMET PROKSHI


Po kush është Shermet Prokshi?

Sheremet PROKSHI lindi në fshatin Fortesë (Vërboc) të Drenasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa Normalen dhe SHLP në Prishtinë. Që nga viti 1974 punon si arsimtar. Me poezi merrej prej kur ishte nxënës dhe deri tani ka të botuara këto vepra:

 Iliria, drenushë me halle
 Fluturat lozonjare
 Diell për Çamerinë
 Shkronjat nëpër vargje
 Ku merr frymë shëndeti,
 Fortesa e fundprillit ‘99
 Gjyshja nga Presheva….dhe e fundit
 Mijëra vargje për ty nënë.

Sh. Prokshi është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i disa shoqatave tjera si dhe është përfshirë edhe në dhjetra Antologji e në dy vepra me kritikë letrare. Shkruan kryesisht për fëmijë po edhe për të rinj e të rritur.

Poemën “A këputën lulet ende pa u rritur”, e ka të botuar në veprën përkushtuese “Fortesa e fundprillit ‘99” në të cilën i ka të përfshira edhe shumë poezi për 85 të rënët nga i njejti fshat, (14 fëmijë, 14 dëshmorë dhe 57 martirë), shumica nxënës apo ish nxënës të shkollës ku punonte autori. E pergezoj per krijimtarin e bollsheme, në Kosovë penat krijuese celin si lulet ne pranver.

/Gjin Musa, Gazetar dhe publicist.

A KËPUTEN LULET ENDE PA U RRITUR

(Poemë përkushtuese për 7 fëmijë, 4 dëshmorë dhe 13 martirë të lagjes Gllareva të rënë me 30.04.1999 në fshatin Fortesë (Vërboc) të Drenasit)

Kush ju mori, kush
Me dorën mizore
Filizave të ri
Kush ua ndali rritën,
Si nuk t’u shemb toka
Ty o sllav karpatesh
Rrezeve të diellit
Kush ia fiku dritën?…

A këputen lulet
Ende pa u rritur
Në fushë duke lozur
A vritën fëmija?
Kur erdhe këtu
Ti djall i përhitur
A ke lënë familje
Atje te shtëpia?…

Pse vrave DEFRIMIN
He ty të marrtë Tuna
Katërmbëdhjetë vjeçar
Ishte shqipe malit,
Sa e donte librin
Poezinë e tregimin
Ai në krah e mbante
Çantën e shkollarit.

Tjetrin sylarosh
Mirë e rriste nëna
Kishte zë të ëmbël
Sikur të bilbilit,
Ore mendjekrisur
Lum mos bëfsh përjetë
Që ja ndale rrahjet
Zemrës së AVDYLIT!…

Lulbozhuret tona
Asnjëherë nuk vyshkën,
Fusin rrënjët thellë
Nën shtresat e tokës,
Për ty URIM djali
Pesëmbëdhjetë vjeçar
athua ka pushuar
Vaji i nënëlokës!

Mjaft ka qajtur, mjaft
Derdhi lot përrua…
Kurse sot po ndjehet
Më e lehtësuar,
Në djep i përkundë
Nipa edhe mbesa
Engjuj përendie
Në Kosovë çliruar.

ARTON R. Gllareva
Një tjetër i rënë
Trëndafil i bardhë
Engjëll pafajsie,
Sa të rrezoj dielli
Hëna sa t’ketë yje
I përjetshëm mbetësh
Fidan pavdekësie.

Fol BURIM më thuaj
Atje si ndrit qielli
Si mbëltohen fjalët
“Liri” e “atdhe”,
Fol LULZIM Gllareva
Sa lart zgjatet lisi
Engjujt që ke n’krahë
A flasin për ne?…

Këtu trumbetojnë
Kodra e kokili
Lumi gurgullues
Arat skaj livadhi,
Në kujtësë të kanë
Gratë me djepa n’krah
Se si po përballëshe
O trim SYLEJMANI.

Ah ç’më digjet zemra
Për këta fëmijë
Shpesh nuk më merr gjumi
Nuk flij asnjë orë,
Shumkë e kujtoj
Si hynte në klasë
Ku ulej, si shkruante
Me lapsin në dorë.

I mbaj mend kur dilnin
Rend e rend nga një
Si ecnim ngadalë
Në shtëpi kur shkonim,
Ishim bashkëfshatarë
Isha dhe mësues
Shpesh hallet e jetës
Bashkë i bisedonim.

Si mund ti harroj
Edhe shumë të tjerë
Që i mori plumbi
Në ato ditë prilli,
Kur çdo gjë rrëmbente
Tymnaja e luftës
Ndryshe dukej mali
Ndryshe nxente dielli.

Unë me mendjen plot
I kthehem kujtesës
Herë nëpër këlcyrë
Herë Lugut të Zanës,
Si në ëndërr flas
Me SAFET Gllarevën
Herë me NEXHMEDININ
Në dritën e hanës.

Hëna vjen herë ikën
Prapa bjeshke shkon
Gjer sa bën gjumë terri
pastaj ndriçon qielli,
Më duket i shoh
Me mijëra fshatarë
Si niseshin lindjes
Në atë mëngjes prilli.

Rrëmuja fillonte
Në shkozë e kokil
E së bashku ishin
FLORIMI, FAHRIU,
SHAIPI, HALILI
E XHAFER Gllareva
Dhe po atë ditë bie
Në atë log MEHDIU.

Të gjithë këta burra
Me emër, mbiemër
Themel ideali
E kishin lirinë,
I kujtoj si nxënës
E më vonë si prindër,
Kur vinin në shkollë
Të sillnin fëmijtë.

Zot shpëto këtë popull!…
Uronte një plak,
Ai që asnjë ditë
Se kish huqë xhaminë,
Sa lutje kish bërë
Gjatë jetës së tij
Jo vetëm për NE
Po për gjithë njerzinë.

Mbante shpresë i ndjeri
Se në ditë rrëbeshi
Do zbresin hyjneshat
T’keqen e largojnë,
Vjen, thoshte valë tjetër
Me kthetra merr vrapin
Por prapë engjëllushat
Fshatin e shpëtojnë.

-Ik o xhaxhi, ik
Mos u ngrit në këmbë
Se po hudhen predha –
I tha një djalosh,
Por besimi tepërt
E kishte pllakosur
Ndaj shpejt u qellua
Larg nga një kodosh.

* * *

Kurrë s’është bërë
Kësi rrethimi
Disa fshatra futur në thark,
Ku levizje
Të priste plumbi
Të qëllonin
Në gjoks e bark.

Ka rënë atë ditë
IDRIZ Gllareva
Vëllau OSMANI
Shtatëdhjetë vjeçar,
Ka rënë MURATI
Një mesoburrë
Emra skalitur
Në lapidar.

Për të mos vdehur
Ka rënë ISMAJLI
VEHBIU, XHAFERI
IBUSH Gllareva,
Luftë që s’është parë
Bëhëj atë ditë
Mbi koka binin
Plumba e predha.

Shembej kokili
Atë çast, veç dridhej
Gurë edhe shkrepa
Bëhëshin copë-copë,
I gjallë s’dorëzëhej
RAMADAN trimi
Pa ia marrë jetën
Pa e shtri për tokë.

Si dëshmor ra
Nuk ju tremb syri
E vazhdoj frymën
Në fushë altari,
Sa shumë ka dhënë
Për ty Kosovë
Dy djem si drita
Atdheut ia fali.

Atë ditë vërtetë
Shkoza përmbysej
Lumi përgjakej
Lotonte qielli,
Me lodra n’duar
Qelluan Defrimin
E n’moshë t’rinisë
vëllain Lulzimin.

Rrugët u mbushën
Tanke e topa
Zbritnin barbarët
Nga pizgaverat,
Si ujq bertitnin
Kjo farë fëlliqur
Dhe merrnin erë
Sikur hijenat.

Andej një are
Ku nisej shkoza
Qëlluan JAHIRIN
Me breshëri
Dhe dymbëdhjetë tjerë
Atje kanë rënë
Përballë një turme
Me dy-tremijë.

Ishte kalitur
Trimi i pushkës
Si të luftonte
Me xhelatxhi,
Por nuk mendonte
Se atë ditë tmerri
Do të rrethohen
Me një ordi.

Atë ditë ka rënë
REMZIU, SHAIPI
Veç nga kjo lagje
Katër dëshmorë,
Nëpër çdo festë
Do të këndohen
Janë dhe do mbetën
Lulekurorë.

Ata nuk vdesin
Nuk vdes Remziu
Nuk vdes Shaipi
Yje gjithësie,
Janë të skalitur
Emrat e tyre
Në përmendore
E varg poezie.

Lakmi ju kemi
O bijt e shqipes,
Jeni t’pavdekshëm
Gjak arbëror,
Një ideal
Ju rriti shtatin
Lavdi ju qoftë
Martir, dëshmorë.



FSHATIT TË BRAKTISUR

(Me 14 qërshor 1999, ditën e çlirimit të Drenasit.)

Valë të asaj kohe vinin pa u ndalur
Vështirë gjenim rrugën prej nga ishim nisur,
Binte shi rrëmbyeshëm fërshëllinin gjethet
Të lagur po ecnim fshatit të braktisur.
Në përzierje zërash zënte vend vegimi
Zjarri kallte pragjet shtrojen e çatitë,
Pamë po çfarë nuk pamë ato ditë zezone
Tymi blozhdë i bënte, zemrat, mushkëritë.
Trokëllimë e një kali vinte si prej qiellit
As shiu se shpërlante mynxyrën e nxirë,
Më tej lagjes tjetër rrënur e djegur
Një nënëloke rrinte me trupin e ngrirë.
Fare nuk e dinte kush ishim, ku shkonim
Se sytë kishte muaj që e kishin lënë,
Por me vesh i kapte hapat nëpër shi
Lokja e mbështjellur me shallin e zi.
Unë jam nënë, unë jam, flet miku pranë meje,
Jam djaloshi yt zbres bregut përhitur,
Të pyes për babain për vëlla e motër
Mos i mori mordja në luftën e krisur?!…
Janë diku moj loke, mos fol çka nuk flitet
Do të vijnë së shpejti si zogjët shtegtarë,
Ti rrofsh komandant, o trimi i pushkës
Kjo ditë qoftë bekuar e me fat të mbarë.

Hapen retë e pushoi shiu
Qielli merr ngjyrë të praruar,
E fshatarët përplot halle
Gjejnë vendlindjen e rrënuar.
Po nuk erdhën shumë të tjerë
Ishin nisur përjetësisë,
Nga atje dërgojnë mesazhe
Çlirimtarët e lirisë.
Thonë të duam njëri – tjetrin
Sepse gjaku s’bëhët ujë,
Mos gjykoni me inate
Për pak gjë mos bëni bujë!
Në trung kombi mos ngarkoni
Gurë e strese hierarkie,
Kapni frerët me durim
Dhe me dije urtësie.
Se s’të lë kjo tokë e lashtë
Të ngresh kokën mbi çati,
Kemi dhënë, mjaft kemi dhënë
Për të shtrenjtën liri!…

JA ÇFARË NDAN QYTETIN TIM

Ja çfarë ndan qytetin tim
Është ky lum me plot magji,
Ku dikur e hidhnim grepin
Me plot sharm e dashuri.

Ku dikur kalonim lirshëm
Përmbi urën gurë mbi gurë,
Dhe nuk ndihej
As që flitej
Se ndoj herë do bëhëj mur.

Se do bëhën therrë murrizi
Qindra ara andej lumi,
Mijëra djepa do braktisen
Fëmijët ku i zinte gjumi.

Do largohen përgjithmonë
Gjysherit tanë me djem e nipa,
Të mos kthehen asnjëherë
Andej shpati rripa-rripa.

Kush ka thënë
Kush ka menduar
Se një ditë do e kapin iken,
E t’përmallshëm mbi ndërtesa
T’shikojnë vendin ku u rritën.

Përmbi majet tekanjoze
T’i fryj hundët Car Llazari,
Ti shkretnojë tokat pellazge
Çdo armik që vjen i pari.

Të shikojmë nga largësia
Si vë gurë një çergashxhi,
Pak ngapak të vjen drejt jugut
me arushë e tupanxhi.

Faktori ndërkombëtar, regjimet despotike dhe mundësitë e ndarjeve të reja territoriale në rajon ?!




Nga Skënder MULLIQI

Një ditë pas shumë kohësh u takova më një mik që moti nuk e kisha pa. Meqenëse ai ishte njeri që merret më shkrime, tema për politikën ishte e pa shmangshme. Biseduam për rrjedhat politike në Kosovë, në Shqipëri, në rajon dhe përgjithësht në Evropë. Ai ishte i mendimit që shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, kështu si mini shtete që janë zor së mund të ekzistojnë për një kohë të gjatë. Çështja e Bosnjës nuk është përmbyll më Marvjeshjën e Dejtonit, e cila marrveshje duket së veq e ka ndalë luftën. Tri entitetet sa janë në përbërjën e Bosnjës nuk kan përspektivë, ashtu siq nuk ka as Maqedonia më shumë krijesë artificiale, dhe Kosova. Duke komentuar së çka mund të bëhët më këto mini shtete të cilat kan probleme serioze ndëretnike, politike dhe ekonimike, ndamë mendimin së Republika Serbe do të duhej t’i bashkohet Serbisë, Maqedonia të njeherë të federalizohet, ndërsa Kosova të bashkohët më Shqipërinë.

Për të pasur stabilitet politik dhe sidmos ekonomik, do të formohet Kroacia e Madhe, ku do t’i bashkangjitej pjesa kroate e Bosnjës, Serbia e Madhe në përbërjën e të cilës do të hynte Republika Serbe, dhe Shqipëria e Madhe në përbërjen e të cilës do të ishin pjesa e Maqedonisë më shumicë shqiptare dhe Kosova. Duket së edhe Fuqitë e Mëdha të cilat diktojnë politikën botërore, gjithnjë e më shumë janë duke kuptuar së ky është i vetmi realitet, për tu qetësuar gjendja politike dhe rrjedhat ekonomike në rajon. BE-ja tashmë nuk është duke i hapur dyert e këtyre shteteve bash lehtë, ajo në vend të zgjerimit është duke preferuar realpolitikën. Rajoni ka më shumë së një shekull që e ka lën mbrapa shpërbërjën e përgjakshme të Jugosllavisë, ku u vranë dhe u larguan nga vatrat e tyre shekullore më mijëra njerëz.

Në vitin 2000 Millosheviqi i takoi të kaluarës së hidhur. Mendohej së këto mini shtete do të ndjekin kursin e reformave të qensishme. Faktori ndërkombëtar i ndihmojë këto mini shtete për rimkëmbjën nga flakët e luftës duke menduar së do të bëhën shtete funksionale. Në Maqedoni ndërkombëtarët më Marveshjën e Ohrit të vitit 2001 menduan së do të ndalen hasmerit shqiptaro-maqedonase. Kjo marrveshje pas shumë vitësh nuk po tregohet së ka pasur efektin e vet. Ngjarjet dhe incidentet ndëretnike në FYROM nuk pushuan kurrë. Nuk pushuan së në krye të shtetit Maqedon erdhen forcat retrograde dhe antishqiptare, të cilët jo rrallë edhe vranë shqiptarë të pafajshem. Në këtë shtet po edhe në shumë shtete të Ballkanit u instaluan në pushtet njerëzit më mendësi autoritare. Shovenisti Nikolla Gruevski në Maqedoni, në Serbi Aleksandar Vuqiq një eksponent i çetnikut Vojsllav Sheshelit,në Mal të Zi autarku Millo Gukanoviqi.

Në Kosovë gjithashtu gjatë këtyre viteve ishim dëshmitarë të instalimit në pushtet të njerëzve më mendësi të së kaluarës komuniste. Të gjithë këta udhëheqës shtetëror të shumë vendeve të Ballkanit kan deficit në demokraci, e cila e metë e madhe deri më tash nuk është duke i penguar vendet e BE-së. Duket së strukturat e burokratizuara të Evropës kohën e fundit nuk e kan hallin demokratizmin e këtyre shteteve, sa e kan hallin që këta udhëheqës të janë më shumë lojal karshi kërkesave të tyre. Në Kosovë për çka na intereson më shumë, njerëzit që janë ngjitur në pushtet po kan shumë logjikë autoritare që bie ndesh më demokracinë dhe sisitemin pluralist. Këta kan para pëlqyer ndarjët rajonale dhe ndarjët na baza fisnore.

Edhe partitë politike shumë kan ngjyrime të tilla, pastaj ende janë të pa profilizuara, të ndikuara kryekëput nga liderët e tyre. Partitë politike të shteteve të rajonit, ashtu e dhe në Kosovë janë parti lideriste. Partitë lideriste janë treguar si parti të dështueme. E kam thënë edhe më parë, së pas vdekjës së Tugjmanit dhe Izetbegoviqit këto parti kanë pësuar rënje pas vdekjës së tyre. Edhe në Kosovë kur vdiq kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, ky subjekt politik nga partia e parë ka rënë si e dyta që shumë kohë. Partitë lideriste nuk u treguan shumë efikase, sepse më kalimin e kohës këta lider më shumë ngjajnë në sundimtarë. Nuk u treguan efikas në drejtimin e subjekteve të tyre, dhe as nuk u treguan të suksesshem në qeverisjën më vendin.

Programet partiake më shumë kan mbetur në letër. Liderët janë ngritur mbi këto programe duke marr çdo kompetencë. Po ndodhë krejt pas luftën që të votohen imazhet, jo mendimet. Po votohen liderët pa i shikuar së pari programet politike.Këta lider partiak dhe shtetëror, na ofruan shpresa të rreme në vend që të ofrojne programe konkrete zhvillimore. Kur flasim për profilizmin e tyre, sigurisht së këta liderë kan dhënë dëklarata kuturi lidhur më këtë çështje madhore për secilin subjekt politike serioz. Tybe as vet nuk e dinë së çfarë është e Majta e çfarë eshtë e Djathta politike. Marrim shëmbullin e PDK–së, e cila pa asnjë analizë para prake është proklamuar parti e krahut të djathtë, edhe pse krejt struktura e saj është e majtë.

Këtë janë defekte të mëdha të cilat reflektojnë pa dyshim keq si mbrenda vet subjektit, por ashtu reflekton keq edhe në shtetëndërtmin e vendit. Edhe një e keqe tjetër e partive lideriste është së ata që po bëhën anëtar të këtyre partive ,po bëhën më shumë në bazë të liderit, e jo programit apo të përcaktimit të saj politik. Unë mendoj së edhe nga ky kënd duhet shikuar dështimet e deritashme në secilin plan të jetës.Pastaj, aq më keq kur në krye të këtyre partive politike janë instaluar përsona të cilët nuk kan përgatitje profesionale.

Shtetet Perëndimore në vendin e tyre nuk konvertojnë demokratë më njerëz të tipit autokratik dhe nuk improvizojnë njerëz në krye të shtetit më biografi kriminale apo ultranacinalsitë. Krimi dhe korrupcioni janë bër pjesë e jetës, që këtë të fundit Obama e cilësoi si të rrezikshme siq është terrorizmi. Ato udhëheqje shtetërore të cilat janë bër pjesë e përfitimeve përsonale, janë të interesuara që ta manipulojnë sa më shumë që është e mundur më masën.Kanë për qëllim edhe të sugjestionimit karshi popullit. Më mjeshtri kamuflohen nën petkun e dëmokratit. Ata janë treguar refuzues të mëdhenj karshi realizmit të kërkesave të popullit.

Këta nuk e durojnë konkurrencën partiake e as shtetërore, i deshirojnë afër veti sahanlëpiresat dhe zvarranikët. Mu për atë edhe i kemi punët keq në të gjitha sistemet e jetës.Për ta ruajtur një copë pushtet po e bien në pyetje edhe sovranitetin dhe tërsinë territoriale të vendit. Nese ndërkombëtaret e kan zgjedhur solucionin e njerëzve të dëgjueshem në rajon, ndoshta edhe janë duke menduar për plane tjera gjeostrategjike dhe gjeopoltike në rajon. Kosova dhe shiptarët nuk do ta marrin hisën e askujt. Mini shtetet e dala nga ish-Jugosllavia po kan telashe të mëdha të ekzistimit dhe funksionimit si shtete normale. Kjo edhe mund të lidhet më faktin e lejimit të këtyre udhëheqjeve më shumë despotike në rajon, dhe mos stabilitetit politik të nivelit të duhur…

Anti-Trump-ët shqiptarë po gjuajnë me gurë Edi Ramën, thua se gjetën Djallin


Sokol Pepushaj, gazetar dhe botues

Rama nuk e fyeu Trump për të mbrojtur myslimanët kosovarë, pasi Presidenti amerikan tashmë, nuk ka një deklaratë kundër islamit si fe. Edhe për dëbimin me forcë nga Amerika të mbi 2 000 000 emigrantëve të parregullt, nuk ka të bëjë as me kombësi, as me race, as me fe, por me thyerje të ligjeve, normave e rregullave të shtetit model të lirisë e demokracisë njerëzore.

Edhe tash që fitoi Trump, Rama u mbrojt po laq keq sa edhe foli keq kundër njeriut më të ndershem dhe më të fuqishëm në Botë, Donald Trump. Rama, njëlloj si tërë Parlamenti, si tërë politika, ishin hapur kundër Trump. Kundër ishin edhe mediat shqiptare, ttuajse tërë studiot dhe analistët tanë. Të mos e kemi kujtesën kaq blic, kaq të shkurtër, se nuk është e largët kjo kohë, kanë kaluar diçka më shumë se 24 orë, jo më.

Pak të “KRISUR” shqiptarë kanë qënë pro dhe janë përpjekur të argumentojnë pse duhet të fitoi dhe pse fiton zgjedhjet e popullit amerikan Donald Trump. Një ndër ta kam qënë edhe unë. Por nuk eshtë DJALLI vetëm kryeministri Edi RAMA që sot ta gjuajmë të gjithë me gurë. Secili duhet të pyesë veten për “gjynahet”, para se të gjuajë kryeministrin si gjynahqarin e vetëm që shpërtheu kundër Trump. Vetëm ata që ishin pro Trump e kanë këtë favor, por po shoh të gjithë anti-Trumpët e deridjeshëm që janë turrë si shqiponja për ti nxjerrë syte kryeministrit, për të njëjtin qëndrim që mbajtën për veten e tyre. Kjo nuk shkon, nuk është e ndershme, njerëzore e civilizuese.

Shqiptarë, bëhuni më elegantë, më njerëzor dhe po, goditeni Ramën fort për ato cilësi të dobëta që ka, por jo se foli ashtu siç deshët të gjithë ju që nuk e donit Trump, se kishit frike se do luftohet terrorizmi, korrupsioni, se në amerike nuk do futen kurrmë asnjëri që edhe në rrjetet sociale ka fyer AMERIKËN dhe Donal Trump, pasi ai shprehimisht ka thënë.
“Do jenë armiq të Amerikës të gjithë ata që nuk e duan me shpirt Amerikën…”

Madje ka shtuar se edhe do largohen nga vëndi i lirisë e demokracisë njerëzore të gjithë antiamerikanët. Dua të them, edhe shumë jush që po gozhdoni Edi Ramën, keni qënë dhe jeni anti-tramp, të tillë do mbeteni dhe këtë normalisht e ka të evidentuar edhe Trump, edhe Amerika, pasi vete PRESIDENTI tashmë, me një votë historike, të pushtetshme, ka thënë botërisht se kushdo ka deklaruar një shprehje, qoftë edhe në rrjetet sociale kundër AMERIKËS dhe pro terrorizmit, do jenë armiqtë e mi, armiqtë e AMERIKËS…. Pra, bëhuni bashkë me Ramën se të gjithë ju ANTI-TRUMP, antidemokraci, antiamerikanë, me të njëjtin meter do mateni. Rama po, është logkjike se do ketë kosto, port ë tillë kostum duhet matur edhe tek vetja…

Anjëri nga ne nuk e ndjen veten mire në një terren që shoqëria kërkon të syrgjynosë tjetrin pikërisht për “gjynahet” që ka për vete.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...