Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/07

Cikël poetik nga Drita Ademi(Beqiri), Zvicer

ademi drita

Drita Ademi- Beqiri, lindur në Prishtinë, jeton dhe punon në Zvicër. Ka mbaruar studimet për Letërsi dhe gjuhë shqipe në Prishtinë.Ka botuar vëllimin me poezi "Placebo" në Londër, në shtator 2011, me redaktor Dr.sc. Fatmir Terziun. Ky vëllim është botuar në dy gjuhë, shqip-anglisht.
Ju, nuk e njihni Nënën time


E njihni ju Nënën time?
E pra, ju nuk e njihni,
Nuk ka se si, sepse,
Ajo është vrastare,
Po po, vrastare
Gjashtë herë vdekjen e vrau
Egërsisht,
Vetëm e vetëm t‘ju falte
Copëza dielli syve të mi
E syve të motrës time
E katër vëllezërve të mi.
E shihni pra,
Ju betohem,
ajo vdekjen e ka mashtruar,
Në sytë tanë,
rilindi gjashtë herë.

Ju, nuk mund të njihni Nënën time
Nuk ka se si,
Oh, ç`besim për ne ajo gatoi,
Dhe,
ende gatuan,
po,
po,
Dhe tash pas shtatëdhjetë e shtatë vjet
ç`mrekulli, për babain tim, për katër
Vëllezërit,e për motrën time,
Për sytë e mi.
E pra ju nuk e njihni, Nënën time
Nuk ka se si.
Ajo është e pavdekshme.

Dhe pas kaq shumë vitesh
Në prehërin e saj, me plot dashuri
Përkunden ëndërrat, e dëshirat e mia,
Kur gjithë bota dremitet, e nënat e të tjerëve sëmuren
Nëna ime kurrë nuk ankohet,
zgjuar për ne rri.
E tash, ju mund t‘a njihni Nënën time
Ajo,e pavdekshme është,
është vetëm nji.

Ajo e bardhë do të vijë


Erë e lehtë, atë ditë do të fryej
Mjegullën lehtas do të largoj
Rrezet e diellit mbi majat e lisave do të bien
Frymës, lirine e përbotëshme t`i falin.

Retë e zeza do të zhduken,
Qielli i kaltër, heshtur roje t`më bëjë
Dhe shi do të bie,mallshëm kohërave…

Milliona yje atë natë, qiellin do të ndriqojnë
E vetëm dy tre zgjuar do të rrinë
Të shohin ,në sytë e njëri tjetrit
Pejsazhet e ruajtura kohërash.

Ajo ,do të vije e bardhë
Si një mike e mirë, të më qeras
Dhe unë, e qetë do të jem, ju premtoj
Ashtu lirëshëm, në maje të bregut
Se, vetëm bregu i qeshë, perëndimit
E lindjes së Diellit.


E heshtur e huaj

Jam një pasardhëse e heshtur

Në mes të dy qiejve, 
Si hëna në errësirën e natës
E humbur e kaluar...

Jam nisur të vij,
Natyrisht të kthehem,
Gjethet bien...
Pa shifra,
pa kode të dheut
Afër trungut të tyre
Ato, ... 
... treten lirshëm.
...

Jam vetëm një qënie e heshtur
Në mes të dy hapësirave
Si nëna në përditësitë e jetës
E malluar e hutuar...

Jam nisur natyrisht...!
Do të kthehem,
Që ju të besoni,
të kuptoni
Se çfarë do të thotë
Të bëhesh shifër me kodin: E huaj!


Dhimbja!

Lindja e femijes eshte dhimbje
Dhe vet femija dhimbje eshte
Atdheu, Nena, Babai dhe Ti...
Qe te gjithe ne dhimbje jemi
Oh dhe poezia eshte dhimbje
Dhe koha...
Ajo qe po iken dhe ajo qe do te vije
Dhimbje jeta e vdekja jan
Dhimbja eshte rilindja jone!

Liria

Asht mëngjes Maji.
Nji prostitutë ban qef
Në krahët e Wilhem Tell- it
Sa për imazh në dorën e mjatë e mbanē
Nji shishe Jak Jonson 
Me të djathtën
Prekë ballin ,flokët, barkun,
Fshinë qiellin
qeshë,qan …
N` ekstazë
Nji lot i rrëshqet mbi një glasë
Tremben pëllumbat
Marrin krah mbi Rhein
E Ndezi nji cigare
Qeshë me vete
Liria lindka në imagjinatë
Dhe vdiska në një glasë…


Do të bëhem dhe

Ai vet është paqja.
Me yje, diell, dashuri e hanë përrreth
Me liri të paskajshme, t`gjatë ,t`gjerë.
Ndërsa unë? Unë jam dilemë, kam mall, kam dhimbje, kam zjarrë
kam buzeqeshje ,ëndërra, me zemër që pulsojnë rimë e hapa të pabindëshem.
Unë jam vesë
mekatare
jam kështu qysh se kam lind
e rrethueme me engjuj ,
ata kur t`duan më marrin, më qojnë lartë
me dashuri, me  zjarrë, ,
dilema , malli, dashuria, dhimbja
treten diku tjeter, si polen lulesh, ndoshta si ujvarë
veç trupi ka me u bë dhe!



Metamorfozë

Kam vendosur të hesht, e

Të shkruaj për një njeri
E për një tjetër që quhet luftë
Për ty, për vete,
Për atë Kala që kurrë nuk e ndërtuam.
Kam vendosur të shkruaj, të hesht
E njëkohësisht të mos hesht, ju dua, e
Ju kam frikë
Frikë
Për ju, për vete, nga ju të gjithë
Në heshtje, në paqe, në luftë,
Kam frikë se do të vdesim një ditë
Pa folur , në heshtje, pa u thënë
Pa u njohur!

Ajo e bardhë do të vijë

Erë e lehtë atë ditë do të fryej
Mjegullën lehtas do të largoi,
Rrezet e diellit mbi majat e lisave do të bien
Frymës, lirine e përbotëshme t`i falin.

Retë e zeza do të zhduken,
Qielli i kaltër, heshtur roje t`më bëjë
Dhe shi do të bie,mallnueshëm kohërave…

Milliona yje atë natë, qiellin do të ndriqojnë
E vetëm dy tre zgjuar do të rrinë
Të shohin në sytë e njëri tjetrit
Pejsazhet e ruajtura kohërash.

Ajo do të vijë e bardhë
Si një mike e mirë, të më qeras
Dhe unë, e qetë do të jem, ju premtoj
Ashtu lirshëm, në maje të bregut
Se, vetëm bregu i qeshë, perëndimit
Dhe lindjes së Diellit.


***

Të endesh rrugëve dhe të numërosh të çmendurit
është fatkeqësi
sepse njëri nga ta mund të jesh dhe ti
i çmenduri një, i çmenduri dy, i çmenduri tre…
një shifër të bartësh mbi supe
e të mos kuptosh nëse je kalbur apo gjallë je
nëse ke një varr apo dy metra qiell.
Shekull i pa fat!
Njerëz te palumtur
buzëqeshje të rreme
zemra pa ujdi
shpirtëra qe mundohen të clirohen nga vetvetja
e zënë rob.
Sa trishtim të jetosh në shekull të ri,
në shekullin njëzet e një.

Cikël poetik nga Besa Hoxha – Beqiri




Besa Hoxha – Beqiri vjen per here te pare per lexuesit e Agjencionit "Floripress"  me nje cikel poetik, por biografia e saj krijuese eshte shume me teper. Ja shkurtimisht disa te dhena:

“Një histori letërsie e ndaluar: Si u ripërjashtuan Fishta, Konica dhe Skiroi nga “Historia e letërsisë shqipe” – SHB “Naimi”, Tiranë 2016

Përmbledhje poetike “Eshtrat e ringjalljes”, Prishtinë 2005

Studim historiko-letrar dhe krahasues “Një histori letërsie e ndaluar”, Tiranë, 2016

Kumtesa dhe punime shkencore

Një histori letërsie e pabotuar (Konferenca e organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” – Prizren)

Një dritare në revistën “Shejzat” për letërsinë e realizmit socialist (Konferenca e Institutit Albanologjikë – Prishtinë)

The Albanian Literature in internet (Konferenca ICRAE 2014 – Shkodër)

“Literatura shqipe” e Justin Rrotës (Revista “Malësia”)

Elementet krijuese dhe kritika e Martin Camajt në revistën “Shêjzat” (“Gjurmime Albanologjike – në botim)

Censorship and self censorship reflected into the History of Albanian Literature (Journal of Modern Education Review, SHBA, në botim).Etj.


Besa Hoxha Beqiri, doktore e shkencave letrare, përveç monografive dhe punimeve shkencore, shkruan edhe poezi. Ajo vije nga Shkupi në Rahovec dhe vazhdon të frymëzohet, në përgjithësi, nga jeta njerëzore dhe posaçërisht me luftën për një jetë më të mirë. Ka publikuar përmbdhjen me poezi “Eshtrat e ringjalljes”. 


BesaHoxhaBeqiri, Literature Science PhD, besides monographies and science work also is writing poems. Coming from Skopje into Rahovec she did continue being inspired by human life in general and specially with fight for better life. She did published the poem book ”Bones of resurrection”. 

Furtunë jete

Ha mishin e kokës së një kafshe
Sa pak që ka ...

E truri i njeriut peshon më tepër

Pse i akuzojnë kanibalistët
Kur kanë qenë më të kursyer


Ringjallja

Shuaj etjen me njomësinë e buzëve
Të jetës a vdekjes ...
Në udhëkryq drejt së panjohurës
Prish busullën me frymëmarrjen e vështërsuar.

Vdekja luan lojë që nuk e fiton
Optimizmi është më i madh se zhgënjimi

Hapëroj përpara me guxim
Drejt shkallëve të qëllimeve
Më e fortë se kurrë.

Dhimbja forcon guximin

Ringjallja hap niansat shumëngjyrëshe të mundësive


Heshtja



(Ti) hesht

Bota rrotullohet

Fjala verbohet

Ëndrra shuhet



(Unë) hesht

E bardha nxihet



Shuaj etjen me fjalë

Vras dëshirën me heshtje



Përsëri …

Flaka e jetës

Gllabëron unin



Heshtje apo dëshirë!?



Kur e tashmja përqesh të djeshmen

E nesërmja do të përbuz të sotmen

Protagonistët ndryshojnë rolet

Ndryshojnë pezmin në përkrahje

E përkrahjen në pezëm vullkanik



(Ai) hesht

Jeta me hapa të shurdhër

Zhduket në pakthim



Biri pështynë të atin në fytyrë

Heshtim …



Nisma



Çdo gjë lundronte në lumin pa brenga

Jeta – lojë e larmishme, pa vizion

vorbull e errët e së nesërmes



U rrita me rritjen e popullit



Keqtrajtimi e jeta me frikë

i afroheshin fundit



E nesërmja ishte e turbullt



Njerëzit vdisnin çdo sekondë nga pasiguria



Vdekja – …. e pastër



Udhëkryqi mes dy realiteteve


Mes dy dimensioneve kohore

Ëndrra përshëndet përjetësinë



E vërteta në mes

Poezi nga Dije Lohaj- Ferizaj

Dije Neziri Lohaj u lind më 10 shkurt 1965 nē Shkup. Aty mbaroi vetëm dy klasē të fillores, pasi familja e saj shpërngulet në Ferizaj. Këtu mbaroi shkollimin fillor dhe filloi të mesmin. Në vitin 1983, pushteti serb e dënoi me 3 vite heqje lirie. Pas burgut ne vitet filloi studimet, por komitetlinjte e atëhershëm ia mohuan tē drejtën për studime, duke e kinsideruar” tē papërshtatshme politikisht”. Ne vitet e nentedhjeta, regjistroi studimet ne Degën e Letërsisë dhe tē Gjuhës Shqipe ne Fakultetin e Filologjisë të Universitetit tē Prishtinës. Pas një procesi gjuqësor ne Feriza, më 1997, policia serbe kerkoi ta arrestoje me akuzën “ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Ate vit gjykata serbe ne Prishtine e denoi me dy vite burg ne mungesë, prandaj i detyrua te nderpreje studimet dhe te qendroje ilegalisht ne Prishtine, ku me pas shume peripecive ajo migroi ne Tirane. Me 1999, kur u çlirua Kosova, Dija i kthye ne Kosovë, ku dhe i perfundoi studimet. Ajo tani është profesoreshë e gjuhës shqipe dhe e letërsise shqiptare ne shkollen “Gjon Serreqi” ne Ferizaj. Dije Neziri – Lohaj, grua, nënë dhe poete perjetoi gjendjen me te rende qe mund te perjetoje njeriu i idealeve te medha per atdheun. Në opusin e saj poetik, i tere shpirti i saj njerezor digjet flakë per nje ideal te madh te gruas poete, per vendon dhe kombin e saj, duke qene e shqtesuar edhe per tërë globin. Ka të botuar edhe librin pietik “Ëndrrat për atdheun”, Prishtinë, 2009, “Cunamët ua solla unë”, Prishtinë, 2013 dhe “Gjema e paqes”, Ferizaj, 2015. Etj. Ka ne doreshkrim edhe të katertin




dije-lohaj


VAJ E DITË PËR DRITËN

Udhëtojmë rrugës së bardhë qumështore,
Por vështrojmë frikshëm
Sfondin e bukur hënor,
E shkujdes’shem vibrojmë
Nëpër vrima të zeza hapësinore
Dhe në baticën e hënës së plotë,
Të tkurrur rrimë në guacën tonë
Sa shumë shpirti ynë vuan e përballon
Errësirën e kundërt të natyrës sonë!
Të tkurrur e të trembur rënkojmë,
Të mbuluar në guacë,
Të jemi vetvetja nuk guxojmë,
E prapë nuk çlirohemi
Nga këto ndërhyrje negative,
Në simfoni të vallëzojmë,
Me mbarë trupat e gjithësisë,
Në një frekuencë perfekte,
Edhe atëherë kur kuptojmë,
Se diçka na mban të frenuar,
Duke na trembur
Me frikën për jetën,
Për bukën e gojës,
Me frikën e nxehjes globale,
Me frikën e kataklizmës e të vdekjes.
Çfarë të bëjmë?
A të jetojmë kështu,
Apo t’i flakim gjithë këto mashtrime?
A të jemi të lirë në hapësirë,
Apo të bëhemi zhurmues i valëve të jetës?
Shihni!
Koha ka rritur shpejtësinë
Dhe vitet ikin sa çel e mbyll sytë,
Disa thonë: Ajo nuk ekziston!
Të tjerë e ndërtojnë si krijim!
Nën perden e errësirës,
Dhe nga yshtjet djallëzore,
Të frikur rrimë e të mbyllur,
E koha ikën me vrap,
Apo ne e vrasim kot?
A ndoshta na e rrëmbejnë ata,
Që na mashtrojnë e na gënjejnë
Që të mos shkrihemi natyrshëm?
Andaj, eja të tretemi,
Në të pafundmen dritën tonë,
Të lirë në qetësinë hyjnore,
Jetën e shkurtër ta mbulojmë.
  
RRUGË VARGJESH

Sot dëgjova liqenin
Se si dremit ngadalë,
Se si valët trazojnë mallin,
Se si plagët e shkronjave
Lidhin fijet e vargjeve
Në sfondin e një koloriti vuajtjesh.

Dëgjo ritmin,
Atje ku diellit i beson
Dhe vezullimës së hënës,
Kur zbardhin agimet,
Shkodra,
Kosova.

Dallëndyshja vjen e këndo shqip
Në shenjtërinê e valëve të atdheut
E vargjet e Shirokës bëjnë hije,
Rrinë e pinë kafe liqeni me ne,
Rrinë e kujtojnë dorën e butë të nënës.

Vijnë vargjet e na i lajnë sytë,
Me mallin e dallëndysheve,
Në këtë puhizë pranvere,
Derisa me jetë të tërë,
Po perëndonin zvarrë brengat tona,
E detit i fshint ai kalloja
Bajlozët e historisë,
Të rinjë e të vjetër,
Me thekë të shamisë.


NË UJËVARËN E SYVE TË TU

Sytë e tu
Më erdhën si gurgullim ujvare,
Më trazuan si valë deti
E u futën në urnën time të bërë hi.

Desha të pi gjithë atë ujë,
Ku laheshin ata sy çdo mëngjes
E të shuaja etjen
Me zjarrin e gjirit.

Eh, ike ti,
Ike bashkë me sytë
Bashkë me ujin
Drejt oqeanit të pafund.

Pa pikë force
Të ndiqja gjurmen tënde
Në mesin e një koloriti valësh,
Vala mbulonte gjurmen,
Unë shpupuritja valën
Qindra kilometra larg detit e bregdetit.

Zëri yt melodik u mishërua
Me melodinë e Orfeut,
Buçet mbushur me dashuri gjigande,
E zemra ime e vogël,
Verbon terrin e natës,
Verbuar nga drita e ditës,
Por ata sy
E bënë aq të ndjerë,
Më të ndjerë
Sesa dashuria e pafund.

Aty  u rilinda,
Ndeza flakën në cdo gurrë
E në cdo ujëvarë.
Vallë,gjithë ato zana të jenë shuar
Në atë ujëvarë,
Që shikimi yt kaq i thellë
Kaq i thellë
Të rilind shikimun tim.

MASHTRIMI

Oh, ndjenjat janë zjarr i ndezur,
Gjemba të mprehta trëndafili,
Djerrinave vjeshtës me shi.

Mashtrimi shtrihet me brymë,
Frymëmekur tradhtia,
Shkun yjet pamëshirë.

Oh, shteroi qiellin e tempujve hynorë,
Se mashtrimi sonte perpiu shpirtin tim
Thitha të panjohurën e zemrës sate?
A thua dashuria qenka krim?!!!
M’I KRYQËZOVE ËNDRRAT E MIA

Jam ëndërrimtare deri në shumëkatëshet dashurore
Dhe ndjej shpirtin tënd kryeneç që nuk jep koordinatat e jehonave,
Dhe nuk ta lakoj shurdhërinë tënde si spirale zhgënjimi
Që ta shtrëngon shpirtin dhe shtrydhë si verdhësia
E gjuhën memece ta bën deri në përmasën e zhbërjes

Përball heshtjes sate e kufizoj vetveten dhe shtytjet tjera
M’i kryqëzove ëndrrat e mia këtej e andej dëshirave
E unë e rraskapitur nga bredhjet po venitem
Mundohem ta përkëdhel veten time,
Sepse dua të jetoj ndryshe a nuk e kupton?!!

Ndryshe dua të jetoj…dua ta flakësh memecërinë
Ndryshe dua te krijoj hapësirë pjellore shpirti
Ah, kam mungesën tënde, e di…?!
Kam mungesën e guximit tim,

Prandaj nuk guxoj ta zvogëloj distancën e mohuar
Sepse sonte kam cunamin që shpirtin donë të ma gllabëroj
Kam pasionin e dielltë që më djeg
Tërë universin zjarrmor brenda kraharorit
Sepse shpirti im ndjen se iu binde lutjeve hyjnore
Për hir të dashurisë e më shumë se sa matanë saj,
Dua të frymoj ndryshe,
Dua të të ndjej ndryshe
Qoftë edhe e gozhduar me nyjëzimin tënd të brishtë.


VDEKJA NUK DO TË MË VDESË MUA

Nëpër të gjitha dritëhijet e shpirtit,
Jeta frymon si për mua edhe për ty
Përtej e këndej vdekjes,
Bekuar nga një fatlumësi siç është Dashuria

Dhe në përmasat e të çdo gjurme,
Hapat e përgjërimit matin udhët,
E harrimi i molisur bisqe të reja shtatëzon,
Ngulur në plasat e mallit
Në gurin e shpuar me lot zane,

Monologun e vështrimit ligjëron
Lozonjarë si përherë e në çdo stinë qielli,
Por dije si tani si dikur:
Kurdo që të vish e ngado të rishfaqesh,
Ndryshkun e mungesës tënde do ta heqësh
Që vdekja të mos na vdesë,
Dhe çuditemi si paskemi qenë
Me këmbë të lidhura prangosur ndjenjash
Me sy të zënë me pelerinë zezone,
Me dushkun e tharë të puthjeve,
Tretur në tejlargësitë e mallit,
Rënduar nga pesha e pasthirrmave të dhembjes,
Ku çdo pjesë e trupit pëshpërit:
Këngët e kënduara dikur,
Simfoni e përshpirtshme e mishërimit,
Një arie harqesh që mbajnë shtatin tënd,
Si tundimin që mbajtën urat e legjendave,
Nga kalon kolona e betimit:
Edhe për vdekjen që katandisë edhe epokat,
Edhe për jetën që ngjizur kishim dhe rilindë shpresa

Vetë jam zot, dhe vdekja nuk do të vijë
Përjetë e mot.


NË KATEDRALEN E DASHURISË

Më pëlqen të jem në luhajën e shikimeve tua,
Kur më dashuron,
Kaq vite aty dhe nuk të molisë asnjë shkak fryme,
As gjembat e stisur nga rrethanorë tjerë në katedrale,
Si në qeli kur kisha thurur
Vargje për gjergjef zemre,
Dhe ti më mërmërisje me heshtje,
Heshtje gjithë ato gjëra të ftohta si remineshencë vrastare,
Që vorbullojnë në jetën time,
E ti vrapoje i heshtur me përfytyrim fluturor
Me ëndrra të trazuara,
Sa unë të mos të të arrija dot
Dhe tretur nata në gjysmëarrati
E ma shkretonte rrugën disi vonesa jote
Për te katedralja e dashurisë
Dhe malli këmbëkryq ulej,
Më tundonte themeli i saj
E nëpër ato themele
Kryqëzoheshin dhe verboheshin
Sytë tanë.

Shkryqëzoheshin dhe shikonin deri në pafundësi
Netëve pa yje e hënë,
Universi lëvizte deri në shpirtërat tonë
Makthët mbi kokat tona,
Edhe pse kjo katedrale e dashurisë
Ishte ndërtuar vetëm për ne.

Ishe pjesë e të gjithave dashurive me bekimin e madh.


URATË NGA MESHA IME

Kujtimin për gjethin që lëkundej pa pushuar,
Do të kërkosh me mote
Pajën e freskisë që të kam dhuruar.

Qepallat që ëmbëlsisht ledhatojnë ata sy që të shihnin,
Sa të kanë bekuar në çdo naforë e shëlbim

Uratë nga mesha ime i bekuari i erëblirit tim
Matur me tiktaket e zemrës,
Që fjala nuk arrinte dot t’i thoshte.

Duart e mia aq larg,
Drejt teje rrinë shtrirë si hedhje përgjërimi,
Sot gjithkah pergamenave të tua ringjallet,
Kambana po bie më të gdhirë.

Sot drejt teje është nisur tërë përmasa ime sfilitur
Shpirti im i etur sa vetë tejzjarrmia,
Duart i shkojnë prapa dëshirës,
Sikur mallëngjimi që brof zemra e tretur.

Të të gjej kudo që të jesh
E të marrin në meshën time të rrallë,
Qoftë vetëm edhe një herë
Të belbëzosh muzgjeve atë magji të rrallë.

Të shoh në çastin e lumturimit,
Lëkundjet e hënës të dredhura në pikun e dielltë dite,
Thellë nga vorbulla e shtegtimit të fus në gji
Të gjithë yjet e qiellit.

Të takoj vetë edhe një herë,
Jo nuk do të jetë vonë,
Pastaj me ata gishtërinj zjarri e malli
Të shpupurisim hirin ende të prushtë në pikëtakim.

Në vatrën legjendë ku predikimi merr aureolën tonë
Dhe molla e dashurisë piqet nga dashuria,
Me dëshirat engjëllore si aurorë e verës,
Me bekimin tonë e të Perëndisë.


FLUTURA ZJARRI

Mbështjellë me flakërima përgjërimi
Ngjizur me një rikujtim si përhitje muze
Një puthje të fundit të kërkova,
Tej harrimit që e mbaj për dore si nostalgjinë
Heshtjet të mos e mallkojnë dashurinë tonë më
Flakë e prush sa e sa numërova,
Oh, çfarë t’i bëj mallit që vegimthi më fton andej ?

Mbi luleblinajat e dëshirave
Flutura zjarri vals shkëndijojnë me copëza dashurish
Nyjëzuar si pjalmim e hedhje në pritjet që i dua
Me imazhin lozonjar që fluron
Pastaj, medet, shuhen dalëngadalë,

Flutura zjarri që risjellin puhinë
Bashkë me mallin e prushtë të më djeg
E të rinisim një tjetër paralojë më të rrallë
Pësëri, ti fluturon,fluturon dhe ik tutje,

Që hapin tënd mos të ta ndjek dot
Deri te loja kur aty kryqëzojmë shikimet
Buzëqeshjet dhe buzëshkrumet
Dhe i jepemi me ritual atij çasti
Jam mirë më thua, mos më kërko kot?

Patjetër flutura zjarri vijnë te ti i dashur,
Ato janë te unë e vijnë edhe te ti
Hedhje kaq të bukura i meritove
Merri bëri kurorë për timin shtat,
E di ti, psherëtima ime është përmallim përsëri
Përsëri flutura zjarri do të krijojmë për atë Dashuri…


PERGAMENAVE TË DASHURISË

Çdo kthim e ndonjë imazh me zërin e bilbilit,
Më vendosë diademë dashurie
Ëndërr e fuqishme në vegim,
Kur më shpiente drejt pergamenave të tua,
Me vello ylberore mbushur plot drithërimë
Në ato pak çaste takimesh në alete e yllësive.

Çdo çast, çuditërisht, e bardha ishte pak si rinisje,
Lodronte me zogjtë e malit dhe bëhej fluturim
Niste me vrap drejt teje dhe bëhej prush,
Shpëlante sytë në kroin e cemtë dhe bëhej bekim.

Shumë u deshtë që të kuptoja zemrën tënde,
Tiktaket e saj, gulçimin, fjalët, lotin,
Flakët ku digjte, hirin, zgjimin
Të bukurën dhe të shëmtuarën.

Edhe pse pergamenave të tua nuk jam më,
Prore në zemër prapë më mbeti
Ëndërr në vegim, aroma me lëng molle parnasi,
Dhe ato pak çaste i bëmë pafundësisht frymore,
Në një ishull ku ligjëronim nga pergamena dashurish.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...