Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/07

Nga Kaltrina Zymberi : Në Bibliotekën Kombëtare rrezikohen mijëra ekzemplarë


Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë e cila këto ditë po shënon edhe 72-vjetorin e themelimit të saj po përballet me vështirësi të ndryshme, duke filluar nga infrastruktura ndërtimore deri tek ajo e përmbajtjes së librave dhe mungesa e punëtorëve.

Në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i kësaj biblioteke Fazli Gajraku, tregon edhe për dëmet të cilat janë të shpeshta gjatë të reshurave të rrëmbyeshme, duke dëmtuar librat nga uji dhe lagështia që krijohet brenda hapësirave.

Në këtë objekt kulturor kërkohet investim i menjhershëm nga ana instituconale. Pjesa kryesore që nevojitet është investimi në infrastrukturën e bibliotekës, pasi që mijëra ekzemplarë nuk janë në vend të sigurt.

“Ajo që është për ta veçuar është se gjatë kësaj kohe kur ka vërshime dhe ujë brenda, krijohet një situatë lagështie, një situatë e papërshtatshme e lagështisë dhe temperaturës.

Në një ambient të tillë dhe situatë të tillë librat mund të fillojnë edhe të dëmtohen”, ka thënë Gajraku, i cili kujtoi që kjo bibliotekë është nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.Gajraku ka thënë se kjo bibliotekë ka histori të dhimbshme të zhvillimit të saj, e cila ka arritur të shpëtojë zhdukjen e shenjave kulturore që nga themelimi i saj.

“Nga viti 1944 periodikisht pothuajse çdo decenie ka pasur një tundim, një përpjekje për ta degraduar punën e Bibliotekës Kombëtare, për t’ia fshehur shenjat kulturore të saj.

Kjo bibliotekë ka mbijetuar nëpër këto situata të vështira si në kuptimin politik njëjtë edhe në kuptimin ideologjik, siç ka kaluar edhe Kosova”, ka thënë Gajraku.

Kjo bibliotekë ka frekuenitm të madh të studentëve, sidomos në afatin e provimeve që brenda dite pret deri në 2 mijë vizitorë.

Ai tregon se cili institucion ndërkombëtar në Kosovë e mbëshetet vazhdimisht, për investimet që do t’i bëjë në bibliotekë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe se sa është i pasur arivi i saj me ekzemplarë të ndryshëm.

INTERVISTA E PLOTË:
EO: Biblioteka Kombëtare, e cila po shënon 72 vjetorin e saj, a mund të na tregoni se cilat janë peripecitë dhe vështirësitë e saj gjatë kësaj periudhe?
Gajraku: Po si të them, rastet e tilla siç është ky janë një rast i mirë me i ofru njerëzit me na dëgjuar dhe në fakt me pa realisht se çfarë punësh po bëhen dhe në çfarë sfida po kalon biblioteka. Natyrisht se e dinë të gjithë që ky institucion ka pasur një histori të dhimbshme të zhvillimit të vet. Nga viti 1944 periodikisht pothuajse çdo decenie ka pasur një tundim, një përpjekje për ta degraduar punën e Bibliotekës Kombëtare, për t’ia fshehur shenjat kulturore të saj, dhe po vjen tashmë kjo kohë në të cilën ne po flasim. Mund të themi se kjo bibliotekë ka mbijetuar nëpër këto situata të vështira si në kuptimin politik njëjtë edhe në kuptimin ideologjik, njëjtë siç ka kaluar edhe Kosova.
A ka ndodhur që në bibliotekën kombëtarë ndonjëherë të dëmtohen parcelat e librave?
Gahraku: Opinioni është i informuar domethënë prej kur është hapur kjo bibliotekë ka pasur telashe me disa pjesë të funksionalitetit të saj, domethënë nuk ka pas drenazhim të mirë dhe ne siç ju tashmë e dini, kur ka shira të rrëmbyeshëm mund të hyjnë këta shira brenda dhe neve na sjellin shumë telashe për ta mbrojtur dhe përballuar këtë lloj vërshimi. Nuk ka pasur dëmtime të mëdha, kurse ajo që është për t’u veçuar është se gjatë kësaj kohe kur ka vërshime dhe ujë brenda si të them, krijohet një situatë lagështie, një situatë e papërshtatshme e lagështisë dhe temperaturës. Në një ambient të tillë dhe situatë të tillë librat mund të fillojnë edhe të dëmtohen
EO: Sa keni mbështetje financiare prej Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit?
Gajraku: Po natyrisht, Ministria e Kulturës tashmë ka në agjendën e vet këtë problem ta përfundoi, presim që gjatë këtij viti të hartohen projektet, të studiohen mirë edhe pastaj të vazhdojnë investimet që i bie që vitin e ardhshëm ose që në fillim të vitit 2018 me filluar, që në mënyrë radikale me bë ndërhyrje pasi që janë të domosdoshme në bibliotekë.
EO: Sa është numri i studentëve të regjistruar dhe librave që ju posedoni?
Gahraku: Numri i studentëve të regjistruar është i lëvizshëm, domethënë ne periodikisht kemi rritje të regjistrimit të studentëve sidomos në afatin e tetorit, nëntorit kur vijnë studentët e rinj, dhe ka frekuentim sidomos gjatë afateve të provimeve.  Mund të them se 1 mijë deri në 2 mijë studentë brenda ditës frekuentojnë, shërbehen dhe akomodohen në sallat e leximit të kësaj biblioteke.
EO: Cilat janë kushtet që ofron për studentët të cilët frekuentojnë Bibliotekën Kombëtare?
Gajraku: Këto kushte janë relativisht të mira. Para një viti Ministria e Kulturës ka bërë një investim në sistemin e klimatizimit dhe hapësirat kryesore të leximit sot janë kur edhe ngrohja edhe ventilimi funksionojnë në mënyrë të shkëlqyeshme.
EO: Ju thatë që keni mbështetje nga Ministria e Kulturës, por sa keni mbështetje nga Zyra e Bashkimit Evropianë në Kosovë, por edhe institucione tjera ndërkombëtare?
Gajraku: Ne partner tonin kryesor kemi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pothuajse nga paslufta ambasada ka vazhduar t’i rri përkrah këtij institucionit edhe me investime edhe në pjesën e shërbimeve për të krijuar njerëz që t’i përgjigjen këtyre sfidave me të cilat biblioteka do të duhet të ballafaqohet sot si kulturë bibliotekare.
EO: Sa është i pasur arkivi i Bibliotekës Kombëtare?
Gajraku: Siç thash edhe ma lartë janë rreth 2 milionë  ekzemplarë që biblioteka tashmë i ka në fondin e vet.

Ka ndërruar jetë ish-gazetari i RTK-së, Zyhdi Belegu.


belegu1

Komuniteti i gazetarëve në Kosovë është prekur nga lajmi për vdekjen e kolegut Zyhdi Belegu. AGK në këto momente të rënda bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë e tij. Zyhdiu do të mbetet në kujtimin tonë si një profesionist i përkushtuar në punën e tij si gazetar.Ai do të mbahet në mend përgjithmonë për punën e sinqertë në funksion të informimit të drejtë të qytetarëve. I ndjeri Belegu për shumë vjet ka qenë korrespodent i RTK-së, për rajonin e Pejës.


Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës të cilët edhe I kanë shpreh ngushëllime familjes së tij.
zyhdi
“Komuniteti i gazetarëve në Kosovë është prekur nga lajmi për vdekjen e kolegut Belegu. Në këto momente të rënda bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë e tij. Zyhdiu do të mbetet në kujtimin tonë si një profesionist i përkushtuar në punën e tij si gazetar”.

“Ai do të mbahet në mend përgjithmonë për punën e sinqertë në funksion të informimit të drejtë të qytetarëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të AGK-së.

Prof.Dr.Naser Ferri : Kush ishte Jakup Ferri(1832–1879)

https://www.youtube.com/watch?v=0XDRKP6kklA

Diadema - Jakup Ferri (HD)




Image result for JAKUP FERRI



Është folur, kënduar e shkruar shumë për tribunin, Jakup Ferri nga Pava. Por, fatkeqësisht deri në këtë verë thuaja as varri nuk i dihej. Një pinjoll i kësaj dere, Prof.Dr.Naser Ferri, ka përgatitur një biografi të tij të shkurtër, të cilën po japim të plotë. - koha.net

Jakup Ferri, i biri i Ferr Durit, u lind në vitin 1832 në Plavë, në veri të Bjeshkëve të Nemura buzë Liqenit të Plavës prej të cilit buron lumi Lim, që në atë kohë ishte pjesë e Shqipërisë nën sundimin e Perandorisë Osmane, sot e Malit të Zi. Për shkak të pozitës së vetë gjeografike dhe rëndësisë strategjike Plava njihej si “mburojë e Rrafshit të Dukagjinit” e madje edhe e tërë shqiptarisë.
Familja Ferri i takon fisit Kuçi ndërsa rrjedhë nga Luhari i Malsisë së Shkodrës, prej nga kishte dalë i pari i familjes, Gjergj Prentashi me një vëlla dhe ishin vendosur në Podgoricë , ndërkaq prej aty Gjergj Prentashi kishte kaluar në Plavë (Shqipëria nën pushtimin e Perandorisë Osmane), ku sipas gjasave ishte konvertuar në islam. Gjergj Prentashi e kishte djalë Shabin e Shabi i kishte dy djem: Halilin e Durin, ndërsa Duri i kishte poashtu dy djem: Ferrin (Ferr Duri-babai i Jakupit) e Hajron., prej të cilëve rrjedhë familja Ferri e Plavës.

Thuhet se Jakup Ferri që nga rinia e hershme dallohej për shkathtësi, force fizike e bukuri por edhe për atdhedashuri, burrëri, zemërgjerësi, drejtësi, sinqeritet e shkathtësi në përdorimin e armëve. Trimërinë thuhet se e kishte trashëguar nga e ëma Zyl Rexha, e njohur në tërë Malësi si grua trimëreshë e cila kishte bartur kobure në brez, madje në një rast i kishte vrarë dy bejlerë duke i mbrojtur vajzat plavjane nga ngacmimet e tyre. Në aspektin fizik Jakupi ishte i gjatë, me mustaqe të zeza, hundë shkabë e shikim të mprehtë.

Jakupi i kishte tre vëllezër: Zeqon, i cili kishte qenë mjeshtër i dueleve dhe kishte vra me dhjetëra malazezë në duele ballë për ballë dhe ishte vrarë në Betejën e Moraçës 1876, Shaqirin, i cili ishte vra në një nga betejat e shumta kundër malazezëve dhe Beqirin i cili kishte rënë në Luftën e Nokshiqit.
Në moshën 25 vjeçare Jakupi ishte martuar me Pembën, kushërirën e Ali Pashë Gucisë dhe me të i kishin lindur tetë fëmijë (pesë djem Hasani, Mehmedi, Omeri, Agani e Emini dhe tri vajza: Kusha, Bardhokja dhe Zadeja).
Jakup Ferri kishte filluar veprimtarinë e tij patriotike e luftarake kudër malazezëve e turqëve në vitet e pesëdhjeta të shekullit XIX, që pasuan pas reformave të Tanzimatit, kishte marrë pjesë në shumë beteja, ndërsa në vitet e shtatëdhjeta ai ishte bërë njëri nga trimat më të shquar të Malësise së Plavës e Gucisë dhe kishte marrë pjesë në kuvende burrash. Kulla e Ferrajve ishte bërë qendër e kuvendeve ku vinin burra jo vetëm nga Plava e Gucia por edhe nga Kosovë e trojet tjera shqiptare. Në këtë kohë Jakupi ishte njoftuar me Sylejman Vokshin, Haxhi Zekën, Ali Ibër Nezën e shumë prijës të tjerë të popullit shqiptar.
Në vitin 1875 në disa vende të Ballkanit ishin bërë kryengritje kundër Perandorisë Osmane, e po në këtë kohë edhe në Mirditë e Dukagjin ishte ngrit popullsia. Në vitin 1876 Serbia e Mali i Zi i kishin shpallë luftë Turqisë, por meqë u thyen ato në vitin 1877 edhe Rusia i shpalli luftë Turqisë e cila e humbi luftën dhe si pasojë nënshkroi paqën në Shën Stefan 1878. Sipas Traktatit të Shën Stefanit Mali i Zi, Serbia e Rumania ishin bërë shtete të pavarura, Bullgaria kishte fituar autoniminë ndërsa Shqipëria kishte mbetur nën Turqi, e madje disa pjesë të saj iu kishin dhënë Bullgarisë (Kumanova,Kaçaniku, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Pogradeci, Korça), Serbisë (një pjesë e sanxhakut të Prishtinës deri në afërsi të Gjilanit e Mitrovicës) e Malit të Zi (Plava, Gucia, Vermoshi, Hoti, Gruda, Kelmendi, Kraja, Anamali, Tivari, Ulqini) gjë me të cilën shqiptarët nuk u pajtuan dhe u bënë rezistencë të armatosur sipas vendimeve të “Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare” e cila më 10. qershor 1878 (tri ditë para mbajtjes se Kongresit të Berlinit) formoi “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit” me kërkesë të njohjes së kombit shqiptar me një gjuhë dhe një kryeqendër. Një ndër pjesëmarrësit të Lidhjes së Prizrenit ishte Jakup Ferri bashkë me Abdyl Frashërin, Iliaz Pashë Dibrën, Ymer Prizrenin e shumë prijës të tjerë shqiptarë.
Në Kongresin e Berlinit fuqitë e mëdha: Gjermania, Austro-Hungaria, Franca, Italia e Rusia kishin vendosur ta rishikojnë Traktatin e Shën Stefanit, ti copëtojnë tokat shqiptare dhe t’ua ndajnë ato Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë e Greqisë (Çameria).
Vendimet e padrejta të Traktatit të Shën Stefanit dhe të Kongresit të Berlinit kishin tronditur mbarë shqiptarinë. Gjatë verës së vitit 1878 të gjithë shqiptarët ishin ngritur në mbrojtje të trojeve të veta kundër vendimeve të sulltanit e të fuqive të mëdha. Pikat kryesore të mbrojtjes i kishin organizuar Ali Pashë Gucia e Jakup Ferri në Plavë e Guci me ndihmën e vullnetarëve nga Peja, Gjakova, Tropoja e viset tjera shqiptare.
Në gusht të vitit 1879 Turqia kishte dërguar forca të mëdha në drejtim të Plavës për ti përmbushur vendimet e Kongresit të Berlinit, por në shtator të atij viti Jakup Ferri udhëhoqi betejën në Gjakovë me ç’rast bashkë me Ali Pashë Gucinë, Ali Ibrën me bashkëluftëtarët të tjerë nga Plava, Gucia, Peja, Gjakova, Hasi, Reka, Tropoja etj. rrethuan forcat turke në Gjakovë, dhe në një betejë të përgjakshme e vranë Mehmet Ali Pashë Maxharin të cilin e kishte dërguar sulltani për t’ua dorëzuar Plavën e Gucinë malazezëve kundër dëshirës së shqiptarëve. Pas fitores së shqiptarëve në Gjakovë, kishte filluar shturrja e administratës turke në viset shqiptare dhe gjykatat shqiptare punonin paralelisht me ato turke apo edhe punonin vetëm gjykatat shqiptare, ndërsa Jakup Ferri, Ali Pashë Gucia e Ali Ibra kishin organizuar tubimet mbarëpopullore tek Verrat e Llukës dhe tek Lisat e Zogjëve në Prizren, ku u forcua besa dhe u bënë përgatitjet për qëndresë kundër armiqëve.
Pas përgatitjeve e marrëveshjeve me krerët e krahinave të ndryshme (Sylejman Vokshin, Hoxhë Koronicën, Hamëz Batushën, Musë Tahirin e me bajraktarin e Junikut), Jakup Ferri ishte nisur në Plavë për ta organizuar mbrojtjen ndërkohë që Kryesia e Lidhjes së Prizrenit i kishte emëruar Ali Pashë Gucinë dhe Jakup Ferrin komandantë të mbrojtjes së kufijve të Shqipërisë së veriut. Të gjithë shqiptarët “nga Prizreni deri në Dibër” e madje edhe nga viset e tjera (Tetova, Tropoja, Shkodra, Kurveleshi) ishin mobilizuar dhe kishin dërguar ndihma (vullnetarë, armë, ushqim, municione e tjera) në Plavë. Jakup Ferri udhëhiqte mbrojtjen e katër rajoneve rreth Plavës: në Qafë të Çakorrit, në Qafë të Diellit, në Arzhanicë-Pepaj dhe Brezovicë-Visitor si dhe tek Qafa e Previsë dhe nga ana e Gërçarit në rajonin e Gucisë.
Në tetor të vitit 1879 Mali i Zi kishte kërkuar nga Turqia dhe fuqitë e mëdha evropiane dorëzimin e Plavës e Gucisë, por meqë shqiptarët nuk lejuan një gjë të tillë Mali i Zi kishte filluar operacionet ushtarake nën komandën e Mark Milanit e Todor Milanit.
Mali i Zi kishte angazhuar 28 batalone me këmbësori, kalorësi e artileri të armatosura deri në dhëmbë me armë austriake (revole “Gaser”, pushkë “Vergel” e topa “Sferger”) dhe ruse (revole e pushkë “Nagant”), ndërsa vullnetarët shqiptarë ishin më pak në numër dhe dobët të pajisur e të armatosur (me jataganë, sakica, kosa, me pak pushkë kapsollaqe e kobure).
Betejat madhështore u zhvilluan në Qafë të Previsë (nëntor 1879), në Velikë, Nokshiq (dhjetor 1879), ndërsa beteja vendimtare në janar të vitit 1880 në fushën e Nokshiqit, kur mbrojtësit shqiptarë fal taktikës së Jakup Ferrit, edhe pse më të dobët ushtarakisht (12000 malazezë mire të armatosur kundër 8000 vullnetarëve të armatosur e të pajisur dobtë), i shpartalluan njësitet e ushtrisë malaziase nën komandën e Todor Milanit e Bllazho Petroviqit. Në betejën e fundit në breg të Limit më 4 janar 1880 ishte plagosur rëndë edhe Jakup Ferri (me shtatë plagë dhe me tridhjetë koka të prera të armikut rreth veti) bashkë me 103 udhëheqës të tjerë popullor shqiptar. Jakupi kishte ndërruar jetë në Plavë më 11 janar nga plagët e marra në betejë. Sipas disa informatave Jakupin e kishte plagosur Grujo Radosheviq Bratonozhiq, ndërsa duke e mbrojtur Jakup Ferrin e plagosur që mos ti bie malazezëve në duar, ishin vra tetë bashkëluftëtarë të tij nga Plava. Mark Milani kishte pësuar disfatë të tmerrshme dhe i kishte 2500 ushtarë të vrarë në betejë apo të mbytur në Lim gjatë ikjes nga shqiptarët ndërsa 1200 malazezë ishin zënë robër. Nga ana shqiptare ishin 1000 të vrarë e 600 të plagosur.
Jakup Ferri ishte varrosur në varrezat e Plavës, jo larg nga Lagjja e Ferrajve, në të cilën, afër kullave të veta, bijtë e Jakupit: Hasani, Mehmedi, Omeri, Agani e Emini e kishin ngritur edhe xhaminë për shpirt të te atit në vitin 1901/1902, gjë të cilën e dëshmon mbishkrimi i shkruar në gjuhën osmane mbi derë në hyrje të xhamisë, i cili ekziston edhe sot.
Mbrojtja e kufijve shqiptarë në Plavë e Guci ishte rast i jashtëzakonshëm i gatishmërisë së popullit shqiptarë që ti kundërvihen vendimeve të fuqive të mëdha e të Turqisë, e njëkohësisht është edhe fitorja më e madhe ushtarake e shqiptarëve në histori të re, të cilën e kishin arritur me forca vetjake, pa kurrfarë ndihme nga jashtë. Fal kësaj fitoreje dhe luftës së vazhdueshme të shqiptarëve edhe pas saj, rajoni i Plavës e Gucisë deri në vitin 1912 kishin mbetur “territori neutral”.
Pas vrasjës e të atit, i biri më i madh i Jakupit, Hasani ishte bërë kryefamiljar dhe e kishte trashëguar autoritetin e babait, kështu që e gëzonte respektin e tërë Malësisë së Plavës e Gucisë por edhe të Dukagjinit, Shqipërisë Veriore e më gjerë.
Edhe Hasan Ferri, duke e vazhduar misionin e Jakupit kishte vazhduar, bashkë me vëllezër e bashkëluftëtarë, luftën për mbrojtjen e Shqipërisë etnike deri në vitin 1919 në Plavë, e pas pushtimit e Plavës kishte kaluar në Shqipëri prej nga e kishte organizuar rezistencën kundër armikut dhe kishte marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme si: pjesëmarrja aktive në Luftën e Koplikut 1920, përkrahja e Revolucionit të qershorit 1924, pjesëmarrja në Kongresin e Lushnjës 1929 e tjera, ndërsa në vitin 1938 për shkak të mospajtimeve me mbretin Zog u shpërngul ne Turqi ku edhe vdiq në vitin 1946. Pas vitit 1919 pjesa më e madhe e familjës Ferri ishte detyruar të shpërngulet nga Plava, por përkundër këtij fakti traditën patriotike e luftarake të familjes Ferri pas tij e kishin vazhduar edhe nipat e Jakupit Shémsi (prefekt i Plavës në 1941) dhe Riza Ferri (prefekt i Dibrës) si pjesëtarë të Ballit Kombëtar.

Për merita të tyre patriotike më 26.janar 1993 presidenti i Shqipërisë dr. Sali Berisha i dekoroi post mortem Jakup Ferrin me “Urdhër të lirisë të klasit të parë”, e po ashtu e dekoroi edhe Hasan Ferrin me “Urdhër të lirisë të klasit të parë”.

Sot pasardhësit e Jakup Ferri jetojnë e veprojnë të shpërndarë në Plavë, Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Tiranë, Durrës, Shkodër, Stamboll, në Gjermani, Holandë, Finlandë e disa vende të tjera (në mesin e tyre ka akademikë, profesorë universitarë, arkeologë, inxhinierë, mjekë, ekonomistë, juristë, kostumografë, piktorë, muzicistë etj.) dhe e ruajnë traditën dhe gjuhën e Jakup Ferrit..


*****


Agjencioni Floripress:

Arif Vladi - Këngë Për Jakup Ferrin

http://www.teksteshqip.com/arif-vlladi/lyric-1856111.php









Jakup Ferri  ( Jakup Feri; 1832–1879) was a leader of pro-Ottoman irregulars from Plav and member of the nationalist Albanian League of Prizren. Together with many other fighters from Gjakova, they assassinated the Ottoman leader Mehmet Ali Pasha in 1878. He led the pro-Ottoman irregulars from Plav in 1879 in the Battle of Nokshiq  against Montenegrin forces, and was killed in the battle.


According to some Serbian language sources Jakup Ferri came from the Shabi–Feri family, and they were Islamized .The Shabi family originated from the Krivodoljani brotherhood of Kuçi, and had been a notable Ottoman family living near Nevesinje, Sandzak of Herzegovina (modern day Bosnia and Herzegovina) where they had their fortress and estates, until 1875 with the outbreak of the Herzegovina Uprising, when they lost all their possessions and moved to Plavë. According to Montenegrin Ethnic Association of Australia Jakup adopted the patronymic Ferović (son of Fero), and his descendants are known with that surname.
Jakup had five sons: Haso, Ago, Medo, Emin and Omer. According to Alex Buda, Jakup's son Hasan Ferri (1860–1946) fought together with his father in this battle.Battle of Nokshiq

He was an active insurgent against the Montenegrin annexation of Plav and Gusinje after 1878. He joined the League of Prizren,established after the Congress of Berlin (1878) that ceded Plavë  and Gusi to Montenegro. Together with many other fighters from Gjakova, they assassinated the Ottoman leader Mehmet Ali Pasha in 1878.


In the Autumn of 1879 notables of Plavë and Gusi established the Committee of National Salvation. The first order of the Committee was to send Jakup Ferri to visit neighboring Albanian tribes to offer them an alliance. 

It was also decided that Ferri will carry all income of Plav vakuf to pay to Albanian chieftains to accept this alliance.Ali Pasha of Gusi, the leader of the League, appointed him commander for the defence of Plavë. 

He commanded his forces in the retreat from the Montenegrin assaults and managed to cut off the Montenegrins when they counter-attacked. Jakup Ferri fell at the beginning of the Battle of Novšiće, which ended in a victory for the League.


Jakup became a hero of the epic poetry of Bosniaks together with Ali Pasha of Gusi.Albanian epic poetry also mentions the Battle of Nokshiq  and Jakup Ferri in The Highland Lute.



Balade për Jakup Ferrin

Ç’është ai gjok i kuq e i bardhë
nga betejat sjell haberin
mespërmes bjeshkës i bie
fill i vetëm pa luftarë
Si dori i lashtë legjendash
ai po vjen me vrap drejt pragut
as ujëvarat e Valbonës
nuk po lajnë rrëktetë e gjakut
(refreni)
Jakup Ferri mor ku je
thërrasin malet me piskam
tridhjet’ krena i ka pre
me shtat plagë po rrin ne kambë
———- (dy herë)
Ndal doriu n’shteg t’oborrit
shkumë nga goja, hingëllima
mbeti trimi n’lot t’mejdanit
gjakun e tij e pin lëndina
Rrin mbështet si shkrep mbi mal
rrjedh e lumit bahet gjak
sytë i ka ai tek vatani
Jakup Ferri me bajrak

Flori Bruqi

Charles Bukowski : GJENIU I TURMËS


Image result


Ka aq shumë pabesi, urrejtje, dhunë, absurditet brenda
njeriut mesatar sa të mund të furnizosh çfarëdo ushtrie në çfarëdo ditë

dhe vrasësit më të mirë janë ata që predikojnë kundër saj
dhe urrejtësit më të mirë janë ata që predikojnë dashuri
dhe në luftë, nxitësit janë përfundimisht ata që predikojnë paqe

ata që predikojnë Zotin kanë vetë nevojë për Zotin
ata që predikojnë paqe nuk kanë paqe
ata që predikojnë paqe nuk kanë dashuri

ruhuni nga predikuesit
ruhuni nga ata që i dinë të gjitha
ruhuni nga ata që gjithnjë janë duke lexuar libra
ruhuni nga ata që ose urrejnë varfërinë
ose janë krenarë për të
ruhuni nga ata që të thurrin lavde në çast
se lavde do ju kërkojnë si shpërblim
ruhuni nga ata që nxitojnë të çensurojnë
ata kanë frikë nga ajo që nuk dinë
ruhuni nga ata që kërkojnë turmat vazhdimisht
se të vetëm ata janë një hiç
ruhu nga burri mesatar e gruaja mesatare
ruhu nga dashuria e tyre,
dashuria e tyre është mesatare- kërkon mesataren

por janë gjenialë në urrejtjen e tyre
shumë gjenialë në urrejtjen e tyre për të të vrarë
për të vrarë çdokënd
duke mos dashur vetminë
duke mos kuptuar vetminë
ata do të përpiqen të shkatërrojnë gjithçka
që është ndryshe.

të paaftë për të krijuar art
ata kurrë nuk do të kuptojnë artin
ata do e quajnë dështimin e tyre si krijues
vetëm si një dështim të botës

të paaftë për të dashuruar plotësisht
do t’iu duket dashuria juaj e paplotë
dhe pastaj do t’ju urrejnë
dhe urrejtja e tyre do të jetë e përkryer

si një diamant i shndritshëm
si një thikë
si një mal
si një tigër
si një bimë helmuese
arti i tyre më fin.



Charles Bukowski ka lindur në Andrenach në Gjermani me 16 gusht te vitit 1920. Dy vjet pas lindjës së tij, e gjithë familja emigron në Amerikë. Ata vendosen në Los Anxhelos, ku Bukowski qëndroi gjithë jetën. E gjithë jeta e tij është e shkruar në libra. Emri i tij i plote është Henry Charles Bukowski Jr., por atë thjesht e thërrisnin Henk. Ka vdekur me 9 mars te vitit 1994 nga leukemia në San Pedro. Është autori i 34 vëllimeve poetike, 3 romaneve dhe një skenar filmi. Bukowski njihet si një ndër themeluesit e rrymës "Underground" të shkrimit artistik.

Thënie nga Charles Bukowski


“Problemi me pijen është ky, mendova, derisa po i mbushja vetes një gotë. Nëse ndodh diçka e keqe, ti pi në përpjekje për ta harruar ; nëse ndodh diçka e mirë, ti pi për të festuar; dhe nëse nuk ndodh asgjë, ti pi që të ndodhë diçka.”

 Vlerësoje veten, kurrë mos ju përkul njeriut, askush nuk është më i mirë se ti, pasi Zoti na krijoi të gjithëve të njejte!

“Për ata që besojnë në Zot, shumica e pyetjeve të mëdha kanë përgjigje. Por për ata prej nesh që nuk janë të gatshëm të pranojnë formulëne Zotit, përgjigjet e mëdha mbesin të pashkruara. Ne ju përshtatemi kushteve dhe zbulimeve të reja. Ne jemi të përpunueshëm.

Dashuria nuk duhet të jetë urdhër apo besim i diktuar. Unë jam Zoti im. Ne jemi këtu t’i ç’mësojmë mësimet e kishës, shtetit dhe sistemit tonë arsimor. Ne jemi këtu për të pirë BIRRË. Ne jemi këtu për ta vrarë luftën. Ne jemi këtu t’i qeshim fatit dhe të jetojmë jetën tonë aq mirë saqë edhe vdekja do të frikësohet të na marrë. ”

E ndjeja stomakun të më lëkundej si një varkë në det me dallgë. Isha keq fare, ndjehesha i padobishëm, më i trishtuar. Isha dashuruar me atë.

Femrat dhe macet gjithmonë do të bëjnë ç’të duan. Meshkujt dhe qentë duhet të qetësohen dhe të mësohen me idenë.

Mëso të mos e shkatërrosh me fjalë atë çfarë ke ndërtuar me heshtje.

Vepra të zgjedhura

Poezi

Flower, Fist, and Bestial Wail (1960)

It Catches My Heart in Its Hands (1963)

Crucifix in a Deathhand (1965)

At Terror Street and Agony Way (1968)

Poems Written Before Jumping Out of an 8 story Window (1968)

A Bukowski Sampler (1969)

The Days Run Away Like Wild Horses Over the Hills (1969)

Fire Station (1970)

Mockingbird Wish Me Luck (1972), ISBN 978-0876851395

Burning in Water, Drowning in Flame (1974)

Scarlet (1976)

Maybe Tomorrow (1977)

Love Is a Dog from Hell (1977), ISBN 978-0876853634

Play the Piano Drunk Like a Percussion Instrument Until the Fingers Begin to Bleed a Bit (1979), ISBN 978-0876854389

Dangling in the Tournefortia (1981), ISBN 978-0876855263

War All the Time (book)|War All the Time (1984)

You Get So Alone at Times That It Just Makes Sense (1986)

The Roominghouse Madrigals (1988), 978-0876857335

Septuagenarian Stew: Stories & Poems (1990)

People Poems (1991)

The Last Night of the Earth Poems (1992), ISBN 978-0876858653

Betting on the Muse: Poems and Stories (1996), ISBN 978-1574230024

Bone Palace Ballet (book)|Bone Palace Ballet (1998)

What Matters Most Is How Well You Walk Through the Fire. (1999)

Open All Night (book)|Open All Night (2000)

The Night Torn Mad with Footsteps (2001)

Sifting Through the Madness for the Word, the Line, the Way (2003), ISBN 978-0060527358

The Flash of the Lightning Behind the Mountain (2004)

Slouching Toward Nirvana (2005)

Come on In! (2006)

The People Look Like Flowers at Last (2007)

The Pleasures of the Damned (2007), ISBN 978-0061228438

The Continual Condition (2009)

Flori  BRUQI

Cikël poetik nga Drita Ademi(Beqiri), Zvicer

ademi drita

Drita Ademi- Beqiri, lindur në Prishtinë, jeton dhe punon në Zvicër. Ka mbaruar studimet për Letërsi dhe gjuhë shqipe në Prishtinë.Ka botuar vëllimin me poezi "Placebo" në Londër, në shtator 2011, me redaktor Dr.sc. Fatmir Terziun. Ky vëllim është botuar në dy gjuhë, shqip-anglisht.
Ju, nuk e njihni Nënën time


E njihni ju Nënën time?
E pra, ju nuk e njihni,
Nuk ka se si, sepse,
Ajo është vrastare,
Po po, vrastare
Gjashtë herë vdekjen e vrau
Egërsisht,
Vetëm e vetëm t‘ju falte
Copëza dielli syve të mi
E syve të motrës time
E katër vëllezërve të mi.
E shihni pra,
Ju betohem,
ajo vdekjen e ka mashtruar,
Në sytë tanë,
rilindi gjashtë herë.

Ju, nuk mund të njihni Nënën time
Nuk ka se si,
Oh, ç`besim për ne ajo gatoi,
Dhe,
ende gatuan,
po,
po,
Dhe tash pas shtatëdhjetë e shtatë vjet
ç`mrekulli, për babain tim, për katër
Vëllezërit,e për motrën time,
Për sytë e mi.
E pra ju nuk e njihni, Nënën time
Nuk ka se si.
Ajo është e pavdekshme.

Dhe pas kaq shumë vitesh
Në prehërin e saj, me plot dashuri
Përkunden ëndërrat, e dëshirat e mia,
Kur gjithë bota dremitet, e nënat e të tjerëve sëmuren
Nëna ime kurrë nuk ankohet,
zgjuar për ne rri.
E tash, ju mund t‘a njihni Nënën time
Ajo,e pavdekshme është,
është vetëm nji.

Ajo e bardhë do të vijë


Erë e lehtë, atë ditë do të fryej
Mjegullën lehtas do të largoj
Rrezet e diellit mbi majat e lisave do të bien
Frymës, lirine e përbotëshme t`i falin.

Retë e zeza do të zhduken,
Qielli i kaltër, heshtur roje t`më bëjë
Dhe shi do të bie,mallshëm kohërave…

Milliona yje atë natë, qiellin do të ndriqojnë
E vetëm dy tre zgjuar do të rrinë
Të shohin ,në sytë e njëri tjetrit
Pejsazhet e ruajtura kohërash.

Ajo ,do të vije e bardhë
Si një mike e mirë, të më qeras
Dhe unë, e qetë do të jem, ju premtoj
Ashtu lirëshëm, në maje të bregut
Se, vetëm bregu i qeshë, perëndimit
E lindjes së Diellit.


E heshtur e huaj

Jam një pasardhëse e heshtur

Në mes të dy qiejve, 
Si hëna në errësirën e natës
E humbur e kaluar...

Jam nisur të vij,
Natyrisht të kthehem,
Gjethet bien...
Pa shifra,
pa kode të dheut
Afër trungut të tyre
Ato, ... 
... treten lirshëm.
...

Jam vetëm një qënie e heshtur
Në mes të dy hapësirave
Si nëna në përditësitë e jetës
E malluar e hutuar...

Jam nisur natyrisht...!
Do të kthehem,
Që ju të besoni,
të kuptoni
Se çfarë do të thotë
Të bëhesh shifër me kodin: E huaj!


Dhimbja!

Lindja e femijes eshte dhimbje
Dhe vet femija dhimbje eshte
Atdheu, Nena, Babai dhe Ti...
Qe te gjithe ne dhimbje jemi
Oh dhe poezia eshte dhimbje
Dhe koha...
Ajo qe po iken dhe ajo qe do te vije
Dhimbje jeta e vdekja jan
Dhimbja eshte rilindja jone!

Liria

Asht mëngjes Maji.
Nji prostitutë ban qef
Në krahët e Wilhem Tell- it
Sa për imazh në dorën e mjatë e mbanē
Nji shishe Jak Jonson 
Me të djathtën
Prekë ballin ,flokët, barkun,
Fshinë qiellin
qeshë,qan …
N` ekstazë
Nji lot i rrëshqet mbi një glasë
Tremben pëllumbat
Marrin krah mbi Rhein
E Ndezi nji cigare
Qeshë me vete
Liria lindka në imagjinatë
Dhe vdiska në një glasë…


Do të bëhem dhe

Ai vet është paqja.
Me yje, diell, dashuri e hanë përrreth
Me liri të paskajshme, t`gjatë ,t`gjerë.
Ndërsa unë? Unë jam dilemë, kam mall, kam dhimbje, kam zjarrë
kam buzeqeshje ,ëndërra, me zemër që pulsojnë rimë e hapa të pabindëshem.
Unë jam vesë
mekatare
jam kështu qysh se kam lind
e rrethueme me engjuj ,
ata kur t`duan më marrin, më qojnë lartë
me dashuri, me  zjarrë, ,
dilema , malli, dashuria, dhimbja
treten diku tjeter, si polen lulesh, ndoshta si ujvarë
veç trupi ka me u bë dhe!



Metamorfozë

Kam vendosur të hesht, e

Të shkruaj për një njeri
E për një tjetër që quhet luftë
Për ty, për vete,
Për atë Kala që kurrë nuk e ndërtuam.
Kam vendosur të shkruaj, të hesht
E njëkohësisht të mos hesht, ju dua, e
Ju kam frikë
Frikë
Për ju, për vete, nga ju të gjithë
Në heshtje, në paqe, në luftë,
Kam frikë se do të vdesim një ditë
Pa folur , në heshtje, pa u thënë
Pa u njohur!

Ajo e bardhë do të vijë

Erë e lehtë atë ditë do të fryej
Mjegullën lehtas do të largoi,
Rrezet e diellit mbi majat e lisave do të bien
Frymës, lirine e përbotëshme t`i falin.

Retë e zeza do të zhduken,
Qielli i kaltër, heshtur roje t`më bëjë
Dhe shi do të bie,mallnueshëm kohërave…

Milliona yje atë natë, qiellin do të ndriqojnë
E vetëm dy tre zgjuar do të rrinë
Të shohin në sytë e njëri tjetrit
Pejsazhet e ruajtura kohërash.

Ajo do të vijë e bardhë
Si një mike e mirë, të më qeras
Dhe unë, e qetë do të jem, ju premtoj
Ashtu lirshëm, në maje të bregut
Se, vetëm bregu i qeshë, perëndimit
Dhe lindjes së Diellit.


***

Të endesh rrugëve dhe të numërosh të çmendurit
është fatkeqësi
sepse njëri nga ta mund të jesh dhe ti
i çmenduri një, i çmenduri dy, i çmenduri tre…
një shifër të bartësh mbi supe
e të mos kuptosh nëse je kalbur apo gjallë je
nëse ke një varr apo dy metra qiell.
Shekull i pa fat!
Njerëz te palumtur
buzëqeshje të rreme
zemra pa ujdi
shpirtëra qe mundohen të clirohen nga vetvetja
e zënë rob.
Sa trishtim të jetosh në shekull të ri,
në shekullin njëzet e një.

Cikël poetik nga Besa Hoxha – Beqiri




Besa Hoxha – Beqiri vjen per here te pare per lexuesit e Agjencionit "Floripress"  me nje cikel poetik, por biografia e saj krijuese eshte shume me teper. Ja shkurtimisht disa te dhena:

“Një histori letërsie e ndaluar: Si u ripërjashtuan Fishta, Konica dhe Skiroi nga “Historia e letërsisë shqipe” – SHB “Naimi”, Tiranë 2016

Përmbledhje poetike “Eshtrat e ringjalljes”, Prishtinë 2005

Studim historiko-letrar dhe krahasues “Një histori letërsie e ndaluar”, Tiranë, 2016

Kumtesa dhe punime shkencore

Një histori letërsie e pabotuar (Konferenca e organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” – Prizren)

Një dritare në revistën “Shejzat” për letërsinë e realizmit socialist (Konferenca e Institutit Albanologjikë – Prishtinë)

The Albanian Literature in internet (Konferenca ICRAE 2014 – Shkodër)

“Literatura shqipe” e Justin Rrotës (Revista “Malësia”)

Elementet krijuese dhe kritika e Martin Camajt në revistën “Shêjzat” (“Gjurmime Albanologjike – në botim)

Censorship and self censorship reflected into the History of Albanian Literature (Journal of Modern Education Review, SHBA, në botim).Etj.


Besa Hoxha Beqiri, doktore e shkencave letrare, përveç monografive dhe punimeve shkencore, shkruan edhe poezi. Ajo vije nga Shkupi në Rahovec dhe vazhdon të frymëzohet, në përgjithësi, nga jeta njerëzore dhe posaçërisht me luftën për një jetë më të mirë. Ka publikuar përmbdhjen me poezi “Eshtrat e ringjalljes”. 


BesaHoxhaBeqiri, Literature Science PhD, besides monographies and science work also is writing poems. Coming from Skopje into Rahovec she did continue being inspired by human life in general and specially with fight for better life. She did published the poem book ”Bones of resurrection”. 

Furtunë jete

Ha mishin e kokës së një kafshe
Sa pak që ka ...

E truri i njeriut peshon më tepër

Pse i akuzojnë kanibalistët
Kur kanë qenë më të kursyer


Ringjallja

Shuaj etjen me njomësinë e buzëve
Të jetës a vdekjes ...
Në udhëkryq drejt së panjohurës
Prish busullën me frymëmarrjen e vështërsuar.

Vdekja luan lojë që nuk e fiton
Optimizmi është më i madh se zhgënjimi

Hapëroj përpara me guxim
Drejt shkallëve të qëllimeve
Më e fortë se kurrë.

Dhimbja forcon guximin

Ringjallja hap niansat shumëngjyrëshe të mundësive


Heshtja



(Ti) hesht

Bota rrotullohet

Fjala verbohet

Ëndrra shuhet



(Unë) hesht

E bardha nxihet



Shuaj etjen me fjalë

Vras dëshirën me heshtje



Përsëri …

Flaka e jetës

Gllabëron unin



Heshtje apo dëshirë!?



Kur e tashmja përqesh të djeshmen

E nesërmja do të përbuz të sotmen

Protagonistët ndryshojnë rolet

Ndryshojnë pezmin në përkrahje

E përkrahjen në pezëm vullkanik



(Ai) hesht

Jeta me hapa të shurdhër

Zhduket në pakthim



Biri pështynë të atin në fytyrë

Heshtim …



Nisma



Çdo gjë lundronte në lumin pa brenga

Jeta – lojë e larmishme, pa vizion

vorbull e errët e së nesërmes



U rrita me rritjen e popullit



Keqtrajtimi e jeta me frikë

i afroheshin fundit



E nesërmja ishte e turbullt



Njerëzit vdisnin çdo sekondë nga pasiguria



Vdekja – …. e pastër



Udhëkryqi mes dy realiteteve


Mes dy dimensioneve kohore

Ëndrra përshëndet përjetësinë



E vërteta në mes

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...