Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/07

Fatos Lubonja: Si me arrestuan me babain e xhaxhain, dhe frika nga akuzat se donim te vrisnim Enver Hoxhen

Fatos Lubonja , lindi në Tiranë në vitin 1951, është humanist dhe shkrimtar shqiptar.

Mbaroi studimet për fizikë në vitin 1974 në Universitetin e Tiranës.U akuzua dhe arrestua për shkrimet që iu gjetën të fshehura, për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit dhe për to u dënua 7 vite burgim. Në vitin 1979 u arrestua sërish dhe u dënua sërish edhe 16 vite të tjera burgim, me akuzën si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare. Nga burgu u lirua në vitin 1991, pas shtatëmbëdhjetë vitesh burgim.Nga koha e lirimit gjer në vitin 1993 punoi si sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Në vitin 1994 themeloi revistën "Përpjekja". Në vitin 1997 u zgjodh lider i Forumit për Demokraci.

Veprat letrare:

"Në vitin e shtatëmbëdhjetë", 1994
"Ploja e mbrame", 1994
"Ridënimi", 1996
"Liri e kërcënuar"
"Trashëgimia kulturore e Shqipërisë në rrezik", 1999

Etj.


Fatos Lubonja: Si me arrestuan me babain e xhaxhain, dhe frika nga akuzat se donim te vrisnim Enver Hoxhen


“Afro një vit pas Plenumit IV unë jam arrestuar, vetë i katërt, së bashku me babain, xhaxhain dhe burrin e hallës, pasi Sigurimi, nëpërmjet agjentëve të tij, arriti të marrë informacion se në shtëpinë e xhaxhait gjendeshin të fshehura disa armë të babait (trofe të Luftës).

Aty, gjatë kontrolleve, gjetën të fshehura edhe materiale të tim eti dhe shkrime të miat: një antiroman, poezi dhe ditarët e pesë viteve universitet, që i kisha fshehur pasi kishin përmbajtje kundër regjimit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë time m’u gjet edhe një letër kundër Enver Hoxhës, që ma kishte dërguar im atë nga Lezha, ku gjendej asokohe gjysmë i internuar.

U gjenda, pra, përballë këtyre fakteve që hetuesit i kishin të përforcuara dhe me dëshmi të të arrestuarve e dënuarve më parë, me dëshmitarë nga jashtë e përgjime të teknikës operative që kishin kryer.

Gjëja më e frikshme ishte kërcënimi lidhur me armët që donin të na i vishnin si përgatitje për të vrarë Enver Hoxhën, d.m.th., terror.

Janë situata, që, kush i ka provuar, e di mirë se ç’do të thonë. Hetuesia luante me ty si macja me miun, pasi ti nuk dije as se ç’thoshin të tjerët jashtë e brenda, ndërkohë që ata të kishin futur dhe spiunin e birucës në qeli. U përpoqa të mbroj veten, duke mohuar akuzën për terror dhe, kur erdhi puna për të shpjeguar se pse kisha shkruar ato gjëra, si dhe pse im atë kishte shkruar një letër aq të rëndë kundër Enver Hoxhës, u përpoqa të reduktoja gjithçka në pakënaqësitë tona personale.

Se të thosha të vërtetën që mendoja, se e keqja nuk ishim ne, por regjimi dhe Enver Hoxha, kjo ishte barazi me vetëvrasje dhe, për fat të mirë a të keq, më mungonte ky guxim.

Kur kam parasysh se edhe pa gjetur armë të fshehura e dokumente ku udhëheqësi cilësohej si “idiot”, shumë të arrestuar kanë pranuar akuza për agjenturë e komplote e terror, them se, me papërvojën që kisha, kemi shpëtuar mirë vetëm me akuzën për agjitacion e propagandë.

Merita kryesore për këtë e pati im atë, i cili mohoi se armët ishin të tijat, mohoi se letra ishte për Enver Hoxhën, por ai kishte edhe më shumë përvojë, ishte edhe më trim”, shkruan Lubonja.

Akademik Prof.Dr. Esad Mekuli, themelues i letërsisë shqipe në Kosovë




Akademik Prof.Dr. Esad Mekuli në 100-vjetorin e lindjes është cilësuar si themelues i letërsisë shqipe në Kosovë. Këtë dhe vlerësime tjera janë dhënë për Mekulin si krijues të martën në tryezën shkencore “Esad Mekuli në 100-vjetorin e lindjes”, që është organizuar dhe mbajtur të martën në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, institucion ky që për kryetar të parë kishte vetë letrarin e lindur më 1916 në Plavë të Malit të Zi.
Po në këtë ditë kryetari i AShAK-ut, Hivzi Islami, ia ka dorëzuar së bijës së Mekulit, Drita Mekuli, Dekoratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Letrarin e ka dekoruar post mortem me Medaljen Presidenciale të Meritave, e cila u jepet atyre që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta, si në arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri e shërbim civil.

Me këtë rast, kryetari i AShAK-ut, Hivzi Islami, e ka konsideruar poetin e shkrimtarin Mekuli si krijues të veçantë.

“Mekuli ishte në ballë të kulturës shqiptare në Kosovë për mbase 40 vjet”, ka thënë akademik Islami.

E bija e Esad Mekulit - i cili ka vdekur në Prishtinë më 1993 - ka thënë se gjatë jetës, babai i saj ka marrë shumë mirënjohje, medalje e dekorata. “Ashtu i dashur dhe i respektuar me një shpirt të mirë, humanist pa kufi, altruist, njeri i cili deri në fund të jetës ka punuar pa ndërprerë në ngritjen e nivelit kulturor të popullit të tij, ngritje e të cilit nivel ai ka qenë thellësisht i bindur se ua hapte të gjitha shtigjet tjera popullit të tij”, ka thënë Drita Mekuli. E ka konsideruar si të veçantë Medaljen Presidenciale të Meritave. “Sido që të jetë kjo medalje është e rëndësisë së veçantë për familjen e tij, se është e vetmja që jepet nga shteti i Kosovës. Shteti i Kosovës që në kohën e babës ka qenë një ëndërr e bukur, për të cilën vlen të sakrifikohet dhe të punohet vazhdimisht”, ka thënë Mekuli.

E studiuesit e veprës së këtij shkrimtari kanë paraqitur kumtesat e tyre që flasin për punën e Mekulit nga kënde të ndryshme.

Akademiku Mehmet Kraja krejt në fillim të kumtesës së tij, “Esad Mekuli dhe ‘Jeta e Re’” ka kritikuar studiuesit e letërsisë, përfshirë edhe veten, sa i përket mosshpërfaqjes së bindjeve ideologjike të shkrimtarëve. Ka thënë se ky trajtim jo i drejtë vazhdon edhe në kohën më të re, kur raportet e disa individëve-shkrimtarë me pushtetin përligjen, kurse raportet e disa të tjerëve konsiderohen të papranueshme.

“Esad Mekuli kishte qenë pjesëmarrës i Luftës Nacionalçlirimtare, ishte komunist me bindje, madje nga ata komunistët që zhgënjehen, por nuk zmbrapsen aq lehtë, siç kishte bërë miku i tij i afërt, Hivzi Sulejmani. Me revistën ‘Jeta e re’, Esad Mekuli u bë themelues i letërsisë shqipe në Kosovë”, ka thënë Kraja. Sipas tij, sa i përket kësaj letërsie, duhet të pranohet se Mekuli nuk e themeloi duke u mbështetur në parimet e realizmit socialist, siç bënë bashkëkohësit e tij në Shqipëri, as duke u mbështetur në letërsinë e traditës, por mbi parimet kërlezhiane të letërsisë jugosllave, që mund të quhet një variant jugosllav i realizimit socialist, siç ishte varianti jugosllav i socializmit. “Për të bërë një letërsi të këtillë në Kosovë, për t’ia vënë themelet një letërsie të këtillë, Esad Mekuli përballej me probleme të shumta. Mungesa e traditës letrare ishte një faktor kufizues. Prapambetja e përgjithshme, veçmas prapambetja kulturore gjithashtu”, ka thënë Kraja.

Sipas tij, Mekuli kishte kundër vetes, në njëfarë mënyre, edhe klasën politike kosovare, dogmatike dhe të paarsimuar, e cila nuk i pranonte dhe i refuzonte në mënyrë kategorike standardet jugosllave të socializmit liberal. “Për këtë klasë politike parimet krijuese që i kishte shpallur Kërlezha më 1956 ishin të largëta dhe të mjegullta dhe, po të zbatoheshin në Kosovë, në këndvështrimin e tyre ishin antiparti”, ka thënë Kraja. Sipas tij po në këto vite dhe në vitet më të vona ’60 dhe ’70, Mekuli filloi të kishte kundër vetes edhe idenë e socializmit si proces botëror. Ka thënë se së voni ai filloi të kishte kundër vetes lexuesin e Kosovës, që nisi të edukohet nga letërsia e realizmit social-romantik të Shqipërisë, madje filloi të kishte kundër edhe integralistët jugosllavë, midis tyre shkrimtarë të shquar të letërsisë të sapobërë të Kosovës, “të cilët ende flitnin serbisht në mbledhjet e partisë në ‘Rilindje’”. “Në pikëpamje të ideve dhe të praktikës letrare, Esad Mekuli mbeti i pandryshuar: një “kërlezhian” i vitit 1956”, ka thënë Kraja.


Image result for esat mekuli

Akademiku Sabri Hamiti, nëpërmjet kumtesës së tij, “Esad Mekuli: ‘Për ty” ka thënë se libri “Për ty” i Mekulit, që doli më 1955 në Prishtinë, u pa menjëherë si një ngjarje letrare, madje kulturore. Ka thënë se ishte libri i parë poetik i një autori vendës, i autorit që tashmë ishte bërë autoritet, si krijues e veprimtar kulturor. Sipas Hamitit për më tepër, libri i Mekulit, u bë libër-kult për brezin e mëpastajmë, dhe më e rëndësishmja, mbeti libri themelor i autorit.

“Libri përmbledh krijimtarinë poetike të Esad Mekulit të shkruar për dy decenie, rreth 30 poezi, dhe është i strukturuar me një ndërgjegje krijuese, kulturore e historike. Nis me poezinë programore ‘Popullit tim’, që është një eksplikim i titullit përkushtues ‘Për ty’ të librit”, ka thënë Hamiti, i cili ka analizuar disa vjersha të Mekulit.

Profesori universitar i letërsisë, Nysret Krasniqi, ka thënë se duke e parë poezinë si medium të emancipimit dhe të këndimit përparimtar, Esad Mekuli veproi fuqishëm në kulturimin e hapësirës letrare të Kosovës. Nëpërmjet kumtesës së tij “Esad Mekuli:Verbi poetik si burim socio-ideologjik”, Krasniqi ka thënë se veprimi i tij social e ideologjik i Mekulit ndikoi në jetësimin e poezisë së angazhuar të Kosovës, e cila u realizua fuqishëm nga autorët e tjerë sidomos në vitet ‘50 dhe ‘60. ”Tashmë krijuesit e rinj të asaj kohe kishin një model pajtimi apo mospajtimi, i cili ndikonte në rritën mendimtare për poezinë shqipe në Kosovë. Ata që e donin përshtatjen me vijën ideologjike nëpër udhën historike të Kosovës kishin model poezinë e Esad Mekulit, duke avancuar në poezinë e tyre vetëm në plotësime të ndjeshme motivore e stilistike”, ka thënë Krasniqi. Sipas tij në nisjen vetmitare të Kosovës, Esad Mekuli ishte prijatar e zë i fuqishëm i përparimit.

Pikëpamjet e tyre për krijimtarinë e Mekulit i kanë paraqitur edhe akademik Ali Aliu, Bashkim Kuçuku, Kujtim Shala, Shaban Sinani, Ymer Çitaku, Kristaq Jorgo, Fadil Grajçevci e Nehat Sopaj. Para dhjetë ditësh familja e Mekulit ia ka dhuruar bibliotekën personale të poetit bibliotekës kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”.


*******

Nga Agjencioni Floripress

Image result for esat mekuli

Esad Mekuli (1916 - 1993) poet dhe personalitet i shquar nga Kosova.

Esad Mekuli është poeti i parë dhe më i njohur i Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Plavë, më 17 dhjetor 1916 dhe vdiq në Prishtinë më 1993. Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhepse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jofetar.

 Esad Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm-gjimnazin e filloi në Pejë, për ta vazhduar pastaj në Prizren e Sarajevë, ndërsa e përfundoi në Pejë në vitin 1936.

Menjëherë pas kryerjes së shkollimit të mesëm u regjistrua në fakultetin e veterinarisë në Universitetin e Beogradit, të cilin e vazhdoi në pastaj në Zagreb e në Italia. Në këtë fushë, ai edhe doktoroi në Beograd në vitin 1959. Si nxënës i shkollës së mesme, por edhe si student dëshmoi se është përparimtar dhe çdo herë gjendej në rrethin e atyre që e kritikonin regjimin e kohës.

Image result for esat mekuli


Pikërisht për këtë ai ndërroi shumë shkolla të mesme dhe fakultete. Madje edhe mjaft shpesh u burgos. Tri herë është burgosur, dhe ka rënë në duar të famëkeqit Kosmajc-shef i policisë. Më së vështiri e ka pasë kur ka kundërshtuar traktin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.

Esad Mekuli ishte aktivist i dalluar dhe bartës i jetës kulturore të studentëve. Në Beograd ishte edhe redaktor i fletorës Beogradski student. Në këtë sferë siç ka thënë vetë, si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrja, për të damkosë këtë të keqe në mesin e shqiptarëve.

 Pastaj ka shkruar punime sociale në revistat e ndryshme, si: Venac – Beograd, Mlladost – Zagreb, Podmladak jadranske Staze – Split, Granit – Podgoricë, Novi Behar – Sarajevë, Student – Beograd e të tjera.

 Në këto revista ka shkruar në gjuhën serbe, dhe çdo herë ka shkruar për popullin e vet – shqiptarët, të cilët i ka mbrojtur kur të tjerët i kanë akuzuar. Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq "Gllavinjaqa", prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941.

Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare. Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit.

Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Në fund të vitit 1943 ai i bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale partizane Lirija.

Edhepse shkencëtar, Esad Mekuli, punës krijuese nuk iu nda kurrë. Ai pas Luftës së Dytë Botërore, punoi punë të profesionit të vet, por ishte edhe redaktor në gazetën e vetme shqipe Rilindja e pastaj themeloi revistën letrare Jeta e Re ku arsimoi gjenerata të tëra të letrarëve, të cilët edhe e pagëzuan bard të letërsisë shqipe në Kosovë e më gjërë. Megjithatë, edhe vetë shkroi dhe bashkëpunoi me shumë gazeta e revista shqipe, si: Rilindja, Zëri i rinisë, Fjala, Pionieri, Përparimi, Shëndeti në Prishtinë, Flaka e vëllazërimit të Shkupit dhe me ato në gjuhën serbe: Jedinstvo e Stremljenje të Prishtinës, Borba, Politika, Književne novine, Mostovi të Beogradit, Pobjeda dhe Stvarenje të Pdgoricës, Bagdalla të Krushevcit, Republika dhe Forum të Zagrebit.

Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas.

Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare. Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera.

Punimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore.

Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha. Vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993.

Tituj të veprave

Për ty  – Prishtinë, 1955
Dita e re – Prishtinë, 1966
Avsha Ada – 1971
Vjersha – 1973
Brigjet – 1981
Rini e kuqe – Prishtinë, 1984
Në mes të dashurisë dhe urrejtjes – Tiranë, 1986
Dita që nuk shuhet – Prishtinë, 1989

Mitrovica ndahet, Ministrja për Dialog Edita e Tahiri “krihet”


Ministrja për Dialogun Edita Tahiri “krihet”

Mitrovica po barrikadohet, ndërkohë Ministrja për Dialogun Edita Tahirin, është “zhdukur”, dhe nuk reagon. Bisedimet në Bruksel, revitalizimi i urës, duket se janë thjesht një flluskë sapuni. Gënjeshtrat e Tahirit, apo dhe të zyrtarëve të tjerë të Kosovës, po dal,i në dritë, me ndarjen e Mitrovicës në atë jugore dhe veriore.
Një projektim ortografik i globit, ku tregon Bashkimin Europian dhe shtetet e saj anëtare (jeshile).
Shumë marrëveshje janë nënshkruar në Bruksel, por asnjëherë ato nuk janë bërë publike, por janë ruajtur në terr. Pak ditë më parë zyrtarisht u deklarua, se u arrit marrëveshja për drejtësinë dhe se gjykata dhe prokuroria do të fillonin fuknsionimin normal në veri, pikërisht aty ku kanë qenë institucionet përkatëse.

Por, tashmë pas ngjarjeve të fundit, duket se do të vihet në pikëpyetje zbatimi edhe i kësaj marrëveshje. Siç, kanë raportuar mediat, së fundmi, në veri të Mitrovicës, po dyshohet se po ndërtohet një mur i lartë për të ndarë fizikisht këtë pjesë të qytetit me atë jugore.


Kryetari i veriut Goran Rakiqi ka thënë për mediat se aty nuk po ndërtohet kurrfarë muri, por po punohet ashtu siç është paraparë me projektin për revitalizimin e urës për të cilin janë dakorduar në Bruksel, Prishtina e Beogradi.

Sipas tij, aty është duke u bërë nivelizimi i zonës për këmbësor nëpër të cilën nuk do të mund të kalojnë automjetet. Por, sipas kryetarit të Komunës së Mitrovovës, Agim Bahtiri muri që po ndërtohet nuk ka qenë në projektin për revitalizimin e urës dhe për këtë ndërhyrje është lajmëruar Brukseli

Incidenti në ashensor, Daçiq i tha Hoxhajt në Beograd: Nuk dua të të vrasë



Prof.Dr. Hoxhaj  dhe Ivica Daçiq


Gjatë vizitës së parë në Beograd si Ministër i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj pati një incident. Ashensori me të cilin po ngjitej në ndërtesën ku do të bisedonte me Ivica Daçiçin pësoi defekt dhe humbi lartësinë. Për fat të mirë, të gjithë dolën jashtë nga kati i nëndheshëm i ndërtesës.

Ministri i Jashtëm serb ka shpenzuar shumicën e energjive të tij në punë për të sabotuar shtetin e ri të Kosovës, por ky incident nuk ishte në planet e tij.

Në oborrin e ndërtesës iu afrua dhe i tha kolegut shqiptar se ashensori ishte prishur papritur.

“Dua ta kuptosh që askush nuk po përpiqet të të vrasë”, tha Daçiqi.

Hoxhaj nuk e kishte humbur toruan nga incidenti.

“E kuptoj”, iu përgjigj ai. “Ashensori u rrëzua sepse Kosova, ndonëse një shtet i ri, ka peshë të madhe në fushën ndërkombëtare”.

Historia e mësipërme është një prej anekdotave interesante që shfaqen aty-këtu, në librin “Ngritja e një shteti” nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, ja kush është “qeni i tërbuar” i betejave



Sekretar të Mbrojtjes është gjenerali në pension James Mattis


Njeriu i zgjedhur nga Donal Trump për Sekretar të Mbrojtjes është gjenerali në pension James Mattis. Ai ka shërbyer si Komandant i Komandës Qendrore Amerikane, e cila drejton operacionet në Lindjen e Mesme, si dhe si Komandant i Forcave Supreme të NATO-s.

Përkushtimi ndaj misionit që ka treguar përballë forcave armike në Afganistan dhe Irak u bë shkaku që mori nofkën “qen i zemëruar” – një epitet që në gjuhën angleze reflekton reputacionin dhe respektin që ai gëzonte si një komandant që nuk njihte sprapsje, që nuk epej kollaj.

“Si ushtarak, si marins, ai ka vepruar gjithnjë me besnikëri ndaj kontigjentit të tij; ndaj ushtarëve që shërbenin me të. Kur e takova për herë të parë në Nangahar të Afganistanit, në një kohë që kishte plasur një betejë e ashpër në 2006, pashë që ishte një komandant me një fuqi të madhe frymëzuese. E di që unë gjeja frymëzim prej tij,”thotë Gjenerali John Nicholson.

ourview120616


Ekspertët vënë në dukje që ai është edhe ushtarak, edhe studiues.

“Ai konsiderohet si një ndër njerëzit me bagazhin më të madh të njohurive nga librat si dhe nga eksperienca në terren në këtë brez gjeneralësh,” thotë Michael O’Hanlon i Institutit Brookings.

Analisti Michael O’Hanlon beson se eksperienca dhe përgatitja e tij e kanë bërë Gjeneralin Mattis më praktik se shumë komandantë të tjerë lidhur me vlerën dhe të metat e fuqisë ushtarake.

“Është gjë e mirë që një ushtarak me përvojën dhe kredibilitetin e Gjeneralit Mattis po këshillon Donald Trumpin, pasi zoti Trump do t’ia dëgjojë fjalën një njeriu të tillë dhe mendoj se do të jetë më i prirur të bindet nga argumentet për të mos përdorur forcën, nëse ia sugjeron dikush si Gjenerali Mattis”.
Image result
Para se të konfirmohet kandidatura e tij, Kongresi duhet të miratojë një përjashtim nga ligji që ndalon emërimin e gjeneralëve në postin e shefit të Pentagonit, pa mbushur shtatë vjet në pension nga karriera ushtarake. Mattis ka qenë në pension prej tre vjetësh.
Ligji synon të krijojë një shkëputje kohore mes shërbimit ushtarak dhe udhëheqjes civile të departamentit.
Kongresi e ka bërë më parë një përjashtim të tillë kur lejoi Gjeneralin e Luftës II Botërore, George Marshall të shërbente si sekretar i mbrojtjes në 1950.

Flet me refugjatët sirianë që erdhën në Kanada, kryeministri shpërthen në lot

Canadian Prime Minister Justin Trudeau cries as he talks to Syrian refugees,who he first welcomed






Kryeministri kanadez Justin Trudeau shpërthen në lot derisa ka biseduar me disa refugjatë nga Siria


Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka shpërthyer në lot derisa ka biseduar me disa refugjatë nga Siria, të cilët ai iu uroi mirëseardhje në Kanada vetëm një vjet më parë.

“Me të ju parë sot këtu, thash me veten që nuk do të emocionohem për këtë, por natyrisht që është një moment i mrekullueshëm për mua”, është shprehur Kryeministri Trudeau, gjatë këtij takimi.

Është Vanig Garabedian dhe familja e tij të cilët arritën nga Aleppo në Kanada, në dhjetorin e vitit 2015.

Vanig me profesion është doktor sirian derisa ai shpreson se edhe në Kanada do të ushtrojë profesionin e tij.

Ndërkaq, kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka thënë se takimi me ta përsëri ishte me të vërtetë emocionues dhe tejet prekës.

Ai po ashtu gjatë qëndrimit të tij përballë familjes refugjate në fjalë, ka thënë se me këtë rast ka kuptuar se çfarë reflekton për të mirë në Kanada.

Por Vanig dhe pasi ka kaluar një vjet që kur ka arritur në Kanada, ai çdo herë rikujton fjalët që Kryeministri Trudeau i kishte thënë kur ai kishte arritur nga Aleppo, transmeton klankosova.

”Ti po e lë shtëpinë tënde dhe këtu po iu uroi mirëseardhje me dy fjalë ”Mirësevini në shtëpinë tuaj” i kishte thënë kryeministri kanadez një vjet më parë refugjatit sirian dhe familjes së tij të cilët kishin ikur nga gjendja e luftës në Aleppo për një jetë më të mirë në Kanada.

Me të dëgjuar këto fjalë nga kryeministri kanadez, Vanig thotë se nga ai moment ”jam krenar që qëndroj në këtë vend”.

”Por tani dhe pas një viti, unë ndihem edhe më shumë krenar që jam kanadez tashmë sikurse që jam ndier gjithmonë krenar që jam një sirian”, është shprehur Vanig në takimin e tij me Kryeministrin Trudeau.

Vetëm në vitin e kaluar më shumë se 35 mijë refugjatë sirianë kanë hyrë në Kanada.

Për më shumë ja dhe videoja e më poshtme tregon momentin emocional kur Kryeministri i Kanadasë fillon të qajë në takimin e tij me refugjatët sirianë.


Donald Trump zgjidhet ‘Njeriu i Vitit’

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është përcaktuar si Njeriu i Vitit 2016 nga revista amerikane “Times”.


Njoftimi është në internet në faqen e revistës. Ky çmim vendoset nga redaktorët e “Times” dhe u jepet një personi apo një grupi të cilët kanë pasur ndikim të madh në lajme, qoftë për mirë apo për keq.
Image
Dhe sipas tyre, Donald Trump ka qenë personazhi më i përfolur në media në të gjithë botën për shkak të deklaratave të tij. Gjithashtu fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane befasoi jo pak njerëz.




Amerika t’i japë fund “ciklit shkatërrimtar të ndërhyrjeve dhe kaosit"

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ritheksoi dje vizionin e tij për një politikë të jashtme amerikane jo-ndërhyrëse, duke përsëritur ato që tha gjatë fushatës elektorale, se ai nuk dëshironte që forcat amerikane të luftonin, siç u shpreh ai, “në zona që ne nuk duhet të përfshihemi.” Duke folur gjatë një tubimi falenderimi për mbështetësit e tij në Karolinën e Veriut, zoti Trump tha se fokusi i tij do të jetë mundja e terroristëve, përfshi këtu grupin e vetquajtur Shteti Islamik.

“Unë do ta autorizoj përdorimin e forcës ushtarake vetëm kur bëhet fjalë për interesat jetike tësigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Nuk duam një ushtri të dobësuar, të shpërndarë kudo në botë, në zona ku nuk duhet të ishim të angazhuar. Tani e tutje, Amerika do të jetë e para. Nuk do të nxitojmë për të përmbysur regjime të huaja, për të cilat nuk dimë asgjë, ku nuk duhet të jemi të përfshirë.”

Ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin fund asaj që ai e quajti “cikël shkatërrimtar ndërhyrjesh dhe kaosi”.

Zoti Trump premtoi të forcojë ushtrinë, por tha se qëllimi do të jetë për të treguar forcë dhe jo agresion.

Gjatë fushatës elektorale, ai kishte përmendur disa herë se NATO dhe aleatët e tjerë nuk po mbajnë barrën financiare që u takon, dje zoti Trump u shpreh se ai kërkon të forcojë miqësitë e vjetëra dhe krijojë miqësi të reja.

Në të njëtin tubim, zoti Trump njoftoi zyrtarisht se ka zgjedhur gjeneralin në pension James Mattis për postin e sekretarit të mbrojtjes.

Zoti Mattis ka shërbyer në krye të Komandës Qendrore Amerikane që drejton operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme si dhe ka qënë Komandant Suprem i NATO-s.

Gjenerali në pension do të ketë nevojë për një autorizim të posaçëm nga Kongresi për t’u konfirmuar në krye të departamentit të mbrojtjes. Përndryshe, ai nuk mund të shërrbejë si Sekretar i Mbrojtjes pasi ligji kërkon një pauzë shtatë vjeçare për ish ushtarakët që të sherbejnë në këtë post. Ai ka më pak se katër vjet që ka dalë në pension

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...