Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/10

Si të mbijetosh, po të jesh me HIV



Miglena Ivanova

Ivanço dhe Marijka janë protagonistë të historive të grumbulluara në një “Manual për mbijetesë (apo jo) për njerëzit me HIV”, krijuar nga Asociacioni bullgar për planifikimin familjar dhe shëndetin seksual. Autorët e tij janë “Grumbulluesi i shpirtrave të rëna” – Milen Çavrov, aktivist prej shumë kohe, i cili punon mbi problemet e lidhura me HIV-in/SIDA-n dhe të drejtat e pacientëve dhe “Zana e së drejtës” – Ivana Murxheva, këshilltare juridike e fondacionit “Shpresa kundër SIDA-s”.

“Ideja ishte të shkruheshin këshilla të thata për mënyrën në të cilën jetojnë dhe mbijetojnë njerëzit e infektuar me virusin e SIDA-s. Mirëpo, unë pasi mendoja shumë kohë, vendosa se shkrimi i këshillave të thata, të cilat nuk janë gjithmonë të aplikueshme, nuk është ideja më e mirë”, thotë Milen.

Kështu në faqet fillojnë të jetojnë një jetë të re historitë e Ivanços dhe Marijkës, të cilët mund të jenë edhe të varfër, edhe të pasur, edhe persona VIP, edhe të panjohur, edhe të arsimuar, edhe analfabetë, edhe nga ndonjë qytet i vogël në provincë, edhe nga qyteti më i madh në shtet. Por të gjithë ata janë të damkosur. I quajnë “Njerëzit, të cilët jetojnë me HIV”, ose me ironi “pacientët pozitivë”. Historitë e tyre mund ta shndërronin librin në një vepër shumë zbavitëse, në qoftë se ajo nuk na mbushte edhe me zemërim, edhe me trishtim. Ato janë grumbulluar në vazhdim të 20 viteve dhe janë publikuar , që të na rrëfejnë historitë E TË TJERËVE, të atyre, të cilët dërgohen në spitale më të ndryshme, por gjithmonë ka ndonjë rast më urgjent. Këto histori na tregojnë jetën e njerëzve me HIV, e cila është plotë vështirësi, por kjo mund të jetë jeta e çdo një prej nesh. Këto janë gjithashtu histori për guximin dhe dëshpërimin, për luftën me paragjykimet, të cilat nuk kanë ndryshuar gjatë dekadave të fundit.


Manuali për mbijetesë (apo jo) për njerëzit me HIV

Manuali për mbijetesë (apo jo) për njerëzit me HIV


“U lodhëm të shohim nënat, të cilat nuk i çojnë fëmijët e tyre në kopshtin e fëmijëve, sepse “atje ka një fëmijë, që ka nënë me HIV”. Kemi parë mjekë, të cilët nuk duan të operojnë, sepse kanë dëgjuar se ky pacient ndoshta është infektuar me virusin e SIDA-s, madje po të bëhet fjalë për operacion të ngutshëm. Kemi parë se si një njeri me HIV e viziton mjekun, ose dentistin dhe thotë “Kini parasysh se unë jam me HIV” dhe pas kësaj njeriu me përparësen e bardhë i përgjigjet: “Ja dera!” Kjo do të thotë se sa shumë janë njerëzit në bashkësinë tonë mjekësore, të cilët e dinë për se bëhet fjalë, e dinë se si njeriu infektohet dhe çfarë duhet të bëjnë, por megjithatë nuk i përkrahin këta njerëz” – deklaroi në prezantim prof. Radka Argirova, kryetare e Shoqatës Bullgare të Virusologjisë Mjekësore, anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare për SIDA-n (International AIDS SOCIETY) dhe nënvizoi:

“Të gjithë e dini se ka një shkencë – epidemiologji dhe më konkretisht epidemiologji infektive. Në librat mësimore edhe sot e kësaj dite është shënuar se parimet kryesore të luftimit të sëmundjeve ngjitëse janë: së pari të zbulojmë atë që i shkakton, së dyti të izolojmë atë që i provokon dhe së treti të izolojmë njeriun e infektuar, që të mos përhapet sëmundja përkatëse. Me se luftojmë në fakt? Me njeriun, apo me virusin? Në tërë përvojën tonë 30 vjeçare ne vazhdimisht sikurse luftojmë me njerëzit me HIV dhe kjo nuk duhet të vazhdojë më shumë.”

Këtë vit mbushen 30 vjet nga diagnostikimi i mbajtësit të parë të HIV-it në Bullgari. Sot në plan botëror në çdo një sekondë të gjashtë një njeri infektohet me virusin HIV.

Çfarë është situata në Bullgari?

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë deri më 25 nëntor 2016 88 për qind e të regjistruarve të fundit me infeksionin HIV në vend janë infektuar në mënyrë seksuale. Që nga fillimi i këtij viti janë regjistruar akoma 194 njerëz me HIV dhe kështu numri zyrtar i të infektuarve me HIV në Bullgari është 2 460 veta. Po ruhet tendenca që numri i burrave të regjistruar kohët e fundit të jetë mbi 5 herë më i madh nga numri i grave. Më i prekur është grupmosha nga 30 deri në 39 vjeç.

Kultura e lirisë dhe doktrina e robërisë



Presidenti që vjen nga kultura e lirisë


Presidenti që vjen nga kultura e lirisë

NGA ISMAIL SYLA

Hashim Thaçi, tashmë president, me një integritet të lart si lider, udhëhiqet nga ëndrra përtej një posti, sado i lartë që të jetë. Dy ëndrrat e tij i ka realizuar, atë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Në radhë është ëndrra e tretë: integrimi në BE, NATO dhe OKB

Kultura e lirisë dhe doktrina e robërisë

Hashim Thaçi, president i Kosovës që nga 7 prilli 2016, pas një karriere të ngjeshur politike, është njeriu i parë i shtetit të Kosovës. Bazamenti dhe prejardhja e tij themelore politike është lufta çlirimtare e Kosovës. Për dallim nga politikanët e Ballkanit, që në skenë qëndruan mbi programe e doktrina të ndryshme, Hashim Thaçi i përket brezit të politikanëve që u brumosën dhe u kultivuan në vlerat e krijimit të lirisë për vendin e tyre. Në kuadër të përpjekjeve për çlirimin e Kosovës, ai është njëri ndër themeluesit e organizatës politiko ushtarake më të suksesshme shqiptare, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gueriles më të suksesshme të shekullit njëzet (Tim Judah).

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u zhvillua brenda territorit të Kosovës, në mbrojtje të popullatës autoktone, kundër një shteti me polici, ushtri dhe administratë robëruese për një shekull, kundër sundimit të Beogradit. Prandaj, shlirë mund të thuhet se Hashim Thaçi është politikan dhe burrështetas që vjen nga kultura e lirisë. Në Ballkan, e sidomos në shtetin që sundoi për një shekull Kosovën, në Serbi u ngritën figura politike, ushtarake, akademike që bazë themelore kishin shkollën për shfarosjen, shpërnguljen, vrasjen, burgosjen, dëbimin dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe ndaj popujve tjerë të ish Jugosllavisë, ku në këtë linjë u bënë bashkë edhe institucione si akademia, kisha, ushtria, policia etj.

Pra, kemi dy modele, dy profile rrënjësisht të kundërta. Kultura e lirisë përballë doktrinës së robërisë (pushtimit të tjetrit), sepse kjo e fundit nuk meriton të tipologjizohet me fjalën “kulturë”.

Më poshtë do të skicohen disa nga pikat më kulmore të biografisë politike të Presidentit Hashim Thaçi, në kohën kur ziejnë jo pak qëndrime kundër tij, njollosje dhe etiketime të pabaza, qoftë në shtypin elektronik vendor, qoftë në Serbi, qoftë edhe në disa media ndërkombëtare. Personalisht, konsideroj se janë të padrejta. Në planin ndërkombëtar këto sulme kanë motive dhe objektiva të ndryshme, ndërkaq, në rrafshin e brendshëm shoqërohen dhe bazohen në urrejtje patologjike, raciste, kundërnjerëzore, me elemente xhelozie dhe inati personal kundër tij.



Koha e rezistencës

1.

Kur u varros studenti Sami Ramë Babaj nga Llausha e Skenderajt më 30 maj 1992, i vrarë nga policia serbe, Hashim Thaçi si prorektor student mbajti një fjalim frymëzues dhe qortues njëkohësisht. Ai fliste në emër të rinisë studentore, dhe u bënte apel “subjekteve politike, shoqatave, sindikatave që t’i hapin sytë dhe të punojmë më shumë për çlirim, se përndryshe të gjithë do të përgjigjemi para historisë”. Ai, në fund të fjalimit do t’i përmblidhte tri modele të rezistencës, që përfaqësohen me tri simbole: grushti, dy gishtërinjtë dhe një gisht, ai këmbëzës së pushkës: “Përndryshe populli di edhe vetë të organizohet siç diti çdo herë, pas Luftës së Dytë Botërore të vazhdojë me grushtin e bashkimit lart, të vazhdojë me dy gishtërinjtë dhe di ta përfundojë me një gisht si rrugë dhe mundësi e vetme për komunikim dhe çlirim të Kosovës nga Serbia.”

2.

Në fshatin Kollar të Kërçovë, 24 mars 1993, mbahet një Mbledhje konsultative e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPK-së së ardhshme). Në këtë mbledhje ishin të pranishëm veprimtarë me një të kaluar të pasur politike klandestine brenda kësaj organizate. Hashim Thaçi (25 vjeç) në këtë mbledhje do të tregojë qartë se kjo organizatë kishte arritur maksimumin e aktivitetit politik joproduktiv. Përmes një diskutimi kërkon ndërrim të kursit. “Qëndrimi im ka qenë i qartë dhe shumë i prerë: Ose duhet vazhduar luftën e armatosur, ose LPRK-ja duhet të shpërbëhet.” Pas kësaj fjale, dy veprimtarë seriozë të LPRK-së do t’i thonë Thaçit: “Ke të drejtë, nëse mund të qëndrosh, vazhdo!”

Kjo kërkesë e vendosur për të shënuar kthesë nuk lejonte rrugë të mesit. “Shumë delegatë përkrahën konceptin tim, por pati edhe të tillë që u zemëruan me qëndrime të tilla. Nuk e çaja kokën fort, sepse organizata kishte nevojë për veprimtarë që të ishin të gatshëm për veprime konkrete, e jo për njerëz që thirreshin në organizimin e rezistencës së armatosur, ndërsa i mbytnin që në embrion idetë dhe iniciativat për veprime kundër Serbisë. Ky ishte momenti i kthesës për organizimin e LPRK-së, vazhdimit dhe zgjerimit të aksioneve në Kosovë, por edhe i rritjes së përgjegjësive shtesë për mua.”, kujton Thaçi momentin kthesë, nga i cili nis formimi i sektorit ë veçantë, i bërthamës, i gjenezës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

3.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1998 -1999) është kapitull i njohur i historisë së re të Kosovës. Në një intervistë ambasadori Wolfgang Petrisch në pyetjen se pse pikërisht Hashim Thaçi u zgjodh si person i duhur për të bashkëpunuar me të gjatë luftës, ai përgjigjet se pas kontakteve me përfaqësuesit politikë të UÇK-së, e sidomos me rastin e këmbimit të tetë ushtarëve serbë të zënë rob në ZO të Shalës, kemi parë se atë që e thotë Thaçi ajo realizohet.

Besueshmëria është një element i rëndësishëm që tregon për shkallën e lartë të integritetit tek një personalitet. Kjo cilësi e Hashim Thaçit, e shfaqur së bashku me vendosmërinë maksimale në Konferencën e Rambujesë, është pranuar nga të gjithë pjesëmarrësit e Konferencës, qofshin vendorët, qofshin ndërkombëtarët. Si rezultat i qëndrimit të drejtë politik të palës shqiptare, Konferenca e Rambujesë dhe nënshkrimi i marrëveshjes në Paris ka hapur rrugën e fillimit të bombardimeve të caqeve ushtarake dhe policore serbe nga aleanca më e fuqishme e globit, NATO.

Koha e çlirimit, kostumi blu i mbyllët

Tregimi i sekretarit personal të Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci për “armët” personale të Hashim Thaçit, dy bombat e dorës, në aeroportin e Vjenës më 1999, për të mos rënë i gjallë në duar të sigurimit serbë, si dhe ai për dorëzimin e tyre me të arritur në Paris, për një gazetar të gazetës “The Times” është simbolikisht fillimi i demilitarizimt të UÇK-së, gjegjësisht të Thaçit dhe transformimit të tij në lider të mirëfilltë politik. Që në Rambuje sekretarja amerikane Albriht i kishte sugjeruar Ibrahim Rugovës që të t’i pranojë si partner përfaqësuesit e krahut të luftës duke i thënë se më nuk ishte si më parë: “Tani ke një opozitë” (A. M. Pa Protokoll).

Procesi i transformimit të UÇK-së në Trupë Mbrojtëse të Kosovës kishte qenë një zhvillim politik dramatik. Këtë ngjarje e shënoi edhe gazetari i revistës “Time” Rob Asher, tetor 1999. “Thaçi kërkoi që 600 pjesëtarëve të forcës së re t’u lejohet të mbartin armë, duke e trefishuar numrin e marrëveshjes së arritur... Thaçi, 31-vjeçar, ka ndryshuar me të shpejtë gjatë rrjedhës së konflikt të Kosovë nga një luftëtar i gjallë i papërvojë në artin e politikës në një negociator jashtëzakonisht luftarak: “Ai u hodh në sulm si një dem”, thotë një zyrtar perëndimor i përfshirë në negociata. “Ishte e qartë se ne do të pësonim debakël”, tha ai. Një shtyrje e afatit u arrit, dhe shefi ushtarak i NATO-s, gjenerali Ueslli Kllark, fluturoi për në Kosovë dhe mblodhi të gjithë komandantët kryesorë të UÇK-së.” (Rilindja, tetor 1999)

Më 10 tetor 1999, themelohet Partia e Progresit Demokratik të Kosovës, e cila më 22 maj 2000 mban konventën parë dhe merr emrin aktual Partia Demokratike e Kosovës. Zgjedhjet e para lokale të vitit 2000 treguan se shoqëria kosovare është e dalë nga lufta, nga një robëri e gjatë, nga një prapambeturi e kushtëzuar prej traumave historike. Rezultatet e zgjedhjeve krijuan një pasqyrë të caktuar. PDK doli forcë e dytë politike. Kaosi dhe anarkia e pasluftës iu atribuuan njerëzve të dalë nga lufta dhe kështu PDK pagoi një tagër të caktuar.

Gazetari Mattias Rub i “Frankfurter Allgemeine Zeitung” të 15 janar 2002 shkruan një shkrim me titull “Thaçi është një faktor pushteti”, ku ka të njëjtën frekuencë me mendimin e Albright në Rambuje: “Thaçi që i përket burrave të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare dhe që për realizimin e pretendimeve të tij udhëheqëse nuk veproi me naze, ishte zgjedhur në bisedimet ndërkombëtare paqësore të shkurtit të 1999, në kështjellën e Rambouillet, pranë Parisit, për udhëheqës të delegacionit 17-anëtarësh të shqiptarëve të Kosovës. Para së gjithash, sekretarja e atëhershme amerikane e Shtetit, Albright, i besoi shpejt atij dhe investoi në të si njeriun e së ardhmes - një „poshtërim“ ky nga i cili Rugova deri më tani duhet të mos ta ketë marrë veten... Pas fundit të luftës ajrore të NATO-s dhe marshimit të trupave ndërkombëtare paqësore në qershor 1999, ai e zhveshi shpejt - fizikisht dhe intelektualisht – uniformën dhe e këmbeu atë kundrejt kostumit të parapëlqyer blu të mbylltë.”

Në periudhën 2002 -2004 PDK-ja ishte pjesë e institucioneve me bazë të gjerë proporcionale, në nivel qendror, ndërkaq në opozitë në pushtetin lokal. Prej viti 2004 deri më 17 nëntor 2007 ishte në opozitë të pastër. Në këtë periudhë, e sidomos në atë të viteve 2006 – 2007 në saje të vizionit politik të kryetarit Hashim Thaçi dhe projekteve të premtuara dhe të ekspozuara me një intensitet bindës para elektoratit, u përpunua ideja dhe mekanizmi i fitores. PDK-ja doli fituese e zgjedhjeve lokale dhe qendrore, duke fituar të drejtën që të themelojë qeverinë dhe të drejtojë edhe Kuvendin e Kosovës.



Koha e institucionalizimit, opozitë – pozitë

Ndër të arriturat më të mëdha politike të liderit të PDK-së Hashim Thaçi është fitorja e zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007. Kjo fitore i hapi rrugë që si lideri politik më i votuar në vend të drejtojë qeverinë e parë dhe të dytë si kryeministër i fuqishëm. Derisa kryeministri i parë, Bajram Rexhepi e realizoi mandatin e plotë në saje të formulës së marrëveshjes politike të tri partive themelore parlamentare shqiptare (LDK, PDK, AAK), qeveria 2004-2007 pati kryeministra të brishtë.

Në periudhën e funksionimit të demokracisë në Kosovë, me aq traditë dhe kulturë sa kishte, Hashim Thaçi që në fillim hyri në politikë si një lojtar maratonist, i përgatitur për shtigje afatgjata. Ai që në tetor e vitit 2000 instaloi kulturën e njohjes së rezultatit zgjedhor. Po ashtu, ai u tërhoq një hap prapa, për t’i lënë udhë z. Rexhepi për t’u bërë kryeministër. Me krijimi e kabinetit hije, ai arriti të zhveshë pushtetin përmes paraqitjeve mediale. Në periudhën e të qenit në opozitë përdori vetëm instrumentet demokratike kundër qeverisjes së dështuar. Për të treguar se Kosova ka nevojë të ketë konsensus për çështjet e rëndësisë nacionale, ai merr pjesë aktive në bisedimet e Vjenës lidhur me statusin politik të Kosovës, bisedime që prodhuan dokumentin politik të presidentit Ahtisaari, në bazë të cilit u shpall pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008.

Si kryeministër i pavarësisë, Hashim Thaçi është njeriu më meritor i krijimit të identitetit shtetëror të Kosovës. I modernizimit të infrastrukturës rrugore (autostradat, shkollat, heqja e baltës nga vendbanimet) i ngritjes së mirëqenies sociale, përmes rritjes së rrogave për të gjitha kategoritë shoqërore, i mbrojtjes ligjore të familjeve të dëshmorëve, të invalidëve dhe veteranëve, i shpagimit material për ish të burgosurit, si veprim human, sepse ata janë mbajtur në burg nga administrata e Beogradit. Në periudhën e mandatit të tij si kryeministër Kosova themeloi ministrinë e jashtme, atë të FSK-së, ndërsa u njoh nga 111 vende të botës si dhe u bë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare. Në mandatin e u krijuan kushtet që zgjedhjet lokale dhe nacionale të mbahen në tërë territorin e Kosovës.

Një vlerë e veçantë institucionale e liderit Hashim Thaçi është kultura e krijimit të koalicioneve me subjektet tjera politike. Krijimi i koalicionit me “rivalin” kryesor, siç po thuhet, me LDK-në është dëshmuar si hap i pjekurisë politike: për interes të stabilitetit institucional të Kosovës, për hir unitetit qytetar, të krijimit të klimës së mirëkuptimit dhe tejkalimit të animoziteteve dhe paragjykimeve negative për njëri – tjetrin.

Një e arritur tjetër që tregon për vizion, pjekuri dhe perspektivë afatgjate të shoqërisë sonë dhe të shtetit tonë të ri është edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ambasadori Wolfgang Petrisch (20 janar 2015, Vjenë) arritjen e marrëveshjes së 19 prillit 2013 e vlerëson si kontribut në historinë e re të Evropës. Marrëveshje që përçon mesazhin e paqes, pajtimit dhe krijimit të miqësisë ndërmjet popujve me histori lufte e urrejtje qindravjeçare.



Koha e Presidentit – identiteti shtetëror

Zgjedhja e Hashim Thaçit president i Kosovës është një arritur normale për një figure politike, e cila vjen nga një e kaluar dhe e tashme e pasur historike. Hashim Thaçi është njeriu që ka pasur ndikim real në të gjitha proceset politike të Kosovës prej vitit 1998 e deri tani. Afër dy dekada (18 vjet) ai ka qenë njeri që ka bartur barrën më të madhe të historisë moderne të Kosovës. Pos barrës, ai i ka dhënë trajtë identitetit shtetëror të Kosovës. Ky identitet është institucionalizim i ekzistencës së Kosovës. Kosova ka qenësinë shtetërore, që është shkalla më e lartë e organizimit shoqëror. Kjo qenësi njihet nga shtetet e botës perëndimore, nga bota me kualitetet më të larta dhe më e përparuara në shkallë botërore, si kulturë, emancipim, liri dhe demokraci.



Pse, Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit, përpos tjerash pa dyshim, do të luaj rolin bashkues qytetar?

Dëshmia më e mirë është fakti që ai hiqi dorë nga mekanizmi më i fuqishëm politik aktualisht në Kosovë, nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila në çdo sondazh del subjekti i parë politik. Nga partia e cila ka prodhuar politikisht dy kryeministra (B. Rexhepi, Hashim Thaçi) me tri mandate dhe dy kryetarë kuvendi (Jakup Krasniqi dy mandate dhe Kadri Veseli, kryetar aktual). Pra nga partia që jep kryministra, kryeparlamentarë dhe tashmë edhe president.

Vizioni i paraqitur në ditën e inaugurimit president, tregon më së miri se Hashim Thaçi do të punojë në forcimin e identitetit shtetëror të Kosovës. Kosova ka tashmë ngjyrat e saj shtetërore, ka himnin, flamurin, ka institucionet. Respekti për to është respekt për vetveten. Kosova është shteti ynë. Kosova është vetëdija, ndërgjegjja jonë. Pranë dhe prapa këtij momenti duhet të qëndrojë vetëdija jonë shtetformuese, vetëdija e forcimit të identitetit shtetëror të Kosovës. Përballë kësaj vetëdije bie dhe shpartallohet mendësia jonë fisnore, krahinore, rajonale, e mëhallës dhe e “familjes së madhe” e patriarkalizmit primitiv. Para kësaj vetëdije shpartallohet mentaliteti se shteti duhet t’i dorëzohet odës, shtëpisë dhe familjeve të mëdha. Përkundrazi Kosova do të mbrohet dhe përfaqësohet nga instrumentet shtetërore.

Prandaj, shprehje e edukatës qytetare e kombëtare është kultivimi i dashurisë dhe ngjallja e emocioneve të krenarisë kur valon flamuri i Kosovës në ambasada jashtë vendit, në paraqitjet ndërkombëtare, kur ekzekutohen himni në manifestime sepse ai flamur dhe ai himni, është identiteti ynë, përmes të cilit na njeh bota. Identiteti shtetëror.

Deklarata Kushtetuese, një tekst me një ngarkesë të madhe shpjeguese, ka një fjali të artë, fillimin e paragrafit ku thuhet: “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.” Përmes kësaj fjalie kalohet nga koha para pavarësi në kohën e pavarësisë. Ky është ai moment hyjnor i përjetësisë së shtetit të Kosovës.

Këtë moment më së miri e ndjen z. Hashim Thaçi. Tashmë president. Me një integritet të lart si lider, ai udhëhiqet nga ëndrra përtej një posti, sado i lartë që të jetë. Dy ëndrrat e tij i ka realizuar, atë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Në radhë është ëndrra e tretë: integrimi në BE, NATO dhe OKB.

Ilir Deda: Kosova të përgatitet për goditjen që do të marrë nga Gjykata Speciale

Image result for ilir deda
Skenës politikë në Kosovë, së shpejti do t'i shtohetedhe një subjekt politik, me emrin Alternativa. Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila, janë dy nga emrat që tash për tash dihen si pjesë e këtij subjekti. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ilir Deda flet në lidhje me fazën e themelimit të Alternativës, si dhe komenton zhvillimet aktuale në lidhje me demarkacionin, liberalizimin e vizave, zgjedhjet e lira si dhe efektet e Gjykatës Speciale për krime lufte, e cila do të nisë punën nga viti 2017.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Deda, që kur lëshuat Lëvizjen Vetëvendosje, ju patët paralajmëruar formimin e një subjekti të ri politik. Ku qëndrojnë, aktualisht, punët rreth themelimit të këtij subjekti apo partie politike?

Ilir Deda: Kur e kam lëshuar Lëvizjen Vetëvendosje, pata thënë se do të angazhohem në krijimin e një subjekti të ri politik, i cili do të nënkupton ri-rreshtim të njerëzve të politike dhe të atyre që nuk kanë qenë në politikë, me të cilët e ndajmë vizionin e njëjtë për shtet-ndërtim. Subjekti është në proces të themelimit. Emri është Alternativa. Tash jemi në fazën e krijimit të këshillave iniciues në nivel komunal.

Do të dalim në publik në atë moment, të cilin ne e konsiderojmë se është më i përshtatshëm për ne.

Radio Evropa e Lirë: Nëse mund të flasim për emrat. Kush e përbën këtë Alternative të re politike?

Ilir Deda: Politika e emrave në Kosovë na ka sjellë në situatën, në të cilën jemi. Kjo është një temë e imponuar. Mendoj që neve na duhet një ndryshim rrënjësor politik, ku do të ketë njerëz me kredibilitet gjithandej dhe të dëshmuar në fushat e tyre. Këta njerëz janë duke ardhur apo janë duke u bërë pjesë e ndërtimit të subjektit të ri politik. Në fund të fundit do të jetë vizioni se si e shohim ne Kosovën. Kjo çështja e emrave pak është e tejkaluar, sepse shiheni edhe 17 vjet pas luftës ne kemi përfunduar në një kornizë të njëjtë të debatit me probleme, të cilat po thellohen.

Me një izolim të Kosovës, me humbje të shumë mundësive që i ka ofruar viti 2016 dhe koncepti i ri politik, mendësi të re politike dhe qasje tjetër në politikë dhe politikë-bërje. Kjo çështja e emrave është një kornizë, e cila është imponuar në Kosovë që prej pas luftës, sepse në fund të fundit, partitë politike nuk mund të jenë klub i njerëzve medial, por duhet të jetë besimi në vizionin e përbashkët, e sidomos në zgjidhjen e problemeve që i ka Kosova dhe kjo është ajo që do të na bashkojë të gjithëve në këtë fazë dhe fazat e ardhshme.

Radio Evropa e Lirë: Cilit spektër politik i takon Alternativa?

Ilir Deda: Kjo do të definohet e gjitha në konventën kur do të prezantohet Alternativa. Është pjesë e konsultimit dhe vendimmarrja do të jetë e përbashkët. Nuk do të jetë qëndrim i imi apo i Mimoza Kusarit, apo dikujt tjetër. Do të jetë vendim i përbashkët.

Radio Evropa e Lirë: Nëse mund të kalojmë edhe në disa çështje aktuale... Si e shihni ju tani problemin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, i cili po ndikon drejtpërdrejt në vendimin për mosliberalizimin e vizave. Si e shihni zgjidhjen?

Ilir Deda: Gati një vit e gjysmë merremi me demarkacionin dhe Qeveria e Kosovës nuk ka sens politik dhe bllokimi i jetës politike në Kosovë me çështjen e demarkacionit është edhe bankroto i politikës aktuale, sepse humbja e liberalizimit të vizave sivjet, do të thotë që ne me vite nuk do ta kemi mundësinë për lëvizje të lirë. Kjo, kryekëput për shkak të paaftësisë së politikës së Kosovës që ta zgjidhë një problem çfarë është demarkacioni. Tash po del që kontestuese janë 2 mijë hektarë.

Unë nuk mund të besoj se si një qeveri nuk është e aftë që të ndërtojë konsensus për zgjidhjen e një kontesti, i cili i ka 2 mijë hektarë që të përfitojmë, sepse kjo është mundësia e fundit, faktikisht, për qytetarët e Kosovës që të marrin dhe gëzojnë të drejtën për lëvizje të lirë në kontinentin ku jetojnë.

Humbja e kësaj mundësie do të jetë bankroto i politikës së Kosovës dhe do të na fusë në një situatë ku ne nuk do ta dimë se kur do të kemi mundësi që të jemi afër liberalizimit të vizave. Në Evropë po ndodhin ndryshime të thella, të cilat nuk janë domosdo pozitive për Kosovën. Shkurtpamësia e qeverisë së sotme po na e humb mundësinë, për të cilën shumë e shumë njerëz kanë punuar që të jemi afër të drejtës që e gëzojnë qytetarët e tjerë në Evropë.

Radio Evropa e Lirë: Ku e shihni zgjidhjen, te konsensusi politik mes pozitës dhe opozitës?

Ilir Deda: Çdo problem ka zgjidhje. Edhe çështja e demarkacionit ka mundur të zgjidhet në konsensus ndërmjet qeverisë dhe partive opozitare. Nuk ekziston vullneti në anën e qeverisë që të vijë deri te një konsensus i tillë dhe ata, ose kryeministri në vend që ta kërkoj fajtorin tek opozita, ai duhet që fajin dhe përgjegjësinë ta marrë vetë.Ai nuk është i gatshëm që t’ia shtrijë dorën e pajtimit një pjese të popullit të vet që përfaqësohet nëpërmjet opozitës parlamentare që të zgjidhet ky problem, pra çështjen e demarkacionit.

Radio Evropa e Lirë: Sa herë që shtrohet çështja e mungesës së konsensuseve politike dhe pamundësia e marrjes së vendimeve për çështje të mëdha, ngrihen edhe dilemat nëse vendi ka nevojë për zgjedhje. Sa e shihni ju si zgjidhje opsionin e zgjedhjeve nëse nuk tejkalohen këto pengesa?

Ilir Deda: Çështja më brengosëse për ne, si shtet, dhe si popull në Republikën e Kosovës ka të bëjë me izolimin e shtetit të Kosovës, humbjen e kredibilitetit, me bankrotimin e politikës dhe me mundësinë e humbjes së popullit. Nëse e shohim se çka na pret vitin e ardhshëm, ne duhet të jemi shumë më shumë të mobilizuar si politikë për atë se si do të sillemi me procesin e Gjykatës Speciale. Ndërsa, një qeveri, e cila nuk është e aftë që t’i zgjidhë problemet e qytetarëve, duhet të dorëhiqet.

Nuk mund të ketë imponime të vullnetit politik në Kosovë. Edhe data e zgjedhjeve duhet të jetë rezultat i konsensusit politik.

Radio Evropa e Lirë: E përmendët Gjykatën Speciale dhe efektet. Si duhet të sillet politika e Kosovës në raport me këtë Gjykatë, sipas jush?

Ilir Deda: Tash, këtu në opinion diskuton një lloj debati se kush do të jetë i akuzuar. Mendoj se nuk është me rëndësi se kush do të jetë. Ajo do të jetë një goditje e fortë në proces të marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse ne nuk e kemi përfunduar shtetësinë në nivelin ndërkombëtar. Imagjinojeni se çfarë do të bëjë Rusia me disa vende tjera, me Serbinë, në momentin që të vijnë aktakuzat.

Për këtë është me rëndësi që të ekzistojë konsensusi politik se si do të sillemi si politikë gjatë aktakuzave që do të ngrihen vitin e ardhshëm. Si do ta menaxhojmë politikisht atë fazë dhe cili do të jetë mesazhi ynë si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës?! Por, kjo do të jetë konsensuale. Nuk mund të jetë mesazh i parcializuar. Këtë po e them unë se është shumë sfiduese, sepse luftërat dhe krimet në ish-Jugosllavi janë duke u harruar për vendet e tjera, kurse po hapet një kapitull kur një Gjykatë gjysmë ndërkombëtare do të merret kryekëput me Kosovën dhe vetëm me shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë dhe është një etnike, çka është jo pozitive.

Në këtë gjysmë izolimi, në të cilin jemi dhe me shtetësi të papërfunduar. Me politikë jo kredibile, unë nuk po them se do të goditet shtetësia e Kosovës, por do të jetë në nivel ndërkombëtar një goditje për ne dhe ne duhet ta kemi përgjigjen për këtë.

Për këtë arsye na nevojitet menaxhimi politik, sjellja e brendshme dhe jashtë Kosovës dhe mesazhi që dërgojmë janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Por, duke e parë nivelin e njerëzve, të cilët e udhëheqin Kosovën, nuk e shoh vullnetin tek ata që të ndërtojnë një konsensus të tillë.

(Radio Evropa e Lirë-REL)

Sekreti i madh që fshehu ishulli më i largët në botë


Një nga ishujt më të largët të botës, pothuajse 2,000 kilometra nga toka më e afërt, është i mbuluar me akull pothuaj gjatë gjithë vitit. Nuk ka pemë apo kafshë dhe për këtë arsye për disa dekada të tëra ka qenë në gjendje që të fshehë një sekret të madh.
Ishulli e ka një histori interesante. Edhe pse është pothuaj në jug të planetit, i takon Norvegjisë, por Afrika e Jugut, e cila është më afër, ka dashur të bëjë ngritjen e një stacion meteorologjik në ishull, shkruan portali kroat, express.hr.

Ekuipazhi i ngarkuar me këtë mision u përball me kushte të vështira të motit dhe pas disa përpjekjeve, në vitin 1955, u tërhoq nga vendosja e instrumenteve, ndër të tjera për shkak të mungesës së hapësirës.

Tri vite më vonë, akullthyesi amerikan vizitoi ishullin dhe ekuipazhi i tij zbuloi se ndërkohë kishte ndodhur një shpërthim vullkanik dhe se ishulli ishte rritur për disa qindra metra.

Vetëm në vitin 1964 ishin afrikanët e Jugut që vendosën të provojnë fatin e tyre përsëri dhe në vizitën e re, në një lagune të vogël, ata gjetën një varkë shpëtimi.

“Pyetëm veten se çfarë lloj i dramës fshihet pas këtij zbulimi misterioz”, shkroi në atë kohë një anëtar i misionit të Afrikës së Jugut, Alan Crawford.

Që gjërat të jenë edhe më keq, në barkë nuk kishte shenja të vendit të origjinës ose prodhuesit. Njëqind metra larg nga bregdetin ishin lopatat dhe një fuçi.

“Ne ishim të bindur se ato i kishin lënë të mbijetuarit e një anije të mbytur por pas një kërkimi të shkurtë nuk gjetëm askënd”, thotë Crawford.

Ai ishte i bindur se barka i përkiste një anije të madhe, ndoshta gjuetarëve të balenave. Megjithatë, lundrimi standard kalonte mijëra kilometra larg nga ishulli dhe askush nuk e kishte të qartë se si anija përfundoi aq larg.

Përveç kësaj, nuk kishte asnjë gjurmë të direkut, velave ose motorit, dhe lopatat e gjetura nuk ishin të mjaftueshme për të kaluar edhe disa qindra metra prej anijes së ankoruar të Crawford, e lëre më mijëra kilometra në rrugët më të afërta tregtare apo bregdetit më të afërt.

Deri në këtë ishull vijnë vetëm ata që e dinë se ku shkojnë. Ndoshta më e tmerrshmja në gjithë këtë tregim është ajo që ndodhi me ekuipazhin e anijes.

Thellë në arkivat sovjetike ishte varrosur zgjidhja e këtij misteri, transmeton bota.al.

Me fjalë të tjera, në vitin 1958, qeveria sovjetike dërgoi një flotë të gjuetarëve të balenave dhe në mesin e tyre ishte një anije kërkimore, Slava-9. Në fund të nëntorit 1958, një pjesë e marinarëve zbarkoi në ishull por moti i përkeqësuar me shpejtësi e pengoi largimin e tyre.

Për tri ditë ata mbetën në ishull pa kurrfarë ushqimi derisa ata u shpëtuan nga një helikopter i flotës së gjuetarëve të balenave.

Serbët e Kosovês, më të privilegjuarit në botë!



Image result for fadil maloku

Prof.Dr.Fadil Maloku


1.Minoritarizmi, si kategori sociologjike, është një lloj neologjizmi që ka të bëjë me ato vende, shtete e shoqëri, ku pakicat kombëtare, favorizohen tej mase.., sa që arrijnë të bëhen edhe hisedare, në proceset e vendimmarrëse politike!!!

2.Ndryshe, si neologjizëm minoritarizmi, shquhet edhe si një lloj praktike politike, ku një komunitet i vogël etnik, fetar, apo gjuhësor gëzon të drejtën absolute kushtetuese e politike (!), edhe duke sjellë vendime të gabuara e në disfavor të shumicës absolute!

3. Në Kosovë, minoritarizmi (minoritarianism), si Platformë Juridike, është instaluar qëllimshëm në Planin e Ahtisarit, prej nga derivojnë si Kushtetuta ashtu edhe shumica e ligjeve të tanishme!

4. Askund, nuk mund të hasish pakicë etnike, që me 5%, të pretendoj të menaxhoj apo me mirë me thënë, edhe kontrolloj territorin prej 30% , të një vendi?!

5.Askund, s’mund të hasësh që për miratimin e një ligji apo vetë aktit të Kushtetutës të kërkohen pelqimi dhe votat e një grupi minoritar, siç është rasti me serbet e Kosovës!

6.Askund, s’mund të hasish askund një grup minoritar që mund ta atakoj pa kurrfarë kredibiliteti; social, politik e edhe juridik, interesin kombëtar të një vendi, siç është rasti me Kosovën!

7. Askund, në botë s'mund hasish grup të tillë mandatar, të kësaj madhësie demografike që del të prodhojë kriza dhe shantazhe në procesin e vendimmarrjes: politike dhe legjislative, sikurse kjo serbe, në Kosovë!

Muri në Mitrovicën e Kosovës, simbol i aparteidit serb!

Image result for mehdi hyseni

Prof.Dr.Mehdi Hyseni


***

Serbomëdhenjtë e Beogradit, paqësorë të shtirur në sy të Amerikës dhe të BE-së, kurse segregues brutalë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës së pavarur!

*** 

 Ngritjes së Murit segregues dhe apartheid serb në Mitrovicën e Veriut ia hapi rrugën “Dialogu i Brukselit (2011-2016); Plani 6-të Pikësh i Ban Ki Moon-it dhe mosshfuqizimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

*** Derisa Serbia të mos japë llogari për krimet e saj të ushtrimit të kolonialzimit dhe të gjenocidit në Kosovë (1912-1999), Beogradi zyrtar kurrë nuk do ta njohë shkëputjen dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Këtë fakt të rëndësishëm dhe të pashmangshëm, duhet mbajtur parasysh si “quarnët politikë” shqiptarë, ashtu edhe faktorët relevantë ndërkombëtarë (Amerika, BE-ja dhe NATO-ja, që kanë meritat kryesore dhe historike për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës nga Serbia (1999).

Në njërën anë, pushtetarët serbomëdhenj të Beogradit, po shtiren si paqësorë para BE-së së Federica Mogherinit në Bruksel, kurse në anën tjetër, me vepra konkrete po dëshmohen si segregues të dëshmuar shekullor të dikurshëm, duke ndërtuar mure në Mitrovicën e Kosovës veriore, me qëllim që pas mbylljes së “procesit” të Brukselit, të paktën ta kantonizojnë pjesën veriore të Kosovës, ose, në rast dështimi, ta shkëpusin krejtësisht nga Kosova për t’ia bashkuar Serbisë. Ky është mesazhi i “politikës paqësore” të qeverisë “proevropiane” të kryeministrit të “reformuar” Aleksandar Vuçiq (mik i ngushtë i kryeministrit shqiptar Edi Rama).

Heqja e sanksioneve ndërkombëtare Serbisë, gabim fatal!

Ky ishte një gabim i madh i faktorëve ndërkombëtarë, që Serbinë e rehabilituan nga kryerja e gjenocidit të fundit (1989-1999) dhe nga sundimi i egër kolonialist 100-vjeçar i saj mbi Kosovën e Shqipërisë Etnike (1912-1999).

-Kombet e Bashkuara, Amerika dhe BE-ja, nuk do të duhej t’ia heqnin sanksionet ekonomike, politike, diplomatike dhe ushtarake Serbisë derisa Beogradi zyrtar ta njihte Republikën e pavarur të Kosovës, kur kjo ndodhej nën mandatin e administrimit juridik ndërkombëtar të OKB-së (UNMIK-ut) sipas Rezolutës 1244 ( 12 qershor 1999 – 17 shkurt 2008).

Mirëpo, meqë kjo nuk ndodhi, Kosova (edhe pas njohjes unilaterale ndërkombëtare, më 17 shkurt 2008 nga ana e Amerikës dhe nga 22 shtete të BE-së) ende ka ngelur si shtet i papërfunduar në kuptimin juridik të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara ngase sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe të “Dialogut të Brukselit (2011-2016), “quranët polititkë” të Kosovës, të mbështetur edhe nga politika dhe nga diplomacia aktuale e Shipërisë londineze, nga SHBA-ja, nga OKB-ja dhe nga BE-ja, kanë pranuar dhe janë pajtuar, që të hyjnë në negociata me Beogradin zyrtar kinëse për t’i normalizuat marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, një dialogim i tillë në “procesin e Brukselit” politika dhe diplomacia zyrtare e Serbisë po e shfrytëzon, me qëllim që post festum, të vihet në pikëyetje statusi politik i Kosovës, edhe pse deri tani Kosovën e kanë njohur 113 shtete të Kombeve të Bashkuara (shkurt 2008-dhjetor 2016).

Pa ndëshkimin ndërkombëtar të kolonializmit 100-vjeçar të Serbisë në Kosovës (1912-1999), Beogradi e as Moska kurrë nuk do ta njohin Republikën e pavarur të Kosovës, pavarësisht se çfarë thonë dhe propagandojnë “quranët politikë” të Kosovës dhe të Shqipërisë londineze (1913).

Amerika me tym dhe me flakë e pëzuri Serbinë nga Kosova, kurse “quranët politikë” ia hapën portat e Veriut të Kosovës, që ajo të rikthehej dhe të rikolonizonte atë pjesë, duke ndërtuar lagje të reja moderne për rikthimin e kolonëve serbë dhe duke ndërtuar mure të reja buzë lumit Ibër, përkatësisht kufij të rinj për ta izoluar pjesëm jugore të Mitrovicës.

Pra, Shtetet e Bashkuara të -Amerika, BE-ja dhe NATO-ja ia mbyllën dyert Serbisë në Kosovë, kurse “quranët politikë” ia happen pa asnjë kusht, edhe pse ajo kishte kryer gjenocid barbarik ndaj 2 milionë e gjysmë shqiptarëve dhe kishte dëbuar mbi 1 milion sish (1989-1999) për çfarë, edhe u izolua nga bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE dhe OSBE) në saje të sanksioneve ushtarake, ekonomike, politike, tregtare dhe diplomatike, të vendosura në prill të vitit 1998 deri më 2001, kur KS i OKB-së, Serbisë ia hoqi embargon e armëve, si dhe BE-ja, e cila më 2000 e liroi nga snaksionet, që ia kishte vënë më 1998.

Edhe sa dekada, duhet të mirremi me Serbinë? – Pse, edhe pas pavarësimit unilateral të Kosovës, “quarnët politikë” të Kosovës së bashku me Beogradin po neogociojnë në Bruksel (2011-2016) për fatin e Kosovës, kur qeveria, parlamenti dhe presidenca e Serbisë kanë deklaruar para botës, se kurrë nuk do ta njohin Republikën e Kosovës ?! – Kështu thotë, edhe Kushtetuta në fuqi e Republikës së Serbisë (2006), se “Kosova është krahinë e Serbisë”.

- Pse pritje absurde 16-vjeçare derisa Serbia u inliftrua dhe e rindërkombëtarizoi çështjen e Kosovës, duke e vënë në pikëpyetje statusin e pavarur të saj përmes ruajtjes Rezolutës 1244 dhe “Dialogut të Brukselit” (2011-2016)?

-Pse “quranët politikë” të Kosovës nuk bën asgjë që brenda atij tetëvjeçari, ( kur Serbia totalisht ishte e isoluar ndërkombëtarisht nga BE-ja, nga OKB-ja, nga OSBE-ja dhe nga Amerika), në mënyrë që të ndryshonin statusin juridiko-politik dhe admnistrativ të përkohshëm të Kosovës, duke kërkuar me këmbëngulje dhe me plot të drejtë nga bashkësia ndërkombëtare njohjen e pavarësisë së plotë të Kosovës mbi bazën e së drejtës historike dhe të vetëvendosjes, duke qenë se Kosova pothuajse 100 vjet kishte qenë koloni e Serbisë ( 1912-1999).

Ky është argumenti kryesor, që justifikon luftën çlirimtare kombëtare antikoloniale të UÇK-së dhe kërkesën legjitime dhe legale të popullit shqiptar, që Kosovës t’i njihej e drejta eksplicite e vetëvendosjes së brendshme dhe të jashtme sipas normave, parimeve dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare, jo të heshtej dhe të injorohej kërkesa dhe e drejta për shkolonizimin e Kosovës shqiptare dhe, në vend të saj, Kosovës t’i njihej statusi i “pavarësisë unilaterale” si “rast sui generis”, status ky që kontestohet nga parimi juridik i së drejtës ndëkombëtare.

Së fundi, le të shkojnë në “rrotën e nasradinit” me Serbi e pa Serbi, me mure dhe pa mure (e thefshin qafën ata që po ndërtojnë mure kolonizimi dhe segregacioni, dhe, ata “quranët” latifundistë, karrieristë dhe korrucionistë, që po lejojnë ngritjen e tyre), sepse fajin kryesor për hapjen e dyerëve Serbisë, që ta riokupojë pjesën veriore të Kosovës e ka politika tradhtare dhe antikombëtare e “quranëve” karrieristë, injnorantë, latifundistë, nepotistë, krahinaristë, korrupcionistë, sektaristë, despotikë dhe burokratë të Prishtinës , të cilët pas vënies së Kosovës nën mandatin juridik ndërkombëtar të UNMIK-ut (1999-2008), ranë në gjumin e thellë të “ ariut dimëror”, duke e lënë në harresë armikun shekullor gjenocidal-Serbinë, e cila në kohë paqeje (qershor 1999- dhjetor 2016) e ndihmuar nga Evropa dhe nga OKB-ja ia arriti që ta bllokojë njohjen e së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë së Kosovës nga ana e Kombeve të Bashkuara

Po bëhet gjithnjë e më real skenari i ndarjes së Mitrovicës - në dy pjesë me kufi përgjatë lumit Ibër



Nga Beqir Sina


Prej çlirimit të Kosovës, vendosjes së trupave të Kfor-it, (kontigjenit francez) në Kosovë, po ndodh një “betejë" e vërtetë, në heshtje varri, me atë që po thirret “ndarjen de facto e de juro të Mitrovicës”.

E cila, ka nisur menjëherë, filla pas luftës, kur në anën e përtej lumit Ibër, u ngritë flamuri i Serbisë, dhe më pas u krijua sistemi paralel, u dogjën dhe morën doganat, në veri, u uzurpuan ndërtesat qeveritare në veri të Mitrovicës, u hodh zhavorr e dhe, për të bllokuar Urën e Ibrit, dhe tani ajo më tragjikja, e kësaj historie të trishtë, për Kosovën, është se atje në qytetin e ndarë të Mitrovicës, është duke u ndërtuar një mur , ku disa thonë dy metra e gjysmë, disa të tjerë 80 centimetra…….e tjerë e tjera….!

Por, gjithsesi, e vërteta, është se tashmë në Veri të Kosovës, Ura e Ibrit, nuk është më simboli i ndarjes së Mitrovicës, mbase “kufiri” i ndarjes, gjatë kësaj jave është zhvendosur pak metra më tutje, pikërisht, aty ku është duke ndërtuar një mur, pak rendësi ka se dy metra e gjysmë, apo 80 centimetra, lartësia ka rëndësi vetëm nga ana strukturore, sepse, nga ana gjeo politike dhe e përkthyer shqip e në të gjithë gjuhët e botës, kësaj i thonë, ndarje e Mitrovicës - ndarje e Kosovës.

Ndërtimi i murit për ironi të fatit, thuhet se “është bërë kokë më vete nga udhëheqja e Komunës së Mitrovicës Veriore, në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe me planin për rivitalizimin e urës, të dakorduar në Bruksel”.

Kurse, thuhet se zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë zotuar se do të veprojnë me forcën e ligjit, kurse rivitalizimin e urës, thuhet se e ka marrë përsipër Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, për ta ndaluar, por në pyetje është se kur dhe deri kur?.

Dhe, këtë “film me mure” që e kemi parë prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duket se askush nuk mund do ta ndalë dot. Me ç’farw po i shikon syri çdo njërit nga ne, dhe me ato deklaratat dhe reagimet, del se çdo njeri si për hesap të tyre, e shikon këtë se ndarje me mur, ndërkohë, që tani “kufiri” i ndarjes, është vendosur aty ku është duke ndërtuar ai mur i mallkuar.

Por askush, në të vërtetë, nuk del se është përgjegjës, dhe nuk kanë dhënë sqarime për zhvillimet rreth urës, kurrkund nuk flitet zyrtarisht për projektin e tyre, aq sa nuk përmendet ndërtimi i ndonjë muri, apo prishja e këtij muri ndarës, apo kushedi çfarë, pa çka se mund të çojë “ edhe për eskalimin e situatës dhe mbrojtën e Mitrovicës, nga ndarja deri në derdhjen e gjakut?”

Mbasi, me këtë rast është vendosur sipas meje në dyshim edhe fati i Kushtetutës së Kosovës.

Ajo që nuk shkakton më kurrfarë dyshimi është mungesa absolute e përgjegjësisë dhe sqarimet deri tek ndonjë ndërhyrje ligjore ndaj këtyre veprimeve që çojnë qytetin e ndarë të Mitrovicës, "de juro dhe de fakto", mbasi, si shifet asnjeri prej tyre “nuk është i prirur për të mbrojtur edhe Kushtetutë, mos ndarjen e Mitrovicës".

Me pavendosmërinë e vet, ndërsa më pas dhe me veprimet e tepruara si këto që po ndodhin në Mitrovicë, nuk mundet të ndodh gjë tjetër vetëm se veprime të këtilla, ta acarojnë edhe më shumë situatën në veri të Kosovës, nëse nuk i dilet para një të keqe më të madhe..

Jam i mendimit se vet qytetarët e Mitrovicës, po ashtu si dhe autoritetet pushtetarë, deputet dhe politikan, analistë, dhe gazetar, duhet të ndërhyjnë ndaj gjithë kësaj katrahurë, pa pritur për të dëgjuar se çfarë po thotë Europa....

Mbasi, tani me këtë veprim dihet se po bëhet gjithnjë e më real skenari i Beogradit, rreth ndarjes së Mitrovicës- në dy pjesë me kufi përgjatë lumit Ibër….., i përgatitur prej se kur Serbia u detyrua ta lërë Kosovën, mbasi e sundojë padrejtësisht për më shumë se 1 shekull.

Tanimë dihet, dhe nuk do mend shumë se :"Kërcënimi i ndarjes së Mitrovicës, është në rritje, prej se kur Kosova, u çlirua dhe në veri të qytetit mbi lumin Ibër, u krijua sistemi paralel, serbët e nxitur dhe të ndihmuar nga Beogradi, uzurpuan me forcë godinat e administratave lokale në Veri- ndanë urën mbi ibër në dy pjesë, e të tjera".

Por ka edhe një pyetje tjetër: A mos vallë kjo do të çojë edhe në ndarjen e Kosovës? Dhe, askush nuk merr guximin ta parandalojë këtë!.

Kosova, nuk ka asnjë arsye të lërë në harresë shembullin e luftës , për liri dhe çlirimin e saj, nga Serbia, e cila e sundojë si e ceka më lart në mënyrën më të pa drejtë dhe më brutale.

Andaj mendojë se në këtë skenar të zhvillimit të ngjarjeve nuk beson askush se deri në minutën e fundit, do të zgjidhet kjo çështje ajo se çfarë skenari ka përgatitur Serbia për Kosovën.

Ndarjen e Mitrovicës, nuk duhet ta pranojë, as BE-ja dhe as SHBA-ës. Para se ngrihet muri dhe Mitrovica e Kosova mund të ndahet në të vërtetë në dy pjesë me një kufi përgjatë lumit Ibër…….

Unë e kam vizituar disa herw vitet e fundit Mitrovicën, dhe e njoh mjaft mirë jetën e atjeshme, realitetet politike, e sociale të qytetit, që duket tashmë është i ndarë qysh nga ura e Ibrit.

Për mua ajo që po ndodh tani në Mitrovicë , ngjason më shumë se një skenar, është i njëjtë me ato strategjitë të atyre ndarjeve, që historia na mësoi me mure ndërse të disa qyteteve, prej Luftës së Dytë Botërore.

Dhe, sidomos tani që rreziku dhe ndikimi i Rusisë, në Ballkan, është afruar shumë dhe është dukur ndjeshëm……!

Të mos harrojmë se problemet me muret, nuk linden me Mitrovicën dhe linden sot, por ato lindën që nga viti 1944- 1949.

Prej atëherë kur çështja gjermane, kishte ndryshuar në thelb sidomos në një pikë kyçe, nuk ishte më ajo që do duhej të ishte një Gjermani e tërë, por kjo duhej ndarë në dy pjesë, dhe, kjo ndodhi si rezultat i sistemeve të kundërta politike, që kishin sjell proceset e pasluftës së Dytë Botërore, në atë kohë.

Atëherë, kur të dy këto sisteme të kundërta politike dhe ideologjike ishin të shtyrë edhe nga disa rrethana të asaj kohe kur dihej se strukturat e pushteteve globale ishin nën ndikime të dy poleve të kundërta ndërmjet SHBA dhe BRSS. Pastaj ishin pikërisht edhe disa procese dhe momente historike tepër interesante si koha e Koncertit të Evropës, pastaj vënja e një „Perde të Hekurt“ e cila simbolizonte ndarjen e botës në dy blloqe, lindore-komuniste dhe perëndimore-demokratike.

Mirëpo, kjo periudhë dyzetë vjeçare e durimit, dyshimeve e ngrirjes dhe diferencave të mëdha në mes të dy botërave ideologjike, po vinte dalëngadalë drejtë ekuilibrimit, procesit të çlirimit nga pengesat e mëdha ideologjike dhe fillimi i ndryshimeve të thella historike. Pak para shembjes së këtij simboli ndarës, në një fjalim të mbajtur pranë Murit të Berlinit ne vitin 1987 presidenti i 40 i SHBA Ronald Reagan shprehej“… zoteri Gorbaçov, hapeni këtë porte! Zotëri Gorbaçov, shkuleni këtë mur!...“.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...