Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/11

A është për demarkacionin takimi i fshehtë mes Mustafës dhe kryeministrit malazez në Shkodër ?!


Në një nga hotelet e qytetit të Shkodrës pati një takim kokë më kokë mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit malazes, Dushko Markoviç.

Takimi i paparalajmëruar është vënë re vetëm nga prania e automjeteve shtetërore të Kosovës dhe Malit të Zi në parkimin para hotelit ku dy kryeministrat biseduan, transmeton Top-channel.

Zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim se çfarë Mustafa dhe Markoviç kanë diskutuar mes tyre, por mendohet se ky takim, në një zonë neutrale, mund të jetë për të biseduar çështjen e demarkacionit mes dy vendeve.

Kryeministri malazes u largua nga ambientet e hotelit rreth orës 14:30, në drejtim të Malit të Zi, ndërsa më pas ka lëvizur edhe eskorta e kryeministrit Isa Mustafa.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi, konfirmohet se kryeministri Dushko Markoviç është takuar të dielën në Shkodër me homologun e tij nga Kosova, Isa Mustafa. Takimi, thuhet se është realizuar me nismën e Mustafës.

“Bashkëbiseduesit gjatë dialogut miqësor kanë shqyrtuar çëështjet aktuale bilaterale dhe u pajtuan që në periudhën e ardhshme ti japin një impuls shtesë bashkëpunimit, sidomos atij ekonomik ndërmjet dyja vendeve”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Malit të Zi.

Po ashtu, thuhet se të dy kryeministrat kanë diskutuar edhe çëështjet që ndërlidhen me bashkëpunimin dhe nismat rajonale.

Ky takim, nuk është komentuar nga zyrtarët e kabinetit të Mustafës në Prishtinë.

Mediat lokale, duke iu referuar njoftimeve të mediave nga Shqipëria, bënë të ditur se Mustafa e Markoviç janë takuar në një hotel në Shkodër në një takim, sic u quajt, i paparalajmëruar.

Takimi i Kryeministrit Mustafa dhe Markoviç vien në një periudhë të tensioneve në Kosovë rreth një marrëveshjeje për përkufizimin e vijës kufitare ndërmjet dy vendeve, që u arrit më shumë se një vit më parë. Mali i Zi e ka ratifikuar marrëveshjen por Kosova, për shkak të kundërshtimeve me forcë në Kuvend dhe në rrugë të opozitës, e ka tërhequr nga debati i mëtejmë një projekt ligj për ratifikim.

Kryeministri Mustafa nuk ka arritur të mbledhë votat e mjaftueshme në Kuvend për ta kaluar marrëveshjen dhe së fundi ka bërë thirrje për një process të matjes së territorit të Kosovës.

Aktualisht nuk ka njoftime nëse dy kryeministrat kanë diskutuar çëështjen edemarkacionit.

Javë më parë, autoriteteve malaziase u kishte drejtuar një letër edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili kishte kërkuar që Podgorica t’i kërkoj Bashkimit Evropian që çëështja e demarkacionit të mos jetë pengesë për bllokimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës kusht për heqjen e vizave, ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, përgatiti “REL”.

LSDM e Zoran Zaev shpalli fitoren – Gruevski ka humbur

Shqiptarët ende pa dalë rezultatet po akuzojnë njëri-tjetrin por edhe faktorët e tjerë. Por, një gjë ka qenë e dukshme, pjesëmarrja e shqiptarëve në Maqedoni është më e ulët se sa e atyre maqedonas. Arsyeja është nga stërlodhje e qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë nga përfaqësimi i tyre në politikë.


Të dhënat fillestare janë dëshpëruese për BDI-në, që udhëhiqet nga Ali Ahmeti. Kurse në kampin maqedonas, LSDM, e udhëhequr nga Zoran Zaev, duket shumë mirë përballë VMRO-DPMNE-së, e udhëhequr nga Nikolla Gruevski.

Sipas Menduh Thaçit, që ka dalë në një konferencë shtypi, shumë persona nuk kanë mundur të gjejnë emrin e tyre në listat e votimit, komisionerët e vetë nuk pranuan shumë që donin të rivotonin . Pretendohet se ka pasur edhe tendenca për blerje të votash, kurse paradoksi ka qenë sesa ka ardhur errësira, në disa vende është ndërprerë energjia elektrike.

“Kemi probleme të jashtëzakonshme, deri tani vëzhguesit tanë kanë kthyer mbrapsht me qindra që duan të votojnë nga dy herë. I bëj apel Komisionit Qendror Zgjedhor e policisë që të marrin masa që kjo situatë të mos eskalojë”, tha Thaçi, përcjell TCh.

Gjithsesi, pritet rivalitet ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lëvizjes Besa në mesin e partive shqiptare.
Nga vendlindja e tij Kërçovë, kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas votimit bëri thirrje për pranim të rezultatit të zgjedhjeve nga partitë politike, por shumë i pezmatuar.

“Të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Këto zgjedhje kanë të bëjnë shumë me përmirësimin e imazhit të vendit, por kanë të bëjnë edhe me shumë procese që presin zgjidhje në të ardhmen. Por mbi të gjitha presim një proces të mirë dhe të pranueshëm”, u shpreh Ali Ahmeti. (


Partia LSDM, e udhëhequr nga Zoran Zaev, ka shpallur fitoren e saj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, të mbajtura sot.

Zëdhënësi i LSDM’së, Petre Shilegov, ka thënë se opozita maqedonase ka fituar në të gjitha qytetet e mëdha, duke i shkaktuar humbje VMRO-DPMNE’së së Nikolla Gruevskit, raporton Gazeta Express.

LSDM i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të festojnë në sheshin e Shkupit.


Nderkohe në Kumanovë, sipas rezultateve, Lëvizja Besa e Bilal Kasamit ka mposhtur BDI-në e Ali Ahmetit. Sipas rezultateve të siguruara nga Express, Lëvizja Besa ka marrë 672 vota.Ndërkaq, partia e dytë ka dalë BDI me 585 vota.

Në vendin e tretë është Aleanca për Shqiptarët me 279 vota. Kurse e katërta është PDSH e Menduh Thaçit me 225 vota.

Bashkimi Demokratik për Integrim, i udhëhequr nga Ali Ahmeti, pritet të sigurojë 10 vende në Parlamentin e ardhshëm të Maqedonisë, sipas të dhënave nga procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e mbajtura sot.



Lëvizja Besa, e udhëhequr nga Bilal Kasami, pritet t’i marrë 8 vende. Ndërkaq, Partia Demokratike Shqiptare, e udhëhequr nga Menduh Thaçi, pritet të marrë 2 vende.

Zyrtari i lartë i Lëvizjes BESA, Arianit Hoxha në një konferencë shtypi para disa minutave, ka falenderuar gjithë shqiptarët për mbështetjen e dhënë sot në zgjedhje. Ai tha se Rilindja me BESË ka korrur fitore bindëse në Çair, Studeniçan, Tetovë dhe Kumanovë.

“Ne emër të shtabit zgjedhor të Rilindjes me Besë ju falemnderoj gjithë qytetarët. Komuna e Çairit tanimë është një bastion i Lëvizjes BESA, jemi në epërsi me 2-1. Në Kumanovë fitojmë bindshëm. Kemi fituar Komunën e Zhelinës.

Po ashtu bastion i ri i Lëvizjes BESA është edhe komuna e Studeniçanit. Kemi epërsi në Tearcë, Butel dhe Gazi Babë. Nga rezultatet që kemi numëruar jemi në epërsi bindëse ndaj BDI në Tetovë”, ka deklaruar Arianit Hoxha.

Gjithsesi shifrat e deritanishme projektojne nje rezultat zhgenjyes per forcat politike shqiptare,te cilat duket se do te humbin shume mandate ne parlamentin e ardhshem maqedonas.

Përveç kësaj as nuk ka dalë ndokush në selinë partiake për të treguar se çfarë janë rezultatet e deritashme.

Ne fakt parashikimet jane ndryshe:Bazuar në numërimin e 200 mijë votave të para, në radhët e partive politike shqiptare prin lehtë koalicioni Besa, me 7,14 për qind, ndërsa pas saj ka mbetur BDI-ja, me 6.93 për qind. Pas saj është PDSH-ja, me 3.32 për qind.

Ndërsa, te partitë maqedonase VMRO-DPMNE po mban primatin me 41.38 për qind, që ndiqet nga LSDM-ja me 36.02 për qind.

Trump, Clinton dhe shqiptarët

skender minxhozi
Skënder Minxhozi

Presidenca Donald Trump është tashmë një realitet, megjithëse edhe banorët e izoluar të spektaklit Big Brother në Amerikë, kur e mësuan lajmin, nuk donin t’u besonin veshëve. Zgjedhjet në SHBA kanë prodhuar surprizën më të madhe të imagjinueshme dhe e gjithë bota po përpiqet së pari të “tresë” këtë që ndodhi dhe së dyti, që të bashkëjetojë me të në të ardhmen.
Image result for trump dhe klinton
Kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shprehej se Trumpit i duhen dy vjet për të njohur botën. Gjithsesi, zgjedhjet mbaruan dhe amerikanët vendosën që në poltronin më të lartë të vendit të ulet një person që nuk ka punuar kurrë në administratë dhe që nuk ka asnjë eksperiencë shtetërore.

Në optikën e vogël të shqiptarëve, kudo që ata jetojnë, këto zgjedhje përbënin një dilemë të thjeshtë për t’u zgjidhur. Statuja e Bill Clintonit në mes të Prishtinës u kujton edhe sot mijëra banorëve të kryeqytetit të Kosovës, se cili ishte faktori vendimtar, që ata kanë sot shtetin e tyre sovran. Në një prizëm më të gjerë, kjo e vërtetë historike duket se ka qenë përcaktuese edhe në votën e shqiptaro-amerikanëve, ashtu siç ka vazhduar të prodhojë simpati edhe për një masë tjetër të madhe shqiptarësh, të cilët nuk votuan në 8 nëntor.

Hillari Clinton u ndesh në këto zgjedhje me dy kundërshtarë: më së pari me Berni Sandersin, brenda radhëve të partisë së saj, e më pas me Donald Trumpin, në betejën elektorale kombëtare. Ka qenë një garë treshe, në një pjesë të mirë të vitit 2016. Pasi edhe tani, kur zgjedhjet kanë mbaruar, hija e senatorit plak nga Vermonti vijon të jetë e rëndë mbi rezultatin final.


Clinton është një figurë e vjetër politike në SHBA. Ajo bën pjesë në familjen deri dje më të fuqishme politike të Amerikës. Ky reputacion ishte avantazhi, por edhe kryqi që ajo mbajti mbi shpinë. E konsideruar si “njeriu më kompetent që ka garuar ndonjëherë për postin e presidentit”, ajo ishte njëherësh edhe një kandidaturë e dobësuar skajshëm nga akuzat, skandalet dhe veprimet që ka ndërmarrë gjatë karrierës së saj. Iraku, Siria dhe Afrika Veriore me “Pranverën Arabe”, kanë mbi vete edhe vulën përcaktuese të senatores e më pas sekretares së shtetit Hillari Clinton.

Ngjarja tragjike e Begazit, ku mbeti i vrarë konsulli amerikan dhe disa diplomatë e zyrtarë, janë gjithashtu një njollë e rëndë në ndërgjegjen e saj si shtetare, pa harruar skandalin e emaileve, lidhjet me korpusin financiar, votimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë – të gjitha këto e bëjnë Hillarin një figurë të dyshuar dhe pak ose aspak frymëzuese për milionat e amerikanëve të lodhur me aparatin burokratik të Uashingtonit. Kjo u pa qartë në 8 nëntor, megjithese ajo fitoi votën popullore.

Nga ana tjetër, ajo u përball me dy figura të cilët kanë mes tyre elemente të përbashkët. Sanders dhe Trump ishin dy kandidatë anti-sistem, ata ishin kundër ikjes së vendeve të punës drejt Kinës apo Meksikës, ishin kundër oligarkisë financiare dhe politike që sundon SHBA-të prej dekadash (e ku familja Clinton ka një influencë dominuese), ishin dhe janë kundër mënyrës sesi funksionon sistemi elektoral në vend dhe kundër korporatës së madhe të mediave. Këto aspekte e bënin Sandersin një kandidaturë natyrshëm më të pranueshme se Clinton, por hierarkia e Partisë Demokrate vendosi me zemër dhe jo me mendje dhe me logjikë. Tashmë zgjedhjet përfunduan dhe të gjithë duhet të përballen me realitetin e ri.

Edhe ne shqiptarët, që nga kryeministri me gafën e tij diplomatike në CNN, e deri tek bashkëkombasit e tjerë kudo që jetojnë, në diasporë, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Përtej simpative personale dhe asaj që fushata elektorale amerikane prodhoi tek çdo shqiptar që ndiqte ngjarjet atje, Hillari Clinton ishte një garanci jo e vogël për ne, për shkak të historisë që e lidh atë dhe bashkëshortin e saj me botën shqiptare. Ashtu siç është sot Trump një e panjohur për botën dhe brenda saj, edhe për ne shqiptarët.


Dimë që dikur biznesmeni Donald Trump ka sugjeruar hyrjen e trupave tokësore në luftën e Kosovës në pranverën e vitit 1999, por kjo është shumë pak për të kuptuar se çfarë qëndrimesh do të ndërmarrë administrata e tij ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Më normalja do të ishte të mos priteshin ndryshime thelbësore, për vetë peshën e vogël të shqiptarëve në skakierën globale, por edhe kjo duhet zbuluar dorë pas dore, kur manjati njujorkez të ketë veshur kostumin e kryetarit të shtetit më të fuqishëm në botë.

Biznesmeni serbo-amerikan, thyen shpresat e Serbisë: Vonë jemi, shqiptarët e Kosovës veç kanë ldhje me Trumpin!

Është folur shumë për Presidentin Donald Trump që fitoi zgjedhjet në SHBA, dhe mënyrat e veçanta analitike të tij të përpunimit të fakteve dhe të interpretimit të ngjarjeve në SHBA dhe në botë. Dihet mirë dhe komenti para zgjedhor i kryeministrit Rama për kandidatin Trump, koment i cili nuk ishte ndonjë gjë e veçantë po të marrim parasysh se ¾ e udhëheqësve europianë kishin rezerva ndaj kandidatit Trump. Fitorja spektakolare e tij në këto zgjedhje duke mundur kandidaten e shumëdëshiruar nga BE-ja zyrtare, dhe disa vende të Botës së tretë, na bëri të mendojmë që SHBA ka probleme të veçanta brenda vendit, probleme të cilat europianët nuk i paskan kuptuar dhe aq më pak nuk mund ti kuptonte as qeveria shqiptare. Sidoqoftë, fitorja e tij është një fitore e demokracisë perëndimore, e cila tregon se ka dhe probleme të tjera që në momente të caktuara vendosin mbi fatet e një vendi përsa i përket dëshirës së popullit dhe jo interesave të politikanëve të atij vendi të madh dhe aq më tepër dhe të miqve të SHBA.

Çfarë treguan këto zgjedhje?

Këto zgjedhje në SHBA treguan se klasa politike aktuale amerikane nuk ishte në nivelin e duhur për të përfaqësuar interesat e popullit amerikan.

Së dyti, këto zgjedhje treguan se vota e popullit amerikan si ajo popullore ashtu dhe ajo sipas shteteve të mëdha favorizoi politikën proteksioniste të SHBA të kandidatit Trump në raport me kandidaten tjetër.

Së treti, këto zgjedhje treguan se analiza e kandidatit Trump në të shpjeguarit e fenomeneve brenda SHBA dhe jashtë saj ishte më e saktë se analizat dhe propaganda politike e demokratëve të udhëhequr nga Hillary Klinton, dhe këto analiza politike shpjeguan fitoren e Trump, të cilat mund të përmblidhen shkurtimisht kështu:

- Politikat të ashtuquajtura anti-establishment, ose shqip politika kundër administrimit aktual dhe qeverisjes aktuale të Obamës si brenda vendit ashtu dhe jashtë vendit.

- Politikat tolerante ndaj emigracionit në emër të lirive dhe të drejtave të njeriut bien ndesh me interesat e SHBA kur bëhet fjalë për terroristët, kartelet e drogës, tutorët e prostitutave, e gjithë llumi i shoqërive botërore, të cilat kërkojnë biznes në SHBA dhe në vendet e zhvilluara kapitaliste sepse aty këto komunitete gjejnë mundësira hyrjeje dhe aktiviteti duke u justifikuar me liritë dhe të drejtat e njeriut, me të cilat nuk duhet abuzuar sidomos nga këto kartele të krimit. Këtu, politikat e Trump duken të ashpra por për mendimin tim të drejta.

- Politikat ekonomike të Trump për të rritur potencialin proteksionist ekonomik në SHBA, duke propozuar vënien e taksave ndaj eksportuesve të kapitalit dhe hapjen e vendeve të përhershme të punës në SHBA ndaj atyre sezonale, janë komplet ndryshe nga politikat e administratës Obama dhe Klinton.

- Politikat e jashtme të SHBA, këto tetë vite të Obamës kanë qenë të turbullta dhe kanë shkaktuar konflikte të panevojshme jashtë SHBA, duke u nisur nga analiza jo të sakta, nga fushatat mediatike dezinformuese dhe fobinë idiote ndaj “rrezikut” nga Rusia, që demokratët kanë por dhe kanë patur që nga koha e Xhon Kenedit.

Këtu del se idea e Trumpit se rreziku më i madh i vjen SHBA nga Kina se nga Rusia është i drejtë, duke patur parasysh se Kina ka dëmtuar rëndë prej disa vitesh ekonominë e SHBA duke mbytur tregun amerikan me produkte të lira të cilat kanë detyruar të falimentojnë shumë biznese amerikane. Kjo tregon edhe një element, i cili tashmë është tejkaluar: Eksporti i Kapitalit nuk është gjithmonë produktiv sepse pas një farë kohe dëmton ekonominë e atij vendi që eksporton kapital por le pa punë punonjësit e vet. Eksporti i Kapitalit pati kundërshtitë e veta sidomos nga Kina dhe Fidel Kastro, dhe ky i fundit kur ishte gjallë krahas parullës `Socializëm ose Vdekje` shpalli dhe parullën e çuditshme `SHBA eksporton kapitalin por ne (Kuba, vendet ish komuniste) do të eksportojmë revolucionin`.

Sigurisht, ideja e marrë e demokratëve të Obamës dhe Klinton për të rrethuar Rusinë më një `Kordon sanitar`, duke kthyer të gjitha vendet në kufi me Rusinë në vende armike të Rusisë, si dhe vendet arabe mike të Rusisë duke i kthyer ato në vende armike të Rusisë nëpërmjet `pranverës arabe`, apo nëpërmjet shpërthimit të luftrave civile si në Siri, Jemen, Liban, Irak, Egjypt, Libi (këtu ishte Sarkozy- shkaktari i shpërthimit të luftës civile), - mbetet një nga problemet më të mëdha të administratës së ardhshme të Presidentit të zgjedhur Trump. Praktikisht ai ka deklaruar se …nuk është Rusia armiku kryesor i SHBA, problem kryesor i SHBA është Kina. Kjo ide ka një sens të saktë të vlerësimit ekonomiko-financiar të SHBA, e cila e ka një deficit buxhetor po aq sa ka dhe GDP e saj = 17 trilion dollarë. Ky është shkaku që Presidenti i zgjedhur Trump pati sukses në zgjedhje: SHBA janë në vështirësi ekonomiko-financiare sepse u janë ngushtuar dhe pakësuar tregjet, të cilat i kanë zënë kryesisht Kina, e më pak India, Brazili, BE, etj. Rusia nuk është konkurente ekonomike.

Ku hyn Shqipëria në këtë mes?

Gjeopolitika e SHBA në Ballkan nuk ndryshon, kështu që Shqipëria do të mbetet një nga prioritetet amerikane në Europë, dhe ajo do ta ndihmojë Shqipërinë të integrohet dhe të fitojë një status të barabartë me vendet e BE. Të vetmet probleme të cilat mbeten në Ballkan janë: Terrorizmi islamik, i cili po dobësohet por kërkon ndërhyrje energjike nga Shqipëria, Kosova dhe vendet ballkanike (përfshi dhe Turqinë!). Problemi i gjeopolitikës së Rusisë, për të cilën nuk dihet qartë se çfarë ka ndërmend Presidenti i zgjedhur Trump, por një gjë është e qartë se SHBA nuk do të mund, dhe nuk mund të zbythen nga arritjet e deritanishme. Shpresojmë që Presidenti i sapozgjedhur Trump, të marrë sa më parë Presidencën dhe të bëjë të qarta prioritetet e tij, por Shqipëria dhe trevat shqiptare do të mbeten besnike SHBA sepse ajo mbetet i vetmi aleat besnik i shqiptarëve në Ballkan dhe në Europë.


****

Dobrivoje Tanasijeviq (83), biznesmen i fuqishëm që ka 60 vite që jeton në SHBA, thotë se nëse serbët duan që presidenti i ri amerikan, Donald Trump, të bëjë diçka të mirë për ta, duhet të mos rrinë duarkryq.
Image result for donald trump
Donald Trump

“Kam frikë se kemi humbur hapin me të tjerët në rajon që veç kanë kontakte me këshilltarët e Trumpit. Raporte të mira kanë ata nga Kroacia, Sllovenia e Kosova”, thotë ai.
“Shiko çfarë bëjnë në Kosovë: ia kanë ngre përmendoren Bill Clintonit në qendër të Prishtinës, rrugën e emërojnë me emrin e djalit të Joe Bidenit, shitoret I quajnë Hillary Clinton. Tash edhe Trumpin do ta nderojnë”.


Dobrivoje Tanasijeviq

Ai thotë se për ta bërë Trumpin për vete, serbët duhet të rishikojnë raportet me Rusinë që janë të dëmshme për ta, sepse fjalët se Trumpi do të ketë raporte të mira me rusët janë përralla fëmijësh.
“Dijeni, FBI dhe CIA e sollën atë në pushtet”, thotë Tanasijeviq.




Donald  Trump i njeh shqiptarët, ka respekt për ta


Joseph DioGuardi, ish-kongresmen amerikan me origjinë arbëreshe, nuk e di me siguri se cili do të jetë qëndrimi i presidentit te ri amerikan, Donald Trump, ndaj shqiptarëve.

Duke folur për Vizion Plus, ai i përgjigjet shkurtimisht pyetjes se drejtpërdrejte: Çfarë mendoni se do të ndryshojë dhe si mendoni se do të jenë marrëdhëniet mes presidentit të ri amerikan dhe shqiptarëve në rajon?

“Kjo mbetet për t’u parë”, ka thënë ai.

Por, DioGuardi diçka shumë të rëndësishme e di më mirë se kushdo tjetër, se si duhet gjetur mbështetja për shqiptarët aty dhe ku duhet lobuar me fort: Në Kongres.

“Nuk na intereson se kush është president. Ne duhet të përdorim fuqinë në Kongres. Këtu nuk funksionon si me Parlamentin në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, ku një parti kontrollon gjithçka. Ne kemi miq në Senat, siç është senatori John McCain. Ai është mik yni. Ne e dimë se tashmë ai do të drejtojë Komitetin e Shërbimit Ushtarak në Senat, që është një Komitet shumë i rëndësishëm për të pasur miq pjesëtarë të tij. Dhe, në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres ne ende kemi Dana Rohrabacher që ka qenë më i miri dhe ka shërbyer si të ishte një armë automatike. Ne kemi njerëz që nxjerrin fjalët siç dalin plumbat nga një armë automatike, në momentin që kemi nevojë për ta, për një çështje të drejtë. Ne kemi marrë fuqi nga Kongresi, pavarësisht se kush ka qenë president”, ka thënë ai.

DioGuardi, që ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve si republikan, megjithatë është i sigurt për diçka: Trump i njeh shqiptarët, për shkak se mijëra prej tyre punojnë në bizneset e tij në New York, dhe gëzon respekt për ta.

DioGuardi thekson edhe njëherë se nuk ka kurrfarë deklarate të Trump pro serbëve dhe kundër shqiptarëve, duke iu referuar një artikulli të rremë të pak javëve më parë.

“E telefonova ndihmësen e tij personale për ta pyetur se si mund të ketë ndodhur që Donald ta ketë bërë këtë. Por ajo u përgjigj: Joe, ne e kemi dëgjuar këtë histori, por nuk ka dalë nga ne. Dikush e ka stisur. Ky është një artikull telefonatash. Kjo nuk ka dalë nga ne. Siç duket, dikush nga komuniteti sllav në Chicago po përpiqet ta bëjë të duket sikur ne po mbështesim sllavët, por kjo nuk është e vërtetë”, tha ai.

Joseph DioGuardi është njeriu i parë që i hapi rrugën çështjes shqiptare në Kongresin amerikan, në fundin e viteve ’80 të shekullit të kaluar. Falë tij nisi një qasje e re e Washingtonit zyrtar ndaj shqiptarëve. Ai dhe bashkëshortja e tij Shirley, mbeten edhe sot zëri më i fuqishëm pro-shqiptarëve në kryeqytetin amerikan, aty ku përcaktohen politikat e mëdha botërore.

Rusia nuk heqë dorë nga Ballkani, kërkon krijimin e aleancës proruse



Një zyrtar i lartë i partisë në pushtet në Rusi, Rusia e Bashkuar, Sergei Zeleznjak, bëri thirrje për formimin e aleancës së shteteve sovrane ushtarakisht neutrale në Ballkan.
Kjo aleancë, sipas tij, do të përfshinte Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bosnjë e Hercegovinën.
“Ne jemi të gatshëm për një bashkëpunim konstruktiv dhe gjithëpërfshirës që synon mbështetjen e statusit jashtë blloqeve ushtarake të këtyre vendeve dhe zhvillimin e temave të neutralitetit ushtarak të “katërshes ballkanike” në skenën politike ndërkombëtare”, tha Zeleznjak në një intervistë për portalin rus në gjuhën serbe, “Ruska rec”.

Ai pohon se përfaqësuesit e BE-së deri më tani po i përmbahen praktikës së gabuar që ka nënkuptuar që vendet kandidate duhet të bëhen anëtarë të NATO-s në rrugën e integrimit evropian.
“Kështu, sot Serbisë dhe Mali të Zi me forcë po u imponohen hapat e papranueshëm të drejtuar kah anëtarësimi në NATO edhe pse ajo është agresor për ta”, shtoi ai.
Zeleznjak kujtoi se njeriu i parë i Federatës Ruse, Vladimir Putin, për herë të parë në historinë e Rusisë moderne definoi Konceptin e politikës së jashtme në respektimin e “zgjedhjes së vendeve evropiane të cilat nuk janë anëtare të aleancave ushtarake që të japin një kontribut real për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë”, si dhe gatishmërinë e Moskës për “bashkëpunim konstruktiv dhe të plotë me to”.

Ballkani kaotik dhe bajraktarizmi despoti gjithshqiptar


​Për disa dekada që do të vijnë, rajoni më i paqëndrueshëm dhe më i rrezikshëm i botës me mundësi të tilla shpërthyese që mund ta zhysin botën në kaos do të jetë Ballkani i ri Global, thotë Zbigniew Brzezinski...!

Siç shihet në Ballkan u hap “Kutia e Pandorës”. Ndodhi ajo që duhej parandaluar. Republika Serbska e B&H, e drejtuar nga nacional-segregacionizmi Serb, mbajti referendumin shkëputes prej Federates nga Dodik më 25 shtator.

U sfidua Shteti i B&H. U poshtërua Akordi i Paqes i Dejtonit (1995), u injorua qeverisja Evropiane. U hap “Kutia e Pandorës” në Ballkan. Kjo do thotë se historia e “fuqisë së barotit” po ringrihet mbi vlerat e normave ndërkombetare dhe proceseve të integrimit Euro-Atlantik. Pas precedentit të Republikës Serbska mund të priten valë referendarje në Vojvodinë, në Luginën e Preshevës, në Maqedoni e ndoshta edhe në Veri të Kosovës si opsioni më i keq që mund të ndodhë për shqiptarët e Kosovës.

Ballkanit çelësin e “Kutisë së Pandorës” ia solli Precedenti “Krimesë” nga Rusia. Por më parë “Kutinë e Pandorës” e hapi NATO me shpartallimin e Jugosllavisë Titoiste që krijoi sindromën ndoshta të kurdisur midis Rusisë dhe NATO që të ndërhyjë në Gjorgji dhe Ukrainë.

Pa asnje dyshim se ëndrra referendarje anti-Dejton e serbve në B&H nuk u shuajt asnjë çast qysh nga Akordi i Dejtonit si një gjenerator krizash. Mirëpo që ëndrra të shndërrohet në realitet nevojiten shtysa të forta gjeopolitike ndërkombëtare. Në këtë rast shtysat erdhën nga Rusia e Putinit. Putinizmi arriti deri në përdorimin e pazareve diplomatike, duke i kërkuar komunitetit Perëndimorë” të njohë referendumin e Krimesë në këmbin të njohjes së Kosovës nga Rusia!?

Me këtë Putini u deklarua qartësisht se gjeopolitika e tij vendos interesat Ruse mbi parimet dhe normat ndërkombëtare. Presidenti Putin ngjet mjaft me Pjetrin e Madh dhe relativisht edhe me Stalinin… BE si Austro-Hungaria dikur… Kurse Faktorët Ballkanik nuk kanë fuqi të brendshme të ngriten mbi të kaluaren e tyre.

“Kutia e Pandorës” në Ballkan është flakë-hedhës në “Fuqinë e Barotit” që rri e strukur në çdo cep të nacionalizmave Ballkanik. Konstelacioni i shteteve në Ballkan ka shtete të rinj, si Kosova pa shtetësi, shtete të dështuara, si B&H, shtete në tranzicion dilematik, si Maqedonia buzë greminës së ambisit politik. Këto tre kategori shtetesh janë të parat që kërcenohen nga hapja e “Kutisë së Pandorës” dhe aktivizimi i “Fuqisë së Barotit” në Ballkan që mund të filloj me shqiptarët, por pyetja është nga së pari?!

Sipas pohimeve të mëhershme që kam sjellur si fakte të analistëve, ka mundësi ajo të filloj nga Greqia ndoshta duke e rindarë atë me çështjen “Came” në sfera të interesit të treshit Anglo-Amerikan dhe atë Israelit! Por, asgjë nuk është e sigurt, sepse edhe Turqia ngre zërin mbi çështjen greke!

Në Maqedoni dominonë një politik frikrespekti dhe skllavërimi ndoshta qëllimisht e lënë deri në këtë shkallë të durimit për një konflikti të më pasme, ku pala shqiptare ka rrënë në gjendje meskinore. Kurse Shqiptarët (kosovarë) si tërësi etnike e zhytur në Paradigmat fisnore të ngjyruar me mikronacionalizma paradoksale me tendenc ngritjeje në mes shqiptarëve mure Berlini !?

Ish shefi i CIA-s, Stiven Majer, ka deklaruar se së shpejti pritet të ndryshojnë kufijtë e Bosnjës, Kosovës dhe Maqedonisë. “Vendi me rrezik më të lartë në Ballkan për momentin është Maqedonia, jo vetëm për shkak të problemeve mes shqiptarëve dhe maqedonasve ortodoksë, por edhe për shkak të problemeve mes vetë maqedonasve ortodoksë (mendohet për shqiptarët ortodoksë)”!

Në këtë pjesë të botës, ku hartat gjeografike dhe fati i kombeve u dizajnuan nëpërmjet forcës së historisë, ku frikërespekti është ruajtur ndaj forcës fizike, kurse përçmim dhe përbuzje për vlerat shpirtërore. Këtu ekzistojnë fytyra të ndryshme mjerimi: ato plotësohen, njëra tek tjetra.



Periudha tranzitore shqiptare

Periudha jonë shqiptare e di format e ndryshme të mjerimit. Mjerimi mund të jetë materiale dhe shpirtërore. Mjerimi material (Prekshme) ndonjëherë bëhet arsye e rezistencës dhe revoltave, rrënimin e rrugës ekzistuese të jetës, derisa mjerimi shpirtëror dobëson çdo rezistencë dhe kthen jetën në një moçal dhe baltë (një gjendje momentale e shqiptarëve të maqedonisë)!



Atëherë shtrohet pyetja jetike; Kush i fryen përçarjes mes shqiptarëve??



Vërehen qartazi se edhe në fushën e kulturës e veçmas në atë politike mërria mes dy shteteve Shqipëri dhe Kosovë, sa vjen e shtohet, ndonëse Kosova e ka tepruar me doktrinën e saj të rrezikshme “Kombi Kosovar” si në gjuhë ashtu edhe si shtetë”!

Disa intelektual lajthitës të Kosovës dhe të Shqipërisë si Deputeti, shkrimtari e publicisti Ben Blushi, sygjerojnë të mosçanin kokën për fatin e Kosovës duke e quajtur Kosovën si territor i Serbisë. Kështu, nga dy anët e kufirit politik Shqipëri-Kosovë mobilizohen shqiptarë e shqipfolës për t’ia vënë minat identitetit kombëtar, pikërisht në themelet e tij më të fortë, në kulturën e gjuhën e përbashkët.

Blushi e të tjerë identitetin kombëtar shqiptar synojnë ta minojnë duke e paraqitur Kosovën e Shqipërinë si vatra kulture armiqësore të cilët nuk duhet brengosur se nuk u vjen ndonjë “rrezik politik” nga serbia dhe greqia, por nga rreziku nga njëri-tjetri!!?

Serbi Vojisllav Koshtunica, një kohë tha; ”Epiqendra e Luftës në Ballkan do të zhvendosej nga veriu në jug, si konflikt brendashqiptar”!?

A thua këta intelektual si funksionar “dashamirës” nga dyja anët po i fryjnë zjarrit ndërshqiptar të frymzuar nga fjalët të serbit të lartëpërmendur drejt barotit ballkanas të ndihmuar nga fqinjësia sllavo-greke e të mbështetur nga “Fuqitë e Mëdha” perëndimorë për t’i parcializuar ato përmes kaosit...!?

Rreth nesh shohim frytet e mjerimit të përbuzjes së vlerave, shkatërrimin e traditave kulturore, depresioni, korrupsioni, fshirjen e diferencës midis sublime dhe të ulët. Kontrabandistësh, hajdutë dhe kriminelë që zënë një vend të rëndësishëm në hierarkinë oligarkiste shoqërore të tyre! Këto janë monedha jetike të huaj për të eliminuar krenarinë dhe nderin dhe turpin si një kodeks i saj etik.

Flakët të vogla, mezi të dukshme janë të mjaftueshme për të nxitur zjarret të mëdha shkretuese, të paparashikueshme. Pika e urrejtjes shndërrohet në një oqean të urrejtjes. Armiqësia Personale në armiqësi midis kombeve, konfliktet mes vëllezërve në luftërat më të ashpra, në armiq të papajtueshëm dhe gjakmarrës.

Mjerimi krijon karaktere skllavërie në mënyrë të dëshirueshme në të gjitha format e despotizmit. Mjerimi buron jo vetëm nga privimi material, ajo është produkteve dhe më e suksesshme në mendjet e njerëzve. Fatkeqësia mund të krijojë njerëz krenarë dhe të guximshëm, kurse mjerimi krijon të ulët dhe të përulur. Të gjitha format e mjerimit janë poshtëruese. Tmerret e mjerimit depërton në thelbin e njeriut, korrupton, errëson pafajësinë, shkatërron krenarin. Mjerimi është një sëmundje e mendjes njerëzore: ku kthehet i guximshmi në një frikacak, fetari në informatorë, i mençuri në injorant. Kurse nonsensi është forma më e rëndë e shpirtit të njeriut në formën më të keqe të mjerimit shpirtëror si veprim i poshtër.

A thua, me shkaqet e luftërave të fundit në ballkan ishte rikthimi i konflikteve nacio- fetare në rajon që konsiderohet si synim horizontal dhe vertikali fuqive të mëdha për të rivendosur sferat e influencës në këtë zonë shumë delikate dhe të ndjeshme për Evropën. Ndoshta në këtë projekt është thellë e fshehur edhe zënkat mes kombeve ballkanike e posaçërisht ajo mërria mes palëve shqiptare Kosovë-Shqipëri... Ku ja 138 vite (1878 nga Lidhja e Prizrenit) kemi humbur luftën për pavarësinë etnike duke na izoluar fanatizmi intelektual kristian si (Blushat, Kiçot, Don gjergjët si dhe servilët me emëra musliman Buzhalla, Xharrat e abdallat tjerë islamofob) ku me fyerje të skajshme antishqiptare dhe antifetare janë duke ngritur tensione hutie artificiale në mënyrë arbitrare brendashqiptare, ky është mjerrim.

Një kohë me pretekst ëndërrash për shtete të mëdha që ishin faktorë që paraqitën probleme në ballkan nga shovinizmi dhe hegjemonizmi sllavo-grekë në llogari të Fuqive të Mëdha, por që pas një shekulli u kuptua se është një “Mendje e Lartë” që tenton të riaktivizojë sërish shtetet e dizajnuara në kantone edhe më të vogla duke ndihmuar dy palët në konfliktë kundër njëri-tjetrës me pretekst kinse vjenë si shpëtues, por në fakt vetëm nxjerrë Kaos me shkas t’i kontrolloj rrugët strategjike dhe gjeopolitike, si dhe rrugët energjetike më lehtë në tërësi për 100 vitet e arrdhsme. Planprojekt në dukje kryekëput “perëndimorë” e në fakt është “e Magnatëve të Industrisë së Armëve dhe të Parave”, që arrihet të zbatohet përmes Shtëpisë së Bardhë e rrobëruar Amerikane me; NWO ose “Rendi i Ri Botëror”, si i vetmi solucion në ridimensionimin e balancës së forcave ndërkombëtare pas Luftës së Ftohtë!

I vetmi shtetë për të parandaluar këtë rrugë kobzeze që të mos përsëritet edhe njëherë shpartallim i shteteve në minishtete si në Lindje të Mesme ashtu edhe në Ballkan fuçi barotin që pretendon të godas, si sindrom i vjetër i Antantës. Turqia qëndron suksesshëm ball fuqive të errta të kësaj rirenditjeje botërore me pozicionin dhe politikën që prish planet afatgjata duke e sakrifikuar edhe vetëqenisinë në çdo frymëmarrje të saj. Ajo ka vënë në shënjestër të gllabëruesve shtatin dhe gjithë shpirtin e saj qëndresor. Turqia nuk do të toleroj sërishë të ricopëtohen territoret në juglindje të Anadolisë përmes terrorizmit të PKK & FETO edhe ato Ballkanase përmes mosmarrëveshjeve ndërshqiptare të ushqyera nga (a)miqët e tyre!

Turqia luan një pozicion balancuese duke i’u afruar fuqive të mëdha dhe Rusisë që t;ua paralizoj apetitet e tyre në ricopëtimin e territoreve brenda popujve të të njëjtës gjuhë, sic bënë para një shekulli.

Sot ish Kryeministri Berisha morri guximin të sulmoj Turqinë duke i dalur në mbrojtje Greqisë për marrëveshjen e ujërave detare shqiptare të nënshkruar mes Qeverisë së Berishës me Greqinë më vitin 2009, gjë të cilën Turqia e rrëzoi. Marrëveshja u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pas veprimit nga ana e liderit të opozitës Rama. Pakti Detar famëkeq është vepër antikombëtar e Sali Berishës, që s’mund të krahasohet as me Vermoshin apo me Shën Naumin e Zogut, i cili është një vepër krimi. Ai haptas vihet në krah të Politikës greke, dhe kjo është një lojë e rrezikshme në rajon.

Këto argumente të freskëta konsistojnë në mbështetjen e Gjermanisë për pavarësinë e shtetit kroat dhe ate slloven, këtu ka të bëjë edhe mbështetjen Turke për bosnjën dhe kosovën si dhe mbështetja e fuqive të mëdha që i’a dhanë serbisë me epiqendër në Berlin dhe në ish Jugosllavi.

Politika Turke sot pretendon që të ruaj marrëveshjet e hartuara mes dy fuqive botërore të asaj kohe (Perandoria Osmane dhe Anglo-Franca) e nënshkruar më 1923 në “Marrëveshjen e Lozanës”, që pas skadimit të afatit të dënimit ndërkombëtar që t’iu kthehen territoret e marra si dëmshpërblim popujve të dëmtuar në luftë si humbës të luftës, mes tyre edhe shqiptarët si e drejta ndërkombëtare e tyre. Afat ky që skadon më vitin 2023.

Prandaj, që të anashkalohet dhe zhbëhet kjo marrëveshje mes fuqive të mëdha sot gjitha këto sulme i adresohen faktorit Turqi nga të gjitha fusha të mundshme para arritjes së datës së caktuar, dhe gjithë kjo vetëm me një tendenc të ricopëtohet Turqia nga “Ujqit në Frak” që një ditë sërish të festojnë një fitore edhe mëintriguese të rirenditjes hipokrite nga ata !!!

Vladimir Putin ka ritheksuar edhe një herë kundërshtimin e tij p për "zgjidhje të imponuar" në Kosovë, duke thënë se duhet të respektohet integriteti territorial i Serbisë


Image result

Në një konferencë për shtyp të zhvilluar në Vjenë së bashku me presidentin austriak Heinz Fischer, Putin tha se :"Pozicioni ynë bazohet në parimet e të drejtave civile, përfshirë parimin e integritetit territorial dhe ish vendimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si rezoluta 1244, e cila përcakton se Kosova ishte pjesë e Serbisë", tha Putin. Ai tha se parime të tilla të së drejtës ndërkombëtare mund të modifikohen, por asnjë zgjidhje nuk duhet t'i imponohet asnjërës palë.
"Më mirë është të ketë dialog dhe të gjitha palët të arrijnë në një marrëveshje" tha Putin. Ndërkohë, presidenti austriak tha se mbështet propozimin e Ahtisarit. "Mendoj se këto propozime janë përgatitur me kujdes dhe shkojnë në drejtimin e duhur" tha Fischer.
Putin po qëndron në Austri duke diskutuar me zyrtarë të lartë edhe rreth raporteve BE-Rusi si dhe rreth planeve amerikane për vendosjen e pjesëve të sistemit të mbrojtjes raketore në Evropë. Ai tha se konsultimet me Shtetet e Bashkuara rreth këtij sistemi kanë dështuar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...